SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
UNIVERSITETI I PRIZRETNIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
„UKSHIN HOTI“
FAKULTETI JURIDIK
FACULTY OF LAW
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta Ndërkombëtare Publike
Tema: Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara
Profesor: Studentët:
Prof.dr.Halim Bajraktari Arbër Susuri
Ramadan Hadri
Dhjetor 2015, Prizren
2
Përmbajtja:
Hyrje........................................................................................................................................3
1. Organizatat Ndërkombëtare...............................................................................................4
2. Organizata e Kombeve të Bashkuara.................................................................................6
3. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara.....................................................................................9
4. Parimet e Kombeve të Bashkuara.....................................................................................11
4.1. Parimi i barazisë sovrane...........................................................................................11
4.2. Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare............................................11
4.3. Ndalimi i përdorimit të forcës ose i kërcënimit me forcë..........................................12
4.4. Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve............................................12
4.5 Parime tjera që duhen respektuar...............................................................................12
5. Përfundimet.......................................................................................................................13
6. Literatura...........................................................................................................................14
3
Hyrje
Ky punim seminarik me temën ” Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara” ka për qëllim
që të ofroj të dhëna për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.
Dihet se organizata ndërkombëtare nuk ka pasur gjithmonë, ato kanë lindur me kalimin e kohës, e
kanë kulmuar në shekujt XIX dhe XX. Ndër këto organizata është edhe Organizata e Kombeve të
Bashkuara ( OKB ) e themeluar në vitin 1945, pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Ky punim trajton pikërisht këtë organizatë, rolin e kësaj organizatë në botë, si është e organizuar
OKB-ja, cilat janë qëllimet primare të parapara në Kartën e OKB-së, pastaj parimet kryesore që
poashtu i përmban Karta e OKB-së.
Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtësor punimi seminarik, pos pjesës hyrëse
( faqe 3 ) punimi përmban edhe pjesën kryesore ku tregohen qëllimet dhe parimet e Kombeve të
Bashkuara ( faqe 4 – 12 ). Gjithashtu punimi seminarik ka edhe pjesën përfundimtare ( fq 13 ) dhe
në fund pjesën bibliografike ( faqe 14 ).
Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: E Drejta Ndërkombëtare Publike
Prof.Dr.Zejnullah Gruda, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare
Prof.ass.dr.Arif Riza si dhe materiale nga interneti.
4
1. Organizatat Ndërkombëtare
Nocioni i organizatave ndërkombëtare është mjaft kompleks dhe është vështirë të jepet një
definicion konkret se çka janë në të vërtetë organizatat ndërkombëtare.
“ Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucionale të cilit i referohet në një sistem
formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbartë një
formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune, emblema,
logo, një staf, një hierarki administrative etj.”1
Organizatat ndërkombëtare gjatë historisë kanë kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit të
tyre. Idetë e para për krijimin e organizatave të para ndërkombëtare lidheshin kryesisht me ruajtjen
e paqes. Të tilla organizata kanë qenë Liga Greke, më vonë në kohën e mesme Hanza, pastaj Pax
Romana etj. Poashtu ide për krijimin e organizatave ndërkombëtare kanë tërhequr vëmendjen e
shumë filozofëve, teologëve, autorëve si: Augsitini i Shenjtë, Toma Akuini, Dante Aligeri,
Lajbnici, Imanuel Kanti, Zhak Zhak Ruso, Jeremy Benthem etj.
“ Kur flasim për organizatat ndërkombëtare në kuptimin e sotëm, mund të themi se ato janë
paraqitur shumë vonë dhe atë me zhvillimin e revolucionit industrial, pra në shekullin e XIX dhe
XX.” 2 Pra, gjatë shekullit XIX janë krijuar organizatat e para ndërkombëtare si: Lidhja Telegrafike
Ndërkombëtare 1865, Lidhja Postale Ndërkombëtare 1875, Byroja për Masa dhe Pesha 1875,
Organizata Meteorologjike Botërore 1878, më 1885 u nënshkrua Konventa për Mbrojtjen e
Pronësisë Industriale etj.
Organizatat ndërkombëtare janë organizata të cilat krijohen me vullnetin e shteteve sovrane,
këto organizata ndërkombëtare krijohen përmes një traktati ndërkombëtar, ku në këtë traktat
organizata i përcakton qëllimet e saj, kompetencat, organet etj.
“ Sa i përket klasifikimit të organizatave ndërkombëtare, oranizatat ndërkombëtare mund te
klasifikohen sipas shumë kritereve. Në bazë te shtrirjes së tyre ato ndahen në organizata globale
1 http://www.armandi.info/ekonomik/2014/02.2014/5._ORGANIZATAT_ND%C3%8BRKOMB%C3%8BTARE_-
Pjesa_I.__Prezentimi_5.ppt%20x.ppt%20x.pdf, 2015
2 Riza, Arif, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare, Botimi I, Prishtinë 2012 fq.15
5
(universale) dhe regjionale; sipas fushëveprimit, ato ndahen në: organizata të përgjithshme dhe
të specializuiara; sipas anëtarëve ato ndahen në organizata ndërshtetërore dhe joqeveritare;
sipas autorizimeve, ato ndahen në organizata rekomanduese, operative dhe mbishtetërore; sipas
kohëzgjatjes, ato ndahen në organizata të përkohshme dhe të përhershme.”3
Zhvillim te hovshëm organizatat ndërkombëtare shënuan gjatë shekullit XX ku u themeluan
një numër i madh organizatash ndërkombëtare, vlen të veçohet këtu Lidhja e Kombeve e cila ishte
organizata e parë botërore ndërqeveritare, e themeluar më 10 janar 1920, e cila pushoi së vepruari
në vitin 1946 dhe si suksesore e saj u bë Orgnizata e Kombeve të Bashkuara ( OKB ). Organizata
e Kombeve të Bashkuara e cila është suksesore ( trashëgimtare ) e Lidhjes së Kombeve, është
padyshim sot organizata më e madhe në botë pasi që është e përbërë nga 193 shtete dhe luan një
rol shumë të rëndësishëm në sigurinë dhe paqen ndërkombëtare, në mbrojtjen e të drejtave dhe
lirive themelore të çdo individi, zhvillimin ekonomik, social e kulturor etj.
Si përfundim mund të konkludojmë se organizatat ndërkombëtare kanë luajtur dhe vazhdojnë
të luajnë një rol shumë të madhë dhe shumë të rëndësishëm për aryse se ato kan kontribuar në
bashkpunimin reciprok të shteteve e cila më herët ishte e pamundur, ka ndikuar në zhvillimin
ekonomik të shteteve, pastaj një progres i madh u shënua në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut, ku janë nxjerrur edhe një sërë konvetash të rëndësishme etj.
3 Gruda Zejnullah, E drejta Ndërkombëtare Publike, Botim i plotësuardhe i përmisuar, Prishtinë 2013 fq. 353
6
2. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)
Siç u cek edhe më lartë organizatat ndërkombëtare kanë kaluar në etapa të ndryshme të
zhvillimit të tyre. Ato janë zhvilluar kryesisht gjatë shekujve XIX dhe XX. Njëra prej këtyre
organizatave të themeluara gjatë shekullit të kaluar është Organizata e Kombeve të Bashkuara
(OKB).
“ Historia e Kombeve të Bashkuara fillon shumë kohë para themelimit të Organizatës
Ndërkombëtare në datën 26 qershor 1945 në San Francisko. Rrënjët e historisë së kësaj ideje
shkojnë deri te teoritë e mendimtarëve të rëndësishëm si Hugo Grotius (Themelues i së Drejtës
Moderne Ndërkombëtare, 1584-1645), Abatit de Saint-Pierre (1658-1743) ose te analiza
e Imanuel Kantit në vitin 1795 me titull "Për paqen e përjetshme".”4
“ Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila ka
për qëllim ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo
u themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës
së Dytë Botërore (SHBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor
forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në
botë.”5
Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është në New York, kurse si gjuhë zyrtare janë:
anglishtja, fregjishtja, rusishtja, spanishtja, kinezishtja dhe gjuha arabe.
Siç çdo organizatë ndërkombëtare që i ka organet e veta, edhe Organizata e Kombeve të
Bashkuara është organizatë e cila në kuadrin e saj përbëhet prej disa organeve kryesore të cilat
janë paraparë ne nenin 7 të Kartës së OKB-së.
“ Organet kryesore të OKB-së, në bazë të nenit 7 të Statutit janë: Asambleja e Përgjithshme,
Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dheSocial, Këshilli i Kujdestarisë, GjykataNdërkombëtare
e Drejtësisë dhe Sekretariati në krye të të cilit është Sekretari i Pergjithshëm.”6
4 http://www.dadalos.org/uno_alb/grundkurs_2.htm, 2015
5 http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/organizatat-nderkombetare/okb, 2015
6 Riza Arif, vepra e cituar, fq.167
7
Asambleja e Përgjithshme – është organi qëndror i OKB-së. Përbëhet nga përfaqësuesit e të
gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor
dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne
Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme
vendosen me shumicë të thjeshtë dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e
këtij organi njihen si Rezoluta. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga komitetet ( komisionet )
kryesore ku hyjnë: Komiteti i parë: Çarmatimi dhe siguria ndërkombëtare, Komiteti i dytë:
Ekonomia dhe financat, Komiteti i tretë: çështje sociale, humanitare dhe kulturore, Komiteti i
katërt: Çështjetë veçantapolitike dhe çkolonializimi, Komiteti i pestë: Administrata dhe buxheti
(i brendshëm), Komiteti i gjashtë: Çështje juridike. Përveç komisioneve kryesore ka edhe një
numër të madh organesh dytësore dhe ndihmëse, të cilat plotësojnë strukturën e Asamblesë së
Përgjithshme.
Këshilli i Sigurimit – është poashtu organ kryesor i OKB-së. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga
15 anëtarë, ku 5 anëtarë janë të përhershëm ( SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca ) si
dhe 10 anëtarë të tjerë jo të përhershëm. Anëtarët jo të përhershem i zgjedh Asambleja e
Përgjithshme me mandat dy vjeçar, ku merren parasysh kontributi i anëtarëve për ruajtjen e paqes
dhe të sigurimit, qëllimet e tjera të OKB-së, si dhë përfaqësimin e drejtë gjeografik. Sipas
marrveshjes, anëtarë jo të përhershme duhet të jenë: tre shtete afrikane, dy shtete aziatike, dy shtete
latino – amerikane, dy shtete evropiano – perendimore dhe vende te tjera, dhe një vend evropiano
– lindor. Për dallim nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit mban mledhje kurdoherë
kur e kërkon nevoja. Çdo anëtar në Këshillin e Sigurimit ka një përfaqësues dhe një votë, por votat
e të gjithë anëtarëve nuk e kanë të njejtën vlerë. Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit
e kanë të quajturën e drejta e vetos me të cilën pengojnë marrjen e një vendimi të caktuar nga ana
e anëtarëve tjera të përhershëm.
Këshilli Ekonomik Social – është poashtu organ kryesor i OKB-së. Këshilli Ekonomik e
Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë
komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve
të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR
(Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar
i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e
8
Kulturën). Këshilli ekonomik social përbëhet nga 54 anëtarë të cilët i zgjedh Asambleja e
Përgjithshme për një mandat 3 vjeçar. Anëtarëve të cilën iu skadon mandati mund të rizgjidhen
kurse pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit zgjidhen rregullisht përshkak rëndësisë
dhe fuqisë që kanë.
Sekretariati - OKB-ja administrohet nga sekretariati, i cili bashkë me Asamblenë e
Përgjithshme dhe Keshilllin e Sigurimit e kane qendrën ne ndërtesën e OKB-se ne New York.
Sekretariati udhëhiqet nga Sekretari i pergjithshëm i OKB-së i cili zgjidhet me mandat pesë vjeçar
me te drejtën e rizgjedhjes. Zgjedhja e tij bëhet në bazë të meritave personale dhe duhet të merret
parasysh përfaqësimi kontinental. Sekretariati i OKB-së përbëhet nga 16.000 nënpunës nga mëse
150 shtete të botës të cilët punojnë në selinë e OKB-se në New York dhe në qendrat e tjera të
botës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – “ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet
ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë. Ajo e
ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë
që kishte funksionuar që nga viti 1922.”7 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përbëhet nga 15
gjyqtarë të cilët i zgjedh Këshilli i Sigurimit sëbashku me Asamblenë e Përgjithshme. Detyra
primare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është zgjidhja e mosmarrveshjeve në mes
shteteve.
7 http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/04/090417_gjnd_qanda.shtml, 2015
9
3. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara
Organizatat ndërkombëtare në momentin e themelimit të tyre i kanë edhe qëllimet kryesore që
do ti arrijnë si organizatë. Në këtë aspekt edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka qëllimet
dhe parimet e saja kryesore të themelimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara si mekanizëm i
krijuar mbi qëllimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë që nga themelimi i saj ka hartuar
dokumentin juridik në bazë të së cilës paraqiten qëllimet, detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë e
OKB-së në përgjithësi, të ndara në kuadër të gjashtë organeve kryesore të OKB-së, ky dokument
juridik në gjithë botën njihet me emrin Karta e OKB-së, e cila ka hyrë në fuqi më datë 24 tetor
1945, me nënshkrimin e 50 shteteve pjesmarrësë në Konferencën e San Françsikos.
“ Në preambulën e Kartës theksohet vendosmëria e shteteve themeluese:
a) t’i ruajnë brezat e ardhshëm nga tmerret e luftës që dy herë gjatë një jete njeriu i kanë
shkaktuar njerëzimit vuajtje të papërshkrueshme;
b) të shpallin rishtas besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin, dhe vleren e
njeriut, në barazinë e të drejtave të burrave e të grave, të kombeve të mëdha e të vogla;
c) të krijojnë kushte të nevojshme për ruajtjen e drejtësisë dhe për respektimin e detyrimeve
që dalin nga traktatet dhe nga burimetë tjera të së drejtës ndërkombëtare; dhe
d) të punojnë për përparimin shoqëror dhe për kushte të mira jetese, në liri më të madhe.”8
Ndërsa qëllimet kryesore të OKB-së janë paraparë në Kapitullin I të Kartës së OKB-së ku si
qëllime kryesore janë:
“ Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet
Neni 1
Kombet e Bashkuara marrin përsipër:
1. Të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin masa
kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur
veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas
8 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 369
10
parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të
mund të çonin në shkelje të paqes;
2. Të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe
të vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e
paqes;
3. Të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të
natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar
respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe
apo besimi fetar;
4. Të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar
këto qëllime të përbashkëta.”9
Nga këto qëllimet që u cekën më lartë Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër dhe i kanë
vënë vetes si detyra kryesore ruajtjen e paqes në botë dhe sigurinë ndërkombëtare, bashkëpunimin
në mes shteteve anëtare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, në mbrotjen e të drejtave dhe
lirive themelore të çdo individi, dinjitetin e njeriut, barazinë mes njerzve pa dallim race, gjinie,
feje, kulture etj. në zhvillimin dhe përparimin ekonomik dhe social të anëtarëve të kësaj organizate
etj.
9 http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm,2015
11
4. Parimet e Kombeve të Bashkuara
Përpos qëllimeve që i kanë Kombet e Bashkuara ato i kanë edhe disa parime kryesore të cilat duhet
t’i respektojë çdo anëtarë i kësaj organizate.
“ Për të arritur qëllimet e përmendura Organizata si tërësi dhe anëtarët e saj duhet të sillen në
pajtim me: Parimin e barazisë sovrane midis të gjithë anëtarëve; Parimin e përmbushjes së
detyrimeve me mirëbesim; Parimin e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërkombëtare me mjete
paqësore; Parimin e heqjes dorë nga përdorimi i forceës në marrdhëniet ndërkombëtare ose të
kërcënimit me forcë; Parimin e dhënies së ndihmës së plotë të organizatës në çdo veprim që
ndërrmerr; Parimin se edhe shtetet joanëtare,në çështjet e paqes dhe të sigurisë, duhet tëveprojnë
në pajtim me Kartën; dhe Parimin në mosndërhyrjen në punët e mbrendshme.”10
4.1 Parimi i barazisë sovrane
“ Parimi mbi barazinë juridike midis shteteve të mëdha e të vogla jo vetëm që është
proklamuar, por edhe është zbatuar gati në tërë sistemin e Kombeve të Bashkuara. Sipas
Kartës, të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara, pamarr parasysh dallimet reale që
ekzistojnë midis tyre sa i përket madhësisë së territorit, numrit të banorëve, shkallës së
zhvillimit, forcës ushtarake etj; - juridikisht janë të barabartë midis tyre.” 11
4.2 Zgjidhja paqësore e mosmarrveshjeve ndërkombëtare
“ Karta e Kombeve të Bashkuara, duke u vënë anëtarëve për detyrë kryesore ruajten e paqes
dhe sigurisë ndërkombëtare, i detyron ata që mbajnë marrdhënie të fqinjësisë së mirë.
Mirëpo, duke qenë se midis shteteve si edhe midis individëve ndodhin domosdo
mosmarrveshje e konflikte interesash, Karta ka parashikuar që, problemet e paraqitura,
shtetet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, me qëllim që të mos rrezikohen paqja e sigurisë
ndërkombëtare, po edhe drejtësia.”12
10 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 371
11 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 371
12 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372
12
4.3 Ndalimi i përdorimit të forcës ose i kërcënimit me forcë
“ Sipas saj (Kartës), në marrdhëniet e tyre ndërkombëtare shtetet heqin dorë nga përdorimi
i forcës ose nga kërcënimi me forcë, që dmth se Karta e ka përjashtuar luftën si mjet për
zgjidhjen e konflikteve dhe i ka autorizuar Kombet e Bashkuara të vihen në veprim
domosdo nëse rrezikohet paqja, prishet paqja ose ndodh ndonjë agresion.”13
4.4 Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve
“ Karta ka parashikuar që Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në çështje,
të cilat në thelb nuk i përkasin kompetencës kombëtare të një shteti, mirëpo ky parim nuk
e përjashton zbatimin e masave shtrënguese të parashikuara në rast të kërcënimit kundër
paqes, prishjes së paqes ose aktit të agresionit.” 14
4.5 Parimi e tjera që duhen respektuar
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të respektojnë edhe disa parime tjera të
rëndësishme që janë të precizuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë grup të
parimeve hyjnë: Parimi i bashkëpunimit, Parimi i barazisë dhe i vetvendosjes, Parimi i
përmbushjes me mirëbesim (bona fide) të të gjitha detyrimeve.
Parimi i bashkëpunimit nënkupton se të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë njëra-
tjetrën pamarrë parasysh dallimet në sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore,
bashkëpunimin në sigurimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,
zhvillimin ekonomik, sigurimin e mirëqenies ekonomike etj.
Parimi i barazisë dhe vetvendosjes nënkupton se shtetet janë të barabarta dhe të lira të
vendosin statusin e tyre politik, pa përzirje apo ndërhyrje nga jashtë dhe të vazhdojnë
zhvillimin e tyre ekonomik, shoqëror e kulturor.
Parimi i përmbushjes me mirëbesim (bona fide) të të gjitha detyrimeve – Sipas këtij
parimit shtetet anëtare janë të obliguara që me mirëbesim t’i përmbushin të gjitha detyrimet
apo obligimet të cilat janë të parapara me Kartën e OKB-së.
13 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372
14 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372
13
5. Përfundimet
1. Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucionale të cilit i referohet në një sistem
formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbart
një formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune,
emblema, logo, një staf, një hierarki administrative etj
2. Organizatat ndërkombëtare janë organizata të cilat krijohen me vullnetin e shteteve
sovrane, këto organizata ndërkombëtare krijohen përmes një traktati ndërkombëtar, ku në
këtë traktat organizata i përcakton qëllimet e saj, kompetencat, organet etj.
3. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila
ka për qëllim ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.
Ajo u themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve
fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca),
me qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik
dhe ruajtjen e paqes në botë.”
4. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara ( OKB ) janë: të ruajnë paqen botërore dhe
sigurinë ndërkombëtare, të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të ngrenë në
këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës
ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar
respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi,
gjuhe apo besimi fetar; të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet
e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta.
5. “ Për të arritur qëllimet e përmendura Organizata si tërësi dhe anëtarët e saj duhet të sillen
në pajtim me: Parimin e barazisë sovrane midis të gjithë anëtarëve; Parimin e përmbushjes
së detyrimeve me mirëbesim; Parimin e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërkombëtare me
mjete paqësore; Parimin e heqjes dorë nga përdorimi i forceës në marrdhëniet
ndërkombëtare ose të kërcënimit me forcë; Parimin e dhënies së ndihmës së plotë të
Organizatës në çdo veprim që ndërrmerr; Parimin se edhe shtetet joanëtare, në çështjet e
paqes dhe të sigurisë, duhet të veprojnë nç pajtim me Kartën; dhe Parimin në
mosndërhyrjen në punët e mbrendshme.
14
Literatura:
Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013
Riza Arif, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare, Prishtinë
2012
Materiale nga Interneti :
http://www.armandi.info/ekonomik/2014/02.2014/5._ORGANIZATAT_ND%C3%8BRKOMB%C3%8B
TARE_-Pjesa_I.__Prezentimi_5.ppt%20x.ppt%20x.pdf 2015
http://www.dadalos.org/uno_alb/grundkurs_2.htm 2015
http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/organizatat-nderkombetare/okb 2015
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/04/090417_gjnd_qanda.shtml 2015
http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm 2015
http://www.un.org/en/index.html 2015
http://unic-ir.org/EngaboutUn.pdf 2015

More Related Content

What's hot

Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagestimi0202
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne beJasir Z
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Refik Mustafa
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 

What's hot (20)

E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhages
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 

Viewers also liked

Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimOrganizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimNasuf GËRMIZAJ
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistikakosmaqi
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VNGO Etnika
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiShpejtim Rudi
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatikDuresa M. Bytyqi
 

Viewers also liked (20)

Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimOrganizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatik
 

Similar to Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara

Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3s b
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfDr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfMarjan DODAJ
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfanaspahiu10
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfelisabeta31
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit Egi Zenelaj
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 

Similar to Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara (20)

Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfDr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
Siguria Kombëtare
Siguria KombëtareSiguria Kombëtare
Siguria Kombëtare
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 

Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara

  • 1. UNIVERSITETI I PRIZRETNIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta Ndërkombëtare Publike Tema: Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara Profesor: Studentët: Prof.dr.Halim Bajraktari Arbër Susuri Ramadan Hadri Dhjetor 2015, Prizren
  • 2. 2 Përmbajtja: Hyrje........................................................................................................................................3 1. Organizatat Ndërkombëtare...............................................................................................4 2. Organizata e Kombeve të Bashkuara.................................................................................6 3. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara.....................................................................................9 4. Parimet e Kombeve të Bashkuara.....................................................................................11 4.1. Parimi i barazisë sovrane...........................................................................................11 4.2. Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare............................................11 4.3. Ndalimi i përdorimit të forcës ose i kërcënimit me forcë..........................................12 4.4. Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve............................................12 4.5 Parime tjera që duhen respektuar...............................................................................12 5. Përfundimet.......................................................................................................................13 6. Literatura...........................................................................................................................14
  • 3. 3 Hyrje Ky punim seminarik me temën ” Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara” ka për qëllim që të ofroj të dhëna për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Dihet se organizata ndërkombëtare nuk ka pasur gjithmonë, ato kanë lindur me kalimin e kohës, e kanë kulmuar në shekujt XIX dhe XX. Ndër këto organizata është edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ( OKB ) e themeluar në vitin 1945, pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Ky punim trajton pikërisht këtë organizatë, rolin e kësaj organizatë në botë, si është e organizuar OKB-ja, cilat janë qëllimet primare të parapara në Kartën e OKB-së, pastaj parimet kryesore që poashtu i përmban Karta e OKB-së. Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtësor punimi seminarik, pos pjesës hyrëse ( faqe 3 ) punimi përmban edhe pjesën kryesore ku tregohen qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara ( faqe 4 – 12 ). Gjithashtu punimi seminarik ka edhe pjesën përfundimtare ( fq 13 ) dhe në fund pjesën bibliografike ( faqe 14 ). Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: E Drejta Ndërkombëtare Publike Prof.Dr.Zejnullah Gruda, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare Prof.ass.dr.Arif Riza si dhe materiale nga interneti.
  • 4. 4 1. Organizatat Ndërkombëtare Nocioni i organizatave ndërkombëtare është mjaft kompleks dhe është vështirë të jepet një definicion konkret se çka janë në të vërtetë organizatat ndërkombëtare. “ Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucionale të cilit i referohet në një sistem formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbartë një formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune, emblema, logo, një staf, një hierarki administrative etj.”1 Organizatat ndërkombëtare gjatë historisë kanë kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Idetë e para për krijimin e organizatave të para ndërkombëtare lidheshin kryesisht me ruajtjen e paqes. Të tilla organizata kanë qenë Liga Greke, më vonë në kohën e mesme Hanza, pastaj Pax Romana etj. Poashtu ide për krijimin e organizatave ndërkombëtare kanë tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, autorëve si: Augsitini i Shenjtë, Toma Akuini, Dante Aligeri, Lajbnici, Imanuel Kanti, Zhak Zhak Ruso, Jeremy Benthem etj. “ Kur flasim për organizatat ndërkombëtare në kuptimin e sotëm, mund të themi se ato janë paraqitur shumë vonë dhe atë me zhvillimin e revolucionit industrial, pra në shekullin e XIX dhe XX.” 2 Pra, gjatë shekullit XIX janë krijuar organizatat e para ndërkombëtare si: Lidhja Telegrafike Ndërkombëtare 1865, Lidhja Postale Ndërkombëtare 1875, Byroja për Masa dhe Pesha 1875, Organizata Meteorologjike Botërore 1878, më 1885 u nënshkrua Konventa për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale etj. Organizatat ndërkombëtare janë organizata të cilat krijohen me vullnetin e shteteve sovrane, këto organizata ndërkombëtare krijohen përmes një traktati ndërkombëtar, ku në këtë traktat organizata i përcakton qëllimet e saj, kompetencat, organet etj. “ Sa i përket klasifikimit të organizatave ndërkombëtare, oranizatat ndërkombëtare mund te klasifikohen sipas shumë kritereve. Në bazë te shtrirjes së tyre ato ndahen në organizata globale 1 http://www.armandi.info/ekonomik/2014/02.2014/5._ORGANIZATAT_ND%C3%8BRKOMB%C3%8BTARE_- Pjesa_I.__Prezentimi_5.ppt%20x.ppt%20x.pdf, 2015 2 Riza, Arif, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare, Botimi I, Prishtinë 2012 fq.15
  • 5. 5 (universale) dhe regjionale; sipas fushëveprimit, ato ndahen në: organizata të përgjithshme dhe të specializuiara; sipas anëtarëve ato ndahen në organizata ndërshtetërore dhe joqeveritare; sipas autorizimeve, ato ndahen në organizata rekomanduese, operative dhe mbishtetërore; sipas kohëzgjatjes, ato ndahen në organizata të përkohshme dhe të përhershme.”3 Zhvillim te hovshëm organizatat ndërkombëtare shënuan gjatë shekullit XX ku u themeluan një numër i madh organizatash ndërkombëtare, vlen të veçohet këtu Lidhja e Kombeve e cila ishte organizata e parë botërore ndërqeveritare, e themeluar më 10 janar 1920, e cila pushoi së vepruari në vitin 1946 dhe si suksesore e saj u bë Orgnizata e Kombeve të Bashkuara ( OKB ). Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila është suksesore ( trashëgimtare ) e Lidhjes së Kombeve, është padyshim sot organizata më e madhe në botë pasi që është e përbërë nga 193 shtete dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në sigurinë dhe paqen ndërkombëtare, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo individi, zhvillimin ekonomik, social e kulturor etj. Si përfundim mund të konkludojmë se organizatat ndërkombëtare kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol shumë të madhë dhe shumë të rëndësishëm për aryse se ato kan kontribuar në bashkpunimin reciprok të shteteve e cila më herët ishte e pamundur, ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të shteteve, pastaj një progres i madh u shënua në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ku janë nxjerrur edhe një sërë konvetash të rëndësishme etj. 3 Gruda Zejnullah, E drejta Ndërkombëtare Publike, Botim i plotësuardhe i përmisuar, Prishtinë 2013 fq. 353
  • 6. 6 2. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Siç u cek edhe më lartë organizatat ndërkombëtare kanë kaluar në etapa të ndryshme të zhvillimit të tyre. Ato janë zhvilluar kryesisht gjatë shekujve XIX dhe XX. Njëra prej këtyre organizatave të themeluara gjatë shekullit të kaluar është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). “ Historia e Kombeve të Bashkuara fillon shumë kohë para themelimit të Organizatës Ndërkombëtare në datën 26 qershor 1945 në San Francisko. Rrënjët e historisë së kësaj ideje shkojnë deri te teoritë e mendimtarëve të rëndësishëm si Hugo Grotius (Themelues i së Drejtës Moderne Ndërkombëtare, 1584-1645), Abatit de Saint-Pierre (1658-1743) ose te analiza e Imanuel Kantit në vitin 1795 me titull "Për paqen e përjetshme".”4 “ Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila ka për qëllim ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (SHBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.”5 Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është në New York, kurse si gjuhë zyrtare janë: anglishtja, fregjishtja, rusishtja, spanishtja, kinezishtja dhe gjuha arabe. Siç çdo organizatë ndërkombëtare që i ka organet e veta, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara është organizatë e cila në kuadrin e saj përbëhet prej disa organeve kryesore të cilat janë paraparë ne nenin 7 të Kartës së OKB-së. “ Organet kryesore të OKB-së, në bazë të nenit 7 të Statutit janë: Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dheSocial, Këshilli i Kujdestarisë, GjykataNdërkombëtare e Drejtësisë dhe Sekretariati në krye të të cilit është Sekretari i Pergjithshëm.”6 4 http://www.dadalos.org/uno_alb/grundkurs_2.htm, 2015 5 http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/organizatat-nderkombetare/okb, 2015 6 Riza Arif, vepra e cituar, fq.167
  • 7. 7 Asambleja e Përgjithshme – është organi qëndror i OKB-së. Përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me shumicë të thjeshtë dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga komitetet ( komisionet ) kryesore ku hyjnë: Komiteti i parë: Çarmatimi dhe siguria ndërkombëtare, Komiteti i dytë: Ekonomia dhe financat, Komiteti i tretë: çështje sociale, humanitare dhe kulturore, Komiteti i katërt: Çështjetë veçantapolitike dhe çkolonializimi, Komiteti i pestë: Administrata dhe buxheti (i brendshëm), Komiteti i gjashtë: Çështje juridike. Përveç komisioneve kryesore ka edhe një numër të madh organesh dytësore dhe ndihmëse, të cilat plotësojnë strukturën e Asamblesë së Përgjithshme. Këshilli i Sigurimit – është poashtu organ kryesor i OKB-së. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, ku 5 anëtarë janë të përhershëm ( SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca ) si dhe 10 anëtarë të tjerë jo të përhershëm. Anëtarët jo të përhershem i zgjedh Asambleja e Përgjithshme me mandat dy vjeçar, ku merren parasysh kontributi i anëtarëve për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit, qëllimet e tjera të OKB-së, si dhë përfaqësimin e drejtë gjeografik. Sipas marrveshjes, anëtarë jo të përhershme duhet të jenë: tre shtete afrikane, dy shtete aziatike, dy shtete latino – amerikane, dy shtete evropiano – perendimore dhe vende te tjera, dhe një vend evropiano – lindor. Për dallim nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit mban mledhje kurdoherë kur e kërkon nevoja. Çdo anëtar në Këshillin e Sigurimit ka një përfaqësues dhe një votë, por votat e të gjithë anëtarëve nuk e kanë të njejtën vlerë. Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit e kanë të quajturën e drejta e vetos me të cilën pengojnë marrjen e një vendimi të caktuar nga ana e anëtarëve tjera të përhershëm. Këshilli Ekonomik Social – është poashtu organ kryesor i OKB-së. Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e
  • 8. 8 Kulturën). Këshilli ekonomik social përbëhet nga 54 anëtarë të cilët i zgjedh Asambleja e Përgjithshme për një mandat 3 vjeçar. Anëtarëve të cilën iu skadon mandati mund të rizgjidhen kurse pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit zgjidhen rregullisht përshkak rëndësisë dhe fuqisë që kanë. Sekretariati - OKB-ja administrohet nga sekretariati, i cili bashkë me Asamblenë e Përgjithshme dhe Keshilllin e Sigurimit e kane qendrën ne ndërtesën e OKB-se ne New York. Sekretariati udhëhiqet nga Sekretari i pergjithshëm i OKB-së i cili zgjidhet me mandat pesë vjeçar me te drejtën e rizgjedhjes. Zgjedhja e tij bëhet në bazë të meritave personale dhe duhet të merret parasysh përfaqësimi kontinental. Sekretariati i OKB-së përbëhet nga 16.000 nënpunës nga mëse 150 shtete të botës të cilët punojnë në selinë e OKB-se në New York dhe në qendrat e tjera të botës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – “ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë. Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922.”7 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përbëhet nga 15 gjyqtarë të cilët i zgjedh Këshilli i Sigurimit sëbashku me Asamblenë e Përgjithshme. Detyra primare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është zgjidhja e mosmarrveshjeve në mes shteteve. 7 http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/04/090417_gjnd_qanda.shtml, 2015
  • 9. 9 3. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara Organizatat ndërkombëtare në momentin e themelimit të tyre i kanë edhe qëllimet kryesore që do ti arrijnë si organizatë. Në këtë aspekt edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka qëllimet dhe parimet e saja kryesore të themelimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara si mekanizëm i krijuar mbi qëllimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë që nga themelimi i saj ka hartuar dokumentin juridik në bazë të së cilës paraqiten qëllimet, detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë e OKB-së në përgjithësi, të ndara në kuadër të gjashtë organeve kryesore të OKB-së, ky dokument juridik në gjithë botën njihet me emrin Karta e OKB-së, e cila ka hyrë në fuqi më datë 24 tetor 1945, me nënshkrimin e 50 shteteve pjesmarrësë në Konferencën e San Françsikos. “ Në preambulën e Kartës theksohet vendosmëria e shteteve themeluese: a) t’i ruajnë brezat e ardhshëm nga tmerret e luftës që dy herë gjatë një jete njeriu i kanë shkaktuar njerëzimit vuajtje të papërshkrueshme; b) të shpallin rishtas besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin, dhe vleren e njeriut, në barazinë e të drejtave të burrave e të grave, të kombeve të mëdha e të vogla; c) të krijojnë kushte të nevojshme për ruajtjen e drejtësisë dhe për respektimin e detyrimeve që dalin nga traktatet dhe nga burimetë tjera të së drejtës ndërkombëtare; dhe d) të punojnë për përparimin shoqëror dhe për kushte të mira jetese, në liri më të madhe.”8 Ndërsa qëllimet kryesore të OKB-së janë paraparë në Kapitullin I të Kartës së OKB-së ku si qëllime kryesore janë: “ Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet Neni 1 Kombet e Bashkuara marrin përsipër: 1. Të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas 8 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 369
  • 10. 10 parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes; 2. Të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes; 3. Të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar; 4. Të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta.”9 Nga këto qëllimet që u cekën më lartë Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër dhe i kanë vënë vetes si detyra kryesore ruajtjen e paqes në botë dhe sigurinë ndërkombëtare, bashkëpunimin në mes shteteve anëtare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, në mbrotjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo individi, dinjitetin e njeriut, barazinë mes njerzve pa dallim race, gjinie, feje, kulture etj. në zhvillimin dhe përparimin ekonomik dhe social të anëtarëve të kësaj organizate etj. 9 http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm,2015
  • 11. 11 4. Parimet e Kombeve të Bashkuara Përpos qëllimeve që i kanë Kombet e Bashkuara ato i kanë edhe disa parime kryesore të cilat duhet t’i respektojë çdo anëtarë i kësaj organizate. “ Për të arritur qëllimet e përmendura Organizata si tërësi dhe anëtarët e saj duhet të sillen në pajtim me: Parimin e barazisë sovrane midis të gjithë anëtarëve; Parimin e përmbushjes së detyrimeve me mirëbesim; Parimin e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërkombëtare me mjete paqësore; Parimin e heqjes dorë nga përdorimi i forceës në marrdhëniet ndërkombëtare ose të kërcënimit me forcë; Parimin e dhënies së ndihmës së plotë të organizatës në çdo veprim që ndërrmerr; Parimin se edhe shtetet joanëtare,në çështjet e paqes dhe të sigurisë, duhet tëveprojnë në pajtim me Kartën; dhe Parimin në mosndërhyrjen në punët e mbrendshme.”10 4.1 Parimi i barazisë sovrane “ Parimi mbi barazinë juridike midis shteteve të mëdha e të vogla jo vetëm që është proklamuar, por edhe është zbatuar gati në tërë sistemin e Kombeve të Bashkuara. Sipas Kartës, të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara, pamarr parasysh dallimet reale që ekzistojnë midis tyre sa i përket madhësisë së territorit, numrit të banorëve, shkallës së zhvillimit, forcës ushtarake etj; - juridikisht janë të barabartë midis tyre.” 11 4.2 Zgjidhja paqësore e mosmarrveshjeve ndërkombëtare “ Karta e Kombeve të Bashkuara, duke u vënë anëtarëve për detyrë kryesore ruajten e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, i detyron ata që mbajnë marrdhënie të fqinjësisë së mirë. Mirëpo, duke qenë se midis shteteve si edhe midis individëve ndodhin domosdo mosmarrveshje e konflikte interesash, Karta ka parashikuar që, problemet e paraqitura, shtetet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, me qëllim që të mos rrezikohen paqja e sigurisë ndërkombëtare, po edhe drejtësia.”12 10 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 371 11 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 371 12 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372
  • 12. 12 4.3 Ndalimi i përdorimit të forcës ose i kërcënimit me forcë “ Sipas saj (Kartës), në marrdhëniet e tyre ndërkombëtare shtetet heqin dorë nga përdorimi i forcës ose nga kërcënimi me forcë, që dmth se Karta e ka përjashtuar luftën si mjet për zgjidhjen e konflikteve dhe i ka autorizuar Kombet e Bashkuara të vihen në veprim domosdo nëse rrezikohet paqja, prishet paqja ose ndodh ndonjë agresion.”13 4.4 Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve “ Karta ka parashikuar që Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në çështje, të cilat në thelb nuk i përkasin kompetencës kombëtare të një shteti, mirëpo ky parim nuk e përjashton zbatimin e masave shtrënguese të parashikuara në rast të kërcënimit kundër paqes, prishjes së paqes ose aktit të agresionit.” 14 4.5 Parimi e tjera që duhen respektuar Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të respektojnë edhe disa parime tjera të rëndësishme që janë të precizuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë grup të parimeve hyjnë: Parimi i bashkëpunimit, Parimi i barazisë dhe i vetvendosjes, Parimi i përmbushjes me mirëbesim (bona fide) të të gjitha detyrimeve. Parimi i bashkëpunimit nënkupton se të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë njëra- tjetrën pamarrë parasysh dallimet në sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore, bashkëpunimin në sigurimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, zhvillimin ekonomik, sigurimin e mirëqenies ekonomike etj. Parimi i barazisë dhe vetvendosjes nënkupton se shtetet janë të barabarta dhe të lira të vendosin statusin e tyre politik, pa përzirje apo ndërhyrje nga jashtë dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre ekonomik, shoqëror e kulturor. Parimi i përmbushjes me mirëbesim (bona fide) të të gjitha detyrimeve – Sipas këtij parimit shtetet anëtare janë të obliguara që me mirëbesim t’i përmbushin të gjitha detyrimet apo obligimet të cilat janë të parapara me Kartën e OKB-së. 13 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372 14 Gruda Zejnullah, vepra e cituar, fq. 372
  • 13. 13 5. Përfundimet 1. Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucionale të cilit i referohet në një sistem formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbart një formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune, emblema, logo, një staf, një hierarki administrative etj 2. Organizatat ndërkombëtare janë organizata të cilat krijohen me vullnetin e shteteve sovrane, këto organizata ndërkombëtare krijohen përmes një traktati ndërkombëtar, ku në këtë traktat organizata i përcakton qëllimet e saj, kompetencat, organet etj. 3. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila ka për qëllim ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.” 4. Qëllimet e Kombeve të Bashkuara ( OKB ) janë: të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare, të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar; të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta. 5. “ Për të arritur qëllimet e përmendura Organizata si tërësi dhe anëtarët e saj duhet të sillen në pajtim me: Parimin e barazisë sovrane midis të gjithë anëtarëve; Parimin e përmbushjes së detyrimeve me mirëbesim; Parimin e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërkombëtare me mjete paqësore; Parimin e heqjes dorë nga përdorimi i forceës në marrdhëniet ndërkombëtare ose të kërcënimit me forcë; Parimin e dhënies së ndihmës së plotë të Organizatës në çdo veprim që ndërrmerr; Parimin se edhe shtetet joanëtare, në çështjet e paqes dhe të sigurisë, duhet të veprojnë nç pajtim me Kartën; dhe Parimin në mosndërhyrjen në punët e mbrendshme.
  • 14. 14 Literatura: Gruda Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013 Riza Arif, E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare, Prishtinë 2012 Materiale nga Interneti : http://www.armandi.info/ekonomik/2014/02.2014/5._ORGANIZATAT_ND%C3%8BRKOMB%C3%8B TARE_-Pjesa_I.__Prezentimi_5.ppt%20x.ppt%20x.pdf 2015 http://www.dadalos.org/uno_alb/grundkurs_2.htm 2015 http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/organizatat-nderkombetare/okb 2015 http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/04/090417_gjnd_qanda.shtml 2015 http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm 2015 http://www.un.org/en/index.html 2015 http://unic-ir.org/EngaboutUn.pdf 2015