SlideShare a Scribd company logo
1 of 35
PROJEKT
TEMA :PERSHKRIMI I VENDIT TE
ORIGJINES
KLASA: X—K
LENDA:LETERSI
PUNOI:ANXHELA GJINI
PRANOI:ALKETA KRYEZIU
Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e qarkut dhe rrethit
me të njëjtin emër.Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai
shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të
lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri
dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës,
në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon
përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur
midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe
perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin
e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe
verë e nxehtë dhe e thatë.Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit
me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh.
Traditë- Elbasani, oaz i pasurisë folklorike
Folklori muzikor i trevave të qytetit të Elbasanit gërshetohet me të gjitha llojet e
muzikës, nga kënga homofonike, polifonike e deri tek vallja e kënduar apo muzika
instrumemtale.Qyteti Elbasanit mbetet si oaz i rrethuar nga e gjithë kjo larmi
folklorike muzikore. Këngët shquhen për tematikën, melodinë, muzikalitetin. Rol
parësor luan melodia e korifejve të këngës popullore si, Isuf Myzyri, Mustafa
Bodini, Leks Vini etj. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë
butë dhe shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por
edhe me zë të lartë gjoksi.Këngët e Elbasanit janë kënduar edhe jashtë zonës e
trevave të origjinës, çka dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike.
Ceremonitë e ritet e dasmës, ditës së verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në
fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë edhe vallet, ku
karakteristikë e qytetit në kërcimin e valleve popullore është se shumë prej tyre
kërcehen çift, burrë e grua.Po të hidhesh më tej, në zonat e këtij rrethi, në zonën e
Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës, mbizotëron polifonia me karakteristikat e
hedhësit, pritësit e grupit të isos. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i
këngëve historike, ku u këndohet heronjve popullorë si, Gjergj Golemit, Qorr
Topuzit etj. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë” , “Këngët e
nizamit”etj.Zonë tjetër polifonike është edhe ajo e Shpatit, si dhe ato te Gostimës,
Shtërmenit, Shalës, e deri drejt fushës së Dumresë e në Belsh. Karakteristikat janë
po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim, melodia e marrësit është
më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë.
Polifionia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka
veçori sepse shquhet në vallet e zhdërvjellta të burrave, që ekzekutohen
me mjeshtëri nga kërcimtarët. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas
traditës, por në një periudhë me të vonë edhe nga dy ose tre çifte.
Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, qe lidhet më zonën e
Muzeqesë dhe me atë të Belshit. Ketu ruhen të njejtat linja të polifonisë
si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Zona shquhet për larmi
instrumentash, nga fyelli, lavalli, lazanja, pipëzat e deri tek krahu i
shqiponjës që është i hershëm. Zonë tjetër folklorike është edhe ajo e
Labinotit e Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht më të gjithë treguesit.
Është zonë homofonike, ku spikasin këngët e grave me rituale dasme,
djepi, vaji, kurbeti. Vallet janë të rënda në lëvizje, dhe daullja është e
rëndësishme, sepse mban ritmin.Bradasheshi përbën një zonë tjetër të
folklorit muzikor që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Ndërsa vallet
vijnë duke u zbutur dhe shoqërohen me orkestër. Janë të njohura vallet
e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën
që krijojnë.Folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera
kombëtare të trashëguara në shekuj, ku shumë folkloristë, kompozitorë,
etnografë, muzikologë e këngëtarë, iu përkushtuan .
Si Bilbili në Pranverë
Si bilbili në pranverë
Qi këndon pa pushue,
Ah moj zemër moj e mjerë
Qenke djegë e përvëlu
Përse m'dhe kaq mundime
Se nuk mundem qi t'i mbaj,
Shumë po hek zemra ime
Nat' e ditë me lot po qaj.
Si bilbili baj figan
Edhe gjuha 'më pushoi.
M'u doq zemra si pervan
Gjet xhanamin që kërkoi.
Të gjithë të shofim more xhanam
asnjeri nuk 'të njef
je nji lule n'Elbasan
vetëm kush ka sy të shef.
Zemrën time çma ka pik
gjuha tate mre xhanan
Myzyri t'u ba ashik
ty moj lule n'Elbasan
........(Isuf Myzyri)
TUJ SHETIT NDER ARA TGJATA
Tuj shetit nder ara t'gjata
midis barit te njome
Tuj shetit nder ara t'gjata
midis barit te njome
ne te dy na zuri vapa
rame e fjetem gjume, aman
ne te dy na zuri vapa
rame e fjetem gjume aman
Te kam thene nje here sa veta,
se po vjen pranvera,
do te dalim me shetitun,
si per hera tjera.
Sa here ballin ta lemojshe,
me rrije e qete,
Sa here ballin ta lemojshe,
me rrije e qete,
premtimen prej teje dojshe,
te dua perjete, amon
premtimen prej teje dojshe,
te dua perjete.
Treva e Elbasanit në Shqipërinë e mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike,
me mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre
popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit
korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj. Etnologu Thanas Meksi
tha për ATSH-në se ” nga burimet etnografike dhe gërmimetarkeologjike, harta
kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në katër njësi
etnografike. Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit, dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e
Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës”. Sipas tij, dokumenti më i vjetër
arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur,
“figura e nuses ilire.” Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur në fshatin Tërbaç të
Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazhdon të ruajë këtë lloj veshje duke u
përdorur në kostumet e grave të Krrabës, Funarit, si edheGodoleshit. “Elemente të tjera të
veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike, janë edhe vargonjtë e mesit,
tirqet, kallcet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë sëShmilit, Krrabës dhe në atë
të Shpatit” vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që vazhdojnë të përdoren në
veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka e zezë me krahë dhe
pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Krrabës së Tiranës, si dhe në Peqin. kostumi
shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit,
Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme. Kënga dhe
vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore
të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në çdo hap gëzimet
INSTITUCIONET KULTURORE
TEATRI SKAMPA
Teatrit “Skampa” është i ndërtuar
në vitin 1938 nga Xhavit Bej
Bicaku dhe ka një kapacitet prej
292 vendesh. Akustika e këtij teatri
është një nga më të mirat në
Shqipëri. Aktualisht është në
gjendje të mirë, por ka nevojë për
permiresimin e fonie, ndricimit dhe
ngrohje-ventilimit.
Biblioteka e qytetit
Biblioteka e qytetit është
ndërtuar në vitin 1934 me
kontributet financiare
filantropike të një familje
elbasanase, familjes
Baholli. Kjo bibliotekë ka
një fond shumë të pasur në
sektorin e Albanologjise.
Frekuentohet nga një
numër i madh lexuesish
dhe studiuesish të sferave
të ndryshme të jetës.
Kinema “Millenium”
Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo
kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është
ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 2014, Kinema Millenium
po zëvëndësohet nga një pallat i ri, që do të përfshijë një kinema brenda tij.
Kinema “Vullnetari”
Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti
2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore “REIMAR”, mbështëtur nga CEFA.
Ne qenderjane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll,
lojra te ndryshme, biblioteke, etj.
Shtëpia e Kulturës
Shtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet
që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me kete plani rregullues
duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te
identifikoje nje shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë
koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.
Biblioteka Publike “Qemal Boholli”
Biblioteka Publike “QemalBoholli”. Biblioteka publike është veperbamiresie e NazifBohollit e
ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezuaBashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo
biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane
botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit
ajo është konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i
cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga
numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesiaper ngritjen e nje biblioteke te
re.
Xhamia Mbret Xhamia Mbret konsiderohet si objekt kulti simbol edhe për myslimanët sot në
Elbasan, Shqipëri. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte
e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464, kur u
rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në
fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja
stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me
hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e
Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër
etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit.
Xhamia e Nazireshës
Xhamia e Ballias
Xhamitë e prishura në Elbasan
Monumentet e kulturës
Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë
vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i
cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të
tjerët, janë vlerat:
⦁ 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore)
si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e
figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike
, ⦁ 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar,
punime artistike, qendra banimi të hershme etj)
⦁ 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime
artizanale, argjendarie)
⦁ 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike
qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të
kultit fetar, objekte simbol për qytetin).
RRapi Bezistanit bërthamë e rëndësishme
tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte
një numër të konsiderueshëm dyqanesh.
Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për
ngjarjet historike, arsimore e kulturore të
Elbasanit. Të gjitha këto janë pasqyrë e së
kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i
ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të
ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.
Rrapi i Vojvodës
Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i
pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit,
në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës
në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej
dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë
emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente
gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që
vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka
një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të
jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq.
Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk
kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e
dikurshme. Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të
ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente
për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka,
apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të
pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument
kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të
bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe
madhështore. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me
qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për
të.
Kështjella Skampis
Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër
e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është
ndërtuar sipas një plani. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat
mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla.Kullat janë plotësisht të dala
jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin
përgjysmë jashtë murit rrethues. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha
kryesore ndërtimi, që janë : ⦁ 1. Periudha e vonë romake, ⦁ 2. Periudha e hershme
bizantine, ⦁ 3. Periudha osmane. Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në
nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi
themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit
rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus.
Kulla monumentale e orës
Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me
qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte
prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI,
i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e
kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte
pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati,
Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për
ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në
kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Në Elbasan si
vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë
pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson
shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në
formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet,
madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur
radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri
dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit
me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899.mbi
harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj.
Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdyl hamiti
bujar në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm burrat
me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë
kohëtregues të bukur dhe zemër ledhatues…
Namazgjaja
Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje jashtë mureve të kalasë, duke
arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18
lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet
dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me
drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të
realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri
qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anë
Teqja e Madhe (1803)
Qendra Bektashiane në Elbasan është themeluar nga dy shenjtorë të tyre, Fakri e Xhefai
Babai. Fakriu rrjedh nga fisi timuri i cili sot quhet Hajrullau, ndërsa fisi Xhefai rrjedh nga
fisi i Haskajve që ekzistojnë dhe në fund shekullin XX. Baballarët të cilët kanë drejtuar T.
M. kanë qenë nga familje të njohura të këtij qyteti, si familja Balza, Ekmekçiu dhe
veçanërisht nga familja Dedei, pesë pjesëtarë prej së cilës kanë drejtuar e rindërtuar
Teqen e Madhe gjatë v. 1874 – 1962. Në këtë teqe të vendosur në të majtë të rrugës
nacionale Elbasan – Korçë në kodrën e bukur të qytetit kanë shërbyer me përkushtim
deri në v. 1967 12 baballarë. Themeluesi i T. M. të Elbasanit është Fakri Mustafa Babai.
Ai e themeloi në v. 1803. Veprimtaria e saj e gjithanëshme patriotike, kulturore dhe
shpirtërore bëri që populli ta quajë me emrin “Teqja e Madhe”.
Bazilika në Tepe
Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka
tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u
gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e
parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona.
Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh
tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një
sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash,
funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen
Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Më vonë monumentit i
është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI
e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. Me rrënimin
nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk eshte rindërtuar më, sepse Skampis
kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë
lejohej varrimi brenda kalave.
BAZILIKA NE TEPE
Bazilika e Klosit
Në fshatin Klos të Sulovës në rrugën
që kalon pranë kalasë antike të Qafës
gjenden rrënojat e një bazilike. B. K.
është trenefëshe në arkada mbi
pilastradrejtëkëndëshe. Gjatë
ekzistencës së saj bazilika ka pësuar
trasformime. Mendohet se është
ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe
përbënnjë dëshmi me rëndësi, si
ndërtim në një zonë fshatare.
Monumentet natyrore
Zona e Elbasanit së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e
shtazore. Për fat turizmi shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të
favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë në zonën e
Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit,
Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi
të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku.
Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për
vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.Dumreja, gjithashtu Pllaja e
Dumresë, e njohur edhe me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re', është krahinë e njohur për
numrin të madh e liqeneve të saj. Dumreja është zona kodrinore shtrihet përpara fushës
së Myseqesë. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte
tetktonike-vullkanike.
“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit
Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës,
Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë
e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e
veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’,
ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që
ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë
qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq..
Historia e ‘Ullirit të qejfit’
Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit
të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se
ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë
mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë
ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri
ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasiPalShuteriqi. Kjo
pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i
njohur elbasanas, ThanasMeksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo
pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte
vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe
ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”.
Krasta
Krasta eshtenje nga kodrat me te medha te
qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet
ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar
me gjelberim te larte halor (pishe, bredh,
dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes
ndaj erozionit dhe ne te perplasenererat e
forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne
parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ
dhe perdoret nga qytetaret si park periferik.
Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila
sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe
njerrrugepersherbimet e ushtrisemeqenese
ne ketekoder ndodhej zona ushtarake dhe
tunelet e mbajtjes se armatimit te rende.
Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres
ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe
furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen
lindore te Krastes ndodhet nje gurore per
nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka
demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat
shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e
kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin
Turizmi në Elbasan
Rreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të
njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme
reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e
Shpatit.
Llixhat e Elbasanit
Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto
burime janë të njohura dhe të përdorura që
gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i
ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i
vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e
Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre
burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar
nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë
evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu
trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të
frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës,
stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe
vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele
private, që ofrojnë shërbime në këto llixha.
Gjinari
Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika
malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar
me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një
lartesi prej 1.800 metrash.Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme
për ushtrimin e sportit skive eksursioneve etj.
Zejet e Elbasanit
ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e
qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin
17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien
përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe
mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike,
akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e
veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive
radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë
emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë
zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën
janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e
madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka
mbetur vetëm historia.
Kazazët
Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të
organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha
e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë
për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza
festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat
Osman Metani, HimëGurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në
fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita,
Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e KamberShupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan
kazazi
Cibukcinjte
Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës.
Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i
përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e
mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që
shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i
jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët
zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta.
Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri
të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në
fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas
djemtë ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij
Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.
Opingarët dhe Saraçët
Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve
dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e
syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne.
Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh,
rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët
kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave
dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali
Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60
mjeshtër.
USHQIMET
“Vend të rëndësishëm në ushqimin tradicional të Elbasanit zënë mishi, perimet,
brumërat, vaji i ullirit, gjalpi etj.. Në Elbasan ka një traditë shumë të gjatë të
kulinarisë ballkanike, apo më saktë të kuzhinës osmane, nga që ka qenë një
kështjellë, një qendër garnizoni osmane. Në Elbasan kanë mbetur disa ushqime që
edhe në Turqi janë zhdukur“Do ta quanin bukë brenda bukës, sepse në fakt pjesa
kryesore e bugaçes është peta, por nuk është ashtu. Sekreti i kësaj shije të
papërsëritshme është sasia dhe cilësia e gjalpit. Nëse në rrethe të tjera përdoret
kryesisht margarinë në pregatitjen e bugaçeve, Elbasani përdor vetëm gjalpin e
dhisë dhe kur nuk arrin ta gjejë atë, gjalp deleje .
Nje tjeter gatim tradicional i Elbasan
-Tavë me kos –
Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit është edhe “Tava me kos”
(Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve, ndersa në Elbasan “Tavë
kosi”.Tava me kos përgatitet me mish qingji ose keci, që pasi lahet kripet dhe i
hidhet vaj, vendoset në tavë balte e futet në furrë. Kur skuqet, nxirret nga furra e
pasi ftohet i hidhet lëngu që përgatitet me tas me vezë, miell e shumë kos. Piqet
në furrë dhe pasi hiqet shërbehet e ftohtë. Një fakt tjetër me rëndësi është se
Tava e Kosit bëhet ende në familjet e njohura të Kaninës. Në këto familje mbahet
mend se IsmailQemali, kur erdhi në Vlorë më 1912, kërkoi t’i bënin tavën e vërtetë
të kosit të Elbasanit. Në këto familje edhe sot Tava e Elbasanit bëhet për ditën e
pavarësisë.
-Tava me pistil-
Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit, që ashtu si bugaçaja ka
më shumë se dy shekuj që gatuhet nga amvisat, eshte “Tava me pistil”.
“Është gjellë dimërore dhe kryesisht përgatitet me mish dashi e zakonisht
në tavë balte. Përveç mishit material kryesor ka qepën, e cila pasi grihet
shoqërohet me kripë e spec të kuq, shtypet me dorë e shtrihet në tavë. I
vihet mishi, vaji, pak oriz dhe pistil i ndarë në pjesë, e më pas futet në furrë.
Kjo lloj gjelle kryesisht shoqërohet në tavolinë me verë të bardhë”
Dita e veres
Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja
eshte zemra e saj. nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin,.. Porta
zbukurohet me dege ulliri e cila simbolizon futjen e miresise. Disa nga gjellet,
qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku,
gjeli i detit etj. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me njeperkushtim te
vecante hapinderen qe te futet e mira dhe te dali e liga. ". "Është festë me origjinë
pagane, ku nuk ndërhyn feja dhe të gjithë festojnë kënaqësinë e stinës së
pranverës",. "Ndoshta në vitet e komunizmit festa pati një " ndrydhje", pasi nuk festohej si
dikurë, por prapë elbasanllinjtë gatuanin ballakumet, bënin kamë, dhe drekonin në
lëndina", Dita e Verës, festa e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, festohet më 14
Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe
manushaqet. Rreth origjinës së festimit të saj nuk ka një "version" të qartë, por si festë
pagane, Dita e Verës shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi
tokë
Verorja - Zakon popullor
Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u
jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fije ngjyre të kuq e të bardhë.Në fund të
ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin
ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda
vitit.Por sot kjo gje ka ndryshuar verorja vendoset ne dore me 1 mars dhe hiqet kur
sheh njedallëndyshe.Kur e heq veroren mendon njedeshire dhe e le veroren te
ndonjë dege peme.Nese dallëndyshja e merr veroren atëherë dëshira do te
plotësohet.Veroren mund ta vendosin te gjithë.
Ballokumja
Për festën e Ditës së Verës, 14 mars merret pak bar i njomë ose gjethe e njomë dhe futet në shtëpi.
Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars, si më poshtë:
Masat
•0.5 kg sheqer normal
•0.5 kg gjalpë (tëlyn)
•1 kg miell misri i situr
•50 gr miell gruri
•8 kokrra vezë
•1 filxhan kafeje qumësht një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
Përgatitja
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e
masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po
përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohenvezetnje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te
behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti.
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i
tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit,
brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që
grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një
dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.
Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes. Ne kete shkrim është
shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem,
sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje(pergatitet me hi te paster dhe uje,lihetper
disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).
Pjekja
Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e
grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa
të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të
shkëputen lehtësisht.

More Related Content

What's hot

Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
HidrocentraletErgi Nushi
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9arbanhlalni
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 

What's hot (20)

Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
Hidrocentralet
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
 
energjia
energjia energjia
energjia
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 

Viewers also liked

Sherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleSherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleAnida Ago
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.historibaftjar
 
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniPunim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniVeton Sopjani
 
Pogradeci
Pogradeci Pogradeci
Pogradeci Ke Keiss
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjirediz
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter ! Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter ! #MesueseAurela Elezaj
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori #MesueseAurela Elezaj
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja imePROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime#MesueseAurela Elezaj
 

Viewers also liked (20)

Sherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleSherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolle
 
Saranda
Saranda Saranda
Saranda
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Saranda
SarandaSaranda
Saranda
 
Berati qytet
Berati qytetBerati qytet
Berati qytet
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.histori
 
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniPunim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
 
Pogradeci
Pogradeci Pogradeci
Pogradeci
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter ! Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
 
Berati
BeratiBerati
Berati
 
KALAJA E ELBASANIT...
KALAJA E ELBASANIT...KALAJA E ELBASANIT...
KALAJA E ELBASANIT...
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja imePROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
 
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
 
Turizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodren
Turizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodrenTurizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodren
Turizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodren
 
Durresi
DurresiDurresi
Durresi
 

Similar to pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
 
Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullorKlarisa Klara
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutInternet VloraAlb
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika PopullireJamesen
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Greqia, 695 fshatra shqiptare
Greqia, 695 fshatra shqiptareGreqia, 695 fshatra shqiptare
Greqia, 695 fshatra shqiptareBajram Osmani
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Marjan DODAJ
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxglodjolaluli
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*Vajza Vogel
 
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxTrashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxAleksandrosHodo
 

Similar to pershkrimi i vendit te origjines (elbasani) (20)

Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullor
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Muzika
MuzikaMuzika
Muzika
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugut
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika Popullire
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Greqia, 695 fshatra shqiptare
Greqia, 695 fshatra shqiptareGreqia, 695 fshatra shqiptare
Greqia, 695 fshatra shqiptare
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Arte pawer-point
Arte pawer-pointArte pawer-point
Arte pawer-point
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
 
hgfcgfcdgffg
hgfcgfcdgffghgfcgfcdgffg
hgfcgfcdgffg
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*
 
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxTrashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
 

pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

  • 1. PROJEKT TEMA :PERSHKRIMI I VENDIT TE ORIGJINES KLASA: X—K LENDA:LETERSI PUNOI:ANXHELA GJINI PRANOI:ALKETA KRYEZIU
  • 2. Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër.Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh.
  • 3. Traditë- Elbasani, oaz i pasurisë folklorike Folklori muzikor i trevave të qytetit të Elbasanit gërshetohet me të gjitha llojet e muzikës, nga kënga homofonike, polifonike e deri tek vallja e kënduar apo muzika instrumemtale.Qyteti Elbasanit mbetet si oaz i rrethuar nga e gjithë kjo larmi folklorike muzikore. Këngët shquhen për tematikën, melodinë, muzikalitetin. Rol parësor luan melodia e korifejve të këngës popullore si, Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leks Vini etj. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë butë dhe shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por edhe me zë të lartë gjoksi.Këngët e Elbasanit janë kënduar edhe jashtë zonës e trevave të origjinës, çka dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike. Ceremonitë e ritet e dasmës, ditës së verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë edhe vallet, ku karakteristikë e qytetit në kërcimin e valleve popullore është se shumë prej tyre kërcehen çift, burrë e grua.Po të hidhesh më tej, në zonat e këtij rrethi, në zonën e Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës, mbizotëron polifonia me karakteristikat e hedhësit, pritësit e grupit të isos. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i këngëve historike, ku u këndohet heronjve popullorë si, Gjergj Golemit, Qorr Topuzit etj. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë” , “Këngët e nizamit”etj.Zonë tjetër polifonike është edhe ajo e Shpatit, si dhe ato te Gostimës, Shtërmenit, Shalës, e deri drejt fushës së Dumresë e në Belsh. Karakteristikat janë po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim, melodia e marrësit është më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë.
  • 4.
  • 5. Polifionia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka veçori sepse shquhet në vallet e zhdërvjellta të burrave, që ekzekutohen me mjeshtëri nga kërcimtarët. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas traditës, por në një periudhë me të vonë edhe nga dy ose tre çifte. Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, qe lidhet më zonën e Muzeqesë dhe me atë të Belshit. Ketu ruhen të njejtat linja të polifonisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Zona shquhet për larmi instrumentash, nga fyelli, lavalli, lazanja, pipëzat e deri tek krahu i shqiponjës që është i hershëm. Zonë tjetër folklorike është edhe ajo e Labinotit e Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht më të gjithë treguesit. Është zonë homofonike, ku spikasin këngët e grave me rituale dasme, djepi, vaji, kurbeti. Vallet janë të rënda në lëvizje, dhe daullja është e rëndësishme, sepse mban ritmin.Bradasheshi përbën një zonë tjetër të folklorit muzikor që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Ndërsa vallet vijnë duke u zbutur dhe shoqërohen me orkestër. Janë të njohura vallet e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën që krijojnë.Folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera kombëtare të trashëguara në shekuj, ku shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtarë, iu përkushtuan .
  • 6. Si Bilbili në Pranverë Si bilbili në pranverë Qi këndon pa pushue, Ah moj zemër moj e mjerë Qenke djegë e përvëlu Përse m'dhe kaq mundime Se nuk mundem qi t'i mbaj, Shumë po hek zemra ime Nat' e ditë me lot po qaj. Si bilbili baj figan Edhe gjuha 'më pushoi. M'u doq zemra si pervan Gjet xhanamin që kërkoi. Të gjithë të shofim more xhanam asnjeri nuk 'të njef je nji lule n'Elbasan vetëm kush ka sy të shef. Zemrën time çma ka pik gjuha tate mre xhanan Myzyri t'u ba ashik ty moj lule n'Elbasan ........(Isuf Myzyri) TUJ SHETIT NDER ARA TGJATA Tuj shetit nder ara t'gjata midis barit te njome Tuj shetit nder ara t'gjata midis barit te njome ne te dy na zuri vapa rame e fjetem gjume, aman ne te dy na zuri vapa rame e fjetem gjume aman Te kam thene nje here sa veta, se po vjen pranvera, do te dalim me shetitun, si per hera tjera. Sa here ballin ta lemojshe, me rrije e qete, Sa here ballin ta lemojshe, me rrije e qete, premtimen prej teje dojshe, te dua perjete, amon premtimen prej teje dojshe, te dua perjete.
  • 7. Treva e Elbasanit në Shqipërinë e mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj. Etnologu Thanas Meksi tha për ATSH-në se ” nga burimet etnografike dhe gërmimetarkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në katër njësi etnografike. Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit, dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës”. Sipas tij, dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur, “figura e nuses ilire.” Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur në fshatin Tërbaç të Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazhdon të ruajë këtë lloj veshje duke u përdorur në kostumet e grave të Krrabës, Funarit, si edheGodoleshit. “Elemente të tjera të veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike, janë edhe vargonjtë e mesit, tirqet, kallcet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë sëShmilit, Krrabës dhe në atë të Shpatit” vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që vazhdojnë të përdoren në veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka e zezë me krahë dhe pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Krrabës së Tiranës, si dhe në Peqin. kostumi shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme. Kënga dhe vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në çdo hap gëzimet
  • 8.
  • 9. INSTITUCIONET KULTURORE TEATRI SKAMPA Teatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit Bej Bicaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për permiresimin e fonie, ndricimit dhe ngrohje-ventilimit. Biblioteka e qytetit Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës.
  • 10. Kinema “Millenium” Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 2014, Kinema Millenium po zëvëndësohet nga një pallat i ri, që do të përfshijë një kinema brenda tij. Kinema “Vullnetari” Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore “REIMAR”, mbështëtur nga CEFA. Ne qenderjane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj. Shtëpia e Kulturës Shtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me kete plani rregullues duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje nje shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.
  • 11. Biblioteka Publike “Qemal Boholli” Biblioteka Publike “QemalBoholli”. Biblioteka publike është veperbamiresie e NazifBohollit e ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezuaBashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit ajo është konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesiaper ngritjen e nje biblioteke te re. Xhamia Mbret Xhamia Mbret konsiderohet si objekt kulti simbol edhe për myslimanët sot në Elbasan, Shqipëri. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit. Xhamia e Nazireshës Xhamia e Ballias Xhamitë e prishura në Elbasan
  • 12. Monumentet e kulturës Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të tjerët, janë vlerat: ⦁ 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore) si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike , ⦁ 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar, punime artistike, qendra banimi të hershme etj) ⦁ 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime artizanale, argjendarie) ⦁ 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të kultit fetar, objekte simbol për qytetin).
  • 13. RRapi Bezistanit bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.
  • 14. Rrapi i Vojvodës Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të.
  • 15. Kështjella Skampis Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla.Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesore ndërtimi, që janë : ⦁ 1. Periudha e vonë romake, ⦁ 2. Periudha e hershme bizantine, ⦁ 3. Periudha osmane. Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus.
  • 16. Kulla monumentale e orës Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899.mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdyl hamiti bujar në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemër ledhatues…
  • 17. Namazgjaja Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anë
  • 18. Teqja e Madhe (1803) Qendra Bektashiane në Elbasan është themeluar nga dy shenjtorë të tyre, Fakri e Xhefai Babai. Fakriu rrjedh nga fisi timuri i cili sot quhet Hajrullau, ndërsa fisi Xhefai rrjedh nga fisi i Haskajve që ekzistojnë dhe në fund shekullin XX. Baballarët të cilët kanë drejtuar T. M. kanë qenë nga familje të njohura të këtij qyteti, si familja Balza, Ekmekçiu dhe veçanërisht nga familja Dedei, pesë pjesëtarë prej së cilës kanë drejtuar e rindërtuar Teqen e Madhe gjatë v. 1874 – 1962. Në këtë teqe të vendosur në të majtë të rrugës nacionale Elbasan – Korçë në kodrën e bukur të qytetit kanë shërbyer me përkushtim deri në v. 1967 12 baballarë. Themeluesi i T. M. të Elbasanit është Fakri Mustafa Babai. Ai e themeloi në v. 1803. Veprimtaria e saj e gjithanëshme patriotike, kulturore dhe shpirtërore bëri që populli ta quajë me emrin “Teqja e Madhe”.
  • 19. Bazilika në Tepe Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk eshte rindërtuar më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi brenda kalave.
  • 20. BAZILIKA NE TEPE Bazilika e Klosit Në fshatin Klos të Sulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastradrejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbënnjë dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.
  • 21. Monumentet natyrore Zona e Elbasanit së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.Dumreja, gjithashtu Pllaja e Dumresë, e njohur edhe me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re', është krahinë e njohur për numrin të madh e liqeneve të saj. Dumreja është zona kodrinore shtrihet përpara fushës së Myseqesë. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte tetktonike-vullkanike.
  • 22. “Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq.. Historia e ‘Ullirit të qejfit’ Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasiPalShuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, ThanasMeksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”.
  • 23. Krasta Krasta eshtenje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasenererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe njerrrugepersherbimet e ushtrisemeqenese ne ketekoder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin
  • 24. Turizmi në Elbasan Rreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e Shpatit. Llixhat e Elbasanit Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha.
  • 25. Gjinari Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit skive eksursioneve etj.
  • 26. Zejet e Elbasanit ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia. Kazazët Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, HimëGurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e KamberShupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi
  • 27. Cibukcinjte Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri. Opingarët dhe Saraçët Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër.
  • 28. USHQIMET “Vend të rëndësishëm në ushqimin tradicional të Elbasanit zënë mishi, perimet, brumërat, vaji i ullirit, gjalpi etj.. Në Elbasan ka një traditë shumë të gjatë të kulinarisë ballkanike, apo më saktë të kuzhinës osmane, nga që ka qenë një kështjellë, një qendër garnizoni osmane. Në Elbasan kanë mbetur disa ushqime që edhe në Turqi janë zhdukur“Do ta quanin bukë brenda bukës, sepse në fakt pjesa kryesore e bugaçes është peta, por nuk është ashtu. Sekreti i kësaj shije të papërsëritshme është sasia dhe cilësia e gjalpit. Nëse në rrethe të tjera përdoret kryesisht margarinë në pregatitjen e bugaçeve, Elbasani përdor vetëm gjalpin e dhisë dhe kur nuk arrin ta gjejë atë, gjalp deleje .
  • 29. Nje tjeter gatim tradicional i Elbasan -Tavë me kos – Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit është edhe “Tava me kos” (Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve, ndersa në Elbasan “Tavë kosi”.Tava me kos përgatitet me mish qingji ose keci, që pasi lahet kripet dhe i hidhet vaj, vendoset në tavë balte e futet në furrë. Kur skuqet, nxirret nga furra e pasi ftohet i hidhet lëngu që përgatitet me tas me vezë, miell e shumë kos. Piqet në furrë dhe pasi hiqet shërbehet e ftohtë. Një fakt tjetër me rëndësi është se Tava e Kosit bëhet ende në familjet e njohura të Kaninës. Në këto familje mbahet mend se IsmailQemali, kur erdhi në Vlorë më 1912, kërkoi t’i bënin tavën e vërtetë të kosit të Elbasanit. Në këto familje edhe sot Tava e Elbasanit bëhet për ditën e pavarësisë.
  • 30. -Tava me pistil- Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit, që ashtu si bugaçaja ka më shumë se dy shekuj që gatuhet nga amvisat, eshte “Tava me pistil”. “Është gjellë dimërore dhe kryesisht përgatitet me mish dashi e zakonisht në tavë balte. Përveç mishit material kryesor ka qepën, e cila pasi grihet shoqërohet me kripë e spec të kuq, shtypet me dorë e shtrihet në tavë. I vihet mishi, vaji, pak oriz dhe pistil i ndarë në pjesë, e më pas futet në furrë. Kjo lloj gjelle kryesisht shoqërohet në tavolinë me verë të bardhë”
  • 31.
  • 32. Dita e veres Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin,.. Porta zbukurohet me dege ulliri e cila simbolizon futjen e miresise. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me njeperkushtim te vecante hapinderen qe te futet e mira dhe te dali e liga. ". "Është festë me origjinë pagane, ku nuk ndërhyn feja dhe të gjithë festojnë kënaqësinë e stinës së pranverës",. "Ndoshta në vitet e komunizmit festa pati një " ndrydhje", pasi nuk festohej si dikurë, por prapë elbasanllinjtë gatuanin ballakumet, bënin kamë, dhe drekonin në lëndina", Dita e Verës, festa e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet. Rreth origjinës së festimit të saj nuk ka një "version" të qartë, por si festë pagane, Dita e Verës shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë
  • 33. Verorja - Zakon popullor Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fije ngjyre të kuq e të bardhë.Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.Por sot kjo gje ka ndryshuar verorja vendoset ne dore me 1 mars dhe hiqet kur sheh njedallëndyshe.Kur e heq veroren mendon njedeshire dhe e le veroren te ndonjë dege peme.Nese dallëndyshja e merr veroren atëherë dëshira do te plotësohet.Veroren mund ta vendosin te gjithë.
  • 34. Ballokumja Për festën e Ditës së Verës, 14 mars merret pak bar i njomë ose gjethe e njomë dhe futet në shtëpi. Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars, si më poshtë: Masat •0.5 kg sheqer normal •0.5 kg gjalpë (tëlyn) •1 kg miell misri i situr •50 gr miell gruri •8 kokrra vezë •1 filxhan kafeje qumësht një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi. Përgatitja Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohenvezetnje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti. Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët. Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes. Ne kete shkrim është shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje(pergatitet me hi te paster dhe uje,lihetper disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).
  • 35. Pjekja Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.