I. Lënda dhemetoda e studimit
HISTORIA E SHTETIT DHE SË DREJTËS është shkencë e përgjithshme juridike që merret me studimin e institucioneve shtetërore e
juridike në periudha të ndryshme të zhvillimit historik.
Ndahet në:
- Historinë e Përgjithshme të Shtetit dhe së Drejtës dhe
- Historinë Nacionale të Shtetit dhe së Drejtës.
Qëllimi dhe rëndësia e studimit të historisë së institucioneve shtetërore dhe juridike është njohja thelbësore me shtetin dhe të drejtën si
kategori shoqërore, klasore dhe historike. Studiuesit e shkencave juridike e konsiderojnë këtë lëndë të domosdoshme për juristët e
ardhshëm, në mënyrë që të mund të kuptohet saktë fenomenologjia e së drejtës dhe në përgjithësi shteti dhe e drejta bashkëkohore.
4.
“Historia est magistravitae”
Për diskutim:
Cila është shafqur e para në bashkësinë njerëzore, Shteti apo e Drejta?
5.
Metodat e studimit:
Historiae Shtetit dhe së Drejtës është shkencë shoqërore e cila në studimin e objektit të saj përdor METODËN E PËRGJITHSHME
SHKENCORE si të gjitha shkencat e tjera humane.
(Tërësinë e teknikave të hulumtimit për një temë të caktuar)
Ajo përdor edhe metoda të tjera si:
METODA HISTORIKE – që përbëhet nga mbledhja dhe zbulimi i të dhënave historike, sistematizimi, interpretimi dhe dëshifrimi dhe nxjerrja
e përfundimeve të argumentuara shkencore.
Si shkencë juridike, Historia e Shtetit dhe së Drejtës përdor edhe Metodën Dogmatike, Normativiste, Logjike, Komparative, etj.
6.
Relacionet me shkencate tjera:
Historia e Shtetit dhe së Drejtës ka relacione të ngushta me shkencat e tjera juridike si Teoria e së Drejtës (nga e cila merr të gatshme
nocionet e institucioneve shtetërore dhe juridike), apo me degët e tjera juridike si E Drejta Penale, Familjare, etj.
Me shkencat historike si:
- Kronologjia, merret me llogaritjen e kohës së ngjarjeve të ndryshme historike.
- Paleografia, merret me studimeve e shkrimeve të ndryshme dhe dëshifrimin e tyre.
- Hartografia, merret me studimin e hartave historike.
- Heraldika, merret me studimin e stemave dhe shenjave shtetërore.
- Numizmatika, merret me studimin e monedhave dhe medaljeve në periudha të ndryshme.
- Diplomatika, merret me studimin e diplomave, dokumenteve të vjetra dhe vërteton saktësinë e tyre.
7.
Zhvillimi i Historisësë Shtetit dhe së Drejtës si shkencë e veçantë:
Studime të së Drejtës janë bërë që në kohën antike me lindjen e shtetit dhe së drejtës skllavopronare (Qytet-shtetet Greke dhe në Romë),
por ato nuk ishin historike dhe krahasimtare sepse shtetet dhe të drejtat te popujt e tjerë konsideroheshin barbare.
As në periudhën e Feudalizmit nuk mund të flitet për studime historike të shtetit dhe së drejtës, sepse edhe më tutje E DREJTA trajtohej
në mënyrë dogmatike dhe studioheshin vetëm dispozita të caktuara.
Shkenca e Historisë së Shtetit dhe së Drejtës është paraqitur fillimisht në Francë në shekullin XVI-të, kur u paraqit nevoja e unifikimit të
zakoneve juridike dhe të Drejtës Publike, dhe më pas në Gjermani e në vende të tjera të Evropës.
Themeluesit e shkencës së Historisë së Shtetit dhe së Drejtës janë Lajbnici dhe Monteskie gjatë shekujve XVII dhe XVIII.
8.
Studimi i sëDrejtës në periudhën antike:
Herodoti konsiderohet baba i Historisë. Ai ka dhënë informacione të dobishme për shtetin e Persisë, Egjiptit dhe disa poliseve greke.
Sokrati, Platoni me veprën “Republika”, e sidomos Aristoteli me veprat “Kushtetuta e Athinës” dhe “Politika”.
Megjithëse në Romë u arrit shkalla më e lartë e zhvillimit të së Drejtës Skllavopronare, juristët romakë nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të
rëndësishëm për historinë e shtetit dhe së drejtës. (E DREJTA ROMAKE)
9.
Studimi i sëDrejtës gjatë shekujve VI - XVIII:
Kodifikimi i Justinianit është përmbledhja më e rëndësishme e së drejtës romake e cila nga shekulli XVII u quajt “Corpus Juris Civilis”.
Glosatorët (XI-XIII)
Shkollë juridike për studimin e së Drejtës Romake e paraqitur në qytetet e Italisë Veriore. Juristët e kësaj shkolle e bënin komentimin e
normave juridike të Korpusit. Komentet dhe shpjegimet e normave konkrete ata i shënonin ndërmjet rreshtave me qëllim të kursimit
të pergamenës që ishte shumë e shtrenjtë në atë kohë. Shënimet e tyre quheshin glosa prandaj edhe kanë marrë emrin Glosatorë.
Postglosatorët (XIII-XVI)
Postglosatorët janë juristët e shekullit XIII deri në XVI të cilët kanë interpretuar glosat dhe kanë eliminuar kundërthëniet në komentet
e glosatorëve.
Edhe pse postglosatorët qenë më të suksesshëm në shpjegimin dhe komentimin e Corpus iuris-it, edhe ata ngelën në suazat e
metodës dogmatike pozitiviste.
10.
Shkolla e juristëveelegantë (XVI-XVII)
Juristët e kësaj shkolle përpunuan në mënyrë kritike tekstet dhe burimet e së Drejtës Romake. Ata kanë dhënë një sistemim të
saktë të materialeve, prandaj janë quajtur elegantë. Kjo shkollë juridike është themeluar në Francë dhe quhet edhe shkolla
juridike franceze.
Shkolla e së Drejtës Natyrale
Themelues i kësaj shkolle: Historiani holandez, Hugo Grocius. Vepra e tij kryesore “Mbi të drejtën e luftës dhe paqes”.
Përfaqësues eminentë të kësaj shkolle janë edhe Hobsi, Loku, Monteskje, Ruso, etj.
Kjo shkollë ka bërë progres të rëndësishëm në historinë e mendimit juridik, sepse propagandonte përmbysjen e Feudalizmit dhe
Monarkisë Absolute si trajtë e sundimit. Sipas teorisë mbi kontratën shoqërore, të gjithë njerëzit me lindje i fitojnë disa të drejta
natyrale, kurse shteti, të cilin ata e krijojnë me kontratë, duhet të shërbejë vetëm si mjet i ruajtjes së këtyre të drejtave.
11.
Shkolla historike esë Drejtës
Shkolla Historike e së Drejtës ka lindur në Gjermani si reagim i Shkollës së të Drejtës Natyrale dhe Revolucionit Francez.
Përfaqësuesi më eminent i saj është filozofi i njohur gjerman Fihte, i cili kritikonte natyralistët për anashkalimin e faktorit
nacional në pikëpamjet e tyre juridike. “Shteti është vetëm produkt i popullit dhe secili popull synon ta ketë shtetin e vet”.
12.
Periodizimi i Historisësë Shtetit dhe së Drejtës:
Sipas tipit të shtetit dhe së drejtës:
Historia e Shtetit dhe së Drejtës periodizohet në: Skllavopronare, Feudale, Liberale (Bashkëkohore) dhe Socialiste
(mezokohë).
Sipas kronologjisë:
Historia e Kohës së Vjetër, Historia e Kohës së Mesme, Historia e Kohës së Re dhe Historia e Kohës më të Re.
13.
Burimet dhe monumentethistoriko-juridike:
Me burime nënkuptohen të gjitha të dhënat e shkruara dhe materiale që ofrojnë njohuri për ndonjë çështje të caktuar.
Burimet historike ndahen në tri grupe:
Monumentet e kulturës materiale – sendet e ndryshme të përdorimit personal e kolektiv si veglat e punës, armët, stolitë, objektet e banimit,
varrezat, etj. , në bazë të të cilave mund të konstatohet shkalla e zhvillimit të shoqërisë në periudha të ndryshme historike.
Dokumentet e shkruara – burimet më të rëndësishme historike, më të besueshmet dhe më të përdorshmet për studimet e institucioneve
shtetërore dhe juridike.
Ato ndahen në Burime Historike dhe Burime Historiko-Juridike.
Burimet gojore – janë të rëndësishme për studimin e së drejtës zakonore.
15.
Lindja e Shtetitdhe së Drejtës
Formimit të shtetit i ka paraprirë një periudhë shumë e gjatë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore e cila emërtohet si Bashkësi Primitive,
Shoqëri Parahistorike, etj.
Si rezultat i zhvillimit të forcave prodhuese dhe i paraqitjes së tepricave të prodhimit, popullsia u shtua dukshëm dhe filloi të vendosej
në qendra të përhershme banimi.
Koha e formimit:
Koha e formimit të shtetit të parë nuk mund të dihet me saktësi pasi ky shtet nuk ka qenë rezultat i një akti të caktuar juridiko-politik (siç
janë shtetet bashkëkohore). Por, sipas njohurive të deritashme historike, shtetet e para skllavopronare janë krijuar në mileniumin e
katërt para erës së re.
Burimet historike dëshmojnë se në vitin 3200 p.e.s. është bërë bashkimi i Egjiptit Verior dhe atij Jugor, ndonëse qytet-shtetet në Egjipt
të cilat quhen nome kanë ekzistuar shumë më përpara.
16.
SHTETET SKLLAVOPRONARE dhei tërë formacioni shoqëroro-ekonomik skllavopronar ka vazhduar deri në shekullin V të erës sonë. Si datë
orientuese merret rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit.
Në vitin 395 të e.r. Perandoria Romake u nda në atë të Perëndimit dhe të Lindjes me qendër në Konstandinopojë, kurse më 4 Shtator 476 kur perandori i fundit i
Perandorisë Romake të Përëndimit, Romulus Augustus u detyrua të abdikonte dhe nuk u zëvendësua, llogaritet si datë e rëndies së kësaj perandorie.
Klasifikimi:
Shtetet skllavopronare klasifikohen në SHTETET SKLLAVOPRONARE TË LINDJES SË LASHTË dhe SHTETET SKLLAVOPRONARE
PERËNDIMORE.
Shtetet e para skllavopronare të Lindjes së Lashtë janë krijuar dhe zhvilluar në zonat subtropike, në luginat e lumenjve të mëdhenj si Tigri,
Eufrati, Nili, Indi, Hoang Ho, etj. Kushtet e mira klimatike dhe më të përshtatshme për jetë janë faktori që kanë ndikuar në dekompozimin më
të shpejtë të bashkësisë primitive në këto zona.
17.
Karakteristikat:
Shtetet Skllavopronare, pavarësishtveçorive, kanë edhe disa karakteristika të përbashkëta:
Janë shtete eksploatuese – shoqëria është e ndarë në dy klasa themelore: skklavopronarë dhe skllevër.
Janë shtete me ekonomi natyrale – ekonomia e tregut paraqitet shumë vonë por asnjëherë nuk arrin të bëhet dominuese.
Janë shtete luftarake dhe pushtuese – lufta konsiderohej akt normal për zgjerimin e territoreve dhe fitimin e pasurisë.
18.
Janë shtete meideologji fetare – sundimtarëve u përshkruheshin veti hyjnore dhe ata konsideroheshin të dërguar të perëndisë në
tokë. Feja ishte politeiste deri në shekullin e tretë të erës së re kur zyrtarizohet në Perandorinë Romake.
Janë shtete të pabarazisë formalo-juridike – me norma juridike është sanksionuar pabarazia juridike, kurse për një periudhë shumë të
gjatë, skllavopronarët kishin të drejtën e ‘jetës dhe vdekjes’ mbi skllevërit.
Janë shtete me relikte të rendit të mëparshëm klano-fisnor – aparati shtetëror i pazhvilluar, funksionet e pushtetit shtetëror janë të
padiferencuara.
19.
Burimet :
Burimet mëtë njohura të shkruara për shtetet e Lindjes së Lashtë janë:
Për Egjiptin;
Historia e Egjiptit, nga kleriku Maneton (shek. III p.e.r.), Fragmentet e Ligjeve të Ramzesit II (shek. VIII p.e.r.) dhe Fragmentet e Ligjeve të
Bokhorisit (shek. XIII p.e.r.)
Për Babiloninë;
Kodi i Hamurabit (shek. XVII p.e.r.) dhe Ligjet e vjetra sumere (mileniumi IV p.e.r.)
Për Indinë;
Kadi Manu, Librat fetarë Vede dhe Upanishade dhe vargjet epike të Ramajanit dhe Muhabharates.
Për shtetin e vjetër Herbe; burim i rëndësishëm është Bibla e sidomos Besëlidhja e Vjetër.
20.
1. EGJIPTI
Egjipti ështënjëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të Lindjes së Lashtë. Ky shtet është paraqitur në mileniumin e katërt me
bashkimin e qytet-shteteve që ishin formuar përgjatë luginës së Nilit (NOMET).
Kulminacionin e zhvillimit e ka arritur në periudhën e Perandorisë së Re, e sidomos gjatë sundimit të Ramzesit II.
Për nga forma e pushtetit shtetëror EGJIPTI ka qenë monarki despotike e tipit oriental.
Në krye të shtetit qëndronte monarku i trashëgueshëm i cili quhej FARAON.
Ai kishte pushtet të pakufizuar, duke njësuar në personalitetin e tij pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Përfaqësonte shtetin
brenda dhe jashtë dhe ishte komandant suprem i forcave të armatosura.
21.
EGJIPTI kishte karakterteokratik. Faraonit i visheshin veti hyjnore, ndërsa quhej me tituj të ndryshëm si Zot i Shkëlqimit, Burim i Jetës, etj.
Shef i administratës së oborrit mbretëror ishte xhati të cilin e emëronte Faraoni.
Në kuadër të administratës, ishte shumë i zhvilluar dhe efikas shërbimi fiskal.
Ushtria ishte faktori më i rëndësishëm për realizimin e pushtetit shtetëror.
22.
2. BABILONIA
Në mileniumine IV p.e.r. në Mesopotami janë krijuar qytet-shtetet e para të quajtura patesiate.
Në pjesën jugore të Mesopotamisë (Sumer), në fund të mileniumit IV p.e.r. u formuan qytet-shtetet si Erida, Larsa, Isin, Ur, etj.
Në pjesën Veriore të Mesopotamisë (Akada), në fillim të mileniumit III p.e.r. u formuan qytet-shtetet si Nipuri, Babilonia, Sipari, etj.
Bashkimi i patesiateve në Mesopotami është bërë në fillim të mileniumit II p.e.r. në kohën e sundimit të Dinastisë Babilonase, sipas të
cilës u quajt më vonë shteti që arriti shtrirje edhe më të gjerë se Mesopotamia.
Kulmin e zhvillimit BABILONIA e arriti në shekullin XVIII-XVII p.e.r. e sidomos gjatë sundimit të Hamurabit dhe djalit të tij Samsulianit.
23.
2.1. Rregullimi shtetëror
Përnga forma e pushtetit shtetëror BABILONIA ka qenë monarki despotike, unitare dhe centraliste.
Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur lugar (që ka kuptimin e perandorit).
LUGARI përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i ushtrisë, ishte i vetmi organ legjislativ, ishte gjyqtari më
i lartë dhe kishte pushtetin më të lartë ekzekutiv.
Territori i shtetit ishte i organizuar në krahina administrative në krye të të cilave shakanaku.
Ushtria, si faktori më i rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit shtetëror, ishte e përhershme, profesionale, çdo qytetar i lirë ishte i
obliguar për shërbimin ushtarak.
24.
2.2. Burimet
Burimet kryesoretë së drejtës në Babiloni, ashtu si në të gjitha shtetet e Lindjes së Lashtë, kanë qenë:
e drejta zakonore (ishte burimi kryesor i së drejtës),
ligjet (fillimisht ato ishin nxjerrë në formën e urdhëresave verbale të sundimtarët, kurse më vonë janë bërë më përmbajtësore dhe
në formë të shkruar),
urdhëresat administrative (ishin burime formale që vlenin në rastet kur një çështje nuk ishte e rregulluar me të drejtën zakonore
dhe me ligj), dhe
praktika gjyqësore (ishte burim faktik i së drejtës edhe atëherë kur formalisht nuk pranohej nga sistemi juridik i një shteti).
25.
2.3. KODI IHAMURABIT
Kodi i Hamurabit është nxjerrë në gjysmën e parë të shek. XVIII p.e.r. nga sundimtari i Babilonisë, Hamurabi, prej edhe quhet me emrin e
tij.
është i shkruar në gjuhën akade, me alfabet kuneiform, është i gdhendur në një shtyllë të bazaltit me gjatësi 2.25 m, dhe është zbuluar
nga një ekspeditë arkeologësh francez në krye me Zhan Zhak de Morgan në vitin 1901/1902 në qytetin Suzi në jug-perëndim të Iranit të
sotëm.
Kodi përbëhet nga tri pjesë: Prologut, Tekstit Normativ dhe Epilogut.
Në prolog, Hamurabi thirret në fuqitë hyjnore, të cilat e kanë zgjedhur atë për të sunduar dhe e kanë urdhëruar që ta nxjerrë ligjin.
Në epilog, ai urdhëron që ligji të zbatohet gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij.
Pjesa më e rëndësishme e Kodit të Hamurabit është Teksti Normativ i cili përbëhet nga 282 nene.
26.
2.4. Karakteristikat eKodit të Hamurabit
Kodi i Hamurabit dëshmon se në Babiloni e drejta ishte relativisht e emancipuar nga religjioni;
Si në çdo shtet tjetër skllavopronar, e drejta kishte karakter klasor, d.m.th. sanksiononte pabarazinë formalo-juridike mes klasave
shoqërore;
Kodi tregon se në Babiloni ishte mjaft e zhvilluar E Drejta CIVILE, E Drejta PENALE, E Drejta e DETYRIMEVE dhe E Drejta MARTESORE
DHE FAMILJARE.
Neni 8 - Prona, sidomos ajo shtetërore, ishte jashtëzakonisht e mbrojtur. Hajni ishte i detyruar ta kthente dhjetëfishin, e në raste të caktuara edhe
tridhjetëfishin. Në qoftë se nuk ishte në gjendje ta bënte kompensimin, vritej.
Veprat penale në Kodin e Hamurabit janë ndarë në:
a) Veprat penale kundër shtetit,
b) Veprat penale kundër personit
c) Veprat penale kundër pasurisë.
28.
1. Periodizimi iFeudalizmit
Feudalizmi është formacion ekonomiko-shoqëror më i ri dhe më progresiv sesa ai skllavopronar. Fjala FEUDALIZëM vjen nga fjala germane
fief, që do të thotë pronë bujqësore. Pra, Feudalizmi bazën ekonomike e ka në marrëdhëniet pronësore juridike të krijuara mbi pronën
bujqësore.
Feudalizmi në Europë daton nga shek. V dhe ka zgjatur deri në fund të shek. XVIII.
Ndahet në tri periudha:
a) Feudalizmi i Hershëm (nga viti 476 – rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit – deri në fund të shek. X)
b) Feudalizmi i Zhvilluar (nga shek. X deri në fund të shek. XV)
c) Feudalizmi i Vonshëm (nga fundi i shek. XV deri në fund të shek. XVIII)
29.
Në Histori kaedhe një periodizim tjetër për Mesjetën dhe Kohën e Re. Disa autorë, fillimin e kohës së re e lidhin me zbulimin e Amerikës në
vitin 1492, disa të tjerë me rënien e Konstantinopojës (fundin e Perandorisë Bizantine) në vitin 1453.
2. Karakteristikat e Feudalizmit
Pavarësisht karakteristikave të veçanta në periudha të ndryshme të zhvillimit dhe në vende të ndryshme (Feudalizmi në Europën
Perëndimore, feudalizmi arab, ai në vendet sllave apo feudalizmi osman), ky rend ka edhe karakteristikat e përbashkëta që janë:
a) Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë (Baza e kësaj ekonomie ishte prona mbi tokën – feudi);
b) Ekonomia natyrale vazhdon të jetë dominante;
30.
c) Pabarazia socialedhe juridike (shoqëria e ndarë në dy klasa themelore: feudalët dhe bujkrobërit);
d) Kisha është faktori më i rëndësishëm shoqëror dhe politik;
e) Lëvizjet e mëdha dhe të rezistencës fshatare;
f) Dekadenca në zhvillimin e filozofisë, artit dhe shkencës;
3. Krijimi i shteteve të para feudale
Përpjekjet e latifondistëve (pronarëve të mëdhenj të tokave) në Perandorinë Romake për të gjetur zgjidhje për krizën e rëndë shoqërore
dhe ekonomike nga shek. III e më vonë, vendosën bazën e sistemit të ri feudal. Duke i shndërruar skllevërit në kolonë të cilëve u jepnin
parcela toke (pekulia) dhe vegla të punës në shkëmbim të një pjese të caktuar të prodhimit, latifonditët krijuan shtresën e re të nënshtruar
që do të quhen bujkrobër.
31.
Në shek. Vdisa provinca të Perandorisë Romake të Perëndimit filluan të pavarësohen duke krijuar shtetet e para barbare.
Shtetet barbare u krijuan si rezultat i ndikimit reciprok të elementeve patriarkale, skllavopronare dhe feudale.
Mbretëritë e para barbare janë:
Mbretëria e Vandalëve në Spanjë,
Mbretëria e Ostrogotëve në Itali,
Mbretëria e Burgundëve në Europën Qendrore, etj.
Shteti më i rëndësishëm, më i zhvilluar dhe më i qëndrueshëm nga shtetet barbare është ai i Frankëve.
32.
4. Shteti iFrankëve
Shteti i Frankëve është një shtet tipik i Feudalizmit të Hershëm që i takon grupit të ‘shteteve barbare’.
Frankët (grup i fiseve germane) nën udhëheqjen e Klodevikut, në fund të shek. V, përafërsisht në territoret e sotme të Francës Veriore,
Belgjikës Jugore, pjesëve jugore të Gjermanisë e deri në Zvicër, krijuan shtetin e tyre i cili qëndroi deri në gjysmën e shek. IX, kur u nda në
disa mbretëri dhe principata.
Zhvillimi i Shtetit të Frankëve ndahet në dy preiudha të mëdha:
a) Periudha e Merovingëve (sipas dinastisë që ka sunduar, prej themelimit deri në mesin e shek. VIII), dhe
b) Periudha e Karolingëve (nga mesi i shek. VIII deri në fund të ekzistimit të tij)
33.
Kulminacionin e zhvillimite arrin në periudhën e Karolingëve, sidomos gjatë sundimit të Karlit të Madh, i cili pushtoi gati të gjithë pjesën
perëndimore të Perandorisë së Dikurshme Romake. Në vitin 800 Karli i Madh edhe formalisht u kurorëzua Perandor i Perandorisë Romake,
duke i dhënë fund çështjes se kujt duhej t’i takonte sovraniteti i Perandorisë së Dikurshme Romake.
4.1. Rregullimi shtetëror
Shteti i Frankëve ka qenë monarki patrimoniale ose bashtinore. (Monarku kishte të drejtën supreme pronësore mbi territorin e shtetit
prandaj edhe quhen patrimoniale ose bashtinore).
Organi më i rëndësishëm i pushtetit shtetëror ka qenë monarku pushteti i të cilit bazohej në mundium (të drejtat dhe detyrimet e
monarkut të ngjashme me ato të babit në familje për t’i mbrojtur, pajtojë dhe zgjidhë konfliktet) ose banusin mbretëror ( e drejta e
monarkut për t’i urdhëruar diçka apo për t’u ndaluar diçka shtetasve të vet).
34.
Monarku ishte shefi shtetit, e përfaqësonte atë brenda dhe jashtë, ishte komandant i ushtrisë dhe forcave të tjera të armatosura dhe në
gjyqësi e kishte fjalën e fundit.
Të gjitha funksionet Monarku i kryente nëpërmjet aparatit administrativ të pallatit mbretëror.
Nga funksionarët e pallatit mbretëror dalloheshin: referendariusi (i cili përpilonte aktet e monarkut) dhe majordomi (drejtuesi i oborrit
mbretëror).
Ndër organet e tjera të rëndësishme të pushtetit shtetëror kanë qenë edhe: Kuvendi i Pallatit Mbretëror, Kuvendi i Magnatëve dhe
Kuvendi Kishtar.
Këto tri kuvende përbëjnë fillet e kuvendit përfaqësues shtresor që paraqitet në Feudalizmin e Zhvilluar.
.
35.
4.1.1. Organizimi ipushtetit lokal
Njësia themelore territoriale ishte civitates në krye të të cilës ishte komesi (për pjesët ku ishte ruajtur organizimi i administratës lokale
romake),
Njësia themelore territoriale ishte pagusi, në krye të të cilës ishte konti (për pjesët ku u vendos administrata franke).
Më vonë këto njësi janë shkrirë në një duke u quajtur kontea.
Në kohën e sundimit të Karlit të Madh u formua dukata në krye të të cilës ishte duka.
Dukata ishte njësi më e madhe sesa Kontea. Në këtë kohë janë krijuar edhe markat, që ishin njësi terriroriale të përbëra nga disa paguse.
36.
4.2. Burimet esë Drejtës
E Drejta në Shtetin e Frankëve nuk ishte unike. Ajo ishte konglomerat i sistemeve të ndryshme juridike.
Frankët aplikonin të drejtën zakonore (sipas parimit personal) të fiseve dhe të drejtën romake të cilën e kishin vulgarizuar.
Për shkak të mungesës së një të drejte unike, paraqitet nevoja e Kodifikimit të së Drejtës Zakonore të Fiseve dhe kështu u krijuan ligjet e
para të barbarëve të njohura në histori si “lex barbarorum”.
Ndër ligjet barbare janë të njohura: Ligji i Salikëve, Ligji i Burgundëve, etj.
Përpunimi i së drejtës romake për nevoja praktike të pushtuesve frankë krijoi “ligjet romake të barbarëve”.
37.
Përveç këtyre burimeveekzistonin edhe akte të ndryshme normative të sundimtarëve: dekrete, konstitucione, kapitulacione, etj.
Degët e së drejtës si e Drejta e Detyrimeve, e Drejta Sendore, e Drejta Familjare, e Drejta Trashëgimore dhe e Drejta Penale, njohin
zhvillim më të avancuar dhe më të sistemuar në Shtetin e Frankëve.
39.
1. FRANCA
Historia eFrancës ka filluar me Kontratën e Verdenit të vitit 843, me të cilën, pas një lufte të rreptë për pushtet ndërmjet pasardhësve
të Karlit të Madh, Shteti i Frankëve u nda në disa shtete dhe nga pjesët perëndimore të tij u krijua Franca.
Që nga fundi i shek. X procesi i feudalizimit kishte përfunduar dhe Franca kishte hyrë në fazën e Feudalizmit të Zhvilluar (Klasik) dhe në
të mbretëronte një partikularizëm i plotë në të gjitha fushat: ekonomi, politikë, rregullim shtetëror e juridik, kulturë, shkencë dhe art.
Franca ishte e ndarë në krahina të mëdha si Normandia, Flandria, Burgundia, etj., dhe në të cilat sundonin feudalët e mëdhenj. Në
shek. XI u dallua Normandia, duka i së cilës, Vilhelmi I Pushtuesi në vitin 1066 e pushtoi Anglinë.
40.
1.1. Shtresat shoqërore
NëFrancën feudale kanë ekzistuar këto shtresa shoqërore:
a) Shtresa klerikale – përbëhej nga klerikët dhe klerikët e lartë, pozita përcaktohej sipas thirrjes kishtare, ishte shtresa më e vjetër dhe
më autoritative dhe formalisht njihej si shtresa e parë.
b) Fisnikëria laike – përbëhej nga ata që kishin titullin e kalorësit (kavalierit) dhe ata që fitonin feude. Nga shek. XII statusi i fisnikut
feudal fitohej me trashëgim, duke e shndërruar këtë shtresë në një grup të mbyllur.
c) Njerëzit e lirë – përbëhej nga vilanët dhe popullsia e qytetit. Vilanë ishin të gjithë fshatarët e lirë dhe bujkrobërit e liruar, kurse
popullsia e qytetit ishte shtresa e njerëzve të lirë që jetonin në qytete dhe merreshin me zejtari dhe tregti (Lëvizja komunale).
d) Bujkrobërit – ishin shtresa me pozitën më të vështirë sociale dhe ekonomike dhe statusin juridik më të pafavorshëm. Statusi i tyre ka
ndryshuar pozitivisht deri pothuajse në zhdukjen e kësaj shtrese në Feudalizmin e vonshëm.
41.
1.2. Organizimi ipushtetit shtetëror
Organizimi i pushtetit shtetëror të Francës feudale mund të ndahet në dy periudha:
Prej shek. X deri në shek. XV, dhe
Prej shek. XV deri në shek. XVIII
Gjatë periudhës së parë (X-XV):
Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë monarki përfaqësuese shtresore.
Organet më të rëndësishme kanë qenë: Mbreti dhe Kuvendi Përfaqësues Shtresor.
Mbreti ishte sundimtar në tërë territorin e shtetit, por për shkak të partikularizmit, pushteti efektiv i tij nuk shtrihej në të gjitha
krahinat e Francës. Ishte komandant i forcave të armatosura dhe vendoste për luftën dhe paqen. Kujdes për mbrojtjen e
krishterizmit dhe luftonte kundër jobesimtarëve. Kujdesej për drejtësinë dhe ishte gjyqtari suprem në Francë.
42.
Në realizimin efunksioneve të tij Mbreti kishte krijuar një organ që quhej Kuria Mbretërore e cila përbëhej nga të
afërmit e mbretit dhe fisnikët e lartë feudalë. Ky organ ekziston deri në fund të Francës feudale por me emërtime si
Këshilli Mbretëror apo Këshilli i Madh.
Kuvendi Përfaqësues Shtresor ishte organi tjetër me rëndësi i cili përbëhej nga fisnikëria e lartë kishtare, fisnikëria e
lartë laike dhe përfaqësuesit e qyteteve. Kompetencat e këtij organi nuk kanë qenë të përcaktuara me ndonjë akt të
veçantë, por ai zakonisht merrej me çështje të luftës dhe paqes, miratimin e ndonjë ligji, caktimin e tatimeve dhe
taksave të reja, organizimin e administratës shtetërore, etj. Vendimet e kuvendit nuk kanë qenë të detyrueshme. Mbreti
nuk ka qenë i obliguar të veprojë sipas asaj që vendosej në kuvend.
43.
Gjatë periudhës sëdytë (XV-XVIII):
Gjatë kësaj periudhe Franca ka qenë Monarki Absolute. Pushteti i mbretit u forcua sidomos gjatë sundimit të Luigjit XIII, duke arritur
kulminacionin në kohën e Luigjit XIV.
Luigji XIV: SHTETI JAM UNË
Gjatë kësaj periudhe nuk thirrej më Kuvendi Përfaqësues Shtresor.
Kontribut të veçantë në forcimin e pushtetit mbretëror ka dhënë Kryeministri Risheljë, i cili e centralizoi dhe profesionalizoi administratën
shtetërore.
Administrata Shtetërore ishte e burokratizuar dhe përbëhej nga këto organe:
Këshilli Shtetëror – organi më i lartë i cili merrej me çështje politike,
Këshilli i Depeshave – i cili merrej me punë të brendshme,
Këshilli i Financave – i cili merrej me çështjet e financiave, dhe
Këshilli i Fshehtë – i cili kishte rolin e Gjykatës Supreme.
44.
1.3. E DrejtaKanonike
E Drejta Kanonike është e Drejtë Kishtare dhe bie në të Drejtën e Përgjithshme. Ajo ka disa burime që paraqesin një sistem të veçantë të së
drejtës. Kulmin e zhvillimit në Francë e ka arritur në shek. XIII dhe përveç çështjeve kishtare, ajo rregullonte edhe marrëdhëniet martesore,
trashëgimore, pjesë të së drejtës penale e procedurale, etj.
E Drejta Kanonike ka rëndësi juridike sepse për një kohë të gjatë ka shërbyer si sistem i vetëm i së drejtës në shtete të ndryshme feudale.
Konsiderohet ‘E Drejtë’ sepse shteti i jepte mekanizmin e sanksionit në kompensim të mbështetjes për pushtetin e monarkut.
“Sundimtari s’është gjë tjetër veçse mëkëmbës i Perëndisë i cili duhet t’i zbatonte porositë e tij”
45.
Megjithatë, përplasjet sistematikesi pasojë e tendencave për dominimin e kishës mbi shtetin dhe të shtetit mbi kishën, shkaktuan ndarjen
definitive të Kishës në vitin 1054 në Kishën Ortodokse (Konstantinopoja) dhe Kishën Katolike (Roma).
Burimet e së Drejtës Kanonike ndahen në:
Burime themelore, që vlejnë për të gjitha kishat e krishtera dhe ndryshe quhen burime kanonike (Bibla, Tradita Apostolike, Legjislacioni
Kishtar dhe e Drejta Zakonore), dhe
Burime të Veçanta, që vlejnë vetëm për njërën nga kishat e krishtera (vendimet dhe urdhëresat e Papëve, etj.).
.
46.
2. PERANDORIA OSMANE
Shtetii turqve Osmanlinj u krijua në fund të shek. XIII ose fillim të shek. XIV, kur u shkatërrua Shteti i Selxhukëve nga kriza e brendshme dhe
sulmet monogole. Feudet në këtë shtet quheshin bejleke dhe në krye të bejlekut të Bursas ishte Osmani sipas të cilit e ka marrë edhe emrin.
Për nga forma e rregullimit shtetëror, Shteti Osman ndahet në dy periudha:
Nga fundi i shek. XIII deri në shek. Deri në gjysmën e shek. XIX – Monarki Absolute me karakter të theksuar fetar, dhe
Nga gjysma e shek. XIX deri në fillim të shek. XX – Monarki Kushtetuese me disa elemente të shtetit fetar.
47.
2.1. Organizimi ipushtetit shtetëror
Organi kryesor i pushtetit shtetëror ishte:
Sulltani ose Padishahu – organi më i lartë që kishte pushtet të pakufizuar dhe në të cilin bashkohej pushteti laik e ai fetar. Ishte
komandant suprem i forcave të armatosura, vendoste për paqen dhe luftën, përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte autoriteti më i
lartë ekzekutiv dhe instanca e fundit gjyqësore.
Pas vendosjes së kryeqytetit në Konstantinopojë, organet e larta të pushtetit u organizuan në magjistratura:
Këshilli i Vezirëve – ishte organi më i rëndësishëm administrativ i përbërë nga 7 vezirë dhe në krye të tyre ishte Veziri i Madh ose
Sadriazemi. Për nga funksionet, ky organ ka qenë i përafërt me atë që sot përfaqëson organi i qeverisë.
48.
Kadi askerët –kanë qenë gjyqtarë suprem civilë dhe ushtarakë.
Defterdarët – kanë qenë funksionarë të lartë financiarë. Ata udhëhiqnin librat (defterët) mbi financat shtetërore.
Nishanxhinjtë – kanë qenë sekretarë personal të sulltanit dhe kishin për detyrë të kujdeseshin për formën e akteve të tij.
Pushteti lokal ishte i organizuar në:
Vilajeti – njësia më e madhe territoriale në krye të të cilës ishte Valiu.
Sanxhaku – njësi më e vogël se vilajeti dhe që udhëhiqej nga Sanxhakbeu.
Nahija – njësi më e vogël se sanxhaku dhe që udhëhiqej nga Subasha.
49.
2.2. E DREJTAE SHERIATIT
Në Perandorinë Osmane kanë ekzistuar dy sisteme juridike paralele: E Drejta e Sheriatit dhe E Drejta Laike.
E Drejta e Sheriatit është e Drejtë Teokratike Islame, e paprekshme dhe e pazëvendësueshme. Ajo nuk rregullon vetëm marrëdhënieve
fetare, por edhe marrëdhëniet shoqërore në tërësi.
Fjala Sheriat vjen nga fjala sherie që do të thotë rrugë (rrugë e drejtë, rruga e shpëtimit).
E Drejta e Sheriatit mbështetet në Burimet Themelore dhe Burimet Plotësuese.
a) Kurani – libër i shenjtë i besimit islam. Sipas muslimanëve, Kurani është shpallja e Allahut i cili nëpërmjet të dërguarit të tij, Profetit
Muhamed, i është drejtuar njerëzimit. Teksti i Kuranit ndahet në 114 sure (kapituj), ndërsa suret ndahen në ajete dhe Kurani ka gjithsej
6666 ajete.
50.
Hadithi (sunneti)ose Tradita– është tërësia e këshillave, urdhëresave dhe deklarimeve të Muhamedit, të cilat janë regjistruar dhe
përshkruar shumë vjet pas vdekjes së Profetit.
Ixhma ose Doktrina – ishte instrument i rëndësishëm për zgjidhjet juridike që nuk ishin të parapara në Kuran dhe në Hadith, të cilat
përcaktoheshin nga Ulemaja (dijetarët e Islamit) dhe duhet të ishin patjetër në frymën e Kuranit, si dhe
Kijasi ose Analogjia Juridike, është burimi i katërt i Sheriatit dhe që nënkupton zgjidhet në bazë të ngjashmërisë që juristët islam
aplikonin në rastet që nuk ishin të parapara në Kuran dhe Hadith.
Burimet Plotësuese të Sheriatit janë:
Er Rei – burim plotësues që nënkupton zgjidhjen e rasteve konkrete sipas ndërgjegjes së gjyqtarit, dhe
Urf-Adetet – burim plotësues që nënkuptonte të drejtën zakonore të një bashkësie shoqërore.
52.
1. Lindja eShtetit Liberal
Formacioni ekonomiko-shoqëror borgjez është rezultat i revolucioneve industriale, shkencore dhe militariste, avancimit të vetëdijes
qytetare dhe ndikimit orientues të mendimtarëve si Dekarti, Spinoza, Hobsi, Monteskie, Lajbnici, etj. për përmbysjen e ancien regime
(regjimit të vjetër).
Fjala ‘BORGJEZI’ vjen nga fjala frënge bougeosie që në bazë të kuptimit të mëhershëm të fjalës ‘bourg’ do të thotë qytezë, qytetari.
Institucionet Shtetërore dhe Juridike të periudhës Liberale janë shprehje e parimeve të lirisë dhe barazisë së njerëzve para ligjit, lirive
qytetare dhe politike, sovranitetit shtetëror, kushtetutshmërisë dhe parlamentarizmit, qarkullimit të lirë të njerëzve e të mallrave,
disponimit të lirë dhe të pacënueshëm të pronës private, ekonomisë së tregut, etj.
53.
Revolucioni Industrial nënkuptonprocesin e kalimit nga prodhimi me dorë në atë me makinë ndërmjet periudhës nga 1760 deri në 1840.
Ky revolucion ka filluan në Angli, sepse shumica e shpikjeve teknologjike janë bërë në këtë vend dhe më pas janë shpërndarë në vendet
e tjera të Europës.
Zbulimi i lokomitivës me avull që shfrytëzon djegien e qymyrit (energjinë termike) për lëvizje, nga Uilliam Murdok në vitin 1829, ka pasur
ndikim të jashtëzakonshëm në transportin e njerëzve dhe mallrave.
Autorët e Historisë së Institucioneve Juridike dhe Shtetërore, si dhe të Historisë Politike, pajtohen se kufiri kohor i lindjes së shtetit liberal-
borgjez, të llogariten ngjarjet madhore si Revolucioni Amerikan më 1776 dhe ai Francez më 1789.
54.
1.1. Karakteristikat eshtetit dhe shoqërisë liberale
Ndonëse jo të gjitha shtetet liberale janë tërësi identike, pavarësisht krijimit nga revolucionet borgjeze, luftërat qytetare apo zhvillimet
evolutive, ato kanë disa karakteristika të përbashkëta:
a) Marrëdhëniet e reja në prodhim dhe garë e ashpër ekonomike ndërmjet shteteve;
b) Prona private - e pacënueshme dhe e patjetërsueshme;
c) Konfliktet politike të shtresave shoqërore, lufta për pushtet politik;
d) Gara për koloni ndërmjet fuqive të mëdha të Europës;
e) “Lufta e Ftohtë” mes Perëndimit dhe Lindjes që përfundon me kolapsin e socializmit;
f) Ndarja e shtetit nga feja;
55.
1.2. Periodizimi ishtetit dhe së drejtës liberale
Shteti dhe e Drejta Liberale (periudhë që vazhdon edhe sot), mund të thuhet se ka kaluar nëpër tri faza të rëndësishme të zhvillimit:
Periudha e Parë – Liberalizmi Borgjez (periudha që karakterizohet me mosndërhyrjen e shtetit në ekonomik, shprehjen e ekonomistit
Vincent De Gournay: ‘laissez Faire, Laissez Passer’ dhe e cila zgjat deri në vitet ’70 të shek. XIX);
Periudha e Dytë – Imperializmi (periudha kur fuqizohen shumë shtetet imperiale të Europës dhe përveç Anglisë e Francës shfaqen edhe
Gjermania e Austro-Hungaria si fuqi botërore dhe e cila zgjat deri në fund të Luftës së Parë Botërore);
Periudha e Tretë - Shteti modern (periudha që fillon me përfundimin e Luftës së Parë Botërore dhe zgjat edhe sot e kësaj dite. Ajo mund
të ndahet në dy nënfaza: e para, deri me rënien e komunizmit në vitin 1990 kur Bota polarizohet në dy blloqe – SHBA dhe BRSS, dhe e
dyta, pas rënies së komunizmit).
56.
1.3. Rregullimi shtetërornë periudhën liberale
Pas revolucioneve borgjeze, shumica e vendeve Europiane kanë rregulluar strukturën e tyre shtetërore mbi bazën e parimeve të
proklamuara të lirive dhe të drejtave të njeriut:
Magna Carta Libertatum (1215) – si bërthamë e të drejtave dhe kufizimit të pushtetit monarkik,
Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve (1776), dhe
Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit e Francës (1789)
Gjatë periudhës liberale (bashkëkohore), shteti paraqitet në dy trajta themelore të qeverisjes: Monarki dhe Republikë.
57.
Pas një periudherelativisht të gjatë të Monarkisë Absolute në Rusi, Turqi, Austri e të tjera, shtetet me formën e sundimit Monarkist do të
transformohen më vonë në Monarki Kushtetuese Parlamentare.
Trajta më e përhapur e qeverisjes monarkike është ajo e monarkisë parlamentare, me të cilën karakterizohen Britania e Madhe, Belgjika,
Suedia, Norvegjia, Holanda, etj.
Element me rëndësi në ndërtimin e strukturës parlamentare është pluralizmi politik (partitë politike si grupacione ideologjike që kanë për
qëllim marrjen e pushtetit).
Përgjatë fazave të ndryshme të historisë liberale dallohen regjimet bipartiake dhe ato shumëpartiake.
Që në fillet e periudhës liberale është paraqitur edhe Republika e cila paraqitet në dy forma themelore: Republika Parlamentare dhe
Republika Presidenciale.
58.
1.4. Parimet erregullimit të shtetit liberal
Krahas parimeve kryesore që theksojnë dijetarët e shquar të kësaj periudhe si Ruso, Monteskie, etj. të lirisë dhe barazisë midis njerëzve,
shteti dhe e drejta liberale mbështeten edhe në parime të tjera jurisike dhe politike:
Parimi i Sovranitetit – parim që shpreh karakterin suprem të pushtetit shtetëror brenda territorit të shtetit dhe pavarësinë e tij në raport me
shtetet e tjera. Nga ky parim derivojnë nocionet për sovranitetin nacional dhe atë popullor. Ruso në “Kontrata Shoqërore”, Monteskie në
“Fryma e Ligjeve” kanë përpunuar parimin e ‘sovranitetit i cili i takon popullit’. Deklarata e Pavarësisë e SHBA-ve (1776) dhe Deklarata për të
Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit në Francë (1789) i kushtojnë kujdes të veçantë këtij parimi.
Parimi i konstitucionalizmit – parim që shpreh idenë mbi nevojën e ndërtimit të strukturës shtetërore përmes një akti themelor juridik e
politik që quhet Kushtetutë. Ky parim obligon që struktura dhe të gjitha aktet juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore në
një shtet duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën.
60.
1. Krijimi
Në shek.X burimet historike hasin për herë të parë në emërtimin Mbretëria e Anglisë.
Zhvillimi i saj juridik-shtetëror periodizohet në tri faza të rëndësishme:
Faza e parë – ajo e vënies së themeleve të monarkisë shtresore, nga shek. XI deri në shek. XIII;
Faza e dytë – ajo e zhvillimit të monarkisë shtresore mesjetare, nga shek. XIII deri në shek. XVI;
Faza e tretë – ajo e monarkisë absolute, si dhe ndryshimeve të mëdha shoqërore politike dhe ekonomike, nga shek. XVI deri në gjysmën e
shek. XVII (Lufta Qytetare në Angli);
61.
Faza e parë,kur Anglia sundohej nga mbretërit anglo-normanë dhe anzhuinë, karakterizohet nga lufta e ashpër e baronëve anglezë
dhe mbretit për decentralizimin e pushtetit monarkik. Si rezultat i kësaj lufte, në vitin 1215 Mbreti Johani pa Tokë u detyrua të
nënshkruajë aktin më të rëndësishëm politiko-juridik të asaj kohe - Magna Carta Libertatum, e cila paraqet modelin e parë të Kartës
Kushtetuese.
Magna Carta ka afirmuar fuqishëm parimin e përfaqësimit në një organ shtetëror i cili fillimisht është quajtur Magnum Concilium dhe
në vonë Parlament.
Parlamenti Anglez, i cili do të bëhet bërthama kryesore për zhvillimin e parlamentarizmit në përgjithësi, nga shek. XIV do të ketë
strukturë dydhomëshe: Dhoma e Lartë – Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Ulët – Dhoma e Komunave.
Faza e fundit e zhvillimit shtetëror, e cilësuar si faza e monarkisë absolute, pavarësisht ndryshimeve të strukturës gjatë Luftës Qytetare
(Revolucionit Borgjez në Angli 1642-1658), do të përshkohet nga qeverisja e dy dinastive: Dinastisë së Tjudorëve (1485-1603) dhe
Dinastia e Stjuartëve (1603-1714).
62.
Pas vitit 1714,Anglia hyn në periudhën e sundimit të Dinastisë së Hanoverit me kurorëzim të princëve gjermanë. Gjatë kësaj kohe fillon
forcimi gjithnjë e më i madh i Kabinetit Ministror dhe Parlamentit.
Raportet e mbretit me organet e tjera të pushtetit shprehen nëpërmjet maksimave të njohura: The King can not do wrong (Mbreti s’mund
të gabojë), The King can not act alone (Mbreti s’mund të veprojë i vetëm) dhe The King reigns but does not govern (Mbreti sundon por
nuk qeveris).
Anglia po ashtu dallohet si fuqi jashtëzakonisht e madhe koloniale në botë. Përveç kolonive në Amerikë, ajo nënshtron edhe shumë vende
të tjera si Kanadaja, India, Australia, Zelanda e Re, etj. Nga viti 1707 Parlamenti Anglez miratoi Aktin e Unionit (Act of Union) me Skocinë
duke formuar Britaninë e Madhe, kurse nga viti 1801 e detyroi Irlandën që të nënshkruajë Aktin e Unionit, duke u emërtuar si Mbretëri e
Bashkuar.
63.
1.2. Rregullimi shtetëror
MeLuftën Qytetare, përkatësisht me Revolucionin Borgjez (1642-1658), Anglia u shkëput më herët se vendet e tjera nga qeverisja
absolute. Pas epokës së Oliver Kromwellit (1649-1657) kur Anglia ishte proklamuar si republikë, me Revolucionin e Lavdishëm (Glorious
Revolution 1688 – rrëzimi i mbretit James II pa luftë, me ‘tradhëtinë’ e gjeneral Çërçillit – stërgjyshit të Uinston Çërcillit – i cili kaloi në anën
e Uilliam Orange – Uilliam Portokallit), Anglia do të proklamohet si Monarki Kushtetuese.
Sistemi kushtetues anglez është specifik sepse mbështetet në një sërë dokumentesh – aktesh juridike si: Magna Carta Libertatum (1215),
Petition of Rights (1628), Instrument of Government (1653), Habeas Corpus Act (1679) dhe Bill of Rights (1689), por nuk ka një kushtetutë të
shkruar si akt të vetëm.
64.
Karakteristikë e përgjithshmee këtyre akteve është tendenca e sforcuar për kufizimin e kompetencave të Mbretit në raport me
Parlamentin.
Bazuar në këto akte juridike dhe në angazhimin e vazhdueshëm të rrymave politike në Parlament (torët dhe vigët nga të cilët derivojnë
sot dy partitë kryesore britanike; Partia Konservatore dhe ajo Liberale), Mbretëria e Bashkuar është konsoliduar si Monarki Kushtetuese
me një Parlamentarizëm të theksuar.
Organet kryesore të pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar janë:
Mbreti,
Parlamenti dhe
Kabineti.
65.
1.2.1. Mbreti
Mbreti ështëorgani më i lartë i pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar, por si cili që nga Lufta Qytetare ka filluar të zbehet në
mënyrë sistematike, duke e kthyer atë në një institucion simbolik, politikisht të paanshëm dhe të papërcaktuar.
Në sistemin parlamentar anglez, Mbreti pranohet de jure si kreu i shtetit dhe sovran i tij por i cili nuk qeveris (The King reigns but does
not govern).
1.2.2. Parlamenti
Origjina e Parlamentit në Angli daton nga koha e Magna Carta Libertatum (1215) me të cilën u krijua Këshilli i Madh, organ që nga viti
1265 do të quhet Parlament.
Në vitin 1295 Parlamenti Anglez bëhet dydhomësh dhe këtë strukturë e ka edhe sot.
66.
a) Dhoma eLartë (Dhoma e Lordëve) është formuar në vitin 1322. Lordët emërohen nga Kurora Mbretërore, në bazë të propozimit të
Kryeministrit. Marrëdhëniet e saj me Dhomën e Ulët janë të rregulluara me Parliament Act të nxjerrë në vitin 1911. Dhoma e Lordëve ka
të drejtën e vetos suspensive, që nënkupton fuqinë e pezullimit të akteve të miratuara nga Dhoma e Poshtme, por në qoftë se i njëjti
akt kalon pa ndryshime për të tretën herë, atëherë ai do të hyjë në fuqi me nënshkrimin e Mbretit. E në rast se Mbreti refuzon ta
nënshkruajë, i njëjti do të hyjë në fuqi pas kalimit të periudhës dy vjeçare ndërmjet sesionit të parë kur është shqyrtuar dhe sesionit kur
është miratuar për herë të tretë.
b) Dhoma e Ulët (Dhoma e Komunave) është formuar në vitin 1344. Ajo është bartëse e jetës politike në Angli dhe përbëhet nga 650
deputetë të zgjedhur nga një proces zgjedhor, me mandat 5 vjeçar. Fuqia kryesore e Dhomës së Ulët shprehet në funksionin legjislativ
dhe rolin e posaçëm në relacion me qeverinë. Ajo e zgjedh Kabinetin i cili edhe i përgjigjet asaj, dhe përbëhet kryesisht nga
përfaqësuesit e zgjedhur të dy partive kryesore në Angli.
67.
1.2.3. Kabineti
Kabineti ështëorgani më i rëndësishëm i cili ushtron funksionin udhëheqës dhe mbikëqyrës të pushtetit ekzekutiv në Mbretërinë e
Bashkuar. Formohet në bazë të rezultateve të dala nga Zgjedhjet Parlamentare për Dhomën e Ulët, udhëhiqet nga Kryeministri (Prime
Minister) sipas nominimit partiak në garën zgjedhore, përbëhet nga ministrat e resorëve përkatës dhe është strukturë homogjene
(përfaqësues të partisë që i fiton zgjedhjet).
1.3. E Drejta në Angli
Sistemi juridik në Angli përshkohet me karakteristika mjaft të dallueshme nga e Drejta e vendeve të tjera të Europës Kontinentale.
Veçoritë e së Drejtës Angleze fillojnë që në shek. XIII me Magna Carta Libertatum dhe krijimin e Parlamentit, kur shfaqen elemente të
barazisë qytetare para ligjit, të pronës private dhe pacënueshmërisë së saj, etj.
68.
Veçoria kryesore dheqë paraqet thelbin e të Drejtës Angleze është mbështetja në tradicionalizëm.
Veçoritë e tjera kanë të bëjnë me burimet e saj e të cilat janë: E Drejta e Përgjithshme (Common Law), Sistemi i Drejtësisë (Equity
Law) dhe e Drejta Statutare (Statute Law).
E Drejta e Përgjithshme (Common Law) është doktrina e krijuar mbi bazën e precedentëve gjyqësor dhe që reflekton thelbin e
sistemit anglosakson të së Drejtës. Common Law ka marrë karakterin e së drejtës së përgjithshme sepse kishte epërsi ndaj të drejtës
partikulare gjatë tërë periudhës së Mesjetës. Pacënueshmëria e kësaj doktrine ka vazhduar deri në vitin 1966 kur Gjykata e Lartë
mund ta ndryshonte precedentin.
69.
Statute Law ështësistem i posaçëm i burimeve të së drejtës, si rezultat i aktivitetit legjislativ të mbretërve anglezë dhe parlamentit, me të cilin
rregullohen marrëdhënie të caktuara në fusha të ndryshme të së drejtës.
Equity Law është tërësia e normave juridike të krijuara nga Mbreti dhe nga Gjykata e Kancelarisë e cila është emërtuar edhe si Court of
Equity. Ky sistem i së drejtës lind si rezultat i ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me vendimet e Common Law-it dhe mbi bazën e të
cilave Mbreti themelon një gjykatë të posaçme – Court of Chancery. Karakteristikë e kësaj gjykate ka qenë mbështetja ndaj frymës së re
borgjeze e cila e ka përshkuar tërë veprimtarinë e saj.
70.
Parimi i ndarjessë pushtetit – parim i përpunuar nga Monteskie në veprën e tij “Fryma e Ligjeve” dhe që nënkupton nevojën e ndarjes së
tri pushteteve; legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Parimi i përfaqësimit të popullit – parim që nënkupton të drejtën e qytetarëve të moshës madhore për të zgjedhur dhe për të qenë i
zgjedhur (të drejtën aktive dhe pasive të votës).
Parimi i shumëpartishmërisë – parim që shpreh garën ndërmjet grupacioneve të ndryshme politike për përfaqësim në organin legjislativ.
Ekzistojnë dy modele kryesore të shumëpartishmërisë: bipartizmi (sistemi dy partiakë) dhe polipartizmi (sistemi shumëpartiakë).
71.
1.5. Karakteristikat epërgjithshme të së drejtës liberale
E Drejta Borgjeze është jashtëzakonisht më e zhvilluar se të drejtat e mëparshme (skllavopronare dhe feudale), është shprehje e veçorive
dhe parimeve të shtetit liberal.
a) Barazia e njeriut dhe qytetarit para ligjit;
b) E drejta e disponimit të lirë, të pacënuar dhe tjetërsimit të pronës private;
c) Zhvillimi i hovshëm i degëve të së drejtës dhe të drejtës ndërkombëtare;
d) E Drejta është sistem unik dhe i përgjithshëm (përfundon e drejta partikulare);
e) Studimet për të drejtën ngriten në nivel të lartë shkencor (universitet);
f) Ligjet janë burimi kryesor i së drejtës, duke e lënë të drejtën zakonore në vend të dytë;
g) Kodifikimi i së drejtës – Kodi Civil Francez 1804 dhe ai Austriak 1811;
h) Formësimi i sistemit kontinental dhe atij anglosakson të së drejtës;
i) Sistemi i së drejtës amerikane – ndërmjet Common Law dhe Të Drejtës Kontinentale;
72.
1.6. Burimet esë Drejtës
Në periudhën e shtetit dhe së drejtës liberale, burimet e së drejtës, pavarësisht të drejtës kontinentale apo anglosaksone, janë më të
shumta dhe më të shumëllojshme:
a) Ligjet
b) Dekretligjet
c) E drejta zakonore
d) E drejta e recipuar romake
e) Praktika gjyqësore
74.
1. Formimi
Krahasuar meshtetet e tjera, procesi i krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është tërësisht i ndryshëm.
SHBA-të formohen si rezultat i shkëputjes nga fuqitë koloniale të Europës, nga një substrat heterogjen i popullsisë e cila përbëhej
nga njerëz të gjuhëve, kulturave dhe bindjeve të ndryshme religjioze.
Pas zbulimit të Amerikës në vitin 1492, Fuqitë Europiane filluan garën për kolonizimin e tokës së re. Gjatë shek. XVI dhe në fillim të
shek. XVII, Anglia, Franca, Spanja, Portugalia dhe Holanda formuan kolonitë e tyre në tërë kontinentin. Kolonët europianë fillimisht
janë vendosur në bregun lindor (Atlantiku), por me kalimin e kohës ata u shtrinë edhe në pjesën kontinentale.
Procesit të pavarësimit të SHBA-ve u ka paraprirë Deklarata e të Drejtave e Virgjinias e vitit 1775. Kjo deklaratë e disa kolonive në
krye me Virgjinian, proklamonte të drejtat e natyrshme të njeriut që të jetojë, të ketë liri dhe të drejtën e pronës dhe të ketë fat e
siguri.
75.
1.1. Shpallja ePavarësisë
Parimet e Deklaratës së Virgjinias ishin të inspiruara nga idetë e mëhershme të Gjon Lokut dhe ato të Tomas Pejnit (Thomas Paine) i
cili në pamfletin e quajtur ‘Common sense’, vlerësonte se ekzistonin vetëm dy mundësi: nënshtrimi i përhershëm ndaj mbretit tiran e
qeverisë së pafuqishme, ose liria dhe fati në kuadër të republikës së vetëmjaftueshme dhe të pavarur.
Pas luftimeve të përgjakshme dhe disa humbjeve të forcave angleze, më 7 qershor 1776, një politikan nga Virgjinia, Hiçard Henri Li
(richard Henry Lee), shpalli Rezolutën hyrëse në të cilën theksohej se “këto koloni të bashkuara kanë të drejtë të jenë të lira dhe shtete
të pavarura”.
Më 11 qershor 1776, ‘baballarët themelues’ të SHBA-ve të cilët hartuan Deklaratën e Pavarësisë ishin: Tomas Xheferson nga Virgjinia,
Benxhamin Frenklin nga Pensilvania, Xhon Adams nga Masasuçets, Roxher Sherman nga Konektikat dhe Robert Livingston nga Nju
Jorku.
76.
Tekstin e Deklaratëse ka shkruar kryesisht Tomas Xheferson. Pas shqyrtimit dhe miratimit të rezolutës së Riçard Henri Li më 1 korrik 1776,
Kongresi (12 nga 13 kolonitë) miratoi edhe Deklaratën e Pavarësisë më 4 korrik 1776. Nju Jorku u deklarua ‘për’ më 15 korrik 1776.
Thelbi i Deklaratës së Pavarësisë ishte marrë nga parimet e Xhon Lokut në veprën “Shqyrtime të tjera për shtetin”, duke proklamuar tri
parime themelore: e drejta në jetë, në liri dhe në kërkim të fatit.
Deklarata e Pavarësisë paraqet aktin më të rëndësishëm në historinë e SHBA-ve. Nga statusi i kolonive britanike, ato tani hynë në
familjen e shteteve të pavarura me rregullim shtetëror republikan. Përveç shkëputjes nga Kurora Mbretërore Britanike, Deklarata do të
reflektojë në esencë edhe revolucionin demokratik amerikan (hyrja e SHBA-ve në procesin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike
kapitaliste).
77.
Mbretëria Britanike nukdo të pajtohet me deklaratën dhe përpjekjet ushtarake për ta penguar pavarësinë e SHBA-ve dështojnë për dy
arsye: e para, sepse ushtria amerikane kishte arritur të konsolidohet mjaft mirë, dhe e dyta, sepse në këtë kohë Anglisë i kishin shpallur
luftë edhe Franca, Spanja dhe Holanda.
Në vitin 1783, Anglia detyrohet të hyjë në bisedime për paqe me SHBA-të. Pas bisedimeve të vështira, më 3 shtator 1783 arrihet
marrëveshja e njohur si Traktati i Paqes në Paris dhe me të cilën Britania e Madhe njeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend i lirë dhe
i pavarur.
Për sa i përket rregullimit shtetëror, Xhon Dikenson nga Pensilvania kishte hartuar një projekt të quajtur Nenet e Konfederatës (Articles of
Confederation) i cili në vitin 1777 u miratua nga Kongresi. Nenet e Konfederatës përcaktuan emërtimin e kolonive të pavarura si Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, të cilat do të jenë të organizuara në një shtet të përbërë – konfederatë dhe me formë të qeverisjes republikë.
78.
Me dekretin evitit 1787 “North West Ordinance”, Kongresi kishte përcaktuar kriteret për territoret në Perëndim dhe Veri që dëshironin t’i bashkoheshin
unionit.
SHBA-ve iu bashkangjitën edhe territore të cilat i ka blerë siç është rasti i Alaskës të cilën e blen nga Rusia në vitin 1867.
Duke u mbështetur në parimet e “Frymës së Ligjeve” të Monteskie, SHBA-të në vitin 1787 do të miratojnë Kushtetutën e re e cila do të hyjë në fuqi një vit më
vonë.
Kushtetuta e SHBA-ve përmban 7 nene dhe 27 amandamente.
Me këtë kushtetutë, SHBA-të përcaktohen si Federatë me formë të qeverisjes Republikë, duke u bazuar në parimin e ndarjes së tri pushteteve: pushtetit
përfaqësues legjislative që ushtrohet nga Kongresi, pushtetit ekzekutiv që ushtrohet nga Presidenti dhe pushtetit gjyqësor që ushtrohet nga Gjykata Supreme.
79.
Në fund tëshek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, SHBA do të hyjë në një proces të zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe industrial, si dhe të
formësimit të identitetit nacional.
Në vitin 1823, Presidenti i SHBA-ve, Xhejms Monro, artikuloi disa qëndrime të cilat më vonë do të marrin emërtimin si Doktrina Monro.
Thelbi i kësaj doktrine shprehet me sintagmën “Amerika Amerikanëve” që do të thotë se ‘kontinenti Amerikan nuk mund të konsiderohet
edhe më tutje objekt i kolonizimeve të ardhshme nga cilado fuqi Europaine. Mesazhi konfirmonte se as SHBA-të nuk do të ndërhynin apo
të përziheshin në punët e Europës.
Pas Luftës Civile mes Veriut dhe Jugut (1861-1865, luftë recesioniste e cila përfundoi me fitoren e Veriut që pengoi shpërbërjen e SHBA-
ve), në vitin 1865 u ndalua SKLLAVËRIA me Amandamentin 13 të Kushtetutës.
Ndërkaq, Amandamentet 14 dhe 15 që pasuan, garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda SHBA-ve dhe të drejtë
vote për personat e të gjitha racave.
80.
2.2. Rregullimi Shtetëror
Passhpalljes së Pavarësisë, SHBA-të hyjnë në një fazë të re të zhvillimit shtetëror-juridik me karakteristika të ndryshme nga ato të
shteteve të asaj kohe. Ato dallojnë për nga trajta e qeverisjes, për nga lidhja e shteteve – fillimisht në konfederatë e pastaj në federatë, si
dhe për nga rregullimi nëpërmjet Kushtetutës, me të cilën shkëputen nga sistemi i së drejtës anglosaksone.
Kushtetuta e SHBA-ve është njëra ndër më të shkurtëra në historinë e kushtetutave në botë, e cila në 7 nenet e saj përcakton parimin e
ndarjes së pushteteve, organizimin federal dhe formën e qeverisjes republikane.
Bazuar në Kushtetutën dhe Amandamentet e saj, pushteti shtetëror ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Jeta politike në SHBA karakterizohet me sistemin bipartiak.
Dy partitë kryesore që garojnë për pushtetin politik janë: Partia Demokratike dhe Partia Republikane.
81.
Historia e Shtetitdhe së Drejtës Ligjërata IX
SHTETI ILIR DHE MBRETËRIA DARDANE
Krijimi, organizimi shtetëror, e drejta
Hilmi Ismaili, Fatmir Sejdiu
Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore, Prishtinë, 2009
82.
1. Formimi
Në historiografijanë bërë diskutime të shumta për SHTETIN ILIR.
Në këto diskutime ka dy pikëpamje kryesore:
e para, se nuk ka ekzistuar kurrfarë shteti Ilir dhe se ai është krijesë artificiale e autorëve modernë, dhe
e dyta, se ka ekzistuar një organizatë politike Ilire në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Një pjesë e autorëve të pikëpamjes së dytë kanë shfaqur mendimin se origjina e kësaj organizate politike lidhet me Ardianët të cilët
konsiderohen themelues të Mbretërisë Ilire. Sipas Zippel-it, në mesin e shek. III p.e.r, në kohën e Pleuratit, babait të Agronit, fisi i
Ardianëve, i cili jetonte në veri të Neretvës, u shtri përgjatë bregdetit në Jug dhe imponoi sundimin e tij edhe mbi fise të tjera ilire.
83.
Por, kjo hipotezëtashmë është rrëzuar pasi argumentet për Shtetin e parë Ilir të Bardhylit janë më bindëse.
Historiani gjerman Droysen në veprën e tij “Historia e Helenizmit” thotë se: “...në bregun e detit Adriatik, pranë krahinës që kishin nën sundim
Dardanët dhe në konflikte të shpeshta me ta, gjendej Mbretëria Ilire. E themeluar para një shekulli e gjysmë prej Bardhylit, tani nën Agronin,
të birin e Pleuratit, ajo shtrihej prej lumit Drin në Veri, në bregdet i cili ishte zënë pjesërisht prej kolonive greke, deri tek ishujt Faros e Issa,
ndoshta edhe më tutje”.
MBRETËRINË ILIRE e ka themeluar Bardhyli në fillim të shekullit IV p.e.r.
Epiqendra fillestare e saj ishte territori që kufizohej me Maqedoninë në veriperëndim, me pellgun e liqenit të Prespës dhe me luginën e
Devollit.
84.
1. Organizimi Shtetëror
Përnga forma e qeverisjes, shteti Ilir ishte monarki skllavopronare.
Pushteti më i lartë ndodhej në duart e Mbretit.
Në periudhën e parë të ekzistencës së shtetit, pushteti i mbretit nuk ishte shumë i fortë, por me kalimin e kohës ai përqendroi në duart
e tij kompetenca të shumta dhe të rëndësishme.
Duke pasur parasysh mënyrat dhe metodat e qeverisjes në sistemin skllavopronar, për shtetin Ilir ishte karakteristik regjimi monarkik.
Pushteti shtetëror realizohej nga një kompleks organesh që njihnin dhe respektonin autoritetin e një njeriu të vetëm, mbretit. Pushteti
shtetëror shtrihej në të gjitha pjesët përbërëse të shtetit.
Shteti Ilir formohej nga njësi të veçanta territoriale me qendër një vendbanim apo qytet, i cili në burimet antike, quhej polisma ose
poleis.
85.
Për nga karakteridhe mënyra e organizimit të marrëdhënieve midis shtetit në tërësi, Shteti Ilir në fillim ishte i organizuar në formë të
federatës.
Nga fundi i shekullit V p.e.r. vihet re lindja dhe formimi i qyteteve Ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetës urbane duhet shikuar si hallkë kyçe në vetë procesin e lindjes së shtetit Ilir dhe më pas në zhvillimin e
konsolidimin e tij. Qyteti ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në pikëpamje të zhvillimit të zejtarisë, tregtisë, bujqësisë,
blegtorisë, artit, kulturës dhe organizimit të veçantë politiko-administrativ. Fuqia ekonomike e qyteteteve, jo vetëm që i bëri ato qendra
administrative të krahinave (njësive territoriale), por ka mundësuar edhe funksionimin e tyre të pavarur si njësi politike.
Qytete që kanë njohur një lloj autonomie nga shteti Ilir kanë qenë: Amantia, Bylisi, Lissi, Skodra, etj.
86.
Në periudhat emëvonshme, pushteti mbretëror rrit ndikimin në krahina dhe kjo nënkupton forcimin e shtetit unitar.
Pushteti shtetëror realizohej nëpërmjet një sistemi të organeve që vepronin, si në qendër ashtu edhe në bazë.
Të dhënat për strukturën e aparatit shtetëror nuk janë ende të qarta dhe të plota.
Në periudhat e para të zhvillimit, vepronin edhe organe si:
Mbledhja e Përgjithshme e Popullit dhe Kuvendi.
Në Mbledhjen e Përgjithshme merrnin pjesë skllavopronarët dhe shtetasit e tjerë të lirë, të cilët shqyrtonin dhe vendosnin për çështje
të përgjithshme. Kurse, në Kuvend bënin pjesë vetëm krerët e klasës skllavopronare.
Në sistemin e organeve të shtetit, rëndësinë më të madhe e kishte Mbreti, i cili në burime përmendet me emërtime të ndryshme si
bazileus, reks, etj.
87.
MBRETI ishte organimë i lartë i pushtetit, kryetar i shtetit dhe komandant suprem i ushtrisë.
Mbretit i përkiste udhëheqja e të gjitha organeve të tjera. Kishte në duart e veta kompetenca të rëndësishme si në fushën politike,
ekonomike dhe gjyqësore. Kompetencat politike kishin të bënin me organizimin e brendshëm shoqëror, shpalljen e luftërave dhe
përfundimin e tyre, lidhjen e aleancave, marrëdhëniet me jashtë, etj. Ndërkaq, sa i përket kompetencave ekonomike mund të
përmendet reforma monetare e Gentit.
Ushtria ishte levë e rëndësishme në duart e mbretit për realizimin e pushtetit të tij suprem.
Ushtria ilire, sukseset e së cilës kanë qenë me famë në kohën e lashtë, ka kontribuar në forcimin e shtetit Ilir në skenën ndërkombëtare.
Në kuadër të ushtrisë, duhet përmendur po ashtu Flotën Detare e cila ishte mjaft e madhe dhe e zhvilluar.
88.
Për organizimin epushtetit nëpër krahina mungojnë të dhëna konkrete.
Megjithatë, mund të konstatojmë se fillimisht rëndësinë më të madhe e ka pasur Mbledhja e Popullit, ndërsa më vonë, kompetenca të
gjera në kuptim të ushtrimit të pushtetit ushtarak dhe administrativ kanë fituar komandantët e reparteve ushtarake dhe garnizoneve që
gjendeshin në atë krahinë.
Me kalimin e kohës u krijuan edhe organe të posaçme financiare dhe administrative, ndërsa sipas burimeve, drejtuesi kryesor i aparatit
shtetëror lokal quhej dinast.
89.
2. Mbretëria Dardane
Nëshekullin IV p.e.r. është krijuar edhe Mbretëria Dardane e cila shtrihej në Territorin e Kosovës së sotme dhe krahinave të tjera
përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i
parë dardan që njohim është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në Mbretëri e ka luajtur fisi i dardanëve,
ndërsa në të kanë bërë pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilët njohim galabët dhe thunatët.
Shoqëria Ilire e DARDANËVE mbështetej në sistemin skllavopronar.
Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1 mijë, e ndoshta
edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën.
Në kohë lufte, skllevërit merrnin pjesë në ushtri duke pasur si prijës pronarin e tyre.
90.
Mbretëria Dardane kishtekrijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar mirë.
Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjithë së bashku në sulm dhe së bashku tërhiqeshin, duke mos lënë në sheshin e
luftës as të plagosurit e tyre.
Forcat e kësaj ushtrie u treguan sidomos në shek. III p.e.r. kur Dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dyndjet e keltëve, të cilët
zbritën nga Evropa Qendrore.
Madje, dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë që t’i përballonte këto sulme.
Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është e mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe
më vonë kundër romakëve.
91.
Në mesin eshek. III p.e.r. kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrijnë kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut,
duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të Mbretreshës Teuta ndodheshin në Epir.
Ky operacion ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara
e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm.
Pas kësaj, Longari i drejtoi ushtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione që ndodheshin në veri të kufijve të Maqedonisë.
92.
2.1. Luftërat edardanëve kundër maqedonasve
Rreth vitit 231 p.e.r. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera sa që mbeti i vrarë edhe mbreti maqedonas,
Dhimitri II.
Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur
mbreti maqedonas, Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.e.r. DARDANëT vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë
maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë,
Bylazorën (Velesi).
Në vitin 216 p.e.r. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20.000 robër. Ata
zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër
dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri.
93.
Dardanët nuk ipushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë
Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë
marrëveshje me keltët që ata të zhduknin popullsinë ilire të dardanëve dhe të vendoseshin vetë në territorin e tyre. Por, kjo nuk u arrit.
Dardanët i thyen ushtritë kelte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar.
Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë, Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me
romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara.
Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.
94.
2.2. Luftërat edardanëve kundër romakëve
Luftërat e DARDANëVE kundër romakëve vazhduan për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur Senati Romak synonte të shtrinte
pushtimet e tij në të gjitha tokat Ilire dhe të arrinte deri në Danub.
Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, Dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë e cila ishte kthyer tashmë në
provincë romake.
DARDANIA u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtrinë romake.
Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët sa, kur Konsulli romak Kurioni përgatitej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto
legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t’i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë të cilën ushtarët e quanin të rrezikshme.
Pas luftrave të gjata me romakët, nga fundi i shek. I p.e.r. edhe Dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
95.
3. E DREJTAILIRE
Burimet kryesore të të Drejtës Ilire ishin zakonet, ndonëse rëndësi të madhe kishin edhe aktet e ndryshme ligjore që nxirreshin nga
organet shtetërore.
Mirëpo, deri më sot nuk janë zbuluar ligje apo akte të tjera të pushtetit shtetëror të shkruara apo të sistemuara në kode. Polibi flet për
“bazilika nomine” – të drejtat e mbretërve Ilirë të mbështetura në ligj, por nuk dihet se për çfarë ligje e ka fjalën.
Në shoqërinë Ilire të organizuar mbi bazën e fiseve, kishte rregulla të sjelljes, zbatimi i të cilave bëhej në mënyrë të ndërgjegjshme për
shkak të forcës së zakonit të trashëguar brez pas brezi.
Karakteristikë e së drejtës skllavopronare ILIRE ishte ruajtja për një kohë të gjatë e mbeturinave të rendit të komunës primitive (mjaft
zakone që rregullonin marrëdhëniet shoqërore të ilirëve në komunën primitive vazhduan të jetonin edhe pas formimit të shtetit). Disa prej
zakoneve të tilla u sanksionuan nga shteti duke u bërë norma të detyrueshme juridike.
96.
Në sistemin esë drejtës Ilire, vendin kryesor e zinin normat penale të cilat kishin për qëllim ruajtjen e rendit politiko-shoqëror të klasës
skllavopronare. Për shkeljen e këtyre normave, apo kryerjen e krimeve të ndryshme, e DREJTA ILIRE kishte sanksionuar dënime të
ndryshme.
Në sistemin e dënimeve bënin pjesë dëbimi (nxjerrja jshtë kufijve të shtetit), internimi, heqja e lirisë (për këtë dëshmon ekzistenca e
burgjeve në kohën e mbretit Gent) dhe vdekja.
Me rëndësi të veçantë ishin edhe normat civile të cilat kishin për qëllim rregullimin e marrëdhënieve pronësore, kontraktore,
martesore e familjare, marrëdhëniet e trashëgimisë, etj. Shteti Ilir e kishte sanksionuar të drejtën e pronësisë. Objekte të pronësisë
ishin: tokat, tufat e bagëtive, punishtet zejtare, anijet, skllevërit, etj.
Pronarit skllavopronar i garantohej mundësia për të gëzuar, disponuar dhe përdorur pa asnjë kufizim sendet që i kishte në pronësi.
97.
Nga tërësia enormave familjare del se familja ilire përbënte një bashkësi njerëzish të një gjaku, të bashkuar nën pushtetin e kryetarit të
familjes.
Në familjen Ilire bënin pjesë: kryetari i familjes, gruaja, fëmijët dhe persona të tjerë të paralindur.
Familja Ilire ishte monogame.
Baza e formimit të saj ishte martesa, e cila siç dëshmojnë autorë antikë, zakonisht lidhej nga prindërit e bashkëshortëve të ardhshëm.
Normat e së drejtës Ilire ligjëronin pushtetin e burrit mbi gruan dhe të atit mbi fëmijët.
Ky pushtet nënkuptonte se babai vendoste për martesën e fëmijëve dhe madje mund ta shiste fëmijën në skllavëri tek kreditorët kur
nuk kishte mundësi të tjera për të paguar borxhet.
98.
Në ILIRI njihejedhe Adoptimi.
Këtë e mësojmë nga një e dhënë e Justinit i cili thotë ndër të tjera: Aikaidi (mbreti i epirotëve) shkoi në mërgim dhe la në mbretëri djalin e
vetëm, Pirron dy vjeçar. Meqenëse populli nga urrejta për të atin kërkonte vdekjen e tij, atëherë këtë e morën tinëz dhe e shpunë tek
Ilirët e ia dorëzuan Benijes, bashkëshortes së mbretit Glauk, për ta mbajtur pasi edhe ajo ishte nga familja e aikidëve.
Atje mbreti... e ndihmoi Pirron duke e bërë bir për shpirt.
Termi “bir për shpirt” e ka kuptimin e adoptimit.
99.
2.2.1. Kongresi
Kongresi i SHBA-ve ushtron pushtetin legjislativ dhe përbëhet nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Dhomën e Përfaqësuesve e përbëjnë deputetët e zgjedhur në njësitë federale sipas numrit të elektorëve, pavarësisht nga numri i
shteteve. Ajo ka 435 përfaqësues të cilët quhen kongresistë. Senati ka 100 anëtarë (nga dy përfaqësues për secilin shtet pavarësisht
madhësisë dhe numrit të banorëve), të cilët quhen senatorë. Mandati i anëtarëve të Kongresit është 6 vjeçar, por çdo dy vjet
organizohen zgjedhje për 1/3 e senatorëve dhe kongresistëve. Presidenti nuk ka të drejtë të marrë pjesë në sesionet e Kongresit.
Secila dhomë e Kongresit ka udhëheqjen e vet. Dhomën e Përfaqësuesve e udhëheq kryetari të cilin e zgjedh shumica e anëtarëve të
kësaj dhome (nga partia që ka shumicën e ulëseve në këtë dhomë). Senatin e udhëheq Zëvendës Presidenti i SHBA-ve. Veprimtaria e
Kongresit shprehet nëpërmjet: Ligjeve dhe Rezolutave.
100.
2.2.2. Presidenti
Presidenti iSHBA-ve ushtron pushtetin ekzekutiv. Zgjedhet me mandat 4 vjeçar, së bashku me Zëvendës Presidentin. Presidenti i SHBA-
ve nuk mund të zgjedhet qytetari amerikan nën 35 vjeç dhe i njëjti mund të zgjedhet vetëm dy herë radhazi. I vetmi rast kur një
presidenti ka mbajtur tri mandate është ai i Frenklin Ruzveltit nga viti 1933 deri në vitin 1945 (për shkak të Luftës së Dytë Botërore).
Mandati i Presidentit fillon dhe përfundon më 20 janar, në mesditë.
Sipas Kushtetutës, Presidenti, me propozimin e Senatit, emëron Ambasadorët, të dërguarit e posaçëm, konsujt, gjyqtarët e Gjykatës
Supreme dhe të gjithë zyrtarët e lartë në SHBA.
Ai e ushtron pushtetin nëpërmjet Sekretarëve të cilët udhëheqin departamentet e qeverisë amerikane, si dhe ndihmohet nga një numër i
madh këshilltarësh.
Departamenti i Shtetit është resori më i rëndësishëm i qeverisë i cili njëkohësisht udhëheq edhe Politikën e Jashtme.
101.
2.2.3. Gjykata Supreme
GjykataSupreme ushtron pushtetin më të lartë gjyqësor dhe ka dy cilësi paralele: si Gjykatë Supreme (instanca më e lartë) dhe si
Gjykatë Kushtetuese (kontrollon kushtetutshmërinë e ligjeve).
Gjykata Supreme e SHBA është themeluar më 2 shkurt 1790.
Ajo përbëhet nga 9 gjyqtarë, njëri prej të cilëve është Kryetari i Gjykatës.
Gjyqtarët emërohen nga Presidenti dhe miratohen nga Senati, kurse mandati i tyre është i përjetshëm.
102.
2.3. Karakteristikat esë Drejtës në SHBA
Bazuar në specifikat e zhvillimit politik dhe jurisik të SHBA-ve, edhe e Drejta ka disa veçoritë që e dallojnë nga e Drejta në shtetet e
tjera:
a) Sistemi juridik Amerikan është sui generis në raport me atë Anglosakson dhe Kontinental të së drejtës. Miratimi i kushtetutave në
secilin shtet anëtar tregon për vullnetin e largimit nga tradita Anglosaksone, por në të njëjtën kohë ruan karakteristikën e precedentit
nga ky sistem.
b) Sistemi juridik Amerikan është partikular (secili shtet ka rendin e vet juridik), por në instancën e fundit, të gjitha të drejtat duhet të
jenë në harmoni me Kushtetutën.
c) Partikularizmi juridik Amerikan shprehet edhe në trajtimin e pabarabartë të qytetarëve amerikanë (për shkak të racës).
d) Procesi i unifikimit të së drejtës nuk është kryer ende, me gjithë përpjekjet e shteteve përbërëse të saj.
104.
1. Shteti iArbërit
Për ekzistencën e një fisi ilir me emrin Albanoi si dhe të një qyteti të tyre me emrin Albanopolis flitet për herë të parë rreth vitit 150
p.e.r. nga gjeografi dhe historiani Klaudio Ptolemeu.
Emrin Albani dhe Albanoi për herë të dytë e përmend historiani bizantin Ateliates.
Burim tjetër është edhe raporti i Ana Komnenës, vajzës së perandorit bizantin, Aleksio Komneni, për një rrethim të qytetit të Durrësit
në vitin 1107 dhe 1108, ku përmendet ekzistenca e një territori me emrin Arbanon.
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në atë të Lindjes dhe Perëndimit (viti 395), territoret Ilire ranë nën administrimin Bizantin.
Përbërja etnike e kësaj Perandorie ishte shumë e larmishme. Në territorin e saj në Evropë banonin grekët, ilirët, thrakët, në pjesën
perëndimore banorë me origjinë romake, në Azi e Afrikë, sirianë, armenë, egjiptianë, etj.
105.
Në fund tëshekullit XII, si rezultat i dobësimit të madh të perandorisë në qendër, dhe forcimit ekonomik e politik të klasës feudale
arbëreshe, u formua Principata e Arbërisë.
Shteti feudal i Arbërisë mendohet të ketë pasur për kryeqytet Krujën dhe shtrihej në veri deri në lumin Mat, në perëndim deri në
Detin Adriatik, në jug deri në lumin Devoll dhe në lindje deri në lumin Drin.
Deri më sot njihen tre sundimtarë kryesorë të shtetit të Arbërisë; Progoni (1190-1199) dhe dy djemtë e tij, Gjini (1199-1208) dhe
Dhimitri (1208-1216).
Gjatë kësaj periudhe, Principata e Arbërisë ka arritur zhvillimin më të madh si shtet më vete, ndërsa më vonë kanë pasuar edhe
sundimtarë të tjerë nga radhët e bujarëve arbëreshë, por fuqia dhe rëndësia e Principatës filloi të binte për shkak të ripërtritjes së
presionit bizantin, Despotatit të Epirit dhe Mbretërisë Serbe.
106.
Në çerekun efundit të shekullit XIII, Arbëria u pushtua nga feudalët francezë (anzhuinët), të cilët në vitin 1272 zbarkuan në Durrës.
Si organizim shtetëror, Anzhuinët e ruajtën Shtetin e Arbërisë, por jo më si principatë.
Arsyeja pse para pushtimit Anzhuin Arbëria u quajt principatë ka të bëjë me titujt më të lartë të mundshëm brenda Perandorisë
Bizantine që mund të kishin sundimtarët në këtë shtet, dhe për shkak se Principata nuk ishte shtet plotësisht i pavarur nga
perandoria. Titujt që mbanin sundimtarët si Dhimitri dhe djemtë e tij ishin të njohur dhe të dekretuar në sistemin e perandorisë, si
titulli “hyperservantos” që ishte i katërti në hierarkinë perandorake, pas perandorit, dhe “magnus arkond” (arkond i madh), ose
“protosevastos” (sevast i parë) që ishte i pestë në hierarki dhe të cilin e mbanin djemtë e Dhimitrit.
107.
Më 21 shkurt1272, Karli i Parë Anzhu e shpalli krijimin e “Mbretërisë së Arbërisë” me qendër në Durrës dhe veten “Mbret i Arbërisë”.
Në fazën e parë të pushtimit Anzhuin (1272-1286), ndonëse ishte ruajtur formalisht organizimi politik i Arbërisë për arsye të dukjes si
bashkim vullnetar, roli i feudalëve vendas ishte minimal.
Në fazën e dytë (1304 – mesi i shekullit XIV), feudalët vendas fituan rëndësi (u avancuan në pozita të larta) për shkak se roli i tyre ishte i
domosdoshëm në përballjen me presionin nga Mbretëria Serbe.
Në mesin e shekullit XIV anzhuinët u larguan nga Shqipëria dhe Mbretëria e Arbërisë ra përkohësisht (deri më 1355 kur vdes Stefan
Dushani) nën sundimin serb.
Perandori i Serbisë, Stefan Dushani, nuk e njohu as formalisht ekzistencën e “Mbretërisë së Arbërisë”.
108.
2. Principata eTopiajve
Në vitet 70 të shek. XIII, Topiajt u shkëputën nga Bizanti dhe vendosën lidhje të ngushta me Anzhuinët e Napolit, si dhe me Papatin e
Romës.
Papës i premtuan kalimin e tyre nga besimi ortodoks në atë katolik dhe për rrjedhojë, Kisha u njohu Topiajve si zotërim të familjes tokat
midis rrjedhës së Matit dhe asaj të Shkumbinit, të cilat përputheshin pak a shumë me shtrirjen e Principatës së Arbrit.
Zotërimi i Topiajve arriti fuqinë dhe shkallën më të lartë të organizimit në kohën e princit Karl Topia, që erdhi në pushtet në vitin 1359.
Brenda viteve 50 të shek. XIV ai arriti të konsolidonte pushtetin në trevën e Arbrit.
109.
3. Principata eShkodrës
Pas copëtimit të Mbretërisë Serbe, pas mesit të shekullit XIV, feudalët shqiptarë të cilët ishin forcuar relativisht shumë që nga koha
e Dhimitrit, përfituan nga rasti dhe të parët që themeluan Principatën në veri ishin Ballashajt.
Qendra e Principatës ishte Shkodra, ndërsa brenda territorit të tyre përfshinin edhe një pjesë të Malit të Zi, në verilindje Prizrenin
dhe në jug shkonin deri në Himarë.
Sundimtarë të principatës ishin Ballsha Plaku, të pasuar nga Strazimiri, Gjergji i Parë dhe Ballsha i Dytë. Principata ka mbijetuar deri
në vitin 1421.
110.
4. Organizimi Shtetëror
Mekrijimin e principatave shqiptare u krijua edhe një aparat shtetëror për kryerjen e funksioneve të brendshme dhe të jashtme, organe
të posaçme të pushtetit, të administratës shtetërore, duke përfshirë forca të armatosura dhe burgje e institucione ndëshkimore të çdo
lloji, të cilat në çdo shtet përbëjnë atë që quhet pushtet publik.
Këto organe ekzistonin edhe më parë, por me krijimin e principatës, ato i shërbenin klasës sunduese shqiptare.
Kreu i shtetit – Princi, kishte pushtet të drejtpërdrejtë vetëm brenda zotërimeve të veta, derisa në pjesën tjetër të shtetit sundonin
feudalët vasalë, të cilët ishin pothuajse të pavarur.
Edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, Sundimtari i Arbërisë nuk quhej “mbret” por “princ i arbëreshëve”. Në vitin 1208, Papa Inoçenti III
e quante Dhimitrin “Albanesi Principi”. Pushteti i sundimtarit të Arbërisë ishte i trashëgueshëm (shih trashëgimin e pushtetit nga djemtë e
Dhimitrit).
111.
Sa i përketformës së qeverisjes, Principatat Feudale Arbëreshe ishin monarki feudale.
Pushteti më i lartë i përkiste sundimtarit të principatës, i cili mbante tituj të ndryshëm, zakonisht bizantinë, por që mund të ishin
edhe perëndimorë.
Karl Topia e quante veten “Princ i Arbërit”, ose “Zot i Arbërit”.
Se cili ishte vëllimi dhe natyra e pushtetit që dispononte sundimtari në këto shtete, është vështirë të përcaktohet me saktësi.
Megjithatë, princët shqiptarë si sundimtarë të pavarur kishin oborrin e tyre ku mblidheshin feudalët e mëdhenj e të vegjël, një
suitë që i shoqëronte në udhëtime dhe aparatin administrativ përkatës. Në krye të aparatit shtetëror qëndronte Princi, ndërsa pas
tij vinin protovestiari, vojvoda dhe logofeti.
112.
a) Protovestiari –menaxhonte problemet ekonomike dhe financiare si mbledhjen e rentës, taksave, doganave, llogaritjen
e shpenzimeve për nevojat e principatës, etj.
b) Vojvoda – ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë, ose komandant i një krahine (siç ndeshet tek Muzakajt).
c) Logofeti – kryesonte zyrën e kancelarisë së princit e cila hartonte dokumente shtetërore, letrat zyrtare dhe private të
sundimtarit dhe mbante korrespondencën me shtetet e tjera.
113.
5. E Drejta
Gjatëprincipatave në Arbëri kanë vepruar paralelisht disa lloj të drejtash: e drejta e sanksionuar nga pushteti shtetëror (e drejta
pozitive), e drejta kishtare (kanonike) dhe e drejta zakonore.
Shumëllojshmëria e së drejtës gjatë kësaj periudhe nuk ishte karakteristikë vetëm e territoreve shqiptare apo Principatave Shqiptare,
por ishte veçori e përgjithshme e superstrukturës juridike në epokën e feudalizmit.
E drejta feudale karakterizohej nga partikularizmi, d.m.th. mbizotërimi i zakoneve lokale dhe akteve normative të feudalëve të
veçantë.
114.
a) E drejtae krijuar nga pushteti shtetëror – përbëhej nga normat juridike të pushtetit qendror dhe kishte rëndësi për gjithë vendin.
Sfera e veprimit të saj kufizohej nga ekzistenca e së drejtës kishtare, nga e drejta zakonore dhe nga e drejta e veçantë. Për këtë arsye,
është e vështirë të flitet në këtë periudhë për të drejtë pozitive në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Krahas të drejtës pozitive dhe në kuadrin e saj ekzistonte edhe e drejta e veçantë e cila përbëhej nga privilegjet e dhëna shtresave të
ndryshme të klasës sunduese ose individëve të veçantë.
Për shkak të sundimit shumë shekullor, në Arbëri veproi për një kohë të gjatë edhe e drejta Bizantine, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse e
drejta romake e kodifikuar nga Perandori Justinian.
Burimet kryesore të kësaj të drejte ishin: ligjet, paktet e vasalitetit, diplomat (dokumente me të cilat personave të caktuar u njiheshin të
drejta dhe privilegje të veçanta) dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
115.
b) E drejtakishtare – Principatat Shqiptare të shekujve XII-XV u krijuan në një periudhë të tillë historike kur, si Kisha e Lindjes ashtu edhe ajo e
Perëndimit, ishin në kulmin e fuqisë së tyre dhe pretendonin epërsi mbi pushtetin laik.
Duke qenë në një pozitë gjeografike të ndërmjetme, Arbëria ishte nën ndikimin e dy kishave (Katolike dhe Ortodokse). Në jurisdiksionin kishtar
ishin në radhë të parë klerikët, pavarësisht nëse rasti kishte të bënte me veprimtarinë e tyre apo jo, pastaj në sferën e së drejtës civile, normat
kishtare rregullonin marrëdhëniet familjare dhe martesore, në sferën penale, kisha gjykonte veprat që ishin kundër doktrinës fetare, etj.
c) E drejta zakonore – E drejta zakonore në Arbëri është karakterizuar nga veprimi i fuqishëm, krahas normave të së drejtës pozitive dhe kishtare.
Kjo ishte një e drejtë popullore e përcjellë brez pas brezi deri në ditët tona, por e cila mbeti e pa regjistruar në ndonjë dokument historik të asaj
periudhe.
Vatrat më të rëndësishme të veprimit të saj ishin zonat malore ku marrëdhëniet feudale depërtuan më vështirë dhe shumë më vonë.
117.
1. Pushtimi Osmani Kosovës
Dobësimi sistematik i Perandorisë Bizantine gjatë shekullit XIII dhe shfaqja e një Perandorie të re të krijuar nga forcimi i turqve
të një principate të Anadollisë të udhëhequr nga Osmani I, u reflektuan me ndryshime drastike të jetës ekonomiko-shoqërore
edhe në territoret shqiptare.
Fitorja osmane në Betejën e Kosovës (1389) e cila i dha fund Mbretërisë Serbe, hapi rrugën e ekspansionit të shpejtë osman në
kontinentin e Evropës. Perandoria Osmane është njëra ndër perandoritë më të mëdha (me 22 milionë km katror) dhe më të
gjata në historinë e botës (rreth 6 shekuj).
Në mesin e shekullit XIV, duke shfrytëzuar momentin pas vdekjes së car Dushanit (1355), Familja Ballshaj (Shkodër) filloi
procesin e formimit të shtetit shqiptar i cili përfshinte Ulqinin, Tivarin dhe Budvën, territorin deri në Vlorë në jug dhe pjesën më
të madhe të Kosovës.
118.
Zotërimi i Balshajvenë Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve shqiptarë të viseve të Vlorës, Beratit, Përmetit, Ohrit e të Korçës
në luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të Perandorisë së dikurshme të Dushanit, në radhë të parë me mbretin Vukashin,
sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë, deri poshtë në Kostur.
Pas vrasjes së Vukashinit, koalicioni i krerëve shqiptarë të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andrea Muzaka, i mori Mark Krajleviçit, të
birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Vëllezërit Balsha kishin arritur të bashkonin nën sundimin e tyre viset e Lezhës, Matit,
Kosovës, Dibrës, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej deri në Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve të vasalitetit apo aleancave familjare,
në mbarë Shqipërinë e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej deri tek Shpatajt e Çamërisë e të Artës.
Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare.
119.
Në vitin 1385,pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me Hajredin Pashën, territori i Kosovës (në pjesën më të madhe), ra në
dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit.
Për rrjedhojë, princi shqiptar Gjergj Ballsha u afrua me Republikën fqinje të Raguzës dhe me princin Llazar të Rashkës. Vajza e Llazarit u
bë gruaja e Gjergjit.
Në betejën e Kosovës (1389), Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas.
Ndërsa shteti i Balshajve rrudhej, Dinastia e Dukagjinëve shtiu në dorë (rreth vitit 1387) qytetin e Prizrenit.
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Në vitin 1385 ushtritë osmane u
futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, Përlepit, Manastirit dhe Kosturit.
120.
Në dokumentet perëndimoredhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, Manastirit, Kosturit, Janinës etj., si dhe për Fushë-
Dardaninë, shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin. Knjazi serb i Rashkës, Llazar Hrebelanoviçi ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas që të bashkonin
forcat kundër osmanëve.
Thirrjes së tij iu përgjigjën disa prej sundimtarëve shqiptarë, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrës, Teodor Muzaka, zot i Beratit dhe i
Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij,
sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme, etj.
Trupat shqiptare kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane theksojnë numrin e madh të
ushtrisë së Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre sundimtarëve kryesorë të koalicionit antiosman, krahas princit Lazar
dhe vojvodës Vllatko Vukoviq, komandant i ushtrisë së mbretit Tvërtko të Bosnjës.
121.
Në qershor 1389,ushtritë e koalicionit ballkanik u bashkuan në Fushë-Kosovë. Disfata e koalicionit ballkanik në Betejën e Kosovës pati
pasoja të rënda për popujt e Ballkanit.
Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal sundimtarin e Kosovës, Vuk Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392 e detyruan t'ua dorëzonte
Shkupin, Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës), etj.
Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme),
veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit.
Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e Perandorisë
Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake
shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak (rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë).
122.
2. Shteti iSkënderbeut
Në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV turqit osmanë i nënshtruan njërin pas tjetrit feudalët shqiptarë, të cilët mbetën në
zotërimet e tyre por si vasalë të sulltanit. Gjatë viteve 1419-1421 turqit filluan regjistrimin e parë të tokave shqiptare dhe vendosjen e
sistemit të tyre feudal-ushtarak të njohur si regjimi i timareve. Ky regjistrim ishte i pjesshëm pasi edhe sundimi osman në territoret
shqiptare nuk ishte i konsoliduar plotësisht. Por, pas dështimit të kryengritjes së Gjon Kastriotit, në vitet 1431-1432 turqit ndërmorën një
regjistrim të përgjithshëm kadastral duke bërë rindarjen e tokave në dobi të klasës feudale ushtarake turke.
Regjimi i timareve: Institucion i krijuar me kanunametë e sulltanëve Murati I, Sulejmani II dhe Ahmeti I, që nënkuptonte të drejtën e Sulltanit për pronësi mbi
tokën. Sipas këtij sistemi, tokat mirie që ishin në pronësi të shtetit u quajtën në përgjithësi timare dhe ndaheshin në timare, zeamete dhe hase. Këto toka u
ndaheshin me akt të veçantë (tapi) për shfrytëzim (por jo në pronësi) feudalëve që quheshin spahi (timari), zaim (zeameti) dhe funksionarëve të lartë të shtetit
(haset).
123.
Gjergj Kastrioti –Skënderbeu (1405) ishte njëri nga nëntë fëmijët e Gjon Kastriotit, një feudal që kishte në zotërim Shqipërinë e Mesme,
duke përfshirë Matin, Mirëditën dhe Dibrën në Maqedoninë e sotme.
Pas pushtimit osman, Gjergji merret peng si nizam nga Sulltani dhe dërgohet në shkollë ushtarake. Atje merr emrin Iskender që do të
thotë Aleksandër, dhe për aftësitë dhe trimërinë e treguar në detyra ushtarake merr titullin Bej që do të thotë zotëri, princ.
Gjergj Kastrioti u kthye në Shqipëri pas betejës me ushtrinë e Janosh Huniadit në vitin 1443 në afërsi të Nishit, ku ushtria osmane u
shpartallua.
Së bashku me 300 kalorës shqiptarë u kthye në Dibër, kurse më 28 nëntor të atij viti, me një ferman të rrejshëm arriti të shtijë në dorë
Krujën ku shpalli rimëkëmbjen e Principatës së Kastriotëve.
124.
Më 2 mars1444, Skënderbeu organizoi Kuvendi i Lezhës, ku morën pjesë të gjithë feudalët shqiptarë dhe një përfaqësues i Venedikut në
cilësinë e vëzhguesit.
Kuvendi mori tri vendime të rëndësishme:
a) Për formimin e Besëlidhjes feudale me emrin “Lidhja e Princave Shqiptarë” që shprehte vullnetin për luftë kundër pushtimit turk,
b) Për formimin e Ushtrisë Shqiptare, e cila do të rekrutohej nga Skënderbeu në Principatën e Kastriotëve dhe nga feudalët e tjerë në
zotërimet e tyre. Secili feudal do të përcaktonte vullnetarisht numrin e ushtarëve me të cilët do të kontribonte. Skënderbeu u zgjodh
Komandant i Përgjithëm i Ushtrisë, dhe
c) Për krijimin e një fondi të posaçëm për nevojat e luftës i cili do të sigurohej, pjesërisht nga kontributet e feudalëve dhe pjesërisht nga të
ardhurat e kriporeve të Shën Kollit (në veri të Durrësit) të cilat u përkisnin Kastriotëve.
125.
2.1. Organizimi politikdhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Pozita e Skënderbeut në vitet e para të “Lidhjes së Princave Shqiptarë” nuk ishte pozita e një monarku, por e të parit mes të
barabartëve (primus inter pares).
Kompetencat e tij përmblidheshin vetëm në organizimin e mbrojtjes së vendit dhe nuk mund t’i cënonin privilegjet e feudalëve të
veçantë. E vetmja e drejtë e tij në raport me feudalët e tjerë ishte thirrja e Kuvendit sa herë ta shihte të nevojshme për interesat e
mbrojtjes së vendit. Feudalët shqiptarë kishin ruajtur të drejtën edhe të lidhjes së marrëdhënieve ndërkombëtare në mënyrë të pavarur.
Gjatë luftës me Venedikun në vitin 1448, Skënderbeu e kërkoi qytetin e Danjës (kështjellë në qytezën e sotme Deja, afër Shkodrës) në
emër të Lidhjes. Fitorja u arrit me forca të përbashkëta të feudalëve shqiptarë, por Traktati i Paqes (4 tetor 1448) u nënshkrua nga
Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini që përfaqësonin Lidhjen dhe nga Republika e Venedikut.
126.
Forcimi i pushtetitqendror dhe krijimi i shtetit shqiptar unik ishte proces që nuk u krye menjëherë. I filluar para vitit 1450 ai vazhdoi me
ritme të shpejta deri në vitin 1460.
Rëndësi të madhe në këtë drejtim pati fitorja e Skendërbeut në Rrethimin e parë të Krujës (1450), e cila ia rriti ndjeshëm autoritetin atij,
si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Pas kësaj lufte Skënderbeu ndërmori masa centralizuese dhe për pasojë disa feudalë shqiptarë si Topiajt, Muzakajt, etj. humbën
principatat e tyre të cilat u bashkuan me atë të Skënderbeut.
Sidoqoftë, dy principata shqiptare; ajo e Dukagjinëve në veri (Kosova e sotme dhe një pjesë e Malit të Zi) dhe e Aranitëve në jug, nuk
u bashkuan me Skënderbeun.
Por, fuqia në rritje e pushtetit qendror dhe masat e ndërmarra për shtetin e përqëndruar, bënë që shteti i Skënderbeut të shtrihej nga
brigjet e Detit Adriatik deri në Prizren, Dibër e Pollog në veri e lindje dhe deri në lumenjt Seman e Devoll në jug.
127.
Shteti i Skënderbeutishte i organizuar në formën e monarkisë feudale të përqendruar. Sistemi i organeve të pushtetit qendror përbëhej
nga: Kryetari i shtetit (monarku), Kuvendi i Princave Shqiptarë dhe Këshilli i Lartë.
Kryetari – ishte pozita më e lartë politike e njëjtë me atë të monarkut, edhe pse Skënderbeu nuk arriti të kurorëzohej si mbret. Titulli më i
lartë që ka mbajtur ai ishte “Zot i Shqiptarëve” të cilën e fitoi nga viti 1456.
Kuvendi i Princave shqiptarë – ishte organ përfaqësues i pushtetit i cili mblidhej për të përcaktuar masat më të rëndësishme politike,
ushtarake dhe ekonomike për mbrojtjen e vendit.
Këshilli i Lartë – organ që udhëhiqej nga vetë Skënderbeu dhe merrte vendime të rëndësishme si lidhja e paqes apo marrëveshjet e
caktuara ndërkombëtare.
Ndërkaq, sa i përket organeve të administratës, nga burimet historike mësohet për këto: Komanda e ushtrisë, Organet e financave,
Organet e Punëve të Jashtme, Kancelaria dhe Organet e zbulimit.
128.
2.2. E drejtanë Shtetin e unifikuar Shqiptar
E Drejta që ka vepruar në Shtetin e Skënderbeut ishte e tipit feudal.
Ajo sanksiononte pabarazinë ekonomike, politike dhe juridike midis klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore. Për klasën e feudalëve
vlente një e drejtë e veçantë e cila u siguronte atyre privilegje, ndere, imunitete, përjashtime, etj.
Edhe në Shtetin e Skënderbeut kanë vepruar njëkohësisht disa të drejta (karakteristikë e të drejtës feudale).
Krahas të drejtës pozitive që krijohej nga shteti (normat juridike të organeve të pushtetit qendror), në Shtetin e Skënderbeut vepronin
edhe e drejta zakonore dhe ajo kishtare (kanonike).
Burimet historike dëshmojnë për një të drejtë mjaft të zhvilluar në shtetin e Skënderbeut, e cila njihte dhe zbatonte institucionet kryesore
të së drejtës penale dhe civile.
129.
Përveç sanksionimit tësë drejtës feudale bizantine, Skënderbeu ka nxjerrë akte të veçanta normative që përbëjnë burime të
rëndësishme të së drejtës siç janë: dekretet për shpalljen e mobilizimit ushtarak, dekretet për regjistrimin e popullsisë, etj.
Në kushtet e luftës së vazhdueshme, njëra nga degët më të zhvilluara të së drejtës ishte e drejta penale e cila parashikonte dënime të
rrepta, sidomos për spiunazhin dhe tradhëtinë, si dënimi me prerje të duarve, dënimi me vdekje dhe ai me burgim të përjetshëm,
ndonëse njihej edhe instituti i faljes.
Të dënuarve për vepra të tradhëtisë, si dënim paralel u shqiptohej edhe dënimi për konfiskimin e pasurisë. E drejta e faljes i takonte
vetëm kryetarit të shtetit.
Nga burimet historike kemi mësuar për dënimin me burgim të përjetshëm të nipit të tij Hamzës për tradhëti, të cilin e ka falur pas
vuajtjes së një pjese të dënimit por nuk ia ka kthyer pasurinë e konfiskuar dhe pozitën shoqërore, si dhe faljen e Moisi Gloemit pas
dorëzimit të tij.
131.
1. Formimi iLidhjes Shqiptare të Prizrenit
Kriza Lindore që shënoi kulmin e vet me Luftën Ruso-Turke të vitit 1877 dhe Kongresin e Berlinit (1878), e vuri Lëvizjen Kombëtare
Shqiptare përballë rrezikut të drejtpërdrejtë të aneksimit të tokave shqiptare nga monarkitë e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Në rrethanat e reja, rreth 300 përfaqësues të të gjitha trevave dhe shtresave të popullit shqiptar të mbledhur në Prizren, formuan
Lidhjen Shqiptare (10 qershor 1878) e cila shënoi fillimin e një etape të re të Rilindjes Kombëtare.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër dy detyra të mëdha historike:
a) luftën për ruajtjen e tërësisë së tokave shqiptare kundër copëtimit dhe
b) sigurimin e autonomisë së Shqipërisë, krijimin e një shteti të njësuar kombëtar
132.
Lidhja Shqiptare uformua në Prizren më 10 qershor 1878 nga përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, përfshi çifligarë
feudalë, klerikë muslimanë, prijës të malësorëve dhe nga shtresa popullore.
Pas fjalimit hapës të Abdyl Frashërit, Mbledhja e Përgjithshme vendosi të formojë një organizatë me karakter politik e ushtarak, me
qendër drejtuese Prizrenin dhe me degë në krahinat e ndryshme të vendit.
Aktet e para themeluese të LSHP-së, Kararnameja (Libri i vendimeve) dhe Talimati (Urdhëresa), të miratuara më 18 qershor 1878,
pasqyronin interesat e përbashkëta të të gjithë përfaqësuesve për mbrojtjen e tërësisë tokësore.
Të gjithë përfaqësuesit u shprehën po ashtu për ruajtjen e sovranitetit të Sulltanit mbi Shqipërinë, duke e parë këtë si garanci për ruajtjen
e vendit nga copëtimi.
133.
Kararnameja ishte aktiqë përcaktonte programin e Lidhjes, por njëherësh përmbante edhe dispozita normative që u drejtoheshin, si
pjesëtarëve të saj ashtu edhe të tjerëve.
Në nenin 1 të Kararnamesë përcaktohej qëllimi i LSHP-së që ishte mbrojtja me çdo mjet e tërësisë territoriale të vendit, duke
kundërshtuar çdo qeveri, përveç Portës së Lartë.
Megjithëse ky akt u nënshkrua nga 47 përfaqësues të besimit musliman, në të shprehej karakteri kombëtar, angazhimi për të mbrojtur
jetën, pasurinë dhe nderin e ‘shokëve besnikë’ të besimit jomusliman (neni 4), si dhe karakteri i një dokumenti të hapur edhe për njerëzit
e besimeve të tjera (neni 10).
Me këtë dokument, kryeqytet i Lidhjes u shpall Prizreni.
134.
Talimati ishte njëUrdheresë për organizimin e administratës dhe ushtrisë së Lidhjes, i nxjerrur për zbatimin e Kararnamesë.
Në këtë Urdhëresë e cila kishte tërësisht karakter normativ, në Prizren shpallej formimi i administratës qendrore e cila do të përbëhej nga
deputetë të zgjedhur prej çdo sanxhaku.
Talimati parashikonte një numër dispozitash për rekrutimin e ushtrisë si shërbim i detyrueshëm, si dhe parimin që komandantët dhe oficerët e
ushtrisë të emëroheshin me pëlqimin e banorëve të krahinave ku do të vepronin.
135.
2. Evolucioni iidesë së autonomisë
Evolucioni i idesë së autonomisë nga themelimi deri në shkatërrimin e LSHP-së pasqyron ndryshimin e vetë Lidhjes. Përfaqësuesit më
patriotë nuk hoqën dorë deri në fund nga lufta për një shtet të pavarur dhe unik, derisa nga ana tjetër, kishte edhe përfaqësues të
moderuar që ishin të lidhur me qeverinë e Stambollit dhe kishin mjaft ndikim në organet drejtuese të Lidhjes.
Për pasojë, në aktet themeluese nuk ishte bërë kërkesë e drejtpërdrejtë për autonominë e Shqipërisë, ndonëse në nenin 14 të
Kararnamesë thuhet se: “Vetëkuptohet që qeveria nuk do të përzihet në asnjë mënyrë në çështjet e Lidhjes”.
Masat që parashikonin Kararnameja dhe Talimati për organizimin e Lidhjes, për përgatitjen e një ushtrie kombëtare, për ndëshkimin e
dezertorëve, të arratisurve nga fronti i luftës, të atyre që do ta dëmtonin popullsinë, etj., tregojnë se qysh në themelimin e saj, Lidhja
merrte përsipër funksione qeverisëse nëpërmjet organeve qendrore dhe lokale, si dhe nëpërmjet ushtrisë së saj.
136.
Me funksionet qeverisësetë Lidhjes, në viset shqiptare ishte krijuar një dypushtet; i LSHP-së dhe ai i qeverisë së Stambollit. Mirëpo,
përputhja e përkohshme e interesave u kthye shumë shpejt në luftë mes tyre, pasi kërkesat e Lëvizjes Kombëtare u radikalizuan.
Që Kararnameja, me heshtjen ndaj problemit të autonomisë, nuk i përfaqësonte aspiratat e krahut progresist të Lëvizjes Kombëtare
dëshmon Memorandumi që patriotët shkodranë i drejtuan kryeministrit anglez, lordit Bikonsfild, më 13 qershor 1878, me të cilin kërkonin
rikrijimin e Shqipërisë së pavarur në tërësinë e saj territoriale.
Por, vija kryesore që karakterizoi veprimtarinë e Lëvizjes Kombëtare dhe të organizatës së saj politike Lidhjes së Prizrenit, ishte ajo e
autonomisë në kuadrin e Perandorisë Osmane.
137.
Ky përcaktim ishtediktuar nga qëllimi për ruajtjen e tërësisë territoriale si rrjedhim i njohjes së status quo-së në Perandorinë Osmane nga
shumica e Fuqive të Mëdha.
Në analogji me përvojën e vendeve të tjera ballkanike, konsiderohej me të drejtë se pavarësia mund të arrihej më lehtë pas autonomisë
dhe aq më tepër kur po bëhej gjithnjë e më e qartë rënia e paevitueshme e Perandorisë Osmane.
Me zgjerimin e lëvizjes patriotike, Programi i LSHP-së u pasurua me kërkesa të reja që shprehnin synimet, jo vetëm për ruajtjen e tërësisë
tokësore, por edhe bashkimin e tokave shqiptare në një njësi të vetme autonome.
Këto kërkesa i artikuloi Komiteti i Stambollit, i cili në një mbledhje të fshehtë nën kryesimin e Abdyl Frashërit, vendosi ta ngriste para Portës
së Lartë kërkesën për Vilajetin e Shqipërisë dhe për këtë arsye, më 27 shtator 1878, botoi Programin e Lidhjes në gazetën e Stambollit
“Interpreti i Lindjes” (Terxhuman-i Shark) të cilën e drejtonte Sami Frashëri.
138.
Sipas këtij Programi,“Vilajeti i Shqipërisë” do të përfshinte të gjitha tokat shqiptare.
Popullsia do të zgjedhte Këshillat e Nahijeve, këto këshilla do të zgjedhnin më pas Këshillat e Kazave, pastaj nga këto do të zgjedheshin
Këshillat e Sanxhaqeve dhe nga këshillat e sanxhaqeve do të zgjedhej Këshilli i Madh si organi më i lartë përfaqësues i vilajetit.
Përveç Këshillit të Madh do të krijohej edhe Këshilli i Vogël i cili do t’i paraqiste propozime dhe raporte Këshillit të Madh dhe do të
caktonte Gjykatën dhe Prokurorin.
Por, Porta e Lartë nuk e mbështeti programin e Lidhjes.
Ultimatumi që iu dërgua Stambollit pas Kuvendit të Dibrës (1880) se shqiptarët do ta shpallnin vetë autonominë në qoftë se nuk u njihej
nga qeveria turke, çoi në rrokullisjen e mëtejshme të pozitave të administratës osmane.
139.
Kjo gjendje dëshmohejedhe nga vetë komandanti i forcave osmane në Shqipëri, Dërvish Pasha, i cili (siç shpjegohet në “Lidhja
Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane (1878-1881), botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) thoshte: “autoriteteve
qeveritare nuk u mbeti asnjë grimë ndikimi, dhe drejtimi i punëve u kaloi komiteteve të Lidhjes që morën pushtetin në duart e veta”.
Në këto rrethana, realizimi faktik i autonomisë arriti shkallën më të lartë me riorganizimin e Lidhjes Shqiptare, duke larguar përkrahësit
e Portës dhe me kthimin në janar të vitit 1881 të Lidhjes në Qeveri të Përkohshme.
Për këtë nuk ka një dokument të drejtpërdrejtë, por ndryshimi vërtetohet nga një letër që Sami Frashëri i dërgonte De Radës më 20
shkurt 1881, me të cilën e informon për zhvillimet në Shqipëri.
140.
Pas protokollit përçështjen e kufirit me Greqinë në vitin 1881, Porta e Lartë i dha urdhër Dervish Pashës që të vinte në zbatim planin
ushtarak kundër Shqipërisë.
Goditja e parë iu dha Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Shkup të kryesuar nga Jashar bej Shkupi. Më 23 mars 1881, Ibrahim Pasha thirri në
selinë e tij 11 anëtarët e Komitetit të Lidhjes për Shkupin, të cilët i arrestoi pabesisht. Pushtimi i Shkupit pati rëndësi të madhe për forcat
osmane.
Pas rënies së Shkupit, LSHP lëshoi kushtrimin në mbarë Kosovën për t’i rezistuar ekspeditës osmane.
Qeveria e Përkohshme formoi shtabin e mbrojtjes me 25 anëtarë, nga të cilët njihen deri më sot Sulejman Vokshi (që ishte edhe
komandant i tij), Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, etj.
141.
Shtabi kishte mobilizuarvetëm 5 mijë luftëtarë, të cilët u përqendruan në dy pika strategjike: në Shtimje, ku u vendos edhe shtabi i tyre
nën kryesimin e Sulejman Vokshit; pjesa tjetër u vendos në afërsi të fshatit Slivovë. Sipas planit të Shtabit, në rast se qëndresa e Shtimjes
do të thyhej, prita tjetër kundër ushtrive osmane do të organizohej në Grykën e Carralevës.
Beteja e parë me ushtritë osmane ndodhi më 20 prill në Slivovë. Përballë epërsisë së armikut në numër dhe në armatime, shqiptarët, me
gjithë heroizmin e treguar, u detyruan të tërhiqeshin nga Slivova në Shtimje ku qëndronin forcat kryesore të Lidhjes së Prizrenit.
Beteja e dytë ndodhi të nesërmen, më 21 prill 1881, në Shtimje. Këtu luftimet qenë më të përgjakshme sesa në Slivovë. Pas Shtimjes, forcat
e Lidhjes bënë edhe tri prita; në Grykën e Carralevës, në fshatin Dule dhe në hyrje të Suharekës, mirëpo nuk mundën ta ndalnin
marshimin e forcave osmane. Më 23 prill 1881, Dervish Pasha hyri në Prizren ku shpalli shtetrrethimin dhe bëri arrestime të shumta.
142.
3. Rëndësia historike
LSHP-jashënoi një hap të madh cilësor sa i përket kërkesave politike dhe frontit luftarak.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë çlirimtare me karakter kombëtar në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizata e parë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe organizata e parë
që për interesat e vendit përdori angazhimin politik dhe forcën e armatosur.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizata e parë që arriti të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme, pothuajse krejtësisht të
pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
143.
Lidhja e Prizrenit,me qëndresën e armatosur për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelmendit e Ulqinit, tregoi se trojet shqiptare
nuk mund të trajtoheshin si plaçkë për interesat e Fuqive të Mëdha apo apetitet territoriale të monarkive fqinje.
Me këtë qëndresë, LSHP i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit
të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë në dobi të Mbretërisë Greke.
Me karakterin e vet kombëtar, LSHP-ja përmbysi tezën e Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje për mohimin e ekzistencës së kombit
shqiptar; ajo vërtetoi në shkallë ndërkombëtare se populli shqiptar ishte një komb i formuar dhe i vendosur për të krijuar shtetin e vet
kombëtar.
Me veprimtarinë “shtetërore”, sidomos gjatë muajve të fundit të saj, LSHP-ja hodhi poshtë edhe tezën tjetër të paaftësisë së shqiptarëve
për vetëqeverisje, dhe dëshmoi se ata ishin të përgatitur politikisht për të pasur shtetin e tyre kombëtar.
145.
1. Shpallja ePavarësisë
Pas dështimit të kryengritjeve shqiptare të viteve 1911-1912, Ismail Qemali bëri përpjekje t’i bindë qeveritarët osmanë për ta pranuar
njohjen e kombësisë dhe autonomisë së Shqipërisë. Kjo njohje do të sillte një afrim politik mes shqiptarëve dhe Turqisë, të dobishëm
për të dyja palët, në rrethanat kur monarkitë ballkanike po përgatiteshin të hynin në luftë për të përmbysur sundimin turk në Ballkan
dhe për të zbatuar planet e tyre për copëtimin e Shqipërisë.
Qeveria turke sërish I injoroi kërkesat e shqiptarëve.
Në tetorin e vitit 1912, me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, trupat e monarkive Ballkanike shkelën territorin shqiptar. Kjo situatë e
re shtroi detyrën e ndërmarrjes së masave për të siguruar tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe njëkohësisht për t’u shkëputur nga
Turqia.
146.
Në këto rrethana,në fillim të nëntorit 1912, një komision përgatitor i ngritur në Vlorë, po merrte masa për organizimin e një
kuvendi përfaqësues në Durrës ose në Vlorë.
Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë të lëvizjes kombëtare, erdhën në përfundimin se vetëm Shpallja e Pavarësisë mund të
siguronte lirinë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale.
Ideja e shpalljes së pavarësisë gjeti përkrahjen e plotë të popullit shqiptar.
Ajo u shpall në Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Lushnjë, Elbasan, përpara se të mblidhej Kuvendi Kombëtar, ndërsa paria e qytetit
të Ohrit solidarizohej me qëndrimin që do të mbahej në çështjen e pavarësisë.
Në pamundësi që Kuvendi Kombëtar të mblidhej në Durrës ku autoritetet turke nxorrën pengesa, delegatët nga viset e
ndryshme të Shqipërisë u drejtuan për në Vlorë.
147.
Më 28 Nëntor1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar.
Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63, të cilët
përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli,
Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Mit'hat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Iliaz Bej Vrioni, Shefqet Bej Vërlaci, etj.
Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e
Kuvendit.
Nga udhëheqësit e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Bej Prishtina, Nexhip
Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, etj., të cilët ndodheshin në burgun e Beogradit, si dhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në
Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës.
148.
Kuvendi zgjodhi njëzëripër kryetar Ismail Qemalin, i cili vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja rrugë
shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”.
Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej:
“... Shqipëria me sot bëhet më vehte, e lirë dhe e mosvarme”.
Pastaj u ngrit flamuri kombëtar përpara popullit të grumbulluar jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Ismail Qemali u ngarkua si kryetar i Qeverisë së Përkohshme.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 ishte përfundimi i një procesi të gjatë historik, kurorëzimi i luftrave të
panderprera të popullit shqiptar për t’u çliruar nga sundimi otoman, por ishte njëkohësisht edhe fillimi i procesit të formimit të një
shteti shqiptar të pavarur e sovran që do të zhvillohej me përpjekje të mëtejshme kundër forcave armiqësore të jashtme e të
brendshme.
149.
2. Organizimi politikdhe sfidat
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri
në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në
luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje.
Këto treva, duke marrë pjesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë themelet e pavarësisë dhe i hapën rrugën formimit të shtetit
shqiptar.
Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të gjithë shqiptarëve, të gjitha trevave shqiptare që dërguan përfaqësuesit e tyre në të.
Qeveria e Ismail Qemalit doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullit shqiptar dhe e të gjitha tokave shqiptare, edhe
pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike.
150.
3. Qeveria eVlorës
Qeveria e Vlorës kishte 10 ministra të ndarë në mënyrë të barabartë në raportin midis feve. Kuvendi zgjodhi edhe Senatin prej 18
anëtarësh si hapin e parë drejt krijimit të një regjimi demokratik.
Ismail Qemali, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme (1844-1919)
Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Në Perandorinë Osmane ka
pasur funksione të rëndësishme administrative dhe është dalluar për pikëpamjet e tij liberale. U dënua nga Porta e Lartë me
internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në
vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U dallua si
frymëzues dhe organizator i kryengritjeve anti-osmane të viteve 1910-1912. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në
kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të
kulturës kombëtare, që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Kryeministri kishte 9 fëmijë: 6 djem, 3 vajza. Në zyrën e
kryeministrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij.
151.
1. Përbërja eqeverisë së Ismail Qemalit:
2. DOM NIKOLL KAÇORRI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
3. MYFIT LIBOHOVA, MINISTËR I BRENDSHËM
4. PETRO POGA, MINISTËR I DREJTËSISË
5. PANDELI CALE, MINISTËR I BUJQËSISË
6. ABDI TOPTANI, MINISTËR I FINANCAVE
7. LUIGJ GURAKUQI, MINISTËR I ARSIMIT
8. MEHMET DËRRALLA, MINISTËR I LUFTËS
9. MIT’HAT FRASHËRI, MINISTËR I PUNËVE BOTORE
10. LEF NOSI, MINISTËR I POSTË-TELEGRAFËS
152.
Për shkak tëreaksionit të brendshëm dhe mungesës së njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë së pavarur, Qeveria e Vlorës nuk
arriti të kishte sukses.
Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, Shqipëria në pikëpamje politike ishte në një pozitë të mjeruar, sepse nuk kishte një
qeverisje unike në të gjithë vendin. Asokohe në Shqipëri vepronin shumë qeveri lokale, me qëllime pasurimi dhe sigurimi të
pozitave në shtetin e ri.
Përveç Qeverisë së Vlorës, në Shqipëri vepronin edhe këto miniqeveri:
- në Durrës, nga 12 tetori 1913 vepronte ”Pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit;
- në Orosh të Mirditës qeveriste Prenk Bib Doda;
- në Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashë Vrionit;
- në Shkodër qeveriste një detashment i ushtrive ndërkombëtare nën kryesinë e kolonelit anglez Filips; e të tjera.
153.
Prandaj, Qeveria eVlorës dha pëlqimin për vendimin e Fuqitve të Mëdha që të dërgonin Princ Vidin për të qeverisur në Shqipëri.
Për t´i hapur rrugë një zhvillimi të ri politik të Shqipërisë si dhe sigurisë së saj në të ardhmen, më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha
dorëheqjen dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK).
Ato ditë, KNK-ja administratën qendrore të Vlorës e shndërroi në një administratë lokale të varur prej tij dhe në vend të 8 ministrive u
krijua një drejtori e përgjithshme dhe pesë degë me kompetenca të kufizuara.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) i kërkoi edhe Esat Pashë Toptanit që ta shpërndante "Pleqësinë e Durrësit”, dhe ai këtë e bëri
më 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se më 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar në Gjermani për t'i dhënë
kurorën Princ Vidit në Kështjellën Nojvid në emër të shqiptarëve.
Edhe qeveritë e tjera lokale u shpërbënë dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si të vetmin sundimtar të Shqipërisë.
154.
Edhe me përqendrimine administratës shtetërore në KNK, gjendja e brendshme e Shqipërisë nuk u përmirësua, përkundrazi ajo u
keqësua edhe më tepër.
Ajo që kërcënonte shtetin shqiptar në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914 ishte lëvizja për autonominë e ”Vorio-Epirit” në Jug të
Shqipërisë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro-grek me protokollin e Firencës më 17 dhjetor 1913, fuqitë e mëdha i kërkuan Greqisë t´i
tërhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipërisë. Kryeministri grek, Elefter Venizellos në fund të dhjetorit, e kushtëzoi tërheqjen e ushtrisë me
zgjidhjen e ishujve të Egjeut në favor të Greqisë.
Për t´i kënaqur kërkesat e palës greke, më 13 shkurt 1914, Fuqitë e Mëdha i deklaruan Qeverisë greke me një notë kolektive se çështja
e ishujve të Egjeut do të zgjidhet pozitivisht pasi të jenë larguar trupat e saj nga tokat shqiptare që përfshiheshin brenda kufijve të
caktuar me Protokollin e Firencës.
155.
4. Konferenca eAmbasadorëve në Londër
Njohja ndërkombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u arrit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo konferencë e gjashtë
Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) filloi punën më 17 dhjetor 1912 në
Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, nën udhëheqjen e ministrit të jashtëm britanik, Sër Eduard Grej (Sir Edëard Grey, 1862-
1933).
Për sa i përket Shqipërisë, Ambasadorët vendosën fillimisht që ajo të njihej si shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit. Mirëpo, pas
shumë diskutimeve, më 29 korrik 1913 u vendos formalisht që Shqipëria të ishte principatë apo mbretëri autonome, sovrane dhe e
trashëgueshme prej lindjes, e garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.
Vendimi tjetër i konferencës që e la përfundimisht të pazgjidhur çështjen shqiptare në Ballkan, ishte ai i përcaktimit të kufijve të
Shqipërisë.
Në Londër territori i Shqipërisë u copëtua në favor të mbretërive fqinje Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, duke ndarë Kosovën,
Malësinë e Plavës e Gucisë, Ulqinin e Tivarin, Shkupin dhe territoret e tjera që gjenden sot në Maqedoni dhe Çamërinë në jug.
156.
Pavarësia e Shqipërisëu njoh zyrtarisht, edhe pse pushteti i Qeverisë së re të Përkohshme shqiptare, të krijuar më 5 korrik 1913, përfshinte
vetëm Vlorën dhe rrethinat e saj.
U arrit pajtimi që Mbreti i ri të caktohej nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, pas propozimit të dy shteteve më të interesuara për Shqipërinë: Austro-
Hungarisë dhe Italisë.
Ato zgjodhën princin gjerman, ëilhelm Vid (ëilhelm zu ëied, 1876-1945).
Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i ofruan atij fronin e shtetit të sapolindur shqiptar, një vend për të cilin ai nuk dinte pothuajse asgjë.
Më 1 nëntor 1913, Vidi pranoi fronin shqiptar dhe arriti në Durrës më 7 mars 1914 me anijen ushtarake austro-hungareze “Taurus”.
Ai u braktis nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk e mori përkrahjen financiare e ushtarake të premtuar, në veçanti si pasojë e shpërthimit të
Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914, pas gjashtë muajve në Shqipëri, Vidi u largua nga Shqipëria pa dhënë dorëheqje zyrtarisht dhe
nuk u kthye më.
158.
Më 22 mars1913 Konferenca e Ambasadorëve sanksionoi marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë e veriut të Shqipërisë. Në
kundërshtim me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga territori i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe tokat e
Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).
Ministri i Jashtëm i Anglisë, Eduard Grej, i cili ishte njëherit edhe kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, duke folur më 12 gusht 1913
në Dhomën e Komunave (Parlamenti Anglez) lidhur me caktimin e kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës deklaroi: “Unë e di
fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin... qëllimi
kryesor ka qenë të ruhej marrëveshja ndërmjet Fuqive të Mëdha... në të mirë të paqes në Evropë”.
Nga kjo deklaratë pranohet tërthorazi padrejtësia e vendimeve për kufijtë e Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria duhej të ishte një “kurban” i
domosdoshëm për paqen evropiane.
159.
1. Kosova paspushtimit nga Serbia
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e Presidentit të SHBA-ve,
Udrou Uillson, vendimet e Konferencës së Paqes në Versajë (1919) mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-
Sllovene (SKS), e quajtur më vonë Jugosllavi.
Lëvizjet ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, por pa arritur të çlironin trevat shqiptare nën Jugosllavi.
Regjimi jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe
Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar Fan Noli e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje,
çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të
ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë.
160.
Azem Galica (1889- 1924)
Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së
armatosur në Kosovë kundër pushtuesve sllavë gjatë viteve 1912 - 1924. Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912 kur mori
pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe
më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes
në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Sipas direktivave të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", në vitin 1919 mori
pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që
shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër
regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të
Nolit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.
161.
Hasan Prishtina (1873– 1933)
Ishte patriot e demokrat revolucionar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e
Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Hasan Prishtina lindi në Vushtrri në një familje patriote.
Familja e tij, ishte nga treva e Drenicës. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali
Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk
(1908-1912), ai e ndryshoi mbiemrin përsëri, nga Polaci në Prishtina. Mësimet e para dhe gjimnazin e ulët i kreu në Vushtrri. Studimet e
mesme i kreu në gjimnazin frëng të Selanikut, ku mësoi edhe gjuhën frënge. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-
juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin Osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e
përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në parlament luftoi për të drejtat e shqiptarëve, për njohjen
zyrtare të kufijve të Shqipërisë, për hapjen e shkollave shqipe, për administratën shqiptare në Vilajetet shqiptare, që ushtria shqiptare të
shërbejë në Shqipëri me oficerë vendas, etj.
162.
2. Kolonizimi iKosovës
Kolonizimi i Kosovës ishte projekt shtetëror i zbatuar nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave
botërore.
Qëllimi i këtij projekti ishte ndryshimi i strukturës demokrafike të Kosovës nëpërmjet rritjes së popullatës serbe. Gjatë periudhës së
kolonizimit, 60 deri në 65 mijë kolonë janë vendosur në Kosovë, prej të cilëve mbi 90 përqind ishin serbë. Krahas procesit të
kolonizimit, Mbretëria jugosllave zhvillonte edhe procesin e migrimit të dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova.
Procesi i kolonizimit ka filluar gjatë Luftës Ballkanike.
Kolonizimi i parë formal është iniciuar në vitin 1920 kur Kuvendi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene miratoi “Dekretin për Kolonizimin
e Provincave Jugore të Jugosllavisë”.
163.
Kolonizimi i dytëka filluar në vitin 1931 kur u miratua Dekreti për Kolonizimin e Rajoneve Jugore.
Krahas nguljes së kolonëve ndërmjet viteve 1918-1921, dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve e zvogëloi numrin e tyre në Kosovë nga rreth 1
milion në 439 mijë. Në periudhën mes dy luftërave, autoritetet jugosllave kanë nënshkruar disa traktate me Turqinë e cila në vitin 1935
ishte pajtuar që t’i pranonte 200 mijë shqiptarë muslimanë. Në vitin 1938 Turqia do t’i pranonte edhe 40 mijë familje shqiptare
myslimane, por kjo marrëveshje nuk qe realizuar për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Politikani serb, Vaso Çubrilloviq, në vitin 1937 doli me “Memorandumin” me të cilin propozonte dëbimin e shqiptarëve si zgjidhje
përfundimtare të “problemit shqiptar” në Jugosllavi: “Në sprovën tonë të kolonizimit në jug, e shohim se i vetmi mjet efektiv për zgjidhjen e këtij
problemi është dëbimi masiv i shqiptarëve. Kolonizimi gradual nuk ka patur sukses në vendin tonë, por as në vendet tjera. Nëse shteti dëshiron të
ndërhyjë në favor të popullit të tij në betejën për tokë, mund të ketë sukses vetëm duke vepruar brutalisht” (Memorandumi, Vaso Cubrilloviq).
164.
3. Pozita eKosovës në Jugosllavi (1945-1989)
Në Luftën e Dytë Botërore, populli i Kosovës ishte bashkuar me frontin e popujve të tjerë kundër të keqes më të madhe për
njerëzimin deri në atë kohë, nazi-fashizmit.
Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte motivi kryesor për bashkëngjitjen e shqiptarëve të Kosovës me frontin nacional çlirimtar.
Rruga më e mundshme për zgjidhjen e problemit kombëtar ishte Karta e Atlantikut (1942) e nënshkruar dhe shpallur botërisht nga
fuqitë e mëdha: Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë dokument, mes tjerash, sanksionohej e
drejta e popujve pjesëmarrës në koalicionin antifashist për të vetëvendosur. Edhe Partia Komuniste e Jugosllavisë që ishte forca
kryesore udhëheqëse e luftës në Jugosllavi, kishte shpallur botërisht se do t’u njihte të drejtën e vetëvendosjes të gjitha kombeve
dhe kombësive që jetonin në të.
Ngjarja që e sublimoi këtë qëllim politik të shqiptarëve të Kosovës gjatë LDB-së ishte Konferenca e Bujanit, e mbajtur më 31 dhejtor
1943 dhe 1 e 2 Janar 1944 në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës.
165.
3.1. Konferenca eBujanit
Në Konferencën e Bujanit morën pjesë 64 delegatë nga të gjitha viset dhe nacionalitetet e Kosovës; shqiptarë, serbë, malazezë,
myslimanë, si dhe të gjitha shtresat dhe grupet e popullsisë: komunistë, nacionalistë, të ushtrisë nacionalçlirimtare dhe të gruas
kosovare.
Konferenca zgjodhi Këshillin e Parë Nacional Çlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, të përbërë nga 51 anëtarë,
përfaqësues të Partisë Komuniste dhe të nacionaliteteve të ndryshme.
Krahas këshillit u zgjodh edhe kryesia e përbërë nga Mehmet Hoxha, kryetar, Rifat Berisha nga Gjakova dhe Pavlo Joviqeviq nga
Peja nënkryetarë, ndërsa anëtarë të kryesisë u zgjodhën Zekirja Rexha, Xhevdet Doda, Millan Zeqar, Hajdar Dushi, Fadil Hoxha
dhe Ali Shukria.
Rezoluta: ky këshill “nuk ishte parti por një organ i përbashkët ku merrnin pjesë gjithë rrymat politike...pa dallim kombësie, feje,
tendence politike e pozite shoqërore”.
166.
Këshilli Nacionalçlirimtar, ashtusi edhe Shtabi i Ushtrisë së Kosmetit (Kosova dhe Metohija) dhe Komiteti Krahinor i LKJ-së për Kosovën,
gjatë gjithë periudhës së luftës nuk kishin asnjë lidhje varësie me Serbinë. Kundrejt organeve qendrore jugosllave, këto ishin në pozita të
barabarta me organet identike të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë e Sllovenisë. Kjo do të thotë se në konferencën e Bujanit, me
formimin e Këshilli Nacionalçlirimtar për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit u realizua në mënyrë të ligjshme dhe demokratike pavarësia
politike e Kosovës nga Serbia.
Në Rezolutën e Konferencës së Bujanit, e cila është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Këshillit, është shkruar në gjuhën shqipe dhe
serbo-kroate:
“Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot, dëshiron me
u bashkue me Shqipërinë. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të bashkohen me Shqipërinë është lufta
e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit fashist… Garanci për këtë asht ushtria nacionalçlirimtare e Jugosllavisë
dhe ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë me të cilën ngushtësisht asht e lidhun...Për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj: Bashkimi
Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut), konferenca e Moskës dhe e Teheranit”.
167.
Por, pas Konferencëssë Bujanit, në prapaskenë filloi realizimi i planeve dhe programeve serbe të Mbretërisë SKS për shfarosjen,
dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në Jugosllavi.
Në fillim të Janarit 1945 udhëheqja jugosllave urdhëroi mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e Sremit (në
Serbi). Në këtë kohë (dhjetor 1944-janar 1945) rezistenca shqiptare ishte përqendruar në Drenicë dhe për këtë arsye, Shtabi Operativ i
Kosmetit e urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej drejt Podujevës për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po
marshonte për në Serbi.
Brigada e Shaban Polluzhës e kushtëzon këtë vendim me ndërprerjen e vrasjeve dhe plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e
ushtarisë jugosllave...por, pasi nuk mund ta nënshtrojnë Shaban Polluzhën, më 25 janar nisin operacionet ushtarake për asgjësimin e
Brigadës së tij.
168.
Në fillim tëprillit 1945, Titoja priti një delegacion nga Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, të cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan
Mugosha.
Në këtë takim ai premtoi se: ”…populli shqiptar duhet ta dijë se çfarë Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila
na ka kushtuar aq shumë gjak, do të jetë i barabartë dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë që ta ndërtojë dhe zhvillojnë kulturën e vet,
t’i ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptar do të fitojë në Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e
bëjnë popull”.
Pas takimit me Titon, Mehmet Hoxha, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, ndryshoi krejtësisht qëndrimin duke u
“pajtuar” me aneksimin e Kosovës nga Serbia në Kuvendin e Prizrenit (8-10 korrik 1945).
Në këtë mbledhje e cila qe mbajtur nën rrethimin e tankeve të ushtrisë, u ‘zyrtarizua’ mbetja e Kosovës nën Serbi.
169.
3.2. Pozita eKosovës 1946-1963
Në dy Kushtetutat e para të Jugosllavisë (1946 dhe 1952), emërtimi zyrtar për Kosovën ishte Territori Autonom i Kosovës dhe
Metohisë. Jeta shoqërore dhe kulturore ishte e shtypur nga regjimi serb, ndërsa nuk bëhej fjalë për përdorimin zyrtar të gjuhës
shqipe në organet e administratës shtetërore. Kjo periudhë konsiderohet pjesa më e hidhur e historisë së pas luftës për shqiptarët
nën Jugosllavi.
Në fillim të vitit 1951, në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit fraksionist të Aleksandër Rankoviqit, u ndërmorr
aksioni për deklarimin e shqiptarëve në turq, sidomos nëpër qytete … Pas këtij aksioni, prej 97 mijë e 954 qytetarëve që më 1961 u
evidentuan si turq në Jugosllavi, numri i tyre më 1961 u shtua në 259 mijë e 536 ose afër 60 përqind.
Ndërkaq, me kushtetutën e vitit 1963, statusi politik i Kosovës u avancua shumë pak, duke ngelur në suazat e autonomisë kulturore
dhe administrative, ndërsa emërtimi zyrtar për Kosovën u ndryshua në Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.
170.
3.3. Pozita eKosovës 1974-1989
Pas rënies së Rankoviqit (Plenumi i Brioneve – 1966), shqiptarët filluan të frymojnë më lirshëm. Mirëpo, udhëheqja e asaj kohe që ishte
lojale ndaj Beogradit, nuk arriti të krijonte politika të nevojshme për tejkalimin e pengesave që Kosovës t’i njihej statusi i republikës.
Prandaj në vitin 1968 shpërthyen demonstratat në tërë Kosovën, me kërkesën për republikë, për themelimin e Universitetit në Prishtinë,
për barazimin e shqipes me serbo-kroatishten dhe për shqyrtimn e gjendjes ekonomike të Kosovës. Jehona e demonstratave bëri që të
hapej universiteti në gjuhën shqipe në Prishtinë, gjuha shqipe të njihej si gjuhë zyrtare në Kosovë, të lejohej përdorimi i flamurit
kombëtar dhe të fillojë angazhimi për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kështu filluan ndryshimet kushtetuese të cilat u formalizuan me Kushtetutën e vitit 1974 me të cilën u avancua pozita e Kosovës në
Jugosllavi.
Me këtë kushtetutë, Kosovës i njihej autonomia politiko-territoriale, ndërsa emërtimi zyrtar i Kosovës ishte Krahina Socialiste Autonome e
Kosovës.
171.
Kosovës iu njohstatusi i elementit konstituiv të federatës jugosllave dhe ajo përfaqësohej drejtpërdrejt edhe në federatë. Kushtetuta e vitit
1974 ia njihte Kosovës institucionet e pavarura; Kuvendin (Kuvendi Krahinor i Kosovës), qeverinë (Këshillin Ekzekutiv Krahinor), Policinë,
Mbrojtjen territoriale, etj. Mirëpo, e kufizonte në politikën e jashtme dhe atë të Mbrojtjes.
Por, pavarësisht këtij avancimi, proceset zhvillimore mbaheshin të bllokuara me metoda politike nga ana e Serbisë. Për këtë arsye dhe si
rezultat i ndikimit pozitiv të Universitetit të Prishtinës, lëvizja studentore artikuloi kërkesa politike dhe organizoi demonstrata masive në
vitin 1981.
Kërkesa kryesore për barazimin e statusit të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë u mbështet edhe nga populli shqiptar i cili u
bashkua me studentët e UP-së.
Nga elita politike e asaj kohe duhet të potencohet përkrahja e hapur e kërkesës për republikë nga profesor Ukshin Hoti, i cili e
argumentoi këtë me nevojën e Kosovës për zhvillim më të shpejtuar ekonomik.
172.
Pas vitit 1981,Beogradi filloi rrënimin e autonomisë politike të Kosovës, e cila u realizua tërësisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 1989.
Pavarësisht reagimit të shqiptarëve me protesta në të gjitha qytetet e vendit dhe grevës së minatorëve të kombinatit “Trepça”, regjimi i
Millosheviqit revokoi autonominë e Kosovës, duke përjashtuar të gjithë shqiptarët nga institucionet publike.
Këtij degradimi shqiptarët iu përgjigjën me krijimin e LDK-së (si lëvizje politike e themeluar në dhjetor 1989), me Deklaratën e Pavarësisë
të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, me Kushtetutën e Kaçanikut dhe me zgjedhjet e para presidenciale e
parlamentare në maj 1992, me të cilat filloi i ashtuquajturi “shteti paralel i shqiptarëve” të Kosovës.
Pushtimi klasik nga forcat serbe vazhdoi deri në vitin 1997 kur studentët e UP-së organizuan më 1 Tetor një protestë masive e cila ishte
“goditje” edhe ndaj politikës pacifiste të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe dhe kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila
udhëhoqi luftën për çlirim nga Serbia.
175.
1. Deklarata Kushtetuesee 2 Korrikut
Suprimimi i Autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë më 23 mars 1989 ishte sinjal i qartë se shqiptarët e Kosovës do të përballen
me dhunë e terror. Mirëpo, shqiptarët ishin të vendosur të vazhdonin rezistencën kundër regjimit serbe dhe kështu, më 23 dhjetor
1989 në Prishtinë u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
LDK-ja ishte partia e parë politike me hapësirat e Jugosllavisë e cila mblodhi rreth vetes pjesën më të madhe të popullit në Kosovë.
Delegatët e Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 1989, u detyruan që në natën ndërmjet
21 e 22 qershorit të vitit 1990 të ndërpresin mbledhjen e Kuvendit, ndërsa delegatët shqiptarë u morën vesh që mbledhja të vazhdohej
më 2 korrik 1990.
Një grup i delegatëve të Kuvendit të Kosovës (15 delegatë), më 1 korrik 1990, e rishqyrtuan tekstin e Deklaratës Kushtetuese të hartuar
nga akademiku Gazmend Zajmi.
176.
Më 2korrik, delegatët, që në mëngjes ishin nisur në drejtim të Kuvendit të Kosovës. Forcat policore serbe e kishin rrethuar nga brenda
dhe jashtë ndërtesën, për t’iu pamundësuar delegatëve shqiptarë të hynin brenda dhe të mbanin mbledhjen. Në pamundësi për të
hyrë brenda, delegatët e Kuvendit u detyruan që mbledhjen e Kuvendit ta mbanin para shkallëve të hyrjes.
Mbledhja filloi në ora 10:00 dhe i zhvilloi punimet nën drejtimin e Bujar Gjurgjealës (delegat nga Prizreni) i cili e nxori për aprovim
rendin e ditës ku një ndër pikat e veçanta ishte edhe miratimi i Deklaratës Kushtetuese. Pas aprovimit të rendit të punës, Muharrem
Shabani, delegat nga Vushtrria, e lexoi Deklaratën Kushtetuese me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës -
Konfederatës së ardhshme Jugosllave.
Ky dokument i rëndësishëm historik për shqiptarët e Kosovës, u nënshkrua nga 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës dhe 3 delegatë
shqiptarë të cilët ishin të deleguar në Kuvendin Federativ.
177.
Pas miratimit tëDeklaratës, administrata dhe policia serbe ndërmorën masa të reja kundër shqiptarëve. U suspenduan të gjitha
institucionet si Radio Televizioni i Prishtinës (RTP), gazeta “Rilindja”, shkollat dhe Universiteti i Prishtinës, punëtorët shqiptarë u dëbuan
nga vendet e punës…
Delegatët e Kuvendit të cilët miratuan Deklaratën e 2 Korrikut, në një mbledhje të mbajtur më 7 shtator 1990 në Kaçanik, miratuan edhe
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ishte akti më i lartë juridik në shtete-ndërtimin dhe funksionalizimin e jetës institucionale në
Republikën e Kosovës.
Deklarata e 2 Korrikut, në rrethanat e kohës, shprehte qartë vullnetin e shumicës së popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Deklarata Kushtetuese shënon hapin e parë drejt Pavarësisë së Kosovës, të realizuar 18 vjet më vonë.
Debat: Pse ka zgjatur kaq shumë procesi i Pavarësimit të Kosovës?
178.
2. Lufta eUÇK-së
Pas disa aksioneve të armatosura kundër policisë serbe dhe dilemave për ekzistencën e saj, më 28 nëntor 1997 në fshatin Llaushë të
Drenicës (në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga policia serbe) doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Dëshmorët e parë të UÇK-së janë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Nën pretekstin e ndjekjes së pjesëtarëve të UÇK-së, forcat serbe shtuan terrorin mbi popullsinë shqiptare dhe masakruan dhjetëra
civilë në Drenicë më 28 shkurt 1998.
Pak ditë më vonë, më 5 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, në Prekaz të Ulët të
Skënderajt.
Pas një lufte të ashpër për tri ditë me radhë, në këtë betejë bien heroikisht Adem e Hamëz Jashari dhe mbi 50 anëtarë të familjes
Jashari.
Lufta e Prekazit ndikoi në mënyrë të jashtëzakonshme në masivizimin e UÇK-së dhe zgjerimin e zonës së luftës.
179.
Luftimet u ashpërsuangjatë verës 1998, sidomos në zonën e Dukagjinit dhe me ofensivën serbe në Rahovec. Ngjarja që pati rëndësi
vendimtare për rrjedhën e luftës në Kosovë ishte denoncimi para botës i masakrës së Reçakut më 15 janar 1999 nga ambasadori Uilliam
Uoker, i cili ishte shef i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë.
Në shkurt 1999 në Rambuje të Francës, me ndërmjetësim nga faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtar, u organizuan bisedimet
shqiptaro-serbe me qëllim të zgjidhjes që do t’i jepte fund luftës. Pala shqiptare e nënshkroi marrëveshjen e propozuar, kurse serbët e
refuzuan atë. Dështimi i marrëveshjes e detyroi bashkësinë ndërkombëtare të ndërmerrte masa më radikale kundër Millosheviqit.
Më 24 mars 1999 Aleanca Veriatlantike – NATO fillon operacionin “Allied Force” kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi.
Pas 78 ditësh, më 10 qershor 1999 në Kumanovë ushtria serbe nënshkroi kapitullimin. Në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi
Rezolutën 1244 e cila përcaktonte vendosjen e misionit të OKB-së (UNMIK) dhe atë ushtarak (KFOR).
180.
3. Kosova nënadministrimin e OKB-së
Menjëhërë pas luftës, UNMIK-u (United Nations Interim Mission in Kosovo) filloi punën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për
ndërtimin e institucioneve vetëqeverisëse. Në vitin 2001 u miratua Korniza Kushtetuese e cila përcaktonte raportin në mes të
institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, përgjegjësitë dhe kompetencat e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse (IPVQ),
kompetencat e rezervuara për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) i cili ishte shefi i UNMIK-ut dhe parimet e
përgjithshme të sistemit juridik (legal) në Kosovë.
Zgjedhjet e para në Kosovë ishin zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të vitit 2000 për Asambletë komunale, kurse ato të
përgjithshme në nëntor të vitit 2001, prej të cilave dolën institucionet e para qendrore: Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria.
Kompetencat për organizimin e zgjedhjeve i kishte OSBE-ja e cila vepronte në kuadër të UNMIK-ut. Ndërkaq, proceset ekonomike
drejtoheshin dhe përcaktoheshin nga UNMIK-u nëpërmjet shtyllës së katërt (BE-së).
181.
Periudha e administrimittë Kosovës nga misioni i OKB-së (UNMIK) karakterizohet nga amullia, ngecja ekonomike dhe degradimi i
vazhdueshëm social.
Kjo për arsye se performanca e zyrtarëve ndërkombëtarë ishte e dobët dhe se raporti me institucionet vendore kishte përmasa kontrolli
e jo bashkërendimi.
Si pasojë e këtij menaxhimi dhe për shkak të “paaftësisë” politike të institucioneve ndërkombëtare në zgjidhjen e problemit të
Mitrovicës, në Mars të vitit 2004 shpërthyen trazirat e dhunshme që e dëmtuan imazhin ndërkombëtar të Kosovës, por gjithashtu
dëshmuan mosefikasitetin e UNMIK-ut.
Kjo situatë imponoi ndryshimin e kursit ndërkombëtar në favor të përshpejtimit të zgjidhjes së statusit politik.
182.
4. Bisedimet eVjenës
Bisedimet filluan më 20 shkurt 2006 dhe përfunduan 13 muaj më vonë, më 14 mars 2007, kur zëvendësi i të dërguarit të posaçëm,
Albert Rohan, ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së - Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
Kornizat e bisedimeve të Vjenës ishin përcaktuar nga Grupi i Kontaktit me Parimet Udhëheqëse për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të
konfirmuara edhe në Deklaratën Ministrore të Londrës më 31 Janar 2006. “Jo kthim në gjendjen e para marsit të vitit 1999, jo ndarje të
Kosovës, jo bashkim të saj me ndonjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti”, ishin tri JO-të që e bënë Prishtinën të merrte frymë më
lirshëm sa i përket ecurisë së bisedimeve. Zyra e UNOSEK-ut ishte vendosur në Vjenë (kryeqyteti i Austrisë), ndërsa mediatorët
ndërkombëtarë shpesh vizitonin kryeqytetet e dy palëve në bisedime; Prishtinën dhe Beogradin.
183.
Fillimi i bisedimeveme temat e ashtuquajtura “të interesit të përbashkët” kishte për qëllim të verifikonte hapësirat e kompromisit të
mundshëm për statusin.
Decentralizimi ishte çështja kryesore me të cilën do të vendosej baza e zgjidhjes së statusit. Tetë nga pesëmbëdhjetë takimet e
drejtpërdrejta trajtuan temën e decentralizimit.
Më vonë do të vinin edhe temat e tjera, po ashtu shumë të rëndësishme për fatin e bisedimeve.
Më 2 shkurt 2007, Marti Ahtisari shkoi në Beograd dhe në Prishtinë për t’ua dorëzuar autoriteteve Propozimin Gjithëpërfshirës për
Statusin e Ardhshëm të Kosovës.
“Statusi i Kosovës duhet të jetë pavarësia, e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare”.
Ky ishte rekomandimi i Marti Ahtisarit, i cili sqaronte se rikthimi i Kosovës në Serbi nuk ishte opsion i qëndrueshëm, ashtu siç nuk
ishte më as vazhdimi i administrimit ndërkombëtar.
184.
5. Shpallja ePavarësisë
Dita më e rëndësishme në historinë e Kosovës është 17 shkurti i vitit 2008.
Pas dështimit të përpjekjeve për miratimin e Propozimit të Marti Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kuvendi i Kosovës
miratoi unanimisht Deklaratën e Pavarësisë.
Të gjithë deputetët e pranishëm në seancën solemne (109 deputetë) kanë votuar pro, nuk ka pasur asnjë votë kundër, ndërsa 11
deputetët serbë e bojkotuan seancën.
Më 10 dhjetor ishte përmbyllur mandati i Treshes së Grupit të Kontaktit, pas përpjekjes së fundit ndërkombëtare për marrëveshje
mes palëve.
Tri javë më parë (17 nëntor) në Kosovë ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe lokale (për herë të parë është votuar edhe për
kryetarin e komunës) dhe ende nuk kishte përfunduar procesi zgjedhor (numërimi).
185.
Konstituimi i legjislaturëssë re u bë më 4 janar 2008, ndërsa marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u zyrtarizua tri ditë më vonë, më 10 janar 2008.
Sipas marrëveshjes, President i Kosovës do të zgjedhej Fatmir Sejdiu, kryetar i LDK-së, ndërsa kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi,
kryetar i PDK-së, parti e cila kishte fituar numrin më të madh të vendeve në Parlament (37 deputetë).
PDK-ja do të zgjedhte nga radhët e veta edhe kryetarin e Kuvendit dhe do të kishte numrin më të madh të ministrive. Presidenti dhe
kabineti i ri qeveritar u votuan nga Kuvendi më 9 janar.
Shpallja e Pavarësisë u bë tema numër një në çdo takim dhe prononcim të udhëheqësve politikë.
Me qëllim të evitimit të ndonjë veprimi bllokues në KS të OKB-së dhe lëvizjeve të brendshme të komunitetit serb, data nuk u bë publike
deri në ditën e fundit më 17 shkurt.
186.
Në seancën solemnetë 17 shkurtit, në ora 15.49, 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan njëzëri për Deklaratën e Pavarësisë.
Me këtë deklaratë, Kosova shpalli pavarësinë në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, si republikë demokratike,
laike dhe shumetnike.
Në të njëjtën seancë u miratua edhe Flamuri (harta e Kosovës me gjashtë yje të verdhë mbi të, të vendosura në sfond të kaltër) dhe
Stema e Kosovës me të njëjtën formë.
Shpallja e Pavarësisë ishte ngjarja më madhore në historinë e Kosovës, e përshkuar nga një entuziazëm i paparë tek qytetarët. Rrjetet
më të mëdha televizive të botës transmetuan drejtpërdrejt atmosferën festive në sheshet kryesore të Prishtinës.
Faktorët relevantë ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Australia, e
të tjera, deklaruan menjëherë njohjen e shtetit të ri.