SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
1. Parimet themelore të së drejtës martesore ( të numërohen dhe sqarohet një nga një
të gjitha parimet)?
a)Parimi i barabarësisë në marrëdhëniet familjare. Sipas këtij parimi anëtarët e familjes
janë të barabartë në të gjitha marrëdhëniet familjare
b) Parimi i mbrojtjes shtetërore dhe shoqërore i familjes. Sipas këtij parimi familja si
një institucion shoqëror gëzon mbrojtje institucionale nga shteti. Familja është bërthamë
natyrore e shoqërisë dhe si e tillë e gëzon të drejtën në mbrojtje . Mbrojtja e familjes
realizohet përmes ndihmës institucionale.
c) Parimi i laicitetit, Sipas këtij parimi marrëdhëniet familjare dhe martesore
rregullohen me dispozita ligjore. E drejta pozitive me dispozita ligjore i rregullon të
gjitha marrëdhëniet familjare dhe martesore, dhe vetëm në raste të caktuara me ligj, vlen
e drejta zakonore apo rregullat fetare. Lidhja e martesës bëhet para organeve shtetërore
dhe me
ç ) Parimi i mbrojtjes së veçantë të fëmijëve. Sipas këtij parimi fëmijët gëzojnë
mbrojtje të veçantë shoqërore. Sipas nenit 5.1 të LFK, fëmijët pa përkujdesje prindërore
dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të diagnostifikuara, si dhe prindërit e të cilëve
nuk janë të aftë për të krijuar kushte të domosdoshme për vete dhe fëmijët e tyre, janë nën
përkrahjen e veçantë financiare dhe shoqërore. Fëmijët qoftë martesor qoftë
jashtëmartesor gëzojnë mbrojtje të njëjtë shoqërore. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë
qenë të martuar në kohen e lindjes së tyre gëzojnë të drejta dhe detyra të njëjta sikur
fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohen
2. E drejta familjare është pjesë e sistemit juridik e gjithashtu është disipline e
veçantë shkencore.
e lindje së tyre
4. Familja është institucioni qendror në të drejtën familjare. Njeriu, si rregull, lind,
jeton dhe vdes në familje. Familja është celula më e lashtë e organizimit shoqërorë.
Organizimet e tjera shoqërore e pasojnë organizimin e familjes si formacion shoqëror.
3. Nocioni i familjes përdoret në shumë variante. Më së shpeshti gjinden variantet e
nocionit si institucion juridike dhe si institucion shoqëror.
a). Si institucion juridik, karakterizohet nga fakti se marrëdhëniet në familje janë të
rregulluara me norma juridike.
b). Ndërsa si institucion shoqëror, e shpreh natyrën e marrëdhënieve familjare si
marrëdhënie shoqërore.
4. Gjinia është një strukturë e lidhjeve familjare. Gjinia përkufizohet si lidhje midis
dy a më shumë personave e themeluar në mënyrë natyrore (me lindje) apo lidhje e
themeluar me ligj. Gjinia është kuptuar në mënyra të ndryshme gjatë zhvillimit historik
nga se edhe raportet familjare ishin trajtuar ndryshe nga e drejta pozitive sot.
5. 3. Gjinia e adoptimit
Gjinia e adoptimit është lidhja familjare që krijohet në mes të adoptuesit dhe të
afërmve të tij të dhe adoptuarit me të paslindurit e tij. Kjo lidhje krijohet ne mënyrë
ligjore me aktin juridik (marrëveshjen) e adoptuesit dhe të adoptuarit (përfaqësuesve
ligjor të adoptuarit) dhe vendimin e gjykatës.. Për dallim nga gjinia e gjakut e cila
krijohet me lindje që njëkohësisht është lidhje natyrore, adoptimit është një formë e
lidhjes e përcaktuar me ligj (formë artificiale ).
Marrëdhënia e adoptimit është e rregulluar me ligj dhe nga kjo lindin të drejta dhe
detyra. Adoptimi është në radhë të parë një formë e veçantë e përkujdesjes së fëmijëve
pa përkujdesje prindërore. Qëllimi i ndërmjetësimit të adoptimit është të arrijë
vendosjen e fëmijës (të adoptuarit) nën kujdestari të personit (adoptuesit) i cili dëshiron të
marrë fëmijën nën përkujdesje dhe përgjegjësinë e tij ( LFK, neni 160, par.1). Me
themelimin e marrëdhënies së adoptimit themelohen marrëdhënie të njëjta si
marrëdhëniet prindërore, përkatësisht në mes të adoptuesit dhe të adoptuarit krijohen
marrëdhënie si në mes të prindërve dhe fëmijëve. Me adoptim formohet edhe gjinia e
adoptimit e adoptuesit dhe të adoptuarit me të paslindurit e tij e degëzuar në vija dhe
shkallë varësisht nga numri i lindjeve.
Gjinia e gjakut
Gjinia e gjakut është lidhje familjare prej gjakut e dy apo më shumë personave që
rrjedhin njëri prej tjetrit ose kanë një kryeprind të përbashkët (eponim). Kjo gjini është
një lidhje e krijuar në mënyrë natyrore sepse krijohet me lindjen e fëmijëve nga martesa
ose bashkëjetesa. Me lindjen e fëmijëve fillon degëzimi i afërsisë familjare të bazuar në
gjini gjaku. Andaj kjo edhe e shton nevojën e llogaritjes së afërsisë së gjinisë. Afërsia në
gjininë e gjakut llogaritet me vija dhe shkallë. Janë të njohura a) vija e drejtë dhe b)vija e
tërthortë.
2.2. Gjinia e krushqisë
Gjinia e krushqisë (affinitas) është lidhja midis njërit bashkëshort me të afërmit e
bashkëshortit tjetër. Bazë e krijimit të kësaj gjinie është martesa. Kështu në gjini a
krushqisë krijohet në mes të dhëndrit dhe vjehrrës, resë dhe vjehrrit, njerkës dhe thjeshtrit
si dhe njerkut dhe thjeshtrës. Lidhja me gjini të krushqisë nuk ekziston në mes të të
afërmeve të gjinisë së gjakut të njërit bashkëshort me të afërmit gjinisë së gjakut të
bashkëshorti tjetër (kushërinjve të bashkëshortit me kushërinjtë e bashkëshortit tjetër).
Edhe pse në jetën e përditshme përdoren terme si ‘’krushqi’’, ‘’miqësi’’ për të
identifikuar lidhjet e të afërmeve të bashkëshortëve me të afërmit e bashkëshortit tjetër,
në kuptimin e ligjit, vetëm lidhja e njërit bashkëshort me të afërmit e gjinisë së gjakut të
bashkëshortit tjetër e krijon gjininë e krushqisë.
Gjinia e krushqisë e krijuar njëherë vazhdon të ekzistoj përgjithmonë edhe po të
shuhet martesa në ndonjë formë të paraparë me ligj (me shkurorëzim, anulim). Së
këndejmi, kjo gjini krijohet me martesë, mirëpo, prishja e martesës nuk e shuan gjininë e
krushqisë, nga se kjo është marrëdhënie e përhershme.
7. Sikurse e drejta familjare edhe e drejta martesore është pjesë e të drejtës pozitive
familjare dhe pjesë e shkencës juridike familjare. E drejta familjare në vete përfshinë të
drejtën martesore, andaj në sistemin tonë e drejta martesore është pjesë e së drejtës
familjare. Gjithashtu edhe studimet shkencore të së drejtës familjare në mënyrë të pa
shkëputshme përfshinë, dhe nënkuptoni edhe studimet shkencore të së drejtës martesore.
Së këndejmi, e drejta martesore kuptohet në dy aspekte: 1) si pjesë përbërëse e të drejtës
pozitive familjare; 2) si pjesë përbërëse e shkencës juridike familjare.
4.1 Parimi i barabarësisë.
Ky parim nënkupton faktin se marrëdhëniet martesore duhet të udhëhiqen nga parimi i
barazisë së burrit dhe gruas (bashkëshortëve) në të gjitha marrëdhëniet martesore. Në
korrelacion me martesën, nënkupton edhe barazinë e bashkëshortëve jashtëmartesor.
Parimi i laicitetit nënkupton rregullimin e martesës dhe marrëdhënieve martesore me
dispozita ligjore (norma juridike) dhe lidhja e saj para organeve shtetërore. Ky parim
nuk ka ekzistuar në të gjitha të drejtat, dhe në shkallë të ndryshme të zhvillimit.
4.3 Parimi i monogamisë
Parimi i monogamisë nënkupton lidhjen e martesës në mes të dy personave me sekse
të kundërta (një burri dhe një gruaje). Sipas LFK, nenit 14, martesa është bashkësi e
regjistruar ligjërisht në mesë të dy personave me sekse të ndryshme, me anë të së cilës ata
lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes
Martesa kushti lidhja e martesës duhet të bëhet në formën e paraparë me ligj. Ndërsa
kushtet dhe forma e paraparë me ligj dallojnë nga shtetit në shtet. Por në të gjitha sistemet
parashihen kushtet formale. Në vete martesa është institucion mjaftë karakteristik që
dallon nga institucionet tjera shoqërore dhe juridike. Martesa është institucion shoqëror,
dhe juridik. Është institucion shoqëror sepse është formë e organizimit shoqëror, ndërsa
është institucion juridike, sepse me krijimin e martesës krijohen të drejta dhe detyra për
bashkëshortët.
KUSHTET Marrëdhëniet martesore janë të rregulluar kryesish me norma të detyrueshme
( kushtet për lidhjen e martesës, pasojat, mënyra dhe zgjidhja e martesës), palët nuk mund
t’i ndryshojnë këto norma, ndërsa mjaftë norma të cilat e rregullojnë lidhjen dhe shuarjen
e marrëdhënieve kontraktore nuk janë të natyrës urdhërues
Kushtet per lidhjen e marteses -Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një
gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe
përpara kësaj moshe.
• Neni 8 - Pëlqimi i bashkëshortëve
Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve
të ardhshëm
1. mosha mbi 18 vjeç,
2. pëlqimi i bashkëshortëve,
3. të mos ketë shkaqe të ndaluara nga ligji (njëri nga kandidatët është i martuar,
afërsia familjare, birësimi etj).
1. Pengesat martesore ( të sqarohen të gjitha pengesat dhe efektet e tyre nëse gjinden
me rastin e lidhjes së martesës) ?
- mungesa e vullnetit
-martesa ekzistuese
-mungesa e zotësisë për të vepruar
-gjinia ( e gjakut, krushqisë, adoptimit)
. NDALESAT MARTESORE
Përveç, pengesave ekzistojnë edhe ndalesat martesore të cilat janë fakte dhe rrethana
që e ndalojnë lidhjen e martesës. Ndalesat martesore janë rrethana të caktuara me ligj,
ekzistimi i të cilave pengon lidhjen e martesës, por mosrespektimi i tyre nuk ka për
pasojë anulimin e martesës.
1.3 ANULIMI I MARTESËS
Anulimi i martesës është mënyrë gjyqësore e zgjidhjes së martesës së pavlefshme dhe
trajtohet se martesa fare nuk është lidhur. Martesa duhet të lidhet në mënyrën e paraparë
me ligj. Mosrespektimi i kushteve të parapara me ligj, ka si pasoj pavlefshmërinë e
martesës. Pavlefshmëria e martesës është një institut i veçantë në të drejtën familjare që
është ndërtuar dhe ka për qëllim të parandaloj lidhjen e martesave në kundërshtim me
cilindo kusht që e ka paraparë ligji për vlefshmërinë e martesës
1.4 SHKURORZIMI
1.3.1 Kuptimi i shkurorëzimit
1.3.2 LLOJET___Me marrveshje-Me padi
Shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi dallon
thelbësisht nga anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese
të pavlefshme, ndërsa shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme.
Shkurorëzimi nënkupton zgjidhjen e një martese të plotfuqishme gjatë jetës së
bashkëshortëve, në procedurë gjyqësore, për shkaqe të parashikuara me ligj. Anulimi i
martesës ekziston kur nuk janë plotësuar kushtet e parashikuar me ligj për vlefshmërinë e
martesës. Ndërsa kur martesa është e vlefshme, ajo mund të zgjidhet me shkurorëzim
Zgjidhja e martesës
• Neni 132
Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve
të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë
bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të
bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që
rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur
qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.
• Neni 133
Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit
ose të dy bashkëshortëve
Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve
Është me rëndësi që të jepet një shpjegim lidhur me marrëdhëniet pasurore të
bashkëshortëve, për arsye se jo rrallë herë në praktikë këtu paraqiten disa vështirësi rreth
asaj se çka konsiderohet pasuri e veçantë e çka pasuri e përbashkët. Disa nga pyetjet më
të shpeshta që bëhen lidhur me marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve janë: Çka
konsiderohet pasuri e veçantë?; Çka konsiderohet pasuri e përbashkët?; A është pasuri e
veçantë ajo çka fitohet gjatë martesës?; Të ardhurat të cilat i krijon bashkëshorti nga puna
intelektuale, a konsiderohet pasuri e veçantë apo pasuri e përbashkët e
bashkëshortëve?,etj. Për të gjitha këto pyetje më poshtë do japim përgjigje kur do të
shpjegojmë pasurinë e veçantë dhe pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Ndërsa sa i
përket marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve, parimet themelore janë të definuara në
nenin 45 të LFK-së. Në mënyrë që ta kuptojmë atë se çka konsiderohet pasuri e veçantë,
e çka pasuri e përbashkët e bashkëshortëve, do të bëjmë një analizë koncize duke u
bazuar në dispozitat ligjore të ligjit në fjalë.
TE DREJTAT E BASHKESHORTEVE- Ekziston një numër i madh i të drejtave dhe
detyrimeve të bashkëshortëve që dalin nga martesa. “Të drejtat dhe detyrat personale të
bashkëshortëve ndahen: a). të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët nuk
mund të bëjnë marrëveshje, dhe b). të drejtat dhe detyrat personale për të cilat
bashkëshortët mund të bëjnë marrëveshje”[2]. Së pari është me rëndësi që të kemi një
barazi mes të bashkëshortëve në mënyrë që të drejtat dhe detyrat mes tyre të kenë zbatim
konkret. Përveç të drejtave që kanë bashkëshortët në martesë, është më se e qartë se
krahas të drejtave bashkëshortët mbartin edhe disa detyrime që rrjedhin si pasojë e lidhjes
së martesës. Është e kuptueshme se nuk duhet të këtë njëri bashkëshort me shumë të
drejta apo detyrime se sa bashkëshorti tjetër, ne mënyrë që të kemi zbatim të parimit të
barazisë. Me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut, në Kosovë janë nxjerrë disa
ligje, e në mesin e tyre janë: Ligji Kundër diskriminimit Nr. 2004/3 dhe ligji për barazi
gjinore Nr. 2004/2. Baza e çdo shoqërie demokratike është dhe duhet të jetë respektimi i
lirive dhe të drejtave të njeriut.
1.6 EFEKTET JURIDIKE (PASOJAT) TE ZGJIDHJES SE MARTESES ME ANULIM
DHE SHKURORZIM
Si anulimi i martesës ashtu edhe shkurorëzimi si mënyra të zgjidhjes së martesës
prodhojnë disa efekte juridike, të cilat ndryshe njihen edhe si pasojat juridike. Efektet
juridike pothuajse janë të njëjta si te anulimi i martesës ashtu edhe te shkurorëzimi, por
me disa specifika (te mbiemri bashkëshortor dhe ushqimi i bashkëshortit) dhe me dallim
se anulimi është zgjidhje e martesës së pavlefshme, ndërsa me shkurorëzim zgjidhet
martesa e vlefshme. Shkurorëzimi si dukuri, krijon konsekuenca të natyrave të ndryshme
dhe mjaftë komplekse. Shumë autorë përmendin si efekte (pasoja) juridike të
shkurorëzimit: 1) pasojat emocionale; 2) pasojat ligjore, 3) pasojat ekonomike; 4) pasojat
rreth bashkëpunimit me rastin e shkurorëzimit 5) pasojat sociale dhe 6) pasojat psikike
E DREJTA PRINDËRORE
1. KUPTIMI I TË DREJTËS PRINDËRORE
E drejta prindërore është pjesë e së drejtës pozitive familjare e cila i rregullon
marrëdhëniet në mes të prindërve dhe fëmijëve si dhe personave të tjerë në gjini. Në këtë
kuptim e drejta prindërore është pjesë përbërëse e të drejtës pozitive familjare dhe pjesë
përbërëse e shkencës pozitive familjare.
1. E drejta prindërore si pjesë përbërëse e të drejtës pozitive familjare, i përfshinë të
gjitha dispozitat ligjore pozitive me të cilat rregullohen marrëdhëniet midis prindërve dhe
fëmijëve si dhe marrëdhëniet midis personave të tjerë në gjini.
2. E drejta prindërore si pjesë përbërëse e shkencës juridike, mbi të drejtën familjare
përfshinë tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve midis
prindërve e fëmijëve si dhe marrëdhënieve midis personave të tjerë në gjini.
I. TË DREJTAT DHE DETYRAT MIDIS PRINDËRVE DHE FËMIJËVE
E drejta prindërore në vete përfshinë edhe marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve
të cilat shprehen në formë të të drejtave dhe detyrave. Sikur prindërit ashtu edhe fëmijët i
gëzojnë këto të drejta dhe detyra të parapara me ligj. Përveç të drejtave dhe detyrave mes
prindërve dhe fëmijëve ekzistojnë edhe të drejta dhe detyra mes fëmijëve dhe personave
të tjerë në gjini.
2. TË DREJTAT DHE DETYRAT E FËMIJËVE NDAJ PRINDËRVE
Marrëdhëniet në mes të fëmijëve dhe prindërve shprehen në formë të të drejtave dhe
detyrave. Fëmijët i gëzojnë një numër të drejtash ndaj prindërve por kanë edhe detyrime.
2.1 Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve. Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve në të vërtetë
janë detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve. Ato çka janë detyrime të prindërve ndaj
fëmijëve, janë të drejta të fëmijëve ndaj prindërve. Një ndër përgjegjësit themelore të
prindërve është përkujdesja ndaj fëmijëve. Kjo përgjegjësi vazhdon deri në moshën
madhore të fëmijëve. Ndërsa kur vazhdohet e drejta prindërore përgjegjësia e prindërve
për përkujdesjen e gjithanshëm ndaj fëmijëve vazhdon derisa të zgjatë e drejta prindërore
e vazhduar (LFK, neni 128)
ADOPTIMI
Adoptimi është një akt juridik, përmes të cilës themelohet marrëdhënia e adoptimit
midis adoptuesit dhe të adoptuarit. Vendimin për adoptim e nxjerrë gjykata kompetente.
Në pjesën ma të madhe të legjislacioneve pozitive në botë, pas arritjes së marrëveshjes
për adoptim midis prindërve biologjik, dhe personave që dëshirojnë të adoptojnë fëmijën,
vendimin për adoptim e nxjerrë gjykata. Me adoptim krijohet edhe familja e adoptimit.
Me adoptim krijohen marrëdhënie të ngjashme me marrëdhëniet midis prindërve dhe
fëmijëve.
Mbajtja finansiare dhe ushqimi Në raporte familjare ekzistojnë të drejta dhe detyra të
nduarndurshme në mes të anëtarëve të familjes. Në mesin e të drejtave dhe detyrave
familjare edhe mbajtja financiare apo ushqimi zënë një vend mjaftë të rëndësishëm. Sipas
nenin 278 të LFK, mbajtja financiare nënkupton detyrimin financiar dhe material. Sipas
kësaj përmbajtje del kuptimi se fjala është për mbajtjen financiare dhe detyrimin e
ushqimit (alimentacionin) në mes të anëtarëve të familjes. Në literaturë shpesh përdoret
shprehja detyrim i ushqimit.

More Related Content

What's hot

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetarefidankryeziu
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 

What's hot (20)

E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 

Similar to E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje

E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoEsi Hasko
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabaniLume Xhemajli
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimoreLibra Islame
 
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimoreShkumbim Jakupi
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )jona jona
 

Similar to E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje (17)

punimi i fjolles
punimi i fjollespunimi i fjolles
punimi i fjolles
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabani
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
 
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )
 

More from Refik Mustafa

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveRefik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta RomakeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoRefik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateRefik Mustafa
 

More from Refik Mustafa (20)

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 

E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje

  • 1. 1. Parimet themelore të së drejtës martesore ( të numërohen dhe sqarohet një nga një të gjitha parimet)? a)Parimi i barabarësisë në marrëdhëniet familjare. Sipas këtij parimi anëtarët e familjes janë të barabartë në të gjitha marrëdhëniet familjare b) Parimi i mbrojtjes shtetërore dhe shoqërore i familjes. Sipas këtij parimi familja si një institucion shoqëror gëzon mbrojtje institucionale nga shteti. Familja është bërthamë natyrore e shoqërisë dhe si e tillë e gëzon të drejtën në mbrojtje . Mbrojtja e familjes realizohet përmes ndihmës institucionale. c) Parimi i laicitetit, Sipas këtij parimi marrëdhëniet familjare dhe martesore rregullohen me dispozita ligjore. E drejta pozitive me dispozita ligjore i rregullon të gjitha marrëdhëniet familjare dhe martesore, dhe vetëm në raste të caktuara me ligj, vlen e drejta zakonore apo rregullat fetare. Lidhja e martesës bëhet para organeve shtetërore dhe me ç ) Parimi i mbrojtjes së veçantë të fëmijëve. Sipas këtij parimi fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë shoqërore. Sipas nenit 5.1 të LFK, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të diagnostifikuara, si dhe prindërit e të cilëve nuk janë të aftë për të krijuar kushte të domosdoshme për vete dhe fëmijët e tyre, janë nën përkrahjen e veçantë financiare dhe shoqërore. Fëmijët qoftë martesor qoftë jashtëmartesor gëzojnë mbrojtje të njëjtë shoqërore. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohen e lindjes së tyre gëzojnë të drejta dhe detyra të njëjta sikur fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohen 2. E drejta familjare është pjesë e sistemit juridik e gjithashtu është disipline e veçantë shkencore. e lindje së tyre 4. Familja është institucioni qendror në të drejtën familjare. Njeriu, si rregull, lind, jeton dhe vdes në familje. Familja është celula më e lashtë e organizimit shoqërorë. Organizimet e tjera shoqërore e pasojnë organizimin e familjes si formacion shoqëror. 3. Nocioni i familjes përdoret në shumë variante. Më së shpeshti gjinden variantet e nocionit si institucion juridike dhe si institucion shoqëror. a). Si institucion juridik, karakterizohet nga fakti se marrëdhëniet në familje janë të rregulluara me norma juridike. b). Ndërsa si institucion shoqëror, e shpreh natyrën e marrëdhënieve familjare si marrëdhënie shoqërore. 4. Gjinia është një strukturë e lidhjeve familjare. Gjinia përkufizohet si lidhje midis dy a më shumë personave e themeluar në mënyrë natyrore (me lindje) apo lidhje e themeluar me ligj. Gjinia është kuptuar në mënyra të ndryshme gjatë zhvillimit historik nga se edhe raportet familjare ishin trajtuar ndryshe nga e drejta pozitive sot. 5. 3. Gjinia e adoptimit
  • 2. Gjinia e adoptimit është lidhja familjare që krijohet në mes të adoptuesit dhe të afërmve të tij të dhe adoptuarit me të paslindurit e tij. Kjo lidhje krijohet ne mënyrë ligjore me aktin juridik (marrëveshjen) e adoptuesit dhe të adoptuarit (përfaqësuesve ligjor të adoptuarit) dhe vendimin e gjykatës.. Për dallim nga gjinia e gjakut e cila krijohet me lindje që njëkohësisht është lidhje natyrore, adoptimit është një formë e lidhjes e përcaktuar me ligj (formë artificiale ). Marrëdhënia e adoptimit është e rregulluar me ligj dhe nga kjo lindin të drejta dhe detyra. Adoptimi është në radhë të parë një formë e veçantë e përkujdesjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Qëllimi i ndërmjetësimit të adoptimit është të arrijë vendosjen e fëmijës (të adoptuarit) nën kujdestari të personit (adoptuesit) i cili dëshiron të marrë fëmijën nën përkujdesje dhe përgjegjësinë e tij ( LFK, neni 160, par.1). Me themelimin e marrëdhënies së adoptimit themelohen marrëdhënie të njëjta si marrëdhëniet prindërore, përkatësisht në mes të adoptuesit dhe të adoptuarit krijohen marrëdhënie si në mes të prindërve dhe fëmijëve. Me adoptim formohet edhe gjinia e adoptimit e adoptuesit dhe të adoptuarit me të paslindurit e tij e degëzuar në vija dhe shkallë varësisht nga numri i lindjeve. Gjinia e gjakut Gjinia e gjakut është lidhje familjare prej gjakut e dy apo më shumë personave që rrjedhin njëri prej tjetrit ose kanë një kryeprind të përbashkët (eponim). Kjo gjini është një lidhje e krijuar në mënyrë natyrore sepse krijohet me lindjen e fëmijëve nga martesa ose bashkëjetesa. Me lindjen e fëmijëve fillon degëzimi i afërsisë familjare të bazuar në gjini gjaku. Andaj kjo edhe e shton nevojën e llogaritjes së afërsisë së gjinisë. Afërsia në gjininë e gjakut llogaritet me vija dhe shkallë. Janë të njohura a) vija e drejtë dhe b)vija e tërthortë. 2.2. Gjinia e krushqisë Gjinia e krushqisë (affinitas) është lidhja midis njërit bashkëshort me të afërmit e bashkëshortit tjetër. Bazë e krijimit të kësaj gjinie është martesa. Kështu në gjini a krushqisë krijohet në mes të dhëndrit dhe vjehrrës, resë dhe vjehrrit, njerkës dhe thjeshtrit si dhe njerkut dhe thjeshtrës. Lidhja me gjini të krushqisë nuk ekziston në mes të të afërmeve të gjinisë së gjakut të njërit bashkëshort me të afërmit gjinisë së gjakut të bashkëshorti tjetër (kushërinjve të bashkëshortit me kushërinjtë e bashkëshortit tjetër). Edhe pse në jetën e përditshme përdoren terme si ‘’krushqi’’, ‘’miqësi’’ për të identifikuar lidhjet e të afërmeve të bashkëshortëve me të afërmit e bashkëshortit tjetër, në kuptimin e ligjit, vetëm lidhja e njërit bashkëshort me të afërmit e gjinisë së gjakut të bashkëshortit tjetër e krijon gjininë e krushqisë. Gjinia e krushqisë e krijuar njëherë vazhdon të ekzistoj përgjithmonë edhe po të shuhet martesa në ndonjë formë të paraparë me ligj (me shkurorëzim, anulim). Së këndejmi, kjo gjini krijohet me martesë, mirëpo, prishja e martesës nuk e shuan gjininë e krushqisë, nga se kjo është marrëdhënie e përhershme. 7. Sikurse e drejta familjare edhe e drejta martesore është pjesë e të drejtës pozitive familjare dhe pjesë e shkencës juridike familjare. E drejta familjare në vete përfshinë të
  • 3. drejtën martesore, andaj në sistemin tonë e drejta martesore është pjesë e së drejtës familjare. Gjithashtu edhe studimet shkencore të së drejtës familjare në mënyrë të pa shkëputshme përfshinë, dhe nënkuptoni edhe studimet shkencore të së drejtës martesore. Së këndejmi, e drejta martesore kuptohet në dy aspekte: 1) si pjesë përbërëse e të drejtës pozitive familjare; 2) si pjesë përbërëse e shkencës juridike familjare. 4.1 Parimi i barabarësisë. Ky parim nënkupton faktin se marrëdhëniet martesore duhet të udhëhiqen nga parimi i barazisë së burrit dhe gruas (bashkëshortëve) në të gjitha marrëdhëniet martesore. Në korrelacion me martesën, nënkupton edhe barazinë e bashkëshortëve jashtëmartesor. Parimi i laicitetit nënkupton rregullimin e martesës dhe marrëdhënieve martesore me dispozita ligjore (norma juridike) dhe lidhja e saj para organeve shtetërore. Ky parim nuk ka ekzistuar në të gjitha të drejtat, dhe në shkallë të ndryshme të zhvillimit. 4.3 Parimi i monogamisë Parimi i monogamisë nënkupton lidhjen e martesës në mes të dy personave me sekse të kundërta (një burri dhe një gruaje). Sipas LFK, nenit 14, martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mesë të dy personave me sekse të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes Martesa kushti lidhja e martesës duhet të bëhet në formën e paraparë me ligj. Ndërsa kushtet dhe forma e paraparë me ligj dallojnë nga shtetit në shtet. Por në të gjitha sistemet parashihen kushtet formale. Në vete martesa është institucion mjaftë karakteristik që dallon nga institucionet tjera shoqërore dhe juridike. Martesa është institucion shoqëror, dhe juridik. Është institucion shoqëror sepse është formë e organizimit shoqëror, ndërsa është institucion juridike, sepse me krijimin e martesës krijohen të drejta dhe detyra për bashkëshortët. KUSHTET Marrëdhëniet martesore janë të rregulluar kryesish me norma të detyrueshme ( kushtet për lidhjen e martesës, pasojat, mënyra dhe zgjidhja e martesës), palët nuk mund t’i ndryshojnë këto norma, ndërsa mjaftë norma të cilat e rregullojnë lidhjen dhe shuarjen e marrëdhënieve kontraktore nuk janë të natyrës urdhërues Kushtet per lidhjen e marteses -Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
  • 4. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe. • Neni 8 - Pëlqimi i bashkëshortëve Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve të ardhshëm 1. mosha mbi 18 vjeç, 2. pëlqimi i bashkëshortëve, 3. të mos ketë shkaqe të ndaluara nga ligji (njëri nga kandidatët është i martuar, afërsia familjare, birësimi etj). 1. Pengesat martesore ( të sqarohen të gjitha pengesat dhe efektet e tyre nëse gjinden me rastin e lidhjes së martesës) ? - mungesa e vullnetit -martesa ekzistuese -mungesa e zotësisë për të vepruar -gjinia ( e gjakut, krushqisë, adoptimit) . NDALESAT MARTESORE Përveç, pengesave ekzistojnë edhe ndalesat martesore të cilat janë fakte dhe rrethana që e ndalojnë lidhjen e martesës. Ndalesat martesore janë rrethana të caktuara me ligj, ekzistimi i të cilave pengon lidhjen e martesës, por mosrespektimi i tyre nuk ka për pasojë anulimin e martesës. 1.3 ANULIMI I MARTESËS Anulimi i martesës është mënyrë gjyqësore e zgjidhjes së martesës së pavlefshme dhe trajtohet se martesa fare nuk është lidhur. Martesa duhet të lidhet në mënyrën e paraparë me ligj. Mosrespektimi i kushteve të parapara me ligj, ka si pasoj pavlefshmërinë e martesës. Pavlefshmëria e martesës është një institut i veçantë në të drejtën familjare që është ndërtuar dhe ka për qëllim të parandaloj lidhjen e martesave në kundërshtim me cilindo kusht që e ka paraparë ligji për vlefshmërinë e martesës 1.4 SHKURORZIMI 1.3.1 Kuptimi i shkurorëzimit 1.3.2 LLOJET___Me marrveshje-Me padi Shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi dallon thelbësisht nga anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese të pavlefshme, ndërsa shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi nënkupton zgjidhjen e një martese të plotfuqishme gjatë jetës së
  • 5. bashkëshortëve, në procedurë gjyqësore, për shkaqe të parashikuara me ligj. Anulimi i martesës ekziston kur nuk janë plotësuar kushtet e parashikuar me ligj për vlefshmërinë e martesës. Ndërsa kur martesa është e vlefshme, ajo mund të zgjidhet me shkurorëzim Zgjidhja e martesës • Neni 132 Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. • Neni 133 Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose të dy bashkëshortëve Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve Është me rëndësi që të jepet një shpjegim lidhur me marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve, për arsye se jo rrallë herë në praktikë këtu paraqiten disa vështirësi rreth asaj se çka konsiderohet pasuri e veçantë e çka pasuri e përbashkët. Disa nga pyetjet më të shpeshta që bëhen lidhur me marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve janë: Çka konsiderohet pasuri e veçantë?; Çka konsiderohet pasuri e përbashkët?; A është pasuri e veçantë ajo çka fitohet gjatë martesës?; Të ardhurat të cilat i krijon bashkëshorti nga puna intelektuale, a konsiderohet pasuri e veçantë apo pasuri e përbashkët e bashkëshortëve?,etj. Për të gjitha këto pyetje më poshtë do japim përgjigje kur do të shpjegojmë pasurinë e veçantë dhe pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Ndërsa sa i përket marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve, parimet themelore janë të definuara në nenin 45 të LFK-së. Në mënyrë që ta kuptojmë atë se çka konsiderohet pasuri e veçantë, e çka pasuri e përbashkët e bashkëshortëve, do të bëjmë një analizë koncize duke u bazuar në dispozitat ligjore të ligjit në fjalë. TE DREJTAT E BASHKESHORTEVE- Ekziston një numër i madh i të drejtave dhe detyrimeve të bashkëshortëve që dalin nga martesa. “Të drejtat dhe detyrat personale të bashkëshortëve ndahen: a). të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët nuk mund të bëjnë marrëveshje, dhe b). të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët mund të bëjnë marrëveshje”[2]. Së pari është me rëndësi që të kemi një barazi mes të bashkëshortëve në mënyrë që të drejtat dhe detyrat mes tyre të kenë zbatim konkret. Përveç të drejtave që kanë bashkëshortët në martesë, është më se e qartë se krahas të drejtave bashkëshortët mbartin edhe disa detyrime që rrjedhin si pasojë e lidhjes së martesës. Është e kuptueshme se nuk duhet të këtë njëri bashkëshort me shumë të drejta apo detyrime se sa bashkëshorti tjetër, ne mënyrë që të kemi zbatim të parimit të barazisë. Me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut, në Kosovë janë nxjerrë disa
  • 6. ligje, e në mesin e tyre janë: Ligji Kundër diskriminimit Nr. 2004/3 dhe ligji për barazi gjinore Nr. 2004/2. Baza e çdo shoqërie demokratike është dhe duhet të jetë respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut. 1.6 EFEKTET JURIDIKE (PASOJAT) TE ZGJIDHJES SE MARTESES ME ANULIM DHE SHKURORZIM Si anulimi i martesës ashtu edhe shkurorëzimi si mënyra të zgjidhjes së martesës prodhojnë disa efekte juridike, të cilat ndryshe njihen edhe si pasojat juridike. Efektet juridike pothuajse janë të njëjta si te anulimi i martesës ashtu edhe te shkurorëzimi, por me disa specifika (te mbiemri bashkëshortor dhe ushqimi i bashkëshortit) dhe me dallim se anulimi është zgjidhje e martesës së pavlefshme, ndërsa me shkurorëzim zgjidhet martesa e vlefshme. Shkurorëzimi si dukuri, krijon konsekuenca të natyrave të ndryshme dhe mjaftë komplekse. Shumë autorë përmendin si efekte (pasoja) juridike të shkurorëzimit: 1) pasojat emocionale; 2) pasojat ligjore, 3) pasojat ekonomike; 4) pasojat rreth bashkëpunimit me rastin e shkurorëzimit 5) pasojat sociale dhe 6) pasojat psikike E DREJTA PRINDËRORE 1. KUPTIMI I TË DREJTËS PRINDËRORE E drejta prindërore është pjesë e së drejtës pozitive familjare e cila i rregullon marrëdhëniet në mes të prindërve dhe fëmijëve si dhe personave të tjerë në gjini. Në këtë kuptim e drejta prindërore është pjesë përbërëse e të drejtës pozitive familjare dhe pjesë përbërëse e shkencës pozitive familjare. 1. E drejta prindërore si pjesë përbërëse e të drejtës pozitive familjare, i përfshinë të gjitha dispozitat ligjore pozitive me të cilat rregullohen marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve si dhe marrëdhëniet midis personave të tjerë në gjini. 2. E drejta prindërore si pjesë përbërëse e shkencës juridike, mbi të drejtën familjare përfshinë tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve midis prindërve e fëmijëve si dhe marrëdhënieve midis personave të tjerë në gjini. I. TË DREJTAT DHE DETYRAT MIDIS PRINDËRVE DHE FËMIJËVE E drejta prindërore në vete përfshinë edhe marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve të cilat shprehen në formë të të drejtave dhe detyrave. Sikur prindërit ashtu edhe fëmijët i gëzojnë këto të drejta dhe detyra të parapara me ligj. Përveç të drejtave dhe detyrave mes
  • 7. prindërve dhe fëmijëve ekzistojnë edhe të drejta dhe detyra mes fëmijëve dhe personave të tjerë në gjini. 2. TË DREJTAT DHE DETYRAT E FËMIJËVE NDAJ PRINDËRVE Marrëdhëniet në mes të fëmijëve dhe prindërve shprehen në formë të të drejtave dhe detyrave. Fëmijët i gëzojnë një numër të drejtash ndaj prindërve por kanë edhe detyrime. 2.1 Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve. Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve në të vërtetë janë detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve. Ato çka janë detyrime të prindërve ndaj fëmijëve, janë të drejta të fëmijëve ndaj prindërve. Një ndër përgjegjësit themelore të prindërve është përkujdesja ndaj fëmijëve. Kjo përgjegjësi vazhdon deri në moshën madhore të fëmijëve. Ndërsa kur vazhdohet e drejta prindërore përgjegjësia e prindërve për përkujdesjen e gjithanshëm ndaj fëmijëve vazhdon derisa të zgjatë e drejta prindërore e vazhduar (LFK, neni 128) ADOPTIMI Adoptimi është një akt juridik, përmes të cilës themelohet marrëdhënia e adoptimit midis adoptuesit dhe të adoptuarit. Vendimin për adoptim e nxjerrë gjykata kompetente. Në pjesën ma të madhe të legjislacioneve pozitive në botë, pas arritjes së marrëveshjes për adoptim midis prindërve biologjik, dhe personave që dëshirojnë të adoptojnë fëmijën, vendimin për adoptim e nxjerrë gjykata. Me adoptim krijohet edhe familja e adoptimit. Me adoptim krijohen marrëdhënie të ngjashme me marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve. Mbajtja finansiare dhe ushqimi Në raporte familjare ekzistojnë të drejta dhe detyra të nduarndurshme në mes të anëtarëve të familjes. Në mesin e të drejtave dhe detyrave familjare edhe mbajtja financiare apo ushqimi zënë një vend mjaftë të rëndësishëm. Sipas nenin 278 të LFK, mbajtja financiare nënkupton detyrimin financiar dhe material. Sipas kësaj përmbajtje del kuptimi se fjala është për mbajtjen financiare dhe detyrimin e ushqimit (alimentacionin) në mes të anëtarëve të familjes. Në literaturë shpesh përdoret shprehja detyrim i ushqimit.