SlideShare a Scribd company logo
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Relacionet me shkencat e tjera: Historia e Shtetit dhe së Drejtës ka relacione të ngushta me shkencat e
tjera juridike si Teoria e së Drejtës (nga e cila merr të gatshme nocionet e institucioneve shtetërore dhe
juridike), apo me degët e tjera juridike si E Drejta Penale, Familjare, etj. Me shkencat historike si: -
Kronologjia, merret me llogaritjen e kohës së ngjarjeve të ndryshme historike. - Paleografia, merret me
studimeve e shkrimeve të ndryshme dhe dëshifrimin e tyre. - Hartografia, merret me studimin e hartave
historike. - Heraldika, merret me studimin e stemave dhe shenjave shtetërore. - Numizmatika, merret me
studimin e monedhave dhe medaljeve në periudha të ndryshme. - Diplomatika, merret me studimin e
diplomave, dokumenteve të vjetra dhe vërteton saktësinë e tyre.
Zhvillimi i Historisë së Shtetit dhe së Drejtës si shkencë e veçantë: Studime të së Drejtës janë bërë që në
kohën antike me lindjen e shtetit dhe së drejtës skllavopronare (Qytet-shtetet Greke dhe në Romë), por ato
nuk ishin historike dhe krahasimtare sepse shtetet dhe të drejtat te popujt e tjerë konsideroheshin barbare.
As në periudhën e Feudalizmit nuk mund të flitet për studime historike të shtetit dhe së drejtës, sepse edhe
më tutje E DREJTA trajtohej në mënyrë dogmatike dhe studioheshin vetëm dispozita të caktuara.
Shkenca e Historisë së Shtetit dhe së Drejtës është paraqitur fillimisht në Francë në shekullin XVI-të, kur
u paraqit nevoja e unifikimit të zakoneve juridike dhe të Drejtës Publike, dhe më pas në Gjermani e në
vende të tjera të Evropës. Themeluesit e shkencës së Historisë së Shtetit dhe së Drejtës janë Lajbnici dhe
Monteskie gjatë shekujve XVII dhe XVIII.
Studimi i së Drejtës në periudhën antike: Herodoti konsiderohet baba i Historisë. Ai ka dhënë
informacione të dobishme për shtetin e Persisë, Egjiptit dhe disa poliseve greke. Sokrati, Platoni me
veprën “Republika”, e sidomos Aristoteli me veprat “Kushtetuta e Athinës” dhe “Politika”. Megjithëse në
Romë u arrit shkalla më e lartë e zhvillimit të së Drejtës Skllavopronare, juristët romakë nuk kanë dhënë
ndonjë kontribut të rëndësishëm për historinë e shtetit dhe së drejtës. (E DREJTA ROMAKE)
Studimi i së Drejtës gjatë shekujve VI - XVIII: Kodifikimi i Justinianit është përmbledhja më e
rëndësishme e së drejtës romake e cila nga shekulli XVII u quajt “Corpus Juris Civilis”. Glosatorët (XI-
XIII) Shkollë juridike për studimin e së Drejtës Romake e paraqitur në qytetet e Italisë Veriore. Juristët e
kësaj shkolle e bënin komentimin e normave juridike të Korpusit. Komentet dhe shpjegimet e normave
konkrete ata i shënonin ndërmjet rreshtave me qëllim të kursimit të pergamenës që ishte shumë e shtrenjtë
në atë kohë. Shënimet e tyre quheshin glosa prandaj edhe kanë marrë emrin Glosatorë. Postglosatorët
(XIII-XVI) Postglosatorët janë juristët e shekullit XIII deri në XVI të cilët kanë interpretuar glosat dhe
kanë eliminuar kundërthëniet në komentet e glosatorëve. Edhe pse postglosatorët qenë më të suksesshëm
në shpjegimin dhe komentimin e Corpus iuris-it, edhe ata ngelën në suazat e metodës dogmatike
pozitiviste.
Shkolla e juristëve elegantë (XVI-XVII) Juristët e kësaj shkolle përpunuan në mënyrë kritike tekstet dhe
burimet e së Drejtës Romake. Ata kanë dhënë një sistemim të saktë të materialeve, prandaj janë quajtur
elegantë. Kjo shkollë juridike është themeluar në Francë dhe quhet edhe shkolla juridike franceze. Shkolla
e së Drejtës Natyrale Themelues i kësaj shkolle: Historiani holandez, Hugo Grocius. Vepra e tij kryesore
“Mbi të drejtën e luftës dhe paqes”. Përfaqësues eminentë të kësaj shkolle janë edhe Hobsi, Loku,
Monteskje, Ruso, etj. Kjo shkollë ka bërë progres të rëndësishëm në historinë e mendimit juridik, sepse
propagandonte përmbysjen e Feudalizmit dhe Monarkisë Absolute si trajtë e sundimit. Sipas teorisë mbi
kontratën shoqërore, të gjithë njerëzit me lindje i fitojnë disa të drejta natyrale, kurse shteti, të cilin ata e
krijojnë me kontratë, duhet të shërbejë vetëm si mjet i ruajtjes së këtyre të drejtave.
Shkolla historike e së Drejtës Shkolla Historike e së Drejtës ka lindur në Gjermani si reagim i Shkollës së
të Drejtës Natyrale dhe Revolucionit Francez. Përfaqësuesi më eminent i saj është filozofi i njohur
gjerman Fihte, i cili kritikonte natyralistët për anashkalimin e faktorit nacional në pikëpamjet e tyre
juridike. “Shteti është vetëm produkt i popullit dhe secili popull synon ta ketë shtetin e vet”.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Periodizimi i Historisë së Shtetit dhe së Drejtës: Sipas tipit të shtetit dhe së drejtës: Historia e Shtetit dhe
së Drejtës periodizohet në: Skllavopronare, Feudale, Liberale (Bashkëkohore) dhe Socialiste (mezokohë).
Sipas kronologjisë: Historia e Kohës së Vjetër, Historia e Kohës së Mesme, Historia e Kohës së Re dhe
Historia e Kohës më të Re.
Burimet dhe monumentet historiko-juridike: Me burime nënkuptohen të gjitha të dhënat e shkruara dhe
materiale që ofrojnë njohuri për ndonjë çështje të caktuar. Burimet historike ndahen në tri grupe:
Monumentet e kulturës materiale – sendet e ndryshme të përdorimit personal e kolektiv si veglat e punës,
armët, stolitë, objektet e banimit, varrezat, etj. , në bazë të të cilave mund të konstatohet shkalla e
zhvillimit të shoqërisë në periudha të ndryshme historike. Dokumentet e shkruara – burimet më të
rëndësishme historike, më të besueshmet dhe më të përdorshmet për studimet e institucioneve shtetërore
dhe juridike. Ato ndahen në Burime Historike dhe Burime Historiko-Juridike. Burimet gojore – janë të
rëndësishme për studimin e së drejtës zakonore.
Lindja e Shtetit dhe së Drejtës Formimit të shtetit i ka paraprirë një periudhë shumë e gjatë e zhvillimit të
shoqërisë njerëzore e cila emërtohet si Bashkësi Primitive, Shoqëri Parahistorike, etj. Si rezultat i
zhvillimit të forcave prodhuese dhe i paraqitjes së tepricave të prodhimit, popullsia u shtua dukshëm dhe
filloi të vendosej në qendra të përhershme banimi. Koha e formimit: Koha e formimit të shtetit të parë nuk
mund të dihet me saktësi pasi ky shtet nuk ka qenë rezultat i një akti të caktuar juridiko-politik (siç janë
shtetet bashkëkohore). Por, sipas njohurive të deritashme historike, shtetet e para skllavopronare janë
krijuar në mileniumin e katërt para erës së re. Burimet historike dëshmojnë se në vitin 3200 p.e.s. është
bërë bashkimi i Egjiptit Verior dhe atij Jugor, ndonëse qytet-shtetet në Egjipt të cilat quhen nome kanë
ekzistuar shumë më përpara.
SHTETET SKLLAVOPRONARE dhe i tërë formacioni shoqëroro-ekonomik skllavopronar ka
vazhduar deri në shekullin V të erës sonë. Si datë orientuese merret rënia e Perandorisë Romake të
Perëndimit. Në vitin 395 të e.r. Perandoria Romake u nda në atë të Perëndimit dhe të Lindjes me qendër
në Konstandinopojë, kurse më 4 Shtator 476 kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Përëndimit,
Romulus Augustus u detyrua të abdikonte dhe nuk u zëvendësua, llogaritet si datë e rëndies së kësaj
perandorie. Klasifikimi: Shtetet skllavopronare klasifikohen në SHTETET SKLLAVOPRONARE TË
LINDJES SË LASHTË dhe SHTETET SKLLAVOPRONARE PERËNDIMORE.
Shtetet e para skllavopronare të Lindjes së Lashtë janë krijuar dhe zhvilluar në zonat subtropike, në
luginat e lumenjve të mëdhenj si Tigri, Eufrati, Nili, Indi, Hoang Ho, etj. Kushtet e mira klimatike dhe më
të përshtatshme për jetë janë faktori që kanë ndikuar në dekompozimin më të shpejtë të bashkësisë
primitive në këto zona.
Karakteristikat: Shtetet Skllavopronare, pavarësisht veçorive, kanë edhe disa karakteristika të
përbashkëta: Janë shtete eksploatuese – shoqëria është e ndarë në dy klasa themelore: skklavopronarë dhe
skllevër. Janë shtete me ekonomi natyrale – ekonomia e tregut paraqitet shumë vonë por asnjëherë nuk
arrin të bëhet dominuese. Janë shtete luftarake dhe pushtuese – lufta konsiderohej akt normal për
zgjerimin e territoreve dhe fitimin e pasurisë.
Janë shtete me ideologji fetare – sundimtarëve u përshkruheshin veti hyjnore dhe ata konsideroheshin të
dërguar të perëndisë në tokë. Feja ishte politeiste deri në shekullin e tretë të erës së re kur zyrtarizohet në
Perandorinë Romake. Janë shtete të pabarazisë formalo-juridike – me norma juridike është sanksionuar
pabarazia juridike, kurse për një periudhë shumë të gjatë, skllavopronarët kishin të drejtën e ‘jetës dhe
vdekjes’ mbi skllevërit. Janë shtete me relikte të rendit të mëparshëm klano-fisnor – aparati shtetëror i
pazhvilluar, funksionet e pushtetit shtetëror janë të padiferencuara.
Burimet : Burimet më të njohura të shkruara për shtetet e Lindjes së Lashtë janë: Për Egjiptin; Historia e
Egjiptit, nga kleriku Maneton (shek. III p.e.r.), Fragmentet e Ligjeve të Ramzesit II (shek. VIII p.e.r.) dhe
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Fragmentet e Ligjeve të Bokhorisit (shek. XIII p.e.r.) Për Babiloninë; Kodi i Hamurabit (shek. XVII
p.e.r.) dhe Ligjet e vjetra sumere (mileniumi IV p.e.r.) Për Indinë; Kadi Manu, Librat fetarë Vede dhe
Upanishade dhe vargjet epike të Ramajanit dhe Muhabharates. Për shtetin e vjetër Herbe; burim i
rëndësishëm është Bibla e sidomos Besëlidhja e Vjetër.
EGJIPTI
Egjipti është njëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të Lindjes së Lashtë. Ky shtet është
paraqitur në mileniumin e katërt me bashkimin e qytet-shteteve që ishin formuar përgjatë luginës së Nilit
(NOMET). Kulminacionin e zhvillimit e ka arritur në periudhën e Perandorisë së Re, e sidomos gjatë
sundimit të Ramzesit II. Për nga forma e pushtetit shtetëror EGJIPTI ka qenë monarki despotike e tipit
oriental. Në krye të shtetit qëndronte monarku i trashëgueshëm i cili quhej FARAON. Ai kishte pushtet të
pakufizuar, duke njësuar në personalitetin e tij pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.
Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë dhe ishte komandant suprem i forcave të armatosura.
EGJIPTI kishte karakter teokratik. Faraonit i visheshin veti hyjnore, ndërsa quhej me tituj të ndryshëm si
Zot i Shkëlqimit, Burim i Jetës, etj. Shef i administratës së oborrit mbretëror ishte xhati të cilin e emëronte
Faraoni. Në kuadër të administratës, ishte shumë i zhvilluar dhe efikas shërbimi fiskal. Ushtria ishte
faktori më i rëndësishëm për realizimin e pushtetit shtetëror.
BABILONIA
Në mileniumin e IV p.e.r. në Mesopotami janë krijuar qytet-shtetet e para të quajtura patesiate. Në pjesën
jugore të Mesopotamisë (Sumer), në fund të mileniumit IV p.e.r. u formuan qytet-shtetet si Erida, Larsa,
Isin, Ur, etj. Në pjesën Veriore të Mesopotamisë (Akada), në fillim të mileniumit III p.e.r. u formuan
qytet-shtetet si Nipuri, Babilonia, Sipari, etj. Bashkimi i patesiateve në Mesopotami është bërë në fillim të
mileniumit II p.e.r. në kohën e sundimit të Dinastisë Babilonase, sipas të cilës u quajt më vonë shteti që
arriti shtrirje edhe më të gjerë se Mesopotamia. Kulmin e zhvillimit BABILONIA e arriti në shekullin
XVIII-XVII p.e.r. e sidomos gjatë sundimit të Hamurabit dhe djalit të tij Samsulianit.
Rregullimi shtetëror Për nga forma e pushtetit shtetëror BABILONIA ka qenë monarki despotike, unitare
dhe centraliste. Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur lugar (që ka kuptimin e perandorit).
LUGALI përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i ushtrisë, ishte i vetmi organ
legjislativ, ishte gjyqtari më i lartë dhe kishte pushtetin më të lartë ekzekutiv. Territori i shtetit ishte i
organizuar në krahina administrative në krye të të cilave shakanaku. Ushtria, si faktori më i rëndësishëm
për mbajtjen e pushtetit shtetëror, ishte e përhershme, profesionale, çdo qytetar i lirë ishte i obliguar për
shërbimin ushtarak.
Burimet Burimet kryesore të së drejtës në Babiloni, ashtu si në të gjitha shtetet e Lindjes së Lashtë, kanë
qenë: e drejta zakonore (ishte burimi kryesor i së drejtës), ligjet (fillimisht ato ishin nxjerrë në formën e
urdhëresave verbale të sundimtarët, kurse më vonë janë bërë më përmbajtësore dhe në formë të shkruar),
urdhëresat administrative (ishin burime formale që vlenin në rastet kur një çështje nuk ishte e rregulluar
me të drejtën zakonore dhe me ligj), dhe praktika gjyqësore (ishte burim faktik i së drejtës edhe atëherë
kur formalisht nuk pranohej nga sistemi juridik i një shteti).
KODI I HAMURABIT Kodi i Hamurabit është nxjerrë në gjysmën e parë të shek. XVIII p.e.r. nga
sundimtari i Babilonisë, Hamurabi, prej edhe quhet me emrin e tij. është i shkruar në gjuhën akade, me
alfabet kuneiform, është i gdhendur në një shtyllë të bazaltit me gjatësi 2.25 m, dhe është zbuluar nga një
ekspeditë arkeologësh francez në krye me Zhan Zhak de Morgan në vitin 1901/1902 në qytetin Suzi në
jug-perëndim të Iranit të sotëm. Kodi përbëhet nga tri pjesë: Prologut, Tekstit Normativ dhe Epilogut. Në
prolog, Hamurabi thirret në fuqitë hyjnore, të cilat e kanë zgjedhur atë për të sunduar dhe e kanë
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
urdhëruar që ta nxjerrë ligjin. Në epilog, ai urdhëron që ligji të zbatohet gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij.
Pjesa më e rëndësishme e Kodit të Hamurabit është Teksti Normativ i cili përbëhet nga 282 nene.
Karakteristikat e Kodit të Hamurabit Kodi i Hamurabit dëshmon se në Babiloni e drejta ishte relativisht e
emancipuar nga religjioni; Si në çdo shtet tjetër skllavopronar, e drejta kishte karakter klasor, d.m.th.
sanksiononte pabarazinë formalo-juridike mes klasave shoqërore; Kodi tregon se në Babiloni ishte mjaft e
zhvilluar E Drejta CIVILE, E Drejta PENALE, E Drejta e DETYRIMEVE dhe E Drejta MARTESORE
DHE FAMILJARE. Neni 8 - Prona, sidomos ajo shtetërore, ishte jashtëzakonisht e mbrojtur. Hajni ishte i
detyruar ta kthente dhjetëfishin, e në raste të caktuara edhe tridhjetëfishin. Në qoftë se nuk ishte në
gjendje ta bënte kompensimin, vritej. Veprat penale në Kodin e Hamurabit janë ndarë në: a) Veprat penale
kundër shtetit, b) Veprat penale kundër personit c) Veprat penale kundër pasurisë.
ATHINA
Në fund të shek. IX dhe në fillim të shek. VIII p.e.s. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua
qytet- shteti i Athinës. Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me reformat e heroit legjendar, Tezeut.
Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të Atikës me një Bazileus të përbashkët, me qendër
në Athinë. Bazileusi në këtë kohë zgjidhej për tërë jetën. Ai ishte prijësi kryesor ushtarak, ishte
kryeklerik,por edhe gjyqatari më i lartë i Atikës. Ai nuk kishte pushtet vetëm mbi pjesëtarët e katër fiseve
të Atikës por edhe ndaj të huajve, me fjalë të tjera mbi të gjithë banorët e Atikës. Zgjidhej me anë të
shortit nga katër kandidatët e propozuar prej secilit fis.
Prej themelimit e deri në reformat e Solonit (fillimi i shekullit VI p.e.s.) Athina ka qenë republikë
aristokrate, kurse prej reformave të përmendura e dëri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka qenë
republikë demokratike skllavopronare. Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit qendror
kanë qenë 9 arkondët dhe areopagu, kurse kuvendi popullor i të gjithë qytetarëve të Athinës nuk ka
ekzistuar. Ekzistonin kuvendet popullore të fiseve të veçanta që e përbënin shtetin e Athinës.
AREOPAGU – u quajt kështu sepse arkondët e dikurshëm (ish-arkondët) mblidheshin në kodren ARES,
EKLEZIA – tubimi i të gjithtë popullit përkatësisht kuvendi popullor, u bë organi më i lartë dhe më i
rëndësishëm i pushtetit shtetëror (pas reformave të Solonit kur në vitin 595 p.e.s., BULEA – ishte këshill
politiko-administrativ dhe ekzekutiv. Prej reformave të Solonit për ngra rendësia vinte menjëherë pas
Kuvendit. HELIEA – gjykata porotike, gjykata më e lartë në Athinë. Kuvendi popullor nga qytetarët e
athinës të moshës mbi 30 vjeçare për çdo vit zgjidhte 5000 gjyqtarë të rregullt dhe 1000 plotësues gjithsejt
6000. Ajo ndahej në dikastere, që në esencë ishin porotë gjyqësore.
SPARTA
Dy fiset dore që në shek. IX-VIII p.e. së re kishin krijuar një federatë të fuqishme pushtuan Peleponezin
dhe aty në fushën e Lakonisë nënshtruan popullsinë atutoktone akeje dhe themeluan qytetin e SPARTËS.
Sparta kryesisht ka qenë shtet luftarak dhe agrar Popullsinë e lirë e përbënin spartanët e lirë dhe perikët.
Periket ishin popullsi me origjinë nga zejtarët dhe tregtarët e popullisë së nënshtruar autoktone. Më vonë
në këtë kategori hyjnë edhë të huajt që jetonin në Spartë. Në popullsinë jo të lirë bënin pjesë HELOTËT.
Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone e shndërruar në skllevër të përbashkët të shtetit, në skllevër
agrar. Për çdo 10 vjet organizohej aksion për vrasjen e skllevërve (reduktimin e enumrit të tyre) që quhej
KRIPTIA.
Për nga forma e pushtetit shtetëror Sparta ka qenë prej fillimit e deri në mbraim republikë aristokrate
skllavopronare. Organet kryesore të pushtetit shtetëror ishin: kuvendi popullor, dy mbretërit, geruzia dhe
pesë eforët. Kuvendi popullor ka qenë organi më i lartë ligjvënës. Në të vendosej për luftën dhe paqen,
zgjedheshin anëtarët e geruzisë dhe eforët di dhe miratoheshin vendimet më të rëndësishme për shtetin.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Dy mbretërit me prejardhje nga 2 fiset dore që themluan spartën kishin funksione ushtarake, gjyqësore
dhe fetare sepse njëherësh kanë qenë edhe klerik suprem. Këta i kufizonin njëri-tjetrit pushtetin., nuk ishin
mbretër monark sepse vetëm formalisht ishin të trashëgueshëm. Nga ky aspekt sparta ka qenë republikë e
jo monarki.
Periodizimi i Feudalizmit
Feudalizmi është formacion ekonomiko-shoqëror më i ri dhe më progresiv sesa ai skllavopronar. Fjala
FEUDALIZëM vjen nga fjala germane fief, që do të thotë pronë bujqësore. Pra, Feudalizmi bazën
ekonomike e ka në marrëdhëniet pronësore juridike të krijuara mbi pronën bujqësore. Feudalizmi në
Europë daton nga shek. V dhe ka zgjatur deri në fund të shek. XVIII. Ndahet në tri periudha: a)
Feudalizmi i Hershëm (nga viti 476 – rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit – deri në fund të shek. X)
b) Feudalizmi i Zhvilluar (nga shek. X deri në fund të shek. XV) c) Feudalizmi i Vonshëm (nga fundi i
shek. XV deri në fund të shek. XVIII)
Në Histori ka edhe një periodizim tjetër për Mesjetën dhe Kohën e Re. Disa autorë, fillimin e kohës së re
e lidhin me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, disa të tjerë me rënien e Konstantinopojës (fundin e
Perandorisë Bizantine) në vitin 1453. 2. Karakteristikat e Feudalizmit Pavarësisht karakteristikave të
veçanta në periudha të ndryshme të zhvillimit dhe në vende të ndryshme (Feudalizmi në Europën
Perëndimore, feudalizmi arab, ai në vendet sllave apo feudalizmi osman), ky rend ka edhe karakteristikat
e përbashkëta që janë: a) Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë (Baza e kësaj ekonomie ishte prona
mbi tokën – feudi); b) Ekonomia natyrale vazhdon të jetë dominante; c) Pabarazia sociale dhe juridike
(shoqëria e ndarë në dy klasa themelore: feudalët dhe bujkrobërit); d) Kisha është faktori më i
rëndësishëm shoqëror dhe politik; e) Lëvizjet e mëdha dhe të rezistencës fshatare; f) Dekadenca në
zhvillimin e filozofisë, artit dhe shkencës; 3. Krijimi i shteteve të para feudale Përpjekjet e latifondistëve
(pronarëve të mëdhenj të tokave) në Perandorinë Romake për të gjetur zgjidhje për krizën e rëndë
shoqërore dhe ekonomike nga shek. III e më vonë, vendosën bazën e sistemit të ri feudal. Duke i
shndërruar skllevërit në kolonë të cilëve u jepnin parcela toke (pekulia) dhe vegla të punës në shkëmbim
të një pjese të caktuar të prodhimit, latifonditët krijuan shtresën e re të nënshtruar që do të quhen
bujkrobër.
Shteti i Frankëve
Shteti i Frankëve është një shtet tipik i Feudalizmit të Hershëm që i takon grupit të ‘shteteve barbare’.
Frankët (grup i fiseve germane) nën udhëheqjen e Klodevikut, në fund të shek. V, përafërsisht në territoret
e sotme të Francës Veriore, Belgjikës Jugore, pjesëve jugore të Gjermanisë e deri në Zvicër, krijuan
shtetin e tyre i cili qëndroi deri në gjysmën e shek. IX, kur u nda në disa mbretëri dhe principata.
Zhvillimi i Shtetit të Frankëve ndahet në dy preiudha të mëdha: a) Periudha e Merovingëve (sipas
dinastisë që ka sunduar, prej themelimit deri në mesin e shek. VIII), dhe b) Periudha e Karolingëve (nga
mesi i shek. VIII deri në fund të ekzistimit të tij) Kulminacionin e zhvillimit e arrin në periudhën e
Karolingëve, sidomos gjatë sundimit të Karlit të Madh, i cili pushtoi gati të gjithë pjesën perëndimore të
Perandorisë së Dikurshme Romake.
Burimet e së Drejtës E Drejta në Shtetin e Frankëve nuk ishte unike. Ajo ishte konglomerat i sistemeve të
ndryshme juridike. Frankët aplikonin të drejtën zakonore (sipas parimit personal) të fiseve dhe të drejtën
romake të cilën e kishin vulgarizuar. Për shkak të mungesës së një të drejte unike, paraqitet nevoja e
Kodifikimit të së Drejtës Zakonore të Fiseve dhe kështu u krijuan ligjet e para të barbarëve të njohura në
histori si “lex barbarorum”. Ndër ligjet barbare janë të njohura: Ligji i Salikëve, Ligji i Burgundëve, etj.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Përpunimi i së drejtës romake për nevoja praktike të pushtuesve frankë krijoi “ligjet romake të
barbarëve”.
Përveç këtyre burimeve ekzistonin edhe akte të ndryshme normative të sundimtarëve: dekrete,
konstitucione, kapitulacione, etj. Degët e së drejtës si e Drejta e Detyrimeve, e Drejta Sendore, e Drejta
Familjare, e Drejta Trashëgimore dhe e Drejta Penale, njohin zhvillim më të avancuar dhe më të sistemuar
në Shtetin e Frankëve.
KALIFATI ARAB
Në Arabi jetonin fiset beduine, të cilat kishin origjinë të përbashkët (ishin të races semite), kishin
gjuhë, zakone, traditë dhe kulturë të përbashkët. Në shekullin V-VI arabët jetonin në bashkësi primitive.
Njësia më e madhe ka qenë fisi. Mashkulli si martohej kalonte në tendën e tij dhe bëhej zot i shtëpisë së
tij. Fisi kishte kryetarin që quhej sheik, madje ekzistonte kuvendi i fisit dhe këshilli i fisit që përbëhej
nga kryetaret e klaneve. Aristokracia fisnore kryesisht merrej me tregti.
Si rezultat i zhvillimeve në vend u krijuan disa qytete të rëndësishme siç kanë qenë : Meka, Jetribi
(Medina), Jemeni, etj. Qyteti më i rëndësishëm ka qenë Meka, ku edhe ishte tempulli i shenjët Qabeja,
të cilën në muaj të caktuar e vizitonin arabet nga e tërë Arabia. Koha e vizitave fetare (haxhilleku)
shfrytëzohej edhe për tregti. Ruajtësit e Qabes ishin fisi i Kurejshve.
Në fund të shek.VI dhe në fillim të shek. VII paraqitet MUHAMEDI, themelues i Islamizmit dhe i
shtetit arab. Muhamedi u lind me 570 dhe në moshën 40 vjeçare shpalli botërisht së nga perëndia ka
pranuar misionin e përhapjes së islamizmit. Ai shpalli vetën profet.
Misioni i tij i përhapjes së islamizmit zgjati prej vitit 610, kur i zbriten shpalljet e para të ajetëve
kuranore e deri me vdekjen e tij me 632.
Misioni i Muhamedit ndahet në dy periudha : periudha dhjetëvjeçare në Mekë dhe periudha prej
shpërnguljes Muhamedit dhe ithtarëve së tij në Jetrib me 622.
Menjëherë pas vendosjes në Medine ( në vitin 1 sipas hixhrit) Muhamedi në konsulltim me besimtaret e
tij, por edhe me jomyslimanet vendosën që të formojnë qytet-shtetin e Medinës.
Me atë rast përpiluan dhe miratuan një “shkresë” (kitab) që njihej si karta e Medinës, dhe paraqet jo
vetëm kushtetutën e parë të shtetit islam, por njiherit paraqet edhe kushtetutën e pare të shkruar
në cilindo shtet të botës. Ky dokument ka gjithsejtë 52 nene. 25 nenet e para kanë të bëjnë me
myslimanet, ndërsa 27 nene tjera iu kushtohen hebrejve.
Pas kësaj Muhamedi nuk ishte vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe udhëheqës shtetëror dhe politik, pra
ishte shef i shtetit dhe komandant i ushtrisë. Pas vdekjes së Muhamedit për kalif (trashëgimtar i
Muhamedit) u zgjodh Ebu Bekri (632-634), mirëpo arabin e kishte përshkruar një krizë e thellë politike
dhe ushtarake sepse ishin paraqitur profetë të rrejshëm, që synonin dezintegrimin e vendit dhe
islamizmit. Ebu Bekri ja arriti që ti shuajë të gjitha trazirat dhe ta stabilizoj vendin.
Pas vdekjes së Ebu Bekrit për kalif u zgjodh Omeri (634-644) njëri ndër kalifët më autoritar, pastaj
Osmani, Aliu. Deri ne vitin 750 ne krye te kalifatit arab qendron dinastia e Omajdeve ndersa prej
këtij vitie deri me 1258 dinastia e abasidëve.
Marredheniet shoqerore dhe ekonomike
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Ekonomia në kalifatin arab, sidomos në periudhën e arritjes së kulminacionit, ka qenë mjaft e zhvilluar.
Bujqësia dhe blegtoria kanë qenë degët kryesore të ekonomisë. Popullsia ishte e përzier dhe heterogjene
si në aspektin etnik, fetar dhe social.
E tërë popullsia ndahej në 4 kategori:
Kategorin e pare e përbënin muslimanet e lire me origjinë arabe, kane qene kryesisht ushtare
profesionist ose i takonin klases se pendes perveq ndarjes se plaqkes ne lufte merrnin edhe te ardhura te
bollshme nga shteti dhe zakonisht kane qene bartes te funksioneve te larta shtetërore.
Kategorin e dytë e përbënin mavalet (popullësia e nënshtruar që vullnetarisht e kanë pranuar islamin-
që nuk kishin të drejta të barabarta qe i gezonin arabet),
Kategorin e tretë e përbënin zimijet (pjesëtarë të feve të pranuara, “populli i kontratës”- Hebrejt,
Zoroastritet e lindjes. Këto fe bazën e kanë sipas kuranit në shpalljet e perëndisë, secili prej këtyre
popujve kishin librin e vetë të shënjët-kitab). Zimijet gezonin te drejtat fetare, sigurine personale dhe
pronesore. Kane qene te obliguar ta paguanin haraqin (tatimin per toke) dhe xhizen (tatimin per koke –
per capita)Kane qene te liruar nga shërbimi ushtarak dhe u ishte e ndaluar te ushtronin ndonje funksion
shtetëror.
Në shtetin arab ndër kategoritë sociale ekzistonin edhe skllevërit. Sipas normave fetare besimtari që
kishte skllevër në pronësi nëse dëshironte të shpaguhej për ndonjë mëkat duhej të lironte një skllav.
Rregullimi shteteror ne kalifatin arab
Shteti arab kishte një rregullim shtetëror specifik në krahasim me shtetet tjera feudale të kësaj periudhe.
Në krye të shtetit qëndronte kalifi, fjala kalif ka kuptimin e trashegimtarit, zëvendsuesit dhe
përfaqësuesit të profetit. Kalifi ishte i pari i fesë islame, andaj edhe pushteti shtetëror kishte
karakter të theksuar teokrat.
Mënyra e ardhjes në fronin e kalifit në fillim ka qenë e parregulluar, ndonëse edhe më vonë kjo çështje
nuk rregullohet në mënyrë specifike. Principin e zgjedhshmërisë së kalifëve i pari e theu Muavija, i cili
edhe vetë kishte ardhur në pushtet në mënyrë jodemokratike. Ai arriti që këshillit të Sheikëve t’ua
imponoi të birin e vet për pasardhës të kalifit, e me këtë krijoi praktikën e trashëgimit të fronit.
Kandidati për kalif duhej që shprehimisht të jepte pëlqimin paraprak për këtë post dhe duhej ti
plotësonte edhe disa kushte elementare fizike, intelektuale dhe morale. Të ishte i moshës madhore dhe ti
takonte familjes , përkatësisht të ishte pasardhës i gjinisë së Muhamedit. Përveç kalifit ndër organet
qendrore të pushtetit një kohë ka ekzistuar edhe kuvendi i te gjithë sheikëve i quajtur shura.
Gjatë sundimit të abasidëve , nën ndikimin e Persianëve, u bënë reforma të rëndësishme në
administratën shtetërore. U institucionalizua institucioni i ministrit të parë-vezirit, i cili kryesisht merrej
me punët e pushtetit laik, me çka edhe më tëpër u theksua roli i kalifit si kryeparë i fesë islame.
Administrata ishte e ndarë në resore-divane, që me gjuhen e sotme do të thoshim ministri.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Njësia më e madhe administrativo-territoriale dhe ushtarake në kalifatin Arab kanë qenë Emiratet
(provincat), kufijtë e të cilave ndryshonin shpesh. Në krye të emiratit qëndronte Emiri, i cili si
mëkëmbës i kalifit, kishte pushtetin më të lartë administrativo-politik dhe ishte komandant supreme i
ushtrisë së emiratit.
Përveç këtij ekzistonte edhe amili, i cili kujdesej për mbledhjen e tatimeve. Të dytë këta i përgjigjeshin
Vezirit. Çdo mysliman i aftë për luftë kishte obligim fetar që të merrte pjesë në luftën e shenjët-xhihad.
Ushtria kryesisht përbëhej prej ushtrisë vullnetare dhe ushtrisë së përhershme (profesioniste).
Jomyslimanet përveç haraçit, tatimit për tokë, paguanin edhe xhizën, që ishte tatim për kokë të banorit.
Ndërsa popullsia islame arabe dhe joarabe që kishte kaluar në islam paguante tatimin për tokë- një të
dhjetën që quhej ushur. Popullsia myslimane kishte detyrim fetar që të paguante edhe zekatin, në
katerdhjet-një në vit. Ky ishte një tatim që mblidhej nga besimtaret për ti ndihmuar të varfrit.
BIZANTI
Fillimi I krijimit të bizantit daton që nga gjysma e pare e shek.III kur perandori Konstantini I i madh
urdhëroi shpërnguljen e kryeqytetit të perandorisë romake prej perëndimit në lindje (ku u formua qyteti-
Konstantinopolis Stambbolli i tashem). Ndërsa jetën e pavarur, si shtet i pavarur, Bizanti formalisht e
filloi prej vitit 395 kur perandori Teodosije e ndau perandorinë në dy pjesë: në pjesën perëndimore dhe
pjesën lindore. Pjesa perëndimore definitivisht u shkatërrua në vitin 476, ndërsa pjesa lindore
qëndroi edhe plotë një mijë vjet- deri në vitin 1453.
Veqorit e feudalizmit bizantin
Feudalizmi në Bizant ndryshon shumë nga ai në Evropën perëndimore dhe qëndrore ashtu si ndryshon
edhe vet shteti dhe mënyra e krijimit të tij.
Në shtetet evropiane dega krysore dhe e vetme e ekonomisë ka qënë bujqësia, ndërsa në Bizant krahas
bujqësisë kanë qënë mjaftë të zhvilluara edhe degët tjera siç janë; zejtaria, tregtia dhe xehtaria (e
mbrojtur nga shteti).
Në Bizant qytetet kanë qënë mjaftë të zhvilluara e disa prej tyre kishin edhe me qindra mija banorë.
Ekzistonte një nivel i lartë i qytetërimit, me një art, kulturë dhe shkencë bukur të zhvilluar, e që në
evropën perëndimore dhe qëndrore as që mund të bëhëj fjalë.
Ndër aktet më të rendësishme me të cilat shteti mbronte pronat e imëta dhe fshatarët e lire ka qënë ligji
agrar i quajtur “nomos Georgikos”, i cili u nxorr në fund të shek. VII ose në fillim të shek. VIII, i cili
mbronte pronat e luajtshme dh te paluajtshme njihte dhe mbronte komunen dhe pronat e saj kolektive
nxjerrja e të cilit i përshkruhet Justunjanit II. Në shek. XI në Bizant paraqitet një form e re e pronësisë
feudale mbi token dhe organizimin ushtarak- e kjo ishte pronia (pronoia-kujdes, kujdesje).
Pronia ka qënë një sipërfaqe e madhe tokësore e banuar me fshatar gjysëm të lire (parikë), të cilën shteti
si shpërblim ja jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetëshëm, pa të drejtë të tjetërsimit dhe të lënies në
trashegim, me kusht që ky të kryente sherbime të ndryshme shtetrore e në rend të pare shërbimin
ushtarak.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Pronësia mbi pronin ka qënë pronësi e pjesëtueshme feudale, sepse mbi të njëjtën tokë tri subjekte
juridike mbanin të drejta të ndryshme reale.Shteti mbante të drejtën pronësore supreme, pronari mbante
të drejtën e shfrytëzimit, ndërsa bujkrobi kishte të drejtën e gëzimit.
Rregullimi shteteror
Gjatë historisë njëmijë vjeçare rregullimi shtetëror në Bizant ka ndryshuar, por pushteti autokratik,
perandorak me karakter teokratik dhe me centralizëm shtetëror ka ngel i pandryshuar.
Deri në shek. VII rregullimi shtetëror kishte ngel i njëjtë me atë të periudhës së dominatit i reformuar
nga Diokleciani dhe Konstantini I . Për nga forma e pushtetit Bizanti ka qënë monarki despotike
(autokraitke) me karakter të theksuar teokrat . Perandori deri në shek. VII mbante tituj romak e
quhej imperator, augastus, cesar, ndërsa prej këtij shekulli quhej me tituj grek- bazileus,
autokrator.
Perandoret në Bizant janë orvatur që kishës t’i imponohen edhe si kryetar të saj, por asnjëherë nuk ja
kanë arritur qëllimit. Këto tentime janë quajtur cazaropapizëm. Në periudhën e hershme të Bizantit
krahas perandorit ekzistonte edhe senati. Konstantini I kur e themeloi kryeqytetin e ri, në të e formoi
edhe senatin e ri, kështu që ekzistonte senati i vjetër në Romë dhe ai i riu në Konstantinopolis.
Pas shkatërrimit të Romës ngeli vetëm senati i ri që u quajt sinklit. Nga fushëveprimtaria legjislative
senati nxirrte akte në formë të propozimit apo këshillës që quheshin senatus censulta.
Pasi që senati e kishte humbur rëndësinë e organit meritor shtetëror, një numër i senatorëve, sidomos ata
të rendit të pare, hyjnë në këshillin shtetëror të quajtur konzistoria I tërë territori shtetëror ndahej në
prefektura, diocese dhe provinca, ndërsa pushteti civil ka qënë i ndarë nga ai ushtarak.
Në disa pjesë periferike (kufitare) ekzistonin njësi të veçanta të quajtura ekzarhate, në krye me
ekzarhun, i cili ishte shef i administratës civile, por edhe komandant ushtarak.
Themat ishin njesi themelore te ndarjes administrative-territoriale, ne krye te themes qëndronte strategu
qe njeherish ishte shef i administrates civile dhe komandant ushtarak. Në Konstantinopojë në krye të
administrates qëndronte eparhu. Ky kujdesej për zhvillimin ekonomik, kulturor, urbanistik, etj.
E drejta bizantine burimet e se drejtes
E drejta bizantine fundamentin e ka në të drejten romake, bile në tre shekujtë e pare ajo realisht ishte e
drejtë romake. E drejta bizantine kryesisht bazohej në kodifikimin e Justinjanit. Edhe pse vetë Justinjani
kishte urdhëruar që askush nuk guxon me anë të komentimit të bëjë kurrfarë ndryshimesh dhe
plotësimesh të kodofikimit të tij , megjithë atë ai e theu këtë urdhër dhe vetë nxorri disa novella, nga të
cilat përbëhët pjesa e IV e kodofikimit të tij.
Burimet krysore të së drejtës kanë qënë ligjet dhe konstitucionet e perandorëve të quajtur novella,
ndërsa prej shek. VII këto quheshin nomoi.
Pos këtyre burimeve të rendësishme paraqiten edhe nomokanonet dhe bulat –si nurime tjera paraqiten
edhe Nomokanonet dhe bulat më i vjetër i ruajtur daton nga shek. VII, kurse më i njohuri dhe më i
përhapuri ishte nomokanoni i Fotieut i përpiluar në Konstantinopojë në shek. IX.Si burime të së drejtës
që nga shek. X paraqiten edhe bulat ose krisobulat (bula të pajisura me vulë të artë), të cilat më së
shpeshti iu lëshoheshin kishave dhe manastireve.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
E drejta zakonore në Bizant ishte e dorës së dytë-burim supsidar.
Numri më i madh i ligjeve bizantine janë në formë të komentimeve, plotësimeve, ndryshimeve dhe
spastrimit nga normat e vjetruara të kodofikimit të Justinjanit.
Ndër ligjet e reja (origjinale) vlen të përmenden ligji Agrar, ligji ushtarak që ka të gëjë me veprat
penale dhe deliktet kundervajtese të ushtarakeve-stratiotëve, dhe ligji detar me të cilin normohej
përgjegjësia
pronarit të anijës, mbrojtja e rëndit në anije, pagimi i anëtarëve të ekuipazhit, etj. Këto tri ligje besohet
së i ka nxjerr Justinjani II në fund të shek. VII ose në fillim të shek. VIII.
Në shek. VIII nxirret një përmbledhje zyrtare në formë të një doracaku e quajtur Ekloga (në greqishte-
zgjedhje).
Veprat më të rendësishme legjislative të saj janë: Prohieroni (në greqishte-manuel,doracak),
Epanagoga dhe Bazilika. Prohieroni (u nxorr në vitin 885) për nga forma ka qënë një doracak i
shkurtër, por kishte fuqinë ligjore. Në të kanë qënë të përmbledhura normat nga e drejta civile,
penale, kishtare dhe procedura gjyqësore. Epanagoga (është nxjerr në vitin 886) ka qënë një ligj që
përmbante norma nga e drejta shtetërore (që sot e quajmëkushtetuese).
Kryesisht mbështetet në kodofikimin e Justinjanit dhe në Prohieronin.
Bazilika (në greqisht-Vasilika dmth. Ligj i perandorit) ka qënë vepra më e rendësishme dhe më
voluminoze kodifikatore pas kodofikimit të Justinjanit. Punën në nxerrjen e kësaj përmbledhjeje e filloi
Vasileu I, ndërsa në vitin 887 e përfundoi Luani VI i mençuri. Përmbledhja përbëhët nga 60 libra dhe
ndahet në 6 vëllime.
E drejta sendore
Ne bizant ka dominuar pronësia private mbi token ne tri forma: Pronsia private e fshatarve te mbi
ngastrat e imta dhe te mesme, pronësia e magnatëve pronarve te mdhenje dhe pronësia private e
popullsise se qytetit.
E drejta Penale
Veprat penale mund te sistemohen ne keto grupe: Veprat penale kunder shtetit, veprat penale kunder
religjionit, veprat penale kunder pasurise, veprat penale kunder personit dhe veprat penale kunder
familjes dhe moralit seksual.
Qytet Shtetet ne Feudalizem
Në feudalizmin e zhvilluar e më pak në atë të vonshëm paraqiten qytetet e pavarura-shtete. Në
feudalizmin e hershëm në Evropë nuk ekzistonin qytetet si qendra të mëdha të banimit. Si rezultat i
zhvillimit të zejtarisë dhe ndarjes së saj nga bujqësia në Evropën perëndimore dhe qendrore gjatë
shekujve X-XI filluan të krijohen qytetet.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Lindja dhe zhvillimi i qyteteve u kushtëzua nga faktorë të njëjtë ekonomik dhe shoqërorë, por mënyra e
krijimit të tyre ndryshonte prej njërit në tjetrin. Disa u krijuan rreth qyteteve të lashta romake që kishin
ngal pa u shkatërruar dhe ishin shndërruar në qendra administrative dhe fortifikata ushtarake.
Qytetet mesjetare ishin të vogla dhe të ngushta, zakonisht kishin nga disa mijë banorë. Gjatë shek. XIV
qytetet me 20 mijë banorë konsideroheshin qytete të mëdha. Qytetet mesjetare së pari u krijuan në Itali
(shek. IX), psh. Venediku, Gjenova, Napoli, etj., dhe në Francën jugore psh. Marsej, Arl, Narbon, etj.
Gjatë shekujve X-XI qytetet krijohen edhe në Francën veriore, Holandë, Angli, Gjermani, etj.
Klaset dhe shtresat shoqerore dhe pozita e tyre juridike
Në qytetet evropiane deri në shek. XII ekzistonte një barazi relative sociale dhe ekonomike dhe një
barazi formale juridike. Mjaftonte që dikush të jetonte në qytet dhe fitonte statusin e qytetarit dhe të jetë
i lire (ajri i qytetit të bën të lire). Me këtë paraqitet fenomeni i ikjes masovike të bujkrobërve nga fshati
në qytet. Për të fituar statusin e qytetarit kërkohej që personi, përveç banimit në qytet për kohë të
caktuar, edhe të këtë lindur nga prindëritë qytetarë dhe të plotësojë edhe kushte tjera.
Rregullimi shteteror
Qytetet mesjetare u krijuan në token e feudalëve, andaj edhe i nënshrohen senjorit feudal, binin nën
juridiksionin e tij.
Feudalët synonin një kontrollë të plotë mbi qytetet, ndërsa qytetet bënin përpjekje që të liroheshin nga
pushteti arbitrar i senjoreve feudal. Me këtë fillon një levizje e qyteteve për autonomi, që është e njohur
si “levizja komunale”, ku kërkohej të njihej statusi i komunës. Lufta e qyteteve për vetadministrim së
pari filloj në Itali dhe në Francën jugore, aty ku edhe së pari linden qytetet. Qyteti i pare që filloi luftën
dhe që e fitoi statusin e komunës ishte qyteti francez Kambre në vitin 1077. Disa nga qytetet në Italinë
veriore dhe të mesme (Venediku, Gjenova, Piza, Milano, etj.) jo vetëm që fituan pavarësinë, por ato
pushtuan shumë teritore që i rrethonin. Në Gjermani gjatë shek. XII-XIII qytetet (Lybek, Hamburg,
Bremen,Hanover, etj.) formalisht i nënshtoheshin pushtetit të perandorit, por në realitet ishin qytet-
shtete të pavarura.
Qytet-shtetet në Evropë, në periudhën e feudalizmit, për nga forma e pushtetit shtetëror kanë qënë
republika aristokrate feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror, ndonësë aty këtu kishte
qytete me nje trajte monarkike te pushtetit.
Në fillim kur qytetet ishin të vogla dhe në to ndërmjet banoreve ekzistonte një barazi relative ekonomike
dhe shoqërore, qytetet kishin një organizim republikan demokratik të pushtetit. Organi më i rendësishëm
në këtë periudhë ka qënë kuvendi popullor.
Si organe kryesore të pushtetit shtetëror në periudhën aristokrate në qytete paraqiten këshilli i qytetit dhe
kryetari.
Këshilli i qytetit në qytete të ndryshme quhej me emra të ndryshëm, por më së shumti përdorej termi
senat. Në të hynin të gjithë aristokratet e moshës madhore të qytetit. Senati zgjidhte një organ drejtues
kolegjial më të ngushtë, që realisht paraqiste një lloj qeverie të qytetit. Në krye të qytetit qendronte
ktyetari i qytetit, i cili në qytete të ndryshme emertohej me emra të ndryshëm (mer, maior villae, duzhd,
prefekt, knjaz,etj. Qytetet kishin organizimin e pavarur gjyqësor. Gjykatat e qyteteve kanë qënë
kompetente për gjykimin e të gjithë banoreve të qytetit, qoftë për qeshtje penale si dhe për kontestet
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
civile. Ekzistonin disa lloje të gjykatave dhe disa instanca. Çfarë ishte organizimi i gjyqësisë varej nga
shkalla e autonomies-pavarësisë që gëzonte qyteti. Në qytetet me shkallë më të ulët të vetadministrimit
si instancë e fundit gjyqësore në procedurën e ankimit paraqitej gjykata mbretërore. Ekzistonin edhe
gjykatat speciale të organizatave koorporative për zgjidhjen e kontesteve përbrenda koorporacioneve, siç
janë esnafët dhe gjildet.
Organizatat koorporative (esnafet dhe gjildet tregtare)
Zejtaret dhe tregtaret e qytetit bashkohen dhe formojnë organizatat e tyre koorporative siç janë Esnafet
dhe gjildet tregtare. Të gjithë zanatlinjët e të njëjtës zeje (profesion) në kuader të një qyteti e formojnë
esnafin e tyre. Në fillim të shek. XIV në Paris ekzistonin më shumë së 300 esnafë. Anëtarësimi në
esnafë ka qënë i detyrueshëm dhe kusht për ushtrimin e profesionit. Esnafi kishte statusin e vet me të
cilin rregullohej mënyra e organizimit dhe funksionimi struktural i tij. Kushtet e veshtira në feudalizëm
për zhvillimin e tregtisë (siç janë doganimet arbitrare për kalimin prej një feudi në tjetrin, ose taksat për
kalimin e urave, plaqkitjet dhe bandat e cubave, etj.) kushtëzuan krijimin e koorporacionëve të
tregtareve të quajtura gjilde.
E Drejta Kanonike
E Drejta Kanonike është e Drejtë Kishtare dhe bie në të Drejtën e Përgjithshme. Ajo ka disa burime që
paraqesin një sistem të veçantë të së drejtës. Kulmin e zhvillimit në Francë e ka arritur në shek. XIII dhe
përveç çështjeve kishtare, ajo rregullonte edhe marrëdhëniet martesore, trashëgimore, pjesë të së drejtës
penale e procedurale, etj. E Drejta Kanonike ka rëndësi juridike sepse për një kohë të gjatë ka shërbyer si
sistem i vetëm i së drejtës në shtete të ndryshme feudale. Konsiderohet ‘E Drejtë’ sepse shteti i jepte
mekanizmin e sanksionit në kompensim të mbështetjes për pushtetin e monarkut. “Sundimtari s’është gjë
tjetër veçse mëkëmbës i Perëndisë i cili duhet t’i zbatonte porositë e tij”
Megjithatë, përplasjet sistematike si pasojë e tendencave për dominimin e kishës mbi shtetin dhe të shtetit
mbi kishën, shkaktuan ndarjen definitive të Kishës në vitin 1054 në Kishën Ortodokse (Konstantinopoja)
dhe Kishën Katolike (Roma). Burimet e së Drejtës Kanonike ndahen në: Burime themelore, që vlejnë për
të gjitha kishat e krishtera dhe ndryshe quhen burime kanonike (Bibla, Tradita Apostolike, Legjislacioni
Kishtar dhe e Drejta Zakonore), dhe Burime të Veçanta, që vlejnë vetëm për njërën nga kishat e krishtera
(vendimet dhe urdhëresat e Papëve, etj.). .
PERANDORIAOSMANE
Shteti i turqve Osmanlinj u krijua në fund të shek. XIII ose fillim të shek. XIV, kur u shkatërrua Shteti i
Selxhukëve nga kriza e brendshme dhe sulmet monogole. Feudet në këtë shtet quheshin bejleke dhe në
krye të bejlekut të Bursas ishte Osmani sipas të cilit e ka marrë edhe emrin. Për nga forma e rregullimit
shtetëror, Shteti Osman ndahet në dy periudha: Nga fundi i shek. XIII deri në shek. Deri në gjysmën e
shek. XIX – Monarki Absolute me karakter të theksuar fetar, dhe Nga gjysma e shek. XIX deri në fillim të
shek. XX – Monarki Kushtetuese me disa elemente të shtetit fetar.
Organizimi i pushtetit shtetëror Organi kryesor i pushtetit shtetëror ishte: Sulltani ose Padishahu – organi
më i lartë që kishte pushtet të pakufizuar dhe në të cilin bashkohej pushteti laik e ai fetar. Ishte komandant
suprem i forcave të armatosura, vendoste për paqen dhe luftën, përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë,
ishte autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe instanca e fundit gjyqësore. Pas vendosjes së kryeqytetit në
Konstantinopojë, organet e larta të pushtetit u organizuan në magjistratura: Këshilli i Vezirëve – ishte
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
organi më i rëndësishëm administrativ i përbërë nga 7 vezirë dhe në krye të tyre ishte Veziri i Madh ose
Sadriazemi. Për nga funksionet, ky organ ka qenë i përafërt me atë që sot përfaqëson organi i qeverisë.
Kadi askerët – kanë qenë gjyqtarë suprem civilë dhe ushtarakë. Defterdarët – kanë qenë funksionarë të
lartë financiarë. Ata udhëhiqnin librat (defterët) mbi financat shtetërore. Nishanxhinjtë – kanë qenë
sekretarë personal të sulltanit dhe kishin për detyrë të kujdeseshin për formën e akteve të tij. Pushteti lokal
ishte i organizuar në: Vilajeti – njësia më e madhe territoriale në krye të të cilës ishte Valiu. Sanxhaku –
njësi më e vogël se vilajeti dhe që udhëhiqej nga Sanxhakbeu. Nahija – njësi më e vogël se sanxhaku dhe
që udhëhiqej nga Subasha.
E DREJTA E SHERIATIT Në Perandorinë Osmane kanë ekzistuar dy sisteme juridike paralele: E
Drejta e Sheriatit dhe E Drejta Laike. E Drejta e Sheriatit është e Drejtë Teokratike Islame, e paprekshme
dhe e pazëvendësueshme. Ajo nuk rregullon vetëm marrëdhënieve fetare, por edhe marrëdhëniet
shoqërore në tërësi. Fjala Sheriat vjen nga fjala sherie që do të thotë rrugë (rrugë e drejtë, rruga e
shpëtimit). E Drejta e Sheriatit mbështetet në Burimet Themelore dhe Burimet Plotësuese. a) Kurani –
libër i shenjtë i besimit islam. Sipas muslimanëve, Kurani është shpallja e Allahut i cili nëpërmjet të
dërguarit të tij, Profetit Muhamed, i është drejtuar njerëzimit. Teksti i Kuranit ndahet në 114 sure
(kapituj), ndërsa suret ndahen në ajete dhe Kurani ka gjithsej 6666 ajete.
Hadithi (sunneti)ose Tradita – është tërësia e këshillave, urdhëresave dhe deklarimeve të Muhamedit, të
cilat janë regjistruar dhe përshkruar shumë vjet pas vdekjes së Profetit. Ixhma ose Doktrina – ishte
instrument i rëndësishëm për zgjidhjet juridike që nuk ishin të parapara në Kuran dhe në Hadith, të cilat
përcaktoheshin nga Ulemaja (dijetarët e Islamit) dhe duhet të ishin patjetër në frymën e Kuranit, si dhe
Kijasi ose Analogjia Juridike, është burimi i katërt i Sheriatit dhe që nënkupton zgjidhet në bazë të
ngjashmërisë që juristët islam aplikonin në rastet që nuk ishin të parapara në Kuran dhe Hadith. Burimet
Plotësuese të Sheriatit janë: Er Rei – burim plotësues që nënkupton zgjidhjen e rasteve konkrete sipas
ndërgjegjes së gjyqtarit, dhe Urf-Adetet – burim plotësues që nënkuptonte të drejtën zakonore të një
bashkësie shoqërore.
Lindja e Shtetit Liberal Formacioni ekonomiko-shoqëror borgjez është rezultat i revolucioneve
industriale, shkencore dhe militariste, avancimit të vetëdijes qytetare dhe ndikimit orientues të
mendimtarëve si Dekarti, Spinoza, Hobsi, Monteskie, Lajbnici, etj. për përmbysjen e ancien regime
(regjimit të vjetër). Fjala ‘BORGJEZI’ vjen nga fjala frënge bougeosie që në bazë të kuptimit të
mëhershëm të fjalës ‘bourg’ do të thotë qytezë, qytetari. Institucionet Shtetërore dhe Juridike të periudhës
Liberale janë shprehje e parimeve të lirisë dhe barazisë së njerëzve para ligjit, lirive qytetare dhe politike,
sovranitetit shtetëror, kushtetutshmërisë dhe parlamentarizmit, qarkullimit të lirë të njerëzve e të mallrave,
disponimit të lirë dhe të pacënueshëm të pronës private, ekonomisë së tregut, etj.
Revolucioni Industrial nënkupton procesin e kalimit nga prodhimi me dorë në atë me makinë ndërmjet
periudhës nga 1760 deri në 1840. Ky revolucion ka filluan në Angli, sepse shumica e shpikjeve
teknologjike janë bërë në këtë vend dhe më pas janë shpërndarë në vendet e tjera të Europës. Zbulimi i
lokomitivës me avull që shfrytëzon djegien e qymyrit (energjinë termike) për lëvizje, nga Uilliam Murdok
në vitin 1829, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në transportin e njerëzve dhe mallrave. Autorët e
Historisë së Institucioneve Juridike dhe Shtetërore, si dhe të Historisë Politike, pajtohen se kufiri kohor i
lindjes së shtetit liberal- borgjez, të llogariten ngjarjet madhore si Revolucioni Amerikan më 1776 dhe ai
Francez më 1789.
Rregullimi shtetëror në periudhën liberale Pas revolucioneve borgjeze, shumica e vendeve Europiane
kanë rregulluar strukturën e tyre shtetërore mbi bazën e parimeve të proklamuara të lirive dhe të drejtave
të njeriut: Magna Carta Libertatum (1215) – si bërthamë e të drejtave dhe kufizimit të pushtetit monarkik,
Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve (1776), dhe Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit e
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Francës (1789) Gjatë periudhës liberale (bashkëkohore), shteti paraqitet në dy trajta themelore të
qeverisjes: Monarki dhe Republikë.
Pas një periudhe relativisht të gjatë të Monarkisë Absolute në Rusi, Turqi, Austri e të tjera, shtetet me
formën e sundimit Monarkist do të transformohen më vonë në Monarki Kushtetuese Parlamentare. Trajta
më e përhapur e qeverisjes monarkike është ajo e monarkisë parlamentare, me të cilën karakterizohen
Britania e Madhe, Belgjika, Suedia, Norvegjia, Holanda, etj. Element me rëndësi në ndërtimin e strukturës
parlamentare është pluralizmi politik (partitë politike si grupacione ideologjike që kanë për qëllim marrjen
e pushtetit). Përgjatë fazave të ndryshme të historisë liberale dallohen regjimet bipartiake dhe ato
shumëpartiake. Që në fillet e periudhës liberale është paraqitur edhe Republika e cila paraqitet në dy
forma themelore: Republika Parlamentare dhe Republika Presidenciale.
ANGLIA (BRITANIA E MADHE-MBRETERIAE BASHKUAR)
Krijimi Në shek. X burimet historike hasin për herë të parë në emërtimin Mbretëria e Anglisë. Zhvillimi i
saj juridik-shtetëror periodizohet në tri faza të rëndësishme: Faza e parë – ajo e vënies së themeleve të
monarkisë shtresore, nga shek. XI deri në shek. XIII; Faza e dytë – ajo e zhvillimit të monarkisë shtresore
mesjetare, nga shek. XIII deri në shek. XVI; Faza e tretë – ajo e monarkisë absolute, si dhe ndryshimeve
të mëdha shoqërore politike dhe ekonomike, nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII (Lufta Qytetare
në Angli);
Faza e parë, kur Anglia sundohej nga mbretërit anglo-normanë dhe anzhuinë, karakterizohet nga lufta e
ashpër e baronëve anglezë dhe mbretit për decentralizimin e pushtetit monarkik. Si rezultat i kësaj lufte,
në vitin 1215 Mbreti Johani pa Tokë u detyrua të nënshkruajë aktin më të rëndësishëm politiko-juridik të
asaj kohe - Magna Carta Libertatum, e cila paraqet modelin e parë të Kartës Kushtetuese. Magna Carta ka
afirmuar fuqishëm parimin e përfaqësimit në një organ shtetëror i cili fillimisht është quajtur Magnum
Concilium dhe në vonë Parlament. Parlamenti Anglez, i cili do të bëhet bërthama kryesore për zhvillimin
e parlamentarizmit në përgjithësi, nga shek. XIV do të ketë strukturë dydhomëshe: Dhoma e Lartë –
Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Ulët – Dhoma e Komunave. Faza e fundit e zhvillimit shtetëror, e
cilësuar si faza e monarkisë absolute, pavarësisht ndryshimeve të strukturës gjatë Luftës Qytetare
(Revolucionit Borgjez në Angli 1642-1658), do të përshkohet nga qeverisja e dy dinastive: Dinastisë së
Tjudorëve (1485-1603) dhe Dinastia e Stjuartëve (1603-1714).
Pas vitit 1714, Anglia hyn në periudhën e sundimit të Dinastisë së Hanoverit me kurorëzim të princëve
gjermanë. Gjatë kësaj kohe fillon forcimi gjithnjë e më i madh i Kabinetit Ministror dhe Parlamentit.
Raportet e mbretit me organet e tjera të pushtetit shprehen nëpërmjet maksimave të njohura: The King can
not do wrong (Mbreti s’mund të gabojë), The King can not act alone (Mbreti s’mund të veprojë i vetëm)
dhe The King reigns but does not govern (Mbreti sundon por nuk qeveris). Anglia po ashtu dallohet si
fuqi jashtëzakonisht e madhe koloniale në botë. Përveç kolonive në Amerikë, ajo nënshtron edhe shumë
vende të tjera si Kanadaja, India, Australia, Zelanda e Re, etj. Nga viti 1707 Parlamenti Anglez miratoi
Aktin e Unionit (Act of Union) me Skocinë duke formuar Britaninë e Madhe, kurse nga viti 1801 e
detyroi Irlandën që të nënshkruajë Aktin e Unionit, duke u emërtuar si Mbretëri e Bashkuar.
Rregullimi shtetëror Me Luftën Qytetare, përkatësisht me Revolucionin Borgjez (1642-1658), Anglia u
shkëput më herët se vendet e tjera nga qeverisja absolute. Pas epokës së Oliver Kromwellit (1649-1657)
kur Anglia ishte proklamuar si republikë, me Revolucionin e Lavdishëm (Glorious Revolution 1688 –
rrëzimi i mbretit James II pa luftë, me ‘tradhëtinë’ e gjeneral Çërçillit – stërgjyshit të Uinston Çërcillit – i
cili kaloi në anën e Uilliam Orange – Uilliam Portokallit), Anglia do të proklamohet si Monarki
Kushtetuese. Sistemi kushtetues anglez është specifik sepse mbështetet në një sërë dokumentesh – aktesh
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
juridike si: Magna Carta Libertatum (1215), Petition of Rights (1628), Instrument of Government (1653),
Habeas Corpus Act (1679) dhe Bill of Rights (1689), por nuk ka një kushtetutë të shkruar si akt të vetëm.
Karakteristikë e përgjithshme e këtyre akteve është tendenca e sforcuar për kufizimin e kompetencave të
Mbretit në raport me Parlamentin. Bazuar në këto akte juridike dhe në angazhimin e vazhdueshëm të
rrymave politike në Parlament (torët dhe vigët nga të cilët derivojnë sot dy partitë kryesore britanike;
Partia Konservatore dhe ajo Liberale), Mbretëria e Bashkuar është konsoliduar si Monarki Kushtetuese
me një Parlamentarizëm të theksuar. Organet kryesore të pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar janë:
Mbreti, Parlamenti dhe Kabineti.
Mbreti Mbreti është organi më i lartë i pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar, por si cili që nga Lufta
Qytetare ka filluar të zbehet në mënyrë sistematike, duke e kthyer atë në një institucion simbolik,
politikisht të paanshëm dhe të papërcaktuar. Në sistemin parlamentar anglez, Mbreti pranohet de jure si
kreu i shtetit dhe sovran i tij por i cili nuk qeveris (The King reigns but does not govern). 1.2.2.
Parlamenti Origjina e Parlamentit në Angli daton nga koha e Magna Carta Libertatum (1215) me të cilën
u krijua Këshilli i Madh, organ që nga viti 1265 do të quhet Parlament. Në vitin 1295 Parlamenti Anglez
bëhet dydhomësh dhe këtë strukturë e ka edhe sot.
a) Dhoma e Lartë (Dhoma e Lordëve) është formuar në vitin 1322. Lordët emërohen nga Kurora
Mbretërore, në bazë të propozimit të Kryeministrit. Marrëdhëniet e saj me Dhomën e Ulët janë të
rregulluara me Parliament Act të nxjerrë në vitin 1911. Dhoma e Lordëve ka të drejtën e vetos suspensive,
që nënkupton fuqinë e pezullimit të akteve të miratuara nga Dhoma e Poshtme, por në qoftë se i njëjti akt
kalon pa ndryshime për të tretën herë, atëherë ai do të hyjë në fuqi me nënshkrimin e Mbretit. E në rast se
Mbreti refuzon ta nënshkruajë, i njëjti do të hyjë në fuqi pas kalimit të periudhës dy vjeçare ndërmjet
sesionit të parë kur është shqyrtuar dhe sesionit kur është miratuar për herë të tretë. b) Dhoma e Ulët
(Dhoma e Komunave) është formuar në vitin 1344. Ajo është bartëse e jetës politike në Angli dhe
përbëhet nga 650 deputetë të zgjedhur nga një proces zgjedhor, me mandat 5 vjeçar. Fuqia kryesore e
Dhomës së Ulët shprehet në funksionin legjislativ dhe rolin e posaçëm në relacion me qeverinë. Ajo e
zgjedh Kabinetin i cili edhe i përgjigjet asaj, dhe përbëhet kryesisht nga përfaqësuesit e zgjedhur të dy
partive kryesore në Angli.
Kabineti Kabineti është organi më i rëndësishëm i cili ushtron funksionin udhëheqës dhe mbikëqyrës të
pushtetit ekzekutiv në Mbretërinë e Bashkuar. Formohet në bazë të rezultateve të dala nga Zgjedhjet
Parlamentare për Dhomën e Ulët, udhëhiqet nga Kryeministri (Prime Minister) sipas nominimit partiak në
garën zgjedhore, përbëhet nga ministrat e resorëve përkatës dhe është strukturë homogjene (përfaqësues të
partisë që i fiton zgjedhjet). 1.3. E Drejta në Angli Sistemi juridik në Angli përshkohet me karakteristika
mjaft të dallueshme nga e Drejta e vendeve të tjera të Europës Kontinentale. Veçoritë e së Drejtës
Angleze fillojnë që në shek. XIII me Magna Carta Libertatum dhe krijimin e Parlamentit, kur shfaqen
elemente të barazisë qytetare para ligjit, të pronës private dhe pacënueshmërisë së saj, etj.
Veçoria kryesore dhe që paraqet thelbin e të Drejtës Angleze është mbështetja në tradicionalizëm.
Veçoritë e tjera kanë të bëjnë me burimet e saj e të cilat janë: E Drejta e Përgjithshme (Common Law),
Sistemi i Drejtësisë (Equity Law) dhe e Drejta Statutare (Statute Law). E Drejta e Përgjithshme (Common
Law) është doktrina e krijuar mbi bazën e precedentëve gjyqësor dhe që reflekton thelbin e sistemit
anglosakson të së Drejtës. Common Law ka marrë karakterin e së drejtës së përgjithshme sepse kishte
epërsi ndaj të drejtës partikulare gjatë tërë periudhës së Mesjetës. Pacënueshmëria e kësaj doktrine ka
vazhduar deri në vitin 1966 kur Gjykata e Lartë mund ta ndryshonte precedentin.
(SHBA)
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Formimi Krahasuar me shtetet e tjera, procesi i krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
është tërësisht i ndryshëm. SHBA-të formohen si rezultat i shkëputjes nga fuqitë koloniale të Europës, nga
një substrat heterogjen i popullsisë e cila përbëhej nga njerëz të gjuhëve, kulturave dhe bindjeve të
ndryshme religjioze. Pas zbulimit të Amerikës në vitin 1492, Fuqitë Europiane filluan garën për
kolonizimin e tokës së re. Gjatë shek. XVI dhe në fillim të shek. XVII, Anglia, Franca, Spanja, Portugalia
dhe Holanda formuan kolonitë e tyre në tërë kontinentin. Kolonët europianë fillimisht janë vendosur në
bregun lindor (Atlantiku), por me kalimin e kohës ata u shtrinë edhe në pjesën kontinentale. Procesit të
pavarësimit të SHBA-ve u ka paraprirë Deklarata e të Drejtave e Virgjinias e vitit 1775. Kjo deklaratë e
disa kolonive në krye me Virgjinian, proklamonte të drejtat e natyrshme të njeriut që të jetojë, të ketë liri
dhe të drejtën e pronës dhe të ketë fat e siguri.
Shpallja e Pavarësisë Parimet e Deklaratës së Virgjinias ishin të inspiruara nga idetë e mëhershme të Gjon
Lokut dhe ato të Tomas Pejnit (Thomas Paine) i cili në pamfletin e quajtur ‘Common sense’, vlerësonte se
ekzistonin vetëm dy mundësi: nënshtrimi i përhershëm ndaj mbretit tiran e qeverisë së pafuqishme, ose
liria dhe fati në kuadër të republikës së vetëmjaftueshme dhe të pavarur. Pas luftimeve të përgjakshme dhe
disa humbjeve të forcave angleze, më 7 qershor 1776, një politikan nga Virgjinia, Hiçard Henri Li
(richard Henry Lee), shpalli Rezolutën hyrëse në të cilën theksohej se “këto koloni të bashkuara kanë të
drejtë të jenë të lira dhe shtete të pavarura”. Më 11 qershor 1776, ‘baballarët themelues’ të SHBA-ve të
cilët hartuan Deklaratën e Pavarësisë ishin: Tomas Xheferson nga Virgjinia, Benxhamin Frenklin nga
Pensilvania, Xhon Adams nga Masasuçets, Roxher Sherman nga Konektikat dhe Robert Livingston nga
Nju Jorku.
Tekstin e Deklaratës e ka shkruar kryesisht Tomas Xheferson. Pas shqyrtimit dhe miratimit të rezolutës së
Riçard Henri Li më 1 korrik 1776, Kongresi (12 nga 13 kolonitë) miratoi edhe Deklaratën e Pavarësisë më
4 korrik 1776. Nju Jorku u deklarua ‘për’ më 15 korrik 1776. Thelbi i Deklaratës së Pavarësisë ishte
marrë nga parimet e Xhon Lokut në veprën “Shqyrtime të tjera për shtetin”, duke proklamuar tri parime
themelore: e drejta në jetë, në liri dhe në kërkim të fatit. Deklarata e Pavarësisë paraqet aktin më të
rëndësishëm në historinë e SHBA-ve. Nga statusi i kolonive britanike, ato tani hynë në familjen e shteteve
të pavarura me rregullim shtetëror republikan. Përveç shkëputjes nga Kurora Mbretërore Britanike,
Deklarata do të reflektojë në esencë edhe revolucionin demokratik amerikan (hyrja e SHBA-ve në
procesin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike kapitaliste).
Mbretëria Britanike nuk do të pajtohet me deklaratën dhe përpjekjet ushtarake për ta penguar pavarësinë
e SHBA-ve dështojnë për dy arsye: e para, sepse ushtria amerikane kishte arritur të konsolidohet mjaft
mirë, dhe e dyta, sepse në këtë kohë Anglisë i kishin shpallur luftë edhe Franca, Spanja dhe Holanda. Në
vitin 1783, Anglia detyrohet të hyjë në bisedime për paqe me SHBA-të. Pas bisedimeve të vështira, më 3
shtator 1783 arrihet marrëveshja e njohur si Traktati i Paqes në Paris dhe me të cilën Britania e Madhe
njeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend i lirë dhe i pavarur. Për sa i përket rregullimit shtetëror,
Xhon Dikenson nga Pensilvania kishte hartuar një projekt të quajtur Nenet e Konfederatës (Articles of
Confederation) i cili në vitin 1777 u miratua nga Kongresi. Nenet e Konfederatës përcaktuan emërtimin e
kolonive të pavarura si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të jenë të organizuara në një shtet të
përbërë – konfederatë dhe me formë të qeverisjes republikë.
Me dekretin e vitit 1787 “North West Ordinance”, Kongresi kishte përcaktuar kriteret për territoret në
Perëndim dhe Veri që dëshironin t’i bashkoheshin unionit. SHBA-ve iu bashkangjitën edhe territore të
cilat i ka blerë siç është rasti i Alaskës të cilën e blen nga Rusia në vitin 1867. Duke u mbështetur në
parimet e “Frymës së Ligjeve” të Monteskie, SHBA-të në vitin 1787 do të miratojnë Kushtetutën e re e
cila do të hyjë në fuqi një vit më vonë. Kushtetuta e SHBA-ve përmban 7 nene dhe 27 amandamente. Me
këtë kushtetutë, SHBA-të përcaktohen si Federatë me formë të qeverisjes Republikë, duke u bazuar në
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
parimin e ndarjes së tri pushteteve: pushtetit përfaqësues legjislative që ushtrohet nga Kongresi, pushtetit
ekzekutiv që ushtrohet nga Presidenti dhe pushtetit gjyqësor që ushtrohet nga Gjykata Supreme.
Në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, SHBA do të hyjë në një proces të zhvillimit të hovshëm
ekonomik dhe industrial, si dhe të formësimit të identitetit nacional. Në vitin 1823, Presidenti i SHBA-ve,
Xhejms Monro, artikuloi disa qëndrime të cilat më vonë do të marrin emërtimin si Doktrina Monro.
Thelbi i kësaj doktrine shprehet me sintagmën “Amerika Amerikanëve” që do të thotë se ‘kontinenti
Amerikan nuk mund të konsiderohet edhe më tutje objekt i kolonizimeve të ardhshme nga cilado fuqi
Europaine. Mesazhi konfirmonte se as SHBA-të nuk do të ndërhynin apo të përziheshin në punët e
Europës. Pas Luftës Civile mes Veriut dhe Jugut (1861-1865, luftë recesioniste e cila përfundoi me fitoren
e Veriut që pengoi shpërbërjen e SHBA- ve), në vitin 1865 u ndalua SKLLAVËRIA me Amandamentin
13 të Kushtetutës. Ndërkaq, Amandamentet 14 dhe 15 që pasuan, garantonin shtetësi për të gjithë personat
e natyralizuar brenda SHBA-ve dhe të drejtë vote për personat e të gjitha racave.
Rregullimi Shtetëror Pas shpalljes së Pavarësisë, SHBA-të hyjnë në një fazë të re të zhvillimit shtetëror-
juridik me karakteristika të ndryshme nga ato të shteteve të asaj kohe. Ato dallojnë për nga trajta e
qeverisjes, për nga lidhja e shteteve – fillimisht në konfederatë e pastaj në federatë, si dhe për nga
rregullimi nëpërmjet Kushtetutës, me të cilën shkëputen nga sistemi i së drejtës anglosaksone. Kushtetuta
e SHBA-ve është njëra ndër më të shkurtëra në historinë e kushtetutave në botë, e cila në 7 nenet e saj
përcakton parimin e ndarjes së pushteteve, organizimin federal dhe formën e qeverisjes republikane.
Bazuar në Kushtetutën dhe Amandamentet e saj, pushteti shtetëror ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqësor. Jeta politike në SHBA karakterizohet me sistemin bipartiak. Dy partitë kryesore që garojnë për
pushtetin politik janë: Partia Demokratike dhe Partia Republikane.
FRANCA
Historia e Francës ka filluar me Kontratën e Verdenit të vitit 843, me të cilën, pas një lufte të rreptë për
pushtet ndërmjet pasardhësve të Karlit të Madh, Shteti i Frankëve u nda në disa shtete dhe nga pjesët
perëndimore të tij u krijua Franca. Që nga fundi i shek. X procesi i feudalizimit kishte përfunduar dhe
Franca kishte hyrë në fazën e Feudalizmit të Zhvilluar (Klasik) dhe në të mbretëronte një partikularizëm i
plotë në të gjitha fushat: ekonomi, politikë, rregullim shtetëror e juridik, kulturë, shkencë dhe art. Franca
ishte e ndarë në krahina të mëdha si Normandia, Flandria, Burgundia, etj., dhe në të cilat sundonin
feudalët e mëdhenj. Në shek. XI u dallua Normandia, duka i së cilës, Vilhelmi I Pushtuesi në vitin 1066 e
pushtoi Anglinë.
Shtresat shoqërore Në Francën feudale kanë ekzistuar këto shtresa shoqërore: a) Shtresa klerikale –
përbëhej nga klerikët dhe klerikët e lartë, pozita përcaktohej sipas thirrjes kishtare, ishte shtresa më e
vjetër dhe më autoritative dhe formalisht njihej si shtresa e parë. b) Fisnikëria laike – përbëhej nga ata që
kishin titullin e kalorësit (kavalierit) dhe ata që fitonin feude. Nga shek. XII statusi i fisnikut feudal fitohej
me trashëgim, duke e shndërruar këtë shtresë në një grup të mbyllur. c) Njerëzit e lirë – përbëhej nga
vilanët dhe popullsia e qytetit. Vilanë ishin të gjithë fshatarët e lirë dhe bujkrobërit e liruar, kurse
popullsia e qytetit ishte shtresa e njerëzve të lirë që jetonin në qytete dhe merreshin me zejtari dhe tregti
(Lëvizja komunale). d) Bujkrobërit – ishin shtresa me pozitën më të vështirë sociale dhe ekonomike dhe
statusin juridik më të pafavorshëm. Statusi i tyre ka ndryshuar pozitivisht deri pothuajse në zhdukjen e
kësaj shtrese në Feudalizmin e vonshëm.
Organizimi i pushtetit shtetëror Organizimi i pushtetit shtetëror të Francës feudale mund të ndahet në dy
periudha: Prej shek. X deri në shek. XV, dhe Prej shek. XV deri në shek. XVIII Gjatë periudhës së parë
(X-XV): Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë monarki përfaqësuese shtresore. Organet më
të rëndësishme kanë qenë: Mbreti dhe Kuvendi Përfaqësues Shtresor. Mbreti ishte sundimtar në tërë
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
territorin e shtetit, por për shkak të partikularizmit, pushteti efektiv i tij nuk shtrihej në të gjitha krahinat e
Francës. Ishte komandant i forcave të armatosura dhe vendoste për luftën dhe paqen. Kujdes për
mbrojtjen e krishterizmit dhe luftonte kundër jobesimtarëve. Kujdesej për drejtësinë dhe ishte gjyqtari
suprem në Francë.
Në realizimin e funksioneve të tij Mbreti kishte krijuar një organ që quhej Kuria Mbretërore e cila
përbëhej nga të afërmit e mbretit dhe fisnikët e lartë feudalë. Ky organ ekziston deri në fund të Francës
feudale por me emërtime si Këshilli Mbretëror apo Këshilli i Madh. Kuvendi Përfaqësues Shtresor ishte
organi tjetër me rëndësi i cili përbëhej nga fisnikëria e lartë kishtare, fisnikëria e lartë laike dhe
përfaqësuesit e qyteteve. Kompetencat e këtij organi nuk kanë qenë të përcaktuara me ndonjë akt të
veçantë, por ai zakonisht merrej me çështje të luftës dhe paqes, miratimin e ndonjë ligji, caktimin e
tatimeve dhe taksave të reja, organizimin e administratës shtetërore, etj. Vendimet e kuvendit nuk kanë
qenë të detyrueshme. Mbreti nuk ka qenë i obliguar të veprojë sipas asaj që vendosej në kuvend.
Gjatë periudhës së dytë (XV-XVIII): Gjatë kësaj periudhe Franca ka qenë Monarki Absolute. Pushteti i
mbretit u forcua sidomos gjatë sundimit të Luigjit XIII, duke arritur kulminacionin në kohën e Luigjit
XIV. Luigji XIV: SHTETI JAM UNË Gjatë kësaj periudhe nuk thirrej më Kuvendi Përfaqësues Shtresor.
Kontribut të veçantë në forcimin e pushtetit mbretëror ka dhënë Kryeministri Risheljë, i cili e centralizoi
dhe profesionalizoi administratën shtetërore. Administrata Shtetërore ishte e burokratizuar dhe përbëhej
nga këto organe: Këshilli Shtetëror – organi më i lartë i cili merrej me çështje politike, Këshilli i
Depeshave – i cili merrej me punë të brendshme, Këshilli i Financave – i cili merrej me çështjet e
financiave, dhe Këshilli i Fshehtë – i cili kishte rolin e Gjykatës Supreme.
GJERMANIA
Përfundimi i luftes franko – prusiane nga e cila prusia doli fituese, ky ngadhënjim shërbeu për ringjalljen
e fuqishme të ndjenjes patriotike të popullit gjerman. Kështu me 14 korrik 1871 Perandoria gjermane
miratoi kushtetuten e re me të cilen Fridirih Vilhemi 1 u proklamua perandor i gjermanis , kjo u bë në
versaj afër parisit . Perandoris Gjermane sipas kësaj kushtetute i takuan 22 monarki (4 mbretri, 18 dukata
dhe principata, 3 qytete të mëdha perandorake)... Me këtë kushtetut praktikisht u sanksionua shteti i
përbashkët Gjerman. Kjo kushtetut e parashihte Gjermanin si monarki kushtetuese me këto organe të
shtetit : Perandorin , Kancelarin, Dhomen federale (bunderstratin) dhe kuvendin Federal (reichstagun)
Perandori : ishte komandant suprem i ushtris dhe flotës gjermane, kishte kompetenca në legjislacion etj...
Kancelari i perandoris : Udhëheqte pushtetin egzekutiv , ushtronte funksionin e kryetarit të bunderstratit,
ishte shef i delegaciont te prusis etj...
Dhoma federale (Bunderstrati): e përbënin përfaqsuesit e emruar nga ana e qeveris i kishte gjithsej 58
vende (7 i kishte prusia, pastaj shtete me mas shumti kishte me 6 perfaqsues, e shumica kishte nga 1), në
bunderstratin gjerman bashk me reichstagun ishte i përqendruar pushteti legjislativ. Sipas karakterit që
kishte Bunderstrati cilsohej si dhomë e epërme e parlamentit mund të shfrytzonte inicitiven legjislative
dhe të nxjerrjes së ligjeve (më shum se reichstagu). Kuvendi Federal (reichstagu): Në krahasim me
bunderstratin kishte posit më të pafavorshme, Reichstagu përbëhej nga përfaqesuesit e zgjedhur me vota
të barabarta , përgjithshme dhe të drejtpërdrejta... të drejtën e votes nuk e gëzonin femrat dhe meshkujt
nën moshen 25 vjeqare . Në shtetin e badhkuar gjerman rol të jashtzakonshëm do të ketë Prusia dhe
Kancelari i saj Otto Von Bizmarku. Në periudhat e mëvonshme gjermania do të paraqitet si njëri ndër
shtetet kryesore të paknaqur me ndarjen ekonomike të botës kështu hyn në aleanc me austohungarin, rusin
dhe italin po ashtu të pakënaqura me ndarjen e botës dhe me 1879 krijohet aleanca e bushtit qendrorë ,
këtyre u kundërvihet Antanta (britania dhe franca) dhe si pasoj ka fillimin e luftes së parë botërore , në
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
këtë luftë në anën e bushtit qendror hyn edhe japonia , kurse me sulmin gjerman ndaj anijeve amerikane
në luft hyri dhe SHBA në anën e antantës , lufta e parë botërore përfundon me 1918 kurse gjermania me
11 nëntor 1918 e nënshkruan kapitullimin e sajë. Pas presioneve të mëdha brenda Gjermanis që u
përshkruan me shumë trazira, perandori Vilhemi dy dit para nënshkrimit të kapitullimit pra me 9 nëntor
1918 do të abdikoj nga pushteti dhe gjermania po në të njëjten ditë do të proklamohet Republikë.
Republikae vajmarit
Me 12 gusht 1919 në qytetin e Vajmarit u miratua kushtetuta e re gjermane me të cilen gjermania u
proklamua Republik Parlamentare Federative e përbërë prej 17 shtetesh si njësi federale. Kushtetuta e
Vajmarit konsiderohet si një ndër kushtetutat më përparimtare të kohes , kjo inkorporon në
përmbajtjen e sajë parimet themelore të demokracis (parimi i sovranitetit, ndarjes së pushtetit, barazis para
ligjit , barazis gjinore etj...). Me kushtetuten e Vajmarit në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve
parashihen këto organe : Parlamenti Gjerman , Kryetari (Reich), Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese. -
Parlamenti (Kuvendi) Gjerman: ndahet në dy dhoma Reichstag dhe Bunderstrat (Reichstrat), Reichstagu:
përbëhet nga deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga populli , zgjedhja e tyre bëhet drejtpërdrejtë në
elektorat ndërmjet dy gjinive mbi 20 vjetë , reichstagu zgjedhet qdo katër vjetë , ai merr vendime me
shumic votash , veprimtaria kryesore është ajo e legjislacionit ka kompetenca në fushen e politikës së
jashtme , mbrojtjes, emigracionit , qështjes së shtetësis , zgjedh dhe revokon qeverin etj...
Reichstrati(Bunderstrati): përbëhet prej përfaqsuesve të njësive gjermane (Landeve - Lander) në
reichstrat secilit nga vendet i takon nga një votë krahasuar me Reichstagun ka pushtet më të dobët, por ka
të drejtën e vetos pezulluese ndaj ligjeve të votuara në Reichstag. - Kryetari i republikes : sipas
kushtetutes së vejmarit zgjedhet me vota të drejtpërdrejta të përgjithshme nga populli gjerman, kushtet që
duhet plotsuar për kryetar janë : mosha 35 vjeq dhe shtetsia gjermane, kryetari zgjedhe për 7 vite ,
përfaqson shtetin , lidh traktate ndërkomtare, emërton qeverinë, cakton dhe shkarkon zyrtar të lartë,
ministrant etj...
Në raste kur kryetari nuk mund ta ushtroj postin e kryetarit për shkaqe e arsye të ndryshme atë e
zëvnendson kancelari i shtetit (kryetari i qeveris gjermane). - Qeverin e Reichut : e përbëjnë kancelari dhe
ministrant që zgjedhen nga kryetari. - Gjykata Kushtetuese: neni 108 i kushtetutes së Vajmarit me 1919
parasheh krijimin e gjykates kushtetuese, me nenine 19 parasheh që kjo gjykat të jetë kompetente per
kontekste të natyres kushtetuese brenda një Landi të reichut si dhe zgjedhjen e konteksteve joprivate në
mesë të Landëve ose Landit të Reichut kurse neni 165 parasheh krijimin e Kshillit Ekonomik...
RUSIA
Në periudhën nga 1860 deri në 1905. Rusia u zhvillua ekonomikisht si një vend civil. Në periudhën që po
zbërthehemi nga viti 1905 deri në 1917, shfaqen gjurmë të parlamentarizmit të kufizuar arkaik. Në fillim
të vitit 1905 Rusia po përjeton një humbje të plotë ushtarake; Kishte popullatë të fshatrave, punëtorë dhe
popuj të ndryshëm jo-rusë të pakënaqur. Pas një viti luftë me Japoninë çon në realizimin e
domosdoshmërisë së ndryshimit, kishin nisur të përhapen ide të ndryshme politike nga një masë që
besojnë se ndryshimi është i mundur vetëm me masat e qeverisë së lartë dhe se pushteti është vetëm
perandori, tek ata që besojnë vetëm në lëvizjen e njerëzve nga poshtë. Në fillim të vitit 1905 disfata në
Mançuria ishte e plotë, prifti Gapon i cili ishte në kontakt me policinë u bë president i 12 shoqatave të
punëtorëve me rreth 30,000 punëtorë.
Pergatiti ZUHDI HAJZERI
Të drejtat e kufizuara të Dumës në lidhje me ushtrinë, marinën, politikën e jashtme dhe buxhetin
e shtetit ishin një arsye shtesë për zhgënjimin dhe refuzimin e përgjithshëm të dumës këshilluese,
dmth. Manifesti i perandorëve, Bolshevikët besuan se Rusia ishte e pjekur për një revolucion në
1905 dhe se revolucioni duhet të raportohej në aleancë me fshatarët, dhe Menshevikët besonin se
vetëm qytetarët mund ta informonin revolucionin dhe që Socialistët duhet ta ndihmonin atë për ta
realizuar atë dhe për të filluar krijimin e një shoqërie demokratike civile.
Duma e Parë - 10.05 - 20.07. 1906
Ajo menjëherë tregoi se fshatarët nuk zgjodhën një shumicë të bindur. Social Demokratët bënë thirrje për
mospjesëmarrje në zgjedhje, sepse ata besonin se Duma nuk do të ndryshonte shumë në gjendjen e saj
aktuale dhe Kadetët besonin se Duma, me të gjitha kufizimet e saj, prapambetjen e rendit, mund të ishte
hapi fillestar drejt mësimit të Rusisë në demokraci.
Duma e Dytë - 05.03 - 16.07.1907.
Pavarësisht presionit nga autoritetet, Duma e dytë ishte për të forcuar të majtën (Partia e Punëtorëve fitoi
disa më shumë se 97 deputetë, parti të ndryshme socialiste nga SR në Bolshevikët fituan 83 deputetë, nga
të cilët RSDRP mori 55 deputetë), por edhe e djathta u forcua (97 Deputetë), ndërsa qendra, kadetët u
dobësuan me mbi 50 deputetë.
Duma e Tretë - 14/11/1907 - 22.06.1912.
Për shkak të përbërjes së tij, ajo u emërua Duma e Fisnikëve; në të, qeveria siguroi një shumicë, pasi nga
rreth 440 deputetë më shumë se 300 formojnë një bllok qeveritar, nga rreth 110 anëtarë të opozitës
shumica janë kadetë (54), ndërsa Social Demokratët morën 20 deputetë.
Revolucioni i Tetorit do të thotë lufta e qeverisë sovjetike të sapo krijuar kundër kundërrevolucionit dhe
vendosja përfundimtare e pushtetit. Pas kësaj, fuqia Sovjetike u pranua si një fakt i politikës botërore.
Gjatë kësaj periudhe, sistemi kushtetues dhe ligjor Sovjetik dhe bazat e tij mbi marrëdhëniet politike dhe
ndërshtetërore u formuan gradualisht.
Dekretet e para të qeverisë Sovjetike:
Dekreti i Paqes - tregon pikëpamjen e qeverisë së re mbi çështjen e paqes; u drejtohet të gjithë popujve
ndërluftues dhe qeverive të tyre që menjëherë të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë dhe demokratike,
dhe e tillë është paqja pa përvetësimin e tokave të huaja dhe pa pagimin e dëmshpërblimeve të luftës.
Dekreti mbi krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Punëtorëve dhe Fshatarëve të Rusisë - përcakton që
vendi do të qeveriset nga Këshilli i Komisarëve të Popullit deri në Asamblenë Kushtetuese.
Organizimi i gjyqësorit - 05.12.1917. SNK lëshoi Dekretin mbi Gjykatat nr. 1, i cili shfuqizoi gjykatat e
hershme; në bazë të këtij dekreti, në fund të vitit 1917 dhe fillimit të vitit 1918 gjykatat e vjetra,
prokuroria publike, gjykatat ushtarake etj. u shfuqizuan dhe u krijuan të reja, u krijuan dy lloje gjykatash:
lokale (juridiksione të përgjithshme) dhe gjykata revolucionare (për krime më të rënda).

More Related Content

What's hot

Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Refik Mustafa
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
fatmir berisha
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
Refik Mustafa
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4
Ferdi Nuredini
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
Durim Krasniqi
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
Albania Energy Association
 
Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2
Ferdi Nuredini
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Verlona Pireci
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
e-Drejta-Romake.pdf
e-Drejta-Romake.pdfe-Drejta-Romake.pdf
e-Drejta-Romake.pdf
ssuserb69d161
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
Refik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
EGLI TAFA
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
fatmir berisha
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
YllYmeri
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
Arianit Zeqiri
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 

What's hot (20)

Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
 
Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
e-Drejta-Romake.pdf
e-Drejta-Romake.pdfe-Drejta-Romake.pdf
e-Drejta-Romake.pdf
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 

Similar to Permbledhje Historia e Institucioneve 1

Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5
Ferdi Nuredini
 
Konceptet e të drejtës romake
Konceptet e të drejtës romakeKonceptet e të drejtës romake
Konceptet e të drejtës romakeSelf employed
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Taulant Kelmendi
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
Ferdi Nuredini
 
Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6
Ferdi Nuredini
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
Historia e filozofise
Historia e filozofiseHistoria e filozofise
Historia e filozofise
YlliBeka
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
Denisa Caushi
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Altin Emiri
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Greqia djepi demokracis
Greqia djepi demokracis Greqia djepi demokracis
Greqia djepi demokracis
Klodjan Hoxha
 
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...kulla 2010
 
Sociologjia
SociologjiaSociologjia
Sociologjia
Taulant Kelmendi
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
Historia Shkence
Historia Shkence Historia Shkence
Historia Shkence
Olt Shala
 

Similar to Permbledhje Historia e Institucioneve 1 (20)

E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 
Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5
 
Konceptet e të drejtës romake
Konceptet e të drejtës romakeKonceptet e të drejtës romake
Konceptet e të drejtës romake
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
 
Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
Historia e filozofise
Historia e filozofiseHistoria e filozofise
Historia e filozofise
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Kei Ushe
Kei Ushe Kei Ushe
Kei Ushe
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
Greqia djepi demokracis
Greqia djepi demokracis Greqia djepi demokracis
Greqia djepi demokracis
 
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
 
Sociologjia
SociologjiaSociologjia
Sociologjia
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
Historia Shkence
Historia Shkence Historia Shkence
Historia Shkence
 

More from ZuhdiHajzeri

Peytjet orientues Retorike
Peytjet orientues RetorikePeytjet orientues Retorike
Peytjet orientues Retorike
ZuhdiHajzeri
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
ZuhdiHajzeri
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
ZuhdiHajzeri
 
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeEkonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
ZuhdiHajzeri
 
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
ZuhdiHajzeri
 
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjetSociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
ZuhdiHajzeri
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
ZuhdiHajzeri
 
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - PergjigjeEkonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
ZuhdiHajzeri
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
ZuhdiHajzeri
 

More from ZuhdiHajzeri (9)

Peytjet orientues Retorike
Peytjet orientues RetorikePeytjet orientues Retorike
Peytjet orientues Retorike
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
 
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeEkonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
 
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
 
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjetSociologji juridik 1, kollekium 1  pytjet dhe pergjigjet
Sociologji juridik 1, kollekium 1 pytjet dhe pergjigjet
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
 
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - PergjigjeEkonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
 

Permbledhje Historia e Institucioneve 1

  • 1. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Relacionet me shkencat e tjera: Historia e Shtetit dhe së Drejtës ka relacione të ngushta me shkencat e tjera juridike si Teoria e së Drejtës (nga e cila merr të gatshme nocionet e institucioneve shtetërore dhe juridike), apo me degët e tjera juridike si E Drejta Penale, Familjare, etj. Me shkencat historike si: - Kronologjia, merret me llogaritjen e kohës së ngjarjeve të ndryshme historike. - Paleografia, merret me studimeve e shkrimeve të ndryshme dhe dëshifrimin e tyre. - Hartografia, merret me studimin e hartave historike. - Heraldika, merret me studimin e stemave dhe shenjave shtetërore. - Numizmatika, merret me studimin e monedhave dhe medaljeve në periudha të ndryshme. - Diplomatika, merret me studimin e diplomave, dokumenteve të vjetra dhe vërteton saktësinë e tyre. Zhvillimi i Historisë së Shtetit dhe së Drejtës si shkencë e veçantë: Studime të së Drejtës janë bërë që në kohën antike me lindjen e shtetit dhe së drejtës skllavopronare (Qytet-shtetet Greke dhe në Romë), por ato nuk ishin historike dhe krahasimtare sepse shtetet dhe të drejtat te popujt e tjerë konsideroheshin barbare. As në periudhën e Feudalizmit nuk mund të flitet për studime historike të shtetit dhe së drejtës, sepse edhe më tutje E DREJTA trajtohej në mënyrë dogmatike dhe studioheshin vetëm dispozita të caktuara. Shkenca e Historisë së Shtetit dhe së Drejtës është paraqitur fillimisht në Francë në shekullin XVI-të, kur u paraqit nevoja e unifikimit të zakoneve juridike dhe të Drejtës Publike, dhe më pas në Gjermani e në vende të tjera të Evropës. Themeluesit e shkencës së Historisë së Shtetit dhe së Drejtës janë Lajbnici dhe Monteskie gjatë shekujve XVII dhe XVIII. Studimi i së Drejtës në periudhën antike: Herodoti konsiderohet baba i Historisë. Ai ka dhënë informacione të dobishme për shtetin e Persisë, Egjiptit dhe disa poliseve greke. Sokrati, Platoni me veprën “Republika”, e sidomos Aristoteli me veprat “Kushtetuta e Athinës” dhe “Politika”. Megjithëse në Romë u arrit shkalla më e lartë e zhvillimit të së Drejtës Skllavopronare, juristët romakë nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm për historinë e shtetit dhe së drejtës. (E DREJTA ROMAKE) Studimi i së Drejtës gjatë shekujve VI - XVIII: Kodifikimi i Justinianit është përmbledhja më e rëndësishme e së drejtës romake e cila nga shekulli XVII u quajt “Corpus Juris Civilis”. Glosatorët (XI- XIII) Shkollë juridike për studimin e së Drejtës Romake e paraqitur në qytetet e Italisë Veriore. Juristët e kësaj shkolle e bënin komentimin e normave juridike të Korpusit. Komentet dhe shpjegimet e normave konkrete ata i shënonin ndërmjet rreshtave me qëllim të kursimit të pergamenës që ishte shumë e shtrenjtë në atë kohë. Shënimet e tyre quheshin glosa prandaj edhe kanë marrë emrin Glosatorë. Postglosatorët (XIII-XVI) Postglosatorët janë juristët e shekullit XIII deri në XVI të cilët kanë interpretuar glosat dhe kanë eliminuar kundërthëniet në komentet e glosatorëve. Edhe pse postglosatorët qenë më të suksesshëm në shpjegimin dhe komentimin e Corpus iuris-it, edhe ata ngelën në suazat e metodës dogmatike pozitiviste. Shkolla e juristëve elegantë (XVI-XVII) Juristët e kësaj shkolle përpunuan në mënyrë kritike tekstet dhe burimet e së Drejtës Romake. Ata kanë dhënë një sistemim të saktë të materialeve, prandaj janë quajtur elegantë. Kjo shkollë juridike është themeluar në Francë dhe quhet edhe shkolla juridike franceze. Shkolla e së Drejtës Natyrale Themelues i kësaj shkolle: Historiani holandez, Hugo Grocius. Vepra e tij kryesore “Mbi të drejtën e luftës dhe paqes”. Përfaqësues eminentë të kësaj shkolle janë edhe Hobsi, Loku, Monteskje, Ruso, etj. Kjo shkollë ka bërë progres të rëndësishëm në historinë e mendimit juridik, sepse propagandonte përmbysjen e Feudalizmit dhe Monarkisë Absolute si trajtë e sundimit. Sipas teorisë mbi kontratën shoqërore, të gjithë njerëzit me lindje i fitojnë disa të drejta natyrale, kurse shteti, të cilin ata e krijojnë me kontratë, duhet të shërbejë vetëm si mjet i ruajtjes së këtyre të drejtave. Shkolla historike e së Drejtës Shkolla Historike e së Drejtës ka lindur në Gjermani si reagim i Shkollës së të Drejtës Natyrale dhe Revolucionit Francez. Përfaqësuesi më eminent i saj është filozofi i njohur gjerman Fihte, i cili kritikonte natyralistët për anashkalimin e faktorit nacional në pikëpamjet e tyre juridike. “Shteti është vetëm produkt i popullit dhe secili popull synon ta ketë shtetin e vet”.
  • 2. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Periodizimi i Historisë së Shtetit dhe së Drejtës: Sipas tipit të shtetit dhe së drejtës: Historia e Shtetit dhe së Drejtës periodizohet në: Skllavopronare, Feudale, Liberale (Bashkëkohore) dhe Socialiste (mezokohë). Sipas kronologjisë: Historia e Kohës së Vjetër, Historia e Kohës së Mesme, Historia e Kohës së Re dhe Historia e Kohës më të Re. Burimet dhe monumentet historiko-juridike: Me burime nënkuptohen të gjitha të dhënat e shkruara dhe materiale që ofrojnë njohuri për ndonjë çështje të caktuar. Burimet historike ndahen në tri grupe: Monumentet e kulturës materiale – sendet e ndryshme të përdorimit personal e kolektiv si veglat e punës, armët, stolitë, objektet e banimit, varrezat, etj. , në bazë të të cilave mund të konstatohet shkalla e zhvillimit të shoqërisë në periudha të ndryshme historike. Dokumentet e shkruara – burimet më të rëndësishme historike, më të besueshmet dhe më të përdorshmet për studimet e institucioneve shtetërore dhe juridike. Ato ndahen në Burime Historike dhe Burime Historiko-Juridike. Burimet gojore – janë të rëndësishme për studimin e së drejtës zakonore. Lindja e Shtetit dhe së Drejtës Formimit të shtetit i ka paraprirë një periudhë shumë e gjatë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore e cila emërtohet si Bashkësi Primitive, Shoqëri Parahistorike, etj. Si rezultat i zhvillimit të forcave prodhuese dhe i paraqitjes së tepricave të prodhimit, popullsia u shtua dukshëm dhe filloi të vendosej në qendra të përhershme banimi. Koha e formimit: Koha e formimit të shtetit të parë nuk mund të dihet me saktësi pasi ky shtet nuk ka qenë rezultat i një akti të caktuar juridiko-politik (siç janë shtetet bashkëkohore). Por, sipas njohurive të deritashme historike, shtetet e para skllavopronare janë krijuar në mileniumin e katërt para erës së re. Burimet historike dëshmojnë se në vitin 3200 p.e.s. është bërë bashkimi i Egjiptit Verior dhe atij Jugor, ndonëse qytet-shtetet në Egjipt të cilat quhen nome kanë ekzistuar shumë më përpara. SHTETET SKLLAVOPRONARE dhe i tërë formacioni shoqëroro-ekonomik skllavopronar ka vazhduar deri në shekullin V të erës sonë. Si datë orientuese merret rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit. Në vitin 395 të e.r. Perandoria Romake u nda në atë të Perëndimit dhe të Lindjes me qendër në Konstandinopojë, kurse më 4 Shtator 476 kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Përëndimit, Romulus Augustus u detyrua të abdikonte dhe nuk u zëvendësua, llogaritet si datë e rëndies së kësaj perandorie. Klasifikimi: Shtetet skllavopronare klasifikohen në SHTETET SKLLAVOPRONARE TË LINDJES SË LASHTË dhe SHTETET SKLLAVOPRONARE PERËNDIMORE. Shtetet e para skllavopronare të Lindjes së Lashtë janë krijuar dhe zhvilluar në zonat subtropike, në luginat e lumenjve të mëdhenj si Tigri, Eufrati, Nili, Indi, Hoang Ho, etj. Kushtet e mira klimatike dhe më të përshtatshme për jetë janë faktori që kanë ndikuar në dekompozimin më të shpejtë të bashkësisë primitive në këto zona. Karakteristikat: Shtetet Skllavopronare, pavarësisht veçorive, kanë edhe disa karakteristika të përbashkëta: Janë shtete eksploatuese – shoqëria është e ndarë në dy klasa themelore: skklavopronarë dhe skllevër. Janë shtete me ekonomi natyrale – ekonomia e tregut paraqitet shumë vonë por asnjëherë nuk arrin të bëhet dominuese. Janë shtete luftarake dhe pushtuese – lufta konsiderohej akt normal për zgjerimin e territoreve dhe fitimin e pasurisë. Janë shtete me ideologji fetare – sundimtarëve u përshkruheshin veti hyjnore dhe ata konsideroheshin të dërguar të perëndisë në tokë. Feja ishte politeiste deri në shekullin e tretë të erës së re kur zyrtarizohet në Perandorinë Romake. Janë shtete të pabarazisë formalo-juridike – me norma juridike është sanksionuar pabarazia juridike, kurse për një periudhë shumë të gjatë, skllavopronarët kishin të drejtën e ‘jetës dhe vdekjes’ mbi skllevërit. Janë shtete me relikte të rendit të mëparshëm klano-fisnor – aparati shtetëror i pazhvilluar, funksionet e pushtetit shtetëror janë të padiferencuara. Burimet : Burimet më të njohura të shkruara për shtetet e Lindjes së Lashtë janë: Për Egjiptin; Historia e Egjiptit, nga kleriku Maneton (shek. III p.e.r.), Fragmentet e Ligjeve të Ramzesit II (shek. VIII p.e.r.) dhe
  • 3. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Fragmentet e Ligjeve të Bokhorisit (shek. XIII p.e.r.) Për Babiloninë; Kodi i Hamurabit (shek. XVII p.e.r.) dhe Ligjet e vjetra sumere (mileniumi IV p.e.r.) Për Indinë; Kadi Manu, Librat fetarë Vede dhe Upanishade dhe vargjet epike të Ramajanit dhe Muhabharates. Për shtetin e vjetër Herbe; burim i rëndësishëm është Bibla e sidomos Besëlidhja e Vjetër. EGJIPTI Egjipti është njëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të Lindjes së Lashtë. Ky shtet është paraqitur në mileniumin e katërt me bashkimin e qytet-shteteve që ishin formuar përgjatë luginës së Nilit (NOMET). Kulminacionin e zhvillimit e ka arritur në periudhën e Perandorisë së Re, e sidomos gjatë sundimit të Ramzesit II. Për nga forma e pushtetit shtetëror EGJIPTI ka qenë monarki despotike e tipit oriental. Në krye të shtetit qëndronte monarku i trashëgueshëm i cili quhej FARAON. Ai kishte pushtet të pakufizuar, duke njësuar në personalitetin e tij pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë dhe ishte komandant suprem i forcave të armatosura. EGJIPTI kishte karakter teokratik. Faraonit i visheshin veti hyjnore, ndërsa quhej me tituj të ndryshëm si Zot i Shkëlqimit, Burim i Jetës, etj. Shef i administratës së oborrit mbretëror ishte xhati të cilin e emëronte Faraoni. Në kuadër të administratës, ishte shumë i zhvilluar dhe efikas shërbimi fiskal. Ushtria ishte faktori më i rëndësishëm për realizimin e pushtetit shtetëror. BABILONIA Në mileniumin e IV p.e.r. në Mesopotami janë krijuar qytet-shtetet e para të quajtura patesiate. Në pjesën jugore të Mesopotamisë (Sumer), në fund të mileniumit IV p.e.r. u formuan qytet-shtetet si Erida, Larsa, Isin, Ur, etj. Në pjesën Veriore të Mesopotamisë (Akada), në fillim të mileniumit III p.e.r. u formuan qytet-shtetet si Nipuri, Babilonia, Sipari, etj. Bashkimi i patesiateve në Mesopotami është bërë në fillim të mileniumit II p.e.r. në kohën e sundimit të Dinastisë Babilonase, sipas të cilës u quajt më vonë shteti që arriti shtrirje edhe më të gjerë se Mesopotamia. Kulmin e zhvillimit BABILONIA e arriti në shekullin XVIII-XVII p.e.r. e sidomos gjatë sundimit të Hamurabit dhe djalit të tij Samsulianit. Rregullimi shtetëror Për nga forma e pushtetit shtetëror BABILONIA ka qenë monarki despotike, unitare dhe centraliste. Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur lugar (që ka kuptimin e perandorit). LUGALI përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i ushtrisë, ishte i vetmi organ legjislativ, ishte gjyqtari më i lartë dhe kishte pushtetin më të lartë ekzekutiv. Territori i shtetit ishte i organizuar në krahina administrative në krye të të cilave shakanaku. Ushtria, si faktori më i rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit shtetëror, ishte e përhershme, profesionale, çdo qytetar i lirë ishte i obliguar për shërbimin ushtarak. Burimet Burimet kryesore të së drejtës në Babiloni, ashtu si në të gjitha shtetet e Lindjes së Lashtë, kanë qenë: e drejta zakonore (ishte burimi kryesor i së drejtës), ligjet (fillimisht ato ishin nxjerrë në formën e urdhëresave verbale të sundimtarët, kurse më vonë janë bërë më përmbajtësore dhe në formë të shkruar), urdhëresat administrative (ishin burime formale që vlenin në rastet kur një çështje nuk ishte e rregulluar me të drejtën zakonore dhe me ligj), dhe praktika gjyqësore (ishte burim faktik i së drejtës edhe atëherë kur formalisht nuk pranohej nga sistemi juridik i një shteti). KODI I HAMURABIT Kodi i Hamurabit është nxjerrë në gjysmën e parë të shek. XVIII p.e.r. nga sundimtari i Babilonisë, Hamurabi, prej edhe quhet me emrin e tij. është i shkruar në gjuhën akade, me alfabet kuneiform, është i gdhendur në një shtyllë të bazaltit me gjatësi 2.25 m, dhe është zbuluar nga një ekspeditë arkeologësh francez në krye me Zhan Zhak de Morgan në vitin 1901/1902 në qytetin Suzi në jug-perëndim të Iranit të sotëm. Kodi përbëhet nga tri pjesë: Prologut, Tekstit Normativ dhe Epilogut. Në prolog, Hamurabi thirret në fuqitë hyjnore, të cilat e kanë zgjedhur atë për të sunduar dhe e kanë
  • 4. Pergatiti ZUHDI HAJZERI urdhëruar që ta nxjerrë ligjin. Në epilog, ai urdhëron që ligji të zbatohet gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij. Pjesa më e rëndësishme e Kodit të Hamurabit është Teksti Normativ i cili përbëhet nga 282 nene. Karakteristikat e Kodit të Hamurabit Kodi i Hamurabit dëshmon se në Babiloni e drejta ishte relativisht e emancipuar nga religjioni; Si në çdo shtet tjetër skllavopronar, e drejta kishte karakter klasor, d.m.th. sanksiononte pabarazinë formalo-juridike mes klasave shoqërore; Kodi tregon se në Babiloni ishte mjaft e zhvilluar E Drejta CIVILE, E Drejta PENALE, E Drejta e DETYRIMEVE dhe E Drejta MARTESORE DHE FAMILJARE. Neni 8 - Prona, sidomos ajo shtetërore, ishte jashtëzakonisht e mbrojtur. Hajni ishte i detyruar ta kthente dhjetëfishin, e në raste të caktuara edhe tridhjetëfishin. Në qoftë se nuk ishte në gjendje ta bënte kompensimin, vritej. Veprat penale në Kodin e Hamurabit janë ndarë në: a) Veprat penale kundër shtetit, b) Veprat penale kundër personit c) Veprat penale kundër pasurisë. ATHINA Në fund të shek. IX dhe në fillim të shek. VIII p.e.s. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua qytet- shteti i Athinës. Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me reformat e heroit legjendar, Tezeut. Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të Atikës me një Bazileus të përbashkët, me qendër në Athinë. Bazileusi në këtë kohë zgjidhej për tërë jetën. Ai ishte prijësi kryesor ushtarak, ishte kryeklerik,por edhe gjyqatari më i lartë i Atikës. Ai nuk kishte pushtet vetëm mbi pjesëtarët e katër fiseve të Atikës por edhe ndaj të huajve, me fjalë të tjera mbi të gjithë banorët e Atikës. Zgjidhej me anë të shortit nga katër kandidatët e propozuar prej secilit fis. Prej themelimit e deri në reformat e Solonit (fillimi i shekullit VI p.e.s.) Athina ka qenë republikë aristokrate, kurse prej reformave të përmendura e dëri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka qenë republikë demokratike skllavopronare. Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit qendror kanë qenë 9 arkondët dhe areopagu, kurse kuvendi popullor i të gjithë qytetarëve të Athinës nuk ka ekzistuar. Ekzistonin kuvendet popullore të fiseve të veçanta që e përbënin shtetin e Athinës. AREOPAGU – u quajt kështu sepse arkondët e dikurshëm (ish-arkondët) mblidheshin në kodren ARES, EKLEZIA – tubimi i të gjithtë popullit përkatësisht kuvendi popullor, u bë organi më i lartë dhe më i rëndësishëm i pushtetit shtetëror (pas reformave të Solonit kur në vitin 595 p.e.s., BULEA – ishte këshill politiko-administrativ dhe ekzekutiv. Prej reformave të Solonit për ngra rendësia vinte menjëherë pas Kuvendit. HELIEA – gjykata porotike, gjykata më e lartë në Athinë. Kuvendi popullor nga qytetarët e athinës të moshës mbi 30 vjeçare për çdo vit zgjidhte 5000 gjyqtarë të rregullt dhe 1000 plotësues gjithsejt 6000. Ajo ndahej në dikastere, që në esencë ishin porotë gjyqësore. SPARTA Dy fiset dore që në shek. IX-VIII p.e. së re kishin krijuar një federatë të fuqishme pushtuan Peleponezin dhe aty në fushën e Lakonisë nënshtruan popullsinë atutoktone akeje dhe themeluan qytetin e SPARTËS. Sparta kryesisht ka qenë shtet luftarak dhe agrar Popullsinë e lirë e përbënin spartanët e lirë dhe perikët. Periket ishin popullsi me origjinë nga zejtarët dhe tregtarët e popullisë së nënshtruar autoktone. Më vonë në këtë kategori hyjnë edhë të huajt që jetonin në Spartë. Në popullsinë jo të lirë bënin pjesë HELOTËT. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone e shndërruar në skllevër të përbashkët të shtetit, në skllevër agrar. Për çdo 10 vjet organizohej aksion për vrasjen e skllevërve (reduktimin e enumrit të tyre) që quhej KRIPTIA. Për nga forma e pushtetit shtetëror Sparta ka qenë prej fillimit e deri në mbraim republikë aristokrate skllavopronare. Organet kryesore të pushtetit shtetëror ishin: kuvendi popullor, dy mbretërit, geruzia dhe pesë eforët. Kuvendi popullor ka qenë organi më i lartë ligjvënës. Në të vendosej për luftën dhe paqen, zgjedheshin anëtarët e geruzisë dhe eforët di dhe miratoheshin vendimet më të rëndësishme për shtetin.
  • 5. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Dy mbretërit me prejardhje nga 2 fiset dore që themluan spartën kishin funksione ushtarake, gjyqësore dhe fetare sepse njëherësh kanë qenë edhe klerik suprem. Këta i kufizonin njëri-tjetrit pushtetin., nuk ishin mbretër monark sepse vetëm formalisht ishin të trashëgueshëm. Nga ky aspekt sparta ka qenë republikë e jo monarki. Periodizimi i Feudalizmit Feudalizmi është formacion ekonomiko-shoqëror më i ri dhe më progresiv sesa ai skllavopronar. Fjala FEUDALIZëM vjen nga fjala germane fief, që do të thotë pronë bujqësore. Pra, Feudalizmi bazën ekonomike e ka në marrëdhëniet pronësore juridike të krijuara mbi pronën bujqësore. Feudalizmi në Europë daton nga shek. V dhe ka zgjatur deri në fund të shek. XVIII. Ndahet në tri periudha: a) Feudalizmi i Hershëm (nga viti 476 – rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit – deri në fund të shek. X) b) Feudalizmi i Zhvilluar (nga shek. X deri në fund të shek. XV) c) Feudalizmi i Vonshëm (nga fundi i shek. XV deri në fund të shek. XVIII) Në Histori ka edhe një periodizim tjetër për Mesjetën dhe Kohën e Re. Disa autorë, fillimin e kohës së re e lidhin me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, disa të tjerë me rënien e Konstantinopojës (fundin e Perandorisë Bizantine) në vitin 1453. 2. Karakteristikat e Feudalizmit Pavarësisht karakteristikave të veçanta në periudha të ndryshme të zhvillimit dhe në vende të ndryshme (Feudalizmi në Europën Perëndimore, feudalizmi arab, ai në vendet sllave apo feudalizmi osman), ky rend ka edhe karakteristikat e përbashkëta që janë: a) Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë (Baza e kësaj ekonomie ishte prona mbi tokën – feudi); b) Ekonomia natyrale vazhdon të jetë dominante; c) Pabarazia sociale dhe juridike (shoqëria e ndarë në dy klasa themelore: feudalët dhe bujkrobërit); d) Kisha është faktori më i rëndësishëm shoqëror dhe politik; e) Lëvizjet e mëdha dhe të rezistencës fshatare; f) Dekadenca në zhvillimin e filozofisë, artit dhe shkencës; 3. Krijimi i shteteve të para feudale Përpjekjet e latifondistëve (pronarëve të mëdhenj të tokave) në Perandorinë Romake për të gjetur zgjidhje për krizën e rëndë shoqërore dhe ekonomike nga shek. III e më vonë, vendosën bazën e sistemit të ri feudal. Duke i shndërruar skllevërit në kolonë të cilëve u jepnin parcela toke (pekulia) dhe vegla të punës në shkëmbim të një pjese të caktuar të prodhimit, latifonditët krijuan shtresën e re të nënshtruar që do të quhen bujkrobër. Shteti i Frankëve Shteti i Frankëve është një shtet tipik i Feudalizmit të Hershëm që i takon grupit të ‘shteteve barbare’. Frankët (grup i fiseve germane) nën udhëheqjen e Klodevikut, në fund të shek. V, përafërsisht në territoret e sotme të Francës Veriore, Belgjikës Jugore, pjesëve jugore të Gjermanisë e deri në Zvicër, krijuan shtetin e tyre i cili qëndroi deri në gjysmën e shek. IX, kur u nda në disa mbretëri dhe principata. Zhvillimi i Shtetit të Frankëve ndahet në dy preiudha të mëdha: a) Periudha e Merovingëve (sipas dinastisë që ka sunduar, prej themelimit deri në mesin e shek. VIII), dhe b) Periudha e Karolingëve (nga mesi i shek. VIII deri në fund të ekzistimit të tij) Kulminacionin e zhvillimit e arrin në periudhën e Karolingëve, sidomos gjatë sundimit të Karlit të Madh, i cili pushtoi gati të gjithë pjesën perëndimore të Perandorisë së Dikurshme Romake. Burimet e së Drejtës E Drejta në Shtetin e Frankëve nuk ishte unike. Ajo ishte konglomerat i sistemeve të ndryshme juridike. Frankët aplikonin të drejtën zakonore (sipas parimit personal) të fiseve dhe të drejtën romake të cilën e kishin vulgarizuar. Për shkak të mungesës së një të drejte unike, paraqitet nevoja e Kodifikimit të së Drejtës Zakonore të Fiseve dhe kështu u krijuan ligjet e para të barbarëve të njohura në histori si “lex barbarorum”. Ndër ligjet barbare janë të njohura: Ligji i Salikëve, Ligji i Burgundëve, etj.
  • 6. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Përpunimi i së drejtës romake për nevoja praktike të pushtuesve frankë krijoi “ligjet romake të barbarëve”. Përveç këtyre burimeve ekzistonin edhe akte të ndryshme normative të sundimtarëve: dekrete, konstitucione, kapitulacione, etj. Degët e së drejtës si e Drejta e Detyrimeve, e Drejta Sendore, e Drejta Familjare, e Drejta Trashëgimore dhe e Drejta Penale, njohin zhvillim më të avancuar dhe më të sistemuar në Shtetin e Frankëve. KALIFATI ARAB Në Arabi jetonin fiset beduine, të cilat kishin origjinë të përbashkët (ishin të races semite), kishin gjuhë, zakone, traditë dhe kulturë të përbashkët. Në shekullin V-VI arabët jetonin në bashkësi primitive. Njësia më e madhe ka qenë fisi. Mashkulli si martohej kalonte në tendën e tij dhe bëhej zot i shtëpisë së tij. Fisi kishte kryetarin që quhej sheik, madje ekzistonte kuvendi i fisit dhe këshilli i fisit që përbëhej nga kryetaret e klaneve. Aristokracia fisnore kryesisht merrej me tregti. Si rezultat i zhvillimeve në vend u krijuan disa qytete të rëndësishme siç kanë qenë : Meka, Jetribi (Medina), Jemeni, etj. Qyteti më i rëndësishëm ka qenë Meka, ku edhe ishte tempulli i shenjët Qabeja, të cilën në muaj të caktuar e vizitonin arabet nga e tërë Arabia. Koha e vizitave fetare (haxhilleku) shfrytëzohej edhe për tregti. Ruajtësit e Qabes ishin fisi i Kurejshve. Në fund të shek.VI dhe në fillim të shek. VII paraqitet MUHAMEDI, themelues i Islamizmit dhe i shtetit arab. Muhamedi u lind me 570 dhe në moshën 40 vjeçare shpalli botërisht së nga perëndia ka pranuar misionin e përhapjes së islamizmit. Ai shpalli vetën profet. Misioni i tij i përhapjes së islamizmit zgjati prej vitit 610, kur i zbriten shpalljet e para të ajetëve kuranore e deri me vdekjen e tij me 632. Misioni i Muhamedit ndahet në dy periudha : periudha dhjetëvjeçare në Mekë dhe periudha prej shpërnguljes Muhamedit dhe ithtarëve së tij në Jetrib me 622. Menjëherë pas vendosjes në Medine ( në vitin 1 sipas hixhrit) Muhamedi në konsulltim me besimtaret e tij, por edhe me jomyslimanet vendosën që të formojnë qytet-shtetin e Medinës. Me atë rast përpiluan dhe miratuan një “shkresë” (kitab) që njihej si karta e Medinës, dhe paraqet jo vetëm kushtetutën e parë të shtetit islam, por njiherit paraqet edhe kushtetutën e pare të shkruar në cilindo shtet të botës. Ky dokument ka gjithsejtë 52 nene. 25 nenet e para kanë të bëjnë me myslimanet, ndërsa 27 nene tjera iu kushtohen hebrejve. Pas kësaj Muhamedi nuk ishte vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe udhëheqës shtetëror dhe politik, pra ishte shef i shtetit dhe komandant i ushtrisë. Pas vdekjes së Muhamedit për kalif (trashëgimtar i Muhamedit) u zgjodh Ebu Bekri (632-634), mirëpo arabin e kishte përshkruar një krizë e thellë politike dhe ushtarake sepse ishin paraqitur profetë të rrejshëm, që synonin dezintegrimin e vendit dhe islamizmit. Ebu Bekri ja arriti që ti shuajë të gjitha trazirat dhe ta stabilizoj vendin. Pas vdekjes së Ebu Bekrit për kalif u zgjodh Omeri (634-644) njëri ndër kalifët më autoritar, pastaj Osmani, Aliu. Deri ne vitin 750 ne krye te kalifatit arab qendron dinastia e Omajdeve ndersa prej këtij vitie deri me 1258 dinastia e abasidëve. Marredheniet shoqerore dhe ekonomike
  • 7. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Ekonomia në kalifatin arab, sidomos në periudhën e arritjes së kulminacionit, ka qenë mjaft e zhvilluar. Bujqësia dhe blegtoria kanë qenë degët kryesore të ekonomisë. Popullsia ishte e përzier dhe heterogjene si në aspektin etnik, fetar dhe social. E tërë popullsia ndahej në 4 kategori: Kategorin e pare e përbënin muslimanet e lire me origjinë arabe, kane qene kryesisht ushtare profesionist ose i takonin klases se pendes perveq ndarjes se plaqkes ne lufte merrnin edhe te ardhura te bollshme nga shteti dhe zakonisht kane qene bartes te funksioneve te larta shtetërore. Kategorin e dytë e përbënin mavalet (popullësia e nënshtruar që vullnetarisht e kanë pranuar islamin- që nuk kishin të drejta të barabarta qe i gezonin arabet), Kategorin e tretë e përbënin zimijet (pjesëtarë të feve të pranuara, “populli i kontratës”- Hebrejt, Zoroastritet e lindjes. Këto fe bazën e kanë sipas kuranit në shpalljet e perëndisë, secili prej këtyre popujve kishin librin e vetë të shënjët-kitab). Zimijet gezonin te drejtat fetare, sigurine personale dhe pronesore. Kane qene te obliguar ta paguanin haraqin (tatimin per toke) dhe xhizen (tatimin per koke – per capita)Kane qene te liruar nga shërbimi ushtarak dhe u ishte e ndaluar te ushtronin ndonje funksion shtetëror. Në shtetin arab ndër kategoritë sociale ekzistonin edhe skllevërit. Sipas normave fetare besimtari që kishte skllevër në pronësi nëse dëshironte të shpaguhej për ndonjë mëkat duhej të lironte një skllav. Rregullimi shteteror ne kalifatin arab Shteti arab kishte një rregullim shtetëror specifik në krahasim me shtetet tjera feudale të kësaj periudhe. Në krye të shtetit qëndronte kalifi, fjala kalif ka kuptimin e trashegimtarit, zëvendsuesit dhe përfaqësuesit të profetit. Kalifi ishte i pari i fesë islame, andaj edhe pushteti shtetëror kishte karakter të theksuar teokrat. Mënyra e ardhjes në fronin e kalifit në fillim ka qenë e parregulluar, ndonëse edhe më vonë kjo çështje nuk rregullohet në mënyrë specifike. Principin e zgjedhshmërisë së kalifëve i pari e theu Muavija, i cili edhe vetë kishte ardhur në pushtet në mënyrë jodemokratike. Ai arriti që këshillit të Sheikëve t’ua imponoi të birin e vet për pasardhës të kalifit, e me këtë krijoi praktikën e trashëgimit të fronit. Kandidati për kalif duhej që shprehimisht të jepte pëlqimin paraprak për këtë post dhe duhej ti plotësonte edhe disa kushte elementare fizike, intelektuale dhe morale. Të ishte i moshës madhore dhe ti takonte familjes , përkatësisht të ishte pasardhës i gjinisë së Muhamedit. Përveç kalifit ndër organet qendrore të pushtetit një kohë ka ekzistuar edhe kuvendi i te gjithë sheikëve i quajtur shura. Gjatë sundimit të abasidëve , nën ndikimin e Persianëve, u bënë reforma të rëndësishme në administratën shtetërore. U institucionalizua institucioni i ministrit të parë-vezirit, i cili kryesisht merrej me punët e pushtetit laik, me çka edhe më tëpër u theksua roli i kalifit si kryeparë i fesë islame. Administrata ishte e ndarë në resore-divane, që me gjuhen e sotme do të thoshim ministri.
  • 8. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Njësia më e madhe administrativo-territoriale dhe ushtarake në kalifatin Arab kanë qenë Emiratet (provincat), kufijtë e të cilave ndryshonin shpesh. Në krye të emiratit qëndronte Emiri, i cili si mëkëmbës i kalifit, kishte pushtetin më të lartë administrativo-politik dhe ishte komandant supreme i ushtrisë së emiratit. Përveç këtij ekzistonte edhe amili, i cili kujdesej për mbledhjen e tatimeve. Të dytë këta i përgjigjeshin Vezirit. Çdo mysliman i aftë për luftë kishte obligim fetar që të merrte pjesë në luftën e shenjët-xhihad. Ushtria kryesisht përbëhej prej ushtrisë vullnetare dhe ushtrisë së përhershme (profesioniste). Jomyslimanet përveç haraçit, tatimit për tokë, paguanin edhe xhizën, që ishte tatim për kokë të banorit. Ndërsa popullsia islame arabe dhe joarabe që kishte kaluar në islam paguante tatimin për tokë- një të dhjetën që quhej ushur. Popullsia myslimane kishte detyrim fetar që të paguante edhe zekatin, në katerdhjet-një në vit. Ky ishte një tatim që mblidhej nga besimtaret për ti ndihmuar të varfrit. BIZANTI Fillimi I krijimit të bizantit daton që nga gjysma e pare e shek.III kur perandori Konstantini I i madh urdhëroi shpërnguljen e kryeqytetit të perandorisë romake prej perëndimit në lindje (ku u formua qyteti- Konstantinopolis Stambbolli i tashem). Ndërsa jetën e pavarur, si shtet i pavarur, Bizanti formalisht e filloi prej vitit 395 kur perandori Teodosije e ndau perandorinë në dy pjesë: në pjesën perëndimore dhe pjesën lindore. Pjesa perëndimore definitivisht u shkatërrua në vitin 476, ndërsa pjesa lindore qëndroi edhe plotë një mijë vjet- deri në vitin 1453. Veqorit e feudalizmit bizantin Feudalizmi në Bizant ndryshon shumë nga ai në Evropën perëndimore dhe qëndrore ashtu si ndryshon edhe vet shteti dhe mënyra e krijimit të tij. Në shtetet evropiane dega krysore dhe e vetme e ekonomisë ka qënë bujqësia, ndërsa në Bizant krahas bujqësisë kanë qënë mjaftë të zhvilluara edhe degët tjera siç janë; zejtaria, tregtia dhe xehtaria (e mbrojtur nga shteti). Në Bizant qytetet kanë qënë mjaftë të zhvilluara e disa prej tyre kishin edhe me qindra mija banorë. Ekzistonte një nivel i lartë i qytetërimit, me një art, kulturë dhe shkencë bukur të zhvilluar, e që në evropën perëndimore dhe qëndrore as që mund të bëhëj fjalë. Ndër aktet më të rendësishme me të cilat shteti mbronte pronat e imëta dhe fshatarët e lire ka qënë ligji agrar i quajtur “nomos Georgikos”, i cili u nxorr në fund të shek. VII ose në fillim të shek. VIII, i cili mbronte pronat e luajtshme dh te paluajtshme njihte dhe mbronte komunen dhe pronat e saj kolektive nxjerrja e të cilit i përshkruhet Justunjanit II. Në shek. XI në Bizant paraqitet një form e re e pronësisë feudale mbi token dhe organizimin ushtarak- e kjo ishte pronia (pronoia-kujdes, kujdesje). Pronia ka qënë një sipërfaqe e madhe tokësore e banuar me fshatar gjysëm të lire (parikë), të cilën shteti si shpërblim ja jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetëshëm, pa të drejtë të tjetërsimit dhe të lënies në trashegim, me kusht që ky të kryente sherbime të ndryshme shtetrore e në rend të pare shërbimin ushtarak.
  • 9. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Pronësia mbi pronin ka qënë pronësi e pjesëtueshme feudale, sepse mbi të njëjtën tokë tri subjekte juridike mbanin të drejta të ndryshme reale.Shteti mbante të drejtën pronësore supreme, pronari mbante të drejtën e shfrytëzimit, ndërsa bujkrobi kishte të drejtën e gëzimit. Rregullimi shteteror Gjatë historisë njëmijë vjeçare rregullimi shtetëror në Bizant ka ndryshuar, por pushteti autokratik, perandorak me karakter teokratik dhe me centralizëm shtetëror ka ngel i pandryshuar. Deri në shek. VII rregullimi shtetëror kishte ngel i njëjtë me atë të periudhës së dominatit i reformuar nga Diokleciani dhe Konstantini I . Për nga forma e pushtetit Bizanti ka qënë monarki despotike (autokraitke) me karakter të theksuar teokrat . Perandori deri në shek. VII mbante tituj romak e quhej imperator, augastus, cesar, ndërsa prej këtij shekulli quhej me tituj grek- bazileus, autokrator. Perandoret në Bizant janë orvatur që kishës t’i imponohen edhe si kryetar të saj, por asnjëherë nuk ja kanë arritur qëllimit. Këto tentime janë quajtur cazaropapizëm. Në periudhën e hershme të Bizantit krahas perandorit ekzistonte edhe senati. Konstantini I kur e themeloi kryeqytetin e ri, në të e formoi edhe senatin e ri, kështu që ekzistonte senati i vjetër në Romë dhe ai i riu në Konstantinopolis. Pas shkatërrimit të Romës ngeli vetëm senati i ri që u quajt sinklit. Nga fushëveprimtaria legjislative senati nxirrte akte në formë të propozimit apo këshillës që quheshin senatus censulta. Pasi që senati e kishte humbur rëndësinë e organit meritor shtetëror, një numër i senatorëve, sidomos ata të rendit të pare, hyjnë në këshillin shtetëror të quajtur konzistoria I tërë territori shtetëror ndahej në prefektura, diocese dhe provinca, ndërsa pushteti civil ka qënë i ndarë nga ai ushtarak. Në disa pjesë periferike (kufitare) ekzistonin njësi të veçanta të quajtura ekzarhate, në krye me ekzarhun, i cili ishte shef i administratës civile, por edhe komandant ushtarak. Themat ishin njesi themelore te ndarjes administrative-territoriale, ne krye te themes qëndronte strategu qe njeherish ishte shef i administrates civile dhe komandant ushtarak. Në Konstantinopojë në krye të administrates qëndronte eparhu. Ky kujdesej për zhvillimin ekonomik, kulturor, urbanistik, etj. E drejta bizantine burimet e se drejtes E drejta bizantine fundamentin e ka në të drejten romake, bile në tre shekujtë e pare ajo realisht ishte e drejtë romake. E drejta bizantine kryesisht bazohej në kodifikimin e Justinjanit. Edhe pse vetë Justinjani kishte urdhëruar që askush nuk guxon me anë të komentimit të bëjë kurrfarë ndryshimesh dhe plotësimesh të kodofikimit të tij , megjithë atë ai e theu këtë urdhër dhe vetë nxorri disa novella, nga të cilat përbëhët pjesa e IV e kodofikimit të tij. Burimet krysore të së drejtës kanë qënë ligjet dhe konstitucionet e perandorëve të quajtur novella, ndërsa prej shek. VII këto quheshin nomoi. Pos këtyre burimeve të rendësishme paraqiten edhe nomokanonet dhe bulat –si nurime tjera paraqiten edhe Nomokanonet dhe bulat më i vjetër i ruajtur daton nga shek. VII, kurse më i njohuri dhe më i përhapuri ishte nomokanoni i Fotieut i përpiluar në Konstantinopojë në shek. IX.Si burime të së drejtës që nga shek. X paraqiten edhe bulat ose krisobulat (bula të pajisura me vulë të artë), të cilat më së shpeshti iu lëshoheshin kishave dhe manastireve.
  • 10. Pergatiti ZUHDI HAJZERI E drejta zakonore në Bizant ishte e dorës së dytë-burim supsidar. Numri më i madh i ligjeve bizantine janë në formë të komentimeve, plotësimeve, ndryshimeve dhe spastrimit nga normat e vjetruara të kodofikimit të Justinjanit. Ndër ligjet e reja (origjinale) vlen të përmenden ligji Agrar, ligji ushtarak që ka të gëjë me veprat penale dhe deliktet kundervajtese të ushtarakeve-stratiotëve, dhe ligji detar me të cilin normohej përgjegjësia pronarit të anijës, mbrojtja e rëndit në anije, pagimi i anëtarëve të ekuipazhit, etj. Këto tri ligje besohet së i ka nxjerr Justinjani II në fund të shek. VII ose në fillim të shek. VIII. Në shek. VIII nxirret një përmbledhje zyrtare në formë të një doracaku e quajtur Ekloga (në greqishte- zgjedhje). Veprat më të rendësishme legjislative të saj janë: Prohieroni (në greqishte-manuel,doracak), Epanagoga dhe Bazilika. Prohieroni (u nxorr në vitin 885) për nga forma ka qënë një doracak i shkurtër, por kishte fuqinë ligjore. Në të kanë qënë të përmbledhura normat nga e drejta civile, penale, kishtare dhe procedura gjyqësore. Epanagoga (është nxjerr në vitin 886) ka qënë një ligj që përmbante norma nga e drejta shtetërore (që sot e quajmëkushtetuese). Kryesisht mbështetet në kodofikimin e Justinjanit dhe në Prohieronin. Bazilika (në greqisht-Vasilika dmth. Ligj i perandorit) ka qënë vepra më e rendësishme dhe më voluminoze kodifikatore pas kodofikimit të Justinjanit. Punën në nxerrjen e kësaj përmbledhjeje e filloi Vasileu I, ndërsa në vitin 887 e përfundoi Luani VI i mençuri. Përmbledhja përbëhët nga 60 libra dhe ndahet në 6 vëllime. E drejta sendore Ne bizant ka dominuar pronësia private mbi token ne tri forma: Pronsia private e fshatarve te mbi ngastrat e imta dhe te mesme, pronësia e magnatëve pronarve te mdhenje dhe pronësia private e popullsise se qytetit. E drejta Penale Veprat penale mund te sistemohen ne keto grupe: Veprat penale kunder shtetit, veprat penale kunder religjionit, veprat penale kunder pasurise, veprat penale kunder personit dhe veprat penale kunder familjes dhe moralit seksual. Qytet Shtetet ne Feudalizem Në feudalizmin e zhvilluar e më pak në atë të vonshëm paraqiten qytetet e pavarura-shtete. Në feudalizmin e hershëm në Evropë nuk ekzistonin qytetet si qendra të mëdha të banimit. Si rezultat i zhvillimit të zejtarisë dhe ndarjes së saj nga bujqësia në Evropën perëndimore dhe qendrore gjatë shekujve X-XI filluan të krijohen qytetet.
  • 11. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Lindja dhe zhvillimi i qyteteve u kushtëzua nga faktorë të njëjtë ekonomik dhe shoqërorë, por mënyra e krijimit të tyre ndryshonte prej njërit në tjetrin. Disa u krijuan rreth qyteteve të lashta romake që kishin ngal pa u shkatërruar dhe ishin shndërruar në qendra administrative dhe fortifikata ushtarake. Qytetet mesjetare ishin të vogla dhe të ngushta, zakonisht kishin nga disa mijë banorë. Gjatë shek. XIV qytetet me 20 mijë banorë konsideroheshin qytete të mëdha. Qytetet mesjetare së pari u krijuan në Itali (shek. IX), psh. Venediku, Gjenova, Napoli, etj., dhe në Francën jugore psh. Marsej, Arl, Narbon, etj. Gjatë shekujve X-XI qytetet krijohen edhe në Francën veriore, Holandë, Angli, Gjermani, etj. Klaset dhe shtresat shoqerore dhe pozita e tyre juridike Në qytetet evropiane deri në shek. XII ekzistonte një barazi relative sociale dhe ekonomike dhe një barazi formale juridike. Mjaftonte që dikush të jetonte në qytet dhe fitonte statusin e qytetarit dhe të jetë i lire (ajri i qytetit të bën të lire). Me këtë paraqitet fenomeni i ikjes masovike të bujkrobërve nga fshati në qytet. Për të fituar statusin e qytetarit kërkohej që personi, përveç banimit në qytet për kohë të caktuar, edhe të këtë lindur nga prindëritë qytetarë dhe të plotësojë edhe kushte tjera. Rregullimi shteteror Qytetet mesjetare u krijuan në token e feudalëve, andaj edhe i nënshrohen senjorit feudal, binin nën juridiksionin e tij. Feudalët synonin një kontrollë të plotë mbi qytetet, ndërsa qytetet bënin përpjekje që të liroheshin nga pushteti arbitrar i senjoreve feudal. Me këtë fillon një levizje e qyteteve për autonomi, që është e njohur si “levizja komunale”, ku kërkohej të njihej statusi i komunës. Lufta e qyteteve për vetadministrim së pari filloj në Itali dhe në Francën jugore, aty ku edhe së pari linden qytetet. Qyteti i pare që filloi luftën dhe që e fitoi statusin e komunës ishte qyteti francez Kambre në vitin 1077. Disa nga qytetet në Italinë veriore dhe të mesme (Venediku, Gjenova, Piza, Milano, etj.) jo vetëm që fituan pavarësinë, por ato pushtuan shumë teritore që i rrethonin. Në Gjermani gjatë shek. XII-XIII qytetet (Lybek, Hamburg, Bremen,Hanover, etj.) formalisht i nënshtoheshin pushtetit të perandorit, por në realitet ishin qytet- shtete të pavarura. Qytet-shtetet në Evropë, në periudhën e feudalizmit, për nga forma e pushtetit shtetëror kanë qënë republika aristokrate feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror, ndonësë aty këtu kishte qytete me nje trajte monarkike te pushtetit. Në fillim kur qytetet ishin të vogla dhe në to ndërmjet banoreve ekzistonte një barazi relative ekonomike dhe shoqërore, qytetet kishin një organizim republikan demokratik të pushtetit. Organi më i rendësishëm në këtë periudhë ka qënë kuvendi popullor. Si organe kryesore të pushtetit shtetëror në periudhën aristokrate në qytete paraqiten këshilli i qytetit dhe kryetari. Këshilli i qytetit në qytete të ndryshme quhej me emra të ndryshëm, por më së shumti përdorej termi senat. Në të hynin të gjithë aristokratet e moshës madhore të qytetit. Senati zgjidhte një organ drejtues kolegjial më të ngushtë, që realisht paraqiste një lloj qeverie të qytetit. Në krye të qytetit qendronte ktyetari i qytetit, i cili në qytete të ndryshme emertohej me emra të ndryshëm (mer, maior villae, duzhd, prefekt, knjaz,etj. Qytetet kishin organizimin e pavarur gjyqësor. Gjykatat e qyteteve kanë qënë kompetente për gjykimin e të gjithë banoreve të qytetit, qoftë për qeshtje penale si dhe për kontestet
  • 12. Pergatiti ZUHDI HAJZERI civile. Ekzistonin disa lloje të gjykatave dhe disa instanca. Çfarë ishte organizimi i gjyqësisë varej nga shkalla e autonomies-pavarësisë që gëzonte qyteti. Në qytetet me shkallë më të ulët të vetadministrimit si instancë e fundit gjyqësore në procedurën e ankimit paraqitej gjykata mbretërore. Ekzistonin edhe gjykatat speciale të organizatave koorporative për zgjidhjen e kontesteve përbrenda koorporacioneve, siç janë esnafët dhe gjildet. Organizatat koorporative (esnafet dhe gjildet tregtare) Zejtaret dhe tregtaret e qytetit bashkohen dhe formojnë organizatat e tyre koorporative siç janë Esnafet dhe gjildet tregtare. Të gjithë zanatlinjët e të njëjtës zeje (profesion) në kuader të një qyteti e formojnë esnafin e tyre. Në fillim të shek. XIV në Paris ekzistonin më shumë së 300 esnafë. Anëtarësimi në esnafë ka qënë i detyrueshëm dhe kusht për ushtrimin e profesionit. Esnafi kishte statusin e vet me të cilin rregullohej mënyra e organizimit dhe funksionimi struktural i tij. Kushtet e veshtira në feudalizëm për zhvillimin e tregtisë (siç janë doganimet arbitrare për kalimin prej një feudi në tjetrin, ose taksat për kalimin e urave, plaqkitjet dhe bandat e cubave, etj.) kushtëzuan krijimin e koorporacionëve të tregtareve të quajtura gjilde. E Drejta Kanonike E Drejta Kanonike është e Drejtë Kishtare dhe bie në të Drejtën e Përgjithshme. Ajo ka disa burime që paraqesin një sistem të veçantë të së drejtës. Kulmin e zhvillimit në Francë e ka arritur në shek. XIII dhe përveç çështjeve kishtare, ajo rregullonte edhe marrëdhëniet martesore, trashëgimore, pjesë të së drejtës penale e procedurale, etj. E Drejta Kanonike ka rëndësi juridike sepse për një kohë të gjatë ka shërbyer si sistem i vetëm i së drejtës në shtete të ndryshme feudale. Konsiderohet ‘E Drejtë’ sepse shteti i jepte mekanizmin e sanksionit në kompensim të mbështetjes për pushtetin e monarkut. “Sundimtari s’është gjë tjetër veçse mëkëmbës i Perëndisë i cili duhet t’i zbatonte porositë e tij” Megjithatë, përplasjet sistematike si pasojë e tendencave për dominimin e kishës mbi shtetin dhe të shtetit mbi kishën, shkaktuan ndarjen definitive të Kishës në vitin 1054 në Kishën Ortodokse (Konstantinopoja) dhe Kishën Katolike (Roma). Burimet e së Drejtës Kanonike ndahen në: Burime themelore, që vlejnë për të gjitha kishat e krishtera dhe ndryshe quhen burime kanonike (Bibla, Tradita Apostolike, Legjislacioni Kishtar dhe e Drejta Zakonore), dhe Burime të Veçanta, që vlejnë vetëm për njërën nga kishat e krishtera (vendimet dhe urdhëresat e Papëve, etj.). . PERANDORIAOSMANE Shteti i turqve Osmanlinj u krijua në fund të shek. XIII ose fillim të shek. XIV, kur u shkatërrua Shteti i Selxhukëve nga kriza e brendshme dhe sulmet monogole. Feudet në këtë shtet quheshin bejleke dhe në krye të bejlekut të Bursas ishte Osmani sipas të cilit e ka marrë edhe emrin. Për nga forma e rregullimit shtetëror, Shteti Osman ndahet në dy periudha: Nga fundi i shek. XIII deri në shek. Deri në gjysmën e shek. XIX – Monarki Absolute me karakter të theksuar fetar, dhe Nga gjysma e shek. XIX deri në fillim të shek. XX – Monarki Kushtetuese me disa elemente të shtetit fetar. Organizimi i pushtetit shtetëror Organi kryesor i pushtetit shtetëror ishte: Sulltani ose Padishahu – organi më i lartë që kishte pushtet të pakufizuar dhe në të cilin bashkohej pushteti laik e ai fetar. Ishte komandant suprem i forcave të armatosura, vendoste për paqen dhe luftën, përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe instanca e fundit gjyqësore. Pas vendosjes së kryeqytetit në Konstantinopojë, organet e larta të pushtetit u organizuan në magjistratura: Këshilli i Vezirëve – ishte
  • 13. Pergatiti ZUHDI HAJZERI organi më i rëndësishëm administrativ i përbërë nga 7 vezirë dhe në krye të tyre ishte Veziri i Madh ose Sadriazemi. Për nga funksionet, ky organ ka qenë i përafërt me atë që sot përfaqëson organi i qeverisë. Kadi askerët – kanë qenë gjyqtarë suprem civilë dhe ushtarakë. Defterdarët – kanë qenë funksionarë të lartë financiarë. Ata udhëhiqnin librat (defterët) mbi financat shtetërore. Nishanxhinjtë – kanë qenë sekretarë personal të sulltanit dhe kishin për detyrë të kujdeseshin për formën e akteve të tij. Pushteti lokal ishte i organizuar në: Vilajeti – njësia më e madhe territoriale në krye të të cilës ishte Valiu. Sanxhaku – njësi më e vogël se vilajeti dhe që udhëhiqej nga Sanxhakbeu. Nahija – njësi më e vogël se sanxhaku dhe që udhëhiqej nga Subasha. E DREJTA E SHERIATIT Në Perandorinë Osmane kanë ekzistuar dy sisteme juridike paralele: E Drejta e Sheriatit dhe E Drejta Laike. E Drejta e Sheriatit është e Drejtë Teokratike Islame, e paprekshme dhe e pazëvendësueshme. Ajo nuk rregullon vetëm marrëdhënieve fetare, por edhe marrëdhëniet shoqërore në tërësi. Fjala Sheriat vjen nga fjala sherie që do të thotë rrugë (rrugë e drejtë, rruga e shpëtimit). E Drejta e Sheriatit mbështetet në Burimet Themelore dhe Burimet Plotësuese. a) Kurani – libër i shenjtë i besimit islam. Sipas muslimanëve, Kurani është shpallja e Allahut i cili nëpërmjet të dërguarit të tij, Profetit Muhamed, i është drejtuar njerëzimit. Teksti i Kuranit ndahet në 114 sure (kapituj), ndërsa suret ndahen në ajete dhe Kurani ka gjithsej 6666 ajete. Hadithi (sunneti)ose Tradita – është tërësia e këshillave, urdhëresave dhe deklarimeve të Muhamedit, të cilat janë regjistruar dhe përshkruar shumë vjet pas vdekjes së Profetit. Ixhma ose Doktrina – ishte instrument i rëndësishëm për zgjidhjet juridike që nuk ishin të parapara në Kuran dhe në Hadith, të cilat përcaktoheshin nga Ulemaja (dijetarët e Islamit) dhe duhet të ishin patjetër në frymën e Kuranit, si dhe Kijasi ose Analogjia Juridike, është burimi i katërt i Sheriatit dhe që nënkupton zgjidhet në bazë të ngjashmërisë që juristët islam aplikonin në rastet që nuk ishin të parapara në Kuran dhe Hadith. Burimet Plotësuese të Sheriatit janë: Er Rei – burim plotësues që nënkupton zgjidhjen e rasteve konkrete sipas ndërgjegjes së gjyqtarit, dhe Urf-Adetet – burim plotësues që nënkuptonte të drejtën zakonore të një bashkësie shoqërore. Lindja e Shtetit Liberal Formacioni ekonomiko-shoqëror borgjez është rezultat i revolucioneve industriale, shkencore dhe militariste, avancimit të vetëdijes qytetare dhe ndikimit orientues të mendimtarëve si Dekarti, Spinoza, Hobsi, Monteskie, Lajbnici, etj. për përmbysjen e ancien regime (regjimit të vjetër). Fjala ‘BORGJEZI’ vjen nga fjala frënge bougeosie që në bazë të kuptimit të mëhershëm të fjalës ‘bourg’ do të thotë qytezë, qytetari. Institucionet Shtetërore dhe Juridike të periudhës Liberale janë shprehje e parimeve të lirisë dhe barazisë së njerëzve para ligjit, lirive qytetare dhe politike, sovranitetit shtetëror, kushtetutshmërisë dhe parlamentarizmit, qarkullimit të lirë të njerëzve e të mallrave, disponimit të lirë dhe të pacënueshëm të pronës private, ekonomisë së tregut, etj. Revolucioni Industrial nënkupton procesin e kalimit nga prodhimi me dorë në atë me makinë ndërmjet periudhës nga 1760 deri në 1840. Ky revolucion ka filluan në Angli, sepse shumica e shpikjeve teknologjike janë bërë në këtë vend dhe më pas janë shpërndarë në vendet e tjera të Europës. Zbulimi i lokomitivës me avull që shfrytëzon djegien e qymyrit (energjinë termike) për lëvizje, nga Uilliam Murdok në vitin 1829, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në transportin e njerëzve dhe mallrave. Autorët e Historisë së Institucioneve Juridike dhe Shtetërore, si dhe të Historisë Politike, pajtohen se kufiri kohor i lindjes së shtetit liberal- borgjez, të llogariten ngjarjet madhore si Revolucioni Amerikan më 1776 dhe ai Francez më 1789. Rregullimi shtetëror në periudhën liberale Pas revolucioneve borgjeze, shumica e vendeve Europiane kanë rregulluar strukturën e tyre shtetërore mbi bazën e parimeve të proklamuara të lirive dhe të drejtave të njeriut: Magna Carta Libertatum (1215) – si bërthamë e të drejtave dhe kufizimit të pushtetit monarkik, Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve (1776), dhe Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit e
  • 14. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Francës (1789) Gjatë periudhës liberale (bashkëkohore), shteti paraqitet në dy trajta themelore të qeverisjes: Monarki dhe Republikë. Pas një periudhe relativisht të gjatë të Monarkisë Absolute në Rusi, Turqi, Austri e të tjera, shtetet me formën e sundimit Monarkist do të transformohen më vonë në Monarki Kushtetuese Parlamentare. Trajta më e përhapur e qeverisjes monarkike është ajo e monarkisë parlamentare, me të cilën karakterizohen Britania e Madhe, Belgjika, Suedia, Norvegjia, Holanda, etj. Element me rëndësi në ndërtimin e strukturës parlamentare është pluralizmi politik (partitë politike si grupacione ideologjike që kanë për qëllim marrjen e pushtetit). Përgjatë fazave të ndryshme të historisë liberale dallohen regjimet bipartiake dhe ato shumëpartiake. Që në fillet e periudhës liberale është paraqitur edhe Republika e cila paraqitet në dy forma themelore: Republika Parlamentare dhe Republika Presidenciale. ANGLIA (BRITANIA E MADHE-MBRETERIAE BASHKUAR) Krijimi Në shek. X burimet historike hasin për herë të parë në emërtimin Mbretëria e Anglisë. Zhvillimi i saj juridik-shtetëror periodizohet në tri faza të rëndësishme: Faza e parë – ajo e vënies së themeleve të monarkisë shtresore, nga shek. XI deri në shek. XIII; Faza e dytë – ajo e zhvillimit të monarkisë shtresore mesjetare, nga shek. XIII deri në shek. XVI; Faza e tretë – ajo e monarkisë absolute, si dhe ndryshimeve të mëdha shoqërore politike dhe ekonomike, nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII (Lufta Qytetare në Angli); Faza e parë, kur Anglia sundohej nga mbretërit anglo-normanë dhe anzhuinë, karakterizohet nga lufta e ashpër e baronëve anglezë dhe mbretit për decentralizimin e pushtetit monarkik. Si rezultat i kësaj lufte, në vitin 1215 Mbreti Johani pa Tokë u detyrua të nënshkruajë aktin më të rëndësishëm politiko-juridik të asaj kohe - Magna Carta Libertatum, e cila paraqet modelin e parë të Kartës Kushtetuese. Magna Carta ka afirmuar fuqishëm parimin e përfaqësimit në një organ shtetëror i cili fillimisht është quajtur Magnum Concilium dhe në vonë Parlament. Parlamenti Anglez, i cili do të bëhet bërthama kryesore për zhvillimin e parlamentarizmit në përgjithësi, nga shek. XIV do të ketë strukturë dydhomëshe: Dhoma e Lartë – Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Ulët – Dhoma e Komunave. Faza e fundit e zhvillimit shtetëror, e cilësuar si faza e monarkisë absolute, pavarësisht ndryshimeve të strukturës gjatë Luftës Qytetare (Revolucionit Borgjez në Angli 1642-1658), do të përshkohet nga qeverisja e dy dinastive: Dinastisë së Tjudorëve (1485-1603) dhe Dinastia e Stjuartëve (1603-1714). Pas vitit 1714, Anglia hyn në periudhën e sundimit të Dinastisë së Hanoverit me kurorëzim të princëve gjermanë. Gjatë kësaj kohe fillon forcimi gjithnjë e më i madh i Kabinetit Ministror dhe Parlamentit. Raportet e mbretit me organet e tjera të pushtetit shprehen nëpërmjet maksimave të njohura: The King can not do wrong (Mbreti s’mund të gabojë), The King can not act alone (Mbreti s’mund të veprojë i vetëm) dhe The King reigns but does not govern (Mbreti sundon por nuk qeveris). Anglia po ashtu dallohet si fuqi jashtëzakonisht e madhe koloniale në botë. Përveç kolonive në Amerikë, ajo nënshtron edhe shumë vende të tjera si Kanadaja, India, Australia, Zelanda e Re, etj. Nga viti 1707 Parlamenti Anglez miratoi Aktin e Unionit (Act of Union) me Skocinë duke formuar Britaninë e Madhe, kurse nga viti 1801 e detyroi Irlandën që të nënshkruajë Aktin e Unionit, duke u emërtuar si Mbretëri e Bashkuar. Rregullimi shtetëror Me Luftën Qytetare, përkatësisht me Revolucionin Borgjez (1642-1658), Anglia u shkëput më herët se vendet e tjera nga qeverisja absolute. Pas epokës së Oliver Kromwellit (1649-1657) kur Anglia ishte proklamuar si republikë, me Revolucionin e Lavdishëm (Glorious Revolution 1688 – rrëzimi i mbretit James II pa luftë, me ‘tradhëtinë’ e gjeneral Çërçillit – stërgjyshit të Uinston Çërcillit – i cili kaloi në anën e Uilliam Orange – Uilliam Portokallit), Anglia do të proklamohet si Monarki Kushtetuese. Sistemi kushtetues anglez është specifik sepse mbështetet në një sërë dokumentesh – aktesh
  • 15. Pergatiti ZUHDI HAJZERI juridike si: Magna Carta Libertatum (1215), Petition of Rights (1628), Instrument of Government (1653), Habeas Corpus Act (1679) dhe Bill of Rights (1689), por nuk ka një kushtetutë të shkruar si akt të vetëm. Karakteristikë e përgjithshme e këtyre akteve është tendenca e sforcuar për kufizimin e kompetencave të Mbretit në raport me Parlamentin. Bazuar në këto akte juridike dhe në angazhimin e vazhdueshëm të rrymave politike në Parlament (torët dhe vigët nga të cilët derivojnë sot dy partitë kryesore britanike; Partia Konservatore dhe ajo Liberale), Mbretëria e Bashkuar është konsoliduar si Monarki Kushtetuese me një Parlamentarizëm të theksuar. Organet kryesore të pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar janë: Mbreti, Parlamenti dhe Kabineti. Mbreti Mbreti është organi më i lartë i pushtetit politik në Mbretërinë e Bashkuar, por si cili që nga Lufta Qytetare ka filluar të zbehet në mënyrë sistematike, duke e kthyer atë në një institucion simbolik, politikisht të paanshëm dhe të papërcaktuar. Në sistemin parlamentar anglez, Mbreti pranohet de jure si kreu i shtetit dhe sovran i tij por i cili nuk qeveris (The King reigns but does not govern). 1.2.2. Parlamenti Origjina e Parlamentit në Angli daton nga koha e Magna Carta Libertatum (1215) me të cilën u krijua Këshilli i Madh, organ që nga viti 1265 do të quhet Parlament. Në vitin 1295 Parlamenti Anglez bëhet dydhomësh dhe këtë strukturë e ka edhe sot. a) Dhoma e Lartë (Dhoma e Lordëve) është formuar në vitin 1322. Lordët emërohen nga Kurora Mbretërore, në bazë të propozimit të Kryeministrit. Marrëdhëniet e saj me Dhomën e Ulët janë të rregulluara me Parliament Act të nxjerrë në vitin 1911. Dhoma e Lordëve ka të drejtën e vetos suspensive, që nënkupton fuqinë e pezullimit të akteve të miratuara nga Dhoma e Poshtme, por në qoftë se i njëjti akt kalon pa ndryshime për të tretën herë, atëherë ai do të hyjë në fuqi me nënshkrimin e Mbretit. E në rast se Mbreti refuzon ta nënshkruajë, i njëjti do të hyjë në fuqi pas kalimit të periudhës dy vjeçare ndërmjet sesionit të parë kur është shqyrtuar dhe sesionit kur është miratuar për herë të tretë. b) Dhoma e Ulët (Dhoma e Komunave) është formuar në vitin 1344. Ajo është bartëse e jetës politike në Angli dhe përbëhet nga 650 deputetë të zgjedhur nga një proces zgjedhor, me mandat 5 vjeçar. Fuqia kryesore e Dhomës së Ulët shprehet në funksionin legjislativ dhe rolin e posaçëm në relacion me qeverinë. Ajo e zgjedh Kabinetin i cili edhe i përgjigjet asaj, dhe përbëhet kryesisht nga përfaqësuesit e zgjedhur të dy partive kryesore në Angli. Kabineti Kabineti është organi më i rëndësishëm i cili ushtron funksionin udhëheqës dhe mbikëqyrës të pushtetit ekzekutiv në Mbretërinë e Bashkuar. Formohet në bazë të rezultateve të dala nga Zgjedhjet Parlamentare për Dhomën e Ulët, udhëhiqet nga Kryeministri (Prime Minister) sipas nominimit partiak në garën zgjedhore, përbëhet nga ministrat e resorëve përkatës dhe është strukturë homogjene (përfaqësues të partisë që i fiton zgjedhjet). 1.3. E Drejta në Angli Sistemi juridik në Angli përshkohet me karakteristika mjaft të dallueshme nga e Drejta e vendeve të tjera të Europës Kontinentale. Veçoritë e së Drejtës Angleze fillojnë që në shek. XIII me Magna Carta Libertatum dhe krijimin e Parlamentit, kur shfaqen elemente të barazisë qytetare para ligjit, të pronës private dhe pacënueshmërisë së saj, etj. Veçoria kryesore dhe që paraqet thelbin e të Drejtës Angleze është mbështetja në tradicionalizëm. Veçoritë e tjera kanë të bëjnë me burimet e saj e të cilat janë: E Drejta e Përgjithshme (Common Law), Sistemi i Drejtësisë (Equity Law) dhe e Drejta Statutare (Statute Law). E Drejta e Përgjithshme (Common Law) është doktrina e krijuar mbi bazën e precedentëve gjyqësor dhe që reflekton thelbin e sistemit anglosakson të së Drejtës. Common Law ka marrë karakterin e së drejtës së përgjithshme sepse kishte epërsi ndaj të drejtës partikulare gjatë tërë periudhës së Mesjetës. Pacënueshmëria e kësaj doktrine ka vazhduar deri në vitin 1966 kur Gjykata e Lartë mund ta ndryshonte precedentin. (SHBA)
  • 16. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Formimi Krahasuar me shtetet e tjera, procesi i krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tërësisht i ndryshëm. SHBA-të formohen si rezultat i shkëputjes nga fuqitë koloniale të Europës, nga një substrat heterogjen i popullsisë e cila përbëhej nga njerëz të gjuhëve, kulturave dhe bindjeve të ndryshme religjioze. Pas zbulimit të Amerikës në vitin 1492, Fuqitë Europiane filluan garën për kolonizimin e tokës së re. Gjatë shek. XVI dhe në fillim të shek. XVII, Anglia, Franca, Spanja, Portugalia dhe Holanda formuan kolonitë e tyre në tërë kontinentin. Kolonët europianë fillimisht janë vendosur në bregun lindor (Atlantiku), por me kalimin e kohës ata u shtrinë edhe në pjesën kontinentale. Procesit të pavarësimit të SHBA-ve u ka paraprirë Deklarata e të Drejtave e Virgjinias e vitit 1775. Kjo deklaratë e disa kolonive në krye me Virgjinian, proklamonte të drejtat e natyrshme të njeriut që të jetojë, të ketë liri dhe të drejtën e pronës dhe të ketë fat e siguri. Shpallja e Pavarësisë Parimet e Deklaratës së Virgjinias ishin të inspiruara nga idetë e mëhershme të Gjon Lokut dhe ato të Tomas Pejnit (Thomas Paine) i cili në pamfletin e quajtur ‘Common sense’, vlerësonte se ekzistonin vetëm dy mundësi: nënshtrimi i përhershëm ndaj mbretit tiran e qeverisë së pafuqishme, ose liria dhe fati në kuadër të republikës së vetëmjaftueshme dhe të pavarur. Pas luftimeve të përgjakshme dhe disa humbjeve të forcave angleze, më 7 qershor 1776, një politikan nga Virgjinia, Hiçard Henri Li (richard Henry Lee), shpalli Rezolutën hyrëse në të cilën theksohej se “këto koloni të bashkuara kanë të drejtë të jenë të lira dhe shtete të pavarura”. Më 11 qershor 1776, ‘baballarët themelues’ të SHBA-ve të cilët hartuan Deklaratën e Pavarësisë ishin: Tomas Xheferson nga Virgjinia, Benxhamin Frenklin nga Pensilvania, Xhon Adams nga Masasuçets, Roxher Sherman nga Konektikat dhe Robert Livingston nga Nju Jorku. Tekstin e Deklaratës e ka shkruar kryesisht Tomas Xheferson. Pas shqyrtimit dhe miratimit të rezolutës së Riçard Henri Li më 1 korrik 1776, Kongresi (12 nga 13 kolonitë) miratoi edhe Deklaratën e Pavarësisë më 4 korrik 1776. Nju Jorku u deklarua ‘për’ më 15 korrik 1776. Thelbi i Deklaratës së Pavarësisë ishte marrë nga parimet e Xhon Lokut në veprën “Shqyrtime të tjera për shtetin”, duke proklamuar tri parime themelore: e drejta në jetë, në liri dhe në kërkim të fatit. Deklarata e Pavarësisë paraqet aktin më të rëndësishëm në historinë e SHBA-ve. Nga statusi i kolonive britanike, ato tani hynë në familjen e shteteve të pavarura me rregullim shtetëror republikan. Përveç shkëputjes nga Kurora Mbretërore Britanike, Deklarata do të reflektojë në esencë edhe revolucionin demokratik amerikan (hyrja e SHBA-ve në procesin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike kapitaliste). Mbretëria Britanike nuk do të pajtohet me deklaratën dhe përpjekjet ushtarake për ta penguar pavarësinë e SHBA-ve dështojnë për dy arsye: e para, sepse ushtria amerikane kishte arritur të konsolidohet mjaft mirë, dhe e dyta, sepse në këtë kohë Anglisë i kishin shpallur luftë edhe Franca, Spanja dhe Holanda. Në vitin 1783, Anglia detyrohet të hyjë në bisedime për paqe me SHBA-të. Pas bisedimeve të vështira, më 3 shtator 1783 arrihet marrëveshja e njohur si Traktati i Paqes në Paris dhe me të cilën Britania e Madhe njeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend i lirë dhe i pavarur. Për sa i përket rregullimit shtetëror, Xhon Dikenson nga Pensilvania kishte hartuar një projekt të quajtur Nenet e Konfederatës (Articles of Confederation) i cili në vitin 1777 u miratua nga Kongresi. Nenet e Konfederatës përcaktuan emërtimin e kolonive të pavarura si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të jenë të organizuara në një shtet të përbërë – konfederatë dhe me formë të qeverisjes republikë. Me dekretin e vitit 1787 “North West Ordinance”, Kongresi kishte përcaktuar kriteret për territoret në Perëndim dhe Veri që dëshironin t’i bashkoheshin unionit. SHBA-ve iu bashkangjitën edhe territore të cilat i ka blerë siç është rasti i Alaskës të cilën e blen nga Rusia në vitin 1867. Duke u mbështetur në parimet e “Frymës së Ligjeve” të Monteskie, SHBA-të në vitin 1787 do të miratojnë Kushtetutën e re e cila do të hyjë në fuqi një vit më vonë. Kushtetuta e SHBA-ve përmban 7 nene dhe 27 amandamente. Me këtë kushtetutë, SHBA-të përcaktohen si Federatë me formë të qeverisjes Republikë, duke u bazuar në
  • 17. Pergatiti ZUHDI HAJZERI parimin e ndarjes së tri pushteteve: pushtetit përfaqësues legjislative që ushtrohet nga Kongresi, pushtetit ekzekutiv që ushtrohet nga Presidenti dhe pushtetit gjyqësor që ushtrohet nga Gjykata Supreme. Në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, SHBA do të hyjë në një proces të zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe industrial, si dhe të formësimit të identitetit nacional. Në vitin 1823, Presidenti i SHBA-ve, Xhejms Monro, artikuloi disa qëndrime të cilat më vonë do të marrin emërtimin si Doktrina Monro. Thelbi i kësaj doktrine shprehet me sintagmën “Amerika Amerikanëve” që do të thotë se ‘kontinenti Amerikan nuk mund të konsiderohet edhe më tutje objekt i kolonizimeve të ardhshme nga cilado fuqi Europaine. Mesazhi konfirmonte se as SHBA-të nuk do të ndërhynin apo të përziheshin në punët e Europës. Pas Luftës Civile mes Veriut dhe Jugut (1861-1865, luftë recesioniste e cila përfundoi me fitoren e Veriut që pengoi shpërbërjen e SHBA- ve), në vitin 1865 u ndalua SKLLAVËRIA me Amandamentin 13 të Kushtetutës. Ndërkaq, Amandamentet 14 dhe 15 që pasuan, garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda SHBA-ve dhe të drejtë vote për personat e të gjitha racave. Rregullimi Shtetëror Pas shpalljes së Pavarësisë, SHBA-të hyjnë në një fazë të re të zhvillimit shtetëror- juridik me karakteristika të ndryshme nga ato të shteteve të asaj kohe. Ato dallojnë për nga trajta e qeverisjes, për nga lidhja e shteteve – fillimisht në konfederatë e pastaj në federatë, si dhe për nga rregullimi nëpërmjet Kushtetutës, me të cilën shkëputen nga sistemi i së drejtës anglosaksone. Kushtetuta e SHBA-ve është njëra ndër më të shkurtëra në historinë e kushtetutave në botë, e cila në 7 nenet e saj përcakton parimin e ndarjes së pushteteve, organizimin federal dhe formën e qeverisjes republikane. Bazuar në Kushtetutën dhe Amandamentet e saj, pushteti shtetëror ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Jeta politike në SHBA karakterizohet me sistemin bipartiak. Dy partitë kryesore që garojnë për pushtetin politik janë: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. FRANCA Historia e Francës ka filluar me Kontratën e Verdenit të vitit 843, me të cilën, pas një lufte të rreptë për pushtet ndërmjet pasardhësve të Karlit të Madh, Shteti i Frankëve u nda në disa shtete dhe nga pjesët perëndimore të tij u krijua Franca. Që nga fundi i shek. X procesi i feudalizimit kishte përfunduar dhe Franca kishte hyrë në fazën e Feudalizmit të Zhvilluar (Klasik) dhe në të mbretëronte një partikularizëm i plotë në të gjitha fushat: ekonomi, politikë, rregullim shtetëror e juridik, kulturë, shkencë dhe art. Franca ishte e ndarë në krahina të mëdha si Normandia, Flandria, Burgundia, etj., dhe në të cilat sundonin feudalët e mëdhenj. Në shek. XI u dallua Normandia, duka i së cilës, Vilhelmi I Pushtuesi në vitin 1066 e pushtoi Anglinë. Shtresat shoqërore Në Francën feudale kanë ekzistuar këto shtresa shoqërore: a) Shtresa klerikale – përbëhej nga klerikët dhe klerikët e lartë, pozita përcaktohej sipas thirrjes kishtare, ishte shtresa më e vjetër dhe më autoritative dhe formalisht njihej si shtresa e parë. b) Fisnikëria laike – përbëhej nga ata që kishin titullin e kalorësit (kavalierit) dhe ata që fitonin feude. Nga shek. XII statusi i fisnikut feudal fitohej me trashëgim, duke e shndërruar këtë shtresë në një grup të mbyllur. c) Njerëzit e lirë – përbëhej nga vilanët dhe popullsia e qytetit. Vilanë ishin të gjithë fshatarët e lirë dhe bujkrobërit e liruar, kurse popullsia e qytetit ishte shtresa e njerëzve të lirë që jetonin në qytete dhe merreshin me zejtari dhe tregti (Lëvizja komunale). d) Bujkrobërit – ishin shtresa me pozitën më të vështirë sociale dhe ekonomike dhe statusin juridik më të pafavorshëm. Statusi i tyre ka ndryshuar pozitivisht deri pothuajse në zhdukjen e kësaj shtrese në Feudalizmin e vonshëm. Organizimi i pushtetit shtetëror Organizimi i pushtetit shtetëror të Francës feudale mund të ndahet në dy periudha: Prej shek. X deri në shek. XV, dhe Prej shek. XV deri në shek. XVIII Gjatë periudhës së parë (X-XV): Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë monarki përfaqësuese shtresore. Organet më të rëndësishme kanë qenë: Mbreti dhe Kuvendi Përfaqësues Shtresor. Mbreti ishte sundimtar në tërë
  • 18. Pergatiti ZUHDI HAJZERI territorin e shtetit, por për shkak të partikularizmit, pushteti efektiv i tij nuk shtrihej në të gjitha krahinat e Francës. Ishte komandant i forcave të armatosura dhe vendoste për luftën dhe paqen. Kujdes për mbrojtjen e krishterizmit dhe luftonte kundër jobesimtarëve. Kujdesej për drejtësinë dhe ishte gjyqtari suprem në Francë. Në realizimin e funksioneve të tij Mbreti kishte krijuar një organ që quhej Kuria Mbretërore e cila përbëhej nga të afërmit e mbretit dhe fisnikët e lartë feudalë. Ky organ ekziston deri në fund të Francës feudale por me emërtime si Këshilli Mbretëror apo Këshilli i Madh. Kuvendi Përfaqësues Shtresor ishte organi tjetër me rëndësi i cili përbëhej nga fisnikëria e lartë kishtare, fisnikëria e lartë laike dhe përfaqësuesit e qyteteve. Kompetencat e këtij organi nuk kanë qenë të përcaktuara me ndonjë akt të veçantë, por ai zakonisht merrej me çështje të luftës dhe paqes, miratimin e ndonjë ligji, caktimin e tatimeve dhe taksave të reja, organizimin e administratës shtetërore, etj. Vendimet e kuvendit nuk kanë qenë të detyrueshme. Mbreti nuk ka qenë i obliguar të veprojë sipas asaj që vendosej në kuvend. Gjatë periudhës së dytë (XV-XVIII): Gjatë kësaj periudhe Franca ka qenë Monarki Absolute. Pushteti i mbretit u forcua sidomos gjatë sundimit të Luigjit XIII, duke arritur kulminacionin në kohën e Luigjit XIV. Luigji XIV: SHTETI JAM UNË Gjatë kësaj periudhe nuk thirrej më Kuvendi Përfaqësues Shtresor. Kontribut të veçantë në forcimin e pushtetit mbretëror ka dhënë Kryeministri Risheljë, i cili e centralizoi dhe profesionalizoi administratën shtetërore. Administrata Shtetërore ishte e burokratizuar dhe përbëhej nga këto organe: Këshilli Shtetëror – organi më i lartë i cili merrej me çështje politike, Këshilli i Depeshave – i cili merrej me punë të brendshme, Këshilli i Financave – i cili merrej me çështjet e financiave, dhe Këshilli i Fshehtë – i cili kishte rolin e Gjykatës Supreme. GJERMANIA Përfundimi i luftes franko – prusiane nga e cila prusia doli fituese, ky ngadhënjim shërbeu për ringjalljen e fuqishme të ndjenjes patriotike të popullit gjerman. Kështu me 14 korrik 1871 Perandoria gjermane miratoi kushtetuten e re me të cilen Fridirih Vilhemi 1 u proklamua perandor i gjermanis , kjo u bë në versaj afër parisit . Perandoris Gjermane sipas kësaj kushtetute i takuan 22 monarki (4 mbretri, 18 dukata dhe principata, 3 qytete të mëdha perandorake)... Me këtë kushtetut praktikisht u sanksionua shteti i përbashkët Gjerman. Kjo kushtetut e parashihte Gjermanin si monarki kushtetuese me këto organe të shtetit : Perandorin , Kancelarin, Dhomen federale (bunderstratin) dhe kuvendin Federal (reichstagun) Perandori : ishte komandant suprem i ushtris dhe flotës gjermane, kishte kompetenca në legjislacion etj... Kancelari i perandoris : Udhëheqte pushtetin egzekutiv , ushtronte funksionin e kryetarit të bunderstratit, ishte shef i delegaciont te prusis etj... Dhoma federale (Bunderstrati): e përbënin përfaqsuesit e emruar nga ana e qeveris i kishte gjithsej 58 vende (7 i kishte prusia, pastaj shtete me mas shumti kishte me 6 perfaqsues, e shumica kishte nga 1), në bunderstratin gjerman bashk me reichstagun ishte i përqendruar pushteti legjislativ. Sipas karakterit që kishte Bunderstrati cilsohej si dhomë e epërme e parlamentit mund të shfrytzonte inicitiven legjislative dhe të nxjerrjes së ligjeve (më shum se reichstagu). Kuvendi Federal (reichstagu): Në krahasim me bunderstratin kishte posit më të pafavorshme, Reichstagu përbëhej nga përfaqesuesit e zgjedhur me vota të barabarta , përgjithshme dhe të drejtpërdrejta... të drejtën e votes nuk e gëzonin femrat dhe meshkujt nën moshen 25 vjeqare . Në shtetin e badhkuar gjerman rol të jashtzakonshëm do të ketë Prusia dhe Kancelari i saj Otto Von Bizmarku. Në periudhat e mëvonshme gjermania do të paraqitet si njëri ndër shtetet kryesore të paknaqur me ndarjen ekonomike të botës kështu hyn në aleanc me austohungarin, rusin dhe italin po ashtu të pakënaqura me ndarjen e botës dhe me 1879 krijohet aleanca e bushtit qendrorë , këtyre u kundërvihet Antanta (britania dhe franca) dhe si pasoj ka fillimin e luftes së parë botërore , në
  • 19. Pergatiti ZUHDI HAJZERI këtë luftë në anën e bushtit qendror hyn edhe japonia , kurse me sulmin gjerman ndaj anijeve amerikane në luft hyri dhe SHBA në anën e antantës , lufta e parë botërore përfundon me 1918 kurse gjermania me 11 nëntor 1918 e nënshkruan kapitullimin e sajë. Pas presioneve të mëdha brenda Gjermanis që u përshkruan me shumë trazira, perandori Vilhemi dy dit para nënshkrimit të kapitullimit pra me 9 nëntor 1918 do të abdikoj nga pushteti dhe gjermania po në të njëjten ditë do të proklamohet Republikë. Republikae vajmarit Me 12 gusht 1919 në qytetin e Vajmarit u miratua kushtetuta e re gjermane me të cilen gjermania u proklamua Republik Parlamentare Federative e përbërë prej 17 shtetesh si njësi federale. Kushtetuta e Vajmarit konsiderohet si një ndër kushtetutat më përparimtare të kohes , kjo inkorporon në përmbajtjen e sajë parimet themelore të demokracis (parimi i sovranitetit, ndarjes së pushtetit, barazis para ligjit , barazis gjinore etj...). Me kushtetuten e Vajmarit në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve parashihen këto organe : Parlamenti Gjerman , Kryetari (Reich), Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese. - Parlamenti (Kuvendi) Gjerman: ndahet në dy dhoma Reichstag dhe Bunderstrat (Reichstrat), Reichstagu: përbëhet nga deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga populli , zgjedhja e tyre bëhet drejtpërdrejtë në elektorat ndërmjet dy gjinive mbi 20 vjetë , reichstagu zgjedhet qdo katër vjetë , ai merr vendime me shumic votash , veprimtaria kryesore është ajo e legjislacionit ka kompetenca në fushen e politikës së jashtme , mbrojtjes, emigracionit , qështjes së shtetësis , zgjedh dhe revokon qeverin etj... Reichstrati(Bunderstrati): përbëhet prej përfaqsuesve të njësive gjermane (Landeve - Lander) në reichstrat secilit nga vendet i takon nga një votë krahasuar me Reichstagun ka pushtet më të dobët, por ka të drejtën e vetos pezulluese ndaj ligjeve të votuara në Reichstag. - Kryetari i republikes : sipas kushtetutes së vejmarit zgjedhet me vota të drejtpërdrejta të përgjithshme nga populli gjerman, kushtet që duhet plotsuar për kryetar janë : mosha 35 vjeq dhe shtetsia gjermane, kryetari zgjedhe për 7 vite , përfaqson shtetin , lidh traktate ndërkomtare, emërton qeverinë, cakton dhe shkarkon zyrtar të lartë, ministrant etj... Në raste kur kryetari nuk mund ta ushtroj postin e kryetarit për shkaqe e arsye të ndryshme atë e zëvnendson kancelari i shtetit (kryetari i qeveris gjermane). - Qeverin e Reichut : e përbëjnë kancelari dhe ministrant që zgjedhen nga kryetari. - Gjykata Kushtetuese: neni 108 i kushtetutes së Vajmarit me 1919 parasheh krijimin e gjykates kushtetuese, me nenine 19 parasheh që kjo gjykat të jetë kompetente per kontekste të natyres kushtetuese brenda një Landi të reichut si dhe zgjedhjen e konteksteve joprivate në mesë të Landëve ose Landit të Reichut kurse neni 165 parasheh krijimin e Kshillit Ekonomik... RUSIA Në periudhën nga 1860 deri në 1905. Rusia u zhvillua ekonomikisht si një vend civil. Në periudhën që po zbërthehemi nga viti 1905 deri në 1917, shfaqen gjurmë të parlamentarizmit të kufizuar arkaik. Në fillim të vitit 1905 Rusia po përjeton një humbje të plotë ushtarake; Kishte popullatë të fshatrave, punëtorë dhe popuj të ndryshëm jo-rusë të pakënaqur. Pas një viti luftë me Japoninë çon në realizimin e domosdoshmërisë së ndryshimit, kishin nisur të përhapen ide të ndryshme politike nga një masë që besojnë se ndryshimi është i mundur vetëm me masat e qeverisë së lartë dhe se pushteti është vetëm perandori, tek ata që besojnë vetëm në lëvizjen e njerëzve nga poshtë. Në fillim të vitit 1905 disfata në Mançuria ishte e plotë, prifti Gapon i cili ishte në kontakt me policinë u bë president i 12 shoqatave të punëtorëve me rreth 30,000 punëtorë.
  • 20. Pergatiti ZUHDI HAJZERI Të drejtat e kufizuara të Dumës në lidhje me ushtrinë, marinën, politikën e jashtme dhe buxhetin e shtetit ishin një arsye shtesë për zhgënjimin dhe refuzimin e përgjithshëm të dumës këshilluese, dmth. Manifesti i perandorëve, Bolshevikët besuan se Rusia ishte e pjekur për një revolucion në 1905 dhe se revolucioni duhet të raportohej në aleancë me fshatarët, dhe Menshevikët besonin se vetëm qytetarët mund ta informonin revolucionin dhe që Socialistët duhet ta ndihmonin atë për ta realizuar atë dhe për të filluar krijimin e një shoqërie demokratike civile. Duma e Parë - 10.05 - 20.07. 1906 Ajo menjëherë tregoi se fshatarët nuk zgjodhën një shumicë të bindur. Social Demokratët bënë thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, sepse ata besonin se Duma nuk do të ndryshonte shumë në gjendjen e saj aktuale dhe Kadetët besonin se Duma, me të gjitha kufizimet e saj, prapambetjen e rendit, mund të ishte hapi fillestar drejt mësimit të Rusisë në demokraci. Duma e Dytë - 05.03 - 16.07.1907. Pavarësisht presionit nga autoritetet, Duma e dytë ishte për të forcuar të majtën (Partia e Punëtorëve fitoi disa më shumë se 97 deputetë, parti të ndryshme socialiste nga SR në Bolshevikët fituan 83 deputetë, nga të cilët RSDRP mori 55 deputetë), por edhe e djathta u forcua (97 Deputetë), ndërsa qendra, kadetët u dobësuan me mbi 50 deputetë. Duma e Tretë - 14/11/1907 - 22.06.1912. Për shkak të përbërjes së tij, ajo u emërua Duma e Fisnikëve; në të, qeveria siguroi një shumicë, pasi nga rreth 440 deputetë më shumë se 300 formojnë një bllok qeveritar, nga rreth 110 anëtarë të opozitës shumica janë kadetë (54), ndërsa Social Demokratët morën 20 deputetë. Revolucioni i Tetorit do të thotë lufta e qeverisë sovjetike të sapo krijuar kundër kundërrevolucionit dhe vendosja përfundimtare e pushtetit. Pas kësaj, fuqia Sovjetike u pranua si një fakt i politikës botërore. Gjatë kësaj periudhe, sistemi kushtetues dhe ligjor Sovjetik dhe bazat e tij mbi marrëdhëniet politike dhe ndërshtetërore u formuan gradualisht. Dekretet e para të qeverisë Sovjetike: Dekreti i Paqes - tregon pikëpamjen e qeverisë së re mbi çështjen e paqes; u drejtohet të gjithë popujve ndërluftues dhe qeverive të tyre që menjëherë të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë dhe demokratike, dhe e tillë është paqja pa përvetësimin e tokave të huaja dhe pa pagimin e dëmshpërblimeve të luftës. Dekreti mbi krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Punëtorëve dhe Fshatarëve të Rusisë - përcakton që vendi do të qeveriset nga Këshilli i Komisarëve të Popullit deri në Asamblenë Kushtetuese. Organizimi i gjyqësorit - 05.12.1917. SNK lëshoi Dekretin mbi Gjykatat nr. 1, i cili shfuqizoi gjykatat e hershme; në bazë të këtij dekreti, në fund të vitit 1917 dhe fillimit të vitit 1918 gjykatat e vjetra, prokuroria publike, gjykatat ushtarake etj. u shfuqizuan dhe u krijuan të reja, u krijuan dy lloje gjykatash: lokale (juridiksione të përgjithshme) dhe gjykata revolucionare (për krime më të rënda).