SlideShare a Scribd company logo
E DREJTA PRIVATE
Njësia elementare e sistemit të drejtësisë është norma juridike. Tërësia e normave juridike e
përbëjnë rendin juridik. Përmes rregullave juridike shteti krijon të drejta dhe obligime për
personat fizik dhe juridik.
Megjithatë, disa norma juridike përmbajnë përkufizime/definicione: kështu p.sh neni 2.1.2
Nëpunës civil - personi i punësuar për ushtrimin e autoritetit administrativ publik në bazë të
aftësisë dhe kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin
e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe
ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për zbatimin e tyre.
Shteti është forma kryesore e organizimit politik dhe juridik i bashkëjetesës njerëzore. Thelbi i
kësaj forme të organizimit qëndron në sovranitetin e shtetit. Sovraniteti mund të kuptohet si
pushtet i cili nuk rrjedh nga asnjë pushtet tjetër më i lartë.
Shteti është forma kryesore e organizimit politik të shoqërisë apo shoqërive, sipas modelit që
lindi në shekullin 16 dhe 17 në Angli, Francë, Spanjë e pastaj përhapet gradualisht pothuajse
kudo. Nga koj rrjedhë, u bë model universal.
Përgjithësisht, shteti përbëhet nga së paku këta 3 element të rëndësishëm: territori, popullsia
dhe pushteti sovran. Për gjatë rrjedhës së historisë kemi njihen pushtete që nuk njihnin kufij
territorial (perandoria, kisha, sheriati), secili prej tyre kishte një të drejtë të tij: e drejta romake
si e drejtë perandorake, e drejta katolike si e drejtë e kishës, sheriati si e drejtë islamike etj.
Parimi i shtetit të së drejtës. Ky parim mund të përkufizohet si epërsia e të drejtës mbi shtetin.
Parim sipas të cilit edhe vet shteti i nënshtrohet të drejtës, duke qenë i detyruar të respektoj
ligjet e tij.
ps.h në monarkitë absolute, i gjithë pushteti i ishte i përqendruar në duart e sovranit, aparatet
e shtetit përfshirë atë gjyqësor vepronin nën urdhëratë e tij dhe sovrani ishte mbi të drejtën.
Vullneti i tij është ligji për të tjerët ndërsa ai vet ishte mbi çdo ligj.
Parimi i ligjshmërisë-nënkupton se shteti apo organet shtetërore mund të ushtrojnë vetëm
pushtetet e njohura nga ligji dhe vetëm në formën dhe mënyrat e parapara po prej ligjit.
Shteti i së drejtës buron nga aktet juridike, duke u nisur nga më i rëndësishmi, Kushtetuta dhe
ligjet, si dhe respektimi dhe zbatimi i tyre.
E gjithë e drejta përbëhet nga dy sisteme të mëdha aktesh normative, të cilat dallohen midis
tyre nga emri dhe subjekti i tyre e të cilat janë e drejta private dhe e drejta publike.
Dallimi bazë mes këtyre dy të drejtave qëndron në atë se e drejta private rregullon
marrëdhëniet mes individëve kurse e drejta publike mes shtetit dhe individit.
Nga e drejta romake mund të thuhet, se e drejta private ka të bëjë me mbrojtjen e interesave
të veçanta (dobisë së individëve) kurse e drejta publike mbron interesat e përgjithshme
kolektive.
E drejta publike dallon nga ajo private dhe për faktin se ka të bëjë me marrëdhëniet, në të
cilat merr pjesë shteti ose ndonjë organ shtetëror.
Fjala drejtësi ka në të gjitha gjuhët një kuptim të dyfishtë: përdoret në kuptimin objektiv, për
të treguar normat juridike që i detyrojnë individët të mbajnë sjellje të caktuara. E drejta
objektive është tërësia e normave që rregullojnë marrëdhëniet midis individëve, duke u vënë
atyre detyrime, ose duke u njohur të drejta.
Por gjithashtu përdoret edhe në kuptimin subjektiv, për të treguar pretendimin, kërkesën e
një subjekti që individë të tjerë të mbajnë një sjellje të parashikuar nga normat juridike.
Brenda kategorisë së të drejtave objektive dallojmë dy nënkategori: të drejtën absolute dhe
relative. E drejta absolute është ajo e drejtë që i është njohur subjektit të caktuar kundrejt të
gjithëve. E drejtë absolute tipike është e drejta e pronësisë.
Në anën tjetër, e drejta relative është e drejta që i takon një subjekti kundrejt një ose më
shumë personave. E drejtë relative mund të quhet kredia e një subjekti.
Me termin fakt juridik mund të përkufizohet çdo ngjarje natyrore ose njerëzore, me vërtetimin
e së cilës mund të parashihet ose duhet të shkojë rrjedha e një procesi juridik.
Aktet juridike mund të përkufizohen si veprime me vullnetin e palëve/palës dhe ato kundër
tyre. Rasti i aktit juridik me vullnetin e palëve është lidhja e një kontrate të caktuar, përmes së
cilës krijohen të drejta dhe obligime. E kundërta është p.sh nënshkrimi i një kontrate të
caktuar nga një person në emër të personit tjeterë.
Zakonisht në shumicën e vendeve apo shteteve moderne përfshi edhe Kosovën, burimet
kryesore të së Drejtës Private ndahen në dy kategori:
Kombëtare dhe
Ndërkombëtare
Në kategorinë e par hyn: Kushtetuta, Kodet civile apo tregtare, ligjet, vendimet dhe
udhëzimet e Qeveris etj.
Në anën tjetër, si burime ndërkombëtare të së drejtës private hyn: Traktatet apo marrëveshjet
e ndryshme ndërkombëtare, p.sh projekti i Kodet Civil Evropian etj.
Kodi është lloj më i gjerë i legjislacionit për një fushë të caktuar. P.sh kodi civil rregullon
shumicën e të drejtave dhe detyrime në këtë fushë, shumë më shumë se sa një ligj specifik i
fushës (ligji i kontratave). Kodi penal rregulloj shumicën e veprave dhe sanksioneve penale,
më shumë se çdo ligj tjetër i kësaj natyre.
Në shumicën e rasteve Kushtetuta rregullon fushat e të drejtës publike, siç janë: të drejtat dhe
lirit e njeriut, ndarja e pushtetit, shteti i së drejtës etj.
E drejta private e gjen vetën në mënyrë minore në dispozitat kushtetuese, (p.sh instituti i
pronësisë).
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e drejta e pronës është e mbrojtur në mënyrë
eksplicite në nenin 46.
Neni 46 paragrafi 3 Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e
Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës
nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për
arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e
kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave
ekspropriohet
Neni 46 paragrafi 4 Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik
të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen
nga gjykata kompetente.
Pas luftës së dytë botërore kërkesa të reja shtyjnë drejt njësimit të të drejtës private.
Në vitin 1963 në SHBA adoptohet Kodi i Njësuar Tregtar. Kurse në Evropë mardhëniet midis
njësimit të tregut dhe të drejtës private, do të realizohen nga Traktati i Romës i vitit 1957 i
krijuar nga Komiteti Ekonomik Evropian.
Ligjet hyjnë në fuqi pas miratimit të tyre nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
ratifikimit nga ana e Presidentit dhe shpalljes në gazetën zyrtare. Nëse në ligj nuk është
paraparë ndryshe, hyrja në fuqi bëhet 15 dit pas shpalljes në gazetën zyrtare, neni 80(6) i
Kushtetutes. P.sh Kodi Penal eështë miratuar në Prill 2012 kurse ka hyrë në fuqi me 1 janar
2013.
Pas hyrjes së ligjit në fuqi ose pjesë tjetër e legjislacionit, të gjithë janë të detyruar që ta
zbatojnë apo respektojnë. Mosnjohja e ligjit nuk e përjashton nga përgjegjësia askënd.
Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve
të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë
Kushtetutë.
Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga
Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë
marrë ligjin.
Nose Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit
të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta
ushtrojë vetëm një herë.
Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të
rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.
Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk
merrasnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e
saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.
Interpretimi nënkupton dhënien e kuptimit të drejtë normës juridike. Interpretimi zakonisht
bëhet nga ata të cilët t zbatojnë ligjin.
Kemi disa lloje të interpretimeve, si psh: interpretimi logjik, gjuhësor, analogjik, qëllimor,
historik, shkencor etj.
Interpretimi logjik nënkupton dhënien e kuptimit të drejtë normës juridike përmes logjikës.
Interpretimi analogjik- paraqet mënyrën të rëndësishme të interpretimit në kuptimin e gjerë,
me anë të së cilës plotësohen zbrazëtirat juridike, pra interpretimi sipas ngjashmërisë.
Interpretimi qëllimor (teleologjik) ka për detyrë të vërtetoj qëllimin e normës dhe të caktojë
më së miri kuptimin i cili i përgjigjet qëllimit të normës dhe së drejtës në përgjithësi. Andaj
emërtimi i këtij interpretimi ka origjinë greke telos-qëllim.
Interpretimi historik luan rol të rëndësishëm, sepse normat juridike kanë momentin e krijimit,
zhvillimit në kushte të caktuara shoqërore historike dhe si të tilla edhe herë pas here
interpretohen në kushtet apo rrethanat e krijimit të tyre.
Subjekt të së drejtës janë personat fizik dhe juridik.
Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime
civile, brenda kufijve të caktuar me ligj.
Zotësia juridike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Si zotësi
juridike përcaktohet aftësia e njeriut për të qenë titullar i të drejtave dhe detyrimeve.
Çdo person fizik ka të drejtën dhe detyrimin të ketë emrin dhe mbiemrin e tij që i vihen sipas
ligjit. Personi, të cilit i mohohet e drejta e përdorimit të tyre ose cënohet nga përdorimi që të
tjerët i bëjnë padrejtësisht, mund të kërkojë në gjykatë përdorimin e emrit ose të mbiemrit të
vet, pushimin e cenimit, si dhe shpërblimin e dëmit përkatës.
Banimi është vendi ku personi, për shkak të punës apo të shërbimit të përhershëm, të
ndodhjes së pasurisë apo të realizimit të interesave të veta, qëndron zakonisht ose të
shumtën e kohës. Çdo person madhor ka të drejtë të caktojë lirisht vendbanimin e tij.
I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, ka për banim atë të prindërve të tij.
Kur prindërit kanë banime të ndryshme, fëmija e tyre nën katërmbëdhjetë vjeç ka për banim
atë të prindit pranë të cilit jeton.
Vendqëndrimi i personit është vendi ku ai ndodhet për të kryer punë ose detyra të caktuara,
për të vazhduar një shkollë ose kurs të caktuar, për t’u mjekuar, për të vuajtur një dënim
penal, dhe për raste të tjera të kësaj natyre.
Zotësia për të vepruar është aftësi e subjektit për të kryer veprime juridike, me anë të të
cilave fiton të drejta ose merr përsipër obligime.
Zotësia juridike i përket çdo qenie njerëzore nga momenti i lindjes kurse zotësia për të
vepruar nënkupton një qenie njerëzore e aftë për të realizuar interesat e veta e cila fitohet me
arritjen e moshës madhore.
Veprimet e caktuara juridike mund t’i lejohen edhe një të mituri. P.sh një 16 vjeçari, pasi të jetë
vërtetuar pjekuria e tij/sajë psikike dhe fizike mund të lejohet nga Gjykata që të lidh martesë.
I mituri fiton të drejta dhe merr për sipër detyrime nëpërmjet atyre që janë përfaqësuesit e tij
ligjor. Përfaqësues ligjor të miturit janë prindërit ose në mungesë të prindërve kujdestari i
caktuar nga Gjykata.
Pronësia është e drejta e tërësishme në një send. Pronari mund të disponojë me sendin sipas
dëshirës së tij, veçanërisht atë ta posedojë dhe ta përdorë, me atë të disponojë dhe të tjerët
t’i përjashtojë nga çfarëdo ndikimi, nëse nuk kundërshtohet nga ligji ose nga të drejtat e një
të treti.
Pronësia intelektuale i nënshtrohet rregullave të posaçme.
Kurse në anën tjetër, si pronë private konsiderohet ajo pronë e cila i takon dhe menaxhohet
çoftë nga personit fizik apo juridik.
Titullari i pronës private gëzon të drejtën ligjore që të shfrytëzoj pronën private konformë
vullnetit dhe nevojave të tij. P.sh ta mbaj në shfrytëzim për vete, ta shes, japë me qira, dhuroj
etj.
Prona mund të ndahet në dy kategori të caktuara:
Prona publike dhe
Prona Private
Prona publike mund të quhen të gishta ato prona/pasuri të cilat i takojnë dhe menaxhohen
nga shteti. P.sh bregdeti, plazhi, liqeni, lumenjtë, autostradat, malet, bjeshkët, minierat etj.
Pra, pronë ose pasuri publike, konsiderohen të gjitha ato sende që ju shërbejnë nevojave të
të gjithë personave dhe e cila shfrytëzohet vetëm për interes të përgjithshëm.
Përkufizimi i sendit është relativ. Nëse ju referohemi kodeve civile më të vjetra si: Kodi Civil
Gjerman, Austriak, Slloven, i Shqipërisë etj vihet re se përkufizimi i sendit nuk është i njëjtë.
Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore i Republikës së Kosovës, në nenin 8, sendin e
përkufizon në këtë mënyrë: ‘’Sende konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmeritë dhe të
drejtat jotrupore’’
Neni 9
Sendi i luajtshëm
1. Sendet e luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të
përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin
2. Sendet fizike që nuk janë trupore, siç janë drita ose energjia janë pasuri jotrupore (të
paprekshme)
Neni 10
Paluajtshmëria
1. Paluajtshmëria është një pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore, e cila është e kufizuar ose
mund të kufizohet. Paluajtshmëria përfshinë pasuritë natyrore nëntokësore, bimët me rrënjë
nën tokësore dhe objektet tjera të lidhura me bazament tokësor.
Neni 11
Të drejtat jotrupore
Të drejtat jotrupore janë të drejtat sendore të kufizuara që përfshijnë, kërkesën për të kërkuar
nga një person tjetër kryerjen e një veprimi të caktuar, posaçërisht pagesën e të hollave.
Neni 12
Pasuritë e përbashkëta
1. Pasuritë e përbashkëta si ajri dhe ujë nuk mund të jenë objekt i pronësisë apo i të drejtave
sendore të kufizuara të ndonjë personi ose objekt i punëve juridike.
2. Çdo person mund ti përdorë pasurit e përbashkëta brenda kufizimeve të parapara me ligj.
Sendi i cili mund të bartet nga një titullar tek tjetri, juridikisht konsiderohet send i luajtshëm.
Ndërsa si send jashtë qarkullimit konsiderohen ato sende të cilat nuk mund të jenë objektë i
ndonjë të drejte sendore sepse janë në funksion të nevojave të interesit të përgjithshëm. P.sh.
lumi, oqeani, deti etj.
Kosova ka ekonomi të lirë të tregut. Kjo nënkupton se qarkullimi i sendeve jo vetëm që duhet
me qenë i lirë, por kërkohet edhe vënia në qarkullim e sendeve pa kurrfarë kufizimi.
Mirëpo, me ligj është kufizuar qarkullimi i sendeve të caktuara. P.sh sot në Kosovë kanë
qarkullim të kufizuar armët, mallrat e rrezikshme kimike, biologjike, narkotikët etj.
Sende të konsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat me një të përdorur konsumohen
ose dukshëm zvogëlohet vlera apo sasia e tyre.
Ndërsa, sende të pakonsumueshme janë të gjitha ato të cilat nuk harxhohen me një
përdorim.
Sende i zëvendësueshëm, është ai send, që në vend të të cilit mund të vijë një send tjetër i
ngjashëm, me veti dhe cilësi të njëjta.
Ndërsa send i pazëvendësueshëm është ai send në vend të të cilit nuk mund të vijë një send
tjetër i cili e zëvendëson për nga cilësia dhe vlera e tij. P.sh piktura.
Paraja konsiderohet si send i luajtshëm, zëvendësueshëm, konsumueshëm etj.
Paraja është mjetë i qarkullimit juridik dhe ekonomik, sepse ajo është vlerë e sendeve. Paraja
si send është i karakterit universal, sepse ajo shërben për përcaktimin e vlerës së çdo sendi.
Edhe letra me vlerë është objekt i të drejtës së pronësisë. Letra me vlerë ka cilësinë e sendit.
Letra me vlerë mund të përcaktohet një dokument i caktuar, punë juridike.
Letra me vlerë është dokument i shkruar, që përmbanë vlerë pasurore, poseduesi i të cilit me
prezantimin e vetë letrës me vlerë, mundë të realizoj ndonjë të drejtë që është e shënuar në
të. P.sh çeqet.
Detyrimet janë marrëdhënie juridike ndërmjet kreditorit dhe debitorit.
Fjala detyrim paraqet kuptimin e fjales latine ‘obligatio’.
E drejta e detyrimeve është e drejtë pozitive, e cila paraqet tërësinë e normave juridike që i
rregullojnë marrëdhëniet e detyrimeve.
Në marrëdhëniet e detyrimeve subjekte juridik janë kreditori dhe debitori.
Lëndë e së drejtës së detyrimeve është vetë detyrimi.
Zhvillimi i të drejtës së detyrimeve lidhet ngushtë me zhvillimin e marrëdhënieve mall-para.
E Drejta e Detyrimeve ndahet në dy pjesë; pjesa e përgjithshme dhe e veçantë.
Në pjesën e përgjithshme hynë: nicioni, elementët, karakteristikat e detyrimeve, burimet e
detyrimeve, shkaktimi i dëmit, pasurimi i pabazë etj.
Në pjesën e veçantë hynë rregullat të cilat i përkasin llojeve të veçanta të kontratave.
E drejta e detyrimeve si degë e së drejtës, ka lëndën e veçantë të studimit, pra marrëdhëniet
juridike të detyrimeve.
Mirëpo, e drejta e detyrimeve ka marrëdhënie të ngushta me të drejtën ekonomike,
trashëgimore, familjare, civile etj.
Burimet e të drejtës së detyrimeve ndahen në dy grupe: formale dhe materiale.
Në burimet formale të së drejtës së detyrimeve hyjnë: Kushtetuta dhe Ligji për Detyrimet e
Kosovës. Ligji i Detyrimeve është burimi më i rëndësishëm formal për të drejtën e detyrimeve.
Burime materiale janë ato fakte juridike relevante, me të cilat mund të krijohet mardhënia e
detyrimeve, të ndryshohet dhe të shuhet.
Faktet juridike duhet të jenë të mbështetura në ligj (ex lege) dhe të mos jenë kundër ligjit
(contra lege). Këto fakte janë: Kontrata, shkaktimi i dëmit, pasurimi i pabazë, shprehja e
njëanshme e vullnetit
Për të qenë e plotfuqishme, çdo marrëdhënie e detyrimit duhet të ketë veti të caktuara. Këto
veti janë: detyrimi të jetë i mundshëm, i caktuar dhe i lejuar.
Detyrimi është i mundshëm nëse debitori detyrohet për diçka që është e mundshme t behet.
Detyrimi është i lejueshëm nëse është në pajtim me rregullat kushtetuese, ligjore dhe normat
e moralit shoqëror.
Detyrimi është i caktuar atëherë kur kreditori dhe debitori e dinë se cilat janë të drejtat dhe
detyrimet e tyre në ato marrëdhënie juridike.
Në të drejtën e detyrimeve, kontrata zënë vendin më të rëndësishmen mes kreditorit dhe
debitorit.
Karakteristikat e detyrimeve janë: detyrimet janë marrëdhënie juridike, detyrimet janë
marrëdhënie ndërmjet subjekteve të caktuar, detyrimet janë marrëdhënie me përmbajtje të
caktuar, kanë vlerë të caktuar pasurore dhe marrëdhëniet e detyrimeve janë me karakter
relativ.
Marrëdhëniet me karakter juridike nënkupton, se ato janë të rregulluara në mbështetje të
rregullave juridike.
Karakteri juridik i marrëdhënieve të detyrimeve nenkupton që, marrdhëdhëniet e krijuara
ndërmjet pjesëmarrësve jo vetëm që është rregulluar sipas së drejtës, por edhe gëzojnë
mbrojtje juridike ose sanksion juridik.
Mjet tipik për mbrojtën e detyrimeve është padia civile, me të cilën kreditori kërkon të
vërtetohet ekzistimi i së drejtës së tij në marrëdhëniet e detyrimeve, me të cilën urdhërohet
debitori në afatin e caktuar të përmbush detyrën e vet ndaj kreditorit.
Mjete të tjera juridike janë: kundërshtimi dhe kthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in
integrum).
Marrëdhëniet e detyrimeve, gjithnjë kanë subjektet e caktuara, të cilat njihen si kreditor dhe
debitor.
Në këtë marrëdhënie duhet gjithmonë të ekzistojnë së paku dy subjekte të caktuara.
Përmbajtja e detyrimeve nënkupton të drejtat dhe detyrimet e caktuara mes kreditorit dhe
debitorit.
P.sh në kontratën për qira, qiradhënësi i din të drejtat e tij ndërsa në anën tjetër edhe
qiramarrësi i din obligimet e veta.
Me detyrime krijohen marrëdhënie ndërmjet dy subjekteve të caktuara, kreditorit dhe
debitorit.
Kjo marrëdhënie parimisht nuk ka efekt ndaj personave të tretë. Theksohet se çdo
marrëdhënie e detyrimeve ka karakter inter partes.
Kontrata është marrëveshje e dy a më shumë personave që kanë për qëllim të krijojnë, të
ndryshojnë ose të shuajnë një marrëdhënie të detyrimit.
Kontrata është burimi kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve të detyrimeve.
Sipas nenit 15 të ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, kontrata është e lidhur kur palët
kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës.
Kontrata hyn në grupin e punëve juridike të dyanshme.
Kontrata është instrument juridik, me të cilin krijohen detyrime me vullnetin e palëve
kontraktuese.
Fusha e zbatimit të kontratës është e gjerë. Kontratat zbatohen në të gjitha degët e së
drejtës, me përjashtim të drejtën penale.
Parimet themelore të së drejtës kontraktore janë: liria e kontraktimit dhe parimi i
konsensualizmit.
Liria e kontraktimit është njëri ndër parimet themelore të së drejtës kontraktore. Parimi i lirisë
së kontraktimit paraqetë mundësi për pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve, që me
vullnetin e tyre të lirë t’i rregullojnë marrëdhëniet e tyre reciproke juridike të detyrimeve.
Ky parim nënkupton:
Që çdo subjekt i së drejtës të vendosë lirshëm, që të lidhë apo të mos lidhë kontratën e caktuar;
Që çdo subjekt i së drejtës të zgjedhë lirisht peronin me të cilin do të lidhë kontratën e caktuar;
Që çdo subjekt i së drejtës të caktojë lirisht përmbajtjen e kontratës
Që subjekte e së drejtës të vendosin lirisht për mënyrën e ndërrimit dhe shuarjes së kontratës.
Parimi i konsensualizmit do të thotë se kontrata mund të lidhet thjeshtë në bazë të vullnetit të
palëve kontraktuese, pa pasur nevojë për përmbushjen e formës së caktuar. Në bazë të këtij
parimi kontrata lidhet duke u mbështetur në bona fides-në mirëbesim.
Kontrata e lidhur mes palëve me vullnetin e lirë dhe duke respektuar formën dhe kushtet e
përcaktuara, ajo duhet edhe të zbatohet. Ajo duhet respektuat duke u bazuar në parimin
pacta sund servanda-kontrata është ligj për palët.
Liria e kontraktimit për subjektet e së drejtës nuk është e pakufizuar.
Neni 18
Shprehja e vullnetit
Vullneti për ta lidhur kontratën mund të shprehet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me
ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij.
Shprehja e vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.
Neni 20
Negociatat
Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret
kurdo që të dëshirojë.
Neni 12.2 i Ligjit për Mardhëniet e Detyrimeve
Kontratat komerciale janë kontrata të lidhura nga subjektet komerciale ndërmjet tyre.
Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet aprovimi i personit të tretë, ky pëlqim mund të
jepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si aprovim, po qe se me ligj nuk
është parashikuar diç tjetër.
Neni 33
Parakontrata
Parakontrata është kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet
kontrata tjetër kryesore.
Parakontrata detyron, në qoftë se i përmban elementet thelbësore të kontratës kryesore.
Me kërkesën e palës së interesuar, gjykata do ta urdhërojë palën tjetër që refuzon lidhjen e
kontratës kryesore ta bëjë këtë brenda afatit të cilin do t`ia caktojë.
Lidhja e kontratës kryesore mund të kërkohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga
skadimi i afatit të parashikuar për lidhjen e saj, e në qoftë se ky afat nuk është parashikuar,
atëherë prej ditës kur sipas natyrës së punës dhe rrethanave konkrete, kontrata është dashur
të lidhet.
Parakontrata nuk detyron në qoftë se rrethanat, prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq sa që
nuk do të lidhej fare po të ekzistonin rrethanat e tilla në atë kohë.
Neni 35
Kontrata nule
Kur objekti i detyrimit është i pamundur, i palejueshëm, i pacaktuar ose i cili nuk mund të
caktohet, kontrata është absolutisht e pavlefshme.
Objekti i detyrimit është i palejueshëm, në qoftë se është në kundërshtim me dispozitat e
rendit publik, dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
Neni 39
Baza e lejueshme
Secili detyrim kontraktues duhet të ketë bazën e lejueshme.
Baza është e palejueshme në rast se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik,
dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
Konsiderohet se detyrimi ka bazë, edhe në rast se kjo nuk është e shprehur.
Në rast se nuk ka bazë ose baza është e palejueshme, kontrata është nul dhe absolutisht e
pavlefshme.
Neni 40
Motivet për lidhjen e kontratës
Motivet nga të cilat është lidhur kontrata nuk ndikojnë në plotfuqishmërinë e saj.
Megjithatë, ne qoftë se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht që një nga kontraktuesit
të vendosë lidhjen e kontratës dhe në qoftë se këtë gjë kontraktuesi tjetër e ka ditur ose është
dashur ta dinte, kontrata do të jetë pa efekt.
Për lidhjen e kontratës së vlefshme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar
që kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate.
Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të
lidhë vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji.
Kontratat e tjera të këtyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e
përfaqësuesit ligjor, por mund të fuqizohen me aprovimin e mëvonshëm të të njëjtave.
Në qoftë se pala kontraktuese ose ndonjë i tretë me kanosje të palejueshme ka shkaktuar
frikësim të bazuar te pala tjetër, kështu që kjo për këtë arsye e ka lidhur kontratën, pala tjetër
mund të kërkojë që kontrata të anulohet.
Frika konsiderohet e bazuar në qoftë se nga rrethanat shihet se nga rreziku serioz është
cenuar jeta trupi ose ndonjë e mirë tjetër e rëndësishme e palës kontraktuese ose e personit
të tretë.
Lajthimi është thelbësor, në qoftë se ka të bëjë me elementet thelbësore të objektit, me
personin me të cilin lidhet kontrata, në qoftë se lidhet duke marrë parasysh këtë person, si
dhe me rrethanat të cilat sipas dokeve që praktikohen ose sipas qëllimit të palëve,
konsiderohen vendimtare, ndërsa pala që është në lajthim nuk do ta lidhte përndryshe
kontratën me përmbajtje të tillë.
Pala e cila është në lajthim mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata për shkak të
lajthimit thelbësor, përveç nëse gjatë lidhjes së kontratës nuk ka vepruar me kujdesin që
kërkohet në qarkullim.
Mashtrimi
Pala që ka lidhur kontratë duke qenë e mashtruar, ka të drejtë që të kërkojë shpërblim për
dëmin e pësuar.
Kontrata fiktive nuk ka efekt juridik ndërmjet palëve kontraktuese.
Në qoftë se kontrata fiktive fsheh ndonjë kontratë tjetër, atëherë kjo e dyta është e vlefshme,
nëse janë plotësuar kushtet për vlefshmërinë e saj e saj juridike.
Fiktiviteti i kontratës nuk mund të theksohet ndaj personit të tretë.
Trashëgimia është kalimi me ligj ose në bazë të testamentit i pasurisë (trashëgimit) së personit
të vdekur (trashëgimlënësit) tek një ose më shumë persona (trashëgimtarët), sipas rregullave
të caktuara me ligj.
Objekti i trashëgimit
Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve.
Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.
I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.
Trashëgimia ligjore në përgjithësi
Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, ose ka lënë
testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose
pjesërisht i pavlefshëm.
Kur trashëgimlënësi nuk ka trashëgimtar, e drejta për të trashëguar kalon në komunë, e cila
fiton pozitë të njejtë sikurse me qenë trashëgimtar i trashëgimlënësit dhe kjo nuk mund të
heqë dorë nga trashëgimia.
Trashëgimtarë ligjorë janë: fëmijët e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e
tyre, bashkëshorti, prindërit, vëllëzërit e motrat dhe pasardhësit e tyre, gjyshi e gjyshja dhe
pasardhësit e tyre.
Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është
vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe
pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi.
I adoptuari dhe pasardhësit e tij ndaj adoptuesit kanë të drejta të njëjta trashëgimore sikurse
fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij.
Testament do të thotë shprehje e vullnetit të fundit e dhënë në formën e paraparë me ligj, me
të cilin trashigimlënësi (testatori) urdhëron si të veprohet me pasurinë e tij pas vdekjes së tij.
Zotësia për të përpiluar testament
Testament mund të bëjë çdo person që ka zotësi për të vepruar dhe i cili i ka mbushur 18 vjet.
Testament mund të bëjë edhe personi që ka zotësi për të vepruar e i ka mbushur 16 vjet dhe
është i martuar.
Vlefshmëria e testamentit nuk preket nëse testatori humb zotësinë për të vepruar pas
përpilimit të testamentit.
Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e
përpilimit (bërjes) së testamentit nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprimit të tij,
nuk mund të bëjë testament.
Testamentit është i pavlefshëm nëse është bërë me kanosje, shtrëngim ose mashtrim.
Disponimet me testament janë të pavlefshme edhe kur ekziston lajthimi mbi shkaqet që kanë
shtyrë trashëgimlënësin që t’i bëjë këto disponime.
Në qoftë se vetëm disa dispozita të testamentit janë bërë me kanosje ose me shtrëngim, për
shkak të mashtrimit ose në lajthim , atëherë vetëm këto dispozita konsiderohen të
pavlefshme.
Nulimin e testamentit për shkak të paaftësisë së testatorit për të vepruar ose për shkak se
testatori nuk ka pasur moshë madhore, si dhe nulimin e testamentit ose të disa dispozitave të
tij për shkak të kanosjes ose shtrëngimit, mashtrimit ose lajthimit, mund ta kërkojë vetëm
personi që ka interes juridik, brenda afatit prej një viti nga dita kur ka marrë dijeni se
ekzistojnë shkaqet e pavlefshmërisë, e më së largu 10 vjet nga shpallja e testamentit.
Afati prej një viti nuk mund të fillojë para se të shpallet testamenti.
Nulimi i testamentit ndaj personit me keqbesim mund të kërkohet 20 vjet pas shpalljes së
testamentit.
Testamenti është i vlefshëm në qoftë se testatori e ka shkruar atë, datuar dhe nënshkruar me
dorën e vet ose ka vënë gishtin e vet
Testamenti me shkrim në praninë e dëshmitarëve
Testatori që di të shkruajë e të lexojë mund të bëjë testamentin duke nënshkruar me dorë
dokumentin pa marrë parasysh kush e ka përpiluar, në praninë e dy dëshmitarëve që e
kuptojnë gjuhën e testamentit, duke deklaruar para tyre se testamenti është i tij.
Dëshmitarët nënshkruhen në vetë testamentin dhe është e dobishme të shënohet cilësia e
tyre si dëshmitarë.
Testamenti Gjyqësore
Testamentin mund t’ia përpilojë testatorit sipas kërkesës së tij gjyqtari i gjykatës Kompetente.
Testatori mund t’ia besojë për ruajtje gjykatës kompetente testamentin e bërë me dorën e vet,
testamentin me shkrim në prani të dëshmitarëve ose testamentin gjyqësor në zarf të hapur
ose të mbyllur.
Gjykata bën një procesverbal për testamentin që ka marrë, kurse vetë testamentin e vendos
në një zarf të veçantë, të cilin e vulos dhe e ruan në gjykatë.
Kur bëhet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve dhe testamenti gjyqësor
dëshmitarë duhet të jenë personat madhorë, të cilëve nuk u është hequr zotësia për të
vepruar dhe që dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të kuptojnë gjuhën e testamentit.
Nuk mund të jenë dëshmitarë kur përpilohet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve
dhe testamenti gjyqësor, as të përpilojnë testamentin sipas tregimit të testatorit personat me
cilësinë e gjyqtarit, pasardhësit e testatorit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre,
parardhësit e tij, prindërit e tij adoptues, personat e tij në gjini ne vijë të tërthortë deri në
shkallën e katërt, bashkëshortët e të gjithë këtyre personave dhe bashkëshorti i testatorit.
Testatori mund të deklarojë vullnetin e tij të fundit me gojë para dy dëshmitarëve, vetëm në
qoftë se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme nuk është në gjendje të bëjë
testamentin me shkrim.
Kur bëhet testamenti me gojë dëshmitarë mund të jenë vetëm ata personat që mund të jenë
dëshmitarë kur bëhet testamenti gjyqësor, por nuk janë domosdoshmërisht të detyruar të
dinë të shkruajnë e të lexojnë.
Testatori mund të ngarkojë me ndonjë detyrim personin të cilit i lë ndonjë përfitim nga
pasuria trashëgimore.
Kushtet dhe barrët e pamundshme, të palejuara dhe jomorale, si dhe ato që janë të
pakuptueshme ose kontradiktore, konsiderohen sikur nuk ekzistojnë.
Dispozitat e testamentit interpretohen sipas qëllimit të vërtetë të testatorit.
Në rast dyshimi duhet përmbajtur asaj që është më e përshtatshme për trashëgimtarin ligjor
ose për personin që i është ngarkuar me testament ndonjë detyrim.
Trashëgimlënësi mund të revokojë kurdoherë testamentin në tërësi ose pjesërisht në njërën
nga format e parapara me ligj për përpilimin e testamentit.
Trashëgimlënësi mund të revokojë testamentin me shkrim dhe me asgjësimin e dokumentit.
Nuk mund të trashëgojë personi i padenjë për të trashëguar.
I padenjë për të trashëguar është ai person që:
a) Me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshortin, fëmijët dhe
prindërit e tij;
b) Ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre
penale për të cilën parashikohet dënim me heqje lirie;
c) Me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin të bëjë, të ndryshojë ose të
shfuqizojë testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rremë ose e ka përdorur atë për
interesa të tij apo të të tjerëve;
d) Është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë poshtëruese dhe e ka keqtrajtuar atë;
e) Nuk e ka përmbushur detyrimin për të mbajtuar apo ndihmuar trashëgimlënësin.
Trashëgimlënësi ka të drejtë të falë personin e padenjë për ta trashëguar, me kusht që falja të
bëhet shprehimisht me testament, ose kur faljen, ndonëse nuk është bërë shprehimisht,
trashëgimlënësi ka shënuar në testament se e ka njohur padenjësinë dhe megjithatë e cakton
atë si trashëgimtar.
Trashëgimtari mund të heq dorë nga trashëgimi me deklaratë të dhënë pranë gjykatës gjersa
të përfundojë seanca mbi trashëgimin.
Heqja dorë vlen edhe për pasardhësit e atij që ka hequr dorë, përveç nëse shprehimisht ka
deklaruar se hequr dorë vetëm në emër të vet.
Trashëgimtari, i cili ka hequr dorë në emër të vet konsiderohet sikur të mos ketë qenë
trashëgimtar.
Në qoftë se për trashëgim kanë hequr dorë të gjithë pasardhësit të cilët i takojnë radhës me
të afërt të trashëgimisë në çastin e vdekjes të trashëgimlënësit, në trashëgim thirren
pasardhësit e radhës pasuese të trashëgimit.

More Related Content

What's hot

E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
Ellmedina Balidemaj
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
Refik Mustafa
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
fatmir berisha
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
Refik Mustafa
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
Ellmedina Balidemaj
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
Refik Mustafa
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
Refik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
v z
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Refik Mustafa
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Verlona Pireci
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
Refik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
Ferdi Nuredini
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 

Viewers also liked

E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
Refik Mustafa
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Refik Mustafa
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
Refik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Refik Mustafa
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Refik Mustafa
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
Refik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
Refik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
Refik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Refik Mustafa
 

Viewers also liked (20)

E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 

Similar to E Drejta Private

E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
Korab Grabovci
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
Ferdi Nuredini
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
Self employed
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Albania Energy Association
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
MiLchee Fetahi
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
Arianit Zeqiri
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
zogaj
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Refik Mustafa
 

Similar to E Drejta Private (20)

Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Terme juridike
Terme juridikeTerme juridike
Terme juridike
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 

More from Refik Mustafa

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
Refik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
Refik Mustafa
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Refik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
Refik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
Refik Mustafa
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 

More from Refik Mustafa (12)

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 

E Drejta Private

  • 2. Njësia elementare e sistemit të drejtësisë është norma juridike. Tërësia e normave juridike e përbëjnë rendin juridik. Përmes rregullave juridike shteti krijon të drejta dhe obligime për personat fizik dhe juridik. Megjithatë, disa norma juridike përmbajnë përkufizime/definicione: kështu p.sh neni 2.1.2 Nëpunës civil - personi i punësuar për ushtrimin e autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë dhe kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për zbatimin e tyre.
  • 3. Shteti është forma kryesore e organizimit politik dhe juridik i bashkëjetesës njerëzore. Thelbi i kësaj forme të organizimit qëndron në sovranitetin e shtetit. Sovraniteti mund të kuptohet si pushtet i cili nuk rrjedh nga asnjë pushtet tjetër më i lartë. Shteti është forma kryesore e organizimit politik të shoqërisë apo shoqërive, sipas modelit që lindi në shekullin 16 dhe 17 në Angli, Francë, Spanjë e pastaj përhapet gradualisht pothuajse kudo. Nga koj rrjedhë, u bë model universal.
  • 4. Përgjithësisht, shteti përbëhet nga së paku këta 3 element të rëndësishëm: territori, popullsia dhe pushteti sovran. Për gjatë rrjedhës së historisë kemi njihen pushtete që nuk njihnin kufij territorial (perandoria, kisha, sheriati), secili prej tyre kishte një të drejtë të tij: e drejta romake si e drejtë perandorake, e drejta katolike si e drejtë e kishës, sheriati si e drejtë islamike etj.
  • 5. Parimi i shtetit të së drejtës. Ky parim mund të përkufizohet si epërsia e të drejtës mbi shtetin. Parim sipas të cilit edhe vet shteti i nënshtrohet të drejtës, duke qenë i detyruar të respektoj ligjet e tij. ps.h në monarkitë absolute, i gjithë pushteti i ishte i përqendruar në duart e sovranit, aparatet e shtetit përfshirë atë gjyqësor vepronin nën urdhëratë e tij dhe sovrani ishte mbi të drejtën. Vullneti i tij është ligji për të tjerët ndërsa ai vet ishte mbi çdo ligj.
  • 6. Parimi i ligjshmërisë-nënkupton se shteti apo organet shtetërore mund të ushtrojnë vetëm pushtetet e njohura nga ligji dhe vetëm në formën dhe mënyrat e parapara po prej ligjit. Shteti i së drejtës buron nga aktet juridike, duke u nisur nga më i rëndësishmi, Kushtetuta dhe ligjet, si dhe respektimi dhe zbatimi i tyre.
  • 7. E gjithë e drejta përbëhet nga dy sisteme të mëdha aktesh normative, të cilat dallohen midis tyre nga emri dhe subjekti i tyre e të cilat janë e drejta private dhe e drejta publike. Dallimi bazë mes këtyre dy të drejtave qëndron në atë se e drejta private rregullon marrëdhëniet mes individëve kurse e drejta publike mes shtetit dhe individit.
  • 8.
  • 9. Nga e drejta romake mund të thuhet, se e drejta private ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të veçanta (dobisë së individëve) kurse e drejta publike mbron interesat e përgjithshme kolektive. E drejta publike dallon nga ajo private dhe për faktin se ka të bëjë me marrëdhëniet, në të cilat merr pjesë shteti ose ndonjë organ shtetëror.
  • 10.
  • 11. Fjala drejtësi ka në të gjitha gjuhët një kuptim të dyfishtë: përdoret në kuptimin objektiv, për të treguar normat juridike që i detyrojnë individët të mbajnë sjellje të caktuara. E drejta objektive është tërësia e normave që rregullojnë marrëdhëniet midis individëve, duke u vënë atyre detyrime, ose duke u njohur të drejta. Por gjithashtu përdoret edhe në kuptimin subjektiv, për të treguar pretendimin, kërkesën e një subjekti që individë të tjerë të mbajnë një sjellje të parashikuar nga normat juridike.
  • 12. Brenda kategorisë së të drejtave objektive dallojmë dy nënkategori: të drejtën absolute dhe relative. E drejta absolute është ajo e drejtë që i është njohur subjektit të caktuar kundrejt të gjithëve. E drejtë absolute tipike është e drejta e pronësisë. Në anën tjetër, e drejta relative është e drejta që i takon një subjekti kundrejt një ose më shumë personave. E drejtë relative mund të quhet kredia e një subjekti.
  • 13. Me termin fakt juridik mund të përkufizohet çdo ngjarje natyrore ose njerëzore, me vërtetimin e së cilës mund të parashihet ose duhet të shkojë rrjedha e një procesi juridik. Aktet juridike mund të përkufizohen si veprime me vullnetin e palëve/palës dhe ato kundër tyre. Rasti i aktit juridik me vullnetin e palëve është lidhja e një kontrate të caktuar, përmes së cilës krijohen të drejta dhe obligime. E kundërta është p.sh nënshkrimi i një kontrate të caktuar nga një person në emër të personit tjeterë.
  • 14. Zakonisht në shumicën e vendeve apo shteteve moderne përfshi edhe Kosovën, burimet kryesore të së Drejtës Private ndahen në dy kategori: Kombëtare dhe Ndërkombëtare Në kategorinë e par hyn: Kushtetuta, Kodet civile apo tregtare, ligjet, vendimet dhe udhëzimet e Qeveris etj.
  • 15. Në anën tjetër, si burime ndërkombëtare të së drejtës private hyn: Traktatet apo marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare, p.sh projekti i Kodet Civil Evropian etj. Kodi është lloj më i gjerë i legjislacionit për një fushë të caktuar. P.sh kodi civil rregullon shumicën e të drejtave dhe detyrime në këtë fushë, shumë më shumë se sa një ligj specifik i fushës (ligji i kontratave). Kodi penal rregulloj shumicën e veprave dhe sanksioneve penale, më shumë se çdo ligj tjetër i kësaj natyre.
  • 16. Në shumicën e rasteve Kushtetuta rregullon fushat e të drejtës publike, siç janë: të drejtat dhe lirit e njeriut, ndarja e pushtetit, shteti i së drejtës etj. E drejta private e gjen vetën në mënyrë minore në dispozitat kushtetuese, (p.sh instituti i pronësisë). Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e drejta e pronës është e mbrojtur në mënyrë eksplicite në nenin 46.
  • 17. Neni 46 paragrafi 3 Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet
  • 18. Neni 46 paragrafi 4 Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.
  • 19. Pas luftës së dytë botërore kërkesa të reja shtyjnë drejt njësimit të të drejtës private. Në vitin 1963 në SHBA adoptohet Kodi i Njësuar Tregtar. Kurse në Evropë mardhëniet midis njësimit të tregut dhe të drejtës private, do të realizohen nga Traktati i Romës i vitit 1957 i krijuar nga Komiteti Ekonomik Evropian.
  • 20. Ligjet hyjnë në fuqi pas miratimit të tyre nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimit nga ana e Presidentit dhe shpalljes në gazetën zyrtare. Nëse në ligj nuk është paraparë ndryshe, hyrja në fuqi bëhet 15 dit pas shpalljes në gazetën zyrtare, neni 80(6) i Kushtetutes. P.sh Kodi Penal eështë miratuar në Prill 2012 kurse ka hyrë në fuqi me 1 janar 2013.
  • 21. Pas hyrjes së ligjit në fuqi ose pjesë tjetër e legjislacionit, të gjithë janë të detyruar që ta zbatojnë apo respektojnë. Mosnjohja e ligjit nuk e përjashton nga përgjegjësia askënd. Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë.
  • 22. Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë marrë ligjin. Nose Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë.
  • 23. Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merrasnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.
  • 24. Interpretimi nënkupton dhënien e kuptimit të drejtë normës juridike. Interpretimi zakonisht bëhet nga ata të cilët t zbatojnë ligjin. Kemi disa lloje të interpretimeve, si psh: interpretimi logjik, gjuhësor, analogjik, qëllimor, historik, shkencor etj.
  • 25. Interpretimi logjik nënkupton dhënien e kuptimit të drejtë normës juridike përmes logjikës. Interpretimi analogjik- paraqet mënyrën të rëndësishme të interpretimit në kuptimin e gjerë, me anë të së cilës plotësohen zbrazëtirat juridike, pra interpretimi sipas ngjashmërisë.
  • 26. Interpretimi qëllimor (teleologjik) ka për detyrë të vërtetoj qëllimin e normës dhe të caktojë më së miri kuptimin i cili i përgjigjet qëllimit të normës dhe së drejtës në përgjithësi. Andaj emërtimi i këtij interpretimi ka origjinë greke telos-qëllim. Interpretimi historik luan rol të rëndësishëm, sepse normat juridike kanë momentin e krijimit, zhvillimit në kushte të caktuara shoqërore historike dhe si të tilla edhe herë pas here interpretohen në kushtet apo rrethanat e krijimit të tyre.
  • 27. Subjekt të së drejtës janë personat fizik dhe juridik. Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime civile, brenda kufijve të caktuar me ligj. Zotësia juridike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Si zotësi juridike përcaktohet aftësia e njeriut për të qenë titullar i të drejtave dhe detyrimeve.
  • 28. Çdo person fizik ka të drejtën dhe detyrimin të ketë emrin dhe mbiemrin e tij që i vihen sipas ligjit. Personi, të cilit i mohohet e drejta e përdorimit të tyre ose cënohet nga përdorimi që të tjerët i bëjnë padrejtësisht, mund të kërkojë në gjykatë përdorimin e emrit ose të mbiemrit të vet, pushimin e cenimit, si dhe shpërblimin e dëmit përkatës.
  • 29. Banimi është vendi ku personi, për shkak të punës apo të shërbimit të përhershëm, të ndodhjes së pasurisë apo të realizimit të interesave të veta, qëndron zakonisht ose të shumtën e kohës. Çdo person madhor ka të drejtë të caktojë lirisht vendbanimin e tij. I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, ka për banim atë të prindërve të tij. Kur prindërit kanë banime të ndryshme, fëmija e tyre nën katërmbëdhjetë vjeç ka për banim atë të prindit pranë të cilit jeton.
  • 30. Vendqëndrimi i personit është vendi ku ai ndodhet për të kryer punë ose detyra të caktuara, për të vazhduar një shkollë ose kurs të caktuar, për t’u mjekuar, për të vuajtur një dënim penal, dhe për raste të tjera të kësaj natyre.
  • 31. Zotësia për të vepruar është aftësi e subjektit për të kryer veprime juridike, me anë të të cilave fiton të drejta ose merr përsipër obligime. Zotësia juridike i përket çdo qenie njerëzore nga momenti i lindjes kurse zotësia për të vepruar nënkupton një qenie njerëzore e aftë për të realizuar interesat e veta e cila fitohet me arritjen e moshës madhore.
  • 32. Veprimet e caktuara juridike mund t’i lejohen edhe një të mituri. P.sh një 16 vjeçari, pasi të jetë vërtetuar pjekuria e tij/sajë psikike dhe fizike mund të lejohet nga Gjykata që të lidh martesë. I mituri fiton të drejta dhe merr për sipër detyrime nëpërmjet atyre që janë përfaqësuesit e tij ligjor. Përfaqësues ligjor të miturit janë prindërit ose në mungesë të prindërve kujdestari i caktuar nga Gjykata.
  • 33. Pronësia është e drejta e tërësishme në një send. Pronari mund të disponojë me sendin sipas dëshirës së tij, veçanërisht atë ta posedojë dhe ta përdorë, me atë të disponojë dhe të tjerët t’i përjashtojë nga çfarëdo ndikimi, nëse nuk kundërshtohet nga ligji ose nga të drejtat e një të treti. Pronësia intelektuale i nënshtrohet rregullave të posaçme.
  • 34. Kurse në anën tjetër, si pronë private konsiderohet ajo pronë e cila i takon dhe menaxhohet çoftë nga personit fizik apo juridik. Titullari i pronës private gëzon të drejtën ligjore që të shfrytëzoj pronën private konformë vullnetit dhe nevojave të tij. P.sh ta mbaj në shfrytëzim për vete, ta shes, japë me qira, dhuroj etj.
  • 35. Prona mund të ndahet në dy kategori të caktuara: Prona publike dhe Prona Private Prona publike mund të quhen të gishta ato prona/pasuri të cilat i takojnë dhe menaxhohen nga shteti. P.sh bregdeti, plazhi, liqeni, lumenjtë, autostradat, malet, bjeshkët, minierat etj. Pra, pronë ose pasuri publike, konsiderohen të gjitha ato sende që ju shërbejnë nevojave të të gjithë personave dhe e cila shfrytëzohet vetëm për interes të përgjithshëm.
  • 36. Përkufizimi i sendit është relativ. Nëse ju referohemi kodeve civile më të vjetra si: Kodi Civil Gjerman, Austriak, Slloven, i Shqipërisë etj vihet re se përkufizimi i sendit nuk është i njëjtë. Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore i Republikës së Kosovës, në nenin 8, sendin e përkufizon në këtë mënyrë: ‘’Sende konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmeritë dhe të drejtat jotrupore’’
  • 37. Neni 9 Sendi i luajtshëm 1. Sendet e luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin 2. Sendet fizike që nuk janë trupore, siç janë drita ose energjia janë pasuri jotrupore (të paprekshme)
  • 38. Neni 10 Paluajtshmëria 1. Paluajtshmëria është një pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore, e cila është e kufizuar ose mund të kufizohet. Paluajtshmëria përfshinë pasuritë natyrore nëntokësore, bimët me rrënjë nën tokësore dhe objektet tjera të lidhura me bazament tokësor.
  • 39. Neni 11 Të drejtat jotrupore Të drejtat jotrupore janë të drejtat sendore të kufizuara që përfshijnë, kërkesën për të kërkuar nga një person tjetër kryerjen e një veprimi të caktuar, posaçërisht pagesën e të hollave.
  • 40. Neni 12 Pasuritë e përbashkëta 1. Pasuritë e përbashkëta si ajri dhe ujë nuk mund të jenë objekt i pronësisë apo i të drejtave sendore të kufizuara të ndonjë personi ose objekt i punëve juridike. 2. Çdo person mund ti përdorë pasurit e përbashkëta brenda kufizimeve të parapara me ligj.
  • 41. Sendi i cili mund të bartet nga një titullar tek tjetri, juridikisht konsiderohet send i luajtshëm. Ndërsa si send jashtë qarkullimit konsiderohen ato sende të cilat nuk mund të jenë objektë i ndonjë të drejte sendore sepse janë në funksion të nevojave të interesit të përgjithshëm. P.sh. lumi, oqeani, deti etj.
  • 42. Kosova ka ekonomi të lirë të tregut. Kjo nënkupton se qarkullimi i sendeve jo vetëm që duhet me qenë i lirë, por kërkohet edhe vënia në qarkullim e sendeve pa kurrfarë kufizimi. Mirëpo, me ligj është kufizuar qarkullimi i sendeve të caktuara. P.sh sot në Kosovë kanë qarkullim të kufizuar armët, mallrat e rrezikshme kimike, biologjike, narkotikët etj.
  • 43. Sende të konsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat me një të përdorur konsumohen ose dukshëm zvogëlohet vlera apo sasia e tyre. Ndërsa, sende të pakonsumueshme janë të gjitha ato të cilat nuk harxhohen me një përdorim.
  • 44. Sende i zëvendësueshëm, është ai send, që në vend të të cilit mund të vijë një send tjetër i ngjashëm, me veti dhe cilësi të njëjta. Ndërsa send i pazëvendësueshëm është ai send në vend të të cilit nuk mund të vijë një send tjetër i cili e zëvendëson për nga cilësia dhe vlera e tij. P.sh piktura.
  • 45. Paraja konsiderohet si send i luajtshëm, zëvendësueshëm, konsumueshëm etj. Paraja është mjetë i qarkullimit juridik dhe ekonomik, sepse ajo është vlerë e sendeve. Paraja si send është i karakterit universal, sepse ajo shërben për përcaktimin e vlerës së çdo sendi.
  • 46. Edhe letra me vlerë është objekt i të drejtës së pronësisë. Letra me vlerë ka cilësinë e sendit. Letra me vlerë mund të përcaktohet një dokument i caktuar, punë juridike. Letra me vlerë është dokument i shkruar, që përmbanë vlerë pasurore, poseduesi i të cilit me prezantimin e vetë letrës me vlerë, mundë të realizoj ndonjë të drejtë që është e shënuar në të. P.sh çeqet.
  • 47. Detyrimet janë marrëdhënie juridike ndërmjet kreditorit dhe debitorit. Fjala detyrim paraqet kuptimin e fjales latine ‘obligatio’. E drejta e detyrimeve është e drejtë pozitive, e cila paraqet tërësinë e normave juridike që i rregullojnë marrëdhëniet e detyrimeve. Në marrëdhëniet e detyrimeve subjekte juridik janë kreditori dhe debitori.
  • 48. Lëndë e së drejtës së detyrimeve është vetë detyrimi. Zhvillimi i të drejtës së detyrimeve lidhet ngushtë me zhvillimin e marrëdhënieve mall-para. E Drejta e Detyrimeve ndahet në dy pjesë; pjesa e përgjithshme dhe e veçantë.
  • 49. Në pjesën e përgjithshme hynë: nicioni, elementët, karakteristikat e detyrimeve, burimet e detyrimeve, shkaktimi i dëmit, pasurimi i pabazë etj. Në pjesën e veçantë hynë rregullat të cilat i përkasin llojeve të veçanta të kontratave.
  • 50. E drejta e detyrimeve si degë e së drejtës, ka lëndën e veçantë të studimit, pra marrëdhëniet juridike të detyrimeve. Mirëpo, e drejta e detyrimeve ka marrëdhënie të ngushta me të drejtën ekonomike, trashëgimore, familjare, civile etj.
  • 51. Burimet e të drejtës së detyrimeve ndahen në dy grupe: formale dhe materiale. Në burimet formale të së drejtës së detyrimeve hyjnë: Kushtetuta dhe Ligji për Detyrimet e Kosovës. Ligji i Detyrimeve është burimi më i rëndësishëm formal për të drejtën e detyrimeve.
  • 52. Burime materiale janë ato fakte juridike relevante, me të cilat mund të krijohet mardhënia e detyrimeve, të ndryshohet dhe të shuhet. Faktet juridike duhet të jenë të mbështetura në ligj (ex lege) dhe të mos jenë kundër ligjit (contra lege). Këto fakte janë: Kontrata, shkaktimi i dëmit, pasurimi i pabazë, shprehja e njëanshme e vullnetit
  • 53. Për të qenë e plotfuqishme, çdo marrëdhënie e detyrimit duhet të ketë veti të caktuara. Këto veti janë: detyrimi të jetë i mundshëm, i caktuar dhe i lejuar. Detyrimi është i mundshëm nëse debitori detyrohet për diçka që është e mundshme t behet. Detyrimi është i lejueshëm nëse është në pajtim me rregullat kushtetuese, ligjore dhe normat e moralit shoqëror.
  • 54. Detyrimi është i caktuar atëherë kur kreditori dhe debitori e dinë se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre në ato marrëdhënie juridike. Në të drejtën e detyrimeve, kontrata zënë vendin më të rëndësishmen mes kreditorit dhe debitorit.
  • 55. Karakteristikat e detyrimeve janë: detyrimet janë marrëdhënie juridike, detyrimet janë marrëdhënie ndërmjet subjekteve të caktuar, detyrimet janë marrëdhënie me përmbajtje të caktuar, kanë vlerë të caktuar pasurore dhe marrëdhëniet e detyrimeve janë me karakter relativ.
  • 56. Marrëdhëniet me karakter juridike nënkupton, se ato janë të rregulluara në mbështetje të rregullave juridike. Karakteri juridik i marrëdhënieve të detyrimeve nenkupton që, marrdhëdhëniet e krijuara ndërmjet pjesëmarrësve jo vetëm që është rregulluar sipas së drejtës, por edhe gëzojnë mbrojtje juridike ose sanksion juridik.
  • 57. Mjet tipik për mbrojtën e detyrimeve është padia civile, me të cilën kreditori kërkon të vërtetohet ekzistimi i së drejtës së tij në marrëdhëniet e detyrimeve, me të cilën urdhërohet debitori në afatin e caktuar të përmbush detyrën e vet ndaj kreditorit. Mjete të tjera juridike janë: kundërshtimi dhe kthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum).
  • 58. Marrëdhëniet e detyrimeve, gjithnjë kanë subjektet e caktuara, të cilat njihen si kreditor dhe debitor. Në këtë marrëdhënie duhet gjithmonë të ekzistojnë së paku dy subjekte të caktuara.
  • 59. Përmbajtja e detyrimeve nënkupton të drejtat dhe detyrimet e caktuara mes kreditorit dhe debitorit. P.sh në kontratën për qira, qiradhënësi i din të drejtat e tij ndërsa në anën tjetër edhe qiramarrësi i din obligimet e veta.
  • 60. Me detyrime krijohen marrëdhënie ndërmjet dy subjekteve të caktuara, kreditorit dhe debitorit. Kjo marrëdhënie parimisht nuk ka efekt ndaj personave të tretë. Theksohet se çdo marrëdhënie e detyrimeve ka karakter inter partes.
  • 61. Kontrata është marrëveshje e dy a më shumë personave që kanë për qëllim të krijojnë, të ndryshojnë ose të shuajnë një marrëdhënie të detyrimit. Kontrata është burimi kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve të detyrimeve. Sipas nenit 15 të ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës.
  • 62. Kontrata hyn në grupin e punëve juridike të dyanshme. Kontrata është instrument juridik, me të cilin krijohen detyrime me vullnetin e palëve kontraktuese. Fusha e zbatimit të kontratës është e gjerë. Kontratat zbatohen në të gjitha degët e së drejtës, me përjashtim të drejtën penale.
  • 63. Parimet themelore të së drejtës kontraktore janë: liria e kontraktimit dhe parimi i konsensualizmit. Liria e kontraktimit është njëri ndër parimet themelore të së drejtës kontraktore. Parimi i lirisë së kontraktimit paraqetë mundësi për pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve, që me vullnetin e tyre të lirë t’i rregullojnë marrëdhëniet e tyre reciproke juridike të detyrimeve.
  • 64. Ky parim nënkupton: Që çdo subjekt i së drejtës të vendosë lirshëm, që të lidhë apo të mos lidhë kontratën e caktuar; Që çdo subjekt i së drejtës të zgjedhë lirisht peronin me të cilin do të lidhë kontratën e caktuar; Që çdo subjekt i së drejtës të caktojë lirisht përmbajtjen e kontratës Që subjekte e së drejtës të vendosin lirisht për mënyrën e ndërrimit dhe shuarjes së kontratës.
  • 65. Parimi i konsensualizmit do të thotë se kontrata mund të lidhet thjeshtë në bazë të vullnetit të palëve kontraktuese, pa pasur nevojë për përmbushjen e formës së caktuar. Në bazë të këtij parimi kontrata lidhet duke u mbështetur në bona fides-në mirëbesim.
  • 66. Kontrata e lidhur mes palëve me vullnetin e lirë dhe duke respektuar formën dhe kushtet e përcaktuara, ajo duhet edhe të zbatohet. Ajo duhet respektuat duke u bazuar në parimin pacta sund servanda-kontrata është ligj për palët. Liria e kontraktimit për subjektet e së drejtës nuk është e pakufizuar.
  • 67.
  • 68. Neni 18 Shprehja e vullnetit Vullneti për ta lidhur kontratën mund të shprehet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij. Shprehja e vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.
  • 69. Neni 20 Negociatat Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret kurdo që të dëshirojë.
  • 70. Neni 12.2 i Ligjit për Mardhëniet e Detyrimeve Kontratat komerciale janë kontrata të lidhura nga subjektet komerciale ndërmjet tyre. Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet aprovimi i personit të tretë, ky pëlqim mund të jepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si aprovim, po qe se me ligj nuk është parashikuar diç tjetër.
  • 71. Neni 33 Parakontrata Parakontrata është kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata tjetër kryesore. Parakontrata detyron, në qoftë se i përmban elementet thelbësore të kontratës kryesore. Me kërkesën e palës së interesuar, gjykata do ta urdhërojë palën tjetër që refuzon lidhjen e kontratës kryesore ta bëjë këtë brenda afatit të cilin do t`ia caktojë.
  • 72. Lidhja e kontratës kryesore mund të kërkohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga skadimi i afatit të parashikuar për lidhjen e saj, e në qoftë se ky afat nuk është parashikuar, atëherë prej ditës kur sipas natyrës së punës dhe rrethanave konkrete, kontrata është dashur të lidhet. Parakontrata nuk detyron në qoftë se rrethanat, prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq sa që nuk do të lidhej fare po të ekzistonin rrethanat e tilla në atë kohë.
  • 73. Neni 35 Kontrata nule Kur objekti i detyrimit është i pamundur, i palejueshëm, i pacaktuar ose i cili nuk mund të caktohet, kontrata është absolutisht e pavlefshme. Objekti i detyrimit është i palejueshëm, në qoftë se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
  • 74. Neni 39 Baza e lejueshme Secili detyrim kontraktues duhet të ketë bazën e lejueshme. Baza është e palejueshme në rast se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë. Konsiderohet se detyrimi ka bazë, edhe në rast se kjo nuk është e shprehur. Në rast se nuk ka bazë ose baza është e palejueshme, kontrata është nul dhe absolutisht e pavlefshme.
  • 75. Neni 40 Motivet për lidhjen e kontratës Motivet nga të cilat është lidhur kontrata nuk ndikojnë në plotfuqishmërinë e saj. Megjithatë, ne qoftë se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht që një nga kontraktuesit të vendosë lidhjen e kontratës dhe në qoftë se këtë gjë kontraktuesi tjetër e ka ditur ose është dashur ta dinte, kontrata do të jetë pa efekt.
  • 76. Për lidhjen e kontratës së vlefshme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar që kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate. Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të lidhë vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji. Kontratat e tjera të këtyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e përfaqësuesit ligjor, por mund të fuqizohen me aprovimin e mëvonshëm të të njëjtave.
  • 77. Në qoftë se pala kontraktuese ose ndonjë i tretë me kanosje të palejueshme ka shkaktuar frikësim të bazuar te pala tjetër, kështu që kjo për këtë arsye e ka lidhur kontratën, pala tjetër mund të kërkojë që kontrata të anulohet. Frika konsiderohet e bazuar në qoftë se nga rrethanat shihet se nga rreziku serioz është cenuar jeta trupi ose ndonjë e mirë tjetër e rëndësishme e palës kontraktuese ose e personit të tretë.
  • 78. Lajthimi është thelbësor, në qoftë se ka të bëjë me elementet thelbësore të objektit, me personin me të cilin lidhet kontrata, në qoftë se lidhet duke marrë parasysh këtë person, si dhe me rrethanat të cilat sipas dokeve që praktikohen ose sipas qëllimit të palëve, konsiderohen vendimtare, ndërsa pala që është në lajthim nuk do ta lidhte përndryshe kontratën me përmbajtje të tillë.
  • 79. Pala e cila është në lajthim mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata për shkak të lajthimit thelbësor, përveç nëse gjatë lidhjes së kontratës nuk ka vepruar me kujdesin që kërkohet në qarkullim. Mashtrimi Pala që ka lidhur kontratë duke qenë e mashtruar, ka të drejtë që të kërkojë shpërblim për dëmin e pësuar.
  • 80. Kontrata fiktive nuk ka efekt juridik ndërmjet palëve kontraktuese. Në qoftë se kontrata fiktive fsheh ndonjë kontratë tjetër, atëherë kjo e dyta është e vlefshme, nëse janë plotësuar kushtet për vlefshmërinë e saj e saj juridike. Fiktiviteti i kontratës nuk mund të theksohet ndaj personit të tretë.
  • 81. Trashëgimia është kalimi me ligj ose në bazë të testamentit i pasurisë (trashëgimit) së personit të vdekur (trashëgimlënësit) tek një ose më shumë persona (trashëgimtarët), sipas rregullave të caktuara me ligj. Objekti i trashëgimit Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve.
  • 82. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë. Trashëgimia ligjore në përgjithësi Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, ose ka lënë testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm.
  • 83. Kur trashëgimlënësi nuk ka trashëgimtar, e drejta për të trashëguar kalon në komunë, e cila fiton pozitë të njejtë sikurse me qenë trashëgimtar i trashëgimlënësit dhe kjo nuk mund të heqë dorë nga trashëgimia. Trashëgimtarë ligjorë janë: fëmijët e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, bashkëshorti, prindërit, vëllëzërit e motrat dhe pasardhësit e tyre, gjyshi e gjyshja dhe pasardhësit e tyre.
  • 84. Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi. I adoptuari dhe pasardhësit e tij ndaj adoptuesit kanë të drejta të njëjta trashëgimore sikurse fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij.
  • 85. Testament do të thotë shprehje e vullnetit të fundit e dhënë në formën e paraparë me ligj, me të cilin trashigimlënësi (testatori) urdhëron si të veprohet me pasurinë e tij pas vdekjes së tij. Zotësia për të përpiluar testament Testament mund të bëjë çdo person që ka zotësi për të vepruar dhe i cili i ka mbushur 18 vjet. Testament mund të bëjë edhe personi që ka zotësi për të vepruar e i ka mbushur 16 vjet dhe është i martuar.
  • 86. Vlefshmëria e testamentit nuk preket nëse testatori humb zotësinë për të vepruar pas përpilimit të testamentit. Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e përpilimit (bërjes) së testamentit nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament.
  • 87. Testamentit është i pavlefshëm nëse është bërë me kanosje, shtrëngim ose mashtrim. Disponimet me testament janë të pavlefshme edhe kur ekziston lajthimi mbi shkaqet që kanë shtyrë trashëgimlënësin që t’i bëjë këto disponime. Në qoftë se vetëm disa dispozita të testamentit janë bërë me kanosje ose me shtrëngim, për shkak të mashtrimit ose në lajthim , atëherë vetëm këto dispozita konsiderohen të pavlefshme.
  • 88. Nulimin e testamentit për shkak të paaftësisë së testatorit për të vepruar ose për shkak se testatori nuk ka pasur moshë madhore, si dhe nulimin e testamentit ose të disa dispozitave të tij për shkak të kanosjes ose shtrëngimit, mashtrimit ose lajthimit, mund ta kërkojë vetëm personi që ka interes juridik, brenda afatit prej një viti nga dita kur ka marrë dijeni se ekzistojnë shkaqet e pavlefshmërisë, e më së largu 10 vjet nga shpallja e testamentit.
  • 89. Afati prej një viti nuk mund të fillojë para se të shpallet testamenti. Nulimi i testamentit ndaj personit me keqbesim mund të kërkohet 20 vjet pas shpalljes së testamentit.
  • 90. Testamenti është i vlefshëm në qoftë se testatori e ka shkruar atë, datuar dhe nënshkruar me dorën e vet ose ka vënë gishtin e vet Testamenti me shkrim në praninë e dëshmitarëve Testatori që di të shkruajë e të lexojë mund të bëjë testamentin duke nënshkruar me dorë dokumentin pa marrë parasysh kush e ka përpiluar, në praninë e dy dëshmitarëve që e kuptojnë gjuhën e testamentit, duke deklaruar para tyre se testamenti është i tij.
  • 91. Dëshmitarët nënshkruhen në vetë testamentin dhe është e dobishme të shënohet cilësia e tyre si dëshmitarë. Testamenti Gjyqësore Testamentin mund t’ia përpilojë testatorit sipas kërkesës së tij gjyqtari i gjykatës Kompetente.
  • 92. Testatori mund t’ia besojë për ruajtje gjykatës kompetente testamentin e bërë me dorën e vet, testamentin me shkrim në prani të dëshmitarëve ose testamentin gjyqësor në zarf të hapur ose të mbyllur. Gjykata bën një procesverbal për testamentin që ka marrë, kurse vetë testamentin e vendos në një zarf të veçantë, të cilin e vulos dhe e ruan në gjykatë.
  • 93. Kur bëhet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve dhe testamenti gjyqësor dëshmitarë duhet të jenë personat madhorë, të cilëve nuk u është hequr zotësia për të vepruar dhe që dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të kuptojnë gjuhën e testamentit. Nuk mund të jenë dëshmitarë kur përpilohet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve dhe testamenti gjyqësor, as të përpilojnë testamentin sipas tregimit të testatorit personat me cilësinë e gjyqtarit, pasardhësit e testatorit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, parardhësit e tij, prindërit e tij adoptues, personat e tij në gjini ne vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, bashkëshortët e të gjithë këtyre personave dhe bashkëshorti i testatorit.
  • 94. Testatori mund të deklarojë vullnetin e tij të fundit me gojë para dy dëshmitarëve, vetëm në qoftë se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme nuk është në gjendje të bëjë testamentin me shkrim. Kur bëhet testamenti me gojë dëshmitarë mund të jenë vetëm ata personat që mund të jenë dëshmitarë kur bëhet testamenti gjyqësor, por nuk janë domosdoshmërisht të detyruar të dinë të shkruajnë e të lexojnë.
  • 95. Testatori mund të ngarkojë me ndonjë detyrim personin të cilit i lë ndonjë përfitim nga pasuria trashëgimore. Kushtet dhe barrët e pamundshme, të palejuara dhe jomorale, si dhe ato që janë të pakuptueshme ose kontradiktore, konsiderohen sikur nuk ekzistojnë.
  • 96. Dispozitat e testamentit interpretohen sipas qëllimit të vërtetë të testatorit. Në rast dyshimi duhet përmbajtur asaj që është më e përshtatshme për trashëgimtarin ligjor ose për personin që i është ngarkuar me testament ndonjë detyrim.
  • 97. Trashëgimlënësi mund të revokojë kurdoherë testamentin në tërësi ose pjesërisht në njërën nga format e parapara me ligj për përpilimin e testamentit. Trashëgimlënësi mund të revokojë testamentin me shkrim dhe me asgjësimin e dokumentit.
  • 98. Nuk mund të trashëgojë personi i padenjë për të trashëguar. I padenjë për të trashëguar është ai person që: a) Me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij; b) Ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre penale për të cilën parashikohet dënim me heqje lirie;
  • 99. c) Me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin të bëjë, të ndryshojë ose të shfuqizojë testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rremë ose e ka përdorur atë për interesa të tij apo të të tjerëve; d) Është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë poshtëruese dhe e ka keqtrajtuar atë; e) Nuk e ka përmbushur detyrimin për të mbajtuar apo ndihmuar trashëgimlënësin.
  • 100. Trashëgimlënësi ka të drejtë të falë personin e padenjë për ta trashëguar, me kusht që falja të bëhet shprehimisht me testament, ose kur faljen, ndonëse nuk është bërë shprehimisht, trashëgimlënësi ka shënuar në testament se e ka njohur padenjësinë dhe megjithatë e cakton atë si trashëgimtar.
  • 101. Trashëgimtari mund të heq dorë nga trashëgimi me deklaratë të dhënë pranë gjykatës gjersa të përfundojë seanca mbi trashëgimin. Heqja dorë vlen edhe për pasardhësit e atij që ka hequr dorë, përveç nëse shprehimisht ka deklaruar se hequr dorë vetëm në emër të vet. Trashëgimtari, i cili ka hequr dorë në emër të vet konsiderohet sikur të mos ketë qenë trashëgimtar. Në qoftë se për trashëgim kanë hequr dorë të gjithë pasardhësit të cilët i takojnë radhës me të afërt të trashëgimisë në çastin e vdekjes të trashëgimlënësit, në trashëgim thirren pasardhësit e radhës pasuese të trashëgimit.