DETYRE KURSI :E DREJTE CIVILE
DHE TREGTARE
MASTER NE TE DREJTE
SHKENCASH :E DREJTE CIVILE
DHE TREGTATE
PEDAGOGU :DR.DONILA PIPA
PUNOI:IVANA PALUCA
KUSHTETUTA
• Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një
vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të
shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje
me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende,
kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statutI
themeltar.
• Kushtetuta e Britanisë së Madhe, ndërkaq, nuk
është e kodifikuar në një dokument, por përfshin një
sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të
pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit
të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por
tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të
pamundshëm në realitet.
BAZAT KUSHTETUESE
• Substanca e kushtetutës britanike bazohet në dy parime: Rule of Law, që
nënkupton detyrimin e veprimit shtetëror ndaj ligjit dhe sovranitetin e
parlamentit. Rule of Law i mbron qytetarët nga veprimi arbitrar i shtetit
dhe e detyron parlamentin t'u japë formë ligjore kompetencave të pushtetit
të qeverisë. Ligjet mund të hiqen apo të ndryshohen me një shumicë të
thjeshtë në parlament. Për ndryshimin e kushtetutës nuk janë të nevojshme
shumica të veçanta, sepse nuk ekziston një dokument kushtetues. "Realiteti
kushtetues" që shprehet në gjendjen e legjislacionit, në këtë mënyrë është
lehtësisht i ndryshueshëm dhe i përkulshëm.
• Praktikën e zhvillimit të përkulshëm të kushtetutës e thjeshton tradita e
drejtësisë angleze. Ajo bazohet në të drejtën e zakonit (common law ).
Kriter kryesor i kësaj të drejte është bazimi i gjyqësorit në rastet precedente,
pra në vendimet shembull, të cilat mund të përdoren për zgjidhjen e rasteve
të reja dhe të cilat mund të zhvillohen më tej përmes ligjeve të reja.
Pikënisje për vendimet juridike është përherë rasti konkret dhe jo një
rregullë e përgjithshme.
BAZAT KUSHTETUESE
• Përshtatja e ligjeve dhe e institucioneve të vendit gjatë shekujve u
mundësua duke iu falënderuar traditave angleze juridike dhe
kushtetuese pa ndryshime të mëdha sipërfaqësore. Thënia se
Britania e Madhe në një masë të madhe është e lidhur me traditën e
saj historike shpesh bazohet në vështrimin sipërfaqësor të këtij
kontinuiteti formal. Roli i monarkisë në politikën britanike apo në
atë të parlamentit, për t`i përmendur vetëm dy shembuj të
rëndësishëm, përkundër këtij kontinuiteti ka ndryshuar në mënyrë
dramatike gjatë shekujve të fundit.
• Shtylla e dytë kryesore, përveç referimit të veprimit shtetëror në
ligje, është sovraniteti i parlamentit. Parlamenti miraton ligjet dhe
kontrollon ligjvënien, ndërsa vetë nuk bazohet në një tekst
kushtetues të mbirenditur. Parlamenti, e jo populli është
kushtetutëvënës. Nuk ekziston gjykata kushtetuese, e cila të ketë
mundësinë e revshikimeve të vendimeve të parlamenteve.Ekzistenca
e saj nuk mund të mendohet pa një dokument kushtetues.
• Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht:
United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e
njohur si Mbretëria e Bashkuar,ose Britania është një vend ishullor i
pavarur i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës
kontinentale.
• Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës
Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-
lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore
është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me
Irlandën).Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga
Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës.
• Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në
Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II
është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe
Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së
Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të
PERBERJA E BRITANISE SE MADHE
• Britania e Madhe ka katër njësi shtetërore dhe në
nivel të tyre bëhet administrimi i mbretërisë
përderisa në nivel qëndror shqyrtohen çështjet që
kanë të bëjnë me marrëdhëniet e jashtme dhe disa të
drejta për punë të brendshme që kanë të bëjnë me
rregullimin e marrdhënieve ndërshtetërore të
njësive të saj.
• Anglia
• Skocia
• Irlanda Veriore
• Uellsi
MBRETERIA E BASHKUAR
SOVRANITETI I PARLAMENTIT
• Kushtetutat e shteteve demokratike zakonisht përcaktojnë ushtrimin e pushtetit të shtetit
nga populli, pra sovranitetin e popullit. Si shpjegohet atëherë veçoria britanike e
sovranitetit të parlamentit dhe çfarë rëndësie praktike ka ajo sot? Sovraniteti i parlamentit
u arrit në të ashtuquajturin Glorious Revolution (Revolucioni i Lavdishëm)të viteve
1688/89. Ajo shënon fundin e konfliktit mes dinastisë sunduese katolike të Stuartëve dhe
parlamentit protestant. Miratimi për ndërrimin e Stuartëve dhe për vendosjen në pushtet
të protestantit Wilhelm III i Oranisë dhe të gruas së tij Maria u dha nga parlamenti me një
sërë kushtëzimesh kushtetuese në dobi të tij. Ky katalog lirie, i ashtuquajturi Bill of Rights i
vitit 1689, i cili i dha fund sundimit absolutist në Britaninë e Madhe dhe themeloi
monarkinë kushtetuese, i jep parlamentit të drejtat e lirisë (zgjedhjet e lira, të drejtën e
lirisë së fjalës, të drejtën e taksave).
• Edhe pse në shek. XIX dhe XX, e drejta e përgjithshme, e barabartë, e lirë dhe fshehtë e
zgjedhjes u realizua nga Partia Liberale, më saktë, nga partia parardhëse e saj Whigs si
rezultat i kërkesave politike të borgjezisë, punëtorisë dhe lëvizjes së grave (sufragetet),
pozita kushtetuese e parlamentit nuk ndryshoi aspak. Qytetarët britanikë formalisht
mbetën të sunduar nga mbretëresha dhe asnjëherë nuk u bënë bartës së pushtetit të shtetit.
Në Britaninë e Madhe, ndryshe nga Evropa kontinentale, asnjëherë nuk pati revolucione
qytetare apo sociale apo lëvizje të tjera, të cilat do të rrëzonin apo të paktën do të detyronin
një dokument kushtetues, i cili do t'i jepte karakter kushtetues sovranitetit të popullit (...).
BIBLOGRAFIA
• http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkur
s4/GB/regierungssystem.htm#1
• http://www.gjiganti.com/emigranti/angli/angli
a.html

Detyre kursi

  • 1.
    DETYRE KURSI :EDREJTE CIVILE DHE TREGTARE MASTER NE TE DREJTE SHKENCASH :E DREJTE CIVILE DHE TREGTATE PEDAGOGU :DR.DONILA PIPA PUNOI:IVANA PALUCA
  • 2.
    KUSHTETUTA • Kushtetuta ështëligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statutI themeltar. • Kushtetuta e Britanisë së Madhe, ndërkaq, nuk është e kodifikuar në një dokument, por përfshin një sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të pamundshëm në realitet.
  • 3.
    BAZAT KUSHTETUESE • Substancae kushtetutës britanike bazohet në dy parime: Rule of Law, që nënkupton detyrimin e veprimit shtetëror ndaj ligjit dhe sovranitetin e parlamentit. Rule of Law i mbron qytetarët nga veprimi arbitrar i shtetit dhe e detyron parlamentin t'u japë formë ligjore kompetencave të pushtetit të qeverisë. Ligjet mund të hiqen apo të ndryshohen me një shumicë të thjeshtë në parlament. Për ndryshimin e kushtetutës nuk janë të nevojshme shumica të veçanta, sepse nuk ekziston një dokument kushtetues. "Realiteti kushtetues" që shprehet në gjendjen e legjislacionit, në këtë mënyrë është lehtësisht i ndryshueshëm dhe i përkulshëm. • Praktikën e zhvillimit të përkulshëm të kushtetutës e thjeshton tradita e drejtësisë angleze. Ajo bazohet në të drejtën e zakonit (common law ). Kriter kryesor i kësaj të drejte është bazimi i gjyqësorit në rastet precedente, pra në vendimet shembull, të cilat mund të përdoren për zgjidhjen e rasteve të reja dhe të cilat mund të zhvillohen më tej përmes ligjeve të reja. Pikënisje për vendimet juridike është përherë rasti konkret dhe jo një rregullë e përgjithshme.
  • 4.
    BAZAT KUSHTETUESE • Përshtatjae ligjeve dhe e institucioneve të vendit gjatë shekujve u mundësua duke iu falënderuar traditave angleze juridike dhe kushtetuese pa ndryshime të mëdha sipërfaqësore. Thënia se Britania e Madhe në një masë të madhe është e lidhur me traditën e saj historike shpesh bazohet në vështrimin sipërfaqësor të këtij kontinuiteti formal. Roli i monarkisë në politikën britanike apo në atë të parlamentit, për t`i përmendur vetëm dy shembuj të rëndësishëm, përkundër këtij kontinuiteti ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë shekujve të fundit. • Shtylla e dytë kryesore, përveç referimit të veprimit shtetëror në ligje, është sovraniteti i parlamentit. Parlamenti miraton ligjet dhe kontrollon ligjvënien, ndërsa vetë nuk bazohet në një tekst kushtetues të mbirenditur. Parlamenti, e jo populli është kushtetutëvënës. Nuk ekziston gjykata kushtetuese, e cila të ketë mundësinë e revshikimeve të vendimeve të parlamenteve.Ekzistenca e saj nuk mund të mendohet pa një dokument kushtetues.
  • 5.
    • Mbretëria eBashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar,ose Britania është një vend ishullor i pavarur i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. • Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri- lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën).Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës. • Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të
  • 6.
    PERBERJA E BRITANISESE MADHE • Britania e Madhe ka katër njësi shtetërore dhe në nivel të tyre bëhet administrimi i mbretërisë përderisa në nivel qëndror shqyrtohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e jashtme dhe disa të drejta për punë të brendshme që kanë të bëjnë me rregullimin e marrdhënieve ndërshtetërore të njësive të saj. • Anglia • Skocia • Irlanda Veriore • Uellsi
  • 7.
  • 8.
    SOVRANITETI I PARLAMENTIT •Kushtetutat e shteteve demokratike zakonisht përcaktojnë ushtrimin e pushtetit të shtetit nga populli, pra sovranitetin e popullit. Si shpjegohet atëherë veçoria britanike e sovranitetit të parlamentit dhe çfarë rëndësie praktike ka ajo sot? Sovraniteti i parlamentit u arrit në të ashtuquajturin Glorious Revolution (Revolucioni i Lavdishëm)të viteve 1688/89. Ajo shënon fundin e konfliktit mes dinastisë sunduese katolike të Stuartëve dhe parlamentit protestant. Miratimi për ndërrimin e Stuartëve dhe për vendosjen në pushtet të protestantit Wilhelm III i Oranisë dhe të gruas së tij Maria u dha nga parlamenti me një sërë kushtëzimesh kushtetuese në dobi të tij. Ky katalog lirie, i ashtuquajturi Bill of Rights i vitit 1689, i cili i dha fund sundimit absolutist në Britaninë e Madhe dhe themeloi monarkinë kushtetuese, i jep parlamentit të drejtat e lirisë (zgjedhjet e lira, të drejtën e lirisë së fjalës, të drejtën e taksave). • Edhe pse në shek. XIX dhe XX, e drejta e përgjithshme, e barabartë, e lirë dhe fshehtë e zgjedhjes u realizua nga Partia Liberale, më saktë, nga partia parardhëse e saj Whigs si rezultat i kërkesave politike të borgjezisë, punëtorisë dhe lëvizjes së grave (sufragetet), pozita kushtetuese e parlamentit nuk ndryshoi aspak. Qytetarët britanikë formalisht mbetën të sunduar nga mbretëresha dhe asnjëherë nuk u bënë bartës së pushtetit të shtetit. Në Britaninë e Madhe, ndryshe nga Evropa kontinentale, asnjëherë nuk pati revolucione qytetare apo sociale apo lëvizje të tjera, të cilat do të rrëzonin apo të paktën do të detyronin një dokument kushtetues, i cili do t'i jepte karakter kushtetues sovranitetit të popullit (...).
  • 9.