SlideShare a Scribd company logo
Planifikimi Hapësinor I Kosovës
Strategjia e zhvillimit hapësinor
2010-2020
Planifikimi hapësinor është planifikimi i hapësirës fizike e cila na rrethon: hapësira ku
janë të ndërtuara shtëpitë tona, hapësira në zonat urbane dhe rurale, hapësira në të
cilën janë vendet tona të punës, hapësirat e rrugëve, infrastrukturës dhe trashëgimisë
natyrore dhe kulturore.
Aktualisht, trendët e zhvillimeve në hapësirën e Kosovës nuk janë të volitshme. Ato
karakterizohen me probleme të mëdha të ndërtimeve të shumta ilegale, të cilat
shkaktojnë probleme në infrastrukturë dhe shërbimet i bëjnë më të shtrenjta.
Hapësira ka rëndësi kyçe për zhvillimin e një shoqërie, e cila ndikon në përcaktimin e
prioriteteve për investime, për të cilat nuk mund të vendoset brenda natës, prandaj,
konsiderojmë se është koha e fundit për fillimin e një procesi të tillë të planifikimit.
ROLI DHE BAZUESHMËRIA E PLANIT HAPËSINOR
Plani Hapësinor i Kosovës është dokument i cili duhet të promovojë interesat e
përbashkëta të banorëve të Kosovës, për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, me
qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës, por njëkohësisht edhe të mbrojë resurset,
trashëgiminë natyrore dhe kulturore.
Përpilimi i Planit Hapësinor të Kosovës ndihmon shtrirjen hapësinore të zhvillimeve, të
nivelit kombëtar, komunale e urbane, përpilimin e Strategjisë së Përgjithshme
Zhvillimore të Kosovës. Plani Hapësinor duhet të:
Udhëzojë sektorët dhe agjencitë e qeverisë në hartimin dhe implementimin e politikave
dhe vendimeve për investime publike të cilat kanë dimension të theksuar hapësinor ose
mund të ndikohen nga hapësira;
Udhëzojë aprovimin e politikave lidhur me investimet strategjike në infrastrukturë,
posaçërisht në transport dhe telekomunikime, pastaj politikave lidhur me vendosjen e
zhvillimit të industrisë, banimit, shërbimeve, zhvillimit rural, turizmit dhe trashëgimisë
natyrore e kulturore;
Përkrahë zhvillimin e balancuar në mes të zonave të zhvilluara dhe zonave me zhvillim
ekonomik më të ulët;
Përcaktojë lokacionet strategjike të cilat do t’i favorizonin jo vetëm zonat urbane por
dhe ato rurale;
Identifikojë rolin e qyteteve kryesore në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik dhe
kulturor të Kosovës;
Po ashtu, plani hapësinor duhet të jetë udhëzues në hartimin e planeve tjera
zhvillimore - komunale dhe lokale.
PROCESI I HARTIMIT TË PLANIT HAPËSINOR TË KOSOVËS
Korniza e procesit të planifikimit hapësinor e aprovuar në Korrik të vitit 2003, parasheh
proces të gjerë të pjesëmarrjes së aktorëve të ndryshëm gjatë hartimit të Planit
Hapësinor të Kosovës.
Sipas kësaj kornize procesi është i ndarë në 4 faza:
• KU JEMI – Sfidat e zhvillimit hapësinor;
• KU DËSHIROJMË TË SHKOJMË - Vizioni dhe caqet strategjike;
• SI TE SHKOJMË - Strategjia e zhvillimit hapësinor dhe
• SI TË BINDEMI SE KEMI ARRITUR – Monitorimi dhe evaluimi
Janë themeluar grupet punuese ndërministrore të përbëra nga zyrtarë përgjegjës të
sektorëve të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. Me punë të përbashkët në këto
grupe punuese janë përcaktuar çështjet dhe temat të cilat do t’i trajtojë plani hapësinor
dhe janë përfunduar raportet sektoriale të sektorëve të Qeverisë së Kosovës, të cilat
kanë shërbyer si bazë për përcaktimin e zhvillimeve në hapësirë të sektorëve përkatës.
PJESËMARRJA PUBLIKE
Në respektim të parimeve ndërkombëtare të rekomanduara me
ligj, e posaçërisht të Agjendës 21 dhe Agjendës së UN-HABITAT,
procesi tenton të përfshijë një numër sa më të madh të
pjesëmarrësve në fazën përgatitore për hartimin e Planit
Hapësinor.
Në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor, Plani Hapësinor është
plan multisektoral, i cili merr parasysh raportet dhe strategjitë e
sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Involvimi i të gjithë
pjesëmarrësve, të cilët mund të kenë ndikim ose të jenë të
ndikuar nga Plani është esenciale për të zbatuar parimet e
pjesëmarrjes publike dhe transparencës së procesit të hartimit të
Planit Hapësinor.
KONSULTIMET PUBLIKE
Në të gjitha fazat e planit, janë mbajtur edhe konsultimet publike ku janë diskutuar Sfidat e zhvillimit hapësinor, Vizioni dhe
caqet strategjike si dhe strategjia e zhvillimit hapësinor. Diskutimet dhe komentet nga këto takime kanë shërbyer për ta
përparuar dokumentin si dhe për të marrë përkrahjen për procesin e hartimit të planit.
Konsultimet janë mbajtur në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe
në Prishtinë.
Përfaqësues të Kuvendeve Komunale, Institucioneve të ndryshme, shoqërisë civile - OJQ-të vendore dhe ato ndërkombëtare
kanë qenë pjesëmarrës në këto konsultime publike, Përfaqësues nga ndërmarrjet private, Qytetarë, Intelektualë, Biznesmen
etj.
PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR
KOSOVA – TË DHËNAT THEMELORE
Kosova gjendet në Evropën Juglindore, e karakterizon pozita qendrore në Gadishullin
Ballkanik. Kufizohet me: Shqipërinë (112 km gjatësia e kufirit), Maqedoninë (161 km),
Serbinë (352 km) dhe Malin e Zi (77 km)1. Shtrihet në gjerësi gjeografike veriore prej
41°50'58'' deri 43°15'42'' dhe gjatësi gjeografike lindore prej 20°01'02'' deri 21°48'02''
2.
Sipërfaqja e Kosovës është 10.907 km², në të cilën jetojnë rreth 2.4 milionë banorë
(sipas OSBE-së në vitin 2000), paraqet hapësirë me dendësi të madhe të popullsisë (220
banorë në km²).
Kosova është e rrethuar me male të larta, disa kreshta malore kalojnë edhe mbi 2000 m
lartësi mbidetare (maja më e lartë Gjeravica 2.656m) 3 , që kanë përbërje të ndryshme
gjeologjike, ndërsa në mes shtrihen dy fushëgropat më të mëdha, ajo e Dukagjinit dhe
Kosovës.
Pozitën e mirë gjeografike Kosovës ia mundëson edhe llojllojshmëria e faktorëve
natyrorë: përbërja gjeologjike, relievi, klima, hidrografia, vegjetacioni dhe tipet e
tokave, si dhe pasuritë nëntokësore që janë bazë e mirë për zhvillimin ekonomik.
Bujqësia është veprimtaria kryesore ekonomike, me dendësi të madhe agrare, me
mekanizim të pamjaftueshëm, me strukturë të pavolitshme për kultivimin e kulturave
etj.
Toka bujqësore janë 53% dhe 39.1% pyje, rreth gjysma e tokës bujqësore (52.3%) është
e lërueshme, kurse një e treta (31%) janë kullosa (UNDP). Industria gjendet në fazën e
tranzicionit. Një profil i tillë ekonomik ka kushtëzuar dominimin e popullsisë rurale ndaj
asaj urbane.
Në aspektin demografik Kosova është hapësirë kompakte ku kombësia shqiptare
përbën rreth 90% ndërsa kombësitë e tjera rreth 10% (serbë, malazez, turq, myslimanë,
romë etj.). Për nga mosha popullsia e Kosovës është e re, ku dominon mosha nën 19
vjeç dhe atë me 42.5%.
Kryeqyteti i saj është Prishtina, kurse qytetet e tjera të mëdha janë: Prizreni, Mitrovica,
Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj.
DEMOGRAFIA DHE ZHVILLIMI SOCIAL
Numri i popullsisë – Vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 2.4 milionë4
banorë.
Mirëpo, ekzistojnë vlerësime të ndryshme mbi numrin e popullsisë nga
institucione të ndryshme (p.sh. ESK-ja vlerëson se Kosova ka 2.2 milion
banorë).
Ky numër është relativisht I madh në një sipërfaqe prej 10.907 km² sa ka
Kosova. Rritja e numrit të popullsisë është 1.3 % që është më e larta në
rajon.
Gjatë periudhës 82 vjeçare (1921-2003) popullsia është rritë për 4.6
herë. Nëse vazhdon rritja e popullsisë me këtë trend, vlerësimet tregojnë
se në vitin 2050 popullsia do të arrijë deri në 4.5 milionë banorë.
Dendësia e popullsisë – Kosova për nga dendësia e popullsisë renditet
ndër vendet e para në Evropë me rreth 220 b/km².
Përqendrimi i funksioneve të ndryshme ekonomike, shëndetësore,
tregtare, kulturore etj., në qytetet e Kosovës ka ndikuar në koncentrimin
e madh të popullsisë në këto qendra.
Popullsia sipas gjinisë – Raporti në mes të përqindjes së gjinisë
mashkullore dhe femërore është 50.4 % meshkuj dhe 49.6 % femra.
Zhvillimi social
Punësimi – Vlerësohet se numri total i të punësuarve në Kosovë është rreth 260 mijë, prej
tyre rreth 61 mijë janë të punësuar në ndërmarrje shoqërore, rreth 125 mijë në ndërmarrjet
private, rreth 65 mijë në sektorin qeveritar dhe rreth 18 mijë në organizatat e huaja dhe
OJQ-të
Papunësi e lartë dhe në rritje të vazhdueshme - Një ndër sfidat kryesore për popullatën e
Kosovës është shkalla e lartë e papunësisë. Kosova është vendi me shkallë më të lartë të
papunësisë në rajon.
Kjo normë e papunësisë sillet rreth 49%. Papunësia më e shprehur është te femrat rreth
63%, ndërkaq te meshkujt kjo normë paraqitet më e ulët rreth 37%.
Varfëria e lartë dhe në rritje të vazhdueshme - Me gjithë përparimin e konsiderueshëm në
rindërtimin e vendit pas konfliktit të fundit, sfida e reduktimit të varfërisë gjatë viteve të
ardhshme mbetet ende shumë e madhe.
Përkujdesi shëndetësor - i popullatës është në nivel të ulët, ende ekziston pasiguri e
konsiderueshme në llogaritje, por dëshmitë në dispozicion tregojnë për rezultatet shumë të
dobëta të shëndetësisë të cilat janë ndër më të dobëtat në Evropën Jug-Lindore.
Ndotja dhe degradimi i mjedisit paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës në
Kosovë, pasojat janë të ndryshme dhe ato ndryshojnë varësisht nga vendi.
Shkaqet kryesore të rreziqeve mjedisore për shëndetin janë:
• infrastruktura e vjetruar industriale e cila ka injoruar ndikimet mjedisore
• kushtet e dobëta të banimit dhe kualiteti i dobët i shërbimeve bazë, dhe
• sistemet e dobëta të menaxhimit mjedisor.
BANIMI, SHPËRNDARJA E
LOKALITETEVE
Shpërndarja e lokaliteteve (vendbanimeve) – Në Kosovë sot jetojnë mbi 2 milion banorë të
shpërndarë në 1457 vendbanime, nga të cilat 38 janë të nivelit komunal dhe të tjerat janë
vendbanime që për nga përmbajtja dhe veprimtaritë që zhvillohen dhe ofrohen në to, janë
të statusit të fshatit.
Vendbanimet janë të shpërndara kryesisht në gjithë sipërfaqen e Kosovës, (53% e
vendbanimeve) ose 63% e popullsisë shtrihet në trevat me lartësi mbidetare deri 700 m,
kurse pjesa tjetër përbën vendbanimet ne lartësi mbi 700m, në të cilat mungon
infrastruktura dhe shërbimet sociale.
1.1.3.2. Banimi - Banimi është funksioni bazë i vendbanimeve dhe i cili ndikon në rrjedhën e
zhvillimit. Banimi është komponent e rëndësishme ekonomike dhe sociale e zhvillimit,
organizimit dhe rregullimit të hapësirës si dhe standardit jetësor të banorëve.
Mënyra e organizimit të banimit luan rol të rëndësishëm në shfrytëzimin e hapësirës e
posaçërisht në shfrytëzimin racional të energjisë, ndotjes së ujit dhe krijimit të mbeturinave.
Banimi në Kosovë është i përqendruar kryesisht në shtëpi si njësi të banimit, të cilat janë
shumë shpesh të mbipopulluara. Vendbanimet të cilat ndodhen ne afërsi te zonave urbane,
ne afërsi të te rrugëve magjistrale në Kosove, dukuria e ndërtimeve pa leje dhe zhvillimit të
vendbanimeve pranë rrugëve magjistrale është e shprehur në tërë Kosovën.
Sigurimi i hapësirës së mjaftueshme për banim do të jetë njëra ndër sfidat kryesore të
shoqërisë tonë.
Problemet
Aspekti institucional – ligjor
Mungesa e ligjeve dhe rregulloreve, në fushën e banimit (mos aprovimi i tyre);
Mungesa e Raportit të gjendjes ekzistuese të banimit në Kosovë, si dhe mungesa e
strategjisë për banimin në Kosovë;
Mungesa e politikave të banimit;
Mungesa e harmonizimit të nevojave për banim, në raport me kërkesat;
Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pa organizuar e objekteve të banimit kolektiv;
Statusi i pa definuar i ndërmarrjeve banesore;
Mungesa e sektorëve te posaçëm për banim në komuna;
Nxitja e ndërtimeve të reja, përmes politikave të banimit nga niveli qendror dhe lokal.
Aspekti social
• Ekzistimi i strehimoreve kolektive;
• Sigurimi i banimit adekuat për familje me te ardhura të ulëta, si dhe familjeve;
• Mungesa e banesave sociale dhe joprofitabile;
• Mungesa e banesave te volitshme.
Aspekti financiar
Mungesa e fondeve për zhvillimin e banimit;
Mungesa e fondit te banimit nga niveli qeveritar;
Promovimi dhe sigurimi i banimit me qira të subvencionuar dhe joprofitabile.
Aspekti hapësinor
Vendbanimeve joformale, ne zonat urbane dhe jashtë tyre;
Zgjerimi i vendbanimeve përgjatë rrugëve magjistrale;
Shfrytëzimi joracional i hapësirës, raporti banim individual dhe kolektiv në zonat
urbane;
Mungesa e planeve zhvillimore urbane dhe planeve zhvillimore komunale;
Mungesa e infrastrukturës teknike ne zonat e banimit, sidomos ne vendbanimet rurale;
Shtrirja e vendbanimeve ne zonat e rrezikuara nga rrëshqitja e dheut si dhe nga
vërshimet (dislokimet dhe rilokimet e vendbanimeve).
Skenari i trendit
Nëse vazhdon skenari i trendit zhvillimit të paplanifikuar me ndërtime ilegale dhe
zgjerimi I mëtejmë i vendbanimeve joformale në zonat urbane dhe jashtë tyre, pasojat
negative do të fillojnë të reflektohen ne organizimin dhe përmbajtjen e funksioneve te
brendshme te vendbanimeve, si dhe ne kualitetin e jetës se banoreve.
Vështirësitë do te jene te shprehura ne këto aspekte:
Vështirësitë në rregullimin e marrëdhënieve pronësore juridike;
Shërbimet dhe infrastruktura do të jetë vështirë të ofrohen për shkak të rritjes së
çmimit nga shfrytëzimi joracional i tokës;
Shërbimet terciare janë pak të mundshme të sigurohen për këto zona;
Problemet e ndotjes së mjedisit nga mungesa e infrastrukturës;
Problemet e ngarkesave në trafik, për shkak të rritjes së distancave;
Cenimi i korridoreve të infrastrukturës;
Humbje të pakthyeshme të resursit të tokës bujqësore.
Shfrytëzimi joracional i hapësirës - raporti banim individual dhe kolektiv në zonat
urbane
Raporti banimi individual, dhe ai kolektiv në kuadër të zones urbane është: 90 % banim
individual – shtepi , 10 % banim kolektiv në shumicën e qyteteve të Kosovës
Mungesa e planeve zhvillimore urbane dhe planeve zhvillimore komunale
Mungesa e planeve ose planet e vjetruara nuk sigurojnë plotësimin e kërkesave të banorëve
për ndërtime të reja, me infrastrukturë fizike dhe sociale të nevojshme për një jetë
bashkëkohore.
Pasojat e kësaj janë:
• zhvillim jo i barabartë në mes të zonave urbane dhe rurale;
• krijimi i zonave te banimit pa infrastrukturë të duhur fizike dhe sociale (vendbanimet
joformale);
• ndërtimi i objekteve ilegale në zonat urbane dhe rurale dhe përgjatë magjistraleve;
• krijimi i mjedisit të papërshtatshëm jetësor;
• mungesa e kujdesit adekuat ndaj trashëgimisë natyrore, dhe kulturore etj;
• problemet pronësore juridike.
Dislokimi dhe rilokimi e vendbanimeve
Dislokimi dhe rilokimi i vendbanimeve imponohet për shkak të shfrytëzimit të pasurive
minerale të Kosovës dhe evitimit të rrezikshmërisë së popullatës nga ndikimet e ndotjes së
mjedisit dhe fatkeqësive natyrore.
Problemet e dislokimit janë:
• Rrezikimi i vendbanimeve nga ndotja e mjedisit dhe fatkeqësitë natyrore - vërshimet,
tërmetet, erozioni dhe rrëshqitja e dheut;
• Vështirësitë gjatë procesit te eksproprijimit, zhvendosjes, dhe rilokimit të cilat
manifestohen në aspektin social, ekonomik dhe mjedisor etj.
MJEDISI DHE SHFRYTËZIMI I TOKËS
Ndotja e ajrit
Cilësia e ajrit në vendin tonë tregon zbrazëtira domethënëse kur bëjmë krahasimin me
standardet e BE –së për mjedisin.
Monitorimi i të gjithë indikatorëve të përcaktuar me Ligjin e ajrit nuk ekziston ende dhe si
pasojë e kësaj edhe të dhënat nuk janë të plota dhe konsistente.
Burimet potenciale të ndotjes së ajrit konsiderohen:
Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B);
Mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq;
Kompleksi industrial në Mitrovicë;
Feronikeli në Gllogovc;
Fabrika e përpunimit të metalit në Janjevë;
Fabrika Ballkan në Therandë;
Fabrika e çimentos-Sharcem në Han të Elezit;
Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë);
Prodhimi i bazës së asfaltit;
Trafiku, etj.
Uji
Resurset ujore
Pasuria e një shteti çmohet edhe për nga pasuritë ujore. Ujërat në Kosovë shfrytëzohen
për pije, për furnizim të industrisë, ujitje, rekreacion etj. Kosova bën pjesë në rajonet
me sasira të limituara të resurseve ujore me rreth 1600m³/b. Dendësia e madhe e
popullsisë dhe vendbanimeve, rritja e qendrave urbane, shfrytëzimi i ujit nga sektorët
ekonomikë, shtimi natyror i popullsisë kushtëzojnë nevojën e menaxhimit të veçantë të
resurseve ujore në Kosovë.
Shfrytëzimi joracional i resurseve ujore
Shfrytëzimi joracional i resurseve natyrore është konsideruar si një çështje shumë e
rëndësishme dhe pasojat nga kjo mënyrë e sjelljes ndaj resurseve mund të jenë
katastrofale për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.
Ndotja e ujërave
Lumenjtë në Kosovë janë burime të rëndësishme natyrore në sigurimin e ujit për
përdoruesit shtëpiak dhe industrial, për ujitje, hidro-energji dhe për mjediset natyrore
të ujit. Mbrojtja e ujërave nga degradimet fizike e sidomos pas vitit 1999 nuk ka qenë
nën kontrollin e organeve përgjegjëse andaj ka ardhur deri te degradimi i resurseve
ujore.
Dukuri negative që ka ndikuar në ndotjen e ujërave është edhe hedhja e mbeturinave
përgjatë rrjedhave ujore që ndikon negativisht edhe në ujërat sipërfaqësor.
Toka
Nga e gjithë sipërfaqja e territorit të Kosovës 53% është tokë bujqësore ose rreth 577
mijë hektarë, mandej 41.8% janë tokë pyjore ose rreth 460 mijë hektarë dhe 5.2% janë
sipërfaqe tjetër (e ndërtuar dhe ujore) ose 56 mijë hektarë.
Sipas bonitetit toka ndahet në tetë klasë prej të cilave vetëm pesë të parat shfrytëzohen
për prodhimtari bujqësore (455.000 ha) prej të cilave në vitin 2002 janë shfrytëzuar
vetëm gjysma.
Humbja e tokës bujqësore –Llogaritet se brenda vitit në Kosovë humben afërsisht 5.000
ha të tokës bujqësore.
Degradimi i sipërfaqeve tokësore
Prerja e pyjeve - njëri ndër shkaktarët e degradimi të tokës në Kosovë është edhe prerja
e pakontrolluar e pyjeve.
Në bazë të shënimeve që disponojmë janë më tepër se 12 mijë hektarë pyje të
dëmtuara. Degradimi i pyjeve ndikon në shkatërrimin e sipërfaqeve të tëra të tokës të
cilat e kanë rolin mbrojtës.
Gurëthyesit dhe seperacionet - shkaktar tjerë janë edhe gurthyesit dhe seperacionet,
nga të dhënat që disponojmë, veprojnë 120 kompani, 39 me veprimet e të cilave po
ndërrohet konfiguracini i terrenit e në veçanti i shtretërve të lumenjve.
Trashëgimia kulturore dhe natyrore
Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe
fetare.
Trashëgimia kulturore është pasuri e përgjithshme, që duhet të shfrytëzohet dhe
mbrohet nga të gjithë, të trashëgohet nga ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Në bazë të koncepteve themelore të UNESCO-s secili element, monument apo tërësi e
trashëgimisë kulturore dhe natyrore është unike dhe zhdukja e cilitdo prej tyre përbën
humbje definitive dhe të pakthyeshme të trashëgimisë.
Rregullimi i planifikimit hapësinor duhet të bazohet në parimet ndërkombëtare:
1. Promovimi e interesave të përbashkëta të vendit duke mbrojtur resurset natyrore
dhe kulturore, të mbështetur në zhvillim të qëndrueshëm;
2. Përparimi i trashëgimisë kulturore si faktor për zhvillim, mbrojtja e trashëgimisë
kulturore si pjesë integrale e zhvillimit të shoqërisë, pasuritë kulturore trajtohen si
potencial i zhvillimit të zonës në të cilën gjenden, në aspektin e zhvillimit ekonomik;
3. Zhvillimi dhe konservimi i TK dhe TN përmes një menaxhimi të matur.
Me këtë do të ruhet dhe mbrohet thellimi i identiteteve regjionale dhe ruajtjes së
llojllojshmërisë natyrore dhe kulturore të qyteteve dhe zonave rurale të një vendi.
Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
Planifikimi Hapësinor I Kosovës
Strategjia e zhvillimit hapësinor
2010-2020
ZHVILLIMI EKONOMIK
“Zhvillimi ekonomik është proces me të cilin krijohen të mirat materiale, perms mobilizimit human,
financiar, kapitalit, resurseve fizike dhe natyrore, për të gjeneruar shërbime dhe të mira materiale
atraktive/të ofrueshme për treg”.
Zhvillimi i qëndrueshëm - nënkupton zhvillimet që plotësojnë nevojat e së tashmes duke mos
komprometuar aftësitë e gjeneratave të ardhshme që të plotësojnë nevojat e tyre. Kjo nënkupton
atë se veprimet zhvillimore të së tashmes nuk guxojnë të shpenzojnë resurset të cilat nuk mund të
përtërihen ose zëvendësohen.
Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm nga aspekti i zhvillimit hapësinor nënkupton zhvillimin e
qëndrueshëm që mbulon jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe atë mjedisor, që ruan resurset e
tashme për tu përdorur nga gjeneratat e ardhshme por gjithashtu përmban edhe zhvillimin e
balancuar hapësinor.
INFRASTRUKTURA TEKNIKE
Në përgjithësi, infrastruktura ka të bëjë me gjërat që e mbajnë civilizimin të bashkuar si:
prodhimin e energjisë dhe sistemet e shpërndarjes; pendat dhe sistemet e ujit;
mbledhjen e ujërave të zeza, tubacionet dhe përpunimin; rrugët dhe urat; aeroportet
dhe sistemet e transportit publik, gjëra këto prej të cilave të gjithë ne varemi shumë.
Këto gjëra janë fryt I përpjekjeve të kombinuara të sektorit publik dhe atij privat. Për
shembull shumica e aeroporteve janë pronë e entiteteve publike, derisa shumicën e
linjave ajrore e posedojnë biznismenët.
Infrastruktura është trungu i pajisjeve themelore dhe aparaturës kapitale të nevojshme
për funksionimin e bazës ekonomike të një shteti.
Më tepër se 250 mijë automjete qarkullojnë sot nëpër rrugët e Kosovës
KONTEKSTI NË RAJON DHE EVROPË
Kosova dhe fqinjët
Kosova është e lidhur historikisht me fqinjët në rajon.
Përveç lidhjeve nga ish RSFJ-së, interesat e përbashkëta për integrimet rajonale dhe
integrim në BE kanë hapur rrugën për bashkëpunim në projekte konkrete ndërkufitare
sidomos me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Projektet e infrastrukturës rajonale, projektet e parqeve rajonale dhe zonave turistike
malore janë disa fusha ku bashkëpunimi mund të forcojë pozitat për një integrim më të
shpejtë në BE.
Iniciativat në Evropën Juglindore
Plani hapësinor i Kosovës trajton sfidat dhe mundësitë të cilat Kosovën mund ta
integrojnë në rajon dhe Bashkimin Evropian.
Pozita e Kosovës në raport me zhvillimet rajonale, deri më tani, ka qenë e
margjinalizuar për shkak të statusit të saj të padefinuar. Mirëpo ajo gradualisht ka filluar
të marrë pjesë në iniciativat e ndryshme të integrimeve evropiane siç është CADSES dhe
Pakti i Stabilitetit. Përmes tyre, Kosova do të mund kyçet në projektet zhvillimore të
rajonit të Evropës Juglindore lidhur me këto katër prioritete:
Promovimi i zhvillimit hapësinor për arritjen e kohezionit social dhe ekonomik
Sisteme efikase të transportit dhe kyçja në shoqërinë informative
Promovimi dhe menaxhimi i pejzazhit, trashëgimisë natyrore dhe kulturore
Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i resurseve dhe parandalimi i risqeve
STRATEGJITË E SEKTORËVE TË QEVERISË SË KOSOVËS
Politikat sektoriale në formë të dokumenteve të publikuara janë përmbledhur si pjesë e
veçantë e Planit Hapësinor të Kosovës.
Ato kanë shërbyer si bazë për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimeve në hapësirë të
sektorëve përkatës.
Përcaktues të kornizës politike të sektorëve janë edhe strategjitë sektoriale të hartuara
prej disa sektorëve të cilat kanë përcaktuar në mënyrë të qartë qëllimet dhe synimet e
zhvillimit të sektorit përkatës.
Qëllimet e zhvillimit hapësinor, në parim, i referohen edhe qëllimeve të sektorëve
përkatës, për të siguruar se aspekti hapësinor është mbështetës i zhvillimeve të
sektorit.
Strategjia e Mjedisit
Kosova është duke kaluar nëpër një faze të rëndësishme të zhvillimeve të një periudhe
të pasluftës ku ngjashëm me vendet e pasluftës të rajonit, megjithatë mjedisi fillimisht
nuk ka qenë një ndër prioritetet.
Kosova nuk ka pasur ndonjë traditë të gjatë të trajtimit të problemeve mjedisore, nuk
ka pasur institucion (ministri) përgjegjës për mjedisin e as legjislacion të duhur për të
realizuar këtë.
Të gjitha këto fakte krijojnë pasqyrën e interesimit të administratave të kaluara në
Kosovë për mjedisin.
Ligji i parë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë është miratuar në vitin 2003 dhe obligon
Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për përgatitjen e propozimit të
Strategjisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.
Mjedisi sot paraqet një problem global dhe është një nga problemet e përbashkëta si
atyre të zhvilluara ashtu edhe atyre në zhvillim.
Në aspektin ndërkombëtar sot objektivat kyçe afatgjate për mbrojtjen e mjedisit janë:
a) Përmirësimi i cilësisë së jetës së njerëzve - është e qartë se pa një zhvillim
ekonomik nuk mund të ketë as përkujdesje të duhur për mjedisin, sepse mbrojtja e
mjedisit kushton.
b) Përdorimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore – duke u orientuar në
resurset ekzistuese të cilat janë në dispozicion dhe ato resurse që mund të
ripërtërihen.
c) Ndikimet e dëmshme në mjedis të eliminohen - duke u orientuar në veprimtaritë
ekonomike që kanë ndikim sa më të vogël në mjedis.
Në këtë aspekt këto objektivat për Kosovën do të paraqesin sfida të mëdha drejt
zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
ANALIZA SWOT
Kjo analizë shqyrton ndikimin e çështjeve të hulumtuara të cilat në formë të
përparësive dhe dobësive që veprojnë nga brenda, dhe mundësive dhe rreziqeve që
veprojnë nga jashtë, paraqesin faktorët kryesorë për zhvillimet e ardhshme në
hapësirën e Kosovës.
Aspekti legjislativ, institucional dhe politik Përparësitë
Struktura e re demokratike e institucioneve të Kosovës
Lidershipi dhe dëshira për të arritur zhvillimin e dëshiruar
Ligjet e reja
Prezenca institucionale ndërkombëtare – ICO, EULEX, EU, KFOR, UNDP etj.
Bashkëpunimi i vendosur me vendet e rajonit
Orientimi drejt integrimit në BE
Dobësitë
Mungesa e strategjisë kombëtare për zhvillim
Mungesa e zbatimit të ligjeve ne fuqi
Mungesa e kuadrove të specializuara
Mungesa e sistemit informativ qendror dhe sektoral
Shkalla e ulët e bashkëpunimit ndërinstitucional
Kufizimet financiare dhe teknike
Sistemet paralele qeverisëse
Mundësitë
Bashkësia Evropiane e përcaktuar për përmirësimin e situatës
Përkrahje nga shumica e vendeve për zhvillim
Shfrytëzimi i prezencës institucionale ndërkombëtare për përfitime të ndryshme
Programet e bashkëpunimit në rajon
Diaspora burim potencial për zhvillim
Kyçja në korridoret e infrastrukturës rajonale
Rreziqet
Vonesa e vendosjes së kontrollit nga institucionet shtetërore në tërë territorin e
Kosovës
Perceptimi për Kosovën si jostabile
Korridoret e infrastrukturës ndërkombëtare e anashkalojnë Kosovën
Vendet fqinje me atraktive për insvestime
Aspekti i përgjithshëm – Socio-ekonomik-
mjedisor dhe fizik Përparësitë
Pozita qendrore ne rajon me mundësi kapitalizimi per investitoret e jashtem ne
kushtet e liberalizimit tregtar
Kushtet e përshtatshme natyrore - klima dhe topografia, resurset natyrore
nëntokësore mbitokësore, biodiversiteti -(metalet dhe ligniti)
Kuadri ligjor modern dhe stabiliteti makroekonomik,
Kapitali njerëzor - popullata e re me energji dhe frymë ndërmarrëse dhe me qëndrim
pozitiv ndaj reformave dhe ekonomise së tregut
Vlera të krijuara dhe të trashëguara
Potencial për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, industrisë, energjetikës, tregtisë dhe
turizmit
Distancat relativisht të vogla midis qendrave të mëdha
Përvetësimi i lehtë i teknologjisë informative dhe njohurive të reja
Organizmi rajonal i mbledhjes së mbeturinave
Reformat në arsim
Dobësitë
Mungesa e regjistrimit të popullsisë
Dendësia e madhe popullsisë në zonat urbane
Migrimi i popullsisë drejt qendrave të mëdha urbane
Shkalla e lartë e papunësisë
Shkalla e lartë e varfërisë
Shkalla e lartë e vdekshmërisë së foshnjave
Mungesa e sigurimit social
Braktisja e shkollimit
Mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore dhe shëndetësore
Ndotja dhe degradim i madh i mjedisit
Shfrytëzim joracional dhe i pakontrolluar i resurseve natyrore dhe i hapësirës
Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe menaxhimi i dobët i deponive lokale
Resurset ujore të pa mjaftueshme (Kosova Lindore dhe Qendrore)
Shtretërit e lumenjve të parregulluar
Shtrirja horizontale e vendbanimeve
Ndërtimet ilegale dhe vendbanimet joformale
Kualiteti i dobët i ndërtimeve
Niveli i tashëm i zhvillimit ekonomik, shpërpjesitmet e tij dhe stagnimi ne rritje
ekonomike
Niveli i tashëm i zbatimit të shtetit ligjor dhe i qeverisjes së zhvillimit
Qasja e vështirësuar në lokacionet për biznes me infrastrukturë adekuate
Privatizimi i ngadalësuar
Moszhvillim i sektorit NVM – prioritet për zhvillim ekonomik
Mungesë e marketingut – promovimit të Kosovës,
Prodhimtaria jo e zhvilluar,
Kredi jo të favorshme,
Nivel i ulët i zhvillimit te bujqësisë e blegtorisë
Infrastrukturë fizike jo e mjaftueshme dhe jofunksionale
Mungesë e sistemit të ujitjes
Mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza
Mundësitë
Përvetësimi i teknologjive të reja
Hapja e universiteteve të reja në favor të zhvillimit të balancuar
Zhvillim ekonomik i mbështetur në kapacitetin e ri intelektual dhe zotërimin e njohurive të
reja
Kyçja në korridoret e infrastrukturës pan – Evropiane.
Përfshirja në programet e zhvillimit rajonal (INTRREG, CADSES, ESTIA ...)
Dendësimi i vendbanimeve në favor të mbrojtjes së tokës
Tërheqja e investimeve dhe donacioneve
Harmonizimi i zhvillimit socio ekonomik me zhvillimet demografike
Përmirësimi i kualitetit jetësor
Kyçja në korridoret e infrastrukturës pan – Evropiane.
Prania Ndërkombëtare në Kosovë
Shfrytëzimi i përvojës së vendeve të zhvilluara
Përfshirja në Euro – Zonë
Angazhimi i faktorit ndërkombëtar me asistencë teknike dhe financiare
Rreziqet
Ndërrimi i strukturës së popullsisë për shkak të emigrimit të popullatës së re
Kthimi i refugjatëve pa status të zgjidhur politik
Rritja e dukurive negative
Rënia e kualitetit jetësor
Humbja e pakthyeshme e resurseve natyrore dhe vlerave të krijuara dhe të
trashëguara
Vendet fqinje janë më atraktive për investime
Rritja e ndotjes së mjedisit.
Mbetja e Kosovës jashtë korridoreve evropiane rrugore të parapara
Humbja e traditës së familjes kosovare Hulumtimet e përmbledhura në këtë dokument
dhe diskutimet në lidhje me to, si dhe dokumentet tjera në dispozicion të hartuara nga
agjenci dhe institute vendore ndërkombëtare të cilat trajtojnë zhvillimin e Kosovës në
periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare, kanë shërbyer si bazë për punë në hartimin e
Vizionit dhe caqeve të zhvillimit hapësinor të Kosovës.
Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
Planifikimi Hapësinor I Kosovës
Strategjia e zhvillimit hapësinor
2010-2020
VIZIONI, PARIMET DHE CAQET
DEKLARATA E VIZIONIT PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS:
Vend i integruar në Bashkësinë Evropiane;
Me zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, infrastrukturë dhe teknologji moderne, me
mundësi arsimimi për të gjithë dhe forcë pune të kualifikuar;
Një Kosovë që respekton mjedisin, trashëgiminë natyrore dhe kulturore të territorit të
vet dhe të fqinjëve;
Shoqëri e hapur që promovon llojllojshmërinë dhe shkëmbimin e ideve duke respektuar
të drejtat e të gjithëve.
PARIMET E PËRGJITHSHME PËR ZHVILLIM/MBROJTJE
Parimet trajtohen me gjerësisht Nga Ligji për Planifikim Hapësinor, prandaj do ti
trajtojmë në ligjëratat e ardhshme
CAQET ZHVILLIMORE AFATGJATA
SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Synimi:
Kosova vend i integruar në Bashkësinë Evropiane Objektivat:
Kosova - Shtet demokratik
Vend i hapur dhe i integruar në rajon dhe më gjerë
Organizimi hapësinor në shtatë rajone
Kryeqytet - Prishtina si qendër administrative-politike
Arritja e zhvillimit social të balancuar me mundësi të barabarta të qasjes në shërbime për
të gjithë
Objektivat:
Hapësira adekuate për arsim, shëndetësi dhe kulturë
Arsimim cilësor dhe i vazhdueshëm për të gjithë
Pajisje dhe infrastrukturë adekuate e teknologjisë informative
Sigurimi i mjedisit adekuat për zbatimin e reformave në arsim
Shpërndarje e barabartë e përmbajtjeve nëpër të gjitha trevat e Kosovës
Shpërndarje adekuate e arsimit profesional dhe arsimit të lartë
Synimi:
Zhvillim i qëndrueshëm mjedisor, zhvillim i balancuar hapësinor, ruajtja dhe respektimi
i resurseve - trashëgimisë natyrore dhe kulturore të territorit të vet dhe të fqinjëve
Objektivat:
Planifikimi i hapësirës për shfrytëzim racional të territorit
Mbrojtja e mjedisit
Zhvillim hapësinor i balancuar
Stimulimi i politikave të zhvillimit të zonave rurale
Shfrytëzimi i mineraleve për një zhvillim të qëndrueshëm
Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i trashëgimisë natyrore dhe kulturore
Rregullimi i ndërtimeve ilegale dhe vendbanimeve joformale
Synimi:
Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, i balancuar, i bazuar në resurse natyrore, njerëzore,
teknologji moderne, konkurrencën e tregut dhe përmbushjes së standardeve për
mbrojtjen e mjedisit
Objektivat:
Krijimi i vendeve të mjaftueshme të punës
Avancimi i teknologjisë prodhuese
Ngritja e prodhimtarisë bujqësore dhe industriale
Krijimi i kushteve për konkurrencë në tregun rajonal
Arsimimi i vazhdueshëm i kuadrit profesional
Krijimi i mjedisit atraktiv për investitorë
Synimi:
Infrastruktura dhe komunikimi i integruar duke respektuar standardet e mbrojtjes së
mjedisit
Objektivat:
Sigurimi i qasjes në infrastrukturë për të gjithë
Përmirësimi i rrjetit dhe objekteve të infrastrukturës së brendshme
Shërbime publike cilësore
Kyçje në korridoret rajonale-evropiane
Bashkëpunim rajonal në zhvillimin e infrastrukturës
Llojllojshmëria dhe cilësia e telekomunikimeve
PRIORITETET STRATEGJIKE
Kosova vend i hapur dhe i integruar në rajon dhe më gjerë;
Sigurimi i qasjes në infrastrukturë për të gjithë
Arsimim cilësor dhe i vazhdueshëm për të gjithë;
Shërbime mjekësore me cilësi të lartë dhe të decentralizuara;
Mbrojtja e mjedisit;
Ngritja e prodhimtarisë bujqësore dhe industriale;
Zhvillim hapësinor i balancuar;
Krijimi i vendeve të mjaftueshme të punës;
KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Korniza e zhvillimit hapësinor shpreh parashikimin e dëshiruar për zhvillimet
hapësinore në Kosovë. Pjesë të saj janë konceptet e zhvillimit hapësinor dhe struktura
hapësinore për zhvillimin dhe organizimin e ardhshëm.
KONCEPTET KRYESORE TË ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Për hartimin e strategjisë së përgjithshme të zhvillimit hapësinor, në fillim puna është
përqendruar në propozimet dhe testimin e koncepteve të ndryshme të zhvillimit
hapësinor.
Koncepti i korridorit, koncepti i zhvillimit nodal, koncepti i shpërndarjes së barabartë të
zhvillimit, i zhvillimit të koncentruar, koncepti i brezit të gjelbër dhe atij të unazave
rrugore ishin konceptet e aplikuara në këtë fazë.
Nga grupet punuese që e kanë përpiluar Planin Hapësinor të Kosovës, si koncept bazë
është përvetësuar koncepti i zhvillimit nodal me elemente të konceptit të korridorit.
Koncepti i zhvillimit nodal (në qendra, në pika të caktuara)) nënkupton koncentrimin e
zhvillimit të ardhshëm në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, kurse zhvillimet
hapësinore përgjatë rrugëve që kanë ndodhur në disa pjesë të Kosovës, e që paraqesin
konceptin e korridorit, do të kontrollohen në mënyrë rigoroze dhe nuk do të lejohen në
tokat bujqësore të kategorive I deri IV.
Me konceptin e zhvillimit të ardhshëm hapësinor, Kosova ndahet në katër zona të cilat
janë caktuar në bazë të tipareve që janë karakteristike për këto zona.
Këto zona janë emëruar me emra që prezantojnë një formë të identitetit të zonave, disa
karakteristika të tyre dhe në hartë paraqiten me ngjyra të caktuara. Zonat janë:
Thesari i Kosovës (Hapësira e gjelbër) - industriale, shërbyese tregtare – paraqet
pjesën veriore të Kosovës të përbërë nga komunat: Mitrovica si qendër kryesore dhe
Vushtrria, Skenderaj, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku si komuna më të vogla të
cilat gravitojnë në Mitrovicë.
Porti i Kosovës (Hapësira e kaltër) - administrative, shërbyese, tregtare, agro-
industriale, turistike – paraqet pjesën veriore të Kosovës të përbërë nga komunat:
Prishtina si qendër kryesore dhe kryeqendër e Kosovës, Obiliqi, Podujeva, F. Kosova,
Lypjani, Drenasi dhe Shtime që gravitojnë në qytetin e Prishtinës.
Urat e Kosovës (Hapësirat e verdha) - shërbyese tregtare, agro-industriale e turistike -
paraqesin pjesët juglindore dhe jugperëndimore të Kosovës, të përbërë nga komunat:
1) Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtërpce, Kamenicë, Novobërdë dhe Viti, në qendër me
qytetet e Ferizajt dhe Gjilanin; 2) Gjakovë, Deçan, Rahovec dhe Malishevë në qendër
me qytetin e Gjakovës.
Kopshtet e Kosovës (Hapësirat e portokallta) - kulturore-turistike, shërbyese tregtare,
agro-industriale paraqesin pjesët perëndimore/veriperëndimore dhe jugore të Kosovës,
të përbërë nga komunat: 1) Pejë, Klinë dhe Istog me qytetin e Pejës në qendër; 2)
Prizren, Suharekë dhe Dragash me qytetin e Prizrenit në qendër.
STRUKTURA HAPËSINORE E ZHVILLIMIT DHE ORGANIZIMIT TË ARDHSHËM
Struktura e zhvillimeve hapësinore në të ardhmen do të jetë në përputhshmëri me
caqet madhore të cilët i synon populli i Kosovës.
Zhvillimi socio-ekonomik;
Ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore;
Zhvillimi dhe integrimi i infrastrukturës dhe komunikimit.
ZHVILLIMI SOCIO-EKONOMIK
Kosova synon një zhvillim të balancuar social me mundësi të barabarta në shërbime për të
gjithë dhe një zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm ekonomik, të bazuar në resurset
natyrore, humane, teknologji bashkëkohore, treg konkurrues dhe zbatim të standardeve
mjedisore.
Duke bashkërenditur politikat dhe veprimet e të gjithë sektorëve relevant, synohet:
Vendosja e zhvillimit të qëndrueshëm policentrik që nënkupton edhe zhvillimin e trevave me
pak të zhvilluara – pjesa qendrore, pjesët kodrinore dhe zonat kufitare të vendit të cilat
kanosen nga shpopullimi.
Forcimi i karakteristikave zhvillimore të vendbanimeve dhe shfrytëzimi i potencialeve të
pashfrytëzuara me qëllim të:
Uljes së varfërisë, sidomos në zonat më të prekura nga ky problem;
Uljes së numrit të të papunëve;
Decentralizimit dhe ngritjes së kualitetit në arsim dhe shëndetësi;
Zhvillimit të barabartë ekonomik për të gjithë territorin.
Ndalimi i zhvillimit të pakontrolluar në zonat urbane;
Përmirësimi i infrastrukturës teknike në zonat rurale;
Përmirësimi i kualitetit dhe lehtësimi i qasjes në banim për të gjithë;
Shpërndarja dhe zhvillimi i
vendbanimeve
Shtimi natyral në Kosovë është i qëndrueshëm, me një rënie të vogël krahasuar me vitet e mëhershme.
Në Kosovë jetojnë afërsisht 2 milion banorë nga të cilët pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale (më
tepër se 60%) dhe pjesa tjetër jetojnë në zonat urbane dhe periurbane (më pak se 40%).
Gjatë hartimit të politikave zhvillimore qendrore dhe atyre lokale në mënyrë racionale duhet të
planifikohet shtimi i këtyre sipërfaqeve, në mënyrë që këtyre familjeve t’u mundësohet qasje e lehtë në
të gjitha shërbimet, vende të reja pune dhe hapësirë të mjaftueshme për banim. Kjo nënkupton:
Shfrytëzimin e mundësisë së dendësimit të sipërfaqeve ekzistuese të banimit – në zonat urbane.
Ndërtimin e koncentruar në zonat rurale në kufijtë e një vendbanimi normal dhe të urbanizuar, me
qëllim të ruajtjes së tokës kualitative bujqësore.
Të gjitha vendbanimet të kenë qasje në infrastrukturë teknike dhe sociale dhe shërbime të
mjaftueshme varësisht cilit rang i takon vendbanimi përkatës.
Dekoncentrimin dhe shpërndarjen e barabartë të zhvillimit, duke ofruar kushte të njëjta jetësore për
gjithë territorin.
Vënien nën kontroll të migrimit të popullsisë në qendrat e mëdha urbane sidomos “Zona e Kaltër”
(Prishtina).
Zonat joformale periurbane të futen në kuadër të planeve të reja zhvillimore urbane në mënyrë që
banorëve të këtyre zonave tu mundësohet qasje normale në infrastructure dhe shërbime duke pasur
për synim ruajtjen dhe kultivimin e mënyrës së të jetuarit në hapësira më të qeta.
Fuqizimi i rrjetit të vendbanimeve duhet të shërbejë si bazë e organizimit të ardhshëm
hapësinor të Kosovës.
Gjatë procesit të hartimit të dokumenteve dhe planeve hapësinore të niveleve të
ndryshme, duhet të kihet parasysh zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm për gjithë
territorin e Kosovës duke pasur për synim që, përveç banimit dhe punës të ofrojë edhe
shërbimet e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit dhe rekreacionit sidomos për
vendbanimet ku këto shërbime mungojnë.
Përcaktimi i një minimumi, që shprehë një rrjet të fuqishëm dhe kualitativ urban,
arrihet me angazhim për planifikim:
të një strukture të harmonizuar të vendbanimeve që nënkupton edhe shpërndarjen e
njëtrajtshme të popullsisë përkatësisht shmangie nga koncentrimi i popullsisë,
shpërndarjen e barabartë të shërbimeve për të plotësuar kërkesat e zonave të caktuara
në përmirësimit të kualitetit të jetës,
të shfrytëzimit sa më racional të resurseve natyrore dhe shfrytëzimit maksimal të
potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit ;
të alokimit të investimeve në objekte prodhuese dhe në infrastrukturë teknike dhe
sociale me qëllim të zhvillimit të qendrave më pak të zhvilluara
Struktura e rrjetit të vendbanimeve
Me rastin e përcaktimit të rëndësisë së vendbanimit dhe pozitës që ka vendbanimi
përkatës në rrjetin e përgjithshëm të vendbanimeve brenda dhe jashtë territorit të
Kosovës, është marrë për bazë oferta dhe mundësitë që ofron secili vendbanim në
përmbushjen e kritereve që secilit vendbanim i përcaktojnë rangun adekuat.
Qendrat e mëdha
Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj do të forcojnë edhe më tutje
pozitën e tyre si qendra rajonale në shërbim të qendrave që kanë përreth dhe në
plotësimin e shërbimeve në raport me kryeqendrën.
Me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik - rekomandohet shfrytëzimi i të
gjitha resurseve ekzistuese, me theks të veçantë ato të cilat I dallojnë këto qendra në
mes veti duke pasur si synim plotësimin e mozaikut të zhvillimeve dhe mundësive
ekonomike për të gjithë territorin e Kosovës.
Këto qendra duhet të jenë bartës të zhvillimeve dhe ndryshimeve me të cilat do të
synohet:
transformim nga qendra statike në qendra të hapura dhe konkurrente jo vetëm
brenda, por edhe jashtë territorit të Kosovës
rigjenerimi urban që nënkupton përtëritjen jo vetëm të mjedisit të ndërtuar, por edhe
rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale përmes hapjes së vendeve të reja të punës dhe
investimeve publike.
Rigjenerimi i zonave industriale dhe adaptimi kërkesave të reja të zhvillimit të
prodhimit dhe biznesit në parqe të biznesit që do të jenë pjesë përbërëse e tërë
qendrës, etj
Qendrat e vogla
Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Lipjani, Podujeva dhe Novobërda (Zona e Kaltër);
Skënderaj, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi (Zona e Gjelbër); Istogu,
Klina, Suhareka, dhe Dragashi (Zona e Portokalltë); Deçani, Rahoveci, Malisheva, Vitia,
Kamenica, Shtimja, Kaçaniku dhe Shtërpce (Zona e Verdhë) përfaqësojnë grupin e
qendrave të cilat në zhvillimet e ardhshme hapësinore duhet të luajnë rol aktiv në:
përmirësimin e ofertës së shërbimeve dhe ato të jenë më efikase, në forcimin e
lidhjeve me fshatrat përreth dhe në përpjekjen që zona si tërësi të funksionojë në bazë
të programeve të përcaktuara zhvillimore.
Komunat e reja
Në bazë të rekomandimeve të dala nga Pako e Ahtisarit dhe në bazë të Ligjit të aprovuar
për kufijtë administrativ komunal (2008/03-L041), është paraparë themelimi i dhjetë
(10) komunave të reja.
Komunat janë themeluar me zonat e kadastrave të renditura në këtë ligj dhe me seli të
përcaktuara si: Komuna e Novobërdës me seli në Bostan ; Komuna e Mitrovicës së
Veriut me seli në Mitrovicë; Komuna e Mitrovicës së Jugut me seli në Mitrovicë;
Komuna Junik me seli në Junik; Komuna e Hani i Elezit me seli Hani i Elezit; Komuna e
Mamushës me seli në Mamushë; Komuna e Graçanicë me seli në Graçanicë; Komuna
Ranillug me seli në Ranillugë; Komuna Partesh me seli në Partesh; dhe Komuna Kllokot
me seli në Kllokot.
Të gjitha këto komuna, varësisht nga lokacioni i ndodhjes, duhet ti nënshtrohen
kritereve të përcaktuara sipas strukturës hapësinore të zhvillimit dhe organizimit të
ardhshëm në Kosovë.
Fshatrat
Fshatrat përbëjnë numrin më të madh të vendbanimeve në Kosovë. Në bazë të
zhvillimit, fshatrat në Kosovë dallohen nga shumë të zhvilluara – zakonisht në rrafshina
dhe në afërsi të akseve kryesore të rrjetit rrugor si dhe afër qendrave të mëdha urbane,
deri te ato shumë pak të zhvilluara të cilat janë kryesisht në zonat kodrinore malore dhe
ku rrjeti rrugor është i dobët.
Procesi i migrimit ka marrë përmasa të mëdha, kryesisht po ndodhë në fshatrat e
zonave malore ku mungon zhvillimi ekonomik, infrastruktura rrugore dhe shërbimet
themelore të infrastrukturës sociale.
Duke konsideruar që ky proces do të vazhdojë edhe për një kohë, do të duhej që me
politika afatshkurtra dhe afatgjata të ndihmohet rigjenerimi I fshatit me aktivitete të
bazuara në shfrytëzimin maksimal të potencialeve ekzistuese dhe atë në:
zonat të cilat kanë rëndësi për gjithë vendin dhe të cilat ndikojnë në zhvillimin e
hapësirës më të madhe se vet zona;
zonat në të cilat nuk kërkohet ndonjë investim i madh dhe përmes këtyre investimeve
përfiton një territor më i madh se vet zona;
zonat të cilat zhvillimin e tyre e bazojnë kryesisht në forca vetanake në të cilat një
investim eventual do të jetë shtytës dhe përkrahje për banorët e asaj zone.
RUAJTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT,
RESURSEVE NATYRORE DHE TRASHËGIMISË
KULTURORE
Duke konsideruar ruajtjen e resurseve dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore
si qëllim të zhvillimit hapësinor të Kosovës, ky aspekt ka për qëllim arritjen e zhvillimit të
qëndrueshëm mjedisor, të zhvillimit të kontrolluar hapësinor, mbrojtjen dhe respektimin e
resurseve, të trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe duke u bazuar në gjendjen ekzistuese
e cila thekson çështjet e:
humbjes së tokës kualitative bujqësore;
shkallën e lartë të ndotjes mjedisore;
shfrytëzimin joracional të resurseve dhe
zgjerimin e pakontrolluar të vendbanimeve i paraqet si alarmante,
Qasja për një zgjidhje të ardhshme duhet të konsistojë në veprime të përqendruara të:
mbrojtjes së mjedisit dhe resurseve natyrore,
përkujdesjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore për zhvillimin e
turizmit, mbrojtjen e tokës kualitative bujqësore dhe promovimit të prodhimeve kualitative
vendore, mbrojtjes dhe shfrytëzimit racional të resurseve minerale dhe
kontrollit të rritjes së vendbanimeve.
Zonat e mbrojtura
Janë pjesa e hapësirës të cilat caktohen me qëllim të ruajtjes të vlerave natyrore,
kulturorehistorike dhe arkeologjike, të mbrojtjes nga ndotja të mjedisit jetësor ose
sigurimi i kushteve hapësinore për ushtrimin pa pengesë të veprimtarisë dhe siguria e
banorëve dhe e hapësirës për rreth;
Në kuadër të këtyre zonave kemi:
Zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore,
Zona të mbrojtura të trashëgimisë natyrore, dhe
Zonat me interes të veçantë për Kosovën.
Zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore
Në tërë territorin e Kosovës momentalisht janë 426 monumente të cilat kanë status të mbrojtjes. Në
hartën e mësipërme kemi të paraqitura numrin e monumenteve të trashëgimisë arkitekturale dhe
trashëgimisë arkeologjike (me objekte të paluajtshme).
Zonat me interes të veçantë për Kosovën
Në kuadër të kësaj kategorie kemi zona ku duhet të vendoset një regjim i caktuar i zhvillimit:
Zona e mihjes sipërfaqësore të linjitit dhe prodhimit të energjisë;
Investimet kapitale të nivelit qendror;
Zona e veprimit të koordinuar (Trekëndëshit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës – TZHEK);
Aeroporti i Prishtinës;
Kalimet kufitare dhe zonat ndërkufitare të zhvillimit; dhe
Zonat tjera të shpallura nga institucionet qendrore të Kosovës.
Zonat ku duhet të rigjenerohet mjedisi i degraduar e të cilat duhet të rishfrytëzohen për qëllime tjera
janë:
Deponitë e mbetjeve industriale në Mitrovicë, Obiliq, Kishnicë dhe Elez Han;
Lokacionet e deponive të mbyllura komunale
Zonat e Veçanta të Mbrojtura
Janë kategori hapësinore të cilat në detaje janë të përshkruara në Ligjin për Zonat e
Veçanta të Mbrojtura.
Ligji në fjalë është pjesë përbërëse e Pakos së Ahtisarit93 të aprovuar nga Kuvendi i
Kosovës në qershor të vitit 2008.
Sipas Ligjit, në territorin e Kosovës janë identifikuar 45 zona të tilla që kryesisht i
përkasin trashëgimisë kulturore ortodokse.
Aktivitetet e ndaluara brenda tyre - të cilat kanë të bëjnë kryesisht me: ndërtimet e
objekteve industriale, digave (pendave), centraleve elektrike, furrave, fabrikave, rrugëve
tranzite në zonat rurale dhe ndërtimeve që bëjnë shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit të
asaj zone.
Aktivitete të kufizuara brenda ZVM - kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimet e objekteve
eventuale me etazhitet më të lartë se monumenti që duhet mbrojtur, ndërtimet e
rrugëve, punëtorive, restoranteve, hoteleve, klubeve të natës, pompave me karburante
të naftës, riparimet e automjeteve, vetëshërbimet, tubimet publike dhe urbanizim të
tokës bujqësore.
ZHVILLIMI DHE INTEGRIMI I INFRASTRUKTURËS DHE KOMUNIKIMIT
Shpërthimi i izolimit nga rrjedhat rajonale varet nga statusi dhe pozita e Kosovës në
proceset e integrimit Evropian dhe projekteve të parapara siç janë integrimi në
korridoret e transportit evropian, pjesëmarrja në marrëveshjen për komunitetin e
energjisë së Evropës JL, etj.
Zhvillimi dhe integrimi i infrastrukturës dhe komunikimit nënkupton integrimin në
rrjetin rajonal dhe Evropian të transportit (TEN), përmirësimin e transportit brenda
territorit të Kosovës, furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për kërkesat
vendore dhe rajonale dhe sigurimin e sasisë së mjaftueshme të ujit për pije, bujqësi dhe
industri.
Zhvillimi I infrastrukturës do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë së lartë, do t’i
kontribuojë zhvillimit më të barabartë të rajoneve të ndryshme në Kosovë, do të ofrojë
kualitet më të mirë të zhvillimit në zonat rurale dhe do të mundësojë qasje në
infrastrukturë për të gjithë.
STRATEGJIA DHE VEPRIMET PËR ZBATIM
Strategjia paraqet pakon e përbërë nga politikat, masat, aktivitetet, projektet konkrete
me anë të të cilave synohet të arrihen objektivat e përcaktuar brenda një afati të
caktuar kohor.
Në përbërjen strategjisë, janë edhe implikimet financiare që paraqesin burimet e
mundshme financiare prej nga do të financohen aktivitetet dhe projektet për arritjen e
objektivave.
Përveç kësaj, strategjia përmban edhe kornizën institucionale e cila paraqet
institucionet dhe të gjithë aktorët që janë përgjegjës dhe që mundësojnë realizimin e
aktiviteteve dhe projekteve për arritjen e synimeve dhe objektivave.
Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të
planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës si vlerë e përgjithshme kombëtare,
përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit
dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
2. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të
fondeve publike, parakushte për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar,
rregullim të qëndrueshëm të hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë
dhe qasje adekuate në shërbimet publike për qytetarët.
LIGJ Nr. 107/2014,
PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ky ligj ka për qëllim:
a) të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të
tokës dhe të burimeve natyrore;
b) të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel
kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike
e njerëzore dhe interesave publikë e privatë, duke bashkërenduar punën për:
i) mbrojtjen e burimeve natyrore, si: toka, në veçanti toka bujqësore, ajri, uji, pyjet,
flora, fauna, peizazhet;
ii) krijimin e garantimin e territoreve të ndërtueshme, të organizuara në mënyrë të
harmonizuar e funksionale, duke i dhënë përparësi hapësirës publike, mundësisë së
banimit për të gjitha shtresat ekonomike e sociale, krijimit të infrastrukturës fizike të
përshtatshme për nxitjen e investimit në ushtrimin e veprimtarive ekonomike, sociale e
kulturore, lehtësimit të përdorimit të sigurt të shërbimeve e komoditeteve publike, të
transportit, komunikimit dhe infrastrukturës, përfshirë territoret e përshtatura;
iii) nxitjen e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore në nivel kombëtar e vendor;
iv) garantimin e burimeve të furnizimit të mjaftueshëm dhe veçanërisht atij jetësor;
v) garantimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe të shëndetit publik, rendit publik dhe
sigurisë kombëtare;
vi) nxitjen e zhvillimit të balancuar rajonal për të siguruar shpërndarje të qëndrueshme
të popullsisë në vend në bazë të burimeve;
c) të nxitë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së
trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike,
zonave të mbrojtura, monumenteve të natyrës, zonave të ndjeshme mjedisore dhe të
peizazhit;
ç) të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me
dokumentet planifikuese dhe sipas legjislacionit mjedisor në fuqi;
d) të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim,
veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e
social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë;
dh) të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të hartojnë e të
përditësojnë rregullisht dokumentet e planifikimit, sipas kërkesave të tregut dhe
nevojave sociale;
e) të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre
planifikuese për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit;
Fushëveprimi
Ky Ligj përcakton parimet bazë të planifikimit hapësinor, kushtet dhe mënyrën e
zhvillimitdhe rregullimit hapësinor, llojet, ecuritë dhe ërmbajtjen e planeve,
përgjegjësitë e subjekteveadministrative të nivelit qendror dhe lokal për hartimin dhe
zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrjen administrative për
zbatimin e këtij ligji, si dhe aktivitetettë cilat ndërmerren në planifikim hapësinor dhe
rregullim territorial në Republikën e Kosovës.
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Dokumenti i Planifikimit Hapësinor –Plani hapësinor i Kosovës, Harta zonale e
Kosovës, Plani hapësinor për zona të veçanta, Plani zhvillimor Komunal, Harta zonale e
Komunës dhe Plani rregullues i hollësishëm, siç përkufizohen me ketë ligj dhe për të
cilat sigurohet qasje publike përmes faqes së internetit të Ministrisë dhe komunave.
1.2. Plani Hapësinor i Kosovës - dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit qendror, në
pajtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji.
1.3. Harta Zonale e Kosovës - dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit qendror, në
pajtim me dispozitat e nenit 13 të këtij ligji.
1.4. Plani Hapësinor për Zona të Veçanta – dokumenti i planifikimit hapësinor I nivelit
qendror që vendos një organizim të posaçëm të zhvillimit, përdorim dhe regjim
mbrojtës për zonat e veçanta të përcaktuara në Hartën zonale të Kosovës, në pajtim me
dispozitat e menit 14 të këtij ligji.
1.5. Plani Zhvillimor Komunal -dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në
pajtim me dispozitat e nenit 15 të këtij ligji.
1.6. Harta Zonale e Komunës –dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në
pajtim me dispozitat e nenit 16 të këtij ligji.
1.7. Plani Rregullues i Hollësishëm – dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal,
në pajtim me dispozitat e nenit 17 të këtij ligji.
1.8. Vendbanim – zonë me karakteristika urbane, fshat, qytet apo vendbanimin tjetër.
1.9. Zonë Urbane – zona e cila fizikisht formon pjesën e një qyteti dhe karakterizohet
me pjesë të rëndësishme të sipërfaqeve të ndërtuara, densitetit të lartë të popullsisë
dhe banimit, punësim dhe transport të konsiderueshëm dhe infrastrukturë tjetër. Zonat
urbane mund gjithashtu të përmbajnë zona të gjelbra zakonisht të shfrytëzuara për
qëllime rekreative.
1.10. Zonë Rurale – një sipërfaqe që karakterizohet me një sasi të ultë të ndërtimit,
dendësisë së popullsisë, dhe të infrastrukturës teknike, publike dhe sociale, si dhe të
punësimit përmes zhvillimit të agrikulturës, turizmit rural, qendrave shëruese dhe të
prodhimtarisë që nuk ndot mjedisin rrethues.
1.11. Zonë – një grup të parcelave kadastrale fqinje me përcaktim të njëjtë të
shfrytëzimit të tokës, zhvillimit apo të mbrojtjes dhe ruajtjes, duke përdorur
përkufizimet e zonave në këtë ligj.
1.12. Zonë Banimi – sipërfaqe e caktuar kryesisht për qëllime të banimit.
1.13. Perimetri - kufiri zyrtar të një territori me karakteristika të përbashkëta, të
zhvillimit, mbrojtjes dhe ruajtjes.
1.14. Zonë Komerciale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillim të ndërtesave për zyre
dhe/ ose ndërtesave komerciale.
1.15. Zonë Industriale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillimin e ndërtesave për
prodhimtari industriale.
1.16. Zonë Teknologjike – një sipërfaqe e caktuar për zhvillimin e arsimimit të lartë,
kërkimeve shkencore dhe prodhimtarisë teknologjike.
1.17. Zonë Bujqësore – një zonë tokësore të caktuar për kultivim të kulturave
bujqësore dhe blegtorale si: tokë e lërueshme, kopsht, pemishte, vreshtë, livadh,
kullosë, pellg peshqish, moçal, etj.
1.18. Zonë për Shfrytëzim të Përzier – një zonë të caktuar për shfrytëzim të përzier të
ndërtesave për banim, ndërtesave komerciale, bujqësore, industriale ose veprimtari
tjera.
1.19. Zonë Mbrojtëse – një zonë përreth perimetrit të burimeve natyrore dhe të
trashëgimisë kulturore të ndërtuar, që është shpallur nën mbrojtje që përcaktohet nga
institucioni kompetent, në të cilën ndalohet çdo zhvillim apo aktivitet që mund të
dëmtojë pamjen e kuadrit ose dëmtim tjetër të burimeve natyrore dhe të trashëgimisë
kulturore.
1.20. Sipërfaqe e Mbrojtur – pjesa e territorit të përcaktuar për qëllime të ruajtjes së
burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore, mbrojtje nga ndotja e mjedisit ose
krijim të kushteve hapësinore për ushtrimin e papenguar të veprimtarisë si dhe sigurinë
e banorëve dhe zonave përreth, e cila duhet të përcaktohet në Planin Hapësinor të
Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës dhe që mund të klasifikohet nga Ministria si
Zonë e Veçantë.
1.21. Zonë e veçantë e mbrojtur – zonë e themeluar me Ligjin Nr. 03/L-039 për Zonat e
Veçanta të Mbrojtura.
1.22. Zonë e veçantë – një zonë të identifikuar në Planin Hapësinor të Kosovës dhe
Hartën Zonale të Kosovës që ka veçori specifike që kërkojnë një regjim të posaçëm
organizativ, të përdorimit dhe mbrojtjes të zhvilluar nga Ministria përmes Planit
Hapësinor për zona të veçanta
1.23. Parcela Kadastrale – përkufizohet me Ligjin Nr.04-L-013 për Kadastrin dhe
nënkupton sipërfaqen e tokës të identifikuar me numër të parcelës kadastrale dhe
regjistruar në hartën kadastrale me sipërfaqe të vërtetë në hartën projektuese dhe
sipërfaqe të regjistruara në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme në bazë të
Ligjit Nr. 2002/5 për për Themelimin e Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme
dhe Ligjit Nr.04/L- 009/2011 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2002/5 për
Themelimin e Regjistrit te të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.
1.24. Vija rregulluese- largësia nga kufiri i parcelës kadastrale të paraparë për
ndërtimin e infrastrukturës teknike, në të cilin nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi.
1.25. Vija e ndërtimit – largësia nga kufiri i parcelës kadastrale dhe vija rregulluese në
të cilin lejohet ndërtimi i sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme.
1.26. Shërbimet publike – është një term i përgjithshëm për të caktuar shërbimet e
ofruara nga autoritete publike drejtpërdrejt ose tërthorazi të infrastrukturës teknike,
publike dhe sociale për qytetarët.
1.27. Infrastruktura teknike – shtrirje e rrugëve publike, ndërtesave, instalimeve
nëntokësore dhe mbitokësore për furnizimin e energjisë elektrike dhe termike, rrjetit të
ujësjellësit dhe kanalizimit, telekomunikacionit dhe instalimeve të tjera të ngjashme.
1.28. Infrastruktura publike – shtrirje e ndërtesave për shpërndarjen dhe mbledhjen e
postës, kujdesin shëndetësor, arsimimin, administratën publike dhe shërbimeve të tjera
të ngjashme.
1.29. Infrastruktura sociale – shtrirje e hapësirave dhe ndërtesave për zhvillimin e
veprimtarive sportive dhe kulturore, peshkimit, gjuetisë bibliotekave, parqeve publike,
qendrat e komuniteteve, institucionet e komunikimit publik dhe të tjera të ngjashme.
1.30. Kushtet ndërtimore – kushtet ndërtimore, si janë përcaktuar në nenin 21 të këtij
ligji.
1.31. Normat teknike të Planifikimit hapësinor – dokumenti i cili përcakton kërkesat
themelore për hartimin e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor.
1.32. Autoriteti i Planifikimit hapësinor – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor dhe autoritetin përgjegjës të Komunës për planifikim dhe menaxhim
hapësinor, siç përcaktohet me këtë ligj.
1.34. Komuna – e përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.
1.35. “nstituti – Instituti për Planifikim Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor.
1.36. Baza e të dhënave të Planifikimit Hapësinor – përmbledhje digjitale qendrore e të
gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe të dhënave tjera të përpunueshme,
që janë përgatitur nga autoritetet e planifikimit hapësinor në pajtim me këtë ligj dhe
përmban të dhëna për destinimin dhe rregullimin e shfrytëzimit të tokës në territorin e
Kosovës, si pjesë e Infrastrukturës Kombëtare e të dhënave hapësinore sipas Ligjit Nr.
04/L-013 për Kadastër
1.37. Të Dhënat Elementare Digjitale – përmbajtja digjitale të tekstit dhe vizatimeve që
duhet të shfrytëzohen gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Hartës Zonale të
Komunës dhe Planit Rregullues të Hollësishëm.
1.38. Pjesëmarrja Publike - pjesëmarrja e një ose më shumë personave fizikë apo
juridikë, pjesëmarrjen e shoqatave apo organizatave në hartimin e dokumenteve të
planifikimit hapësinor.
1.39. Shqyrtimi publik – ngjarje e hapur për pjesëmarrje publike, të zhvilluara në vende
të përshtatshme nga autoriteti i planifikimit hapësinor, i cili përmes njoftim publik fton
qytetarët, ekspertët dhe palët e interesuara për të parashtruar kundërshtimet,
komentet apo sugjerimet, para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësinor.
1.40. Njoftimi publik- njoftim paraprak i palëve të interesuara dhe/ose publikut, për
kohën, vendin dhe qëllimin e mbajtjes së shqyrtimin publik.
1.41. Vendbanimet joformale - vendbanime ku banorët nuk gëzojnë të drejtat e tyre
për një standard të përshtatshëm të jetesës, të banimit dhe nuk kanë zotërim ligjor të
pronës ose qasje adekuate në shërbimet publike dhe qeverisje, si dhe jetojnë në një
mjedis me rrezikshmëri të lartë.
Parimet
1. Planifikimi hapësinor dhe rregullimi duhet të bazohen në parimet e mëposhtme:
1.1. promovimin e interesave të përbashkëta të qytetarëve të Kosovës, duke mbrojtur
burimet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe përkrahur zhvillim të qëndrueshëm;
1.2. promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrjes publike dhe përfshirjen
ndërsektoriale në formulimin e strategjive zhvillimore dhe dokumenteve të planifikimit
hapësinor;
1.3. promovimin e transparencës së plotë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes,
duke siguruar qasje publike për palët e interesuara në të dhëna, harta, grafikone, të
drejta dhe në të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor;
1.4. promovimin e kornizës themelore, transparente dhe të planifikuar të shfrytëzimit
dhe zhvillimit, mbrojtjes së mjedisit, trashëgimisë kulturore, si dhe të drejtave
pronësore;
1.5. promovimin e mundësive të barabarta të zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor
për të gjithë qytetarët e Kosovës;
1.6. promovimin e cilësisë së lartë të jetesës dhe sistemeve të qëndrueshme për
zhvillimin e vendbanimeve;
1.7. promovimin e planifikimit hapësinor të integruar përmes ecurive efikase;
1.8. promovimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit
hapësinor;
1.9. promovimin e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm bazuar në nevojat publike
dhe ekonomike; dhe
1.10. promovimin e vazhdueshëm të harmonizimit me praktikat më të mira
ndërkombëtare dhe me parimet Evropiane për zhvillim hapësinor
1.11. zhvillim të qëndrueshëm dhe proporcional të komunitetit, duke shfrytëzuar në
mënyrë efikase fondet publike; dhe
1.12. parimet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor, zhvillim të qëndrueshëm, dhe
qeverisje në harmoni me normat e BE-së.
Parimet Sipas Ligjit në Republikën e Shqipërisë
Planifikimi dhe zhvillimi i territorit bazohet në këto parime:
1) zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të garantojë nevojat e brezave për barazi
sociale, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të mjedisit;
2) zhvillimi i territorit është çështje e rëndësisë kombëtare; ai duhet të jetë i drejtë dhe
vlera e krijuar të përftohet dhe të përvetësohet nga shoqëria që e krijon atë;
3) planifikimi duhet të harmonizojë interesat publikë e privatë, kombëtarë e vendorë;
4) zhvillimi duhet të udhëhiqet nga planifikimi, i cili është i detyrueshëm për të gjitha
autoritetet e planifikimit sipas këtij ligji;
5) parimet dhe vlerat e dokumenteve të planifikimit duhet të kenë vazhdimësi dhe pas
ndryshimit të tyre;
6) transparenca duhet të shoqërojë proceset e planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit;
7) shërbimi me një ndalesë;
8) heshtja është miratim;
9) planifikimi duhet të marrë në konsideratë karakteristikat e kontekstit të territorit në
zhvillim;
10) decentralizimi dhe subsidiariteti;
11) harmonizimi me qasjen e Bashkimit Europian në fushën e planifikimit dhe të zhvillimit të
territorit, si edhe lidhur me kriteret mjedisore, ruajtjes së biodiversitetit dhe zonave të
mbrojtura;
12) zhvillimi duhet të bazohet në planifikimin dhe projektimin e gjithanshëm, që garanton
kushte të barabarta dhe të drejta për të gjithë qeniet, pavarësisht nga nevojat dhe
karakteristikat e secilit;
13) planifikimi e zhvillimi duhet të garantojnë eleminimin e barrierave, për një përdorim të
sigurt, të barabartë e të pavarur të hapësirave nga të gjithë personat, përfshirë ata me aftësi
të kufizuar ose grupe të veçanta, për të cilët janë të nevojshme zgjidhje teknike apo pajisje
të veçanta;
14) hierarkia e planeve;
15) shpërndarja e të drejtave të zhvillimit duhet të jetë e drejtë dhe në bazë të parimit të
proporcionalitetit;
16) sigurimi i detyrueshëm i objekteve, i përgjegjësive civile dhe profesionale në ndërtim;
17) garantimi i aksesit dhe pjesëmarrjes së publikut në hartimin e dokumenteve të
planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit;
18) sistemi i integruar i planifikimit.
Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013
NIVELET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, DOKUMENTET DHE SUBJEKTET PËRGJEGJËSE NË
NIVEL QENDROR DHE LOKAL
Nivelet e Planifikimit dhe dokumentet e planifikimit hapësinor
1. Në Kosovë janë dy nivele të planifikimit hapësinor :
1.1. Planifikimi i nivelit qendror për tërë territorin e Kosovës përmes dokumenteve të
planifikimit hapësinor, siç janë:
1.1.1. Plani hapësinor i Kosovës;
1.1.2. Harta zonale e Kosovës; dhe
1.1.3. Planet hapësinore për zona të veçanta.
1.2. Planifikimi i nivelit lokal për tërë territorin e komunave përmes dokumenteve të
planifikimit hapësinor, siç janë:
1.2.1 Plani zhvillimor Komunal;
1.2.2. Harta zonale e Komunës; dhe
1.2.3. Planet rregulluese të hollësishme.
LIGJ Nr. 107/2014,
PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Autoritetet e planifikimit të territorit dhe përgjegjësitë e tyre Autoritetet përgjegjëse
Autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit janë:
1.1. Në nivel qendror:
a) Këshilli i Ministrave;
b) Këshilli Kombëtar i Territorit;
c) ministria përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvilllimit të territorit.
1.2. Në nivel qarku:
a) këshilli i qarkut.
1.3. Në nivel bashkie:
a) këshilli bashkiak;
b) kryetari i bashkisë.
Përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave
1. Këshilli i Ministrave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, është përgjegjës për alokimin e
mjeteve financiare për:
a) hartimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit;
b) hartimin e planeve sektoriale dhe planeve të detajuara për zonat me rëndësi kombëtare;
c) detajimin e planit të Përgjithshëm të Territorit përmes hartimit të planeve të përgjithshme
vendore;
ç) zbatimin e synimeve, objektivave dhe masave të veprimit, siç janë përcaktuar në planet
sektoriale dhe planet e detajuara për zonat me rëndësi kombëtare;
d) mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të planifikimit të integruar – Regjistrin e Integruar të
Territorit.
2. Këshilli i Ministrave është përgjegjës për:
a) miratimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit;
b) miratimin e rregullores së planifikimit, zhvillimit, ndërtimit, rregullores së Regjistrit të
Integruar të Territorit si dhe të dokumenteve tjera sipas përcaktimeve të këtij ligji;
c) nxitjen e hartimit të dokumenteve kombëtare e vendore të planifikimit nga autoritetet
përkatëse të planifikimit;
ç) mbështetjen e zhvillimit të burimeve të nevojshme njerëzore e profesionale, në nivel
qendror dhe vendor, për planifikimin e territorit, kontrollin e zhvillimit dhe administrimin e
regjistrit të integruar të territorit;
d) miratimin e akteve nënligjore të përcaktuara sipas këtij ligji.
3. Këshilli i Ministrave në bazë vjetore njihet me Raportin Monitorues të Zbatimit të
qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin e Përgjithshëm të Territorit, planet
kombëtare sektoriale dhe planet e detajuara për zona me rëndësi kombëtare, merr
masa sipas rastit.
4. Këshilli i Ministrave rregullisht koordinon dhe harmonizon politikat dhe strategjitë
sektoriale të ministrive përkatëse.
5. Këshilli i Ministrave bashkërendon mbledhjen e raporteve për zhvillimin strategjik të
secilit sektor, sipas fushës së përgjegjësisë së secilës ministri. Këto raporte ia dorëzon
ministrisë përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit brenda 6
muajve që nga fillimi i procesit të hartimit apo rishikimit të Planit të Përgjithshëm të
Territorit.
6. Këshilli i Ministrave, me akt nënligjor, përcakton:
a) përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve tij;
b) rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të
Territorit, numrin e punonjësve, nivelet e pagave e të shpërblimit dhe marrëdhëniet e
tyre të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar të Territorit
Këshilli Kombëtar i Territorit ka këto kompetenca:
a) vendos miratimin, miratimin me ndryshime ose shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm të
dokumenteve të planifikimit, kërkuar për miratim nga autoritetet e planifikimit, sipas
përcaktimeve të këtij ligji;
b) vendos për miratimin e dokumenteve të planifikimit sektorial, të përcaktuara me
legjislacion të posaçëm, dhe që kanë efekte në territor;
c) përcakton rëndësinë kombëtare të një çështjeje, zone ose objekti në planifikimin e
territorit, dhe miraton planet e detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, kur
parashikohen të tilla nga Plani i Përgjithshëm i Territorit.
Përgjegjësitë e ministrisë së linjës për planifikimin dhe zhvillimin
1. Ministria, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, është përgjegjëse për:
a) përgatitjen e politikave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
b) hartimin e kuadrit ligjor të planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
c) marrjen e nismës dhe koordinimin e punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm të
Territorit, si dhe për rishikimin e tij;
ç) marrjen e nismës, sipas rastit, dhe koordinimin e punës për hartimin e planeve të detajuara
për zonat me rëndësi kombëtare, si dhe për rishikimin
d) bashkërendimin e objektivave të autoriteteve qendrore të planifikimit në Planin e
Përgjithshëm të Territorit , etj
Kosovë, Ligji nr. 04/L-174 - Subjektet Përgjegjëse
1. Subjektet përgjegjëse që ushtrojnë funksionet, kompetencat dhe përgjegjësitë
përkatëse, që bazohen në legjislacionin në fuqi për çështje të planifikimit hapësinor
janë:
1.1. në nivel qendror:
1.1.1 Kuvendi i Kosovës;
1.1.2 Qeveria e Kosovës; dhe
1.1.3. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
1.2. në nivel lokal:
1.2.1. Kuvendi Komunal; dhe
1.2.1. autoriteti komunal përgjegjëse për planifikim dhe menaxhim hapësinor.
Përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës në Planifikimin Hapësinor
1. Kuvendi i Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjës për aprovimin e
mjeteve financiare të alokuara nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e këtij ligji.
2. Kuvendi i Kosovës është përgjegjës për aprovimin përfundimtar të:
2.1. propozim vendimeve për hartimin e Planin hapësinor të Kosovës dhe të Planeve
hapësinore për zona të veçanta pasi të aprovohen nga Qeveria e Kosovës;
2.2. Planin Hapësinor të Kosovës, pasi të aprovohet nga Qeveria e Kosovës.
2.3.Hartës zonale të Kosovës pasi të aprovohet nga Qeveria e Kosovës.
2.4. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta pasi të aprovohen nga Qeveria e Kosovës;
dhe
3. Kuvendi i Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji, në baza vjetore, shqyrton
Raportin Monitorues për Zbatim të qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në
Planin hapësinor të Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe Planet hapësinore për zona
të veçanta të përgatitur nga Qeveria.
4. Të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor të miratuar nga Kuvendi i Kosovës do të
publikohen në Gazetën zyrtare të Kosovës.
Përgjegjësitë e Qeverisë së Kosovës në Planifikimin Hapësinor
1. Qeveria e Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjëse për alokimin e
mjeteve financiare për:
1.1. hartimin e Planit hapësinor të Kosovës
1.2. hartimin e Hartës zonale të Kosovës;
1.3. hartimin e Planeve hapësinore për zona të veçanta;
1.4. zbatimin e synimeve dhe objektivave siç janë përcaktuar në Planin hapësinor të
Kosovës;
1.5. masat e veprimit siç janë përcaktuar në Hartën zonale të Kosovës;
1.6. zbatimin e synimeve, objektivave dhe masave të veprimit, siç janë përcaktuar në
Planet Hapësinore për Zona të Veçanta; dhe
1.7. krijimin dhe mirëmbajtjen e Bazës së të dhënave të Planifikimit hapësinor
2. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për:
2.1. shqyrtimin dhe aprovimin e Planit hapësinor të Kosovës para se të dorëzohet për
aprovim në Kuvend të Kosovës;
2.2. shqyrtimin dhe aprovimin e Hartës zonale të Kosovës,
2.3. shqyrtimin dhe aprovimin e Planeve hapësinore për zona të veçanta, para se të
dorëzohen për aprovim në Kuvend të Kosovës;
2.4. shqyrtimin dhe aprovimin e revidimit të Hartës zonale të Kosovës,
2.5. shqyrtimin dhe aprovimin e revidimit të Planeve Hapësinore për zona të veçanta;
dhe
2.6. shqyrtimin dhe aprovimin e dokumenteve tjera të parapara me këtë ligj.
3. Qeveria e Kosovës në baza vjetore harton Raportin Monitorues të Zbatimit të
qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Planet
hapësinore për zona të veçanta.
4. Qeveria Kosovës rregullisht koordinon dhe harmonizon politikat dhe strategjitë
sektoriale të Ministrive relevante.
5. Qeveria e Kosovës bashkërendon grumbullimin e raporteve për zhvillim strategjik të
secilit sektor Qeveritar dhe të njëjtat raporte ia dorëzon Ministrisë gjashtë (6) muaj
para se të filloj hartimi i Planit hapësinor të Kosovës dhe Harta zonale e Kosovës.
Përgjegjësitë e Ministrisë në Planifikimin Hapësinor
1. Ministria në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjëse për:
1.1. përgatitjen e politikave për fushëveprimin e planifikimit hapësinor;
1.2. hartimin dhe koordinimin e kornizës ligjore të planifikimit hapësinor; dhe
1.3. përgatitjen e propozim-vendimeve për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe
Hartës zonale të Kosovës dhe Planet hapësinore për zonat e veçanta, si dhe për
revidimin e tyre. Propozim-vendimit i bashkëngjitet programi për hartimin dhe
menaxhimin e procesit te planifikimit, i cili përmban të dhënat në vijim :
1.3.1. llojin dhe përkufizimin e dokumentit të planifikimit hapësinor;
1.3.2. qëllimin e hartimit;
1.3.3. kufirin e territorin;
1.3.4. subjektin përgjegjës për hartim;
1.3.5. mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për hartimin;
1.3.6. kushtet dhe mënyrën e zbatimit; dhe
1.3.7. çështje tjera të rëndësishme për hartim.
1.4. hartimin dhe bashkërendimin e:
1.4.1. Planit hapësinor të Kosovës për çdo tetë (8) vite;
1.4.2. Hartës zonal të Kosovës nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit
hapësinor të Kosovës;
1.4.3. revidimit të Hartës zonale të Kosovës katër (4) vite pas miratimit përfundimtar të
tij, sipas procedurës së përcaktuar për hartimin dhe miratimin e tyre paraprak, në rast
se nga të gjitha masat e parapara në Hartën zonale të Kosovës për këtë periudhë, më
pak se dyzet (40%) të janë zbatuar; dhe
1.4.4. Planeve Hapësinore për zona të veçanta, në bashkëpunim me ministritë, komunat
dhe institucionet përkatëse.
1.5. bashkërendimin e objektivave të autoriteteve qendrore në planifikim hapësinor dhe
territorial, në Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës dhe Planet
Hapësinore për Zona të Veçanta;
1.6. të inkurajuar dhe siguruar që pjesëmarrja e publikut është përfshirë në procesin e
hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
1.7. themelimin, organizimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të
Planifikimit Hapësinor, me të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit
qendror dhe lokal, të cilat janë miratuar nga Autoritetet e Planifikimit Hapësinor, si dhe
të dhënat tjera shtesë të cilat ndërlidhen me planifikimin hapësinor;
1.8. plotësimin e Bazës së të dhënave të Planifikimit Hapësinor me dokumentet e
planifikimit hapësinor pesëmbëdhjetë (15) ditë pas aprovimit të tyre përfundimtar;
1.9. zhvillimin e hulumtimeve dhe vlerësimeve të planifikimit hapësinor dhe sugjeron
Qeverisë masat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar kornizën ligjore dhe ecurinë e
hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
1.10. zhvillimin e trajnimeve për sektorin publik dhe privat që ushtrojnë veprimtari në
fushën e planifikimit hapësinor, për zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore
përkatëse;
1.11. përcaktimin e kushteve ndërtimore dhe dhënien e lejes së ndërtimit për ndërtime
brenda sipërfaqes së mbrojtur; dhe
1.12. bashkërendimin me komunat, organizatat lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të
harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe
ndërkombëtare.
2. Ministria siguron që hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivelit lokal
është në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përmes ofrimit të ndihmës teknike Autoritetit
përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor, duke:
2.1. dorëzuar të dhënat digjitale bazë dhe normat teknike të planifikimit hapësinor që
duhet të shfrytëzohen gjatë hartimit të Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të
komunës, dhe planet rregulluese të hollësishme
2.2. zhvilluar trajnime për shfrytëzimin e të dhënave digjitale bazë dhe normave teknike
të planifikimit hapësinor para se të fillojë hartimi i Planit zhvillimor Komunal dhe Hartës
Zonale të Komunës;
2.3. bashkërenduar vlerësimin e përputhshmërisë së Planit zhvillimor komunal dhe
Hartës Zonale të Komunës dhe përputhshmërinë me planin hapësinor të Kosoves dhe
Hartës zonale të Kosoves, si dhe të revidimit të tyre me të dhënat digjitale bazë dhe
normat teknike të planifikimit hapësinor dhe me vendim njofton autoritetin përgjegjës
komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor për:
2.3.1 miratimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës zonale të komunës brenda
tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit;
2.3.2. kërkesën për ndryshime dhe plotësime të Planit zhvillimor komunal dhe Hartës
Zonale të Komunës brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit; dhe
2.3.3. miratimin e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të komunës të
përmirësuar, që përmban ndryshimet dhe plotësimet e kërkuara brenda dhjetë (10)
ditëve nga dita e dorëzimit.
3. Të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal janë të obliguara të
ndihmojnë Ministrinë me dokumentacion mbështetës të sektorëve të ndryshëm, të
cilat janë të nevojshme për përgatitjen e Planit hapësinor të Kosovës dhe Hartën zonale
të Kosovës.
4. Ministria për hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor mund të sigurojë edhe
donacione nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përpos burimeve financiare
të alokuara nga Qeveria.
5. Ministria me akt nënligjor përcakton normat teknike të Planifikimit hapësinor të cilat
duhet të zbatohen në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor.
6. Ministria me akt nënligjor përcakton fushëveprimin dhe përgjegjësitë e Institutit për
Planifikim Hapësinor.
Përgjegjësitë e Kuvendit Komunal në Planifikimin Hapësinor
1. Kuvendi Komunal në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjës për aprovimin e
mjeteve financiare të alokuara nga Komuna për zbatim të këtij ligji.
2. Kuvendi Komunal është përgjegjës për:
2.1. aprovimin e propozim vendimit për hartimin e Planit zhvillimor Komunal, Hartën
zonale të Komunës, si dhe të Planeve Rregulluese të Hollësishme;
2.2. aprovimin e Planit zhvillimor Komunal dhe Hartën zonale të Komunës, pasi të
aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të Komunës në dy fazat vijuese të hartimit:
2.2.1. pas përfundimit të Planit Zhvillimor Komunal; dhe
2.2.2. pas përfundimit të Hartës Zonale të Komunës.
2.3. aprovimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë
sektoriale të Komunës;
2.4. revidimin e Hartës Zonale të Komunës, pasi të aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të
Komunës;
2.5. revidimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë
sektoriale të Komunës;
2.6. dokumentet tjera të parapara me këtë ligj.
3. Kuvendi Komunal në baza vjetore shqyrton Raportin monitorues të zbatimit të
qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin zhvillimor Komunal dhe Hartën
zonale të Komunës, si dhe Planet rregulluese të hollësishme të përgatitur nga
Drejtoratet sektoriale të Komunës.
Përgjegjësitë e Autoritetit Përgjegjës Komunal për Planifikim dhe Menaxhim
Hapësinor
1. Autoriteti përgjegjës Komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor në pajtim me
dispozitat e këtij ligji, është përgjegjëse për:
1.1. zhvillimin hapësinor, përmes hartimit dhe zbatimit të qëllimeve dhe objektivave të
deklaruara në dokumentet e planifikimit hapësinor;
1.2. hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor në përputhje të plotë me Planin
hapësinor të Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe me normat teknike të planifikimit
hapësinor;
1.3. përgatitjen e propozim-vendimeve për hartimin e Planit hapësinor të Komunës dhe
Hartës Zonale të Komunës dhe Planet Hapësinore për Zonat e veçanta, si dhe për
revidimin e tyre. Propozim-vendimit i bashkëngjitet programi për hartimin dhe
menaxhimin e procesit te planifikimit, i cili përmban të dhënat në vijim:
1.3.1. llojin dhe përkufizimin e dokumentit të planifikimit hapësinor;
1.3.2. qëllimin e hartimit;
1.3.3. kufirin e territorit;
1.3.4. subjektin përgjegjës për hartimin;
1.3.5. mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për hartim;
1.4. koordinimin me Drejtorive Sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës për
hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për çdo tetë (8) vite;
1.5. hartimin e Hartës Zonale të Komunës, në përputhje me Hartën zonale të Kosovës
dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, nëntë (9) muaj pas miratimit
përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal, përmes:
1.5.1. koordinimit të drejtorive sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës; ose
1.5.2. konkursit të projektimit, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-241 për Prokurimin Publik
në Republikën e Kosovës;
1.6. hartimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, në përputhje me Hartën zonale të
Komunës, normat teknike të planifikimit hapësinor, dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-039 për
Zonat e veçanta të mbrojtura, përmes:
1.6.1. koordinimit të drejtorive sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës; ose
1.6.2. konkursit të projektimit, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-241 për Prokurimin Publik
në Republikën e Kosovës.
1.7. revidimit të Hartës zonale të Komunës katër (4) vite pas miratimit përfundimtar të
tij, sipas procedurës së përcaktuar për hartimin dhe miratimin e tyre paraprak, në rast
se nga të gjitha masat e parapara në Hartës zonale të Komunës për këtë periudhë, më
pak se dyzet përqind (40%) të janë zbatuar;
1.8. zhvillimin e trajnimit nga përfaqësues të Ministrisë për shfrytëzimin e të dhënave
digjitale bazë që do të përdoren gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit
hapësinor;
1.9. dorëzimin dhe prezantimin e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të
Komunës në Ministri, për ta verifikuar përputhshmërinë me Planin hapësinor të
Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, në tri
fazat vijuese:
1.9.1. para shqyrtimit publik të Planit zhvillimor komunal;
1.9.2. para shqyrtimit publik të Hartës zonale të Komunës;
1.9.3. para përfshirjes së të dhënave në bazën e të dhënave të konsoliduar të planifikimit
hapësinor.
1.10. rishikimin dhe monitorimin e zbatimit të objektivave të parashtruara në
dokumentet e planifikimit hapësinor në tërë territorin e komunës;
1.11. ofrimin e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor brenda shtatë (7) ditëve
pas miratimit të tyre nga Kuvendi komunal dhe informacioneve përkatëse ministrisë
dhe sigurimin e saktësisë dhe kompletimin e të dhënave të përfshira në Bazën e të
dhënave të Planifikimit Hapësinor;
1.12. inkurajimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes publike në procesin e hartimit dhe të
zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
1.13. bashkërendimin me ministrinë me qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor
me legjislacionin ekzistuese në Kosovë;
1.14. informimin vjetor në Ministri për gjendjen e Planit zhvillimor komunal dhe Hartën
zonale komunale dhe Planet rregulluese të hollësishme dhe gjendjen e zbatimit të tyre;
1.15. njoftimit publik dhe shqyrtimit publik para se të finalizohet Plani Zhvillimor
Komunal, Harta zonale e Kosovës dhe Planet rregulluese të hollësishme; dhe
1.16. shqyrtimin paraprak të kërkesave për ndryshimin e kufijve ekzistues të parcelave
kadastrale, para vendimit përfundimtar nga autoriteti përgjegjës për kadastër.
2. Autoriteti përgjegjës për planifikim dhe menaxhim hapësinor siguron që Plani
Zhvillimor Komunal dhe Harta zonale e Komunës përfshin:
2.1. të dhënat grafike të Planit Hapësinor të Kosovës dhe Hartës zonale të Kosovës; dhe
2.2. të gjitha Planet Rregulluese Urbane dhe Planet Rregulluese të Hollësishme, të
miratuara paraprakisht.
3. Të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal janë të obliguara të
ndihmojnë autoritetin përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin hapësinor, me
dokumentacion mbështetës të sektorëve të ndryshëm, të cilat janë të nevojshme për
përgatitjen e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Hartën zonale të Kosovës.
Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013
DOKUMENTET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Plani Hapësinor i Kosovës
1. Plani Hapësinor i Kosovës është një dokument multi-sektorial i cili identifikon në
aspektin hapësinor politikat zhvillimore sociale, ekonomike dhe mjedisore me qëllim të
krijimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar në tërë territorin e Kosovës.
2. Në mënyrë që të përcaktohen prioritetet e qëndrueshme strategjike, Plani Hapësinor I
Kosovës shqyrton dhe vlerëson gjendjen ekzistuese të:
2.1. të dhënave demografike të vendit;
2.2. shfrytëzimit të burimeve të zhvillimit ekonomik në raport me objektivat e planeve
zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar;
2.3. infrastrukturës ekzistuese teknike të nivelit qendror në raport me objektivat e
planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar;
2.4. infrastrukturës ekzistuese publike të nivelit qendror në raport me objektivat e
planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar;
2.5. infrastrukturës ekzistuese sociale të nivelit qendror në raport me objektivat e
planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar;
2.6. kërcënimeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera si dhe ndotjet dhe
degradimin e mjedisit dhe
2.7. sipërfaqeve të mbrojtura, Zonave të Veçanta dhe Zonave të Veçanta të Mbrojtura.
3. Plani Hapësinor i Kosovës përcakton vizionin, parimet, objektivat dhe prioritetet e
zhvillimit strategjik mbi të cilat bazohet hartimi i Hartës Zonale të Kosovës.
4. Objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve të ndryshëm të Qeverisë, për
administratë publike, arsim, shkencë dhe teknologji, bujqësi, pylltari, zhvillimit rural,
siguri publike, trashëgimi kulturore, ngjarje kulturore, sport, mjedis, mirëqenie sociale,
shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, tregti, industri, telekomunikacion, transport
publik, prodhim të energjisë elektrike dhe termike, burime natyrore dhe minerale, etj.
5. Ministria me akt nënligjor përcakton elementet dhe kërkesat themelore për hartimin,
zbatimin dhe monitorimin e Planit Hapësinor të Kosovës.
Harta Zonale e Kosovës
1. Harta Zonale e Kosovës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve,
hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të
hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të
arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Kosovës, për një
periudhë së paku tetë (8) vjeçare;
2. Harta Zonale e Kosovës përcakton sipërfaqet dhe masat për:
2.1. zhvillimin ekonomik;
2.2. zhvillimin e zonave bujqësore, rezidenciale, komerciale, industriale, teknologjike
dhe për shfrytëzim të përzier, dhe kushtet ndërtimore;
2.3. përmirësimin e infrastrukturën teknike të nivelit qendror;
2.4. përmirësimin e infrastrukturës publike të nivelit qendror;
2.5. përmirësimin e infrastrukturës sociale të nivelit qendror;
2.6. përmirësimin e sigurisë publike të nivelit qendror;
2.7. mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si dhe ndotja e degradimi I
mjedisit;
2.8.zvogëlimin dhe minimizimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e
tjera,
2.9. sipërfaqet e mbrojtura, Zonat e Veçanta dhe Zonat e Veçanta të Mbrojtura;
2.10. dispozitat e zbatimit; dhe
2.11. dispozitat e monitorimit të zbatimit.
3. Hartimi i Hartës Zonale të Kosovës bazohet në:
3.1. deklaratën e vizionit, parimeve dhe pikësynimeve sektoriale të zhvillimit strategjik;
3.2. krijimin e kushteve të mira të jetesës, mundësi të barabarta ekonomike dhe
mbrojtje të mjedisit si dhe të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe arkeologjike;
4. Ministria me akt nënligjor përcakton elementet dhe kërkesat themelore për hartimin,
zbatimin dhe monitorimin e Hartës Zonale të Kosovës.
Planet Hapësinore për Zona të Veçanta
1. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta përgatiten për zonat e identifikuara në Planin
Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës, që janë me karakteristika të
veçanta dhe kërkojnë regjim të posaçëm organizativ, zhvillimor, përdorues dhe
mbrojtës. Zonat e tilla mund të përfshijnë parqe kombëtare dhe zona tjera me vlerë
unike natyrore, ekonomike, minerale, bujqësore dhe të trashëgimisë kulturore.
2. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta përcaktojë deklaratën e vizionit, parimet dhe
pikësynimet sektoriale të zhvillimit strategjik, si sipërfaqet dhe masat për:
2.1. zhvillimin ekonomik;
2.2. zhvillimin e zonave bujqësore, banimit, komerciale, industriale, teknologjike dhe për
shfrytëzim të përzier, dhe kushtet ndërtimore;
2.3. zhvillimin e infrastrukturën teknike, publike dhe sociale;
2.4. mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera si dhe ndotja dhe
degradimi i mjedisit;
2.5. dispozitat e zbatimit; dhe
2.6. dispozitat e monitorimit të zbatimit.
3. Hartimi i Planeve hapësinore për zonat e veçanta bazohet në:
3.1. krijimin e kushteve të mira të jetesës, mundësi të barabarta ekonomike dhe
mbrojtje të mjedisit si dhe të trashëgimisë natyrore, kulturore;
3.2. objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve të ndryshëm të Qeverisë,
për administratë publike, arsim, shkencë dhe teknologji, agrikulturë, pylltari, zhvillimit
rural, siguri publike, trashëgimi kulturore, ngjarje kulturore, sport, mjedis, mirëqenie
sociale, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, tregti, industri, telekomunikacion,
transport publik, prodhim të energjisë elektrike dhe termike, burime natyrore dhe
minerale, etj; dhe
3.3. parimet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor, zhvillim të qëndrueshëm, dhe
qeverisje në harmoni me normat Evropiane.
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor

More Related Content

What's hot

E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
Refik Mustafa
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa
 
Fizik 2
Fizik 2Fizik 2
Fizik 2
ElmazPuci
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
YllYmeri
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Dardan Aliu
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Kujttim Thaçi
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
dritashala
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
Refik Mustafa
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
Korab Grabovci
 
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonTraktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Verlona Pireci
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
Refik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Fizik 2
Fizik 2Fizik 2
Fizik 2
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonTraktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 

Viewers also liked

E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
Refik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
Refik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
Refik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
Refik Mustafa
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Refik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
Refik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Refik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
Refik Mustafa
 

Viewers also liked (20)

E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 

Similar to E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor

Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëmStrategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Kolegji Universitar BIZNESI - Gjakovë
 
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Punimi Masteri  Hamedon GashiPunimi Masteri  Hamedon Gashi
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Hamedon Gashi
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Target
 
Bashkia Sarandë
Bashkia SarandëBashkia Sarandë
Bashkia Sarandë
Juna
 
Migrimi kosovar-2014
Migrimi kosovar-2014Migrimi kosovar-2014
Migrimi kosovar-2014
Ramiz Krasniqi
 
Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
 Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
Haidi Demneri
 
Development and transitions shqip
Development and transitions shqipDevelopment and transitions shqip
Development and transitions shqipValbona Kacmoli
 
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem Boge
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem BogeDokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem Boge
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem BogeAlbanian Tourism Low-Cost
 
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
Portalb.mk
 

Similar to E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor (10)

Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëmStrategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
 
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Punimi Masteri  Hamedon GashiPunimi Masteri  Hamedon Gashi
Punimi Masteri Hamedon Gashi
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
Strategjia 1-3
Strategjia 1-3Strategjia 1-3
Strategjia 1-3
 
Bashkia Sarandë
Bashkia SarandëBashkia Sarandë
Bashkia Sarandë
 
Migrimi kosovar-2014
Migrimi kosovar-2014Migrimi kosovar-2014
Migrimi kosovar-2014
 
Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
 Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
Politikat per balancimin rajonal ne kontekstin e reformes territoriale
 
Development and transitions shqip
Development and transitions shqipDevelopment and transitions shqip
Development and transitions shqip
 
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem Boge
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem BogeDokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem Boge
Dokument strategjik rajonal(SLTA) Turizmi Alpin-Zona Razem Boge
 
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
Programi parazgjedhor i Visar Ganiut për Çairin 2021
 

More from Refik Mustafa

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
Refik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
Refik Mustafa
 

More from Refik Mustafa (7)

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 

E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor

  • 1.
  • 2. Planifikimi Hapësinor I Kosovës Strategjia e zhvillimit hapësinor 2010-2020 Planifikimi hapësinor është planifikimi i hapësirës fizike e cila na rrethon: hapësira ku janë të ndërtuara shtëpitë tona, hapësira në zonat urbane dhe rurale, hapësira në të cilën janë vendet tona të punës, hapësirat e rrugëve, infrastrukturës dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Aktualisht, trendët e zhvillimeve në hapësirën e Kosovës nuk janë të volitshme. Ato karakterizohen me probleme të mëdha të ndërtimeve të shumta ilegale, të cilat shkaktojnë probleme në infrastrukturë dhe shërbimet i bëjnë më të shtrenjta. Hapësira ka rëndësi kyçe për zhvillimin e një shoqërie, e cila ndikon në përcaktimin e prioriteteve për investime, për të cilat nuk mund të vendoset brenda natës, prandaj, konsiderojmë se është koha e fundit për fillimin e një procesi të tillë të planifikimit.
  • 3. ROLI DHE BAZUESHMËRIA E PLANIT HAPËSINOR Plani Hapësinor i Kosovës është dokument i cili duhet të promovojë interesat e përbashkëta të banorëve të Kosovës, për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës, por njëkohësisht edhe të mbrojë resurset, trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Përpilimi i Planit Hapësinor të Kosovës ndihmon shtrirjen hapësinore të zhvillimeve, të nivelit kombëtar, komunale e urbane, përpilimin e Strategjisë së Përgjithshme Zhvillimore të Kosovës. Plani Hapësinor duhet të: Udhëzojë sektorët dhe agjencitë e qeverisë në hartimin dhe implementimin e politikave dhe vendimeve për investime publike të cilat kanë dimension të theksuar hapësinor ose mund të ndikohen nga hapësira; Udhëzojë aprovimin e politikave lidhur me investimet strategjike në infrastrukturë, posaçërisht në transport dhe telekomunikime, pastaj politikave lidhur me vendosjen e zhvillimit të industrisë, banimit, shërbimeve, zhvillimit rural, turizmit dhe trashëgimisë natyrore e kulturore;
  • 4. Përkrahë zhvillimin e balancuar në mes të zonave të zhvilluara dhe zonave me zhvillim ekonomik më të ulët; Përcaktojë lokacionet strategjike të cilat do t’i favorizonin jo vetëm zonat urbane por dhe ato rurale; Identifikojë rolin e qyteteve kryesore në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik dhe kulturor të Kosovës; Po ashtu, plani hapësinor duhet të jetë udhëzues në hartimin e planeve tjera zhvillimore - komunale dhe lokale.
  • 5. PROCESI I HARTIMIT TË PLANIT HAPËSINOR TË KOSOVËS Korniza e procesit të planifikimit hapësinor e aprovuar në Korrik të vitit 2003, parasheh proces të gjerë të pjesëmarrjes së aktorëve të ndryshëm gjatë hartimit të Planit Hapësinor të Kosovës. Sipas kësaj kornize procesi është i ndarë në 4 faza: • KU JEMI – Sfidat e zhvillimit hapësinor; • KU DËSHIROJMË TË SHKOJMË - Vizioni dhe caqet strategjike; • SI TE SHKOJMË - Strategjia e zhvillimit hapësinor dhe • SI TË BINDEMI SE KEMI ARRITUR – Monitorimi dhe evaluimi Janë themeluar grupet punuese ndërministrore të përbëra nga zyrtarë përgjegjës të sektorëve të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. Me punë të përbashkët në këto grupe punuese janë përcaktuar çështjet dhe temat të cilat do t’i trajtojë plani hapësinor dhe janë përfunduar raportet sektoriale të sektorëve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë shërbyer si bazë për përcaktimin e zhvillimeve në hapësirë të sektorëve përkatës.
  • 6. PJESËMARRJA PUBLIKE Në respektim të parimeve ndërkombëtare të rekomanduara me ligj, e posaçërisht të Agjendës 21 dhe Agjendës së UN-HABITAT, procesi tenton të përfshijë një numër sa më të madh të pjesëmarrësve në fazën përgatitore për hartimin e Planit Hapësinor. Në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor, Plani Hapësinor është plan multisektoral, i cili merr parasysh raportet dhe strategjitë e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Involvimi i të gjithë pjesëmarrësve, të cilët mund të kenë ndikim ose të jenë të ndikuar nga Plani është esenciale për të zbatuar parimet e pjesëmarrjes publike dhe transparencës së procesit të hartimit të Planit Hapësinor. KONSULTIMET PUBLIKE Në të gjitha fazat e planit, janë mbajtur edhe konsultimet publike ku janë diskutuar Sfidat e zhvillimit hapësinor, Vizioni dhe caqet strategjike si dhe strategjia e zhvillimit hapësinor. Diskutimet dhe komentet nga këto takime kanë shërbyer për ta përparuar dokumentin si dhe për të marrë përkrahjen për procesin e hartimit të planit. Konsultimet janë mbajtur në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe në Prishtinë. Përfaqësues të Kuvendeve Komunale, Institucioneve të ndryshme, shoqërisë civile - OJQ-të vendore dhe ato ndërkombëtare kanë qenë pjesëmarrës në këto konsultime publike, Përfaqësues nga ndërmarrjet private, Qytetarë, Intelektualë, Biznesmen etj.
  • 7. PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR KOSOVA – TË DHËNAT THEMELORE Kosova gjendet në Evropën Juglindore, e karakterizon pozita qendrore në Gadishullin Ballkanik. Kufizohet me: Shqipërinë (112 km gjatësia e kufirit), Maqedoninë (161 km), Serbinë (352 km) dhe Malin e Zi (77 km)1. Shtrihet në gjerësi gjeografike veriore prej 41°50'58'' deri 43°15'42'' dhe gjatësi gjeografike lindore prej 20°01'02'' deri 21°48'02'' 2. Sipërfaqja e Kosovës është 10.907 km², në të cilën jetojnë rreth 2.4 milionë banorë (sipas OSBE-së në vitin 2000), paraqet hapësirë me dendësi të madhe të popullsisë (220 banorë në km²). Kosova është e rrethuar me male të larta, disa kreshta malore kalojnë edhe mbi 2000 m lartësi mbidetare (maja më e lartë Gjeravica 2.656m) 3 , që kanë përbërje të ndryshme gjeologjike, ndërsa në mes shtrihen dy fushëgropat më të mëdha, ajo e Dukagjinit dhe Kosovës. Pozitën e mirë gjeografike Kosovës ia mundëson edhe llojllojshmëria e faktorëve natyrorë: përbërja gjeologjike, relievi, klima, hidrografia, vegjetacioni dhe tipet e tokave, si dhe pasuritë nëntokësore që janë bazë e mirë për zhvillimin ekonomik.
  • 8. Bujqësia është veprimtaria kryesore ekonomike, me dendësi të madhe agrare, me mekanizim të pamjaftueshëm, me strukturë të pavolitshme për kultivimin e kulturave etj. Toka bujqësore janë 53% dhe 39.1% pyje, rreth gjysma e tokës bujqësore (52.3%) është e lërueshme, kurse një e treta (31%) janë kullosa (UNDP). Industria gjendet në fazën e tranzicionit. Një profil i tillë ekonomik ka kushtëzuar dominimin e popullsisë rurale ndaj asaj urbane. Në aspektin demografik Kosova është hapësirë kompakte ku kombësia shqiptare përbën rreth 90% ndërsa kombësitë e tjera rreth 10% (serbë, malazez, turq, myslimanë, romë etj.). Për nga mosha popullsia e Kosovës është e re, ku dominon mosha nën 19 vjeç dhe atë me 42.5%. Kryeqyteti i saj është Prishtina, kurse qytetet e tjera të mëdha janë: Prizreni, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj.
  • 9. DEMOGRAFIA DHE ZHVILLIMI SOCIAL Numri i popullsisë – Vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 2.4 milionë4 banorë. Mirëpo, ekzistojnë vlerësime të ndryshme mbi numrin e popullsisë nga institucione të ndryshme (p.sh. ESK-ja vlerëson se Kosova ka 2.2 milion banorë). Ky numër është relativisht I madh në një sipërfaqe prej 10.907 km² sa ka Kosova. Rritja e numrit të popullsisë është 1.3 % që është më e larta në rajon. Gjatë periudhës 82 vjeçare (1921-2003) popullsia është rritë për 4.6 herë. Nëse vazhdon rritja e popullsisë me këtë trend, vlerësimet tregojnë se në vitin 2050 popullsia do të arrijë deri në 4.5 milionë banorë. Dendësia e popullsisë – Kosova për nga dendësia e popullsisë renditet ndër vendet e para në Evropë me rreth 220 b/km². Përqendrimi i funksioneve të ndryshme ekonomike, shëndetësore, tregtare, kulturore etj., në qytetet e Kosovës ka ndikuar në koncentrimin e madh të popullsisë në këto qendra. Popullsia sipas gjinisë – Raporti në mes të përqindjes së gjinisë mashkullore dhe femërore është 50.4 % meshkuj dhe 49.6 % femra.
  • 10. Zhvillimi social Punësimi – Vlerësohet se numri total i të punësuarve në Kosovë është rreth 260 mijë, prej tyre rreth 61 mijë janë të punësuar në ndërmarrje shoqërore, rreth 125 mijë në ndërmarrjet private, rreth 65 mijë në sektorin qeveritar dhe rreth 18 mijë në organizatat e huaja dhe OJQ-të Papunësi e lartë dhe në rritje të vazhdueshme - Një ndër sfidat kryesore për popullatën e Kosovës është shkalla e lartë e papunësisë. Kosova është vendi me shkallë më të lartë të papunësisë në rajon. Kjo normë e papunësisë sillet rreth 49%. Papunësia më e shprehur është te femrat rreth 63%, ndërkaq te meshkujt kjo normë paraqitet më e ulët rreth 37%. Varfëria e lartë dhe në rritje të vazhdueshme - Me gjithë përparimin e konsiderueshëm në rindërtimin e vendit pas konfliktit të fundit, sfida e reduktimit të varfërisë gjatë viteve të ardhshme mbetet ende shumë e madhe. Përkujdesi shëndetësor - i popullatës është në nivel të ulët, ende ekziston pasiguri e konsiderueshme në llogaritje, por dëshmitë në dispozicion tregojnë për rezultatet shumë të dobëta të shëndetësisë të cilat janë ndër më të dobëtat në Evropën Jug-Lindore. Ndotja dhe degradimi i mjedisit paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës në Kosovë, pasojat janë të ndryshme dhe ato ndryshojnë varësisht nga vendi. Shkaqet kryesore të rreziqeve mjedisore për shëndetin janë: • infrastruktura e vjetruar industriale e cila ka injoruar ndikimet mjedisore • kushtet e dobëta të banimit dhe kualiteti i dobët i shërbimeve bazë, dhe • sistemet e dobëta të menaxhimit mjedisor.
  • 11. BANIMI, SHPËRNDARJA E LOKALITETEVE Shpërndarja e lokaliteteve (vendbanimeve) – Në Kosovë sot jetojnë mbi 2 milion banorë të shpërndarë në 1457 vendbanime, nga të cilat 38 janë të nivelit komunal dhe të tjerat janë vendbanime që për nga përmbajtja dhe veprimtaritë që zhvillohen dhe ofrohen në to, janë të statusit të fshatit. Vendbanimet janë të shpërndara kryesisht në gjithë sipërfaqen e Kosovës, (53% e vendbanimeve) ose 63% e popullsisë shtrihet në trevat me lartësi mbidetare deri 700 m, kurse pjesa tjetër përbën vendbanimet ne lartësi mbi 700m, në të cilat mungon infrastruktura dhe shërbimet sociale. 1.1.3.2. Banimi - Banimi është funksioni bazë i vendbanimeve dhe i cili ndikon në rrjedhën e zhvillimit. Banimi është komponent e rëndësishme ekonomike dhe sociale e zhvillimit, organizimit dhe rregullimit të hapësirës si dhe standardit jetësor të banorëve. Mënyra e organizimit të banimit luan rol të rëndësishëm në shfrytëzimin e hapësirës e posaçërisht në shfrytëzimin racional të energjisë, ndotjes së ujit dhe krijimit të mbeturinave. Banimi në Kosovë është i përqendruar kryesisht në shtëpi si njësi të banimit, të cilat janë shumë shpesh të mbipopulluara. Vendbanimet të cilat ndodhen ne afërsi te zonave urbane, ne afërsi të te rrugëve magjistrale në Kosove, dukuria e ndërtimeve pa leje dhe zhvillimit të vendbanimeve pranë rrugëve magjistrale është e shprehur në tërë Kosovën. Sigurimi i hapësirës së mjaftueshme për banim do të jetë njëra ndër sfidat kryesore të shoqërisë tonë.
  • 12. Problemet Aspekti institucional – ligjor Mungesa e ligjeve dhe rregulloreve, në fushën e banimit (mos aprovimi i tyre); Mungesa e Raportit të gjendjes ekzistuese të banimit në Kosovë, si dhe mungesa e strategjisë për banimin në Kosovë; Mungesa e politikave të banimit; Mungesa e harmonizimit të nevojave për banim, në raport me kërkesat; Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pa organizuar e objekteve të banimit kolektiv; Statusi i pa definuar i ndërmarrjeve banesore; Mungesa e sektorëve te posaçëm për banim në komuna; Nxitja e ndërtimeve të reja, përmes politikave të banimit nga niveli qendror dhe lokal. Aspekti social • Ekzistimi i strehimoreve kolektive; • Sigurimi i banimit adekuat për familje me te ardhura të ulëta, si dhe familjeve; • Mungesa e banesave sociale dhe joprofitabile; • Mungesa e banesave te volitshme.
  • 13. Aspekti financiar Mungesa e fondeve për zhvillimin e banimit; Mungesa e fondit te banimit nga niveli qeveritar; Promovimi dhe sigurimi i banimit me qira të subvencionuar dhe joprofitabile. Aspekti hapësinor Vendbanimeve joformale, ne zonat urbane dhe jashtë tyre; Zgjerimi i vendbanimeve përgjatë rrugëve magjistrale; Shfrytëzimi joracional i hapësirës, raporti banim individual dhe kolektiv në zonat urbane; Mungesa e planeve zhvillimore urbane dhe planeve zhvillimore komunale; Mungesa e infrastrukturës teknike ne zonat e banimit, sidomos ne vendbanimet rurale; Shtrirja e vendbanimeve ne zonat e rrezikuara nga rrëshqitja e dheut si dhe nga vërshimet (dislokimet dhe rilokimet e vendbanimeve).
  • 14. Skenari i trendit Nëse vazhdon skenari i trendit zhvillimit të paplanifikuar me ndërtime ilegale dhe zgjerimi I mëtejmë i vendbanimeve joformale në zonat urbane dhe jashtë tyre, pasojat negative do të fillojnë të reflektohen ne organizimin dhe përmbajtjen e funksioneve te brendshme te vendbanimeve, si dhe ne kualitetin e jetës se banoreve. Vështirësitë do te jene te shprehura ne këto aspekte: Vështirësitë në rregullimin e marrëdhënieve pronësore juridike; Shërbimet dhe infrastruktura do të jetë vështirë të ofrohen për shkak të rritjes së çmimit nga shfrytëzimi joracional i tokës; Shërbimet terciare janë pak të mundshme të sigurohen për këto zona; Problemet e ndotjes së mjedisit nga mungesa e infrastrukturës; Problemet e ngarkesave në trafik, për shkak të rritjes së distancave; Cenimi i korridoreve të infrastrukturës; Humbje të pakthyeshme të resursit të tokës bujqësore. Shfrytëzimi joracional i hapësirës - raporti banim individual dhe kolektiv në zonat urbane Raporti banimi individual, dhe ai kolektiv në kuadër të zones urbane është: 90 % banim individual – shtepi , 10 % banim kolektiv në shumicën e qyteteve të Kosovës
  • 15. Mungesa e planeve zhvillimore urbane dhe planeve zhvillimore komunale Mungesa e planeve ose planet e vjetruara nuk sigurojnë plotësimin e kërkesave të banorëve për ndërtime të reja, me infrastrukturë fizike dhe sociale të nevojshme për një jetë bashkëkohore. Pasojat e kësaj janë: • zhvillim jo i barabartë në mes të zonave urbane dhe rurale; • krijimi i zonave te banimit pa infrastrukturë të duhur fizike dhe sociale (vendbanimet joformale); • ndërtimi i objekteve ilegale në zonat urbane dhe rurale dhe përgjatë magjistraleve; • krijimi i mjedisit të papërshtatshëm jetësor; • mungesa e kujdesit adekuat ndaj trashëgimisë natyrore, dhe kulturore etj; • problemet pronësore juridike. Dislokimi dhe rilokimi e vendbanimeve Dislokimi dhe rilokimi i vendbanimeve imponohet për shkak të shfrytëzimit të pasurive minerale të Kosovës dhe evitimit të rrezikshmërisë së popullatës nga ndikimet e ndotjes së mjedisit dhe fatkeqësive natyrore. Problemet e dislokimit janë: • Rrezikimi i vendbanimeve nga ndotja e mjedisit dhe fatkeqësitë natyrore - vërshimet, tërmetet, erozioni dhe rrëshqitja e dheut; • Vështirësitë gjatë procesit te eksproprijimit, zhvendosjes, dhe rilokimit të cilat manifestohen në aspektin social, ekonomik dhe mjedisor etj.
  • 16. MJEDISI DHE SHFRYTËZIMI I TOKËS Ndotja e ajrit Cilësia e ajrit në vendin tonë tregon zbrazëtira domethënëse kur bëjmë krahasimin me standardet e BE –së për mjedisin. Monitorimi i të gjithë indikatorëve të përcaktuar me Ligjin e ajrit nuk ekziston ende dhe si pasojë e kësaj edhe të dhënat nuk janë të plota dhe konsistente. Burimet potenciale të ndotjes së ajrit konsiderohen: Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B); Mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq; Kompleksi industrial në Mitrovicë; Feronikeli në Gllogovc; Fabrika e përpunimit të metalit në Janjevë; Fabrika Ballkan në Therandë; Fabrika e çimentos-Sharcem në Han të Elezit; Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë); Prodhimi i bazës së asfaltit; Trafiku, etj.
  • 17. Uji Resurset ujore Pasuria e një shteti çmohet edhe për nga pasuritë ujore. Ujërat në Kosovë shfrytëzohen për pije, për furnizim të industrisë, ujitje, rekreacion etj. Kosova bën pjesë në rajonet me sasira të limituara të resurseve ujore me rreth 1600m³/b. Dendësia e madhe e popullsisë dhe vendbanimeve, rritja e qendrave urbane, shfrytëzimi i ujit nga sektorët ekonomikë, shtimi natyror i popullsisë kushtëzojnë nevojën e menaxhimit të veçantë të resurseve ujore në Kosovë. Shfrytëzimi joracional i resurseve ujore Shfrytëzimi joracional i resurseve natyrore është konsideruar si një çështje shumë e rëndësishme dhe pasojat nga kjo mënyrë e sjelljes ndaj resurseve mund të jenë katastrofale për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës. Ndotja e ujërave Lumenjtë në Kosovë janë burime të rëndësishme natyrore në sigurimin e ujit për përdoruesit shtëpiak dhe industrial, për ujitje, hidro-energji dhe për mjediset natyrore të ujit. Mbrojtja e ujërave nga degradimet fizike e sidomos pas vitit 1999 nuk ka qenë nën kontrollin e organeve përgjegjëse andaj ka ardhur deri te degradimi i resurseve ujore. Dukuri negative që ka ndikuar në ndotjen e ujërave është edhe hedhja e mbeturinave përgjatë rrjedhave ujore që ndikon negativisht edhe në ujërat sipërfaqësor.
  • 18. Toka Nga e gjithë sipërfaqja e territorit të Kosovës 53% është tokë bujqësore ose rreth 577 mijë hektarë, mandej 41.8% janë tokë pyjore ose rreth 460 mijë hektarë dhe 5.2% janë sipërfaqe tjetër (e ndërtuar dhe ujore) ose 56 mijë hektarë. Sipas bonitetit toka ndahet në tetë klasë prej të cilave vetëm pesë të parat shfrytëzohen për prodhimtari bujqësore (455.000 ha) prej të cilave në vitin 2002 janë shfrytëzuar vetëm gjysma. Humbja e tokës bujqësore –Llogaritet se brenda vitit në Kosovë humben afërsisht 5.000 ha të tokës bujqësore. Degradimi i sipërfaqeve tokësore Prerja e pyjeve - njëri ndër shkaktarët e degradimi të tokës në Kosovë është edhe prerja e pakontrolluar e pyjeve. Në bazë të shënimeve që disponojmë janë më tepër se 12 mijë hektarë pyje të dëmtuara. Degradimi i pyjeve ndikon në shkatërrimin e sipërfaqeve të tëra të tokës të cilat e kanë rolin mbrojtës. Gurëthyesit dhe seperacionet - shkaktar tjerë janë edhe gurthyesit dhe seperacionet, nga të dhënat që disponojmë, veprojnë 120 kompani, 39 me veprimet e të cilave po ndërrohet konfiguracini i terrenit e në veçanti i shtretërve të lumenjve.
  • 19. Trashëgimia kulturore dhe natyrore Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare. Trashëgimia kulturore është pasuri e përgjithshme, që duhet të shfrytëzohet dhe mbrohet nga të gjithë, të trashëgohet nga ne dhe gjeneratat e ardhshme. Në bazë të koncepteve themelore të UNESCO-s secili element, monument apo tërësi e trashëgimisë kulturore dhe natyrore është unike dhe zhdukja e cilitdo prej tyre përbën humbje definitive dhe të pakthyeshme të trashëgimisë. Rregullimi i planifikimit hapësinor duhet të bazohet në parimet ndërkombëtare: 1. Promovimi e interesave të përbashkëta të vendit duke mbrojtur resurset natyrore dhe kulturore, të mbështetur në zhvillim të qëndrueshëm; 2. Përparimi i trashëgimisë kulturore si faktor për zhvillim, mbrojtja e trashëgimisë kulturore si pjesë integrale e zhvillimit të shoqërisë, pasuritë kulturore trajtohen si potencial i zhvillimit të zonës në të cilën gjenden, në aspektin e zhvillimit ekonomik; 3. Zhvillimi dhe konservimi i TK dhe TN përmes një menaxhimi të matur. Me këtë do të ruhet dhe mbrohet thellimi i identiteteve regjionale dhe ruajtjes së llojllojshmërisë natyrore dhe kulturore të qyteteve dhe zonave rurale të një vendi.
  • 20. Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
  • 21. Planifikimi Hapësinor I Kosovës Strategjia e zhvillimit hapësinor 2010-2020 ZHVILLIMI EKONOMIK “Zhvillimi ekonomik është proces me të cilin krijohen të mirat materiale, perms mobilizimit human, financiar, kapitalit, resurseve fizike dhe natyrore, për të gjeneruar shërbime dhe të mira materiale atraktive/të ofrueshme për treg”. Zhvillimi i qëndrueshëm - nënkupton zhvillimet që plotësojnë nevojat e së tashmes duke mos komprometuar aftësitë e gjeneratave të ardhshme që të plotësojnë nevojat e tyre. Kjo nënkupton atë se veprimet zhvillimore të së tashmes nuk guxojnë të shpenzojnë resurset të cilat nuk mund të përtërihen ose zëvendësohen. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm nga aspekti i zhvillimit hapësinor nënkupton zhvillimin e qëndrueshëm që mbulon jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe atë mjedisor, që ruan resurset e tashme për tu përdorur nga gjeneratat e ardhshme por gjithashtu përmban edhe zhvillimin e balancuar hapësinor.
  • 22. INFRASTRUKTURA TEKNIKE Në përgjithësi, infrastruktura ka të bëjë me gjërat që e mbajnë civilizimin të bashkuar si: prodhimin e energjisë dhe sistemet e shpërndarjes; pendat dhe sistemet e ujit; mbledhjen e ujërave të zeza, tubacionet dhe përpunimin; rrugët dhe urat; aeroportet dhe sistemet e transportit publik, gjëra këto prej të cilave të gjithë ne varemi shumë. Këto gjëra janë fryt I përpjekjeve të kombinuara të sektorit publik dhe atij privat. Për shembull shumica e aeroporteve janë pronë e entiteteve publike, derisa shumicën e linjave ajrore e posedojnë biznismenët. Infrastruktura është trungu i pajisjeve themelore dhe aparaturës kapitale të nevojshme për funksionimin e bazës ekonomike të një shteti. Më tepër se 250 mijë automjete qarkullojnë sot nëpër rrugët e Kosovës
  • 23. KONTEKSTI NË RAJON DHE EVROPË Kosova dhe fqinjët Kosova është e lidhur historikisht me fqinjët në rajon. Përveç lidhjeve nga ish RSFJ-së, interesat e përbashkëta për integrimet rajonale dhe integrim në BE kanë hapur rrugën për bashkëpunim në projekte konkrete ndërkufitare sidomos me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Projektet e infrastrukturës rajonale, projektet e parqeve rajonale dhe zonave turistike malore janë disa fusha ku bashkëpunimi mund të forcojë pozitat për një integrim më të shpejtë në BE.
  • 24. Iniciativat në Evropën Juglindore Plani hapësinor i Kosovës trajton sfidat dhe mundësitë të cilat Kosovën mund ta integrojnë në rajon dhe Bashkimin Evropian. Pozita e Kosovës në raport me zhvillimet rajonale, deri më tani, ka qenë e margjinalizuar për shkak të statusit të saj të padefinuar. Mirëpo ajo gradualisht ka filluar të marrë pjesë në iniciativat e ndryshme të integrimeve evropiane siç është CADSES dhe Pakti i Stabilitetit. Përmes tyre, Kosova do të mund kyçet në projektet zhvillimore të rajonit të Evropës Juglindore lidhur me këto katër prioritete: Promovimi i zhvillimit hapësinor për arritjen e kohezionit social dhe ekonomik Sisteme efikase të transportit dhe kyçja në shoqërinë informative Promovimi dhe menaxhimi i pejzazhit, trashëgimisë natyrore dhe kulturore Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i resurseve dhe parandalimi i risqeve
  • 25. STRATEGJITË E SEKTORËVE TË QEVERISË SË KOSOVËS Politikat sektoriale në formë të dokumenteve të publikuara janë përmbledhur si pjesë e veçantë e Planit Hapësinor të Kosovës. Ato kanë shërbyer si bazë për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimeve në hapësirë të sektorëve përkatës. Përcaktues të kornizës politike të sektorëve janë edhe strategjitë sektoriale të hartuara prej disa sektorëve të cilat kanë përcaktuar në mënyrë të qartë qëllimet dhe synimet e zhvillimit të sektorit përkatës. Qëllimet e zhvillimit hapësinor, në parim, i referohen edhe qëllimeve të sektorëve përkatës, për të siguruar se aspekti hapësinor është mbështetës i zhvillimeve të sektorit.
  • 26. Strategjia e Mjedisit Kosova është duke kaluar nëpër një faze të rëndësishme të zhvillimeve të një periudhe të pasluftës ku ngjashëm me vendet e pasluftës të rajonit, megjithatë mjedisi fillimisht nuk ka qenë një ndër prioritetet. Kosova nuk ka pasur ndonjë traditë të gjatë të trajtimit të problemeve mjedisore, nuk ka pasur institucion (ministri) përgjegjës për mjedisin e as legjislacion të duhur për të realizuar këtë. Të gjitha këto fakte krijojnë pasqyrën e interesimit të administratave të kaluara në Kosovë për mjedisin. Ligji i parë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë është miratuar në vitin 2003 dhe obligon Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për përgatitjen e propozimit të Strategjisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.
  • 27. Mjedisi sot paraqet një problem global dhe është një nga problemet e përbashkëta si atyre të zhvilluara ashtu edhe atyre në zhvillim. Në aspektin ndërkombëtar sot objektivat kyçe afatgjate për mbrojtjen e mjedisit janë: a) Përmirësimi i cilësisë së jetës së njerëzve - është e qartë se pa një zhvillim ekonomik nuk mund të ketë as përkujdesje të duhur për mjedisin, sepse mbrojtja e mjedisit kushton. b) Përdorimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore – duke u orientuar në resurset ekzistuese të cilat janë në dispozicion dhe ato resurse që mund të ripërtërihen. c) Ndikimet e dëmshme në mjedis të eliminohen - duke u orientuar në veprimtaritë ekonomike që kanë ndikim sa më të vogël në mjedis. Në këtë aspekt këto objektivat për Kosovën do të paraqesin sfida të mëdha drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
  • 28. ANALIZA SWOT Kjo analizë shqyrton ndikimin e çështjeve të hulumtuara të cilat në formë të përparësive dhe dobësive që veprojnë nga brenda, dhe mundësive dhe rreziqeve që veprojnë nga jashtë, paraqesin faktorët kryesorë për zhvillimet e ardhshme në hapësirën e Kosovës. Aspekti legjislativ, institucional dhe politik Përparësitë Struktura e re demokratike e institucioneve të Kosovës Lidershipi dhe dëshira për të arritur zhvillimin e dëshiruar Ligjet e reja Prezenca institucionale ndërkombëtare – ICO, EULEX, EU, KFOR, UNDP etj. Bashkëpunimi i vendosur me vendet e rajonit Orientimi drejt integrimit në BE
  • 29. Dobësitë Mungesa e strategjisë kombëtare për zhvillim Mungesa e zbatimit të ligjeve ne fuqi Mungesa e kuadrove të specializuara Mungesa e sistemit informativ qendror dhe sektoral Shkalla e ulët e bashkëpunimit ndërinstitucional Kufizimet financiare dhe teknike Sistemet paralele qeverisëse Mundësitë Bashkësia Evropiane e përcaktuar për përmirësimin e situatës Përkrahje nga shumica e vendeve për zhvillim Shfrytëzimi i prezencës institucionale ndërkombëtare për përfitime të ndryshme Programet e bashkëpunimit në rajon Diaspora burim potencial për zhvillim Kyçja në korridoret e infrastrukturës rajonale
  • 30. Rreziqet Vonesa e vendosjes së kontrollit nga institucionet shtetërore në tërë territorin e Kosovës Perceptimi për Kosovën si jostabile Korridoret e infrastrukturës ndërkombëtare e anashkalojnë Kosovën Vendet fqinje me atraktive për insvestime
  • 31. Aspekti i përgjithshëm – Socio-ekonomik- mjedisor dhe fizik Përparësitë Pozita qendrore ne rajon me mundësi kapitalizimi per investitoret e jashtem ne kushtet e liberalizimit tregtar Kushtet e përshtatshme natyrore - klima dhe topografia, resurset natyrore nëntokësore mbitokësore, biodiversiteti -(metalet dhe ligniti) Kuadri ligjor modern dhe stabiliteti makroekonomik, Kapitali njerëzor - popullata e re me energji dhe frymë ndërmarrëse dhe me qëndrim pozitiv ndaj reformave dhe ekonomise së tregut Vlera të krijuara dhe të trashëguara Potencial për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, industrisë, energjetikës, tregtisë dhe turizmit Distancat relativisht të vogla midis qendrave të mëdha Përvetësimi i lehtë i teknologjisë informative dhe njohurive të reja Organizmi rajonal i mbledhjes së mbeturinave Reformat në arsim
  • 32. Dobësitë Mungesa e regjistrimit të popullsisë Dendësia e madhe popullsisë në zonat urbane Migrimi i popullsisë drejt qendrave të mëdha urbane Shkalla e lartë e papunësisë Shkalla e lartë e varfërisë Shkalla e lartë e vdekshmërisë së foshnjave Mungesa e sigurimit social Braktisja e shkollimit Mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore dhe shëndetësore Ndotja dhe degradim i madh i mjedisit Shfrytëzim joracional dhe i pakontrolluar i resurseve natyrore dhe i hapësirës Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe menaxhimi i dobët i deponive lokale Resurset ujore të pa mjaftueshme (Kosova Lindore dhe Qendrore) Shtretërit e lumenjve të parregulluar
  • 33. Shtrirja horizontale e vendbanimeve Ndërtimet ilegale dhe vendbanimet joformale Kualiteti i dobët i ndërtimeve Niveli i tashëm i zhvillimit ekonomik, shpërpjesitmet e tij dhe stagnimi ne rritje ekonomike Niveli i tashëm i zbatimit të shtetit ligjor dhe i qeverisjes së zhvillimit Qasja e vështirësuar në lokacionet për biznes me infrastrukturë adekuate Privatizimi i ngadalësuar Moszhvillim i sektorit NVM – prioritet për zhvillim ekonomik Mungesë e marketingut – promovimit të Kosovës, Prodhimtaria jo e zhvilluar, Kredi jo të favorshme, Nivel i ulët i zhvillimit te bujqësisë e blegtorisë Infrastrukturë fizike jo e mjaftueshme dhe jofunksionale Mungesë e sistemit të ujitjes Mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza
  • 34. Mundësitë Përvetësimi i teknologjive të reja Hapja e universiteteve të reja në favor të zhvillimit të balancuar Zhvillim ekonomik i mbështetur në kapacitetin e ri intelektual dhe zotërimin e njohurive të reja Kyçja në korridoret e infrastrukturës pan – Evropiane. Përfshirja në programet e zhvillimit rajonal (INTRREG, CADSES, ESTIA ...) Dendësimi i vendbanimeve në favor të mbrojtjes së tokës Tërheqja e investimeve dhe donacioneve Harmonizimi i zhvillimit socio ekonomik me zhvillimet demografike Përmirësimi i kualitetit jetësor Kyçja në korridoret e infrastrukturës pan – Evropiane. Prania Ndërkombëtare në Kosovë Shfrytëzimi i përvojës së vendeve të zhvilluara Përfshirja në Euro – Zonë Angazhimi i faktorit ndërkombëtar me asistencë teknike dhe financiare
  • 35. Rreziqet Ndërrimi i strukturës së popullsisë për shkak të emigrimit të popullatës së re Kthimi i refugjatëve pa status të zgjidhur politik Rritja e dukurive negative Rënia e kualitetit jetësor Humbja e pakthyeshme e resurseve natyrore dhe vlerave të krijuara dhe të trashëguara Vendet fqinje janë më atraktive për investime Rritja e ndotjes së mjedisit. Mbetja e Kosovës jashtë korridoreve evropiane rrugore të parapara Humbja e traditës së familjes kosovare Hulumtimet e përmbledhura në këtë dokument dhe diskutimet në lidhje me to, si dhe dokumentet tjera në dispozicion të hartuara nga agjenci dhe institute vendore ndërkombëtare të cilat trajtojnë zhvillimin e Kosovës në periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare, kanë shërbyer si bazë për punë në hartimin e Vizionit dhe caqeve të zhvillimit hapësinor të Kosovës.
  • 36. Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
  • 37. Planifikimi Hapësinor I Kosovës Strategjia e zhvillimit hapësinor 2010-2020 VIZIONI, PARIMET DHE CAQET DEKLARATA E VIZIONIT PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS: Vend i integruar në Bashkësinë Evropiane; Me zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, infrastrukturë dhe teknologji moderne, me mundësi arsimimi për të gjithë dhe forcë pune të kualifikuar; Një Kosovë që respekton mjedisin, trashëgiminë natyrore dhe kulturore të territorit të vet dhe të fqinjëve; Shoqëri e hapur që promovon llojllojshmërinë dhe shkëmbimin e ideve duke respektuar të drejtat e të gjithëve. PARIMET E PËRGJITHSHME PËR ZHVILLIM/MBROJTJE Parimet trajtohen me gjerësisht Nga Ligji për Planifikim Hapësinor, prandaj do ti trajtojmë në ligjëratat e ardhshme
  • 38. CAQET ZHVILLIMORE AFATGJATA SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT HAPËSINOR Synimi: Kosova vend i integruar në Bashkësinë Evropiane Objektivat: Kosova - Shtet demokratik Vend i hapur dhe i integruar në rajon dhe më gjerë Organizimi hapësinor në shtatë rajone Kryeqytet - Prishtina si qendër administrative-politike Arritja e zhvillimit social të balancuar me mundësi të barabarta të qasjes në shërbime për të gjithë Objektivat: Hapësira adekuate për arsim, shëndetësi dhe kulturë Arsimim cilësor dhe i vazhdueshëm për të gjithë Pajisje dhe infrastrukturë adekuate e teknologjisë informative Sigurimi i mjedisit adekuat për zbatimin e reformave në arsim Shpërndarje e barabartë e përmbajtjeve nëpër të gjitha trevat e Kosovës Shpërndarje adekuate e arsimit profesional dhe arsimit të lartë
  • 39. Synimi: Zhvillim i qëndrueshëm mjedisor, zhvillim i balancuar hapësinor, ruajtja dhe respektimi i resurseve - trashëgimisë natyrore dhe kulturore të territorit të vet dhe të fqinjëve Objektivat: Planifikimi i hapësirës për shfrytëzim racional të territorit Mbrojtja e mjedisit Zhvillim hapësinor i balancuar Stimulimi i politikave të zhvillimit të zonave rurale Shfrytëzimi i mineraleve për një zhvillim të qëndrueshëm Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i trashëgimisë natyrore dhe kulturore Rregullimi i ndërtimeve ilegale dhe vendbanimeve joformale
  • 40. Synimi: Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, i balancuar, i bazuar në resurse natyrore, njerëzore, teknologji moderne, konkurrencën e tregut dhe përmbushjes së standardeve për mbrojtjen e mjedisit Objektivat: Krijimi i vendeve të mjaftueshme të punës Avancimi i teknologjisë prodhuese Ngritja e prodhimtarisë bujqësore dhe industriale Krijimi i kushteve për konkurrencë në tregun rajonal Arsimimi i vazhdueshëm i kuadrit profesional Krijimi i mjedisit atraktiv për investitorë
  • 41. Synimi: Infrastruktura dhe komunikimi i integruar duke respektuar standardet e mbrojtjes së mjedisit Objektivat: Sigurimi i qasjes në infrastrukturë për të gjithë Përmirësimi i rrjetit dhe objekteve të infrastrukturës së brendshme Shërbime publike cilësore Kyçje në korridoret rajonale-evropiane Bashkëpunim rajonal në zhvillimin e infrastrukturës Llojllojshmëria dhe cilësia e telekomunikimeve
  • 42. PRIORITETET STRATEGJIKE Kosova vend i hapur dhe i integruar në rajon dhe më gjerë; Sigurimi i qasjes në infrastrukturë për të gjithë Arsimim cilësor dhe i vazhdueshëm për të gjithë; Shërbime mjekësore me cilësi të lartë dhe të decentralizuara; Mbrojtja e mjedisit; Ngritja e prodhimtarisë bujqësore dhe industriale; Zhvillim hapësinor i balancuar; Krijimi i vendeve të mjaftueshme të punës;
  • 43. KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR Korniza e zhvillimit hapësinor shpreh parashikimin e dëshiruar për zhvillimet hapësinore në Kosovë. Pjesë të saj janë konceptet e zhvillimit hapësinor dhe struktura hapësinore për zhvillimin dhe organizimin e ardhshëm. KONCEPTET KRYESORE TË ZHVILLIMIT HAPËSINOR Për hartimin e strategjisë së përgjithshme të zhvillimit hapësinor, në fillim puna është përqendruar në propozimet dhe testimin e koncepteve të ndryshme të zhvillimit hapësinor. Koncepti i korridorit, koncepti i zhvillimit nodal, koncepti i shpërndarjes së barabartë të zhvillimit, i zhvillimit të koncentruar, koncepti i brezit të gjelbër dhe atij të unazave rrugore ishin konceptet e aplikuara në këtë fazë. Nga grupet punuese që e kanë përpiluar Planin Hapësinor të Kosovës, si koncept bazë është përvetësuar koncepti i zhvillimit nodal me elemente të konceptit të korridorit. Koncepti i zhvillimit nodal (në qendra, në pika të caktuara)) nënkupton koncentrimin e zhvillimit të ardhshëm në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, kurse zhvillimet hapësinore përgjatë rrugëve që kanë ndodhur në disa pjesë të Kosovës, e që paraqesin konceptin e korridorit, do të kontrollohen në mënyrë rigoroze dhe nuk do të lejohen në tokat bujqësore të kategorive I deri IV. Me konceptin e zhvillimit të ardhshëm hapësinor, Kosova ndahet në katër zona të cilat janë caktuar në bazë të tipareve që janë karakteristike për këto zona.
  • 44. Këto zona janë emëruar me emra që prezantojnë një formë të identitetit të zonave, disa karakteristika të tyre dhe në hartë paraqiten me ngjyra të caktuara. Zonat janë: Thesari i Kosovës (Hapësira e gjelbër) - industriale, shërbyese tregtare – paraqet pjesën veriore të Kosovës të përbërë nga komunat: Mitrovica si qendër kryesore dhe Vushtrria, Skenderaj, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku si komuna më të vogla të cilat gravitojnë në Mitrovicë. Porti i Kosovës (Hapësira e kaltër) - administrative, shërbyese, tregtare, agro- industriale, turistike – paraqet pjesën veriore të Kosovës të përbërë nga komunat: Prishtina si qendër kryesore dhe kryeqendër e Kosovës, Obiliqi, Podujeva, F. Kosova, Lypjani, Drenasi dhe Shtime që gravitojnë në qytetin e Prishtinës. Urat e Kosovës (Hapësirat e verdha) - shërbyese tregtare, agro-industriale e turistike - paraqesin pjesët juglindore dhe jugperëndimore të Kosovës, të përbërë nga komunat: 1) Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtërpce, Kamenicë, Novobërdë dhe Viti, në qendër me qytetet e Ferizajt dhe Gjilanin; 2) Gjakovë, Deçan, Rahovec dhe Malishevë në qendër me qytetin e Gjakovës. Kopshtet e Kosovës (Hapësirat e portokallta) - kulturore-turistike, shërbyese tregtare, agro-industriale paraqesin pjesët perëndimore/veriperëndimore dhe jugore të Kosovës, të përbërë nga komunat: 1) Pejë, Klinë dhe Istog me qytetin e Pejës në qendër; 2) Prizren, Suharekë dhe Dragash me qytetin e Prizrenit në qendër.
  • 45. STRUKTURA HAPËSINORE E ZHVILLIMIT DHE ORGANIZIMIT TË ARDHSHËM Struktura e zhvillimeve hapësinore në të ardhmen do të jetë në përputhshmëri me caqet madhore të cilët i synon populli i Kosovës. Zhvillimi socio-ekonomik; Ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore; Zhvillimi dhe integrimi i infrastrukturës dhe komunikimit.
  • 46. ZHVILLIMI SOCIO-EKONOMIK Kosova synon një zhvillim të balancuar social me mundësi të barabarta në shërbime për të gjithë dhe një zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm ekonomik, të bazuar në resurset natyrore, humane, teknologji bashkëkohore, treg konkurrues dhe zbatim të standardeve mjedisore. Duke bashkërenditur politikat dhe veprimet e të gjithë sektorëve relevant, synohet: Vendosja e zhvillimit të qëndrueshëm policentrik që nënkupton edhe zhvillimin e trevave me pak të zhvilluara – pjesa qendrore, pjesët kodrinore dhe zonat kufitare të vendit të cilat kanosen nga shpopullimi. Forcimi i karakteristikave zhvillimore të vendbanimeve dhe shfrytëzimi i potencialeve të pashfrytëzuara me qëllim të: Uljes së varfërisë, sidomos në zonat më të prekura nga ky problem; Uljes së numrit të të papunëve; Decentralizimit dhe ngritjes së kualitetit në arsim dhe shëndetësi; Zhvillimit të barabartë ekonomik për të gjithë territorin. Ndalimi i zhvillimit të pakontrolluar në zonat urbane; Përmirësimi i infrastrukturës teknike në zonat rurale; Përmirësimi i kualitetit dhe lehtësimi i qasjes në banim për të gjithë;
  • 47. Shpërndarja dhe zhvillimi i vendbanimeve Shtimi natyral në Kosovë është i qëndrueshëm, me një rënie të vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Në Kosovë jetojnë afërsisht 2 milion banorë nga të cilët pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale (më tepër se 60%) dhe pjesa tjetër jetojnë në zonat urbane dhe periurbane (më pak se 40%). Gjatë hartimit të politikave zhvillimore qendrore dhe atyre lokale në mënyrë racionale duhet të planifikohet shtimi i këtyre sipërfaqeve, në mënyrë që këtyre familjeve t’u mundësohet qasje e lehtë në të gjitha shërbimet, vende të reja pune dhe hapësirë të mjaftueshme për banim. Kjo nënkupton: Shfrytëzimin e mundësisë së dendësimit të sipërfaqeve ekzistuese të banimit – në zonat urbane. Ndërtimin e koncentruar në zonat rurale në kufijtë e një vendbanimi normal dhe të urbanizuar, me qëllim të ruajtjes së tokës kualitative bujqësore. Të gjitha vendbanimet të kenë qasje në infrastrukturë teknike dhe sociale dhe shërbime të mjaftueshme varësisht cilit rang i takon vendbanimi përkatës. Dekoncentrimin dhe shpërndarjen e barabartë të zhvillimit, duke ofruar kushte të njëjta jetësore për gjithë territorin. Vënien nën kontroll të migrimit të popullsisë në qendrat e mëdha urbane sidomos “Zona e Kaltër” (Prishtina). Zonat joformale periurbane të futen në kuadër të planeve të reja zhvillimore urbane në mënyrë që banorëve të këtyre zonave tu mundësohet qasje normale në infrastructure dhe shërbime duke pasur për synim ruajtjen dhe kultivimin e mënyrës së të jetuarit në hapësira më të qeta.
  • 48. Fuqizimi i rrjetit të vendbanimeve duhet të shërbejë si bazë e organizimit të ardhshëm hapësinor të Kosovës. Gjatë procesit të hartimit të dokumenteve dhe planeve hapësinore të niveleve të ndryshme, duhet të kihet parasysh zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm për gjithë territorin e Kosovës duke pasur për synim që, përveç banimit dhe punës të ofrojë edhe shërbimet e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit dhe rekreacionit sidomos për vendbanimet ku këto shërbime mungojnë. Përcaktimi i një minimumi, që shprehë një rrjet të fuqishëm dhe kualitativ urban, arrihet me angazhim për planifikim: të një strukture të harmonizuar të vendbanimeve që nënkupton edhe shpërndarjen e njëtrajtshme të popullsisë përkatësisht shmangie nga koncentrimi i popullsisë, shpërndarjen e barabartë të shërbimeve për të plotësuar kërkesat e zonave të caktuara në përmirësimit të kualitetit të jetës, të shfrytëzimit sa më racional të resurseve natyrore dhe shfrytëzimit maksimal të potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit ; të alokimit të investimeve në objekte prodhuese dhe në infrastrukturë teknike dhe sociale me qëllim të zhvillimit të qendrave më pak të zhvilluara
  • 49. Struktura e rrjetit të vendbanimeve Me rastin e përcaktimit të rëndësisë së vendbanimit dhe pozitës që ka vendbanimi përkatës në rrjetin e përgjithshëm të vendbanimeve brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, është marrë për bazë oferta dhe mundësitë që ofron secili vendbanim në përmbushjen e kritereve që secilit vendbanim i përcaktojnë rangun adekuat.
  • 50. Qendrat e mëdha Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj do të forcojnë edhe më tutje pozitën e tyre si qendra rajonale në shërbim të qendrave që kanë përreth dhe në plotësimin e shërbimeve në raport me kryeqendrën. Me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik - rekomandohet shfrytëzimi i të gjitha resurseve ekzistuese, me theks të veçantë ato të cilat I dallojnë këto qendra në mes veti duke pasur si synim plotësimin e mozaikut të zhvillimeve dhe mundësive ekonomike për të gjithë territorin e Kosovës. Këto qendra duhet të jenë bartës të zhvillimeve dhe ndryshimeve me të cilat do të synohet: transformim nga qendra statike në qendra të hapura dhe konkurrente jo vetëm brenda, por edhe jashtë territorit të Kosovës rigjenerimi urban që nënkupton përtëritjen jo vetëm të mjedisit të ndërtuar, por edhe rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale përmes hapjes së vendeve të reja të punës dhe investimeve publike. Rigjenerimi i zonave industriale dhe adaptimi kërkesave të reja të zhvillimit të prodhimit dhe biznesit në parqe të biznesit që do të jenë pjesë përbërëse e tërë qendrës, etj
  • 51. Qendrat e vogla Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Lipjani, Podujeva dhe Novobërda (Zona e Kaltër); Skënderaj, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi (Zona e Gjelbër); Istogu, Klina, Suhareka, dhe Dragashi (Zona e Portokalltë); Deçani, Rahoveci, Malisheva, Vitia, Kamenica, Shtimja, Kaçaniku dhe Shtërpce (Zona e Verdhë) përfaqësojnë grupin e qendrave të cilat në zhvillimet e ardhshme hapësinore duhet të luajnë rol aktiv në: përmirësimin e ofertës së shërbimeve dhe ato të jenë më efikase, në forcimin e lidhjeve me fshatrat përreth dhe në përpjekjen që zona si tërësi të funksionojë në bazë të programeve të përcaktuara zhvillimore.
  • 52. Komunat e reja Në bazë të rekomandimeve të dala nga Pako e Ahtisarit dhe në bazë të Ligjit të aprovuar për kufijtë administrativ komunal (2008/03-L041), është paraparë themelimi i dhjetë (10) komunave të reja. Komunat janë themeluar me zonat e kadastrave të renditura në këtë ligj dhe me seli të përcaktuara si: Komuna e Novobërdës me seli në Bostan ; Komuna e Mitrovicës së Veriut me seli në Mitrovicë; Komuna e Mitrovicës së Jugut me seli në Mitrovicë; Komuna Junik me seli në Junik; Komuna e Hani i Elezit me seli Hani i Elezit; Komuna e Mamushës me seli në Mamushë; Komuna e Graçanicë me seli në Graçanicë; Komuna Ranillug me seli në Ranillugë; Komuna Partesh me seli në Partesh; dhe Komuna Kllokot me seli në Kllokot. Të gjitha këto komuna, varësisht nga lokacioni i ndodhjes, duhet ti nënshtrohen kritereve të përcaktuara sipas strukturës hapësinore të zhvillimit dhe organizimit të ardhshëm në Kosovë.
  • 53. Fshatrat Fshatrat përbëjnë numrin më të madh të vendbanimeve në Kosovë. Në bazë të zhvillimit, fshatrat në Kosovë dallohen nga shumë të zhvilluara – zakonisht në rrafshina dhe në afërsi të akseve kryesore të rrjetit rrugor si dhe afër qendrave të mëdha urbane, deri te ato shumë pak të zhvilluara të cilat janë kryesisht në zonat kodrinore malore dhe ku rrjeti rrugor është i dobët. Procesi i migrimit ka marrë përmasa të mëdha, kryesisht po ndodhë në fshatrat e zonave malore ku mungon zhvillimi ekonomik, infrastruktura rrugore dhe shërbimet themelore të infrastrukturës sociale. Duke konsideruar që ky proces do të vazhdojë edhe për një kohë, do të duhej që me politika afatshkurtra dhe afatgjata të ndihmohet rigjenerimi I fshatit me aktivitete të bazuara në shfrytëzimin maksimal të potencialeve ekzistuese dhe atë në: zonat të cilat kanë rëndësi për gjithë vendin dhe të cilat ndikojnë në zhvillimin e hapësirës më të madhe se vet zona; zonat në të cilat nuk kërkohet ndonjë investim i madh dhe përmes këtyre investimeve përfiton një territor më i madh se vet zona; zonat të cilat zhvillimin e tyre e bazojnë kryesisht në forca vetanake në të cilat një investim eventual do të jetë shtytës dhe përkrahje për banorët e asaj zone.
  • 54. RUAJTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT, RESURSEVE NATYRORE DHE TRASHËGIMISË KULTURORE Duke konsideruar ruajtjen e resurseve dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore si qëllim të zhvillimit hapësinor të Kosovës, ky aspekt ka për qëllim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, të zhvillimit të kontrolluar hapësinor, mbrojtjen dhe respektimin e resurseve, të trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe duke u bazuar në gjendjen ekzistuese e cila thekson çështjet e: humbjes së tokës kualitative bujqësore; shkallën e lartë të ndotjes mjedisore; shfrytëzimin joracional të resurseve dhe zgjerimin e pakontrolluar të vendbanimeve i paraqet si alarmante, Qasja për një zgjidhje të ardhshme duhet të konsistojë në veprime të përqendruara të: mbrojtjes së mjedisit dhe resurseve natyrore, përkujdesjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore për zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e tokës kualitative bujqësore dhe promovimit të prodhimeve kualitative vendore, mbrojtjes dhe shfrytëzimit racional të resurseve minerale dhe kontrollit të rritjes së vendbanimeve.
  • 55. Zonat e mbrojtura Janë pjesa e hapësirës të cilat caktohen me qëllim të ruajtjes të vlerave natyrore, kulturorehistorike dhe arkeologjike, të mbrojtjes nga ndotja të mjedisit jetësor ose sigurimi i kushteve hapësinore për ushtrimin pa pengesë të veprimtarisë dhe siguria e banorëve dhe e hapësirës për rreth; Në kuadër të këtyre zonave kemi: Zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, Zona të mbrojtura të trashëgimisë natyrore, dhe Zonat me interes të veçantë për Kosovën.
  • 56. Zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore Në tërë territorin e Kosovës momentalisht janë 426 monumente të cilat kanë status të mbrojtjes. Në hartën e mësipërme kemi të paraqitura numrin e monumenteve të trashëgimisë arkitekturale dhe trashëgimisë arkeologjike (me objekte të paluajtshme). Zonat me interes të veçantë për Kosovën Në kuadër të kësaj kategorie kemi zona ku duhet të vendoset një regjim i caktuar i zhvillimit: Zona e mihjes sipërfaqësore të linjitit dhe prodhimit të energjisë; Investimet kapitale të nivelit qendror; Zona e veprimit të koordinuar (Trekëndëshit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës – TZHEK); Aeroporti i Prishtinës; Kalimet kufitare dhe zonat ndërkufitare të zhvillimit; dhe Zonat tjera të shpallura nga institucionet qendrore të Kosovës. Zonat ku duhet të rigjenerohet mjedisi i degraduar e të cilat duhet të rishfrytëzohen për qëllime tjera janë: Deponitë e mbetjeve industriale në Mitrovicë, Obiliq, Kishnicë dhe Elez Han; Lokacionet e deponive të mbyllura komunale
  • 57. Zonat e Veçanta të Mbrojtura Janë kategori hapësinore të cilat në detaje janë të përshkruara në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Ligji në fjalë është pjesë përbërëse e Pakos së Ahtisarit93 të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2008. Sipas Ligjit, në territorin e Kosovës janë identifikuar 45 zona të tilla që kryesisht i përkasin trashëgimisë kulturore ortodokse. Aktivitetet e ndaluara brenda tyre - të cilat kanë të bëjnë kryesisht me: ndërtimet e objekteve industriale, digave (pendave), centraleve elektrike, furrave, fabrikave, rrugëve tranzite në zonat rurale dhe ndërtimeve që bëjnë shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit të asaj zone. Aktivitete të kufizuara brenda ZVM - kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimet e objekteve eventuale me etazhitet më të lartë se monumenti që duhet mbrojtur, ndërtimet e rrugëve, punëtorive, restoranteve, hoteleve, klubeve të natës, pompave me karburante të naftës, riparimet e automjeteve, vetëshërbimet, tubimet publike dhe urbanizim të tokës bujqësore.
  • 58. ZHVILLIMI DHE INTEGRIMI I INFRASTRUKTURËS DHE KOMUNIKIMIT Shpërthimi i izolimit nga rrjedhat rajonale varet nga statusi dhe pozita e Kosovës në proceset e integrimit Evropian dhe projekteve të parapara siç janë integrimi në korridoret e transportit evropian, pjesëmarrja në marrëveshjen për komunitetin e energjisë së Evropës JL, etj. Zhvillimi dhe integrimi i infrastrukturës dhe komunikimit nënkupton integrimin në rrjetin rajonal dhe Evropian të transportit (TEN), përmirësimin e transportit brenda territorit të Kosovës, furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për kërkesat vendore dhe rajonale dhe sigurimin e sasisë së mjaftueshme të ujit për pije, bujqësi dhe industri. Zhvillimi I infrastrukturës do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë së lartë, do t’i kontribuojë zhvillimit më të barabartë të rajoneve të ndryshme në Kosovë, do të ofrojë kualitet më të mirë të zhvillimit në zonat rurale dhe do të mundësojë qasje në infrastrukturë për të gjithë.
  • 59. STRATEGJIA DHE VEPRIMET PËR ZBATIM Strategjia paraqet pakon e përbërë nga politikat, masat, aktivitetet, projektet konkrete me anë të të cilave synohet të arrihen objektivat e përcaktuar brenda një afati të caktuar kohor. Në përbërjen strategjisë, janë edhe implikimet financiare që paraqesin burimet e mundshme financiare prej nga do të financohen aktivitetet dhe projektet për arritjen e objektivave. Përveç kësaj, strategjia përmban edhe kornizën institucionale e cila paraqet institucionet dhe të gjithë aktorët që janë përgjegjës dhe që mundësojnë realizimin e aktiviteteve dhe projekteve për arritjen e synimeve dhe objektivave.
  • 60. Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
  • 61. LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës si vlerë e përgjithshme kombëtare, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. 2. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, parakushte për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar, rregullim të qëndrueshëm të hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë dhe qasje adekuate në shërbimet publike për qytetarët.
  • 62. LIGJ Nr. 107/2014, PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Ky ligj ka për qëllim: a) të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore; b) të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publikë e privatë, duke bashkërenduar punën për: i) mbrojtjen e burimeve natyrore, si: toka, në veçanti toka bujqësore, ajri, uji, pyjet, flora, fauna, peizazhet; ii) krijimin e garantimin e territoreve të ndërtueshme, të organizuara në mënyrë të harmonizuar e funksionale, duke i dhënë përparësi hapësirës publike, mundësisë së banimit për të gjitha shtresat ekonomike e sociale, krijimit të infrastrukturës fizike të përshtatshme për nxitjen e investimit në ushtrimin e veprimtarive ekonomike, sociale e kulturore, lehtësimit të përdorimit të sigurt të shërbimeve e komoditeteve publike, të transportit, komunikimit dhe infrastrukturës, përfshirë territoret e përshtatura;
  • 63. iii) nxitjen e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore në nivel kombëtar e vendor; iv) garantimin e burimeve të furnizimit të mjaftueshëm dhe veçanërisht atij jetësor; v) garantimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe të shëndetit publik, rendit publik dhe sigurisë kombëtare; vi) nxitjen e zhvillimit të balancuar rajonal për të siguruar shpërndarje të qëndrueshme të popullsisë në vend në bazë të burimeve;
  • 64. c) të nxitë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike, zonave të mbrojtura, monumenteve të natyrës, zonave të ndjeshme mjedisore dhe të peizazhit; ç) të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me dokumentet planifikuese dhe sipas legjislacionit mjedisor në fuqi; d) të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë; dh) të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të hartojnë e të përditësojnë rregullisht dokumentet e planifikimit, sipas kërkesave të tregut dhe nevojave sociale; e) të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre planifikuese për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit;
  • 65. Fushëveprimi Ky Ligj përcakton parimet bazë të planifikimit hapësinor, kushtet dhe mënyrën e zhvillimitdhe rregullimit hapësinor, llojet, ecuritë dhe ërmbajtjen e planeve, përgjegjësitë e subjekteveadministrative të nivelit qendror dhe lokal për hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrjen administrative për zbatimin e këtij ligji, si dhe aktivitetettë cilat ndërmerren në planifikim hapësinor dhe rregullim territorial në Republikën e Kosovës.
  • 66. Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Dokumenti i Planifikimit Hapësinor –Plani hapësinor i Kosovës, Harta zonale e Kosovës, Plani hapësinor për zona të veçanta, Plani zhvillimor Komunal, Harta zonale e Komunës dhe Plani rregullues i hollësishëm, siç përkufizohen me ketë ligj dhe për të cilat sigurohet qasje publike përmes faqes së internetit të Ministrisë dhe komunave. 1.2. Plani Hapësinor i Kosovës - dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit qendror, në pajtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 1.3. Harta Zonale e Kosovës - dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit qendror, në pajtim me dispozitat e nenit 13 të këtij ligji.
  • 67. 1.4. Plani Hapësinor për Zona të Veçanta – dokumenti i planifikimit hapësinor I nivelit qendror që vendos një organizim të posaçëm të zhvillimit, përdorim dhe regjim mbrojtës për zonat e veçanta të përcaktuara në Hartën zonale të Kosovës, në pajtim me dispozitat e menit 14 të këtij ligji. 1.5. Plani Zhvillimor Komunal -dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 15 të këtij ligji. 1.6. Harta Zonale e Komunës –dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 16 të këtij ligji. 1.7. Plani Rregullues i Hollësishëm – dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 17 të këtij ligji. 1.8. Vendbanim – zonë me karakteristika urbane, fshat, qytet apo vendbanimin tjetër.
  • 68. 1.9. Zonë Urbane – zona e cila fizikisht formon pjesën e një qyteti dhe karakterizohet me pjesë të rëndësishme të sipërfaqeve të ndërtuara, densitetit të lartë të popullsisë dhe banimit, punësim dhe transport të konsiderueshëm dhe infrastrukturë tjetër. Zonat urbane mund gjithashtu të përmbajnë zona të gjelbra zakonisht të shfrytëzuara për qëllime rekreative. 1.10. Zonë Rurale – një sipërfaqe që karakterizohet me një sasi të ultë të ndërtimit, dendësisë së popullsisë, dhe të infrastrukturës teknike, publike dhe sociale, si dhe të punësimit përmes zhvillimit të agrikulturës, turizmit rural, qendrave shëruese dhe të prodhimtarisë që nuk ndot mjedisin rrethues. 1.11. Zonë – një grup të parcelave kadastrale fqinje me përcaktim të njëjtë të shfrytëzimit të tokës, zhvillimit apo të mbrojtjes dhe ruajtjes, duke përdorur përkufizimet e zonave në këtë ligj.
  • 69. 1.12. Zonë Banimi – sipërfaqe e caktuar kryesisht për qëllime të banimit. 1.13. Perimetri - kufiri zyrtar të një territori me karakteristika të përbashkëta, të zhvillimit, mbrojtjes dhe ruajtjes. 1.14. Zonë Komerciale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillim të ndërtesave për zyre dhe/ ose ndërtesave komerciale. 1.15. Zonë Industriale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillimin e ndërtesave për prodhimtari industriale. 1.16. Zonë Teknologjike – një sipërfaqe e caktuar për zhvillimin e arsimimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe prodhimtarisë teknologjike. 1.17. Zonë Bujqësore – një zonë tokësore të caktuar për kultivim të kulturave bujqësore dhe blegtorale si: tokë e lërueshme, kopsht, pemishte, vreshtë, livadh, kullosë, pellg peshqish, moçal, etj. 1.18. Zonë për Shfrytëzim të Përzier – një zonë të caktuar për shfrytëzim të përzier të ndërtesave për banim, ndërtesave komerciale, bujqësore, industriale ose veprimtari tjera.
  • 70. 1.19. Zonë Mbrojtëse – një zonë përreth perimetrit të burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të ndërtuar, që është shpallur nën mbrojtje që përcaktohet nga institucioni kompetent, në të cilën ndalohet çdo zhvillim apo aktivitet që mund të dëmtojë pamjen e kuadrit ose dëmtim tjetër të burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore. 1.20. Sipërfaqe e Mbrojtur – pjesa e territorit të përcaktuar për qëllime të ruajtjes së burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore, mbrojtje nga ndotja e mjedisit ose krijim të kushteve hapësinore për ushtrimin e papenguar të veprimtarisë si dhe sigurinë e banorëve dhe zonave përreth, e cila duhet të përcaktohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës dhe që mund të klasifikohet nga Ministria si Zonë e Veçantë. 1.21. Zonë e veçantë e mbrojtur – zonë e themeluar me Ligjin Nr. 03/L-039 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. 1.22. Zonë e veçantë – një zonë të identifikuar në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës që ka veçori specifike që kërkojnë një regjim të posaçëm organizativ, të përdorimit dhe mbrojtjes të zhvilluar nga Ministria përmes Planit Hapësinor për zona të veçanta
  • 71. 1.23. Parcela Kadastrale – përkufizohet me Ligjin Nr.04-L-013 për Kadastrin dhe nënkupton sipërfaqen e tokës të identifikuar me numër të parcelës kadastrale dhe regjistruar në hartën kadastrale me sipërfaqe të vërtetë në hartën projektuese dhe sipërfaqe të regjistruara në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme në bazë të Ligjit Nr. 2002/5 për për Themelimin e Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme dhe Ligjit Nr.04/L- 009/2011 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2002/5 për Themelimin e Regjistrit te të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. 1.24. Vija rregulluese- largësia nga kufiri i parcelës kadastrale të paraparë për ndërtimin e infrastrukturës teknike, në të cilin nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi. 1.25. Vija e ndërtimit – largësia nga kufiri i parcelës kadastrale dhe vija rregulluese në të cilin lejohet ndërtimi i sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme.
  • 72. 1.26. Shërbimet publike – është një term i përgjithshëm për të caktuar shërbimet e ofruara nga autoritete publike drejtpërdrejt ose tërthorazi të infrastrukturës teknike, publike dhe sociale për qytetarët. 1.27. Infrastruktura teknike – shtrirje e rrugëve publike, ndërtesave, instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore për furnizimin e energjisë elektrike dhe termike, rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, telekomunikacionit dhe instalimeve të tjera të ngjashme. 1.28. Infrastruktura publike – shtrirje e ndërtesave për shpërndarjen dhe mbledhjen e postës, kujdesin shëndetësor, arsimimin, administratën publike dhe shërbimeve të tjera të ngjashme. 1.29. Infrastruktura sociale – shtrirje e hapësirave dhe ndërtesave për zhvillimin e veprimtarive sportive dhe kulturore, peshkimit, gjuetisë bibliotekave, parqeve publike, qendrat e komuniteteve, institucionet e komunikimit publik dhe të tjera të ngjashme. 1.30. Kushtet ndërtimore – kushtet ndërtimore, si janë përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji.
  • 73. 1.31. Normat teknike të Planifikimit hapësinor – dokumenti i cili përcakton kërkesat themelore për hartimin e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor. 1.32. Autoriteti i Planifikimit hapësinor – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe autoritetin përgjegjës të Komunës për planifikim dhe menaxhim hapësinor, siç përcaktohet me këtë ligj. 1.34. Komuna – e përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale. 1.35. “nstituti – Instituti për Planifikim Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 1.36. Baza e të dhënave të Planifikimit Hapësinor – përmbledhje digjitale qendrore e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe të dhënave tjera të përpunueshme, që janë përgatitur nga autoritetet e planifikimit hapësinor në pajtim me këtë ligj dhe përmban të dhëna për destinimin dhe rregullimin e shfrytëzimit të tokës në territorin e Kosovës, si pjesë e Infrastrukturës Kombëtare e të dhënave hapësinore sipas Ligjit Nr. 04/L-013 për Kadastër
  • 74. 1.37. Të Dhënat Elementare Digjitale – përmbajtja digjitale të tekstit dhe vizatimeve që duhet të shfrytëzohen gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Hartës Zonale të Komunës dhe Planit Rregullues të Hollësishëm. 1.38. Pjesëmarrja Publike - pjesëmarrja e një ose më shumë personave fizikë apo juridikë, pjesëmarrjen e shoqatave apo organizatave në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor. 1.39. Shqyrtimi publik – ngjarje e hapur për pjesëmarrje publike, të zhvilluara në vende të përshtatshme nga autoriteti i planifikimit hapësinor, i cili përmes njoftim publik fton qytetarët, ekspertët dhe palët e interesuara për të parashtruar kundërshtimet, komentet apo sugjerimet, para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësinor. 1.40. Njoftimi publik- njoftim paraprak i palëve të interesuara dhe/ose publikut, për kohën, vendin dhe qëllimin e mbajtjes së shqyrtimin publik. 1.41. Vendbanimet joformale - vendbanime ku banorët nuk gëzojnë të drejtat e tyre për një standard të përshtatshëm të jetesës, të banimit dhe nuk kanë zotërim ligjor të pronës ose qasje adekuate në shërbimet publike dhe qeverisje, si dhe jetojnë në një mjedis me rrezikshmëri të lartë.
  • 75. Parimet 1. Planifikimi hapësinor dhe rregullimi duhet të bazohen në parimet e mëposhtme: 1.1. promovimin e interesave të përbashkëta të qytetarëve të Kosovës, duke mbrojtur burimet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe përkrahur zhvillim të qëndrueshëm; 1.2. promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrjes publike dhe përfshirjen ndërsektoriale në formulimin e strategjive zhvillimore dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor; 1.3. promovimin e transparencës së plotë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes, duke siguruar qasje publike për palët e interesuara në të dhëna, harta, grafikone, të drejta dhe në të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor;
  • 76. 1.4. promovimin e kornizës themelore, transparente dhe të planifikuar të shfrytëzimit dhe zhvillimit, mbrojtjes së mjedisit, trashëgimisë kulturore, si dhe të drejtave pronësore; 1.5. promovimin e mundësive të barabarta të zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor për të gjithë qytetarët e Kosovës; 1.6. promovimin e cilësisë së lartë të jetesës dhe sistemeve të qëndrueshme për zhvillimin e vendbanimeve; 1.7. promovimin e planifikimit hapësinor të integruar përmes ecurive efikase;
  • 77. 1.8. promovimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor; 1.9. promovimin e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm bazuar në nevojat publike dhe ekonomike; dhe 1.10. promovimin e vazhdueshëm të harmonizimit me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me parimet Evropiane për zhvillim hapësinor 1.11. zhvillim të qëndrueshëm dhe proporcional të komunitetit, duke shfrytëzuar në mënyrë efikase fondet publike; dhe 1.12. parimet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor, zhvillim të qëndrueshëm, dhe qeverisje në harmoni me normat e BE-së.
  • 78. Parimet Sipas Ligjit në Republikën e Shqipërisë Planifikimi dhe zhvillimi i territorit bazohet në këto parime: 1) zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të garantojë nevojat e brezave për barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të mjedisit; 2) zhvillimi i territorit është çështje e rëndësisë kombëtare; ai duhet të jetë i drejtë dhe vlera e krijuar të përftohet dhe të përvetësohet nga shoqëria që e krijon atë; 3) planifikimi duhet të harmonizojë interesat publikë e privatë, kombëtarë e vendorë; 4) zhvillimi duhet të udhëhiqet nga planifikimi, i cili është i detyrueshëm për të gjitha autoritetet e planifikimit sipas këtij ligji; 5) parimet dhe vlerat e dokumenteve të planifikimit duhet të kenë vazhdimësi dhe pas ndryshimit të tyre; 6) transparenca duhet të shoqërojë proceset e planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit; 7) shërbimi me një ndalesë; 8) heshtja është miratim;
  • 79. 9) planifikimi duhet të marrë në konsideratë karakteristikat e kontekstit të territorit në zhvillim; 10) decentralizimi dhe subsidiariteti; 11) harmonizimi me qasjen e Bashkimit Europian në fushën e planifikimit dhe të zhvillimit të territorit, si edhe lidhur me kriteret mjedisore, ruajtjes së biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura; 12) zhvillimi duhet të bazohet në planifikimin dhe projektimin e gjithanshëm, që garanton kushte të barabarta dhe të drejta për të gjithë qeniet, pavarësisht nga nevojat dhe karakteristikat e secilit; 13) planifikimi e zhvillimi duhet të garantojnë eleminimin e barrierave, për një përdorim të sigurt, të barabartë e të pavarur të hapësirave nga të gjithë personat, përfshirë ata me aftësi të kufizuar ose grupe të veçanta, për të cilët janë të nevojshme zgjidhje teknike apo pajisje të veçanta; 14) hierarkia e planeve; 15) shpërndarja e të drejtave të zhvillimit duhet të jetë e drejtë dhe në bazë të parimit të proporcionalitetit; 16) sigurimi i detyrueshëm i objekteve, i përgjegjësive civile dhe profesionale në ndërtim; 17) garantimi i aksesit dhe pjesëmarrjes së publikut në hartimin e dokumenteve të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit; 18) sistemi i integruar i planifikimit.
  • 80. Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
  • 81. LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013 NIVELET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, DOKUMENTET DHE SUBJEKTET PËRGJEGJËSE NË NIVEL QENDROR DHE LOKAL Nivelet e Planifikimit dhe dokumentet e planifikimit hapësinor 1. Në Kosovë janë dy nivele të planifikimit hapësinor : 1.1. Planifikimi i nivelit qendror për tërë territorin e Kosovës përmes dokumenteve të planifikimit hapësinor, siç janë: 1.1.1. Plani hapësinor i Kosovës; 1.1.2. Harta zonale e Kosovës; dhe 1.1.3. Planet hapësinore për zona të veçanta. 1.2. Planifikimi i nivelit lokal për tërë territorin e komunave përmes dokumenteve të planifikimit hapësinor, siç janë: 1.2.1 Plani zhvillimor Komunal; 1.2.2. Harta zonale e Komunës; dhe 1.2.3. Planet rregulluese të hollësishme.
  • 82. LIGJ Nr. 107/2014, PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Autoritetet e planifikimit të territorit dhe përgjegjësitë e tyre Autoritetet përgjegjëse Autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit janë: 1.1. Në nivel qendror: a) Këshilli i Ministrave; b) Këshilli Kombëtar i Territorit; c) ministria përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvilllimit të territorit. 1.2. Në nivel qarku: a) këshilli i qarkut. 1.3. Në nivel bashkie: a) këshilli bashkiak; b) kryetari i bashkisë.
  • 83. Përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave 1. Këshilli i Ministrave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, është përgjegjës për alokimin e mjeteve financiare për: a) hartimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit; b) hartimin e planeve sektoriale dhe planeve të detajuara për zonat me rëndësi kombëtare; c) detajimin e planit të Përgjithshëm të Territorit përmes hartimit të planeve të përgjithshme vendore; ç) zbatimin e synimeve, objektivave dhe masave të veprimit, siç janë përcaktuar në planet sektoriale dhe planet e detajuara për zonat me rëndësi kombëtare; d) mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të planifikimit të integruar – Regjistrin e Integruar të Territorit. 2. Këshilli i Ministrave është përgjegjës për: a) miratimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit; b) miratimin e rregullores së planifikimit, zhvillimit, ndërtimit, rregullores së Regjistrit të Integruar të Territorit si dhe të dokumenteve tjera sipas përcaktimeve të këtij ligji; c) nxitjen e hartimit të dokumenteve kombëtare e vendore të planifikimit nga autoritetet përkatëse të planifikimit; ç) mbështetjen e zhvillimit të burimeve të nevojshme njerëzore e profesionale, në nivel qendror dhe vendor, për planifikimin e territorit, kontrollin e zhvillimit dhe administrimin e regjistrit të integruar të territorit; d) miratimin e akteve nënligjore të përcaktuara sipas këtij ligji.
  • 84. 3. Këshilli i Ministrave në bazë vjetore njihet me Raportin Monitorues të Zbatimit të qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin e Përgjithshëm të Territorit, planet kombëtare sektoriale dhe planet e detajuara për zona me rëndësi kombëtare, merr masa sipas rastit. 4. Këshilli i Ministrave rregullisht koordinon dhe harmonizon politikat dhe strategjitë sektoriale të ministrive përkatëse. 5. Këshilli i Ministrave bashkërendon mbledhjen e raporteve për zhvillimin strategjik të secilit sektor, sipas fushës së përgjegjësisë së secilës ministri. Këto raporte ia dorëzon ministrisë përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit brenda 6 muajve që nga fillimi i procesit të hartimit apo rishikimit të Planit të Përgjithshëm të Territorit. 6. Këshilli i Ministrave, me akt nënligjor, përcakton: a) përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve tij; b) rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, numrin e punonjësve, nivelet e pagave e të shpërblimit dhe marrëdhëniet e tyre të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • 85. Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar të Territorit Këshilli Kombëtar i Territorit ka këto kompetenca: a) vendos miratimin, miratimin me ndryshime ose shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm të dokumenteve të planifikimit, kërkuar për miratim nga autoritetet e planifikimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji; b) vendos për miratimin e dokumenteve të planifikimit sektorial, të përcaktuara me legjislacion të posaçëm, dhe që kanë efekte në territor; c) përcakton rëndësinë kombëtare të një çështjeje, zone ose objekti në planifikimin e territorit, dhe miraton planet e detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, kur parashikohen të tilla nga Plani i Përgjithshëm i Territorit. Përgjegjësitë e ministrisë së linjës për planifikimin dhe zhvillimin 1. Ministria, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, është përgjegjëse për: a) përgatitjen e politikave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit; b) hartimin e kuadrit ligjor të planifikimit dhe zhvillimit të territorit; c) marrjen e nismës dhe koordinimin e punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit, si dhe për rishikimin e tij; ç) marrjen e nismës, sipas rastit, dhe koordinimin e punës për hartimin e planeve të detajuara për zonat me rëndësi kombëtare, si dhe për rishikimin d) bashkërendimin e objektivave të autoriteteve qendrore të planifikimit në Planin e Përgjithshëm të Territorit , etj
  • 86. Kosovë, Ligji nr. 04/L-174 - Subjektet Përgjegjëse 1. Subjektet përgjegjëse që ushtrojnë funksionet, kompetencat dhe përgjegjësitë përkatëse, që bazohen në legjislacionin në fuqi për çështje të planifikimit hapësinor janë: 1.1. në nivel qendror: 1.1.1 Kuvendi i Kosovës; 1.1.2 Qeveria e Kosovës; dhe 1.1.3. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 1.2. në nivel lokal: 1.2.1. Kuvendi Komunal; dhe 1.2.1. autoriteti komunal përgjegjëse për planifikim dhe menaxhim hapësinor.
  • 87. Përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës në Planifikimin Hapësinor 1. Kuvendi i Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjës për aprovimin e mjeteve financiare të alokuara nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e këtij ligji. 2. Kuvendi i Kosovës është përgjegjës për aprovimin përfundimtar të: 2.1. propozim vendimeve për hartimin e Planin hapësinor të Kosovës dhe të Planeve hapësinore për zona të veçanta pasi të aprovohen nga Qeveria e Kosovës; 2.2. Planin Hapësinor të Kosovës, pasi të aprovohet nga Qeveria e Kosovës. 2.3.Hartës zonale të Kosovës pasi të aprovohet nga Qeveria e Kosovës. 2.4. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta pasi të aprovohen nga Qeveria e Kosovës; dhe
  • 88. 3. Kuvendi i Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji, në baza vjetore, shqyrton Raportin Monitorues për Zbatim të qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin hapësinor të Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe Planet hapësinore për zona të veçanta të përgatitur nga Qeveria. 4. Të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor të miratuar nga Kuvendi i Kosovës do të publikohen në Gazetën zyrtare të Kosovës.
  • 89. Përgjegjësitë e Qeverisë së Kosovës në Planifikimin Hapësinor 1. Qeveria e Kosovës në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjëse për alokimin e mjeteve financiare për: 1.1. hartimin e Planit hapësinor të Kosovës 1.2. hartimin e Hartës zonale të Kosovës; 1.3. hartimin e Planeve hapësinore për zona të veçanta; 1.4. zbatimin e synimeve dhe objektivave siç janë përcaktuar në Planin hapësinor të Kosovës; 1.5. masat e veprimit siç janë përcaktuar në Hartën zonale të Kosovës; 1.6. zbatimin e synimeve, objektivave dhe masave të veprimit, siç janë përcaktuar në Planet Hapësinore për Zona të Veçanta; dhe 1.7. krijimin dhe mirëmbajtjen e Bazës së të dhënave të Planifikimit hapësinor
  • 90. 2. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për: 2.1. shqyrtimin dhe aprovimin e Planit hapësinor të Kosovës para se të dorëzohet për aprovim në Kuvend të Kosovës; 2.2. shqyrtimin dhe aprovimin e Hartës zonale të Kosovës, 2.3. shqyrtimin dhe aprovimin e Planeve hapësinore për zona të veçanta, para se të dorëzohen për aprovim në Kuvend të Kosovës; 2.4. shqyrtimin dhe aprovimin e revidimit të Hartës zonale të Kosovës, 2.5. shqyrtimin dhe aprovimin e revidimit të Planeve Hapësinore për zona të veçanta; dhe 2.6. shqyrtimin dhe aprovimin e dokumenteve tjera të parapara me këtë ligj.
  • 91. 3. Qeveria e Kosovës në baza vjetore harton Raportin Monitorues të Zbatimit të qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Planet hapësinore për zona të veçanta. 4. Qeveria Kosovës rregullisht koordinon dhe harmonizon politikat dhe strategjitë sektoriale të Ministrive relevante. 5. Qeveria e Kosovës bashkërendon grumbullimin e raporteve për zhvillim strategjik të secilit sektor Qeveritar dhe të njëjtat raporte ia dorëzon Ministrisë gjashtë (6) muaj para se të filloj hartimi i Planit hapësinor të Kosovës dhe Harta zonale e Kosovës.
  • 92. Përgjegjësitë e Ministrisë në Planifikimin Hapësinor 1. Ministria në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjëse për: 1.1. përgatitjen e politikave për fushëveprimin e planifikimit hapësinor; 1.2. hartimin dhe koordinimin e kornizës ligjore të planifikimit hapësinor; dhe 1.3. përgatitjen e propozim-vendimeve për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Hartës zonale të Kosovës dhe Planet hapësinore për zonat e veçanta, si dhe për revidimin e tyre. Propozim-vendimit i bashkëngjitet programi për hartimin dhe menaxhimin e procesit te planifikimit, i cili përmban të dhënat në vijim : 1.3.1. llojin dhe përkufizimin e dokumentit të planifikimit hapësinor; 1.3.2. qëllimin e hartimit; 1.3.3. kufirin e territorin; 1.3.4. subjektin përgjegjës për hartim; 1.3.5. mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për hartimin; 1.3.6. kushtet dhe mënyrën e zbatimit; dhe 1.3.7. çështje tjera të rëndësishme për hartim.
  • 93. 1.4. hartimin dhe bashkërendimin e: 1.4.1. Planit hapësinor të Kosovës për çdo tetë (8) vite; 1.4.2. Hartës zonal të Kosovës nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit hapësinor të Kosovës; 1.4.3. revidimit të Hartës zonale të Kosovës katër (4) vite pas miratimit përfundimtar të tij, sipas procedurës së përcaktuar për hartimin dhe miratimin e tyre paraprak, në rast se nga të gjitha masat e parapara në Hartën zonale të Kosovës për këtë periudhë, më pak se dyzet (40%) të janë zbatuar; dhe 1.4.4. Planeve Hapësinore për zona të veçanta, në bashkëpunim me ministritë, komunat dhe institucionet përkatëse. 1.5. bashkërendimin e objektivave të autoriteteve qendrore në planifikim hapësinor dhe territorial, në Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës dhe Planet Hapësinore për Zona të Veçanta;
  • 94. 1.6. të inkurajuar dhe siguruar që pjesëmarrja e publikut është përfshirë në procesin e hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor; 1.7. themelimin, organizimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të Planifikimit Hapësinor, me të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit qendror dhe lokal, të cilat janë miratuar nga Autoritetet e Planifikimit Hapësinor, si dhe të dhënat tjera shtesë të cilat ndërlidhen me planifikimin hapësinor; 1.8. plotësimin e Bazës së të dhënave të Planifikimit Hapësinor me dokumentet e planifikimit hapësinor pesëmbëdhjetë (15) ditë pas aprovimit të tyre përfundimtar; 1.9. zhvillimin e hulumtimeve dhe vlerësimeve të planifikimit hapësinor dhe sugjeron Qeverisë masat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar kornizën ligjore dhe ecurinë e hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
  • 95. 1.10. zhvillimin e trajnimeve për sektorin publik dhe privat që ushtrojnë veprimtari në fushën e planifikimit hapësinor, për zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore përkatëse; 1.11. përcaktimin e kushteve ndërtimore dhe dhënien e lejes së ndërtimit për ndërtime brenda sipërfaqes së mbrojtur; dhe 1.12. bashkërendimin me komunat, organizatat lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe ndërkombëtare.
  • 96. 2. Ministria siguron që hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivelit lokal është në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përmes ofrimit të ndihmës teknike Autoritetit përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor, duke: 2.1. dorëzuar të dhënat digjitale bazë dhe normat teknike të planifikimit hapësinor që duhet të shfrytëzohen gjatë hartimit të Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të komunës, dhe planet rregulluese të hollësishme 2.2. zhvilluar trajnime për shfrytëzimin e të dhënave digjitale bazë dhe normave teknike të planifikimit hapësinor para se të fillojë hartimi i Planit zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës;
  • 97. 2.3. bashkërenduar vlerësimin e përputhshmërisë së Planit zhvillimor komunal dhe Hartës Zonale të Komunës dhe përputhshmërinë me planin hapësinor të Kosoves dhe Hartës zonale të Kosoves, si dhe të revidimit të tyre me të dhënat digjitale bazë dhe normat teknike të planifikimit hapësinor dhe me vendim njofton autoritetin përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor për: 2.3.1 miratimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës zonale të komunës brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit; 2.3.2. kërkesën për ndryshime dhe plotësime të Planit zhvillimor komunal dhe Hartës Zonale të Komunës brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit; dhe 2.3.3. miratimin e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të komunës të përmirësuar, që përmban ndryshimet dhe plotësimet e kërkuara brenda dhjetë (10) ditëve nga dita e dorëzimit.
  • 98. 3. Të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal janë të obliguara të ndihmojnë Ministrinë me dokumentacion mbështetës të sektorëve të ndryshëm, të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e Planit hapësinor të Kosovës dhe Hartën zonale të Kosovës. 4. Ministria për hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor mund të sigurojë edhe donacione nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përpos burimeve financiare të alokuara nga Qeveria. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton normat teknike të Planifikimit hapësinor të cilat duhet të zbatohen në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor. 6. Ministria me akt nënligjor përcakton fushëveprimin dhe përgjegjësitë e Institutit për Planifikim Hapësinor.
  • 99. Përgjegjësitë e Kuvendit Komunal në Planifikimin Hapësinor 1. Kuvendi Komunal në pajtim me dispozitat e këtij ligji është përgjegjës për aprovimin e mjeteve financiare të alokuara nga Komuna për zbatim të këtij ligji. 2. Kuvendi Komunal është përgjegjës për: 2.1. aprovimin e propozim vendimit për hartimin e Planit zhvillimor Komunal, Hartën zonale të Komunës, si dhe të Planeve Rregulluese të Hollësishme; 2.2. aprovimin e Planit zhvillimor Komunal dhe Hartën zonale të Komunës, pasi të aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të Komunës në dy fazat vijuese të hartimit: 2.2.1. pas përfundimit të Planit Zhvillimor Komunal; dhe 2.2.2. pas përfundimit të Hartës Zonale të Komunës.
  • 100. 2.3. aprovimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë sektoriale të Komunës; 2.4. revidimin e Hartës Zonale të Komunës, pasi të aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të Komunës; 2.5. revidimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë sektoriale të Komunës; 2.6. dokumentet tjera të parapara me këtë ligj. 3. Kuvendi Komunal në baza vjetore shqyrton Raportin monitorues të zbatimit të qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në Planin zhvillimor Komunal dhe Hartën zonale të Komunës, si dhe Planet rregulluese të hollësishme të përgatitur nga Drejtoratet sektoriale të Komunës.
  • 101. Përgjegjësitë e Autoritetit Përgjegjës Komunal për Planifikim dhe Menaxhim Hapësinor 1. Autoriteti përgjegjës Komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor në pajtim me dispozitat e këtij ligji, është përgjegjëse për: 1.1. zhvillimin hapësinor, përmes hartimit dhe zbatimit të qëllimeve dhe objektivave të deklaruara në dokumentet e planifikimit hapësinor; 1.2. hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor në përputhje të plotë me Planin hapësinor të Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe me normat teknike të planifikimit hapësinor;
  • 102. 1.3. përgatitjen e propozim-vendimeve për hartimin e Planit hapësinor të Komunës dhe Hartës Zonale të Komunës dhe Planet Hapësinore për Zonat e veçanta, si dhe për revidimin e tyre. Propozim-vendimit i bashkëngjitet programi për hartimin dhe menaxhimin e procesit te planifikimit, i cili përmban të dhënat në vijim: 1.3.1. llojin dhe përkufizimin e dokumentit të planifikimit hapësinor; 1.3.2. qëllimin e hartimit; 1.3.3. kufirin e territorit; 1.3.4. subjektin përgjegjës për hartimin; 1.3.5. mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për hartim;
  • 103. 1.4. koordinimin me Drejtorive Sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për çdo tetë (8) vite; 1.5. hartimin e Hartës Zonale të Komunës, në përputhje me Hartën zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal, përmes: 1.5.1. koordinimit të drejtorive sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës; ose 1.5.2. konkursit të projektimit, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-241 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës;
  • 104. 1.6. hartimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, në përputhje me Hartën zonale të Komunës, normat teknike të planifikimit hapësinor, dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-039 për Zonat e veçanta të mbrojtura, përmes: 1.6.1. koordinimit të drejtorive sektoriale dhe burimeve njerëzore brenda komunës; ose 1.6.2. konkursit të projektimit, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-241 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. 1.7. revidimit të Hartës zonale të Komunës katër (4) vite pas miratimit përfundimtar të tij, sipas procedurës së përcaktuar për hartimin dhe miratimin e tyre paraprak, në rast se nga të gjitha masat e parapara në Hartës zonale të Komunës për këtë periudhë, më pak se dyzet përqind (40%) të janë zbatuar; 1.8. zhvillimin e trajnimit nga përfaqësues të Ministrisë për shfrytëzimin e të dhënave digjitale bazë që do të përdoren gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
  • 105. 1.9. dorëzimin dhe prezantimin e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të Komunës në Ministri, për ta verifikuar përputhshmërinë me Planin hapësinor të Kosovës, Hartën zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, në tri fazat vijuese: 1.9.1. para shqyrtimit publik të Planit zhvillimor komunal; 1.9.2. para shqyrtimit publik të Hartës zonale të Komunës; 1.9.3. para përfshirjes së të dhënave në bazën e të dhënave të konsoliduar të planifikimit hapësinor. 1.10. rishikimin dhe monitorimin e zbatimit të objektivave të parashtruara në dokumentet e planifikimit hapësinor në tërë territorin e komunës;
  • 106. 1.11. ofrimin e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor brenda shtatë (7) ditëve pas miratimit të tyre nga Kuvendi komunal dhe informacioneve përkatëse ministrisë dhe sigurimin e saktësisë dhe kompletimin e të dhënave të përfshira në Bazën e të dhënave të Planifikimit Hapësinor; 1.12. inkurajimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes publike në procesin e hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor; 1.13. bashkërendimin me ministrinë me qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor me legjislacionin ekzistuese në Kosovë; 1.14. informimin vjetor në Ministri për gjendjen e Planit zhvillimor komunal dhe Hartën zonale komunale dhe Planet rregulluese të hollësishme dhe gjendjen e zbatimit të tyre;
  • 107. 1.15. njoftimit publik dhe shqyrtimit publik para se të finalizohet Plani Zhvillimor Komunal, Harta zonale e Kosovës dhe Planet rregulluese të hollësishme; dhe 1.16. shqyrtimin paraprak të kërkesave për ndryshimin e kufijve ekzistues të parcelave kadastrale, para vendimit përfundimtar nga autoriteti përgjegjës për kadastër. 2. Autoriteti përgjegjës për planifikim dhe menaxhim hapësinor siguron që Plani Zhvillimor Komunal dhe Harta zonale e Komunës përfshin: 2.1. të dhënat grafike të Planit Hapësinor të Kosovës dhe Hartës zonale të Kosovës; dhe 2.2. të gjitha Planet Rregulluese Urbane dhe Planet Rregulluese të Hollësishme, të miratuara paraprakisht. 3. Të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal janë të obliguara të ndihmojnë autoritetin përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin hapësinor, me dokumentacion mbështetës të sektorëve të ndryshëm, të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Hartën zonale të Kosovës.
  • 108. Koha e pyetjeve nëse po urdhëroni nëse jo Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
  • 109. LIGJ PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Ligji nr. 04/L-174, 31 korrik 2013 DOKUMENTET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR Plani Hapësinor i Kosovës 1. Plani Hapësinor i Kosovës është një dokument multi-sektorial i cili identifikon në aspektin hapësinor politikat zhvillimore sociale, ekonomike dhe mjedisore me qëllim të krijimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar në tërë territorin e Kosovës.
  • 110. 2. Në mënyrë që të përcaktohen prioritetet e qëndrueshme strategjike, Plani Hapësinor I Kosovës shqyrton dhe vlerëson gjendjen ekzistuese të: 2.1. të dhënave demografike të vendit; 2.2. shfrytëzimit të burimeve të zhvillimit ekonomik në raport me objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar; 2.3. infrastrukturës ekzistuese teknike të nivelit qendror në raport me objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar; 2.4. infrastrukturës ekzistuese publike të nivelit qendror në raport me objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar; 2.5. infrastrukturës ekzistuese sociale të nivelit qendror në raport me objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve Qeveritar; 2.6. kërcënimeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera si dhe ndotjet dhe degradimin e mjedisit dhe 2.7. sipërfaqeve të mbrojtura, Zonave të Veçanta dhe Zonave të Veçanta të Mbrojtura.
  • 111. 3. Plani Hapësinor i Kosovës përcakton vizionin, parimet, objektivat dhe prioritetet e zhvillimit strategjik mbi të cilat bazohet hartimi i Hartës Zonale të Kosovës. 4. Objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve të ndryshëm të Qeverisë, për administratë publike, arsim, shkencë dhe teknologji, bujqësi, pylltari, zhvillimit rural, siguri publike, trashëgimi kulturore, ngjarje kulturore, sport, mjedis, mirëqenie sociale, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, tregti, industri, telekomunikacion, transport publik, prodhim të energjisë elektrike dhe termike, burime natyrore dhe minerale, etj. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Hapësinor të Kosovës.
  • 112. Harta Zonale e Kosovës 1. Harta Zonale e Kosovës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Kosovës, për një periudhë së paku tetë (8) vjeçare; 2. Harta Zonale e Kosovës përcakton sipërfaqet dhe masat për: 2.1. zhvillimin ekonomik; 2.2. zhvillimin e zonave bujqësore, rezidenciale, komerciale, industriale, teknologjike dhe për shfrytëzim të përzier, dhe kushtet ndërtimore;
  • 113. 2.3. përmirësimin e infrastrukturën teknike të nivelit qendror; 2.4. përmirësimin e infrastrukturës publike të nivelit qendror; 2.5. përmirësimin e infrastrukturës sociale të nivelit qendror; 2.6. përmirësimin e sigurisë publike të nivelit qendror; 2.7. mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si dhe ndotja e degradimi I mjedisit; 2.8.zvogëlimin dhe minimizimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, 2.9. sipërfaqet e mbrojtura, Zonat e Veçanta dhe Zonat e Veçanta të Mbrojtura; 2.10. dispozitat e zbatimit; dhe 2.11. dispozitat e monitorimit të zbatimit.
  • 114. 3. Hartimi i Hartës Zonale të Kosovës bazohet në: 3.1. deklaratën e vizionit, parimeve dhe pikësynimeve sektoriale të zhvillimit strategjik; 3.2. krijimin e kushteve të mira të jetesës, mundësi të barabarta ekonomike dhe mbrojtje të mjedisit si dhe të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe arkeologjike; 4. Ministria me akt nënligjor përcakton elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Hartës Zonale të Kosovës.
  • 115. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta 1. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta përgatiten për zonat e identifikuara në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës, që janë me karakteristika të veçanta dhe kërkojnë regjim të posaçëm organizativ, zhvillimor, përdorues dhe mbrojtës. Zonat e tilla mund të përfshijnë parqe kombëtare dhe zona tjera me vlerë unike natyrore, ekonomike, minerale, bujqësore dhe të trashëgimisë kulturore. 2. Planet Hapësinore për Zona të Veçanta përcaktojë deklaratën e vizionit, parimet dhe pikësynimet sektoriale të zhvillimit strategjik, si sipërfaqet dhe masat për: 2.1. zhvillimin ekonomik; 2.2. zhvillimin e zonave bujqësore, banimit, komerciale, industriale, teknologjike dhe për shfrytëzim të përzier, dhe kushtet ndërtimore; 2.3. zhvillimin e infrastrukturën teknike, publike dhe sociale; 2.4. mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera si dhe ndotja dhe degradimi i mjedisit; 2.5. dispozitat e zbatimit; dhe 2.6. dispozitat e monitorimit të zbatimit.
  • 116. 3. Hartimi i Planeve hapësinore për zonat e veçanta bazohet në: 3.1. krijimin e kushteve të mira të jetesës, mundësi të barabarta ekonomike dhe mbrojtje të mjedisit si dhe të trashëgimisë natyrore, kulturore; 3.2. objektivat e planeve zhvillimore strategjike të sektorëve të ndryshëm të Qeverisë, për administratë publike, arsim, shkencë dhe teknologji, agrikulturë, pylltari, zhvillimit rural, siguri publike, trashëgimi kulturore, ngjarje kulturore, sport, mjedis, mirëqenie sociale, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, tregti, industri, telekomunikacion, transport publik, prodhim të energjisë elektrike dhe termike, burime natyrore dhe minerale, etj; dhe 3.3. parimet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor, zhvillim të qëndrueshëm, dhe qeverisje në harmoni me normat Evropiane.