SlideShare a Scribd company logo
1 of 129
Download to read offline
Fadil H. Curri
Zymer Mehani
GJUHA E TRUALLIT TONË
Poezi
(Bashkautorë)
Prishtinë, 2016
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 4 -
Botues
Autorët
Redaktor
Fadil Curri
Lektor
Shefki Përvetica
Recensentë
Prof. Zymer Mehani
Fadil H. Curri, shkrimtar
Radhitja kompjuterike
Rilind Mehanja
Kopertina-dizajni
Zymer Mehani
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 5 -
E VËRTETA HISTORIKE PËRMES VARGJEVE
VËSHTRIM I SHKURTËR PËR VËLLIMIN POETIK
“ GJUHA E TRUALLIT TONË ”
Të nderuar lexues,
Bashkautorët Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani tani
paraqiten para jush me vëllimin poetik “Gjuha e truallit
tonë”, vargjet dhe poezitë e të cilit ju sjellin koncepte të
qarta dhe të sakta e njëherazi ju hapin edhe shtigje të gjera
të meditimit.
Që në poezitë e para, madje edhe në rreshtat e parë,
shquhet lehtësisht çiltërsia dhe respekti që bashkautorët e
kësaj përmbledhjeje kanë për gjuhën shqipe, si shenjë dhe
vlerë e jona kombëtare, pastaj kujtimi i ngjarjeve të
rëndësishme nga historia e lavdishme e popullit tonë, siç
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 6 -
janë Kongresi i Manastirit (1908), Lufta dhe fitorja e UÇK-
së (1999), Shpallja e Pavarësisë së Kosovës (2008), për të
vazhduar me përjetësimet në vargje të figurave të shquara,
emblematike dhe kolosale të kombit, siç janë: Presidenti
historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,
Komandanti Legjendar, Adem Jashari; Simboli i
Qëndresës dhe i Sakrificës, bacë Adem Demaçi,
Humanistja Nënë Tereza-bija më e denjë e kombit tonë;
Anton Çetta-Prijetari i Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në
Kosovë (vitet 90 të shek. të kaluar) etj. etj.
Bashkautorët e vëllimit “Gjuha e truallit tonë” dinë të
flasin dhe të këndojnë, pra edhe për dashurinë ndaj gjuhës,
atdheut, heronjve kombëtarë dhe figurave të shquara
historike që lanë gjurmë në kujtesën e kombit, siç janë:
Gjon Buzuku, shkrimtar i letërsisë sonë të vjetër. Pastaj u
thurin poezi edhe shumë dëshmorëve të UÇK-së, si
komandantit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevcit e Hazir Malës,
Shefki Kuletës e Shaban Avdiut, Antigonë Fazliut, Ylfete e
Mentor Humollit (vëlla e motër), vëllezërve Mehdi e Fevzi
Kosumit, Remzi Kosumit etj.
E veçanta e poezive të këtij vëllimi poetik është gjuha
dhe stili, përdorimi i figurave të ndryshme letrare, siç janë
epitetet, metaforat, krahasimet dhe metri e rimimi i
vargjeve. Pra, vargu, fjala, fryma dhe të shprehurit poetik
janë veçoritë kryesore që bashkautorëve u mundësojnë për
t‟u lidhur me ju, lexues të nderuar. Ju përmes këtyre
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 7 -
vargjeve do të mund të futeni brenda botës krijuese, duke e
deshifruar si botën poetike, ashtu edhe atë njerëzore të
bashkautorëve të kësaj përmbledhjeje.
Poezitë e vëllimit “Gjuha e truallit tonë” kryesisht janë
të frymëzuara nga jeta dhe historia jonë kombëtare dhe janë
dëshmitare për kohën, për atdheun dhe për dëshmorët e
atdheut. Pra, këto poezi sjellin frymë atdhedashurie, duke e
thënë vetëm të vërtetën dhe si të tilla shpresojmë se do t‟ju
lënë mbresa gjatë leximit tuaj.
Fadil H. Curri Mazgit, 2016
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 8 -
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 9 -
Fadil H. Curri
‫۝‬
Poezi
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 10 -
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 11 -
MANASTIRIT TË ABC-së
Gëzim të madh kish ILIRIA
Se vendimet do i merrte paria
Ishin marrë vesh burrat e dheut
Kishin lidhë besën në emër të Zotit
Si në kohën e Gjergj Kastriotit
Në Iliridë për t‟u bashkuar
Për gjuhë punën kanë filluar
Shqip binte shiu e reshte bora
Shqip flisnin lisat edhe malet
Shqip rrezonte shumë bukur dielli
Ishin gëzuar lart yjet e qielli
Gjuha shqipe, gjuhë e mëmës
Edhe Zoti i donte lutjet shqip!
Në Manastir, në më të bukurin vend
Ishin mbledhur burrat në kuvend
Kishte Toskë e kishte Gegë
ABC-së i dhanë një rend
Alfabetin e përpilojnë
Shkronjë për shkronjë e miratojnë
Brez pas brezi sot e gëzojmë
Shqip ne luajmë e shqip shprehemi
GJUHË SHQIPE kësaj i THEMI
Kanë kaluar kohërat e liga
Kur rreptësisht ndalohej SHQIPJA.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 12 -
MËSUESIT TIM TË PARË
(Ramë Gjonbalaj)
Rrezet e diellit me një shtator
Me shumë shokë e shoqe i morëm,
Fjalët e tua të ëmbla na ngelën në kokë,
Me to u ngrohëm si askush në botë.
Paqartësitë e fëmijërisë na i largove,
Në rrugën e drejtë na thirre me zë:
-Mirë se erdhët në bankat shkollore,
Në Mazgit, të dashur fëmijët e mi!
Si Librat e Shenjtë na u duk Abetarja
Kur e shfletuam dhe nga ajo filluam,
ABC-në mësuam, ishte si në ëndërr.
Rrugën drejt hapërimit ne e filluam.
Rrugët përplot me baltë ishin në atë kohë,
Sot ndryshe po e shoh epokën tonë.
Edhe Mazgiti është zhvilluar edhe dhuna
Është zhdukur, që tjerët ushtruan mbi ne.
Rrudhat e tua të ballit, o mësuesi ynë, Ramë
M‟u dukën të radhitura si ngjyrat e ylberit,
Rrudha, të cilat tani unë edhe vetë i kam,
Kur u takuam në qershor, të një moshe shëmbëllenim!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 13 -
Porositë e tua, mësues, kurrë nuk do t‟i harrojmë,
Me ndërgjegje shumë të pastër na mësove,
Andaj çdo herë punën tënde dhe të mësuesve tjerë,
Si prindër e të shenjtë do t‟i konsiderojmë.
Prishtinë, korrik 2008
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 14 -
BALADË PËR KOMANDANTIN
(Legjendë edhe në vargje)
Në këtë baladë për komandant Ademin
Që do ta rrëfej në formën më epike,
Do flas e shkruaj edhe ngjarjen historike,
Që u zhvillua në Drenicën martiro-heroike.
Ademi e kishte vërejtur herët në rini, se vendi
Ku lindi e u rrit përjetonte shumë padrejtësi,
Duke menduar shumë gjatë ditë edhe net,
Duke e pirë ujin e krojeve në vendin e vet.
Edhe në fshatin e tij, Prekazin legjendar,
Kur kthehej nga mali, e priste kulla e lartë,
E priste nëna Zahide e Shaban babai,
E shoqëronte daja, e shoqëronte i vëllai.
Kështu gjithmonë shkruhej, rrëfehej e thuhej
Edhe në baladë, se Ademi edhe Hamza,
Po edhe Drenica e kishin dhuntinë e Zotit,
Dhe s'i hynin asnjë pune pa bekimin e Kombit.
Ademin e Hamzën, thuhet se zhurmat e tankeve,
Herët në mëngjes i kishin zgjue, kur askush
Nuk i priste e të paftuara u kishin shkue,
Dhe tërë familjen e kullën e kishin granatue.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 15 -
Lufta heroike e komandant Ademit me familje të vet,
Në ndërgjegjen e njerëzimit thërret,
Nga Evropa dhe nga e tërë bota vizitohet krejt,
Ndërsa kombi ynë e ka shpallur vend të shenjtë.
Kështu pra Adem Jashari me familje të vet,
Heroi ynë i gjallë, në muajin e marsit, martir ra vërtet
Që tanimë kudo në zemër të popullit ka zënë vend,
Dalëngadalë është shëndërruar në mit e legjendë.
Nga qielli, horizonti dhe gjithë universi, 5, 6 e 7 marsi
Çdo vit festohet dhe nga populli kurrë nuk harrohet,
Si data historike prore do kujtohen e do mbesin,
Tani epope lavdie, për fund edhe zjarret ndezen.
Më 2 mars 2006
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 16 -
LEGJENDËS SË GJALLË
(Bacë Adem Demaçit)
Nga burgu në burg
Shumë herë të dërguan,
Qëndrove stoik si lis,
Asnjëherë s‟u përkule.
Të ofruan mjaft pasuri,
Të ofruan edhe shumë flori,
Por të gjitha i refuzove ti,
Sepse në mendje, shpirt
E zemër, e kishe drejtësinë.
Fole edhe atëherë,
Me një grup shokësh,
Kur të tjerët heshtnin,
Të heshtësh, ishte jonjerëzore.
Morali yt shumë i lartë,
Ishte po aq i fortë,
Sa vetë veprat tua,
Edhe sa vetë ideali.
Nuk u dorëzove kurrë,
Ishe më i fortë
Se lisi, guri e mali,
O Legjendë e gjallë,
O bacë Adem Demaçi!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 17 -
HERONJVE TË NËNTOKËS
(Minatorëve)
Shpirti u flinte nën gur,
Mbulojë kishin një jorgan,
Ari, argjend dhe plumb,
Që Zoti na e kishte falë.
Shpirtrat kishin qetësinë,
Po ajo kryesorja mungonte,
Liri e quanim të gjithë.
Nga nëntoka, zëri i tyre
Fuqishëm jehoi,
Ndërgjegjen e njerëzimit
Nga gjumi e zgjoi.
Në mjegull e tym e kishin shpirtin,
Nëpër libra pak është shkruar
E qe besa, edhe pak është thënë
Për heronjtë e nëntokës sonë.
-O do fitojmë o do vdesim!
Të gjithë njëzëri folën e thanë:
-Është vendi ynë, është toka jonë !
Të gjithë përnjëherë brohoritën pa u ndalë.
-Vetë Zoti e ka bekue
Nga këtu s'kemi ku të shkojmë!
-Më mirë të vdesim ne të gjithë,
Populli dhe Kosova të rrojë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 18 -
URIME DITA E PAVARËSISË
Fluturuan shqiponjat
Fushave, grykave,
Lart mbi male
Edhe lart mbi re,
Ku malësorët flisnin
Me lindjen e diellit,
Zemra u rrihte fort,
Sepse po lindte një shtet.
Miqve të kombit tonë,
Faleminderit shumë!
Tash kemi një shtet.
Loti, gjaku e djersa
Rridhnin si lumë,
Lirisë i thamë po.
Se njeriu në vendin e vet,
Keq apo shumë mirë,
Ka të drejtë ta ketë
Një kupë të qiellit.
Një grusht dhé
Të quajturVendlindje,
Apo të quajtur Atdhe.
Kurrë më rrogëtar i përulur, as rob!
Unë njeri i atdheut jam,
Ashtu edhe do të mbes.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 19 -
Për të gjitha kohërat
Një atdhe dua ta kem.
Duajeni, duajeni, duajeni
Kosovën, vatrën tonë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 20 -
BACË ANTONIT
(Anton Çettës)
Baca ynë, Anton, o bacë trim,
Parathënie e librit tim !
Përballë dhembjes, tmerrit
Dhe frikës- feniks i flijuar!
Mes territ dhe dritës,
Nderim, bacë, nderim!
Për misionin e shenjtë,
Për falje dhe pajtim.
Pajtove shumë zemra,
O feniks i gjallë !
Në mes të errësirës
Seç e ndeze dritën!
Tash për ty kemi shumë mallë.
Tani buzëqesh i qetë !
Mbete në përmendore
Simbil i pajtimit ,
Në tokën e shenjtë ARBËRORE.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 21 -
PRESIDENTIT NË AMSHIM
Më 21 janar të motit 2006,
Nga lajmet na erdhi njoftimi,
Herë rrezonte dielli,
Herë zymtësohej i gjithë qielli.
-Ndërroi jetë Presidenti,
Doktor Ibrahim Rugova.
Dimër i ashpër dhe acar,
Populli lotët s‟mundte t‟i ndalë
Për Kosovën që humbi një djalë .
Gjithë Kosova shumë vajtonte,
Vargu i njerëzve i gjatë lumë,
Për herëne fundit
Me Presidentin për t‟u pa‟
Dhe për t‟u takue,
Donin besnikë për t‟i qëndrue.
Nga gjashtëdhjetë shtete
Burrështetasit kishin ardhë,
Për herë të fundit
Me Presidentin për t‟u parë.
Shumë nga ata vetë i kam parë,
Pa u ndalur, duke qarë.
Flokë-flokë binte borë,
Binte qetë dhe pa u ndi,
Mbi pullaze dhe mbi tokë.
Në atë dimër të acartë,
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 22 -
Presidenti ndërroi jetë.
Populli kurrë nuk e harron,
Brez pas brezi po e kujton.
Gjithmonë në zemrat tona
Do të jetoni shumë gjatë,
O yni President ,
Dr. Ibrahim Rugova!
Tani je duke pushuar i qetë
Në zemër të Kosovës,
Në Kryeqytetin tonë ,
Në Prishtinë.
Vetë Perëndia Ty të kishte dërgue,
Popullin e Kosovës Ti për ta shpëtue .
Edhe Zoti kështu e ka shkrue,
Popullin Tënd shqiptar
Të Kosovës e ka bekue!
Në prag të ëndrrës së realizimit,
Mbylle sytë,Yll i Perëndimit,
YLLI I DRITËS,
I mençurisë, i bashkimit,
I realizimit të PAVARËSISË,
Me bekimin e Perëndisë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 23 -
MASAKRA NË REÇAK!
15 janar, viti 99,
Kohë e vështirë e me acar,
Masakruar e sakatosur,
As të gjallë, as të varrosur.
Nga zemrat pikonte shumë gjak,
Mbi arkivole qante një fëmijë,
Në kodrën afër, mbi atë bokë,
Në Kosovë, atje në REÇAK.
Krimi kundër njerëzimit ndodhi
Afër malit të afërt, mbi atë bokë
Plisat dhe lisat filluan t‟i lëshojnë rrënjët
Thellë e më thellë në këtë tokë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 24 -
REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA
Në flakë e vetëtimë
Në kodrën mbi Prishtinë,
Duke i hapur rrugë lirisë
Ranë dy heronj e martirë.
Ditët i kishin matur mirë
Me peshën e rëndë të territ,
Sa më i vjetër kujtimi për ta,
Po i bën edhe më të rinj.
Saktë e kishin matur kohën
Mbi supet e tyre, herët në rini,
Me shekuj e përjetonin vuajtjen,
Skamjen, padrejtësinë e varfërinë.
Sytë tuaj ende nuk i kemi harruar,
Do të lutemi për sytë tuaj,
Si për sytë e mi, o Rexhep Mala
Dhe për ty, o Nuhi Berisha!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 25 -
RADIO KOSOVA E LIRË
Një zë i ëmbël, ndër majat e larta
Të Alpeve shqiptare,
Fuqishëm jehoi, më 4 janar 1999:
-Ju flet Radio Kosova e Lirë!
Zë i bukur, zë çlirimtarësh,
Shteg i lirisë e fuqi malesh,
Radio Kosova e Lirë-
Zëdhënëse e luftës për liri,
Në Europë e botë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 26 -
VITI I ËNDRRAVE
Po fluturojmë drejt Vitit të Ri,
Me shpresë se do na sjell
Shumë paqe, harmoni e dashuri,
Në Kosovë- shtetin më të ri.
Do të fluturojmë herë grykave
E herë lart e më lart maleve,
Do provojmë t‟i afrohemi diellit
E krenarë të gjithë të ndihemi.
Botë, mori botë, e bukura botë!
E dimë se të kanë lodhur
Mizoritë në këtë tokë,
Por sonte, në natën e këtij Viti të Ri,
Politikanëve dhe liderëve
U uroj më pak mërzi,
Edhe më pak korrupsion
Edhe sa më pak hajni!
Shkrimtarëve dhe poetëve
Sa më shumë të krijojnë!
Me penat e tyre të ndritura,
Shoqërinë drejt ta udhëzojnë!
Edhe ne, në shtetin më të ri
Shpresojmë se do të kemi
Shumë diell e shumë dashuri.
Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri !
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 27 -
HUMANISTJA
Po pate uri,
Kafshoren e gojës
E ndante me ty.
Po pate të ftohtë,
Ta jepte këmishën e trupit.
Po pate halle me bishën,
Luftonte bashkë me ty.
Po pate dhembje koke,
Ta mirrte pak temperaturë.
Po të kishe vështërsi,
I ndante përpjekjet
Përgjysmë bashkë me ty.
Po të kishe dhembje në sy,
Të thoshte me butësi:
-Unë i kam dy!
Kjo ishte dhe do të mbesë,
E paharruar ndër breza,
Shenjtorja-NËNË TEREZA!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 28 -
NDERIN DHE RRITËN
-Kush ia shtoi Kosovës
Nderin dhe rritën?
-Dr. Ibrahim Rugova,
Djalë nga Kosova.
-Kush i bëri të pavdekshme
Kullat e qëndresës?
-Pena e Presidentit
Dhe prof. Anton Çettës.
-Në kuvende burrash
Kush i rriti këto troje ?
-Pena e Presidentit
Që s'e lëshoi prej dore.
-Kush e zbardhi faqen
E historisë sonë kombëtare?
-President Rugova
Me vizion largpamës.
Tërë botën e magjepsi, e mahniti,
I ngjante trungut të një LISI.
Kraharori i tij digjej si eshkë,
Shtati i tij matej me bjeshkë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 29 -
-Cilët i kishte prore pranë ?
-Xhemajl Mustafë, Fehmi Aganë,
Mark Krasniqin, Skender Hysenin
Anton Çettën, Dom Lush Gjergjin.
-Kush i dhuroi bukuri jetës?
-Kush i shtoi rrezet e shpresës?
-Tre Kolosët e Urtësisë
I nderoi populli dhe bota e lirisë.
I nderoi kombi përherë,
Qëndrimin e kishin të prerë,
Atdhetarë të vërtetë,
Gjithë Kosovës i bënë nder.
Popullin shqiptar
E ngritën këta titanë,
Se vinin nga rrënjët
E trungut ILIRO-DARDAN!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 30 -
NGA KOSOVA E DERI NË INDI
(Nënë Terezës)
Të varfërëve dhe të sëmurëve
Sa shumë u ndihmove!
Me duart e tua të bardha
Të sëmurët i shërove.
U ndihmove edhe të uriturve,
Moj dritë kandili e xhevahire,
E lindur nga ky komb,
Me prejardhje të lashtë Ilire.
Me ty, anembanë bota
Ishte shumë krenare,
Dole nga rrënja e lashtë
E tokës Iliro- Shqiptare.
Që nga Kosova jonë
E deri në të largëtën Indi
Fale shumë buzëqeshje
Dhe shumë dashuri,
Nënë e bekuar nga Zoti-
Gonxhe, ishe ti!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 31 -
PENËS SË QYTETËRIMIT
(Josip Relës)
Vagjet e shkruara lajmëruan diellin
Se në tokë ndërroi jetë Josip Rela,
Vargjet çdo herë i madhëronte ai,
Tek ne gjithnjë do mbetet në përjetësi.
Me penë e mundi gjithmonë të keqen,
Për t‟i shkruar mirë vargjet e atdheut.
Kudo që shkoi, ai lule mbolli me penë
E shpirtit i dha dashurinë që meriton.
Pranë detit, në Zarë, thuri shumë vargje,
Tregoi se i përket kombit e trungut tonë,
Në piedestalin e lartë e ngriti pena
E në varg rrënjët e tij tregoi.
Të gjithë e njohëm artin e bukur të tij,
Në shumë revista e libra të bukur
Ishte me pak miq, shpeshherë i vetmuar
E ne u rritëm, me vargjet e tij u burrëruam.
Shëndriti atje si yll, në Zarë, me një ideal,
Duke i nderuar Albanët e tij të bardhë.
Tregoi se i takon djepit të qytetërimit.
Në letërsinë tonë do jetë faqebardhë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 32 -
EPOKA E MENDJENDRITURIT
E rëndë ishte vuajtja,
Pothuajse pa kufi.
Befas nuk u gjende ti
Në udhëkryq ,
Kur nuk besonte njeri.
Nuk lejove t‟i humbnim shpresat,
Si lulja pa ujë,
Të vyshkemi e rrëzohemi përtokë,
Si ndonjë fëmijë.
Të na përçajë e ndajë,
Ashtu si donte i zi veriu.
E përshëndete botën
Ngrohtësisht me modesti.
Me retë e bardha
Të qiellit të Kosovës,
U dërgove mesazhe
Të qarta kryeqyteteve
Të botës pa hipokrizi.
Uashingtonit, Berlinit,
Londrës e Parisit,
Romës, Vjenës,
Madridit, Brukselit.
E njoftove edhe Helsinkin
Vetëm me një fjalë:
-Populli im shqiptar
Do fluturojë drejt jush!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 33 -
-O mike e miq
Të botës së mbarë,
Koha ka ardhë
Të mos jetojmë të ndarë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 34 -
FAHRI FAZLIU DHE AFRIM ZHITIA
Kur n‟ Kosovën tonë
Thërriste kushtrimi,
Në ballë t‟ betejës ishin
Fahriu dhe Afrimi.
-S‟e japim Kosovën,
Vendin tonë s‟e lëshojmë,
Me jetë do ta mbrojmë,
Nga këtu s‟kem ku shkojmë!
Ju u bëtë qëndresë,
Kala e pamposhtur,
Blerim kujtimi përherë,
Që s‟ vyshket asnjëherë.
Në zemër e shpirt, Ju ka Kosova,
Dy heronjtë e ditëve tona.
Për liri e falët jetën,
Për Atdhe e të vërtetën!
Ishit si lule që çelin fletë.
U rritët si pema me degë.
Sikur rrezet bashkë me diell,
U lartësuat gjer në qiell!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 35 -
PLISI
Jam i bardhë si dëbora,
Ma kanë lakmi e tërë bota.
I kam mbushur dymijë vjet
Në këto troje jam vetë mbret!
Më mbante në kokë ILIRIA,
Si e donte rendi e sh‟pia.
Me shekuj ndjehem krenar,
Nuk frikohem - jam shqiptar!
Buzëqeshë toka edhe qielli,
Eh sa shumë gëzohet dielli!
Më mbajnë n‟ kokë burra t‟k‟tij dheu,
N‟ kokë më mbante dhe Skënderbeu.
Borë me fluska duke rënë,
Kurrë detin e kaltër s‟ e zbardhi.
Unë njëherë detin e zbardha
Pak më tutje nga TIVARI.
Më mbajti n‟ kokë Iliria,
Arbëria, Ilirida, Çamëria
Dhe e tërë Dardania,
Sepse isha n‟viset e mia.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 36 -
Asgjë tjetër nuk dua unë,
Vetëm bardhësinë, lirinë, dritën,
T ' ia dhuroj kohës dhe shpirtit
Dhe në paqe me tjerët të rritem.
Pra jam PLIS si një LIS,
Jam një trung i vjetër shumë,
Me plot rrënjë e dega shumë,
Nga kjo Kokë e Tokë nuk shkulem unë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 37 -
SHKRIMTARËT E POETËT NUK LINDIN
Romnet dhe poezitë i zgjedhin ata vetë,
Rreth e qark globit në hapsirë e botë,
Në kokat e tyre u vënë lule me kurorë,
Që të mbesin prore në lartësi gjithmonë.
Shkrimtarët dhe poetët rriten gjithmonë
Me romanet dhe me poezitë e bukura të tyre,
Me shumë shkrime e me lloj-lloj ngjyrash,
Këtë dhunti ua fali Zoti dhe nënë natyra.
Vetëm me romane, me rreshta e me vargje
U rritën dhe rriten poetët e shkrimtarët e rinj,
Vargje të mira, të bukura, të kuptueshme
Që i pëlqejnë të moshuar, fëmijë e të rinj.
Me shumë elan, vrull e me ngrohtësi
Të mendjes, zemrës e shpirtit të tyre,
Me laps në dorë, rrijnë zgjuar deri vonë,
Vetëm e vetëm që lexuesit t‟i gëzojnë.
Skamja, uria dhe vështirësitë, kurrë nuk i ndalin
Çdoherë thurin vargje pranë llampës dhe qiririt,
Edhe në mes të natës nuk flejnë e nuk pushojnë
Sepse nga mundi i tyre lexuesit trurin e pasurojnë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 38 -
MARSHI I KOSOVËS
Nëpër shekuj gjatë marshove
Me shumë trima në ballë,
Errësirës dhe robërisë
U the,- ikni nga keni ardhë!
Kurrë s'ta ulë askush kreninë,
Me shumë trima ballëlartë,
Ngrite kokën se n' Kosovë
Po shëndritë një dielli zjarrtë!
Do t‟i biem n'kokë ligësisë,
Në Kosovë do ngrohë një diell,
Përuljen s'e kem traditë,
Ky popull do t‟ jetojë në dritë!
Në pellgun e shpresës së mirë,
Bëjmë të mundur t'pushojë stuhia,
Gjithmonë do na urojnë pa pra,
Të moshuar, fëmijë e gra.
Syve që na shikojnë mëshirshëm,
Do u ndërtojmë një ardhmëri,
Ku do të lexohen shumë drejt,
Mesazhet e mendjeve për liri.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 39 -
NOSTALGJIA PËR VENDIN
(Dedikuar mërgimtarëve)
Ju jeni gjeneratat e arta
Që filluat rrugën për mërgim,
Synonit parreshtur dritën,
Duke e dashur edhe dijen.
Në vitet më të vështira,
Kur atdheu lëshoi kushtrimin,
S‟kishim librin, as fletoren,
Ju na e zgjatët dorën.
Ju për popullin, në ditë të vështira
Ishit bërë pranverë lulëzimi,
Çdo herë i zgjatët dorën atdheut,
Ju lëshonit shkëndijëza drite.
Kur nga mërgimi vijnë mërgimtarët,
Në atdhe gëzohet shkëmbi dhe mali,
Ju jeni krahë i djathtë i atdheut,
Atdheu krahëhapur do ju presë.
Duajeni shumë njëri-tjetrin,
Ndajeni me shoqi -shojin kafshatën,
Këndoni dhe vallëzoni tok të gëzuar,
Atdheu çdo herë ju jep uratën.
Se Kosova gjatë ju ka pritur juve,
Nga errësira na e sollët dritën,
Lamtumirë, i thatë robërisë,
Në Kosovë e sollët diellin e LIRISË.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 40 -
VETVETEN KËRKOJ
Në orët e vona të natës,
Vetveten larg e kërkoj,
Por pa laps në dorë,
Nuk më zë asesi gjumi
Edhe pse i lodhur, për atdhe,
Dua të shkruaj e të këndoj!
Duke kërkuar vetëveten,
Kaloj shumë orë të tëra,
Por pak para mëngjesit,
Në ëndërr më shfaqesh,
Ti atdheu im i shtrenjtë,
Çdo gjë shnëdrit në ty
Nga bukuria jote!
Unë jam i lumtur,
Kur ti vetëm lulëzon
Dhe jo vetëm mua,
Por shumë e shumë
Zemra të popullit tonë,
Anë e kënd globit tokësor,
Sa fort e shumë i gëzon!
Motra, vëllezër, kudo që jeni
Duajeni vetveten,
Duajeni botën,
Po më shumë duajeni Atdheun,
Sepse atë e keni VOTËR!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 41 -
HUMANITETI NË VEPËR
Kur njerëzimit, mike e miq, i ndihmoni,
Veprat tuaja i ngritni dhe i nderoni,
Rreze drite ato lëshojnë,
Shëmbëlltyrën Tuaj e ndriçojnë,
Lart te Zoti e afrojnë!
Tri gjëra në jetë gjithmonë praktikojini,
Këshillën e mirë dhe të drejtë,
Gjithmonë shpërndajeni,
Bëmirësinë kurrë mos e ndalni
Dhe askënd në jetë mos e hidhëroni!
Ju motra dhe vëllezër të botës mbarë,
Kudo që jeni dhe jetoni,
Vetëm një gjë në këtë botë do t'ju ngelë,
Pra ndihma të tjerve që ju ofroni,
Humanitetin n'vepër që tregoni!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 42 -
MENDJENDRITURIT
(Shkrimtarëve dhe poetëve)
Me penat e tyre të arta
Vargje të reja na sjellin,
Në zemrat e lexuesve
Dashurinë për lexim
Dhe për atdhe
Çdoherë e mbjellin!
Kurrë mos i pyetni
Për krijimtari e letërsi,
Sepse bukur flasin
Vargjet e tyre,
Të thurura aq bukur,
Në mënyrën më mjeshtërore,
Në romane, prozë e poezi!
Si për të rritur,
Ashtu edhe për fëmijë,
Çdo herë shkruajnë
Me shumë modesti
E më shumë thjeshtësi,
Pikërisht këtu qëndron
Edhe kjo madhështi
Çdoherë të përulur,
Por jo të nënshtruar
Çdo rresht e kanë
Si ari e margaritar,
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 43 -
Vetëm lexuesi i devotshëm
Mund t‟i kuptojë!
Nektarin e diturisë
Ta thithë e ta mësojë
Nga mendjet e ndritura
Nga shkrimtarët tanë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 44 -
POPULLI IM
Mbaje kokën lart
Populli im shqiptar,
Se ti ndër shekuj
Ke qenë krenar!
Popull me traditë
Me kulturë të lashtë,
Më i vjetri në Ballkan
Çdo herë liridashës.
Të njeh historia
Nga koha e Skënderbeut,
Kur mbrojti Evropën,
Nderin e mëmedheut.
Por armiqtë sllavë
Kurrë të qetë s'të lanë,
Të plaçkitën e të vranë,
Arbërinë na ndanë.
Ne kurrë, askënd
S'deshëm ta robërojmë,
Vetëm të lirë si të tjerët
Deshëm të jetojmë.
Pse deshëm LIRI
Na quajtën terroristë,
Dhe njerëz me bishta,
E shumë ekstremistë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 45 -
Populli im i lashtë,
E gëzofsh LIRINË,
Kurrë më në trojet tua
Mos përjetofsh robërinë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 46 -
GËZUAR PAVARËSIA, SHBA!
Këtu e shumë dekada më parë
Një besëlidhje kishte ngjarë,
Vendimi nga kryetari Willson ishte marrë:
- Duhet të ekzistojë Shteti Shqiptar!
-Është popull shumë i mençur,
Me traditë dhe kulturë të lashtë,
Shumë i vjetër në botë
Por shumë- shumë liridashës.
Në miqësinë tonë nga ajo kohë
Dy popujt tanë lidhën një urë,
Ndihma e popullit vëlla dhe mik AMERIKAN
Nuk na mungoi kurrë.
Unë sot, nga kjo zemra ime
Popullit vëlla dhe mik urime i dërgoj:
-Urime Dita e Pavarsisë,
Sa të jetë kjo botë, Amerika të na rrojë!
Populli i Kosovës dhe gjithë populli shqiptar,
Nga zemra urojnë:
-Urime, Amerikë, Dita e Pavarësisë!
Gëzuar, gëzuar, gëzuar përgjithmonë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 47 -
HAPPY INDEPENDENCE, USA
Here's many decades ago
A covenant was likely decision,
By President Wilson was taken
Albanian state should exist.
It was very wise people
It was people with tradition and culture,
Many of the world's oldest ancient
If too much freedom-loving.
Our friendship then
Our two peoples bound a bridge,
Since that time people aid
Brother and friend will never missed us.
I my heart today people
Brother and friend to wish congratulations,
Happy Independence Day as be
This world we live America.
The people of Kosovo and all
Albanian people, from the heart,
Wish congratulations America Independence Day
Happy happy happy forever.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 48 -
URIME DITA E NËNAVE
NËNAT
Fjala më e shtrenjtë
Është fjala nënë,
Edhe në raste më të vështira
Këtë emër e kam thënë.
Edhe kur të sëmurem
Dhe ngado që shkoj,
Emrin e çmuar nënë
çdo herë e shqiptoj.
Nënat tona shqiptare,
Edhe pse të vuajtura në jetë,
Në frymën kombëtare
Edukojnë fëmijët e vet.
Për nënat në kurbet
Një porosi e kam,
Fëmijët e vegjël
Anash mos t'i lënë.
Fjala më e shtrenjtë
Eshtë fjala nënë,
Të lumtur janë ata
Që nënat i kanë.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 49 -
ARTISTIT
(Mikut tim, z. Ismet Krasniqi)
Z. Ismet Krasniqi - Lala
URIME
DITËLINDJEN!
Të gjitha rolet që i besohen
Me sukses të madh i luan,
Kur publiku i duartroket,
Ismetit zemra i buçet!
Tërë jetën aktrimit, skenës
Publikut dhe penës,
Ua kushton duke i impresionuar
Artdashësit në skenë, duke aktruar.
Ismeti edhe skenën e zbukuron.
Me artin u lind,
Jeton e frymon.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 50 -
Me penë vargje krijon
Tërë jetën dhe veprat
Vetëm artit ia kushton.
Urime, urime, urime
Ditëlindjen miku im,
O artist me zemër të madhe
Sa Deti, sa Dielli, sa Oqeani!
Me respekt të veçant për ju, miku im!
Miku juaj i penës,
Fadil H. Curri.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 51 -
GJERGJ
KASTRIOTIT-
SKËNDERBEUT
Pallën në dorë sa herë e shtrëngonte,
Sa herë e tundte, ajo vringëllonte,
Me fuqi, trimëri, besë e burrëri,
Armikun çdo herë e tmerronte!
Bashkoi fjalën me urti,
Djepin me djep e syrin me sy,
Bashkoi Toskë e bashkoi Gegë,
Bashkoi Komb e bashkoi Fe,
Në tryezën dhe në Sofrën -Atdhe!
Mbrojti nderin, traditën besën e Mëmëdheut,
Mbrojti nderin e Zonjës Evropë,
Mbrojte nder, traditë, racë e mbrojte Fe,
Në tokën e Arbërit, o i Madhi Skënderbe!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 52 -
PËR NE JE KRIJUAR
Për njeriun ti je krijuar
E shëndrit gjithmonë,
Tokë shumë e bekuar
Vlen si margaritar!
Nëpër fusha e male
Ujin na e dhuron,
Ta shuajmë ne etjen
Të pastrohemi të tërë
Ajrin që të frymojmë
lirshëm, na e dhuron ti,
Sa kujdesemi për ty, tokë,
Vetëm një Zot e di!
Ushqimin na e dhuron
Të mbahemi të gjallë,
Po ne njerëzit tu
Vetëm sillemi vërdallë!
Të kalërojmë shikimin
Globit përpjetë,
Po të shikohemi
Secili në pasqyrën e vet!
Heu, çfarë bukurie
Zoti na e ka falë,
Për hirë të Zotit,
Ta ruajmë tokën,
E të kujdesemi
Për tokën,
Si për veten tonë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 53 -
DUAJENI LIBRIN
Deri në orët e vona të natës
Librin me ëndje e lexoj,
Nuk më zë gjumi pa lexuar,
Sepse gjëra të reja mësoj!
Duke mësuar dhe lexuar
Të keqen e sfidoni,
Prandaj duajeni librin,
Ore shokë, ore miqtë e mi!
Fitojeni diturinë,
Mbajeni pranë qetësinë,
Vetëm me mësim durim e lexim,
Të gjitha këto veti e mirësi
Me dije do t‟i arrini
Tani në shekullin që kemi hyrë,
Ju, o miqtë e mi të mirë!
Koha ecën, s‟kthen më prapa,
Nuk ka kthim vërtet,
Prandaj, shfletojeni dhe lexojeni librin sot,
Sepse është mik dhe shok në këtë jetë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 54 -
BALADË DHIMBJEJE
(Të zhdukurve)
Një det me dhimbje e shumë mërzi
Një lumë i gjatë i kujtesës e deri kur,
As një asht tuajin ende s'e varrosëm
As një varr për ju s'u hap ende!
Shekulli XXI, plagë e paqartësi
Heshtje po, po zemrat rënkojnë,
Koka e mendja po gjykojnë
-Athua drejtësia pse po heshtë?!
Populli është duke pritur, do ktheheni
O sot, o nesër, o të gjallë, o të vdekur,
Po drejtësia ende po heshtë,
-Deri kur të presim me shpresë!?
Sepse sytë ende lotojnë e zemrat rënkojnë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 55 -
LIBRASHITËSIT
Në vapë e acar libra shesin,
I ruajnë me shumë përkujdesje,
Në këtë mënyrë punojnë
Vetëm e vetëm diturinë ta shtojnë!
Me shumë respekt dhe dashuri
Këtë detyrë e ushtrojnë,
Gëzohen shumë e shumë,
Kur lexuesit i shtojnë,
Se në këtë mënyrë,
Me thesar të dijes i pasurojnë!
Përkujdesja nga shoqëria
Sa shumë u mungon!
Të paktën ca tenda të plastikës
Nuk janë në gjendje t‟ua sigurojnë,
Që edhe Sheshin do ta zbukuronin,
Dëmtimin e librit do ta parandalonin!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 56 -
KALVARI ‘99
(Fshatit Bllacë)
Nën qiellin e hapur,
Me mijëra të përndjekur,
Pritnin me shumë shpresë,
Pa ditur si do i gdhijë
I nesërmi mëngjes.
Gjatë kishin rrugëtuar
Këmbë, disa me tren
E disa me autobus,
Nën tytat e automatikëve
Mes binarëve kishin hecë.
Toka në Kosovë dridhej
Nga të shtënat armike,
Edhe ditën edhe natën,
Të gjithë e pritnin çastin,
Vdekja kur do t‟u vinte.
Yjeve lart në qiell
U kishin shumë lakmi,
Por ata ishin lart,
Të qetë si gjithnjë.
Diku thuhet në legjendë,
Eksodi ‟99 dhe Bllaca,
Nga populli im fisnik
Do mbahet mend përjetë.
Ndodhi në Evropë,
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 57 -
Në prag të mileniumit të ri,
Ishte përsëritur kalvari biblik.
-Vëllezër shqiptarë nga Ilirida,
Shumë faleminderit që na ndihmuat
Dhe i ndatë dhimbjet e kohës me ne!
Juve Zoti ju bekoftë,
E ndihmën e dhënë
Kurrë s‟ kemi për ta harruar!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 58 -
VARGJE PËR DIELL
(Shkrimtarëve, poetëve)
Me penat e tyre të arta
Vargje të reja na sjellin,
Në zemrat e lexuesve
Dashuri për lexim mbjellin.
Edhe nëse i pyetni
Për krijimtari e letërsi,
Flasin veprat e tyre
Në romane, prozë e poezi.
Rrinë të zgjuar shumë
Deri në agun e mëngjesit,
Me zemër krijojnë vargje
Për botën lirinë e diellin.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 59 -
VARGJET E POETIT FADIL H CURRI - KURORË
PËR TRUALLIN AMTAR
Ndër motivet më të dashura të petit Fadil H. Curri, të
përfshira në vëllimin “Gjuha e truallit tonë” janë qëndresa
dhe atdhedashuria. Por, poeti preokupohet edhe me
problemet etike, prandaj edhe na duket si paranojë
shpirtëror i popullit duke ndërtuar mjeshtërisht fortesën
enigmatike të shprehjes dhe të fjalës artistike.
Poeti F. H. Curri me vargjet e tij lexuesit i ofron
ngjyrosje emocionale të fjalës dhe të mendimit. Disa nga
poezitë e tij shëmbëllejnë si fragmente të njëfarë ditari
personal, me vargje dhe mendime të skalitura bukur, që
lënë impresione të forta te lexuesi.
Ky poet i talentuar shquhet për poezi të bukura, me
mesazhe të qarta që na përcjellin. Poeti mendimet i
mbështjell dhe i përmbledh me pak fjalë, çka edhe ia arrin
kësaj pune me sukses. Zotësia dhe talenti i tij është
pikërisht fakti, që me pak vargje të thotë shumë, madje
edhe të shprehet bukur. Gjithashtu, poeti Fadil H. Curri i ka
shfrytëzuar për mrekulli edhe figurat e ndryshme letrare,
duke ndërtuar urën lidhëse në mes tij dhe lexuesit me fjalë
dhe shprehje të bukura, pa e rënduar vargun, por edhe pa
rënë në thjeshtëzime.Vargjet e tij janë kuptimplota. Ato i
shquan mendimi, ritmi dhe rima, elemente të mjaftueshme
që ua shtojnë vlerën artistike. Poeti është human dhe gjërat i
sheh me syrin e humanistit e të atdhetarit duke depërtuar
thellë në shpirtin e lexuesit.
Prof. Zymer Mehani Podujevë, 2016
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 60 -
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 61 -
Zymer Mehani
‫۝‬
Poezi
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 62 -
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 63 -
PËR TY, LIRI
Shtatëmijë e shtatëqind vjet
T ' kemi pritur Ty
Por Ti s'di ku mbete
Shtatëqind e shtatë shekuj
Me gjak të ujitëm
Por Ti s'di ku trete
T'pritëm t' dal'sh nga dheu
Nga deti a nga qielli
Ty moj RREZE DIELLI
T ' pritëm të të sjellë era
Flaka apo zjarri
Shumë t'priti shqiptari
Ti s'mbine nga dheu
Nga qielli me fërtymë
Por nga gjaku ynë
Ty s'të solli era
Por flaka e zjarrit
E gjaku i shqiptarit
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 64 -
TI, ATDHE
1.
Mbi bedene t' kalasë sate
Rrezet shigjetojnë
N'motet me erë e furtunë
Shqipet vigjëlojnë
Je fanar në kohë të turbullt
Udhërrëfyes n'shtrëngatë
Bukë e krypë, zemër për mikun
Hasmit barot t'thatë
2.
Pendë me të trasha mure
N'shekuj mbete prore
Vrik erdhën tek ti
Hordhitë me taborre
Fushat tua të paanë
T'i shkatërruan anembanë
Sulltanë edhe pashallarë
K'tu mbetën të vrarë
T ' pushtuan me topa
Por mbetën pa koka
Ty t'u shtua lavdia
E thotë historia
Kurrë s'ngele pa halle
Por, ke zemër t'madhe.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 65 -
KËNDO, SHQIPTAR!
Këndo, shqiptar, çfarëdo që të ndodh
Edhe nëse kënga të djeg flakë
Edhe nëse melodia t' këputet në mes
Edhe nëse engjulli t' bëhet dreq
Këndo, mos u stërkeq!
Sido që të bëhet, shqiptar, këndo
Edhe nëse miku t'shkakton plagë
Edhe nëse zemra t'digjet flakë
Edhe nëse koha të lë vrragë
Këndo e mos u mpak!
Këndo, shqiptar, në çdo çast
Edhe nëse je i mbushur me gëzim
Edhe nëse ke vetëm dëshpërim
Edhe nëse përjeton ndonjë zhgënjim
Këndo, o vëllai im!
Në çdo situatë, shqiptar, këndo
Edhe nëse t‟ikin shpendët shtegtarë
Edhe nëse s'të mbin fara në arë
Edhe nëse s'ke drithë në hambar
Këndo, o vëlla shqiptar!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 66 -
S'e ndale këngën për pesëqind vjet
Kur osmanliu, sulltan‟ e mbret‟
Të shkeli malet, tokë edhe det
Me zjarr e flakë, me dhunë e tmerr
E kënga jote kurrë nuk u shterr!
Këndo shqiptar, s'të ka hije loti
Përkrah këngës, të shkrep baroti
Se kështu lindëm e kështu tha Zoti
Është ar, thesar Atdhe i Joti!
Këndo shqiptar, n'mërgim n'qofsh nisur
Dhe nostalgjia n‟ se t‟ ka molisur
Këndoje këngën, me dhimbje, mall
Edhe nëse jeta, mërzi të ngall!
Këndo, se këngët përtej oqeanit
Mbi krahë pulëbardhash do të flturojnë
Askurrë mos t'u ndaltë kënga, shqiptar
Krenar për tradita e Flamur me Shqiponjë!
Këndoje, këngën, kurrë mos e ndal
T'jehojnë kudo jonet e saj
Të ushtojë fushë, mal edhe det
Këndo se këngën e pate jetë
Këndo, shqiptar, o trim me fletë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 67 -
SHABAN AVDIU
(Dëshmor i kombit)
Lumë Kosova që të lindi
Të rriti me dashuri
Për t'luftuar si petriti
Shqipe mali në lartësi
Si n‟balada e n' legjendë
Shaban trimi o dëshmor
Yll i ndezur ndrit në qiell
Bardh si mali me dëborë
Pavdeksinë seç e firmose
Me gjak tëndin e vulose
Me thurime këngë epike
Hallall Ty Kosovë kreshnike
Kënga e paktë është për Ty
Shaban trimi djalë azgan
T'i ke hyrë në histori
N‟ zemër t‟ popullit je vigan
Je ushtar i UÇK-së
Gjak i pastër arbëror
Luftëtari i lirisë
Trim hero - madhështor!....
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 68 -
SHEFKI KULETA
(Dëshmor i kombit)
Rigon syri i Shqipes
Si rigon PRANVERA
Është madhështi e Jotja
Sa brigje e kreshta
Ike, por s'u trete
Ndër të gjallët i gjallë
Prore mes nesh mbete-
Atdhedashuri ngjall
E Jotja trimëri
Hyri n'histori
SHEFKI zemërtrim-
Bir i kombit tim
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 69 -
PËR JU
(Vëllezërve të rënë, Mehdi dhe Fevzi Kosumi)
U k'putën yjet nga qielli
Edhe lulet u venitën
Gurra e Llapit krejt shteroi
Dielli ndali dritën
Mehdi trimi me Fevziun
Lidhën besën e dhanë fjalën
Nën Flamurin kuqezi
Për Kosovë jetën e falën
Shkrep rrufeja n'Halabak
Me rrebesh ra shi e breshër
Dy vëllezër atdhetarë
Të pandashëm falën jetën
Lumë si ju vëllezërit e mi
Që fituat pavdekësi
Për lirinë e shqiptarisë
Ratë në lulen e rinisë
Sot në shkolla për ju mësojnë
Thurin vargje ju këndojnë
Se atdheut i dolët zot
Do t'kujtoheni jetë e mot
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 70 -
Historia do të flasë
Djemtë e kombit s'i harron
Për ju kënga do t'buçasë
I madh e i vogël ju nderon
Lavdi ju qoftë o dëshmorë
Bijë të denjë të atdheut tim
Ishit lule me kurorë
Emrit Tuaj gjithmonë nderim
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 71 -
PËR TY....
(Ish-nxënësit tim Remzi A Kosumi, martir i rënë më
1999 nga dora gjakatare serbe)
Pëllumb, flatrat t‟i këputën
Se e deshe paqen
Dhe lirinë e deshe
E deshe dhe dijen
Ishe nxënësi më i mirë
Kishe zemër të dëlirë
S'vriten pëllumbat o katilë
Kurrë dritë ju mos pafshi
Ata duan kaltërsitë
Liri, paqe, dritë
O barbarë jeni soj djalli
Djaj e bij të djajve
S'vriten zogjtë e malit
Veç se e deshën këngën
Dhe lirinë e deshën
Se ia ditën peshën
Ju tiranë që e bëtë krimin
Na e vratë gëzimin
Për së kthjellëti ju vraftë Zoti
Kurrë mos ju ndaltë loti
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 72 -
Tuajt sy mos pafshin dritë
As natë dhe as ditë
Të pashpirtë jeni ju vetë
Mos u gëzofshi n'jetë
Heu ju rëntë një vetëtimë
Ju çafshin rrufetë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 73 -
TI, POEZI
Poezi, je kopsht me lule
Lind n'fletë t'trëndafilit
Je e bukur dhe e ëmbl
Si këngë e bilbilit
Ti je kaltërsi e qiellit
Lind n'ngjyra t'ylberit
Poezi, ti je ngrohtësia
Lind n'rreze të diellit
Dashuri je, poezi
Lind n'zemrat rinore
Poezi, ti je urtia
Lind n'libra, n'fletore
Ti, poezi je betejë
Lind n'pushkë të ushtarit
Poezi ti je Prekazi-
Kullë e Legjendarit
Ti je kala gur mbi gur
Je qëndresa n'mote
Poezi, ti je vetë jeta
Të rrojë fjala jote!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 74 -
TË THYHEN
Të thyhen të gjitha urrejtjet dëshiroj
E të skaliten dashuritë n'çdo zemër njësoj
Të thyhen të gjitha mosmarrëveshjet kam dëshirë
E të ndërtohen miqësitë më të lumtura është më mirë
Të thyhen të gjitha armiqësitë dëshiroj vërtet
E kudo në botë gjithmonë paqe të ketë
Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund
Zënka dhe as grindje të mos ketë askund
Të thyhen të gjitha veset copë-copë
Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 75 -
AI
Ai gjakpirës
Me shtatë koka
Hapi varre
Hapi gropa
Ogurzi
Faqezi
Bir katili
Pjellë debili
Është barbar
Kriminel
Dhe vrastar
Gjakatar
E përzuri
I veti fis
E mbet rrugëve
I bërë pis
N'fushën time
Zuri vend
Mbolli vdekje
Rend e rend
Me plumba
Zogjtë m'i qëlloi
Barbarisht
M'i masakroi
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 76 -
Theri, preu
Me hanxhar
Me sy s'deshti
T'shohë shqiptarë
Egërsisht
Bajlozi vetë
Shponte, vriste
Me shigjetë
N'jë ditë Gjergji
Seç u ngjall
Iu bë zemra
Sa një mal
Dhe nga kali
T'ziun Bajloz
E rrëzoi
Në zjarr e poq
Toka ime
S' duron dot
Këmbë të huaj
Dje as sot
Trutë në erë
Ia hedh shqiptari
Skënderbeu
Adem Jashari
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 77 -
GJERAQINA
-As më thua,
Pse të quajnë gjeraqinë?
-Pse ke sqep të kthyer,
Gjithnjë je vetëtimë ?
-E sillesh, shëtitesh,
Mbi Atdhe vërtitesh!?...
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 78 -
GJITHÇKA KE, ATDHE…
Ke male krenare,
Të larta, madhështore,
Ke fusha të gjera
Dhe ara pjellore.
Ke përroje, brigje,
Fshatra anembanë,
Ke lumenj, liqene,
Shtigje të paanë.
Ke brigjet e Jonit
Dhe t‟Adriatikut,
Shpell‟n e Dragobisë,
Gryk‟n e Kaçanikut.
Ke Baba Tomorin,
Korabin kokëlartë,
Gramozin e Sharrin
Dhe Hasin e Thatë.
Ke Liqejt e Lurës,
T‟Shkodrës, t‟Pogradecit,
Vargmalet e Dibrës,
Bjeshkët e Kelmendit.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 79 -
Ke Drinat binjakë,
Shkumbinin, Erzenin,
Semanin zemërak,
Krujën e Prizrenin.
Ke Lezhën e Gjergjit,
Përmet, Leskovik,
Rozafën e Shkodrës,
Milot e Koplik.
Ke Tuz e Medvegjë,
Bujanoc, Preshevë,
Kërçovë e Tetovë,
Tropojë e Gjakovë.
Ke Vlorë e Tiranë,
Shkup e Kumanovë,
Pejë, Prishtinë, Gjilan,
Durrës, Elbasan.
Ke Çamërinë martire,
Kosovën si Nuse,
Ke v‟llezër e motra
Gjer te Molla e Kuqe.
Ke gjuhën amtare,
Flamurin Kombëtar,
-“Rroftë Shqipëria e Madhe”!
Uron çdo shqiptar.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 80 -
NUK E DI
Një kohë që erdhi besuam
Diku në një ditë qershori „99
Se e fituam lirinë
Me shekuj të humbur
E fituam nga tytat e pushkëve
të ushtarëve çlirimtarë
Nuk e di
Sot këtë atdhe
a po e nderojmë me të ndershmen punë
e vepra të pastra
Një kohë është tani,
Që nuk e di në është...
Punë dhe vetëm punë o shok o mik e vëlla
Se vetëm puna di të ngrejë kala
Punë unë e punë ti
Ta lartësojmë këtë atdhe
Këtë vatër të shtrenjtë-
Djep të gjuhës sonë
A është mirë kështu si jemi
Nuk e di...
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 81 -
KUR ISHA ME TY
Dhe dielli pas kreshtash
Fshehur si kusar
Kur isha me ty
Donte për t'na parë
Hëna Pesëmbëdhjetë
Në netët verore
Shpeshherë na kish parë
T'kapur dorë për dore
Ylberi shumëngjyrësh
Na kishte zili
N'përqafim kur ishim
S'bashku unë e ti
Vezullimë e Yjeve
E pyjeve shush'rimë
Të dyve na thanë:
-Paçi dashurinë!
Të dëlirat gurra
E fusha e gjerë
Mua e ty na thanë:
-Qofshi bashkë përherë!
Dhe lulet shumëngjyrëshe
Pëllumbat krahëbardhë
T'qiellit dallëndyshe
Bashkë na kishin parë!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 82 -
Të lumit shelgjishte
Kodra, brigje, ferra,
Ta dish, do t'na th'rrasin
Kur të vijë pranvera!
Kaltërsi e qiellit
Dhe deti na th'rret:
-Jetofshi së bashku
Pesëmijë e pesëqind vjet!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 83 -
NATË
Kur nata
Vë heshtjen
Qetësinë
E terrin
Zemra
Ç' më shtanget
Shqetësohet
Dhe trandet
Vegim
Shikim
I përhumbur
Dëgjim
Thellësi
Gjerësi
Dashuri
E pamasë
Kur Ty
Të thërrasë
Mallëngjim
Ëmbëlsim
Kur të shoh
O shpirti im
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 84 -
Malli për Ty
Më kaplon
E zemra ime
Ushton
Si det
Uturon
Atëherë
Mos pipëtij
Më dëgjo
Të deshta
Të dua
S‟ e përsëris më
Të dashuroj
Në këtë orë
Ty ARBORË
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 85 -
ARBORA, TË KAM….
ARBORA,
T‟kam heshtje
Fjalë të kam
ARBORA,
Të kam dhe buzëqeshje
Zemërbardhë si bora
ARBORË,
E fortë-gur
Hënë në natë të kam
Të kam dhe Flamur
Me Ty unë mbret jam
ARBORA,
T‟kam lumë
Me valë të shkumbëzuar
Të kam rreze-drite
Zemër t‟dashuruar
ARBORA,
T‟kam lule
Me fletë ngjyra-shumë
Të kam dhe Princeshë
ARBORË, lumë si unë!
ARBORË,
T‟kam vetëtimë
Që qiellin e ndrinë
ARBORA- qe dora!
Ta fal dashurinë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 86 -
PËR TY, ATDHE
S'mund të rri pa t ' thënë një varg
Se ty t'kemi DASHURI...
S'mund të rri pa ta shkruajt emrin
N ' timen poezi
S'mund të ndalem pa t' thënë këngën
Lot m'shkojnë nëpër faqe
S'mund t' duroj pa ta shkruajt emrin
Në të miat vargje
S'mund të hesht e mos t'përmend
Tënden histori
Kryetrimin Skënderbe-
E jona lavdi
S'mund ta ndal të zemrës vrull
Mori Shqipe malit
S'mund t'mos puth tëndin Flamur
Të Ismail Qemalit
Jo, jo s'mund ta ndali veten
O Atdhe i shtrenjtë
Pa i këndu' Adem Jasharit
Prekazit të Shenjtë
S'mund të ndalem dot pa shkue
Porsi Gjeraqina
T'u bëj nderin dhe respektin
Vëllezërve Haradinaj
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 87 -
S'mund të stepem, më vlon gjaku
Me vrull të Petritit
Të përulem para t'madhit
Zahir Pajazitit
Saherë lapsin marr në dorë
Vargjet t'i rendis
Mendja m'fluturon në Vlorë
N'Shesh të Pavarësisë
Asnjëherë s'munda të shkruaj
Vjersha e ditare
Për pa m'ikë si vetëtimë mendja
N ' Krujën legjendare
Kurrë nuk munda t' shkru'j një fjalë
Në t'miat fletore
Për pa thënë diçka për Lezhën-
Besëlidhjen Malësore
Saherë vargun e ndërtova
Mendja m' thotë "Ndal, mik"
-Lart'so n vargje dhe në këngë
Prizrenin historik
S'munda kurrë t'i ndal dëshirat
Që flut'rojnë vrik
Ty atdhe t' pafsha t‟ BASHKUAR
O DJEP ILIRIK
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 88 -
PO TË MOS ISHIT JU
(Vëlla e motër–Dëshmorë, Ylfete dhe Mentor Humolli)
A do të ishim kaq të lirë
Po të mos ishit Ju ?
A do ta gëzonim sot lirinë
Po të mos qëndronit Ju ?
A do të ishte KOSOVA shtet
Po të mos flijoheshit Ju ?
Gjaku Juaj u bë dritë-
E jona liri.
Lumë si nëna që Ju lindi
Për ne- KRENARI !
Si dy Shqipe fluturuat
Përjetësinë fituat.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 89 -
NË ZEMËR...
(Nënës sime)
Në zemër
Kujtimi për Ty-
Zjarr
Në sy
Portreti Yt-
Vegim
Në jetë
Dashuria jote-
Ngushëllim
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 90 -
EJA VETËM TI...
Eja, vetëm Ti...
Me shushurimën e gjetheve
Që bien nga degët,
Me vesën e mëngjesit
Që tretet nga rrezet..
Eja vetëm Ti
Me vezullimë yjesh
Që dridhen në mbrëmje,
Me dëlirësi zemrash
Që rrahin me dhëmbje...
Eja, vetëm Ti...
Si ujëvarë e gurrë
Që s' më braktisë kurrë,
Eja vetëm Ti
Ilaç i qetësisë sime,
Yll i jetës sime
Eja, vetëm Ti
Ti o dashuri
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 91 -
GJON BUZUKU
Na dhuroi Librin e Parë
Ku zbuluam shkronjat-thesar
Na mësoi ABECE
Me “Mesharin'' në Atdhe
Gur mbi gur t'kalitur n'vite
Nëpër Kullat e Shqiptarit
N'Dheun e Arbërit-rreze drite
U bënë shkronjat e “Mesharit''
Brez pas brezi me dashuri
Përmendore shekujsh t'zjarrtë
Qemë krenarë për lashtësi
T'gjuhës shqipe- gjuhë e artë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 92 -
TË KËRKOVA
Të kërkova nëpër male,
Në fusha e lëndina
N‟ bjeshkë të larta të kërkova
Ku rri gjeraqina
Të kërkova në gjethnaja
Në suka, gremia
Nëpër kopshte të kërkova
Ku k‟ndon kanarina
Të kërkova në vërri
Te kroi e bashtina
Nëpër pllaja të kërkova
Ku fryn suferina
Të kërkova nëpër shkrepa
Në arat me grurë
Dhe n‟ujëvara të kërkova
Në pyjet me drurë
Te liqeni të kërkova
Te zalli me gurë
Nëpër brinja të kërkova
Në të fresktën gurrë
Të kërkova nëpër lagje
Në fshat e qytet
Në rrugica të kërkova
Kudo cep më cep
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 93 -
Poshtë e lart Ty të kërkova
T‟ kërkova dhe n‟ lumë
Një fjalë zemre të ta them
Se të dua shumë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 94 -
TAHIR SINANI
(Dëshmor i kombit)
Për Atdhe
Kur u ndez zjarri-
Ti ishe i pari
Porsi Shqipe
Para prine-
Armiqtë seç i shkrine
Me trup tëndin
Barrikadë-
Popullit duarthatë
Nën Flamurin
Kuqezi-
Ti re për liri
Për ATDHE
Nëna t' ka rritë
Liri, Rreze, Dritë
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 95 -
I.
LULËKUQET E KOSOVËS
(Shotës, Ganimetes, Ylfetes, Xhevës, Antigonës)
Ju jeni mbretëreshat e luleve
Në Fushat e mia
Harliseni me kokë drejt qiellit
Ju shtohet lavdia
Lulëkuqe ishit dhe jeni
Në kujtesë ju kemi
Gjaku Juaj s'venitet
Është dritë që kurrë s'fiket
Ju ratë për t'vërtetën
Kënga Jua pranveron jetën
N'histori të kombit prore keni mbetë
Jemi krenarë me Ju, o Shqipe me fletë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 96 -
II.
LULËKUQET E KOSOVËS...
( Shote Galicës, Ganimete Tërbeshit, Ylfete Humollit,
Xhevë Lladrovcit dhe Antigonë Fazliut)
Në fushat e paanë të Kosovës Kreshnike
Çelin dhe harlisen Lulëkuqet e Shqipes
Si të mbijnë nga shpirti, si të mbijnë nga zemra
Lulëgjaket ilirike me ngjyrat kuqezi
Në trollin tënd rrisin shtatin, e lashta Dardani
Lulëkuqe si gjaku dhembje e krenarie
Që veç Tokës Sate, Kosovë i kanë hije
Lulëkuqe qëndrese, Lulëkuqe LIRIE....
Dada Shotë me plis mbi vetull
E Ganimeti me të bukurin gërshet
Xhevë Ladrovci e Ylfete Humolli
Antigonë Fazliu me zemrën si det
U nisën në luftëra nën Flamurin Kuqezi
E në zemër plot guxim për t' atdheut liri
Lavdi Ju qoftë motra t' ADEMIT e t' ZAHIRIT
Lavdi jetë dhe mot, mbesa t'SKËNDERBEUT!
Lulëkuqe u lindët dhe e rritët shtatin
Kosovës nënë ia shtuat hijeshinë
Lumë si ne që ju kemi, o bija të ARBËRIT
Me shkronja të arta na shkruat historinë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 97 -
NËNA
Balli Yt-
Një Abetare
Syri Yt-
Një Dritare
Zemra jote-
Një Fole
Yti emër-
Vulë në zemër
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 98 -
TRADHTARI
Të gjithë e dinë
Se ia bën varrin atdheut të vet
Shumëkush e njeh
E me të poshtrin një fjalë s'e flet
Ai përpëlitet
Porsi gjarpëri në gjumë
Shumë shpejt vjen dita
I lan hesapet në një dërrasë, o lumë
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 99 -
ZEMRAT BESNIKE
(Dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala)
O Zemra besnike
Të atdheut shqiptar,
E di shumë mirë, pasha Ju,
Se Ju u lindët
Në kullat krenare
Dhe të fortë- shkëmb
Për të jetuar gjatë,
Gjer në përjetësi.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 100 -
NËSE DONI TA DINI
Nëse doni ta dini
Dashuri imja cila është
Pyetini lulëkuqet e Kosovës.
Pyetini kullat me gurë
E Shqipen në Flamur...
Dashuria ime cila është
Nëse doni ta dini
Pyetne këtë tokë me varre
këto fusha dhe male
E Shqipërinë e Madhe...
Nëse doni të dini
Për dashurinë time të shenjtë
Pyetne gjuhën, nderin,
E këtë atdhe të shtrenjtë
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 101 -
MË THUAJ
-Më thuaj, ARBORA
Ku u fsheh dashuria?
-Eja dhe kërkoje nën qepalla t'mia!
-ARBORA, më thuaj
Ku t'gjej bukuri?
-Eja dhe shikoje në k'ta sytë e mi!
-Më thuaj, ARBORA
Ku është ëmbëlsia?
-Eja dhe shijoje në buzët e mia!
-ARBORA, më thuaj
Ku t'gjej lumturi?
-Eja përjetoje në krahët e mi!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 102 -
FRYN MURLANI
(Motiv popullor)
Fryn murlani me stuhi
Malet seç ushtojnë
Kryetrimin e Arbërisë
Rendin, e kërkojnë
Kërkojnë shpat'n e Kastriotit
T' Arbërisë Kryezotit
Uturojnë stuhitë në male
Për një Përkrenare
E kërkojnë një Kryetrim
Zot të atdheut tim
Që i mundi shumë ushtri-
Një Perandori
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 103 -
JU TRIMAT' ATDHEUT
(Zahirit, Edmondit, Hakifit)
Nga gjoksi hoq't zemrat
I shndërruat n' plumba
E plumbat e pushkës
N'zemra i shndërruat
Për Kosovën trime
Këtë atdhe të shtrenjtë
Dhe gjakun ia falët
Shqipes pa u hamend
Lulëkuqe ka emrin
N' të lulëkuqet rriten
Me ngjyra t' Flamurit
Gjer në qiell harlisen
Me shekuj Shqiptare,
Kala gur mbi gur
Rrofsh, Kosovë dardane-
Shqipe në Flamur
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 104 -
KOSOVË!
KOSOVË-
Ti je zjarr që me kallë
KOSOVË-
Për ty kam shumë mall
KOSOVË-
Je peng që më mban gjallë
KOSOVË-
Për ty dhamë çikë e djalë
KOSOVË-
T‟kemi gjak, që kurrë s‟t‟kemi falë
KOSOVË-
Shqipe e dykrenare në flamur
KOSOVË-
Fortesë shkëmbi gur mbi gur
KOSOVË-
Plis i djegur i Dadës Shotë
KOSOVË-
Vetull e vrarë e Shqiponjës Xhevë
KOSOVË-
Dashuria jonë e madhe, dritë e diell
KOSOVË-
Këngë e ndalur e Ylfetit
KOSOVË-
Gërshet i prerë i Ganimetit
KOSOVË-
Fuçi baroti, varr i sulltanit e i mbretit
KOSOVË-
Kullë e pamposhtur e Azemit
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 105 -
KOSOVË-
Këngë për liri e Komandant Ademit
KOSOVË-
Ti je ëndërr që më le pa gjumë
KOSOVË-
Ti je plaga ime që më kullon shumë
KOSOVË-
Besa-besë kurrë s‟ të lamë në gjunjë
KOSOVË-
Me kokë n‟qiell- shqipe në flamur
KOSOVË-
Sa të rrojmë, do të duam shumë…
KOSOVË-
Imi lot dhe gëzim
KOSOVË-
Djepi dhe varri im
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 106 -
E VËRTETA
E hodhën me kokë teposhtë,
Por s'u mbyt!
Edhe në zjarr e hodhën
Por s'u dogj!
E gjuajtën
Me plumba, e goditën,
Por dot s'e vranë!
E nëpërkëmbën
Dhe e fajësuan
Shpesh edhe e shanë!
Shpifën, trilluan,
Për të gjithçka thanë.
Ishin të ligj e t' drejtë nuk patën,
Të humbur janë.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 107 -
TI, SHQIPE E FLAMURIT
(Dëshmores së kombit ANTIGONË FAZLIU-t)
Flatrat t'i këputën armiqtë gjakatarë
Drejt qiellit t'atdheut për t'mos fluturue
E rreze lirie, mos kërko, të thanë
Të këputën moj Lule, të shanë e të vranë
Lulëkuqe e Kosovës ANTIGONË ti je
Për LIRI luftove o motër e re
Armiqtë gjakatarë i vraftë një rrufe
Se ata s'kanë mëshirë, s'kanë as turp, as fe
Gjaku yt moj GONXHE, u ngrit në flamur
Krenari e kombit do të mbetesh prore
Për Ty thur këto vargje - lule me kurorë
Se e fale jetën për këtë tokë arbërore
Motër, lavdi t'qoftë! Lumë që t‟ ka KOSOVA
SHQIPE DYKRENARE, Ti moj bijë shqiptari
Gatitu te varri t‟ nderon Çlirimtari
Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 108 -
DËSHIROJ
Dëshiroj të jem si Naimi,
Maleve të Shqipërisë t'u këndoj!
Të jem si Kristoforidhi,
Për gjah të dal n'Malin Tomor!
Si Pashko Vasa dua të jem,
Se dhe unë fe kam shqiptarinë!
Me Çajupin dua të shëmbëllej,
T'këndoj mëmëdhenë dhe dashurinë!
Dua të jem edhe si Migjeni,
Por lypësit në rrugë mos t'i shoh dot!
Mos t'shoh Lula t'Vocër, as Zenela,
As Lagje të Varfra, askund në këtë botë!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 109 -
LETËR NAIMIT
''Bagët e bujqësi''kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë fluturim u rashë
Më dehu të tërin aromë e ''Luleve të verës''
Sa trim është shqiptari te''Skënderbeu'' pashë.
''Fjalët e qiririt'' shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate e shijova,
Porsi zemra jote u shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër derisa e gjeta.
Ti je Nderi i Kombit, i kombit me fat,
Me vëllezërit e tu, gjurmë n'histori latë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 110 -
PËR TY, MAJLINDA KELMENDI!
(Xhudistes kosovare me famë botërore)
Ku je çika kosovare
Që kombit po ia ndrit ballin
Prore e para në fitore
Kuqezi rreth qafe shallin
Alpet tona, fresk Rugove
Të kalitën si çelik
Ty askush nuk ta merr anën
Sikur Shqipe sulesh vrik
Të lumtë Ty Majlindë Kelmendi....
Lumë Kosova që të ka
Krenari e këtij vendi
Korr'sh fitore pa ia nda
Sa herë Ti del fitimtare
Prore zemrat na buçasin
Lumë për Ty, që je shqiptare
-T'kemi motër- brohorasim !
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 111 -
FJALA NË LITAR
(Poetit Havzi Nela, i varur në litar më 10 gusht 1988)
A vritet bilbili ?!
Shqiponja a vritet ?!
Nuk varet Poeti....
Fjala e lirë s'venitet
Në Kukësin kreshnik
Te Agjencia e Udhëtarëve
Bishat dhe hijenat
U kallën tmerr shqiptarëve
Muaji Gusht, data Dhjetë
Viti Tetëdhjetetetë
Në Ora Dy të natës
Ngjau krim i vërtetë
Ngritet një Trekëmbësh
Në t'Kukësit Udhëkryq
Hodhën n'Litar Fjalën
Gojët për t'i kyçë
Poezia s' varet
E drejta jeton
Havzi Nela s'vdiq
N' tonat zemra rron
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 112 -
Me vite të tëra
Në burgje e qeli
E mbyllën Havziun
Si bilbil n'kuvli
Por s'e ndale këngën
Asnjëherë, moj Shqipe....
Me emër dhe vepër
Lirinë e përligje
Kënga për Lirinë
Vargu Yt i dëlirë
I k'puti vargonjtë
Për Shqipërinë e Lirë
"Në qelitë e burgut
Pa ajër e pa dritë"
Shpeshherë t'u zu fryma
Shpesh t'u errën sytë
Poet Havzi Nela....
Me mund të Tantalit
S'ju frikove vdekjes
Varjes as litarit
S'u mposhte, s'u trete
Shkëmb graniti mbete
Porore vuajtjen pate
Shok e hije jete
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 113 -
I qëndise vargjet
Pa laps e fletore
Qëndrove i pathyeshëm
Me zemër burrërore
Je martir i Shqipes
Je Shqipe n'Flamur
"E para është Fjala"
Fjala nuk vdes kurrë.
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 114 -
MOTRËS SIME
Syri im-
Ti je.
Ti je-
Zemra ime.
Yt vëlla,
Motërz-o,
T‟kujton
Me gëzime.
Motërz,
Unë poeti,
Për Ty
Vargje shkruaj…
Je lule
Me vesë,
N‟ zemër
Ty të ruaj.
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 115 -
THUAJE EMRIN TIM
Ma thuaj emrin tim
Me zemër,
Me sy,
Me këngë,
Ligjërime,
Me t‟ëmblën melodi.
Emrin tim ma thuaj
Me sy,
Me zemër,
Me shpirt,
Me zjarr dashurie,
Me lule pranvere,
Me dëlirësi miturake,
Me shigjetë rrufeje…
Ma thuaj emrin tim
Në dritaret e zemrës,
Në shtigjet e shpresës
Drejt dallgëve të jetës.
Emrin tim ma thuaj!
Ma thuaj….. Mos harro!...
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 116 -
S’ISHTE SI NE
(Dëshmorit të kombit, Nexhmi Llumnica-Komandant
GJONI)
Për t‟atdheut liri të pushonte kurrë s‟ donte
Në majë heshtash, shigjetash e thikash të prehta
Jeta e çelikoste si k‟to maja e shkrepa
Thellë në të tijin shpirt,
Ç‟ e plagoste robëria e rëndë e atdheut
E për liri kishte mall t‟madh, Zemër-Prometheu
E spiunonin dhe e përgjonin përherë, pa ndërprerë
Shpesh me fjalë të përzgjedhura e çonin gjer n‟qiell
Sepse hipokritët e tradhëtarët si korbat vërtiteshin në erë
Dhe donin ta plandosnin për tokë me mllef e tmerr
Por ta thyenin e shkatërronin s‟mundën asnjëher‟!
Edhe me gurë shpesh e gjuanin, e qëllonin
Pastaj e fshihnin dorën, më besoni!
Bënë e ç‟nuk bënë, as mendja s‟jua thotë
Sepse dëshironin t‟ia prishnin trutë në kokë
E t‟mos mendojë për komb, as për shokë.
Prore u mësua me vrazhdësi, ashpërsi
Se ai nuk shëmbëllente me mua, as me ty
Jeta e kish mësuar t‟qëndrojë n‟vështirësi
Kish fuqi t‟jashtëzakonshme, ish ndryshe disi!
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 117 -
Nga të ëmblat fjalë dhe lëvdata prekej dhe rëndë plagohej!
Dhe prej përkëdheljesh të ngrohta prore vetëm lëndohej!
E kur e shanin dhe shpifnin për të a përhapnin thashetheme,
Çuditërisht, përherë i fortë bëhej, si kala me bedene!
Edhe po ta shponin e grisnin me hushta e shpata,
Edhe po ta vrisnin e ta mbysnin me armët e gjata
Veç t‟vërtetën e thoshte pandërprerë ky burrë,
Për të u sakrifikua e s‟u dorëzua kurrë!
Sot në të historisë kombëtare i skalitur
Shkëlqen i Tiji emër- KOMANDANTI GJON
Monument i gjallë në çdo zemër qëndron
I kombit arbëror Dëshmor i lirisë
Për Kosovën Trime Kurorë e lavdisë
Heu, Nexhmi Llumnica, i Skënderbeut stërnip
I shpejtë si rrufeja, zemërfortë çelik
E munde një Perandori, në t‟ 81-shit Pranverë
Në Ushtrinë Çlirimtare u rreshtove me nder
Bëre luftë o vëlla për t‟shtrenjtën liri
Gjaku Yt qëndron n‟Flamur Kuqezi
LAVDI, O DËSHMOR- E JONA LAVDI!
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 118 -
TRIME SYSHQIPONJË
M‟duhet një copë zemre
Për kthim n‟dashuri
Ngrohtësi zemre m‟duhet
Për shpresë n‟ardhmëri
Aty ku u linda
Aty ku të njoha
Më pëlqen t‟jetoj
Sa shpejt kalon koha
TRIME, zgjatma dorën
Se të dua Ty
T‟i puth vetullat Tua
Me qerpik e sy
TRIME, ngrohtësinë e parë
Të sonës dashuri
Me Ty e shijova
Shpirti im u shkri
Aty zure vend
Dhe u fute vrik
Rri e mos më ik
Mos më lërë pa mend
Rri e mos më çmend
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 119 -
TRIME, zemra jote
Si lumi me valë
Ku unë e gjej freskun
Në ditët me vapë
Me lundrën dashurore
Po lundrojmë të dy
Në valë të shkumbëzuara
T‟shtrenjtës dashuri
TRIME, Ti je ajri
Që brenda meje lëkundet
Ti je Besa e dhënë
Që asnjëherë s‟tundet
Ti mua më shkrin
Brenda për një çast
M‟përvëlon dhe më pas
N‟kujtimet e mia
Tretem dhe humbas
TRIME, unë me ty
Jam princ edhe mbret
N‟zinxhirë dashurie
M‟ ke lidhur vërtet
TRIME, as më thua
Ç‟na bashkon me Ty
Një shikim
Një puthje
Dhe një dashuri
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 120 -
Çastet më të ëmbla
Bashkë i kem shijuar
Ditën flenim bashkë
Natën rrinim zgjuar
E nga gjumi zgjohemi
Sepse dashurohemi
Për sytë Tu jetoj
Se të dashuroj
TRIME, për Ty vdes
Se pa Ty s‟du‟ t‟ mbes
TRIME, zemra ime
T‟kam pritë i paepur
Për të përshëndetur
Të të puth pa reshtur
Ëmbël t‟ ledhatova
Se të dashurova
TRIME, shkëndijë flake
E kësaj zemrës Sate
Mbi duart e Tua
Ndalen duart e mia
N‟çastet e një nate
TRIME, shpirti im
Ta dish-dashuria
Kur kthehet n‟pikllim
Dije je lëngimi
I qerpikut tim
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 121 -
TRIME, jam i etur
Duart për T‟i prekur
Se për Ty kam mall
Se vazhdoj të të dua
Me dashuri t‟rrallë
TRIME, për këta sy
T‟bëj dashni me Ty-
Më mirë se t‟flut‟roj
Thellë në kaltërsi
Shpirti seç gjallërohet
Terri n‟dritë shndërrohet
TRIME, gjatë të prita
Ta dish, je si drita
M‟ke hyrë në damarë
Si ethe e bardhë
TRIME, moj dashni
S‟po mundem pa Ty
As frymë s‟po mund t‟marr
Po tretem në flakë
Po mbetem pa gjak
Pak edhe ngapak
Pa shkëndijë e zjarr
TRIME, dashuri
Pse s‟jemë bashkë ne dy
Shkojmë jetën të ndarë
Me shpresa t‟lënduara
E me shpirt të vrarë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 122 -
Më thuaj pastaj
Vallë, unë a kam faj
TRIME, syshqiponjë
Sa shumë më mungon
Digjem si qiri
E të flas nuk di
Të këndoj harroj
Më mbyllet kjo gojë
Gjuhën e kafshoj
Zëri që të ndalet
Për të gëlltitë fjalët
Emrin s‟ta shqiptoj
Se më mbysin hallet
Sa më vjen çudi
Harrohem pa Ty
TRIME, yll i artë
Mungesa e gjatë
Më mundon çdo ditë
Më shqetëson çdo natë
Për shpirtin tënd t‟artë
Ndizem edhe digjem
Si pishtar i zjarrtë
TRIME, diell e hënë
Pasha babë e nënë
shpesh Ty të kam thënë
Kur Ty s‟të kam pranë
Jam aspak i pasur
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 123 -
Jam me zemër t‟ plasur
Por kur të kam pranë
Me ty gjithçka kam
TRIME, sy i zi
Sa kam mall për Ty
Për flokët e Tua
Malli më djeg mua
TRIME, rreze- ar
Për Ty kam shumë mall
Si për rrugët ku shkela
Për herën e parë
TRIME, dashuri
T‟lutem shko tani
Dhe krejt e qetë fli
N‟heshtjen e lënduar
T‟shpirtit tim t' trazuar
Unë nuk e di, TRIME
Ti a e ke ditë
Edhe pse kam sy
Pa Ty s‟më bëjnë dritë
TRIME, buzët tua
As m‟i ke falë mua
E fjalët e tua
Përkunden në erë
Dije, mos harro
Se të du‟ përherë
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 124 -
TRIME, zemra ime
Më kujto pa dhimbje
Ty t‟kam dashuri
E kjo zemra ime
S‟do të rrah pa TY...
Moj e shtrenjta TRIME
O Besnikja ime
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 125 -
PAK FJALË PËR VËLLIMIN POETIK
“GJUHA E TRUALLIT TONË’’
TË BASHKAUTORËVE FADIL H. CURRI
DHE ZYMER MEHANI
Vërtet letërsia e mirëfilltë shkruhet në vetmi dhe fryt
i kësaj vetmie është vepra e krijuar përkushtueshëm nga
krijuesi, por mos të harrojmë, mike e miq të penës se: ‟‟
vepra zgjedh kohën për të dalë në dritë, ndoshta e vonon
ndonjë faktor jashtëletrar dhe pse jo edhe letrar,…por
megjithatë, vepra e gjen shtegun për të dalë në dritë‟‟.
Urime bashkautorëve e gëzuar lexuesve!
Në vëllimin‟‟ Gjuha e truallit tonë‟‟ të poetëve Fadil
H. Curri dhe Zymer Mehani lexuesi gjen veçantinë, veti
kjo dalluese e poetizuar e autorëve të një shkallimi të lartë
dhe arritës të artit të sotëm bashkëkohor. Bashkautorët, me
një gjuhë të thjeshtë, si pikësynim kanë objektivin deri te
depërtimi në botën shpirtërore të lexuesve, nëpërmjet
ndjenjës shpirtërore të shprehur në poezitë e librit të
sapobotuar. Efektet e entuziazmit e kanë bërë librin me më
shumë larmishmëri, pasi krahas përsiatjeve dhe paraqitjes
së poezive, është realizuar edhe sinkronizimi me përçim të
mesazheve shumë bindëse për lexuesin.
Këtë vëllim poetik e ngritë edhe skalitja e mirë e
vargut, por edhe liria e të shprehurit, andaj vargjet rrjedhin
natyrshëm, duke prekur edhe ndjenjat e shoqërisë së sotme
në kahjen e pozitivitetit, duke u nisur gjithmonë nga
preferencat e larta të edukimit, që edhe do të sjellin energji
të reja pozitive te lexuesit. Këto shprehësi emocionuese në
poezitë e krijuesve Curri dhe Mehani janë gjithëpërfshirëse
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 126 -
për drejtimet e tilla të veçuara si: arsimim, edukim e
kulturalitet si qëllim prioritar për lexuesit.
Libri si i tillë argumentohet edhe me arritjen e lartë të
pikësynimit të bashkautorëve për bashkim mes lexuesve
nga të gjitha trevat e cepet e atdheut tonë.„‟Vargjet së
bashku me referencat e tyre poetologjike nga fillimi e deri
në fund ngulmojnë për t‟i bartur mesazhet edhe në
ndjeshmërinë e botës së artit, si konstrukt i bashkautorëve,
që me shumë largpamësi ndjekin gjurmët e konvencës së
traditës letrare‟‟.Vargjet e bashkautorëve, pra, janë të lehta
për lexuesit, të ngrohta me filozofi e shumë të sinqerta.
Ja edhe disa shembuj nga disa poezi të këtij vëllimi të
përbashkët të autorëve Curri-Mehani.
Në poezinë ” Mendjendriturit‟‟ autori Fadil H. Curri u
këndon aq bukur njerëzve të penës, shkrimtarëve dhe
poetëve:
Çdoherë të përulur,
Por jo të nënshtruar
Çdo rresht e kanë
Si ari e margaritar,
Vetëm lexuesi i devotshëm
Mund t‟i kuptojë!
Nektarin e diturisë
Ta thithë e ta mësojë
Nga mendjet e ndritura
Nga shkrimtarët tanë!
Apo në poezinë ‟‟ Duajeni librin‟‟, ku autori Curri
shkëlqen:
Koha ecën, s‟kthen më prapa
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 127 -
Nuk ka kthim vërtet
Prandaj, shfletojeni dhe lexoni librin sot
Sepse është mik dhe shok në këtë jetë!
Apo edhe në poezinë e autorit Zymer Mehani “Nëse
doni ta dini”, ku aq bukur rrjedhin dhe thuhen në vargje
mendimet:
Nëse doni ta dini
Për dashurinë time të shenjtë
Pyetne gjuhën, nderin
E këtë atdhe të shtrenjtë.
Apo edhe në poezinë tjetër të autorit Mehani “Të
thyhen…”, ku urtësia fton dhe fiton me virtytin dhe të
bukurën:
Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund
Zënka dhe as grindje të mos ketë askund
Të thyhen të gjitha veset copë-copë
Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë.
Është në interes të lexuesve të potencohet edhe një fakt
shumë interesant dhe me rëndësi për librin‟‟ Gjuha e truallit
tonë‟‟, ku bashkautorëve me shumë urti u pëlqen kritika,
sepse edhe ajo është art, por, ama, me një kusht, që të jetë
një kritikë e ftohtë, e logjikshme, pa pasion e me analizë të
mirë e të sinqertë, dukuri shumë e rrallë në artin e sotëm
bashkëkohor.
Në disa vargje bashkautorët e ndajnë bashkëndjesinë
me dhimbjen, e kjo është edhe veçantia e artit.
Tani më libri është i lexuesve. Librit i urojmë rrugëtim
të mbarë deri te duart e lexuesve dhe tek të gjitha
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 128 -
bibliotekat komunale e shtepiake të lexuesve, duke u uruar
lexuesve lexim të këndshëm, me shpresë dhe me bindje se
ky libër me vlerë të lartë letrare do të hyjë në mendjet dhe
zemrat e tyre, sikurse edhe qindra e mijëra tituj të tjerë të
shumë kolegëve e kolegeve të penës anë e kënd rruzullit
tokësor dhe në qarqet më të larta të letërsisë moderne
letrare.
Bashkautorët kanë bërë një përmbyllje shumë të bukur
me një thënie magjepsëse, në kopertinën e pasme të librit,
me vlerë në artin e sotëm letrar të popullit shqiptar dhe
kështu e përmbyllin librin me një strofë mjaft të bukur e
përmbajtësore:
Thellë në kodrat e malet
Të vendit e të parëve të mi
Në trojet e Arbërit: Shqipëri
Kosovë Lindore, Iliridë, e Çamëri
Ulqin, Plavë e Guci
Janë gurët e vendit të vllëzërve të mi!
Marrë në tërësi, vëllimi poetik i bashkautorëve Curri-
Mehani, është një thesar letrar me vlerë shumë të çmuar për
kulturën tonë. Këtë vepër ne lirisht po e quajmë edhe
univers letrar, sepse fillon me poezinë e ABC-së.
Shpresojmë që ky univers letrar i këtyre dy autorëve t‟i
pushtojë hapësirat mbarëshqiptare.
Bashkautorëve u urojmë suksese të pafundme edhe në
të ardhmen!
Prof. Zymer Mehani Podujevë, 2016
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 129 -
PËRMBAJTJA
Fjala e redaktorit, Fadil H. Curri
Vështrim i shkurtër për vëll. poetik “ Gjuha e truallit tonë ”…9
FADIL H. CURRI | Poezi |
Manastirit të ABC-së …11
Mësuesit tim të parë … 12
Baladë për komandantin … 14
Legjendës së gjallë …16
Heronjve të nëntokës … 17
Urime, Dita e Pavarësisë …18
Bacë Antonit … 20
Presidentit në amshim …21
Masakra në Reçak… 23
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha… 24
Radio Kosova e Lirë… 25
Viti i ëndrrave… 26
Humanistja… 27
Nderin dhe rritën …28
Nga Kosova e deri në Indi… 30
Penës së qytetërimit…31
Epoka e mendjendriturit … 32
Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia …34
Plisi …35
Shkrimtarët e poetët nuk lindin …37
Marshi i Kosovës …38
Nostalgjia për vendin… 39
Vetveten kërkoj …40
Humaniteti në vepër … 41
Mendjendriturit … 42
Populli im …44
------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani -------------
- 130 -
Gëzuar Pavarësia, SHBA … 46
Happy independence, USA …47
Urime Dita e Nënave Nënat... 48
Artistit … 49
Gjergj Kastriotit-Skënderbeut … 51
Për ne je krijuar … 52
Duajeni librin … 53
Baladë dhimbjeje … 54
Librashitësit … 55
Kalvari ‟99 … 56
Vargje për diell …58
Prof. Zymer Mehani, Vargjet e poetit Fadil H. Curri–Kurorë për
truallin amtar ...59
ZYMER MEHANI | Poezi |
Për ty, liri…63
Ti, atdhe… 64
Këndo, shqiptar… 65
Shaban Avdiu… 67
Shefki Kuleta… 68
Për ju… 69
Për ty… 71
Ti, poezi… 73
Të thyhen… 74
Ai…75
Gjeraqina…77
Gjithçka ke, atdhe… 78
Nuk e di… 80
Kur isha me ty… 81
Natë… 83
Arbora, të kam… 85
Për ty, atdhe… 86
Po të mos ishit ju… 88
Në zemër… 89
--------------------- Gjuha e truallit tonë ---------------------
- 131 -
Eja vetëm ti…90
Gjon Buzuku… 91
Të kërkova… 92
Tahir Sinani….94
Lulëkuqet e Kosovës… 95
Lulëkuqet e Kosovës… 96
Nëna… 97
Tradhtari… 98
Zemrat besnike…99
Nëse doni ta dini… 100
Më thuaj… 101
Fryn murlani… 102
Ju trima t‟atdheut…103
Kosovë… 104
E vërteta… 105
Ti, Shqipe e Flamurit… 107
Dëshiroj…108
Letër Naimit… 109
Për ty, Majlindë Kelmendi…110
Fjala në litar… 111
Motrës sime… 114
Thuaje emrin tim… 115
S‟ishte si ne… 116
Trime, syshqiponjë… 118
Prof. Z. Mehani, Pak fjalë për vëllimin poetik „‟ Gjuha e Truallit
tonë „‟të bashkautorëve Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani … 125

More Related Content

What's hot

Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetor
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetorPerqindja thyesa dhjetore-numri dhetor
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetorTefik Rika
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiXhesika Merko
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"the blue bee
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE #MesueseAurela Elezaj
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitJetmira Sula
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e MendelitAldo Keçi
 

What's hot (20)

Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetor
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetorPerqindja thyesa dhjetore-numri dhetor
Perqindja thyesa dhjetore-numri dhetor
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
letersia moderniste
letersia modernisteletersia moderniste
letersia moderniste
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e Mendelit
 
Ndotja akuustike
Ndotja akuustike Ndotja akuustike
Ndotja akuustike
 

Viewers also liked

корольков г.к. праснышское сражение. июль 1915 года - 1928
корольков г.к.   праснышское сражение. июль 1915 года - 1928корольков г.к.   праснышское сражение. июль 1915 года - 1928
корольков г.к. праснышское сражение. июль 1915 года - 1928Александр Галицин
 
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silva
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silvaAí está o cabo pm lucimar modesto da silva
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silvaCamile Ferraz
 
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...tdc-globalcode
 
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafish
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafishA panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafish
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafishShahnaz Yusaf
 
1º webminar sobre ransonware para gestores públicos
1º webminar sobre ransonware para gestores públicos1º webminar sobre ransonware para gestores públicos
1º webminar sobre ransonware para gestores públicosGuilherme Neves
 
A causal theory of knowing goldman
A causal theory of knowing goldmanA causal theory of knowing goldman
A causal theory of knowing goldmanGanesh Bharate
 
Holy spirit have your way
Holy spirit have your wayHoly spirit have your way
Holy spirit have your wayPrem Saldanha
 
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020ILRI
 
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...Boston Consulting Group
 
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.Universidad San Sebastián
 
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...<a>My Homeschool Texts</a>
 
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)Princess Piñero
 

Viewers also liked (20)

корольков г.к. праснышское сражение. июль 1915 года - 1928
корольков г.к.   праснышское сражение. июль 1915 года - 1928корольков г.к.   праснышское сражение. июль 1915 года - 1928
корольков г.к. праснышское сражение. июль 1915 года - 1928
 
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silva
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silvaAí está o cabo pm lucimar modesto da silva
Aí está o cabo pm lucimar modesto da silva
 
Sheley..
Sheley..Sheley..
Sheley..
 
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...
TDC2016POA | Trilha Management - Não quero virar gerente! Implementando a tal...
 
Resume
ResumeResume
Resume
 
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafish
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafishA panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafish
A panel of recombinant monoclonal antibodies against zebrafish
 
1º webminar sobre ransonware para gestores públicos
1º webminar sobre ransonware para gestores públicos1º webminar sobre ransonware para gestores públicos
1º webminar sobre ransonware para gestores públicos
 
israel
israelisrael
israel
 
A causal theory of knowing goldman
A causal theory of knowing goldmanA causal theory of knowing goldman
A causal theory of knowing goldman
 
Holy spirit have your way
Holy spirit have your wayHoly spirit have your way
Holy spirit have your way
 
Test
TestTest
Test
 
Ahmed mahfouz
Ahmed mahfouzAhmed mahfouz
Ahmed mahfouz
 
SANAULLAH M CV (3)
SANAULLAH M CV (3)SANAULLAH M CV (3)
SANAULLAH M CV (3)
 
aleem ahmed
aleem ahmedaleem ahmed
aleem ahmed
 
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020
Introducing ILRI’s Science Strategy 2016-2020
 
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...
Made in America, Again: Third Annual Survey of U.S.-Based Manufacturing Execu...
 
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.
METRORRAGIA DE PRIMER TRIMESTRE. ABORTO ESPONTANEO.
 
Alcoholic Beverages
Alcoholic BeveragesAlcoholic Beverages
Alcoholic Beverages
 
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...
Kindergarten Homeschool Curriculum - Kindergarten Math - Best Homeschool Curr...
 
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)
Detailed Lesson Plan in English 2 (Verbs)
 

Similar to GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR

POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 

Similar to GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR (15)

Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 

GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR

  • 1. Fadil H. Curri Zymer Mehani GJUHA E TRUALLIT TONË Poezi (Bashkautorë) Prishtinë, 2016
  • 2. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 4 - Botues Autorët Redaktor Fadil Curri Lektor Shefki Përvetica Recensentë Prof. Zymer Mehani Fadil H. Curri, shkrimtar Radhitja kompjuterike Rilind Mehanja Kopertina-dizajni Zymer Mehani
  • 3. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 5 - E VËRTETA HISTORIKE PËRMES VARGJEVE VËSHTRIM I SHKURTËR PËR VËLLIMIN POETIK “ GJUHA E TRUALLIT TONË ” Të nderuar lexues, Bashkautorët Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani tani paraqiten para jush me vëllimin poetik “Gjuha e truallit tonë”, vargjet dhe poezitë e të cilit ju sjellin koncepte të qarta dhe të sakta e njëherazi ju hapin edhe shtigje të gjera të meditimit. Që në poezitë e para, madje edhe në rreshtat e parë, shquhet lehtësisht çiltërsia dhe respekti që bashkautorët e kësaj përmbledhjeje kanë për gjuhën shqipe, si shenjë dhe vlerë e jona kombëtare, pastaj kujtimi i ngjarjeve të rëndësishme nga historia e lavdishme e popullit tonë, siç
  • 4. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 6 - janë Kongresi i Manastirit (1908), Lufta dhe fitorja e UÇK- së (1999), Shpallja e Pavarësisë së Kosovës (2008), për të vazhduar me përjetësimet në vargje të figurave të shquara, emblematike dhe kolosale të kombit, siç janë: Presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Komandanti Legjendar, Adem Jashari; Simboli i Qëndresës dhe i Sakrificës, bacë Adem Demaçi, Humanistja Nënë Tereza-bija më e denjë e kombit tonë; Anton Çetta-Prijetari i Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë (vitet 90 të shek. të kaluar) etj. etj. Bashkautorët e vëllimit “Gjuha e truallit tonë” dinë të flasin dhe të këndojnë, pra edhe për dashurinë ndaj gjuhës, atdheut, heronjve kombëtarë dhe figurave të shquara historike që lanë gjurmë në kujtesën e kombit, siç janë: Gjon Buzuku, shkrimtar i letërsisë sonë të vjetër. Pastaj u thurin poezi edhe shumë dëshmorëve të UÇK-së, si komandantit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevcit e Hazir Malës, Shefki Kuletës e Shaban Avdiut, Antigonë Fazliut, Ylfete e Mentor Humollit (vëlla e motër), vëllezërve Mehdi e Fevzi Kosumit, Remzi Kosumit etj. E veçanta e poezive të këtij vëllimi poetik është gjuha dhe stili, përdorimi i figurave të ndryshme letrare, siç janë epitetet, metaforat, krahasimet dhe metri e rimimi i vargjeve. Pra, vargu, fjala, fryma dhe të shprehurit poetik janë veçoritë kryesore që bashkautorëve u mundësojnë për t‟u lidhur me ju, lexues të nderuar. Ju përmes këtyre
  • 5. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 7 - vargjeve do të mund të futeni brenda botës krijuese, duke e deshifruar si botën poetike, ashtu edhe atë njerëzore të bashkautorëve të kësaj përmbledhjeje. Poezitë e vëllimit “Gjuha e truallit tonë” kryesisht janë të frymëzuara nga jeta dhe historia jonë kombëtare dhe janë dëshmitare për kohën, për atdheun dhe për dëshmorët e atdheut. Pra, këto poezi sjellin frymë atdhedashurie, duke e thënë vetëm të vërtetën dhe si të tilla shpresojmë se do t‟ju lënë mbresa gjatë leximit tuaj. Fadil H. Curri Mazgit, 2016
  • 6. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 8 -
  • 7. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 9 - Fadil H. Curri ‫۝‬ Poezi
  • 8. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 10 -
  • 9. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 11 - MANASTIRIT TË ABC-së Gëzim të madh kish ILIRIA Se vendimet do i merrte paria Ishin marrë vesh burrat e dheut Kishin lidhë besën në emër të Zotit Si në kohën e Gjergj Kastriotit Në Iliridë për t‟u bashkuar Për gjuhë punën kanë filluar Shqip binte shiu e reshte bora Shqip flisnin lisat edhe malet Shqip rrezonte shumë bukur dielli Ishin gëzuar lart yjet e qielli Gjuha shqipe, gjuhë e mëmës Edhe Zoti i donte lutjet shqip! Në Manastir, në më të bukurin vend Ishin mbledhur burrat në kuvend Kishte Toskë e kishte Gegë ABC-së i dhanë një rend Alfabetin e përpilojnë Shkronjë për shkronjë e miratojnë Brez pas brezi sot e gëzojmë Shqip ne luajmë e shqip shprehemi GJUHË SHQIPE kësaj i THEMI Kanë kaluar kohërat e liga Kur rreptësisht ndalohej SHQIPJA.
  • 10. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 12 - MËSUESIT TIM TË PARË (Ramë Gjonbalaj) Rrezet e diellit me një shtator Me shumë shokë e shoqe i morëm, Fjalët e tua të ëmbla na ngelën në kokë, Me to u ngrohëm si askush në botë. Paqartësitë e fëmijërisë na i largove, Në rrugën e drejtë na thirre me zë: -Mirë se erdhët në bankat shkollore, Në Mazgit, të dashur fëmijët e mi! Si Librat e Shenjtë na u duk Abetarja Kur e shfletuam dhe nga ajo filluam, ABC-në mësuam, ishte si në ëndërr. Rrugën drejt hapërimit ne e filluam. Rrugët përplot me baltë ishin në atë kohë, Sot ndryshe po e shoh epokën tonë. Edhe Mazgiti është zhvilluar edhe dhuna Është zhdukur, që tjerët ushtruan mbi ne. Rrudhat e tua të ballit, o mësuesi ynë, Ramë M‟u dukën të radhitura si ngjyrat e ylberit, Rrudha, të cilat tani unë edhe vetë i kam, Kur u takuam në qershor, të një moshe shëmbëllenim!
  • 11. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 13 - Porositë e tua, mësues, kurrë nuk do t‟i harrojmë, Me ndërgjegje shumë të pastër na mësove, Andaj çdo herë punën tënde dhe të mësuesve tjerë, Si prindër e të shenjtë do t‟i konsiderojmë. Prishtinë, korrik 2008
  • 12. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 14 - BALADË PËR KOMANDANTIN (Legjendë edhe në vargje) Në këtë baladë për komandant Ademin Që do ta rrëfej në formën më epike, Do flas e shkruaj edhe ngjarjen historike, Që u zhvillua në Drenicën martiro-heroike. Ademi e kishte vërejtur herët në rini, se vendi Ku lindi e u rrit përjetonte shumë padrejtësi, Duke menduar shumë gjatë ditë edhe net, Duke e pirë ujin e krojeve në vendin e vet. Edhe në fshatin e tij, Prekazin legjendar, Kur kthehej nga mali, e priste kulla e lartë, E priste nëna Zahide e Shaban babai, E shoqëronte daja, e shoqëronte i vëllai. Kështu gjithmonë shkruhej, rrëfehej e thuhej Edhe në baladë, se Ademi edhe Hamza, Po edhe Drenica e kishin dhuntinë e Zotit, Dhe s'i hynin asnjë pune pa bekimin e Kombit. Ademin e Hamzën, thuhet se zhurmat e tankeve, Herët në mëngjes i kishin zgjue, kur askush Nuk i priste e të paftuara u kishin shkue, Dhe tërë familjen e kullën e kishin granatue.
  • 13. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 15 - Lufta heroike e komandant Ademit me familje të vet, Në ndërgjegjen e njerëzimit thërret, Nga Evropa dhe nga e tërë bota vizitohet krejt, Ndërsa kombi ynë e ka shpallur vend të shenjtë. Kështu pra Adem Jashari me familje të vet, Heroi ynë i gjallë, në muajin e marsit, martir ra vërtet Që tanimë kudo në zemër të popullit ka zënë vend, Dalëngadalë është shëndërruar në mit e legjendë. Nga qielli, horizonti dhe gjithë universi, 5, 6 e 7 marsi Çdo vit festohet dhe nga populli kurrë nuk harrohet, Si data historike prore do kujtohen e do mbesin, Tani epope lavdie, për fund edhe zjarret ndezen. Më 2 mars 2006
  • 14. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 16 - LEGJENDËS SË GJALLË (Bacë Adem Demaçit) Nga burgu në burg Shumë herë të dërguan, Qëndrove stoik si lis, Asnjëherë s‟u përkule. Të ofruan mjaft pasuri, Të ofruan edhe shumë flori, Por të gjitha i refuzove ti, Sepse në mendje, shpirt E zemër, e kishe drejtësinë. Fole edhe atëherë, Me një grup shokësh, Kur të tjerët heshtnin, Të heshtësh, ishte jonjerëzore. Morali yt shumë i lartë, Ishte po aq i fortë, Sa vetë veprat tua, Edhe sa vetë ideali. Nuk u dorëzove kurrë, Ishe më i fortë Se lisi, guri e mali, O Legjendë e gjallë, O bacë Adem Demaçi!
  • 15. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 17 - HERONJVE TË NËNTOKËS (Minatorëve) Shpirti u flinte nën gur, Mbulojë kishin një jorgan, Ari, argjend dhe plumb, Që Zoti na e kishte falë. Shpirtrat kishin qetësinë, Po ajo kryesorja mungonte, Liri e quanim të gjithë. Nga nëntoka, zëri i tyre Fuqishëm jehoi, Ndërgjegjen e njerëzimit Nga gjumi e zgjoi. Në mjegull e tym e kishin shpirtin, Nëpër libra pak është shkruar E qe besa, edhe pak është thënë Për heronjtë e nëntokës sonë. -O do fitojmë o do vdesim! Të gjithë njëzëri folën e thanë: -Është vendi ynë, është toka jonë ! Të gjithë përnjëherë brohoritën pa u ndalë. -Vetë Zoti e ka bekue Nga këtu s'kemi ku të shkojmë! -Më mirë të vdesim ne të gjithë, Populli dhe Kosova të rrojë!
  • 16. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 18 - URIME DITA E PAVARËSISË Fluturuan shqiponjat Fushave, grykave, Lart mbi male Edhe lart mbi re, Ku malësorët flisnin Me lindjen e diellit, Zemra u rrihte fort, Sepse po lindte një shtet. Miqve të kombit tonë, Faleminderit shumë! Tash kemi një shtet. Loti, gjaku e djersa Rridhnin si lumë, Lirisë i thamë po. Se njeriu në vendin e vet, Keq apo shumë mirë, Ka të drejtë ta ketë Një kupë të qiellit. Një grusht dhé Të quajturVendlindje, Apo të quajtur Atdhe. Kurrë më rrogëtar i përulur, as rob! Unë njeri i atdheut jam, Ashtu edhe do të mbes.
  • 17. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 19 - Për të gjitha kohërat Një atdhe dua ta kem. Duajeni, duajeni, duajeni Kosovën, vatrën tonë!
  • 18. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 20 - BACË ANTONIT (Anton Çettës) Baca ynë, Anton, o bacë trim, Parathënie e librit tim ! Përballë dhembjes, tmerrit Dhe frikës- feniks i flijuar! Mes territ dhe dritës, Nderim, bacë, nderim! Për misionin e shenjtë, Për falje dhe pajtim. Pajtove shumë zemra, O feniks i gjallë ! Në mes të errësirës Seç e ndeze dritën! Tash për ty kemi shumë mallë. Tani buzëqesh i qetë ! Mbete në përmendore Simbil i pajtimit , Në tokën e shenjtë ARBËRORE.
  • 19. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 21 - PRESIDENTIT NË AMSHIM Më 21 janar të motit 2006, Nga lajmet na erdhi njoftimi, Herë rrezonte dielli, Herë zymtësohej i gjithë qielli. -Ndërroi jetë Presidenti, Doktor Ibrahim Rugova. Dimër i ashpër dhe acar, Populli lotët s‟mundte t‟i ndalë Për Kosovën që humbi një djalë . Gjithë Kosova shumë vajtonte, Vargu i njerëzve i gjatë lumë, Për herëne fundit Me Presidentin për t‟u pa‟ Dhe për t‟u takue, Donin besnikë për t‟i qëndrue. Nga gjashtëdhjetë shtete Burrështetasit kishin ardhë, Për herë të fundit Me Presidentin për t‟u parë. Shumë nga ata vetë i kam parë, Pa u ndalur, duke qarë. Flokë-flokë binte borë, Binte qetë dhe pa u ndi, Mbi pullaze dhe mbi tokë. Në atë dimër të acartë,
  • 20. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 22 - Presidenti ndërroi jetë. Populli kurrë nuk e harron, Brez pas brezi po e kujton. Gjithmonë në zemrat tona Do të jetoni shumë gjatë, O yni President , Dr. Ibrahim Rugova! Tani je duke pushuar i qetë Në zemër të Kosovës, Në Kryeqytetin tonë , Në Prishtinë. Vetë Perëndia Ty të kishte dërgue, Popullin e Kosovës Ti për ta shpëtue . Edhe Zoti kështu e ka shkrue, Popullin Tënd shqiptar Të Kosovës e ka bekue! Në prag të ëndrrës së realizimit, Mbylle sytë,Yll i Perëndimit, YLLI I DRITËS, I mençurisë, i bashkimit, I realizimit të PAVARËSISË, Me bekimin e Perëndisë!
  • 21. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 23 - MASAKRA NË REÇAK! 15 janar, viti 99, Kohë e vështirë e me acar, Masakruar e sakatosur, As të gjallë, as të varrosur. Nga zemrat pikonte shumë gjak, Mbi arkivole qante një fëmijë, Në kodrën afër, mbi atë bokë, Në Kosovë, atje në REÇAK. Krimi kundër njerëzimit ndodhi Afër malit të afërt, mbi atë bokë Plisat dhe lisat filluan t‟i lëshojnë rrënjët Thellë e më thellë në këtë tokë!
  • 22. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 24 - REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA Në flakë e vetëtimë Në kodrën mbi Prishtinë, Duke i hapur rrugë lirisë Ranë dy heronj e martirë. Ditët i kishin matur mirë Me peshën e rëndë të territ, Sa më i vjetër kujtimi për ta, Po i bën edhe më të rinj. Saktë e kishin matur kohën Mbi supet e tyre, herët në rini, Me shekuj e përjetonin vuajtjen, Skamjen, padrejtësinë e varfërinë. Sytë tuaj ende nuk i kemi harruar, Do të lutemi për sytë tuaj, Si për sytë e mi, o Rexhep Mala Dhe për ty, o Nuhi Berisha!
  • 23. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 25 - RADIO KOSOVA E LIRË Një zë i ëmbël, ndër majat e larta Të Alpeve shqiptare, Fuqishëm jehoi, më 4 janar 1999: -Ju flet Radio Kosova e Lirë! Zë i bukur, zë çlirimtarësh, Shteg i lirisë e fuqi malesh, Radio Kosova e Lirë- Zëdhënëse e luftës për liri, Në Europë e botë.
  • 24. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 26 - VITI I ËNDRRAVE Po fluturojmë drejt Vitit të Ri, Me shpresë se do na sjell Shumë paqe, harmoni e dashuri, Në Kosovë- shtetin më të ri. Do të fluturojmë herë grykave E herë lart e më lart maleve, Do provojmë t‟i afrohemi diellit E krenarë të gjithë të ndihemi. Botë, mori botë, e bukura botë! E dimë se të kanë lodhur Mizoritë në këtë tokë, Por sonte, në natën e këtij Viti të Ri, Politikanëve dhe liderëve U uroj më pak mërzi, Edhe më pak korrupsion Edhe sa më pak hajni! Shkrimtarëve dhe poetëve Sa më shumë të krijojnë! Me penat e tyre të ndritura, Shoqërinë drejt ta udhëzojnë! Edhe ne, në shtetin më të ri Shpresojmë se do të kemi Shumë diell e shumë dashuri. Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri !
  • 25. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 27 - HUMANISTJA Po pate uri, Kafshoren e gojës E ndante me ty. Po pate të ftohtë, Ta jepte këmishën e trupit. Po pate halle me bishën, Luftonte bashkë me ty. Po pate dhembje koke, Ta mirrte pak temperaturë. Po të kishe vështërsi, I ndante përpjekjet Përgjysmë bashkë me ty. Po të kishe dhembje në sy, Të thoshte me butësi: -Unë i kam dy! Kjo ishte dhe do të mbesë, E paharruar ndër breza, Shenjtorja-NËNË TEREZA!
  • 26. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 28 - NDERIN DHE RRITËN -Kush ia shtoi Kosovës Nderin dhe rritën? -Dr. Ibrahim Rugova, Djalë nga Kosova. -Kush i bëri të pavdekshme Kullat e qëndresës? -Pena e Presidentit Dhe prof. Anton Çettës. -Në kuvende burrash Kush i rriti këto troje ? -Pena e Presidentit Që s'e lëshoi prej dore. -Kush e zbardhi faqen E historisë sonë kombëtare? -President Rugova Me vizion largpamës. Tërë botën e magjepsi, e mahniti, I ngjante trungut të një LISI. Kraharori i tij digjej si eshkë, Shtati i tij matej me bjeshkë!
  • 27. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 29 - -Cilët i kishte prore pranë ? -Xhemajl Mustafë, Fehmi Aganë, Mark Krasniqin, Skender Hysenin Anton Çettën, Dom Lush Gjergjin. -Kush i dhuroi bukuri jetës? -Kush i shtoi rrezet e shpresës? -Tre Kolosët e Urtësisë I nderoi populli dhe bota e lirisë. I nderoi kombi përherë, Qëndrimin e kishin të prerë, Atdhetarë të vërtetë, Gjithë Kosovës i bënë nder. Popullin shqiptar E ngritën këta titanë, Se vinin nga rrënjët E trungut ILIRO-DARDAN!
  • 28. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 30 - NGA KOSOVA E DERI NË INDI (Nënë Terezës) Të varfërëve dhe të sëmurëve Sa shumë u ndihmove! Me duart e tua të bardha Të sëmurët i shërove. U ndihmove edhe të uriturve, Moj dritë kandili e xhevahire, E lindur nga ky komb, Me prejardhje të lashtë Ilire. Me ty, anembanë bota Ishte shumë krenare, Dole nga rrënja e lashtë E tokës Iliro- Shqiptare. Që nga Kosova jonë E deri në të largëtën Indi Fale shumë buzëqeshje Dhe shumë dashuri, Nënë e bekuar nga Zoti- Gonxhe, ishe ti!
  • 29. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 31 - PENËS SË QYTETËRIMIT (Josip Relës) Vagjet e shkruara lajmëruan diellin Se në tokë ndërroi jetë Josip Rela, Vargjet çdo herë i madhëronte ai, Tek ne gjithnjë do mbetet në përjetësi. Me penë e mundi gjithmonë të keqen, Për t‟i shkruar mirë vargjet e atdheut. Kudo që shkoi, ai lule mbolli me penë E shpirtit i dha dashurinë që meriton. Pranë detit, në Zarë, thuri shumë vargje, Tregoi se i përket kombit e trungut tonë, Në piedestalin e lartë e ngriti pena E në varg rrënjët e tij tregoi. Të gjithë e njohëm artin e bukur të tij, Në shumë revista e libra të bukur Ishte me pak miq, shpeshherë i vetmuar E ne u rritëm, me vargjet e tij u burrëruam. Shëndriti atje si yll, në Zarë, me një ideal, Duke i nderuar Albanët e tij të bardhë. Tregoi se i takon djepit të qytetërimit. Në letërsinë tonë do jetë faqebardhë.
  • 30. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 32 - EPOKA E MENDJENDRITURIT E rëndë ishte vuajtja, Pothuajse pa kufi. Befas nuk u gjende ti Në udhëkryq , Kur nuk besonte njeri. Nuk lejove t‟i humbnim shpresat, Si lulja pa ujë, Të vyshkemi e rrëzohemi përtokë, Si ndonjë fëmijë. Të na përçajë e ndajë, Ashtu si donte i zi veriu. E përshëndete botën Ngrohtësisht me modesti. Me retë e bardha Të qiellit të Kosovës, U dërgove mesazhe Të qarta kryeqyteteve Të botës pa hipokrizi. Uashingtonit, Berlinit, Londrës e Parisit, Romës, Vjenës, Madridit, Brukselit. E njoftove edhe Helsinkin Vetëm me një fjalë: -Populli im shqiptar Do fluturojë drejt jush!
  • 31. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 33 - -O mike e miq Të botës së mbarë, Koha ka ardhë Të mos jetojmë të ndarë!
  • 32. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 34 - FAHRI FAZLIU DHE AFRIM ZHITIA Kur n‟ Kosovën tonë Thërriste kushtrimi, Në ballë t‟ betejës ishin Fahriu dhe Afrimi. -S‟e japim Kosovën, Vendin tonë s‟e lëshojmë, Me jetë do ta mbrojmë, Nga këtu s‟kem ku shkojmë! Ju u bëtë qëndresë, Kala e pamposhtur, Blerim kujtimi përherë, Që s‟ vyshket asnjëherë. Në zemër e shpirt, Ju ka Kosova, Dy heronjtë e ditëve tona. Për liri e falët jetën, Për Atdhe e të vërtetën! Ishit si lule që çelin fletë. U rritët si pema me degë. Sikur rrezet bashkë me diell, U lartësuat gjer në qiell!
  • 33. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 35 - PLISI Jam i bardhë si dëbora, Ma kanë lakmi e tërë bota. I kam mbushur dymijë vjet Në këto troje jam vetë mbret! Më mbante në kokë ILIRIA, Si e donte rendi e sh‟pia. Me shekuj ndjehem krenar, Nuk frikohem - jam shqiptar! Buzëqeshë toka edhe qielli, Eh sa shumë gëzohet dielli! Më mbajnë n‟ kokë burra t‟k‟tij dheu, N‟ kokë më mbante dhe Skënderbeu. Borë me fluska duke rënë, Kurrë detin e kaltër s‟ e zbardhi. Unë njëherë detin e zbardha Pak më tutje nga TIVARI. Më mbajti n‟ kokë Iliria, Arbëria, Ilirida, Çamëria Dhe e tërë Dardania, Sepse isha n‟viset e mia.
  • 34. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 36 - Asgjë tjetër nuk dua unë, Vetëm bardhësinë, lirinë, dritën, T ' ia dhuroj kohës dhe shpirtit Dhe në paqe me tjerët të rritem. Pra jam PLIS si një LIS, Jam një trung i vjetër shumë, Me plot rrënjë e dega shumë, Nga kjo Kokë e Tokë nuk shkulem unë!
  • 35. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 37 - SHKRIMTARËT E POETËT NUK LINDIN Romnet dhe poezitë i zgjedhin ata vetë, Rreth e qark globit në hapsirë e botë, Në kokat e tyre u vënë lule me kurorë, Që të mbesin prore në lartësi gjithmonë. Shkrimtarët dhe poetët rriten gjithmonë Me romanet dhe me poezitë e bukura të tyre, Me shumë shkrime e me lloj-lloj ngjyrash, Këtë dhunti ua fali Zoti dhe nënë natyra. Vetëm me romane, me rreshta e me vargje U rritën dhe rriten poetët e shkrimtarët e rinj, Vargje të mira, të bukura, të kuptueshme Që i pëlqejnë të moshuar, fëmijë e të rinj. Me shumë elan, vrull e me ngrohtësi Të mendjes, zemrës e shpirtit të tyre, Me laps në dorë, rrijnë zgjuar deri vonë, Vetëm e vetëm që lexuesit t‟i gëzojnë. Skamja, uria dhe vështirësitë, kurrë nuk i ndalin Çdoherë thurin vargje pranë llampës dhe qiririt, Edhe në mes të natës nuk flejnë e nuk pushojnë Sepse nga mundi i tyre lexuesit trurin e pasurojnë.
  • 36. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 38 - MARSHI I KOSOVËS Nëpër shekuj gjatë marshove Me shumë trima në ballë, Errësirës dhe robërisë U the,- ikni nga keni ardhë! Kurrë s'ta ulë askush kreninë, Me shumë trima ballëlartë, Ngrite kokën se n' Kosovë Po shëndritë një dielli zjarrtë! Do t‟i biem n'kokë ligësisë, Në Kosovë do ngrohë një diell, Përuljen s'e kem traditë, Ky popull do t‟ jetojë në dritë! Në pellgun e shpresës së mirë, Bëjmë të mundur t'pushojë stuhia, Gjithmonë do na urojnë pa pra, Të moshuar, fëmijë e gra. Syve që na shikojnë mëshirshëm, Do u ndërtojmë një ardhmëri, Ku do të lexohen shumë drejt, Mesazhet e mendjeve për liri.
  • 37. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 39 - NOSTALGJIA PËR VENDIN (Dedikuar mërgimtarëve) Ju jeni gjeneratat e arta Që filluat rrugën për mërgim, Synonit parreshtur dritën, Duke e dashur edhe dijen. Në vitet më të vështira, Kur atdheu lëshoi kushtrimin, S‟kishim librin, as fletoren, Ju na e zgjatët dorën. Ju për popullin, në ditë të vështira Ishit bërë pranverë lulëzimi, Çdo herë i zgjatët dorën atdheut, Ju lëshonit shkëndijëza drite. Kur nga mërgimi vijnë mërgimtarët, Në atdhe gëzohet shkëmbi dhe mali, Ju jeni krahë i djathtë i atdheut, Atdheu krahëhapur do ju presë. Duajeni shumë njëri-tjetrin, Ndajeni me shoqi -shojin kafshatën, Këndoni dhe vallëzoni tok të gëzuar, Atdheu çdo herë ju jep uratën. Se Kosova gjatë ju ka pritur juve, Nga errësira na e sollët dritën, Lamtumirë, i thatë robërisë, Në Kosovë e sollët diellin e LIRISË.
  • 38. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 40 - VETVETEN KËRKOJ Në orët e vona të natës, Vetveten larg e kërkoj, Por pa laps në dorë, Nuk më zë asesi gjumi Edhe pse i lodhur, për atdhe, Dua të shkruaj e të këndoj! Duke kërkuar vetëveten, Kaloj shumë orë të tëra, Por pak para mëngjesit, Në ëndërr më shfaqesh, Ti atdheu im i shtrenjtë, Çdo gjë shnëdrit në ty Nga bukuria jote! Unë jam i lumtur, Kur ti vetëm lulëzon Dhe jo vetëm mua, Por shumë e shumë Zemra të popullit tonë, Anë e kënd globit tokësor, Sa fort e shumë i gëzon! Motra, vëllezër, kudo që jeni Duajeni vetveten, Duajeni botën, Po më shumë duajeni Atdheun, Sepse atë e keni VOTËR!
  • 39. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 41 - HUMANITETI NË VEPËR Kur njerëzimit, mike e miq, i ndihmoni, Veprat tuaja i ngritni dhe i nderoni, Rreze drite ato lëshojnë, Shëmbëlltyrën Tuaj e ndriçojnë, Lart te Zoti e afrojnë! Tri gjëra në jetë gjithmonë praktikojini, Këshillën e mirë dhe të drejtë, Gjithmonë shpërndajeni, Bëmirësinë kurrë mos e ndalni Dhe askënd në jetë mos e hidhëroni! Ju motra dhe vëllezër të botës mbarë, Kudo që jeni dhe jetoni, Vetëm një gjë në këtë botë do t'ju ngelë, Pra ndihma të tjerve që ju ofroni, Humanitetin n'vepër që tregoni!
  • 40. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 42 - MENDJENDRITURIT (Shkrimtarëve dhe poetëve) Me penat e tyre të arta Vargje të reja na sjellin, Në zemrat e lexuesve Dashurinë për lexim Dhe për atdhe Çdoherë e mbjellin! Kurrë mos i pyetni Për krijimtari e letërsi, Sepse bukur flasin Vargjet e tyre, Të thurura aq bukur, Në mënyrën më mjeshtërore, Në romane, prozë e poezi! Si për të rritur, Ashtu edhe për fëmijë, Çdo herë shkruajnë Me shumë modesti E më shumë thjeshtësi, Pikërisht këtu qëndron Edhe kjo madhështi Çdoherë të përulur, Por jo të nënshtruar Çdo rresht e kanë Si ari e margaritar,
  • 41. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 43 - Vetëm lexuesi i devotshëm Mund t‟i kuptojë! Nektarin e diturisë Ta thithë e ta mësojë Nga mendjet e ndritura Nga shkrimtarët tanë!
  • 42. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 44 - POPULLI IM Mbaje kokën lart Populli im shqiptar, Se ti ndër shekuj Ke qenë krenar! Popull me traditë Me kulturë të lashtë, Më i vjetri në Ballkan Çdo herë liridashës. Të njeh historia Nga koha e Skënderbeut, Kur mbrojti Evropën, Nderin e mëmedheut. Por armiqtë sllavë Kurrë të qetë s'të lanë, Të plaçkitën e të vranë, Arbërinë na ndanë. Ne kurrë, askënd S'deshëm ta robërojmë, Vetëm të lirë si të tjerët Deshëm të jetojmë. Pse deshëm LIRI Na quajtën terroristë, Dhe njerëz me bishta, E shumë ekstremistë!
  • 43. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 45 - Populli im i lashtë, E gëzofsh LIRINË, Kurrë më në trojet tua Mos përjetofsh robërinë.
  • 44. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 46 - GËZUAR PAVARËSIA, SHBA! Këtu e shumë dekada më parë Një besëlidhje kishte ngjarë, Vendimi nga kryetari Willson ishte marrë: - Duhet të ekzistojë Shteti Shqiptar! -Është popull shumë i mençur, Me traditë dhe kulturë të lashtë, Shumë i vjetër në botë Por shumë- shumë liridashës. Në miqësinë tonë nga ajo kohë Dy popujt tanë lidhën një urë, Ndihma e popullit vëlla dhe mik AMERIKAN Nuk na mungoi kurrë. Unë sot, nga kjo zemra ime Popullit vëlla dhe mik urime i dërgoj: -Urime Dita e Pavarsisë, Sa të jetë kjo botë, Amerika të na rrojë! Populli i Kosovës dhe gjithë populli shqiptar, Nga zemra urojnë: -Urime, Amerikë, Dita e Pavarësisë! Gëzuar, gëzuar, gëzuar përgjithmonë!
  • 45. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 47 - HAPPY INDEPENDENCE, USA Here's many decades ago A covenant was likely decision, By President Wilson was taken Albanian state should exist. It was very wise people It was people with tradition and culture, Many of the world's oldest ancient If too much freedom-loving. Our friendship then Our two peoples bound a bridge, Since that time people aid Brother and friend will never missed us. I my heart today people Brother and friend to wish congratulations, Happy Independence Day as be This world we live America. The people of Kosovo and all Albanian people, from the heart, Wish congratulations America Independence Day Happy happy happy forever.
  • 46. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 48 - URIME DITA E NËNAVE NËNAT Fjala më e shtrenjtë Është fjala nënë, Edhe në raste më të vështira Këtë emër e kam thënë. Edhe kur të sëmurem Dhe ngado që shkoj, Emrin e çmuar nënë çdo herë e shqiptoj. Nënat tona shqiptare, Edhe pse të vuajtura në jetë, Në frymën kombëtare Edukojnë fëmijët e vet. Për nënat në kurbet Një porosi e kam, Fëmijët e vegjël Anash mos t'i lënë. Fjala më e shtrenjtë Eshtë fjala nënë, Të lumtur janë ata Që nënat i kanë.
  • 47. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 49 - ARTISTIT (Mikut tim, z. Ismet Krasniqi) Z. Ismet Krasniqi - Lala URIME DITËLINDJEN! Të gjitha rolet që i besohen Me sukses të madh i luan, Kur publiku i duartroket, Ismetit zemra i buçet! Tërë jetën aktrimit, skenës Publikut dhe penës, Ua kushton duke i impresionuar Artdashësit në skenë, duke aktruar. Ismeti edhe skenën e zbukuron. Me artin u lind, Jeton e frymon.
  • 48. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 50 - Me penë vargje krijon Tërë jetën dhe veprat Vetëm artit ia kushton. Urime, urime, urime Ditëlindjen miku im, O artist me zemër të madhe Sa Deti, sa Dielli, sa Oqeani! Me respekt të veçant për ju, miku im! Miku juaj i penës, Fadil H. Curri.
  • 49. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 51 - GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT Pallën në dorë sa herë e shtrëngonte, Sa herë e tundte, ajo vringëllonte, Me fuqi, trimëri, besë e burrëri, Armikun çdo herë e tmerronte! Bashkoi fjalën me urti, Djepin me djep e syrin me sy, Bashkoi Toskë e bashkoi Gegë, Bashkoi Komb e bashkoi Fe, Në tryezën dhe në Sofrën -Atdhe! Mbrojti nderin, traditën besën e Mëmëdheut, Mbrojti nderin e Zonjës Evropë, Mbrojte nder, traditë, racë e mbrojte Fe, Në tokën e Arbërit, o i Madhi Skënderbe!
  • 50. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 52 - PËR NE JE KRIJUAR Për njeriun ti je krijuar E shëndrit gjithmonë, Tokë shumë e bekuar Vlen si margaritar! Nëpër fusha e male Ujin na e dhuron, Ta shuajmë ne etjen Të pastrohemi të tërë Ajrin që të frymojmë lirshëm, na e dhuron ti, Sa kujdesemi për ty, tokë, Vetëm një Zot e di! Ushqimin na e dhuron Të mbahemi të gjallë, Po ne njerëzit tu Vetëm sillemi vërdallë! Të kalërojmë shikimin Globit përpjetë, Po të shikohemi Secili në pasqyrën e vet! Heu, çfarë bukurie Zoti na e ka falë, Për hirë të Zotit, Ta ruajmë tokën, E të kujdesemi Për tokën, Si për veten tonë!
  • 51. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 53 - DUAJENI LIBRIN Deri në orët e vona të natës Librin me ëndje e lexoj, Nuk më zë gjumi pa lexuar, Sepse gjëra të reja mësoj! Duke mësuar dhe lexuar Të keqen e sfidoni, Prandaj duajeni librin, Ore shokë, ore miqtë e mi! Fitojeni diturinë, Mbajeni pranë qetësinë, Vetëm me mësim durim e lexim, Të gjitha këto veti e mirësi Me dije do t‟i arrini Tani në shekullin që kemi hyrë, Ju, o miqtë e mi të mirë! Koha ecën, s‟kthen më prapa, Nuk ka kthim vërtet, Prandaj, shfletojeni dhe lexojeni librin sot, Sepse është mik dhe shok në këtë jetë!
  • 52. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 54 - BALADË DHIMBJEJE (Të zhdukurve) Një det me dhimbje e shumë mërzi Një lumë i gjatë i kujtesës e deri kur, As një asht tuajin ende s'e varrosëm As një varr për ju s'u hap ende! Shekulli XXI, plagë e paqartësi Heshtje po, po zemrat rënkojnë, Koka e mendja po gjykojnë -Athua drejtësia pse po heshtë?! Populli është duke pritur, do ktheheni O sot, o nesër, o të gjallë, o të vdekur, Po drejtësia ende po heshtë, -Deri kur të presim me shpresë!? Sepse sytë ende lotojnë e zemrat rënkojnë!
  • 53. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 55 - LIBRASHITËSIT Në vapë e acar libra shesin, I ruajnë me shumë përkujdesje, Në këtë mënyrë punojnë Vetëm e vetëm diturinë ta shtojnë! Me shumë respekt dhe dashuri Këtë detyrë e ushtrojnë, Gëzohen shumë e shumë, Kur lexuesit i shtojnë, Se në këtë mënyrë, Me thesar të dijes i pasurojnë! Përkujdesja nga shoqëria Sa shumë u mungon! Të paktën ca tenda të plastikës Nuk janë në gjendje t‟ua sigurojnë, Që edhe Sheshin do ta zbukuronin, Dëmtimin e librit do ta parandalonin!
  • 54. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 56 - KALVARI ‘99 (Fshatit Bllacë) Nën qiellin e hapur, Me mijëra të përndjekur, Pritnin me shumë shpresë, Pa ditur si do i gdhijë I nesërmi mëngjes. Gjatë kishin rrugëtuar Këmbë, disa me tren E disa me autobus, Nën tytat e automatikëve Mes binarëve kishin hecë. Toka në Kosovë dridhej Nga të shtënat armike, Edhe ditën edhe natën, Të gjithë e pritnin çastin, Vdekja kur do t‟u vinte. Yjeve lart në qiell U kishin shumë lakmi, Por ata ishin lart, Të qetë si gjithnjë. Diku thuhet në legjendë, Eksodi ‟99 dhe Bllaca, Nga populli im fisnik Do mbahet mend përjetë. Ndodhi në Evropë,
  • 55. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 57 - Në prag të mileniumit të ri, Ishte përsëritur kalvari biblik. -Vëllezër shqiptarë nga Ilirida, Shumë faleminderit që na ndihmuat Dhe i ndatë dhimbjet e kohës me ne! Juve Zoti ju bekoftë, E ndihmën e dhënë Kurrë s‟ kemi për ta harruar!
  • 56. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 58 - VARGJE PËR DIELL (Shkrimtarëve, poetëve) Me penat e tyre të arta Vargje të reja na sjellin, Në zemrat e lexuesve Dashuri për lexim mbjellin. Edhe nëse i pyetni Për krijimtari e letërsi, Flasin veprat e tyre Në romane, prozë e poezi. Rrinë të zgjuar shumë Deri në agun e mëngjesit, Me zemër krijojnë vargje Për botën lirinë e diellin.
  • 57. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 59 - VARGJET E POETIT FADIL H CURRI - KURORË PËR TRUALLIN AMTAR Ndër motivet më të dashura të petit Fadil H. Curri, të përfshira në vëllimin “Gjuha e truallit tonë” janë qëndresa dhe atdhedashuria. Por, poeti preokupohet edhe me problemet etike, prandaj edhe na duket si paranojë shpirtëror i popullit duke ndërtuar mjeshtërisht fortesën enigmatike të shprehjes dhe të fjalës artistike. Poeti F. H. Curri me vargjet e tij lexuesit i ofron ngjyrosje emocionale të fjalës dhe të mendimit. Disa nga poezitë e tij shëmbëllejnë si fragmente të njëfarë ditari personal, me vargje dhe mendime të skalitura bukur, që lënë impresione të forta te lexuesi. Ky poet i talentuar shquhet për poezi të bukura, me mesazhe të qarta që na përcjellin. Poeti mendimet i mbështjell dhe i përmbledh me pak fjalë, çka edhe ia arrin kësaj pune me sukses. Zotësia dhe talenti i tij është pikërisht fakti, që me pak vargje të thotë shumë, madje edhe të shprehet bukur. Gjithashtu, poeti Fadil H. Curri i ka shfrytëzuar për mrekulli edhe figurat e ndryshme letrare, duke ndërtuar urën lidhëse në mes tij dhe lexuesit me fjalë dhe shprehje të bukura, pa e rënduar vargun, por edhe pa rënë në thjeshtëzime.Vargjet e tij janë kuptimplota. Ato i shquan mendimi, ritmi dhe rima, elemente të mjaftueshme që ua shtojnë vlerën artistike. Poeti është human dhe gjërat i sheh me syrin e humanistit e të atdhetarit duke depërtuar thellë në shpirtin e lexuesit. Prof. Zymer Mehani Podujevë, 2016
  • 58. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 60 -
  • 59. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 61 - Zymer Mehani ‫۝‬ Poezi
  • 60. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 62 -
  • 61. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 63 - PËR TY, LIRI Shtatëmijë e shtatëqind vjet T ' kemi pritur Ty Por Ti s'di ku mbete Shtatëqind e shtatë shekuj Me gjak të ujitëm Por Ti s'di ku trete T'pritëm t' dal'sh nga dheu Nga deti a nga qielli Ty moj RREZE DIELLI T ' pritëm të të sjellë era Flaka apo zjarri Shumë t'priti shqiptari Ti s'mbine nga dheu Nga qielli me fërtymë Por nga gjaku ynë Ty s'të solli era Por flaka e zjarrit E gjaku i shqiptarit
  • 62. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 64 - TI, ATDHE 1. Mbi bedene t' kalasë sate Rrezet shigjetojnë N'motet me erë e furtunë Shqipet vigjëlojnë Je fanar në kohë të turbullt Udhërrëfyes n'shtrëngatë Bukë e krypë, zemër për mikun Hasmit barot t'thatë 2. Pendë me të trasha mure N'shekuj mbete prore Vrik erdhën tek ti Hordhitë me taborre Fushat tua të paanë T'i shkatërruan anembanë Sulltanë edhe pashallarë K'tu mbetën të vrarë T ' pushtuan me topa Por mbetën pa koka Ty t'u shtua lavdia E thotë historia Kurrë s'ngele pa halle Por, ke zemër t'madhe.
  • 63. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 65 - KËNDO, SHQIPTAR! Këndo, shqiptar, çfarëdo që të ndodh Edhe nëse kënga të djeg flakë Edhe nëse melodia t' këputet në mes Edhe nëse engjulli t' bëhet dreq Këndo, mos u stërkeq! Sido që të bëhet, shqiptar, këndo Edhe nëse miku t'shkakton plagë Edhe nëse zemra t'digjet flakë Edhe nëse koha të lë vrragë Këndo e mos u mpak! Këndo, shqiptar, në çdo çast Edhe nëse je i mbushur me gëzim Edhe nëse ke vetëm dëshpërim Edhe nëse përjeton ndonjë zhgënjim Këndo, o vëllai im! Në çdo situatë, shqiptar, këndo Edhe nëse t‟ikin shpendët shtegtarë Edhe nëse s'të mbin fara në arë Edhe nëse s'ke drithë në hambar Këndo, o vëlla shqiptar!
  • 64. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 66 - S'e ndale këngën për pesëqind vjet Kur osmanliu, sulltan‟ e mbret‟ Të shkeli malet, tokë edhe det Me zjarr e flakë, me dhunë e tmerr E kënga jote kurrë nuk u shterr! Këndo shqiptar, s'të ka hije loti Përkrah këngës, të shkrep baroti Se kështu lindëm e kështu tha Zoti Është ar, thesar Atdhe i Joti! Këndo shqiptar, n'mërgim n'qofsh nisur Dhe nostalgjia n‟ se t‟ ka molisur Këndoje këngën, me dhimbje, mall Edhe nëse jeta, mërzi të ngall! Këndo, se këngët përtej oqeanit Mbi krahë pulëbardhash do të flturojnë Askurrë mos t'u ndaltë kënga, shqiptar Krenar për tradita e Flamur me Shqiponjë! Këndoje, këngën, kurrë mos e ndal T'jehojnë kudo jonet e saj Të ushtojë fushë, mal edhe det Këndo se këngën e pate jetë Këndo, shqiptar, o trim me fletë!
  • 65. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 67 - SHABAN AVDIU (Dëshmor i kombit) Lumë Kosova që të lindi Të rriti me dashuri Për t'luftuar si petriti Shqipe mali në lartësi Si n‟balada e n' legjendë Shaban trimi o dëshmor Yll i ndezur ndrit në qiell Bardh si mali me dëborë Pavdeksinë seç e firmose Me gjak tëndin e vulose Me thurime këngë epike Hallall Ty Kosovë kreshnike Kënga e paktë është për Ty Shaban trimi djalë azgan T'i ke hyrë në histori N‟ zemër t‟ popullit je vigan Je ushtar i UÇK-së Gjak i pastër arbëror Luftëtari i lirisë Trim hero - madhështor!....
  • 66. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 68 - SHEFKI KULETA (Dëshmor i kombit) Rigon syri i Shqipes Si rigon PRANVERA Është madhështi e Jotja Sa brigje e kreshta Ike, por s'u trete Ndër të gjallët i gjallë Prore mes nesh mbete- Atdhedashuri ngjall E Jotja trimëri Hyri n'histori SHEFKI zemërtrim- Bir i kombit tim
  • 67. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 69 - PËR JU (Vëllezërve të rënë, Mehdi dhe Fevzi Kosumi) U k'putën yjet nga qielli Edhe lulet u venitën Gurra e Llapit krejt shteroi Dielli ndali dritën Mehdi trimi me Fevziun Lidhën besën e dhanë fjalën Nën Flamurin kuqezi Për Kosovë jetën e falën Shkrep rrufeja n'Halabak Me rrebesh ra shi e breshër Dy vëllezër atdhetarë Të pandashëm falën jetën Lumë si ju vëllezërit e mi Që fituat pavdekësi Për lirinë e shqiptarisë Ratë në lulen e rinisë Sot në shkolla për ju mësojnë Thurin vargje ju këndojnë Se atdheut i dolët zot Do t'kujtoheni jetë e mot
  • 68. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 70 - Historia do të flasë Djemtë e kombit s'i harron Për ju kënga do t'buçasë I madh e i vogël ju nderon Lavdi ju qoftë o dëshmorë Bijë të denjë të atdheut tim Ishit lule me kurorë Emrit Tuaj gjithmonë nderim
  • 69. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 71 - PËR TY.... (Ish-nxënësit tim Remzi A Kosumi, martir i rënë më 1999 nga dora gjakatare serbe) Pëllumb, flatrat t‟i këputën Se e deshe paqen Dhe lirinë e deshe E deshe dhe dijen Ishe nxënësi më i mirë Kishe zemër të dëlirë S'vriten pëllumbat o katilë Kurrë dritë ju mos pafshi Ata duan kaltërsitë Liri, paqe, dritë O barbarë jeni soj djalli Djaj e bij të djajve S'vriten zogjtë e malit Veç se e deshën këngën Dhe lirinë e deshën Se ia ditën peshën Ju tiranë që e bëtë krimin Na e vratë gëzimin Për së kthjellëti ju vraftë Zoti Kurrë mos ju ndaltë loti
  • 70. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 72 - Tuajt sy mos pafshin dritë As natë dhe as ditë Të pashpirtë jeni ju vetë Mos u gëzofshi n'jetë Heu ju rëntë një vetëtimë Ju çafshin rrufetë!
  • 71. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 73 - TI, POEZI Poezi, je kopsht me lule Lind n'fletë t'trëndafilit Je e bukur dhe e ëmbl Si këngë e bilbilit Ti je kaltërsi e qiellit Lind n'ngjyra t'ylberit Poezi, ti je ngrohtësia Lind n'rreze të diellit Dashuri je, poezi Lind n'zemrat rinore Poezi, ti je urtia Lind n'libra, n'fletore Ti, poezi je betejë Lind n'pushkë të ushtarit Poezi ti je Prekazi- Kullë e Legjendarit Ti je kala gur mbi gur Je qëndresa n'mote Poezi, ti je vetë jeta Të rrojë fjala jote!
  • 72. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 74 - TË THYHEN Të thyhen të gjitha urrejtjet dëshiroj E të skaliten dashuritë n'çdo zemër njësoj Të thyhen të gjitha mosmarrëveshjet kam dëshirë E të ndërtohen miqësitë më të lumtura është më mirë Të thyhen të gjitha armiqësitë dëshiroj vërtet E kudo në botë gjithmonë paqe të ketë Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund Zënka dhe as grindje të mos ketë askund Të thyhen të gjitha veset copë-copë Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë
  • 73. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 75 - AI Ai gjakpirës Me shtatë koka Hapi varre Hapi gropa Ogurzi Faqezi Bir katili Pjellë debili Është barbar Kriminel Dhe vrastar Gjakatar E përzuri I veti fis E mbet rrugëve I bërë pis N'fushën time Zuri vend Mbolli vdekje Rend e rend Me plumba Zogjtë m'i qëlloi Barbarisht M'i masakroi
  • 74. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 76 - Theri, preu Me hanxhar Me sy s'deshti T'shohë shqiptarë Egërsisht Bajlozi vetë Shponte, vriste Me shigjetë N'jë ditë Gjergji Seç u ngjall Iu bë zemra Sa një mal Dhe nga kali T'ziun Bajloz E rrëzoi Në zjarr e poq Toka ime S' duron dot Këmbë të huaj Dje as sot Trutë në erë Ia hedh shqiptari Skënderbeu Adem Jashari
  • 75. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 77 - GJERAQINA -As më thua, Pse të quajnë gjeraqinë? -Pse ke sqep të kthyer, Gjithnjë je vetëtimë ? -E sillesh, shëtitesh, Mbi Atdhe vërtitesh!?...
  • 76. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 78 - GJITHÇKA KE, ATDHE… Ke male krenare, Të larta, madhështore, Ke fusha të gjera Dhe ara pjellore. Ke përroje, brigje, Fshatra anembanë, Ke lumenj, liqene, Shtigje të paanë. Ke brigjet e Jonit Dhe t‟Adriatikut, Shpell‟n e Dragobisë, Gryk‟n e Kaçanikut. Ke Baba Tomorin, Korabin kokëlartë, Gramozin e Sharrin Dhe Hasin e Thatë. Ke Liqejt e Lurës, T‟Shkodrës, t‟Pogradecit, Vargmalet e Dibrës, Bjeshkët e Kelmendit.
  • 77. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 79 - Ke Drinat binjakë, Shkumbinin, Erzenin, Semanin zemërak, Krujën e Prizrenin. Ke Lezhën e Gjergjit, Përmet, Leskovik, Rozafën e Shkodrës, Milot e Koplik. Ke Tuz e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, Kërçovë e Tetovë, Tropojë e Gjakovë. Ke Vlorë e Tiranë, Shkup e Kumanovë, Pejë, Prishtinë, Gjilan, Durrës, Elbasan. Ke Çamërinë martire, Kosovën si Nuse, Ke v‟llezër e motra Gjer te Molla e Kuqe. Ke gjuhën amtare, Flamurin Kombëtar, -“Rroftë Shqipëria e Madhe”! Uron çdo shqiptar.
  • 78. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 80 - NUK E DI Një kohë që erdhi besuam Diku në një ditë qershori „99 Se e fituam lirinë Me shekuj të humbur E fituam nga tytat e pushkëve të ushtarëve çlirimtarë Nuk e di Sot këtë atdhe a po e nderojmë me të ndershmen punë e vepra të pastra Një kohë është tani, Që nuk e di në është... Punë dhe vetëm punë o shok o mik e vëlla Se vetëm puna di të ngrejë kala Punë unë e punë ti Ta lartësojmë këtë atdhe Këtë vatër të shtrenjtë- Djep të gjuhës sonë A është mirë kështu si jemi Nuk e di...
  • 79. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 81 - KUR ISHA ME TY Dhe dielli pas kreshtash Fshehur si kusar Kur isha me ty Donte për t'na parë Hëna Pesëmbëdhjetë Në netët verore Shpeshherë na kish parë T'kapur dorë për dore Ylberi shumëngjyrësh Na kishte zili N'përqafim kur ishim S'bashku unë e ti Vezullimë e Yjeve E pyjeve shush'rimë Të dyve na thanë: -Paçi dashurinë! Të dëlirat gurra E fusha e gjerë Mua e ty na thanë: -Qofshi bashkë përherë! Dhe lulet shumëngjyrëshe Pëllumbat krahëbardhë T'qiellit dallëndyshe Bashkë na kishin parë!
  • 80. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 82 - Të lumit shelgjishte Kodra, brigje, ferra, Ta dish, do t'na th'rrasin Kur të vijë pranvera! Kaltërsi e qiellit Dhe deti na th'rret: -Jetofshi së bashku Pesëmijë e pesëqind vjet!
  • 81. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 83 - NATË Kur nata Vë heshtjen Qetësinë E terrin Zemra Ç' më shtanget Shqetësohet Dhe trandet Vegim Shikim I përhumbur Dëgjim Thellësi Gjerësi Dashuri E pamasë Kur Ty Të thërrasë Mallëngjim Ëmbëlsim Kur të shoh O shpirti im
  • 82. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 84 - Malli për Ty Më kaplon E zemra ime Ushton Si det Uturon Atëherë Mos pipëtij Më dëgjo Të deshta Të dua S‟ e përsëris më Të dashuroj Në këtë orë Ty ARBORË
  • 83. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 85 - ARBORA, TË KAM…. ARBORA, T‟kam heshtje Fjalë të kam ARBORA, Të kam dhe buzëqeshje Zemërbardhë si bora ARBORË, E fortë-gur Hënë në natë të kam Të kam dhe Flamur Me Ty unë mbret jam ARBORA, T‟kam lumë Me valë të shkumbëzuar Të kam rreze-drite Zemër t‟dashuruar ARBORA, T‟kam lule Me fletë ngjyra-shumë Të kam dhe Princeshë ARBORË, lumë si unë! ARBORË, T‟kam vetëtimë Që qiellin e ndrinë ARBORA- qe dora! Ta fal dashurinë
  • 84. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 86 - PËR TY, ATDHE S'mund të rri pa t ' thënë një varg Se ty t'kemi DASHURI... S'mund të rri pa ta shkruajt emrin N ' timen poezi S'mund të ndalem pa t' thënë këngën Lot m'shkojnë nëpër faqe S'mund t' duroj pa ta shkruajt emrin Në të miat vargje S'mund të hesht e mos t'përmend Tënden histori Kryetrimin Skënderbe- E jona lavdi S'mund ta ndal të zemrës vrull Mori Shqipe malit S'mund t'mos puth tëndin Flamur Të Ismail Qemalit Jo, jo s'mund ta ndali veten O Atdhe i shtrenjtë Pa i këndu' Adem Jasharit Prekazit të Shenjtë S'mund të ndalem dot pa shkue Porsi Gjeraqina T'u bëj nderin dhe respektin Vëllezërve Haradinaj
  • 85. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 87 - S'mund të stepem, më vlon gjaku Me vrull të Petritit Të përulem para t'madhit Zahir Pajazitit Saherë lapsin marr në dorë Vargjet t'i rendis Mendja m'fluturon në Vlorë N'Shesh të Pavarësisë Asnjëherë s'munda të shkruaj Vjersha e ditare Për pa m'ikë si vetëtimë mendja N ' Krujën legjendare Kurrë nuk munda t' shkru'j një fjalë Në t'miat fletore Për pa thënë diçka për Lezhën- Besëlidhjen Malësore Saherë vargun e ndërtova Mendja m' thotë "Ndal, mik" -Lart'so n vargje dhe në këngë Prizrenin historik S'munda kurrë t'i ndal dëshirat Që flut'rojnë vrik Ty atdhe t' pafsha t‟ BASHKUAR O DJEP ILIRIK
  • 86. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 88 - PO TË MOS ISHIT JU (Vëlla e motër–Dëshmorë, Ylfete dhe Mentor Humolli) A do të ishim kaq të lirë Po të mos ishit Ju ? A do ta gëzonim sot lirinë Po të mos qëndronit Ju ? A do të ishte KOSOVA shtet Po të mos flijoheshit Ju ? Gjaku Juaj u bë dritë- E jona liri. Lumë si nëna që Ju lindi Për ne- KRENARI ! Si dy Shqipe fluturuat Përjetësinë fituat.
  • 87. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 89 - NË ZEMËR... (Nënës sime) Në zemër Kujtimi për Ty- Zjarr Në sy Portreti Yt- Vegim Në jetë Dashuria jote- Ngushëllim
  • 88. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 90 - EJA VETËM TI... Eja, vetëm Ti... Me shushurimën e gjetheve Që bien nga degët, Me vesën e mëngjesit Që tretet nga rrezet.. Eja vetëm Ti Me vezullimë yjesh Që dridhen në mbrëmje, Me dëlirësi zemrash Që rrahin me dhëmbje... Eja, vetëm Ti... Si ujëvarë e gurrë Që s' më braktisë kurrë, Eja vetëm Ti Ilaç i qetësisë sime, Yll i jetës sime Eja, vetëm Ti Ti o dashuri
  • 89. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 91 - GJON BUZUKU Na dhuroi Librin e Parë Ku zbuluam shkronjat-thesar Na mësoi ABECE Me “Mesharin'' në Atdhe Gur mbi gur t'kalitur n'vite Nëpër Kullat e Shqiptarit N'Dheun e Arbërit-rreze drite U bënë shkronjat e “Mesharit'' Brez pas brezi me dashuri Përmendore shekujsh t'zjarrtë Qemë krenarë për lashtësi T'gjuhës shqipe- gjuhë e artë
  • 90. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 92 - TË KËRKOVA Të kërkova nëpër male, Në fusha e lëndina N‟ bjeshkë të larta të kërkova Ku rri gjeraqina Të kërkova në gjethnaja Në suka, gremia Nëpër kopshte të kërkova Ku k‟ndon kanarina Të kërkova në vërri Te kroi e bashtina Nëpër pllaja të kërkova Ku fryn suferina Të kërkova nëpër shkrepa Në arat me grurë Dhe n‟ujëvara të kërkova Në pyjet me drurë Te liqeni të kërkova Te zalli me gurë Nëpër brinja të kërkova Në të fresktën gurrë Të kërkova nëpër lagje Në fshat e qytet Në rrugica të kërkova Kudo cep më cep
  • 91. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 93 - Poshtë e lart Ty të kërkova T‟ kërkova dhe n‟ lumë Një fjalë zemre të ta them Se të dua shumë
  • 92. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 94 - TAHIR SINANI (Dëshmor i kombit) Për Atdhe Kur u ndez zjarri- Ti ishe i pari Porsi Shqipe Para prine- Armiqtë seç i shkrine Me trup tëndin Barrikadë- Popullit duarthatë Nën Flamurin Kuqezi- Ti re për liri Për ATDHE Nëna t' ka rritë Liri, Rreze, Dritë
  • 93. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 95 - I. LULËKUQET E KOSOVËS (Shotës, Ganimetes, Ylfetes, Xhevës, Antigonës) Ju jeni mbretëreshat e luleve Në Fushat e mia Harliseni me kokë drejt qiellit Ju shtohet lavdia Lulëkuqe ishit dhe jeni Në kujtesë ju kemi Gjaku Juaj s'venitet Është dritë që kurrë s'fiket Ju ratë për t'vërtetën Kënga Jua pranveron jetën N'histori të kombit prore keni mbetë Jemi krenarë me Ju, o Shqipe me fletë
  • 94. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 96 - II. LULËKUQET E KOSOVËS... ( Shote Galicës, Ganimete Tërbeshit, Ylfete Humollit, Xhevë Lladrovcit dhe Antigonë Fazliut) Në fushat e paanë të Kosovës Kreshnike Çelin dhe harlisen Lulëkuqet e Shqipes Si të mbijnë nga shpirti, si të mbijnë nga zemra Lulëgjaket ilirike me ngjyrat kuqezi Në trollin tënd rrisin shtatin, e lashta Dardani Lulëkuqe si gjaku dhembje e krenarie Që veç Tokës Sate, Kosovë i kanë hije Lulëkuqe qëndrese, Lulëkuqe LIRIE.... Dada Shotë me plis mbi vetull E Ganimeti me të bukurin gërshet Xhevë Ladrovci e Ylfete Humolli Antigonë Fazliu me zemrën si det U nisën në luftëra nën Flamurin Kuqezi E në zemër plot guxim për t' atdheut liri Lavdi Ju qoftë motra t' ADEMIT e t' ZAHIRIT Lavdi jetë dhe mot, mbesa t'SKËNDERBEUT! Lulëkuqe u lindët dhe e rritët shtatin Kosovës nënë ia shtuat hijeshinë Lumë si ne që ju kemi, o bija të ARBËRIT Me shkronja të arta na shkruat historinë!
  • 95. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 97 - NËNA Balli Yt- Një Abetare Syri Yt- Një Dritare Zemra jote- Një Fole Yti emër- Vulë në zemër
  • 96. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 98 - TRADHTARI Të gjithë e dinë Se ia bën varrin atdheut të vet Shumëkush e njeh E me të poshtrin një fjalë s'e flet Ai përpëlitet Porsi gjarpëri në gjumë Shumë shpejt vjen dita I lan hesapet në një dërrasë, o lumë
  • 97. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 99 - ZEMRAT BESNIKE (Dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala) O Zemra besnike Të atdheut shqiptar, E di shumë mirë, pasha Ju, Se Ju u lindët Në kullat krenare Dhe të fortë- shkëmb Për të jetuar gjatë, Gjer në përjetësi.
  • 98. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 100 - NËSE DONI TA DINI Nëse doni ta dini Dashuri imja cila është Pyetini lulëkuqet e Kosovës. Pyetini kullat me gurë E Shqipen në Flamur... Dashuria ime cila është Nëse doni ta dini Pyetne këtë tokë me varre këto fusha dhe male E Shqipërinë e Madhe... Nëse doni të dini Për dashurinë time të shenjtë Pyetne gjuhën, nderin, E këtë atdhe të shtrenjtë
  • 99. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 101 - MË THUAJ -Më thuaj, ARBORA Ku u fsheh dashuria? -Eja dhe kërkoje nën qepalla t'mia! -ARBORA, më thuaj Ku t'gjej bukuri? -Eja dhe shikoje në k'ta sytë e mi! -Më thuaj, ARBORA Ku është ëmbëlsia? -Eja dhe shijoje në buzët e mia! -ARBORA, më thuaj Ku t'gjej lumturi? -Eja përjetoje në krahët e mi!
  • 100. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 102 - FRYN MURLANI (Motiv popullor) Fryn murlani me stuhi Malet seç ushtojnë Kryetrimin e Arbërisë Rendin, e kërkojnë Kërkojnë shpat'n e Kastriotit T' Arbërisë Kryezotit Uturojnë stuhitë në male Për një Përkrenare E kërkojnë një Kryetrim Zot të atdheut tim Që i mundi shumë ushtri- Një Perandori
  • 101. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 103 - JU TRIMAT' ATDHEUT (Zahirit, Edmondit, Hakifit) Nga gjoksi hoq't zemrat I shndërruat n' plumba E plumbat e pushkës N'zemra i shndërruat Për Kosovën trime Këtë atdhe të shtrenjtë Dhe gjakun ia falët Shqipes pa u hamend Lulëkuqe ka emrin N' të lulëkuqet rriten Me ngjyra t' Flamurit Gjer në qiell harlisen Me shekuj Shqiptare, Kala gur mbi gur Rrofsh, Kosovë dardane- Shqipe në Flamur
  • 102. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 104 - KOSOVË! KOSOVË- Ti je zjarr që me kallë KOSOVË- Për ty kam shumë mall KOSOVË- Je peng që më mban gjallë KOSOVË- Për ty dhamë çikë e djalë KOSOVË- T‟kemi gjak, që kurrë s‟t‟kemi falë KOSOVË- Shqipe e dykrenare në flamur KOSOVË- Fortesë shkëmbi gur mbi gur KOSOVË- Plis i djegur i Dadës Shotë KOSOVË- Vetull e vrarë e Shqiponjës Xhevë KOSOVË- Dashuria jonë e madhe, dritë e diell KOSOVË- Këngë e ndalur e Ylfetit KOSOVË- Gërshet i prerë i Ganimetit KOSOVË- Fuçi baroti, varr i sulltanit e i mbretit KOSOVË- Kullë e pamposhtur e Azemit
  • 103. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 105 - KOSOVË- Këngë për liri e Komandant Ademit KOSOVË- Ti je ëndërr që më le pa gjumë KOSOVË- Ti je plaga ime që më kullon shumë KOSOVË- Besa-besë kurrë s‟ të lamë në gjunjë KOSOVË- Me kokë n‟qiell- shqipe në flamur KOSOVË- Sa të rrojmë, do të duam shumë… KOSOVË- Imi lot dhe gëzim KOSOVË- Djepi dhe varri im
  • 104. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 106 - E VËRTETA E hodhën me kokë teposhtë, Por s'u mbyt! Edhe në zjarr e hodhën Por s'u dogj! E gjuajtën Me plumba, e goditën, Por dot s'e vranë! E nëpërkëmbën Dhe e fajësuan Shpesh edhe e shanë! Shpifën, trilluan, Për të gjithçka thanë. Ishin të ligj e t' drejtë nuk patën, Të humbur janë.
  • 105. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 107 - TI, SHQIPE E FLAMURIT (Dëshmores së kombit ANTIGONË FAZLIU-t) Flatrat t'i këputën armiqtë gjakatarë Drejt qiellit t'atdheut për t'mos fluturue E rreze lirie, mos kërko, të thanë Të këputën moj Lule, të shanë e të vranë Lulëkuqe e Kosovës ANTIGONË ti je Për LIRI luftove o motër e re Armiqtë gjakatarë i vraftë një rrufe Se ata s'kanë mëshirë, s'kanë as turp, as fe Gjaku yt moj GONXHE, u ngrit në flamur Krenari e kombit do të mbetesh prore Për Ty thur këto vargje - lule me kurorë Se e fale jetën për këtë tokë arbërore Motër, lavdi t'qoftë! Lumë që t‟ ka KOSOVA SHQIPE DYKRENARE, Ti moj bijë shqiptari Gatitu te varri t‟ nderon Çlirimtari Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari
  • 106. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 108 - DËSHIROJ Dëshiroj të jem si Naimi, Maleve të Shqipërisë t'u këndoj! Të jem si Kristoforidhi, Për gjah të dal n'Malin Tomor! Si Pashko Vasa dua të jem, Se dhe unë fe kam shqiptarinë! Me Çajupin dua të shëmbëllej, T'këndoj mëmëdhenë dhe dashurinë! Dua të jem edhe si Migjeni, Por lypësit në rrugë mos t'i shoh dot! Mos t'shoh Lula t'Vocër, as Zenela, As Lagje të Varfra, askund në këtë botë!
  • 107. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 109 - LETËR NAIMIT ''Bagët e bujqësi''kur i lexova, Maleve të Shqipërisë fluturim u rashë Më dehu të tërin aromë e ''Luleve të verës'' Sa trim është shqiptari te''Skënderbeu'' pashë. ''Fjalët e qiririt'' shumë herë i lexova, Ëmbëlsinë e gjuhës sate e shijova, Porsi zemra jote u shkriva, u treta, Dashurinë e çiltër derisa e gjeta. Ti je Nderi i Kombit, i kombit me fat, Me vëllezërit e tu, gjurmë n'histori latë.
  • 108. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 110 - PËR TY, MAJLINDA KELMENDI! (Xhudistes kosovare me famë botërore) Ku je çika kosovare Që kombit po ia ndrit ballin Prore e para në fitore Kuqezi rreth qafe shallin Alpet tona, fresk Rugove Të kalitën si çelik Ty askush nuk ta merr anën Sikur Shqipe sulesh vrik Të lumtë Ty Majlindë Kelmendi.... Lumë Kosova që të ka Krenari e këtij vendi Korr'sh fitore pa ia nda Sa herë Ti del fitimtare Prore zemrat na buçasin Lumë për Ty, që je shqiptare -T'kemi motër- brohorasim !
  • 109. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 111 - FJALA NË LITAR (Poetit Havzi Nela, i varur në litar më 10 gusht 1988) A vritet bilbili ?! Shqiponja a vritet ?! Nuk varet Poeti.... Fjala e lirë s'venitet Në Kukësin kreshnik Te Agjencia e Udhëtarëve Bishat dhe hijenat U kallën tmerr shqiptarëve Muaji Gusht, data Dhjetë Viti Tetëdhjetetetë Në Ora Dy të natës Ngjau krim i vërtetë Ngritet një Trekëmbësh Në t'Kukësit Udhëkryq Hodhën n'Litar Fjalën Gojët për t'i kyçë Poezia s' varet E drejta jeton Havzi Nela s'vdiq N' tonat zemra rron
  • 110. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 112 - Me vite të tëra Në burgje e qeli E mbyllën Havziun Si bilbil n'kuvli Por s'e ndale këngën Asnjëherë, moj Shqipe.... Me emër dhe vepër Lirinë e përligje Kënga për Lirinë Vargu Yt i dëlirë I k'puti vargonjtë Për Shqipërinë e Lirë "Në qelitë e burgut Pa ajër e pa dritë" Shpeshherë t'u zu fryma Shpesh t'u errën sytë Poet Havzi Nela.... Me mund të Tantalit S'ju frikove vdekjes Varjes as litarit S'u mposhte, s'u trete Shkëmb graniti mbete Porore vuajtjen pate Shok e hije jete
  • 111. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 113 - I qëndise vargjet Pa laps e fletore Qëndrove i pathyeshëm Me zemër burrërore Je martir i Shqipes Je Shqipe n'Flamur "E para është Fjala" Fjala nuk vdes kurrë.
  • 112. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 114 - MOTRËS SIME Syri im- Ti je. Ti je- Zemra ime. Yt vëlla, Motërz-o, T‟kujton Me gëzime. Motërz, Unë poeti, Për Ty Vargje shkruaj… Je lule Me vesë, N‟ zemër Ty të ruaj.
  • 113. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 115 - THUAJE EMRIN TIM Ma thuaj emrin tim Me zemër, Me sy, Me këngë, Ligjërime, Me t‟ëmblën melodi. Emrin tim ma thuaj Me sy, Me zemër, Me shpirt, Me zjarr dashurie, Me lule pranvere, Me dëlirësi miturake, Me shigjetë rrufeje… Ma thuaj emrin tim Në dritaret e zemrës, Në shtigjet e shpresës Drejt dallgëve të jetës. Emrin tim ma thuaj! Ma thuaj….. Mos harro!...
  • 114. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 116 - S’ISHTE SI NE (Dëshmorit të kombit, Nexhmi Llumnica-Komandant GJONI) Për t‟atdheut liri të pushonte kurrë s‟ donte Në majë heshtash, shigjetash e thikash të prehta Jeta e çelikoste si k‟to maja e shkrepa Thellë në të tijin shpirt, Ç‟ e plagoste robëria e rëndë e atdheut E për liri kishte mall t‟madh, Zemër-Prometheu E spiunonin dhe e përgjonin përherë, pa ndërprerë Shpesh me fjalë të përzgjedhura e çonin gjer n‟qiell Sepse hipokritët e tradhëtarët si korbat vërtiteshin në erë Dhe donin ta plandosnin për tokë me mllef e tmerr Por ta thyenin e shkatërronin s‟mundën asnjëher‟! Edhe me gurë shpesh e gjuanin, e qëllonin Pastaj e fshihnin dorën, më besoni! Bënë e ç‟nuk bënë, as mendja s‟jua thotë Sepse dëshironin t‟ia prishnin trutë në kokë E t‟mos mendojë për komb, as për shokë. Prore u mësua me vrazhdësi, ashpërsi Se ai nuk shëmbëllente me mua, as me ty Jeta e kish mësuar t‟qëndrojë n‟vështirësi Kish fuqi t‟jashtëzakonshme, ish ndryshe disi!
  • 115. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 117 - Nga të ëmblat fjalë dhe lëvdata prekej dhe rëndë plagohej! Dhe prej përkëdheljesh të ngrohta prore vetëm lëndohej! E kur e shanin dhe shpifnin për të a përhapnin thashetheme, Çuditërisht, përherë i fortë bëhej, si kala me bedene! Edhe po ta shponin e grisnin me hushta e shpata, Edhe po ta vrisnin e ta mbysnin me armët e gjata Veç t‟vërtetën e thoshte pandërprerë ky burrë, Për të u sakrifikua e s‟u dorëzua kurrë! Sot në të historisë kombëtare i skalitur Shkëlqen i Tiji emër- KOMANDANTI GJON Monument i gjallë në çdo zemër qëndron I kombit arbëror Dëshmor i lirisë Për Kosovën Trime Kurorë e lavdisë Heu, Nexhmi Llumnica, i Skënderbeut stërnip I shpejtë si rrufeja, zemërfortë çelik E munde një Perandori, në t‟ 81-shit Pranverë Në Ushtrinë Çlirimtare u rreshtove me nder Bëre luftë o vëlla për t‟shtrenjtën liri Gjaku Yt qëndron n‟Flamur Kuqezi LAVDI, O DËSHMOR- E JONA LAVDI!
  • 116. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 118 - TRIME SYSHQIPONJË M‟duhet një copë zemre Për kthim n‟dashuri Ngrohtësi zemre m‟duhet Për shpresë n‟ardhmëri Aty ku u linda Aty ku të njoha Më pëlqen t‟jetoj Sa shpejt kalon koha TRIME, zgjatma dorën Se të dua Ty T‟i puth vetullat Tua Me qerpik e sy TRIME, ngrohtësinë e parë Të sonës dashuri Me Ty e shijova Shpirti im u shkri Aty zure vend Dhe u fute vrik Rri e mos më ik Mos më lërë pa mend Rri e mos më çmend
  • 117. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 119 - TRIME, zemra jote Si lumi me valë Ku unë e gjej freskun Në ditët me vapë Me lundrën dashurore Po lundrojmë të dy Në valë të shkumbëzuara T‟shtrenjtës dashuri TRIME, Ti je ajri Që brenda meje lëkundet Ti je Besa e dhënë Që asnjëherë s‟tundet Ti mua më shkrin Brenda për një çast M‟përvëlon dhe më pas N‟kujtimet e mia Tretem dhe humbas TRIME, unë me ty Jam princ edhe mbret N‟zinxhirë dashurie M‟ ke lidhur vërtet TRIME, as më thua Ç‟na bashkon me Ty Një shikim Një puthje Dhe një dashuri
  • 118. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 120 - Çastet më të ëmbla Bashkë i kem shijuar Ditën flenim bashkë Natën rrinim zgjuar E nga gjumi zgjohemi Sepse dashurohemi Për sytë Tu jetoj Se të dashuroj TRIME, për Ty vdes Se pa Ty s‟du‟ t‟ mbes TRIME, zemra ime T‟kam pritë i paepur Për të përshëndetur Të të puth pa reshtur Ëmbël t‟ ledhatova Se të dashurova TRIME, shkëndijë flake E kësaj zemrës Sate Mbi duart e Tua Ndalen duart e mia N‟çastet e një nate TRIME, shpirti im Ta dish-dashuria Kur kthehet n‟pikllim Dije je lëngimi I qerpikut tim
  • 119. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 121 - TRIME, jam i etur Duart për T‟i prekur Se për Ty kam mall Se vazhdoj të të dua Me dashuri t‟rrallë TRIME, për këta sy T‟bëj dashni me Ty- Më mirë se t‟flut‟roj Thellë në kaltërsi Shpirti seç gjallërohet Terri n‟dritë shndërrohet TRIME, gjatë të prita Ta dish, je si drita M‟ke hyrë në damarë Si ethe e bardhë TRIME, moj dashni S‟po mundem pa Ty As frymë s‟po mund t‟marr Po tretem në flakë Po mbetem pa gjak Pak edhe ngapak Pa shkëndijë e zjarr TRIME, dashuri Pse s‟jemë bashkë ne dy Shkojmë jetën të ndarë Me shpresa t‟lënduara E me shpirt të vrarë
  • 120. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 122 - Më thuaj pastaj Vallë, unë a kam faj TRIME, syshqiponjë Sa shumë më mungon Digjem si qiri E të flas nuk di Të këndoj harroj Më mbyllet kjo gojë Gjuhën e kafshoj Zëri që të ndalet Për të gëlltitë fjalët Emrin s‟ta shqiptoj Se më mbysin hallet Sa më vjen çudi Harrohem pa Ty TRIME, yll i artë Mungesa e gjatë Më mundon çdo ditë Më shqetëson çdo natë Për shpirtin tënd t‟artë Ndizem edhe digjem Si pishtar i zjarrtë TRIME, diell e hënë Pasha babë e nënë shpesh Ty të kam thënë Kur Ty s‟të kam pranë Jam aspak i pasur
  • 121. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 123 - Jam me zemër t‟ plasur Por kur të kam pranë Me ty gjithçka kam TRIME, sy i zi Sa kam mall për Ty Për flokët e Tua Malli më djeg mua TRIME, rreze- ar Për Ty kam shumë mall Si për rrugët ku shkela Për herën e parë TRIME, dashuri T‟lutem shko tani Dhe krejt e qetë fli N‟heshtjen e lënduar T‟shpirtit tim t' trazuar Unë nuk e di, TRIME Ti a e ke ditë Edhe pse kam sy Pa Ty s‟më bëjnë dritë TRIME, buzët tua As m‟i ke falë mua E fjalët e tua Përkunden në erë Dije, mos harro Se të du‟ përherë
  • 122. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 124 - TRIME, zemra ime Më kujto pa dhimbje Ty t‟kam dashuri E kjo zemra ime S‟do të rrah pa TY... Moj e shtrenjta TRIME O Besnikja ime
  • 123. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 125 - PAK FJALË PËR VËLLIMIN POETIK “GJUHA E TRUALLIT TONË’’ TË BASHKAUTORËVE FADIL H. CURRI DHE ZYMER MEHANI Vërtet letërsia e mirëfilltë shkruhet në vetmi dhe fryt i kësaj vetmie është vepra e krijuar përkushtueshëm nga krijuesi, por mos të harrojmë, mike e miq të penës se: ‟‟ vepra zgjedh kohën për të dalë në dritë, ndoshta e vonon ndonjë faktor jashtëletrar dhe pse jo edhe letrar,…por megjithatë, vepra e gjen shtegun për të dalë në dritë‟‟. Urime bashkautorëve e gëzuar lexuesve! Në vëllimin‟‟ Gjuha e truallit tonë‟‟ të poetëve Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani lexuesi gjen veçantinë, veti kjo dalluese e poetizuar e autorëve të një shkallimi të lartë dhe arritës të artit të sotëm bashkëkohor. Bashkautorët, me një gjuhë të thjeshtë, si pikësynim kanë objektivin deri te depërtimi në botën shpirtërore të lexuesve, nëpërmjet ndjenjës shpirtërore të shprehur në poezitë e librit të sapobotuar. Efektet e entuziazmit e kanë bërë librin me më shumë larmishmëri, pasi krahas përsiatjeve dhe paraqitjes së poezive, është realizuar edhe sinkronizimi me përçim të mesazheve shumë bindëse për lexuesin. Këtë vëllim poetik e ngritë edhe skalitja e mirë e vargut, por edhe liria e të shprehurit, andaj vargjet rrjedhin natyrshëm, duke prekur edhe ndjenjat e shoqërisë së sotme në kahjen e pozitivitetit, duke u nisur gjithmonë nga preferencat e larta të edukimit, që edhe do të sjellin energji të reja pozitive te lexuesit. Këto shprehësi emocionuese në poezitë e krijuesve Curri dhe Mehani janë gjithëpërfshirëse
  • 124. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 126 - për drejtimet e tilla të veçuara si: arsimim, edukim e kulturalitet si qëllim prioritar për lexuesit. Libri si i tillë argumentohet edhe me arritjen e lartë të pikësynimit të bashkautorëve për bashkim mes lexuesve nga të gjitha trevat e cepet e atdheut tonë.„‟Vargjet së bashku me referencat e tyre poetologjike nga fillimi e deri në fund ngulmojnë për t‟i bartur mesazhet edhe në ndjeshmërinë e botës së artit, si konstrukt i bashkautorëve, që me shumë largpamësi ndjekin gjurmët e konvencës së traditës letrare‟‟.Vargjet e bashkautorëve, pra, janë të lehta për lexuesit, të ngrohta me filozofi e shumë të sinqerta. Ja edhe disa shembuj nga disa poezi të këtij vëllimi të përbashkët të autorëve Curri-Mehani. Në poezinë ” Mendjendriturit‟‟ autori Fadil H. Curri u këndon aq bukur njerëzve të penës, shkrimtarëve dhe poetëve: Çdoherë të përulur, Por jo të nënshtruar Çdo rresht e kanë Si ari e margaritar, Vetëm lexuesi i devotshëm Mund t‟i kuptojë! Nektarin e diturisë Ta thithë e ta mësojë Nga mendjet e ndritura Nga shkrimtarët tanë! Apo në poezinë ‟‟ Duajeni librin‟‟, ku autori Curri shkëlqen: Koha ecën, s‟kthen më prapa
  • 125. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 127 - Nuk ka kthim vërtet Prandaj, shfletojeni dhe lexoni librin sot Sepse është mik dhe shok në këtë jetë! Apo edhe në poezinë e autorit Zymer Mehani “Nëse doni ta dini”, ku aq bukur rrjedhin dhe thuhen në vargje mendimet: Nëse doni ta dini Për dashurinë time të shenjtë Pyetne gjuhën, nderin E këtë atdhe të shtrenjtë. Apo edhe në poezinë tjetër të autorit Mehani “Të thyhen…”, ku urtësia fton dhe fiton me virtytin dhe të bukurën: Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund Zënka dhe as grindje të mos ketë askund Të thyhen të gjitha veset copë-copë Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë. Është në interes të lexuesve të potencohet edhe një fakt shumë interesant dhe me rëndësi për librin‟‟ Gjuha e truallit tonë‟‟, ku bashkautorëve me shumë urti u pëlqen kritika, sepse edhe ajo është art, por, ama, me një kusht, që të jetë një kritikë e ftohtë, e logjikshme, pa pasion e me analizë të mirë e të sinqertë, dukuri shumë e rrallë në artin e sotëm bashkëkohor. Në disa vargje bashkautorët e ndajnë bashkëndjesinë me dhimbjen, e kjo është edhe veçantia e artit. Tani më libri është i lexuesve. Librit i urojmë rrugëtim të mbarë deri te duart e lexuesve dhe tek të gjitha
  • 126. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 128 - bibliotekat komunale e shtepiake të lexuesve, duke u uruar lexuesve lexim të këndshëm, me shpresë dhe me bindje se ky libër me vlerë të lartë letrare do të hyjë në mendjet dhe zemrat e tyre, sikurse edhe qindra e mijëra tituj të tjerë të shumë kolegëve e kolegeve të penës anë e kënd rruzullit tokësor dhe në qarqet më të larta të letërsisë moderne letrare. Bashkautorët kanë bërë një përmbyllje shumë të bukur me një thënie magjepsëse, në kopertinën e pasme të librit, me vlerë në artin e sotëm letrar të popullit shqiptar dhe kështu e përmbyllin librin me një strofë mjaft të bukur e përmbajtësore: Thellë në kodrat e malet Të vendit e të parëve të mi Në trojet e Arbërit: Shqipëri Kosovë Lindore, Iliridë, e Çamëri Ulqin, Plavë e Guci Janë gurët e vendit të vllëzërve të mi! Marrë në tërësi, vëllimi poetik i bashkautorëve Curri- Mehani, është një thesar letrar me vlerë shumë të çmuar për kulturën tonë. Këtë vepër ne lirisht po e quajmë edhe univers letrar, sepse fillon me poezinë e ABC-së. Shpresojmë që ky univers letrar i këtyre dy autorëve t‟i pushtojë hapësirat mbarëshqiptare. Bashkautorëve u urojmë suksese të pafundme edhe në të ardhmen! Prof. Zymer Mehani Podujevë, 2016
  • 127. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 129 - PËRMBAJTJA Fjala e redaktorit, Fadil H. Curri Vështrim i shkurtër për vëll. poetik “ Gjuha e truallit tonë ”…9 FADIL H. CURRI | Poezi | Manastirit të ABC-së …11 Mësuesit tim të parë … 12 Baladë për komandantin … 14 Legjendës së gjallë …16 Heronjve të nëntokës … 17 Urime, Dita e Pavarësisë …18 Bacë Antonit … 20 Presidentit në amshim …21 Masakra në Reçak… 23 Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha… 24 Radio Kosova e Lirë… 25 Viti i ëndrrave… 26 Humanistja… 27 Nderin dhe rritën …28 Nga Kosova e deri në Indi… 30 Penës së qytetërimit…31 Epoka e mendjendriturit … 32 Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia …34 Plisi …35 Shkrimtarët e poetët nuk lindin …37 Marshi i Kosovës …38 Nostalgjia për vendin… 39 Vetveten kërkoj …40 Humaniteti në vepër … 41 Mendjendriturit … 42 Populli im …44
  • 128. ------------- Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani ------------- - 130 - Gëzuar Pavarësia, SHBA … 46 Happy independence, USA …47 Urime Dita e Nënave Nënat... 48 Artistit … 49 Gjergj Kastriotit-Skënderbeut … 51 Për ne je krijuar … 52 Duajeni librin … 53 Baladë dhimbjeje … 54 Librashitësit … 55 Kalvari ‟99 … 56 Vargje për diell …58 Prof. Zymer Mehani, Vargjet e poetit Fadil H. Curri–Kurorë për truallin amtar ...59 ZYMER MEHANI | Poezi | Për ty, liri…63 Ti, atdhe… 64 Këndo, shqiptar… 65 Shaban Avdiu… 67 Shefki Kuleta… 68 Për ju… 69 Për ty… 71 Ti, poezi… 73 Të thyhen… 74 Ai…75 Gjeraqina…77 Gjithçka ke, atdhe… 78 Nuk e di… 80 Kur isha me ty… 81 Natë… 83 Arbora, të kam… 85 Për ty, atdhe… 86 Po të mos ishit ju… 88 Në zemër… 89
  • 129. --------------------- Gjuha e truallit tonë --------------------- - 131 - Eja vetëm ti…90 Gjon Buzuku… 91 Të kërkova… 92 Tahir Sinani….94 Lulëkuqet e Kosovës… 95 Lulëkuqet e Kosovës… 96 Nëna… 97 Tradhtari… 98 Zemrat besnike…99 Nëse doni ta dini… 100 Më thuaj… 101 Fryn murlani… 102 Ju trima t‟atdheut…103 Kosovë… 104 E vërteta… 105 Ti, Shqipe e Flamurit… 107 Dëshiroj…108 Letër Naimit… 109 Për ty, Majlindë Kelmendi…110 Fjala në litar… 111 Motrës sime… 114 Thuaje emrin tim… 115 S‟ishte si ne… 116 Trime, syshqiponjë… 118 Prof. Z. Mehani, Pak fjalë për vëllimin poetik „‟ Gjuha e Truallit tonë „‟të bashkautorëve Fadil H. Curri dhe Zymer Mehani … 125