Parathenia e librit

1,876 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,876
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
1
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Parathenia e librit

  1. 1. PARATHËNIE PËR LIBRIN "JU KENI QENË KËTU MË PARË" të autores Dr. Edith FIORE, përkthyer në shqip nga Ibrahim HAJDARI Sdo mend se parapsikologjia, kjo shkencë paranormale që mundohet ta zbërthejë apota pranojë si të tillë edhe të padukshmen, të pashpjegueshmen, pak nga pak është duke e zënëvendin e vet në mesin e shkencave tjera "zyrtare" duke u imponuar si shtyllë e perceptimit tëekzistencës univerzale në përgjithësi apo të gjenezës së jetës, njeriut, në veqanti. Si gjurmues i paepur drejt së panjohurës, që në rininë e hershme, ndeshja ime meliteraturën okultiste sikur ka hapur një portë të panjohur e cila shpiente në një qasje të re, nënjë këndvështrim të ri, që, mendoja atëbotë, është çelësi i hapjes së të gjitha portave që nëvete ngërthejnë pyetje dhe dilema, të cilave zakonisht ose skemi pasur guximin tju qasemi,ose i kemi injoruar duke e futur kokën tonë në rërë (principi i strucit). Fakti se këtë portë nuke kisha vënë re më herët edhepse ajo kishte ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë sa të ketë ajërnë këtë tokë, më përkujton ylberin. Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund ta vërejnë tëgjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe ti bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen triparakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozitanë të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos tavërejmë atë, apo ti dalim diellit përballë dhe kësisoj, këtë moment fascinues të natyrës talëmë të ndodh prapa shpinës sonë, mos ta vërejmë fare! Dhe përkundër kësaj, ne nuk mund tëankohemi se ylberi nuk është shfaqur, nuk ka ekzistuar. Në fakt, ne duhet tia drejtojmëgishtin vetes sonë që nuk e kemi kërkuar atë! Që kur isha kryeredaktor i "Mjellmës", të parës revistë për fenomene buzë shkencës nëgjuhën shqipe, ia kisha vënë për qëllim vetes që lexuesit shqiptar tia ofrojë një këndvështrimtë ri, bazuar në mendimin pozitiv. Një këndvështrim që, për shumëçka, dallon nga ky ipërditshmi, i deritanishmi. Një këndvështrim që do të ishte dobiprurës, konstruktiv. Çfarë më motivoi që ti përvishem përkthimit të librit "Ju keni qenë këtu më parë"? Nëlibër, autorja Edith Fiore, doktoreshë e psikologjisë, hipnoterapeute e njohur, na ballafaqonme një realitet të ri të përjetuar nga vetë ajo përgjatë seancave të panumërta që i kishte mepacientë. Pacientët e saj nuk janë të rëndomtë. Ata vuajnë nga sëmundje psikosomatike, qëmjekët zyrtarë i kanë "shpallur" si të "pashërueshme" dhe janë dorëzuar para tyre: trauma,strese, ankthe, pagjumësi, agoni, frika marramendëse nga lartësia, uji, zjarri etj., migrena tëpashpjegueshme deri në çmenduri e jo rrallë edhe deri në vdekje. Fare të pashpresë, të humburdiku mes tokës dhe qiellit, këta pacientë, si në mrekullitë që ngjajnë vetëm në përralla, egjejnë shërimin e tyre tek Dr. Fiore, e cila përmes hipnozës regresive i dërgon ata nëmomentin e origjinës së simptomeve, apo ngjarjes që ka shkaktuar sëmundjen dhe përmesripërjetimit të rastit, pacientët e fshiejnë nga ndërdija e tyre atë "vrimën e zezë" të nguliturthellë në labirinthet e jetërave të përjetuara. Dhe kësisoj simptomet zhduken sepse ndërdija,ky "hard disc" i pafund i biografisë sonë të amshueshme, nuk e "udhëzon" më vetdijen qësimptomet të rishfaqen edhe në jetën aktuale. Kësisoj, Dr. Fiore, na vë përballë një sfide të vjetër sa dhe vetë njeriu: ta pranojmëreinkarnimin si një dukuri që na përcjell dhe ne fare nuk jemi të vetdijshëm për këtë, apo tainjorojmë atë, ose edhe më tepër ta hedhim poshtë si një trillim teatral të trurit të njeriut, kësajkutie misterioze me kapacitet të paskajshëm. Por, nuk është kjo dilemë, arsyeja që më cyti në
  2. 2. përkthimin e librit. Të besosh apo jo në teorinë e reinkarnimit, është sikur të diskutosh përshijen! Le të mbetet kjo në shijen e secilit lexues veq e veq, në lirinë e tij të të menduarit. Pretendimet e mia janë më të thella, siq e thashë më sipër, më konstruktive, mëdobiprurëse. Populli shqiptar me dekada të tëra ka përjetuar golgotën e vet. Sidomos dekada efundit ka lënë vrragë të pashlyeshme në kujtesën tonë, lexo në ndërdijen tonë. Dhuna, terrori,maltretimet, dhunimet, burgosjet, vrasjet dhe zhdukja e më të afërmëve tanë në mënyra mëbarbare, më misterioze, thënë shkurt periudha e paraluftës dhe e luftës së fundit në Kosovë, kalënë gjurmë të thella në ndërdijen tonë, ka krijuar në të një lëmsh, shtjellë të zezë të mbushurme energji të keqe, përplot agresivitet, dhunë, urrejtje, shfrenim të pakontrolluar. Pra, ndërdijajonë kolektive, si popull, është kontaminuar deri në atë masë me shfaqje negative, sa që do tëna nevojitet edhe shumë kohë që ta pastrojmë ndërdijën tonë dhe ta bëjmë një jetë sadopaknormale. Ky libër do të ishte edhe në shërbim të mërgimtarëve tanë, të diasporës sonë, kësajkategorie kaq të madhe të popullit tonë, që poashtu me sakrificat dhe përjetimet e veta kaakumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëtaqë ka përjetuar në Kosovë, pastaj rreziqet makabër gjatë ikjes në perëndim apo peripetitë dukebredhur rrugëve të botës, duke ia falur shpirtin e vet fatit të hidhur, duke mos i parë të afërmite vet me vite madje edhe dekada, duke i përjetuar masakrat në Kosovë dhe humbjet e më tëafërmëve vetëm përmes ekranit dhe duke e mbushur veten pezm dhe energji të zezë. Thënë troç, ndërdija kolektive e popullit tonë është e infektuar! Ajo duhet trajtuar dheshëruar. Sepse, nesër do të jetë shumë vonë. Ndrydhja ne brendinë tonë të padukshme e tëgjitha përjetimeve negative ngërthen në vete rrezikun e shpërthimit dhe rishfaqjes së këtyremanifestimeve në përmasa shumë më drastike për të ardhmen tonë. Prandaj, një trajtim i gjatëdhe i vëmendshëm psikologjik, e nganjëherë psikiatrik në planin kolektiv, do të na ndihmontejo vetëm që të lirohemi nga prangat e energjisë së errët që na ka kapluar, por edhe tazëvendësojmë atë me një qasje të re: me mendim pozitiv dhe konstruktiv. Le të jetë ky libër një nismë e mbarë në vetëdijësimin tonë drejt vetnjohjes, dhenjëkohësisht le ta ndezë ai, në secilin prej nesh shkëndijën e lumturisë. Të përkujtojmë se nëbotën perëndimore trajtimet psikologjike janë bërë tashmë kontrolla rutinore të njerëzvevetëm nga kurreshtja, e lëre më ne që më së shumti kemi nevojë për to. Sepse kjo do të na epastrojë shpirtin, sepse kjo do të na e zhduk urrejtjen dhe të gjitha përshtypjet tona negative qëme vite i kemi ngulitur thellë në unin tonë duke e thithur blozën e idhtë të përditshmërisë kuedhe ajri ishte i okupuar. Dhe sot e në të ardhmen, këto shfaqje të zeza nuk na lënë të jemi tëvetvetes. Duke iu qasur këtij problemi me qëllimin më konstruktiv, zhbërjen e vetëdijshmedhe graduale të këtyre shtjellave të errëta energjetike përmes trajtimeve psikoterapeutike, nejo vetëm që do të bëhemi popull i zellshëm dhe shembull për të tjerët por do të arrijmë madjeedhe të reflektojmë dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sepse këtë e meritojmë! Dorëshkrimi përmban 300 faqe tekst, në radhitje grafike të formatit A5. I përkthyernga verzioni origjinal në anglisht "You have been here before" dhe ai frëngjisht "Nous avonstous déjà vécu", nga autorja nga SHBA-të, Dr. Edith Fiore.Ibrahim HAJDARI, mr. i mineralogjisëpërkthyes

×