SlideShare a Scribd company logo
1 of 22
Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25
fakte rreth dashurisë.
1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë
gjë.
2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe
Eufratit.
3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë
depiluar.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin,
se sa me një të sapo njohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë
kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e
sistemit nervor.
8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të
njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe - zmadhim të bebes së syrit, duar të
djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke
treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11. Shërbimi "Detektori i dashurisë" i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e
njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të
parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili
tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.
12. Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë "online" për të parë të dhënat e një personi që e kanë
takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.
13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.
14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65 për
qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).
15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një
unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.
16. Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja "dashurie" nëse nuk janë të
sigurt për një lidhje.
17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta
sa dhe te një person i sëmurë.
18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.
19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e
përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.
20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për intimitet.
21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit "Romeo dhe Zhulieta", merr rreth 1000 letra çdo vit
në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.
22. "Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka
pranuar", thotë Helen Fisher autor i librit "Pse dashurojmë". Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të
gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.
23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin.
Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.
25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi.
Tradhtia dhe emocionet
Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t'i
dëgjuar, dhe pastaj t'i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe
këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më
të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë.
Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një
çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më
rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t'i bëni vend pranë.
Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë "ngarkesë erotike" që është brenda jush: "Lasciarsi
andare", lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e
kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.
Xhelozia dhe dyshimi
Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë "tepër të
pabindshme" për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të
pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e "pabindur", që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të
konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet.
Ndonjëherë themi "Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar
që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?" Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në
gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur
zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur
shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me
partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.
Liria dhe kënaqësia
Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se
dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet duhet t'i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre
duhet t'u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që
transmetohen në rrugë intime, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të
një liste mjetesh kontraceptive që mund t'i përdorni për të shmangur shtatzëninë.
Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë intime. Nëse keni pyetje,
shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e
Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula
ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj
PSIKOLOGJIA E TE LYERIT TE FEMRAT
Psikologjia e te lyerit tek femrat.
Sensualitet, druajtje, ligesi
Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te
trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t'i bere misterioze
dhe te thelle, per t'i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t'i dhuruar nje shkelqim
te ri. Truku eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e
femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese
interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te
personalitetit femeror.
NJE TRUKIM PER CDO FEMER
Aspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te
ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c'do te thote te
zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit.
Klasik
Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje
element stabiliteti, sigurie.
- Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo
me te cilin te tjeret e identifikojne.
- Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne
maksimum fytyres.
- Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh
as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te
tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe
oportunitetet pozitive te ndryshimit.
Trendy
Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e
te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura.
Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim,
kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura,
metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e
qepallave.
- Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje "trendy", kjo lloj
femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e
jashtme dhe t'i beje pjese te vetes.
- Je nj tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme
per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne.
Natyrale
Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres
natyrale, si perkufizim "uje e sapun".
E ndrojtura
Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si
gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte
nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e
thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj
ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo.
Sportive
Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe
fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj
truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e
pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale.
Intelektuale
Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin
fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i
meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i
shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret.
PIKAT E TERHEQJES
Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake.
Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve.
Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen
vemendjes mashkullore.
Syte
"Pasqyra e shpirtit", per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat
njerezit: gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te
dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t'i lesh
natyrale buzet, do te thote te meshosh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore
dhe me te thelle.
Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle
nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet
'20 dhe me vione nga hipite ne vitet '60 e '70, vajza te shqetesuara qe perjetonin
ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar
nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te
pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze.
Buzet
Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te
trukuara, te nxjerra ne pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike.
Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit:
te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte.
Nuk eshte rastesi qe sex-simbolet me te famshem te se kaluares, perdornin te kuq te
forte te deklaruar "pasionale". Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te
dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut
i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket.
Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe
preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te
shkelqyeshem.
SI TË SILLENI ME NJERËZIT QË NUK JU DUAN
Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga
ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju
interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që
kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet
dëshironi të kujdeseni.
Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”.
Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni
pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të
këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i
durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të
zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm
madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme
përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që
për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq
më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është
më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë
arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.
1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë
Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja.
Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do
t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.
2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën
e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe
miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.
3. Vendosni kufit tuaj
Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më
shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini.
Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek
vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për
ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.
4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale
Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë
jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të
shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim,
atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë
ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.
5. Kurseni kohën
Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të
krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë,
me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më
shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.
6. Mësoni diçka për veten tuaj
Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga
armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet
tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni
veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që
e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i
shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.
7. Jeni gjithnjë në formë
Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror.
Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se
çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e
vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.
8. Dashuroni me sinqeritet
Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur
të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se,
kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.
9. Le të flitet për ju
Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për
ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë
tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo),
më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni
gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim
falas.
Truri i mashkullit dhe i femrës
MASHKULLI - FJALË, FEMRA - FJALORË
Të dashurosh pa parakushte do të thotë plotësisht t'i lëshohesh dashurisë dhe të
mos e kushtëzosh atë, pra, ta pranosh partnerin ashtu si është, edhe në qoftë se
dëshpërohesh. Ky është qëndrimi i femrave, gjë që është në kundërshtim me
sistemin mendor të meshkujve. Meshkujt për çdo problem kanë njëfarë plus -
minus liste. Ata çdo mendim e analizojnë, plus për atë, minus për këtë, plusat në
të majtë, minusat në të djathtë... Më tepër plusa paska dhe kjo është dashuri.
Në jetën e çdo mashkulli ekziston një femër e cila ia ndryshon jetën, ia bën më
të suksesshme ose ia shkatërron, e ndihmon ose e saboton. Po ashtu kjo vlen edhe për
jetën e femrave. Shumë njerëz janë munduar ta kuptojnë botën dhe makinerinë e
sistemit mendor të femrave, por shumica prej tyre hoqën dorë e na mbetën fjalët e tyre,
siç thotë një fjalë popullore, se ato lindën tri ditë para djallit. Edhe te ne, shqiptarët,
pleqtë thonë se një femër është gjysmë djalli, ndërsa dy femra janë dhjetë djaj. Duket
se diçka duhet t'i kenë bërë femrat meshkujve kur janë shkruar gjithë ato rreshta për
natyrën e tyre. Mjafton vetëm të shikohet leksikoni i aforizmave, dhe vendin më të
madh në të do ta zënë femrat. C. D. Grabbe thotë se femrat shikojnë thellë, ndërsa
meshkujt larg. Dallimet mes femrave dhe meshkujve janë dhe do të jenë mjaft të
theksuara, ku, sipas shkencëtarëve e hulumtuesve, e tërë kjo është si pasojë e veçantisë
së strukturës së trurit të femrës dhe atij të mashkullit.
Që të vërtetohen dallimet mes trurit të femrës dhe të mashkullit, në universitetin
e Tel-Avivit (Izrael) u kryen disa eksperimente dhe hulumtime. Mes tjerash, u vërtetua
se femrat më mirë se meshkujt kuptojnë tërësinë e marrëdhënieve të ndryshme të
ndërlikuara. Ato mendojnë në mënyrë kompleksive, sepse në to është e lidhur më mirë
ana e djathtë dhe e majtë e trurit. Më të mirë në kuptimet dhe koncepcionet janë
meshkujt, pra, më shumë se femrat merren me ndarjen, veçimin e problemit nga tërësia
e prob lematikës.
Truri i mashkullit është 10% më i madh se i femrës. Në aspektin statistikor, për
po aq më të madhe e ka edhe masën e trurit. Mirëpo, në asnjë rast kjo nuk do të thotë se
meshku jt janë më të mençur se femrat. Foshnjat femra kanë trurin e njëjtë në sasi sikur
meshkujt foshnje, mirëpo gjatë tri vjetëve të para të jetës truri i meshkujve rritet më
shpejtë. Edhe pse të njëjtë në princip, truri i mashkullit dhe i femrës dallojnë për nga
hipotalamusi, i cili për nga dukja e jashtme ndryshon në bazë të gjinisë. Kjo pjesë e
trurit është vend komandimi, qendër për sek sualitet, eufori, depresion dhe të gjitha
disponimet në tërësi që mund të lajmërohen në njeriun. Te meshkujt hipotalamusi
aktivizohet çdo katër orë duke derdhur sasi të caktuara të hormoneve të ndjenjave. Ky
ritëm është më i shkurtër te femrat që para së gjithash ndryshon në varësi nga
menstruacionet. Para fillimit të muajit lunear, kohëzgjatja e aktivitetit të hipotalamusit
është në çdo 90 minuta, duke arritur pastaj dalë nga dalë ritmin katër orësh.
Si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, truri është ai që rregullon jetën emocionale
duke lëshuar hormonet e caktuara. Te meshkujt kjo ndodh në ritëm të caktuar e të fortë,
për këtë edhe jeta emotive e këtyre është më stabile. Te femrat, sidomos para
menstruacioneve, ky ritëm kryhet nga lartësitë qiellore të kënaqësisë e deri në
shqetësim dhe mjerim. Dr. Moir thotë se gjinitë nuk janë të njëjta as për nga aftësia e të
mbamurit mend. Dallimi është vërtetuar biologjikisht: meshkujt mendojnë në mënyrë
abstrakte (anojnë kah abstraktiviteti më tepër), ndërsa femrat në mënyrë intuitive.
Meshkujt më tepër mendojnë se janë dominantë, mirëpo, femrat kanë aftësi që të sillen
më mirë me ta se sa që është anasjelltas. Kjo shkencëtare angleze, pos tjerash, thotë:
"Te meshkujt ndonjëherë nga seksi lind dashuria, ndërsa te femrat, nga dashuria -
seksi" .
Deponimet e përvojave që do të mbahen mend kryhen në mënyrë të njëjtë nga
të dy gjinitë. Gjatë kësaj zgjedhën informatat që shprehin interesim në regjionet e
ndryshme të trurit e që më vonë do t'i nevojiten personit. Ky nuk është proces në të
cilin nuk merr pjesë vetëdija, pra, njeriu nuk mund të zgjedh se ç'do të palohet në
kujtesën e tij. Prandaj, edhe gjatë deponimit të informatave për kujtesë ekzistojnë
porosi të dyfishta. P.sh. femrës i intereson moda dhe në trurin e saj do të deponohet një
numër i madh i informatave mbi veshjen, për shkak të së cilës ajo lëshon informata
tjera të rëndësishme. Prandaj, nuk është çudi që meshkujt më tepër dhe më mirë mbajnë
mend informatat nga lëmet tjera. Si shembull mund të marrim këtë: çifti bashkëshortor
bisedon për personin të cilëve nuk iu kujtohet emri. Dhe mashkulli thotë: "E di ai që ka
një Mazda kabrio të kuqe me drita që hyjnë brenda", ndërsa femra thotë: "Po, më
kujtohet ai, i cili në retrovizor mban kukullën Barbi me fustan pika-pika të kuqe!"
DEPRESIONI
20 pyetje - 20 përgjigje
Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu
si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet
qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për
bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po
kalon në një gjendje DEPRESIVE.
10 - A e nxit vetmia neverinë ndaj jetës?
Shumë studiues janë të mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se
njeriu është qenie shoqërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, pra jeta e përbashkët,
ndikon edhe në ekuilibrin emocional, në kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen
shpirtërore gjatë situatave frustruese. Por ka edhe të tjerë, që mendojnë, se kjo varët
shumë nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qëllimet e përcaktuara në
jetë.
11 - Çfarë është qëndrimi i personit depresiv?
Thënë shkurt e prerë: fundamentalisht negativ ndaj vetës dhe jetës!!!
12 - A është ky qëndrim fundamental edhe faktori më i shpeshtë që i nxitë
individët për të kryer aktit e vetëvrasjes?
Mjerisht po. Fajësia, e në veçanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetës mund të krijoj
apati aq të thellë, sa që ai nuk sheh rrugëdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithë
kësaj, natyrisht që përfundon tragjikisht - me aktin e vetëvrasjes.
13 - Cilat janë simptomat e gjendjeve të lehta depresive, që quhen
"depresione stinore"?
Plogështia psikike e fizike, lodhja e pabazë, dëshira e madhe për gjumë, ikja
nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit për shoqërim etj.
14 - Ku është burimi i kësaj forme të çuditshme depresive, që është variabël,
varësisht prej stinëve?
- Shkencëtarët supozojnë se është hormoni i melatoninës. Melatonina, që është
produkt i hipofizës, sinkronizon anën tonë biologjike në varshmëri prej fuqisë së dritës
që e pranon syri ynë, pra, bënë rregullimin e ritmit ciklik ditë-natë. Çdo çekuilibrim në
këtë fushë përcillet me ndryshime të lehta të gjendjes shpirtërore, të quajtura, siç e
cekëm edhe më lartë, "depresion stinor".
15 - A është gjendja depresive gjithnjë konstante?
Përgjithësisht jo, edhe pse mund të ketë përjashtime.
16 - A vërehet lehtë individi i cili veç gjendet nën "pushtetin" e depresionit?
Nuk është e vështirë ta vërejmë, pasi siç e cekëm edhe më lartë, individi me
çrregullime shpirtërore, kalon gjatë fazave të ndryshme në gjendje të thellë pikëllim,
duke u mbyllur në botën e vetë dhe duke mos treguar kurrfarë interesimi për botën e
cila e rrethon.
17 - Cilat janë simptomat e para të dukshme që paralajmërojnë fillimin e
çrregullimeve shpirtërore?
Humbja e interesit të përgjithshëm për kënaqësitë e jetës, ndjesia e të qenit i
pavlefshëm, pushtimi i ndjesive dëshpëruese, pushtimi i panikut dhe brengave,
shqetësime gjatë pushimit të natës, ose edhe pagjumësia e theksuar, ndryshimet në
oreks, rënie në peshë, mungesa e energjisë vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes...
thjesht, mendime të vazhdueshme negative ndaj vetës dhe jetës.
18 - A është e vërtet se njerëzit, shpesh, nuk dëshirojnë ta bëjnë publike këtë
çrregullim të gjendjes shpirtërore, sepse e konsiderojnë si "turp"?
Po, për arsye të paragjykimeve që kanë, e që është shumë gabim, pasi edhe
depresioni është një sëmundje, si të gjitha të tjerat, dhe kërkon kurim.
19 - Pra, është e mundur dalja nga ky "tunel i errët", dhe rikthimi i sërishëm
i disponimit dhe vullnetit për jetë!
Gjithsesi. Sipas studimeve të gjata të bërë në fushën e psikologjisë dhe
psikiatrisë, sëmundja e depresionit është e shërueshme, por, natyrisht, përveç trajtimit
adekuat duhet patjetër të mbizotëroj edhe dëshira dhe vullneti i mirë i individit.
20 - Cilat janë trajtimet adekuate që duhet të zbatohen që të mund të dilet nga
ky "tunel i errët" shpirtëror?
Ka disa forma dhe mënyra për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e depresionit:
terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme të relaksimit,
terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, që gjatë
gjendjes së çekuilibrimit emocional, gjëja e fundit që individit i be në mend, është të
ndërmarr diç në këtë drejtim, prandaj, m'u në këtë fazë ai ka më së shumti nevojë për
përkrahje, mbështetje të njerëzve të besuar, të familjarëve, të miqve, të shoqërisë dhe
institucioneve përkatëse. Mbështetja e fuqishme shpirtërore, e kombinuar me llojet e
terapive të ndryshme, jep efektin më të mirë shërues dhe zvogëlon dukshëm mundësit
për rikthimin e depresionit. Megjithatë, shumë, shumë e rëndësishme është që mos të
injorohen simptomat e para të depresionit, por intervenimi të bëhet në fazat fillestar,
për ta parandaluar rrezikun e kalimit të sëmundjes nga format e lehta (neurozat), tek
ato më të rëndat (psikozat), të cilat pastaj kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe të
veçantë!
Shpesh meshkujt nuk kuptojnë atë se femrat mendojnë në mënyrë më
kompleksive. Në këtë aspekt ata janë më të thjeshtë. Dihet se ana e djathtë e trurit
udhëheq me emocionet dhe ndjenjat. E majta me gjuhën folëse dhe intelektin. Femra
para se ta shpreh mendimin, mes dy gjysmave të trurit të saj aktivizohen me miliona
lidhje. Dy gjysmat e trurit të gjinisë më të bukur funksionojnë bashkërisht - pa
konkurrencë. M’u për këtë paraqiten probleme te meshkujt, kur mundohen t'i kuptojnë
ato. Procesi i mendimit te ata rrjedh ndryshe. Ata mendojnë bardh e zi, sepse të dy
gjysmat e trurit të tyre janë konkurrentë të përhershëm - me ta udhëheqë koka. Gjatë
testimit të 200 personave në Tel- Aviv, shkencërisht u vërtetua se gjatë zgjidhjes së
detyrës femrat kanë pasur të dyja pjesët e trurit në aktivitet të punës, përderisa
meshkujt në veprim patën vetëm anën e majtë. Kjo u vërtetua me matjet e rrymave
trunore.
Interesante është të theksohet se meshkujt më shpesh se femrat gënjejnë. Kjo
ndodh ngase në nëndije frikohen se mos nuk janë mjaft të suksesshëm. Psikologët
thonë se gënjeshtrat tipike të meshkujve janë relikte nga e kaluara gjuetareske e tyre,
ngase gënjeshtrat mbi sasinë e gjuetisë edhe atëherë kanë ekzistuar. Femra nuk vuan
nga ky kompleks i mos suksesit. Kur ajo gënjen, këtë e bën shumë më mirë se
mashkulli, dhe në mënyrë tipike femërore, duke e përjetuar gënjeshtrën. Ndryshim
tjetër mes gjinive është se femrat mund të dashurojnë pa parakushte. Studentët e
universitetit të Kalifornisë kanë anketuar me qindra meshkuj e femra me pyetjen: Pse
dashuroni partnerin tuaj? Një numër i femrave u përgjigj: "Thjesht e dua!", pas
mendimit për kohë të caktuar, përderisa meshkujt pa menduar fare i kanë treguar arsyet
e dashurisë së tyre. Ata ndjehen në mënyrë lineare (dydimenzionale) dhe për këtë janë
më të thjeshtë. Femrat janë më kompleksive. Kur vendos ajo të dashurojë, dashuron
përherë, ndërsa dashurojnë me ndërprerje, ngaqë në ndërkohë kanë edhe punë të tjera.
Të dashurosh pa parakushte do të thotë plotësisht t'i lëshohesh dashurisë dhe të
mos e kushtëzosh atë, pra, ta pranosh partnerin ashtu si është, edhe në qoftë se
dëshpërohesh. Ky është qëndrimi i femrave, gjë që është në kundërshtim me sistemin
mendor të meshkujve. Meshkujt për çdo problem kanë njëfarë plus - minus liste. Ata
çdo mendim e analizojnë, plus për atë, minus për këtë, plusat në të majtë, minusat në të
djathtë... Më tepër plusa paska dhe kjo është dashuri.
Femrat nuk mund t'i ndajnë ndjenjat. Ato ose i pranojnë ose i hedhin ato. Në
trurin e tyre arsyeja dhe emocionet në vend se të kundërshtohen njëra me tjetrën, ato
komunikojnë reciprokisht mes veti.
Edhe gjatë seksit ndryshon mënyra e regjistrimit të sinjaleve mes gjinive.
Shumë psikologë mjaft lirë përgjig jen në këtë pyetje. Seksi, sipas tyre, te femrat nuk
ndodh në mes të këmbëve, por mes dy veshëve. Pra, kjo është çështje e trurit dhe si e
tillë, e vetmja gjë e përbashkët për të dy gjinitë. Te meshkujt ngacmimet erotike
rrjedhin nga sytë (shikimi në ndonjë vajzë të bukur), pastaj nga prekja e lëkurës
(ledhatimi, puthja), gjë që në tru provokon tajimin e testosteronit (hormonit mashkullor
seksual i cili më pastaj kujdeset për gjërat tjera - për fortësimin e rrjedhjes së gjakut në
gjenitale si dhe ereksionin). Femrat nuk reagojnë aq thjesht. Për ato nevojiten më
shumë ngacmime optike. Ato, p.sh. i ngacmon ekzaltoidi, materie me erë moshuzi, të
cilin ë tajojnë meshkujt e që vetë nuk e perceptojnë me shqisën e ndijimit. Te femrat
shumëçka mund të ngjallë dëshirën për seks: muzika e vërtetë, ledhatimi në vende të
qëlluara, fjalët e vërteta dhe çdo gjë që është më tepër se një simpati lakuriqe ndaj
partnerit.
Në bazë të të dhënave statistikore, sa i përket inteligjencës, padyshim del se
meshkujt janë tejet më inteligjent se femrat. Në bazë të disa test - detyrave është
vërtetuar se për një vajzë me inteligjencë bukur të zhvilluar vijnë 13 meshkuj gjenialë.
P.sh. djaloshi dhjetëvjeçar Majkëll Kernej nga Alabama në SHBA ka koeficientin 200
të inteligjencës dhe tash studion. Mirëpo, në anën tjetër nëse merret parasysh se
llogaritjet statike për kullën e Ajfellit i bëri vajza Sofi Zhermen, pastaj teorinë e
relativitetit për të cilën Ajnshtajni mori çmimin Nobel, qe ide e gruas së tij, dhe të
gjitha të hollat jozyrtarisht ia dhuroi asaj, del se ka përjashtime nga rregullat. Mirëpo,
megjithatë këto raste mund të quhen: femër me mënyrën mashkullore të mendimit Po
ashtu ka edhe raste të meshkujve me mënyrën femërore të mendimit.
SI MENDONI - TË TILLË EDHE JENI!
Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si mendoni,
ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botës suaj të jashtme është
pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Pra, të menduarit është
një aksion, prej të cilit edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje gjitha
proceset pasuese.
“Vetëm një rrugë çon kah lumturia dhe kah qetësia shpirtërore. Prandaj
gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për t’ia mësyrë kësaj rruge, në agun e hershëm dhe
në mbrëmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do të shihni dritën”.
Epikteti - filozof grek
Pothuajse të gjithëve na është e njohur thënia: Si mendoni - të tillë edhe
jeni. Mesazhi i kësaj thënie, po ashtu, është shumë i qartë: nëse mendoni për veten ose
për diç tjetër pozitivisht, ju do të ndjeheni i relaksuar, i qetë, i hareshëm, i gëzuar, i
lumtur, i shëndetshëm etj. Dhe e kundërta: nëse mendoni për veten ose për diç tjetër
negativisht, natyrisht që si rezultat i atyre mendimeve, ju do të përjetoni vetëm
shqetësime, disfata, sëmundje, vuajtje, etj. Dhe a ka më keq se kur njeriu ndjehet i
mjerë shpirtërisht? Mjerimi shpirtëror është armiku më serioz i shëndetit tonë, e
shëndeti është baza më e rëndësishme e çdo suksesi, e mbi të gjitha, është dukuri,
nevojë jetike. Nuk ka thënë më kot Emersoni: “Shëndeti është pasuria më e madhe”.
Dhe këtë e di secili që i mungon kjo pasuri të cilën nuk ka vlerë materiale që mund të
kompensojë!
Njerëzit, megjithatë, akoma nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i gjithë të këqijave
gjendet brenda tyre, në mënyrën e të menduarit të tyre. Pra, ata vet janë kreator të
vuajtjeve dhe mjerimit, dëshpërimit dhe dështimit, anomalive dhe fatkeqësive etj.,
pasi të gjitha ligjet e natyrës - ligjet hyjnore, janë krijuar për të mirën e tyre,
ndërsa ata, punojnë kundër vetes! Dhe prapë pyesin: E çfarë duhet të bëjmë?!
Përgjigja është shumë e thjesht - vetëm programojuni pozitivisht dhe do të jetoni në
harmoni me ligjet universale, me farën hyjnore.
Për problematikën e mësipërme, pra për ndikimin e mendimeve në jetën e
njeriut, janë shkruar shumë e shumë libra. Librat si: “Sistemi i sukseit” - Oskar Shelbah,
“Forca e ndërdijes” - Xhozef Marfi, “Mendimet e zemrës” - Lujza Hej (që mund ta
shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), “Mësojmë me të gjitha shqisat” - F.
Zwissin/G. Klinger (që gjithashtu mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”),
“Suksesi në jetë” - Harry Box, “Shtatë ligjet e jetës e të suksesit” - Dipak Çopra e sa e
sa libra të mistikut dhe filozofit të madh Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund
t’i shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”) etj., sot mund të gjendën edhe në tregun
tonë, dhe janë gjithnjë e më të kërkuara. Sot kemi edhe autorë të shumtë shqiptarë që
me veprat e tyre kanë kontribuar në pasurimin e këtij thesar shpirtërore siç janë librat e
Daut Demaku: “Mendimi dhe suksesi”, “Magjia e urtisë”, Thuaji jetës mirëmëngjes”
etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: “Në vorbullën e jetës I dhe II. Librat e Adem
Demaçit: “Filozofia e jetës”, “Libër për Vet mohimin”si dhe shkrime të autorëve të
tjerë. Dhe të gjitha këto vepra flasin për fuqinë e madhe që fshihet në thellësitë e
mendjes së secilit njeri. Për fuqinë e mendimit pozitiv - burimin e çdo gjëje. Fuqinë e
cila konsiderohet më e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, të cilën ne duhet vetëm ta
aktivizojmë dhe ta përdorim në mënyrë të duhur për t’i shijuar efektet e saj: sigurinë,
pasurinë, shëndetin, kënaqësinë, lumturinë etj.
Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si
mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botës suaj të
jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Pra, të
menduarit është një aksion, prej të cilit edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë
në lëvizje gjitha proceset pasuese.
Formimi i mendimeve fillon që në fëmijëri të hershme. Shumë hulumtues të
lëmit të psikologjisë, mendojnë se ky proces, bashkë me proceset tjera të edukimit,
fillon gjysh në barkun e nënës, përkatësisht që nga lindja. Ashtu si edukohemi nëpër
këto faza, ashtu edhe do të sillemi në vazhdimësi.
Në këtë shkrim nuk do e elaborojmë edhe atë që ne, si shpirt, e sjellim me vete
gjatë lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e mëparshme, nevojën karmike sipas
teorisë së inkarnimit (lindjes së re në një kohë tjetër dhe trup tjetër), e as teori të
formave tjera me origjinë religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmë vetëm atë që i
përket jetës sonë të tashme. Pra, ndikimet e faktorëve aktual në ne dhe marrëdhëniet
tona ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe çfarë mund të bëjë ne që të
ndikojmë mbi to.
Siç e cekëm edhe më lartë, ashtu si edukohemi ashtu edhe do të sillemi. Pra, tërë
atë që prindërit tanë e kanë programuar në ne, atë dhe do ta realizojmë në mënyrë të
pavetëdijshme, përderisa, për këtë, nuk vetëdijesohemi dhe nuk marrim masa për
ndryshim. Nëse p.sh. ata gjatë gjithë kohës na kanë folur se jemi të prapët, ky mendim
do të regjistrohet thellë në ndërdije dhe, herdokur, do të vijmë në aso situatash që ajo
thënie të vërtetohet, pasi ndërdija jonë do të veproj sipas atyre sugjerimeve. Çdo
sugjerim, çdo urdhër, çdo programim që hynë në kokat tona, që depërton në qelizat
tona, në gjenet tona, automatikisht edhe realizohet, nëse jo menjëherë, atëherë me
siguri më vonë.
Një gjë duhet ta kemi të qartë: ndërdija nuk është selektive. Ajo reagon në çdo
aksion. “Ndërdija juaj është shumë e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga
ana e tyre, krijojnë modelin e matricës nëpër të cilën rrjedh inteligjenca e
paskajshme, mençuria, forca jetësore dhe energjia e ndërdijes suaj. Po guxuat t’i
përdorni ligjshmëritë e mendjes, në vend të skamjes do të keni pasuri, në vend të
besimeve të kota dhe mosdijes - mençuri, në vend të dhembjes - qetësi, në vend të
mërzisë - gëzim, në vend të frikës - besim, në vend të mossuksesit - sukses.” - thotë
Xhozef Marfi në librin e tij të famshëm, “Forca e ndërdijes”.
Pra, nëse mendojmë: “Kurrë nuk do të dalë nga kjo situatë!”, natyrisht që
ndërdija jonë do të na përgatisë për dështim - “shkatërrim”. Do t’i ndërmerr të gjitha
masat e mundshme, në mënyrë që ky mendim i yni edhe të realizohet. Dhe fare nuk
është e rëndësishme se a e themi këtë mendim me zë apo në vete, mjafton që ky
mendim të ekzistojnë diku thellë në ndërdijen tonë dhe sigurisht që kurrë nuk do të
dalim nga ajo situatë.
Aq më keq është nëse ne për këso mendimesh jemi të vetëdijshëm. Sa më të
vetëdijshëm, një hapë më pranë katastrofës do të gjendemi. Akoma më i madh do të jetë
hapi nëse mendimet e tilla i themi me fjalë, ose edhe më keq nëse ato fjalë rregullisht i
përsërisim. Këtë gjë e ilustron shumë mirë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i
lumturisë” (që mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”): “Çdo gjë lindë në
shpirt. Në xixën e parë lindë IDEJA, pastaj ideja formësohet në MENDIM,
mendimi shprehet me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton
JETËN”.
Shumica e njerëzve janë lypsar. Ata mundohen që përmes mëshirës t’i zgjidhin
problemet e veta. Zgjidhjen e kërkojnë gjetkë, jashtë vetës! Ka edhe të tjerë që fatin e
kërkojnë përmes formave të ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze,
fenomeneve paranormale, veprimeve magjike, etj., që në realitet shpeshherë gjejnë edhe
fatkeqësinë, pasi bien pre e matrapazëve, e sharlatanëve të shumtë, veprimet e të cilëve
mund të jenë me pasoja mjaft të rrezikshme.
Se a do të arrijmë të bëhemi ashtu siç duam, varet tërësisht nga vendimi ynë se a
dëshirojmë vërtet një gjë të tillë. Secili prej nesh është i aftë të lirohet nga prangat
shpirtërore që ia ke vënë vetes. E rruga më e lehtë, më e shpejtë, më e lirë dhe më e
mirë për të dalë nga errësira është ajo rrugë që kalon përmes dritës. Vetëm me anë të
dritës mund të dalim nga errësira, vetëm me anë të mirës mund ta mposhtim të
keqën, vetëm me anë të mendimeve pozitive mund të lirohemi nga mendimet
negative dhe të bëhemi kreatorë të ardhmërisë sonë.
Mendoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se jeta është një lojë teatrale,
ndërsa ne, individët, jemi artistë me role të ndryshme. Prandaj, varët tërësisht nga ne,
se a dëshirojmë ta luajmë rolin e lypsit apo të njeriut të pasur, rolin e të vuajturit
apo të te lumturit, rolin e të dështuarit apo të të suksesshmit. Pra, të bëhemi vet ne,
regjisor të skenës së jetës dhe të mos e lejojmë vetën që dikush tjetër të jetë përcaktues i
qëllimeve tona.
Inteligjenca krijuese, qenies njerëzore, pra neve, na ka lënë në dispozicion
gjithçka. Bile shumë më shumë se sa aftësia e logjika sonë mund t’i akceptoj. Pra, neve
na është dhënë mundësia e lirë që vet të zgjedhim mes të mirës dhe të keqes. Dhe për të
qenë në baraspeshë me ligjet e mençurisë universale ne duhet edhe të sillemi në
harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne vërtet kemi të drejt të bëjmë
pothuajse çdo gjë, pasi që gjithçka edhe është krijuar për ne, megjithatë, duhet t’i
respektojmë disa norma, së paku etike, për të mos e lënduar as vetën e as të tjerët. Nuk
do ta lëndojmë as vetën e as të tjerët nëse themi: “Unë jam i lumtur por edhe ti je i
lumtur”. Për një sugjestion ose formulë të ngjashme si kjo: “Unë jam OK, ti je OK”, E.
Berni ka shkruan një libër të tërë, nga i cili edhe do të veçojmë diçka që koincidon me
temën tonë.
Berni thotë se ekzistojnë njerëz të një kategorie që kanë marrëdhënie negative
ndaj vetes, e pozitive ndaj të tjerëve. “Ata zakonisht flasin: “Unë nuk jam OK, ti je
OK”. Këta janë njerëz që punojnë çdoherë kundër vetes, pra në dëm të vetës, megjithëse
janë të vetëdijshëm se meritojnë më shumë. Ata gjithnjë e gjykojnë vetën, shpesh bile
deri në vetëvrasje. Nuk kujdesën për trupin e tyre, zakonisht kanë mbipeshë ose janë
shumë të dobët. Nuk kanë vullnet për jetë, nuk angazhohen për asgjë dhe ankohen
rregullisht. Janë përtac e përtacia është sëmundje. Edhe varfëria është sëmundje! Ajo
paraqite kur ju mendoni se nuk jeni të aftë të krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se
pasuria sjell fatkeqësi! Pavarësisht situatave dhe krizave të kohës, edhe pasuria edhe
lumturia mund të arrihen. Çështja është vetëm se a jemi ne të gatshëm për këtë, a
dëshirojmë t’i posedojmë ato”.
Ekziston edhe një grup i të paaftëve sipas Bernit. “Ata fajin ua lënë të tjerëve me
qëndrimin: “Unë jam OK, ti nuk je OK”. Ose me fjalë të tjera: “Ti më rrezikon”. Në
psikologjinë, pra në mendimet e këtyre njerëzve vend qendror zënë vetit negative dhe të
dëmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj”.
Berni nuk preferon lidhje të ngushtë me ta. “Për ta lidhen vetëm ata që kanë
dëshirë të mundohen. Në një lidhej të keqe, çdo herë do të gjeni dikë që krijon probleme
dhe dikë që gjithnjë vetën e dënon. Shpeshherë, njeriu duke dashur të bëhet shpëtimtar,
shumë lehtë bëhet viktimë”. “Nëse nuk ndjeheni mjaftë të sigurt” -thotë Berni, “atëherë
më mirë të mos përziheni aty”.
Mendime të tilla, të lartpërmendura, lindin zakonisht në situata krizash të
ndryshme si: ekonomike, politike etj., e që janë aktuale edhe sot e kësaj dite në pjesën
më të madhe të globit, pa përjashtuar këtu as trojet tona. E këto mendime, nëse situatat e
tilla zgjasin gjatë, zënë rrënjë thellë në ndërdije, duke asfiksuar kështu mendimin
pozitiv. Mungesa e besimit në mendimin pozitiv është humbje e shpresës. Humbja
e shpresës është gjë e tmerrshme - është humbja e gjithçkaje.
Dhe përsëri lind pyetja: e si të dilet nga kjo situatë?
Nëse ne vazhdojmë t’i luajmë lojërat tona negative ose pajtohemi me rregullat e
këtyre lojërave, dihet si mbarojmë - zakonisht tragjikisht. Nëse ne shprehim së paku
guxim për ndryshim dhe dëshirojmë të shkëputemi nga ajo logjik e pavlerë dhe e
dëmshme, së pari duhet të sjellim vendim të fuqishëm se jemi të gatshëm që ta
ndërrojmë rolin tonë në skenën e teatrit të jetës. Të fillojmë një rol të ri me një regji të
re, që do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në skenën e ndërdijes sonë.
Duhet ta ndjejmë vetën të gatshëm për ndryshime, ta njohim atë ndjenjë, ta
përjetojmë atë dhe ta pranojmë në mendime. Të nisemi nga sugjestioni: “Unë jam i
gatshëm për ndryshime!”. Bile edhe nëse nuk jemi plotësisht të gatshëm, ta fillojmë
me bindje artificiale, t’ia imponojmë këtë qëndrim ndërdijes sonë: “Po, unë jam i
gatshëm për ndryshime!”. Një sugjestion të tillë duhet përsëritur disa herë gjatë ditës:
në shtëpi, punë apo rrugë. Se besimi, është i vërtetë apo i rrejshëm, gjithmonë vepron, e
ka vërtetuar para pesë shekujsh edhe alkimisti dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus
Paracelzus. Ai shkroi një fjali që edhe sot merret si fakt shumë domethënës: “Pa marrë
parasysh se objekti i besimit a është i vërtet apo i rrejshëm, efekti i të besuarit
është i njëjtë”.
Ne duhet t’i ndërpresim me çdo kusht ndikimet negative, ndjenjën e
pamundësisë, ndjenjën e paaftësisë, dhe në vend të tyre, të ndërtojmë qëndrime
optimiste, të mendojmë pozitivisht pavarësisht krizave të kohës. Pra, ne duhet të
përpiqemi në çdo formë ta ndryshojmë veten dhe t’i aktivizojmë të gjitha resurset e
brendshme pozitive, duke mos lejuar që të infektohemi nga dukuritë e shëmtuara
përreth, nga forcat e errëta negative. Suksesin duhet ta kërkojmë brenda nesh, e jo jashtë
nesh. Edhe nëse në fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet të dëshpërohemi,
as të demoralizohemi, po të vazhdojmë me vendimin jetik: “Jam i gatshëm për
ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do të ndodhin. Pjesa më e
madhe e njerëzve më të famshëm, janë nisur nga hiqi. Ndoshta një hiq edhe më tragjik
se yni, e megjithatë kanë arritur suksese madhështore. Çdo gjë e madhe buron nga
fillimet e vogla. Prandaj, besimin në arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrë.
Edhe në mbrëmje kur të shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja, nga
mendja jonë, tërë atë që ka ndodhur ditën që po e lëmë pas, sidomos situatat e
pakëndshme. Të shtrihemi me besim të madh se edhe nesër na pret një ditë e re ku do të
korrim suksese të reja, ku do të ndihemi edhe më mirë. Dhe, çdo ditë, do të jemi mirë e
më mirë.
Duhet të mësohemi që shikimin ta hedhim përpara. Ajo që na ka ndodhur dikur,
pra gabimet e mëhershme, duhet t’ia lëmë së kaluarës përgjithmonë. Sa më herët që ta
fillojmë ndryshimin, aq më herët edhe do të jemi pranë qëllimeve tona - pranë
sukseseve dhe lumturisë. Për të arritur diku, duhet patjetër së pari të nisemi. Prandaj të
nisemi sa më herët. Ta hedhim hapin e parë. Nuk humbim asgjë nëse fillojmë që sot me
ndryshime. Ne jemi farkëtarë të fatit tonë, ndërtues të ardhmërisë sonë.
Nga cikli, "Gruaja në Karrierë"
PREZANTIMI, ÇELËSI I NJË SUKSESI
Mesazhi i trupit është shume i rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po
thoni.
Kur vëzhgoni dikë, filloni gjithnjë nga gjestet qe janë me te lehta për t’u vene
re, sepse japin një mesazh shumë më të fortë dhe të menjëhershëm. Ja perse dua t’ju
flas sot, dua t’ju flas për ato lloj gabimesh qe bien menjëherë në sy tek te tjerët e qe
bëhen pa dashur, vetëm sepse u janë bërë zakon, por që japin idenë e profesionalizmi të
mangët.
Në dukje janë gabime të lehta, por në asnjë rast nuk duhet t’i neglizhoni, sepse
të marra të gjitha së bashku, kontribuojnë për shkatërrimin e ngadaltë të imazhin tuaj.
Ashtu siç e kam thënë disa herë, nëse mendoni se një kolegu juaj merr një post
më të lartë sepse ishte më i aftë, e keni gabim, ai ose ajo, i ka krijuar mundësitë vetes
për të bërë karrierë, sepse posedojnë mire kompetencat e tyre dhe japin mesazhin e
duhur të tjerëve. Kompetenca është vetëm një prej kërkesave qe ju kërkohen, le te
themi e rëndësishme, por jo e vetme.
Sipas statistikave 55% e besueshmërisë bazohet tek pamja e jashtme, 38% tek
mënyra e te shprehurit, dhe 7% tek ajo çfarë thoni. Nëse nuk keni pamjen e duhur nuk
do të merreni asnjëherë si duhet ne nivelin profesional, dhe pse jeni inteligjent e te
kulturuar.
Por, për fat të mirë, prezantimi është një prej gjerave më të lehta për t’u
korrigjuar, duhet shume pak për t’u dukur profesionist, të aftë dhe kompetent.
A merreni seriozisht?
Në një seminar për lidershipin e gruas po diskutohej sesi gratë mund të arrinin
të merreshin seriozisht nga te tjerët. Shpesh ju dukej se koleget nuk i merrnin mesazhet
seriozisht, ndoshta sepse teksa flisnin, bënin një buzëqeshje të papërshtatshme, ndonjë
gjest vend e pa vend, me një fjalë arsyet mund të jenë të shumta.
Vajzave u mësohet te buzëqeshin më shumë sesa meshkujve që kur janë fëmije.
Mos me keqkuptoni, me këtë nuk dua të them se nuk duhet te buzëqeshni, por kini
kujdes. Buzëqeshni në mënyrë që të korrespondojnë gjesti me atë që thoni.
Nuk duhet te merrni një pamje fikse, e rëndësishme është te mbani një lidhje
mes asaj qe po thoni dhe shprehjes se fytyrës suaj. Mesazhi i trupit është shume i
rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po thoni. Me para se te transmetoni një
mesazh serioz, bëni disa prova para pasqyrës. Nuk është gjithçka por me siguri do t'ju
shërbejë. Buzëqeshja është e rëndësishme. Ajo mund t'a sheqeros mesazhin tuaj ose ti
japë me shume force atij.
Merrni hapësirë, pa ndrojtje
Përdorimi i hapësirës, 'pra territorit' që ju merrni në biseda, tregon shumë gjera
për sigurinë që keni ne vetvete dhe përdorimi i saj do të thotë sesa i sigurt ndjeheni në
atë moment. Kur të udhëtoni me avion herën tjetër, vini re sesi ulen meshkujt dhe
femrat. Ndërsa te paret marrin gjithë hapësirën, duke shtrire këmbët dhe mbështetur
krahët tek mbajtëset e karriges, te dytat mbajnë krahët afër vetes, nga frika se mund t'i
marrin hapësire te tjerëve.
Mbajeni parasysh dhe këtë tjetrën. Ne ashensor, vini re, se sa me shume te
mbushet aq me shume postohen gratë për t’i bere hapësirave te tjerëve qe hynë, sesa
burrat.
Dhe neper prezantime publike. Janë me tepër gratë ato qe rrinë ne këmbe, apo
flasin me pak, bëjnë me pak gjeste etj. etj. Dhe përshtypja e pare qe japin është ajo e te
qënit persona te kujdesshëm, qe nuk duan te rrezikojnë, te frikësuar e kane shume pak
gjera për te ofruar.
Kur jeni duke bere një prezantim publik, duhet te përdorini gjithë hapësirën qe
keni ne dispozicion. Duhet te përdorni te paktën 75% te hapësirës qe ju rrethon. Neper
mbledhje p.sh., zgjidhni gjithmonë vendin me te gjere, jo një vend ku duhet te rrini
ngushte.
Nëse do te mbështesni bërrylat ne tavoline, do te dukeni si një person qe është
shume i vëmendshëm për atë që po thuhet ne mbledhje. Lërini te lire gjithë energjinë
tuaj. Dhe kujdes gjestet duhet te korrespondojnë gjithmonë me atë qe thoni, shtrëngimi
i duarve tregon është shenje ankthi. Përqendrojini energjitë tek gjestet dhe shijoni
hapësirën qe keni fituar tashme zonja!

More Related Content

Similar to 002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
 
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``Adriatik Rexha
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.RexhaAdriatik Rexha
 
Sq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëSq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëFatos
 
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxTeorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxBrunildaIsufi
 
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…#MesueseAurela Elezaj
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitAda Mehmeti
 
A pain oalbania
A pain oalbaniaA pain oalbania
A pain oalbaniaSuad Bushi
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Adriatik Rexha
 

Similar to 002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02 (20)

Shoqerimi Me Vajza
Shoqerimi Me VajzaShoqerimi Me Vajza
Shoqerimi Me Vajza
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës
 
10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës
 
Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)
 
Sq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinëSq Nëse kërkon lumturinë
Sq Nëse kërkon lumturinë
 
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxTeorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
 
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimit
 
Vrasje - Vetëvrasja
Vrasje -  Vetëvrasja Vrasje -  Vetëvrasja
Vrasje - Vetëvrasja
 
Broshura
BroshuraBroshura
Broshura
 
A pain oalbania
A pain oalbaniaA pain oalbania
A pain oalbania
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
 
Xhelozia
XheloziaXhelozia
Xhelozia
 
Stresii
StresiiStresii
Stresii
 

More from Arbenng

Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btkArbenng
 
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Arbenng
 
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktPyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktArbenng
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Arbenng
 
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Arbenng
 
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2Arbenng
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Arbenng
 
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Arbenng
 
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Arbenng
 
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekFushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekArbenng
 
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Arbenng
 
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Arbenng
 
Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Arbenng
 
Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Arbenng
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Arbenng
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Arbenng
 
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Arbenng
 
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreElektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreArbenng
 
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Arbenng
 

More from Arbenng (20)

Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btk
 
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
 
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktPyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
 
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
 
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01
 
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
 
Jd
JdJd
Jd
 
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
 
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekFushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
 
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
 
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
 
Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)
 
Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
 
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
 
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreElektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
 
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
 

002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02

  • 1. Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë. 1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë. 2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit. 3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar. 4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike. 5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur. 6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre. 7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor. 8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe - zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës 9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë. 10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje. 11. Shërbimi "Detektori i dashurisë" i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë. 12. Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë "online" për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve. 13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje. 14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë). 15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy. 16. Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja "dashurie" nëse nuk janë të sigurt për një lidhje. 17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë. 18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes. 19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.
  • 2. 20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për intimitet. 21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit "Romeo dhe Zhulieta", merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin. 22. "Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar", thotë Helen Fisher autor i librit "Pse dashurojmë". Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive. 23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca. 24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të. 25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi. Tradhtia dhe emocionet Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t'i dëgjuar, dhe pastaj t'i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t'i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë "ngarkesë erotike" që është brenda jush: "Lasciarsi andare", lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht. Xhelozia dhe dyshimi Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë "tepër të pabindshme" për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e "pabindur", që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi "Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?" Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket. Liria dhe kënaqësia Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet duhet t'i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t'u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë intime, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t'i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë intime. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj
  • 3. PSIKOLOGJIA E TE LYERIT TE FEMRAT Psikologjia e te lyerit tek femrat. Sensualitet, druajtje, ligesi Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t'i bere misterioze dhe te thelle, per t'i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t'i dhuruar nje shkelqim te ri. Truku eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te personalitetit femeror. NJE TRUKIM PER CDO FEMER Aspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c'do te thote te zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit. Klasik Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje element stabiliteti, sigurie. - Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo me te cilin te tjeret e identifikojne. - Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne maksimum fytyres. - Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe oportunitetet pozitive te ndryshimit. Trendy Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura. Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim, kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura, metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e qepallave. - Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje "trendy", kjo lloj femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e jashtme dhe t'i beje pjese te vetes. - Je nj tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne. Natyrale Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres natyrale, si perkufizim "uje e sapun". E ndrojtura
  • 4. Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo. Sportive Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale. Intelektuale Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret. PIKAT E TERHEQJES Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake. Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve. Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen vemendjes mashkullore. Syte "Pasqyra e shpirtit", per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat njerezit: gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t'i lesh natyrale buzet, do te thote te meshosh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore dhe me te thelle. Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet '20 dhe me vione nga hipite ne vitet '60 e '70, vajza te shqetesuara qe perjetonin ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze. Buzet Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te trukuara, te nxjerra ne pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike. Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit: te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte. Nuk eshte rastesi qe sex-simbolet me te famshem te se kaluares, perdornin te kuq te forte te deklaruar "pasionale". Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket. Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe
  • 5. preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te shkelqyeshem. SI TË SILLENI ME NJERËZIT QË NUK JU DUAN Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni. Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu. 1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.
  • 6. 2. Kanalizoni agresivitetin tuaj Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj. 3. Vendosni kufit tuaj Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt. 4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet. 5. Kurseni kohën Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni. 6. Mësoni diçka për veten tuaj Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.
  • 7. 7. Jeni gjithnjë në formë Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj. 8. Dashuroni me sinqeritet Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni. 9. Le të flitet për ju Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas. Truri i mashkullit dhe i femrës MASHKULLI - FJALË, FEMRA - FJALORË Të dashurosh pa parakushte do të thotë plotësisht t'i lëshohesh dashurisë dhe të mos e kushtëzosh atë, pra, ta pranosh partnerin ashtu si është, edhe në qoftë se dëshpërohesh. Ky është qëndrimi i femrave, gjë që është në kundërshtim me sistemin mendor të meshkujve. Meshkujt për çdo problem kanë njëfarë plus - minus liste. Ata çdo mendim e analizojnë, plus për atë, minus për këtë, plusat në
  • 8. të majtë, minusat në të djathtë... Më tepër plusa paska dhe kjo është dashuri. Në jetën e çdo mashkulli ekziston një femër e cila ia ndryshon jetën, ia bën më të suksesshme ose ia shkatërron, e ndihmon ose e saboton. Po ashtu kjo vlen edhe për jetën e femrave. Shumë njerëz janë munduar ta kuptojnë botën dhe makinerinë e sistemit mendor të femrave, por shumica prej tyre hoqën dorë e na mbetën fjalët e tyre, siç thotë një fjalë popullore, se ato lindën tri ditë para djallit. Edhe te ne, shqiptarët, pleqtë thonë se një femër është gjysmë djalli, ndërsa dy femra janë dhjetë djaj. Duket se diçka duhet t'i kenë bërë femrat meshkujve kur janë shkruar gjithë ato rreshta për natyrën e tyre. Mjafton vetëm të shikohet leksikoni i aforizmave, dhe vendin më të madh në të do ta zënë femrat. C. D. Grabbe thotë se femrat shikojnë thellë, ndërsa meshkujt larg. Dallimet mes femrave dhe meshkujve janë dhe do të jenë mjaft të theksuara, ku, sipas shkencëtarëve e hulumtuesve, e tërë kjo është si pasojë e veçantisë së strukturës së trurit të femrës dhe atij të mashkullit. Që të vërtetohen dallimet mes trurit të femrës dhe të mashkullit, në universitetin e Tel-Avivit (Izrael) u kryen disa eksperimente dhe hulumtime. Mes tjerash, u vërtetua se femrat më mirë se meshkujt kuptojnë tërësinë e marrëdhënieve të ndryshme të ndërlikuara. Ato mendojnë në mënyrë kompleksive, sepse në to është e lidhur më mirë ana e djathtë dhe e majtë e trurit. Më të mirë në kuptimet dhe koncepcionet janë meshkujt, pra, më shumë se femrat merren me ndarjen, veçimin e problemit nga tërësia e prob lematikës. Truri i mashkullit është 10% më i madh se i femrës. Në aspektin statistikor, për po aq më të madhe e ka edhe masën e trurit. Mirëpo, në asnjë rast kjo nuk do të thotë se meshku jt janë më të mençur se femrat. Foshnjat femra kanë trurin e njëjtë në sasi sikur meshkujt foshnje, mirëpo gjatë tri vjetëve të para të jetës truri i meshkujve rritet më
  • 9. shpejtë. Edhe pse të njëjtë në princip, truri i mashkullit dhe i femrës dallojnë për nga hipotalamusi, i cili për nga dukja e jashtme ndryshon në bazë të gjinisë. Kjo pjesë e trurit është vend komandimi, qendër për sek sualitet, eufori, depresion dhe të gjitha disponimet në tërësi që mund të lajmërohen në njeriun. Te meshkujt hipotalamusi aktivizohet çdo katër orë duke derdhur sasi të caktuara të hormoneve të ndjenjave. Ky ritëm është më i shkurtër te femrat që para së gjithash ndryshon në varësi nga menstruacionet. Para fillimit të muajit lunear, kohëzgjatja e aktivitetit të hipotalamusit është në çdo 90 minuta, duke arritur pastaj dalë nga dalë ritmin katër orësh. Si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, truri është ai që rregullon jetën emocionale duke lëshuar hormonet e caktuara. Te meshkujt kjo ndodh në ritëm të caktuar e të fortë, për këtë edhe jeta emotive e këtyre është më stabile. Te femrat, sidomos para menstruacioneve, ky ritëm kryhet nga lartësitë qiellore të kënaqësisë e deri në shqetësim dhe mjerim. Dr. Moir thotë se gjinitë nuk janë të njëjta as për nga aftësia e të mbamurit mend. Dallimi është vërtetuar biologjikisht: meshkujt mendojnë në mënyrë abstrakte (anojnë kah abstraktiviteti më tepër), ndërsa femrat në mënyrë intuitive. Meshkujt më tepër mendojnë se janë dominantë, mirëpo, femrat kanë aftësi që të sillen më mirë me ta se sa që është anasjelltas. Kjo shkencëtare angleze, pos tjerash, thotë: "Te meshkujt ndonjëherë nga seksi lind dashuria, ndërsa te femrat, nga dashuria - seksi" . Deponimet e përvojave që do të mbahen mend kryhen në mënyrë të njëjtë nga të dy gjinitë. Gjatë kësaj zgjedhën informatat që shprehin interesim në regjionet e ndryshme të trurit e që më vonë do t'i nevojiten personit. Ky nuk është proces në të cilin nuk merr pjesë vetëdija, pra, njeriu nuk mund të zgjedh se ç'do të palohet në kujtesën e tij. Prandaj, edhe gjatë deponimit të informatave për kujtesë ekzistojnë porosi të dyfishta. P.sh. femrës i intereson moda dhe në trurin e saj do të deponohet një numër i madh i informatave mbi veshjen, për shkak të së cilës ajo lëshon informata tjera të rëndësishme. Prandaj, nuk është çudi që meshkujt më tepër dhe më mirë mbajnë mend informatat nga lëmet tjera. Si shembull mund të marrim këtë: çifti bashkëshortor bisedon për personin të cilëve nuk iu kujtohet emri. Dhe mashkulli thotë: "E di ai që ka një Mazda kabrio të kuqe me drita që hyjnë brenda", ndërsa femra thotë: "Po, më kujtohet ai, i cili në retrovizor mban kukullën Barbi me fustan pika-pika të kuqe!"
  • 10. DEPRESIONI 20 pyetje - 20 përgjigje Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po kalon në një gjendje DEPRESIVE. 10 - A e nxit vetmia neverinë ndaj jetës? Shumë studiues janë të mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu është qenie shoqërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, pra jeta e përbashkët, ndikon edhe në ekuilibrin emocional, në kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtërore gjatë situatave frustruese. Por ka edhe të tjerë, që mendojnë, se kjo varët shumë nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qëllimet e përcaktuara në jetë. 11 - Çfarë është qëndrimi i personit depresiv? Thënë shkurt e prerë: fundamentalisht negativ ndaj vetës dhe jetës!!! 12 - A është ky qëndrim fundamental edhe faktori më i shpeshtë që i nxitë individët për të kryer aktit e vetëvrasjes?
  • 11. Mjerisht po. Fajësia, e në veçanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetës mund të krijoj apati aq të thellë, sa që ai nuk sheh rrugëdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithë kësaj, natyrisht që përfundon tragjikisht - me aktin e vetëvrasjes. 13 - Cilat janë simptomat e gjendjeve të lehta depresive, që quhen "depresione stinore"? Plogështia psikike e fizike, lodhja e pabazë, dëshira e madhe për gjumë, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit për shoqërim etj. 14 - Ku është burimi i kësaj forme të çuditshme depresive, që është variabël, varësisht prej stinëve? - Shkencëtarët supozojnë se është hormoni i melatoninës. Melatonina, që është produkt i hipofizës, sinkronizon anën tonë biologjike në varshmëri prej fuqisë së dritës që e pranon syri ynë, pra, bënë rregullimin e ritmit ciklik ditë-natë. Çdo çekuilibrim në këtë fushë përcillet me ndryshime të lehta të gjendjes shpirtërore, të quajtura, siç e cekëm edhe më lartë, "depresion stinor". 15 - A është gjendja depresive gjithnjë konstante? Përgjithësisht jo, edhe pse mund të ketë përjashtime. 16 - A vërehet lehtë individi i cili veç gjendet nën "pushtetin" e depresionit? Nuk është e vështirë ta vërejmë, pasi siç e cekëm edhe më lartë, individi me çrregullime shpirtërore, kalon gjatë fazave të ndryshme në gjendje të thellë pikëllim,
  • 12. duke u mbyllur në botën e vetë dhe duke mos treguar kurrfarë interesimi për botën e cila e rrethon. 17 - Cilat janë simptomat e para të dukshme që paralajmërojnë fillimin e çrregullimeve shpirtërore? Humbja e interesit të përgjithshëm për kënaqësitë e jetës, ndjesia e të qenit i pavlefshëm, pushtimi i ndjesive dëshpëruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetësime gjatë pushimit të natës, ose edhe pagjumësia e theksuar, ndryshimet në oreks, rënie në peshë, mungesa e energjisë vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime të vazhdueshme negative ndaj vetës dhe jetës. 18 - A është e vërtet se njerëzit, shpesh, nuk dëshirojnë ta bëjnë publike këtë çrregullim të gjendjes shpirtërore, sepse e konsiderojnë si "turp"? Po, për arsye të paragjykimeve që kanë, e që është shumë gabim, pasi edhe depresioni është një sëmundje, si të gjitha të tjerat, dhe kërkon kurim. 19 - Pra, është e mundur dalja nga ky "tunel i errët", dhe rikthimi i sërishëm i disponimit dhe vullnetit për jetë! Gjithsesi. Sipas studimeve të gjata të bërë në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë, sëmundja e depresionit është e shërueshme, por, natyrisht, përveç trajtimit adekuat duhet patjetër të mbizotëroj edhe dëshira dhe vullneti i mirë i individit. 20 - Cilat janë trajtimet adekuate që duhet të zbatohen që të mund të dilet nga ky "tunel i errët" shpirtëror?
  • 13. Ka disa forma dhe mënyra për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme të relaksimit, terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, që gjatë gjendjes së çekuilibrimit emocional, gjëja e fundit që individit i be në mend, është të ndërmarr diç në këtë drejtim, prandaj, m'u në këtë fazë ai ka më së shumti nevojë për përkrahje, mbështetje të njerëzve të besuar, të familjarëve, të miqve, të shoqërisë dhe institucioneve përkatëse. Mbështetja e fuqishme shpirtërore, e kombinuar me llojet e terapive të ndryshme, jep efektin më të mirë shërues dhe zvogëlon dukshëm mundësit për rikthimin e depresionit. Megjithatë, shumë, shumë e rëndësishme është që mos të injorohen simptomat e para të depresionit, por intervenimi të bëhet në fazat fillestar, për ta parandaluar rrezikun e kalimit të sëmundjes nga format e lehta (neurozat), tek ato më të rëndat (psikozat), të cilat pastaj kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe të veçantë! Shpesh meshkujt nuk kuptojnë atë se femrat mendojnë në mënyrë më kompleksive. Në këtë aspekt ata janë më të thjeshtë. Dihet se ana e djathtë e trurit udhëheq me emocionet dhe ndjenjat. E majta me gjuhën folëse dhe intelektin. Femra para se ta shpreh mendimin, mes dy gjysmave të trurit të saj aktivizohen me miliona lidhje. Dy gjysmat e trurit të gjinisë më të bukur funksionojnë bashkërisht - pa konkurrencë. M’u për këtë paraqiten probleme te meshkujt, kur mundohen t'i kuptojnë ato. Procesi i mendimit te ata rrjedh ndryshe. Ata mendojnë bardh e zi, sepse të dy gjysmat e trurit të tyre janë konkurrentë të përhershëm - me ta udhëheqë koka. Gjatë testimit të 200 personave në Tel- Aviv, shkencërisht u vërtetua se gjatë zgjidhjes së detyrës femrat kanë pasur të dyja pjesët e trurit në aktivitet të punës, përderisa meshkujt në veprim patën vetëm anën e majtë. Kjo u vërtetua me matjet e rrymave trunore. Interesante është të theksohet se meshkujt më shpesh se femrat gënjejnë. Kjo ndodh ngase në nëndije frikohen se mos nuk janë mjaft të suksesshëm. Psikologët thonë se gënjeshtrat tipike të meshkujve janë relikte nga e kaluara gjuetareske e tyre, ngase gënjeshtrat mbi sasinë e gjuetisë edhe atëherë kanë ekzistuar. Femra nuk vuan nga ky kompleks i mos suksesit. Kur ajo gënjen, këtë e bën shumë më mirë se mashkulli, dhe në mënyrë tipike femërore, duke e përjetuar gënjeshtrën. Ndryshim tjetër mes gjinive është se femrat mund të dashurojnë pa parakushte. Studentët e universitetit të Kalifornisë kanë anketuar me qindra meshkuj e femra me pyetjen: Pse dashuroni partnerin tuaj? Një numër i femrave u përgjigj: "Thjesht e dua!", pas mendimit për kohë të caktuar, përderisa meshkujt pa menduar fare i kanë treguar arsyet e dashurisë së tyre. Ata ndjehen në mënyrë lineare (dydimenzionale) dhe për këtë janë më të thjeshtë. Femrat janë më kompleksive. Kur vendos ajo të dashurojë, dashuron përherë, ndërsa dashurojnë me ndërprerje, ngaqë në ndërkohë kanë edhe punë të tjera. Të dashurosh pa parakushte do të thotë plotësisht t'i lëshohesh dashurisë dhe të mos e kushtëzosh atë, pra, ta pranosh partnerin ashtu si është, edhe në qoftë se dëshpërohesh. Ky është qëndrimi i femrave, gjë që është në kundërshtim me sistemin
  • 14. mendor të meshkujve. Meshkujt për çdo problem kanë njëfarë plus - minus liste. Ata çdo mendim e analizojnë, plus për atë, minus për këtë, plusat në të majtë, minusat në të djathtë... Më tepër plusa paska dhe kjo është dashuri. Femrat nuk mund t'i ndajnë ndjenjat. Ato ose i pranojnë ose i hedhin ato. Në trurin e tyre arsyeja dhe emocionet në vend se të kundërshtohen njëra me tjetrën, ato komunikojnë reciprokisht mes veti. Edhe gjatë seksit ndryshon mënyra e regjistrimit të sinjaleve mes gjinive. Shumë psikologë mjaft lirë përgjig jen në këtë pyetje. Seksi, sipas tyre, te femrat nuk ndodh në mes të këmbëve, por mes dy veshëve. Pra, kjo është çështje e trurit dhe si e tillë, e vetmja gjë e përbashkët për të dy gjinitë. Te meshkujt ngacmimet erotike rrjedhin nga sytë (shikimi në ndonjë vajzë të bukur), pastaj nga prekja e lëkurës (ledhatimi, puthja), gjë që në tru provokon tajimin e testosteronit (hormonit mashkullor seksual i cili më pastaj kujdeset për gjërat tjera - për fortësimin e rrjedhjes së gjakut në gjenitale si dhe ereksionin). Femrat nuk reagojnë aq thjesht. Për ato nevojiten më shumë ngacmime optike. Ato, p.sh. i ngacmon ekzaltoidi, materie me erë moshuzi, të cilin ë tajojnë meshkujt e që vetë nuk e perceptojnë me shqisën e ndijimit. Te femrat shumëçka mund të ngjallë dëshirën për seks: muzika e vërtetë, ledhatimi në vende të qëlluara, fjalët e vërteta dhe çdo gjë që është më tepër se një simpati lakuriqe ndaj partnerit. Në bazë të të dhënave statistikore, sa i përket inteligjencës, padyshim del se meshkujt janë tejet më inteligjent se femrat. Në bazë të disa test - detyrave është vërtetuar se për një vajzë me inteligjencë bukur të zhvilluar vijnë 13 meshkuj gjenialë. P.sh. djaloshi dhjetëvjeçar Majkëll Kernej nga Alabama në SHBA ka koeficientin 200 të inteligjencës dhe tash studion. Mirëpo, në anën tjetër nëse merret parasysh se llogaritjet statike për kullën e Ajfellit i bëri vajza Sofi Zhermen, pastaj teorinë e relativitetit për të cilën Ajnshtajni mori çmimin Nobel, qe ide e gruas së tij, dhe të gjitha të hollat jozyrtarisht ia dhuroi asaj, del se ka përjashtime nga rregullat. Mirëpo, megjithatë këto raste mund të quhen: femër me mënyrën mashkullore të mendimit Po ashtu ka edhe raste të meshkujve me mënyrën femërore të mendimit.
  • 15. SI MENDONI - TË TILLË EDHE JENI! Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botës suaj të jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Pra, të menduarit është një aksion, prej të cilit edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje gjitha proceset pasuese. “Vetëm një rrugë çon kah lumturia dhe kah qetësia shpirtërore. Prandaj gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për t’ia mësyrë kësaj rruge, në agun e hershëm dhe në mbrëmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do të shihni dritën”. Epikteti - filozof grek Pothuajse të gjithëve na është e njohur thënia: Si mendoni - të tillë edhe jeni. Mesazhi i kësaj thënie, po ashtu, është shumë i qartë: nëse mendoni për veten ose për diç tjetër pozitivisht, ju do të ndjeheni i relaksuar, i qetë, i hareshëm, i gëzuar, i lumtur, i shëndetshëm etj. Dhe e kundërta: nëse mendoni për veten ose për diç tjetër negativisht, natyrisht që si rezultat i atyre mendimeve, ju do të përjetoni vetëm shqetësime, disfata, sëmundje, vuajtje, etj. Dhe a ka më keq se kur njeriu ndjehet i mjerë shpirtërisht? Mjerimi shpirtëror është armiku më serioz i shëndetit tonë, e shëndeti është baza më e rëndësishme e çdo suksesi, e mbi të gjitha, është dukuri, nevojë jetike. Nuk ka thënë më kot Emersoni: “Shëndeti është pasuria më e madhe”. Dhe këtë e di secili që i mungon kjo pasuri të cilën nuk ka vlerë materiale që mund të kompensojë! Njerëzit, megjithatë, akoma nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i gjithë të këqijave gjendet brenda tyre, në mënyrën e të menduarit të tyre. Pra, ata vet janë kreator të vuajtjeve dhe mjerimit, dëshpërimit dhe dështimit, anomalive dhe fatkeqësive etj., pasi të gjitha ligjet e natyrës - ligjet hyjnore, janë krijuar për të mirën e tyre, ndërsa ata, punojnë kundër vetes! Dhe prapë pyesin: E çfarë duhet të bëjmë?! Përgjigja është shumë e thjesht - vetëm programojuni pozitivisht dhe do të jetoni në
  • 16. harmoni me ligjet universale, me farën hyjnore. Për problematikën e mësipërme, pra për ndikimin e mendimeve në jetën e njeriut, janë shkruar shumë e shumë libra. Librat si: “Sistemi i sukseit” - Oskar Shelbah, “Forca e ndërdijes” - Xhozef Marfi, “Mendimet e zemrës” - Lujza Hej (që mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), “Mësojmë me të gjitha shqisat” - F. Zwissin/G. Klinger (që gjithashtu mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), “Suksesi në jetë” - Harry Box, “Shtatë ligjet e jetës e të suksesit” - Dipak Çopra e sa e sa libra të mistikut dhe filozofit të madh Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund t’i shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”) etj., sot mund të gjendën edhe në tregun tonë, dhe janë gjithnjë e më të kërkuara. Sot kemi edhe autorë të shumtë shqiptarë që me veprat e tyre kanë kontribuar në pasurimin e këtij thesar shpirtërore siç janë librat e Daut Demaku: “Mendimi dhe suksesi”, “Magjia e urtisë”, Thuaji jetës mirëmëngjes” etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: “Në vorbullën e jetës I dhe II. Librat e Adem Demaçit: “Filozofia e jetës”, “Libër për Vet mohimin”si dhe shkrime të autorëve të tjerë. Dhe të gjitha këto vepra flasin për fuqinë e madhe që fshihet në thellësitë e mendjes së secilit njeri. Për fuqinë e mendimit pozitiv - burimin e çdo gjëje. Fuqinë e cila konsiderohet më e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, të cilën ne duhet vetëm ta aktivizojmë dhe ta përdorim në mënyrë të duhur për t’i shijuar efektet e saj: sigurinë, pasurinë, shëndetin, kënaqësinë, lumturinë etj. Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botës suaj të jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Pra, të menduarit është një aksion, prej të cilit edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje gjitha proceset pasuese. Formimi i mendimeve fillon që në fëmijëri të hershme. Shumë hulumtues të lëmit të psikologjisë, mendojnë se ky proces, bashkë me proceset tjera të edukimit, fillon gjysh në barkun e nënës, përkatësisht që nga lindja. Ashtu si edukohemi nëpër këto faza, ashtu edhe do të sillemi në vazhdimësi. Në këtë shkrim nuk do e elaborojmë edhe atë që ne, si shpirt, e sjellim me vete gjatë lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e mëparshme, nevojën karmike sipas teorisë së inkarnimit (lindjes së re në një kohë tjetër dhe trup tjetër), e as teori të formave tjera me origjinë religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmë vetëm atë që i përket jetës sonë të tashme. Pra, ndikimet e faktorëve aktual në ne dhe marrëdhëniet tona ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe çfarë mund të bëjë ne që të ndikojmë mbi to. Siç e cekëm edhe më lartë, ashtu si edukohemi ashtu edhe do të sillemi. Pra, tërë atë që prindërit tanë e kanë programuar në ne, atë dhe do ta realizojmë në mënyrë të pavetëdijshme, përderisa, për këtë, nuk vetëdijesohemi dhe nuk marrim masa për ndryshim. Nëse p.sh. ata gjatë gjithë kohës na kanë folur se jemi të prapët, ky mendim do të regjistrohet thellë në ndërdije dhe, herdokur, do të vijmë në aso situatash që ajo
  • 17. thënie të vërtetohet, pasi ndërdija jonë do të veproj sipas atyre sugjerimeve. Çdo sugjerim, çdo urdhër, çdo programim që hynë në kokat tona, që depërton në qelizat tona, në gjenet tona, automatikisht edhe realizohet, nëse jo menjëherë, atëherë me siguri më vonë. Një gjë duhet ta kemi të qartë: ndërdija nuk është selektive. Ajo reagon në çdo aksion. “Ndërdija juaj është shumë e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnë modelin e matricës nëpër të cilën rrjedh inteligjenca e paskajshme, mençuria, forca jetësore dhe energjia e ndërdijes suaj. Po guxuat t’i përdorni ligjshmëritë e mendjes, në vend të skamjes do të keni pasuri, në vend të besimeve të kota dhe mosdijes - mençuri, në vend të dhembjes - qetësi, në vend të mërzisë - gëzim, në vend të frikës - besim, në vend të mossuksesit - sukses.” - thotë Xhozef Marfi në librin e tij të famshëm, “Forca e ndërdijes”. Pra, nëse mendojmë: “Kurrë nuk do të dalë nga kjo situatë!”, natyrisht që ndërdija jonë do të na përgatisë për dështim - “shkatërrim”. Do t’i ndërmerr të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që ky mendim i yni edhe të realizohet. Dhe fare nuk është e rëndësishme se a e themi këtë mendim me zë apo në vete, mjafton që ky mendim të ekzistojnë diku thellë në ndërdijen tonë dhe sigurisht që kurrë nuk do të dalim nga ajo situatë. Aq më keq është nëse ne për këso mendimesh jemi të vetëdijshëm. Sa më të vetëdijshëm, një hapë më pranë katastrofës do të gjendemi. Akoma më i madh do të jetë hapi nëse mendimet e tilla i themi me fjalë, ose edhe më keq nëse ato fjalë rregullisht i përsërisim. Këtë gjë e ilustron shumë mirë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i lumturisë” (që mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”): “Çdo gjë lindë në shpirt. Në xixën e parë lindë IDEJA, pastaj ideja formësohet në MENDIM, mendimi shprehet me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN”. Shumica e njerëzve janë lypsar. Ata mundohen që përmes mëshirës t’i zgjidhin problemet e veta. Zgjidhjen e kërkojnë gjetkë, jashtë vetës! Ka edhe të tjerë që fatin e kërkojnë përmes formave të ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze, fenomeneve paranormale, veprimeve magjike, etj., që në realitet shpeshherë gjejnë edhe fatkeqësinë, pasi bien pre e matrapazëve, e sharlatanëve të shumtë, veprimet e të cilëve mund të jenë me pasoja mjaft të rrezikshme. Se a do të arrijmë të bëhemi ashtu siç duam, varet tërësisht nga vendimi ynë se a dëshirojmë vërtet një gjë të tillë. Secili prej nesh është i aftë të lirohet nga prangat shpirtërore që ia ke vënë vetes. E rruga më e lehtë, më e shpejtë, më e lirë dhe më e mirë për të dalë nga errësira është ajo rrugë që kalon përmes dritës. Vetëm me anë të dritës mund të dalim nga errësira, vetëm me anë të mirës mund ta mposhtim të keqën, vetëm me anë të mendimeve pozitive mund të lirohemi nga mendimet
  • 18. negative dhe të bëhemi kreatorë të ardhmërisë sonë. Mendoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, individët, jemi artistë me role të ndryshme. Prandaj, varët tërësisht nga ne, se a dëshirojmë ta luajmë rolin e lypsit apo të njeriut të pasur, rolin e të vuajturit apo të te lumturit, rolin e të dështuarit apo të të suksesshmit. Pra, të bëhemi vet ne, regjisor të skenës së jetës dhe të mos e lejojmë vetën që dikush tjetër të jetë përcaktues i qëllimeve tona. Inteligjenca krijuese, qenies njerëzore, pra neve, na ka lënë në dispozicion gjithçka. Bile shumë më shumë se sa aftësia e logjika sonë mund t’i akceptoj. Pra, neve na është dhënë mundësia e lirë që vet të zgjedhim mes të mirës dhe të keqes. Dhe për të qenë në baraspeshë me ligjet e mençurisë universale ne duhet edhe të sillemi në harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne vërtet kemi të drejt të bëjmë pothuajse çdo gjë, pasi që gjithçka edhe është krijuar për ne, megjithatë, duhet t’i respektojmë disa norma, së paku etike, për të mos e lënduar as vetën e as të tjerët. Nuk do ta lëndojmë as vetën e as të tjerët nëse themi: “Unë jam i lumtur por edhe ti je i lumtur”. Për një sugjestion ose formulë të ngjashme si kjo: “Unë jam OK, ti je OK”, E. Berni ka shkruan një libër të tërë, nga i cili edhe do të veçojmë diçka që koincidon me temën tonë. Berni thotë se ekzistojnë njerëz të një kategorie që kanë marrëdhënie negative ndaj vetes, e pozitive ndaj të tjerëve. “Ata zakonisht flasin: “Unë nuk jam OK, ti je OK”. Këta janë njerëz që punojnë çdoherë kundër vetes, pra në dëm të vetës, megjithëse janë të vetëdijshëm se meritojnë më shumë. Ata gjithnjë e gjykojnë vetën, shpesh bile deri në vetëvrasje. Nuk kujdesën për trupin e tyre, zakonisht kanë mbipeshë ose janë shumë të dobët. Nuk kanë vullnet për jetë, nuk angazhohen për asgjë dhe ankohen rregullisht. Janë përtac e përtacia është sëmundje. Edhe varfëria është sëmundje! Ajo paraqite kur ju mendoni se nuk jeni të aftë të krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se pasuria sjell fatkeqësi! Pavarësisht situatave dhe krizave të kohës, edhe pasuria edhe lumturia mund të arrihen. Çështja është vetëm se a jemi ne të gatshëm për këtë, a dëshirojmë t’i posedojmë ato”. Ekziston edhe një grup i të paaftëve sipas Bernit. “Ata fajin ua lënë të tjerëve me qëndrimin: “Unë jam OK, ti nuk je OK”. Ose me fjalë të tjera: “Ti më rrezikon”. Në psikologjinë, pra në mendimet e këtyre njerëzve vend qendror zënë vetit negative dhe të dëmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj”. Berni nuk preferon lidhje të ngushtë me ta. “Për ta lidhen vetëm ata që kanë dëshirë të mundohen. Në një lidhej të keqe, çdo herë do të gjeni dikë që krijon probleme dhe dikë që gjithnjë vetën e dënon. Shpeshherë, njeriu duke dashur të bëhet shpëtimtar, shumë lehtë bëhet viktimë”. “Nëse nuk ndjeheni mjaftë të sigurt” -thotë Berni, “atëherë më mirë të mos përziheni aty”. Mendime të tilla, të lartpërmendura, lindin zakonisht në situata krizash të
  • 19. ndryshme si: ekonomike, politike etj., e që janë aktuale edhe sot e kësaj dite në pjesën më të madhe të globit, pa përjashtuar këtu as trojet tona. E këto mendime, nëse situatat e tilla zgjasin gjatë, zënë rrënjë thellë në ndërdije, duke asfiksuar kështu mendimin pozitiv. Mungesa e besimit në mendimin pozitiv është humbje e shpresës. Humbja e shpresës është gjë e tmerrshme - është humbja e gjithçkaje. Dhe përsëri lind pyetja: e si të dilet nga kjo situatë? Nëse ne vazhdojmë t’i luajmë lojërat tona negative ose pajtohemi me rregullat e këtyre lojërave, dihet si mbarojmë - zakonisht tragjikisht. Nëse ne shprehim së paku guxim për ndryshim dhe dëshirojmë të shkëputemi nga ajo logjik e pavlerë dhe e dëmshme, së pari duhet të sjellim vendim të fuqishëm se jemi të gatshëm që ta ndërrojmë rolin tonë në skenën e teatrit të jetës. Të fillojmë një rol të ri me një regji të re, që do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në skenën e ndërdijes sonë. Duhet ta ndjejmë vetën të gatshëm për ndryshime, ta njohim atë ndjenjë, ta përjetojmë atë dhe ta pranojmë në mendime. Të nisemi nga sugjestioni: “Unë jam i gatshëm për ndryshime!”. Bile edhe nëse nuk jemi plotësisht të gatshëm, ta fillojmë me bindje artificiale, t’ia imponojmë këtë qëndrim ndërdijes sonë: “Po, unë jam i gatshëm për ndryshime!”. Një sugjestion të tillë duhet përsëritur disa herë gjatë ditës: në shtëpi, punë apo rrugë. Se besimi, është i vërtetë apo i rrejshëm, gjithmonë vepron, e ka vërtetuar para pesë shekujsh edhe alkimisti dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus Paracelzus. Ai shkroi një fjali që edhe sot merret si fakt shumë domethënës: “Pa marrë parasysh se objekti i besimit a është i vërtet apo i rrejshëm, efekti i të besuarit është i njëjtë”. Ne duhet t’i ndërpresim me çdo kusht ndikimet negative, ndjenjën e pamundësisë, ndjenjën e paaftësisë, dhe në vend të tyre, të ndërtojmë qëndrime optimiste, të mendojmë pozitivisht pavarësisht krizave të kohës. Pra, ne duhet të përpiqemi në çdo formë ta ndryshojmë veten dhe t’i aktivizojmë të gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar që të infektohemi nga dukuritë e shëmtuara përreth, nga forcat e errëta negative. Suksesin duhet ta kërkojmë brenda nesh, e jo jashtë nesh. Edhe nëse në fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet të dëshpërohemi, as të demoralizohemi, po të vazhdojmë me vendimin jetik: “Jam i gatshëm për ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do të ndodhin. Pjesa më e madhe e njerëzve më të famshëm, janë nisur nga hiqi. Ndoshta një hiq edhe më tragjik se yni, e megjithatë kanë arritur suksese madhështore. Çdo gjë e madhe buron nga fillimet e vogla. Prandaj, besimin në arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrë. Edhe në mbrëmje kur të shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja, nga mendja jonë, tërë atë që ka ndodhur ditën që po e lëmë pas, sidomos situatat e pakëndshme. Të shtrihemi me besim të madh se edhe nesër na pret një ditë e re ku do të korrim suksese të reja, ku do të ndihemi edhe më mirë. Dhe, çdo ditë, do të jemi mirë e më mirë. Duhet të mësohemi që shikimin ta hedhim përpara. Ajo që na ka ndodhur dikur,
  • 20. pra gabimet e mëhershme, duhet t’ia lëmë së kaluarës përgjithmonë. Sa më herët që ta fillojmë ndryshimin, aq më herët edhe do të jemi pranë qëllimeve tona - pranë sukseseve dhe lumturisë. Për të arritur diku, duhet patjetër së pari të nisemi. Prandaj të nisemi sa më herët. Ta hedhim hapin e parë. Nuk humbim asgjë nëse fillojmë që sot me ndryshime. Ne jemi farkëtarë të fatit tonë, ndërtues të ardhmërisë sonë. Nga cikli, "Gruaja në Karrierë" PREZANTIMI, ÇELËSI I NJË SUKSESI Mesazhi i trupit është shume i rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po thoni. Kur vëzhgoni dikë, filloni gjithnjë nga gjestet qe janë me te lehta për t’u vene re, sepse japin një mesazh shumë më të fortë dhe të menjëhershëm. Ja perse dua t’ju flas sot, dua t’ju flas për ato lloj gabimesh qe bien menjëherë në sy tek te tjerët e qe bëhen pa dashur, vetëm sepse u janë bërë zakon, por që japin idenë e profesionalizmi të
  • 21. mangët. Në dukje janë gabime të lehta, por në asnjë rast nuk duhet t’i neglizhoni, sepse të marra të gjitha së bashku, kontribuojnë për shkatërrimin e ngadaltë të imazhin tuaj. Ashtu siç e kam thënë disa herë, nëse mendoni se një kolegu juaj merr një post më të lartë sepse ishte më i aftë, e keni gabim, ai ose ajo, i ka krijuar mundësitë vetes për të bërë karrierë, sepse posedojnë mire kompetencat e tyre dhe japin mesazhin e duhur të tjerëve. Kompetenca është vetëm një prej kërkesave qe ju kërkohen, le te themi e rëndësishme, por jo e vetme. Sipas statistikave 55% e besueshmërisë bazohet tek pamja e jashtme, 38% tek mënyra e te shprehurit, dhe 7% tek ajo çfarë thoni. Nëse nuk keni pamjen e duhur nuk do të merreni asnjëherë si duhet ne nivelin profesional, dhe pse jeni inteligjent e te kulturuar. Por, për fat të mirë, prezantimi është një prej gjerave më të lehta për t’u korrigjuar, duhet shume pak për t’u dukur profesionist, të aftë dhe kompetent. A merreni seriozisht? Në një seminar për lidershipin e gruas po diskutohej sesi gratë mund të arrinin të merreshin seriozisht nga te tjerët. Shpesh ju dukej se koleget nuk i merrnin mesazhet seriozisht, ndoshta sepse teksa flisnin, bënin një buzëqeshje të papërshtatshme, ndonjë gjest vend e pa vend, me një fjalë arsyet mund të jenë të shumta. Vajzave u mësohet te buzëqeshin më shumë sesa meshkujve që kur janë fëmije. Mos me keqkuptoni, me këtë nuk dua të them se nuk duhet te buzëqeshni, por kini kujdes. Buzëqeshni në mënyrë që të korrespondojnë gjesti me atë që thoni. Nuk duhet te merrni një pamje fikse, e rëndësishme është te mbani një lidhje mes asaj qe po thoni dhe shprehjes se fytyrës suaj. Mesazhi i trupit është shume i rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po thoni. Me para se te transmetoni një mesazh serioz, bëni disa prova para pasqyrës. Nuk është gjithçka por me siguri do t'ju shërbejë. Buzëqeshja është e rëndësishme. Ajo mund t'a sheqeros mesazhin tuaj ose ti japë me shume force atij. Merrni hapësirë, pa ndrojtje
  • 22. Përdorimi i hapësirës, 'pra territorit' që ju merrni në biseda, tregon shumë gjera për sigurinë që keni ne vetvete dhe përdorimi i saj do të thotë sesa i sigurt ndjeheni në atë moment. Kur të udhëtoni me avion herën tjetër, vini re sesi ulen meshkujt dhe femrat. Ndërsa te paret marrin gjithë hapësirën, duke shtrire këmbët dhe mbështetur krahët tek mbajtëset e karriges, te dytat mbajnë krahët afër vetes, nga frika se mund t'i marrin hapësire te tjerëve. Mbajeni parasysh dhe këtë tjetrën. Ne ashensor, vini re, se sa me shume te mbushet aq me shume postohen gratë për t’i bere hapësirave te tjerëve qe hynë, sesa burrat. Dhe neper prezantime publike. Janë me tepër gratë ato qe rrinë ne këmbe, apo flasin me pak, bëjnë me pak gjeste etj. etj. Dhe përshtypja e pare qe japin është ajo e te qënit persona te kujdesshëm, qe nuk duan te rrezikojnë, te frikësuar e kane shume pak gjera për te ofruar. Kur jeni duke bere një prezantim publik, duhet te përdorini gjithë hapësirën qe keni ne dispozicion. Duhet te përdorni te paktën 75% te hapësirës qe ju rrethon. Neper mbledhje p.sh., zgjidhni gjithmonë vendin me te gjere, jo një vend ku duhet te rrini ngushte. Nëse do te mbështesni bërrylat ne tavoline, do te dukeni si një person qe është shume i vëmendshëm për atë që po thuhet ne mbledhje. Lërini te lire gjithë energjinë tuaj. Dhe kujdes gjestet duhet te korrespondojnë gjithmonë me atë qe thoni, shtrëngimi i duarve tregon është shenje ankthi. Përqendrojini energjitë tek gjestet dhe shijoni hapësirën qe keni fituar tashme zonja!