SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
Download to read offline
AGJENDA
1
Historiku
Struktura institucionale e prokurimit publik në vendet e zgjerimit të Bashkimit Evropian
(BE)(Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i zi, Kosova
,
Serbia, Turqia) është stabilizuar viteve të fundit dhe organet përkatëse janë zhvilluar në institucione
të pjekura dhe proaktive të gatshme dhe në gjendje që t’i zhvillojnë edhe më tej këto sisteme.
Megjithatë, siç e dëshmon edhe vlerësimi i matjeve bazë të bëra nga SIGMA në vitin 20151
,
institucionet përkatëse, dhe në veçanti organet për shqyrtimin e prokurimit (OSHP), kanë nevojë
edhe më tutje për përforcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve profesionale të tyre.
Një sistem shqyrtues që funksionon mirë luan rol vendimtar në zbatimin e rregullave të prokurimit.
Një prej tre kritereve kryesore për prokurimin publik në kuadër të Parimeve të Administratës
Publike2
të zhvilluara nga SIGMA merret ekskluzivisht me sistemin e mjeteve juridike,gjë që e thekson
rëndësinë e kësaj çështjeje.
Garantimi i qasjes në drejtësi për organizatat dhe bizneset që marrin pjesë në tendera publik është
një mekanizëm i rëndësishëm për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit të prokurimit.
Kriteret themelore për sistemin shqyrtues janë reaktiviteti, efektivitetidhe pavarësia prej
autoriteteve kontraktuese. Transparenca dhe efikasiteti i procedurave të shqyrtimit, kapacitetet
institucionale, si dhe cilësia e vendimeve dhe zbatimi i këtyre vendimeve janë përcaktuesit kryesorë
të funksionimit të mirë të sistemit të shqyrtimit. Në mënyrë që të plotësohen këto kritere, vendimi
për zgjidhjet administrative dhe ligjore të organizimit të sistemit të shqyrtimit mund të varen nga
praktikat lokale.
Në pjesën më të madhe në vendet e zgjerimit të BE-së ekziston kuadri rregullator dhe struktura
institucionale për trajtimin e ankesave. Megjithatë, në këto vende, sistemet e mjeteve juridike
vuajnë nga disa mangësi kryesisht të ngjashme. Për shembull, aty përfshihen mungesa e
kapaciteteve të mjaftueshme; tendenca për t’u përqendruar vetëm në gabimet dhe lëshimet formale;
mungesa e trajtimit me kohë të ankesave dhe mungesa apo mekanizma të pamjaftueshëm të
aplikimit unik të ligjit. Organet shqyrtuese në këtë rajon janë duke u ballafaquar me numër në rritje
të ankesave. Në njërën anë, kjo ka të bëjë me shprehjen e besimit nga ana e sektorit të biznesit në
institucionet e prokurimit, veçanërisht në organet shqyrtuese,por në anën tjetër, ajo e krijon një
sfidë në rritje për organet shqyrtuese.
Duke e pasur parasysh këtë dhe në bazë të interesimit të treguar nga vendet e zgjerimit të BE-së,
SIGMA bashkë me Komisionin Shtetëror për Ankesa në Shkup kanë vendosur që ta organizojnë këtë
konferencë me fokus në aspekte të ndryshme me rëndësi për funksionimin e mirë të sistemit të
shqyrtimit të prokurimit publik.
Objektivat e konferencës:
Objektivat kryesore të konferencës janë:
 Promovimi dhe shtimi i njohurive lidhur me rëndësinë e funksionimit të mirë të sistemit të
shqyrtimit të prokurimit publik;
 Shkëmbimi i përvojave praktike lidhur me funksionimin e sistemeve të shqyrtimit të
prokurimi;t dhe
 Rritja e bashkëpunimit lokal dhe këmbimit të njohurive në mes të institucioneve nga rajoni.

Ky emërtim nuk i paragjykon qëndrimet lidhur me statusin, si dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe
me Mendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
1
http://www.sigmaweb.org/publications/public-governance-baseline-measurement-reports.htm
2
http://www.sigmaweb.org/publications/Principles-Public-Administration-Nov2014.pdf#page=101
2
Temat kryesore që do të diskutohen:
1. Zbatimi i Direktivës për mjetet juridike në vendet anëtare të BE-së.
2. Pavarësia e organeve shqyrtuese dhe kriteri i paanshmërisë gjatë vendim-marrjes.
3. Transparenca e sistemit të masave korrigjuese:
a. Rëndësia e publikimit gjithëpërfshirës të aktvendimeve dhe arsyetimit të tyre dhe të
dhënave për funksionimin e sistemit të mjeteve juridike;
b. Transparenca kundrejt mbrojtjes së informatave konfidenciale dhe interesave
afariste të operatorëve ekonomikë.
4. Cilësia e vendimeve të nxjerra nga organet shqyrtuese (përfshirë mënyrën se si të sigurohet
angazhimi i ekspertëve të specializuar gjatë procedurave të shqyrtimit dhe si të shmanget
përqendrimi vetëm në gabimet formale dhe mosveprimet).
5. Organizimi i organeve shqyrtuese.
Vendi dhe data:
Konferenca do të mbahet në Ohër më 9-10 qershor 2016.
Pjesëmarrësit:
Pjesëmarrës do të jenë Kryetarët e OSHP-ve dhe personeli kryesor i tyre. Secili vend i zgjerimit të BE-
së do të ketë pesë delegatë zyrtarë në konferencë (përveç vendit mikpritës që mund të ketë një
maksimum prej 8 pjesëmarrësish). Shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe të akomodimit do të
mbulohen nga SIGMA. Do të marrin pjesë përafërsisht 40 pjesëmarrës nga rajoni. Në konferencë do
të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ReSPA-s, Divizioni i OECD/GOV për
Integritetin e Sektorit Publik dhe një numër i ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesit
e organizatave dhe donatorëve ndërkombëtar tjerë që janë aktivë në rajon (si Shkolla Rajonale për
Administratë Publike (ReSPA), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Banka Evropiane
për Investime (EIB), Këshilli i Bankës Evropiane për Zhvillim) do të ftohen si vëzhgues. Pjesëmarrja do
të jetë vetëm me ftesa.
Agjenda:
Agjenda e hollësishme është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Shtetëror për
Ankesat dhe me përfshirjen e organeve shqyrtuese të tjera përkatëse. Po ashtu, SIGMA ka propozuar
disa tema të caktuara për t’u trajtuar në bazë të raporteve për Matjet Bazë 2015 të SIGMA-s dhe të
kërkesave të mëparshme nga vendet e caktuara.
Formati i konferencës:
Ky takim do të jetë ndërveprues dhe do të bazohet në prezantimin e rasteve studimore (ku paraqiten
përvojat e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të zgjerimit të BE-së). Nga përfaqësuesit e
vendeve të zgjerimit të BE-së do të kërkohet që të paraqesin zhvillimet e fundit dhe të këmbejnë
përvojat e vendeve të tyre. Pastaj konferenca do të vazhdojë me një format të përqendruar më
shumë tek pjesëmarrësit. Do ketë sesione të ndryshme lidhur me tema të ndryshme të cilat nisin me
nga një prezantim të shkurtë hyrës (nga ndonjë pjesëtar i SIGMA-s ose ndonjë ekspert/përfaqësues i
ndonjë vendi anëtar i BE-së apo përfaqësues i Komisionit Evropian) dhe do të vazhdojë pastaj me
nga një apo dy prezantime nga vendet përkatëse lidhur me temën e atij sesioni. Secili sesion do të
përmbyllet me diskutime, duke lejuar kohë të mjaftueshme për secilin vend që të shkëmbejë
përvojat e veta.
Gjatë të gjitha sesioneve të planifikuara do të ketë përkthim simultan.
SIGMA do të dërgojë doracakët e saj të rishikuar të prokurimit publik (në gjuhën angleze).
3
E mërkurë, 8 qershor 2016
19.00 - 21.00 Kotkej mirëseardhje i përgatitur nga SIGMA (Hotel Inex Gorica)
E enjte, 9 qershor 2016
09.00 – 09.30 Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe kafe
09.30 – 09.55 FJALËT PËRSHËNDETËSE DHE HYRËSE
 Z. Vladimir PESHEVSKI, Zëvendës Kryeministër për Çështje Ekonomike.
 Zj. Maja MALAHOVA, Kryetare, Komisioni Shtetëror për Ankesa.
 Zj. Karen HILL, Drejtoreshë e Programit, SIGMA.
 Z. Jaromir LEVICEK, Drejtues i Seksionit Ekonomik, Delegacioni i Bashkimit Evropian
 Z. Bernd WILD, Përkrahja Tematike, Vlerësimi & Monitorimi, Drejtoria e Përgjithshme
për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), Komisioni Evropian.
09.55 – 10.10 PREZANTIMI I PJESËMARRËSVE
 Tour de Table për prezantimin e shkurtë të secilit pjesëmarrës
10.10 – 10.50 SFIDAT MË TË MËDHA NË SISTEMIN E MJETEVE JURIDIKE NË VENDET ANËTARE TË BE-së
Vlerësimi i Direktivave për mjetet juridike të miratuara nga Komisioni Evropian dhe praktika
gjyqësore e kohëve të fundit e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian lidhur me
masat korrigjuese në prokurimin publik.
 Zj. Marta LASZUK, Njësia G/3 –Legjislacioni për Prokurimin dhe Zbatimi,
Drejtoria e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-
të (DG GROW), Komisioni Evropian.
10.50 –11.10 Pyetje & përgjigje
11.10 – 11.30 Pushim për kafe
SESIONI 1:
11.30 – 12.10
SHTIMI I TRANSPARENCËS SË SISTEMIT TË MJETET JURIDIKE NË PROKURIM
Kryesuese: Zj. Erika BOZZAY, SIGMA
Qëllimi kryesor i këtij sesioni është diskutimi i sa më poshtë vijon:
 Rëndësia dhe relevanca e transparencës së sistemit të mjeteve juridike, veçanërisht
ndaj aksesit në diskutime, aktgjykime të organeve shqyrtuese të prokurimit dhe
gjykatave përkatëse.
 Rëndësia e mbledhjes, analizimit dhe publikimit të dhënave për funksionimin e
sistemit të mjeteve juridike.
 Transparenca dhe aksesi në informacion kundrejt mbrojtjes së të dhënave
konfidenciale dhe interesave tregtare të operatorëve ekonomikë: roli i organeve
shqyrtuese në mbrojtjen e të dhënave konfidenciale të operatorëve ekonomikë si dhe
e drejta e aksesit në të gjitha informacionet përkatëse.
PREZANTIMET: 1. Transparenca sistemit të mbrojtjes ligjore në prokurimin publik – sfidat dhe praktikat e
mira.
 Z. Borut SMRDEL, Kryetar, Komisioni Shqyrtues Kombëtar për Shqyrtimin e
Procedurave të Prokurimit Publik, Slloveni.
2. Rast studimor nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
 Z. Misho VASILEVSKI, Anëtar i Bordit, Komisioni Shtetëror për Ankesa, Shkup.
4
E enjte, 9 qershor 2016 – vazhdim
12.10 –12.45 Diskutim në panel
12.45 – 13.00 Fotografimi i përbashkët
13.00 – 14.00 Dreka
SESIONI 2:
14.00 – 15.20
PAVARËSIA E ORGANEVE SHQYRTUESE DHE KRITERI I PAANSHMËRISË NË VENDIM-
MARRJE
Moderator: Z. Piotr NilsGORECKI, SIGMA
Ky sesion do të ofrojë mundësi diskutimi për sa më poshtë vijon:
 Kriterin e pavarësisë së organeve shqyrtuese që do të thotë se ai duhet të jetë i ndarë
prej të gjitha subjekteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomikë si dhe i lirë nga
ndërhyrjet politike.
 Garancitë për sigurimin e pavarësisë së mekanizmit të shqyrtimit të ankesave.
 Mekanizmat për identifikimin dhe menaxhimin e situatave të konfliktit të interesit në
kuadër të organit shqyrtues të prokurimit.
 Garancitë për sigurimin e paanshmërisë së procesit shqyrtues dhe procesit të vendim-
marrjes.
PREZANTIMET: 1. Pavarësia e organit shqyrtues të prokurimit si institucion dhe pavarësia e anëtarëve të
organit shqyrtues, paanshmëria në vendim-marrje – sfidat dhe praktikat e mira
 Z. Gelu Cazan, ekspert i SIGMA-s, Rumani.
2. Rastet studimore nga:
 Serbia
 Bosnja dhe Hercegovina
15.20 – 16.15 Diskutim në panel
16.15 – 16.45 Diskutim joformal gjatë pushimit për kafe.
16.45 – 18.00 Pushim
18.00 – 22.30 Lundrim në liqe dhe darka e përgatitur nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.
5
E premte, 10 qershor 2016
SESIONI 3:
09.00 – 10.15
MËNYRA E ORGANIZMIT TË ORGANEVE SHQYRTUESE
Moderator: Z. Marian LEMKE, SIGMA
Ky sesion do të ofrojë mundësi diskutimi për sa më poshtë vijon:
 Mënyrat e ndryshme të organizimit të procesit të shqyrtimit në kuadër të organeve
shqyrtuese të prokurimit.
 Sfida e sigurimit të zgjidhjes së shpejtë dhe me kohë të ankesave.
 Praktika e aplikimit të masave të përkohshme, pezullimit të procedurës së prokurimit,
ushtrimi i diskrecionit.
 Shpërndarja e rasteve, përgatitja e vendimeve, organizimi i diskutimeve në panel,
komunikimi me autoritetet kontraktuese.
PREZANTIMET: 1. Mënyra e organizimit të Organeve Shqyrtuese
 Z. Goran MATEŠIĆ, Kryetar, Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen e Procedurave të
Prokurimit Publik, Kroaci
2. Rastet studimore nga:
 Shqipëria
 Mali i zi
10.15 – 11.00 Diskutim në panel
11.00 – 11.30 Pushim për kafe
SESIONI 4:
11.30 – 12.45
CILËSIA E VENDIMEVE
Moderator: Z. Daniel IVARSSON, SIGMA
Qëllimi kryesor i këtij sesioni është diskutimi i sa më poshtë vijon:
 Si të sigurohet angazhimi i ekspertëve të specializuar përveç atyre ligjorë (si financa,
inxhinieri, administrim biznesi dhe teknologji) të nevojshëm për procedurat e
shqyrtimit të prokurimit publik.
 Si të sigurohet zgjidhja e shpejtë e ankesave dhe në të njëjtën kohë edhe cilësia e
vendimeve.
 Si të shmanget përqendrimi vetëm në gabimet dhe lëshimet formale.
 Cilat janë kushtet për vendim-marrje cilësore.
PREZANTIMET: 1. Cilësia e vendimeve
 Z. Hubert REISNER, Gjyqtar, Gjykata Administrative Federale, Austri.
2. Rastet studimore nga:
 Turqia
 Kosova
12.45 – 13.45 Diskutim në panel
13.45– 14.20 Rruga përpara – veprimet që duhen ndërmarrë për ta përmirësuar efikasitetin dhe
efektivitetin e sistemit të mjeteve juridike në prokurim – SIGMA dhe pjesëmarrësit.
14.20 – 14.30 FJALËT PËRMBYLLËSE
14.30 – 15.30 Dreka
FALEMINDERIT TË GJITHËVE DHE RRUGË TË MBARË

More Related Content

Similar to Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 (Albanian)

20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXhEnis Xhemaili
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeFitore ZEQIRI
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e  integrimit EuropianQiraja financiare në optikën e  integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europianjarazi
 
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveri
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveriPërforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveri
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveriMetamorphosis
 

Similar to Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 (Albanian) (12)

20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
 
Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019...
Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019...Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019...
Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019...
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Agenda Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Albanian)
Agenda Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Albanian)Agenda Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Albanian)
Agenda Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Albanian)
 
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Bosnian...
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Bosnian...Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Bosnian...
Agenda, Audit of COVID related expenditures, SIGMA, 17 February 2021 (Bosnian...
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Agenda identifying options and estimating impacts 12-13 june 2014_Albanian
Agenda identifying options and estimating impacts 12-13 june 2014_AlbanianAgenda identifying options and estimating impacts 12-13 june 2014_Albanian
Agenda identifying options and estimating impacts 12-13 june 2014_Albanian
 
Programme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_alb
Programme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_albProgramme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_alb
Programme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_alb
 
Programme, PRB & Courts, Public Procurement Workshop, Pristina, 3 June 2014_alb
Programme, PRB & Courts, Public Procurement Workshop, Pristina, 3 June 2014_albProgramme, PRB & Courts, Public Procurement Workshop, Pristina, 3 June 2014_alb
Programme, PRB & Courts, Public Procurement Workshop, Pristina, 3 June 2014_alb
 
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e  integrimit EuropianQiraja financiare në optikën e  integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
 
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveri
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveriPërforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveri
Përforcimi i ekspertizës së qeverive të Ballkanit për eQeveri
 
Diploma mba 16
Diploma mba 16Diploma mba 16
Diploma mba 16
 

More from Support for Improvement in Governance and Management SIGMA

More from Support for Improvement in Governance and Management SIGMA (20)

PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdfPhoto gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
 
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdfAcademies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
 
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
 

Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 (Albanian)

  • 2. 1 Historiku Struktura institucionale e prokurimit publik në vendet e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE)(Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i zi, Kosova , Serbia, Turqia) është stabilizuar viteve të fundit dhe organet përkatëse janë zhvilluar në institucione të pjekura dhe proaktive të gatshme dhe në gjendje që t’i zhvillojnë edhe më tej këto sisteme. Megjithatë, siç e dëshmon edhe vlerësimi i matjeve bazë të bëra nga SIGMA në vitin 20151 , institucionet përkatëse, dhe në veçanti organet për shqyrtimin e prokurimit (OSHP), kanë nevojë edhe më tutje për përforcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve profesionale të tyre. Një sistem shqyrtues që funksionon mirë luan rol vendimtar në zbatimin e rregullave të prokurimit. Një prej tre kritereve kryesore për prokurimin publik në kuadër të Parimeve të Administratës Publike2 të zhvilluara nga SIGMA merret ekskluzivisht me sistemin e mjeteve juridike,gjë që e thekson rëndësinë e kësaj çështjeje. Garantimi i qasjes në drejtësi për organizatat dhe bizneset që marrin pjesë në tendera publik është një mekanizëm i rëndësishëm për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit të prokurimit. Kriteret themelore për sistemin shqyrtues janë reaktiviteti, efektivitetidhe pavarësia prej autoriteteve kontraktuese. Transparenca dhe efikasiteti i procedurave të shqyrtimit, kapacitetet institucionale, si dhe cilësia e vendimeve dhe zbatimi i këtyre vendimeve janë përcaktuesit kryesorë të funksionimit të mirë të sistemit të shqyrtimit. Në mënyrë që të plotësohen këto kritere, vendimi për zgjidhjet administrative dhe ligjore të organizimit të sistemit të shqyrtimit mund të varen nga praktikat lokale. Në pjesën më të madhe në vendet e zgjerimit të BE-së ekziston kuadri rregullator dhe struktura institucionale për trajtimin e ankesave. Megjithatë, në këto vende, sistemet e mjeteve juridike vuajnë nga disa mangësi kryesisht të ngjashme. Për shembull, aty përfshihen mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme; tendenca për t’u përqendruar vetëm në gabimet dhe lëshimet formale; mungesa e trajtimit me kohë të ankesave dhe mungesa apo mekanizma të pamjaftueshëm të aplikimit unik të ligjit. Organet shqyrtuese në këtë rajon janë duke u ballafaquar me numër në rritje të ankesave. Në njërën anë, kjo ka të bëjë me shprehjen e besimit nga ana e sektorit të biznesit në institucionet e prokurimit, veçanërisht në organet shqyrtuese,por në anën tjetër, ajo e krijon një sfidë në rritje për organet shqyrtuese. Duke e pasur parasysh këtë dhe në bazë të interesimit të treguar nga vendet e zgjerimit të BE-së, SIGMA bashkë me Komisionin Shtetëror për Ankesa në Shkup kanë vendosur që ta organizojnë këtë konferencë me fokus në aspekte të ndryshme me rëndësi për funksionimin e mirë të sistemit të shqyrtimit të prokurimit publik. Objektivat e konferencës: Objektivat kryesore të konferencës janë:  Promovimi dhe shtimi i njohurive lidhur me rëndësinë e funksionimit të mirë të sistemit të shqyrtimit të prokurimit publik;  Shkëmbimi i përvojave praktike lidhur me funksionimin e sistemeve të shqyrtimit të prokurimi;t dhe  Rritja e bashkëpunimit lokal dhe këmbimit të njohurive në mes të institucioneve nga rajoni.  Ky emërtim nuk i paragjykon qëndrimet lidhur me statusin, si dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe me Mendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 1 http://www.sigmaweb.org/publications/public-governance-baseline-measurement-reports.htm 2 http://www.sigmaweb.org/publications/Principles-Public-Administration-Nov2014.pdf#page=101
  • 3. 2 Temat kryesore që do të diskutohen: 1. Zbatimi i Direktivës për mjetet juridike në vendet anëtare të BE-së. 2. Pavarësia e organeve shqyrtuese dhe kriteri i paanshmërisë gjatë vendim-marrjes. 3. Transparenca e sistemit të masave korrigjuese: a. Rëndësia e publikimit gjithëpërfshirës të aktvendimeve dhe arsyetimit të tyre dhe të dhënave për funksionimin e sistemit të mjeteve juridike; b. Transparenca kundrejt mbrojtjes së informatave konfidenciale dhe interesave afariste të operatorëve ekonomikë. 4. Cilësia e vendimeve të nxjerra nga organet shqyrtuese (përfshirë mënyrën se si të sigurohet angazhimi i ekspertëve të specializuar gjatë procedurave të shqyrtimit dhe si të shmanget përqendrimi vetëm në gabimet formale dhe mosveprimet). 5. Organizimi i organeve shqyrtuese. Vendi dhe data: Konferenca do të mbahet në Ohër më 9-10 qershor 2016. Pjesëmarrësit: Pjesëmarrës do të jenë Kryetarët e OSHP-ve dhe personeli kryesor i tyre. Secili vend i zgjerimit të BE- së do të ketë pesë delegatë zyrtarë në konferencë (përveç vendit mikpritës që mund të ketë një maksimum prej 8 pjesëmarrësish). Shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe të akomodimit do të mbulohen nga SIGMA. Do të marrin pjesë përafërsisht 40 pjesëmarrës nga rajoni. Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ReSPA-s, Divizioni i OECD/GOV për Integritetin e Sektorit Publik dhe një numër i ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesit e organizatave dhe donatorëve ndërkombëtar tjerë që janë aktivë në rajon (si Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Banka Evropiane për Investime (EIB), Këshilli i Bankës Evropiane për Zhvillim) do të ftohen si vëzhgues. Pjesëmarrja do të jetë vetëm me ftesa. Agjenda: Agjenda e hollësishme është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Shtetëror për Ankesat dhe me përfshirjen e organeve shqyrtuese të tjera përkatëse. Po ashtu, SIGMA ka propozuar disa tema të caktuara për t’u trajtuar në bazë të raporteve për Matjet Bazë 2015 të SIGMA-s dhe të kërkesave të mëparshme nga vendet e caktuara. Formati i konferencës: Ky takim do të jetë ndërveprues dhe do të bazohet në prezantimin e rasteve studimore (ku paraqiten përvojat e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të zgjerimit të BE-së). Nga përfaqësuesit e vendeve të zgjerimit të BE-së do të kërkohet që të paraqesin zhvillimet e fundit dhe të këmbejnë përvojat e vendeve të tyre. Pastaj konferenca do të vazhdojë me një format të përqendruar më shumë tek pjesëmarrësit. Do ketë sesione të ndryshme lidhur me tema të ndryshme të cilat nisin me nga një prezantim të shkurtë hyrës (nga ndonjë pjesëtar i SIGMA-s ose ndonjë ekspert/përfaqësues i ndonjë vendi anëtar i BE-së apo përfaqësues i Komisionit Evropian) dhe do të vazhdojë pastaj me nga një apo dy prezantime nga vendet përkatëse lidhur me temën e atij sesioni. Secili sesion do të përmbyllet me diskutime, duke lejuar kohë të mjaftueshme për secilin vend që të shkëmbejë përvojat e veta. Gjatë të gjitha sesioneve të planifikuara do të ketë përkthim simultan. SIGMA do të dërgojë doracakët e saj të rishikuar të prokurimit publik (në gjuhën angleze).
  • 4. 3 E mërkurë, 8 qershor 2016 19.00 - 21.00 Kotkej mirëseardhje i përgatitur nga SIGMA (Hotel Inex Gorica) E enjte, 9 qershor 2016 09.00 – 09.30 Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe kafe 09.30 – 09.55 FJALËT PËRSHËNDETËSE DHE HYRËSE  Z. Vladimir PESHEVSKI, Zëvendës Kryeministër për Çështje Ekonomike.  Zj. Maja MALAHOVA, Kryetare, Komisioni Shtetëror për Ankesa.  Zj. Karen HILL, Drejtoreshë e Programit, SIGMA.  Z. Jaromir LEVICEK, Drejtues i Seksionit Ekonomik, Delegacioni i Bashkimit Evropian  Z. Bernd WILD, Përkrahja Tematike, Vlerësimi & Monitorimi, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), Komisioni Evropian. 09.55 – 10.10 PREZANTIMI I PJESËMARRËSVE  Tour de Table për prezantimin e shkurtë të secilit pjesëmarrës 10.10 – 10.50 SFIDAT MË TË MËDHA NË SISTEMIN E MJETEVE JURIDIKE NË VENDET ANËTARE TË BE-së Vlerësimi i Direktivave për mjetet juridike të miratuara nga Komisioni Evropian dhe praktika gjyqësore e kohëve të fundit e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian lidhur me masat korrigjuese në prokurimin publik.  Zj. Marta LASZUK, Njësia G/3 –Legjislacioni për Prokurimin dhe Zbatimi, Drejtoria e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM- të (DG GROW), Komisioni Evropian. 10.50 –11.10 Pyetje & përgjigje 11.10 – 11.30 Pushim për kafe SESIONI 1: 11.30 – 12.10 SHTIMI I TRANSPARENCËS SË SISTEMIT TË MJETET JURIDIKE NË PROKURIM Kryesuese: Zj. Erika BOZZAY, SIGMA Qëllimi kryesor i këtij sesioni është diskutimi i sa më poshtë vijon:  Rëndësia dhe relevanca e transparencës së sistemit të mjeteve juridike, veçanërisht ndaj aksesit në diskutime, aktgjykime të organeve shqyrtuese të prokurimit dhe gjykatave përkatëse.  Rëndësia e mbledhjes, analizimit dhe publikimit të dhënave për funksionimin e sistemit të mjeteve juridike.  Transparenca dhe aksesi në informacion kundrejt mbrojtjes së të dhënave konfidenciale dhe interesave tregtare të operatorëve ekonomikë: roli i organeve shqyrtuese në mbrojtjen e të dhënave konfidenciale të operatorëve ekonomikë si dhe e drejta e aksesit në të gjitha informacionet përkatëse. PREZANTIMET: 1. Transparenca sistemit të mbrojtjes ligjore në prokurimin publik – sfidat dhe praktikat e mira.  Z. Borut SMRDEL, Kryetar, Komisioni Shqyrtues Kombëtar për Shqyrtimin e Procedurave të Prokurimit Publik, Slloveni. 2. Rast studimor nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë  Z. Misho VASILEVSKI, Anëtar i Bordit, Komisioni Shtetëror për Ankesa, Shkup.
  • 5. 4 E enjte, 9 qershor 2016 – vazhdim 12.10 –12.45 Diskutim në panel 12.45 – 13.00 Fotografimi i përbashkët 13.00 – 14.00 Dreka SESIONI 2: 14.00 – 15.20 PAVARËSIA E ORGANEVE SHQYRTUESE DHE KRITERI I PAANSHMËRISË NË VENDIM- MARRJE Moderator: Z. Piotr NilsGORECKI, SIGMA Ky sesion do të ofrojë mundësi diskutimi për sa më poshtë vijon:  Kriterin e pavarësisë së organeve shqyrtuese që do të thotë se ai duhet të jetë i ndarë prej të gjitha subjekteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomikë si dhe i lirë nga ndërhyrjet politike.  Garancitë për sigurimin e pavarësisë së mekanizmit të shqyrtimit të ankesave.  Mekanizmat për identifikimin dhe menaxhimin e situatave të konfliktit të interesit në kuadër të organit shqyrtues të prokurimit.  Garancitë për sigurimin e paanshmërisë së procesit shqyrtues dhe procesit të vendim- marrjes. PREZANTIMET: 1. Pavarësia e organit shqyrtues të prokurimit si institucion dhe pavarësia e anëtarëve të organit shqyrtues, paanshmëria në vendim-marrje – sfidat dhe praktikat e mira  Z. Gelu Cazan, ekspert i SIGMA-s, Rumani. 2. Rastet studimore nga:  Serbia  Bosnja dhe Hercegovina 15.20 – 16.15 Diskutim në panel 16.15 – 16.45 Diskutim joformal gjatë pushimit për kafe. 16.45 – 18.00 Pushim 18.00 – 22.30 Lundrim në liqe dhe darka e përgatitur nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.
  • 6. 5 E premte, 10 qershor 2016 SESIONI 3: 09.00 – 10.15 MËNYRA E ORGANIZMIT TË ORGANEVE SHQYRTUESE Moderator: Z. Marian LEMKE, SIGMA Ky sesion do të ofrojë mundësi diskutimi për sa më poshtë vijon:  Mënyrat e ndryshme të organizimit të procesit të shqyrtimit në kuadër të organeve shqyrtuese të prokurimit.  Sfida e sigurimit të zgjidhjes së shpejtë dhe me kohë të ankesave.  Praktika e aplikimit të masave të përkohshme, pezullimit të procedurës së prokurimit, ushtrimi i diskrecionit.  Shpërndarja e rasteve, përgatitja e vendimeve, organizimi i diskutimeve në panel, komunikimi me autoritetet kontraktuese. PREZANTIMET: 1. Mënyra e organizimit të Organeve Shqyrtuese  Z. Goran MATEŠIĆ, Kryetar, Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen e Procedurave të Prokurimit Publik, Kroaci 2. Rastet studimore nga:  Shqipëria  Mali i zi 10.15 – 11.00 Diskutim në panel 11.00 – 11.30 Pushim për kafe SESIONI 4: 11.30 – 12.45 CILËSIA E VENDIMEVE Moderator: Z. Daniel IVARSSON, SIGMA Qëllimi kryesor i këtij sesioni është diskutimi i sa më poshtë vijon:  Si të sigurohet angazhimi i ekspertëve të specializuar përveç atyre ligjorë (si financa, inxhinieri, administrim biznesi dhe teknologji) të nevojshëm për procedurat e shqyrtimit të prokurimit publik.  Si të sigurohet zgjidhja e shpejtë e ankesave dhe në të njëjtën kohë edhe cilësia e vendimeve.  Si të shmanget përqendrimi vetëm në gabimet dhe lëshimet formale.  Cilat janë kushtet për vendim-marrje cilësore. PREZANTIMET: 1. Cilësia e vendimeve  Z. Hubert REISNER, Gjyqtar, Gjykata Administrative Federale, Austri. 2. Rastet studimore nga:  Turqia  Kosova 12.45 – 13.45 Diskutim në panel 13.45– 14.20 Rruga përpara – veprimet që duhen ndërmarrë për ta përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të mjeteve juridike në prokurim – SIGMA dhe pjesëmarrësit. 14.20 – 14.30 FJALËT PËRMBYLLËSE 14.30 – 15.30 Dreka FALEMINDERIT TË GJITHËVE DHE RRUGË TË MBARË