Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019, Albanian

5 views

Published on

Agenda and concept note, joint SIGMA-ReSPA PIFC regional conference for EU candidate countries and potential candidates, Skopje, 19 September 2019 (Albanian).

Published in: Government & Nonprofit
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019, Albanian

  1. 1. KONCEPT DOKUMENT Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE Data dhe vendi: 18-20 shtator, Shkup, Maqedonia e Veriut Pikat kryesore: Përgjegjësia menaxherike, planifikimi strategjik dhe financiar, inspektimi financiar, cilësia e sistemeve të kontrollit të brendshëm Organizatorë për Komisionin Evropian: SIGMA dhe ReSPA me nikoqirë Maqedoninë e Veriut Fushëveprimi dhe objektivi: Synohet që Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE të mbledhë bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga ministritë e financave, të administratës publike dhe ministrive të zgjedhura të linjës. Administratat pjesëmarrëse do t’i paraqesin rezultatet e arritura në zhvillimin e përgjegjësisë llogaridhënëse dhe do të diskutojnë tema me interes kryesor duke përfshirë planifikimin efikas strategjik dhe të burimeve, vlerësimin e cilësisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm të financave publike (KBFP) dhe rolin e inspektimit financiar. Planifikimi strategjik, i harmonizuar si duhet me planifikimin e resurseve, i vendos themelet për sisteme efikase të kontrollit të brendshëm. Koordinimi i përgjithshëm, zbatimi dhe qëndrueshmëria afatgjatë e reformave të administratës publike (RAP) dhe strategjive të menaxhimit të financave publike (MFP), të shoqëruara me kriteret e procesit të integrimit evropian, rezultojnë në një sfidë që kërkon mund dhe gjithëpërfshirëse për administratat publike të përfituesve të IPA-s. Një sfidë e veçantë për institucionet publike është sigurimi i planifikimit adekuat financiar të hapave të domosdoshëm për zbatimin e strategjive. Lidhja midis buxhetit të shtetit dhe politikave të ndryshme publike kërkon një bashkërendim të sofistikuar midis strukturave të qeverisë që janë përgjegjëse për strategjitë RAP dhe MFP. Punëtoria e organizuar nga SIGMA dhe ReSPA gjatë ditës së parë të konferencës do t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësi për të diskutuar për sfidat kryesore dhe për t’i studiuar praktikat e mira në këtë fushë. Gjithnjë e më shumë administratat e bëjnë vlerësimin e cilësisë së sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm në baza të rregullta. Gjatë kësaj konference, drejtues nga jashtë ministrive të financave do të ftohen që të marrin pjesë në sesionin e punëtorisë për t’i kuptuar më mirë sfidat që lidhen me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve efikase menaxherike dhe të kontrollit.
  2. 2. Theksi i shtuar në auditimin e brendshëm si një mjet menaxhimi dhe zhvillimi i llogaridhënies menaxherike nuk nënkupton që nuk ka ndonjë rol për inspektimin financiar në vendet ku tradicionalisht kjo kishte një rëndësi të madhe. Është me rëndësi që drejtuesit ta kuptojnë se çfarë është inspektimi financiar, si ndryshon ai nga auditimi i brendshëm dhe si mund të përdoret në atë mënyrë që do të çojë në kontrolle të brendshme të përmirësuara. Një seminar kushtuar kësaj do të ofrojë mundësi për ta diskutuar rolin dhe fushëveprimin e inspektimit financiar në sektorin publik. Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të marrin pjesë aktive nëpër sesione, ta ndajnë përvojën e tyre dhe planet e tyre për përmirësimin e mëtutjeshëm të kontrollit të brendshëm të financave publike në administratat e tyre. Konteksti: Midis viteve 2016 dhe 2019, administratat në rajon vazhduan t´i përmirësojnë sistemet e tyre të KBFP, punuan në zhvillimin e strategjive, rregullimin e kornizës ligjore dhe ndryshimin e praktikave ekzistuese. Politikat e KBFP-së u bënë më gjithëpërfshirëse dhe filluan t´i përshkruajnë vizionet e qeverisë në fushat që nuk ishin përfshirë më parë nga koordinimi i NJQH (planifikimi strategjik, llogaridhënia menaxherike, sistemet e TI, kontabiliteti, kontrolli i jashtëm dhe inspektimi financiar). Konferenca e 4-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për Vendet e Zgjerimit të BE-së, në vitin 2016, e shpjegoi konceptin e llogaridhënies menaxherike dhe inicoi debatin dhe punën për zhvillimin e skemave të llogaridhënies menaxherike. Në vitin 2018, u mbajt një seminar rajonal për llogaridhënien menaxherike dhe nivelin e lartë të shërbimit civil në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga ReSPA dhe SIGMA. Në të njëjtin vit, u botuan studimet e SIGMA-s duke dhënë një analizë të hollësishme të pengesave ekzistuese dhe drejtimeve të rekomanduara për skema të mira të llogaridhënies menaxherike.1 SIGMA dhe ReSPA ofrojnë udhëzime dhe ndihmë për administratat në baza të rregullta, duke i mbështetur përmirësimet në planifikimin strategjik dhe financiar. Në vitin 2018, u botuan dy udhëzues metodologjikë për ta lehtësuar punën në këtë fushë. Raportet e Monitorimit të SIGMA-s të vitit 2017 dhe 2019 treguan se nevojitet përmirësim i mëtutjeshëm në ndërlidhjen e planifikimit strategjik dhe atij financiar. Përfshirja e ministrive të linjës në ndërtimin e sistemeve efikase të KBFP po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. NJQH-të kanë filluar të ushtrojnë rishikime cilësore të sistemeve të KBFP, duke kërkuar metodologjitë më të përshtatshme. Drejtuesit në të gjithë sektorin publik pritet që të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë proces. Si përgjigje ndaj interesit në rritje, SIGMA përgatiti Udhëzues për vlerësimin e cilësisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm.2 Në vitin 2011, gjatë Konferencës së 2-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, një grup parimesh themelore mbi inspektimin financiar (Bazat e Inspektimit Financiar) u prezantuan dhe u diskutuan me ministritë e financave. Pas tetë vjetësh, ekziston nevoja për një diskutim më të gjerë dhe për t´i përcaktuar metodat e zbatimit praktik të këtij statuti. Për këtë arsye, SIGMA e ka hartuar një dokument për diskutim që synon t´i informojë drejtuesit e vjetër se si mund të zbatohet inspektimi financiar në mënyrën më efektive dhe në një mënyrë që i plotëson funksionet e tjera të kontrollit të brendshëm. 1 Klaas, K., L. Marcinkowski dhe M. Lazarević (2018), "Llogaridhënia meaxherike në Balkanin Perëndimor: Analizë krahasuese e pengesave dhe mundësive me të cilat ballafaqohen drejtuesit e lartë në arritjen e objktivave të politikave ", Dokumentet e SIGMA- s, Nr. 58, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/88be2112-en. Uudelepp, A., et al. (2018), "Analizë e Profesionalizimit të nivelit të lartë të Shërbimit Civil dhe rruga përpara për Ballkanin Perëndimor", Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 55, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/8535b60b-en. 2 Boryczka, M., D. Bochnar and A. Larin (2019), "Guidelines for assessing the quality of internal control systems", Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 59, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/2a38a1d9-en.
  3. 3. AGJENDA 19 shtator 2019 8.30 – 9.00 Regjistrimi 9:00 – 9:40 Hapja e konferencës ● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Maqedonia e Veriut ● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian ● Ratka Sekulović, Drejtoreshë, ReSPA ● Klas Klaas, Shef për Strategji & Reforma, SIGMA Llogaridhënia menaxherike 9:40 – 10:15 Llogaridhënia menaxherike – pse është kaq e rëndësishme? ● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian 10:15 – 10:45 Pushim për kafe 10:45 – 12:15 Diskutim në panel: Sfidat në zbatimin praktik të llogaridhënies menaxherike ● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ● Gëzim Kallajxhi, Drejtor Ekonomik, ADISA ● Radmila Dragiëić, Zëvendës Drejtor, Sekretariati Legjislativ – Këshilltar për Integrimin Evropian, Kolgjiumi për Integrim Evropian ● Arton Berisha, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administratës Publike ● Danijela Nedeljković-Vukcević, Drejtoreshë e Përgjithshme, Ministria e Administratës Publike ● Spomenka Würzburger, Ndihmës Ministër, Ministria e Financave ● Muhammed Emin Yıldız, Udhëheqës i Departamentit, Drejtoria e Përgjithshme e Personelit dhe Parimeve, Presidencë 12:15 – 13:30 Dreka Planifikimi strategjik i harmonizuar me planifikimin e resursev 13:30 – 14:05 Sigurimi i harmonizimit ndërmjet panifikimit të politikave dhe planifikimit financiar – Përvoja e Sllovenisë ● Katja Lautar, Eksperte e SIGMA-s/Zyra për Politika Fsikale dhe Ekonomike, Ministria e Financave 14:05 – 15:00 Diskutim në panel: Përvojat në bashkërendimin e planifikimit të politikave dhe atij financiar ● Evis Qaja, Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë në Kryeministri ● Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm, Thesari, Ministria e Financave ● Iva Vukovic, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria për Politika Ekonomike ● Gordana Gapikj Dimitriovska, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ● Jelena Mujčinović, Sekretariati për Politika Publike ● Abdurrahman Zafer Aydın, Drejtoria e Personelit dhe Parimeve, Presidencë 15:00 – 15:30 Pushim për kafe 15:30 – 16:00 Diskutim dhe konkluzionet: sfidat kryesore në planifikim ● Mojmir Mrak, Ekspert i ReSPA-s Menaxhimi dhe kontrolli – aranzhimet praktike
  4. 4. 16:00 – 16:45 Sistemi i menaxhimit dhe kontrollit i krijuar në Sigurinë Sociale të Shërbimit Publik Federal Belg ● Frank von Massenhove, ish-Drejtor i SSSHPF Darka 20 shtator 2019 9:00 – 9:15 Organizimi i ditës 9:15 – 10:45 Sesionet e punëtorive paralele Sesioni 1: Inspektimi financiar – rolet, fushëveprimi ● Diskutim i bazuar në dokumentin “Udhëzimet për Inspektimin Financiar në përputhje me KBFP” Sesioni 2: Vlerësimi i cilësisë së kontrollit të brendshëm për drejtuesit: rolet dhe përgjegjësitë, delegimi i autoritetit, ndarja e detyrave ● Punëtori dhe diskutim i bazuar në Dokumentin Nr. 59 të SIGMA-s 10:45 – 11:15 Pushimi për kafe Sesioni plenar 11:15 – 12:45 Diskutim në panel (NJQH): Sistemet efikase të KBFP dhe llogaridhënia menaxherike – planet për të ardhmen ● Drinalda Ajazi, Eksperte ● Fatima Obhođaë, Ndihmësë Ministër ● Ranko Ëakota, Drejtor ● Dragoljub Nakić, Shef ● Kosum Aliu, Drejtor ● Ana Krsmanović, Drejtor i Përgjithshëm ● Trajko Spasovski, Shef ● Spomenka Würzburger, u.d. Ndihmës Ministër 12:45 – 13:00 Mbyllja e konferencës ● Nina Angelovska, Ministre e Financave, Maqedonia e Veriut ● Raymond Hill, DG Budget, Komisioni Evropian Dreka

×