Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Programme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_alb

258 views

Published on

Published in: Government & Nonprofit
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Programme consultation and data collection workshop pristina_2-3 july 2014_alb

  1. 1. Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister 2 Rue André Pascal 75775 Paris Cedex 16 France mailto:sigmaweb@oecd.org Tel: +33 (0) 1 45 24 82 00 Fax: +33 (0) 1 45 24 13 05 www.sigmaweb.org Ky dokument është hartuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Nuk duhet të thuhet se ai paraqet qëndrimet zyrtare të BE-së, OECD-së apo vendeve të saj anëtare, ose të përfituesve pjesëmarrës në Programin e SIGMA-s. Qëndrimet e shprehura dhe argumentet e ofruara janë të autorit(ve). Ky dokument dhe çdo hartë në të nuk paragjykojnë statusin ose sovranitetin mbi një territor, ndarjen e kufijve ndërkombëtarë apo administrativë dhe emrin e ndonjë territori, qyteti apo zone. .*Ky emërtim nuk e paragjykon qëndrimin për statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe me Mendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Konsultimi dhe mbledhja e të dhënave dhe prezantimi i analizës përfundimtare PROGRAMI 2 KORRIK 2014 09:00 -16:00 3 KORRIK 2014 09:00-14:30
  2. 2. 2 1. Qëllimi Kosova ka filluar të zbatojë sistemin e koncept dokumenteve në mars të vitit 2012, si një proces analitik për të ndihmuar ministritë që të analizojnë mirë hartimin e politikave dhe legjislacionit potencial. E dizajnuar për të informuar hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve. Këto dokumente mbulojnë çështjet kyçe siç janë objektivat, arsyeja e politikave dhe ndikimi fiskal. Vlerësimi i SIGMA-s në vitin 2013 dhe shqyrtimi i mëpastajmë i bërjes së politikave ka konstatuar se aftësia e ministrive për të planifikuar paraprakisht dhe paraqitur si duhet kostot e zbatimit dhe kapaciteti i qeverisë qendrore për shqyrtimin e hollësishëm të projekt propozimeve mbesin sfiduese. Kjo ka një ndikim të madh, duke rezultuar në vonesa për shkak të mbingarkimit [me punë] dhe planifikimi joreal. Cilësia e analizës së koncept dokumenteve është e ndryshme. Vlerësimi është i prirë të jetë mjaft sipërfaqësor, shpesh pa analizë financiare ose edhe kur bëhet, ajo fokusohet ngushtë në atë se a ka qenë propozimi i përballueshëm në kuadër të marrëveshjes aktuale të buxhetit e jo në vlerësimin lidhur me ndikimin e tij në sistem, p.sh., se a do të shkaktojë propozimi kosto për bizneset. SIGMA është duke punuar me Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe me ministritë e përzgjedhura prioritare për të: 1) Ofruar këshilla rreth shqyrtimit të hollësishëm dhe funksionit të ZKM-së për sigurimin e cilësisë; 2) Ndihmuar ministritë e përzgjedhura në hartimin e koncept dokumenteve – duke i udhëhequr ato nëpër procesin analitik në të gjitha fazat e hartimit të politikave. Kjo punë i kontribuon drejtpërdrejt njërit prej prioriteteve kyçe të identifikuara në Kosovë për arritjen e zhvillimit të politikave, e cila karakterizohet me dialog ndërministror me ministritë e tjera dhe me organizatat joqeveritare. 2. Formati i sesioneve Konsultimi me ata që preken nga ndryshimet e propozuara të politikave dhe me palët e tjera të interesit është element thelbësor i një sistemi efektiv të politik-bërjes. Një proces analitik ka disa faza. Analiza përfundimtare është vlerësim më i detajuar i opsioneve të përdorura për informimin e palëve të interesit për vendimin përfundimtar të qeverisë, për arsyet e atij vendimi dhe se si janë marrë parasysh mendimet e palëve të interesit gjatë procesit të hartimit të politikave. Kjo punëtori do të shqyrtojë konsultimin si mjet thelbësor për të siguruar që pikëpamjet e palëve të interesit të merren parasysh si duhet kur hartohet dhe zbatohet një politikë. Ajo do të trajtojë qasjet për mbledhjen e të dhënave kur ka mungesë dhe pjesëmarrësit do të zhvillojnë një strategji të konsultimit me palët e interesit për koncept dokumentin e tyre. Ky sesion do tu ofrojë pjesëmarrësve një mundësi për të përgatitur një analizë përfundimtare dhe një përmbledhje dhe të vlerësojnë qasjet e marra nga grupet e tjera.
  3. 3. 3 AGJENDA PËR PUNËTORINË E SIGMA-S DHE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT ‘KONSULTIMI DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE DHE PREZANTIMI I ANALIZËS PËRFUNDIMTARE’ 2 KORRIK 2014 09:00 – 09:20 Paraqitja e qëllimeve të kësaj dite dhe fjala hyrëse Peter Vagi 09:20 – 09:40 Aktivitet për nxehje Graham Grey 09:40 – 10:10 Konsultimi ndërministror (ndërmjet ministrive) Përfaqësuesi i ZKM-së 10:10 – 10:50 Përfitimet dhe baza e konsultimit, përfshirë identifikimin e palëve të interesit Erik Akse 10:50 Kafe 11:10 – 11:40 Planifikimi për konsultim Erik Akse 11:40 – 13:00 Dreka dhe kafe, përfshirë sesionin e punës në grupe: Planifikimi i konsultimit për koncept dokumentet e ministrive 13:00 – 13:40 Diskutimi i rezultatit të sesionit të punës në grupe Erik Akse 13:40 – 14:10 Shembujt e mirë dhe të këqij të konsultimit Erik Akse 14.10 – 15:10 Hyrje në analizën e të dhënave dhe prezantimin e konstatimeve Graham Grey 15:10 – 15:45 Sesion i punës në grupe: Plani për analizën e të dhënave për koncept dokumentet e ministrive Graham Grey 15:45 – 16:00 Përmbledhje e punës së kësaj dite dhe plani për nesër Peter Vagi 16:00 Fundi i sesionit
  4. 4. 4 DITA E DYTË, 3 KORRIK 2014 AGJENDA PËR PUNËTORINË E SIGMA-S DHE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT ‘KONSULTIMI DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE DHE PREZANTIMI I ANALIZËS PËRFUNDIMTARE’ 3 KORRIK 2014 09:00 – 09:10 Rekapitullim i ditës së djeshme dhe qëllimet për sot Peter Vagi 09:10 – 12:00 Punë në grupe: Diskutim në grupe të ndara për koncept dokumentet e ministrive Të gjithë 12:00 – 13:00 Dreka dhe kafe 13:00 – 14:00 Prezantimi i koncept dokumenteve të ministrive dhe diskutimi në grupin e përbashkët Graham Grey 14:00 – 14:20 Mësimet e nxjerra nga të gjitha punëtoritë Peter Vagi 14:20 – 14:30 Përmbledhje dhe hapat e ardhshëm Peter Vagi 14:30 Fundi i sesionit

×