SlideShare a Scribd company logo
1 of 15
Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Dega: Teknologji Informacioni & Shkenca Kompjuterike
Kursi: Arkitekture Kompjuteri
Tema: Pjeset fizike te Kompjuterit
DETYRE KURSI
Punoi: Durim Hysa
Gezim Blliku
Ç’fare eshte kompjuteri?
Kompjuteri eshte nje makine elektronike qe kryen llogaritjet matematikore dhe
krahasimet logjike shume shpejt dhe pa asnje gabim.
Kompjuteri perbehet nga dy pjese kryesore:
Hardware: Jane te gjitha pjeset fizike te kompjuterit.
Software: Jane programet e komputerit
Pregatitja per pune e kompjuterit
Kur ndezim kompjuterin tone nje programi i vogel i quajtur BIOS (Sistemi Kryesor i Hyjre
Daljeve) ngarkohet ne memorjen e kompjuterit RAM. Software-i (Programi) i BIOS-it
eshte i shkruajtur ne ROM ne mainboard.
Funksionet kryesore te BIOS-it jane:
 Te identifikojne dhe te analizojne te gjitha pjeset e lidhura ne sistem.
 Te ngarkojne sistemin e operimit nga memorja e perhershme (Hard Disku) ne
RAM. Proçesi i ndezjes se kompjuterit njihet si Booting.
Rrjedhja e te dhenave ne Kompjuter Kompjuterat marrin te dhenat nga paisjet input
(hyrese) si tastjera, mausi, mikrofoni dhe skaneri dhe bejne te gjitha llogaritjet ne CPU
(njesine qendrore te perpunimit te informacionit) CPU (njesina qendrore te perpunimit te
informacionit) eshte truri i kompjuterit. Te dhenat e perpunuara prej tij qendrojne me
memorien RAM. Mbasi CPU perpunon te dhanat i dergon ato ne paisjet e Output
(daljeve) si monitori, printeri, ose i regjistron ato ne paisjet e regjistrimit si Hard Disku.
LLOJET E KOMPJUTERAVE
Mainframe Computers-Kompjuteri Mainframe eshte nje kompjuter i madh, i fuqishem
dhe i shtrenjte. Shume perdorues mund ta perdorin njekohesisht ate duke perdorur nje
PC tjeter ose nje terminal hyres. Kompjuterat Mainfame perdoren nga organizma te
medhaja si: Bankat dhe Kompanite e Sigurimeve.
Minicomputers-Ashtu si Kompjuterat Mainframe edhe minikompjuterat jane te
fuqishem dhe te shtrenjte. Si mainframe ashtu dhe minikompjuterat perdoren pak a
shume per te njejten gje, vecse minikompjuterat perdoren per organizma mesatare.
Supercomputers-Superkompjuteri eshte nje kompjuter tejet mase i fuqishem me nje
kapacitet shume te madh te procesimit te te dhenave. Superkompjuterat perdoren
shpesh nga ushtria. Ata perdoren gjithashtu dhe per kerkime shkencore dhe per
parashikimin e motit ku nje mase e madhe te dhenash duhet te procesohet shpejt. Cray
– 2 ishte kompjuteri i pare i shpejte ne vitet 1980. Kompjuterat me te shpejte ne bote
jane IBM Sequoia, IBM Roadrunner, IBM Blue Gene, dhe NEC Earth Simulator
Microcomputers-Mikrokompjuterat jane kompjuterat qe zakonisht perdoren nga nje
person njekohesisht. IBM PC dhe Apple Macintosh jane dy tipet e mikrokompjuterave.
Modelet e mikrokompjuterave kryesore jane: desktop, laptop, palmtop, pocket, tablet,
smartphone dhe netbook.
HISTORIKU I ZHVILLIMIT TE KOMPJUTERAVE
Kompjuteri i parë elektronik u quajt ENIAC (Integrusi dhe Numeruesi Elektro Numerik)
dhe u ndërtua nga Universiteti i Pensilvanisë në vitin 1943. Ai u përdor për përllogaritje
ushtarake, parashikim motit dhe për përllogaritjet e energjisë atomike. Ai peshonte 30
ton dhe zinte vendin e një dhome të madhe.
Etapat kryesore të zhvillimit të kompjuterave
 Tubat me Vakum / Vacuum Tubes (1930–1958)
 Tranzistoret / Transistors (1959)
 Qarqet e Integruar / Integrated Circuits (1965)
 Mikroproçesorët / Microprocessors (1971)
 Kompjuteri Personal / Personal Computer (1981)
Tubat me vakum(1930–1958)
Kompjuterat e parë përdornin tubat me vakum për kryerjen e llogaritjeve. Ato gjenerojnë
shumë nxehtësi dhe kanë tendencën për tu djegur. ENIAC ishte një kompjuter me tuba
vakumi. Ai kishte rreth 18.000 tuba vakumi që digjeshin vazhdimisht dhe konsumonte
200 Kilowat energji në orë. (Afërshisht 100 ngrohëse)
Transistors (1959)
Tranzistorët zëvendesuan tubat me vakum sepse ata ishin më të vegjël, më të shpejtë,
më të besueshëm dhe konsumonin shumë më pak energji. Tranzistori koniderohet për
shumë individë si shpikja më e madhe e shekullit të njëzetë për qarqet elektronike.
Tranzisorët gjenden praktikisht gati në ç’do qark elektronik modern.
Qarqet e Integruar (1965)
Qarqet e integruar (mikroçipet) përdorin gjysëmpërcjellësa për formimin e qarqeve
komplekse për përpunimin e të dhënave. Shpikja e tyre solli nje zhvillim të madh në
industrinë e kompjuterit. Pllakat e medhaja me tranzistorë u zëvendësuan me pllaketëza
që zvogëluan përmasat e kompjuterave dhe i bënë ata më të besueshëm dhe më të lirë.
Microprocessors (1971)
Një mikroproçesor përmban shumicën ose të gjitha funksionet e një njësie qëndrore të
përpunimit të informacionit (CPU) në një qark të vetëm të integruar. Kompania e
kompjuterave Intel nxorri në treg mikroproçesorin e vet të parë në vitin 1971. Ai ishte 4-
bitsh dhe përdorej për makinat llogaritëse elektronike. Mikroproçesoret u mundësuan
kompjuterave të kryejnë funksione më preçize në më pak kohë.
Personal Computer (1981)
Kompania e kompjuterave IBM nxorri në treg kompjuterin e vet personal (PC) ne vitin
1981 dhe e quajti Datamaster. Kompjutarat personalë janë formuar për përdorim
individual që mund të vihen në punë drejtpërdrejt nga përdoruesit pa ndihmën e ndonjë
specialisti.
Kompjuteri perbehet nga dy pjese kryesore:
Software: Jane programet dhe aplikacionet
 Jane pjeset perberese te kompjuterit te cilat nuk mund te shikohen
 I nevojiten kompjuterit per te funksionuar.
 Jane te dizenjuara per te zgjidhur probleme te pergjithshme ose te veçanta
Software ndahet ne kater pjese kryesore:
 Operating Systems (Sistemet Operative)
 Application Programs (Aplikacionet)
 Programming Languages (Gjuhet e Programimit)
 Utility Programs (Progamet Ndihmese)
Hardware: Jane pjeset fizike te kompjuterit. Eshte gjithcka qe mund te preket dhe
shikohet
Hardware ndahet ne kater pjese kryesore:
 Input Devices (Paisjet Hyrese)
 Output Devices (Paisjet Dalese)
 Storage Devices (Paisjet e Rregjistrimit)
 System Unit (Njesia Qendrore)
The System Unit (Njesia Qendrore)-Te gjitha pjeset kryesore te kompjuterit jane te
grupuara se bashku ne njesine qendrore. Njesia qendrore permban pjeset si:
Motherboard, CPU, RAM, Kartat e ndryshme, Hard Disk, etj…
Njësia Qëndrore e përpunimit të të dhënave është komponent kryesorë i kompjuterit, e
cila bën ekzekutimin e programeve individuale dhe dirigjon punët e pjesëve tjera. Quhet
edhe njesi qendrore procesike, ndersa kur ajo ndodhet ne nje qark te integruar, quhet
mikroprocesore. Komponentët kryesorë Njesia qendrore përbëhet nga tre komponentë
kryesorë: njesia aritmetike logjike (ALU), ku kryhen te gjitha llogaritjet logjike, njesia
dirigjuse, e cila ben dekodimin, sinkronizimin, dhe instruksionet e programeve, kujtesa,
e cila mundëson ruajtjen e te dhenave dhe programeve me të cilat mundesohet puna e
komjuterit. Ndërtimi Të gjitha këta komponent përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin
hapsira të kujtesës të rezervuara për qëllime të veqanta. Njësia qendrore është e
ndërtuar në një kuti të vogël te qeramikes me këmbza metalike anash. Këto këmbëza
kan funksionin e nderlidhjes se qipit te procesorit me qipat e tjerë në pllakën e
stampuar. Ne brendesi te kutisë së qeramikës është i vendosurë vetë qipi, një pllakë e
silicit me dimensione prej disa mm2. Në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa
miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë
funksionale ndermjet vete.
Chassis (Kasa)-eshte nje kuti metalike ose plastike
qe permban sistemin qendror. (Large Tower, Tower,
Midi Tower, Desktop Case). Të gjitha pjesët e
brendshme të kompjuterit vendosen në kasë.
Mendojeni kasën si shtëpia e kompjuterit. Një kasë e
madhe mund të mbajë më shumë pjesë, madje pjesë
më të mëdha dhe të ketë më shumë hapësirë për
ajrim se sa një kasë e vogël.
Power Supply-Blloku i ushqimit (Ushqyesi) eshte
nje paisje elektrike e cila transformon burimin e
energjise standarte (115 – 120 Volt AC ne SHBA ose
220 Volt AC ne Europe ne tension me te ulet (3.3 ose 5
deri ne 12 Volt DC). Funksioni kryesor i bllokut te
ushqimit eshte kthimi i rrymes alternative (rryma qe
vjen ne shtepite tona, AC) ne rryme te vazhduar
(kontante, DC).
Uninterruptible Power Supply (UPS)-UPS perdoret per te siguruar nje burim energjine
te vazhdueshem nese ikin dritat duke na mundesuar qe te ruajme informacionet tona
dhe te fikim ne menyre te regullt komp. Ai gjithashtu mbron komp. nga tensioni i ulet
ose i larte, etj…
Motherboard Motherboard-i është pjesa
elektronike me të cilën lidhen të gjitha pjesët e një
kompjuteri (disa prej të cilave janë të përfshira në
motherboard) dhe e cila lidh ato pjesë me njëra-
tjetrën. Vetë motherboard-i quhet si pjesa qendrore
e një kompjuteri.
Motherboard-i ka formën e një pllake drejtkëndëshe
me qarqe të integruara (çipe), pjesë mbajtëse (slote)
për pjesë të tjera, pjesë lidhëse (konektorë) dhe
lidhjet mes tyre.
Pjesa më e madhe e motherboard-eve japin mundësi
për të vendosur pjesë shtesë dhe për të zëvendësuar
disa prej pjesëve ekzistuese në një kompjuter.Te gjitha pjeset kryesore te kompjuterit
lidhen ne motherboard. Luan nje rol shume te rendesishem ne shpejtesine e pergjithshme
te kompjuterit. Motherboard është “Zemra” e kompjuterit Njihet ndryshe si: Board i sistemit
Figura 1. Ilustrim i nje kase kompjuteri.
Figura 2. Shembull i nje blloku ushqimi .
Figura 3. Pamje e nje Motherboardi
Board-i kryesor Board-i bazë Bazat e HW MotherBoard + BIOS 2 Ofron lidhjen e
përbashkët midis pjesëve të tjera të kompjuterit duke përfshirë CPU, kujtesat, lexuesit të
disqeve, etj. Kur ndërtoni një PC, zgjedhja e motherboard është zgjedhja e parë dhe
kryesore që bëhet Motherboard që përdor një PC përcakton funksionalitetin e tij si dhe
mundësinë për përditësime të mëvonshme të pjesëve përbërëse.
ROM – BIOS (Read Only Memory-Basic Input Output System / Memorje Vetem e
Lexueshme – Sistemi baze i Hyrje Daljeve) është e vendosur në pllakën amë e e cila i
ruan informacionet edhe pasi të shkyçet kompjuteri nga rryma. Në ROM memorie ruhen
instruksionet bazë të të dhënave
për pajisjet harduerike me të cilat
ndër vepron procesori. ROM
memoria përmban udhëzime që
mund të arrihen drejtpërdrejt nga
procesori (CPU). Këto udhëzime në
ROM mund të ndryshohen vetëm
me ndërhyrje të veçanta teknike,
pra përmbajtja nuk mund të fshihet
ose të ndryshohet me mjete
normale. eshte nje mikrocip i
vecante ne motherboard-in e
kompjuterit. Ai permban Software
qe lejon kompjuterin te punoje me
Sistemin Operativ.
Memoria ROM është një pjesë e vogël e cila përmban programin dhe konfigurimin
themelor të një kompjuteri për ta kaluar atë në gjendje pune. Memoria ROM zakonisht
vendoset në motherboard.
Buses-jane rruget e kalimit te informacionit ne mainboard, te cilat perdoren per kalimin
e informacioneve dhe lidhin CPU-ne
me pjeset e tjera te mainboard-it si
cipet dhe kabllat e lidhjeve. Një system
bus përbëhet nga 50 deri në 100 linja
të ndara. Secila linjë kryen një
funksion. Në çdo bus linjat mund të
klasifikohen në tri grupe funksionale:
a)linja e të dhënave, b)linja e
adresave, c)linja e kontrollit, d)linja e
furnizimit me rrymë. Linja e të
dhënave.- paraqet rrugën për bartjen e
të dhënave ndërmjet moduleve të
Figura 4. Pamje nga ekrani kryesor i konfigurimit të BIOS-eve
Award.
Figura 5. Buset te implementuara ne motherboard.
sistemit. Data bus-at mund të përbëhen prej 32 deri në qindra linja. Numri i linjave njihet
si gjerësia e bus-it të të dhënave. Secila linjë mund të bartë vetëm një bit, prandaj linjat
paraqesin numrin e bitave që mund të dërgohen njëkohësisht. Gjerësia e bus-it të të
dhënave përfaqëson performancën e kompjuterit. Linja e adresave.- bën identifikimin e
destinacionit dhe burimit të të dhënave.
Figura 6.1. Pamje nga ekrani kryesor i konfigurimit të BIOS-eve Award.
Gjerësia e bus- it të adresave përcakton kapacitetin maksimal memorik të sistemit.
Linjat e adresave gjithashtu përdoren për adresimin e H/D porteve..
Expansion slots-jane socket-e ne mainboard
te cilat na lejojne te shtojme vecorite dhe
mundesite e kompjuterit
Kompjuterët kanë expansion slots për t'i dhënë
përdoruesit mundësinë për të shtuar pajisje të
reja në kompjuterin e tyre. Për shembull, një
gamer kompjuter mund të përmirësojë kartën e
tyre video për të marrë performancë më të mirë
në lojërat e tyre. Një shirit zgjerimi i lejon ata të
heqin kartën e vjetër video dhe të shtojnë një
kartë të re video pa pasur nevojë të
zëvendësojnë motherboard.
Computer Ports-Portat e kompjuterit perdoren per te futur ose nxjere informacione nga
kompjuteri. Jane te vendosura ne
pjesen e mbrapme te njesise
qendrore.
Kemi pese lloje kryesore portash
kompjuteri:
 Serial Ports – Portat Seriale
 Parallel Ports – Portat Paralele
 PS/2 Ports – Portat PS/2
 USB Ports – Portat USB
 Graphic Ports - Portat Grafike
Serial ports – Portat Seriale
Na lejojne te lidhim me kompjuterin paisje si modem te jashtem. Ato jane te emeruara
COM1 dhe COM2.
Parallel ports – Portat Paralele -Na lejojne te lidhim me kompjuterin paisje si printera.
Ato jane te emeruara LPT1 dhe LPT2.
Figura 6. Slotet e zgjeruara ku perfshihen PCI,ACP,etj.
Figura 7. Disa nga portat e kompjuterit si: USB,Audio,HDMI,VGA,etj
USB Ports – Portat USB -Portat USB na lejojne te lidhim me kompjuterin te gjitha
paisjet qe kane nderfaqe USB si skanera, kamera, webkamera , flashdisk, etj…
PS/2 Ports - Portat PS/2 -Jane porta speciale te dizenjuara vecanerisht per te lidhur
Mouse dhe Tastjeren Portat Grafike Portat grafike sherbejne per te lidhur monitorin ose
projektorin me njesine qendrore.
Portat kryesore grafike jane:
 VGA Port
 S–Video (TV out)
 DVI Port
ATA and SATA Interfaces - Nderfaqet ATA dhe SATA -Jane nderfaqe qe na
mundesojne te lidhim Harddisk, CD/DVD Rom etj… ne kompjuterin tone. Ata eshte
nderfaqja per HDD e vjeter ndersa SATA perdoret per HDD e rinj.
Internal Speaker (Altoporlanti i Brendshëm) -Altoporlanti i brendshem eshte i lidhur
ne mainboard dhe mundeson kompjuterin per te treguar me ane te zhurmave te
ndryshme gabimet e tij gjate ndezjes ose gjate punes.
Central Processing Unit (CPU) -CPU-ja (Njesia Qendrore e Perpunimit te
Informacionit) eshte nje nga pjeset me te rendesishme te njesise qendrore. Ai
konsiderohet si truri i kompjuterit per shkak se perpunon te gjitha llogaritjet qe ben
kompjuteri. Shpejtesia e tij matet me gigahertz GHz dhe luan nje rol te rendesishem ne
shpejtesine e kompjuterit. Central Processing Unit (CPU)
Pjeset kryesore te tij jane:
 CPU Cache
 CU (Control Unit)
 ALU (Arithmetic Logic Unit):
 Floating-Point Unit (FPU)
 Registers
Pjesë mbajtëse (në anglisht: sockets ose slots) për procesorët në të cilat vendosen
një apo disa procesorë (në disa motherboard-e, procesori është salduar drejtpërdrejt në
motherboard dhe nuk mund të ndërrohet). Një pjesë mbajtëse për procesorin përmban:
1. një strukturë fizike për të mbajtur procesorin;
2. vende për montimin e një ventilatori ose pllake ftohëse;
3. lidhjet elektrike ndërmjet procesorit dhe motherboard-it.
Figura 8. Pamje e një procesori 64-bit me
katër bërthama nga Intel .
Shumica e motherboard-eve për kompjutera personalë kanë vende për 1 ose 2
procesorë. Kompjuterat e specializuar siç janë serverat mund të kenë vende për 4 apo
më shumë procesorë.
Pjesë mbajtëse për memorie RAM, të cilat duhet të jenë të përshtatshme për memorien
që duam të vendosim. Për të lehtësuar dallimet fizike midis tipeve të ndryshme të
memorieve, memoriet prodhohen me një apo disa çarje të vogla, të cilat duhet të
përputhen me vendet e ngritura në pjesën mbajtëse.
Shumica e motherboard-eve për kompjutera personalë kanë 2 ose 4 pjesë mbajtëse për
memorie RAM. Kompjuterat e specializuar për punë grafike ose serverat mund të kenë 8
ose më shumë pjesë të tilla.
Një çipset (grup qarqesh të integruara) që krijon lidhjet ndërmjet bus-it të përparmë (front-
side bus) të procesorit, memories dhe bus-eve periferike. Në kompjuterat personalë,
çipseti përbëhet nga dy çipe të lidhura drejtpërdrejt me procesorin. Meqë kanë detyra të
ndryshme, për t’i dalluar nga njëri-tjetri, njëri quhet ura veriore (në anglisht: northbdrige),
ndërsa tjetri ura jugore (në anglisht: southbridge).
Ura veriore lidh procesorin me pjesët e tjera me shpejtësi të lartë, siç janë memoria RAM
dhe kontrolluesit e grafikës.
Ura jugore lidh procesorin me pajisjet me shpejtësi të ulët të tipit PCI ose ISA. Në ditët e
sotme, ura jugore përfshin brenda saj lidhje për pjesë periferike, siç janë ato për rrjetet,
pajisjet USB dhe audio.
Prodhuesit e procesorëve kanë nisur të përfshijnë shumë funksione të urës veriore
drejtpërdrejt në procesorë. Si rrjedhojë, disa prodhues çipsetesh kanë krijuar çipsete
vetëm me një çip, i cili kryen funksionet e urës
jugore dhe ato pak funksione të urës veriore që
nuk i kryejnë vetë procesorët.
Memoria ROM në kompjutera personalë është
memoria ku ruhet BIOS-i. Nëse memoria ROM
mungon ose është dëmtuar fizikisht, BIOS-i nuk
mund të ekzekutohet dhe kompjuteri ndalon së
punuari; në këto raste duhet zëvendësuar
memoria ROM ose i tërë motherboard-i.
Shembull nga afër i një memorieje ROM dhe
vendit mbajtës të saj.
Memoria ROM që përdoret zakonisht në kompjutera personalë është e tipit EEPROM (në
anglisht: electrically erasable programmable read-only memory, pra memorie vetëm e
lexueshme, e programueshme dhe e shkruajtshme me sinjale elektrike).
Figura 9. Shembull nga afër i një memorieje ROM
dhe vendit mbajtës të saj.
Sinkronizuesi i kohës prodhon një sinjal elektrik të posaçëm që përdoret për të njoftuar
pjesët e tjera të kompjuterit që të ndalojnë ose të rifillojnë punën e tyre në të njëjtën kohë.
Pjesë mbajtëse për karta shtesë (të quajtura slot-e) krijojnë mundësi për vendosjen e
pjesëve shtesë (të quajtura karta shtesë). Slotet kanë formë drejtkëndëshe që mund të
kenë të çara horizontale njëra pas tjetrës; të çarat (nëse ka) e secilës prej sloteve
përdoren për të dalluar nëse një kartë shtesë mund
të vendoset fizikisht në atë slot.
Pjesë mbajtëse për baterinë e CMOS, e cila është
një bateri e vogël, zakonisht e tipit CR2032, që
përdoret në disa kompjutera për të mbajtur të
pafshirë konfigurimin e BIOS-it në një memorie të
posaçme CMOS edhe kur kompjuteri është i fikur, si
dhe për të ruajtur datën dhe orën e kompjuterit. Në
disa kompjutera të tjerë, ky konfigurim ruhet në
kujtesa të tipit EEPROM ose flash, njësoj si kodi i
BIOS-it, dhe i vetmi funksion që kryen bateria është
mbajtja e datës dhe orës.
Motherboard-et e sotme përmbajnë zakonisht 2-4 slote
të tipit PCI-Express 16x dhe një ose më shumë slote PCI dhe PCI-Express 1x. Në
motherboard-e më të vjetra mund të gjejmë slote AGP për karta grafike.
Lidhje për ushqimin me energji; nëpërmjet tyre, energjia merret nga blloku i ushqimit
dhe i jepet pjesëve të tjera, si nëpërmjet sloteve ashtu edhe nëpërmjet kabujve që lidhen
me kontakte të posaçme të motherboard-it.
Motherboard-et përdorin energji jo vetëm për vete, por edhe për t’u dhënë energji
elektrike shumë pjesëve të tjera të kompjuterit. Disa prej këtyre pjesëve e marrin
energjinë nga motherboard-i nëpërmjet pjesëve mbajtëse të tyre që janë të salduara
drejtpërdrejt në motherboard. Disa pjesë të tjera e marrin energjinë nëpërmjet kabujve që
lidhen me kontakte të posaçme të motherboard-it.
Memory (RAM) – Memorja (RAM) -(Memorja me Akses te Rastesishem) eshte
memorja e perkoshme e cila perdoret nga kompjuteri per te ruajtur aplikacionet dhe te
dhenat qe jane duke u perdorur. Psh: Sistemi Operativ. Kur punojme me nje dokument
apo dicka tjeter kompjuteri i ruan ato ne RAM dhe i kalon ne HardDisk kur regjistrojme
punen tone.
Figura 10. Shembull i baterise se BIOS-it
Llojet kryesore te Ram-eve jane:
 Static RAM (SRAM)
 Dynamic RAM (DRAM) o SDRAM
(Synchronous DRAM): o DDR (Double Data
Rate SDRAM DDR1, DDR2, DDR3) o
Rambus DRAM (RDRAM)
RAM shtë fjala më e përgjithshme për të
treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për
ruajtjen e informacioneve. Në fillim tek
tabela e parametrave në vend të fjalës
memorie shkruhet RAM dhe zakonisht
është pikërisht RAM-i që nënkuptohet në
botën e kompjuterave sa herë përmendet memoria e kompjuterit, edhe pse siç do të
shohim më vonë ka shumë pajisje që klasifikohen si lloje memoriesh. RAM (Random
Access Memory,qe dote thote:- Memorje me kapje te rastit! Memorje me kapje te rastit
kuptojme qe, c'do qelize ne kete memorje mund te kapet ne te njejten kohe me te nje
qelize tjeter cfaredo. Dhe adresimi i tij eshte unik dhe mund te kapet ne cdo moment pa
nje radhe te caktuar!) është memorie e cila perdoret per te ngarkuar fillimisht sistemin,
programet dhe te dhenat qe jane ne perpunim, gje e cila ndodh menjehere pasi ndizet
compjuteri. Kjo memorje eshte memorja baze e sistemit, ajo ruan informacionin (
sistemin ,programet dhe te dhenat) vetem kur eshte ndezur kompjuteri dhe i humb ato
pasi fiket
Expansion Cards – Kartat e Zgjerimit -Jane disa qarqe elektronike qe lidhen ne
mainboard per te shtuar veçorite qe nuk na ofrohen nga mainboardi.
Disa nga kartat qe mund te vendosim
jane:
 Kartat Video
 Kartat e Zerit
 Kartat e Rrjetit
 Kartat TV
 Modem te brendshem
 Etj…
Sound Card – Karta e Zerit -Karta e Zerit konverton sinjalin e zerit dixhital ne sinjal zeri
analog dhe e dergon ate ne bokse per t’a degjuar ate.
Figure 11. Shembuj teknologjish RAM-i.
Figure 12. Disa lloje kartash
Network Interface Card (NIC) -Karta e Rrjetit Karta e Nderfaqes se Rrjetit (Karta e
Rrjetit) lejon kompjuterat te komunikojne me njeri tjetrin nepermjet kabllave. Shpejtesia
e transmetimit te tyre varion nga 10 Mega Bit/Sekonde deri ne 1 Giga Bit /Sekonde
Modem (Modulator/Demodulator) -Modemi eshte nje paisje qe lidh kompjuterin tone
me kompjuterat e tjere duke perdorur rrejtin telefonik.
TV Card - Karta TV -Karta TV kryesisht kryejne dy funksione:
 TV decoding: Transferon sinjalet e figures qe shkojne nga Monitori ne TV.
 TV tuning: Na mundeson te shikojme ne Monitor Kanalet TV, keshtu qe
kompjuteri jone luan rolin edhe te nje TV.
PC Card – Karta PC -Jane disa karta ne madhesine e kartave te kreditit qe na
mundesojne te shtojme veçorite e laptopeve tone.
Graphics Card – Karta Grafike - është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në
ekran. Quhet kartë sepseka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard.
Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord. Kablli i monitorit që shkon tekkasa
lidhet pikërisht me kartën grafike. Karta grafike eshte ajo paisje e cila ben te mundur
kthimin e sinjaleve dixhitale ne sinjale analoge. Sinjali dixhital perbehet nga informacioni
qe pershkruan ne vlera numerike gjith harten e pixel-ave ne ekranet e kompjuterave.
Nje pixel perbehet nga tre numra dixhitale (te cilat pershkruajne ngjyren e pixelit i
perbere nga tre ngjyrat baze, Ekuqe, Jeshile dhe Blu) te cilat percaktojne nivelin e
tensionit te tre kanaleve qe perbejne ngjyren e perftuar nga "perzierja" e ketyre te fundit.
Qellimi kryesor i karteles grafike eshte te ktheje keto vlera dixhitale ne vlera tensioni per
c'do kanal i cili pasi amplifikohet nga ekrani shfaqet imazhi ne ekran (detyre qe i mbetet
monitorit per ta kryer).shkurt, kartela grafike sherben per te kthyer sinjalet dixhitale ne
sinjale analoge (analoge - forme sinjali qe eshte i afte te perpunoje truri njerzo).E gjith
kjo behet e mundur duke kordinuar punen nje softuer kompjuterik (program) qe quhet
dhe drajv (nga anglishtja , drejtues).Cilesia e karteles varet nga rezolucioni i cili eshte i
lidhur fort me shpejtesine ekarteles grafike (n.q.s kartela grafike nuk ka shpejtesine e
duhur ajo nuk ben te mundur freskimin e imazhit te ekranit me rezolucion te larte, e cila
eshte e nevojshme per te realizuar animacionin e nevojitur per te pare dicka ne ekran
pa shkeputje,Njeriu sheh 16 foto ne nje sekonde, dhe ne kete menyre ne shohim
gjithcka pa shkeputje.Pa shkeputje nenkuptojme,pa foto bosh). Atehere karta grafike
duhet te jete e shpejte sa te freskoje ekranin 16 foto ne nje sekonde, me kete
nenkuptojme qe, per rezolucione te larta duhet nje kartele grafike e shpejte dhe nje
procesor te shpejte qe te bejne te mundur, perpunimin dhe shderimin ne analog te
sinjaleve dixhitale ne kohe reale,per te pare nje imazh ne ekran pa shkeputje (16 foto
ne sekonde,me shume foto ne sekonde me mire, por nuk eshte e nevojshme,kartat i
freskojne imazhet me numur me te madh se 16 foto per te bere te mundur ne kalimin ne
rezolucione te ndryshme). Kuptohet qe nje kompjuter i shpejte dhe nje kartele grafike e
shpejte do suportoje rezolucione te medha dhe freskime me te shpeshta te figures. Keta
kompjutera jane te pershtatshem per multimedaja (filma, muzike,animacion) dhe lojra
tre dimensionale moderne. - Kartat grafike shfaqen ne dy menyra on Board (ne trupin e
bordit) dhe te jashteme (nepermjet slotit ne bord).
Kompjuterat e sotem perdorin shume grafike
dhe sidomos Sistemet Operative me
nderfaqe Grafike si Windows. Karta Grafike
mund te lidhet me Mainboard-in ne nje nga
menyrat e meposhtme: Onboard: Çipi dhe
memorja e kartes grafike jane pjese e
Mainboard. PCI/PCI Express: Karta grafike
vendoset ne sllotin (Nderfaqen) PCI.
AGP(Porta e Pershpejtuar Grafike): Karta
grafike vendoset ne nje sllot te vecante te
dizenjuar vecanerisht per te lidhur kartat
grafike.
Daljet e kartave grafike
Shumica e kartave grafike kane dy porta per te lidhur monitore te ndryshem.
 VGA Output: Eshte lidhja standarte per te lidhur monitoret me rezulicion te ulet.
 DVI Output: Eshte nderfaqja e videos qe na mundeson cilesi shume te larte
figure, kryesisht ne monitoret e sheshte ose projektoret.
Disa nga daljet e tjera (portat) jane:
 S-Video (TV) Output  ViVo Output
 FireWire (IEEE-1394) Output
Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet
shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD-
ROM-in. Është memorje e qëndrueshme. -Kjo do të thotë se të dhënat e magazinuara
në Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacioni me të cilin ne punojmë në
kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket,kete e ben te
mundur nepermjet magnetizimit mbetës elementar mbi disk (i cili është i lyer ose i
përbërë nga lende ferromgnetike, i cili kur
kalon koka e leximshkrimit mbi te, pa e prekur
dhe cojme informacion drejt kokës, ajo
orienton grimcat a diskut sipas nje drejtimi te
imponuar nga rryma qe kalon ne koke kur
dergojme informacion dhe merret informacion
kur koka kalon serisht mbi grimcat e orientuara
dhe keshtu krijohet nje rryme ne koken e
leximit, i cili eshte informacioni qe duam te
marrim nga disku) dhe keshtu bëhët e mundur
ruajtja e të dhënave edhe mbas shuarjes së
kompjuterit. -Varësisht prej llojit, nëse
është IDE-ja disk (Integrated Drive
Electronics)hard disku kyqet me pllakën ame nëpërmjet të IDE kabllove, ndërsa nëse
Figura 14. Pamje e një hard disku pjesërisht të zbërthyer
Figure 13. Shembull karte grafike PCI-Express me dalje
për HDMI dhe për dy monitorë DVI.
është "SCSI" disk (Small Computer System Interface) hard disku kyqet në kontrollor
nëpërmjet SCSI kabllove. -Kohët e fundit një perdorim të gjërë janë duke gjetur edhe
disqet SATA, që mundësojnë një qasje më të shpejtë në të dhënat e ruajtura. -Dallimi
ndermjet Hard Diskut të mbrëndshem dhe të jashtëm qendron këtu së Hard Disqet e
brëndshme vendosën në shtepizë, ndërsa ata të jashtëm kyqen në ndonje nga portet e
USB. SCSI disqet janë disqe më shpejtësi më të madhe se IDE disqet dhe kyqen në
kompjuter nëpërmjet SCSI kontrollorit.
Periferikët dhe pajisjet hyrëse dhe dalëse të informacionit
Periferikët janë pjesë dhe pajisje të cilat lidhen me njësinë qendrore të kompjuterit dhe
përdoren për të përçuar të dhëna dhe për të marrë informacion.
Mausi është një pajisje shënuese e cila dallon lëvizjen në një sipërfaqe të sheshtë. Kjo
lëvizje përkthehet në lëvizjen e një shënuesi (në anglisht: pointer) në ekran, gjë që i lejon
përdoruesit të kontrollojë paraqitjen grafike të
programeve dhe të dhënave. Njohja e lëvizjes
mund të kryhet nëpërmjet lëvizjes së një sfere, e
cila rrotullon dy boshte brenda mausit; këto boshte
e përkthejnë lëvizjen në vija me koordinata në
plan. Mause të tjerë e dallojnë lëvizjen nëpërmjet
njohjes optike të ndryshimit të sipërfaqes gjatë
lëvizjes së mausit. Mauset mund të lidhen me
kompjuterin me ose pa tel.
Shumë mause përmbajnë një ose më shumë
butona me shtypje dhe një mekanizëm rrote për
kontroll më të plotë.
Tastiera është e ngjashme me makinën e shkrimit dhe përdor një sërë preklash ose
tastash për t’i lejuar përdoruesit të
zgjedhë se çfarë shkronjash, numrash
dhe komandash t’i japë kompjuterit.
Ashtu si mauset, edhe tastierat mund
të jenë me apo pa tel.
Printeri i lejon përdoruesit që të shtypë të dhëna dhe informacion, si për shembull
dokumente apo foto, mbi letër.
Printerat e sotëm mund të lidhen me kompjuterin nëpërmjet kabllove USB, teknologjive
të rrjeteve apo me valë. Printerat përdorin teknologji lazer ose me bojë të lëngshme apo
të thatë për të shfaqur tekstin dhe figurat mbi letër.
Skaneri është pajisje e cila përdoret për të përçuar figura ose tekst te një kompjuter.
Gjatë procesit të skanimit, skaneri i dërgon sinjale kompjuterit, i cili i përkthen këto sinjale
Figura 15. Shembull mausi me 12 butona
Figura 16. Shembull i një tastiere të thjeshtë
në figurë digitale. Për të nxjerrë tekstin nga një figurë e skanuar përdoren teknologjitë
OCR.
Kamera ruan kopje të pamjes së një objekti në film ose në kujtesë elektronike. Shumë
kamerat elektronike mund të lidhen me kompjuter dhe t’i përçojnë atij figurat e ruajtura.
Mikrofoni është një pajisje e cila përkthen tingujt në sinjale elektrike, të cilat më pas i
kalohen kompjuterit për përpunim të mëtejshëm.
Modemi është një pajisje e cila mundëson lidhjen e kompjuterëve me njëri-tjetrin
nëpërmjet lidhjeve në rrjet.
Ekrani tregon informacion në formë vizuale, duke përdorur tekst dhe grafikë. Pjesa e
monitoruar që tregon informacionin quhet ekran. Ashtu si një ekran televiziv, një ekran
kompjuteri mund të tregojnë ende apo film. Ka dy lloje themelore të vëzhguesve: KRRT-
ja (katodë ray tub) monitoron dhe LCD më të reja (ekran kristal likuid) vëzhgues. Të
dyja llojet prodhojnë imazhe të mprehta,
por monitoron LCD kanë avantazhin e të
qënit shumë më të hollë dhe të lehtë.
Monitori behet prej disa pikave te vogla qe
quhet PIXEL.
Siperfaqja e ekranit permbane nje numer te
caktuar pikash elementare, te cilat njihen
edhe me emrin PIXEL
Monitori lidhet me kartelen Grafike
Monitori është ekrani nga ku ju po lexoni
këtë material. Monitorët janë dy llojesh :
CRT & LCD
Figure 17. Shembull I nje ekrani,ku ne kete rasteshte
nje ekran HP 23er 23-inch Display

More Related Content

What's hot

Pyetje me pergjigje nga informatika
Pyetje me  pergjigje nga  informatikaPyetje me  pergjigje nga  informatika
Pyetje me pergjigje nga informatikaDritan Halimi
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit Zamira Hodaj
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIKAnisa 19
 
Bazat e kompjuterit
Bazat e kompjuterit Bazat e kompjuterit
Bazat e kompjuterit Klodjan Hoxha
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetenis vladi
 
Pajisjet hyrese te kompjuterit
Pajisjet hyrese te kompjuteritPajisjet hyrese te kompjuterit
Pajisjet hyrese te kompjuteritOlgert Pro
 
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)ArDit Mani
 
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb Zhubi
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb ZhubiPllaka ame (Motherboard) nga Arb Zhubi
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb ZhubiArb Zhubi
 
Pajisjet periferike hyrëse vii
Pajisjet periferike hyrëse viiPajisjet periferike hyrëse vii
Pajisjet periferike hyrëse viiFlora Aliji
 
software hardware
software hardwaresoftware hardware
software hardwareFred Kapo
 
Kompjuteri, Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...
Kompjuteri,  Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...Kompjuteri,  Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...
Kompjuteri, Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...Lirim Jahiu
 
Mikroprocesori
MikroprocesoriMikroprocesori
MikroprocesoriVeton Kaso
 

What's hot (20)

Informatik,
Informatik,Informatik,
Informatik,
 
Memoria RAM-ROM
Memoria RAM-ROMMemoria RAM-ROM
Memoria RAM-ROM
 
Pyetje me pergjigje nga informatika
Pyetje me  pergjigje nga  informatikaPyetje me  pergjigje nga  informatika
Pyetje me pergjigje nga informatika
 
Leksioni 3 procesori
Leksioni 3   procesoriLeksioni 3   procesori
Leksioni 3 procesori
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIK
 
Bazat e kompjuterit
Bazat e kompjuterit Bazat e kompjuterit
Bazat e kompjuterit
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internet
 
Pajisjet hyrese te kompjuterit
Pajisjet hyrese te kompjuteritPajisjet hyrese te kompjuterit
Pajisjet hyrese te kompjuterit
 
Hardweri
HardweriHardweri
Hardweri
 
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)
Kompjuteri, ndertimi dhe funksionet (hardware)
 
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb Zhubi
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb ZhubiPllaka ame (Motherboard) nga Arb Zhubi
Pllaka ame (Motherboard) nga Arb Zhubi
 
Punimi i Arbrit
Punimi i ArbritPunimi i Arbrit
Punimi i Arbrit
 
Programet aplikative
Programet aplikative Programet aplikative
Programet aplikative
 
Pajisjet periferike hyrëse vii
Pajisjet periferike hyrëse viiPajisjet periferike hyrëse vii
Pajisjet periferike hyrëse vii
 
Printeri
PrinteriPrinteri
Printeri
 
software hardware
software hardwaresoftware hardware
software hardware
 
Kompjuteri, Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...
Kompjuteri,  Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...Kompjuteri,  Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...
Kompjuteri, Historiku i tij dhe pjeset harduerike te tij ( CPU - Mikroproces...
 
Informatike
InformatikeInformatike
Informatike
 
Mikroprocesori
MikroprocesoriMikroprocesori
Mikroprocesori
 

Similar to Detyre Kursi - Pjeset fizike te Kompjuterit

Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik   Projektimi i Sistemeve InformativePunim Seminarik   Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve InformativeVeton Sopjani
 
Leksione - Njohuri - Informatike
Leksione - Njohuri - InformatikeLeksione - Njohuri - Informatike
Leksione - Njohuri - Informatikeschizoidal
 
Prezantim praktike
Prezantim praktikePrezantim praktike
Prezantim praktikeActuallyican
 
Punim seminarik ''minikompjuterët''
Punim seminarik ''minikompjuterët''Punim seminarik ''minikompjuterët''
Punim seminarik ''minikompjuterët''Arben Huskaj
 
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parë
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parëPyetje nga lënda e informatikës për vitin e parë
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parëLirie Memeti
 
Teknologjia kompjuteri
Teknologjia kompjuteriTeknologjia kompjuteri
Teknologjia kompjuteriOlt Shala
 
Bjorvi Kola Eln-3B.pptx
Bjorvi Kola Eln-3B.pptxBjorvi Kola Eln-3B.pptx
Bjorvi Kola Eln-3B.pptxbjorvi1
 
Njohuri baze per kompjutera
Njohuri baze per kompjuteraNjohuri baze per kompjutera
Njohuri baze per kompjuteraArberLaloshi
 
Ramadan Sanli kompjuteri
Ramadan Sanli kompjuteriRamadan Sanli kompjuteri
Ramadan Sanli kompjuteriRamadan ŞANLI
 
Praktika kompjuterike- Nderim Rahmani
Praktika kompjuterike- Nderim RahmaniPraktika kompjuterike- Nderim Rahmani
Praktika kompjuterike- Nderim RahmaniNderim Rahmani
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Rexhino Kovaci
 
motherboardi klasa 10
motherboardi klasa 10 motherboardi klasa 10
motherboardi klasa 10 Ada Add
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Rexhino Kovaci
 

Similar to Detyre Kursi - Pjeset fizike te Kompjuterit (20)

Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik   Projektimi i Sistemeve InformativePunim Seminarik   Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
 
Ligjerata 3
Ligjerata 3Ligjerata 3
Ligjerata 3
 
Ligjerata 3
Ligjerata 3Ligjerata 3
Ligjerata 3
 
Leksione - Njohuri - Informatike
Leksione - Njohuri - InformatikeLeksione - Njohuri - Informatike
Leksione - Njohuri - Informatike
 
Ligjerata 4
Ligjerata 4Ligjerata 4
Ligjerata 4
 
Ligjerata 4
Ligjerata 4Ligjerata 4
Ligjerata 4
 
Prezantim praktike
Prezantim praktikePrezantim praktike
Prezantim praktike
 
Prezantim praktike
Prezantim praktike Prezantim praktike
Prezantim praktike
 
Punim seminarik ''minikompjuterët''
Punim seminarik ''minikompjuterët''Punim seminarik ''minikompjuterët''
Punim seminarik ''minikompjuterët''
 
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parë
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parëPyetje nga lënda e informatikës për vitin e parë
Pyetje nga lënda e informatikës për vitin e parë
 
Sistemet operative so
Sistemet operative soSistemet operative so
Sistemet operative so
 
Labinot Rexhaj
Labinot RexhajLabinot Rexhaj
Labinot Rexhaj
 
Teknologjia kompjuteri
Teknologjia kompjuteriTeknologjia kompjuteri
Teknologjia kompjuteri
 
Bjorvi Kola Eln-3B.pptx
Bjorvi Kola Eln-3B.pptxBjorvi Kola Eln-3B.pptx
Bjorvi Kola Eln-3B.pptx
 
Njohuri baze per kompjutera
Njohuri baze per kompjuteraNjohuri baze per kompjutera
Njohuri baze per kompjutera
 
Ramadan Sanli kompjuteri
Ramadan Sanli kompjuteriRamadan Sanli kompjuteri
Ramadan Sanli kompjuteri
 
Praktika kompjuterike- Nderim Rahmani
Praktika kompjuterike- Nderim RahmaniPraktika kompjuterike- Nderim Rahmani
Praktika kompjuterike- Nderim Rahmani
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
 
motherboardi klasa 10
motherboardi klasa 10 motherboardi klasa 10
motherboardi klasa 10
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
 

More from Durim Hysa

Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit Kibernetik
Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit KibernetikDetyre Kursi - Siguria ndaj Krimit Kibernetik
Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit KibernetikDurim Hysa
 
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudo
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudoDetyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudo
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudoDurim Hysa
 
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing Durim Hysa
 
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Durim Hysa
 
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUX
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUXDetyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUX
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUXDurim Hysa
 
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet Tracer
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet TracerDetyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet Tracer
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet TracerDurim Hysa
 
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyre
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyreDetyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyre
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyreDurim Hysa
 

More from Durim Hysa (7)

Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit Kibernetik
Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit KibernetikDetyre Kursi - Siguria ndaj Krimit Kibernetik
Detyre Kursi - Siguria ndaj Krimit Kibernetik
 
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudo
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudoDetyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudo
Detyre Kursi - Sateliti si alternative per internet kudo
 
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing
Detyre Kursi - Shkrim akademik - Green Computing
 
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
 
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUX
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUXDetyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUX
Detyre Kursi - Script ne Bash Shell LINUX
 
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet Tracer
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet TracerDetyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet Tracer
Detyre Kursi - Simulimi i nje Rrjeti Kompjuterik - Packet Tracer
 
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyre
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyreDetyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyre
Detyre Kursi - Rrjetet Wireless dhe siguria e tyre
 

Detyre Kursi - Pjeset fizike te Kompjuterit

  • 1. Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Dega: Teknologji Informacioni & Shkenca Kompjuterike Kursi: Arkitekture Kompjuteri Tema: Pjeset fizike te Kompjuterit DETYRE KURSI Punoi: Durim Hysa Gezim Blliku
  • 2. Ç’fare eshte kompjuteri? Kompjuteri eshte nje makine elektronike qe kryen llogaritjet matematikore dhe krahasimet logjike shume shpejt dhe pa asnje gabim. Kompjuteri perbehet nga dy pjese kryesore: Hardware: Jane te gjitha pjeset fizike te kompjuterit. Software: Jane programet e komputerit Pregatitja per pune e kompjuterit Kur ndezim kompjuterin tone nje programi i vogel i quajtur BIOS (Sistemi Kryesor i Hyjre Daljeve) ngarkohet ne memorjen e kompjuterit RAM. Software-i (Programi) i BIOS-it eshte i shkruajtur ne ROM ne mainboard. Funksionet kryesore te BIOS-it jane:  Te identifikojne dhe te analizojne te gjitha pjeset e lidhura ne sistem.  Te ngarkojne sistemin e operimit nga memorja e perhershme (Hard Disku) ne RAM. Proçesi i ndezjes se kompjuterit njihet si Booting. Rrjedhja e te dhenave ne Kompjuter Kompjuterat marrin te dhenat nga paisjet input (hyrese) si tastjera, mausi, mikrofoni dhe skaneri dhe bejne te gjitha llogaritjet ne CPU (njesine qendrore te perpunimit te informacionit) CPU (njesina qendrore te perpunimit te informacionit) eshte truri i kompjuterit. Te dhenat e perpunuara prej tij qendrojne me memorien RAM. Mbasi CPU perpunon te dhanat i dergon ato ne paisjet e Output (daljeve) si monitori, printeri, ose i regjistron ato ne paisjet e regjistrimit si Hard Disku. LLOJET E KOMPJUTERAVE Mainframe Computers-Kompjuteri Mainframe eshte nje kompjuter i madh, i fuqishem dhe i shtrenjte. Shume perdorues mund ta perdorin njekohesisht ate duke perdorur nje PC tjeter ose nje terminal hyres. Kompjuterat Mainfame perdoren nga organizma te medhaja si: Bankat dhe Kompanite e Sigurimeve. Minicomputers-Ashtu si Kompjuterat Mainframe edhe minikompjuterat jane te fuqishem dhe te shtrenjte. Si mainframe ashtu dhe minikompjuterat perdoren pak a shume per te njejten gje, vecse minikompjuterat perdoren per organizma mesatare. Supercomputers-Superkompjuteri eshte nje kompjuter tejet mase i fuqishem me nje kapacitet shume te madh te procesimit te te dhenave. Superkompjuterat perdoren shpesh nga ushtria. Ata perdoren gjithashtu dhe per kerkime shkencore dhe per parashikimin e motit ku nje mase e madhe te dhenash duhet te procesohet shpejt. Cray – 2 ishte kompjuteri i pare i shpejte ne vitet 1980. Kompjuterat me te shpejte ne bote jane IBM Sequoia, IBM Roadrunner, IBM Blue Gene, dhe NEC Earth Simulator
  • 3. Microcomputers-Mikrokompjuterat jane kompjuterat qe zakonisht perdoren nga nje person njekohesisht. IBM PC dhe Apple Macintosh jane dy tipet e mikrokompjuterave. Modelet e mikrokompjuterave kryesore jane: desktop, laptop, palmtop, pocket, tablet, smartphone dhe netbook. HISTORIKU I ZHVILLIMIT TE KOMPJUTERAVE Kompjuteri i parë elektronik u quajt ENIAC (Integrusi dhe Numeruesi Elektro Numerik) dhe u ndërtua nga Universiteti i Pensilvanisë në vitin 1943. Ai u përdor për përllogaritje ushtarake, parashikim motit dhe për përllogaritjet e energjisë atomike. Ai peshonte 30 ton dhe zinte vendin e një dhome të madhe. Etapat kryesore të zhvillimit të kompjuterave  Tubat me Vakum / Vacuum Tubes (1930–1958)  Tranzistoret / Transistors (1959)  Qarqet e Integruar / Integrated Circuits (1965)  Mikroproçesorët / Microprocessors (1971)  Kompjuteri Personal / Personal Computer (1981) Tubat me vakum(1930–1958) Kompjuterat e parë përdornin tubat me vakum për kryerjen e llogaritjeve. Ato gjenerojnë shumë nxehtësi dhe kanë tendencën për tu djegur. ENIAC ishte një kompjuter me tuba vakumi. Ai kishte rreth 18.000 tuba vakumi që digjeshin vazhdimisht dhe konsumonte 200 Kilowat energji në orë. (Afërshisht 100 ngrohëse) Transistors (1959) Tranzistorët zëvendesuan tubat me vakum sepse ata ishin më të vegjël, më të shpejtë, më të besueshëm dhe konsumonin shumë më pak energji. Tranzistori koniderohet për shumë individë si shpikja më e madhe e shekullit të njëzetë për qarqet elektronike. Tranzisorët gjenden praktikisht gati në ç’do qark elektronik modern. Qarqet e Integruar (1965) Qarqet e integruar (mikroçipet) përdorin gjysëmpërcjellësa për formimin e qarqeve komplekse për përpunimin e të dhënave. Shpikja e tyre solli nje zhvillim të madh në industrinë e kompjuterit. Pllakat e medhaja me tranzistorë u zëvendësuan me pllaketëza që zvogëluan përmasat e kompjuterave dhe i bënë ata më të besueshëm dhe më të lirë. Microprocessors (1971) Një mikroproçesor përmban shumicën ose të gjitha funksionet e një njësie qëndrore të përpunimit të informacionit (CPU) në një qark të vetëm të integruar. Kompania e kompjuterave Intel nxorri në treg mikroproçesorin e vet të parë në vitin 1971. Ai ishte 4- bitsh dhe përdorej për makinat llogaritëse elektronike. Mikroproçesoret u mundësuan kompjuterave të kryejnë funksione më preçize në më pak kohë.
  • 4. Personal Computer (1981) Kompania e kompjuterave IBM nxorri në treg kompjuterin e vet personal (PC) ne vitin 1981 dhe e quajti Datamaster. Kompjutarat personalë janë formuar për përdorim individual që mund të vihen në punë drejtpërdrejt nga përdoruesit pa ndihmën e ndonjë specialisti. Kompjuteri perbehet nga dy pjese kryesore: Software: Jane programet dhe aplikacionet  Jane pjeset perberese te kompjuterit te cilat nuk mund te shikohen  I nevojiten kompjuterit per te funksionuar.  Jane te dizenjuara per te zgjidhur probleme te pergjithshme ose te veçanta Software ndahet ne kater pjese kryesore:  Operating Systems (Sistemet Operative)  Application Programs (Aplikacionet)  Programming Languages (Gjuhet e Programimit)  Utility Programs (Progamet Ndihmese) Hardware: Jane pjeset fizike te kompjuterit. Eshte gjithcka qe mund te preket dhe shikohet Hardware ndahet ne kater pjese kryesore:  Input Devices (Paisjet Hyrese)  Output Devices (Paisjet Dalese)  Storage Devices (Paisjet e Rregjistrimit)  System Unit (Njesia Qendrore) The System Unit (Njesia Qendrore)-Te gjitha pjeset kryesore te kompjuterit jane te grupuara se bashku ne njesine qendrore. Njesia qendrore permban pjeset si: Motherboard, CPU, RAM, Kartat e ndryshme, Hard Disk, etj… Njësia Qëndrore e përpunimit të të dhënave është komponent kryesorë i kompjuterit, e cila bën ekzekutimin e programeve individuale dhe dirigjon punët e pjesëve tjera. Quhet edhe njesi qendrore procesike, ndersa kur ajo ndodhet ne nje qark te integruar, quhet mikroprocesore. Komponentët kryesorë Njesia qendrore përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njesia aritmetike logjike (ALU), ku kryhen te gjitha llogaritjet logjike, njesia dirigjuse, e cila ben dekodimin, sinkronizimin, dhe instruksionet e programeve, kujtesa, e cila mundëson ruajtjen e te dhenave dhe programeve me të cilat mundesohet puna e komjuterit. Ndërtimi Të gjitha këta komponent përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapsira të kujtesës të rezervuara për qëllime të veqanta. Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël te qeramikes me këmbza metalike anash. Këto këmbëza kan funksionin e nderlidhjes se qipit te procesorit me qipat e tjerë në pllakën e stampuar. Ne brendesi te kutisë së qeramikës është i vendosurë vetë qipi, një pllakë e
  • 5. silicit me dimensione prej disa mm2. Në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndermjet vete. Chassis (Kasa)-eshte nje kuti metalike ose plastike qe permban sistemin qendror. (Large Tower, Tower, Midi Tower, Desktop Case). Të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit vendosen në kasë. Mendojeni kasën si shtëpia e kompjuterit. Një kasë e madhe mund të mbajë më shumë pjesë, madje pjesë më të mëdha dhe të ketë më shumë hapësirë për ajrim se sa një kasë e vogël. Power Supply-Blloku i ushqimit (Ushqyesi) eshte nje paisje elektrike e cila transformon burimin e energjise standarte (115 – 120 Volt AC ne SHBA ose 220 Volt AC ne Europe ne tension me te ulet (3.3 ose 5 deri ne 12 Volt DC). Funksioni kryesor i bllokut te ushqimit eshte kthimi i rrymes alternative (rryma qe vjen ne shtepite tona, AC) ne rryme te vazhduar (kontante, DC). Uninterruptible Power Supply (UPS)-UPS perdoret per te siguruar nje burim energjine te vazhdueshem nese ikin dritat duke na mundesuar qe te ruajme informacionet tona dhe te fikim ne menyre te regullt komp. Ai gjithashtu mbron komp. nga tensioni i ulet ose i larte, etj… Motherboard Motherboard-i është pjesa elektronike me të cilën lidhen të gjitha pjesët e një kompjuteri (disa prej të cilave janë të përfshira në motherboard) dhe e cila lidh ato pjesë me njëra- tjetrën. Vetë motherboard-i quhet si pjesa qendrore e një kompjuteri. Motherboard-i ka formën e një pllake drejtkëndëshe me qarqe të integruara (çipe), pjesë mbajtëse (slote) për pjesë të tjera, pjesë lidhëse (konektorë) dhe lidhjet mes tyre. Pjesa më e madhe e motherboard-eve japin mundësi për të vendosur pjesë shtesë dhe për të zëvendësuar disa prej pjesëve ekzistuese në një kompjuter.Te gjitha pjeset kryesore te kompjuterit lidhen ne motherboard. Luan nje rol shume te rendesishem ne shpejtesine e pergjithshme te kompjuterit. Motherboard është “Zemra” e kompjuterit Njihet ndryshe si: Board i sistemit Figura 1. Ilustrim i nje kase kompjuteri. Figura 2. Shembull i nje blloku ushqimi . Figura 3. Pamje e nje Motherboardi
  • 6. Board-i kryesor Board-i bazë Bazat e HW MotherBoard + BIOS 2 Ofron lidhjen e përbashkët midis pjesëve të tjera të kompjuterit duke përfshirë CPU, kujtesat, lexuesit të disqeve, etj. Kur ndërtoni një PC, zgjedhja e motherboard është zgjedhja e parë dhe kryesore që bëhet Motherboard që përdor një PC përcakton funksionalitetin e tij si dhe mundësinë për përditësime të mëvonshme të pjesëve përbërëse. ROM – BIOS (Read Only Memory-Basic Input Output System / Memorje Vetem e Lexueshme – Sistemi baze i Hyrje Daljeve) është e vendosur në pllakën amë e e cila i ruan informacionet edhe pasi të shkyçet kompjuteri nga rryma. Në ROM memorie ruhen instruksionet bazë të të dhënave për pajisjet harduerike me të cilat ndër vepron procesori. ROM memoria përmban udhëzime që mund të arrihen drejtpërdrejt nga procesori (CPU). Këto udhëzime në ROM mund të ndryshohen vetëm me ndërhyrje të veçanta teknike, pra përmbajtja nuk mund të fshihet ose të ndryshohet me mjete normale. eshte nje mikrocip i vecante ne motherboard-in e kompjuterit. Ai permban Software qe lejon kompjuterin te punoje me Sistemin Operativ. Memoria ROM është një pjesë e vogël e cila përmban programin dhe konfigurimin themelor të një kompjuteri për ta kaluar atë në gjendje pune. Memoria ROM zakonisht vendoset në motherboard. Buses-jane rruget e kalimit te informacionit ne mainboard, te cilat perdoren per kalimin e informacioneve dhe lidhin CPU-ne me pjeset e tjera te mainboard-it si cipet dhe kabllat e lidhjeve. Një system bus përbëhet nga 50 deri në 100 linja të ndara. Secila linjë kryen një funksion. Në çdo bus linjat mund të klasifikohen në tri grupe funksionale: a)linja e të dhënave, b)linja e adresave, c)linja e kontrollit, d)linja e furnizimit me rrymë. Linja e të dhënave.- paraqet rrugën për bartjen e të dhënave ndërmjet moduleve të Figura 4. Pamje nga ekrani kryesor i konfigurimit të BIOS-eve Award. Figura 5. Buset te implementuara ne motherboard.
  • 7. sistemit. Data bus-at mund të përbëhen prej 32 deri në qindra linja. Numri i linjave njihet si gjerësia e bus-it të të dhënave. Secila linjë mund të bartë vetëm një bit, prandaj linjat paraqesin numrin e bitave që mund të dërgohen njëkohësisht. Gjerësia e bus-it të të dhënave përfaqëson performancën e kompjuterit. Linja e adresave.- bën identifikimin e destinacionit dhe burimit të të dhënave. Figura 6.1. Pamje nga ekrani kryesor i konfigurimit të BIOS-eve Award. Gjerësia e bus- it të adresave përcakton kapacitetin maksimal memorik të sistemit. Linjat e adresave gjithashtu përdoren për adresimin e H/D porteve.. Expansion slots-jane socket-e ne mainboard te cilat na lejojne te shtojme vecorite dhe mundesite e kompjuterit Kompjuterët kanë expansion slots për t'i dhënë përdoruesit mundësinë për të shtuar pajisje të reja në kompjuterin e tyre. Për shembull, një gamer kompjuter mund të përmirësojë kartën e tyre video për të marrë performancë më të mirë në lojërat e tyre. Një shirit zgjerimi i lejon ata të heqin kartën e vjetër video dhe të shtojnë një kartë të re video pa pasur nevojë të zëvendësojnë motherboard. Computer Ports-Portat e kompjuterit perdoren per te futur ose nxjere informacione nga kompjuteri. Jane te vendosura ne pjesen e mbrapme te njesise qendrore. Kemi pese lloje kryesore portash kompjuteri:  Serial Ports – Portat Seriale  Parallel Ports – Portat Paralele  PS/2 Ports – Portat PS/2  USB Ports – Portat USB  Graphic Ports - Portat Grafike Serial ports – Portat Seriale Na lejojne te lidhim me kompjuterin paisje si modem te jashtem. Ato jane te emeruara COM1 dhe COM2. Parallel ports – Portat Paralele -Na lejojne te lidhim me kompjuterin paisje si printera. Ato jane te emeruara LPT1 dhe LPT2. Figura 6. Slotet e zgjeruara ku perfshihen PCI,ACP,etj. Figura 7. Disa nga portat e kompjuterit si: USB,Audio,HDMI,VGA,etj
  • 8. USB Ports – Portat USB -Portat USB na lejojne te lidhim me kompjuterin te gjitha paisjet qe kane nderfaqe USB si skanera, kamera, webkamera , flashdisk, etj… PS/2 Ports - Portat PS/2 -Jane porta speciale te dizenjuara vecanerisht per te lidhur Mouse dhe Tastjeren Portat Grafike Portat grafike sherbejne per te lidhur monitorin ose projektorin me njesine qendrore. Portat kryesore grafike jane:  VGA Port  S–Video (TV out)  DVI Port ATA and SATA Interfaces - Nderfaqet ATA dhe SATA -Jane nderfaqe qe na mundesojne te lidhim Harddisk, CD/DVD Rom etj… ne kompjuterin tone. Ata eshte nderfaqja per HDD e vjeter ndersa SATA perdoret per HDD e rinj. Internal Speaker (Altoporlanti i Brendshëm) -Altoporlanti i brendshem eshte i lidhur ne mainboard dhe mundeson kompjuterin per te treguar me ane te zhurmave te ndryshme gabimet e tij gjate ndezjes ose gjate punes. Central Processing Unit (CPU) -CPU-ja (Njesia Qendrore e Perpunimit te Informacionit) eshte nje nga pjeset me te rendesishme te njesise qendrore. Ai konsiderohet si truri i kompjuterit per shkak se perpunon te gjitha llogaritjet qe ben kompjuteri. Shpejtesia e tij matet me gigahertz GHz dhe luan nje rol te rendesishem ne shpejtesine e kompjuterit. Central Processing Unit (CPU) Pjeset kryesore te tij jane:  CPU Cache  CU (Control Unit)  ALU (Arithmetic Logic Unit):  Floating-Point Unit (FPU)  Registers Pjesë mbajtëse (në anglisht: sockets ose slots) për procesorët në të cilat vendosen një apo disa procesorë (në disa motherboard-e, procesori është salduar drejtpërdrejt në motherboard dhe nuk mund të ndërrohet). Një pjesë mbajtëse për procesorin përmban: 1. një strukturë fizike për të mbajtur procesorin; 2. vende për montimin e një ventilatori ose pllake ftohëse; 3. lidhjet elektrike ndërmjet procesorit dhe motherboard-it. Figura 8. Pamje e një procesori 64-bit me katër bërthama nga Intel .
  • 9. Shumica e motherboard-eve për kompjutera personalë kanë vende për 1 ose 2 procesorë. Kompjuterat e specializuar siç janë serverat mund të kenë vende për 4 apo më shumë procesorë. Pjesë mbajtëse për memorie RAM, të cilat duhet të jenë të përshtatshme për memorien që duam të vendosim. Për të lehtësuar dallimet fizike midis tipeve të ndryshme të memorieve, memoriet prodhohen me një apo disa çarje të vogla, të cilat duhet të përputhen me vendet e ngritura në pjesën mbajtëse. Shumica e motherboard-eve për kompjutera personalë kanë 2 ose 4 pjesë mbajtëse për memorie RAM. Kompjuterat e specializuar për punë grafike ose serverat mund të kenë 8 ose më shumë pjesë të tilla. Një çipset (grup qarqesh të integruara) që krijon lidhjet ndërmjet bus-it të përparmë (front- side bus) të procesorit, memories dhe bus-eve periferike. Në kompjuterat personalë, çipseti përbëhet nga dy çipe të lidhura drejtpërdrejt me procesorin. Meqë kanë detyra të ndryshme, për t’i dalluar nga njëri-tjetri, njëri quhet ura veriore (në anglisht: northbdrige), ndërsa tjetri ura jugore (në anglisht: southbridge). Ura veriore lidh procesorin me pjesët e tjera me shpejtësi të lartë, siç janë memoria RAM dhe kontrolluesit e grafikës. Ura jugore lidh procesorin me pajisjet me shpejtësi të ulët të tipit PCI ose ISA. Në ditët e sotme, ura jugore përfshin brenda saj lidhje për pjesë periferike, siç janë ato për rrjetet, pajisjet USB dhe audio. Prodhuesit e procesorëve kanë nisur të përfshijnë shumë funksione të urës veriore drejtpërdrejt në procesorë. Si rrjedhojë, disa prodhues çipsetesh kanë krijuar çipsete vetëm me një çip, i cili kryen funksionet e urës jugore dhe ato pak funksione të urës veriore që nuk i kryejnë vetë procesorët. Memoria ROM në kompjutera personalë është memoria ku ruhet BIOS-i. Nëse memoria ROM mungon ose është dëmtuar fizikisht, BIOS-i nuk mund të ekzekutohet dhe kompjuteri ndalon së punuari; në këto raste duhet zëvendësuar memoria ROM ose i tërë motherboard-i. Shembull nga afër i një memorieje ROM dhe vendit mbajtës të saj. Memoria ROM që përdoret zakonisht në kompjutera personalë është e tipit EEPROM (në anglisht: electrically erasable programmable read-only memory, pra memorie vetëm e lexueshme, e programueshme dhe e shkruajtshme me sinjale elektrike). Figura 9. Shembull nga afër i një memorieje ROM dhe vendit mbajtës të saj.
  • 10. Sinkronizuesi i kohës prodhon një sinjal elektrik të posaçëm që përdoret për të njoftuar pjesët e tjera të kompjuterit që të ndalojnë ose të rifillojnë punën e tyre në të njëjtën kohë. Pjesë mbajtëse për karta shtesë (të quajtura slot-e) krijojnë mundësi për vendosjen e pjesëve shtesë (të quajtura karta shtesë). Slotet kanë formë drejtkëndëshe që mund të kenë të çara horizontale njëra pas tjetrës; të çarat (nëse ka) e secilës prej sloteve përdoren për të dalluar nëse një kartë shtesë mund të vendoset fizikisht në atë slot. Pjesë mbajtëse për baterinë e CMOS, e cila është një bateri e vogël, zakonisht e tipit CR2032, që përdoret në disa kompjutera për të mbajtur të pafshirë konfigurimin e BIOS-it në një memorie të posaçme CMOS edhe kur kompjuteri është i fikur, si dhe për të ruajtur datën dhe orën e kompjuterit. Në disa kompjutera të tjerë, ky konfigurim ruhet në kujtesa të tipit EEPROM ose flash, njësoj si kodi i BIOS-it, dhe i vetmi funksion që kryen bateria është mbajtja e datës dhe orës. Motherboard-et e sotme përmbajnë zakonisht 2-4 slote të tipit PCI-Express 16x dhe një ose më shumë slote PCI dhe PCI-Express 1x. Në motherboard-e më të vjetra mund të gjejmë slote AGP për karta grafike. Lidhje për ushqimin me energji; nëpërmjet tyre, energjia merret nga blloku i ushqimit dhe i jepet pjesëve të tjera, si nëpërmjet sloteve ashtu edhe nëpërmjet kabujve që lidhen me kontakte të posaçme të motherboard-it. Motherboard-et përdorin energji jo vetëm për vete, por edhe për t’u dhënë energji elektrike shumë pjesëve të tjera të kompjuterit. Disa prej këtyre pjesëve e marrin energjinë nga motherboard-i nëpërmjet pjesëve mbajtëse të tyre që janë të salduara drejtpërdrejt në motherboard. Disa pjesë të tjera e marrin energjinë nëpërmjet kabujve që lidhen me kontakte të posaçme të motherboard-it. Memory (RAM) – Memorja (RAM) -(Memorja me Akses te Rastesishem) eshte memorja e perkoshme e cila perdoret nga kompjuteri per te ruajtur aplikacionet dhe te dhenat qe jane duke u perdorur. Psh: Sistemi Operativ. Kur punojme me nje dokument apo dicka tjeter kompjuteri i ruan ato ne RAM dhe i kalon ne HardDisk kur regjistrojme punen tone. Figura 10. Shembull i baterise se BIOS-it
  • 11. Llojet kryesore te Ram-eve jane:  Static RAM (SRAM)  Dynamic RAM (DRAM) o SDRAM (Synchronous DRAM): o DDR (Double Data Rate SDRAM DDR1, DDR2, DDR3) o Rambus DRAM (RDRAM) RAM shtë fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e informacioneve. Në fillim tek tabela e parametrave në vend të fjalës memorie shkruhet RAM dhe zakonisht është pikërisht RAM-i që nënkuptohet në botën e kompjuterave sa herë përmendet memoria e kompjuterit, edhe pse siç do të shohim më vonë ka shumë pajisje që klasifikohen si lloje memoriesh. RAM (Random Access Memory,qe dote thote:- Memorje me kapje te rastit! Memorje me kapje te rastit kuptojme qe, c'do qelize ne kete memorje mund te kapet ne te njejten kohe me te nje qelize tjeter cfaredo. Dhe adresimi i tij eshte unik dhe mund te kapet ne cdo moment pa nje radhe te caktuar!) është memorie e cila perdoret per te ngarkuar fillimisht sistemin, programet dhe te dhenat qe jane ne perpunim, gje e cila ndodh menjehere pasi ndizet compjuteri. Kjo memorje eshte memorja baze e sistemit, ajo ruan informacionin ( sistemin ,programet dhe te dhenat) vetem kur eshte ndezur kompjuteri dhe i humb ato pasi fiket Expansion Cards – Kartat e Zgjerimit -Jane disa qarqe elektronike qe lidhen ne mainboard per te shtuar veçorite qe nuk na ofrohen nga mainboardi. Disa nga kartat qe mund te vendosim jane:  Kartat Video  Kartat e Zerit  Kartat e Rrjetit  Kartat TV  Modem te brendshem  Etj… Sound Card – Karta e Zerit -Karta e Zerit konverton sinjalin e zerit dixhital ne sinjal zeri analog dhe e dergon ate ne bokse per t’a degjuar ate. Figure 11. Shembuj teknologjish RAM-i. Figure 12. Disa lloje kartash
  • 12. Network Interface Card (NIC) -Karta e Rrjetit Karta e Nderfaqes se Rrjetit (Karta e Rrjetit) lejon kompjuterat te komunikojne me njeri tjetrin nepermjet kabllave. Shpejtesia e transmetimit te tyre varion nga 10 Mega Bit/Sekonde deri ne 1 Giga Bit /Sekonde Modem (Modulator/Demodulator) -Modemi eshte nje paisje qe lidh kompjuterin tone me kompjuterat e tjere duke perdorur rrejtin telefonik. TV Card - Karta TV -Karta TV kryesisht kryejne dy funksione:  TV decoding: Transferon sinjalet e figures qe shkojne nga Monitori ne TV.  TV tuning: Na mundeson te shikojme ne Monitor Kanalet TV, keshtu qe kompjuteri jone luan rolin edhe te nje TV. PC Card – Karta PC -Jane disa karta ne madhesine e kartave te kreditit qe na mundesojne te shtojme veçorite e laptopeve tone. Graphics Card – Karta Grafike - është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në ekran. Quhet kartë sepseka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard. Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord. Kablli i monitorit që shkon tekkasa lidhet pikërisht me kartën grafike. Karta grafike eshte ajo paisje e cila ben te mundur kthimin e sinjaleve dixhitale ne sinjale analoge. Sinjali dixhital perbehet nga informacioni qe pershkruan ne vlera numerike gjith harten e pixel-ave ne ekranet e kompjuterave. Nje pixel perbehet nga tre numra dixhitale (te cilat pershkruajne ngjyren e pixelit i perbere nga tre ngjyrat baze, Ekuqe, Jeshile dhe Blu) te cilat percaktojne nivelin e tensionit te tre kanaleve qe perbejne ngjyren e perftuar nga "perzierja" e ketyre te fundit. Qellimi kryesor i karteles grafike eshte te ktheje keto vlera dixhitale ne vlera tensioni per c'do kanal i cili pasi amplifikohet nga ekrani shfaqet imazhi ne ekran (detyre qe i mbetet monitorit per ta kryer).shkurt, kartela grafike sherben per te kthyer sinjalet dixhitale ne sinjale analoge (analoge - forme sinjali qe eshte i afte te perpunoje truri njerzo).E gjith kjo behet e mundur duke kordinuar punen nje softuer kompjuterik (program) qe quhet dhe drajv (nga anglishtja , drejtues).Cilesia e karteles varet nga rezolucioni i cili eshte i lidhur fort me shpejtesine ekarteles grafike (n.q.s kartela grafike nuk ka shpejtesine e duhur ajo nuk ben te mundur freskimin e imazhit te ekranit me rezolucion te larte, e cila eshte e nevojshme per te realizuar animacionin e nevojitur per te pare dicka ne ekran pa shkeputje,Njeriu sheh 16 foto ne nje sekonde, dhe ne kete menyre ne shohim gjithcka pa shkeputje.Pa shkeputje nenkuptojme,pa foto bosh). Atehere karta grafike duhet te jete e shpejte sa te freskoje ekranin 16 foto ne nje sekonde, me kete nenkuptojme qe, per rezolucione te larta duhet nje kartele grafike e shpejte dhe nje procesor te shpejte qe te bejne te mundur, perpunimin dhe shderimin ne analog te sinjaleve dixhitale ne kohe reale,per te pare nje imazh ne ekran pa shkeputje (16 foto ne sekonde,me shume foto ne sekonde me mire, por nuk eshte e nevojshme,kartat i freskojne imazhet me numur me te madh se 16 foto per te bere te mundur ne kalimin ne rezolucione te ndryshme). Kuptohet qe nje kompjuter i shpejte dhe nje kartele grafike e shpejte do suportoje rezolucione te medha dhe freskime me te shpeshta te figures. Keta kompjutera jane te pershtatshem per multimedaja (filma, muzike,animacion) dhe lojra tre dimensionale moderne. - Kartat grafike shfaqen ne dy menyra on Board (ne trupin e bordit) dhe te jashteme (nepermjet slotit ne bord).
  • 13. Kompjuterat e sotem perdorin shume grafike dhe sidomos Sistemet Operative me nderfaqe Grafike si Windows. Karta Grafike mund te lidhet me Mainboard-in ne nje nga menyrat e meposhtme: Onboard: Çipi dhe memorja e kartes grafike jane pjese e Mainboard. PCI/PCI Express: Karta grafike vendoset ne sllotin (Nderfaqen) PCI. AGP(Porta e Pershpejtuar Grafike): Karta grafike vendoset ne nje sllot te vecante te dizenjuar vecanerisht per te lidhur kartat grafike. Daljet e kartave grafike Shumica e kartave grafike kane dy porta per te lidhur monitore te ndryshem.  VGA Output: Eshte lidhja standarte per te lidhur monitoret me rezulicion te ulet.  DVI Output: Eshte nderfaqja e videos qe na mundeson cilesi shume te larte figure, kryesisht ne monitoret e sheshte ose projektoret. Disa nga daljet e tjera (portat) jane:  S-Video (TV) Output  ViVo Output  FireWire (IEEE-1394) Output Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD- ROM-in. Është memorje e qëndrueshme. -Kjo do të thotë se të dhënat e magazinuara në Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacioni me të cilin ne punojmë në kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket,kete e ben te mundur nepermjet magnetizimit mbetës elementar mbi disk (i cili është i lyer ose i përbërë nga lende ferromgnetike, i cili kur kalon koka e leximshkrimit mbi te, pa e prekur dhe cojme informacion drejt kokës, ajo orienton grimcat a diskut sipas nje drejtimi te imponuar nga rryma qe kalon ne koke kur dergojme informacion dhe merret informacion kur koka kalon serisht mbi grimcat e orientuara dhe keshtu krijohet nje rryme ne koken e leximit, i cili eshte informacioni qe duam te marrim nga disku) dhe keshtu bëhët e mundur ruajtja e të dhënave edhe mbas shuarjes së kompjuterit. -Varësisht prej llojit, nëse është IDE-ja disk (Integrated Drive Electronics)hard disku kyqet me pllakën ame nëpërmjet të IDE kabllove, ndërsa nëse Figura 14. Pamje e një hard disku pjesërisht të zbërthyer Figure 13. Shembull karte grafike PCI-Express me dalje për HDMI dhe për dy monitorë DVI.
  • 14. është "SCSI" disk (Small Computer System Interface) hard disku kyqet në kontrollor nëpërmjet SCSI kabllove. -Kohët e fundit një perdorim të gjërë janë duke gjetur edhe disqet SATA, që mundësojnë një qasje më të shpejtë në të dhënat e ruajtura. -Dallimi ndermjet Hard Diskut të mbrëndshem dhe të jashtëm qendron këtu së Hard Disqet e brëndshme vendosën në shtepizë, ndërsa ata të jashtëm kyqen në ndonje nga portet e USB. SCSI disqet janë disqe më shpejtësi më të madhe se IDE disqet dhe kyqen në kompjuter nëpërmjet SCSI kontrollorit. Periferikët dhe pajisjet hyrëse dhe dalëse të informacionit Periferikët janë pjesë dhe pajisje të cilat lidhen me njësinë qendrore të kompjuterit dhe përdoren për të përçuar të dhëna dhe për të marrë informacion. Mausi është një pajisje shënuese e cila dallon lëvizjen në një sipërfaqe të sheshtë. Kjo lëvizje përkthehet në lëvizjen e një shënuesi (në anglisht: pointer) në ekran, gjë që i lejon përdoruesit të kontrollojë paraqitjen grafike të programeve dhe të dhënave. Njohja e lëvizjes mund të kryhet nëpërmjet lëvizjes së një sfere, e cila rrotullon dy boshte brenda mausit; këto boshte e përkthejnë lëvizjen në vija me koordinata në plan. Mause të tjerë e dallojnë lëvizjen nëpërmjet njohjes optike të ndryshimit të sipërfaqes gjatë lëvizjes së mausit. Mauset mund të lidhen me kompjuterin me ose pa tel. Shumë mause përmbajnë një ose më shumë butona me shtypje dhe një mekanizëm rrote për kontroll më të plotë. Tastiera është e ngjashme me makinën e shkrimit dhe përdor një sërë preklash ose tastash për t’i lejuar përdoruesit të zgjedhë se çfarë shkronjash, numrash dhe komandash t’i japë kompjuterit. Ashtu si mauset, edhe tastierat mund të jenë me apo pa tel. Printeri i lejon përdoruesit që të shtypë të dhëna dhe informacion, si për shembull dokumente apo foto, mbi letër. Printerat e sotëm mund të lidhen me kompjuterin nëpërmjet kabllove USB, teknologjive të rrjeteve apo me valë. Printerat përdorin teknologji lazer ose me bojë të lëngshme apo të thatë për të shfaqur tekstin dhe figurat mbi letër. Skaneri është pajisje e cila përdoret për të përçuar figura ose tekst te një kompjuter. Gjatë procesit të skanimit, skaneri i dërgon sinjale kompjuterit, i cili i përkthen këto sinjale Figura 15. Shembull mausi me 12 butona Figura 16. Shembull i një tastiere të thjeshtë
  • 15. në figurë digitale. Për të nxjerrë tekstin nga një figurë e skanuar përdoren teknologjitë OCR. Kamera ruan kopje të pamjes së një objekti në film ose në kujtesë elektronike. Shumë kamerat elektronike mund të lidhen me kompjuter dhe t’i përçojnë atij figurat e ruajtura. Mikrofoni është një pajisje e cila përkthen tingujt në sinjale elektrike, të cilat më pas i kalohen kompjuterit për përpunim të mëtejshëm. Modemi është një pajisje e cila mundëson lidhjen e kompjuterëve me njëri-tjetrin nëpërmjet lidhjeve në rrjet. Ekrani tregon informacion në formë vizuale, duke përdorur tekst dhe grafikë. Pjesa e monitoruar që tregon informacionin quhet ekran. Ashtu si një ekran televiziv, një ekran kompjuteri mund të tregojnë ende apo film. Ka dy lloje themelore të vëzhguesve: KRRT- ja (katodë ray tub) monitoron dhe LCD më të reja (ekran kristal likuid) vëzhgues. Të dyja llojet prodhojnë imazhe të mprehta, por monitoron LCD kanë avantazhin e të qënit shumë më të hollë dhe të lehtë. Monitori behet prej disa pikave te vogla qe quhet PIXEL. Siperfaqja e ekranit permbane nje numer te caktuar pikash elementare, te cilat njihen edhe me emrin PIXEL Monitori lidhet me kartelen Grafike Monitori është ekrani nga ku ju po lexoni këtë material. Monitorët janë dy llojesh : CRT & LCD Figure 17. Shembull I nje ekrani,ku ne kete rasteshte nje ekran HP 23er 23-inch Display