Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Projekt Histori XIb Ervis Cara

563 views

Published on

projekt mbi perhapjen e komunizmit ne bote.

Published in: Education
  • Be the first to comment

Projekt Histori XIb Ervis Cara

  1. 1.  KOMUNIZMI  Ideologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz. Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz.
  2. 2.  Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist.  Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit.
  3. 3.  Komunizmi në Shqipëri  Shqiperia është një nga ato pak vende ku hodhi rrënjët dhe u rrit komunizmi me i egër dhe me i pa mëshirshëm, i cili e izoloi vendin tonë për 50 vite me radhë nga pjesa tjetër e botës, një botë e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mire për tu rimekembur pas shkatërrimit që i solli lufta. Shtetet e tjera po bashkoheshin për të ecur përpara dhe për t ë rimekembur ekonomite e tyre, ndërsa ne ndoqëm rrugën e veteizolimit duke pasur marrëdhënie vetëm me pak vende por nuk vonoi dhe në e prishëm krushqinë me to duke mbetur te vetëm edhe pse jemi një udhëkryq në mes te Ballkanit përafërsisht në vite, në u vendosem nen pushtetin e rrëgjimit komunist ndërkohe që jashtë kufijve tanë po hidhte themelet një organizatë e cila sot paraqitet si një super shtet një bashkim i fuqishëm evropian.
  4. 4.  Fillesat e instalimit të diktaturës në Shqipëri  Sipas teorisë komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund të arrihej duke shkatërruar sistemin ekzistues me anën e revolucionit proletar ose luftës së armatosur. Sipas saj, forca lëvizëse e shoqërisë ishte lufta e klasave e cila ishte e përjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe përjetësimi i pushtetit të ri realizohej me anën e diktaturës se proletariatit që nënkupton vendosjen e dhunës mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirinë, mungesën e ligjit mbi shtetin ligjor.  Masat e para të pushtetit të ri ishin:  1. Regjistrimi i vullnetareve për ne brigadën partizane të Shkodrës të krijuar një ditë pas çlirimit.  2. Mobilizimi me detyrim i atyre që nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosovës, drejt Berlinit.  3. Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave për të zëne edhe shtypur të arratisurit.  4. U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci për kontroll të arratisurish për kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" që quheshin "të luftës".  5. Venia e triskave të bukës me 250 gram në ditë.  6. Krijimi i mencave të asistencës sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA.

×