SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i
Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet tëMatit, në një kështjellë të ndërtuar
rreth shekullit të XV. - 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parisit), ishte politikan shqiptar,
Ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër
i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1
shtator1928 - de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de iure më 2
janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë.[2]
Rinia dhe formimi!! U lind Ahmet Muhtar(kryeplak)[3]
Bej Zogolli në kalanë e
Burgajetit, qytet i afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë iXhemal Pashë
Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije Toptani në 1895. Familja e tij ishte
një familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Familja
e s'ëmës, Toptani, pretendonte se ishte trashëgimtare nga motra e heroit
kombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica.
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi)
Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri
në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon
studimet në Lycée Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane
në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri
më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U
zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal Bej Zogolli.
Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë. U mbajt në Vjenë
në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919.
Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të
ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe
thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.
Kronologjia e jetës së Zogut!!
Ahmet Zogu, Mbretëresha Geraldinë, dhe familia e tij.
Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të
përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si
rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë
me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në
ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë
Toptani. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e
pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte
Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash. Ndërkohë që luftonte, u njoftua
se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë
Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për
të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.
Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave
të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim
dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në
Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i
braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë
qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar
edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të
instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një
kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu u
vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të
rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai
marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë
kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e
vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt
Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe
vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3
Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e
Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më
vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si
shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta
internonin. E jëma, i kërkon ndihmë At' Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t'i shpëtonte të
birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e e merr në Kuvendin e
Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime n'Austri në nji Akademi
Ushtarake. Në Janarin e1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i
Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i
kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht
shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe Çatin Saraçin[4]
. Ai u detyrua
të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht
ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një
kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me
21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te
brendshëm).
Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në
kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë
dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën
bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 stabilizon
rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria
jep dorëheqjen. Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin
Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve
ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së
grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24
dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.
Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga
anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu
ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai
ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri. Në
shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923 Zogu
arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues,
por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet
me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me
anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një
atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament
nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi
tre herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë
dhe një në bark[5]
Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke
qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të
armatosur mes palëve kundërshtare. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u
ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe
me zë të lartë foli: "Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem
miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë
punë". Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e
Asamblesë. Iu afrua Eqrem Bej Vlora me dr. Simonidhin që verifikoi dëmin që kishin bërë
dy plumba që e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në
baqth; plagët u lidhën përkohësisht. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme,
kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët
ishin shumë më të lehta se na ç'ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat
e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin[5]
. Më tej jep
dorëheqjen. Gjendja acarohet. Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht
shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor1924 e kishte emëruar ditët e fundit
të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.
Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve!!
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të
propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij
propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës
së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga
republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi
që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të
Trashëgueshme.
Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog
I"[6]
. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e
bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të
veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin
gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të
vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin
zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale
ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to
korrespondentëve të “Associated Press”. Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të
mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë
së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi
ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për
qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një
eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të
zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i
Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj
të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të
zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me
gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e
dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më
të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin
“Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm,
por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një
spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh. Ishte e
çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje
të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të
kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada
e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa
njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me
presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I
zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën.
Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në
të majtë[7]
.

More Related Content

What's hot

Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusKlodjan Hoxha
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarBesjona Jusufi
 
Krijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarKrijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarYsni Ismaili
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeMerkur Sinani
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShkollë
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShkollë
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarrKlodjan Hoxha
 

What's hot (18)

Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemali
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeus
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit Shqipëtar
 
Krijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarKrijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptar
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Algita histori
Algita historiAlgita histori
Algita histori
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
nentori 28-29
nentori  28-29nentori  28-29
nentori 28-29
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarr
 

Similar to Ahmet zogu

SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docx
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docxHebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docx
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docxfilanfisteku13
 
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERIFIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERIcelmani
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIMarjan DODAJ
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptxBesimFetahu
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaGenta Jusufi
 
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA "ALBANET"
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAndi Belegu
 
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET"
 
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boterore
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8  histori  boteroreSHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8  histori  boterore
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boteroreSHKOLLA "ALBANET"
 
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiGëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiElldini-Upfiek
 
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Si nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroreSi nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroredionis dioni
 

Similar to Ahmet zogu (14)

Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
 
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docx
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docxHebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docx
Hebrenjte ne Shqiperi Para luftes se dyte boterore KLASA 8B histori.docx
 
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERIFIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
 
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
 
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
 
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boterore
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8  histori  boteroreSHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8  histori  boterore
SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boterore
 
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiGëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
 
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
SHKOLLA ALBANET Eleni Gjoka klasa 8
 
Si nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroreSi nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boterore
 

More from Saimir Dine

Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaSaimir Dine
 
Holidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentHolidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentSaimir Dine
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspirSaimir Dine
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoliSaimir Dine
 
Costums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleCostums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleSaimir Dine
 
Kalaja e petreles
Kalaja e petrelesKalaja e petreles
Kalaja e petrelesSaimir Dine
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeSaimir Dine
 
Holidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentHolidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentSaimir Dine
 
American culture and etiquette
American culture and etiquetteAmerican culture and etiquette
American culture and etiquetteSaimir Dine
 
Medicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaMedicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaSaimir Dine
 
Coastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaCoastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaSaimir Dine
 

More from Saimir Dine (18)

Vallja came
Vallja cameVallja came
Vallja came
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te embla
 
Obeziteti
ObezitetiObeziteti
Obeziteti
 
Holidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentHolidays and types of equipment
Holidays and types of equipment
 
Myzeqeja
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
 
Butrinti
ButrintiButrinti
Butrinti
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspir
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
Costums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleCostums and behavior UK people
Costums and behavior UK people
 
Kalaja e petreles
Kalaja e petrelesKalaja e petreles
Kalaja e petreles
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Holidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentHolidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipment
 
Hightech
Hightech Hightech
Hightech
 
High technology
High technologyHigh technology
High technology
 
Fizika moderne
Fizika moderneFizika moderne
Fizika moderne
 
American culture and etiquette
American culture and etiquetteAmerican culture and etiquette
American culture and etiquette
 
Medicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaMedicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albania
 
Coastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaCoastline tourism in albania
Coastline tourism in albania
 

Ahmet zogu

  • 1. Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet tëMatit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. - 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parisit), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator1928 - de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de iure më 2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë.[2] Rinia dhe formimi!! U lind Ahmet Muhtar(kryeplak)[3] Bej Zogolli në kalanë e Burgajetit, qytet i afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë iXhemal Pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije Toptani në 1895. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Familja e s'ëmës, Toptani, pretendonte se ishte trashëgimtare nga motra e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica. Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lycée Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal Bej Zogolli. Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore. Kronologjia e jetës së Zogut!! Ahmet Zogu, Mbretëresha Geraldinë, dhe familia e tij. Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë Toptani. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash. Ndërkohë që luftonte, u njoftua
  • 2. se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi. Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta internonin. E jëma, i kërkon ndihmë At' Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake. Në Janarin e1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe Çatin Saraçin[4] . Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm). Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë
  • 3. dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen. Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme. Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri. Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923 Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark[5] Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: "Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë". Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë. Iu afrua Eqrem Bej Vlora me dr. Simonidhin që verifikoi dëmin që kishin bërë dy plumba që e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç'ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin[5] . Më tej jep dorëheqjen. Gjendja acarohet. Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri. Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve!!
  • 4. Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I"[6] . Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”. Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm, por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh. Ishte e çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën. Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në të majtë[7] .