SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Emri i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më
vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e
Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë
të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe
banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë
se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra
ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të
ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni
nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme
qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane dhe ishte një
nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.
Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga
xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[1] për herë të parë bëri që gjuha
shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë
Osmane.[2] Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si
nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në
planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 10.000 banorë dhe 489 shitore.
• Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të
veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe
traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka
karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka patur ndikime të
kulturave tjera, dibranët akoma i ruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe
të gjithë simbolet tjera etnografike.
Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë
dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik
Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare
tani është kthyer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin
janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dhe ametorë dibranë. Egziston edhe
grupi i këngëve qytetare "Penestija" i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët
e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART club" i cili gati çdo muaj
bën prezantim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj.
Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin
1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë
perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë
prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje
nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.
Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi I kushton rëndësi të theksuar. Si
psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është I veshur me veshje elegante e serioze, pasi, siç thotë një
fjalë dibrane :
"Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar".Mund te them qe populli dibran edhe ate pak qe
ka,mundohet ta shpenzoje per mireqenien,duke i krijuar keshtu vetes nje profil krejtesisht te paster
njerezor. Respektit ndaj njeri-tjetrit ne Diber i eshte vene mjaft rendesi,gje te cilen mund ta vertetojme
me shprehjen e te rinjve, duke e ledhatuar shoku shokun me shprehjen "baba",e shprehjen qe nuk e
kursen as femija i djepit per askend "naqeta".
• Kostumet popullore te grave , më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet nga fshatrat në të majtë
të Drinit te Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë
ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha
pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës
prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin
dhe kryqin në shpinë të xhupës.
• Gratë e aristokracisë feudale të qytetit të Oranikut (Shehrit të Dibrës) dhe të qytetit të Peshkopisë
mbajnë; sharpë, fustan, mbathje të gjata,që nuk duken,çorape, papuçe, këpucë dhe mante . Manta
ka gjatësi deri në gju.Gratë e moshuara mbajnë dhe sargija në katër anët e cilës ka tufa
• Kostumet e burrave përbëhen prej qeleshës së bardhë rashtake, këmishës së bardhë prej pambuku
me mëngë të rrudhura te kyçi i dorës,jeleku ose xhamadani të zbukuruar me gajtana të
zi,mitani,mbathjet e gjata prej pambuku, tirqit, brezit të leshit i zbukuruar me disa ngjyra, çorape
leshi, opinga prej lëkure lope me gjalma, lidhëse leshi dhe koprania e gjatë deri poshtë belit, e
pajisur me një jakë të madhe,e cila mund të formohet lehtë një kapuç, për të mbrojtur kokën nga
shiu. Deri në vitin 1912 burrat kanë përdorur dollamat dhe fustanellin.
• Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale
dibrane, duke filluar nga qepa "qepa e Ramazanit" (lloj gjelle qe pergatitet ne
muajin e Ramazanit), por nuk do të thotë që nuk pergatiten ushqime të trevave të
tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar
si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e verës janë
ushqyer me fryte te pemëve verore.
Duke qënë antikisht një vend ku kanë “hyrë e dalë” tregti, zejtari, ushtri, të huaj,
karvane, kjo trevë ka qenë e pasur në “ mall e gjë’”. Si rrjedhim, gatimi ka qenë një
ndër majat e diamantit të kultures dhe traditës Dibrane. Nuk mund të lëmë pa
përmendur disa nga gatesat më simbol të saj, gatuar siç dibranëve u pëlqen ta
theksojnë « ka zojat e shpis », duke filluar nga « Sheqerpare, Shandetlije, Jufka me
Pul Fshati, Kulloshtër n’Tav, Petllat e Malsis, Pule me Arra,e Pul n’Qull, Hallve Dibre,
Fli’ me Renda, Bungur i Omël, « kompostot e reçelnat e me kumlla, molla, thana ne
qershi », etj. Vetem e famshmja hallve Dibrane gatuhet gati në katër mënyra, me
miell gruri, miell misri, me trahana dhe gështenja.
• Pul n’ Qull
Përbërësit
1 pulë rreth 1kg ( mirë do të ishte Pule fshati)
5-6 lugë gjellë Miell Misri (mundësisht miell i bardhë)
200 gr Gjalpë
Lisna (njëlloj rigoni që rritet kryesisht në krahinën e Dibrës dhe veri të Shqipërisë)
Kripë,
1 – ½ kg Lëng pule
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim pulën e pastruar, e mbulojmë me ujë, shtojmë kripën
dhe e lemë të zjejë rreth 30 minuta. Mëpas e kullojmë dhe lëngun e lemë
mënjëanë. Në një tenxhere tjetër vendosim gjalpin, e lemë të shkrijë dhe hedhim
miellin e misrit, të cilin e skuqim dalëngadalë që të marrë një ngjyrë kapuçinoje, jo
kafe. Antikisht, mielli skuqej në tavë, e vendosur mbi thëngjij druri, dhe pasi ishte
gatuar, shtohej pula, lisnat, dhe lëngu i pulës. Mbulohet me kapak, dhe futet në
furrë. Mbulimi me kapak bëhet për shkak se mielli i misrit shkakton shumë fllucka
që derdhen, si dhe bën që pula të piqet dhe nga avulli që krojohet. Pasi lihet rreth
30 minuta ne furrë, kontrollohet nëse është trashur. Serviret e ngrohtë.
Detaj: Për përgatitjen e kesaj pjate të thjeshte por shumë të lashtë duhet vetëm
kujdes në skuqjen e miellit te misrit. Duhet të gatuhet në nje tenxhere ku nxehtesia
që merr gatimi, të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtëshme gjithandej. Dibranët i
vënë shumë rëndësi mënyrës se si gatuhet, e cila për ta është “avaz m’vehte”
Pija shoqëruese: Raki kumblle e Doshishtit
Kënga Shoqëruese: “O bilbil i Malit” kënduar nga Liri Rasha
• Sheçerpare me arra
Përbërësit
400 gr miell
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
3-4 të verdha vezësh
Arra të qeruara ( rreth 20-25 kokrra)
Për sherbetin
450 gr sheqer
600 ml ujë
Gjethe sherebelë ose mullagë
• Përgatitja
Përgatitet sherbet duke hedhur në një tenxhere fillimisht sheqerin, ujin dhe fletët e
sherebelës (këtë të fundit kush e dëshiron) dhe e lemë për një periudhe gati 30 minuta në
zjarr mesatar që të shkrihet mirë sheqeri dhe të trashet. Mëpas fillojmë përgatitjen e e
sheqepareve duke perzier te verdhat e vezëve me sheqerin dhe gjalpin. Përzjerja bëhet me
dorë dhe dalengadalë në mënyrë që të arrihet shkrirja e plotë e sheqerit. Me vonë shtohet
mielli dhe , sipas dëshirës dhe pak sodë buke (në të shkuarën kjo e fundit nuk përdorej).
Masa punohet derisa të formohet një brum homogjen, te cilin e mbeshtjellim me një cope
kuzhine prej bezeje dhe e lemë te vijë për gati 30 minuta në një vend të freskët. Më vonë
brumin e ndajme ne copa të vogla rrumbullake dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë.
I Shtypim pak në sipërfaqe dhe vendosim nga nje arrë. I pjekim në një furrë me ventilim të
nxehur më parë në temperaturë 200 gradëC dhe i lemë të piqen për 30 min. Sapo ti nxjerrim
nga furra u hedhim sherbetin me anën e një luge apo qemsheje. E servirim të ftohtë!
• Pija shoqëruese: Verë e kuqe e Dibrës së Madhe
• Kënga shoqëruese: “Diell e Hanë kur ndriçojnë“ - kënduar nga Lumnije Ibrahimi
Kur nje femije lindte e gjithe familja gezohej e per kete gezim,
prindit therrisnin komshinjte dhe disa te aferm. Kur lindte nje
djale, i zoti I shtepise dilte ne oborr dhe qellonte me pushke. Me
pas miqve u shperndaheshin embelsira nga me te ndryshmet.
Kur lindte vajze, benin nje feste brenda familjes dhe me pas
hanin nje embelsire.
Kur nje njeri vdiste burrat dhe grate ishin ne dhoma te vecuara.
Ne fillim arkivoli kalonte ne dhomen e burrave e me pas ne
dhomen e grave. Ne dhomen e burrave kalon arkivoli dhe i japin
pershendetjen e fundit, (ndonjehere burat edhe qanin). Kur
arkivoli kalonte ne dhomen e grave, grate nisnin te vajtonin e te
kendonin kenge vajtimi.
• Kerkesat nga ana e shtepise se dhendrit mund te shkonin deri ne 7 apo 8 pale veshje,si edhe monedhat e vjetra
turke qe shpoheshin dhe perdoreshin ne vend te vatheve. Dhurata e para, shenja te fejese, ishte shaia ose shalli
per vajzen dhe riza per djalin.
Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend "strategjik" nga ku mund te shikonte gruan e tij te
ardhshme. Nderkaq dhendri nxirrte unazen dhe e vinte ne sy ne menyre qe ta shikonte nusen per here te pare
nepermjet saj. Pastaj,nusja ndalej te porta e shtepise dhe ne dy krahet i futeshin buke, pastaj kunguj.. Me nje
hatllagi (shkopi qe hapen petet e byrekut )hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.
Rritet kur hyn nusja tek dhëndri
Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të
muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina.
Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është
gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja
e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë
kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë,
e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e
keq dhe për t'i sjellë çiftit fat të mbarë.
Nata e parë e dhëndrit me nusen
Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga
jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e
hidhnin valle. Ja disa vargje :Pjergllo.moj pjergull o, i le vete beqaret ne livadh,duke kullotur gomaret.... Shoket
e ngacmoni me lloj lloj batutash por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin
nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin
në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se
të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort.Kendojne te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset
e dajes,daja dhe te aferm te tjere she se bashku hanin petulla.Me ngrenien e petullave,ia niste nusja e pastaj
dhenri e me pas te gjith te tjeret qe i rrethonin.Pas kesaj,te afermit ngriheshin dhe i linin vetem nusen me
dhendrin. Te nesermen ne meng,ajo qe duehj te zgjohej e para e shtepise dhe te dilte perjashta,ishte nusja e
re.Duke mbajtur perdore nje djalosh 5-6 vjecar,nusja shkonte tek cezma fshatit apo e qytetit e te mbushte uje.
• Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa
zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është
përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një
etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e
italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë
shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin
e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër.
Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë
popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton
rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një
lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer
shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
• Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe
bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen
zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe
të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në
majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një
kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e
Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e
lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të
hershme mesdhetare: Lezha
• Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm
për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo
katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV,
katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një
afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në
memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha
të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. Sipas studjuesit A. Mutjakoviç,
mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës, del se Andrea Aleks
Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me
origjinë e të pareve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten
"Andrea De Alesio", që lidhet me emrin e Lezhës në Mesjetë. Ruhet kopja e testamentit
të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten "Duca Sinovicch", që interpretohet si
formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare, Familja e Dukagjinëve, që
kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës. Në këtë klimë të begatë, që herët u shquan individë
me emër në kulturën tonë kombëtare si Lekë Dukagjini, Kanuni me emrin e tij (Shkodër
1933), që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga At Shtjefën Gjeçovi, është
monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër
shprehjet e tij, që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme, mund të
përmendim: "Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue". Frang
Bardhi (1606-1643) nga Kallmeti, ipeshkëv i Sapës (Zadrimës), është autori i më të parit
Fjalor latinisht-shqip (Romë,1635) me rreth 5 mijë fjalë dhe i Apologjisë për
Skënderbeun (Venecia, 1936), shkruar në latinisht. Pjetër Zarishi (1806-1866) prift nga
Blinishti i Zadrimës, i doktoruar për teologji, është ndër poetët nismëtarë të Rilindjes
sonë Kombëtare së bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830-1923).
• Kjo krahinë e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen
me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare ,
veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë
etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët
e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret.
Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave
etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare.
Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e
nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës.
• Veshjet tradicionale janë të preferuarat e vizitorëve të huaj për
tu njohur me traditën dhe kulturën shqiptare. Një nga banoret e
fshatit Krajan pohon se profesionin e saj të qepjes së veshjen
tipike zadrimore me tezgjahu do tja trashigojë pasardhësve të saj
. Veshja Kallmetore eshte nje autenticitet i plote i traditës
kombëtare theksojnë gratë e Zadrimës , të cilat ndihen krenare
që i mbajnë edhe në të përditëshmen e tyre ende këto veshje
tradicionale

More Related Content

What's hot

Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaMarkelian Laho
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetenis vladi
 

What's hot (20)

Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Alpet shqiptare
Alpet shqiptareAlpet shqiptare
Alpet shqiptare
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e mia
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internet
 

Similar to PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11

40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISEMarjan DODAJ
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodraneEva Kajushi
 
Traditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodraneeTraditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodraneeKlodjan Hoxha
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutInternet VloraAlb
 
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...BesjanBalliu3
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 

Similar to PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11 (12)

Berati
BeratiBerati
Berati
 
Arte pawer-point
Arte pawer-pointArte pawer-point
Arte pawer-point
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodrane
 
Traditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodraneeTraditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodranee
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugut
 
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...
Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmit zonat rurale nëpërmjet teknol...
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Shkodra
ShkodraShkodra
Shkodra
 

PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11

  • 1.
  • 2. Emri i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[1] për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.[2] Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 10.000 banorë dhe 489 shitore.
  • 3. • Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka patur ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i ruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike. Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është kthyer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dhe ametorë dibranë. Egziston edhe grupi i këngëve qytetare "Penestija" i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART club" i cili gati çdo muaj bën prezantim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj. Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.
  • 4. Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi I kushton rëndësi të theksuar. Si psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është I veshur me veshje elegante e serioze, pasi, siç thotë një fjalë dibrane : "Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar".Mund te them qe populli dibran edhe ate pak qe ka,mundohet ta shpenzoje per mireqenien,duke i krijuar keshtu vetes nje profil krejtesisht te paster njerezor. Respektit ndaj njeri-tjetrit ne Diber i eshte vene mjaft rendesi,gje te cilen mund ta vertetojme me shprehjen e te rinjve, duke e ledhatuar shoku shokun me shprehjen "baba",e shprehjen qe nuk e kursen as femija i djepit per askend "naqeta". • Kostumet popullore te grave , më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet nga fshatrat në të majtë të Drinit te Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës. • Gratë e aristokracisë feudale të qytetit të Oranikut (Shehrit të Dibrës) dhe të qytetit të Peshkopisë mbajnë; sharpë, fustan, mbathje të gjata,që nuk duken,çorape, papuçe, këpucë dhe mante . Manta ka gjatësi deri në gju.Gratë e moshuara mbajnë dhe sargija në katër anët e cilës ka tufa • Kostumet e burrave përbëhen prej qeleshës së bardhë rashtake, këmishës së bardhë prej pambuku me mëngë të rrudhura te kyçi i dorës,jeleku ose xhamadani të zbukuruar me gajtana të zi,mitani,mbathjet e gjata prej pambuku, tirqit, brezit të leshit i zbukuruar me disa ngjyra, çorape leshi, opinga prej lëkure lope me gjalma, lidhëse leshi dhe koprania e gjatë deri poshtë belit, e pajisur me një jakë të madhe,e cila mund të formohet lehtë një kapuç, për të mbrojtur kokën nga shiu. Deri në vitin 1912 burrat kanë përdorur dollamat dhe fustanellin.
  • 5.
  • 6. • Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale dibrane, duke filluar nga qepa "qepa e Ramazanit" (lloj gjelle qe pergatitet ne muajin e Ramazanit), por nuk do të thotë që nuk pergatiten ushqime të trevave të tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e verës janë ushqyer me fryte te pemëve verore. Duke qënë antikisht një vend ku kanë “hyrë e dalë” tregti, zejtari, ushtri, të huaj, karvane, kjo trevë ka qenë e pasur në “ mall e gjë’”. Si rrjedhim, gatimi ka qenë një ndër majat e diamantit të kultures dhe traditës Dibrane. Nuk mund të lëmë pa përmendur disa nga gatesat më simbol të saj, gatuar siç dibranëve u pëlqen ta theksojnë « ka zojat e shpis », duke filluar nga « Sheqerpare, Shandetlije, Jufka me Pul Fshati, Kulloshtër n’Tav, Petllat e Malsis, Pule me Arra,e Pul n’Qull, Hallve Dibre, Fli’ me Renda, Bungur i Omël, « kompostot e reçelnat e me kumlla, molla, thana ne qershi », etj. Vetem e famshmja hallve Dibrane gatuhet gati në katër mënyra, me miell gruri, miell misri, me trahana dhe gështenja.
  • 7. • Pul n’ Qull Përbërësit 1 pulë rreth 1kg ( mirë do të ishte Pule fshati) 5-6 lugë gjellë Miell Misri (mundësisht miell i bardhë) 200 gr Gjalpë Lisna (njëlloj rigoni që rritet kryesisht në krahinën e Dibrës dhe veri të Shqipërisë) Kripë, 1 – ½ kg Lëng pule Përgatitja Në një tenxhere vendosim pulën e pastruar, e mbulojmë me ujë, shtojmë kripën dhe e lemë të zjejë rreth 30 minuta. Mëpas e kullojmë dhe lëngun e lemë mënjëanë. Në një tenxhere tjetër vendosim gjalpin, e lemë të shkrijë dhe hedhim miellin e misrit, të cilin e skuqim dalëngadalë që të marrë një ngjyrë kapuçinoje, jo kafe. Antikisht, mielli skuqej në tavë, e vendosur mbi thëngjij druri, dhe pasi ishte gatuar, shtohej pula, lisnat, dhe lëngu i pulës. Mbulohet me kapak, dhe futet në furrë. Mbulimi me kapak bëhet për shkak se mielli i misrit shkakton shumë fllucka që derdhen, si dhe bën që pula të piqet dhe nga avulli që krojohet. Pasi lihet rreth 30 minuta ne furrë, kontrollohet nëse është trashur. Serviret e ngrohtë. Detaj: Për përgatitjen e kesaj pjate të thjeshte por shumë të lashtë duhet vetëm kujdes në skuqjen e miellit te misrit. Duhet të gatuhet në nje tenxhere ku nxehtesia që merr gatimi, të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtëshme gjithandej. Dibranët i vënë shumë rëndësi mënyrës se si gatuhet, e cila për ta është “avaz m’vehte” Pija shoqëruese: Raki kumblle e Doshishtit Kënga Shoqëruese: “O bilbil i Malit” kënduar nga Liri Rasha
  • 8. • Sheçerpare me arra Përbërësit 400 gr miell 100 gr sheqer 150 gr gjalpë 3-4 të verdha vezësh Arra të qeruara ( rreth 20-25 kokrra) Për sherbetin 450 gr sheqer 600 ml ujë Gjethe sherebelë ose mullagë • Përgatitja Përgatitet sherbet duke hedhur në një tenxhere fillimisht sheqerin, ujin dhe fletët e sherebelës (këtë të fundit kush e dëshiron) dhe e lemë për një periudhe gati 30 minuta në zjarr mesatar që të shkrihet mirë sheqeri dhe të trashet. Mëpas fillojmë përgatitjen e e sheqepareve duke perzier te verdhat e vezëve me sheqerin dhe gjalpin. Përzjerja bëhet me dorë dhe dalengadalë në mënyrë që të arrihet shkrirja e plotë e sheqerit. Me vonë shtohet mielli dhe , sipas dëshirës dhe pak sodë buke (në të shkuarën kjo e fundit nuk përdorej). Masa punohet derisa të formohet një brum homogjen, te cilin e mbeshtjellim me një cope kuzhine prej bezeje dhe e lemë te vijë për gati 30 minuta në një vend të freskët. Më vonë brumin e ndajme ne copa të vogla rrumbullake dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I Shtypim pak në sipërfaqe dhe vendosim nga nje arrë. I pjekim në një furrë me ventilim të nxehur më parë në temperaturë 200 gradëC dhe i lemë të piqen për 30 min. Sapo ti nxjerrim nga furra u hedhim sherbetin me anën e një luge apo qemsheje. E servirim të ftohtë! • Pija shoqëruese: Verë e kuqe e Dibrës së Madhe • Kënga shoqëruese: “Diell e Hanë kur ndriçojnë“ - kënduar nga Lumnije Ibrahimi
  • 9. Kur nje femije lindte e gjithe familja gezohej e per kete gezim, prindit therrisnin komshinjte dhe disa te aferm. Kur lindte nje djale, i zoti I shtepise dilte ne oborr dhe qellonte me pushke. Me pas miqve u shperndaheshin embelsira nga me te ndryshmet. Kur lindte vajze, benin nje feste brenda familjes dhe me pas hanin nje embelsire. Kur nje njeri vdiste burrat dhe grate ishin ne dhoma te vecuara. Ne fillim arkivoli kalonte ne dhomen e burrave e me pas ne dhomen e grave. Ne dhomen e burrave kalon arkivoli dhe i japin pershendetjen e fundit, (ndonjehere burat edhe qanin). Kur arkivoli kalonte ne dhomen e grave, grate nisnin te vajtonin e te kendonin kenge vajtimi.
  • 10. • Kerkesat nga ana e shtepise se dhendrit mund te shkonin deri ne 7 apo 8 pale veshje,si edhe monedhat e vjetra turke qe shpoheshin dhe perdoreshin ne vend te vatheve. Dhurata e para, shenja te fejese, ishte shaia ose shalli per vajzen dhe riza per djalin. Nusja shikohej nga unaza Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend "strategjik" nga ku mund te shikonte gruan e tij te ardhshme. Nderkaq dhendri nxirrte unazen dhe e vinte ne sy ne menyre qe ta shikonte nusen per here te pare nepermjet saj. Pastaj,nusja ndalej te porta e shtepise dhe ne dy krahet i futeshin buke, pastaj kunguj.. Me nje hatllagi (shkopi qe hapen petet e byrekut )hoxha i ngre pastaj duvakun nuses. Rritet kur hyn nusja tek dhëndri Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t'i sjellë çiftit fat të mbarë. Nata e parë e dhëndrit me nusen Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Ja disa vargje :Pjergllo.moj pjergull o, i le vete beqaret ne livadh,duke kullotur gomaret.... Shoket e ngacmoni me lloj lloj batutash por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort.Kendojne te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajes,daja dhe te aferm te tjere she se bashku hanin petulla.Me ngrenien e petullave,ia niste nusja e pastaj dhenri e me pas te gjith te tjeret qe i rrethonin.Pas kesaj,te afermit ngriheshin dhe i linin vetem nusen me dhendrin. Te nesermen ne meng,ajo qe duehj te zgjohej e para e shtepise dhe te dilte perjashta,ishte nusja e re.Duke mbajtur perdore nje djalosh 5-6 vjecar,nusja shkonte tek cezma fshatit apo e qytetit e te mbushte uje.
  • 11. • Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot. • Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha
  • 12. • Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. Sipas studjuesit A. Mutjakoviç, mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës, del se Andrea Aleks Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë e të pareve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten "Andrea De Alesio", që lidhet me emrin e Lezhës në Mesjetë. Ruhet kopja e testamentit të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten "Duca Sinovicch", që interpretohet si formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare, Familja e Dukagjinëve, që kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës. Në këtë klimë të begatë, që herët u shquan individë me emër në kulturën tonë kombëtare si Lekë Dukagjini, Kanuni me emrin e tij (Shkodër 1933), që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga At Shtjefën Gjeçovi, është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër shprehjet e tij, që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme, mund të përmendim: "Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue". Frang Bardhi (1606-1643) nga Kallmeti, ipeshkëv i Sapës (Zadrimës), është autori i më të parit Fjalor latinisht-shqip (Romë,1635) me rreth 5 mijë fjalë dhe i Apologjisë për Skënderbeun (Venecia, 1936), shkruar në latinisht. Pjetër Zarishi (1806-1866) prift nga Blinishti i Zadrimës, i doktoruar për teologji, është ndër poetët nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare së bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830-1923).
  • 13. • Kjo krahinë e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës. • Veshjet tradicionale janë të preferuarat e vizitorëve të huaj për tu njohur me traditën dhe kulturën shqiptare. Një nga banoret e fshatit Krajan pohon se profesionin e saj të qepjes së veshjen tipike zadrimore me tezgjahu do tja trashigojë pasardhësve të saj . Veshja Kallmetore eshte nje autenticitet i plote i traditës kombëtare theksojnë gratë e Zadrimës , të cilat ndihen krenare që i mbajnë edhe në të përditëshmen e tyre ende këto veshje tradicionale