SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Ismail Qemali
Ismail Qemal Bej Vlora (1844 - 1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare,
deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së
Pavarësisë.
Fëmijëria
Lindi Ismail Hakki bej Vlora më 16 janar 1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ishte i
biri iMahmud Bej Vlorës dhe Hedije hanëm Libohovës. Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të
Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj
kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë të Anadollit, ndërsa gratë në Selanik - kur Ismail beu
ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen
e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht
familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi
shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan Eqrem bej Vlora, e regjistroi
të birin në gjimnazin «Zosimea» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në Janinë më 1855, një ndër shkollat e
mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit
përparimtar evropian. Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt, Ismail pashë
Tepelenës që ish bërë ndërkohë Valí.Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuar
shpenzimet (Ylefet) e vullnetarëve që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u
detyrua të shes pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifligjet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj,
Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruar kthimin e të hollave që kish për të marrë. Vajti më pas në Athinë. Atje
gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte
pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht dhe u
dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e
vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi
arabishten dhe persishten.
Karriera n'administratën shtetërore
Ismail beu mbaroi mësimet në Zosimea edhe shkoi me të ungjin, Mustafa pashën në Rusçuk (Bullgari), ku Mustafa
Pasha ish emëruar Mytesarrif. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Mustafa
Pasha ia paraqiti në at'kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgari, Mid'hat Pashës. Kur u bë Mid'hat
Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror
për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Perandorisë.Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë
dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid'hat
Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin
1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i
çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft
kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në
Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterve dhe të pjesës përparimtare të popullit.
Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujt imi i
marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid'hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua "Shuraj -
devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht
nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl
Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandor isë,
korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të
drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të
zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në
qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë
në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së
Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do
të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte
që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e
ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në
kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një
kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në
Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e
të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.
Arratisja nga Perandoria
Disa ditë pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të
vegjël. Në fillim shkoi në Athinë, në Misir, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u
vendos në Londër, ku qendroi për një kohë me të gjatë. Në Athinë pati takime edhe me personalitete politike e
shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të
duke qenë se respektin që gëzonte e kishte në Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bëri përshtypje të
madhe në Turqi e në Europë, prandaj sulltani qysh ne ditët e para të largimit të tij bëri disa përçapje për ta tërhequr
në Stamboll duke i premtuar poste të ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. Në emigrim iu kushtua tërësisht
veprimtarisë politike në dobi të Levizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft
shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit
që kërkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Me to u
prishën marrdhëniet më 1903, pas mbledhjes së mbajtur në Paris ku idetë e tij binin kundër "Osmanllillekut". Në
Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicën, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, "Albania" (1897-
1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet "Le salut d'Albanie" (lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik
per Levizjen Kombëtare Shqiptare Ismail Qemali për herë të parë e shfaqi publikisht në intervistën që i dha gazetës
së njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor të po at ij viti ai botoi
në revistën "Albania" thirrjen "Vëllezërve shqiptarë!" drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë
pikëpamjet e veta për lëvizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij,
thekson se u largua nga Turqia për t'u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t'u marrë vesh me ta për
shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet
nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të
rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht
në Shkodër, në Kosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin
e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve
si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare.
"Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me
qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. E ardhmja e
shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë europianë, sigurohet vetëm po të futeshin ne rrugen e
qyteterimit evropian.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli
botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe
të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes,
por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij
ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi
për bashkëpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vërejt që me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e
tyre në Paris që u mbajt në shkurt të vitit 1902, ku së bashku me D. Himën, Jashar Erebarën etj, tentuan që
forma e bashkëpunimit të jetë e sinqertë, duke i ruajtur parimet e veta, çka nënkuptonte që të mos cënohet
integritetit dhe pavarësia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkesat e veta, që deri në Kongresin e Dytë të
xhonturqve të vitit 1907 nuk u pritën mirë nga turqit e rinj.
Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik
Më 1908 me shpalljen e Kushtetutës (21 korrik) kthehet në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në Mexhlisin
osman. Bëhet udhëheqës i “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej
të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane. Midis tyre të bashkuar vetëm kundra xhonturqve,
përbëheshin prej elementësh heterogjenë dhe nuk ishin të organizuar si parti në popull.[1]
Mbledhja e Taksimit[redakto | redakto tekstin burimor]
Në janar të 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptar që bënin pjesë n'opozitë përkundrejt politikave të
Turqve të Rinj për Osmanllillëkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të
drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t'ardhë në pushtet, Nexhib beu bashkë
meIsmail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinën, Myfid bej Libohovën, Esad pashë Toptanin etj. takohen në
fillim pranë Hotel "Pera Palace" dhe më pas me 12 janar në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim, që u
pagëzua "Komploti i Taksimit".[2]
Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911, megjithëse nuk ishte
i pranishëm. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte
shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një
aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun.[3] Zhvillimet e Luftës së Parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga
shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan
aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi,
arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht
gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia
dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e
plotë të saj nga Turqia). U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte
përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti
shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me
kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore,
që do të këndonte himnin kombëtar.Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u
mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte
ardhur nga Stambolli.
Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për
pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë
të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim.[4] Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij tregon se në
momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari,
dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër
përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacionin shqiptarë sapo
kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në
Budapest për t´u takuar me një mik të tijin. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-
nënsekretar shteti dhe me Ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold - detyrën e përkthyesit e
kreu një seminarist i ri, më vonë Atë David Pepa, i cili para se të jepte shpirt do t'i rrëfente Atë Zef Pllumit. Në këto
takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta
nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tyre kishte
biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një
shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.[4] Biseda e perifrazuar na vjen nga dëshmia e Atë Zef Pllumit:
- Flamurin po e çoj, por nuk kam shtizë...
- Shtizë do keni bajonetat austro-hungare.
Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të
gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”,
përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare.[5] Me 13
nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon:
“"Me vaporrin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue. Ju porosis qi tyke i u mbështetun fatit
të atdheut të punoni bashkë e si vllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme edhe të ruani
qetësiën. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem të gjitheve atënisht,
Ismail Qemali"”[6]
Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të
zbarkuar në Durrës. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”, i
deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të
krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të
gjithë në një mendje". Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail
Qemalin, me vaporin austriak "Graf Wurmbrand von Brünn" nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe
zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4[7]. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit
të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të shmangnin lëvizjet e mëtejshme nëpër
Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Për shkak të gjendjes së
nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre
t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së
Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit
dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës[8]. Delegacioni
në krye me Ismail Qemalin niset më 25 nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e
Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i
divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër
të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të
gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish
bej Biçakut. Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha[7]. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën
trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit
udhëton me dy karroca[9] dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë.
Shpallja e pavarsisë
Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore
delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të
shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me
entuziazëm dhe gëzim”[8]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil
bej Vlorës (në selamllek - oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar
portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të
pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e
27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta
shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[10] që shpalli Pavarësinë e
Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ndër to Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë). U caktua kryetar i
Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për
kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i
vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë
të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të
kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të
Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të
vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti për plasje edhe nga
bejlerë brënda familjes së tij.Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe
pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar në fshatrat
e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej.
Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol. Në morinë e pretendetëve për fronin e
Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i
`lëvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në
mision majorin në karrierë Beqir Grebenenë me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake Lloyd që shkonte deri
në Trieste. Majori zbarkon m'anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t'iu parashtruar planin qeverisë së
përkohshme[9]. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me
Ismail Qemalin dështoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmëria e qeverisë së Vlorës me të zbarkuar në breg për të
shprehur qëllimet[9]), pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku
kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[11] Pushtetin ia
"dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u
kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24
janar 1919[12].
Vitet e fundit të jetës
Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me
kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në
Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920. Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte të drejtë
largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të
rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar
Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e
Ballkanit».

More Related Content

What's hot

HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeMerkur Sinani
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-JugosllavisëValon Pecani
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i PavarsisDaniel Duro
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorAn An
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaLili Liljana
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikTea Sulo
 
Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e funditEGLI TAFA
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 

What's hot (20)

HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
Ese: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet PavaresiEse: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet Pavaresi
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI" PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI"
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Histori 9
Histori 9Histori 9
Histori 9
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Kosova
KosovaKosova
Kosova
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, Shqiperia
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
 
Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e fundit
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 

Viewers also liked

Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e ShqiperiseChriss Kocibelli
 
Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemalilibreze
 
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTON
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTONInvitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTON
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTONCarmen Urbano
 
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010Netzwerk-Verlag
 
Ronroneo de los gatos expo
Ronroneo de los gatos expoRonroneo de los gatos expo
Ronroneo de los gatos expoLinaOrejuela
 
Creating an online business 101
Creating an online business 101Creating an online business 101
Creating an online business 101Muhammad Yuliawan
 
Service client / Logiciel HelpDesk
Service client / Logiciel HelpDeskService client / Logiciel HelpDesk
Service client / Logiciel HelpDeskSIPLEO
 
Nice 1 Product Pack June 2010 Pdf
Nice 1 Product Pack June 2010 PdfNice 1 Product Pack June 2010 Pdf
Nice 1 Product Pack June 2010 PdfTheftProtect
 
Curso java avanzado
Curso java avanzadoCurso java avanzado
Curso java avanzadoLener Romero
 
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didáctica
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didácticaJuego de rol cesar iii investigación de su calidad didáctica
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didácticaCamilo Montes
 
P4 cartel aniversario pozuelo padel copia
P4 cartel aniversario pozuelo padel copiaP4 cartel aniversario pozuelo padel copia
P4 cartel aniversario pozuelo padel copiaConstanza Busso Gomez
 
Wd s flyer_allgemein_2010
Wd s flyer_allgemein_2010Wd s flyer_allgemein_2010
Wd s flyer_allgemein_2010metropolsolar
 

Viewers also liked (20)

Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 
Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemali
 
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTON
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTONInvitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTON
Invitación Conferencia Feria IMEX con LIFI CONSULTORES y Carmen Urbano COMINTON
 
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010
Erfolg Ausgabe 03/2010 vom 5.03.2010
 
Emp
EmpEmp
Emp
 
Ronroneo de los gatos expo
Ronroneo de los gatos expoRonroneo de los gatos expo
Ronroneo de los gatos expo
 
Creating an online business 101
Creating an online business 101Creating an online business 101
Creating an online business 101
 
Service client / Logiciel HelpDesk
Service client / Logiciel HelpDeskService client / Logiciel HelpDesk
Service client / Logiciel HelpDesk
 
Ansel Adams
Ansel AdamsAnsel Adams
Ansel Adams
 
Nice 1 Product Pack June 2010 Pdf
Nice 1 Product Pack June 2010 PdfNice 1 Product Pack June 2010 Pdf
Nice 1 Product Pack June 2010 Pdf
 
Curso java avanzado
Curso java avanzadoCurso java avanzado
Curso java avanzado
 
6 estadode cambiosenelpatrimonio
6 estadode cambiosenelpatrimonio6 estadode cambiosenelpatrimonio
6 estadode cambiosenelpatrimonio
 
Frühjahr 2010
Frühjahr 2010Frühjahr 2010
Frühjahr 2010
 
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didáctica
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didácticaJuego de rol cesar iii investigación de su calidad didáctica
Juego de rol cesar iii investigación de su calidad didáctica
 
Lean Startups
Lean StartupsLean Startups
Lean Startups
 
Care Expo1 - PPT
Care Expo1 - PPTCare Expo1 - PPT
Care Expo1 - PPT
 
P4 cartel aniversario pozuelo padel copia
P4 cartel aniversario pozuelo padel copiaP4 cartel aniversario pozuelo padel copia
P4 cartel aniversario pozuelo padel copia
 
Halo 2.doc
Halo 2.docHalo 2.doc
Halo 2.doc
 
Wd s flyer_allgemein_2010
Wd s flyer_allgemein_2010Wd s flyer_allgemein_2010
Wd s flyer_allgemein_2010
 
Espacio y volumen
Espacio y volumenEspacio y volumen
Espacio y volumen
 

Similar to Ismail qemali

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptxBesimFetahu
 
Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoremcpu2546
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDROMarjan Dodaj
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAndi Belegu
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaDaniela Muhaj
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 

Similar to Ismail qemali (20)

Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx
 
Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesore
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
 
Ahmet zogu
Ahmet zoguAhmet zogu
Ahmet zogu
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..daniela
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 

More from Internet VloraAlb (20)

Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Ndotja akustike
Ndotja akustike Ndotja akustike
Ndotja akustike
 
Schulsystem in Albanien
Schulsystem in AlbanienSchulsystem in Albanien
Schulsystem in Albanien
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
 
Parisi
Parisi Parisi
Parisi
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Televizori
TelevizoriTelevizori
Televizori
 
Te gjithe njesoj
Te gjithe njesojTe gjithe njesoj
Te gjithe njesoj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Njeriu
NjeriuNjeriu
Njeriu
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 

Ismail qemali

  • 1. Ismail Qemali Ismail Qemal Bej Vlora (1844 - 1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë. Fëmijëria Lindi Ismail Hakki bej Vlora më 16 janar 1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri iMahmud Bej Vlorës dhe Hedije hanëm Libohovës. Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë të Anadollit, ndërsa gratë në Selanik - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan Eqrem bej Vlora, e regjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në Janinë më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar evropian. Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ish bërë ndërkohë Valí.Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuar shpenzimet (Ylefet) e vullnetarëve që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shes pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifligjet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruar kthimin e të hollave që kish për të marrë. Vajti më pas në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten. Karriera n'administratën shtetërore Ismail beu mbaroi mësimet në Zosimea edhe shkoi me të ungjin, Mustafa pashën në Rusçuk (Bullgari), ku Mustafa Pasha ish emëruar Mytesarrif. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Mustafa Pasha ia paraqiti në at'kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgari, Mid'hat Pashës. Kur u bë Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid'hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterve dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujt imi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid'hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua "Shuraj - devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandor isë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në
  • 2. Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise. Arratisja nga Perandoria Disa ditë pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të vegjël. Në fillim shkoi në Athinë, në Misir, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos në Londër, ku qendroi për një kohë me të gjatë. Në Athinë pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të duke qenë se respektin që gëzonte e kishte në Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bëri përshtypje të madhe në Turqi e në Europë, prandaj sulltani qysh ne ditët e para të largimit të tij bëri disa përçapje për ta tërhequr në Stamboll duke i premtuar poste të ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. Në emigrim iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike në dobi të Levizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kërkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Me to u prishën marrdhëniet më 1903, pas mbledhjes së mbajtur në Paris ku idetë e tij binin kundër "Osmanllillekut". Në Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicën, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, "Albania" (1897- 1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet "Le salut d'Albanie" (lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik per Levizjen Kombëtare Shqiptare Ismail Qemali për herë të parë e shfaqi publikisht në intervistën që i dha gazetës së njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor të po at ij viti ai botoi në revistën "Albania" thirrjen "Vëllezërve shqiptarë!" drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t'u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t'u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkodër, në Kosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare. "Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. E ardhmja e shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë europianë, sigurohet vetëm po të futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian. Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi për bashkëpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vërejt që me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e tyre në Paris që u mbajt në shkurt të vitit 1902, ku së bashku me D. Himën, Jashar Erebarën etj, tentuan që forma e bashkëpunimit të jetë e sinqertë, duke i ruajtur parimet e veta, çka nënkuptonte që të mos cënohet integritetit dhe pavarësia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkesat e veta, që deri në Kongresin e Dytë të xhonturqve të vitit 1907 nuk u pritën mirë nga turqit e rinj. Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik Më 1908 me shpalljen e Kushtetutës (21 korrik) kthehet në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në Mexhlisin osman. Bëhet udhëheqës i “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane. Midis tyre të bashkuar vetëm kundra xhonturqve, përbëheshin prej elementësh heterogjenë dhe nuk ishin të organizuar si parti në popull.[1] Mbledhja e Taksimit[redakto | redakto tekstin burimor] Në janar të 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptar që bënin pjesë n'opozitë përkundrejt politikave të Turqve të Rinj për Osmanllillëkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t'ardhë në pushtet, Nexhib beu bashkë meIsmail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinën, Myfid bej Libohovën, Esad pashë Toptanin etj. takohen në fillim pranë Hotel "Pera Palace" dhe më pas me 12 janar në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim, që u pagëzua "Komploti i Taksimit".[2]
  • 3. Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911, megjithëse nuk ishte i pranishëm. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun.[3] Zhvillimet e Luftës së Parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia). U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim.[4] Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacionin shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me një mik të tijin. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish- nënsekretar shteti dhe me Ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold - detyrën e përkthyesit e kreu një seminarist i ri, më vonë Atë David Pepa, i cili para se të jepte shpirt do t'i rrëfente Atë Zef Pllumit. Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.[4] Biseda e perifrazuar na vjen nga dëshmia e Atë Zef Pllumit: - Flamurin po e çoj, por nuk kam shtizë... - Shtizë do keni bajonetat austro-hungare. Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare.[5] Me 13 nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon: “"Me vaporrin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue. Ju porosis qi tyke i u mbështetun fatit të atdheut të punoni bashkë e si vllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme edhe të ruani qetësiën. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem të gjitheve atënisht, Ismail Qemali"”[6] Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”, i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje". Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak "Graf Wurmbrand von Brünn" nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4[7]. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të shmangnin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës[8]. Delegacioni në krye me Ismail Qemalin niset më 25 nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha[7]. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën
  • 4. trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca[9] dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë. Shpallja e pavarsisë Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”[8]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (në selamllek - oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[10] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ndër to Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti për plasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar në fshatrat e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol. Në morinë e pretendetëve për fronin e Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i `lëvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në mision majorin në karrierë Beqir Grebenenë me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake Lloyd që shkonte deri në Trieste. Majori zbarkon m'anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t'iu parashtruar planin qeverisë së përkohshme[9]. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmëria e qeverisë së Vlorës me të zbarkuar në breg për të shprehur qëllimet[9]), pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[11] Pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919[12]. Vitet e fundit të jetës Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920. Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit».