1. AHMET
ZOGU
Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5
muaj e 29 ditë. Lindi në 8
tetor 1895 në fshatin
Burgajet të Matit dhe vdiq
më 9 prill 1961 në spitalin
Fosch, pranë Parisit.
•Ahmet Zogu ka qenë mbret i
Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6
ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i
Shqipërisë më 1 shtator të vitit
1928. Monarkia i tij mori fund kur
Shqipëria u pushtua nga Italia
fashiste më 7 prill 1939.
•Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal
Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe
i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e
familjes së njohur Toptane nga
Tirana.
•Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në
shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më
28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në
atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si
aksioni i parë politik i tij.
• Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11
vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më
kryesorët janë ata me kryeministra
Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi
Frashëri.
•Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11
atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me
bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër
janë komplote që shërbimi sekret i ka
njoftuar se po përgatiteshin kundër tij.