• Like

Loading…

Flash Player 9 (or above) is needed to view presentations.
We have detected that you do not have it on your computer. To install it, go here.

Raportet Juridike Biznesore22

  • 4,446 views
Uploaded on

e drejta biznesore

e drejta biznesore

More in: Education
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
  • diqka per Arbitrazhin a ka ??
    Are you sure you want to
    Your message goes here
  • a ka diqka per krijimin e shoqris aksionare
    Are you sure you want to
    Your message goes here
No Downloads

Views

Total Views
4,446
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
143
Comments
2
Likes
1

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Raportet juridike biznesore Raporti juridik biznesor është raport shoqëror i rregulluar me ligj ose me kontratë (raporti ndërmjet shitësit dhe blerësit, qiradhënësit dhe qiramarrësit, përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit ...) Punë juridike biznesore është çfarëdo pune e cila bëhet ndërmjet entiteteve- subjekteve-personav në raporte juridike siç është shitblerja, frashingu, leasingu, komisionimi, kredi marrëdhënia... Subjektet e raporteve juridike biznesore janë entitete natyrale dhe legale: Entiteti natyral është njeriu ndërsa entiteti legal është ortakëria-partnershipi, korporata-shoqëria aksionare, komuna, konzuarsiumi bankar, shteti... Zotësia juridike është aftësia e entitetit natyral apo legal për të qenë titullar-bartës i të drejtave dhe i detyrimeve (për te qenë pronë i sendit apo i të drejtës së caktuar). Zotësia vepruese është aftësia e entitetit natyral apo legal për të disponuar me sendin apo të drejtën e vet. Entiteti natyral e fiton zotësinë juridike edhe si foshnje ende e pa lindur nëse do të lind gjallë dhe normale, dhe e mbanë deri sa te jetë gjallë madje edhe pas vdekjes kur disponon me testament pasurin e vet. Entiteti legal fiton zotësinë juridike ne momentin e regjistrimit dhe të legalizimit dhe e mbanë deri sa të ekzistoj. Entiteti natyral e fiton zotësinë vepruese kur të bëhet madhorë i moshës 18 vjet e tutje eventualisht kur i mbush 16 vjet nëse emancipohet për entitetin natyral deri në moshën 18 vjeçare, punët juridike i kryen përfaqësuesi ligjor (prindi përkatësisht kujdestari). Punët juridike për entitetin legal i kryen përfaqësuesi ligjor-drejtori, menaxheri, kryetari, dekani, rektori... Përfaqësuesi ligjor për entitetin natyral deri në moshën 18 vjeçare është prindi ose kujdestari, ndërsa për organizatën biznesore është drejtori. Përfaqësimi mund te jetë: - Ligjorë (prindi, kujdestari, dekani, drejtori) - Kontraktorë (autorizuesja – i autorizuari, i përfaqësuari – përfaqësuesi...) - Gjygjësor ose administrativ. - Përfaqësimi kontraktorë bëhet me kontratë bilaterale, gojore, shkrimore, të noterizuar, të pa legalizuar, oreroze ose aletare. E drejta biznesore
  • 2. E drejta biznesore si shkencë e studion biznesin me qellim të përparimit të tij. E drejta biznesore si degë e së drejtës juridikisht e rregullon biznesin me ligje te ndryshme (ligjin për banka, ligjin për letra komerciale, ligjin per bursën etj.) Burimet e drejtës biznesore janë: - Materiali ose fakti (forca shoqërore të autorizuara për miratimin e ligjeve) - Formale ose akte ( kushtetuta, ligji, statuti, rregullorja, udhëzimi, kontrata, konventa, presidenti, doktrina etj.) Privimet themelore të drejtës biznesore janë: - Ekuivalenca, autonomia e vullneteve (kontrata duhet të bëhet me vullnet të pa imponuara te kontraktorve ) Vlen teoria e deklaratës në praktik ajo që kontraktori e deklaron për deri sa nuk vërtetohet e kundërta. Ekuivalenca e prestacioneve është baraspesha e kundërvlerave, nëse një shtëpi e ka vlerën e tregut 300 mi euro do të duhet të shitet 100 mi euro me tolerancë plus-minus 20% nëse do të shitëblehet nën 80% ose mbi 80%kontrata do të ishte e abroguar për shkak të “leasio enormis (dëmtim tej mase) Ç’dëmtimi: dëmtuesi kurdoherë është debitor i të dëmtuarit, në kontratë nuk kërkohet ekzaminimi i fajësisë , psh. Debitori i vonuar pavarësisht nga fajësia apo pafajësia e tij mbetet debitor i kreditorit psh. Hua marrësi i cili nuk e ka paguar borxhin me kohë nga dita e skadimit është debitor edhe për kamatën ndëshkimore. Dëmi mund te jetë moral dhe material po ashtu mund te jetë i zakonshëm ose për fitimin e mundshëm. Zgjedhja e pa marrëveshjeve me marrëveshje të kontraktove eventualisht në gjykatë apo arbitrazh Letrat komerciale janë dokumente të shkruara sipas të cilave trasanti-debitori-komitenti- urdhërdhënësi do të kërkonte nga trasanti-banka për tia paguar remitentit-beneficiarit- kreditorit shumen e caktuar në vendin dhe në kohen e caktuar. Letrat komerciale-letra me vlerë-instrumente negociatore për kah funksioni mund të jen të formave të ndryshme: çeku, kambiali,aksioni,obligacioni bankar,akreditimi bankarë,letër kredia (stand by letter or kredit) në letrat komerciale duhet të jen kto elemente: Të dhënat për trasantin, trasatin, remitentin-beneficiarin, shumën e parasë, mënyrën e pagesës, vendin dhe kohën e pagesës Çeku është instrument pagesor i cili duhet të ketë mbulesë ne ditën e lëshimit ndërsa kambiali duhet të ketë mbulesë në ditën e skadimit-arritjes Kontrata Kontrata ( contract, treaty, convenct, agreement, erragment, vertage ) është marrëveshje ndërmjet dy apo më shumë kontraktove (entitete natyrore ose legale) për të bërë një punë
  • 3. juridike, për ta ndryshuar një punë juridike të bërë ose për ta ndërprerë një punë të bërë juridike me qellim te arritjes së një efekti juridik. Elementet esenciale të kontrates jan : - Kontraktoret (entitetet natyrale ose legale) - Objekti, sendi apo e drejta e caktuar i cili duhet të jetë lejuar për qarkullim - Çmimi (ekuivalenca e preststacioneve dhe - Marrëveshja e kontraktove për lidhje të kontratës, për çmimin dhe mënyrën e realizimit të kontratës. - Kontrata fillon me ofertën, Oferta është propozim gojor me shkrim për kontraktin i cili duhet : - Të përmbaj së paku 4 elemente esenciale të kontratës - Të jetë e qartë, komplete, serioze, e dhënë në kohë, në vend dhe në mënyrë të përshtatshme. Oferta mund të jetë e revokuar apo e parevokuar. Kur i ofruari – e ofruara e pranon ofertën dhe atë e pëlqen, e akcepton ofertën dhe në afatin e afërt e informon ofruesin – ofruesen, nga çasti kur ofruesi e merr akceptimin e ofertës nga e ofruara konsiderohet lidhja e kontratës. Kontrata për të qen valide duhet të jetë ne harmoni me parimet themelore të se drejtës biznesore. Kur kontrata do të bëhej në kundërshtim me ligjin ose me moralin shoqëror ajo do të ishte kontratë nule e cila si e tillë do të atakohej-goditej nga kushdo. Kontrata e tillë do të anulohej nga fillimi ( exe tux ) nëse kontrata do të ishte në dëmin e njërës palë siç mund të jot lease enormis, ajo do të ishte e abroguar nga çasti i prishjes së sajë (exe nunce) Prishja e kësaj kontrate mund ta kërkoj vetëm kontraktori i padëmtuar padrejtësisht ne të. Kontrata sipas subjektit, objekteve, kushteve kontraktore dhe qëllimit kontraktor mund të jenë - Universale - Bilaterale - Multilaterale - Oneroze - Lukrative - Aleatore - Kometative - Nule - E abroguar - Me prestacione momentale, sukseseve apo permanente - Formale ose informate - Ad’hezive (formulare) - Forma ad solimnitates - Forma ad probationem - Konektive - Individuale.....
  • 4. Instrumentet juridike per përforcimin e kontratave Dorëzania, pengu, hipoteka, sefi,paga për tërheqje, penali, kaucioni, depoziti monetar, kanosmani, fletëngarkesa, çeku, kambiali, fletaksioni, fletobligacioi, garancioni bankar, akreditivi bankar, interesi – kamata bankare. DORZANIA është kontratë bilaterale oneroze, gojore ose shkrimore, kontraktive sekondare – aksesore ndërmjet kreditorit dhe debitorit në një anë dhe dorëzanit ne anën tjetër me të cilën dorëzani i merr përsipër obligimet e debitorit në favorin e kreditorit në qoftëse do të dështonte debitori ky do ti përmbushte obligimet e tija. Dorëzani me kontratë vullnetarisht i pranonë obligimet e debitorit zakonisht duke u nisur nga relacionet, konsideratat,rrespektet apo obligimet e tija të mëparshme ndaj tij. Dorëzani në kontratë shëndrrohet në debitor solidar sekondar eventual. Dorëzani fillestarë është debitor kryesor real i përforcuar ne dorëzanin si debitor eventual sekondar dhe solidar, kreditori gjithsesi ne dorëzani akomodohet-favorizohet dhe për një shkallë më tepër favorizohet në transaksion biznesor. Dorëzani e garanton kreditorin fillimisht dhe kryesisht, por rrjedhimisht edhe debitorin për përmbushjen e obligimit të debitorit kryesor nëse ai do të dështonte . Dorëzani është garancion personal. Kur skadon kontrata (dita e përmbushjes se obligimit) dhe debitori nuk e përmbush obligimin e vet nga ai çast dorëzani shëndrrohet në debitor solidar me pozitë juridike të njëjte me debitorin e parë. Aty e tutje kreditori do të kishte dy debitor efektiv dhe do të kishte mundësi dhe autorizim që kërkesën e vet nga kontrata në procedurë ta realizoj nga njëri, tjetri apo të dy debitorët. Nëse obligimi kontraktor do ta përmbushte debitori i parë, kontrata për dorëzanin do të përfundonte dhe dorëzani do të shpëtonte “pa therrë ne këmbë”... Nëse debitori i parë do të dështonte në kontratë dhe obligimin e tij do ta plotësonte ish dorëzani- debitori solidar atëherë nga kontrata do të delte kreditori i parë në të do të mbetej debitori i par dhe më tutje debitor, por tanimë i vetëm ndaj dorëzanit tani më kreditor i vetëm. Dorëzani- kreditori nga ajo pozitë do të kishte autorizim(subrrogatio) për ta inkasuar atë qe ja ka pasë paguar kreditorit të parë-debitorit të parë përkatësisht te dytë. Dorëzania si garancion personal dikur është preokupuar nga të gjithë popujt veçanërisht parashtetëror ndërsa te shqiptaret nga shkaqet e njohura... ka vazhduar të aplikohet deri ne aktualitet Dorëzania mbështetet në fundamentalin e mortalitetit, besimit, nderit, prestigjit, ndërgjegjes dhe në përgjithësi të esesit për pergjegjëshmerin, bujarinë dhe vlerave e fjalës së dhënë-besës Dorëzania në aktualitet mund të rezultonte me solesion problematik... Ka ndodhur para dhe mund të ndodhte që pas dështimit kontraktor të debitorit primar të dështoj edhe debitori solidar, sekondar eventual dhe të dështonin të tre kontraktorët, debitorët me humbjen e moralit-fytyrës ndërsa kreditori me pësimin e dëmit material... Shembull primusi-kreditori-huadhënësi-shitësi Debitori-huamarrësi-blerësi-debitori Dorëzani-debitori eventual sekondar solidar autorizimet dhe obligimet e kreditorit, shitësit- blerësit në vendin kohën, mënyrën, sasinë, cilësinë e specifikuar në kontratë tia dorëzonte blerësit sendin apo mallin e përcaktuar në kontratë bashkë me dokumentet e origjinës, pronësisë apo të posedimit të autorizuar të objektit të kontratës. Blerësi ta pranoj mallin, sendin apo në përgjithësi subjektin e kontratës në vendin, kohën, mënyrën, sasinë e specifikuar me kontratë bask me dokumentet përkatëse të subjektit të kontratës dhe shitësi tia paguaj çmimin në sasinë, kohën dhe mënyrën e kontraktuar. Dorëzani nga çasti i skadimit të kontratës (5 janar 2008 ku është dashur të paguaj çmimin e mallit të cilin nuk e ka bërë blerësi) aty e tutje ai do të merrte pozicionin e blerësit të vonuar-sekondar. Pra pozita juridike e tij nga ajo datë do të barazohej me atë të blerësit problematik të pandërgjegjshëm....
  • 5. Kontrata për pengun Është kontratë bilaterale,oneroze,kauzale,formale,uniforme,aksesore-sekondare në funksion të kontratës kryesore,ta zëmë të kontratës në huamarrdhënie në të cilën pengdhënësi kidnapon me peng sendin e luajtshëm ( unazën,orën,qaforen,pikturën.....) për t'ia siguruar kërkesën kontraktore huadhënësit,zakonisht në vlerën nominale dy herë më të lart nga ajo e huasë në një anë dhe pengmarrësi si huadhënës e pranon kolateralin e pengut si garancion për inkasimin e huasë. Huadhënësi është pengmarrësi ndërsa pengdhënësi është huamarrësi. Pengu mund te jetë.....: 1) Standard 2) Posedimor 3) Monetar blerës Shembull i pengut standard--Huamarrësi e ngarkon me peng inventarin e punëtorisë, me te punon ,e mban dhe e ruan me kujdes te shtuar.... Atë nuk guxon ta shes as ta ndërroj dhe për çfarëdo ndryshimi ne te duhet ta informoj pengmarrësin dhe i fundit është autorizuar për ta mbikëqyrur përdorimin ,mbajtjen dhe ruajtjen e kolateralit.... Pengu posedimor--Nga shembulli i sipërm inventari duhet ti jepej ne posedim pengmarrësit Pengu monetar blerës--Do te ishte kur inventarin e merrte sikur te pengu standard ta mbante dhe te dhuronte huamarrësi si peng dhënës ndërsa inventari modern atij do t'ia blinte huadhënësin si pengmarrës,do t'ia jepte huamarrësit ,si mjet për shfrytëzim do ta mbante pronësinë ne atë inventar. Paga për tërheqje P.sh. ne shitblerje do te stimuloj paga për tërheqje nga kontrata ta zëmë ne shumen 10.000€ …. ( te cilin do te duhej t’ia paguante shitësi blerësit apo blerësi shitësit nëse cilido prej tyre do ta braktiste kontratën unilateralisht …) Penali ose shuma denimore ta zëmë ne kontratën për ndërtimtari sikundër ti ishte kontraktuar ne shumen prej 10.000€ për një dite ,një jave eventualisht muaji për vonesë . E atë duhet ta paguaj cilido nga kontraktoret—investitorët kryesit e punimeve, apo kryesi i punimeve investitori…. Kaucioni—(P.sh :pronari I objektit A do te mund te dëmtohej nga gropa e podrumit te pronarit te vendpunimit B dhe ne baze do te kërkonte qe ne kontratë ose me vendim gjyqësor te obligohej pronari-investitori I objektit B për te depozituar zëmë shumen prej 100.000€ ne karta te gjykatës me destinim te kompensimit te mundshëm te demit ( te pronaret e objektit A ). Advansi-- Ka para është parapagesë ta zëmë ne kontratën për shitblerje me kredi ne te cilën blerësi fillimisht do te paguante 1/3 e çmimit ( 33.333€ ) dhe sikundër blerësi ta braktiste njëanshëm kontratën pagesa ne emër te koparit do ti humbte dhe anasjelltas nëse ky I fundit do ta braktiste kontratën unilateralisht ai do te duhej t’ia kthyer blerësit shumen e kaparit dhe 33.333€ te vetat apo 66.666€ gjithsej.