Kontratat

32,973 views

Published on

e drejta biznesore

Published in: Travel, Business
4 Comments
5 Likes
Statistics
Notes
  • Te pergezoj per punen mundin qe kebere
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • shume flm per keto kontrata
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • uauhahuuahuaahu
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • hallal t`koftt
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
No Downloads
Views
Total views
32,973
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
5
Actions
Shares
0
Downloads
464
Comments
4
Likes
5
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Kontratat

  1. 1. Kontrata për shitblerje Është kontratë bilaterale, oneroze, kryesore komutative, konsensuale-mund te jetë reale, in formale, ex contractu etj. Me kontratën për shitblerje shitësi obligohet qe sendin qe e shet t’ia dorëzoj blerësit ashtu qe blerësi e fiton te drejtën për disponim, përkatësisht te drejtën e pronës, ndërsa blerësi detyrohet qe shitësit t’ia paguaj çmimin për sendin e blerë, zakonisht kjo kontratë behet ne forme te shkruar sepse mbahet evidencë e nevojshme dhe favorizohet parimi i sigurisë juridike. Deri ne dorëzimin e sendit te shitur, ne rast te dëmtimit apo shkatërrimit barra bie mbi shitësin, ndërsa prej momentit qe blerësi e merr sendin rreziku ne rast dëmtimi bie mbi të. Kontrata për shitblerje nuk ka efekte juridike kur ne momentin e lidhjes se saj sendi i kontraktuar ka qen i shkatërruar apo i dëmtuar qenësisht . ne rast se sendi i shitur është i dëmtuar pa dijen e shitësit atëherë shitësi do te përgjigjet për te, mirëpo nëse shitësi me kohë e ka informuar blerësin për te metat e sendit te shitur ai nuk përgjigjet për të. Zakonisht pas skadimit te 6 muajve nga dita e dorëzim-pranimit te sendit te shitëbler me te meta shitësi nuk përgjigjet për te metat e fshehta , shitësi e ka për detyrë qe blerësit t’ia dorëzoj mallin bashkë me dokumentet relevante për realizimin e kontratës, t’ia transformoj autorizimet pronësore apo poseduese konformë me kontratën, t’ia dorëzoj mallin ne kohen, ne vendin dhe ne mënyrën e kontraktuar si dhe mallin t’ia dorëzoj ne sasi dhe cilësi te kontraktuar. Aukcioni Aukicioni i mallit është meny e veçant e shitjes se mallit nëpërmjet licitacionit publik, shitja behet ne vendet e auksioneve përkatësisht ne instuticione tregtare te veçanta te specializuara për qarkullimin e llojeve te caktuara te mallrave ne shitje aukcioniste realizohet koncentrik i lart i ofertës dhe kërkesës. Me qellim te evitimit te marrëveshjeve paraprake te blerësve praktikohet te kërkohet qe blerësit ti ofrojnë propozimet e çmimeve ne formë te shkruar. Shitjet aksioniste kanë filluar te aplikohen qe ne shek 17 ne tregun tejdatse Ne aktualitet me shumë praktikohet shitja aukcioniste e lendeve te para e mallit te freskët te pritshëm dhe sendeve e mallrave te çmuara. Cash and carry Është meny e veçantë e afarizmit te ndërmarrjeve tregtare me shumicë, cash and carry grosistve, blerësve nuk u Ben kurrfarë shërbimi ngase ata vijnë ne depo konformë me parimin e vetëshërbimit i paguajnë mallrat dhe tek pastaj i marrin ne disponim. Te cash and carry i grosistve blerësit furnizohen dhe kërkojnë sasi mesatare te mallrave siç janë hotelierit, zejtare, por edhe ekonomit familjare. Zakonisht lendet e afarizmit te cash and carry te grosisteve janë prodhime ushqimore dhe mallra e konsumit ditor te asortimenteve te ngushta.
  2. 2. Kontrata për sesion Me kontratën për sesion kreditori kërkesën kontraktuese te vet e barte ne te tretin pas asaj qe është e lidhur me personalitetin e tij apo qe sipas ligjit nuk mund te cedohet, kontrata për cesionim nuk ka efekte juridike ndaj debitorit nëse ai dhe kreditori ka kontraktuar qe kreditori nuk mund t’ia transformoj kërkesat e t’ia ne te tjetrin apo qe at nuk mund ta bej pa pëlqimin e debitorit. Ne praktik sesioni shërben si instrument juridik ndihmës për realizimin e qëllimit te punës juridike kryesore siç është shitblerja, dhurimi, sipas asaj se cedenti me kërkesën e ceduar e plotëson apo nuk e plotëson ndonjë detyrim te vetin ndaj cesionarit atij i bën dhurim apo kërkesën t’ia konsideron për shfrytëzim te caktuar. Zakonisht cesionimi është i vullnetshëm ndërmjet cesionuarit dhe cedentit e ne masë te konsiderueshme edhe te cesus-it, mirëpo ka raste te cedimeve imperative kur si te tilla përcaktohen me dispozita ligjore cessio ex lege. Kontrata për faktoring Është kontratë trelaterale e konkluduar ndërmjet cesionarit-faktorit;, cedentit- klientit dhe cesusit. Faktori apo cesionari është kontraktori i cili e blen kërkesën e cedentit-klientit te adresuar debitorit te tij cesuesit. Është kontratë trelaterale, konsensuale, oneroze, komutative, aksesore, me te cilën klienti-cedenti si shitës i mallit apo kryes i shërbimeve kontraktore, faktorit- cesionarit ia shet kërkesat afatshkurta nga transaksioni për deliverimin e mallit apo për kryerjen e shërbimeve para skadimit te afatit kontraktor. Kontrata për clearing Clearing-u është pune juridike-biznesore qe konsiston ne përllogaritjen e qarkullimeve te pagesave për kërkesat dhe borxhet e palëve kontraktuese te cilat realizohen ne institucione te veçanta. Nëpërmjet clearing-ut importuesi e paguan çmimin e mallit te importuar me depozitim ne valutën e shtetit ne te cilin behet importimi ne konton përmbledhëse, ne bankën emetuese, ndërsa eksportuesi e bene inkasimin e kërkesës se vet nga po ajo konto si konto përmbledhës. Ne atë mënyrë ne importime dhe eksportime malli e kalon kufirin shtetëror qe do te thotë se sipas kontratës tregtare ndërshtetërore porositet e merret malli ndërsa te hollat e destinuara për të se paku jo [paralelisht me procesin importues te tij. Kontrata për loto-lojë Loto-loja është tip i veçantë i kontratës aleatore me te cilën njëra palë kontraktuese, prezantuesit apo te fituarit detyrohet t’ia paguaj fitimin e caktuar te hollave apo te sendeve. Sipas konstruksionit juridik kontrata për loto lojë është kontratë për shitblerjen e fatit blerësi i lotos është blerës i fatit eventual qe e synon, e dëshiron dhe eventualisht e pret. Fitorja e lojtarit te lotos është eventuale, teoritikisht e mundshme, praktikisht e pritshme. Nëse fleta e lotos qëllohet atëherë ajo automatikisht e merr cilësinë e letrës me vlerë sipas prezantuesit te saj, ne atë rast institucioni zyrtar qe e organizon loto-lojën behet debitor i lojtarit me fat qe posedon flet-loton e fituar. Kontrata e loto-lojës oshtë shitblerëse aleatore, bilaterale, oneroze, konsensuale dhe individuale.
  3. 3. Kontrata për leasing Leasingu rrjedh nga anglishtja dhe ka domethënie te marrëdhënies me qira apo me qesim. Ne bazë te kontraktimit për leasing, subjekti biznesor ne vend qe ta blej pajisjen qe i nevojitet dhe ta paguaj çmimin adekuat, zakonisht te lart i drejtohet subjektit biznesor te specializuar për t’ia huazuar lokalin apo lokalin me pajisjen e kërkuar për periudhën e caktuar për te cilën, ne vend te çmimit shitblerës e paguan vetëm shërbimin apo shfrytëzim te përkoshem. Leasingu është kontratë e veçantë e cila nuk mund te radhitet ne kontratën për qira – marrëdhënie as ne kontratën për shitblerje me kredi. Kontrata për leasing është kontratë kryesore, bilaterale, oneroze, komutative, konsensuale dhe individuale. Kontrata për qiramarrëdhënie Me kontratën për qiramarredhenie qiradhënësi obligohet qe qiramarrësit t’ia dorëzoj sendin e caktuar për përdorim, ndërsa qiramarrësi obligohet qe qiradhënësit t’ia paguaj qiranë e kontraktuar. Është obligim i qiradhënësit qe qiramarrësit t’ia dorëzoj sendin e kontraktuar ne gjendje te rregullt, ne anën tjetër qiramarrësi duhet qe sendin e marr me qira duhet ta mbaj ne gjendje te rregullt funksionale gjatë periudhës se kontraktuar. Nëse ne momentin e dorëzimit te sendit me qira konstatohet se ka te meta atëherë qiramarrësi mund te tërhiqet lehtë nga kontrata ose mund te kërkoj zbritje ne qira. Ndërsa qiramarrësi përgjigjet për sendin nëse e dëmton ne kundërshtim me kushtet e kontraktuara pra duhet ta ruaj sendin e marr me qira si një shtëpiak i mirë. Qiramarrësi nuk i përgjigjet qiradhënësit për amortizimin e sendit me qira, qiramarrësi mund ta jep me qira sendin (nenqira) nëse është e përcaktuar me kontratë. Kontrata për qiramarëdhenie është bilaterale, oneroze, komutative, konensuale, reale, individuale dhe me prestacione sukseseve. Emfitueza Është kontratë për marrje me qira afatgjate te tokës, qiramarrësi I tokës e fiton te drejtën dhe detyrimin qe për një periudhe te gjate te përpunoj ngastrën kadestrale tokësore te kontraktuar dhe për te pronarit te saj t’ia paguaj rentën dhe tatimin e shtetit,pozita e tij juridike është e ngjashme me te pronarit pos qe ai duhet t’ia paguaj rentën pronarit. Arenda Arenda është kontratë për qiramardhenie te tokës se përpunuar ne baze te se cilës qiramarrësi e përpunon token e pronarit dhe atij për shfrytëzimin e tokës ia paguan masën e fryteve te kontraktuara. Te ne shqiptaret zakonisht shfrytëzuesi i tokës pronarit ia jep gjysmën e fryteve vjetore dhe për veti merr gjysmën tatimin e tokës e paguan pronari i saj ose me marrëveshje edhe qiramarrësi Te kontrata me emfiteuze renta paguhet me para ,ndërsa te arenda ajo paguhet IN NATURA (fryte te asaj toke).te emfiteuza qiramarrësi e mban token e përpunuar për një kohe me te gjatë se sa te arenda. Te emfiteuza qiramarrësi ia paguan tatimin shtetit kurse te arenda e paguan pronari I tokës.
  4. 4. Kontrata për franshising Kontrata për franshising është marrëveshje legale për udhëheqjen e biznesit te caktuar ne përshtatje me metodat operative dhe me sistemin financiar. marrësi i franshesingut e merr objektin e dhënësit te franshesingut ne gjendjen ekzistuese zakonisht te përshtatshme për fillimin e menjëhershëm te veprimtarisë se nyejt deri aty ku e ka ushtruar dhënësi i franshisingut. Meremetimet apo riparimet mund ti bej vetëm me lejen e dhënësit te franshisingut, ne atë objekt marrësi i franshesingut duhet ta mbaj firmën e nyejt por me shkronja me te vogla nen te dhe te dhëna themelore për ushtruesin direkt te veprimtarisë, marrësi i frashisingut ne objektin ne fjalë nga dhënësi i tij i merr te gjitha pajimet, inventarin dhe mjetet themelore te punës ai duhet ti ruaj ato mos ti dëmtoj. Marrësi i franshisingut përfiton nga eksperienca dhe afirmimi paraprak i dhënësit te franshisingut dhe nga klientët e mëparshëm. Kontrata për komisionim

×