SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
E DREJTA SENDORE – FINAL EXAM
Padia Pauliane – eshte padi mohuese ku kreditori kerkon mohimin e punes juridike te
debitorit te lidhur me personin e trete. Mohimi behet me qellim te mbrohet interesi i
kreditorit nga sjellja e pandershme e debitorit. Parashtrimi behet brenda 1 viti për
disponimet me shpërblim dhe 3 vjet për ato pa shpërblim.
Parashkrimi - Me parashkrim shuhet e drejta për të kërkuar përmbushje të dhunshme të
detyrimit. Parashkrimi lind kur ka kaluar afati i parashikuar me ligj brenda të cilit kreditori ka
mundur të kërkojë përmbushjen e detyrimit. Afati caktohen me norma imperative dhe nuk
mund të hiqet, zgjatet, shkurtohet nga palët.
Fitimi derivativ i te drejtave - E drejta nxirret nga e drejta e paraardhësit nëpërmjet bartjes,
Paraardhësi mund të bartë vetëm ato të drejta subjektive civile që i ka, Tituj juridik për
bartjen e së drejtës te fitimi derivativ janë kontrata dhe testamenti, Kërkohet edhe mënyra
e fitimit psh. dorëzimi i sendit, regjistrimi i paluajtsh. në librat publik.
Fitimi origjinar - Të drejtën nuk e nxjerr nga paraardhësi, Fitim origjinar kemi psh. me
krijimin e sendit të ri, me parashkrim fitues
Bartje translative – pasardhësi e fiton të drejtën që kishte paraardhësi dhe gjitha
autorizimet.
Bartje konstitutive – krijohet e drejtë e re për fituesin, ndërsa bartësi paraprak vazhdon ta
ketë të drejtën e vet (psh. servituti, pengu).
Keqperdorimi - Çdo veprim përmes të cilit bartësi i një të drejte vepron me qëllimin e vetëm
të dëmtimit të tjetrit.
Mbrojtja - E drejta e pronës është e garantuar. Pronësia intelektuale mbrohet me ligj.
Mbrojta bëhet me padi në Gjykatën Themelore, të Apelit por edhe Gjykatën e Lartë. Por
edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg.
Padi sendore – mbrojnë të drejta subjektive absolute.
Padi personale – mbrojnë të drejta subjektive relative dhe parashtrohen ndaj personave që
marrin pjesë në marrëdhënien juridiko-civile.
Padia e reinvendikimit- padia e pronarit joposedues kunder poseduesit jopronar, duke
kerkuar nga ai dorezimin e sendit ne posedim.
Padia publiciane – padi per kthimin e sendit te cilen e paraqet poseduesi i merparshem
kunder poseduesit aktual, per sendin qe nuk ka bare juridike.
Padia negatore – padi per mbrojtjen e pronesise, ku poseduesi kerkon mbrojtje ndaj
shqetesimeve qe nuk kane te bejne me marjen e sendit.
Padia konfesore – padi te cilen e paraqet personi qe ka te drejten e seritutit ndaj cdo
personi te trete.
Parimi i absolutitetit – nenkupton se te drejtat sendore veprojne erga omnes, deturimi i
ketyre personave ndaj titullarit eshte negativ jane te obliguar te respektojne te drejten
sendore, nuk parashkruhen, kane te drejten e kerkeses ne rast te shkeljes se te drejtes
absolute, dhe ka te drejten e racionit qe nenkupton se titullari ka te drejte qe sendin e vet ta
ktheje ne cdo kohe dhe kudo qe e gjen.
Parimi i numerimit taksativ – kufizimi i te drejtae sendore, pronesia, servituti, pengu, barra
sendore, e drejta e ndertimit.
Parimi i publicitetit – nenkupton shpalljen e titullarit qe ka te drejten mbi nje pronesi.
Regjistrimi ne librat publik apo me ushtrimin faktik mbi sendin.
Parimi i specialitetit – nenkupton se te drejtat sendore konsolidohen mbi sendet
individualisht te percaktuara, pronesia egziston vec e ecc mbi cdo send qe e posedon
pronari.
Burimet materiale – jane faktet shoqerore nga e cila buron e drejta qe e krijon dhe e
imponon te drejten.
Burimet formale – jane normat, aktet juridike qe manifestojne formalisht forcen shteterore:
kushtetuta, konventat nderkombtare, ligji etj.
Posedimi - Pushteti faktik mbi sendin, por jo edhe pushteti juridik mbi të. Mbajtësi i sendit
të gjetur, të vjedhur apo të blerë nga jopronari nuk është pronar megjithëse sillet si pronar.
Pronari i vërtetë ka të drejtën e racionit. Posedimi është gjendje faktike e mbrojtur nga e
drejta. Poseduesi ka më tepër të drejtë se ai që nuk e ka posedimin. Posedim i drejtpedrejt
dhe i terthorte. Fitohet në mënyrë origjinere, derivative, Bashkëposedimi, Posedimi i
përbashkët. Posedimi mbrohet me vetendihme, Padia për pengimin e posedimin dhe për
kthimin e sendit në posedim.
Llojet e posedimit - I drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, I ligjshëmdhe jo i ligjshëm, I vërtetë dhe
jo i vërtetë, Me mirëbesim dhe me keqbesim, Posedim pronësor, Posedim i kualifikuar (i
ligjshëm+ me mirëbesim),Posedim tabular (i regjistruar).
Posedimi shuhet me - Me shkatërrimin e sendit objekt i posedimit, Kur sendi i kthehet
poseduesit/pronarit në bazë të: Padisë për rikthimin e sendit në posedim, Actio
reivendicatio, Padia publiciane.
Pronesia – eshte pushteti faktik dhe juridik mbi sendin, e drejta e pronarit per ta poseduar,
perdorur dhe disponuar me sendin e caktuar sipas deshires se tij. Ka 2 kufizime:
Të përgjithshme – ndalimi i keqpërdorimit të së drejtës së pronësisë,Të veçanta – mundësia
e shpronësimit/ekspopriimit.
Pasuria – tërësi e të drejtave subjektive civile me karakter pasuror që i takojnë një personi.
E drejta e pronësisë – e drejtë sendore që përmban 3 autorizime perdorimin,shfrytezimin
dhe posedimin e sendit nga pronari. Vetëm me kalimin e disponimit nga pronari tek një
person tjetër shuhet pronësia.
Karakteristika të së drejtës së pronësisë:Ka karakter absolut, Uniteti i të drejtës së
pronësisë, Ka karakter pasuror/sendor, Ekziston e drejta e ndjekjes/racionit – sendi që
pronarit i ka dalë nga posedimi në mënyrë të paligjshme , mund që ai ta marrë kudo ku e
gjen. Kjo e drejtë nuk parashkruhet, është e përhershme.
Kufizimi i pronësisë - Në të kaluarën pronësia ka qenë e pakufizuar, Me KCF (1804) pronësia
kufizohet për të respektuar edhe nevojat e të tjerëve që lindin nga fqinjësia. E drejta e
pronësisë shtrihet deri në lartësinë dhe thellësinë që është e dobishme për ushtrimin e saj.
E drejta fqinjesore - E drejtë e titularit të paluajtshmërisë për të përdorur paluajtshmërinë e
fqinjit për ushtrimin e plotë të së drejtës së tij të pronësisë.Ekziston në bazë të reciprocitetit,
Nuk regjistrohet, Nuk lidhet me afat.
Servitutet - Nuk ka reciprocitet, ekziston në favor të pasurisë dominuese,Regjistrohet, Ka
afat, mund të jetë i përkohshëm.
Imisionet - Janë një e keqe e pashmangshme që duhet të durohen dhe e kufizojnë të drejtën
e pronësisë. Mund të jenë dhe të palejuara. Bartja e tymit, erërat e pakëndshme, nxehtesia.
Bashkëpronësia është pronësi e më shumë personave të cilët kanë të drejtën e pronësisë
mbi një send të pandarë, në të cilin pjesa e secilit është e caktuar në mënyrë ideale.
Bashkpronari ka të drejtë që sendin ta mbajë dhe ta shfrytëzojë në proporcion me pjesën,
Mund të disponojë me pjesën pa pëlqimin e bashkëpronarëve të tjerë, Bashkëpronari në
paluajtshmëri ka të drejtën e parablerjes, Sendin në bashkëpronësi e administrojnë së
bashku, Ka të drejtë në pjestimin e sendit, Merr pjesë në shpenzimet lidhur me sendin.
Bashkpronesia lind me - Me punë juridike (kontratë, testament), Vendim të organit
kompetent, Në bazë të ligjit, Në bazë të vendimit për ndarjen/pjestimin e pasurisë së
përbashkët, Me parashkrim fitues, Përzierje e sendeve të pronarëve të ndryshëm.
Shuhet kur - Çdo bashkëpronar mund të kërkojë ndarjen, Kjo e drejtë nuk parashkruhet,
Nuk mund të hiqet dorë përgjithmonë nga e drejta e ndarjes (max. 5 vjet), Ndarja bëhet: me
marrëveshjen e bashkëpronarëve, me vendim gjykate. Pas ndarjes fitohet pronësia
individuale.
2 mënyra të fitimit të pronësisë: Mënyra origjinare – kur pronari të drejtën e vet të
pronësisë e nxjerr nga e drejta e paraardhësit. Mënyra derivative – të drejtën e pronësisë
nuk e nxjerr nga paraardhësi por nga fakte të tjera juridike.
Titujt juridikë për fitimin origjinar të pronësisë - Krijimi i sendit të ri, Përzierje dhe bashkim,
Ndërtim në tokën e huaj, Parashkrimi fitues, Ndarja e frutave, Fitimi i pronësisë nga
jopronari, Okupim, Avulsio - Ndodh bashkimi i paluajtshmërive për shkak të veprimit të
natyrës, pronar vazhdon të jetë pronari i paluajtshmërisënga e cila është shkëputur.
Aluvio – rrjedha e ujit grumbullon dheun në breg dhe rrit sipërfaqen e tokës. Pronar bëhet
pronari i tokës rreth të cilës është bër grumbullimi, Ndryshimi i rrjedhjes së ujit dhe krijimi i
një ishulli.
Paditë për mbrojtjen e pronësisë: Padia e reivendikimit, Padia publiciane, Padia negatore.
Padia e reivendikimit - Pronari mundet me padi të kërkojë nga poseduesi kthimin e sendit
individualisht të përcaktuar. Pronari duhet të vërtetojë se mbi sendin kthimin e të cilit
kërkon, ka të drejtën e pronësisë dhe që sendi ndodhet nën pushtetin faktik të të paditurit.
E drejta e paraqitjes së padisë nuk parashkruhet. Poseduesi me mirbesim Mund të kërkojë
kompensim për shpenzimet e dobishme në lartësinë e rritjes së vlerës së sendit.I
kompesohen dhe shpenzimet e domosdoshme. Ka të drejtë ta mbajë sendin nëse nuk i
paguhen shpenzimet. Poseduesi me keqbesim Poseduesi duhet ti kthejë të gjitha frytet, të
kompensojë vlerën e fryteve. Të kompensojë dëmtimin e sendit. Kërkon kompensim për
shpenzimet e domosdoshme. Për ato të dobishme kompensohet vetëm nëse ka pas dobi
për pronarin.
Padia publiciane - Personi i cili ka fituar sendin e caktuar në mënyrë individuale sipas bazës
juridike dhe në mënyrë të ligjshme, e nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dinte se nuk
është bërë pronar i sendit ka të drejtë të kërkojë kthimin e tij edhe nga mbajtësi me
mirëbesim tek i cili sendi gjendet pa bazë juridike ose me bazë më të dobët. Kjo padi nuk
kërkon provimin e pronësisë por provimin e posedimit më të fortë. Personi me mirëbesim
me kalimin e kohës së paraparë me ligj bëhet pronar i sendit që ka patur në posedim. Kur
personi që ka poseduar sendin me mirëbesim për kohën e mjaftueshme për tu bërë pronar
me parashkrim fitues dhe ndërkohë zhvishet nga pushteti faktik, ai mbetet pronar
uzukapient joposedues, ndërsa sendin e mban poseduesi që nuk është pronar. Kjo është
bazë për të ngritur padinë publiciane. Poseduesi aktual mund të kundërshtojë padinë nëse
dhe ky është bërë pronar me parashkrim fitues. Pronësia i mbetet fituesit të dytë.
Padia negatore - Nëse në realizimin e së drejtës personi i tretë e shqetëson pronarin, në
mënyrë tjetër dhe jo duke ja marr sendin, pronari mundet që me padi të kërkojë të ndalojë
shqetësimi. Kur me shqetësimin shkaktohet dëm, pronari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin
e dëmit sipas rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit.
Të drejta sendore mbi sendin e huaj janë: E drejta e servitutit, E drejta e pengut, Barrat
sendore, E drejta e ndërtimit.
Servitutet - E drejtë mbi sendin e huaj e cila titullarit të vet i mundëson që ta shfrytëzojë
sendin e tjetrit ose të kërkojë që pronari i sendit të kufizohet në shfrytëzimin e të drejtës së
vet. Servitutet ndahen në: Servitute sendore – kur krijohen në favor të sendit të
paluajtshëm. E drejta e pronarit të një paluajtshmërie të kryejë veprime të caktuara në
paluajtshmërinë e tjetrit. Servitute personale – krijohen në favor të personit E drejta e
personit në favor të të cilit është ngarkuar një paluajtshmëri që ta përdorë në mënyrë të
caktuar ose të ndalojë ushtrimin e veprimeve të caktuara.
Parimet e servituteve - Servituti është e drejtë sendore, Servituti është e drejtë sendore mbi
sendin e huaj, Servituti nuk mund të jetë në bërje, Servituti duhet të jetë i dobishëm, Parimi
i resktrikcionit të servitutit, Patjetërsueshmëria e pavarur e servituteve, Servitut ne vetë
servitutin nuk mund të ketë, Servitutet sendore janë të papjestueshme.
Servituti sendor – është e drejta e pronarit të një paluajtshmërie që për nevojat e asaj
paluajtshmërie të kryejë veprime të caktuara në paluajtshmërinë e pronarit tjetër ose të
kërkojë nga pronari i sendit shërbyes të përmbahet nga kryerja e veprimeve të caktuara, të
cilat përndryshe do të kishte të drejtë t’i kryejë në sendin e vet të paluajtshëm. Ka për
objekt sendet e paluajtshme. Marrëdhënia ekziston midis pronarëve të 2 paluajtshmërive.
Paluajtshmëria e titullarit të servitutit quhet pasuri dominuese, ndërsa pasuria mbi të cilën
ushtrohet servituti quhet pasuri shërbyese.
Llojet e servituteve sendore - Servitute fushore – sendi i privilegjuar është i natyrës
bujqësore. Servitute shtëpiake – sendi i privilegjuar është ndërtesa ose pjesa e ndërtesës.
Servitute tekniko-komunale – sendi i privilegjuar është i natyrës tekniko-komunale.
Uzufrukti - E drejta e frutgëzimit është servitut personal i cili i jep autorizime bartësit të tij
që pa shpërblim të shërbehet në tërësi me ndonjë send në pajtim me destinimin e tij duke ja
ruajtur përmbajtjen e tij. Servituti i frutgëzimit mund të ekzistojë në sendin shërbyes të
luajtshëm ose të paluajtshëm që është i pakonsumueshëm, në më shumë sende së bashku,
si dhe në të drejtën që jep fruta dhe fitime të tjera. Uzufrukti fitohet në bazë të punës
juridike ose me parashkrim. Uzufrukti shuhet me vdekjen ose shuarjen e frutgëzuesit, me
kalimin e sendit shërbyes në pronësi të frutgëzuesit, me heqjen dorë etj.
Usus - E drejta e përdorimit është e drejta e përdorimit të sendit të huaj në kufijtë e
nevojave të bartësit të kësaj të drejte dhe të anëtarëve të familjes së tij pa ja ndryshuar
përmbajtjen dhe destinimin e atij sendi dhe pa nxjerrjen e përfitimeve të tjera pasurore nga
ai send.
Habitatio - E drejta e banimit është e drejtë që ndërtesa e huaj, banesa ose pjesa e veçantë
e ndërtesës ose banesës të shfrytëzohet për jetesë, për nevojat e bartësit të kësaj të drejte
dhe anëtarëve të familjes së tij, si dhe personave të tjerë të cilët ai i mban (ushqen).
E drejta e pengut - Është e drejtë mbi sendin e huaj me të cilën sigurohet kërkesa e
kreditorit pengmarrës me dhënien peng të sendit individualisht të përcaktuar ose të drejtës
në favor të kreditorit pengmarrës i cili është i autorizuar të disponojë me sendin e huaj
ashtu që pas kalimit të afatit të arritjes të kërkojë përmbushjen e kërkesës së vet nga vlera e
atij sendi/të drejte (me shitjen e sendit të lënë peng), para kreditorëve të cilët në atë
send/të drejtë nuk kanë të drejtë pengu si dhe para kreditorëve të tjerë, të cilët të drejtë
pengu në atë send kanë fituar pas tij. Pengmarrësi në parim nuk ka të drejtë ta përdorë
sendin e lënë peng.
Pengu i kontraktuar - Fitohet me lidhjen e kontratës mbi pengun dhe me dorëzimin e sendit
në posedim të kreditorit pengmarrës dhe me lidhjen e kontratës dhe regjistrimin në librat
publikë. Që kontrata e pengut të jetë e vlefshme duhet që të përmbajë: 1 çertifikatë me
shkrim që përmban emrin dhe adresën e pengdhënësit dhe debitorit, përshkrimin e
detyrimit që sigurohet, përshkrimin e sendit të lënë peng, nënshkrimet e palëve të kontratës
dhe datën. Kreditori obligohet që pas shuarjes së kërkesës sendin e marrë ta kthejë në
gjendje të rregullt te pengdhënësi.
Pengu ligjor - Fitohet me plotësimin e kushteve të parapara në ligje të veçanta. Pra ai
krijohet ex lege. Deklarimi i vullnetit të palëve kontraktuese nuk është i nevojshëm. Kreditori
mund ta shesë sendin për përmbushjen e kërkesës të krijuar nga marrëdhënia detyrimore
midis kreditorit dhe debitorit.
Pengu gjyqesor - Fitohet me vendim të gjykatës të marrë në procedurën e dhunshme për
sigurimin e kërkesave dhe me regjistrimin në librat publikë. Vjen në shprehje kur ekziston
procedura përmbaruese dhe fillimisht bëhet inventarizimi i sendeve në procesverbal. Objekt
i pengut gjyqësor mund të jenë vetëm sendet të cilat mund të jenë dhe objekt i procedurës
përmbarimore.
Parimet e se drejtes se pengut - Parimi i akcesoritetit, oficialitetit, specialitetit,
papjestueshmerise dhe prioritetit.
Llojet e të drejtës së pengut në bazë të objektit – pengu i dores, i regjistruar, hipoteka,
pengu ne te drejta.
Pengu i dores - Është e drejtë mbi sendin e huaj me të cilën sigurohet kërkesa e kreditorit
pengmarrës me dhënien peng të sendit individualisht të përcaktuar në favor të kreditorit
pengmarrës i cili është i autorizuar të disponojë me sendin e huaj ashtu që pas kalimit të
afatit të arritjes të kërkojë përmbushjen e kërkesës së vet nga vlera e atij sendi, para
kreditorëve të cilët në atë send nuk kanë të drejtë pengu si dhe para kreditorëve të tjerë, të
cilët të drejtë pengu në atë send kanë fituar pas tij. E drejta e pengut të dorës fitohet: në
bazë të punës juridike (kontratës), në bazë të vendimit të gjykatës, në bazë të ligjit. Objekt i
pengut te dores eshte Çdo send i luajtshëm që është në qarkullim juridik duke përfshirë
edhe pjesën e bashkëpronësisë, mirëpo në këtë rast nevojitet dhe pëlqimi i
bashkëpronarëve të tjerë.
Të drejtat e kreditorit pengmarrës - Ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit nga
vlera e sendit të lënë peng, Posedimin e sendit të lënë peng, Të drejtën e përparësisë në
realizimin e kërkesës, Përdorimi dhe mbledhja e frutave nga sendi i lënë peng, nëse palët
janë marrë vesh, Të drejtën për ndërrimin e sendit të lënë peng,Të drejtën e bartjes së të
drejtës së pengut, Të drejtën e mbrojtjes – paraqitjes së padisë për kthimin e sendit pengor
në posedim të kreditorit,Të drejtën e shitjes së dhunshme të sendit.
Detyrimet e pengmarrësit - Ruajtja e sendit të lënë peng, Mospërdorimi i sendit, Kthimi i
sendit të lënë peng.
Shuarja e të drejtës së pengut te sendet e luajtshme - Me shkatërrimin e sendit të lënë
peng, Me marrëveshjen e palëve, Me kalimin e kohës, Me konsolidim, Me konfuzion, Me
shitjen publike të sendit të lënë peng, Me humbjen e posedimit mbi sendin e lënë peng.
Hipoteka - Është e drejtë sendore në sendin e huaj ku objekt është paluajtshmëria. Lënia
peng bëhet me regjistrimin e të drejtës së kreditorit në librat publikë. Pas lënies peng të
paluajtshmërisë ajo ngelet në posedim të debitorit. Për fitimin e hipotekës kërkohet baza
juridike dhe regjistrimi i kësaj të drejte në librat publikë. E drejta e hipotekës mund të
krijohet edhe në paluajtshmëritë me më shumë pronarë, por kërkohet pëlqimi i
bashkëpronarëve. Hipoteka është e drejtë akcesore. Hipoteka ndryshon nga pengu sa i
përket dorëzimit të sendit. Llojet – hipoteke e kontraktuar, ligjore, gjyqesore. Parimet -
Parimi i akcesoritetit, i oficialitetit, i specialitetit,i papjestueshmërise, i prioritetit.
Te drejtat e kreditorit hipotekues - E drejta e realizimit të kërkesës nga vlera e sendit
hipotekues, E drejta e përparësisë në realizimin e kërkesës, E drejta që të mos lejojë
zvogëlimin e vlerës së sendit hipotekues, E drejta e bartjes së hipotekës, E drejta e mbrojtjes
së të drejtës së hipotekës, Kreditori ka të drejtë të kundërshtojë veprimet e debitorit
pengdhënës me të cilat zvogëlohet vlera e sendit të lënë peng dhe kështu rrezikohet
përmbushja e kërkesës së kreditorit, E drejta e krijimit të mbi hipotekës, E drejta e kreditorit
që të shikojë pasurinë e ngarkuar me hipotekë gjatë shfrytëzimit të sendit nga ana e
debitorit.
Të drejtat e pronarit të sendit të lënë hipotekë - Përdorimi i sendit dhe mbledhja e fryteve,
E drejta e disponimit me sendin e lënë hipotekë, E drejta të përmbushë kërkesën e debitorit,
Të drejtën e kundërshtimit lidhur me kërkesën e siguruar.
Barra sendore është e drejtë sendore në sendin e huaj, e cila i mundëson titullarit të vet që
nga pronari i paluajtshmërisë të realizojë bërje ose dhënie në mënyrë periodike.
Regjistrohet në regjistrat kadastarë. Përmbajtja e të drejtës së barrës sendore janë
prestimet. Barra sendore konstituohet: në bazë të kontratës, në bazë të ligjit.

More Related Content

What's hot

E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Andi Kusari
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 

Similar to E drejta sendore provim

Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01zogaj
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
e drejta romake
e drejta romake e drejta romake
e drejta romake ElvisSava1
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22Kosovar Sopjann
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabaniLume Xhemajli
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 

Similar to E drejta sendore provim (11)

Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
e drejta romake
e drejta romake e drejta romake
e drejta romake
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabani
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 

E drejta sendore provim

  • 1. E DREJTA SENDORE – FINAL EXAM Padia Pauliane – eshte padi mohuese ku kreditori kerkon mohimin e punes juridike te debitorit te lidhur me personin e trete. Mohimi behet me qellim te mbrohet interesi i kreditorit nga sjellja e pandershme e debitorit. Parashtrimi behet brenda 1 viti për disponimet me shpërblim dhe 3 vjet për ato pa shpërblim. Parashkrimi - Me parashkrim shuhet e drejta për të kërkuar përmbushje të dhunshme të detyrimit. Parashkrimi lind kur ka kaluar afati i parashikuar me ligj brenda të cilit kreditori ka mundur të kërkojë përmbushjen e detyrimit. Afati caktohen me norma imperative dhe nuk mund të hiqet, zgjatet, shkurtohet nga palët. Fitimi derivativ i te drejtave - E drejta nxirret nga e drejta e paraardhësit nëpërmjet bartjes, Paraardhësi mund të bartë vetëm ato të drejta subjektive civile që i ka, Tituj juridik për bartjen e së drejtës te fitimi derivativ janë kontrata dhe testamenti, Kërkohet edhe mënyra e fitimit psh. dorëzimi i sendit, regjistrimi i paluajtsh. në librat publik. Fitimi origjinar - Të drejtën nuk e nxjerr nga paraardhësi, Fitim origjinar kemi psh. me krijimin e sendit të ri, me parashkrim fitues Bartje translative – pasardhësi e fiton të drejtën që kishte paraardhësi dhe gjitha autorizimet. Bartje konstitutive – krijohet e drejtë e re për fituesin, ndërsa bartësi paraprak vazhdon ta ketë të drejtën e vet (psh. servituti, pengu). Keqperdorimi - Çdo veprim përmes të cilit bartësi i një të drejte vepron me qëllimin e vetëm të dëmtimit të tjetrit. Mbrojtja - E drejta e pronës është e garantuar. Pronësia intelektuale mbrohet me ligj. Mbrojta bëhet me padi në Gjykatën Themelore, të Apelit por edhe Gjykatën e Lartë. Por edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Padi sendore – mbrojnë të drejta subjektive absolute. Padi personale – mbrojnë të drejta subjektive relative dhe parashtrohen ndaj personave që marrin pjesë në marrëdhënien juridiko-civile. Padia e reinvendikimit- padia e pronarit joposedues kunder poseduesit jopronar, duke kerkuar nga ai dorezimin e sendit ne posedim. Padia publiciane – padi per kthimin e sendit te cilen e paraqet poseduesi i merparshem kunder poseduesit aktual, per sendin qe nuk ka bare juridike. Padia negatore – padi per mbrojtjen e pronesise, ku poseduesi kerkon mbrojtje ndaj shqetesimeve qe nuk kane te bejne me marjen e sendit. Padia konfesore – padi te cilen e paraqet personi qe ka te drejten e seritutit ndaj cdo personi te trete. Parimi i absolutitetit – nenkupton se te drejtat sendore veprojne erga omnes, deturimi i ketyre personave ndaj titullarit eshte negativ jane te obliguar te respektojne te drejten sendore, nuk parashkruhen, kane te drejten e kerkeses ne rast te shkeljes se te drejtes absolute, dhe ka te drejten e racionit qe nenkupton se titullari ka te drejte qe sendin e vet ta ktheje ne cdo kohe dhe kudo qe e gjen. Parimi i numerimit taksativ – kufizimi i te drejtae sendore, pronesia, servituti, pengu, barra sendore, e drejta e ndertimit.
  • 2. Parimi i publicitetit – nenkupton shpalljen e titullarit qe ka te drejten mbi nje pronesi. Regjistrimi ne librat publik apo me ushtrimin faktik mbi sendin. Parimi i specialitetit – nenkupton se te drejtat sendore konsolidohen mbi sendet individualisht te percaktuara, pronesia egziston vec e ecc mbi cdo send qe e posedon pronari. Burimet materiale – jane faktet shoqerore nga e cila buron e drejta qe e krijon dhe e imponon te drejten. Burimet formale – jane normat, aktet juridike qe manifestojne formalisht forcen shteterore: kushtetuta, konventat nderkombtare, ligji etj. Posedimi - Pushteti faktik mbi sendin, por jo edhe pushteti juridik mbi të. Mbajtësi i sendit të gjetur, të vjedhur apo të blerë nga jopronari nuk është pronar megjithëse sillet si pronar. Pronari i vërtetë ka të drejtën e racionit. Posedimi është gjendje faktike e mbrojtur nga e drejta. Poseduesi ka më tepër të drejtë se ai që nuk e ka posedimin. Posedim i drejtpedrejt dhe i terthorte. Fitohet në mënyrë origjinere, derivative, Bashkëposedimi, Posedimi i përbashkët. Posedimi mbrohet me vetendihme, Padia për pengimin e posedimin dhe për kthimin e sendit në posedim. Llojet e posedimit - I drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, I ligjshëmdhe jo i ligjshëm, I vërtetë dhe jo i vërtetë, Me mirëbesim dhe me keqbesim, Posedim pronësor, Posedim i kualifikuar (i ligjshëm+ me mirëbesim),Posedim tabular (i regjistruar). Posedimi shuhet me - Me shkatërrimin e sendit objekt i posedimit, Kur sendi i kthehet poseduesit/pronarit në bazë të: Padisë për rikthimin e sendit në posedim, Actio reivendicatio, Padia publiciane. Pronesia – eshte pushteti faktik dhe juridik mbi sendin, e drejta e pronarit per ta poseduar, perdorur dhe disponuar me sendin e caktuar sipas deshires se tij. Ka 2 kufizime: Të përgjithshme – ndalimi i keqpërdorimit të së drejtës së pronësisë,Të veçanta – mundësia e shpronësimit/ekspopriimit. Pasuria – tërësi e të drejtave subjektive civile me karakter pasuror që i takojnë një personi. E drejta e pronësisë – e drejtë sendore që përmban 3 autorizime perdorimin,shfrytezimin dhe posedimin e sendit nga pronari. Vetëm me kalimin e disponimit nga pronari tek një person tjetër shuhet pronësia. Karakteristika të së drejtës së pronësisë:Ka karakter absolut, Uniteti i të drejtës së pronësisë, Ka karakter pasuror/sendor, Ekziston e drejta e ndjekjes/racionit – sendi që pronarit i ka dalë nga posedimi në mënyrë të paligjshme , mund që ai ta marrë kudo ku e gjen. Kjo e drejtë nuk parashkruhet, është e përhershme. Kufizimi i pronësisë - Në të kaluarën pronësia ka qenë e pakufizuar, Me KCF (1804) pronësia kufizohet për të respektuar edhe nevojat e të tjerëve që lindin nga fqinjësia. E drejta e pronësisë shtrihet deri në lartësinë dhe thellësinë që është e dobishme për ushtrimin e saj. E drejta fqinjesore - E drejtë e titularit të paluajtshmërisë për të përdorur paluajtshmërinë e fqinjit për ushtrimin e plotë të së drejtës së tij të pronësisë.Ekziston në bazë të reciprocitetit, Nuk regjistrohet, Nuk lidhet me afat. Servitutet - Nuk ka reciprocitet, ekziston në favor të pasurisë dominuese,Regjistrohet, Ka afat, mund të jetë i përkohshëm. Imisionet - Janë një e keqe e pashmangshme që duhet të durohen dhe e kufizojnë të drejtën e pronësisë. Mund të jenë dhe të palejuara. Bartja e tymit, erërat e pakëndshme, nxehtesia.
  • 3. Bashkëpronësia është pronësi e më shumë personave të cilët kanë të drejtën e pronësisë mbi një send të pandarë, në të cilin pjesa e secilit është e caktuar në mënyrë ideale. Bashkpronari ka të drejtë që sendin ta mbajë dhe ta shfrytëzojë në proporcion me pjesën, Mund të disponojë me pjesën pa pëlqimin e bashkëpronarëve të tjerë, Bashkëpronari në paluajtshmëri ka të drejtën e parablerjes, Sendin në bashkëpronësi e administrojnë së bashku, Ka të drejtë në pjestimin e sendit, Merr pjesë në shpenzimet lidhur me sendin. Bashkpronesia lind me - Me punë juridike (kontratë, testament), Vendim të organit kompetent, Në bazë të ligjit, Në bazë të vendimit për ndarjen/pjestimin e pasurisë së përbashkët, Me parashkrim fitues, Përzierje e sendeve të pronarëve të ndryshëm. Shuhet kur - Çdo bashkëpronar mund të kërkojë ndarjen, Kjo e drejtë nuk parashkruhet, Nuk mund të hiqet dorë përgjithmonë nga e drejta e ndarjes (max. 5 vjet), Ndarja bëhet: me marrëveshjen e bashkëpronarëve, me vendim gjykate. Pas ndarjes fitohet pronësia individuale. 2 mënyra të fitimit të pronësisë: Mënyra origjinare – kur pronari të drejtën e vet të pronësisë e nxjerr nga e drejta e paraardhësit. Mënyra derivative – të drejtën e pronësisë nuk e nxjerr nga paraardhësi por nga fakte të tjera juridike. Titujt juridikë për fitimin origjinar të pronësisë - Krijimi i sendit të ri, Përzierje dhe bashkim, Ndërtim në tokën e huaj, Parashkrimi fitues, Ndarja e frutave, Fitimi i pronësisë nga jopronari, Okupim, Avulsio - Ndodh bashkimi i paluajtshmërive për shkak të veprimit të natyrës, pronar vazhdon të jetë pronari i paluajtshmërisënga e cila është shkëputur. Aluvio – rrjedha e ujit grumbullon dheun në breg dhe rrit sipërfaqen e tokës. Pronar bëhet pronari i tokës rreth të cilës është bër grumbullimi, Ndryshimi i rrjedhjes së ujit dhe krijimi i një ishulli. Paditë për mbrojtjen e pronësisë: Padia e reivendikimit, Padia publiciane, Padia negatore. Padia e reivendikimit - Pronari mundet me padi të kërkojë nga poseduesi kthimin e sendit individualisht të përcaktuar. Pronari duhet të vërtetojë se mbi sendin kthimin e të cilit kërkon, ka të drejtën e pronësisë dhe që sendi ndodhet nën pushtetin faktik të të paditurit. E drejta e paraqitjes së padisë nuk parashkruhet. Poseduesi me mirbesim Mund të kërkojë kompensim për shpenzimet e dobishme në lartësinë e rritjes së vlerës së sendit.I kompesohen dhe shpenzimet e domosdoshme. Ka të drejtë ta mbajë sendin nëse nuk i paguhen shpenzimet. Poseduesi me keqbesim Poseduesi duhet ti kthejë të gjitha frytet, të kompensojë vlerën e fryteve. Të kompensojë dëmtimin e sendit. Kërkon kompensim për shpenzimet e domosdoshme. Për ato të dobishme kompensohet vetëm nëse ka pas dobi për pronarin. Padia publiciane - Personi i cili ka fituar sendin e caktuar në mënyrë individuale sipas bazës juridike dhe në mënyrë të ligjshme, e nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dinte se nuk është bërë pronar i sendit ka të drejtë të kërkojë kthimin e tij edhe nga mbajtësi me mirëbesim tek i cili sendi gjendet pa bazë juridike ose me bazë më të dobët. Kjo padi nuk kërkon provimin e pronësisë por provimin e posedimit më të fortë. Personi me mirëbesim me kalimin e kohës së paraparë me ligj bëhet pronar i sendit që ka patur në posedim. Kur personi që ka poseduar sendin me mirëbesim për kohën e mjaftueshme për tu bërë pronar me parashkrim fitues dhe ndërkohë zhvishet nga pushteti faktik, ai mbetet pronar uzukapient joposedues, ndërsa sendin e mban poseduesi që nuk është pronar. Kjo është
  • 4. bazë për të ngritur padinë publiciane. Poseduesi aktual mund të kundërshtojë padinë nëse dhe ky është bërë pronar me parashkrim fitues. Pronësia i mbetet fituesit të dytë. Padia negatore - Nëse në realizimin e së drejtës personi i tretë e shqetëson pronarin, në mënyrë tjetër dhe jo duke ja marr sendin, pronari mundet që me padi të kërkojë të ndalojë shqetësimi. Kur me shqetësimin shkaktohet dëm, pronari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit sipas rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit. Të drejta sendore mbi sendin e huaj janë: E drejta e servitutit, E drejta e pengut, Barrat sendore, E drejta e ndërtimit. Servitutet - E drejtë mbi sendin e huaj e cila titullarit të vet i mundëson që ta shfrytëzojë sendin e tjetrit ose të kërkojë që pronari i sendit të kufizohet në shfrytëzimin e të drejtës së vet. Servitutet ndahen në: Servitute sendore – kur krijohen në favor të sendit të paluajtshëm. E drejta e pronarit të një paluajtshmërie të kryejë veprime të caktuara në paluajtshmërinë e tjetrit. Servitute personale – krijohen në favor të personit E drejta e personit në favor të të cilit është ngarkuar një paluajtshmëri që ta përdorë në mënyrë të caktuar ose të ndalojë ushtrimin e veprimeve të caktuara. Parimet e servituteve - Servituti është e drejtë sendore, Servituti është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, Servituti nuk mund të jetë në bërje, Servituti duhet të jetë i dobishëm, Parimi i resktrikcionit të servitutit, Patjetërsueshmëria e pavarur e servituteve, Servitut ne vetë servitutin nuk mund të ketë, Servitutet sendore janë të papjestueshme. Servituti sendor – është e drejta e pronarit të një paluajtshmërie që për nevojat e asaj paluajtshmërie të kryejë veprime të caktuara në paluajtshmërinë e pronarit tjetër ose të kërkojë nga pronari i sendit shërbyes të përmbahet nga kryerja e veprimeve të caktuara, të cilat përndryshe do të kishte të drejtë t’i kryejë në sendin e vet të paluajtshëm. Ka për objekt sendet e paluajtshme. Marrëdhënia ekziston midis pronarëve të 2 paluajtshmërive. Paluajtshmëria e titullarit të servitutit quhet pasuri dominuese, ndërsa pasuria mbi të cilën ushtrohet servituti quhet pasuri shërbyese. Llojet e servituteve sendore - Servitute fushore – sendi i privilegjuar është i natyrës bujqësore. Servitute shtëpiake – sendi i privilegjuar është ndërtesa ose pjesa e ndërtesës. Servitute tekniko-komunale – sendi i privilegjuar është i natyrës tekniko-komunale. Uzufrukti - E drejta e frutgëzimit është servitut personal i cili i jep autorizime bartësit të tij që pa shpërblim të shërbehet në tërësi me ndonjë send në pajtim me destinimin e tij duke ja ruajtur përmbajtjen e tij. Servituti i frutgëzimit mund të ekzistojë në sendin shërbyes të luajtshëm ose të paluajtshëm që është i pakonsumueshëm, në më shumë sende së bashku, si dhe në të drejtën që jep fruta dhe fitime të tjera. Uzufrukti fitohet në bazë të punës juridike ose me parashkrim. Uzufrukti shuhet me vdekjen ose shuarjen e frutgëzuesit, me kalimin e sendit shërbyes në pronësi të frutgëzuesit, me heqjen dorë etj. Usus - E drejta e përdorimit është e drejta e përdorimit të sendit të huaj në kufijtë e nevojave të bartësit të kësaj të drejte dhe të anëtarëve të familjes së tij pa ja ndryshuar përmbajtjen dhe destinimin e atij sendi dhe pa nxjerrjen e përfitimeve të tjera pasurore nga ai send. Habitatio - E drejta e banimit është e drejtë që ndërtesa e huaj, banesa ose pjesa e veçantë e ndërtesës ose banesës të shfrytëzohet për jetesë, për nevojat e bartësit të kësaj të drejte dhe anëtarëve të familjes së tij, si dhe personave të tjerë të cilët ai i mban (ushqen).
  • 5. E drejta e pengut - Është e drejtë mbi sendin e huaj me të cilën sigurohet kërkesa e kreditorit pengmarrës me dhënien peng të sendit individualisht të përcaktuar ose të drejtës në favor të kreditorit pengmarrës i cili është i autorizuar të disponojë me sendin e huaj ashtu që pas kalimit të afatit të arritjes të kërkojë përmbushjen e kërkesës së vet nga vlera e atij sendi/të drejte (me shitjen e sendit të lënë peng), para kreditorëve të cilët në atë send/të drejtë nuk kanë të drejtë pengu si dhe para kreditorëve të tjerë, të cilët të drejtë pengu në atë send kanë fituar pas tij. Pengmarrësi në parim nuk ka të drejtë ta përdorë sendin e lënë peng. Pengu i kontraktuar - Fitohet me lidhjen e kontratës mbi pengun dhe me dorëzimin e sendit në posedim të kreditorit pengmarrës dhe me lidhjen e kontratës dhe regjistrimin në librat publikë. Që kontrata e pengut të jetë e vlefshme duhet që të përmbajë: 1 çertifikatë me shkrim që përmban emrin dhe adresën e pengdhënësit dhe debitorit, përshkrimin e detyrimit që sigurohet, përshkrimin e sendit të lënë peng, nënshkrimet e palëve të kontratës dhe datën. Kreditori obligohet që pas shuarjes së kërkesës sendin e marrë ta kthejë në gjendje të rregullt te pengdhënësi. Pengu ligjor - Fitohet me plotësimin e kushteve të parapara në ligje të veçanta. Pra ai krijohet ex lege. Deklarimi i vullnetit të palëve kontraktuese nuk është i nevojshëm. Kreditori mund ta shesë sendin për përmbushjen e kërkesës të krijuar nga marrëdhënia detyrimore midis kreditorit dhe debitorit. Pengu gjyqesor - Fitohet me vendim të gjykatës të marrë në procedurën e dhunshme për sigurimin e kërkesave dhe me regjistrimin në librat publikë. Vjen në shprehje kur ekziston procedura përmbaruese dhe fillimisht bëhet inventarizimi i sendeve në procesverbal. Objekt i pengut gjyqësor mund të jenë vetëm sendet të cilat mund të jenë dhe objekt i procedurës përmbarimore. Parimet e se drejtes se pengut - Parimi i akcesoritetit, oficialitetit, specialitetit, papjestueshmerise dhe prioritetit. Llojet e të drejtës së pengut në bazë të objektit – pengu i dores, i regjistruar, hipoteka, pengu ne te drejta. Pengu i dores - Është e drejtë mbi sendin e huaj me të cilën sigurohet kërkesa e kreditorit pengmarrës me dhënien peng të sendit individualisht të përcaktuar në favor të kreditorit pengmarrës i cili është i autorizuar të disponojë me sendin e huaj ashtu që pas kalimit të afatit të arritjes të kërkojë përmbushjen e kërkesës së vet nga vlera e atij sendi, para kreditorëve të cilët në atë send nuk kanë të drejtë pengu si dhe para kreditorëve të tjerë, të cilët të drejtë pengu në atë send kanë fituar pas tij. E drejta e pengut të dorës fitohet: në bazë të punës juridike (kontratës), në bazë të vendimit të gjykatës, në bazë të ligjit. Objekt i pengut te dores eshte Çdo send i luajtshëm që është në qarkullim juridik duke përfshirë edhe pjesën e bashkëpronësisë, mirëpo në këtë rast nevojitet dhe pëlqimi i bashkëpronarëve të tjerë. Të drejtat e kreditorit pengmarrës - Ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit nga vlera e sendit të lënë peng, Posedimin e sendit të lënë peng, Të drejtën e përparësisë në realizimin e kërkesës, Përdorimi dhe mbledhja e frutave nga sendi i lënë peng, nëse palët janë marrë vesh, Të drejtën për ndërrimin e sendit të lënë peng,Të drejtën e bartjes së të drejtës së pengut, Të drejtën e mbrojtjes – paraqitjes së padisë për kthimin e sendit pengor në posedim të kreditorit,Të drejtën e shitjes së dhunshme të sendit.
  • 6. Detyrimet e pengmarrësit - Ruajtja e sendit të lënë peng, Mospërdorimi i sendit, Kthimi i sendit të lënë peng. Shuarja e të drejtës së pengut te sendet e luajtshme - Me shkatërrimin e sendit të lënë peng, Me marrëveshjen e palëve, Me kalimin e kohës, Me konsolidim, Me konfuzion, Me shitjen publike të sendit të lënë peng, Me humbjen e posedimit mbi sendin e lënë peng. Hipoteka - Është e drejtë sendore në sendin e huaj ku objekt është paluajtshmëria. Lënia peng bëhet me regjistrimin e të drejtës së kreditorit në librat publikë. Pas lënies peng të paluajtshmërisë ajo ngelet në posedim të debitorit. Për fitimin e hipotekës kërkohet baza juridike dhe regjistrimi i kësaj të drejte në librat publikë. E drejta e hipotekës mund të krijohet edhe në paluajtshmëritë me më shumë pronarë, por kërkohet pëlqimi i bashkëpronarëve. Hipoteka është e drejtë akcesore. Hipoteka ndryshon nga pengu sa i përket dorëzimit të sendit. Llojet – hipoteke e kontraktuar, ligjore, gjyqesore. Parimet - Parimi i akcesoritetit, i oficialitetit, i specialitetit,i papjestueshmërise, i prioritetit. Te drejtat e kreditorit hipotekues - E drejta e realizimit të kërkesës nga vlera e sendit hipotekues, E drejta e përparësisë në realizimin e kërkesës, E drejta që të mos lejojë zvogëlimin e vlerës së sendit hipotekues, E drejta e bartjes së hipotekës, E drejta e mbrojtjes së të drejtës së hipotekës, Kreditori ka të drejtë të kundërshtojë veprimet e debitorit pengdhënës me të cilat zvogëlohet vlera e sendit të lënë peng dhe kështu rrezikohet përmbushja e kërkesës së kreditorit, E drejta e krijimit të mbi hipotekës, E drejta e kreditorit që të shikojë pasurinë e ngarkuar me hipotekë gjatë shfrytëzimit të sendit nga ana e debitorit. Të drejtat e pronarit të sendit të lënë hipotekë - Përdorimi i sendit dhe mbledhja e fryteve, E drejta e disponimit me sendin e lënë hipotekë, E drejta të përmbushë kërkesën e debitorit, Të drejtën e kundërshtimit lidhur me kërkesën e siguruar. Barra sendore është e drejtë sendore në sendin e huaj, e cila i mundëson titullarit të vet që nga pronari i paluajtshmërisë të realizojë bërje ose dhënie në mënyrë periodike. Regjistrohet në regjistrat kadastarë. Përmbajtja e të drejtës së barrës sendore janë prestimet. Barra sendore konstituohet: në bazë të kontratës, në bazë të ligjit.