UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK.
Tregu Devizor
Prof.Dr. Lutfi Zharku
Ass. Edona Perjuci Punoi: Redona Bajrami-BFK
TREGU DEVIZOR
Dihet se paraja kombëtare është mjet ligjor vetëm brenda territorit të vendit përkatës.
Meqenëse sovraniteti i një vendi mbaron në kufijtë e tij, atëherë paraja kombëtare
jashtë kufijve të vendit përkatës humb cilësinë e mjetit ligjor të pagesës.
Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim
i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm ku paraqit nevoja për
konvertimin (shndërrimin) e valutës së një vendi në valutë të një vendi tjetër,
përkatësisht në valuta të vendeve të tjera , krahasuar me transaksionet midis
vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e
këmbimit të valutave nacionale.
Ky konvertim është kusht për funksionimin normal të pagesave ndërkombëtare. Në këtë
mënyrë formohet kursi intervalutor(kursi I kembimit), që tregon numrin e njësive të
valutës së huaj në një njësi të valutës kombëtare.
Psh; Një importues amerikan, zakonisht, një eksportues turk do ta paguajë në lira,
ndërsa një eksportues gjerman në euro dhe një eksportues britanez në sterlina
britanike. Për këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë këto valuta me dollarë në
treg, të njohur si tregu devizor.
Tregu devizor paraqet formën shprehëse të tregjeve financiare ne te cilin vie ballafaqimi
i organizuar i ofertës dhe kërkesës për deviza. Ai nuk është një vend fizikisht i izoluar,
por definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë
më shtruar, eshte nje vend kur faktoret e caktuar e përcaktojnë se sa njësi të valutës
vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi.
Tregu devizor bazohet ne ekonominë e tregut të lirë dhe të hapur ndaj ekonomisë
boterore.
Tregu devizor mund te paraqitet në formë të:
o Bursës devizore – si institucion i veçantë i tregut i cili ka pjesemarresit e tij te
rregullt në të cilen shitja dhe blerja e deviza bëhet sipas rregullave te veçanta;
o Si mekanizëm i kontaktimit të përhershëm të blersit dhe shitësit të devizave
duke përdorur mjetet bashkëkohore të komunikimit dhe mjetet bashkëkohore të
bartjes (transferit) nga një llogari ne tjetrën.
Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor janë shumat e mëdha të parave
të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). Sipas burimit të
analizës statistikore të bërë nga BIS1 , qendra kryesore për tregtim devizor është
Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor.
Qendër tjetër e rëndësishme është Nju Jorku, me 461 miliardë dollarë, qarkullim
ditor, Tokyo me 199 miliardë dollarë, Singapori 125 miliarë dollarë, Frankfurti 118
miliardë dollarë dhe Parisi 64 miliardë dollarë.
KUPTIMI I DEVIZAVE
Për dallim nga pagesat e brendshme në qarkullim në të cilat perdoret valuta
vendore, në qarkullimin e pagesave nderkombetare, shtetet perdorin mjetet e huaja
te pagesës (deviza).
Ne raport me pagesat jashtë vendit, shteti krijon, shpenzon, paguan detyrimet
financiare me deviza.
Devizat mund t’i definojmë si “Kerkesa afatshkurta monetare ndaj shteteve
tjera, të shprehura në valutë të huaj”, pa marrë parsyshe se në çfarë baze janë
krijuar dhe në çfarë mënyre disponohet me to (çeku, kambiali, e tjera).
Te devizat mund të arrihet në shumë mënyra:
1. Përmes eksportit të mallrave dhe shërbimeve në tregun ndërkombëtar;
2. Përmes huazimeve nga shtetet e tjera, bankat e tyre dhe subjekteve
ekonomike, institucioneve ndërkombëtare dhe institucionet e tjera;
3. Përmes blerjeve të devizave në bursat deviziore dhe menyra të tjera.
Devizat mund të klasifikohen në:
1. konvertibile
2. jokonvertibile
Devizat konvertibile janë ato deviza të cilat në mënyrë të pakufizuar dhe pa
fomalitetete të veçanta mund të shndërrohen në deviza të tjera. Dallojme dy lloje
te konvertibilitetit:
- I brendshëm;
- I Jashtëm.
Devizat jokonvertibile ose siç quhen ndryshe devizat e buta, të dobëta. janë ato
kërkesa të cilat disponohen vetëm me pagesa të kontraktuara.
Devizat gjithashtu mund te jene:
1.Të forta dhe të buta - të parat nuk e ndrrojnë vlerën e tyre, ndërsa te të dytat
konvertibiliteti është rast i rrallë.
2.Qarkulluese dhe termine – me të parat mund të disponohet menjëherë, ndërsa
tek të dytat pas nje afati te caktuar apo arritjes së afatit.
3.Kliringe dhe të lira – të parat vlejnë vetëm për llogaritë kliringe dhe në to mund
të barten, ndërsa të dytat mund të barten në te gjitha llogaritë pa kufizime.
Kursi kembimit (kursi intervalutor) është çmimi i një valute, kundrejt valutës
tjetrës dhe ka rëndësi të madhe për pagesat ndërkombëtare:
Së pari, kursi kembimit mundëson konvertimin e valutës kombëtare në valuta të
vendeve të tjera; dhe
Së dyti, kursi kembimit ka rëndësi të madhe për formimin e çmimeve të mallrave
në tregtinë e jashtme.
Jane dy forma te paraqitjes se kursit devizor:
1.Metoda direkte- Sa njesi te valutes vendore per 1 njesi te valutes se huaj
(0.79e per1$)
2.Metoda indirekte- Sa njesi te valutes se huaj per nje njesi te valutes vendore
(1.26$per1e)
Duhet ti kushtohet shume kujdes se cila metode perdoret kur flasim per rritje ose
renje te kursit te kembimit.
Nese kemi rritje te Kursit direkt dmth nga 0.79e/1$ ne 0.80e/1$ atehere do te
thote se euro eshte zhvlersuar, pasiqe japim me shume euro per 1 dollare.
Nese kemi rritje te kursit indirekt dmth nga 1.26$/1e ne 1.30$/1e do te thote se
euros I eshte rritur vlera pasiqe duhen me shume dollare per te blere 1euro.
Kurset devizore mund te jenë:
 Kurse devizore stabile (fikse) – kurs te cilin e përcakton pushteti monetar i
vendit, dhe i cili duhet te mbajë vlerën reale te valutës kombëtare në tregun
botëror;
 Kurset devizore të diferencuara;
 Kurset devizore te lira, fluktuive - kurse të cilat formohen sipas kërkesës dhe
oferetës ditore të devizave në tregun devizor apo në banka;
 Kurset devizore spekulative (manipuluese).
PARITETI VALUTOR
Pariteti valutor caktohet me dispozitë të posaçme ligjore te secilit vend, prandaj,
ky paritet ndryshe quhet edhe paritet ligjor.
“Pariteti valutor tregon sasinë e arit që përmbanë një njësi e valutës
kombëtare.”
Me krahasimin e pariteteve të arit të valutave të ndryshme kombëtare fitohet
raporti i tyre, i cili quhet kursi i paritetit.
 Nëse një vend është anëtar i FMN-së, atëherë ky vend e përcakton paritetin e
valutës kombëtare në Fond, dhe këtë paritet nuk mund t’a ndryshoj pa pëlqimin e
FMN-së.
PJESEMARRESIT NE TREGUN DEVIZORE
Tregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat
komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me
valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë
midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjuterësh , teksit dhe
faksit.
Klientët me pakicë – janë bizneset, investitorët ndërkombëtarë, korporatat
multinacionale dhe, dmth të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë deviza për të
kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt
valuta të jashtme përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i drejtohen për shërbime
të tilla bankave komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për shitblerje të tyre.
Bankat komerciale – bankat komerciale i kryejnë urdhërat e shitblerjes të
klientëve të tyre me pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin (ndryshimin)
e strukturës së aseteve dhe të borxheve në valuta të ndryshme. Për më tepër,
bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo përmes brokerëve devizorë.
Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë
bankë tjetër, por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta të jashtme përmes
brokerëve devizorë. Operimi përmes këtyre brokerëve është avantazh, sepse
meqenëse ata (brokerët) i mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së shumë
valuta nga shumë banka, atëherë kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe
me kosto shumë të lirë.Disavantazhi I vetem eshte pagesa per brokerin.
ARBITRAZHI NE TREGUN DEVIZORE
Ekziston një shitje e njëkohshme e çastit e valutave në qendra të ndryshme
financiare (në treg devizor). Arbitrazhi është përdorimi i ndryshimeve në çmim,
për përfitime pa rrezik.
Jane dy lloje arbitrazhesh:
1. Arbitrazha e qendres financiare- siguron qe kurset e kembimit te jene te
njejta ne qendra te ndryshme financiare
2. Arbitrazha terthore e valutave- mundeson qe te dihet kursi ne mes dy
valutave te huaja permes kursit te kembimit te valutes vendore me ato valuta
Kemi dy lloje te kurseve te kembimit:
Kursi spot i këmbimit është kursi midis dy valutave për shitblerje imediate (të
menjëhershme). Me fjalë të tjera, kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm
(aktual) i këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në praktikë,
normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh, midis blerjes ose shitjes spot (të
menjëhershme) dhe këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin,
rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave (transaksioneve).
Kursi forvard i këmbimit agjentët ekonomikë është e mundur që të pajtohen
sot që të këmbejnë valuta në një kohë të përcaktuar në të ardhmen, në të
shumtën e rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj (180 ditë), 9
muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i këmbimit, me të cilin do të kryhen
shitblerjet e valutave
Qe te analizohen ndikimet e ndryshimeve te kursit te kembimit ne bilancin e
pagesave, politikeberesit kane perpiluar indekset nominale, reale dhe efektive te
kursit te kembimit.
QARKULLIMI DEVIZOR
Nëse janë në pyetje punët me botën e jashtme, qarkullimi devizor ndahet në tri
forma:
1. Sistemi devizor
2. Afarizmi devizor dhe
3. Politika devizore
Sistemi devizor është pjesë e sistemit ekonomik me të cilin përmes ligjeve dhe
rregulloreve tjera, rregullohet rrjedha monetare e shtetit me botën e jashtme.
Ai mund te jetë:
1. Liberal dhe
2. I rregulluar
SISTEMET E KURSEVE DEVIZORE
Si në teori, ashtu edhe në praktikë ekzistojnë disa sisteme të kurseve devizore,
mirëpo, sipas karakteristikave të veta, veçohen tri sisteme:
a) Sistemi i kurseve devizore fikse;
b) Sistemi i kurseve devizore fleksibile ose
fluktuive; dhe
c) Sistemi i kurseve devizore të shumëfishta.
REZERVAT DEVIZORE
Çdo vend në botë duhet të ketë një sasi të caktuar te rezervës devizore, që i
nevojitet për pagesën e borxheve ndërkombëtare ose, thënë më mirë, për
sigurimin e likuiditetit të jashtëm.
Madhësia e rezervës monetare të një vendi percaktohet nga BQ dhe varet në
radhë të parë, nga gjendja e bilancit të pagesave.
Nëse një vend ka deficit të madh në bilancin të pagesave, atëherë ky vend duhet
të ketë një sasi më të madhe të rezervës devizore.
Ndërsa, kur deficiti i bilancit të pagesave është më i vogël, atëherë edhe sasia e
rezervës devizore duhet të jetë më e vogël.
JU FALEMINDERIT.
Tregu devizor; redona bajrami

Tregu devizor; redona bajrami

  • 1.
    UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETIEKONOMIK. Tregu Devizor Prof.Dr. Lutfi Zharku Ass. Edona Perjuci Punoi: Redona Bajrami-BFK
  • 2.
    TREGU DEVIZOR Dihet separaja kombëtare është mjet ligjor vetëm brenda territorit të vendit përkatës. Meqenëse sovraniteti i një vendi mbaron në kufijtë e tij, atëherë paraja kombëtare jashtë kufijve të vendit përkatës humb cilësinë e mjetit ligjor të pagesës. Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm ku paraqit nevoja për konvertimin (shndërrimin) e valutës së një vendi në valutë të një vendi tjetër, përkatësisht në valuta të vendeve të tjera , krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale. Ky konvertim është kusht për funksionimin normal të pagesave ndërkombëtare. Në këtë mënyrë formohet kursi intervalutor(kursi I kembimit), që tregon numrin e njësive të valutës së huaj në një njësi të valutës kombëtare. Psh; Një importues amerikan, zakonisht, një eksportues turk do ta paguajë në lira, ndërsa një eksportues gjerman në euro dhe një eksportues britanez në sterlina britanike. Për këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë këto valuta me dollarë në treg, të njohur si tregu devizor. Tregu devizor paraqet formën shprehëse të tregjeve financiare ne te cilin vie ballafaqimi i organizuar i ofertës dhe kërkesës për deviza. Ai nuk është një vend fizikisht i izoluar, por definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, eshte nje vend kur faktoret e caktuar e përcaktojnë se sa njësi të valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi. Tregu devizor bazohet ne ekonominë e tregut të lirë dhe të hapur ndaj ekonomisë boterore. Tregu devizor mund te paraqitet në formë të: o Bursës devizore – si institucion i veçantë i tregut i cili ka pjesemarresit e tij te rregullt në të cilen shitja dhe blerja e deviza bëhet sipas rregullave te veçanta; o Si mekanizëm i kontaktimit të përhershëm të blersit dhe shitësit të devizave duke përdorur mjetet bashkëkohore të komunikimit dhe mjetet bashkëkohore të bartjes (transferit) nga një llogari ne tjetrën.
  • 3.
    Një nga gjëratfascinante lidhur me tregun devizor janë shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). Sipas burimit të analizës statistikore të bërë nga BIS1 , qendra kryesore për tregtim devizor është Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor. Qendër tjetër e rëndësishme është Nju Jorku, me 461 miliardë dollarë, qarkullim ditor, Tokyo me 199 miliardë dollarë, Singapori 125 miliarë dollarë, Frankfurti 118 miliardë dollarë dhe Parisi 64 miliardë dollarë. KUPTIMI I DEVIZAVE Për dallim nga pagesat e brendshme në qarkullim në të cilat perdoret valuta vendore, në qarkullimin e pagesave nderkombetare, shtetet perdorin mjetet e huaja te pagesës (deviza). Ne raport me pagesat jashtë vendit, shteti krijon, shpenzon, paguan detyrimet financiare me deviza. Devizat mund t’i definojmë si “Kerkesa afatshkurta monetare ndaj shteteve tjera, të shprehura në valutë të huaj”, pa marrë parsyshe se në çfarë baze janë krijuar dhe në çfarë mënyre disponohet me to (çeku, kambiali, e tjera). Te devizat mund të arrihet në shumë mënyra: 1. Përmes eksportit të mallrave dhe shërbimeve në tregun ndërkombëtar; 2. Përmes huazimeve nga shtetet e tjera, bankat e tyre dhe subjekteve ekonomike, institucioneve ndërkombëtare dhe institucionet e tjera; 3. Përmes blerjeve të devizave në bursat deviziore dhe menyra të tjera. Devizat mund të klasifikohen në: 1. konvertibile 2. jokonvertibile Devizat konvertibile janë ato deviza të cilat në mënyrë të pakufizuar dhe pa fomalitetete të veçanta mund të shndërrohen në deviza të tjera. Dallojme dy lloje te konvertibilitetit: - I brendshëm; - I Jashtëm.
  • 4.
    Devizat jokonvertibile osesiç quhen ndryshe devizat e buta, të dobëta. janë ato kërkesa të cilat disponohen vetëm me pagesa të kontraktuara. Devizat gjithashtu mund te jene: 1.Të forta dhe të buta - të parat nuk e ndrrojnë vlerën e tyre, ndërsa te të dytat konvertibiliteti është rast i rrallë. 2.Qarkulluese dhe termine – me të parat mund të disponohet menjëherë, ndërsa tek të dytat pas nje afati te caktuar apo arritjes së afatit. 3.Kliringe dhe të lira – të parat vlejnë vetëm për llogaritë kliringe dhe në to mund të barten, ndërsa të dytat mund të barten në te gjitha llogaritë pa kufizime. Kursi kembimit (kursi intervalutor) është çmimi i një valute, kundrejt valutës tjetrës dhe ka rëndësi të madhe për pagesat ndërkombëtare: Së pari, kursi kembimit mundëson konvertimin e valutës kombëtare në valuta të vendeve të tjera; dhe Së dyti, kursi kembimit ka rëndësi të madhe për formimin e çmimeve të mallrave në tregtinë e jashtme. Jane dy forma te paraqitjes se kursit devizor: 1.Metoda direkte- Sa njesi te valutes vendore per 1 njesi te valutes se huaj (0.79e per1$) 2.Metoda indirekte- Sa njesi te valutes se huaj per nje njesi te valutes vendore (1.26$per1e) Duhet ti kushtohet shume kujdes se cila metode perdoret kur flasim per rritje ose renje te kursit te kembimit. Nese kemi rritje te Kursit direkt dmth nga 0.79e/1$ ne 0.80e/1$ atehere do te thote se euro eshte zhvlersuar, pasiqe japim me shume euro per 1 dollare. Nese kemi rritje te kursit indirekt dmth nga 1.26$/1e ne 1.30$/1e do te thote se euros I eshte rritur vlera pasiqe duhen me shume dollare per te blere 1euro.
  • 5.
    Kurset devizore mundte jenë:  Kurse devizore stabile (fikse) – kurs te cilin e përcakton pushteti monetar i vendit, dhe i cili duhet te mbajë vlerën reale te valutës kombëtare në tregun botëror;  Kurset devizore të diferencuara;  Kurset devizore te lira, fluktuive - kurse të cilat formohen sipas kërkesës dhe oferetës ditore të devizave në tregun devizor apo në banka;  Kurset devizore spekulative (manipuluese). PARITETI VALUTOR Pariteti valutor caktohet me dispozitë të posaçme ligjore te secilit vend, prandaj, ky paritet ndryshe quhet edhe paritet ligjor. “Pariteti valutor tregon sasinë e arit që përmbanë një njësi e valutës kombëtare.” Me krahasimin e pariteteve të arit të valutave të ndryshme kombëtare fitohet raporti i tyre, i cili quhet kursi i paritetit.  Nëse një vend është anëtar i FMN-së, atëherë ky vend e përcakton paritetin e valutës kombëtare në Fond, dhe këtë paritet nuk mund t’a ndryshoj pa pëlqimin e FMN-së. PJESEMARRESIT NE TREGUN DEVIZORE Tregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjuterësh , teksit dhe faksit.
  • 6.
    Klientët me pakicë– janë bizneset, investitorët ndërkombëtarë, korporatat multinacionale dhe, dmth të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë deviza për të kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt valuta të jashtme përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i drejtohen për shërbime të tilla bankave komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për shitblerje të tyre. Bankat komerciale – bankat komerciale i kryejnë urdhërat e shitblerjes të klientëve të tyre me pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin (ndryshimin) e strukturës së aseteve dhe të borxheve në valuta të ndryshme. Për më tepër, bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo përmes brokerëve devizorë. Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë bankë tjetër, por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta të jashtme përmes brokerëve devizorë. Operimi përmes këtyre brokerëve është avantazh, sepse meqenëse ata (brokerët) i mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së shumë valuta nga shumë banka, atëherë kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe me kosto shumë të lirë.Disavantazhi I vetem eshte pagesa per brokerin. ARBITRAZHI NE TREGUN DEVIZORE Ekziston një shitje e njëkohshme e çastit e valutave në qendra të ndryshme financiare (në treg devizor). Arbitrazhi është përdorimi i ndryshimeve në çmim, për përfitime pa rrezik. Jane dy lloje arbitrazhesh: 1. Arbitrazha e qendres financiare- siguron qe kurset e kembimit te jene te njejta ne qendra te ndryshme financiare 2. Arbitrazha terthore e valutave- mundeson qe te dihet kursi ne mes dy valutave te huaja permes kursit te kembimit te valutes vendore me ato valuta
  • 7.
    Kemi dy llojete kurseve te kembimit: Kursi spot i këmbimit është kursi midis dy valutave për shitblerje imediate (të menjëhershme). Me fjalë të tjera, kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm (aktual) i këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në praktikë, normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh, midis blerjes ose shitjes spot (të menjëhershme) dhe këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin, rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave (transaksioneve). Kursi forvard i këmbimit agjentët ekonomikë është e mundur që të pajtohen sot që të këmbejnë valuta në një kohë të përcaktuar në të ardhmen, në të shumtën e rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj (180 ditë), 9 muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i këmbimit, me të cilin do të kryhen shitblerjet e valutave Qe te analizohen ndikimet e ndryshimeve te kursit te kembimit ne bilancin e pagesave, politikeberesit kane perpiluar indekset nominale, reale dhe efektive te kursit te kembimit. QARKULLIMI DEVIZOR Nëse janë në pyetje punët me botën e jashtme, qarkullimi devizor ndahet në tri forma: 1. Sistemi devizor 2. Afarizmi devizor dhe 3. Politika devizore Sistemi devizor është pjesë e sistemit ekonomik me të cilin përmes ligjeve dhe rregulloreve tjera, rregullohet rrjedha monetare e shtetit me botën e jashtme. Ai mund te jetë: 1. Liberal dhe 2. I rregulluar
  • 8.
    SISTEMET E KURSEVEDEVIZORE Si në teori, ashtu edhe në praktikë ekzistojnë disa sisteme të kurseve devizore, mirëpo, sipas karakteristikave të veta, veçohen tri sisteme: a) Sistemi i kurseve devizore fikse; b) Sistemi i kurseve devizore fleksibile ose fluktuive; dhe c) Sistemi i kurseve devizore të shumëfishta. REZERVAT DEVIZORE Çdo vend në botë duhet të ketë një sasi të caktuar te rezervës devizore, që i nevojitet për pagesën e borxheve ndërkombëtare ose, thënë më mirë, për sigurimin e likuiditetit të jashtëm. Madhësia e rezervës monetare të një vendi percaktohet nga BQ dhe varet në radhë të parë, nga gjendja e bilancit të pagesave. Nëse një vend ka deficit të madh në bilancin të pagesave, atëherë ky vend duhet të ketë një sasi më të madhe të rezervës devizore. Ndërsa, kur deficiti i bilancit të pagesave është më i vogël, atëherë edhe sasia e rezervës devizore duhet të jetë më e vogël. JU FALEMINDERIT.