Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë,
laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të
teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane).
Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të nje sistemi financiar për ekonominë e një vendi. Në botë sot njihen dy orjentime të mëdha të sistemit financiar , ai i orjentuar nga tregu dhe sistemi financiar i orjentuar nga bankat. Diskutime tëshumta , studime ekonometrike tëspecialistëve të fushës ,kanë dashur tëvendosin në piedestal njerin prej këtyre sistemeve , për ta glorifikuar dhepër ta cilësuar si një shembull për tu ndjekur me qëllim që të kemi rritje ekonomike në rang botëror. Me anë të kësaj detyre kursi , sigurisht nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë një model ekonometrik për të arritur në konkuzione reale, por jemi përpjekur që të rishikojmëliteraturat dhe kërkimet shkencore tëprofesorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ndërtojmë një kornizë të qartë të secilit prej sistemeve. Pse u krijuan dy të tillë?Ku qëndron dallimi mestë dyve ?Të kuptojmë nëse me të vërtetë njëri prej sistemeve është mëi mirë se tjetri ? Dhe nëse po , pse nuk aplikohet nga të gjithë vendet?!
Për ti dhënë shpjegim pyetjeve të lartpërmendura si dhe për të krijuar një ide të qartë tëproblematikës , paraqesim në vijim detyrën tonë të kursit .
1. Ç'është financa?
Financa është shkenca e menaxhimit të flukseve të parasë, është arti i drejtimit dhe administrimit të
tyre. Ajo përfshin tërë procesin që lidhet me krijimin, përdorimin, administrimin dhe transferimin e
parave midis individësh, bizneseve, institucioneve financiare, institucioneve bankare, tregjeve dhe
qeverive, të marra çdonjëra veç e veç, apo në marrëdhënie midis tyre më njëra tjetrën. Pra, financa
është disiplina që studjon proceset përmes të cilëve individët, bizneset, entet, organizatat dhe
shtetet menaxhojnë flukset monetare (mbledhja, alokimi dhe përdorimi) në kohë. Duke qënë se
ekonomia pëcaktohet si “shkenca që studjon mënyrat e alokimit të burimeve të kufizuara në
përdorime alternative për të maksimizuar synimin e saj”, në mënyrë analoge, financa mund të vet-
përkufizohet si “shkenca që studjon mënyrën e alokimit të parasë në përdorime alternative me
qëllim maksimizimin e synimit të saj”. Sistemi ekonomik është, pra, pjesë e sistemit ekonomik.
Financa është shkencë e mirëfilltë. Përveç krijimit, përdorimit dhe administrimit të parasë, financa
është njëkohësiht shkenca e krijimit, përdorimit dhe administrimit të forndeve, është shkenca që
synon realizimin e postulatit: të prodhosh sa më shumë duke shpenzuar sa më pak; të maksimalizosh
flukset hyrëse duke minimizuar flukset dalëse, të maksimizosh flukset hyrëse duke minimizuar
flukset dalëse, të maksimizosh të ardhurat duke synuar minimizimin e shpenzimeve.
Financat dallohen në financa personale, financa të ndërmarjes (të biznesit), financa publike, financa
ndërkombëtare, financa të tregjeve.
Ndodh gjithmonë që ndërsa një pjesë e subjekteve ekonomike kanë tepricë në flukset hyrëse, një
pjesë e tyre ka me tepricë flukse dalëse: të parët kanë problem si të përdorin tepricat e flukseve
hyrëse, të dytët kanë problem ku të gjejnë teprica të tjera, që të balancojnë tepricat e flukseve
dalëse. Që të shpenzosh duhet të kesh. Për të rregulluar këtë ekuilibër midis tepricave të grupit të
parë dhe mungesave të grupit të dytë, vendosen disa institucione të specializuara për procesin e
ndërmjetësimit financiar, që quhen ndërmjetës financiarë. Këtu përfshihen bankat, që grumbullojnë
tepricat e disave, qofshin këto edhe të përkohshme, dhe u ofrojnë kredi atyre që kanë nevojë. Të
njëjtën natyrë kanë edhe shoqëritë e sigurimeve, bankat e investimeve, bursat dhe tregjet financiare,
etj. Financa studion gjithë institucionet e ndërmjetësimit financiar.
Gjithashtu financa është shkenca e lidhur ngushtë me qeverisjen. Qeveritë, shteti dhe financat kanë
lindur historikisht njëlloj. Asnjë shtet, asnjë qeveri nuk mund të bëjnë asnjë moment pa financa.
Shtetet krijojnë një kompleks të tërë rregullash, kërkesash, ligjesh dhe normash, që i detyrojnë
qytetarët të paguajnë tatime dhe taksa. Financa studion gjithashtu gjithë mekanizmat dhe
marrëdhëniet financiare që krijohen nga shtetet dhe në shërbim të qeverive, që përbëjnë atë që
quhet sfera e financave publike.