SlideShare a Scribd company logo
1
UNIVERSITETI I PRISHTINES
FAKULTETI EKONOMIK
PUNIM SEMINARIK
TEMA: Kompanitë e sigurimeve
Lenda: Financate korporatave
Punoi: RedonaBajrami Prof. Gazmend Luboteni
VionaBerisha
2
Table of Contents
Historia e sigurimeve....................................................................................................................2
Historiku i sigurimeve në Kosovë................................................................................................5
Cfarë janë dhe si funksionojnë sigurimet?.................................................................................6
Definicionet ................................................................................................................................6
Natyra e sigurimit......................................................................................................................7
Llojet e Sigurimit ........................................................................................................................8
Sektori i sigurimeve në Kosovë....................................................................................................9
Mbikqyrjqa e kompanive te sigurimeve...................................................................................11
Masat dhe udhëzimet administrative...................................................................................12
Qeverisja dhe udhëheqja e shoqërive të sigurimeve..............................................................13
- Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve ...........................................................................13
- Bordi i drejtorëve .............................................................................................................13
- Drejtori Gjeneral ..............................................................................................................14
- Menaxhmenti i Lartë .......................................................................................................14
Shembulli i KS Siguria .................................................................................................................15
Struktura e tregut të sigurimeve...............................................................................................16
- Agjentet.............................................................................................................................16
- Brokeret.............................................................................................................................16
- Këshillëtarët......................................................................................................................16
Format e vecanta të sigurimeve ............................................................................................... 17
Risigurimi..................................................................................................................................17
Bashkësigurimi.........................................................................................................................17
Çfarë roli luajnë sigurimet në zhvillimin ekonomik? ..............................................................18
3
Historia e sigurimeve
Vështruar institutin e sigurimeve në aspektin historik qe në fazën e parë të
zhvillimit të historisë së njerëzimit, njeriu është përkujdesur në sigurimin e ekzistencës
fizike të tij p.sh. ushqimit, strehimit etj. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore nëpër etapat
e saj shume shpejte ka lindur nevoja për forma me te përsosura te mbulesës siguruese
nga kanosja e rreziqeve të ndryshme si ato natyrore dhe rreziqeve tjera ndaj pronësisë,
shëndetit, jetës etj.
Janë të ditura dy lloje të ekonomive në shoqëri: ekonomia e parave (me tregje,
para, instrumente financiare, etj.) dhe ekonomia e joparave apo ekonomia natyrale. Kjo
e dyta është më e vjetër nga e para. Në një ekonomi të tillë mund ta shohim sigurimin si
formë, ku njerezit i ndihmonin njëri tjetrit. P.sh. nëse digjej një shtëpi, anëtaret e atij
komuniteti i ndihmonin për ta bërë një të re, kjo bëhej në mënyre reciproke, por p.sh.
kishte edhe raste kur, ai që nuk ndihmonte, në të ardhmen nuk ndihmohej as ai nga
askush. Ky lloj sigurimi ka mbijetuar në disa vende deri në ditët e sotme, p.sh në disa
vende të ish Bashkimit Sovjetik.
Tekstet e para qe i referohen aktiviteteve te sigurimit gjejne origjinen rreth 2000
pes, në formën e kontratave me shkrim që përcaktojnë kushtet e shpërndarjes së
humbjeve gjatë transportit, sidomos transportit detar. Duhet të thuhet se në atë kohë,
piratët, banditë dhe plaçkitësit ishin pjesë e "mjedis shoqëror" në tokë e në det!
Tregtaret Kinez duke lundruar-udhëtuar nëpër lumenj të rrezikshëm dhe të
shpejtë e shpërndanin mallin e tyre në shume anije, për të limituar humbjen nga
përmbysja e ndonjë anije. Babilonasit zhvilluan nje sistem tjeter të sigurimeve, i cili
është regjistruar në të famshmin “Kodi i Hammurabit” në vitin 1750 para erës sonë, dhe
është praktikuar nga tregtaret e hershëm të mesdheut. Nëse një tregtar merrte një hua
për dërgesën e tij, ai do të ja paguante huadhënësit një shumë të caktuar shtesë, për
garancionin e huadhënësit se nëse anija vidhej, ai do ta anulonte huan.
Monarku Achaemenian i Iranit ka qenë i pari i cili i ka siguruar njerëzit e tij dhe e
bëri një gjë të tillë zyrtare duke e regjistruar procesin e sigurimit në zyrat e notarit.
Tradita e sigurimeve është performuar çdo vit në Norouz (fillimi i vitit të ri Iranian) krerët
e grupeve të ndryshme etnike si dhe të tjerët të cilët deshironin të merrnin pjesë, i
dhuronin dhurata monarkut. Kur dhurata ishte më e madhe se 10.000 Derrik (para të
arit të monarkut), qështja regjistrohej në një zyrë të veqantë. Qëllim i regjistrimit ishte që
4
nëse personi i cili kishte dhënë dhuratë monarkut, kishte vështërsi, monarku do ta
ndihmonte.
Shumë vite më vonë banorët e Rhodes e zbuluan konceptin e “mesatares së
përgjithëshme”. Tregtarët, mallrat e të cilëve transportoheshin së bashku, do të
paguanin një prim proporcional, i cili do të përdorej për të rimbursuar ndonje tregtar
malli i të cilit mund të hidhej nga anija, për shkak të stuhise apo për ti shpëtuar
fundosjes.
Në periudhën e romakëve kanë qenë të njohura format e organizimit përmes
“Collegia” e cila përbente një trup i cili ka mbuluar shpenzimet e varrimit dhe
shpenzimet tjera të ushtarëve të Perandorisë Romake. Anëtaret e kësaj trupe kanë
kontribuar me njësi monetare të caktuara apo forma të tjera dhe si kompensim kanë
pasur të garantuar që do të përfitojnë në rast të vdekjes.
Para se të krijoheshin sigurimet në shek. e 17, “shoqatat miqësore” kanë
ekzistuar edhe në Angli, në të cilat njerëzit jepnin donacione në shuma të parave për të
grumbulluar një shumë të përgjithëshme e cila mund të përdorej për raste emergjente.
Kontratat e ndara të sigurimit (d.m.th. policat e sigurimit jo të lidhura me hua apo
kontrata tjera), janë zbuluar në Gjenovë në shek. e 14. Këto kontrata i lejonin
sigurimeve të jenin të ndara nga investimet, një ndarje e roleve që u tregua e
suksesëshme në sigurimin e marinës.
Sigurimet u bënë më të sofistikuara në Europen e pas Renesancës dhe u
zhvilluan lloje të ndryshme të sigurimeve.
Aty ka fundi i shek.17, rritja e rëndësisë së Londrës si qendër e tregtise, e rriti
edhe kërkesën për sigurimin e marinës. Në vitin 1680 Edward Lloyd, e hapi një kafe-
bar, e cila u bë e famshme për pronarët e anijeve, tregtaret, dhe kapitenët e anijeve,
duke u shëndërruar njëherit në një burim të sigurtë informatash për lundrimet e fundit të
anijeve. Ajo u bë vendtakim për palët të cilët dëshironin ti siguronin mallrat (kargot) dhe
anijet e tyre, dhe atyre të cilët ishin të gatshëm të merrnin në sigurim një aventur apo
rrezik të tillë. Sot Lloydi i Londrës mbetet tregu lider për sigurimin e marinës dhe llojet e
tjera te specializuara te sigurimeve.
Sigurimet të cilat i njohim ne sot mund të gjurmohen që nga Zjarri i madh i
Londrës në vitin 1666, kur u dogjën 13,200 shtëpi. Pas kësaj katastrofe, Nicholas
Barbon e hapi një zyre për ti siguruar ndërtesat. Në vitin 1680 ai themeloi Kompanine e
parë të sigurimeve “The Fire Office”, për ti siguruar shtëpite me tulla dhe ato me
montim, kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve jo vetëm në Angli por në tërë
Botën. Sigurimi është një marrëveshje me të cilën njëra palë (siguruesi) premton ti
5
paguaj palës tjetër (të siguruarit apo policambajtësit) një shumë të të hollave, në rast të
një ndodhie e cila i shkakton të siguruarit humbje financiare. Përgjegjësia për pagesën e
humbjeve të tilla në këtë rast transferohet nga policambajtësi tek siguruesi. Siguruesi
me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon
të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prim i sigurimit.
Historikui sigurimevenëKosovë
Deri në vitin 1999 Sigurimet dhe tregu i sigurimeve në Kosovë nuk kanë donjë
historik të veçantë, ato në trevat e Kosovës janë paraqitur në kohët e vonshme.
Fillimisht veprimtarinë e sigurimeve në Kosovë e kanë kryer shoqëritë e huaja, gjatë
sundimit otoman kryesishtë shoqëritë të cilat kanë ofruar sigurime në Perandorinë
Otomane, gjersa gjatë sundimit të Jugosllavisë së vjetër, shoqëritë të cilat kanë ofruar
sigurime në Jugosllavinë e vjetër. Pas luftës së dytë botërore, në Kosovë si pjesë e ish
Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), e tërë prona private kaloi në
pronë shtetërore, gjersa sigurimi i detyrueshëm i pronës shtetërore në atë kohë u
parapa me ligj.
Kur flasim për lëminë e sigurimeve në Kosovë, para vitit 1999, flasim për një
sistem i cili ka funksionuar në kuadër të sistemit të përgjithshëm të ish RSFJ-së. Në
kuadër të këtijë sistemi deri në vitet e 90, kanë ekzistuar vetëm entet shoqërore të cilat
kanë ushtruar aktivitetin e sigurimeve në kuadër të ish sistemit të përgjithshëm. Në vitet
e 90, bëhet liberalizimi i tregut të sigurimeve ku edhe Kosova përfshihet në këto
ndryshime. Në këto vite në Kosovë, në sigurime filluan të operojnë operatorë privat të
cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në harmoni me legjislacionin e atëhershëm.
Sigurimet, industria e sigurimeve respektivisht shoqëritë e sigurimeve, organizimi
dhe funksionimi i tyre në harmoni me kërkesat dhe trendet bashkëkohore të zhvillimit
ekonomik në nivele nacionale si dhe në përmasa ndërkombëtare, pra sigurimet në
formë bashkëkohore, në Kosovë filluan nga viti 1999. Në qershor të vitit 1999, u instalua
misioni i UNMIK-ut. Me këte veq tjerash, edhe industria e sigurimeve filloi të organizohet
dhe të funkcionoj sipas modeleve dhe praktikave bashkëkohore. Për ta jetësuar këte,
gjatë viteve në vijim, nga ana e UNMIK-ut u nxorrën disa rregullore, të cilat në fillim
kishin për qëllim vendosjen e një regjimi në qarkullimin rrugor të njerëzve dhe të
mallrave, me fokus të veqantë në regjistrimin dhe sigurimin e automjeteve për
përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara ndaj palës së tretë.
6
Bazuar në praktikën ndërkombëtare, UNMIK-u, me 05 tetor të vitit 2001 ka
përpiluar dhe e ka aprovuar Rregulloren 2001/25 mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe
Rregullimin e Kompanive të Sigurimit dhe të Ndërmjetësuesve të Sigurimit. Në këtë
Rregullore në mënyre më të detajizuar është përshkruar tërë natyra e sigurimeve, duke
përfshire monitorimin, përcaktimin e obligimeve të organit për nxjerrjen e akteve
nënligjore, siç janë rregullat, urdhëresat, udhëzimet dhe vendimet tjera të përcaktuara
me këtë akt juridik dhe i cili ka shërbyer si bazë për të gjitha veprimet që janë ndërmarrë
me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sigurimeve në përgjithësi. Kjo Rregullore në
mënyre gjenerale përshkruan të gjitha obligimet lidhur me përcaktimin e kushteve të
përbashketa të polisave të sigurimit, prezentimi i të dhënave të sakta si nga aspekti i
menaxhimit dhe shërbimeve financiare, mënyra e licencimit, themelimit dhe ndërprerja e
personave juridik të angazhuar në biznesin e sigurimeve. Kjo Rregullore i jep autorizim
të plotë BQK, për mbikëqyrjen e fushës së sigurimeve në Kosovë. Pra BQK në
përgjithësi, në bazë të kësaj Rregulloreje, përveç që është përgjegjëse për monitorimin,
licencimin dhe mbikëqyrjen e sigurimeve, ka edhe autorizim dhe kompetenca për
përpilimin e akteve nenligjore, dhe legjislacionit të përgjithshëm në fushën e sigurimeve
në Republikën e Kosovës. BQK, në vitin 2001 ka përpiluar dhe ka aprovuar 30 Rregulla
mbi sigurimet, në të cilat në mënyrë analitike janë detajizuar dhe percaktuar kushtet,
obligimet dhe mënyra e funksionimit të biznesit të sigurimeve.
Cfarëjanë dhe si funksionojnësigurimet?
Definicionet
Marrja sigurimit është një proces me të cilin një person, i quajtur mbajtës i
polisës, në këmbim të një pagese i kalon një kompanie të sigurimit rrezikun e humbjes
që do donte ta shmangte, e cila quhet Primi Sigurimit. Njerëzit përdorin sigurimin për tu
mbrojtur nga rreziku i humbjes së mundshme, por të pasigurt. Mbajtësi i policës zotohet
për një kosto të ditur (primi) në këmbim që kompania e kontraktuar e sigurimeve të
mbulojë shpenzimet më të mëdha, në rast të një ngjarje të padëshirueshme.
Kur bëhet fjalë për institutin e sigurimeve në përgjithësi është i pa shmangshëm
trajtimi i shprehjeve të cilat më së shpeshtë përdoren në industrinë e sigurimeve dhe
atë: Në kuadër të kësaj po veçojmë disa nga këto përkufizime:
- “rasti i siguruar”, që do të thotë se kur shkaktohet një ngjarje, kjo të pasojë
dhënien e të drejtës për të marrë një kompensim sigurimi;
- “sigurim” do të thotë mbrojtje financiare e blerë kundrejt një rreziku të identifikuar
potencial të humbjes financiare dhe i evidencuar me anë të policës së sigurimit;
7
- “kompani sigurimi” do të thotë person i angazhuar me sigurimin e shërbimeve të
përdoruesve të policave;
- “police e sigurimit” do të thotë çmimi për mbulesën e siguruese i përcaktuar me
policë sigurimi;
- “primë i sigurimit” do të thotë shumë e paguar nga poseduesi i policës me qëllim
të sigurimit;
- “licencë” do të thotë autorizim me shkrim i lëshuar nga BQK-ja, për kompaninë e
sigurimit
Natyra e sigurimit
Ngjarjet që kompanitë private të sigurimit zakonisht i sigurojnë, shpesh kanë
karakteristikat e mëposhtme:
- Numri i madh: Ka një numër të madh të personave të ekspozuar ndaj të njëjtit
rrezik. Kjo i mundëson që kompanisë që të përhap koston e rrezikut mbi një
numër të madh të njerëzve;
- Humbja e ditur: madhësia e humbjes, nëse ngjarja e cila ka ndodhur tashmë
dihet. Nëse madhësia e humbjes nuk është e ditur me siguri të arsyeshme,
kompania e sigurimit do të ketë vështirësi në vendosjen e një primi të
përshtatshëm;
- Ngjarjet e rastësishme: ngjarja, nëse ndodh, është "ngjarje e rastësishme", nëse
mbajtësi i polisës nuk mund të përcaktojë ose ndikojë në ngjarje. Nëse mbajtësi i
polisës e shkakton ngjarjen, si për shembull përmes vënies së qëllimshme të
zjarrit, zakonisht sigurimi shfuqizohet;
- Mundësia e një humbje të konsiderueshme: Humbja duhet të jetë relativisht e
madhe për bartësin e policës. Nëse humbja që vjen nga një ngjarje e
padëshirueshme është e ulët, atëherë për personin është më mirë që të “vetë-
sigurohet”. Në disa fusha, të tilla si sigurimi shëndetësor, shpesh përdoret një
përzierje e të dyjave. Duke u dakorduar me atë që quhet zbritje, personi pajtohet
të siguroj veten e tij për ngjarje të vogla mjekësore, të tilla si vizitat e rastit tek
mjeku. Sa më e madhe të jetë zbritja, aq më e ulët është primi. Çfarë personi
siguron janë shpenzimet e mëdha mjekësore që mund të jenë të vështira për tu
financuar;
8
- Primet e përballueshme: në qoftë se primi është relativisht i lartë në krahasim me
madhësinë e humbjes potenciale me të cilën mbajtësi i policës mendon që mund
të përballet, ai mund të vendosë që “vetë-sigurimi” është një alternativë më e
mirë për të;
- Rreziku i kufizuar i humbjeve shumë të mëdha: ngjarje të caktuara, të tilla si
tërmetet, nëse do të ndodhin, mund të sjellin humbje shumë të mëdha, pasi që
do prekin një numër të madh të njerëzve në të njëjtën kohë. Shpeshherë
nevojitet një formë e sigurimit nga qeveria në këto lloje të fushave, pasi që
rreziku është shumë i koncentruar dhe i paparashikueshme që një kompani
private të ofroj sigurim kundrejt tij.
Sigurimi përfshin fondet e grumbulluara nga primet e paguara nga shumë
mbajtës të polisave për të paguar humbjet që një pjesë e vogël e tyre do ti pësoj. Jo të
gjithë mbajtësit e policës do të kenë një aksident apo të sëmuren në të njëjtën kohë. Sa
më i madh të jetë numri i personave të siguruar për të njëjtin lloj të rrezikut, aq më
shumë ata mund të përfitojnë nga "ligji i numrit të madh", duke shpërndarë rrezikun e
tyre dhe duke ulur primet për secilin mbajtës individual të policës.
Është e arsyeshme që njerëzit të sigurohen kundër disa prej rreziqeve më të
mëdha me të cilat ballafaqohen në jetë, pasi që sigurimi mund ti ndihmojë familjet dhe
individët të përgatiten dhe të kompensojnë ndikimin e ngjarjeve të padëshirueshme në
pozicionin e tyre financiar. Nëse një person është i pasiguruar, ngjarjet e
padëshirueshme si sëmundjet, humbja e pasurisë nga zjarri apo një aksident i madh
trafiku mund të dëmtojë madje edhe të shkatërrojë situatën financiare të personit apo
familjes.
Llojet e Sigurimit: ka shumë lloje të ndryshme të sigurimit. Njerëzit mund të
sigurohen kundër pothuajse çdo rreziku të mundshëm - me një çmim.
Më poshtë janë llojet kryesore të sigurimit që shumica e njerëzve i konsiderojnë
dhe rreziqet kryesore që janë duke u siguruar ndaj secilës prej tyre.
Sigurimi i jetës Vdekje e hershme
Sigurimi I autopërgjegjësisë Dëme materiale dhe jomateriale shkaktuar
personit të tretë në aksident komunikacioni
Sigurimi i
automjeteve
Vjedhje, thyerje e xhamave, zjarr etj…
Sigurimi i pronës Zjarr, vjedhje, dëme të tjera të pronës
Sigurimi I aksidenteve personale Aksidentet të pësuara në jetën e
përditshme
Sigurimi shëndetësor Në rast të sëmundjes
Polisa Sigurimit: Mbajtësi i polisës do të marrë një kontratë, zakonisht të quajtur
si polisa e sigurimit, që do të përcaktoj kushtet e polisës dhe rrethanat në të cilat i/e
siguruari/a do të kompensohet.
9
Polisa gjithashtu mund ti listojë lirimet apo përjashtimet të cilat nuk do të
kompensohen. Për shembull, polisa sigurimit shëndetësor shpesh liston si përjashtim
kompensimin në rast të sëmundjes apo dëmtime të vetë-shkaktuara ose nga
pjesëmarrja në aktivitete të rrezikshme, si lëshimi me parashutë. Personi duhet ta lexoj
policën me kujdes para se ta nënshkruaj.
Si vendosin kompanitë e sigurimit mbi primet që do të ngarkojnë? Kompanitë e
sigurimit zakonisht përdorin personat e quajtur aktuarët për ti ndihmuar ata në
vendosjen e primeve. Aktuarët përdorin statistika të ngjarjeve të kaluara dhe
probabilitetin e ngjarjeve të ardhshme për të vlerësuar shkallën e kërkesave të
ardhshme, duke përcaktuar kështu një primë që i lejon kompanisë të përmbush këto
kërkesa dhe prapë të ketë fitim. Sa më shumë të ketë mundësi që të ndodh një ngjarje
e padëshirueshme,aq më i lartë do të jetë primi.
Sektori i sigurimevenëKosovë
- Madhësia: Sektori i sigurimeve në Kosovë është duke u rritur. Totali i aseteve të
sektorit u rrit për 13.0% në vitin 2012 dhe për 1.8% në vitin 2013. Por ky sektor
është ende shumë i vogël. Njësoj sikurse në fund të vitit 2013, sektori i
sigurimeve ende përfaqësohet me vetëm 3.2% të totalit të aseteve të sistemit
financiar të Kosovës.
- Numri i kompanive: Aktualisht, janë 15 kompani të sigurimeve në Kosovë.
Dymbëdhjetë prej tyre ofrojnë sigurime jo-jetësore dhe 3 prej tyre ofrojnë sigurim
të jetës. Ky duhet të jetë një numër i mjaftueshëm i kompanive për të siguruar se
ka një shkallë të mirë të konkurrencës në tregun e sigurimeve në Kosovë. BQK-
ja nuk vë ndonjë kufizim mbi numrin e kompanive të sigurimit që mund të
veprojnë në Kosovë. Kriteret e licencimit që përdoren nga BQK-ja kanë të bëjnë
me cilësinë e aplikuesve.
- Pronësia: Nëntë nga kompanitë e sigurimeve që aktualisht veprojnë në Kosovë
janë në pronësi të huaj të cilat menaxhojnë rreth 67% të totalit të aseteve të
sektorit. Gjashtë kompanitë e tjera janë në pronësi vendase të cilat menaxhojnë
rreth 33% të aseteve të sistemit.
- Cilat lloje të sigurimeve në Kosovë janë të obliguara me ligj? Në Kosovë
aktualisht kemi vetëm një lloj/ produkt të sigurimeve i cili është i obliguar me ligj,
dhe ai është Sigurimi i Detyrueshëm i Autopërgjegjësisë, përmes të cilit ligj
obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë në pronësi një
automjet ta sigurojnë atë nga autopërgjegjësia
10
- Fitimet: në vitin 2012, industria e sigurimeve raportoi një humbje totale neto prej
3.1 milionë eurosh. Në vitin 2013, industria raportoi humbje neto prej 0.3 milion.
BQK-ja do të shqetësohej nëse kompanitë e sigurimit në Kosovë do të kishin
fitime të tepërta sepse atëherë kjo do të nënkuptonte parregullsi ose konkurrencë
të pamjaftueshme në treg. Por, BQK-ja gjithashtu shqetësohet kur industria si e
tërë ka humbje, sepse kjo do të dobësojë pozitën financiare të kompanive.
- Numri i polisave të sigurimit: deri në fund të vitit 2013, numri i polisave të
sigurimit të shitura në Kosovë ishte 814.186, që përbënte një rritje prej 19.3% në
krahasim me vitin e kaluar.
- Primet dhe Kërkesat: vlera e primeve të pranuara në vitin 2013 ishte 79.1 milion
euro, një rritje prej 11.8%. Vlera e kërkesave të paguara nga kompanitë e
sigurimit në vitin 2013 u rrit me 24.4% për të arritur 38.600.000 Euro.
Në Kosovë, si në shumicën e vendeve, kompanitë e sigurimit jo-jetë dhe ato të
sigurimit të jetës iu nënshtrohen regjimeve të ndryshme rregullatore. Arsyeja kryesore
për këtë është se biznesi i sigurimit të jetës ka tendencë të jetë afat gjatë, shpesh duke
mbuluar disa dekada, ndërsa polisat jo-jetë zakonisht janë më të shkurtra dhe me
periudha të përcaktuara qartë.
11
Perqindja e llojeve te sigurimeve ne Shqiperi:
Mbikqyrjqa e kompanivete sigurimeve
Veprimtaria e biznesit të sigurimeve në Republikën e Kosovës është e regulluar
me dispozita juridike. Nuk është e lejuar asnjë kontratë e sigurimeve, respektivisht
polise e sigurimeve e cila është në kundërshtim me Ligjin dhe aktet juridike nënligjore.
Ligjet me të cilat regullohen në pergjithësi sigurimet janë:
- Ligji mbi Bankën Qëndrore
- Ligji mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia
- Ligji i Marredhënieve Detyrimore
Dhe Aktet nënligjore që parashohin sigurimin:
- Rregullorja 2001/25
- Rregullat e Sigurimeve
Me këto dispozita juridike, kompetent për mbikëqyrjen dhe licencimin e
kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, është e autorizuar Banka
Qëndrore e Kosovës, e cila përveç mbikëqyrjes ka obligim edhe licencimin e kompanive
12
të sigurimit si dhe ndërmjetësuesve të sigurimit. Faktikisht asnje person jurdik apo fizik
nuk mund të ushtrojë veprimtarine e biznesit të sigurimit pa miratimin paraprak të
Bankës Qëndrore të Kosovës. Të gjitha autorizimet dhe obligimet janë të përshkruara
në Ligjin mbi Bankën Qëndrore dhe Rregulloren 2001/25 mbi licencimin e kompanive të
sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimit dhe rregullave të BQK. Objektivat
kryesore të licencimit dhe regjimet rregullative për kompanitë e sigurimit në Kosovë
janë: së pari të promovohet dhe mbahet një industri e shëndoshë dhe e besueshme e
sigurimit në Kosovë dhe së dyti, të mbrohen interesat e mbajtësit të policës. Në këtë
drejtim, objektivat e rregullimit dhe mbikëqyrjes së sigurimit janë të ngjashme me
objektivat e rregullimit dhe mbikëqyrjes bankare. Dallimi i vetëm është se në rastin e
bankave, kryesore janë interesat e depozituesve ndërsa në rastin e kompanive të
sigurimit, janë interesat e mbajtësve të polisave.
BQK-ja përdor `inspektimet në vend` dhe `inspektimet e jashtme` për
mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit. BQK-ja, çdo vit ka të paktën një `inspektim në
vend` të çdo kompanie të sigurimit ose një ekzaminim të plotë apo të fokusuar në
çështjet që janë identifikuar nga BQK-ja në `inspektimet e jashtme`.
Masat kundër kompanive të sigurimit: BQK-ja ka një sërë masash që mund t`i
ndërmarrë ndaj një kompani të sigurimit që është në kundërshtim me ndonjë prej
rregulloreve të BQK-së. Ato përfshijnë:
Masatdheudhëzimetadministrative
- Paraqitja para medieve e kompanisë që sillet në mënyrë të papërshtatshme,
veçanërisht në lidhje me pretendimet me kërkesat;
- Tërheqjen e miratimit për anëtarët e caktuar të Bordit ose menaxherët e lartë
nëse BQK-ja i konsideron përgjegjës për shkeljet ose për mos-korrigjimin e tyre;
- Tërheqje e licencës së kompanisë së sigurimit përkohësisht apo përgjithmonë.
Tërheqja e përhershme e licencës së kompanisë do të përdoret vetëm në rastet
e shkeljeve të rënda dhe të shpeshta të kërkesave financiare dhe operacionale të
BQK-së për kompanitë e sigurimit.
13
Qeverisja dheudhëheqja e shoqërivetë sigurimeve
Të gjitha shoqëritë e sigurimeve të cilat mirren me biznesin e sigurimeve në
Kosovë, janë të organizuara dhe të licencuara sipas Rregullorës nr. 2001/25 mbi
Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Kompanive të Sigurimit e të
Ndërmjetësuesve të Sigurimit. Konform kësaj rregullore të gjitha shoqëritë e sigurimeve
të licencuara në Kosovë qeverisen, drejtohen dhe kontrollohen nga akcionarët, si
pronarë të shoqërisë, përmes organeve të formuara të cilat në bazë të akteve të
themelimit, Marëveshjës për Themelim dhe të Statutit të shoqërisë janë të konstituara
në shoqëritë e sigurimeve.
Organet qeverisëse në një shoqëri të sigurimeve, kryesisht janë: Kuvendi i përgjithshëm
i akcionarëve, Bordi i drejtorëve, Drejtori Gjeneral dhe Menaxhmenti.
- Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve (KPA) është organ më i lartë i
qeverisjës së një shoqërie të sigurimeve. Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve
përbëhet prej akcionarëve të vetë. Kompetencat e Kuvendit të përgjithshëm të
akcionarëve janë të caktuara me ligj dhe me statutet e shoqërive të sigurimeve.
Sipas natyrës së vendimeve për të cilat thirren të marrin, mbledhjet e Kuvendit të
përgjithshëm të akcionarëve cilësohen të zakonshme ose të jashtëzakonshme.
Çdo Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve i mbledhur rregullisht përfaqëson
tërsinë e aksionerëve me të drejtë vote.Vendimet e Kuvendit të përgjithshëm të
akcionarëve janë të detyrueshme për të gjithë askionerët, pavarësisht se votojnë
pro ose kundër, madje ato janë të detyrueshme edhe për ata që mungojnë në
mbledhje. Në statutet e shoqërive të sigurimeve, janë përcaktuar në mënyrë të
hollësishme procedurat e thirrjes dhe organizimit të mbledhjeve të Kuvendit të
përgjithshëm të akcionarëve, drejtimi i mbledhjeve, votimit në mbledhje si dhe
veçoritë e organizimit, përcaktimi i kompetencave dhe marrja e vendimeve në
mbledhje, qofshin ato të zakonshme ose të jashtëzakonshme.
- Bordi i drejtorëve (BD) është organi i cili e administron një shoqëri të
sigurimeve sidhe është përgjegjës ndaj Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve
lidhur me implementimin e politikave të shoqërisë, duke zbatuar veprimet
udhëheqëse, kontrolluese dhe administrative të shoqërisë. Në kuadër të
administrimit të shoqërisë së sigurimeve, Bordi i drejtorëve ka për detyrë
vendosjen e një administrate profesionale e cila i kryen punët profesionale edhe
operacionale të shoqërisë. Bordi i drejtorëve duhet të përbëhet nga një numër tek
dhe ai zgjidhet nga aksionarët e shoqërisë së sigurimeve, pra atë e zgjedh
Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve. Bordi i drejtorëve, bazuar në Rregullorën
nr.2001/25, duhet të përbëhet nga më së paku pesë anëtarë të emëruar nga
Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve.
14
- Drejtori Gjeneral Drejtimi i përgjithshëm në një shoqëri të sigurimeve, kryhet
nga drejtoria, e cila përbëhet nga një anëtarë, i quajtur Drejtor Gjeneral (DGJ), i
cili detyrimisht duhet të jetë person fizik, dhe ai mbikëqyret nga Bordi i drejtorëve.
Drejtori Gjeneral emërohet dhe shkarkohet nga Bordi i drejtorëve. Ai mund të
mos jetë akcionar por në këtë rast duhet të jetë i lidhur me shoqërinë e
sigurimeve, me një kontratë punësimi. Drejtori Gjeneral i ushtron funksionet e tij
nën kontrollin e Bordit të drejtorëve. Bazuar në statutet e shoqërive të sigurimeve
ai emërohet për një periudhë prej dy deri katër vjetësh, me të drejtë ri-emërimi.
Drejtori Gjeneral ka kompetenca statutare të plota për të vepruar në çdo rrethanë
në emër të shoqërise së sigurimeve. Veprimtaria e tij kufizohet vetëm nga ato
kompetenca që ligji dhe statuti ua jep shprehimisht Bordit të drejtorëve dhe
Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve. Lirshëm mund të konstatojmë se
Drejtori Gjeneral zbaton udhëheqjen dhe menaxhimin e shoqërisë së sigurimeve,
gjithashtu Drejtori Gjeneral organizon dhe udhëheq punët operative të shoqërisë
së sigurimeve si dhe përfaqëson shoqërinë e sigurimeve ndaj personave të tretë.
Duhet theksuar se Rregullorja nr.2001/25, parasheh që Drejtori Gjeneral të jetë
anëtar i barabart i Bordit të drejtorëve të një shoqërie të sigurimeve, dhe me të
drejtë vote.
- Menaxhmenti i Lartë Në shoqëritë e sigurimeve funkcionon edhe
Menaxhmenti i lartë (ML), i cili është organ këshilldhënës, e jovendimmarrës.
Menaxhmentin e përbëjnë menaxherët respektivisht drejtorët apo shefat e
pjesëve organizative. Menaxhmenti i lartë është organ ndihmës dhe
këshilldhënës i Drejtorit gjeneral, dhe indirekt është përgjegjës për punën e
shoqërisë së sigurimeve. Menaxhmenti i lartë është përgjegjës për
implementimin e politikave, procedurave dhe praktikave të cilat duhet të përcillen
nga shoqëria e sigurimeve dhe për mbikqyrjen e implementimit të tyre.
Menaxhmenti i lartë vazhdimisht dhe gjithmonë në emër të interesave të
shoqërisë së sigurimeve përcjellë dhe shqyrton procesin e punës Brenda
shoqërisë, duke propozuar vendimet që bien nën juridiksionin e Kuvendit të
përgjithshëm të akcionarëve, Bordit drejtues dhe të Drejtorit Gjeneral. Qeverisja
dhe udhëheqja e subjekteve tjera të sigurimeve
Veç Shoqërive të sigurimeve, në Industrine e sigurimeve të Kosovës, veprojnë
edhe entitetet, subjektet juridike si Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) që garanton
përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtar të sigurimit dhe
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës e cila është themeluar me qëllim të përmirësimit të
15
Industrisë së Sigurimeve në Kosovë, të ndihmojë në stabilitetin e tregut të Sigurimeve,
të ofrojë edukim për stafin e Kompanive të Sigurimit, si dhe për rritjen e resurseve
njerzore në përgjithësi, në lëmin e sigurimeve. Prioritet tjetër i Shoqatës janë edhe
organizimet e seminareve dhe konferencave të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare, si dhe të merret me informimin e publikut për lëmin e sigurimeve në
përgjithësi.
Shembulli i KS Siguria
K.S. Siguria është themeluar me datë 05.06.2000 dhe është Liçensuar nga
Autoriteti Qëndror Bankar i Kosoves tani Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës –
BQK, për të ofruar sigurime fillimisht sigurimin e Detyrueshëm të Autopërgjegjësis - TPL
dhe pastaj edhe klasët e tjera të sigurimeve vullnetare.
Për 12 vite të prezencës në tregun e Sigurimeve, kompania vazhdimisht ka qenë
në pozita lidere dhe inovative sa i përket ndarjes së tregut dhe lancimit të produkteve të
reja të Sigurimeve.
K.S. SIGURIA është Kompani Akcionare me vetëm një Akcionar dhe Kapital 100
% vendor.
Llojet e produkteve që i ofron kompania e sigurimeve SIGURIA janë: • Auto -
përgjegjësia ndaj palëve të treta TPL • Sigurimi Kasko i veturave • Sigurimi i pronës,
Banesave • Sigurimi i Kolateralit • Sigurimi i Bankave • Sigurimi nga Aksidentet
Personale • Sigurimi i shëndetit • Sigurimi i shëndetit në udhëtim • Sigurimi i rreziqeve
gjatë ndërtimit • Sigurimi i Makinerisë • Sigurimi i përgjegjësise publike dhe të produktit •
Sigurimi i përgjegjësise profesionale • Sigurimi i Garancive • Sigurimi i Bagëtise K.S.
SIGURIA është prezente në të gjitha qendrat e Kosovës me gjithësej 6 filiale dhe rreth
20 zyre tjera. Zyrja kryesore e Kompanise gjendet në Prishtinë rruga Luan Haradinaj
P.n.
16
Organizimi i KS Siguria -organogrami
Struktura e tregut të sigurimeve
Struktura e tregut të sigurimeve përbëhet nga tre komponenta kryesore, e ato
janë: ‡ Blerësit, Shiësit (Kompanitë e Sigurimeve) dhe Ndërmjetësuesit.
Ekzistojnë tri lloje të ndërmjetësuesve: Agjentët, Brokerët, dhe Këshilltarët
Bordi i
drejtoreve
Drejtori Gjeneral
Drejtoret e
Departamenteve
Marrja ne
sigurim
Sigurim i
detyrueshem
Sigurim vullnetar
Financat
Investimet
Planet e
Korporates
Llogarite
Marketingu
Shitja
Reklama
Agjensionet
Hulumtim dhe
zhvillim
Personeli
17
- Agjentet Janë individ të cilët i bëjnë bashkë klientin dhe kompaninë e sigurimit
për arritjen e një marrëveshje apo nënshkrimin e një kontrate të sigurimit. Ata
kryesisht punojnë vetëm me një kompani të sigurimit dhe i shesin produktet e saj,
dhe në të shumtën e rasteve paguhen me komision. Për të operuar agjentët
duhet të kenë liçencë e cila lëshohet nga autoritetet përkatëse të cilat merren me
mbikëqyrjen e sigurimeve
- Brokeret veprojnë në emër të klientit që ta gjej policën apo sigurimin më të
përshtatshëm për klientin e tij, dallimi mes agjentit dhe brokerit është se
përderisa agjenti kryesisht punon vetëm me një kompani, brokeri mund të shesë
për të gjitha kompanitë e sigurimit. Edhe brokeret për të operuar duhet të kenë
liçencë.
- Këshillëtarët janë ndërmjetësues të paregjistruar të cilët e quajnë vetën si
këshilltarë të sigurimeve, por në fakt në treg ata e luajn rolin e brokerit, derisa
nuk kanë të drejt të paraqiten si broker për arsye se nuk janë të regjistruar, dhe
kryesisht punësohen nga Korporatat e medha të cilat blejnë sigurime me miliona
euro prim brenda një viti, dhe kanë nevojë për këshilla profesionale për të gjetur
një prim dhe një mbulesë sa më të përshtatëshme në treg.Në tregun e Kosovës,
aktualisht më së shumti funksionojnë agjentët dhe një numër shumë i vogël i
brokerëve, përderisa nuk ka fare këshilltarë.
Formate vecanta të sigurimeve
Risigurimi ndodh atëherë kur një kompani sigurimesh kalon një pjese te riskut
qe ajo ka pranuar tek një kompani tjetër sigurimesh apo tek një kompani e specializuar
risigurimi. Asnjë kompani nuk është aq e madhe sa te paguaje te gjitha kërkesat per
siguracion kur bie një uragan, kur çahet tubacioni i naftës apo kur një avion rrezohet. Sa
me te kufizuar te jene kapitali dhe teprica e kompanisë, aq me e vogël është mundësia
e saj per te përballuar një katastrofe. Kjo nënkupton qe kompanitë e vogla kane
tendence te jene shume me shume te risiguruara se sa ato te mëdhatë. Marrëveshja
fakultative është një organizim me ane te cilit një kompani jep risiguruesit te gjithë
informacionin per një policë dhe risiguruesi vendos se ne ç’kushte ai dëshiron ta
pranoje riskun, nëse e pranon, rast pas rasti.
18
Bashkësigurimi është një formë e sigurimit e cila ofrohet se bashku nga një
sigurues me një sigurues tjetër apo me disa sigurues, ose më mire të themi për
sigurimin e një shume të lartë të sigurimit, disa kompani arrijnë dakordimin për të marrë
në sigurim këtë shumë të lartë, së bashku duke e ndarë në mënyrë proporcionale si
primin ashtu edhe kompenzimin e demit, në rast se ai ndodh. Përshkak të shumës së
lartë të sigurimit, bashkësigurimi është forma më e përshtatëshme e sigurimit të një
risku te madh, kjo përshkak përveq të tjerave, kemi një shpërndarje të riskut, në dy apo
më shumë kompani të sigurimit, të cilat pastaj janë përgjegjëse, secila për pjesën e vetë
të sigurimit, pasi ky sigurim sic u cek më lartë ndahet në mënyrë proporcionale mes
siguruesve.
Çfarëroli luajnë sigurimetnëzhvilliminekonomik?
Tregjet financiare vlerësohen si një ndër faktorët kritik në zhvillimin e
përgjithshëm të ekonomisë së një vendi. Sot, një ekonomi e zhvilluar nuk mund të
mendohet pa një sistem të mirëfilltë financiar, i cili në vete bartë meritat kryesore në
ofrimin e informacioneve lidhur me alokimin e resurseve, investimet, kursimin dhe rritjen
ekonomike.
19
Padyshim se një ndër komponentët kryesor të sistemit financiar të ekonomisë së
një vendi janë edhe sigurimet.
Sigurimet janë formë e transferimit të rrezikut të humbjes nga një entitet në
tjetrin, në këmbim të pagesës apo primit të rrezikut Duke pasur parasysh këtë aspekt,
sigurimet luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e stabilitetit financiar, duke iu
mundësuar agjentëve ekonomik të ndërmarrin transaksione të ndryshme përmes
transferimit dhe shpërndarjes së rreziqeve.
Si të tilla, sigurimet dallojnë për nga natyra në raport me shërbimet tjera
financiare duke pasur si objektiv parësor shpërndarjen e rreziqeve financiare. Si rezultat
i kësaj, individët dhe institucionet blejnë “policën e sigurimit” në këmbim të “primit –
çmimit të policës” për t’u mbrojtur nga rreziqet e ngjarjeve të caktuara, ndërsa në anën
tjetër siguruesit mbajnë rezervën kundrejt dëmeve të mundshme që mund të ndodhin
nga një ngjarje e caktuar.
Si një komponent i rëndësishëm i sistemit financiar, sigurimet e jetës janë një
burim i rëndësishëm i kursimeve dhe investimeve afatgjata duke kontribuar kështu në
rritjen dhe zhvillimin e tregjeve financiare.
Sigurimet jetë ofrojnë produkte të ndryshme, përfshirë këtu produktet që
përmbajnë komponentin mbrojtës, investues si dhe komponentin kursyes.
Në disa vende të zhvilluara produktet e sigurimeve jetë shërbejnë si funksion
kursyes i ngjashëm me depozitat bankare, ndërsa në disa vende tjera, sigurimet jetë
ofrojnë fonde pensionale duke kontribuar në mbështetje të sistemit themelor të
sigurimeve shoqërore.
Në anën tjetër, sigurime jo-jetë, kryesisht ofrojnë produkte afatshkurtra me qëllim
të mbrojtjes ndaj ngjarjeve të sigurueshme, siç janë sigurimet ndaj rreziqeve në pronë
dhe pasuri. Sigurimet dhe nxitja e investimeve Në zhvillimin ekonomik të një vendi,
investimet janë faktor i domosdoshëm. Investimet janë rezultat i kursimeve nga ana e
individëve dhe agjentëve ekonomik. Në këtë aspekt, sigurimet e përfaqësojnë
instrumentin kryesor në mobilizimin e kursimeve nga ana e individëve, veçanërisht nga
grupi i mesëm dhe i ulët.
Si rezultat i kësaj, kompanitë e sigurimit të jetës, akumulojnë fonde të mëdha
nëpërmjet pagesave të vogla të primeve nga ana e individëve. Këto fonde të
akumuluara investohen në atë mënyrë që të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin
ekonomik të vendit përmes kthimit të investimeve. Investimi kërkon sigurinë e kthimit të
kapitalit pa humbje të parave apo të kohës. Secili investitor pretendon që kthimi që do të
marrë nga investimi në fund të periudhës investive të jetë më i madh se investimi vetë.
20
Në kushtet bashkëkohore, ku mjedisi në të cilin veprojnë firmat dhe investitorët
është i trazuar e dinamik, kur nuk ekziston siguri e plotë e investimeve, sigurimet
paraqiten si promotori kryesor i ndërmarrjes së investimeve duke ju mundësuar
agjentëve ekonomik të ndërmarrin rreziqe shtesë përmes mekanizmit të shpërndarjes
se rreziqeve. Në këtë mënyrë sigurimet kontribuojnë në alokimin më optimal të
burimeve dhe zhvendosjen e investimeve nga aktiviteti me karakter konservativ në
aktivitet inovativ.
Në mungesë të sistemit të sigurimeve, individët dhe bizneset investojnë më pak
në risi si rezultat i pasigurisë për të ndërmarrë rreziqe dhe shkalla e tyre në
pjesëmarrjen në tregjet botërore është e ulët. Sigurimet dhe zhvillimi social Në një botë
të karakterizuar nga ndryshimet shoqërore dhe në veçanti ndryshimet në strukturën e
moshës së popullatës, sigurimet ofrojnë një mënyrë efikase në mbështetjen e sistemit
të një vendi në aspektin e sigurimeve pensionale, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve
shoqërore. N
ëpërmjet produkteve të sigurimeve të dizajnuara për këtë qëllim, sektori i
sigurimeve kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në garantimin e një niveli të
qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të të ardhurave duke kufizuar në këtë mënyrë
impaktin e ndryshimeve demografike në shoqëri. Përmes gamës së gjerë të produkteve,
sektori i sigurimeve ka treguar se është i aftë për të menaxhuar ngjarje të ndryshme të
cilat rezultojnë në sferën shoqërore të tilla si kompensimi dhe rehabilitimi në rast të
aksidenteve në punë, në rast të sëmundjes dhe shëndetit si dhe kompensimi në rast të
vdekjes.
Po ashtu, përmes akumulimit të fondeve nga shoqëria, sigurimet kontribuojnë në
masë të madhe edhe në sistemin themelor të sigurimeve pensionale duke ju
mundësuar individëve të përfitojnë beneficione në moshën e caktuar të daljes në
pension ose në rast të pensionit të hershëm.
Si rezultat i kësaj, sigurimet luajnë një rol të dyfishtë ekonomik dhe shoqëror:
mbrojtjen e shoqërisë nga aksidentet dhe pasojat ekonomike si dhe inkurajimin e një
shoqërie të shëndetshme për punë.
Pra në përgjithësi mund të themi se sigurimet promovojnë zhvillimin ekonomik dhe
social nëpërmjet kanaleve të ndryshme:
21
• Sigurimet ju mundësojnë bizneseve të operojnë më një kapital më të vogël se sa
kërkohet,
• Sigurimet ju mundësojnë bizneseve të zgjerohen duke marrë përsipër rreziqe
ekonomike pa pasur nevojë të lënë mënjanë kapital dhe fonde shtesë likuide,
• Sigurimet nxisin investimet dhe inovacionet, duke krijuar një mjedis me siguri më të
lartë,
• Sigurimet janë partnerë solid në zhvillimin e një sistemi suplementar të mbrojtjes
sociale, në veçanti në fushën e pensioneve dhe sigurimit shëndetësor,
• Si investitor institucionalë, siguruesit kontribuojnë në modernizimin e tregjeve
financiare duke ju mundësuar agjentëve ekonomik qasje më të lehtë në kapital,
• Sigurimet nxitin konsumin e qëndrueshëm gjatë gjithë jetës së konsumatorit.
Në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të zhvillimit të lirë të mardhënieve kontraktore
ndërmjet subjekteve të së drejtës, kontrata e sigurimit po merr një rëndësi gjithnjë e më
të madhe, si një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil, e cila ka si qëllim
ofrimin e shërbimit të sigurimeve nga njëra anë, dhe sigurimin e personit dhe pasurisë
nga rreziqet e sigurimit, nga ana tjetër.
Nisur nga sa më sipër, mund të kostatojmë së kontrata e sigurimit po bëhet në ditët e
sotme një nga kontratat më të përdorura në qarkullimin civil, përhapja e së cilës po rritet
gjithnjë e më shumë, me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë njerëzore
dhe me rritjen e cilësisë dhe vlerës së jetës së njeriut.

More Related Content

What's hot

MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
2 obligacionet
2 obligacionet2 obligacionet
2 obligacionetbetterday
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat
 
Banka tregtare
Banka tregtareBanka tregtare
Banka tregtarePristina
 
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëPunim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëShpejtim Rudi
 
Punim seminarik hyrje ne sigurime
Punim seminarik hyrje ne sigurimePunim seminarik hyrje ne sigurime
Punim seminarik hyrje ne sigurimeBekim Bajrami
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi  selaVlera ne kohe e parase, nuhi  sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi selaNuhi Sela
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëLidijeRapaj
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publikeMenaxherat
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar Menaxherat
 
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeMenaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeAgron Berisha
 

What's hot (20)

MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
2 obligacionet
2 obligacionet2 obligacionet
2 obligacionet
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere
 
Banka tregtare
Banka tregtareBanka tregtare
Banka tregtare
 
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëPunim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
 
Punim seminarik hyrje ne sigurime
Punim seminarik hyrje ne sigurimePunim seminarik hyrje ne sigurime
Punim seminarik hyrje ne sigurime
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi  selaVlera ne kohe e parase, nuhi  sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar
 
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeMenaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
 

More from redonnabajrami19 (10)

green eyed people
green eyed peoplegreen eyed people
green eyed people
 
Creativity
CreativityCreativity
Creativity
 
Ikea company
Ikea companyIkea company
Ikea company
 
Tregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiTregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajrami
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Ese
EseEse
Ese
 
Sanksionet ndaj Rusise.
Sanksionet ndaj Rusise.Sanksionet ndaj Rusise.
Sanksionet ndaj Rusise.
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Ndikimi i kultures ne biznes-Japoni
Ndikimi i kultures ne biznes-JaponiNdikimi i kultures ne biznes-Japoni
Ndikimi i kultures ne biznes-Japoni
 
Albert Einstein
Albert Einstein Albert Einstein
Albert Einstein
 

Kompanite e sigurimeve

  • 1. 1 UNIVERSITETI I PRISHTINES FAKULTETI EKONOMIK PUNIM SEMINARIK TEMA: Kompanitë e sigurimeve Lenda: Financate korporatave Punoi: RedonaBajrami Prof. Gazmend Luboteni VionaBerisha
  • 2. 2 Table of Contents Historia e sigurimeve....................................................................................................................2 Historiku i sigurimeve në Kosovë................................................................................................5 Cfarë janë dhe si funksionojnë sigurimet?.................................................................................6 Definicionet ................................................................................................................................6 Natyra e sigurimit......................................................................................................................7 Llojet e Sigurimit ........................................................................................................................8 Sektori i sigurimeve në Kosovë....................................................................................................9 Mbikqyrjqa e kompanive te sigurimeve...................................................................................11 Masat dhe udhëzimet administrative...................................................................................12 Qeverisja dhe udhëheqja e shoqërive të sigurimeve..............................................................13 - Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve ...........................................................................13 - Bordi i drejtorëve .............................................................................................................13 - Drejtori Gjeneral ..............................................................................................................14 - Menaxhmenti i Lartë .......................................................................................................14 Shembulli i KS Siguria .................................................................................................................15 Struktura e tregut të sigurimeve...............................................................................................16 - Agjentet.............................................................................................................................16 - Brokeret.............................................................................................................................16 - Këshillëtarët......................................................................................................................16 Format e vecanta të sigurimeve ............................................................................................... 17 Risigurimi..................................................................................................................................17 Bashkësigurimi.........................................................................................................................17 Çfarë roli luajnë sigurimet në zhvillimin ekonomik? ..............................................................18
  • 3. 3 Historia e sigurimeve Vështruar institutin e sigurimeve në aspektin historik qe në fazën e parë të zhvillimit të historisë së njerëzimit, njeriu është përkujdesur në sigurimin e ekzistencës fizike të tij p.sh. ushqimit, strehimit etj. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore nëpër etapat e saj shume shpejte ka lindur nevoja për forma me te përsosura te mbulesës siguruese nga kanosja e rreziqeve të ndryshme si ato natyrore dhe rreziqeve tjera ndaj pronësisë, shëndetit, jetës etj. Janë të ditura dy lloje të ekonomive në shoqëri: ekonomia e parave (me tregje, para, instrumente financiare, etj.) dhe ekonomia e joparave apo ekonomia natyrale. Kjo e dyta është më e vjetër nga e para. Në një ekonomi të tillë mund ta shohim sigurimin si formë, ku njerezit i ndihmonin njëri tjetrit. P.sh. nëse digjej një shtëpi, anëtaret e atij komuniteti i ndihmonin për ta bërë një të re, kjo bëhej në mënyre reciproke, por p.sh. kishte edhe raste kur, ai që nuk ndihmonte, në të ardhmen nuk ndihmohej as ai nga askush. Ky lloj sigurimi ka mbijetuar në disa vende deri në ditët e sotme, p.sh në disa vende të ish Bashkimit Sovjetik. Tekstet e para qe i referohen aktiviteteve te sigurimit gjejne origjinen rreth 2000 pes, në formën e kontratave me shkrim që përcaktojnë kushtet e shpërndarjes së humbjeve gjatë transportit, sidomos transportit detar. Duhet të thuhet se në atë kohë, piratët, banditë dhe plaçkitësit ishin pjesë e "mjedis shoqëror" në tokë e në det! Tregtaret Kinez duke lundruar-udhëtuar nëpër lumenj të rrezikshëm dhe të shpejtë e shpërndanin mallin e tyre në shume anije, për të limituar humbjen nga përmbysja e ndonjë anije. Babilonasit zhvilluan nje sistem tjeter të sigurimeve, i cili është regjistruar në të famshmin “Kodi i Hammurabit” në vitin 1750 para erës sonë, dhe është praktikuar nga tregtaret e hershëm të mesdheut. Nëse një tregtar merrte një hua për dërgesën e tij, ai do të ja paguante huadhënësit një shumë të caktuar shtesë, për garancionin e huadhënësit se nëse anija vidhej, ai do ta anulonte huan. Monarku Achaemenian i Iranit ka qenë i pari i cili i ka siguruar njerëzit e tij dhe e bëri një gjë të tillë zyrtare duke e regjistruar procesin e sigurimit në zyrat e notarit. Tradita e sigurimeve është performuar çdo vit në Norouz (fillimi i vitit të ri Iranian) krerët e grupeve të ndryshme etnike si dhe të tjerët të cilët deshironin të merrnin pjesë, i dhuronin dhurata monarkut. Kur dhurata ishte më e madhe se 10.000 Derrik (para të arit të monarkut), qështja regjistrohej në një zyrë të veqantë. Qëllim i regjistrimit ishte që
  • 4. 4 nëse personi i cili kishte dhënë dhuratë monarkut, kishte vështërsi, monarku do ta ndihmonte. Shumë vite më vonë banorët e Rhodes e zbuluan konceptin e “mesatares së përgjithëshme”. Tregtarët, mallrat e të cilëve transportoheshin së bashku, do të paguanin një prim proporcional, i cili do të përdorej për të rimbursuar ndonje tregtar malli i të cilit mund të hidhej nga anija, për shkak të stuhise apo për ti shpëtuar fundosjes. Në periudhën e romakëve kanë qenë të njohura format e organizimit përmes “Collegia” e cila përbente një trup i cili ka mbuluar shpenzimet e varrimit dhe shpenzimet tjera të ushtarëve të Perandorisë Romake. Anëtaret e kësaj trupe kanë kontribuar me njësi monetare të caktuara apo forma të tjera dhe si kompensim kanë pasur të garantuar që do të përfitojnë në rast të vdekjes. Para se të krijoheshin sigurimet në shek. e 17, “shoqatat miqësore” kanë ekzistuar edhe në Angli, në të cilat njerëzit jepnin donacione në shuma të parave për të grumbulluar një shumë të përgjithëshme e cila mund të përdorej për raste emergjente. Kontratat e ndara të sigurimit (d.m.th. policat e sigurimit jo të lidhura me hua apo kontrata tjera), janë zbuluar në Gjenovë në shek. e 14. Këto kontrata i lejonin sigurimeve të jenin të ndara nga investimet, një ndarje e roleve që u tregua e suksesëshme në sigurimin e marinës. Sigurimet u bënë më të sofistikuara në Europen e pas Renesancës dhe u zhvilluan lloje të ndryshme të sigurimeve. Aty ka fundi i shek.17, rritja e rëndësisë së Londrës si qendër e tregtise, e rriti edhe kërkesën për sigurimin e marinës. Në vitin 1680 Edward Lloyd, e hapi një kafe- bar, e cila u bë e famshme për pronarët e anijeve, tregtaret, dhe kapitenët e anijeve, duke u shëndërruar njëherit në një burim të sigurtë informatash për lundrimet e fundit të anijeve. Ajo u bë vendtakim për palët të cilët dëshironin ti siguronin mallrat (kargot) dhe anijet e tyre, dhe atyre të cilët ishin të gatshëm të merrnin në sigurim një aventur apo rrezik të tillë. Sot Lloydi i Londrës mbetet tregu lider për sigurimin e marinës dhe llojet e tjera te specializuara te sigurimeve. Sigurimet të cilat i njohim ne sot mund të gjurmohen që nga Zjarri i madh i Londrës në vitin 1666, kur u dogjën 13,200 shtëpi. Pas kësaj katastrofe, Nicholas Barbon e hapi një zyre për ti siguruar ndërtesat. Në vitin 1680 ai themeloi Kompanine e parë të sigurimeve “The Fire Office”, për ti siguruar shtëpite me tulla dhe ato me montim, kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve jo vetëm në Angli por në tërë Botën. Sigurimi është një marrëveshje me të cilën njëra palë (siguruesi) premton ti
  • 5. 5 paguaj palës tjetër (të siguruarit apo policambajtësit) një shumë të të hollave, në rast të një ndodhie e cila i shkakton të siguruarit humbje financiare. Përgjegjësia për pagesën e humbjeve të tilla në këtë rast transferohet nga policambajtësi tek siguruesi. Siguruesi me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prim i sigurimit. Historikui sigurimevenëKosovë Deri në vitin 1999 Sigurimet dhe tregu i sigurimeve në Kosovë nuk kanë donjë historik të veçantë, ato në trevat e Kosovës janë paraqitur në kohët e vonshme. Fillimisht veprimtarinë e sigurimeve në Kosovë e kanë kryer shoqëritë e huaja, gjatë sundimit otoman kryesishtë shoqëritë të cilat kanë ofruar sigurime në Perandorinë Otomane, gjersa gjatë sundimit të Jugosllavisë së vjetër, shoqëritë të cilat kanë ofruar sigurime në Jugosllavinë e vjetër. Pas luftës së dytë botërore, në Kosovë si pjesë e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), e tërë prona private kaloi në pronë shtetërore, gjersa sigurimi i detyrueshëm i pronës shtetërore në atë kohë u parapa me ligj. Kur flasim për lëminë e sigurimeve në Kosovë, para vitit 1999, flasim për një sistem i cili ka funksionuar në kuadër të sistemit të përgjithshëm të ish RSFJ-së. Në kuadër të këtijë sistemi deri në vitet e 90, kanë ekzistuar vetëm entet shoqërore të cilat kanë ushtruar aktivitetin e sigurimeve në kuadër të ish sistemit të përgjithshëm. Në vitet e 90, bëhet liberalizimi i tregut të sigurimeve ku edhe Kosova përfshihet në këto ndryshime. Në këto vite në Kosovë, në sigurime filluan të operojnë operatorë privat të cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në harmoni me legjislacionin e atëhershëm. Sigurimet, industria e sigurimeve respektivisht shoqëritë e sigurimeve, organizimi dhe funksionimi i tyre në harmoni me kërkesat dhe trendet bashkëkohore të zhvillimit ekonomik në nivele nacionale si dhe në përmasa ndërkombëtare, pra sigurimet në formë bashkëkohore, në Kosovë filluan nga viti 1999. Në qershor të vitit 1999, u instalua misioni i UNMIK-ut. Me këte veq tjerash, edhe industria e sigurimeve filloi të organizohet dhe të funkcionoj sipas modeleve dhe praktikave bashkëkohore. Për ta jetësuar këte, gjatë viteve në vijim, nga ana e UNMIK-ut u nxorrën disa rregullore, të cilat në fillim kishin për qëllim vendosjen e një regjimi në qarkullimin rrugor të njerëzve dhe të mallrave, me fokus të veqantë në regjistrimin dhe sigurimin e automjeteve për përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara ndaj palës së tretë.
  • 6. 6 Bazuar në praktikën ndërkombëtare, UNMIK-u, me 05 tetor të vitit 2001 ka përpiluar dhe e ka aprovuar Rregulloren 2001/25 mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Kompanive të Sigurimit dhe të Ndërmjetësuesve të Sigurimit. Në këtë Rregullore në mënyre më të detajizuar është përshkruar tërë natyra e sigurimeve, duke përfshire monitorimin, përcaktimin e obligimeve të organit për nxjerrjen e akteve nënligjore, siç janë rregullat, urdhëresat, udhëzimet dhe vendimet tjera të përcaktuara me këtë akt juridik dhe i cili ka shërbyer si bazë për të gjitha veprimet që janë ndërmarrë me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sigurimeve në përgjithësi. Kjo Rregullore në mënyre gjenerale përshkruan të gjitha obligimet lidhur me përcaktimin e kushteve të përbashketa të polisave të sigurimit, prezentimi i të dhënave të sakta si nga aspekti i menaxhimit dhe shërbimeve financiare, mënyra e licencimit, themelimit dhe ndërprerja e personave juridik të angazhuar në biznesin e sigurimeve. Kjo Rregullore i jep autorizim të plotë BQK, për mbikëqyrjen e fushës së sigurimeve në Kosovë. Pra BQK në përgjithësi, në bazë të kësaj Rregulloreje, përveç që është përgjegjëse për monitorimin, licencimin dhe mbikëqyrjen e sigurimeve, ka edhe autorizim dhe kompetenca për përpilimin e akteve nenligjore, dhe legjislacionit të përgjithshëm në fushën e sigurimeve në Republikën e Kosovës. BQK, në vitin 2001 ka përpiluar dhe ka aprovuar 30 Rregulla mbi sigurimet, në të cilat në mënyrë analitike janë detajizuar dhe percaktuar kushtet, obligimet dhe mënyra e funksionimit të biznesit të sigurimeve. Cfarëjanë dhe si funksionojnësigurimet? Definicionet Marrja sigurimit është një proces me të cilin një person, i quajtur mbajtës i polisës, në këmbim të një pagese i kalon një kompanie të sigurimit rrezikun e humbjes që do donte ta shmangte, e cila quhet Primi Sigurimit. Njerëzit përdorin sigurimin për tu mbrojtur nga rreziku i humbjes së mundshme, por të pasigurt. Mbajtësi i policës zotohet për një kosto të ditur (primi) në këmbim që kompania e kontraktuar e sigurimeve të mbulojë shpenzimet më të mëdha, në rast të një ngjarje të padëshirueshme. Kur bëhet fjalë për institutin e sigurimeve në përgjithësi është i pa shmangshëm trajtimi i shprehjeve të cilat më së shpeshtë përdoren në industrinë e sigurimeve dhe atë: Në kuadër të kësaj po veçojmë disa nga këto përkufizime: - “rasti i siguruar”, që do të thotë se kur shkaktohet një ngjarje, kjo të pasojë dhënien e të drejtës për të marrë një kompensim sigurimi; - “sigurim” do të thotë mbrojtje financiare e blerë kundrejt një rreziku të identifikuar potencial të humbjes financiare dhe i evidencuar me anë të policës së sigurimit;
  • 7. 7 - “kompani sigurimi” do të thotë person i angazhuar me sigurimin e shërbimeve të përdoruesve të policave; - “police e sigurimit” do të thotë çmimi për mbulesën e siguruese i përcaktuar me policë sigurimi; - “primë i sigurimit” do të thotë shumë e paguar nga poseduesi i policës me qëllim të sigurimit; - “licencë” do të thotë autorizim me shkrim i lëshuar nga BQK-ja, për kompaninë e sigurimit Natyra e sigurimit Ngjarjet që kompanitë private të sigurimit zakonisht i sigurojnë, shpesh kanë karakteristikat e mëposhtme: - Numri i madh: Ka një numër të madh të personave të ekspozuar ndaj të njëjtit rrezik. Kjo i mundëson që kompanisë që të përhap koston e rrezikut mbi një numër të madh të njerëzve; - Humbja e ditur: madhësia e humbjes, nëse ngjarja e cila ka ndodhur tashmë dihet. Nëse madhësia e humbjes nuk është e ditur me siguri të arsyeshme, kompania e sigurimit do të ketë vështirësi në vendosjen e një primi të përshtatshëm; - Ngjarjet e rastësishme: ngjarja, nëse ndodh, është "ngjarje e rastësishme", nëse mbajtësi i polisës nuk mund të përcaktojë ose ndikojë në ngjarje. Nëse mbajtësi i polisës e shkakton ngjarjen, si për shembull përmes vënies së qëllimshme të zjarrit, zakonisht sigurimi shfuqizohet; - Mundësia e një humbje të konsiderueshme: Humbja duhet të jetë relativisht e madhe për bartësin e policës. Nëse humbja që vjen nga një ngjarje e padëshirueshme është e ulët, atëherë për personin është më mirë që të “vetë- sigurohet”. Në disa fusha, të tilla si sigurimi shëndetësor, shpesh përdoret një përzierje e të dyjave. Duke u dakorduar me atë që quhet zbritje, personi pajtohet të siguroj veten e tij për ngjarje të vogla mjekësore, të tilla si vizitat e rastit tek mjeku. Sa më e madhe të jetë zbritja, aq më e ulët është primi. Çfarë personi siguron janë shpenzimet e mëdha mjekësore që mund të jenë të vështira për tu financuar;
  • 8. 8 - Primet e përballueshme: në qoftë se primi është relativisht i lartë në krahasim me madhësinë e humbjes potenciale me të cilën mbajtësi i policës mendon që mund të përballet, ai mund të vendosë që “vetë-sigurimi” është një alternativë më e mirë për të; - Rreziku i kufizuar i humbjeve shumë të mëdha: ngjarje të caktuara, të tilla si tërmetet, nëse do të ndodhin, mund të sjellin humbje shumë të mëdha, pasi që do prekin një numër të madh të njerëzve në të njëjtën kohë. Shpeshherë nevojitet një formë e sigurimit nga qeveria në këto lloje të fushave, pasi që rreziku është shumë i koncentruar dhe i paparashikueshme që një kompani private të ofroj sigurim kundrejt tij. Sigurimi përfshin fondet e grumbulluara nga primet e paguara nga shumë mbajtës të polisave për të paguar humbjet që një pjesë e vogël e tyre do ti pësoj. Jo të gjithë mbajtësit e policës do të kenë një aksident apo të sëmuren në të njëjtën kohë. Sa më i madh të jetë numri i personave të siguruar për të njëjtin lloj të rrezikut, aq më shumë ata mund të përfitojnë nga "ligji i numrit të madh", duke shpërndarë rrezikun e tyre dhe duke ulur primet për secilin mbajtës individual të policës. Është e arsyeshme që njerëzit të sigurohen kundër disa prej rreziqeve më të mëdha me të cilat ballafaqohen në jetë, pasi që sigurimi mund ti ndihmojë familjet dhe individët të përgatiten dhe të kompensojnë ndikimin e ngjarjeve të padëshirueshme në pozicionin e tyre financiar. Nëse një person është i pasiguruar, ngjarjet e padëshirueshme si sëmundjet, humbja e pasurisë nga zjarri apo një aksident i madh trafiku mund të dëmtojë madje edhe të shkatërrojë situatën financiare të personit apo familjes. Llojet e Sigurimit: ka shumë lloje të ndryshme të sigurimit. Njerëzit mund të sigurohen kundër pothuajse çdo rreziku të mundshëm - me një çmim. Më poshtë janë llojet kryesore të sigurimit që shumica e njerëzve i konsiderojnë dhe rreziqet kryesore që janë duke u siguruar ndaj secilës prej tyre. Sigurimi i jetës Vdekje e hershme Sigurimi I autopërgjegjësisë Dëme materiale dhe jomateriale shkaktuar personit të tretë në aksident komunikacioni Sigurimi i automjeteve Vjedhje, thyerje e xhamave, zjarr etj… Sigurimi i pronës Zjarr, vjedhje, dëme të tjera të pronës Sigurimi I aksidenteve personale Aksidentet të pësuara në jetën e përditshme Sigurimi shëndetësor Në rast të sëmundjes Polisa Sigurimit: Mbajtësi i polisës do të marrë një kontratë, zakonisht të quajtur si polisa e sigurimit, që do të përcaktoj kushtet e polisës dhe rrethanat në të cilat i/e siguruari/a do të kompensohet.
  • 9. 9 Polisa gjithashtu mund ti listojë lirimet apo përjashtimet të cilat nuk do të kompensohen. Për shembull, polisa sigurimit shëndetësor shpesh liston si përjashtim kompensimin në rast të sëmundjes apo dëmtime të vetë-shkaktuara ose nga pjesëmarrja në aktivitete të rrezikshme, si lëshimi me parashutë. Personi duhet ta lexoj policën me kujdes para se ta nënshkruaj. Si vendosin kompanitë e sigurimit mbi primet që do të ngarkojnë? Kompanitë e sigurimit zakonisht përdorin personat e quajtur aktuarët për ti ndihmuar ata në vendosjen e primeve. Aktuarët përdorin statistika të ngjarjeve të kaluara dhe probabilitetin e ngjarjeve të ardhshme për të vlerësuar shkallën e kërkesave të ardhshme, duke përcaktuar kështu një primë që i lejon kompanisë të përmbush këto kërkesa dhe prapë të ketë fitim. Sa më shumë të ketë mundësi që të ndodh një ngjarje e padëshirueshme,aq më i lartë do të jetë primi. Sektori i sigurimevenëKosovë - Madhësia: Sektori i sigurimeve në Kosovë është duke u rritur. Totali i aseteve të sektorit u rrit për 13.0% në vitin 2012 dhe për 1.8% në vitin 2013. Por ky sektor është ende shumë i vogël. Njësoj sikurse në fund të vitit 2013, sektori i sigurimeve ende përfaqësohet me vetëm 3.2% të totalit të aseteve të sistemit financiar të Kosovës. - Numri i kompanive: Aktualisht, janë 15 kompani të sigurimeve në Kosovë. Dymbëdhjetë prej tyre ofrojnë sigurime jo-jetësore dhe 3 prej tyre ofrojnë sigurim të jetës. Ky duhet të jetë një numër i mjaftueshëm i kompanive për të siguruar se ka një shkallë të mirë të konkurrencës në tregun e sigurimeve në Kosovë. BQK- ja nuk vë ndonjë kufizim mbi numrin e kompanive të sigurimit që mund të veprojnë në Kosovë. Kriteret e licencimit që përdoren nga BQK-ja kanë të bëjnë me cilësinë e aplikuesve. - Pronësia: Nëntë nga kompanitë e sigurimeve që aktualisht veprojnë në Kosovë janë në pronësi të huaj të cilat menaxhojnë rreth 67% të totalit të aseteve të sektorit. Gjashtë kompanitë e tjera janë në pronësi vendase të cilat menaxhojnë rreth 33% të aseteve të sistemit. - Cilat lloje të sigurimeve në Kosovë janë të obliguara me ligj? Në Kosovë aktualisht kemi vetëm një lloj/ produkt të sigurimeve i cili është i obliguar me ligj, dhe ai është Sigurimi i Detyrueshëm i Autopërgjegjësisë, përmes të cilit ligj obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë në pronësi një automjet ta sigurojnë atë nga autopërgjegjësia
  • 10. 10 - Fitimet: në vitin 2012, industria e sigurimeve raportoi një humbje totale neto prej 3.1 milionë eurosh. Në vitin 2013, industria raportoi humbje neto prej 0.3 milion. BQK-ja do të shqetësohej nëse kompanitë e sigurimit në Kosovë do të kishin fitime të tepërta sepse atëherë kjo do të nënkuptonte parregullsi ose konkurrencë të pamjaftueshme në treg. Por, BQK-ja gjithashtu shqetësohet kur industria si e tërë ka humbje, sepse kjo do të dobësojë pozitën financiare të kompanive. - Numri i polisave të sigurimit: deri në fund të vitit 2013, numri i polisave të sigurimit të shitura në Kosovë ishte 814.186, që përbënte një rritje prej 19.3% në krahasim me vitin e kaluar. - Primet dhe Kërkesat: vlera e primeve të pranuara në vitin 2013 ishte 79.1 milion euro, një rritje prej 11.8%. Vlera e kërkesave të paguara nga kompanitë e sigurimit në vitin 2013 u rrit me 24.4% për të arritur 38.600.000 Euro. Në Kosovë, si në shumicën e vendeve, kompanitë e sigurimit jo-jetë dhe ato të sigurimit të jetës iu nënshtrohen regjimeve të ndryshme rregullatore. Arsyeja kryesore për këtë është se biznesi i sigurimit të jetës ka tendencë të jetë afat gjatë, shpesh duke mbuluar disa dekada, ndërsa polisat jo-jetë zakonisht janë më të shkurtra dhe me periudha të përcaktuara qartë.
  • 11. 11 Perqindja e llojeve te sigurimeve ne Shqiperi: Mbikqyrjqa e kompanivete sigurimeve Veprimtaria e biznesit të sigurimeve në Republikën e Kosovës është e regulluar me dispozita juridike. Nuk është e lejuar asnjë kontratë e sigurimeve, respektivisht polise e sigurimeve e cila është në kundërshtim me Ligjin dhe aktet juridike nënligjore. Ligjet me të cilat regullohen në pergjithësi sigurimet janë: - Ligji mbi Bankën Qëndrore - Ligji mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia - Ligji i Marredhënieve Detyrimore Dhe Aktet nënligjore që parashohin sigurimin: - Rregullorja 2001/25 - Rregullat e Sigurimeve Me këto dispozita juridike, kompetent për mbikëqyrjen dhe licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, është e autorizuar Banka Qëndrore e Kosovës, e cila përveç mbikëqyrjes ka obligim edhe licencimin e kompanive
  • 12. 12 të sigurimit si dhe ndërmjetësuesve të sigurimit. Faktikisht asnje person jurdik apo fizik nuk mund të ushtrojë veprimtarine e biznesit të sigurimit pa miratimin paraprak të Bankës Qëndrore të Kosovës. Të gjitha autorizimet dhe obligimet janë të përshkruara në Ligjin mbi Bankën Qëndrore dhe Rregulloren 2001/25 mbi licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimit dhe rregullave të BQK. Objektivat kryesore të licencimit dhe regjimet rregullative për kompanitë e sigurimit në Kosovë janë: së pari të promovohet dhe mbahet një industri e shëndoshë dhe e besueshme e sigurimit në Kosovë dhe së dyti, të mbrohen interesat e mbajtësit të policës. Në këtë drejtim, objektivat e rregullimit dhe mbikëqyrjes së sigurimit janë të ngjashme me objektivat e rregullimit dhe mbikëqyrjes bankare. Dallimi i vetëm është se në rastin e bankave, kryesore janë interesat e depozituesve ndërsa në rastin e kompanive të sigurimit, janë interesat e mbajtësve të polisave. BQK-ja përdor `inspektimet në vend` dhe `inspektimet e jashtme` për mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit. BQK-ja, çdo vit ka të paktën një `inspektim në vend` të çdo kompanie të sigurimit ose një ekzaminim të plotë apo të fokusuar në çështjet që janë identifikuar nga BQK-ja në `inspektimet e jashtme`. Masat kundër kompanive të sigurimit: BQK-ja ka një sërë masash që mund t`i ndërmarrë ndaj një kompani të sigurimit që është në kundërshtim me ndonjë prej rregulloreve të BQK-së. Ato përfshijnë: Masatdheudhëzimetadministrative - Paraqitja para medieve e kompanisë që sillet në mënyrë të papërshtatshme, veçanërisht në lidhje me pretendimet me kërkesat; - Tërheqjen e miratimit për anëtarët e caktuar të Bordit ose menaxherët e lartë nëse BQK-ja i konsideron përgjegjës për shkeljet ose për mos-korrigjimin e tyre; - Tërheqje e licencës së kompanisë së sigurimit përkohësisht apo përgjithmonë. Tërheqja e përhershme e licencës së kompanisë do të përdoret vetëm në rastet e shkeljeve të rënda dhe të shpeshta të kërkesave financiare dhe operacionale të BQK-së për kompanitë e sigurimit.
  • 13. 13 Qeverisja dheudhëheqja e shoqërivetë sigurimeve Të gjitha shoqëritë e sigurimeve të cilat mirren me biznesin e sigurimeve në Kosovë, janë të organizuara dhe të licencuara sipas Rregullorës nr. 2001/25 mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Kompanive të Sigurimit e të Ndërmjetësuesve të Sigurimit. Konform kësaj rregullore të gjitha shoqëritë e sigurimeve të licencuara në Kosovë qeverisen, drejtohen dhe kontrollohen nga akcionarët, si pronarë të shoqërisë, përmes organeve të formuara të cilat në bazë të akteve të themelimit, Marëveshjës për Themelim dhe të Statutit të shoqërisë janë të konstituara në shoqëritë e sigurimeve. Organet qeverisëse në një shoqëri të sigurimeve, kryesisht janë: Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve, Bordi i drejtorëve, Drejtori Gjeneral dhe Menaxhmenti. - Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve (KPA) është organ më i lartë i qeverisjës së një shoqërie të sigurimeve. Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve përbëhet prej akcionarëve të vetë. Kompetencat e Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve janë të caktuara me ligj dhe me statutet e shoqërive të sigurimeve. Sipas natyrës së vendimeve për të cilat thirren të marrin, mbledhjet e Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve cilësohen të zakonshme ose të jashtëzakonshme. Çdo Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve i mbledhur rregullisht përfaqëson tërsinë e aksionerëve me të drejtë vote.Vendimet e Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve janë të detyrueshme për të gjithë askionerët, pavarësisht se votojnë pro ose kundër, madje ato janë të detyrueshme edhe për ata që mungojnë në mbledhje. Në statutet e shoqërive të sigurimeve, janë përcaktuar në mënyrë të hollësishme procedurat e thirrjes dhe organizimit të mbledhjeve të Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve, drejtimi i mbledhjeve, votimit në mbledhje si dhe veçoritë e organizimit, përcaktimi i kompetencave dhe marrja e vendimeve në mbledhje, qofshin ato të zakonshme ose të jashtëzakonshme. - Bordi i drejtorëve (BD) është organi i cili e administron një shoqëri të sigurimeve sidhe është përgjegjës ndaj Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve lidhur me implementimin e politikave të shoqërisë, duke zbatuar veprimet udhëheqëse, kontrolluese dhe administrative të shoqërisë. Në kuadër të administrimit të shoqërisë së sigurimeve, Bordi i drejtorëve ka për detyrë vendosjen e një administrate profesionale e cila i kryen punët profesionale edhe operacionale të shoqërisë. Bordi i drejtorëve duhet të përbëhet nga një numër tek dhe ai zgjidhet nga aksionarët e shoqërisë së sigurimeve, pra atë e zgjedh Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve. Bordi i drejtorëve, bazuar në Rregullorën nr.2001/25, duhet të përbëhet nga më së paku pesë anëtarë të emëruar nga Kuvendi i përgjithshëm i akcionarëve.
  • 14. 14 - Drejtori Gjeneral Drejtimi i përgjithshëm në një shoqëri të sigurimeve, kryhet nga drejtoria, e cila përbëhet nga një anëtarë, i quajtur Drejtor Gjeneral (DGJ), i cili detyrimisht duhet të jetë person fizik, dhe ai mbikëqyret nga Bordi i drejtorëve. Drejtori Gjeneral emërohet dhe shkarkohet nga Bordi i drejtorëve. Ai mund të mos jetë akcionar por në këtë rast duhet të jetë i lidhur me shoqërinë e sigurimeve, me një kontratë punësimi. Drejtori Gjeneral i ushtron funksionet e tij nën kontrollin e Bordit të drejtorëve. Bazuar në statutet e shoqërive të sigurimeve ai emërohet për një periudhë prej dy deri katër vjetësh, me të drejtë ri-emërimi. Drejtori Gjeneral ka kompetenca statutare të plota për të vepruar në çdo rrethanë në emër të shoqërise së sigurimeve. Veprimtaria e tij kufizohet vetëm nga ato kompetenca që ligji dhe statuti ua jep shprehimisht Bordit të drejtorëve dhe Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve. Lirshëm mund të konstatojmë se Drejtori Gjeneral zbaton udhëheqjen dhe menaxhimin e shoqërisë së sigurimeve, gjithashtu Drejtori Gjeneral organizon dhe udhëheq punët operative të shoqërisë së sigurimeve si dhe përfaqëson shoqërinë e sigurimeve ndaj personave të tretë. Duhet theksuar se Rregullorja nr.2001/25, parasheh që Drejtori Gjeneral të jetë anëtar i barabart i Bordit të drejtorëve të një shoqërie të sigurimeve, dhe me të drejtë vote. - Menaxhmenti i Lartë Në shoqëritë e sigurimeve funkcionon edhe Menaxhmenti i lartë (ML), i cili është organ këshilldhënës, e jovendimmarrës. Menaxhmentin e përbëjnë menaxherët respektivisht drejtorët apo shefat e pjesëve organizative. Menaxhmenti i lartë është organ ndihmës dhe këshilldhënës i Drejtorit gjeneral, dhe indirekt është përgjegjës për punën e shoqërisë së sigurimeve. Menaxhmenti i lartë është përgjegjës për implementimin e politikave, procedurave dhe praktikave të cilat duhet të përcillen nga shoqëria e sigurimeve dhe për mbikqyrjen e implementimit të tyre. Menaxhmenti i lartë vazhdimisht dhe gjithmonë në emër të interesave të shoqërisë së sigurimeve përcjellë dhe shqyrton procesin e punës Brenda shoqërisë, duke propozuar vendimet që bien nën juridiksionin e Kuvendit të përgjithshëm të akcionarëve, Bordit drejtues dhe të Drejtorit Gjeneral. Qeverisja dhe udhëheqja e subjekteve tjera të sigurimeve Veç Shoqërive të sigurimeve, në Industrine e sigurimeve të Kosovës, veprojnë edhe entitetet, subjektet juridike si Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtar të sigurimit dhe Shoqata e Sigurimeve të Kosovës e cila është themeluar me qëllim të përmirësimit të
  • 15. 15 Industrisë së Sigurimeve në Kosovë, të ndihmojë në stabilitetin e tregut të Sigurimeve, të ofrojë edukim për stafin e Kompanive të Sigurimit, si dhe për rritjen e resurseve njerzore në përgjithësi, në lëmin e sigurimeve. Prioritet tjetër i Shoqatës janë edhe organizimet e seminareve dhe konferencave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të merret me informimin e publikut për lëmin e sigurimeve në përgjithësi. Shembulli i KS Siguria K.S. Siguria është themeluar me datë 05.06.2000 dhe është Liçensuar nga Autoriteti Qëndror Bankar i Kosoves tani Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës – BQK, për të ofruar sigurime fillimisht sigurimin e Detyrueshëm të Autopërgjegjësis - TPL dhe pastaj edhe klasët e tjera të sigurimeve vullnetare. Për 12 vite të prezencës në tregun e Sigurimeve, kompania vazhdimisht ka qenë në pozita lidere dhe inovative sa i përket ndarjes së tregut dhe lancimit të produkteve të reja të Sigurimeve. K.S. SIGURIA është Kompani Akcionare me vetëm një Akcionar dhe Kapital 100 % vendor. Llojet e produkteve që i ofron kompania e sigurimeve SIGURIA janë: • Auto - përgjegjësia ndaj palëve të treta TPL • Sigurimi Kasko i veturave • Sigurimi i pronës, Banesave • Sigurimi i Kolateralit • Sigurimi i Bankave • Sigurimi nga Aksidentet Personale • Sigurimi i shëndetit • Sigurimi i shëndetit në udhëtim • Sigurimi i rreziqeve gjatë ndërtimit • Sigurimi i Makinerisë • Sigurimi i përgjegjësise publike dhe të produktit • Sigurimi i përgjegjësise profesionale • Sigurimi i Garancive • Sigurimi i Bagëtise K.S. SIGURIA është prezente në të gjitha qendrat e Kosovës me gjithësej 6 filiale dhe rreth 20 zyre tjera. Zyrja kryesore e Kompanise gjendet në Prishtinë rruga Luan Haradinaj P.n.
  • 16. 16 Organizimi i KS Siguria -organogrami Struktura e tregut të sigurimeve Struktura e tregut të sigurimeve përbëhet nga tre komponenta kryesore, e ato janë: ‡ Blerësit, Shiësit (Kompanitë e Sigurimeve) dhe Ndërmjetësuesit. Ekzistojnë tri lloje të ndërmjetësuesve: Agjentët, Brokerët, dhe Këshilltarët Bordi i drejtoreve Drejtori Gjeneral Drejtoret e Departamenteve Marrja ne sigurim Sigurim i detyrueshem Sigurim vullnetar Financat Investimet Planet e Korporates Llogarite Marketingu Shitja Reklama Agjensionet Hulumtim dhe zhvillim Personeli
  • 17. 17 - Agjentet Janë individ të cilët i bëjnë bashkë klientin dhe kompaninë e sigurimit për arritjen e një marrëveshje apo nënshkrimin e një kontrate të sigurimit. Ata kryesisht punojnë vetëm me një kompani të sigurimit dhe i shesin produktet e saj, dhe në të shumtën e rasteve paguhen me komision. Për të operuar agjentët duhet të kenë liçencë e cila lëshohet nga autoritetet përkatëse të cilat merren me mbikëqyrjen e sigurimeve - Brokeret veprojnë në emër të klientit që ta gjej policën apo sigurimin më të përshtatshëm për klientin e tij, dallimi mes agjentit dhe brokerit është se përderisa agjenti kryesisht punon vetëm me një kompani, brokeri mund të shesë për të gjitha kompanitë e sigurimit. Edhe brokeret për të operuar duhet të kenë liçencë. - Këshillëtarët janë ndërmjetësues të paregjistruar të cilët e quajnë vetën si këshilltarë të sigurimeve, por në fakt në treg ata e luajn rolin e brokerit, derisa nuk kanë të drejt të paraqiten si broker për arsye se nuk janë të regjistruar, dhe kryesisht punësohen nga Korporatat e medha të cilat blejnë sigurime me miliona euro prim brenda një viti, dhe kanë nevojë për këshilla profesionale për të gjetur një prim dhe një mbulesë sa më të përshtatëshme në treg.Në tregun e Kosovës, aktualisht më së shumti funksionojnë agjentët dhe një numër shumë i vogël i brokerëve, përderisa nuk ka fare këshilltarë. Formate vecanta të sigurimeve Risigurimi ndodh atëherë kur një kompani sigurimesh kalon një pjese te riskut qe ajo ka pranuar tek një kompani tjetër sigurimesh apo tek një kompani e specializuar risigurimi. Asnjë kompani nuk është aq e madhe sa te paguaje te gjitha kërkesat per siguracion kur bie një uragan, kur çahet tubacioni i naftës apo kur një avion rrezohet. Sa me te kufizuar te jene kapitali dhe teprica e kompanisë, aq me e vogël është mundësia e saj per te përballuar një katastrofe. Kjo nënkupton qe kompanitë e vogla kane tendence te jene shume me shume te risiguruara se sa ato te mëdhatë. Marrëveshja fakultative është një organizim me ane te cilit një kompani jep risiguruesit te gjithë informacionin per një policë dhe risiguruesi vendos se ne ç’kushte ai dëshiron ta pranoje riskun, nëse e pranon, rast pas rasti.
  • 18. 18 Bashkësigurimi është një formë e sigurimit e cila ofrohet se bashku nga një sigurues me një sigurues tjetër apo me disa sigurues, ose më mire të themi për sigurimin e një shume të lartë të sigurimit, disa kompani arrijnë dakordimin për të marrë në sigurim këtë shumë të lartë, së bashku duke e ndarë në mënyrë proporcionale si primin ashtu edhe kompenzimin e demit, në rast se ai ndodh. Përshkak të shumës së lartë të sigurimit, bashkësigurimi është forma më e përshtatëshme e sigurimit të një risku te madh, kjo përshkak përveq të tjerave, kemi një shpërndarje të riskut, në dy apo më shumë kompani të sigurimit, të cilat pastaj janë përgjegjëse, secila për pjesën e vetë të sigurimit, pasi ky sigurim sic u cek më lartë ndahet në mënyrë proporcionale mes siguruesve. Çfarëroli luajnë sigurimetnëzhvilliminekonomik? Tregjet financiare vlerësohen si një ndër faktorët kritik në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së një vendi. Sot, një ekonomi e zhvilluar nuk mund të mendohet pa një sistem të mirëfilltë financiar, i cili në vete bartë meritat kryesore në ofrimin e informacioneve lidhur me alokimin e resurseve, investimet, kursimin dhe rritjen ekonomike.
  • 19. 19 Padyshim se një ndër komponentët kryesor të sistemit financiar të ekonomisë së një vendi janë edhe sigurimet. Sigurimet janë formë e transferimit të rrezikut të humbjes nga një entitet në tjetrin, në këmbim të pagesës apo primit të rrezikut Duke pasur parasysh këtë aspekt, sigurimet luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e stabilitetit financiar, duke iu mundësuar agjentëve ekonomik të ndërmarrin transaksione të ndryshme përmes transferimit dhe shpërndarjes së rreziqeve. Si të tilla, sigurimet dallojnë për nga natyra në raport me shërbimet tjera financiare duke pasur si objektiv parësor shpërndarjen e rreziqeve financiare. Si rezultat i kësaj, individët dhe institucionet blejnë “policën e sigurimit” në këmbim të “primit – çmimit të policës” për t’u mbrojtur nga rreziqet e ngjarjeve të caktuara, ndërsa në anën tjetër siguruesit mbajnë rezervën kundrejt dëmeve të mundshme që mund të ndodhin nga një ngjarje e caktuar. Si një komponent i rëndësishëm i sistemit financiar, sigurimet e jetës janë një burim i rëndësishëm i kursimeve dhe investimeve afatgjata duke kontribuar kështu në rritjen dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Sigurimet jetë ofrojnë produkte të ndryshme, përfshirë këtu produktet që përmbajnë komponentin mbrojtës, investues si dhe komponentin kursyes. Në disa vende të zhvilluara produktet e sigurimeve jetë shërbejnë si funksion kursyes i ngjashëm me depozitat bankare, ndërsa në disa vende tjera, sigurimet jetë ofrojnë fonde pensionale duke kontribuar në mbështetje të sistemit themelor të sigurimeve shoqërore. Në anën tjetër, sigurime jo-jetë, kryesisht ofrojnë produkte afatshkurtra me qëllim të mbrojtjes ndaj ngjarjeve të sigurueshme, siç janë sigurimet ndaj rreziqeve në pronë dhe pasuri. Sigurimet dhe nxitja e investimeve Në zhvillimin ekonomik të një vendi, investimet janë faktor i domosdoshëm. Investimet janë rezultat i kursimeve nga ana e individëve dhe agjentëve ekonomik. Në këtë aspekt, sigurimet e përfaqësojnë instrumentin kryesor në mobilizimin e kursimeve nga ana e individëve, veçanërisht nga grupi i mesëm dhe i ulët. Si rezultat i kësaj, kompanitë e sigurimit të jetës, akumulojnë fonde të mëdha nëpërmjet pagesave të vogla të primeve nga ana e individëve. Këto fonde të akumuluara investohen në atë mënyrë që të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit përmes kthimit të investimeve. Investimi kërkon sigurinë e kthimit të kapitalit pa humbje të parave apo të kohës. Secili investitor pretendon që kthimi që do të marrë nga investimi në fund të periudhës investive të jetë më i madh se investimi vetë.
  • 20. 20 Në kushtet bashkëkohore, ku mjedisi në të cilin veprojnë firmat dhe investitorët është i trazuar e dinamik, kur nuk ekziston siguri e plotë e investimeve, sigurimet paraqiten si promotori kryesor i ndërmarrjes së investimeve duke ju mundësuar agjentëve ekonomik të ndërmarrin rreziqe shtesë përmes mekanizmit të shpërndarjes se rreziqeve. Në këtë mënyrë sigurimet kontribuojnë në alokimin më optimal të burimeve dhe zhvendosjen e investimeve nga aktiviteti me karakter konservativ në aktivitet inovativ. Në mungesë të sistemit të sigurimeve, individët dhe bizneset investojnë më pak në risi si rezultat i pasigurisë për të ndërmarrë rreziqe dhe shkalla e tyre në pjesëmarrjen në tregjet botërore është e ulët. Sigurimet dhe zhvillimi social Në një botë të karakterizuar nga ndryshimet shoqërore dhe në veçanti ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës, sigurimet ofrojnë një mënyrë efikase në mbështetjen e sistemit të një vendi në aspektin e sigurimeve pensionale, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shoqërore. N ëpërmjet produkteve të sigurimeve të dizajnuara për këtë qëllim, sektori i sigurimeve kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në garantimin e një niveli të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të të ardhurave duke kufizuar në këtë mënyrë impaktin e ndryshimeve demografike në shoqëri. Përmes gamës së gjerë të produkteve, sektori i sigurimeve ka treguar se është i aftë për të menaxhuar ngjarje të ndryshme të cilat rezultojnë në sferën shoqërore të tilla si kompensimi dhe rehabilitimi në rast të aksidenteve në punë, në rast të sëmundjes dhe shëndetit si dhe kompensimi në rast të vdekjes. Po ashtu, përmes akumulimit të fondeve nga shoqëria, sigurimet kontribuojnë në masë të madhe edhe në sistemin themelor të sigurimeve pensionale duke ju mundësuar individëve të përfitojnë beneficione në moshën e caktuar të daljes në pension ose në rast të pensionit të hershëm. Si rezultat i kësaj, sigurimet luajnë një rol të dyfishtë ekonomik dhe shoqëror: mbrojtjen e shoqërisë nga aksidentet dhe pasojat ekonomike si dhe inkurajimin e një shoqërie të shëndetshme për punë. Pra në përgjithësi mund të themi se sigurimet promovojnë zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet kanaleve të ndryshme:
  • 21. 21 • Sigurimet ju mundësojnë bizneseve të operojnë më një kapital më të vogël se sa kërkohet, • Sigurimet ju mundësojnë bizneseve të zgjerohen duke marrë përsipër rreziqe ekonomike pa pasur nevojë të lënë mënjanë kapital dhe fonde shtesë likuide, • Sigurimet nxisin investimet dhe inovacionet, duke krijuar një mjedis me siguri më të lartë, • Sigurimet janë partnerë solid në zhvillimin e një sistemi suplementar të mbrojtjes sociale, në veçanti në fushën e pensioneve dhe sigurimit shëndetësor, • Si investitor institucionalë, siguruesit kontribuojnë në modernizimin e tregjeve financiare duke ju mundësuar agjentëve ekonomik qasje më të lehtë në kapital, • Sigurimet nxitin konsumin e qëndrueshëm gjatë gjithë jetës së konsumatorit. Në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të zhvillimit të lirë të mardhënieve kontraktore ndërmjet subjekteve të së drejtës, kontrata e sigurimit po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe, si një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil, e cila ka si qëllim ofrimin e shërbimit të sigurimeve nga njëra anë, dhe sigurimin e personit dhe pasurisë nga rreziqet e sigurimit, nga ana tjetër. Nisur nga sa më sipër, mund të kostatojmë së kontrata e sigurimit po bëhet në ditët e sotme një nga kontratat më të përdorura në qarkullimin civil, përhapja e së cilës po rritet gjithnjë e më shumë, me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë njerëzore dhe me rritjen e cilësisë dhe vlerës së jetës së njeriut.