Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore

76,485 views

Published on

Published in: Education
  • Sex in your area is here: ❤❤❤ http://bit.ly/36cXjBY ❤❤❤
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating direct: ♥♥♥ http://bit.ly/36cXjBY ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore

  1. 1. Tema:Zakonet dhe traditat e jetes shqiptare te pasqyruara ne krijimtarine popullore.
  2. 2.  Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
  3. 3.  Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse. Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit.
  4. 4.  Familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
  5. 5.  Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
  6. 6.  Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.
  7. 7. Këshilli për ruajtjen e pastërtisë së zakoneve dibrane, që ka firmosur dhe këtë vendim-besëlidhje, siç e quajnë ata, ka shënuar se ky vendim është normë obligative e çdo qytetari të Dibrës. Rastet e gëzimit janë shumë të rëndësishme për njeriun dhe kanë një sërë adetesh, që në Dibër i zbatojnë. Në lindjen e fëmijës, lehonës në spital duhet t’i bëjnë vizitë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, ndërsa për këshillin tradita e dërgimit të petullave ditën e daljes së lehonës nga spitali duhet vazhduar. Ndërkohë që, po sipas këshillit, ndalohet kategorikisht praktika e organizimit të koktejlit te shtëpia e nënës së lehonës. Për emrin e fëmijës përparësi kanë ato autentikë dhe emrat tradicionalë. Fëmijët nuk duhet të pagëzohen me emra të huaj dhe të pakuptueshëm. Dhurata merr vetëm i porsalinduri e lehona, madje ato duhet t’ia dërgojnë vetëm familja e vajzës. Dhuratat s’duhet të tregohen para të tjerëve dhe s’duhet të përfliten jashtë rrethit të ngushtë. Me vendosjen e emrit të fëmijës përfundon dhe ceremonia e të porsalindurit. Syneti është një nga ceremonitë më të rëndësishme për familjet që kanë djem. Qerasja fillon me hallvë dhe me një darkë familjare.
  8. 8.  Sipas dibranëve, akti i fejesës duhet të lidhet edhe me shkues. Shkuesi duhet të hapë një kuti me llokume, ose bonbone për të vërtetuar fjalën e dhënë pozitive. Nuses i dërgohet unaza vetëm në ndërrimin e nishaneve, ndërkaq që gjatë festave, deri në martesë, nuses së re nuk duhet t’i dorëzohet asnjë dhuratë. Eshtë detyra e prindërve të kompletojnë dhomën e gjumit. Ditën e premte që ka qenë zakon vështrimi i pajës nga rrethi familjar në Dibër ndalohet kategorikisht dhe është quajtur mendjemadhësi e sëmurë. Dhoma e nuses duhet të qëndrojë e mbyllur, me qëllim që vizitorët të kenë objekt nusen dhe jo pajën që ajo ka sjellë. Këshilli e ka quajtur të domosdoshme ndërprerjen e dhënies së lekëve në formë detyrimi për të ftuarit në darkë. Madje në ftesat e dasmës duhet të shënohet: “Nuk pranojmë kurrfarë dhuratash. Do të na detyroni t’ua kthejmë”. Në darkë bëhet kurorëzimi i çiftit nga përfaqësuesi i fesë dhe nis darka pa alkool.
  9. 9.  Ndalohet mbajtja e rrobave të zeza nga gratë, si dhe përdorimi i shallit nga të rejat. Ky është një ndër vendimet e rëndësishme të marra nga këshilli për rastet e zisë. E gjithë ceremonia nuk duhet të shoqërohet me vaje, sepse në fenë islame është e tepërt kjo mënyrë. Zakonisht varrimi duhet të bëhet në mesditë, por në raste të veçanta edhe në orare të tjera. Pritjet zgjasin tre ditë dhe pas këtij afati konaku mbyllet. Vizita nuk duhet të ketë të martave dhe të premteve për gjashtë javë radhazi. Në zakonet dibrane, për të rejat zija mbahet vetëm 6 javë dhe për të moshuarat 6 muaj. Ky është një aspekt i veçantë i këtyre zakoneve, pasi në krahina të ndryshme zija mbahet më shumë për të renë e jo për të vjetrin. Këto ishin disa nga pikat e kësaj besëlidhjeje dibrane, ku secili është i detyruar të zbatojë vendimin e këshillit për pastërtinë dhe ruajtjen e zakoneve.
  10. 10.  Akti i fejesës duhet të lidhet edhe me shkues. Shkuesi duhet të hapi një kuti me llokume ose bonbone për të vërtetuar fjalën e dhënë pozitive. Nuses i dërgohet unaza vetëm në ndërrimin e nishaneve. Gjatë festave, deri në martesë nuses së re nuk duhet t’i dorëzohet asnjë dhuratë. Eshtë detyra e prindërve të kompletojnë dhomën e gjumit. Ndalohet kategorikisht shikimi i pajës të premten. Dhoma e nuses duhet të qëndrojë e mbyllur me qëllim që vizitorët të kenë objekt nusen dhe jo pajën që ajo ka sjellë. Të ndërpritet dhënia e lekëve në formë detyrimi për të ftuarit në darkë. Madje në ftesat e dasmës duhet të shënohet “Nuk pranojmë kurrfarë dhuratash. Do të na detyroni t’ua kthejmë.
  11. 11.  Dibranet jane njerëz të shquar, traditë, mikpritje. Nuk është e rastestësishme gjithashtu që tradita e gatimit të jetë një nga më të pasurat me pjata, prodhime dhe gatesat më të mira të Shqipërisë. Duke qënë antikisht një vend ku kanë “hyrë e dalë” tregti, zejtari, ushtri, të huaj, karvane, kjo trevë ka qenë e pasur në “ mall e gjë’”. Si rrjedhim, gatimi ka qenë një ndër majat e diamantit të kultures dhe traditës Dibrane. Nuk mund të lë pa përmendur disa nga gatesat më simbol të saj, gatuar siç dibranëve u pëlqen ta theksojnë « ka zojat e shpis », duke filluar nga « Sheçerpare, Shandetlije, Jufka me Pul Fshati, Kulloshtër n’Tav, Petllat e Malsis, Pule me Arra,e Pul m’Qull, Hallve Dibre, Fli’ me Renda, Bungur i Omël, « kompostot e reçelnat e me kumlla, molla, thana ne qershi », etj. Vetem e famshmja hallve Dibrane gatuhet gati në katër mënyra, me miell gruri, miell misri, me trahana dhe gështenja. Të gjitha këto gatime dibranët e dibranet i ruajnë me fanatizëm , sic ruajnë dialektin e tyre të rrallë dhe natyrën e pashoqe .
  12. 12.  Dibrës duken sikur janë disa tipe, por në të vërtetë janë tetë, një i burrave dhe shtatë të grave. Sipas veçorive karakeristike kostumet popullore të grave grupohen: kostume popullore të krahinës së Zerqanit dhe Bulqizës,Gollobordës, Lurës,Ujë e më Ujës (Përroit të Gramës dhe lumit të Veleshicës), të fshatrave në të majt të Drinit të Zi, me shtrirje Reç- Komuna e Shupenzës dhe veshje të Fushës së Shehrit.  Kostumet popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet nga fshatrat në të majtë të Drinit te Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës.
  13. 13. Traditat e lashta ne te cilat shkrihen besimet e ndryshme, manifestohen ne nje seri festash e ceremonish qe shpesh bazohen ne marrdheniet e ngushta te njeriut me natyren. Gjuha zyrtare- shqipja- eshte e paster dhe thuajse e njejte me ate letrare. Pothuajse te gjithe vlonjatet kuptojne ose flasin italishten, cka deshmon per nje lidhje te gjate te trasheguar mes dy popujve. Festat, martesat, jeta e perditshme, shoqerohen nga nje muzike e vecante dhe karakteristike per kete zone.
  14. 14.  Muzika e treves se Vlores eshte nje nder me antiket ne Ballkan. Ne treven e Vlores gjenden menyra te te kenduarit, te cilat perbejne gjurme te nje kulture te lashte si: monofonia, kenge dyzereshe me dhe pa iso, kenge trizereshe pa iso, por me preres ose mbajtes, iso shumezereshe(polifoni) me tre e kater zera. Zerat njerezore zevendesojne gjithe instrumentat muzikore. Kur degjon kenget e Kurveleshit, Himares, Dukat- Tragjas, kenget e kenduara ne vallet eVranishtit, Terbacit, ndien se kontakton me nje art te lashte te tradites.
  15. 15.  Ne vendet malore, me klime te ftohte, me blegtori te zhvilluar, veshjet popullore ne pjesen me te meadhe te tyre beheshin prej leshi. Ne luginat e malesise eshte perdorur dhe liri, gjithashtu edhe gjeshtra per veshje e shtroje.  Veshje me e vjeter e gruas labe eshte ajo me fustan. Nje veshje e mevonshme kane qene edhe citjanet, veshje e huajtur nga Orienti, qe ndryshon plotesisht nga veshja e vjeter tradicionale vendase.  Veshja e burrave eshte ruajtur origjinale-veshja me e vjeter eshte ajo me kemishe te gjate, me fustanelle e tirq kofshore, veshja me poture e tirq gjunjare, veshje me qillota. Ne veshjet me te vjetra vendase jane perdorur opinga te lopes, kepuce me profka, opinga me sholle te regjur, opingat me xhufka. Ne koke eshte mbajtur qylaf i bardhe me thumb ne maje.
  16. 16.  Kuzhina e zonës së Vlorës është një kuzhinë tipike e zonave malore, por njëkohësisht dhe bregdetare. Në të përdoren prodhime të freskëta blegtorale të kopeve të dhirta dhe të të leshtave që rriten nëpër malet buzë detit me barin gjithnjë të njomë dhe erën e detit. Një tjetër karakteristikë e kuzhinës vlonjate janë pjatat me prodhimet e detit, peshk, midhje, karkaleca deti, aragosta etj. Pijet më tipike të Vlorës janë rakia si dhe dhalla shumë e shijshme produkt i kosit shumë cilësor.
  17. 17.  Para se të planifikohej një bashkim mes dy familjesh, përmes lidhjes së kurorës nga çifti i ri, ajo që shikohej me vëmendje më parë nga të dyja palët, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetër që të ishin të një niveli ekonomik, social e kulturor, në mënyrë që të mos lindnin diferencime e mospërputhje klasore dhe të shmangeshin pakënaqësitë e përveçme.
  18. 18. Punuan : Mirsad Shabani Klasa X9

×