SlideShare a Scribd company logo
1 of 22
Download to read offline
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË BANKA
EMRI I STUDENTIT: Xhino Brokaj, Gentiana Hajdarmataj
TITULLI I LËNDËS: Master i Shkencave në Financë
DEPARTAMENTI: Departamenti i Financës
PRANOI: Dr. Elona Pojani
DATA E DORËZIMIT: 06 Mars 2016
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
2
TABELA E PËRMBAJTJES
ABSTRAKTI.................................................................................................................................................................. 3
PËRSHKRIM I PROBLEMIT ........................................................................................................................................... 4
PYETJA/HIPOTEZAT E KËRKIMIT...............................................................................................................................................4
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT........................................................................................................................................... 6
QËLLIMI I STUDIMIT .............................................................................................................................................................6
OBJEKTIVAT SPECIFIKE ..........................................................................................................................................................6
KONTEKSTI DHE RËNDËSIA ......................................................................................................................................... 7
PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT..................................................................................................................... 9
FILOZOFIA DHE STRATEGJIA E KËRKIMIT ....................................................................................................................................9
POPULLATA DHE KAMPIONIMI................................................................................................................................................9
BURIMET E TË DHËNAVE......................................................................................................................................................11
MANAXHIMI I TË DHËNAVE..................................................................................................................................................12
STRATEGJITË E ANALIZËS SË TË DHËNAVE ................................................................................................................................12
ÇËSHTJE ETIKE...................................................................................................................................................................12
AFATET (DIAGRAMA GANTT) ...............................................................................................................................................14
FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT ...........................................................................................................................15
RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË .....................................................................................................16
BURIMET E STUDIMIT................................................................................................................................................17
REFERENCAT..............................................................................................................................................................18
SHTOJCAT..................................................................................................................................................................19
SHTOJCA 1:......................................................................................................................................................................19
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
3
ABSTRAKTI
Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që
komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me
një konsumator/klient të caktuar. Me qëllim që të identifikonim një biznes për të analizuar teoritë e
motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i
cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër
punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e këtij shërbimi).
Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë
shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të
tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të
motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët .
Punimi ka nje pyetje kërkimore shumë të qartë : “A janë të motivuar punonjësit në banka ? “. Pyetje
të tjera që shoqërojnë janë më tepër me funksion zbulues , në ndihmë të pyetjes bazë kërkimore të
punimit lidhen me motivimin sipas hierarkise në bankë , kulturën e bankave që operojnë në Shqipëri
në lidhje me motivimin dhe format që ato përdorin për ti motivuar punonjësit e tyre . Në këtë punim
është përdorur një metodë kampionimi probabilitare me shtresa , janë marrë në konsideratë dy
variabla për shtresëzim , variabli i pozicionit të punës dhe ai i viteve të eksperiencës në punë.
Përfundimet e këtij punimi shpresojmë të krijojnë nxitje dhe të hapin rrugë për studime të
mëtejshme në lidhje me motivimin e punonjësve duke krijuar një panoramë të plotë jo vetëm në
sektorin bankar por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë për të parë se ku çalon ky proces dhe ku
duhet të ndërhyet për ta përmirësuar atë .
Fjalët kyçe: Motivim , punonjës, metodë, strategji, kampionim etj.
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
4
PËRSHKRIM I PROBLEMIT
Pyetja/hipotezat e kërkimit
Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që
komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me
një konsumator/klient të caktuar . Më përpara ka ekzistuar një teori, e cila thoshte se “malli i mirë
shet veten”, sot gjërat kanë ndryshuar tregu është i mbingopur nga produkte sa të shumta dhe të
ngjashme me njëri-tjetrin, prandaj mënyra si sillen punonjësit me klientët jo vetëm transmeton
drejtpërdrejt filozofinë dhe vizionin e të bërit biznes të një kompanie por përbën dhe diferencën në
treg. Sot punonjësit njihen si aseti më i çmuar i një kompanie, sepse pa ta në fund të fundit
produktet nuk shiten dot. Sot punonjësit motivohen në forma të ndryshme që ata të kryejnë punën sa
më mirë dhe të trasmetojnë ato vlera që kompania ka në rrënjët e saj që kur është themeluar.
Vendi ynë si një vend në tranzicion për më shumë se 20 vjet dhe me biznese të pakonsoliduara, në
fillimet e tij kur u ballafaqua me ekonomine e tregut , mund ti ketë anashkaluar teorite e ndryshme
të motivimit për punonjësit , por sot gjërat mund të kenë ndryshuar . Me qëllim që të identifikonim
një biznes për të analizuar teoritë e motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në
përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin
tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e
këtij shërbimi).Do të mundohemi të identifikojme nëse bankat i motivojnë punonjësit e tyre dhe
cilat metoda ndjekin. Shpesh here puna në bankë është etiketuar jo thjesht si një “punë e rehatshme”
, përpara një kompjuteri në një zyrë të bukur , por edhe si një punë me ngarkesë të lartë psikologjike
, prandaj kjo na shtyu të bëjmë një kërkim mbi motivimin e punonjësve në banka.
Pyetja kerkimore
Pyetja jonë kërkimore është shumë e qartë : A janë të motivuar punonjësit në banka ?
Ajo çka duam të zbulojmë është nëse kjo ngarkesë psikologjike kompensohet në masën e duhur nga
motivimi që bëhet nga banka dhe çfare formash përdorin realisht bankat për motivimin e
punonjësve të tyre .Pra duam të identifikojmë faktorët që përdor banka për motivim dhe realisht sa
është arritur tek punonjësit .
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
5
Pyetje të tjera që do të na ndihmojnë në punimin tonë janë më tepër pyetje zbuluese dhe në ndihmë
të pyetjes sonë kërkimore si :
A ndryshon motivimi në nivele të ndryshme menaxheriale sipas hierarkisë në një institucion bankar
?
A ekziston kultura e motivimit të punonjësve tek bankat që operojnë në Shqipëri ?
Cilat janë format që përdoren nga bankat për motivimin e punonjësve të tyre ?
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
6
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
Qëllimi i studimit
Qëllimi i studimit tonë është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në motivimin e punonjësve të
bankave, më pas do të shohim nëse punonjësit janë të motivuar sipas pozicioneve të punës që ata
kanë. Kjo do të na japë një kornizë të qartë të kulturës së bankave në Shqipëri mbi motivimin e
punonjësve të tyre dhe format që ata përdorin apo duhet të përdorin .
Objektivat specifike
Objektiva specifike që kërkojmë të arrijmë në punimin tonë janë :
 Identifikimi i formave reale të motivimit të punonjëve në bankat shqiptare
 Identifikimi nëse këto faktorë si: pozicioni i punës , ngritja në detyrë , orari i punës , pagat
dhe shpërblimet , marrëdhënja me eprorin/koleget, trajnimet dhe autonomia, ndikojnë në
motivimin e punonjësve
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
7
KONTEKSTI DHE RËNDËSIA
Autorë të ndryshëm të psikologjisë si (Jones, George, & Hill, 2000) e kanë përkufizuar motivimin si
forca psikologjike që përcakton drejtimin e sjelljes së një personi , në nivelin e përpjekjeve dhe
këmbënguljes përballe pengesave. Autori tjetër e përcakton motivimin si një nevojë apo dëshirë që
shërben për të aktivizuar sjellje dhe për të drejtuar atë drejt një qëllimi (Mayers, 1996). Frank
Haëkins e përcakton motivimin si forca që drejton ose e shtyn personin që të sillet në një mënyrë të
veçantë, kjo forcë e brendshme e cila drejton , mban dhe përfundon të gjitha aktivitetet e
rëndësishme ndikon në nivelin e performancës, efikasitetin e arritur dhe kohën e kaluar në një
aktivitet (Haëkins, 1993).
Autorë të tjerë si Anderson dhe Sullivante shpjegojnë ka një lidhje të fortë midis cilësisë së kapitalit
human dhe kënaqësisë së klientit (Anderson & Sullivan, Customer Satisfaction and Ëord of Mouth,
1993).
Një grup autorësh shprehen se kënaqësia e klientit, është e lidhur ngushtë me shërbimin që i ofrohet,
pavarësisht se banka që zgjedh klienti për të operuar varet edhe nga vendndodhja e saj (Anderson,
UK ESSAYS, 1976), (Taylor, 1988) (Vere, 1995),
Një nga bankat më të fuqishme në Europe , “Banka gjermane” deklaron se kapitali human është
çelësi për zhvillimin ekonomik e rrjedhimisht edhe për sektorin (Deutchebank)
Nga autorë të ndryshëm janë ngritur edhe teori të ndryshme mbi motivimin e punonjësve. Ndër
teoritë më të njohura po marrim si bazë : “Teoria e psikologjise sociale dhe personalitetit ”
(Levine, 1936), “Teoria e karakteristikave të punës” (Hackman, 1970) , “Teoria e performancës”
(Porter & Laëer, 1965)
Teoria e psikologjisë sociale dhe personalitetit nga Kurt Levine shprehet si një funksion i personit
(P) dhe mjedisit të punës (E) . Ku tek personi ndikojnë karakteri , aftesitë , personaliteti ndërsa tek
mjedisi i punës ndikojnë kushtet dhe psikologjia sociale e mjedisit .
B = ƒ(P, E)
Teoria e karakteristikave të punës nga Hackman shpjegon se punonjësi mund të motivohet
nëqoftëse puna e tij ka kater karakteristikat e mëposhtëme :
1. Autonomia ( liri mendimi dhe veprimi)
2. Përshkrimi i qartë i detyrave ( ku fillon dhe mbaron përgjegjësia për detyren e tij dhe punën
e tij në tërësi )
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
8
3. Shumëllojshmëria në punë ( jo një punë monotone )
4. Arritja e rezultateteve të planifikuara ( rezultatet e planifikuara nuk duhet të jenë përtej aftësisë
së punonjësit sepse ai do të kërkojë ndihmë nga jashtë për të përmbushur objektivat e
planifikuara , duke ngadalësuar kështu ritmin e punës së gjithë njësisë ekonomike)
Teoria e ngritur nga Porter & Laëer argumenton se performanca në punë është funksion i motivimit
dhe aftësisë së punonjësve .
Performanca = f (aftësi, motivim)
Ata shprehen se sa më të motivuar dhe sa më shumë kompania të ndikojë në përsosjen dhe shtimin e
aftësive të punonjësve aq më shumë do të ndikojë kjo në rritjen e performancës.
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
9
PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT
Filozofia dhe strategjia e kërkimit
 Filozofia : Filozofia që ne do të përdorim në punën tonë lidhet me një filozofi
interpretiviste. Kjo filozofi konkludon në studimin e sjelljes së njerëzve ku më konkretisht
në rastin tonë ka të bëjë me motivimin në sjelljen e punonjësve në punë . Arsyeja që
zgjodhëm këtë filozofi është se punimi ynë ka në qendër njerëzit dhe jo objektet.
 Qasja : Qasja që do të përdorim është një qasje deduktive, sepse studimi ynë pretendon të
sjellë studime përgjithësuese mbi baza statistikore . Kjo qasje të mundëson realizimin e
kampioneve të mëdhenj me shtrirje të gjërë gjeografike dhe mbledhjen e të dhënave cilësore
dhe sasiore si në rastin e studimit tonë. Kjo qasje kërkon më pak kohë në realizimin e saj
sepse nuk tenton të krijoje një teori të re por thjesht të testojë teoritë e motivimit në sektorin
bankar .
 Strategjia : Strategjia e kërkimit që do të na shoqërojë në punimin tonë është strategjia e
rivelimit, e cila përdoret në studime përshkruese dhe eksploruese, duke prodhuar arsye mbi
marrëdhëniet midis variablave dhe jo lidhje shkakore. Sipas kësaj strategjie, për mbledhjen e
të dhënave do të na ndihmojnë pyetësorët, të cilët do mbledhin të dhëna të mjaftueshme për
tju përgjigjur pyetjes sonë kërkimore .
Popullata dhe kampionimi
Popullata : Popullata jonë përfaqësohet nga të gjithë të punësuarit në sektorin bankar .
Për kërkimin tonë do të përdorim një teknike probabilitare, për shkak se kjo teknikë lidhet shumë
me strategjinë tonë të kërkimit (rivelimit) dhe probabiliteti i zgjedhjes se çdo rasti përgjithësisht
është i barabartë. Përdorimi i teknikës probabilitare do të bëhet sepse kemi mundësi të identifikojmë
kornizën e kampionit dhe të bëjmë një përzgjedhje rastësore.
Korniza e kampionit përbëhet nga lista e të gjithë degëve të bankave sipas qyteteve ku ato operojnë
. Kjo është lehtësisht e aksesueshme, duke hapur portalet zyrtare në internet të 16 bankave që
aktualisht operojnë në Shqipëri dhe duke parë degët përkatëse sipas qyteteve , lagjeve ku ato i kanë
të vendosura. Duke qene se në punimin tonë ne do të shohim motivimin e punonjësve të bankave ne
na nevojitet lista e punonjesve të çdo dege në çdo qytet për secilën bankë , prandaj në këtë pjesë ne
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
10
do të insistojmë duke dërguar e-mail në të gjithë drejtuesit e lartë të bankave që operojnë në
Shqipëri që të marrim një aprovim prej tyre .( Adresat e drejtuesve mund të aksesohen në faqet
zyrtare të bankave specifike). Prandaj si fillim jo vetëm do të marrim këtë listë por gjithashtu
pyetësori ynë fillimisht do të plotësohet pikërisht nga këto nivele të larta të drejtimit të bankave .
Madhësia e kampionit duhet të jetë në mënyrë të tillë që kampionet të sigurojnë një shperndarje
normale . Ne do të kemi më shume se 30 kampione kështu që kjo detyrimisht të çon në një
shpërndarje normale . Aktualisht në sistemin bankar janë të punësuar 6708 punonjës, në një rast të
tillë madhësia e përshtatshme e kampionit varion nga 357 (kur korniza është 5000) në 370 ( kur
korniza është 10000) .
Teknika e kampionimit që ne do të përdorim është kampionimi me shtresa, ku ky kampionim të
lejon ndarjen në dy ose më shumë shtresa në bazë të një apo më shumë karakteristikave . Variblat
që do të përdoren në shtresëzimin e kornizës së kampionit janë : pozicioni i punës dhe vitet e
experiencës. Kështu nga punimi ynë pretendojmë të marrim shtresëzimin e kampionit në këtë
formë.
Pozicioni i punës :
 Nivel i lartë menaxherial/drejtues
 Nivel i ulët menaxherial/drejtues
Vitet e experiencës :
 Nën 5 vite
 5-7 vite
 8-10 vite
 Mbi 10 vite
Kjo formë shtresëzimi të viteve të punës nuk është përdorur rastësisht , por është përdorur sepse
mesatarisht pas 6-7 viteve pune në sektorin bankar , është vërejtur që punonjësit e pozicioneve të
ulta humbasin interesin për punën dhe puna ju kthehet në monotoni . Prandaj ne do të shohim
pikërisht këtë shtresëzim, (dy nivelet menaxheriale dhe vitet e experiencës) për të studjuar se sa janë
të motivuar punonjësit nga pozicioni që kanë në institucionin bankar dhe format e ndryshme të
motivimit të përdorura nga bankat .
Më pas do të përdorim kampionimin sistematik për të vazhduar punimin tonë. Fraksioni do të
llogaritet me formulën e mëposhtëme :
Fraksioni = numri aktual i kampionit/ popullsinë totale = 370/6708 = 0.05
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
11
Pra në çdo 20 persona do të përzgjidhet një kampion nga korniza e kampionit pasi është zgjedhur
personi i pare krejt rastësisht . Listën e të punësuarve urojmë ta aksesojme nga bankat përkatëse të
cilat shpresojmë shumë të na ndihmojnë në studimin tonë sepse kjo u shërben edhe atyre për të parë
sesa të motivuar janë punonjësit e tyre . Në rast të kundërt do të jemi të detyruar të përdorim një
kampionim rastësor .
Burimet e të dhënave
Punimi ynë do të përdorë edhe burime parësore edhe burime dytësore .Punimet tona parësore do të
mblidhen nëpërmjet pyetësorit i cili është i paraqitur në shtojcën e punimit . Ne do të përdorim
teknikën “deliver and collect” , pra pyetësorët do të shpërndahen për tu plotësuar në bankat e nivelit
të dytë dhe përsëri do të mbidhen sapo ato të plotësohen në po të njëjtin moment jo në një ditë tjetër
.
Pyetësori ështëe një teknike e cila përdoret në strategjinë e rivelimit. pyetësori është pika më
delikate, sepse nëqoftëse të gjitha pjesëve të punimit mund ti kthehemi për të bërë rregullime, këtu
nuk mundemi . Kjo sepse pyetësori plotësohet vetëm një herë, prandaj ai duhet të ketë pyetje të
formuluara qartë. Gjithashtu mundësia më e mirë është diskutimi me koleget dhe testimi paraprak i
pyetësorit përpara se ai të shkojë tek kampioni. Në pyetësorin tonë pyetjet e para janë pyetje atribut
që lidhen me moshën , gjininë, vitet e eksperiencës dhe pozicioni i punës . Pyetjet e tjera janë pyetje
opinioni të cilat do të marrin mendimin e punonjësit në lidhje me shumë faktorë të cilet në teori
njihen si motivues përkatësisht trajnimet , bashkëpunimi , paga , shpërblimet , autonomia dhe
ngritja në detyre . Gjithashtu kemi përdorur edhe pyetje sasiore për të parë nivelin e shpërblimeve
dhe pagat.
Për burime dytësore do të përdorim literaturat e huaja në lidhje me motivimin e punonjesve në
banka , dhe materiale shqip të botuara në gazeta dhe në INSTAT apo Ministrinë e Financave në
lidhje me numrin e punonjësve në banka. Gjithashtu do të skanojmë me kujdes botimet në revista
apo gazetat për ndonjë informacion të botuar për proçeset e motivimit në banka për punonjësit.
Literatura shqiptare është shumë e kufizuar në këtë fushë prandaj mundësitë më të mëdhaja janë
burimet në literatura të huaja .
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
12
Manaxhimi i të dhënave
Ashtu si shpjeguam pyeteësori është një proçes delikat sepse ai realizohet vetëm njëherë. Pas
marrjes së pyetësorëve të plotësuar ne do të bëjmë ndarjen e tyre në pyetësor të cilët janë plotësuar
nga niveli i lartë i menaxhimit dhe ato të plotësuar nga niveli i ulët në hierarki të punonjësve. Kjo
do të bëhet për arsye që të kemi më të lehtë kodimin e të dhënave dhe më pas përpunimin e të
dhënave të mbledhura .
Strategjitë e analizës së të dhënave
Për analizën e të dhënave do të na vijë në ndihmë programi SPSS ose Eviews të cilin po e mësojmë
dhe pratikojmë në lëndën e ekonometrise këtë semester . Këto programe do të na vijnë shumë në
ndihmë për të nxjerrë përfundime Pasi të kemi mbledhur të dhënat nga pyetësorët ne do të merremi
me kodimin e tyre, të dhënat do i hedhim në exel dhe rrjedhimisht në njërin prej programeve
përkatës duke nxjerrë rezultate statistikore . Këto rezultate do të konsumonin shumë kohë për të
mos thënë që do ishte e pamundur përpunimi i tyre në mënyrë manuale .
Çështje etike
Si çdo punim shkencor kujdes shumë i madh tregohet në çështjet etike të studimit . Padyshim të
dhënat tona dytësore të mbledhura do të jenë nga interneti sepse literatura në gjuhën tonë është
shumë e pakët . Prandaj ne do të shohim ato informacione të cilat janë të besueshme dhe të bazuara
në punime shkencore .Portalet që do të jene si udhëzues për ne do të jenë portale të revistave
shkencore , gazetave ekonomike , publikimeve të qeverisë dhe libraritë online .
Çdo material që do ti vijë në ndihmë punimit tonë do të shkruhet si reference e përdorur gjatë
punimit , dhe çdo autor do të citohet për çdo përkufizim apo ide të krijuar apo interpretuar prej tyre .
Padyshim ndihma më e madhe në punimin tonë do të vijë nga bashkëpunimi që do të kemi me
bankat e nivelit të dytë që të na japin një listë të punonjësve të tyre që të realizohet pyeësori sipas
metodës së kapionimit që ne kemi zgjedhur . Kjo mund të shikohet me skepticizem nga bankat
sepse është një material tepër konfidencial prandaj ne do të kembëngulim dhe do të sqarojmë me
detaje se ky material do të jetë plotësisht konfidencial dhe do të përdoret thjesht për efekt studimi
dhe nuk do të publikohet askund tjetër meqë aty ndodhen të dhënat e punonjësve të tyre .
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
13
Një kujdes të veçantë do të tregojmë dhe për disa pyetje të sikletshme që mund të ketë pyeësori ynë,
si psh pyetja mbi pagën dhe shpërblime , ne do të sigurojmë personin që plotëson pyetësorin se këto
të dhëna do të përdoren për një kërkim shkencor dhe anonimiteti është pjesë e tij . Në mënyrën si do
ta realizojmë pyetësorin nuk kërkojme dhe as nuk do të detyrojmë askënd ta plotësoje atë ,
pjesmarja ose jo do të jetë në mënyre vullnetare . Pyetësori në fillim të tij do te jetë i pajisur me dy
logot atë të Universitetit të Tiranës dhe logon e Fakultetit të Ekonomisë për të treguar se cilit
institucioni arsimor i përkasim , kjo krijon jo vetëm një paraqitje estetike por edhe seriozitet në
punën që ne po bëjmë në studimin tonë .
Si përfundim të dhënat do të mbrohen sipas direktivave europiane në fuqi të mbrojtjes së të dhënave
95/46/EC (ratifikuar me ligjin NR.9887, datë 10.03.2008 në Shqipëri ) për mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive individuale përfshire të drejtën për privatësii lidhur me përpunimin e të dhënave personale
.
Afatet (diagrama Gantt)
Veprimtaria
2015 2016
T2 T3 T4 T1 T2 T3
Rishikim i literaturës
Mbledhje e të dhënave dytësore të kujdesshme
Analiza e të dhenavë dytësore dhe konkluzionet e
tyre te vlefshme per punen tone
Mbledhja e të dhënave parësore nëpërmjet
shpërndarjes së pyetësorëve
Përpunimi i të dhënave nga pyetesoret
Analiza e të dhënave të marra nga pyetësorët
Nxjerrja e përfundimeve të studimit
FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT
Si çdo punim dhe punimi ynë mendojmë se shfaq fuqi dhe dobësi, të cilat i kemi listuar si më poshtë
Fuqite :
 Punimi ynë ka përdorur një teknike probabilitare kampionimi e cila është një teknike që të
ndihmon të nxjerrësh përfundime përgjithësuese mbi baza statistikore
 Teknika e kampionimit të përdorur me shtresa të lejon të marrësh përfaqësim nga çdo
shtresë dhe ka avantazh se është më përfaqësues se gjithë të tjerët .
 Literatura që do të përdoret do të jetë e huaj dhe mbi të gjitha një literaturë e besueshme
 Përdorimi i pyetësorit si metode efektive për mbledhjen e të dhënave
 Programet kompjuterike ( SPSS ose Evieës) të cilat përpunojnë të dhënat në mënyre të sakte
 Çështjet etike të ndjekura në mënyrë rigoroze do të na japin një punim me një cilësi shumë
të mirë
 Rezultatet e nxjerra nga punimi ynë shpresojmë ti shërbejnë bankave që operojnë në
Shqipëri duke kuptuar se cili pozicion pune është më pak i motivuar dhe si duhet të veprojë
për ti motivuar edhe këtë pjesë të punonjesve të saj
Dobësitë :
 Realisht punimi ynë kërkon shumë kohë dhe shpenzime të mëdha udhëtimi , të cilat duhen
pasur shumë parasysh përpara se ti futemi këtij studimi
 Dobësi tjetër është shtrirja tepër e gjërë gjeografike (në të gjithë Shqipërinë).
 Mungesa e literaturës vendase krijon vështirësi në gjetjen dhe përpunimin e literaturës së
huaj
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
16
RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË
Punimi që ne po ndërmarrim nuk është thjeshtë një detyrë kursi por një hap që do ta ndërmarrim në
të ardhmen sepse motivimi i punonjësve është një pikë delikate në ditet e sotme duke qenë se ata
janë aseti më i çmuar për çdo kompani Mund të konsiderohen edhe si ambasadorë të institucionit .
Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë
shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të
tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të
motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët .
Kjo do të ndihmojë që pasi të jetë identifikuar kjo pjesë e hierarkisë banka të mund të krahasojë
format e saj të motivimit që ka përdorur deri tani dhe ku ka çaluar puna e saj . Kjo do ti hapë rrugë
përmirësimit të motivimit të këtyre pjesëve të hierarkisë duke menduar se cilat forma të tjera të
motivimit mund të përdorë banka nëqoftëse ka rezultuar pa sukses deri tani .
Shpresojmë shumë që studimi ynë në këtë fushë të hapë rrugë të reja studimi për të përmirësuar dhe
pasuruar fushën përkatëse me punime të tjera me në qendër motivimin e punonjësve në banka apo
dhe në sektorë të tjerë. Një pasurim me studime të tilla do të japë një panoramë të plotë në lidhje me
sektorë të ndryshëm përfshirë dhe sektorin bankar për elementet motivues që përdoren dhe ofrohen
nga këta sektorë si : ngritja në detyrë , pagat , shpërblimet , trajnimet, autonominë etj .
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
17
BURIMET E STUDIMIT
 Koha : Punimi ynë është një punim i cili kërkon një kohë të gjatë ku sipas parashikimit tonë
ai ka një shpërndarje në 6 tremujore , që do të thotë një punë intensive dhe e mirëorganizuar
për një afat 2 vjecar
 Burimet financiare : shtrirja e madhe gjeografike e bën këtë punim një punim me kosto të
larta udhëtimi , prandaj kjo pjesë duhet pasur parasysh që në fillim të tij dhe dmarre masat e
nevojshme financiare . Gjithashtu kosto të lartë mund të shfaqin dhe portalet dhe libraritë
elektronike me pagesë të cilat do të na hyjnë në punë në fillim të kërkimit të të dhënave
dytësore prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Një mënyre e mirë do të ishte të
llogarisnim me afërsi shumat financiare që do të përdorim qoftë në fazën në terren , qoftë
ajo e rishikimit dhe mbledhjes së të dhënave dytësore që mos te dalim jashtë parashikimeve
dhe mundësive
 Programet kompjuterike : Do të na ndihmojnë për tëlehtësuar punën tonë të përpunimit të
të dhënave .
 Punonjësit : Studimi ynë bazohet tek sjellja e njerëzve dhe arsyet që cojnë në motivim apo
demotivim të tyre në punë , prandaj ata janë aseti më i çmuar i studimit tonë dhe prej tyre
shpresojmë shumë të marrim të dhëna sa më të sakta që ti vlejnë studimit tonë
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
18
REFERENCAT
Anderson. (1976). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-
retail-bank.php
Anderson, & Sullivan. (1993). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Jornual Of Service Reserch .
Anderson, & Sullivan. (1998). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Journal of service reserch .
Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-work-life-
balance.htm
Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life-
balance.htm
Deutchebank. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life-
balance.htm
Haëkins, F. (1993). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of-
motivation/
Jones, George, J., & Hill, C. (2000). Motivation raising . Retrieved from
http://www.motivationraising.com/definitions-of-motivation/
Levine, K. (1936). Wikipedia. Retrieved 03 03, 2016, from https://en.wikipedia.org/ëiki/Kurt_Leëin
Mayers, D. (1996). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of-
motivation/
Taylor, L. (1988). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-
retail-bank.php
Thëaites, & Vere. (1995 ). UK ESSAYS. Retrieved from
http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-retail-bank.php
Vere, T. &. (1995). UKESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-
retail-bank.php
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
19
SHTOJCAT
Shtojca 1:
Ky pyetësor është në funksion të një studimi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Punimi është ndërmarrë nga tre studentë pranë fakultetit, dega Master Shkencor në Financë. Qëllimi
i pyetësorit është arritja e rezultateve të nevojshme për vijueshmërinë e studimit.
Të dhënat e marra nga ky pyetësor nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër veç atyre studimore.
Respektohet anonimiteti i të gjitha përgjigjeve dhe njësive të adresuara.
1.Gjinia :
a) Mashkull
b) Femër
2.Mosha :
a) Nën 30 vjeç
b) 30 -39 vjeç
c) 40-49 vjeç
d) Mbi 50 vjeç
3. Vite eksperience :
a) Nën 5 vite
b) 5-7 vite
c) 8-10 vite
d) Mbi 10 vite
4.Pozicioni i punës _______________________
5.Paga juaj :
 30.000-45.000
 45.001-55.000
 50.001-75.000
 75.001-100.000
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
20
 100.001-125.000
 Tjetër__________
6.Faza e rekrutimit të punonjësve në bankë bëhet nëpërmjet kontrollit të njohurive
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
7. Përzgjedhja e stafit të rekrutuar bëhet nga drejtorët
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
8.Në bankë aplikohen trajnime në bazë të performancës individuale të punonjësve
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
9.Në bankë aplikohen trajnime specifike në lidhje me pozicionin e punës
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
10.Në mjedisin e punës ekziston një frymë bashkëpunimi me eprorin
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
21
 Aspak dakort
11. Në mjedisin e punës ekziston një fryme bashkëpunimi me kolegët e departamentit dhe kolegët e
departamenteve të tjera
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
12. Banka aplikon paga dhe shpërblime të krahasueshme me tregun
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
13. Banka aplikon paga dhe shpërblime në bazë të performancës individuale
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
14. Sa ka qenë shpërblimi juaj në këto 3 muaj
 0-20.000
 20.001-40.000
 40.001-60.000
 60.001-80.000
 80.001-100.000
 Tjeter __________
15.Pozicioni juaj i punës në këte bankë ju jep autonomi/ pavarësi në punë
 Plotësisht dakort
Departamenti i Financës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Master Shkencor në Financë
22
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
16.Në këtë bankë ku jeni punësuar keni mundësi për rritje në pozicion dhe të bëni karriere
 Plotësisht dakort
 Dakort
 Pjesërisht dakort
 Aspak dakort
Në rastin e sygjerimeve të mëtëjshme dhe informacionit më të hollësishëm ju lutemi të
shpreheni në vijim :
Jepni opinionin tuaj rreth pyetësorit në qoftë se dëshironi.
Faleminderit për kohën dhe vëmëndjen !

More Related Content

What's hot

Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi adahajdarmataj
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiShpejtim Rudi
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajAtlantida Marketing Club
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizativeJozef Nokaj
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VNGO Etnika
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jahaLulzim Jaha
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 

What's hot (20)

Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Plan biznesi
Plan biznesi Plan biznesi
Plan biznesi
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
 
Risku
RiskuRisku
Risku
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
Ekonomia
EkonomiaEkonomia
Ekonomia
 

Viewers also liked

Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitSokol Luzi
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - Zgjedhja
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - ZgjedhjaMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - Zgjedhja
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - ZgjedhjaSokol Luzi
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitSokol Luzi
 
Teste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterTeste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterMuhamet Sopa
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Refik Mustafa
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda lugailjana
 
Metodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostresMetodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostresMenaxherat
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMenaxherat
 
Mostra kerkimore
Mostra kerkimoreMostra kerkimore
Mostra kerkimorestudent
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbaneIrena Gjoni
 
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim Përgjegjaj
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim PërgjegjajMenaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim Përgjegjaj
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim PërgjegjajAtlantida Marketing Club
 
Kapitulli 9 kerkimet sasiore
Kapitulli 9  kerkimet sasioreKapitulli 9  kerkimet sasiore
Kapitulli 9 kerkimet sasioreLavdije Raçi
 
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE FSPD
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE  FSPDDETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE  FSPD
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE FSPD#MesueseAurela Elezaj
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoHysen Doko
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliirena kotobelli
 

Viewers also liked (20)

Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 2 - Formulimi i problemit të kërkimit
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - Zgjedhja
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - ZgjedhjaMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - Zgjedhja
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 4 - Zgjedhja
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
 
Teste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterTeste Ekonometri Master
Teste Ekonometri Master
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
 
Metodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostresMetodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostres
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Mostra kerkimore
Mostra kerkimoreMostra kerkimore
Mostra kerkimore
 
Pyetesore mbi HTA
Pyetesore mbi HTAPyetesore mbi HTA
Pyetesore mbi HTA
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
 
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim Përgjegjaj
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim PërgjegjajMenaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim Përgjegjaj
Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore(seminari final) Bekim Përgjegjaj
 
Kapitulli 9 kerkimet sasiore
Kapitulli 9  kerkimet sasioreKapitulli 9  kerkimet sasiore
Kapitulli 9 kerkimet sasiore
 
Reklama (1)
Reklama (1)Reklama (1)
Reklama (1)
 
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE FSPD
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE  FSPDDETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE  FSPD
DETYRE KURSI ....ORGANIZIMI I PUNES NE FSPD
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Employee Motivation
Employee MotivationEmployee Motivation
Employee Motivation
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
 

Similar to Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Definimi i nevojave për personel
Definimi i nevojave për personelDefinimi i nevojave për personel
Definimi i nevojave për personelfatlumhashani
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 
Departamenti i MBNJ 2014
Departamenti i MBNJ 2014Departamenti i MBNJ 2014
Departamenti i MBNJ 2014Mikena Çako
 
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur ShehuDoracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur ShehuFlamurShehu
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Shpejtim Rudi
 
Menaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - SyllabusMenaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - SyllabusJozef Nokaj
 
Punim seminarik ne menaxhment (2)
Punim seminarik ne menaxhment (2)Punim seminarik ne menaxhment (2)
Punim seminarik ne menaxhment (2)Ramë Hajraj
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeDiellza Haxhimehmeti
 
Menaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezoreMenaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezoreekonomia
 
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdfliber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdfcvffees
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMuhamet Sopa
 
Definimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelBlinera Sahiti
 
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanePyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanesamel123456
 
Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Gazmir Rrahmani
 
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"Eshref Ramadani
 

Similar to Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka" (20)

Definimi i nevojave për personel
Definimi i nevojave për personelDefinimi i nevojave për personel
Definimi i nevojave për personel
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Departamenti 2014
Departamenti 2014Departamenti 2014
Departamenti 2014
 
Departamenti i MBNJ 2014
Departamenti i MBNJ 2014Departamenti i MBNJ 2014
Departamenti i MBNJ 2014
 
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur ShehuDoracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
 
Menaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - SyllabusMenaxhimi i BVM - Syllabus
Menaxhimi i BVM - Syllabus
 
Punim seminarik ne menaxhment (2)
Punim seminarik ne menaxhment (2)Punim seminarik ne menaxhment (2)
Punim seminarik ne menaxhment (2)
 
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxherialeZhvillimi i karrierës menaxheriale
Zhvillimi i karrierës menaxheriale
 
Menaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezoreMenaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezore
 
BAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMITBAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMIT
 
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdfliber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
liber_per_karrier_per_klasa_te_6_dhe_te_7 (1).pdf
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
 
Definimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personel
 
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
 
Projekt teza
Projekt tezaProjekt teza
Projekt teza
 
Fu temat
Fu tematFu temat
Fu temat
 
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanePyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane
 
Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7
 
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"
Teoria-Qasja "Rruga Qellimi"
 

Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

  • 1. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË BANKA EMRI I STUDENTIT: Xhino Brokaj, Gentiana Hajdarmataj TITULLI I LËNDËS: Master i Shkencave në Financë DEPARTAMENTI: Departamenti i Financës PRANOI: Dr. Elona Pojani DATA E DORËZIMIT: 06 Mars 2016
  • 2. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 2 TABELA E PËRMBAJTJES ABSTRAKTI.................................................................................................................................................................. 3 PËRSHKRIM I PROBLEMIT ........................................................................................................................................... 4 PYETJA/HIPOTEZAT E KËRKIMIT...............................................................................................................................................4 QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT........................................................................................................................................... 6 QËLLIMI I STUDIMIT .............................................................................................................................................................6 OBJEKTIVAT SPECIFIKE ..........................................................................................................................................................6 KONTEKSTI DHE RËNDËSIA ......................................................................................................................................... 7 PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT..................................................................................................................... 9 FILOZOFIA DHE STRATEGJIA E KËRKIMIT ....................................................................................................................................9 POPULLATA DHE KAMPIONIMI................................................................................................................................................9 BURIMET E TË DHËNAVE......................................................................................................................................................11 MANAXHIMI I TË DHËNAVE..................................................................................................................................................12 STRATEGJITË E ANALIZËS SË TË DHËNAVE ................................................................................................................................12 ÇËSHTJE ETIKE...................................................................................................................................................................12 AFATET (DIAGRAMA GANTT) ...............................................................................................................................................14 FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT ...........................................................................................................................15 RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË .....................................................................................................16 BURIMET E STUDIMIT................................................................................................................................................17 REFERENCAT..............................................................................................................................................................18 SHTOJCAT..................................................................................................................................................................19 SHTOJCA 1:......................................................................................................................................................................19
  • 3. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 3 ABSTRAKTI Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me një konsumator/klient të caktuar. Me qëllim që të identifikonim një biznes për të analizuar teoritë e motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e këtij shërbimi). Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët . Punimi ka nje pyetje kërkimore shumë të qartë : “A janë të motivuar punonjësit në banka ? “. Pyetje të tjera që shoqërojnë janë më tepër me funksion zbulues , në ndihmë të pyetjes bazë kërkimore të punimit lidhen me motivimin sipas hierarkise në bankë , kulturën e bankave që operojnë në Shqipëri në lidhje me motivimin dhe format që ato përdorin për ti motivuar punonjësit e tyre . Në këtë punim është përdorur një metodë kampionimi probabilitare me shtresa , janë marrë në konsideratë dy variabla për shtresëzim , variabli i pozicionit të punës dhe ai i viteve të eksperiencës në punë. Përfundimet e këtij punimi shpresojmë të krijojnë nxitje dhe të hapin rrugë për studime të mëtejshme në lidhje me motivimin e punonjësve duke krijuar një panoramë të plotë jo vetëm në sektorin bankar por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë për të parë se ku çalon ky proces dhe ku duhet të ndërhyet për ta përmirësuar atë . Fjalët kyçe: Motivim , punonjës, metodë, strategji, kampionim etj.
  • 4. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 4 PËRSHKRIM I PROBLEMIT Pyetja/hipotezat e kërkimit Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me një konsumator/klient të caktuar . Më përpara ka ekzistuar një teori, e cila thoshte se “malli i mirë shet veten”, sot gjërat kanë ndryshuar tregu është i mbingopur nga produkte sa të shumta dhe të ngjashme me njëri-tjetrin, prandaj mënyra si sillen punonjësit me klientët jo vetëm transmeton drejtpërdrejt filozofinë dhe vizionin e të bërit biznes të një kompanie por përbën dhe diferencën në treg. Sot punonjësit njihen si aseti më i çmuar i një kompanie, sepse pa ta në fund të fundit produktet nuk shiten dot. Sot punonjësit motivohen në forma të ndryshme që ata të kryejnë punën sa më mirë dhe të trasmetojnë ato vlera që kompania ka në rrënjët e saj që kur është themeluar. Vendi ynë si një vend në tranzicion për më shumë se 20 vjet dhe me biznese të pakonsoliduara, në fillimet e tij kur u ballafaqua me ekonomine e tregut , mund ti ketë anashkaluar teorite e ndryshme të motivimit për punonjësit , por sot gjërat mund të kenë ndryshuar . Me qëllim që të identifikonim një biznes për të analizuar teoritë e motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e këtij shërbimi).Do të mundohemi të identifikojme nëse bankat i motivojnë punonjësit e tyre dhe cilat metoda ndjekin. Shpesh here puna në bankë është etiketuar jo thjesht si një “punë e rehatshme” , përpara një kompjuteri në një zyrë të bukur , por edhe si një punë me ngarkesë të lartë psikologjike , prandaj kjo na shtyu të bëjmë një kërkim mbi motivimin e punonjësve në banka. Pyetja kerkimore Pyetja jonë kërkimore është shumë e qartë : A janë të motivuar punonjësit në banka ? Ajo çka duam të zbulojmë është nëse kjo ngarkesë psikologjike kompensohet në masën e duhur nga motivimi që bëhet nga banka dhe çfare formash përdorin realisht bankat për motivimin e punonjësve të tyre .Pra duam të identifikojmë faktorët që përdor banka për motivim dhe realisht sa është arritur tek punonjësit .
  • 5. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 5 Pyetje të tjera që do të na ndihmojnë në punimin tonë janë më tepër pyetje zbuluese dhe në ndihmë të pyetjes sonë kërkimore si : A ndryshon motivimi në nivele të ndryshme menaxheriale sipas hierarkisë në një institucion bankar ? A ekziston kultura e motivimit të punonjësve tek bankat që operojnë në Shqipëri ? Cilat janë format që përdoren nga bankat për motivimin e punonjësve të tyre ?
  • 6. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 6 QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT Qëllimi i studimit Qëllimi i studimit tonë është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në motivimin e punonjësve të bankave, më pas do të shohim nëse punonjësit janë të motivuar sipas pozicioneve të punës që ata kanë. Kjo do të na japë një kornizë të qartë të kulturës së bankave në Shqipëri mbi motivimin e punonjësve të tyre dhe format që ata përdorin apo duhet të përdorin . Objektivat specifike Objektiva specifike që kërkojmë të arrijmë në punimin tonë janë :  Identifikimi i formave reale të motivimit të punonjëve në bankat shqiptare  Identifikimi nëse këto faktorë si: pozicioni i punës , ngritja në detyrë , orari i punës , pagat dhe shpërblimet , marrëdhënja me eprorin/koleget, trajnimet dhe autonomia, ndikojnë në motivimin e punonjësve
  • 7. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 7 KONTEKSTI DHE RËNDËSIA Autorë të ndryshëm të psikologjisë si (Jones, George, & Hill, 2000) e kanë përkufizuar motivimin si forca psikologjike që përcakton drejtimin e sjelljes së një personi , në nivelin e përpjekjeve dhe këmbënguljes përballe pengesave. Autori tjetër e përcakton motivimin si një nevojë apo dëshirë që shërben për të aktivizuar sjellje dhe për të drejtuar atë drejt një qëllimi (Mayers, 1996). Frank Haëkins e përcakton motivimin si forca që drejton ose e shtyn personin që të sillet në një mënyrë të veçantë, kjo forcë e brendshme e cila drejton , mban dhe përfundon të gjitha aktivitetet e rëndësishme ndikon në nivelin e performancës, efikasitetin e arritur dhe kohën e kaluar në një aktivitet (Haëkins, 1993). Autorë të tjerë si Anderson dhe Sullivante shpjegojnë ka një lidhje të fortë midis cilësisë së kapitalit human dhe kënaqësisë së klientit (Anderson & Sullivan, Customer Satisfaction and Ëord of Mouth, 1993). Një grup autorësh shprehen se kënaqësia e klientit, është e lidhur ngushtë me shërbimin që i ofrohet, pavarësisht se banka që zgjedh klienti për të operuar varet edhe nga vendndodhja e saj (Anderson, UK ESSAYS, 1976), (Taylor, 1988) (Vere, 1995), Një nga bankat më të fuqishme në Europe , “Banka gjermane” deklaron se kapitali human është çelësi për zhvillimin ekonomik e rrjedhimisht edhe për sektorin (Deutchebank) Nga autorë të ndryshëm janë ngritur edhe teori të ndryshme mbi motivimin e punonjësve. Ndër teoritë më të njohura po marrim si bazë : “Teoria e psikologjise sociale dhe personalitetit ” (Levine, 1936), “Teoria e karakteristikave të punës” (Hackman, 1970) , “Teoria e performancës” (Porter & Laëer, 1965) Teoria e psikologjisë sociale dhe personalitetit nga Kurt Levine shprehet si një funksion i personit (P) dhe mjedisit të punës (E) . Ku tek personi ndikojnë karakteri , aftesitë , personaliteti ndërsa tek mjedisi i punës ndikojnë kushtet dhe psikologjia sociale e mjedisit . B = ƒ(P, E) Teoria e karakteristikave të punës nga Hackman shpjegon se punonjësi mund të motivohet nëqoftëse puna e tij ka kater karakteristikat e mëposhtëme : 1. Autonomia ( liri mendimi dhe veprimi) 2. Përshkrimi i qartë i detyrave ( ku fillon dhe mbaron përgjegjësia për detyren e tij dhe punën e tij në tërësi )
  • 8. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 8 3. Shumëllojshmëria në punë ( jo një punë monotone ) 4. Arritja e rezultateteve të planifikuara ( rezultatet e planifikuara nuk duhet të jenë përtej aftësisë së punonjësit sepse ai do të kërkojë ndihmë nga jashtë për të përmbushur objektivat e planifikuara , duke ngadalësuar kështu ritmin e punës së gjithë njësisë ekonomike) Teoria e ngritur nga Porter & Laëer argumenton se performanca në punë është funksion i motivimit dhe aftësisë së punonjësve . Performanca = f (aftësi, motivim) Ata shprehen se sa më të motivuar dhe sa më shumë kompania të ndikojë në përsosjen dhe shtimin e aftësive të punonjësve aq më shumë do të ndikojë kjo në rritjen e performancës.
  • 9. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 9 PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT Filozofia dhe strategjia e kërkimit  Filozofia : Filozofia që ne do të përdorim në punën tonë lidhet me një filozofi interpretiviste. Kjo filozofi konkludon në studimin e sjelljes së njerëzve ku më konkretisht në rastin tonë ka të bëjë me motivimin në sjelljen e punonjësve në punë . Arsyeja që zgjodhëm këtë filozofi është se punimi ynë ka në qendër njerëzit dhe jo objektet.  Qasja : Qasja që do të përdorim është një qasje deduktive, sepse studimi ynë pretendon të sjellë studime përgjithësuese mbi baza statistikore . Kjo qasje të mundëson realizimin e kampioneve të mëdhenj me shtrirje të gjërë gjeografike dhe mbledhjen e të dhënave cilësore dhe sasiore si në rastin e studimit tonë. Kjo qasje kërkon më pak kohë në realizimin e saj sepse nuk tenton të krijoje një teori të re por thjesht të testojë teoritë e motivimit në sektorin bankar .  Strategjia : Strategjia e kërkimit që do të na shoqërojë në punimin tonë është strategjia e rivelimit, e cila përdoret në studime përshkruese dhe eksploruese, duke prodhuar arsye mbi marrëdhëniet midis variablave dhe jo lidhje shkakore. Sipas kësaj strategjie, për mbledhjen e të dhënave do të na ndihmojnë pyetësorët, të cilët do mbledhin të dhëna të mjaftueshme për tju përgjigjur pyetjes sonë kërkimore . Popullata dhe kampionimi Popullata : Popullata jonë përfaqësohet nga të gjithë të punësuarit në sektorin bankar . Për kërkimin tonë do të përdorim një teknike probabilitare, për shkak se kjo teknikë lidhet shumë me strategjinë tonë të kërkimit (rivelimit) dhe probabiliteti i zgjedhjes se çdo rasti përgjithësisht është i barabartë. Përdorimi i teknikës probabilitare do të bëhet sepse kemi mundësi të identifikojmë kornizën e kampionit dhe të bëjmë një përzgjedhje rastësore. Korniza e kampionit përbëhet nga lista e të gjithë degëve të bankave sipas qyteteve ku ato operojnë . Kjo është lehtësisht e aksesueshme, duke hapur portalet zyrtare në internet të 16 bankave që aktualisht operojnë në Shqipëri dhe duke parë degët përkatëse sipas qyteteve , lagjeve ku ato i kanë të vendosura. Duke qene se në punimin tonë ne do të shohim motivimin e punonjësve të bankave ne na nevojitet lista e punonjesve të çdo dege në çdo qytet për secilën bankë , prandaj në këtë pjesë ne
  • 10. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 10 do të insistojmë duke dërguar e-mail në të gjithë drejtuesit e lartë të bankave që operojnë në Shqipëri që të marrim një aprovim prej tyre .( Adresat e drejtuesve mund të aksesohen në faqet zyrtare të bankave specifike). Prandaj si fillim jo vetëm do të marrim këtë listë por gjithashtu pyetësori ynë fillimisht do të plotësohet pikërisht nga këto nivele të larta të drejtimit të bankave . Madhësia e kampionit duhet të jetë në mënyrë të tillë që kampionet të sigurojnë një shperndarje normale . Ne do të kemi më shume se 30 kampione kështu që kjo detyrimisht të çon në një shpërndarje normale . Aktualisht në sistemin bankar janë të punësuar 6708 punonjës, në një rast të tillë madhësia e përshtatshme e kampionit varion nga 357 (kur korniza është 5000) në 370 ( kur korniza është 10000) . Teknika e kampionimit që ne do të përdorim është kampionimi me shtresa, ku ky kampionim të lejon ndarjen në dy ose më shumë shtresa në bazë të një apo më shumë karakteristikave . Variblat që do të përdoren në shtresëzimin e kornizës së kampionit janë : pozicioni i punës dhe vitet e experiencës. Kështu nga punimi ynë pretendojmë të marrim shtresëzimin e kampionit në këtë formë. Pozicioni i punës :  Nivel i lartë menaxherial/drejtues  Nivel i ulët menaxherial/drejtues Vitet e experiencës :  Nën 5 vite  5-7 vite  8-10 vite  Mbi 10 vite Kjo formë shtresëzimi të viteve të punës nuk është përdorur rastësisht , por është përdorur sepse mesatarisht pas 6-7 viteve pune në sektorin bankar , është vërejtur që punonjësit e pozicioneve të ulta humbasin interesin për punën dhe puna ju kthehet në monotoni . Prandaj ne do të shohim pikërisht këtë shtresëzim, (dy nivelet menaxheriale dhe vitet e experiencës) për të studjuar se sa janë të motivuar punonjësit nga pozicioni që kanë në institucionin bankar dhe format e ndryshme të motivimit të përdorura nga bankat . Më pas do të përdorim kampionimin sistematik për të vazhduar punimin tonë. Fraksioni do të llogaritet me formulën e mëposhtëme : Fraksioni = numri aktual i kampionit/ popullsinë totale = 370/6708 = 0.05
  • 11. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 11 Pra në çdo 20 persona do të përzgjidhet një kampion nga korniza e kampionit pasi është zgjedhur personi i pare krejt rastësisht . Listën e të punësuarve urojmë ta aksesojme nga bankat përkatëse të cilat shpresojmë shumë të na ndihmojnë në studimin tonë sepse kjo u shërben edhe atyre për të parë sesa të motivuar janë punonjësit e tyre . Në rast të kundërt do të jemi të detyruar të përdorim një kampionim rastësor . Burimet e të dhënave Punimi ynë do të përdorë edhe burime parësore edhe burime dytësore .Punimet tona parësore do të mblidhen nëpërmjet pyetësorit i cili është i paraqitur në shtojcën e punimit . Ne do të përdorim teknikën “deliver and collect” , pra pyetësorët do të shpërndahen për tu plotësuar në bankat e nivelit të dytë dhe përsëri do të mbidhen sapo ato të plotësohen në po të njëjtin moment jo në një ditë tjetër . Pyetësori ështëe një teknike e cila përdoret në strategjinë e rivelimit. pyetësori është pika më delikate, sepse nëqoftëse të gjitha pjesëve të punimit mund ti kthehemi për të bërë rregullime, këtu nuk mundemi . Kjo sepse pyetësori plotësohet vetëm një herë, prandaj ai duhet të ketë pyetje të formuluara qartë. Gjithashtu mundësia më e mirë është diskutimi me koleget dhe testimi paraprak i pyetësorit përpara se ai të shkojë tek kampioni. Në pyetësorin tonë pyetjet e para janë pyetje atribut që lidhen me moshën , gjininë, vitet e eksperiencës dhe pozicioni i punës . Pyetjet e tjera janë pyetje opinioni të cilat do të marrin mendimin e punonjësit në lidhje me shumë faktorë të cilet në teori njihen si motivues përkatësisht trajnimet , bashkëpunimi , paga , shpërblimet , autonomia dhe ngritja në detyre . Gjithashtu kemi përdorur edhe pyetje sasiore për të parë nivelin e shpërblimeve dhe pagat. Për burime dytësore do të përdorim literaturat e huaja në lidhje me motivimin e punonjesve në banka , dhe materiale shqip të botuara në gazeta dhe në INSTAT apo Ministrinë e Financave në lidhje me numrin e punonjësve në banka. Gjithashtu do të skanojmë me kujdes botimet në revista apo gazetat për ndonjë informacion të botuar për proçeset e motivimit në banka për punonjësit. Literatura shqiptare është shumë e kufizuar në këtë fushë prandaj mundësitë më të mëdhaja janë burimet në literatura të huaja .
  • 12. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 12 Manaxhimi i të dhënave Ashtu si shpjeguam pyeteësori është një proçes delikat sepse ai realizohet vetëm njëherë. Pas marrjes së pyetësorëve të plotësuar ne do të bëjmë ndarjen e tyre në pyetësor të cilët janë plotësuar nga niveli i lartë i menaxhimit dhe ato të plotësuar nga niveli i ulët në hierarki të punonjësve. Kjo do të bëhet për arsye që të kemi më të lehtë kodimin e të dhënave dhe më pas përpunimin e të dhënave të mbledhura . Strategjitë e analizës së të dhënave Për analizën e të dhënave do të na vijë në ndihmë programi SPSS ose Eviews të cilin po e mësojmë dhe pratikojmë në lëndën e ekonometrise këtë semester . Këto programe do të na vijnë shumë në ndihmë për të nxjerrë përfundime Pasi të kemi mbledhur të dhënat nga pyetësorët ne do të merremi me kodimin e tyre, të dhënat do i hedhim në exel dhe rrjedhimisht në njërin prej programeve përkatës duke nxjerrë rezultate statistikore . Këto rezultate do të konsumonin shumë kohë për të mos thënë që do ishte e pamundur përpunimi i tyre në mënyrë manuale . Çështje etike Si çdo punim shkencor kujdes shumë i madh tregohet në çështjet etike të studimit . Padyshim të dhënat tona dytësore të mbledhura do të jenë nga interneti sepse literatura në gjuhën tonë është shumë e pakët . Prandaj ne do të shohim ato informacione të cilat janë të besueshme dhe të bazuara në punime shkencore .Portalet që do të jene si udhëzues për ne do të jenë portale të revistave shkencore , gazetave ekonomike , publikimeve të qeverisë dhe libraritë online . Çdo material që do ti vijë në ndihmë punimit tonë do të shkruhet si reference e përdorur gjatë punimit , dhe çdo autor do të citohet për çdo përkufizim apo ide të krijuar apo interpretuar prej tyre . Padyshim ndihma më e madhe në punimin tonë do të vijë nga bashkëpunimi që do të kemi me bankat e nivelit të dytë që të na japin një listë të punonjësve të tyre që të realizohet pyeësori sipas metodës së kapionimit që ne kemi zgjedhur . Kjo mund të shikohet me skepticizem nga bankat sepse është një material tepër konfidencial prandaj ne do të kembëngulim dhe do të sqarojmë me detaje se ky material do të jetë plotësisht konfidencial dhe do të përdoret thjesht për efekt studimi dhe nuk do të publikohet askund tjetër meqë aty ndodhen të dhënat e punonjësve të tyre .
  • 13. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 13 Një kujdes të veçantë do të tregojmë dhe për disa pyetje të sikletshme që mund të ketë pyeësori ynë, si psh pyetja mbi pagën dhe shpërblime , ne do të sigurojmë personin që plotëson pyetësorin se këto të dhëna do të përdoren për një kërkim shkencor dhe anonimiteti është pjesë e tij . Në mënyrën si do ta realizojmë pyetësorin nuk kërkojme dhe as nuk do të detyrojmë askënd ta plotësoje atë , pjesmarja ose jo do të jetë në mënyre vullnetare . Pyetësori në fillim të tij do te jetë i pajisur me dy logot atë të Universitetit të Tiranës dhe logon e Fakultetit të Ekonomisë për të treguar se cilit institucioni arsimor i përkasim , kjo krijon jo vetëm një paraqitje estetike por edhe seriozitet në punën që ne po bëjmë në studimin tonë . Si përfundim të dhënat do të mbrohen sipas direktivave europiane në fuqi të mbrojtjes së të dhënave 95/46/EC (ratifikuar me ligjin NR.9887, datë 10.03.2008 në Shqipëri ) për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale përfshire të drejtën për privatësii lidhur me përpunimin e të dhënave personale .
  • 14. Afatet (diagrama Gantt) Veprimtaria 2015 2016 T2 T3 T4 T1 T2 T3 Rishikim i literaturës Mbledhje e të dhënave dytësore të kujdesshme Analiza e të dhenavë dytësore dhe konkluzionet e tyre te vlefshme per punen tone Mbledhja e të dhënave parësore nëpërmjet shpërndarjes së pyetësorëve Përpunimi i të dhënave nga pyetesoret Analiza e të dhënave të marra nga pyetësorët Nxjerrja e përfundimeve të studimit
  • 15. FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT Si çdo punim dhe punimi ynë mendojmë se shfaq fuqi dhe dobësi, të cilat i kemi listuar si më poshtë Fuqite :  Punimi ynë ka përdorur një teknike probabilitare kampionimi e cila është një teknike që të ndihmon të nxjerrësh përfundime përgjithësuese mbi baza statistikore  Teknika e kampionimit të përdorur me shtresa të lejon të marrësh përfaqësim nga çdo shtresë dhe ka avantazh se është më përfaqësues se gjithë të tjerët .  Literatura që do të përdoret do të jetë e huaj dhe mbi të gjitha një literaturë e besueshme  Përdorimi i pyetësorit si metode efektive për mbledhjen e të dhënave  Programet kompjuterike ( SPSS ose Evieës) të cilat përpunojnë të dhënat në mënyre të sakte  Çështjet etike të ndjekura në mënyrë rigoroze do të na japin një punim me një cilësi shumë të mirë  Rezultatet e nxjerra nga punimi ynë shpresojmë ti shërbejnë bankave që operojnë në Shqipëri duke kuptuar se cili pozicion pune është më pak i motivuar dhe si duhet të veprojë për ti motivuar edhe këtë pjesë të punonjesve të saj Dobësitë :  Realisht punimi ynë kërkon shumë kohë dhe shpenzime të mëdha udhëtimi , të cilat duhen pasur shumë parasysh përpara se ti futemi këtij studimi  Dobësi tjetër është shtrirja tepër e gjërë gjeografike (në të gjithë Shqipërinë).  Mungesa e literaturës vendase krijon vështirësi në gjetjen dhe përpunimin e literaturës së huaj
  • 16. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 16 RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË Punimi që ne po ndërmarrim nuk është thjeshtë një detyrë kursi por një hap që do ta ndërmarrim në të ardhmen sepse motivimi i punonjësve është një pikë delikate në ditet e sotme duke qenë se ata janë aseti më i çmuar për çdo kompani Mund të konsiderohen edhe si ambasadorë të institucionit . Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët . Kjo do të ndihmojë që pasi të jetë identifikuar kjo pjesë e hierarkisë banka të mund të krahasojë format e saj të motivimit që ka përdorur deri tani dhe ku ka çaluar puna e saj . Kjo do ti hapë rrugë përmirësimit të motivimit të këtyre pjesëve të hierarkisë duke menduar se cilat forma të tjera të motivimit mund të përdorë banka nëqoftëse ka rezultuar pa sukses deri tani . Shpresojmë shumë që studimi ynë në këtë fushë të hapë rrugë të reja studimi për të përmirësuar dhe pasuruar fushën përkatëse me punime të tjera me në qendër motivimin e punonjësve në banka apo dhe në sektorë të tjerë. Një pasurim me studime të tilla do të japë një panoramë të plotë në lidhje me sektorë të ndryshëm përfshirë dhe sektorin bankar për elementet motivues që përdoren dhe ofrohen nga këta sektorë si : ngritja në detyrë , pagat , shpërblimet , trajnimet, autonominë etj .
  • 17. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 17 BURIMET E STUDIMIT  Koha : Punimi ynë është një punim i cili kërkon një kohë të gjatë ku sipas parashikimit tonë ai ka një shpërndarje në 6 tremujore , që do të thotë një punë intensive dhe e mirëorganizuar për një afat 2 vjecar  Burimet financiare : shtrirja e madhe gjeografike e bën këtë punim një punim me kosto të larta udhëtimi , prandaj kjo pjesë duhet pasur parasysh që në fillim të tij dhe dmarre masat e nevojshme financiare . Gjithashtu kosto të lartë mund të shfaqin dhe portalet dhe libraritë elektronike me pagesë të cilat do të na hyjnë në punë në fillim të kërkimit të të dhënave dytësore prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Një mënyre e mirë do të ishte të llogarisnim me afërsi shumat financiare që do të përdorim qoftë në fazën në terren , qoftë ajo e rishikimit dhe mbledhjes së të dhënave dytësore që mos te dalim jashtë parashikimeve dhe mundësive  Programet kompjuterike : Do të na ndihmojnë për tëlehtësuar punën tonë të përpunimit të të dhënave .  Punonjësit : Studimi ynë bazohet tek sjellja e njerëzve dhe arsyet që cojnë në motivim apo demotivim të tyre në punë , prandaj ata janë aseti më i çmuar i studimit tonë dhe prej tyre shpresojmë shumë të marrim të dhëna sa më të sakta që ti vlejnë studimit tonë
  • 18. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 18 REFERENCAT Anderson. (1976). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of- retail-bank.php Anderson, & Sullivan. (1993). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Jornual Of Service Reserch . Anderson, & Sullivan. (1998). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Journal of service reserch . Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-work-life- balance.htm Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life- balance.htm Deutchebank. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life- balance.htm Haëkins, F. (1993). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of- motivation/ Jones, George, J., & Hill, C. (2000). Motivation raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of-motivation/ Levine, K. (1936). Wikipedia. Retrieved 03 03, 2016, from https://en.wikipedia.org/ëiki/Kurt_Leëin Mayers, D. (1996). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of- motivation/ Taylor, L. (1988). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of- retail-bank.php Thëaites, & Vere. (1995 ). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-retail-bank.php Vere, T. &. (1995). UKESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of- retail-bank.php
  • 19. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 19 SHTOJCAT Shtojca 1: Ky pyetësor është në funksion të një studimi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Punimi është ndërmarrë nga tre studentë pranë fakultetit, dega Master Shkencor në Financë. Qëllimi i pyetësorit është arritja e rezultateve të nevojshme për vijueshmërinë e studimit. Të dhënat e marra nga ky pyetësor nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër veç atyre studimore. Respektohet anonimiteti i të gjitha përgjigjeve dhe njësive të adresuara. 1.Gjinia : a) Mashkull b) Femër 2.Mosha : a) Nën 30 vjeç b) 30 -39 vjeç c) 40-49 vjeç d) Mbi 50 vjeç 3. Vite eksperience : a) Nën 5 vite b) 5-7 vite c) 8-10 vite d) Mbi 10 vite 4.Pozicioni i punës _______________________ 5.Paga juaj :  30.000-45.000  45.001-55.000  50.001-75.000  75.001-100.000
  • 20. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 20  100.001-125.000  Tjetër__________ 6.Faza e rekrutimit të punonjësve në bankë bëhet nëpërmjet kontrollit të njohurive  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 7. Përzgjedhja e stafit të rekrutuar bëhet nga drejtorët  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 8.Në bankë aplikohen trajnime në bazë të performancës individuale të punonjësve  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 9.Në bankë aplikohen trajnime specifike në lidhje me pozicionin e punës  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 10.Në mjedisin e punës ekziston një frymë bashkëpunimi me eprorin  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort
  • 21. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 21  Aspak dakort 11. Në mjedisin e punës ekziston një fryme bashkëpunimi me kolegët e departamentit dhe kolegët e departamenteve të tjera  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 12. Banka aplikon paga dhe shpërblime të krahasueshme me tregun  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 13. Banka aplikon paga dhe shpërblime në bazë të performancës individuale  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 14. Sa ka qenë shpërblimi juaj në këto 3 muaj  0-20.000  20.001-40.000  40.001-60.000  60.001-80.000  80.001-100.000  Tjeter __________ 15.Pozicioni juaj i punës në këte bankë ju jep autonomi/ pavarësi në punë  Plotësisht dakort
  • 22. Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë 22  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort 16.Në këtë bankë ku jeni punësuar keni mundësi për rritje në pozicion dhe të bëni karriere  Plotësisht dakort  Dakort  Pjesërisht dakort  Aspak dakort Në rastin e sygjerimeve të mëtëjshme dhe informacionit më të hollësishëm ju lutemi të shpreheni në vijim : Jepni opinionin tuaj rreth pyetësorit në qoftë se dëshironi. Faleminderit për kohën dhe vëmëndjen !