Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Plan biznesi

39,814 views

Published on

I punuar per lenden " Menagjimi i Ndermarrjeve te vogla dhe te mesme "

Published in: Business
  • Be the first to comment

Plan biznesi

  1. 1. Plan Biznesi Lënda: Menagjimi I Biznesit të vogël dhe të Mesem Ndërmarrja: BabyLife Profesoresh: Punoi: Justina Shiroka-Pula Diana Rama
  2. 2. Kompania “BabyLife” do te filloj prodhimin e ushqimeve për fëmijë në shtator të vitit 2016, duke realizuar plasimin e produkteve në tregun kosovar, me qëllim të zgjerimit të tregut edhe në rajon. 1.1 Pronsia e kompanisë Emri I biznesit: “ BabyLife” Emri I Pronarve: Diana Rama Egzona Rama Elmira Krasniqi Adresa: Fsh. Manastirc , Ferizaj Tel: +377-44-657-789 E-Mail : babylife@gmail.com Numri I regjistruar ne MIT : 14589678 Statusi I kompanis : Shoqeri Aksionare I. Pershkrimi I kompanis
  3. 3. Emri I plotë Pjesëmarrja në Përqindje Pozita/Titulli Kapitali I Investuar ne euro Diana Rama 40% Pronare e Biznesit 150000 Egzona Rama 30% Menagjere e Prodhimit 100000 Elmira Krasniqi 30% Menagjere e shitjes dhe marketingut 100000 1.2 Hollesira për ndërmarrësin dhe partneriteti në biznes Pjesëmarrja në përqindje për pronarin e biznesit është 40%, me investim në para në shumë prej 150.000 euro, për menaxherën e prodhimit 30% me investim në para prej 100.000 euro, si dhe menaxherja e shitjes dhe marketingut me 30% dhe investim në para në shumë prej 100.000 euro.
  4. 4.  1.3 Historiati dhe statuti I tanishem I ndërmarrjes  Fabrika për prodhimin e ushimit per fëmijë “ BabyLife” planifikon te filloj në shtator të vitit 2016 prodhimin e produkteve. Ajo është e specializuar per prodhimin dhe paketimin e ushimeve per fëmijë të moshës deri 5 vjeq. Në fillim do te bëjm prodhimin e qumshtit për femijët e posalindur në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë nënave qe kanë problem me sigurimin e sasisë se mjaftushme për rritjen ne mënyrë te shëndetshme të fëmijeve te tyre.
  5. 5. Kurse me vonë edhe prodhimin dhe perpunimin e pemve dhe perimëve si : Molla, Dardha ,Kumbulla , Karrota, Patate, etj. Pra duke bërë perpunimin dhe kombinimin ne mënyr te duhur në menyrë qe fëmijet si krijesa me e ndjeshme dhe më e butë që janë te rriten ne mënyr sa me te shendetshme. Produktet e firmes “BabyLife” do te gjinden pothuajse ne te gjitha qytetet e Kosovës. BabyLife ka 35 puntorë, 3 pronarë të biznesi ku njëri prej tyre është menaxher I prodhimit ,dhe 1 është menaxher I shitjes dhe marketingut. Konsumatoret tanë janë femijët 6 muajsh dhe te gjithë fëmijët tjerë deri tek ata te moshës 5 vjeçare.
  6. 6.  1.4 Lokacioni aktual dhe lehtësirat e ndërmarrjes  Fabrika “BabyLife” gjindet ne fshatin Manastirc të Ferizajt. Fabrika për prodhimin e ushqimeve per fëmijë “ BabyLife” ka filluar ta ndërtoj objektin prodhues me infrastukturë shumë te avancuar dhe shumë funksionale me sipërfaqe prej 4500m2 me tendencë për zgjerim . Afër fabrikës sonë nuk ka objekte që zhvillojnë ndonjë veprimtari prodhuse. Prandaj posedojmë hapsirë te bollshmë dhe kemi ndarë një pjesë për kultivimin e pemëve dhe perimeve te nevojshme per zhvillimin e veprimtarisë si dhe kemi ndarë një pjesë për parking për konsumatorët dhe puntorët tanë. Paisjet me te cilat punojmë jane makineri shumë të avancuara dhe te teknologjisë së fundit .
  7. 7. II. Strategjia, qëllimi dhe faktorët kyc të suksesit  2.1 Misioni  BabyLife mbledh, përpunon dhe prodhon pemët dhe perimet për ushqime për femijë . BabyLife sigurohet qe te prodhoj produkte te shendetshme dhe krejtësisht natyrale per fëmijet duke perpunuar pemët dhe perimet ne mënyrë unike dhe organike me dorë dhe teknologj i te avancuar, sepse fëmijët janë qenie të ndjeshme dhe ata duhet ushqyer shëndetshëm. Produktet tona destinohen për fëmijet deri ne moshën 5 vjeqe.
  8. 8. 2.2 Vizioni  Të jemi zgjedhja më e mirë e prindërve për fëmijët ë tyre. 2.3 Objektivat  Në vitin e ardhshëm planifikojmë të rrisim fitimin deri në 50 % .  Pas dy vitesh mund t’I kthejmë investimet, pastaj do e zgjerojmë biznesin dhe do te dyfishojmë numrin e puntorëve si dhe kapacitetin prodhues.  Do të mirremi me prodhimin e produkteve të tjera për femijë e jo vetëm ushqime, por edhe lëngje me përmbajtje të pemëve dhe me shije të ndryshme, qumësht pluhur, ujë me shije të pemëve ,etj,.  Gjithashtu të fitojmë një vend në vetëdijen e konsumatorve si dhe besimin e tyre.
  9. 9. 2.4 SWOT Analiza Përparësitë - Cmime të volitshme - Produkte të shijshme - Produkte me përmbajtje krejtësisht natyrale - Produktet gjenden në gjithë territorin e Kosovës - Blerja online përmes internetit Dobësitë - Kostoja e lartë, mjetet që na nevojiten kanë kosto shumë të lartë - Makineritë e shtrenjta - Numër I madh I punëtorëve Mundësitë - Prodhimi I produkteve të ndryshme - Zgjerimi I fabrikës brenda një kohe të caktuar - Rritja e numrit të punëtroëve Rreziqet - Konkurrenca - Taksat e larta
  10. 10. III. ANALIZA E TREGUT DHE PLANI I MARKETINGUT 3.1 Përkufizimi I produktit ose shërbimit dhe destinimi Ngjashëm me të porsalindurit, edhe foshnjat edhe fëmijët e vegjël kanë një kërkesë relativisht të lartë për ushqim dhe kështu kanë nevojë për ushqim shtesë. Në varësi të zhvillimit individual të foshnjës, nuk mjafton më ushqimi i qumështit pas muajit të 4-të, deri në muajin e 6-të. Ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë zgjatjen e planit të të ushqyerit me ushqimet perime-pemë.Parimet e BabyLife i përmbahen udhëzimeve të prodhimit të pastër bio, pa plehra artificiale. Koha ideale për të filluar me ushqimin plotësues është pas muajit të 7. Perimet e BioLife janë të përshtatura dhe të parapara posaçërishtpër ushqyerjen e foshnjeve. Në ushqimin e parë plotësues është rekomandim që të mos përdoret kripa, prandaj në ushqim të mos hedhen mëlmesa shtesë. Produkti parashihet të shitet ne tërë territorin e Kosovës. BabyLife gjindet kryesisht në barnatore si dhe markete, por sigurisht duke i’u përshtatur temperatures së nevojshme.
  11. 11.  3.2 Segmentimi I tregut dhe tregu cak  Pas një hulumtimi të bërë, ne arritëm në përfundim që kompania “BabyLife” prodhojë produkte vetëm për fëmijet e vegjël, saktësisht që nga foshnjë 0 muajsh e deri në 5 vjec.  3.3 Analiza e konkurrencës dhe cmimeve Si cdo biznes tjetër, edhe biznesi në të cilin I’u kemi qasur ne ka konkurrentë. Biznesi ynë ka përparësi konkurruese dhe të qëndrueshme në raport me konkurrentët për nga produktet që ata ofrojnë. Konkurrenti jonë I drejtë për drejtë është HIPP .Ne gjithmonë përpiqemi që të ofrojmë produkte cilësore, por gjithnjë duke I’u përshtatur cmimeve të tregut dhe duke ofruar cmime të përshtatshme për konsumatorët tanë.
  12. 12. 3.4 PLANI I MARKETINGUT  3.4.1 Produktin/Shëbimin  BabyLife aktualisht është një kompani e cila ofron qumësht pluhur për fëmijë dhe ushqime për fëmijë të moshës prej 0 muajsh deri në 5 vite. Eshtë product natyral dhe me shije shumë të mire dhe të preferueshme për fëmijë. Produkti ka përmbajtje krejtësisht natyrale, pra nga pemët dhe perimet e ndryshme të cilat janë të kultivuara nga kompania BabyLife. Aktualisht ne po mirremi vetëm me prodhimin e ushqimeve për fëmije, me tendencë të zgjerimit të prodhimtarisë sonë.
  13. 13.  3.4.2 Pozicionin në treg “BabyLife” pozicionohet në ndër kompanitë e para dhe më të mira në tregun aktual duke ofruar produkte krejtësisht cilësore dhe të sigurta për femijë. Edhe pse është një kompani e re në treg, ka arritur që të jetë e preferueshme për fëmijë nga prindërit dhe pritet që të kryesoj nga konkurrentët e saj pasiqë është vendore dhe më e besueshme për prindërit .  3.4.3 Strategjia e cmimit/Politika e cmimit “BabyLife” ndjek politikën e cmimeve sipas shpenzimeve dhe konkurrentëve të saj, apo ashtu sic ofron tregu. Cmimet janë të përshtatshme ,dhe ndonjëherë ka oferta, produkte me gratis p.sh blej 2 merr 1 gratis. Ka cmime promocionale të cilat gjithnjë janë të mirëpritura nga konsumatorët.
  14. 14.  3.4.4 Strategjia dhe plani I shitjes  Ne kemi menduar se për të arritur objektivat dhe qëllimet tona, duhet të kemi një strategji dhe një plan të shitjes I cili për të qenë I suksesshëm duhet shumë punë. Produktet gjinden në të gjitha qytetet e Kosovës, dhe duke u ofruar në barnatore si dhe markete pasiqë në këtë mënyrë ne do të mund të jemi më pranë konsumatorëve. Për t’ua lehtësuar punën e blerjes së produkteve tona, ne kemi menduar edhe shtjen online përmës internetit, e cila konsiderohet edhe përparësi kundrejt konkurrentëve tane. www.BabyLife.al
  15. 15.  3.4.5 Plani I promocionit dhe reklamës Reklama është në një mënyrë edhe suksesi I kompanisë sepse produkti duhet treguar tregut për të provuar dhe për të vlersuar ata vet produktin. Ne mendojmë që promcionin e produktit ta bëjmë përmes reklamave televizive, billborde, në rrjetet sociale të cilat tanimë janë shumë të përdorura nga e gjithë bota, p.sh facebook, Instagram etj, broshurat e ndryshme etj,. Poashtu për të mbajtur konsumatorët aktual dhe për të tërhequr konsumatorë të rinjë, ne përdorim strategjinë e produkteve me gratis si dhe lojërat shpërblyese.
  16. 16. IV. Menagjmenti dhe Organizimi 4.1 Struktura Organizative
  17. 17. 4.2 Struktura e pagave Funksioni Nr. I orëve ditore Nr. I orëve në muaj Cmimi për orë(euro) Nr.i puntorëve Paga për muaj(euro) Paga vjetore Pronare e Biznesit 12 orë 360 orë 4 euro 1 1440 euro 17280 euro Menagjere e shitjes 10 orë 300 orë 3 euro 1 900 euro 10800 euro Menagjere e prodhimit 8 orë 240 orë 3 euro 1 720 euro 8640 euro Puntorët e tjerë 7 orë 210 orë 3 euro 30 18900 226800
  18. 18.  4.2.1 Orët e punës dhe ditët e lira Orari I punës është sajuar në mënyr qe te gjith të punsuarit ta kenë ditën e diel të lirë . Kurse orari I punës është planifikuar te mbahet ne dy ndrrime , ndrrimi I parë nga 8:00 – 14:00 dhe ndrrimi I dytë duke filluar 14:00- 20:00 .  4.2.2 Trajnimet Trajnimi I stafit do te filloj te bëhet pas përfundimit të procedurës se aplikimit dhe pranimit në punë I puntorve të caktuar ata do të pregaditën për shërbim në bazë të sektorve. Trajmini I tyre do të bëhet nga 4 puntorë në muaj në këtë mënyr ata do jenë te gatshëm para fillimit të punës.
  19. 19. 5.1 Procesi I Prodhimit Fabrika per prodhimin e produkteve do te jetë e vendosurë në një vend të përshtatshem dhe afër lëndës se parë ku do të këtë dhe hapsirë për parkingun e veturave si dhe një shëtitore tëk vendi ku bëhët vjelja e produkteve që konsumatorët dhe investitorët që janë te interesuar të mund ta vizitojnë vendin dhe te sigurohen per kualitetin e produktëve.  V.Plani Operativ
  20. 20. 5.2 Diagrami I Gantit Financimi do të kompletohet në muajin e parë kurse promocionin do ta bëjm në muajin e dytë dhe të tret si dhe do te vazhdojm pas muajit te pest përsëri. Blerja e paisjeve bëhet në muajin e parë kurse pregaditja e lokacionit ne muajin e parë dhe te dytë. Aktiviteti kohorë Muaji 1 Muaji 2 Muaji 3 Muaji 4 Muaji 5 Në vazhdim Kompletimi I Financimit XXXX Promocioni XXXX XXXX XXXX Blerja e Paisjeve XXXX Përgaditja e Lokacionit XXXX XXXX
  21. 21.  5.3 Paisjet per Prodhim  Paisjet për prodhim që nevojiten janë :  Paisjet për perpunimin e pemve dhe perimëve 25000€  Paisja për paketimin 10000€  Mjetet e punës 5000€  Makina për vjelje 5000.
  22. 22.  5.4 Kapaciteti I prodhimit dhe lënda e parë. Paisjet dhe Mjetet janë disa të kualitetit Amerikan kurse disa të atij Gjermanë. Kapaciteti i paisjes për paketim është nga 15000 deri në 17500 paketime në orë. Kurse I paisjes per perpunimin e pemve dhe perimve nga 8000-10000 në orë. Kurse lëdën e parë do e sigurojm vët pasi që këmi bërë kultivimin e shumë pemve dhe perimve si dhe pjesen tjeter do e blejm nga kultivues vendor përveq disa komponentëve të cilat nevojitën per prodhimin e qumshtit pluhur per fëmij të cilat do I sigurojm nga Amerika.
  23. 23. VI. Analiza dhe Plani Financiar  6.1 Investimet dhe Shpenzimet  Për ta filluar biznesin ‘’BabyLife’’ ka nevojë për 350000 euro e të cilat janë siguruar nga investimet e partnerve qe janë trashëimi familjare.  Shpenzimet të cilat I kemi janë :  Shpenzimet për blerjen e paisjëve,  Shpenzimet e pagave,  Shpenzimet e internetit,  Shpenzimet e reklamave ,  Shpenzimet e energjis elektrike,  Shpenzimet e tatimit etj.
  24. 24. 6.2 Bilanci I gjendjes Asetet Detyrimi dhe Ekuiteti Keshi 155750 LL/P 10000 Patundshmëria ,Pajime 55000 Kapitali I Pronarve 200750 Asetet totale 210750 Detyrimet dhe ekuiteti total 210750 Në bilancin e gjendjes mund të vërejm që Asetet totale me detyrimet dhe ekuiteti janë te barabarta që do të thotë në ekuilibër, shuma është 210750.
  25. 25. 6.3 Interpretimi I Pasqyrave Financiare  6.3.1 Bilanci I Suksesit Të hyrat nga shitja 220000 Shpenzimet e pagave 12000 Shpenzimet e energjis/internetit 2550 Shpenzimet e Reklamës 670 Fitimi para tatimit 204780 Tatimi ne fitim 10% 20478 Fitimi Neto 184302 Pasi qe Bilanci I suksesit paraqet gjendjen financiare te biznesit, në këtë rast në biznesin tonë të hyrat nga shitja do të jene 220000 por që me pagesen e shpenzimve te ndërmarrjës atëher fitimi para tatimit është 204780 pasi që ndërmarrja duhet te paguaj 10% tatim atëher fitimi neto është 184302.
  26. 26. 6.3.2 Pasqyra e rrjedhës së keshit Aktiviteti Operativ: Arktime nga konsumatorët 220000 Shpenzimet : Pagave 12000 Për Furnizime 3250 Të Reklamimit 670 Të energjis/Internetit 2550 Tatimi 10% 20478 Rrjedhja Neto e Keshit nga aktivitetet operuse 181052 Aktivitetet Inverse: Pagesat për blerjen e paisjeve 45000 Arktimet nga shitja: Neto rrjedha e keshit nga aktiviteti inverse 45000 Aktiviteti Financiar: Neto rrjedhja e keshit nga aktiviteti financiar 136052

×