Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
“Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!”
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
“Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!”
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Në këtë projekt hulumtues me temë “Plani biznesor i ndermarjes Dauti-Komerc” në mënyr të përgjithshme theksuam disa nga pikat më të rëndsishme të ndermarjes siç janë historiku, funksioni, struktura, standadizmi, bilancin e suksesit dhe një tabel e cila tregon krahasimin e shitjes së një produkti në mes dy viteve.
Tek historiku folëm për të gjith veprimtarin e ndërmarjes Dauti Komerc prej themelimit të saj e deri më sot. Treguam se si funksionon kjo kompani me çfar veprimatrie meret, cili është vizioni e misoni i tyre. Gjithashtu folem edhe për strukturën organizative, se sa veshtir është të udhëhiqet kjo ndermarje me 500 të punësuar. Folem dhe se si kjo ndermarje ka kriuar besushmëri të plot tek konsumatorët me standradet më të larta të produkteve të cilat i ofron në treg.
Në suaza të keti projekti gjithashtu u bë edhe SWOT-analiza e ndermarjes e cila tregon perparsit e mundsit e shumta dhe dobsit e kercinmet e pakta. Që don të thotë se kjo kompani është lider i shëndosh në tregun tonë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit si Kosov, Mal të Zi e Shqipri.
Bilanci i suksesit nuk është bërë sipas informacioneve të sakta!
Marketing of the bottom of the pyramid (Rast Studimor)Keti Gjipali
Në ekonomi, fundi i piramidës është një treg i madh, por ky është tregu më i varfëri në aspektin socio-ekonomik,
Shpesh këti tregu i referohemi si ‘Baza e piramidës’ ose BOP,
Aktualisht statistikat tregojnë se ky treg ka me miliarda njerëz të cilët jetojnë me më pak se 2$ në ditë.
-Përcaktuar nga C.K. Prahalad and Stuart L. Hart (in 1998
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
“Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!”
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
2. Përmbajta
Përkufizimi i BVM-së
Pasqyra e popullacionit të NVM-ve të regjistruara
në Kosovë
Specifikat e BVM-së
Inovacionet - karakteristikë e NV
Punësime të reja - Burim i NV
Karakteristikat e NVM
Rëndësia e NVM në ekonominë e tregut
Pytje për diskutim
2
3. Përkufizimi i BVM-së
Duhet cekur se nuk ka pajtueshmëri se cilat janë
kriteret që e përcaktojnë një ndërmarrje apo biznes për
të qenë i vogël apo i mesëm, por disa nga karakteristikat
që e bëjnë të dallojnë bizneset nga njëri tjetri janë fare
të dukshme.
Biznese të vogla:
Piceria
Salloni i ondulimit
Dyqani
Servisi për automobila
Bizneset e mëdha:
Fabrika për prodhimin e
autobusëve
Fabrika e mobileve
Kompania ajrore
3
4. Përkufizimi i BVM-së
Sipas Committee for Economic Development, nëse një biznes i
plotëson dy apo më shumë nga karakteristikat e
mëposhtme atëherë konsiderohet biznes i vogël.
1. Menaxhmenti i firmës është i pavarur dhe zakonisht
menaxherët janë njëkohësisht edhe pronarë.
2. Kapitali është në pronësi të një individi ose një grupi të
vogël.
3. Regjioni i shtrirjes kryesisht është i vogël, ndërsa të
punësuarit dhe pronarët janë të njejtit rajon. Tregu
nuk do të thotë të jetë lokal.
4. Madhësia relative e firmës duhet të jetë e vogël kur
krahasohet me ndërmarrjet më të mëdha në rajon.
4
5. Përkufizimi i BVM-së
Kriteret e
BVM-së
Të hyrat nga
shitjet
Biznesi nuk duhet
të jetë dominant
në rajonin në të
cilin vepron
Biznesi duhet
të jetë i
pavarur
Numri i të
punësuarve
Figura 1
5
6. Përkufizimi i BVM-së
Madhësia e NV është përcaktuar në mënyra të
ndryshme në vende evropiane.
Francë:
Më pak se 10 të
punësuar, janë
ndërmarrje shumë të
vogla
Prej 10-49 të
punësuar, janë
ndërmarrje të vogla
Prej 50-500 të
punësuar, janë
ndërmarrje të mesme
Mbi 500 të
punësuar, janë
ndërmarrje të mëdha.
Itali:
Mikro-ndërmarrjet
prej 1-19 të
punësuar
Ndërmarrjet e
vogla prej 20-99 të
punësuar
Ndërmarrjet e
mesme prej 100-499
të punësuar
Gjermani:
e vogël nga 0-49 të
punësuar
e mesme prej 50-
499 të punësuar
6
7. Përkufizimi i BVM-së
Madhësia e NV është përcaktuar në mënyra të ndryshme
edhe nga Unioni Evropian dhe Banka Botërore.
Unionit Evropian:
Ndërmarrjet/bizneset
mikro prej 1-9 të punësuar,
Ndërmarrjet/bizneset e
vogla prej 10-49 të punësuar
Ndërmarrjet e mesme, prej 50-
249 të punësuar
Banka Botërore
Mikro-ndërmarrjet, prej 1-5 të
punësuar
Ndërmarrjet e vogla, prej 6-
25 të punësuar
Ndërmarrjet e mesme, prej
25-250 të punësuar
7
8. Pasqyra e popullacionit të NVM-ve të
regjistruara në Kosovë
Lloji Popullacioni I
NVM-ve
% në popullacion
Mikro-ndërmarrje 37,222 98.50
Ndërmarrjet e
vogla
489 1.30
Ndërmarrjet e
mesme
65 0.20
Total 37,776 100.00
Burimi: Enti Statistikor i Kosovës (2004)
8
9. Specifikat e BVM-së
Marrja më e shpejtë e vendimeve
Fleksibiliteti më i madh
Centralizim më i madh gjatë marrjes së vendimeve
Ndikimi i madh i pronarit, komunikimi i drejtpërdrejtë
prej lart poshtë
Participimi i kufizuar i të punësuarve në vendimmarrje,
me pak nivele të menaxhmentit
9
10. Inovacionet - karakteristikë e NV
NV janë burim i materialeve të reja, i proceseve, ideve,
shërbimeve dhe prodhimeve
NV konsiderohen qendër e iniciativave
Shumë nga produktet e reja rrjedhin nga NV pavarësisht
nga shpenzimet e nevojshme
10
11. Punësime të reja - Burim i NV
NV përfaqësojnë burim të punësimeve të reja. Në vitet
e 80-ta dhe 90-ta NV kanë krijuar përafërsisht 80% të
punësimeve të reja të vendeve të punës.
Përhapja e NVM-ve në Kosovë, sipas dinamikës mund të
shikohet në 3 faza:
◦ Faza e I-rë nga viti 1991-1993
◦ Faza e II-të nga viti 1994-2000
◦ Faza e III-të nga viti 2001 deri më tani
Themelimi i këtyre ndërmarrjeve nuk ka qenë rezultat i
mjedisit të përshtatshëm të biznesit, por ajo ndodhi nga
nevoja që të krijojnë vende pune njerëzit të cilët
ishin përjashtuar nga puna.
11
12. Karakteristikat e NVM
Fleksibilitet – NV karakterizohen me fleksibilitetin më
të madh në krahasim me ndërmarrjet e mëdha.
Fleksibiliteti nënkupton aftësi të NV që ti ndërrojnë
aktivitetet dhe të reagojnë shpejt në ndryshimet e
tregut lokal.
Marrëdhëniet direkte gjatë punës – pronari ka
marrëdhënie interne të afërta me të punësuarit dhe
marrëdhënie eksterne direkte me konsumatorët,
furnitorët dhe bankat.
Mundësia e punësimit – NV ofrojnë mundësi për
punësime të reja.
12
13. Karakteristikat e NVM
Menaxhimi nga një person – pronarët/menaxherët e
këtillë kanë njohuri të përgjithshme, autoritet të
pakufizuar dhe përgjegjësi në drejtimin e NV.
Kapitali i kufizuar – për pronarët e NV në fazën
fillestare të zhvillimit, karakteristikë janë mjetet e
kufizuara financiare.
Pavarësia – NV karakterizohen me pavarësi. Pronarët
e NV kënaqen me autonominë që u mundëson të vijnë
në shprehje iniciativat, shpikja, dhe ambiciet.
13
14. Rëndësia e NVM në ekonominë e tregut
NVM demonstrojnë një shkallë të lartë të inovacionit,
fleksibilitetit, dhe adaptim ndaj ndryshimeve të cilat
ndodhin në rrethinë.
Ekzistojnë katër faktorë të kontributit të NVM në
ekonominë e tregut:
◦ Kontributet në proceset e ndryshimeve teknologjike
◦ Kontributi në sjelljen e konkurrencës së shëndoshë
◦ Hapja e vendeve të reja të punës
◦ Oferta e pasur e prodhimeve në tregun vendor
14
15. Shkruani 3 ose më shumë arsye
pse njerëzit hapin biznese të reja.
15
16. Kur ata humbin punën e tyre për shkak të zvogëlimit të korporatave
Kur ata lënë punët e tyre paraprake për hapjen e një biznesi të tyre
Kur ata kanë ide kreative
Përshkak rënies ekonomike
Kur ata shohin një mundësi biznesi
Kur ata duan të bëjnë diqka që është në interes të tyre
Kur ata duan të ndjekin pasionin e tyre
Për të pasur të ardhurat personale më të mëdha
Kur ata kanë edukimin e duhur dhe përvojën e mjaftueshme
16
17. Shkruani 3 ose më shumë arsye
pse bizneset e reja dështojnë.
17
18. Mungesa e planit të biznesit Lokacioni jo i përshtatshëm
Kapitali jo i mjaftueshëm Menaxhmenti joefektiv
Mungesa e marketingut Politika jostabile
Konkurrenca e fortë Korrupcioni
18
19. Rëndësia e BVM-së
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 11.03.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
20. Përmbajta
Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha
Bizneset e vogla dhe koncepti i fleksibilitetit
Bizneset e vogla dhe rritja ekonomike
Inovacionet dhe bizneset e vogla
Bizneset e vogla dhe krijimi i vendeve të reja të
punës
Pytje për diskutim
2
21. Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha
Bizneset e vogla
Transformimin e teknologjive
të reja bazike në produkte të
reja në treg
Janë të specializuara në
tregjet niçe (apo kandil)*
Krijimin e tregut shtesë për
produktet në fund të ciklit të
tyre jetësor
Bizneset e mëdha
Qëndrojnë më mirë në
prodhimin e teknologjive
të reja bazike
Më të suksesshme në
aktivitete të shkallës së
gjerë
Prodhim më efiçient
Marketingun e
produkteve
*Tregjet niçe do të thotë kur bizneset e vogla realizojnë aktivitet të
ndryshëm nga të mëdhatë dhe si rrjedhojë nuk janë konkurrente të
bizneseve të mëdha.
3
22. Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha
• Por nuk do të thotë që këto dy kategori të bizneseve
janë gjithmonë konkurrente të njëri tjetrit por edhe
kooperojnë dhe varen shumë nga njëri tjetri.
• Shpeshherë, bizneset e mëdha i sub-kontraktojnë
aktivitetet e furnizimit të të mirave të ndërmjetme te
bizneset e vogla.
4
23. Bizneset e vogla dhe koncepti i
fleksibilitetit
Bizneset e vogla njihen për aftësinë e tyre për fleksibilitet si
aftësi e kompanisë për të ndryshuar outputin më shpejt dhe pa
pasoja të mëdha varësisht nga ndryshimet në rrethinën
operuese.
Disa dimensione të fleksibilitetit janë:
• Fleksibiliteti sipas madhësisë së bizneseve
• Fleksibiliteti në sektorë të ndryshëm të ekonomisë
• Fleksibiliteti si përgjigje ndaj fluktuimeve në kërkesë për
produkte dhe shërbime
• Fleksibiliteti dhe ndryshimet në çmime
• Fleksibiliteti dhe ndryshimet në teknologji
• Fleksibiliteti si rezultat i ndryshimeve organizative
5
24. Fleksibiliteti dhe fluktuimet në kërkesë
Kur kërkesa për produkte dhe shërbime nuk lëviz apo
nuk ka fluktuime/ndryshime, atëherë bizneset adaptojnë
strategji të cilat mundësojnë efiçiencë më të madhe, pra
bizneset krijojnë profit kryesisht përmes shfrytëzimit të
ekonomisë së shkallës.
Në anën tjetër, kur lëvizjet në kërkesë janë të mëdha
atëherë bizneseve u duhet adaptuar strategji fleksibile të
cilat mundësojnë përshtatjen e nivelit të efiçencës së tyre.
Ky lloj i fleksibilitetit mund të definohet edhe si
fleksibilitet i bizneseve në output.
6
25. Fleksibiliteti dhe ndryshimet në teknologji
Teknologjitë fleksibile bëjnë të mundur ndryshimet në
shkallën e prodhimit, në produkt miks përgjatë ciklit
jetësor të produktit, si dhe disa ndryshime në dizajn.
Pikërisht janë bizneset e mëdha të cilat janë më
fleksibile në teknologji se ato të voglat sepse kanë shumë
më tepër resurse.
7
26. Fleksibiliteti dhe format organizative
Bizneset e vogla janë më të prirura të jenë më fleksibile
në format organizative.
Bizneset e vogla mund të marrin punëtorë të rinj kur
kërkesa për produktet e tyre rritet dhe t’i largojnë kur
kërkesa bie, ku një gjë e tillë do të bëhej me vështirësi
nga bizneset e mëdha për shkak të presioneve nga
organizatat e punëtorëve.
8
27. Fleksibiliteti dhe çmimet
Niveli i çmimit të një produkti varet edhe nga elasticiteti i
atij produkti.
Psh. në një treg në të cilin operojnë një biznes i madh dhe
një i vogël, efektet e fleksibilitetit të çmimeve do të varen
nga elasticiteti i kërkesës për këto dy produkte si dhe
elasticiteti i kryqëzuar i këtyre produkteve.
9
28. Bizneset e vogla dhe rritja ekonomike
Rritja e numrit të bizneseve të vogla brenda një industrie
ndikon në zhvillimin ekonomik përmes dy kanaleve:
• Rritjes së konkurrencës e cila përmirëson
përformancën ekonomike dhe
• Rritjes së konkurrencës si dhe rritjes së përqindjes së
bizneseve të vogla në treg shtron nevojën për
inovacione të produkteve dhe shërbimeve si dhe
avancime të tjera në teknologji nga ana e vetë
bizneseve të vogla që të sigurohet ekzistenca në treg.
Ekonomitë të cilat kanë një përqindje më të madhe të
bizneseve të vogla dalin më lehtë dhe më me pak pasoja
nga recesioni.
10
29. Inovacionet dhe bizneset e vogla
Inovacionet janë unanimë në atë se ato janë esenciale për
rritjen ekonomike.
Inovacioni është një proces në bazë të të cilit bizneset
avancojnë pozitën e tyre konkurruese në treg si dhe
profitabilitetin përmes adaptimit të vazhdueshëm të
produkteve të reja relavante si dhe ideve të reja për të
operuar në treg.
11
30. Inovacionet dhe bizneset e vogla
Fazat kryesore të inovacionit janë: inovacioni, zhvillimi,
prodhimi, hyrja në treg dhe difuzioni.
Si ndërmarrjet e vogla ashtu edhe të mëdhatë kontribojnë
në procesin e inovimeve. Mirëpo superioriteti i këtyre
kategorive të bizneseve varet nga industria të cilës i
takojnë.
Meqenëse në një numër të madh të industrive bizneset e
vogla janë shumë efikase në inovacione atëherë edhe
ndikimi i tyre në rritjen ekonomike është i madh.
12
31. Bizneset e vogla dhe krijimi i vendeve të
reja të punës
Është evidencuar se bizneset e vogla kanë normë më të
lartë të krijimit dhe falimentimit e cila reflektohet në
numrin e vendeve të reja të punës si dhe largimin e një
numri të caktuar të të punësuarve.
Në përgjithësi vlerësohet se numri i vendeve të reja të
punës të krijuara nga bizneset e vogla është më i madh se
numri i vendeve të shkatërruara si pasojë e falimentimit
të bizneseve të vogla, andaj edhe neto krijimi i vendeve të
punës është pozitiv.
13
32. Shkruaj disa nga avantazhet dhe
disavantazhet e “vetë-punësimit” (hapja
e biznesit personal)
14
33. Avantazhet: Disavantazhet:
Pavarësia dhe Kontrolli Mungesa e sigurisë që biznesi i
ri do të jetë profitabil
Fleksibiliteti për të punuar
ndonjëherë nga shtëpia
Përgjegjësia për pagesën e
tatimeve
Të ardhurat financiare më të
mira
Duhet kohë që tregu të njeh
dhe të beson në një kompani
të re
Mundësia për të zgjedhur një
punë që e pëlqejnë
Konkurrenca me biznese më
të mëdha
Përvoja e udhëheqjes së një
biznesi
Zakonisht shpenzon më
shumë kohë në biznes
pavarësisht nga orari i punës
Vetë-punësimi
15
34. Ndërmarrësia dhe ndërmarrësi si
krijues i BVM-së
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 18.03.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
35. Përmbajta
Rëndësia e Ndërmarrësisë
Historia mbi Ndërmarrësinë
Përkufizimi i ndërmarrësit dhe ndërmarrësisë
Mjedisi i BVM-së
Roli i menaxherit
Trendet e zhvillimit të ndërmarrësisë
Test: Potenciali juaj për tu bërë “Ndërmarrës”
Pytje për diskutim
2
36. Rëndësia e Ndërmarrësisë
Ndërmarrësia sot konsiderohet si një filozofi dhe
energji e rëndësishme zhvillimi dhe një nga burimet
kryesore të rritjes ekonomike.
Ndërmarrësia nxit vet-aktivizimin e burimeve njerëzore,
të kapitalit njerëzor për zhvillim dhe e vë zhvillimin në
vend kryesor brenda një shoqërie.
3
37. Historia mbi Ndërmarrësinë
Ndërmarrësia dhe ndërmarrësi - origjina e këtyre
fjalëve daton nga shekulli XV në Francë “Entrepreneur”
– quhet dikush që merrte përsipër realizimin e një
projekti komercial dhe në emër të atij që i besonte
angazhonte mjetet financiare. Pra ndërmarrësi ishte
dikush që ishte ndërmjet dhe që i drejton burimet e
siguruara nga të tjerët.
Në mesjetë nga ndërmarrësi pritej të menaxhoj
projekte të mëdha dhe ai ishte zakonisht i kontraktuar
nga shteti dhe nga institucionet fetare për të realizuar
ato projekte.
4
38. Historia mbi Ndërmarrësinë
P. Drucker – në vitet e 80-ta paraqitjen e ekonomisë së
ndërmarrësisë e quante “ngjarjen më shpresëdhënëse” sepse
ajo nxit:
◦ ndryshimet e shpeshta,
◦ shfrytëzon shanset që të tjerët nuk i shohin,
◦ krijon diçka ndryshe dhe
◦ bën që nevoja për risi (inovacione) të jetë e përhershme.
Pra kjo është një stil i ri i menaxhimit.
Stoke 2003 – Ndërmarrësia është proces i krijimit të një
gjëje që është ndryshe nga ajo që ekziston dhe që ka vlerë në
saje të dedikimit të kohës dhe përpjekjeve, duke përfshirë
rrezikun financiar, fizik dhe social për të marrë një shpërblim
material (para) ose një kënaqësi personale.
5
39. Përkufizimi i ndërmarrësit dhe
ndërmarrësisë
Sipas Wickham, cilësitë (atributet) kryesore janë:
Rreziku (risku) – diçka që është gjithmonë prezent që
ka të bëjë edhe me ndërmarrësin dhe me investuesin.
Efektiviteti – ndërmarrësi siguron efiçiencë
ekonomike ndërmjet krijimit të fitimit, që paraqet kthim
të investimeve.
Inovacioni – e shoqëron çdo ndërmarrës, por mund të
jetë karakteristikë edhe për aktet tjera biznesore.
6
40. Përkufizimi i ndërmarrësit dhe
ndërmarrësisë
Sipas Kuratko &Welsch, (1998) 4 karakteristikat qenësore janë:
Njohja e shanseve në treg – ndërmarrësi ka aftësi të
shohë se çka nevojitet në treg në momentin e duhur, pra të
perceptoj kërkesat e tregut.
Gatishmëria për pranimin e rrezikut – ndërmarrësi nuk
i përton dhe nuk i frikohet shumë ballafaqimit me rrezikun.
Aftësia për të siguruar burimet për investim –
ndërmarrësi ka aftësi që të bind institucionet për përkrahje
financiare – pra nga asgjëja krijon ndërmarrjen.
Aftësia për të menaxhuar biznesin – ndërmarrësi
angazhon tërë energjinë për të menaxhuar biznesin dhe
është i gatshëm për të bërë sakrifica.
7
41. Përkufizimi i ndërmarrësit dhe
ndërmarrësisë
Sipas Zimmerer dhe Scarborough (1998), atributet e profilit të
ndërmarrësit janë:
1. Dëshira për marrjen e përgjegjësisë,
2. Preferenca për një rrezik të menaxhueshëm, kalkulueshëm,
3. Vetëbesimi i lartë në aftësinë për sukses,
4. Dëshira për një përgjigje të shpejtë ndaj aksioneve të tyre
5. Energji e madhe, orari i zgjatur i punës, preokupimi i madh
me idenë,
6. Orientimi kah ardhmëria dhe aftësia për të kapur shanset
7. Shkathtësi për të organizuar gjërat, krijojnë kompani duke
filluar nga asgjëja, vizionet e tyre i shndërrojnë në realitet,
8. Rezultati dhe suksesi janë burim më i madh i kënaqësisë se
sa paraja,
9. Fleksibiliteti dhe aftësia për adaptim.
8
42. Përkufizimi i ndërmarrësit dhe
ndërmarrësisë
Ndërmarrësi ka aftësi që një ide profitabile ta
shndërrojë në realitet.
Shumica e autorëve pajtohen me faktin se karakteristika
thelbësore për ndërmarrësin është kreativiteti i tyre
për të krijuar inovacione.
Ndërmarrësit dallojnë nga menaxherët e zakonshëm
edhe për faktin se janë në gjendje të transformojnë
risitë dhe inovacionet në produkte dhe shërbime të reja.
9
43. 10
Përkufizimi i Ndërmarrësit
Ndërmarrësit
Të gjithë pronarët
/menaxherët aktiv
Identifikojnë nevojat
e tregut dhe lancojnë
ndërmarrjen që të
plotësoj ato nevoja
Persona që fillojnë
dhe operojnë
biznesin
Pranojnë rrezikun dhe
nxisin ndryshimet,
inovacionet dhe
progresin
Figura 1
44. Mjedisi i BVM-së
11
Faktorët e brendshëm Faktorët e jashtëm
Motivet e pronarit Mjedisi Makro:
Vetitë personale -politik, ekonimik, social,
teknologjik
Shkathësitë teknike Mjedisi Mikro:
Aftësitë menaxheriale:
menaxhment, marketing dhe
financa
-ekonomia lokale, furnitorët,
konkurrentët dhe blerësit
Mjedisi biznesor ndikon fuqishëm në numrin e
ndërmarrjeve që krijohen dhe falimentojnë.
45. Roli i menaxherit
Menaxherët janë ata që kryejnë këto funksione:
Përcakton qëllimet e ndërmarrjes,
Siguron realizimin e këtyre qëllimeve,
Organizon dhe koordinon afarizmin,
Zgjedh kuadrin përkatës,
Analizon punën e njerëzve dhe vlerëson atë,
Bart detyrat dhe autorizimet dhe kontrollon punën.
12
46. Trendet e zhvillimit të ndërmarrësisë
Ekzistojnë disa forma specifike të ndërmarrësisë:
1. Bizneset/ndërmarrësia familjare – biznese që inkuadrojnë dy
ose më shumë pjesëtarë të familjes. Nëse janë të suksesshme
krijojnë një traditë të mirë biznesi. Problemi kryesor në këtë lloj
biznesi është rregullimi me kohë i trashëgimit në lidhje me
menaxhimin dhe pasurinë e biznesit.
2. Gratë ndërmarrëse apo ndërmarrësia e grave, lind si
reaksion i grave ndaj diskriminimit për përparimin e tyre në
karrierë.
3. Ndërmarrësit me kohë të pjesshme – ata rrezikojnë pak,
sepse njëkohësisht ruajnë edhe vendin e punës në një kompani
tjetër.
4. Bizneset nga shtëpia – shfrytëzimi i shtëpisë për punë të zyrës,
ndërmjetësime tregtare, sektorët e informatikës, dhe bizneset
kompjuteristike. Në SHBA ky lloj biznesi udhëhiqet më së shumti
nga gratë.
13
47. Test: Potenciali juaj për tu bërë
"Ndërmarrës"
A keni aftësi për të pasur sukses në biznesin tuaj? Më
poshtë është një listë me 20 tipare të personalitetit.
Konsideroni secilën me kujdes dhe pastaj shëno pikët
për veten tuaj duke vendosur shenjën ✓ në numrin e
duhur ku 0 është vlera më e ulët dhe 7 është vlera më e
lartë. Në fund ju duhet ti mbledhni pikët që të kuptoni
se çfarë ndërmarrësi jeni ju.
14
48. _____________________________ 0 1 2 3 4 5 6 7
Unë kam aftësi për të komunikuar. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam aftësi për të motivuar të
tjerët. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam aftësi për të organizuar. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë mund të pranojë përgjegjësi. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë mund të përshtatem/
adaptohem lehtë me ndryshime. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam aftësi për vendim-marrje
efektive. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam dëshirë që të kaloj kohë
të gjatë vetëm. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam energji për të punuar. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam shëndet të mirë. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë marrë iniciativa. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
15
49. _____________________________ 0 1 2 3 4 5 6 7
Unë kam gjykim të mirë. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë shpesh shoh mundësi për
ndryshime që të tjerët nuk i shohin. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam aftësi të planifikimit. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë kam vetë-besim. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë jam i motivuar që të marrë
hapat e nevojshëm për të arritur një
qëllim të caktuar. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë jam dëgjues i mirë. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë jam i gatshëm të marrë rreziqe
për një qëllim të caktuar. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë jam kokëfortë. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë nuk i pëlqej ditët rutinore. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
Unë preferoj që të punoj me njerëz
të cilët janë të vështirë për të
bashkepunuar por të aftë, se sa me
ata të cilët janë të pëlqyeshëm, por
jo shumë të aftë për punë. ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
16
50. Cilat janë dallimet ndërmjet
menaxherit dhe ndërmarrësit?
17
51. Menaxheri Ndërmarrësi
Nuk dëshiron të përballet me
risqe për tu shmangur nga
gabimet e mundshme
Preferenca për një rrezik të
menaxhueshëm,
kalkulueshëm, sepse
edhe dështimet
konsiderohen pjesë e
përvojës të mësuarit
Punon sipas rregullave dhe
bart detyrat dhe autorizimet
dhe kontrollon punën
Dëshira për të inovuar dhe
për marrjen e
përgjegjësisë
Menaxhimi i resurseve
ekzistuese
Aftësia për të kapur shanset
Të ardhurat financiare
përcaktojnë arritjen e
qëllimeve
Rezultati dhe suksesi janë
burim më i madh i kënaqësisë
sesa paraja
18
52. Krijimi dhe organizimi i
BVM-së
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 25.03.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
53. Përmbajta
Format e organizimit të NVM
Pronari i vetëm – biznes individual
Ortakëria – Partneriteti
Korporata
Kooperativa
54. Format e organizimit të NVM
Ndër faktorët kryesor të cilët ndikojnë në zgjedhjen e formës
adekuate të organizimit të NVM janë:
1) Kapitali fillestar dhe planet financiare– ka shumë pak
ndërmarrje të vogla të cilat janë në gjendje të vet-financohen,
shumica e tyre sigurojnë një pjesë të burimeve financiare përmes
huave apo burimeve tjera.
2) Përfitimet, detyrimet dhe obligimet e pronarëve
/menaxherëve – të bëhet organizimi adekuat dhe të shqyrtohet
jeta e ardhshme e përbashkët e biznesit.
3)Tatimet dhe rregullimi qeveritar– duhet të dihet reflektimi
qeveritar në punën e ndërmarrjes së vogël, pra tatimet dhe korniza
rregullative.
4) Shfrytëzimi i burimeve –njerëzit, koha, paratë dhe prodhimet
mund të shfrytëzohen dhe kombinohen në mënyra të ndryshme, në
kushte të ndryshme.
5) Rritja, ekspansioni, integrimi dhe shitja –të gjitha këto
ndikojnë në ndryshimin e formës së organizimit. Nganjëherë
ndryshimi bëhet i domosdoshëm.
55. Format e organizimit të NVM
Pronar i vetëm – përbën 66%
Partneriteti – përbën 17%
Kompani – përbën 17%
Të dhënat e vërtetojnë se 2/3 nga numri i
përgjithshëm i ndërmarrjeve të vogla bien në formën
kryesore të organizimit –pronar i vetëm. Këtu, pronari
është i përfshirë drejtpërsëdrejt në menaxhimin e
biznesit dhe zhvillimin e tij.
56. Pronari i vetëm – biznes individual
Kjo është forma më e thjeshtë e udhëheqjes. Pronari i
vetëm është pronar i mjeteve, detyrimeve, profitit,
humbjes, rrezikut dhe udhëheqjes së biznesit.
Komunikimi pronar – të punësuar është i formës
direkte.
57. Pronari i vetëm – biznes individual
Përparësitë e biznesit individual:
Liria e veprimit,
Lehtësia e fillimit dhe përfundimit të biznesit,
Taksa më të thjeshta (tatimi mbi të ardhurat),
Kufizime më të vogla ligjore – nuk ekzistojnë pengesa
ligjore për themelimin e ndërmarrjes së vogël,
Kënaqësi personale – nëse puna e ndërmarrjes së vogël
është e suksesshme edhe kënaqësia personale është më
e madhe.
58. Pronari i vetëm – biznes individual
Mangësitë e biznesit individual:
E tërë përgjegjësia bie tek pronari, kështu që dështimi
mund të ketë pasoja fatale për tërë familjen.
Ekzistojnë vështërsi për të siguruar kapital dhe burime
të nevojshme për zhvillim dhe rritje.
Pronari është i stërngarkuar – duhet të këtë aftësi të
shumta nga lëmi të ndryshme sepse shumicën e punëve
i kryen vetë.
Kohëzgjatja e ndërmarrjes varet nga vetë pronari, sepse
ai mund të mbyll atë në çdo kohë.
Rreziqet e ndryshme shëndetësore të pronarit (apo
anëtarëve të familjes) e rrezikojnë aktivitetin e biznesit.
59. Ortakëria – Partneriteti
Është biznes në pronësi të dy apo më shumë pronarëve
dhe pjesëmarrja e tyre rregullohet me marrëveshje dhe
me kontratë para fillimit të biznesit. Numri i ortakëve
nuk është i kufizuar.
60. Ortakëria – Partneriteti
Përparësitë e ortakërisë:
Rritja e potencialeve për funksionim dhe zhvillim të
biznesit, në saje të përbashkësisë dhe që siguron më
lehtë kapitalin fillestar,
Mundësi më të mëdha për rritje dhe zhvillim,
Thjeshtësia e procedurave të menaxhimit dhe marrjes
së vendimeve,
Ndarja e profitit është e thjeshtë – ndarje e barabartë
apo ndarje në bazë të investimeve,
Themelohet lehtë – kusht kryesor marrëveshja në mes
ortakëve,
Minimumi i kufizimeve ligjore.
61. Ortakëria – Partneriteti
Përparësitë e ortakërisë:
Rritja e potencialeve për funksionim dhe zhvillim të
biznesit, në saje të përbashkësisë dhe që siguron më
lehtë kapitalin fillestar,
Mundësi më të mëdha për rritje dhe zhvillim,
Thjeshtësia e procedurave të menaxhimit dhe marrjes
së vendimeve,
Ndarja e profitit është e thjeshtë – ndarje e barabartë
apo ndarje në bazë të investimeve,
Themelohet lehtë – kusht kryesor marrëveshja në mes
ortakëve,
Minimumi i kufizimeve ligjore.
62. Ortakëria – Partneriteti
Mangësitë e ortakërisë:
Jofleksibiliteti lidhur me organizimin, perspektivën,
zhvillimin dhe futjen e partnerëve të rinj,
Mosmarrëveshje në mes partnerëve rreth
menaxhmentit dhe autorizimeve (marrja e vendimeve,
ndarja e punës, zhvillimi, personeli),
Rritja e mëtutjeshme e kapitalit është e kufizuar,
Kontinuiteti në punë – partneriteti mund të pushojë
nëse njëri prej partnerëve tërhiqet,
Ndarja e punës – vështirësi në ndarjen proporcionale të
punës, të të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet
partnerëve.
63. Korporata
Është më shumë karakteristikë për bizneset e mesme sesa
ato të vogla. Korporata themelohet sipas rregullave të
përcaktuara me ligj. Drejtorët, anëtarët e bordit dhe
menaxherët shërbejnë si përfaqësues të kapitalit dhe janë
përgjegjës për korporatën.
64. Korporata
Përparësitë e korporatës
Orientimi kah zhvillimi – ndarja e përgjegjësive për
menaxhim, mundësia për të siguruar burime për investime
krijon platformë për zhvillim,
Lehtësia për të siguruar mjete financiare për investim si dhe
boniteti më i mirë para bankave,
Lehtësia e transformimit të pronësisë nga një aksionar në
tjetrin,
Menaxhmenti i specializuar,
Përgjegjësia e kufizuar – përveç përgjegjësisë ndaj aksioneve,
aksionarët nuk kanë përgjegjësi shtesë dhe kjo është e ndarë
me ligj,
Përfitime për të punësuarit – pensioni, sigurimi, pronësia e
aksioneve, bonuset.
65. Korporata
Mangësitë e korporatës
Kapitali fillestar përcaktohet me ligje komerciale (ligji
mbi korporatat) dhe ky është vëllimi minimal që në
realitet paraqet një barrierë.
Taksa të dyfishta – taksa mbi profitin e korporatës dhe
taksa në dividendë për pronarë.
Kërkesa juridike – ka kërkesa juridike para themelimit
dhe gjatë funksionimit të korporatës.
Kontrolli i vështirësuar – rritja e numrit të aksionarëve
dhe rritja e numrit të të punësuarve veshtirëson
kontrollin e aktiviteteve të BVM.
66. Korporata
Organizimi i korporatave përbëhet nga:
1) Aksionarët – janë pronarët e korporatës. Për të
mbrojtur interesat e veta, zgjedhin anëtarë në Këshillin
e drejtorëve,
2) Bordi (Këshilli) i Drejtorëve – grup personash me
autoritet të kufizuar juridik, janë përgjegjës për aksionet
dhe zgjedhen nga vet aksionarët,
3) Bordi i Drejtorëve zgjedh presidentin e vet, i cili në
korporata të vogla është njekëhësisht edhe drejtor
ekzekutiv CEO.
4) Ekipi Menaxhues
67. Kooperativa
Është formë që është në pronësi të pronarëve që punon
në interes të pronarëve dhe shfrytëzon shërbimet e
tyre.
Përbëhet nga pronarët – p.sh prodhues, shitje me
shumicë, tregti me pakicë apo konsumatorë të cilët
punojnë kolektivisht dhe blejnë apo shesin për klientët e
tyre.
68. Krijimi dhe organizimi i BVM-
së (vazhdim)
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 01.04.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
70. Franshiza
Fjala Franshizë rrjedh nga fjala franceze “franchise” që do të
thotë privilegj apo autorizim.
Franshizë do të thotë kur blerësi i franshizës siguron të
drejtën për biznes sipas një marke, licence apo teknologjie
me rregulla dhe standarde strikte. Këtu përfshihet edhe
ndihma në organizim, trajnimin e stafit dhe ndihma në
marketing. Si p.sh McDonald’s.
Marrëveshja mbi franshizën mbulon një periudhë të caktuar
kohore dhe nëse ajo nuk del si e suksesshme, ekziston
mundësia e anulimit të marrëveshjes.
71. Franshiza
Tipet e franshizave janë:
1) Franshiza e emrit tregtarë– përfshin një emër firme.
Zbatuesi blen të drejtën për të përdorur emrin e franshizorit
pa shpërndarjen e produkteve të veçanta nën emrin e
prodhuesit,
2) Franshiza e shpërndarjes së produktit– përfshin
dhënien e licencave për të shitur produkte specifike nën
emrin dhe markën e firmës së një prodhuesi përmes një
rrjeti shpërndarjeje të zgjedhur dhe të kufizuar,
3) Franshiza e pastër– forma komplete e biznesit duke
përfshirë licencën për një emër tregtarë, produktet ose
shërbimet për t’u shitur, mekanizmat fizik, metodat e
veprimit, strategjinë e marketingut, procesin e kontrollit të
cilësisë dhe shërbimet e nevojshme të biznesit, gjithashtu
edhe të drejtën për të blerë të gjithë elementet e një
operacioni biznesi tërësisht të integruar.
72. Franshiza
Përparësitë e franshizës
Suksesi më i lehtë në zbatimin e teknologjisë dhe
standardeve,
Emër më i njohur dhe identifikimi me të – blerësi i franshizës
blen të drejtën për të përdorur emrin e një firme të njohur
për një produkt apo shërbim,
Sistem i përpunuar i mirë për t’u siguruar cilësia dhe
standardet –franshizori zakonisht kërkon përmbushjen e
standardeve uniforme të cilësisë dhe shërbimeve.
Zakonisht franshizoret janë të gatshëm për të ndihmuar
lidhur me vendosjen e marrëdhënieve të tyre me bankat,
investitorët dhe burimet tjera të fondeve.
73. Franshiza
Mangësitë e franshizës
Pagesa e vazhdueshme e franshizës në këmbim të së drejtës
– zbatuesi i ardhshëm i franshizës para se të nënshkruaj
kontratën duhet të përcaktoj koston totale të një franshize,
Standarde strikte – autonomia e vogël (inspektimi nga
franshizori) – edhe pse blerësi i franshizës zotëron biznesin
veprimin e ka të kufizuar
Kufizimet në blerje dhe shitje – blerjet bëhen kryesisht nga
dhënësi i franshizës apo nga një furnizues i aprovuar, kurse
bëhet vetëm shitja e produkteve të lejuara nga franshizori,
Kufizimet në asortiment – shitja e produktit apo e
shërbimeve bëhet duke ndjekur formulën e franshizorit,
prandaj nuk kanë liri të modifikojnë apo zgjerojnë
asortimentin e prodhimit.
74. Motivet e angazhimit në BVM
Motivet lidhur me personalitetin
Motivet lidhur me rritjen e mirëqenies sociale dhe
rritjen e pasurisë
Motivet nxitëse – si nevoja dhe detyrimi
75. Motivet e angazhimit në BVM
Motivet lidhur me personalitetin
1) Dëshira për pavarësi– ata besojnë në idetë e tyre dhe
ndjekin realizimin e tyre me vendosmëri të madhe. Kjo i bën
ata që të jenë shef i vetvetes.
2) Dëshira për të shfrytëzuar shanset – paraqiten shanse të
ndryshme që nxisin për të ndërmarrë biznese të vogla dhe të
mesme.
3) Dëshira për të materializuar përvojën në biznes –shumë
ekspertë krijojnë përvojë në biznese të mëdha, dhe
dëshirojnë që t’i bëjnë ato edhe më efektive duke u
angazhuar në BVM.
76. Motivet e angazhimit në BVM
Motivet lidhur me rritjen e mirëqenies sociale dhe
rritjen e pasurisë
1)Motivet financiare –shpresat se përmes BVM-së mund të
fitohen më shumë para se sa nga paga e zakonshme është një
nxitje e fuqishme për të lancuar një biznes.
2)Tradita Familjare –i nxitë personat që të angazhohen në BVM
për të ruajtur pasurinë familjare ose traditën familjare.
77. Motivet e angazhimit në BVM
Motivet nxitëse – si nevoja dhe detyrimi
1) Zvogëlimi i shanseve për punësim– kjo është karakteristikë
gjatë fazës ekonomike të recesionit. Kjo ndodhë, sepse
shumë individë nuk mund të gjejnë punë dhe janë të detyruar
të hapin biznese të vogla për të mbijetuar, ata gjithashtu
punësojnë edhe anëtarët e familjes.
2) Humbja e vendit të punës edhe ideja për hapjen e një biznesi
të vogël.
3) Konfliktet në vendin e punës– lëndimi i personalitetit,
konflikte rreth ideve, filozofisë zhvillimore e ngushtojnë
hapësirën për ide të reja dhe afirmimin e eksperteve dhe
kështu ato paraqesin një arsye të fuqishme për ata persona
që të lansojnë një BVM.
78. Blerja e biznesit ekzistues
Vendimi për të blerë një biznes ekzistues është shumë
kompleks dhe realizohet bazuar në informacione
juridike dhe ekonomike.
79. Blerja e biznesit ekzistues
Para se të merret vendimi për blerjen e biznesit duhet
të analizohet puna e ndërmarrjes si:
Arsyet e shitjes së ndërmarrjes– që mund të jenë tërheqja
nga biznesi, puna e keqe, humbja, lokacioni joadekuat etj.
Arsyet e vërteta mund të merren nga konsumatorët,
kreditorët, banka, konkurrentët apo furnizuesit.
Analiza e profitabilitetit– analiza e afarizmit dhe pasqyrave
financiare, pozitës në treg si dhe raporti në mes pasurisë dhe
detyrimeve.
Analiza e dokumenteve juridike– dokumentet që justifikojnë
pronësinë e ndërmarrjes si dhe marrëveshjet e kontraktuara
me furnitorët, blerësit dhe kreditorët.
80. Blerja e biznesit ekzistues
Përparësitë e blerjes së biznesit ekzistues
Tejkalimi i barierrave për hyrje në treg– konsumatoret tani
veç ekzistojnë në treg dhe detyra e pronarit të ri është që të
ruajë blerësit dhe të zgjeroj tregun.
Kalimi i shpejtë nga ideja në shitje – ekziston kapitali punues
dhe fuqia ekzistuese punëtore e cila është e aftë ta vazhdojë
biznesin, që do të thotë se të ardhurat e biznesit fillojnë të
krijohen menjëherë.
Besimi me konsumatorët ekzistues (Goodwill)– biznesi ka
krijuar një imazh dhe konsumatorë të cilët janë të lidhur me
të. Kjo ka të bëjë me reputacionin dhe çmimin e emrit dhe të
markës (brand) të një biznesi që sjell pasuri më të madhe se
sa vlera reale kontabël e aseteve.
Dija prezente në stafin ekzistues për teknologjinë – ul
shpenzimet për rekrutim të ri dhe trajnim shtesë.
81. Blerja e biznesit ekzistues
Të metat e blerjes së biznesit ekzistues
Obligimet dhe detyrimet e biznesit vështirë përcaktohen për
shkak të pasigurisë rreth evidencës kontabël,
Rreziku lidhur me asetet e paprekshme– reputacioni i keq,
shprehi të këqija tek punëtorët, mosbesimi i krijuar tek
konsumatorët,
Trashëgimia tek familjarët mund të jetë e ndërlikuar dhe
mund të krijojë konteste gjyqësore.
Pavarësia e vogël e ndërmarrësit për të krijuar ide të reja,
sepse është i lidhur me biznesin ekzistues,
Stoqe jo adekuate të lëndëve të para apo prodhimeve
keqësojnë situatën financiare.
82. Krijimi i një biznesi të ri
Duhet të bazohet në një plan të biznesit (studim të
fizibilitetit-arsyeshmërisë), të analizohen përparësitë, të
metat, ecuria e përzgjedhjes së fushës dhe idesë së biznesit si
dhe format të cilat mund të organizohen nga ky biznes.
83. Krijimi i një biznesi të ri
Përparësitë
Pronari zgjedh vet lokacionin e ndërmarrjes,
Pronari nuk i trashëgon problemet që dalin nga trashëgimia
negative e ndërmarrjes,
Pronari zgjedh vet fushën e veprimit, produktet, shërbimet
dhe ka liri të plotë në organizimin e punës dhe udhëheqjen e
saj,
Zgjedh vet personelin
84. Krijimi i një biznesi të ri
Mangësitë
Ekzistimi i rrezikut për falimentim,
Vëllimi i investimeve,
Vështirësi në krijimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet
personelit,
Nevojitet kohë për anulimin e problemeve fillestare.
85. Plani i Biznesit
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 08.04.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
86. Përmbajta
Plani i Biznesit
Përgaditja dhe hartimi i planit të biznesit
Përmbajtja e planit të biznesit
Puna me grup
87. Plani i Biznesit
Përshkrimi i biznesit është nevojë e domosdoshme për të
zhvilluar atë dhe për të arritur objektivat (qëllimet) për të
cilat është inicuar, për të pasur funksionim dhe zhvillim të
biznesit konkret.
Varësisht nga madhësia e biznesit, plani i biznesit mund të
ketë prej 10-70 e më shumë faqe.
Një plan biznesi sintetizon të gjitha aspektet thelbësore dhe
informacionin në lidhje me një kompani, qoftë ajo duke u
zhvilluar apo tashmë është në veprim.
Plani i biznesit është një dokument i rëndësishëm i detajuar
me të dhënat kryesore në lidhje me strukturën e kompanisë.
Kjo përfshin objektin e veprimtarisë, një analizë të tregut,
qasja specifike të marketingut strategjik, strukturën e
menaxhimit të kompanisë dhe të personelit dhe të gjitha
informatat relevante financiare.
88. Plani i Biznesit
Plani i biznesit paraqet:
1. Instrument të rëndësishëm të qeverisjes (nevojat e
brendshme)
2. Zhvillimin e partneritetit dhe sigurimin e financimit nga
burimet e jashtme
89. Plani i Biznesit
1. Instrument të domosdoshëm për menaxhimin e
biznesit
◦ Ndihmon me udhëheqjen e biznesit në rrugëtimin e
tij drejt zhvillimit në mjedisin e pasigurt biznesor.
Ndërmarrësi nëpërmjet planit të biznesit shumë më
lehtë ballafaqohet me pasigurinë, konkurrencën dhe
me nevojën që të marrë vendime të drejta.
90. Plani i Biznesit
Plani i biznesit duhet të sigurojë sidomos informatat e
mëposhtme:
Ku ndodhemi në momentin e tashëm?
◦ Analiza e gjendjes së biznesit, situata financiare, tregu,
teknologjia, personeli kur është fjala për biznesin ekzistues dhe
përshkrimi i potencialeve, aftësive dhe mundësive të
ndërmarrjeve kur fillohet biznesi i ri. Kjo përfundon me analizën
SWOT për pozicionin konkurrues të biznesit.
Ku dëshirojmë të arrijmë?
◦ I përkufizojmë qëllimet që duhet ti arrijmë.Ato duhet të jenë të
qarta aq sa mund të shprehen edhe në aspektin cilësor edhe në
aspektin sasior, kështu që mund të vlerësohet suksesi në arritjen
e tyre.
91. Plani i Biznesit
Si do të arrijmë atje?
◦ Këtu kemi të bëjmë me shpjegimin e kushteve të tregut dhe të
kushteve të teknologjisë, të cilat do të bëjnë të mundur që të
arrihen objektivat. Si do ti shesim dhe si do ti sajojmë produktet
apo shërbimet që të bëjnë të mundur arritjen e objektivave.
Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që
kemi për të bërë?
◦ Do të bëhet një krahasim midis investimeve dhe efekteve nga
investimet,përkatësisht rreth asaj se sa është i kënaqshëm fitimi
në krahasim me investimet që kemi bërë.
Plani i biznesit siguron që të krijohet një motivim më i madh
i punjonjësve për tu identifikuar me BVM dhe për të punuar
për qëllime e vizion me të cilin identifikohen të gjithë.
92. Plani i Biznesit
2. Rëndësia e planit të biznesit për zhvillimin e
partnertitetit dhe sigurimin e burimeve të jashtme të
financimit
◦ Shumë rrallë ndodhë që ndonjë BVM të jëtë e mjaftueshme në
aspektin e burimeve financiare. Për këtë arsye janë të detyruara
të hyjnë në marrëdhënie partneriteti apo të kërkojnë hua nga
burimet e ndryshme si banka, institucionet mikrokredituese e të
ngjashme.
93. Plani i Biznesit
Plani i biznesit paraqet një dokument që lehtëson
shumë bisedat dhe angazhimet për këtë, ai jep përgjigje
shumë pytje që ju interesojnë partnerëve apo
huadhënësve:
◦ Sa janë burimet e nevojshme financiare dhe pse?
◦ Kur mund të kthehen investimet apo kredia?
◦ Cili është vizioni i juaj, si do të arrini këtë?
Pra plani i biznesit është një dokument shumë i
përshtatshëm për tu prezantuar para kreditorëve,
partnerëve, dhe për të bërë prezantime efektive për
partnerët. Kjo mundëson bashkëpunim afatgjatë në
investime dhe zhvillim.
94. Përgaditja dhe hartimi i planit të biznesit
Përgaditja e planit të biznesit duhet të jetë e organizuar
mirë e që nënkupton se duhet të përkufizohet se kush
do të hartojë plan të biznesit, mënyrën e hartimit dhe
organizimin e punës, si do të mblidhen informatat, si do
të diskutohet dhe aprovohet ai.
Kush do ta hartojë planin e biznesit?
◦ Hartohet nga vetë pronari, nga menaxherët, nga institutet
kërkimore dhe organizatat për konsulencë ose konsulentët
individual.
Si do organizohet dhe bashkërenditet puna?
◦ Në plan të biznesit duhet të caktohen detyrat, bartësit e punës,
kur do të zhvillohen aktivitetet, si do të zhvillohen,kush do të
jenë pjesëmarrësit e të ngjashme.
95. Përgaditja dhe hartimi i planit të biznesit
Si dhe ku të mblidhen informatat?
◦ Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse informatat nuk
janë të mjaftueshme apo të besueshme dhe cilësore
rrezikohet cilësia e planit të biznesit. Informatat përfshijnë:
Dokumentet historike të biznesit, analizat, raportet,
kontabilitetin e vetë BVM.
Informatat primare mbi tregun apo teknologjinë dhe
lokacionin e biznesit (psh. anketat)
Publikimet statistikore (Enti i statistikës, Qeveria, Bankat)
Librat,studimet, raportet
Qendrat informative, Qendrat e Ndërmarrësisë dhe
Asociacionet e Biznesit
Media (artikujt, informatat,intervistat)
Interneti
96. Përmbajtja e planit të biznesit
Struktura e planit të biznesit përmban:
Rezymenë (përmbledhja e shkurtër e planit të biznesit)
◦ Shkruhet në fund, por vihet në fillim dhe përmban informata
kyçe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin (pronarin),
vëllimin e prodhimeve dhe shërbimeve, tregun (sasinë e shitjeve
dhe shtrirjen e shitjeve) dhe efektet kyçe financiare.
Historiku i shkurtër dhe gjendja e pikërishme
◦ Këtu përshkruhet shkurt informata mbi të kaluarën dhe ecurinë
e zhvillimit nga të gjitha aspektet për tu ndalur më hollësisht
lidhur me gjendjen e shitjes, segmentet e tregut dhe pozicionin
konkurrues. Gjithashtu edhe gjendja financiare në aspektin e
lëvizjes së treguesve financiar, likuiditetit, fitimit,burimeve të
financimit dhe aftësive financiare duhet të përshkruhen sa më
detajisht.
97. Përmbajtja e planit të biznesit
Analiza e pozicionit konkurrues dhe SWOT-it
◦ Analizohen përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet me të
cilat ballafaqohet biznesi nga aspekti i faktorëve të brendshëm
dhe konkurrenca, përkatësisht mjedisi biznesor.
Përcaktimi i qëllimeve
◦ Ku dëshirojmë të arrijmë për një periudhë të ardhshme kohore,
të shumtën e rasteve plani i biznesit përfshinë tri vite.
Analiza e tregut
◦ Produkti dhe shërbimi që ofrohet, tregu që synohet, segmentimi,
kërkesa, konkurrenca, çmimet, plani i shitjes, plani i promovimit
etj.
98. Përmbajtja e planit të biznesit
Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të
punës për sajimin e produktit dhe shërbimit dhe
lokacioni
◦ Pajisjet, materiali, lëndët ndihmëse, objektet e punës, personeli
dhe puna.
Aspektet e menaxhimit
◦ Struktura e organizimit, përshkrimi i punëve dhe ndarja e punëve,
aftësimi i personelit.
Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve dhe
burimeve të financimit
Analiza financiare
◦ Përfshin parashikimet financiare, rrjedhën e parasë, pasqyrën e të
ardhurave (bilancin e suksesit), bilancin e gjendjes, treguesit
financiar mbi suksesin dhe efikasitetin e biznesit.
101. Vizioni
Ku është drejtuar biznesi?
Çfarë dëshirojmë të bëhemi ne?”
Një vizion është një realitet që nuk ka ardhur akoma.
Vizioni i organizatës mund të quhet ndryshe edhe qëllimi
strategjik.
Vizioni është një ëndërr ose pikturë e të ardhmes së biznesit
tuaj, e bazuar në projekte realiste afatgjata, që mbështeten në
situatën aktuale.
Vizioni fillon me atë që një lider është më tepër i interesuar
dhe është plotësisht i angazhuar për ta arritur.
102. Vizioni
Vizioni i një organizate është një pikturë e zmadhuar e asaj
çfarë udhëheqësi dëshiron që organizata të bëhet në të
ardhmen.
Disa BVM kanë edhe një vizion afatgjatë mbi atë se ku duan
pas një periudhe të themi dhjetëvjeçare ose më tepër si p.sh.
“Do të jemi prodhuesi numër një”
“Kompania jonë do të shtrihet me punën e saj në tërë
rajonin e Ballkanit”
“Do të eksportojmë mbi 80% të produkteve në Evropë”
Është e preferueshme që nëse ekziston një vizion i tillë të
prezentohet në këtë pjesë të planit të biznesit.
103. Vizioni
Vizioni i Istitutit Riinvest në planin e tij strategjik është “Të
bëhet instituti më eminent i kërkimeve zhvillimore në rajon
me partneritet të fuqishëm në EU dhe SHBA, i cili arrin
standardet e cilësisë ndërkombëtare”.
Deklarata e vizionit siç quhet shpesh formulimi i vizionit që
zakonisht ka disa fjali, deri në një paragraf apo gjysmë faqeje,
duhet të mbetet e thjeshtë e me formulim të fuqishëm e
motivues, i kuptueshëm.
Sado që vizioni është afatgjatë dhe përmban një pasqyrë të
asaj që dëshirojmë në një afat të gjatë ai duhet të jetë i
besueshëm dhe i arritshëm.
Ata që janë të lidhur me kompaninë – BVM duhet në njëfarë
mënyre të mund të shohin veten të lidhur me atë vizion.
104. Vizioni
“Vazhdojmë të luajmë rolin dhe përgjegjësinë tonë si
iniciatorë dhe udhëheqës të tregut për 70 vjet, duke sjellë
produkte të dobishme në treg, ndërkohë që kënaqim dhe
promovojmë punonjësit dhe klientët.”
“Me ndihmën e klientëve dhe stafit tonë ne prodhojmë gjëra
të dobishme për jetën.”
“Të ndihmojë njerëzit të realizojnë ëndrrat e tyre nëpërmjet
edukimit me sipërmarrjen elirë.”
Coca cola- “Gjithmonë dhe përgjithmonë.” (“Always and
forever.”)
105. Misioni
Si do të sillet biznesi? (qëllimet e ekzistencës)
Misioni i organizatës përcakton:
◦ PSE organizata ekziston?
◦ ÇFARË funksionesh ajo kryen?
◦ Për CILIN do ti kryejë?
◦ SI do ti plotësojë këto funksione?
Misioni është diçka që duhet arritur një organizatë varësisht
nga:
◦ Lloji i konsumatorëve që ajo dëshiron ti shërbejë
◦ Nevojat e klientëve që ajo dëshiron të kënaqë
◦ Mjetet apo teknologjia me të cilat ajo do të kënaqë këto
nevoja
106. Misioni
Çfarë?
◦ Nevojat e klientëve, produktet ose shërbimet
Si?
◦ Aktivitetet, teknologjitë
Cili?
◦ Klientët ose grupet e klientëve
107. Misioni
Elementet e nevojshme për formulimin e misionit:
Identifikimi i produktit, shërbimit apo funksionit primar të
organizatës
Identifikimi i tregut specifik ose i grupit të klientëve të
organizatës
Identifikimi i teknikave që përdoren për sigurimin e produktit,
shërbimit apo marketingut
Identifikimi i arsyeve të ekzistencës së organizatës
Përcaktimi i faktorëve primar të suksesit
Përcaktimi i kompetencës ose kompetencave dalluese
Rënia dakord për deklaratën e misionit
108. Misioni
Si mund të krijojmë një mision efektiv?
Një deklaratë misioni duhet të tregojë cili jeni ju, çfarë ju
bëni dhe pse ju e bëni atë.
Një deklaratë misioni efektive duhej të realizohet me
pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të organizatës.
Deklaratat më të mira të misionit përbëhen nga tre deri
katër fjali.
Sigurohuni që misionin tuaj nuk e keni kopjuar nga ndonjë
organizatë tjetër.
Misioni duhet të pasqyrojë veprimtarinë e organizatës tuaj, jo
të një organizate tjetër, sado e mirë qoftë.
109. Misioni
Karakteristikat e një misioni efektiv:
I orientuar nga tregu
Realist
Motivues
Specifik
Kompetenca dalluese
Ti përshtatet mjedisit
110. Misioni
Misioni paraqet një moto të formuluar me një tekst të
fuqishëm për vlerat kyçe në të cilat bazohet biznesi e që
përbëjnë arsyen e ekzistencës së tij.
“Të sigurojë furnizimin e konsumatorëve me qumësht të
freskët dhe të cilësisë së lartë, duke u bazuar në
bashkëpunimin me fermerët vendës”
Misioni i Institutit Riinvest është “të promovojë zhvillimin
ekonomik modern të Kosovës, duke u bazuar në filozofinë e
ndërmarrësisë”.
Misioni ndërlidhet të shumtën e rasteve me produktin,
konsumatorët, filozofinë e biznesit, përparësitë dhe vlerat në
të cilat besohet, imazhin e synuar publik.
111. Përkufizimi i qëllimeve/objektivave
SMART
S-për Specifik
◦ Qëllimi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, sa që nuk lë
mëdyshje as mundësi për interpretim të dyfishtë.
M-i Matshëm
◦ Qëllimi duhet të jetë i matshëm kështu që qartas mund të
vlerësohet arritja ose mosarritja e tyre.
A-i Arritshëm
◦ Qëllimi duhet të jetë realist në kuptim të mundësive për atë që
delegohet për ta realizuar.
R-Realist
◦ Qëllimi duhet të jetë realist në kuptim të mundësive për të realizuar
atë. Nuk duhet përcaktuar qëllime tepër optimiste dhe vështirë të
arritshme.
T- i përkufizuar në pikëpamje kohore
◦ Arritja e qëllimit duhet të jetë e përkufizuar dhe afatizuar në
pikëpamje kohore.
112. Përkufizimi i qëllimeve/objektivave
Shembuj:
“Brenda periudhës së ardhshme trevjeçare shitja do të rritet
mbi 40%”
“Në vitin 2009 eskporti do ta rritë pjesëmarrjen në shitje
prej nga 20% sa është në 2006 – në 55%”
Instituti Riinvest:
“Brenda tre viteve të ardhshme pjesëmarrja e të ardhurave të
realizuara nga punët e kontaktuara do të rritet nga 30% në
70%, kurse pjesëmarrja e granteve do të zvogëlohet nga 60%
në 20%”
113. Përkufizimi i qëllimeve/objektivave
Çështjet kyçe me të cilat zakonisht janë të lidhura qëllimet
që përkufizohen në planet e biznesit janë të lidhura me
tregun; përkatësisht
◦ Marketingun: depërtimi më treg të ri, futja e produktit të
ri, rritja e hapësirës në tregun ekzistues
◦ Kapacitetet dhe shfrytëzimi i tyre më i madh
◦ Financiar: rritja e fitimit në përqindje specifike,
produktiviteti dhe pasuria e firmës
114. Analiza SWOT dhe Analiza e
tregut
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
Data: 22.04.2013
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
115. Përmbajta
Analiza SWOT
◦ Faktorët e brendshëm të pozicionit konkurrues të
BVM
◦ Faktorët e jashtëm të pozicionit konkurrues të BVM
Analiza e tregut
◦ Përkufizimi i produktit dhe konsumatorëve –
destinimi
◦ Segmentimi i tregut dhe tregu cak
◦ Analiza e konkurrencës
◦ Plani i marketingut
116. Analiza SWOT
Pozicioni konkurrues i biznesit vlerësohet duke
analizuar performancat dhe pozitën në krahasim me
konkurrentët dhe mjedisin që i takon.
117. Analiza SWOT
1) Faktorët e brendshëm të pozicionit konkurrues
të BVM
Ndërlidhen me fuqinë punëtore, dijen dhe shkathtësinë
e saj, menaxhmentin e biznesit, me faktin se sa biznesi
është i lidhur me misionin, vizionin dhe qëllimet e
biznesit, dhe sesa ai ka krijuar lidhje të forta me
konsumatorët. Kjo pastaj varet nga niveli i motivimit të
personelit, nga niveli i produktivitetit dhe shpenzimeve
në krahasim me shitjen e që kanë ndikim në çmimet.
118. Analiza SWOT
2) Faktorët nga mjedisi dhe ndikimi i tyre në
pozicionin konkurrues
Ky ndikim mund të jetë pozitiv dhe negativ. Pozitiv është
kur ai krijon mundësi, shanse, oportunitete për rritjen e
biznesit. Kemi edhe ndikime negative që konsiderohen si
kërcënime, dhe veprojnë si faktorë të jashtëm të
mjedisit biznesor.
119. Analiza SWOT
SWOT analiza është teknikë e analizës së gjendjes
aktuale të institucionit të caktuar dhe ambientit të tij.
S (Strengths – përparësitë)
W (Weaknesses - dobësitë)
O (Opportunities - mundësitë, shanset)
T (Threats- kërcënimet, rreziqet)
120. Analiza SWOT
Faktorë të brendshëm të ndërmarrjes
Përparësitë – sigurojnë aftësi konkurruse në krahasim
me konkurrentët
Dobësitë – mungesa e faktorëvë të ndërmarrjes që
pamundëson operimin efikas dhe konkurrues
Faktorë e jashtëm të ndërmarrjes
Mundësitë – mundësitë që ndërmarrësi duhet ti
shfrytëzojë për të përmirësuar performancën dhe
pozitën në treg.
Rreziqet – janë jashtë kontrollit të ndërmarrësit, dhe
përfshijnë kërcënime sociale, ekonomike, politike etj.
121. Analiza SWOT
S: Përparësitë W : Dobësitë
Fuqia e aftë punëtore
Lokacioni i mirë
Shpezimet e ulëta
Partnerët strategjik
Shërbimet për konsumatorët
Tradita
Shkathtësitë e
pamjaftueshme
menaxheriale
Mungesa e përvojës
Dizajni i dobët
Motivimi i dobët
Konfliktet e brendshme
midis të punësuarve
O: (Mundësitë, shansat) T ( kërcnimet, rreziqet)
- Rritja e nivelit të konsumit
- Ndërtimi i infrastrukturës
- Marrëveshjet e tregtisë së lirë
- Veprimi i shtetit ligjor
- Rritja e taksave
- Krimi dhe Pasiguria
- Konkurrenca jolojale
- Tensionet sociale e
politke
- Kriza/recesioni ekonomik
122. Analiza e tregut
Pra kërkimi i tregut përcakton vëllimin e prodhimit dhe
madhësinë e biznesit, të investimeve, shitjeve, kostos dhe
shumë aspekte të tjera.
1. Përkufizimi i produktit ose shërbimet dhe destinimi
2. Segmentimi i tregut dhe tregu cak
3. Analiza e konkurrencës dhe e çmimeve
4. Plani i marketingut
123. Analiza e tregut
Përkufizimi i produktit dhe konsumatorëve -
destinimi
Emri, paketimi, madhësia, karakteristikat.
Analizoni produktin në mënyrë objektive që do të thotë
se si ai do të plotësoj një nevojë, të sigurojë përfitim për
të tjerët.
Përshkruhen karakteristikat dalluese që e bëjnë
produktin të ndryshëm nga të tjerët (disajni, çmimi,
qëndrueshmëria etj).
Si do të ruani markën tuaj, emrin, patentën, etj.
124. Analiza e tregut
Produkti apo shërbimi mund të jetë i destinuar në tregjet:
Tregu i konsumit- përmbushjen e nevojave individuale dhe
të konsumit familjar
Tregun industrial-produktet dhe shërbimet janë të
destinuara për prodhim të mëtejmë, kur prodhojmë
gjysmëprodukte, pjesë këmbimi, lëndë të para, pajisje e të
ngjashme.
Qeveria-organet qeveritare lokale dhe qendrore bëjnë
shumë prokurime e blerje nga bizneset qofshin ato mallra
apo shërbime për nevojat e funksionimit dhe operimit të
tyre, ose kontraktim të shërbimeve dhe mallrave për nevoja
të investimeve publike dhe të komuniteteve.
Eksporti-tregu i eksportit shtron kërkesa të rrepta në
pikëpamje të aftësisë konkurruese, por hap mundësi për
ekspansion dhe zhvillim në krahasim me tregun vendor.
125. Analiza e tregut
Segmentimi i tregut dhe tregu cak
Ekziston një numër i madh i konsumatorëve me lloje të
ndryshme të shijeve dhe nevojave.
Detyra e personelit përgjegjës për marketing është që
të identifikojë se cilat segmente ofrojnë mundësi më të
mirë për arritjen e synimeve të ndërmarrjes. Pra, nuk do
të thotë të mundoheni të plotësoni të gjitha nevojat në
treg.
Segmentimi shpesh bëhet duke pasur parasysh
kategoritë e ndryshme të konsumatorëve potencial e
sipas karakteristikave të ndryshme të tyre si:
◦ Familja, Shtrirja gjeografike,Të ardhurat, Profesioni, Edukimi,
Niveli social, Mosha, Gjinia.
126. Analiza e tregut
Tregu duhet ndarë në kategori (segmente) diskrete që mund të
menaxhohen:
Sipas kriereve socio-demografike: mosha, gjinia, të
ardhurat, statusi familjar, religjioni etj.
Të ardhurat: ndarja e kategorive të njerëzve në bazë të të
ardhurave (produkte esenciale dhe produkte luksoze)
Në bazë të statusit familjar: të pamartuar, të martuar pa
fëmijë, të martuar me fëmijë etj.
Në raste kur ndërmarrja prodhon lëndë të parë: për
nevoja të ndërmarrjeve tjera
Madhësia e vendbanimit: shpërndarja e produkteve bëhet
në tregun lokal, regjional, kombëtar, ndërkombëtar, global.
Sipas mënyrës së jetesës: sportive, trendi i modës, etj.
Sipas sasisë së përdorimit të produktit: shpenzues të
mëdhenj, të mesëm, ose të vegjël.
127. Analiza e tregut
Gjatë hartimit të planit të biznesit përkufizimi i tregut
cak bëhet sipas një procedure që ka të bëjë me:
◦ Identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut
cak- duke shqyrtuar se si biznesi i caktuar do ti plotësojë
nevojat më mirë se konkurrenca
◦ Cili është klienti juaj- gjinia, mosha, fuqia blerëse, rajoni
që ju bëni të mundur që plotësisht ta keni të përkufizuar
segmentin dhe tregun e synuar
◦ Madhësia e tregut, trendet e rritjes- duhet të jetë e
njohur mirë, pasi që kjo do të bëjë të mundur të
përkufizohet më lehtë strategjia e biznesit
128. Analiza e tregut
Analiza e konkurrencës
Konkurrentë janë jo vetëm ata që shesin produktin e njëjtë në
tregun cak, por të gjithë ata që aspirojnë në paratë e klientëve
që janë në atë treg.
Konkurrentët duhet të ndahen në ata të drejtpërdrejtë, me
produktin e njejtë dhe në një afërsi të pikave shitëse me ne, si
dhe konkurrentët jo të drejpërdrejtë ata që janë në një largësi,
apo që shesin substitute.
Krahasoni produktin tuaj me atë të konkurrentëve në aspektin
e dizajnit, madhësisë, paketimit, çmimit;
Analizoni efektivitetin tuaj dhe të tyre në aspektin e
menaxhimit, ndonjë evidencë të shitjes si dhe trendin e tyre të
zhvillimit
Literatura e shitjes- katalogët dhe çfarë ndërrmarrin ata
Ku shesin ata, madhësia e tregut të tyre
Çfarë dobësish kanë, pozicioni i tyre, lokacioni i tyre
Si mund ti përgjigjen sfidës
129. Analiza e tregut
Plani i marketingut
Pozicioni në treg
Strategjia rreth përkufizimit të çmimeve
Strategjia dhe plani i shitjeve
Plani i promocionit, publicitetit dhe reklamës
130. Plani i marketingut
Pozicioni në treg paraqet qasjen e zënies së një vendi
të caktuar të qartë dhe të dëshirueshëm të produktit në
mendjen e konsumatorëve cak në raport me
konkurrencën.
◦ Përmes ofrimit të produkteve me vlerë më të madhe
◦ Përmes ofrimit të produkteve me çmim më të ulët se
konkurrenca
◦ Përmes ofrimit të beneficioneve më të mëdha për të
arsyetuar çmimin e lartë
131. Plani i marketingut
Strategjia rreth përkufizimit të çmimeve është
më e ndërlikuar se sa të përkufizohen çmimet diçka më
të ulëta se sa konkurrenca. Ndodh që çmimet e ulëta të
kenë efekt të kundërt.
Prandaj shtrohet pyetja se:
◦ Çfarë vlere produkti përfaqëson për konsumatorin?
◦ Cilat janë shpenzimet tona të prodhimit dhe çmimet e
konkurrencës?
◦ Cili duhet të jetë çmimi i juaj/sipas tregut/sipas shpenzimeve
tuaja/ sipas profitit të synuar?
◦ Sa janë të gatshëm blerësit të paguajnë?
132. Plani i marketingut
Strategjia dhe plani i shitjeve ka të bëjë me
përshkrimin e metodës së shitjes përkatësisht kanalet e
distribuimit dhe shpërndarjes. Duhet të përkufizohet se
si dhe sa do te shesim nëpërmjet:
◦ Shitjes direkte (shitja, shfrytëzuesit e fundit)
◦ Porosive (shitja e kontraktuar më herët për konsumatorin e
njohur)
◦ Ndërmjetësit, dilerët dhe agjentët tregtarë që ndërmjetësojnë
gjatë shitjes deri tek konsumatorët
◦ Shitja me shumicë: kompanitë që merren me tregti, për një fitim
më të vogël, por në sasi më të madhe
◦ Shitja me pakicë, shitje direkte me anë të rrjetit tregtar apo
drejtpërdrejt konsumatorëve
133. Plani i marketingut
Plani i promocionit, publicitetit dhe reklamës
shërben për të përcaktuar se si do të informoni, do të
përkujtoni, do të komunikoni me konsumatorët që
tashmë i keni përkufizuar me segmentimin dhe
pozicionin në treg. Kjo varet shumë se a kemi të bëjmë
me:
a) produkte të reja, kur duhet të zhvilloni një fushate informimi
dhe publiciteti
b) produkte ekzistuese ose produkte me imazh të mirë, është e
nevojshme që të përkujtoni ata edhe forcohen lidhjet.
134. Plani i marketingut
Disa metoda janë:
◦ Dërgesat direkte me postë të katalogëve dhe informatave
◦ Telemarketingu (kontaktimi me telefon)
◦ Shtypja e tërë katalogut në shtypin ditor
◦ Seminaret ku shpjegohet më gjerësisht produkti për
konsumatorë të zgjedhur
◦ Videoprezentimet
Publiciteti dhe marrëdhëniet publike
Publiciteti definohet si publikim i informatave pozitive të
ndërmarrjes apo produkteve dhe shërbimeve të saj në masmedia të
cilat nuk janë pronë e vetë-ndërmarrjes.
Propaganda ekonomike
Është formë e promovimit,mënyrë e komunikimit masiv që ka për
qëllim të përcjell informatën, të krijoj interesim dhe të stimuloj
blerjen e produkteve dhe shërbimeve të ndërmarrjes.
136. Përmbajta
Plani i operacioneve
Procesi teknologjik dhe plani i operacioneve
Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve
137. Plani i Operacioneve
Pas përgjigjes pozitive me rastin e hulumtimit të tregut
duhet siguruar të gjitha burimet e nevojshme (personeli,
teknologjia, inputet) dhe duhet organizuar procesin e
punës për të krijuar produktin/shërbimin që kemi
planifikuar ta shesim.
138. Procesi teknologjik dhe plani i
operacioneve
Përshkrimi i procesit tekniko-teknologjik dhe i
operacioneve duhet të jetë i qartë sa të dëshmojmë se
ndërmarrësi dhe ekipi i tij menaxherial e kanë zotëruar
këtë proces dhe e “dinë si” – know how do të sajoj
produktin që planifikojnë të shesin.
139. Procesi teknologjik dhe plani i
operacioneve
1. Sigurimi i materialit dhe pajisjeve përbën një
aktivitet kyç për çdo ndërmarrës dhe menaxher të
BVM.
Tregtar-përshkruan procesin e blerjes nga shitësit
vendor apo importi
Restorant-përshkruan menynë, recetat, pajisjet etj.
Prodhues-prezanton pajisjet që duhen, materialet,
mirëmbajtja etj.
140. Procesi teknologjik dhe plani i
operacioneve
2. Procesi teknologjik dhe organizimi i tij përcakton
nevojat për lokacion dhe hapësirë pune. Dilema e
parë që shtrohet është se a të blihen lokalet, të
ndërtohen të reja apo të merren me qira. Kjo varet
kryesisht nga mundësitë financiare.
Faktorët që ndikojnë për përcaktimin e lokacionit janë:
◦ Shpenzimet e transportit dhe logjistika e furnizimit dhe shitjes
◦ Të dhënat mbi popullsinë lokale dhe shtrirjen e saj si dhe lëvizja
e konsumatorëve potencialë
141. Procesi teknologjik dhe plani i
operacioneve
3. Plani i personelit dhe përshkrimi i punëve
Specifikimi i punëve: përshkrimi i shkurtër dhe sasia e tyre që
duhet kryer. Përcaktimi i vëllimit është shumë me rëndësi për
të përcaktuar numrin e punëtorëve të nevojshëm.
Përshkrimi i punëve sipas segmenteve: marketing dhe shitja,
operacionet teknologjike, financat e kontabiliteti,
menaxhmenti.
Analiza e cilësisë, dijes, përvojës: bëhet për secilën punë të
paraparë, në mënyrë që të dimë koston e punës.
Cilat punë do t’i keni me orar të plotë dhe cilat mund të
kontraktohen për shkak të vëllimit të tyre të vogël. Psh.
kontabilisti, avokati etj.
Ndonjë trajnim shtesë për fuqinë punëtore që do të
rekrutohet sipas nevojës.
142. Identifikimi i shpenzimeve dhe
investimeve
A. Investimet
Pajisjet-makinat dhe instalimet për prodhim
Mjetet transportuese brenda lokacionit të punës
Mobilet e zyrës dhe pajisjet ndihmëse
Kompjuteri, telefoni, interneti
Objektet (ndërtimi/meremetimi)
Kapitali i punës inicial/mjetet e xhiros/stoqet iniciale
(mjetet që qarkullojnë në mënyrë konstante në
ndërmarrje, psh. dërrasa, ngjitës etj.)
143. Identifikimi i shpenzimeve dhe
investimeve
B. Shpenzimet
Shpenzimet e materialit dhe lëndëve tjera ndihmëse
(shpenzimet e transportit, ngarkim shkarkimi, doganat e
tatimet për importet)
Shpenzimet e punës sipas kualifikimit dhe vëllimit
Shpenzimet e energjisë, ujit, higjienës publike (shpenzimet e
shërbimeve komunale)
Shpenzimet e qirasë
Shpenzimet administrative (telekomunikimet, letër etj).
Udhëtimet e mëditjet
Shpenzimet e marketingut dhe promocionit
Shpenzimet e financimit kur shfrytëzohen huatë apo kreditë
Amortizimi vjetor i pajisjeve, mjeteve të transportit,
objekteve ndërtimore (asetet fikse)
146. Analiza financiare
Me analizën financiare do të shohim se çfarë janë efektet
financiare:
Në krahasim me investimet dhe sakrificat që kemi bërë
Në krahasim me konkurrentët dhe degën që i përkasim
A mjaftojnë ato të mbulojmë shpenzimet e punës dhe të
kemi gjithnjë aftësi për të paguar obligimet
A do të mjaftojnë të ardhurat e krijuara për të mbuluar
shpenzimet dhe për të krijuar profit
Si do të lëviz pasuria
Cila është pika kritike dhe e ndjeshme e biznesit tonë
147. Analiza financiare
Përgjigjen në këto pyetje do ta japim pasi që të
planifikojmë rezultatet financiare sipas disa
dokumenteve standarde si:
Rrjedha e parasë
Pasqyra e të ardhurave
Bilanci i gjendjes
Për të parë suksesin e biznesit në aspektin relativ me
investimet dhe sakrificat, por edhe konkurrencën duhet
të llogarisim treguesit e suksesit.
148. Cash flow/rrjedha e parasë
Pasqyra e parasë së gatshme tregon aftësinë e biznesit
për të paguar obligimet e veta në para:
◦ faturat nga furnitorët
◦ pagat
◦ kreditë
◦ shërbimet publike
◦ tatimet
Me një fjalë ajo shpreh aftësinë paguese.
Thelbi qëndron në faktin që paraja e gatshme në
disponim (Pgd) të mjaftojë për të mbuluar kërkesat për
pagesa (Kpg).
◦ Pgd=>Kpg
149. Cash flow/rrjedha e parasë
Kemi disa madhësi kyçe:
Shitja: paraqet vlerën e mallrave dhe shërbimeve të
shitura e që nxirret nga plani i shitjes (sasia X çmimi)
Kostoja e shitjes: sa na ka kushtuar malli apo shërbimi
i shitur (nëse e kemi blerë apo e kemi prodhuar)
Pra, rrjedha e parasë tregon përformancën e biznesit
për të gjeneruar rrjedhë të mjaftueshme të parasë së
gatshme për të përballuar detyrimet financiare.Ajo na
jep shenja se kur duhet të marrim hua për të tejkaluar
problemet afatshkurta.
150. Cash flow/rrjedha e parasë
Shlyerja e detyrimeve financiare me kohë ka një rëndesi
shumë të madhe:
për të ndërtuar një imazh të mirë
për të ruajtur partnerët
për t’u ikur sanksioneve (tatimet, afatet e kontraktuara)
për të ruajtur vazhdimësinë e funksionimit
151. Pasqyra e të ardhurave/bilanci i suksesit
Dokumenti i pasqyrës së të ardhurave, përkatësisht
bilancit të suksesit konstaton humbje ose fitim. Rezultati
pozitiv tregon se shitjet mjaftojnë të mbulojnë koston e
shitjes dhe shpenzimet operative dhe se mbetet një
fitim/profit i cili duhet të bëjë shpagimin e investimeve
të bëra.
Planifikimi i pasqyrës së të ardhurave në planin e biznesit
konsiston në mbledhjen e të gjitha të hyrave që pritet të
realizoj nga shitja e produkteve dhe shërbimeve, duke ia
zbritur shpenzimet totale të operimit të biznesit.
152. Pasqyra e të ardhurave/bilanci i suksesit
Bilanci i suksesit është i ngjashëm me “fotografinë
lëvizëse” që tregon se cilat do të jenë rezultatet e
biznesit në lidhje me shitjen, shpenzimet dhe
profitabilitetin.
153. Bilanci i gjendjes
Planifikimi i bilancit të gjendjes së paku për një periudhë
trevjeçare është po ashtu i domosdoshëm për të
konstatuar se cili do të jetë ndikimi i biznesit në
pasurinë e pronarit.
Se prej nga kanë ardhur fondet zakonisht përfshihen
këto kategori:
◦ kapitali i pronarëve
◦ profiti i gjeneruar deri në momentin e caktuar
◦ kreditë afatshkurta dhe afatgjata
Në anën tjetër se ku kanë shkuar paratë përfshihen
këto pozicione:
◦ asetet fikse
◦ stoqet
◦ debitorët
◦ paratë e gatshme nëpër banka
154. Bilanci i gjendjes
Struktura e bilancit të gjendjes është: ASETET/MJETET/KAPITALI (1+2)
1. Asetet xhiruese/likuide
a) Paraja e gatshme (cash)
b) Kërkesat/llogaritë e pagueshme
c) Stoqet
2. Asetet fikse (minus amortizimi)
a) Pajisjet
b) Toka
c) Ndërtesa
d) Mjetet e transportit
3. Obligimet
a) Obligimet afatshkurta/furnitorët
b) Obligimet afatgjata
4. Pasuria e pronarit
155. Bilanci i gjendjes
Pra, bilanci i gjendjes jep një pasqyrë të aseteve dhe
obligimeve të biznesit.
Asetet përfaqësojnë gjithqka të vlefshme në pronën e
biznesit dhe përbëhet nga:
◦ Asetet likuide pritet të shndërrohen në para të gatshme dhe
shpenzohen gjatë operacionit të biznesit për më pak se një vit.
◦ Asetet fikse janë të qëndrueshme dhe përdoren më shumë vite
në biznes.
156. Bilanci i gjendjes
Obligimet e ndërmarrjes përfshijnë borxhet dhe
obligimet që ka marrë përsipër ndërmarrësi gjatë
operimit të biznesit.
◦ Obligimet vijuese: janë borxhe që kompania është marr vesh që t’i
paguaj në afat të shkurtër (brenda një viti) si:
kreditorët
pagesa për furnitorët
pagat e papaguara të punëtorëve
interesi për kreditë e shfrytëzuara
sigurimet
◦ Obligimet afatgjata:zakonisht paraqesin shuma të mëdha financiare
që ndërmarrja planifikon t’i paguaj për disa vite si:
blerja e pajisjeve të reja
ndërtesa
produkte të reja
depërtimi në tregje të reja
157. Bilanci i gjendjes
Kapitali: paraqet atë që është investuar në kompani nga vet
pronarët apo ndërmarrësit dhe të tjerët jashtë kompanisë.
ASETET XHIRUSE + ASETET FIKSE = OBLIGIMET + PASURIA E PRONARIT
158. Treguesit e Suksesit Financiar,
Rezymeja si dhe Zbatimi i
Planit të Biznesit
Lënda: Menaxhimi i BVM-së
MSc. Lura Rexhepi
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
159. Përmbajta
Treguesit e suksesit financiar
Rezyme e planit të biznesit
Zbatimi i planit të biznesit
160. Treguesit e suksesit financiar
Në botën mjaft dinamike të biznesit bashkëkohor
bizneset nuk mjafton vetëm të jenë në gjendje të
kuptojnë pasqyrat financiare por edhe të interpretojnë
ato dhe të marrim vendime efektive.
Të dhënat numerike, rezultatet e paraqitura në pasqyrat
financiare na ofrojnë informata të konsiderueshme në
lidhje me vlerat e tyre absolute. P.sh. ne mund të
mësojmë se sa profit do të realizoj biznesi, ose çfarë
vlere të resurseve i ka të investuar në asete, sa janë
obligimet vijuese etj.
161. Treguesit e suksesit financiar
Me anë të treguesve financiare mund t’u përgjigjemi
pyetjeve:
◦ A do të ketë biznesi performancë më të mirë se në vitin e
kaluar?
◦ A do të jetë biznesi më profitabil se i konkurrentëve?
◦ A do të ketë mundësi të kreditimit nëpër banka?
◦ A do të jenë të kënaqur autoritetet e shtetit me pasqyra
të tilla?
162. Treguesit e suksesit financiar
Kalkulimi i koeficientëve kryesorë përfshin:
Profitabiliteti - a është firma duke realizuar profit të
arsyeshëm për madhësinë e saj?
Likuiditeti - a ka firma resurse financiare të
mjaftueshme për t’i paguar borxhet e saj?
Efiçienca (treguesit e aktivitetit) - a ka firma
kontroll të duhur mbi asetet e saj?
Efikasiteti i investimeve - në çfarë kohe firma mund
të kthej investimet e bëra?
163. Treguesit e suksesit financiar
Profitabiliteti
Margjina (norma e profitit bruto) = profiti bruto/shitjet
Kjo shpreh profitin bruto si % të shitjeve. Zakonisht, kjo %
krahasohet me atë të vitit paraprak.
Arsyet e ndryshimit përfshijnë:
◦ Ndryshimi i miksit të shitjeve
◦ Rritja e kostos së mallrave të shitura të cilat nuk janë bartur te
konsumatorët
◦ Zbrita e çmimeve për disa mallra
◦ Keqpërdorimet (vjedhjet) nga stafi ose konsumatorët
Përfitimi nga shitja = profiti neto/shitjetX100
◦ Kjo shpreh profitin neto si % të shitjes.
Përftimi nga investimet = profiti neto/investimet
◦ Kjo shpreh % e profitit vjetor nga kapitali i investuar.
164. Treguesit e suksesit financiar
Likuiditeti
Norma e likuiditetit vijues = Asetet xhiruese (likuide)
/Obligimet vijuese
Ky shpreh ndërlidhjen midis aseteve xhiruese dhe
obligimeve vijuese.
Efiçenca
Koficienti i stoqeve = Kostoja e shitjes/Stoqet mesatare
Kjo tregon se sa herë në vit stoku pastrohet (stoqet
janë shitur ose zëvendësuar).
165. Treguesit e suksesit financiar
Pika kritike e rentabilitetit (PKR)
Sa më të mëdha të jenë shpenzimet fikse të ndërmarrjes,
zakonisht merr kohë më shumë për të arritur pikën e
rentabilitetit. Zakonisht ndërmarrjet e reja shpenzojnë shumë
kapital fillestar për blerjen e aseteve fikse.
Pika kritike e rentabilitetit është atëherë kur ndërmarrja nuk
realizon as fitim as humbje. Pika ku të ardhurat dhe
shpenzimet janë të barabarta.
PKR = Shpenzimet fikse/(Çmimi i shitjes - shpenzimet
variabile për njësi)
Kjo na tregon se sa njësi të produkteve duhet të shiten para
se ndërmarrja të fillojë të realizojë profit.
166. Rezyme e planit të biznesit
Pasi të ketë përfunduar hartimi i planit të biznesit duhet
të bëhet një përmbledhje e shkurtër, e cila vihet pastaj
në fillim, në hyrje të planit të biznesit.
Kjo bëhet për arsye shumë praktike pasi që në 1-2 faqe
teksti vendosen të gjitha informatat kyçe mbi planin e
biznesit, kështu që mund të përdoren në mënyrë
efektive nga të gjithë ata që nuk kanë kohë ta lexojnë
tërë planin e biznesit.
167. Rezyme e planit të biznesit
Përmbledhja e shkurtër duhet të përmbaj këto informata
bazike:
Emri i biznesit dhe përshkrimi i shkurtër i tij,
investitorët, produkti dhe sasitë që planifikohet të
prodhohen
Tregu/segmentimi/tregu cak, sasitë e planifikuara të
shitjes
Investimet e nevojshme, burimet e financimit
Rezultati financiar, cash flow dhe bruto e neto fitimi
Treguesit kyç financiar, sidomos përfitimi nga investimet
dhe përfitimi nga shitjet
Plani i realizimit: fillimi dhe përfundimi i planit të biznesit
168. Zbatimi i planit të biznesit
Plani i biznesit e ka vlerën e vet vetëm nëse zbatohet
dhe nëse zbatimi bëhet një nga brengat më të
rëndësishme të pronarit/ndërmarrësit dhe menaxherëve
të biznesit.
169. Zbatimi i planit të biznesit
Masat më të rëndësishme për realizimin e planit të
biznesit janë:
Sigurimi i burimeve financiare
Menaxhimi i biznesit sipas planit të biznesit për arritjen
e objektivave
Hartimi i orarit për zbatimin e planit të biznesit
Identifikimi i aktiviteteve që duhet kryer
Caktimi i kohës së nevojshme për kryerjen e secilit
aktivitet
Diagrami i Gantit është një paraqitje grafike mjaft e
thjeshtë në të cilën pasqyrohen aktivitetet dhe koha e
fillimit dhe përfundimit të tyre