Jeronim De Rada
Si ai që një yll të qetë
sheh e zemrën ia ngroh,
yll që thot: “Vështromni dritën,
bota nuk do të shkallmohet”.
Dritero Agolli - Në Vendin Tim , Në Vendin Tënd
Tema: Poezi Dashurie
Dritero AgolliNë vendin tim e në vendin tënd
Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd
#MesueseAurela
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxMujaseraAliu
Është kënaqësi të lexosh poezitë e poetit të zjarrtë andaluzian Frederiko Garsia Lorka...Poeti me poezitë e tij të hedh në botën e ndjenjave nga e cila nuk do të kishe dashur kurrë të kthehesh prapa. Andaj, shumë e çmoj poezinë e Lorkës.
Mujasera Aliu, prof.
PROJEKT:
GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
OBJEKTIVAT:
1.JETA DHE VEPRA
- LIRIKE-
-EPIKE
- DRAMATIKE
2) ANALIZE “LAHUTA E MALCIS”
3) “LAHUTA E MALCIS”
PERKRAH LETERSISE
ARBERESHE
4)LAHUTA E MALCIS DHE EPOSET E TJERA SHQIPETARE
5) VLERESIMI QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS
6) VLERESIMI JUAJ PER GJERGJ FISHTEN DHE LAHUTEN E MALCIS
#MesueseAurela
Lasgush Poradeci
Llazar Sotir Gusho
(1899 - 1987)
Emri: Llazar
Mbiemri: Gusho
Lindi më: 27 dhjetor, 1899
Vendlindja: Pogradec
Vdiq më: 12 nëntor 1987
Vdiq në: Tiranë
Profesioni: poet,shkrimtar,shqipërues
Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 - Tiranë, 12 nëntor 1987) i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar.
Jeta
Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në të Manastir nga 1909 deri më 1916.
I ati më pas e nis në Athinë pranë liceun Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.
Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibil
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
L’Università di Firenze ha conferito a Mario Vargas Llosa la laurea magistrale honoris causa in Lingue e letterature europee e americane. Lo scrittore e premio Nobel ha ricevuto il titolo accademico, mercoledì 4 giugno, in Aula magna dal rettore dell’Ateneo fiorentino Alberto Tesi. Dopo la laudatio di Martha Canfield, ordinario di Lingua e letterature ispano-americane, Vargas Llosa ha tenuto la lectio magistralis dedicata a Boccaccio in scena.
Universiteti i Firences i ka dhënë shkrimtarit Mario Vargas Llosa titullin akademik Honoris causa në Gjuhë dhe letërsi evropiane dhe amerikane. Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel e ka marrë titullin akademik, ditën e mërkurë, 4 qershor, në Aula magna nga Rektori i Universitetit fiorentin Alberto Tesi. Pas laudatio-s së Martha Canfield, profesor i Gjuhës dhe letërsisë hispanike-amerikane, Vargas Llosa ka mbajtur një lectio magistralis që i dedikohet Bokaçios në skenë. (e përkthyer në shqip).
Letersia boterore.Aty ktu merr ne dore nje liber dhe shpirti flutiron shekuj me pare duke u futur e imagjinuar jeten e shkrimtareve me te medhenje te te gjitha kohrave
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
This document analyzes verbal and visual techniques used in UK tourism brochures to attract tourists. It discusses several verbal techniques:
1. Comparison using simile and metaphor to make unfamiliar destinations seem more familiar.
2. Using key words and phrases like "enjoy" and "authentic" that appeal to tourists' interests.
3. Including testimonials from satisfied customers and references to famous personalities associated with destinations.
4. Employing humor through puns and amusing language to grab attention.
5. Using complex, foreign words ("languaging") about food to seem sophisticated.
It also examines visual techniques in brochures like color, format, placement and use of
This document provides a summary of Kurt Vonnegut's life and works. It discusses that Vonnegut was born in Indiana in the US and served in World War 2, where he was imprisoned in Dresden and survived the bombing of the city. This experience greatly influenced his novel Slaughterhouse-Five. The document outlines some of Vonnegut's major works and novels produced between the 1950s-1990s. It also discusses Vonnegut's unique writing style which incorporates elements like irony, metaphors, and jumping between subjects.
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
The document discusses the effects of European Community (EC) membership on the United Kingdom. It summarizes that EC membership impacted the UK constitution, democratic control of the executive, national economy, and other policy areas. Specifically, it notes that EC membership introduced a new constitutional order that took precedence over UK law. It also shifted trade patterns, increasing trade within the EC, and introduced the common agricultural policy, which increased farm sizes and UK food self-sufficiency. The EC also influenced UK policy on environmental protection and women's rights in the workplace. Overall, the document concludes that EC membership brought more significant consequences for the UK than were initially anticipated, diminishing UK sovereignty.
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Sadiona Abazaj
The document analyzes visual techniques used in UK tourism brochures, including color, format, visual cliches, and connotation procedures. It notes that pictures take up more space than text and use warm, vivid colors like blue, green, red and yellow. Pictures are optimally positioned and large in size. Common visual cliches include images of nature, beaches, sights and culture. Connotation procedures involve trick effects, posed shots, aesthetic photographs, combining photos to tell a story, and using objects to represent destinations.
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)Sadiona Abazaj
America faces many issues in the 21st century that threaten its status and citizens' well-being. Potential challenges from other global powers could undermine America's safety, economy, and prestige. Social issues like rising eating disorders and an outdated food system put public health at risk. Healthcare problems also loom large, like millions remaining uninsured while obesity grows rapidly. High family debt and poverty levels, coupled with unemployment, weaken the economy. Overall Americans remain optimistic, but continuing challenges may erode the middle class and American Dream.
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
1. 24/01/2010
UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI GJUHEVE TE HUAJA
DEGA: ANGLISHT (Master shkencor: Komunikim Nderkulturor dhe Turistik)
LENDA: LETERSI SHQIPE
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada
"Udhëtimet e Cajld Haroldit" vs "këngët e Milosaos"
Pranoi: Prof.ADEM JAKLLARI Punoi: SADIONA ABAZAJ
2. Të bësh një krahasim midis Bajronit dhe De Radës,këtyre dy autorëve kaq të njohur në vëndet
përkatëse,por edhe në mbarë Europën, eshtë e veshtirë, pasi i perkasin të dy periudhes së
romanantizmit.De Rada si një ndër figurat më me zë të romantizmit shqiptar dhe Bajroni si një
nder perfaqësueset më të denjë të romantizmit europian.Për të nxjer në pah vecoritë e secilit prej
këtyre figurave dhe në të njejtën kohë,për të bërë një krahasim,duke dalluar ngjashmëritë dhe
ndryshimet e këtyre dy poetëve,në dy vepra të shquara të letërsis,duhet bërë një tablo e qartë e
romantizmit shqiptar e atij europian.
Në të gjithë botën e qytetëruar lindja e romantizmit ka shoqëruar lindjen e nacionalizmit.
Romantizmi¹) duke dalë nga lëvizjet e mëdha të Europës Perëndimore,u përhap dalëngadalë edhe
në Europën e Lindjes e të Juglindjes,në kohën kur Perëndimi që e lindi,po e braktiste dhe kur atje
kishin dalë të tjera rryma letrare si: realizmi,natyralizmi e simbolizmi.Kjo letërsi lindi së pari si
trumbetuese e madheshtisë kombëtare të popujve.Influencuar nga Sentimentalizmi dhe
Iluminizmi, e gjithë kjo situatë e re letrare u sundua nga kulti i ndienjës dhe i natyrës,ndikimin e
efekteve te jashtme natyrore mbi gjëndjen shpirtërore të njeriut.Por sigurisht që ky drejtim pati
cilësitë e veta të vecanta në vende të ndryshme.
Në Shqipëri nga rrethanat specifike të saj,ideja kombëtare u bë një nga cilesitë kryesore të
poezise romantike,kjo edhe pse në këtë truall mungonte themeli filozofik i poezisë ,si dhe kulti i
individit në lidhje me mjedisin.Prandaj nuk ishte aq i ndjeshëm largimi i poetit romantik nga
realiteti,fluturimi i tij në vise të largëta,si tipar kryesor i romantizmit.Romantikët tanë ndryshe
nga ata europian, i kënduan jo natyrës në përgjithësi,por natyrës shqiptare,per të ngjallur
dashurinë dhe krenarinë për Shqiperinë. Romantizmi shqiptar shkrin në vetvete shqetësime të
trefishta: shqetësimin për robërine e atdheut të të parëve nën pushtuesin osman, shqetësimin për
shtypjen politike që rëndonte mbi ta dhe mbi popullsinë italiane nga ana e pushtuesit të huaj,
shqetësimin për gjëndjen e vështirë politike dhe shoqërore të arbëreshëve, si pakicë kombëtare.
Heroi romantik i Rilindjes është heroi luftëtar që sakrifikon gjithcka për lirinë e atdheut, si dhe
njeriu i thjeshtë bujku, fshatari, bariu që përpiqet të gjejë gëzimin e jetës duke punuar në atdheun
e tij.
Kurse karakteristika kryesore e lëvizjes artistike e kulturore të Romantizmit në Europë
është shprehja e gjëndjes shpirtërore zotëruese të epokës, që mund të përmblidhet me fjalë
zhgënjimi e pakënaqësie ndaj realitetit ekzistues.Heroi romantic europian,përgjithësisht
paraqitet me një botë të pasur ndienjash të bukura dhe idealesh të larta,të cilat krijojnë contrast
me realitetin armiqësor e sfidues që e rrethon.Ndienja që pushton shpirtin e tyre janë zakonisht,
zhgënjimi, mërzia, melankolia, pakënaqësia, rebelimi ose revolta romantike.
Nga pikëpamja politike Romantizmi Europian u frymëzua nga revolucioni francez, amerikan si
dhe nga kryengritjet popullore.Kurse romantizmi shqiptar u angazhua plotësisht në problemet
aktuale politike të vendit.
Nga pikëpamja shoqërore dhe humanitare Romantizmi Europian ngriti lart kauzat
përparimtare, u këndoj virtyteve të larta dhe afirmoj traditat kulturore e patriotike të vendit,Kurse
romantizmi shqiptar u mbështet në shijet dhe aspiratat e popullit shqiptar.
1)Romantizmi eshte nje levizje e gjere letrare –artistike,qe lindi dhe u perhap ne vendet evropiane ne fund te shekXVIII dhe ne dy dhjetevjecaret
e pare te shekXIX.Romantiket e perqendruan vemendjen ne boten e ndienjave te njeriut(ne zhgenjimin,melankoline,pakenaqesine ndaj
realitetit,rebelimin,revoltenapo enderrimet lirike).
3. Nga pikëpamja iluministe romantizmi europian iu kundërvu kultit të arsyes së Iluminizmit².
kurse ai shqiptar i besoi fuqisë së fjalës për emancipimin dhe përparimin shoqëror të vendit.
Duke marrë parasysh ngjashmërite,si romantizmi europian e ai shqiptar synuan drejt poems ose
baladës me karakter liriko-filozofik me elemente fantastikë,si dhe dramen lirike e atë liriko-
filozofike në vargje,për të shtjelluar tema të jashtëzakonshme dhe ideale të guximshme të
mëshiruara në heronj të jashtëzakonshëm. Lulëzuan gjini dhe lloje të ndryshme letrare,
vecanërisht poezia lirike.Përdorim të gjërë mori dhe poema e gjateë epiko-lirike, e cila theu
kufinjtë e ngurtë ndërmjet epikës dhe lirikës dhe i dha mundësi shkrimtarit që, njëkohësisht, të
shprehte ndienja të fuqishme dhe të shpaloste tablo të gjera të natyrës dhe të jetës shoqërore. Një
tjetër ngjashmëri ishte drejtimi drejt folklorit.Duke u mbështetur në të, romantizmi fitoj vecori
dhe origjinalitet.Ashtu si romantikët europianë që u frymëzuan dhe e shfrytëzuan gjerësisht
krijimtarinë popullore, folklorin e popullit të tyre, edhe romantikët shqiptarë iu drejtuan
folklorit. Shumë shkrimtar romantikë u frymëzuan nga luftrat për liri e pavarësi kombëtare, nga
heroizmi dhe virtytet e larta të njerëzve të thjeshtë.
Përsa I përket përshkrimeve vëmendja kryesore i kushtohet pasqyrimit të botës së brendshme të
heronjve, pikturohet edhe dekori i jashtëm, mjedisi material, kushtet konkrete natyrore, madje
dhe ato shoqërore. Ata japin jo vetëm përshkrime piktoreske, të gjalla, të cilat i lidhin me
gjëndjen shpirtërore të heroit.
Gjuha dhe mjetet stilistikore i'u përshtatën m së miri tematikës së re të romantikëve, situatave
dhe heronjve të jashtëzakonshëm. Mjetet e figurat artistike janë të pasura e të zgjedhura me
kujdes. Gjuha është plot ngjyra të ndezura e kontraste të forta. Figurat që përdoren me dendur
janë personifikimet e elementëve natyrorë, mitologjike biblike, apostrofat, hiperbolat, antitezat,
emfazat dhe epitetet. Përvec këtyre përdoren mjaft dhe krahasimet e metaforat, sidomos në
poezinë lirike, si dhe shkallëzimi ngjitës e zbritës aliteracioni, onomatopeja etj.
Të gjitha këto karakteristika që u përmendën me sipër trashëgohen nga dy përfaqësues të denjë
dhe më të shquar të rrymës së Romantizmit. Jeronim De Rada, figura më e ndritur e kësaj letërsie
dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë me poemën liriko-epike "Këngët e Milosaos"
dhe figura, poeti, artisti, krijuesi i vlerave të mëdha shpirtërore (George Gordon Byron) Xhorxh
Gordon Bajron, me veprën "Udhëtimet e Cajld Haroldit" (Childe Harold’s Pilgrimage).
Poetika e De Rades është tepër origjinale, një poetikë e sintezës dhe e nëntekstit, një poetikë e
zhbirimit në shpirtin njerëzor dhe e figuracionit befasues. Tri janë burimet që e kanë ushqyer atë:
poezia poullore e kombit të tij, estetika e poezisë antike greke-romake dhe poezia romantike.
"Këngët e Milosaos" është vepra e parë e tij. Është e rëndësishmë të përmendim dy thënie për
autorin nga dy personalitete të shquar si:
Mikel Markianoi ka thënë se: "Milosao ka fuqinë dhe madhështine e poezisë se Safos. Imazhet
jane nga me të zgjedhurat".
Viktor Hygo është shprehur së: "Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike, të
lexojë "Këngët e Milosaos" të zotëri Jeronim De Rades".
Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe
origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një
dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po këtij motivi të njohur De Rada i jep një freski të
2)Iluminizmi eshte nje levizje e fuqishme mendore qe u zhvillua ne periudhen e luftrave te borgjezise kunder feudalizmit.Iluministet synonin
arsimin e popullit ,njohjen e tij me shkencen e artit,clirimin e ndergj. Nga cdo paraghykim.perfaqesuesit me te shquar jane Didero,Volter,Ruso etj
4. jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të
idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit:
disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në
luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si
ide e madhe njerëzore.
Në këtë poemë zë vend kulti i gëzimit i trashëguar nga poezia antike, po edhe dyshimet dhe
melankolia e romantikut. Nëpërmjet kësaj jepet dialektika e jetës njerëzore.Vepra është shkruar
në vetën e parë cka bën që ngjarjet të shihen në këndvështrimin e heroit.Poeti depërton thellë në
botën shpirtërore të personazheve të tij dhe e pasqyron atë me larmi nuancash.Ai përshkruan po
me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ashtu dhe ndienjën e ndrojtur të vajzes që nuk
di t’ia shpjegoj as vetes së saj.
Djali: Vec me sy të shihemi Vajza: Nga m’erdhi të kurmi gjith ky gezim
Bota të përmbyset ³)
Këngët e Milosaos është një shembull tipik i parregullsisë lirike romantike.Poema është
ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm, madje
këngët e poems mund të duken si vjersha të vecanta.
Unitetin poemës nuk ja jep bashkërendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike.
Kompozicioni i poems i ngjan një mozaiku: secila këngë është pjesë e një të tërë, e megjithatë
zotëron një farë pavarësie. Nga ana tjetër i ngjan një kurbe të dallgëzuar.Copëzimi i poemës
është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të
shfrytëzojë nëntekstin. Këto parime i japin poemës koncizitet e forcë emociaonale, po nganjëhere
e kalon masën.
Nga pikëpamja popullore, poezia e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me
optimizmin e natyrshëm, përmes së cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka
dhënë veprës figuracion të pasur, të freskët e tepër original si dhe metrikën ku zotëron vargu i
parë tonik.
Në poemë nuk mungojnë edhe elementët e realizmit në pasqyrimin e mjedisit arbëresh dhe në
krijimin e disa karaktereve tipike si: Rina, tipi i një vajze fshati arbëreshe dhe nëna e Milosaos,
tipi i aristokrates shqiptarë. Nga pikëpamja e llojit, kjo poemë është një kryqëzim origjinal i
poemës lirike të kulluar dhe i romanit në vargje.
Kurse Shtegëtimet e Cajld Haroldit është vepra e parë madhore që i solli Bajronit sukses të
menjëhershëm letrar dhe e vendosi në rradhën e parë të poetëve romantikë të shek XIX. Cajld
Hroldi është një poemë epiko-lirike, e cila u krijua nga ditari poetik i Bajronit mbajtur gjatë
shtegëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të Europës. Poema përbëhet nga katër këngë të gjata
me mbi pesëqind strofa.Kjo vepër pasqyron me çiltërsi përvojën jetësore dhe ndienjat e vetë
autorit. Poema ruan në tërësi trajtën e një rrëfimi të lire poetic, pa ndonjë kufizim në shtjellimin e
subjektit.
3)Kenga II,vargu 20, faq13 Jeronim De Rada "Kenget e Milosaos" botuar nga Shtepia Botuese Mesonjetorja, Tirane 1998
5. Kjo poemë jep një shembull të qartë të çlirimit kompozicional nga dogmat e ngurta letrare të
klasicizmit dukuri e njejtë kjo me poemën e De Radës. Poema është shkruar përgjithësisht në
strofa me nëntë vargje të quajtura strofa spenseriane. Këto strofa kane rrimë të ndryshme dhe
vargje me gjatësi të ndryshme, por në to mbizotëron vargu pesëkëmbësh jambik. Poeti përdor
herë-herë edhe strofat katërvargëshe në interlude lirike. Në poemë përdoret forma e
vetërrëfimit, në të dyja veprat, e parapëlqyer nga romantikët.
Një element me shumë rëndësi te "Këngët e Milosaos" po ashtu edhe tek vepra e Bajronit është
natyra, gjithnjë e shkrirë me ndienjat e personazheve. Tek "Këngët e Milosaos", shqetësimin e
djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhimbjen e tij
të thellë me vdekjen e gruas, e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.Kurse
tek Bjroni shohim se ai i këndon bukurive të natyrës shqiptare, jetës së gjallë të blegtorëve:
Të ngrysur çohen lart përpara syve, Rrezes kënga lëviz me gjë të gjallë;
Si amfiteatër vullkanik natyre, Blegërinj grigjat, rrjedhin përrenjtë…
Se majti djathtas, Alpet e Himarës;
Shqipëria nuk është thjesht vendi i ekzotikës, kaq i parapëlqyer nga poetët romantikë; ajo nuk e
tërheq poetin aq me bukuritë e veta të mahnitëshme, me mendësinë e një izolimi të virgjërt
romantik, sesa me traditat e zakonet burrërore, me virtytet, me trimërinë e dashurinë e flaktë që
kanë shqiptarët për lirinë:
“Ç’armiq për vdekje, pos a miq besnikë!
Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun,
Si trima rurren ku t’içojë i pari i tyre.” 4)
Në meditimet lirike të "Çajld Haroldit", heroit të poemës, parakalojnë çastet më të rëndësishme
të historisë së shqiptarëve, që nga lashtësia deri në kohën kur ai takon Ali Pashë Tepelenën, të
cilin e përshkruan me simpati të veçantë, si një burrë shteti trim, diplomat, të hollë e tepër të
zgjuar. Një vend të veçantë u kushton poeti përshtypjeve të tij në vargjet e poemës, por edhe në
shënimet e tij për virtytet e larta të shqiptarëve.
Duke vazhduar me analizën e veprave, shohim se të gjitha dukuritë e realitetit jepen në vepër me
një dorë prej piktori, dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i
lartë. Vepra ka një origjinalitet të vecantë që vjen nga shkrirja e mahnitjes, gezimit fëminor në
soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore me shqetësimët, dyshimet e forta të poetit
romantik.
4)Kenga II , Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
6. Përsa i përkët mjeteve stilistikore tek "Udhëtimi i Cajld Haroldit", Bjroni ka përdorur një larmi
të pasur mjetesh stilistikore.Ai krijon përshkrime piktoreske të jetës dhe tablo të mbrekullueshme
të natyrës me krahasime, epitete e metafora, sic janë përshkrimet e bregdetit e të natyrës
mesdhetare të Portugalise tek kënga e parë, peisazhi shqiptar e grek në këngën e dytë,
madhështia e Alpeve në këngën e tretë dhe në kengën e katërt, përshkrimi i Venedikut.
Tipare kryesore të stilit të poemës "Udhëtimet e Cajld Haroldit" janë apostrofat, pasthirmat,
hiperbolat, antitezat, kontrastet, personifikimet, ndryshimet e papritura të subjektit, ritmit e tonit.
Me apostrofa të fuqishme personifikuese është realizuar shpërthimi lirik dhe gjëndje
emocionuese të ndryshme të poetit si në vargjet që vijojne:
O lamtumirë! Atdheu im - Mos të tremb deti me tallaz,
Po zhduket dalëngadalë e sqota të tmerron?
gjëmon stuhia me tërbim, - Pra,merrmë,o lundër dhe vrapo
Cacri gërhet mbi valë Në detin plot bucim; 5)
Pas diellit që po flakëron
Edhe pyetjet retorike janë të shpeshta dhe shprehin qëndrim emocional momental të poetit ndaj
ideve që do të theksojë. Nganjëherë marrin nuancë ironie e qortimi.
"Ti pazh’ I vogel, pa mu qas! -"M’u qas, m’u qas,ti trim besnik;
Pse qan e po vajton? përse më qënke zverdhur?
Mos të trëmb deti me tallaz, Mos trëmbesh nga një freg armik,
E sqota te tmerron apo nga det’i ndezur?" 6)
Në poemë nuk mungojnë as onomatopetë e aliteracioni, të cilat i japin vargut muzikalitet,
gjallëri e rritëm. Në sajë të këtyre mjeteve të pasura stilistikore, rrëfimi poetic i Bajronit merr
forcë shprehëse e emocionuese.
Heroi Bajronian është pasionant, melankolik, i kulturuar dhe shumë i zgjuar, individualist i
vetmuar, i zhgënjyer dhe i pakënaqur nga realiteti. Krahas këtij heroi kemi dhe heroin kolektiv, i
cili shpreh aspiratat demokratike të poetit. Haroldi mbetet deri në fund si vëzhgues pasiv. Ai
vërtet magjepset nga natyra e bukur, entuziasmohet nga veprat heroike te një kombi, dënon
nënshtrimin e shtypjen, por hiqet mënjane, nuk ngatërrohet dhe vazhdon shtegëtimin e tij.
5)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
6)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
7. Kurse në krahun tjetër Milosaoja është një hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mëshiron
heroin romantik më botë të gjerë shpirtërore, që ngrihet më lart se mjedisi: njëkohësisht edhe
njeriun që kryen një faj tragjik dhe disi të zbehtë nga fundi, edhe heroin luftëtar.
Duke qënë se të dyja veprat janë ndër më të rëndesishmet në letersitë përkatëse dhe botërore, të
dyja veprat mëshirojnë forca përfekte shprehëse dhe emocionuese, dhe të dyja janë të
kompuzuara nga autorët më me zë të letrave. De Rada i cili mbetet poeti që hodhi themelet e
letërsise me të vërtetë artistike arbërëshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për gjithë letërsinë
kombëtare. Ai ishte i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skëndërbeut. Ai është
njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështetjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De
Rada ishte edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Në
thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizëm vecanërisht origjinal,
që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada
është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohët
për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur.
Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshe dhe nje ndikim më të vogël të
shkrimtarët e tjerë të Rilindjes. Kurse të flasesh për Bajronin nuk është e lehtë. Me saktë nga të
gjithë është shprehur për këtë vështirësi tipologjike poeti ynë Fishta. Ai ka shkruar: "Edhe fjalët
janë sende, thotë Bajroni, si nje cirke vese mbi nje mendim ban me mendue mija e mija ndoshta
miliona njerez". Por Bajroni arriti të krijojë artin e tij botëformues në imagjinatën e rebelimit si
rrallëkush në botë. Ai erdhi në Shqipëri për të mos u larguar kurrë prej saj në të gjitha kuptimet.
FUND
8. Bibliografia:
-Histori e Letërsise Shqiptare by Robert Elsie 1995
-Letërsia Boterore 1996
-Gazeta Drita 23 Nentor 2003
1. Artikull nga Sokol Jakova
-Gazeta Drita 28 Nentor 2004
1. Vatra dhe bota në poezine e De rades nga Dr Eqerem Cabej (ARTIKULL)
2. Tri personalitete franceze për poemen "Këngët e Milosaos"(ARTIKULL)
-Libri: "Këngët e Milosaos" nga Jeronim De Rada, Shtëpia Botuese "Mesonjtorja” Tiranë 1998
-Libri: The Major works (Oxford World's Classics)
George Gordon Lord Byron (Author), Jerome J. McGann (Editor)