SlideShare a Scribd company logo
1
E drejta nderkombetare Private - Prof. Halim Bajraktari
1. E drejta nderkombetare private sipas Hegelit?
Sipas Hegelit e DNP perkufizohet si teresie dispozitave juridike qe tregojn se e drejtqa private e cilit shtet
eshte kompetente ne zgjidhjen e mosmarrveshjeve. Shtetet në marrëdhëniet e ndërsjellta veprojnë në bazë
të dy parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Parime që determinojnë marrëdhëniet në mes tyre.
Ato janë sovraniteti dhe barazia. Sovraniteti shtetëror mundëson që shteti në mënyrë të pavarur nga
shtetet e tjera të përcaktojnë sistemin juridik brenda territorit të tij. Barazia e shteteteve është e lidhur me
sovranitetin. E drejta e shteteve për të qenë të barabarta që do të thotë se përmbajtja e sovranitetit
shtetëror për çdo shtet është e njëjtë.
2. Cka eshte e drejta nderkombetare private?
Eshte teresi normash juridike te cilat e percaktojn nese nje marrveshje juridike civile e karakterizon me
element te huaj. Duhet te rregullohen ne baze te nje sistemi apo ten je shteti tjeter te huaj te cilin paraqet
pika e kontaktit. Ajo është pjesë e sistemit juridik të brendshëm me të cilin rregullohen marrëdhëniet
civile-juridike me element të jashtëm (të huaj).
3.Paraqitja dhe zhvillimi i DNP?
DNP- eshte paraqitur atehere kur formaqt e reja te mardhenieve shoqerore nuk kane mundur te
rregullohen me norma juridike te degeve ekzistuese te se drejtes, por DNP eshte kushtezuar ne rrjedhat
shoqerore dhe ekonomike zhvillimin e forcave prodhuese dhe marrdhenive ne prodhim.
Periodizmi i historikut te DNP behet me shfaqjen dhe zhvillimin neper formacione ekonimiko-shoqerore
si: Skllavopronari, Kapitalizmi dhe Socializmi.
4. Teoritë e statuteve (shek. XIV-XIX)?
a)Teoritë e statuteve krijojnë lloje të veçanta të statuteve si ato territorial, personale bile edhe statute të
përziera. Këto statute të veçanta krijojnë lloje të veçanta të marrëdhënieve juridike.
b)Krijimi i llojeve të veçanta të statuteve bëhet sipas kritereve të ndryshme. Kriteri i ndarjes së statuteve
është natyra e marrëdhënieve juridike ndaj të cilave statuti zbatohet. Pra,për marrëdhëniet statusore
zbatohet statuti personal, për marrëdhëniet sendore zbatohet statuti territorial.
c)Teoritë e statu kanë krijuar rregulla për të zgjidhur konfliktin interlokal të ligjeve, pra përcaktimin e të
drejtës (statutit) së zbatueshme brenda një sovraniteti a sistemi juridik.
d)Teoria e statuteve ka mendime rreth arsyes së zbatimit të së drejtës së huaj. Tendenca e parë se shtetet
janë të obliguara të zbatojnë të drejtën e huaj. Tendenca e dytë se shtetet nuk kanë një obligim të tillë por
mund të lejojnë zbatimin e së drejtës së huaj për shkak të mirësjelljes ndërkombëtare.
5.Shkollat e statuteve?
a)Shkollat italiane e statuteve - e zhvilluar nga shek. XII deri në shek. XV. Juristi më i njohur ishte
Bartolo.
b)Shkollat franceze e statuteve – në periudhën midis shek. XVI – XVIII në Francë. Dy mendimtarët
autoritativë të kësaj periudhe janë Sharl Dymulen (ithtar i parimit të personalitetit) dhe Bertrand
Darzhantre (ithtar i parimit të territorialitetit).
c)Shkollat holandeze –flamane e statuteve – në shek. XVII në Holandë. Përfaqësuesimë i rëndësishëm i
shkollës holandeze – flamane është Urlih Huber që përdori shprehjen “konflikt i ligjeve” për herë të parë
në librin e tij.
Në shek. XIX në Gjermani dhe Itali u paraqitën ide që kundërshtojnë koncëptin kryesor të shkollave të
statuteve. Si mendimtarë të rëndësishëm ishin Vehteridhe Savinji. Poashtu, në këtë shekull në Itali u
paraqit edhe Mançini.
2
6.Konceptetanglo – amerikane për të drejtën ndërkombëtare private?
Idetë e para lidhur me të u shfaqën kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX. Autorët më të
rëndësishëm janë Joseph Story në ShBA dhe Dajsi në Angli. Story ka pohuar se e drejta e huaj duhet të
zbatohet sepse zbatimi i saj është në interes të të gjitha shteteve. Dajsi është i njohur se krijon teprinë e të
drejtave të fituara si model për zgjidhjen e dilemave në të drejtën ndërkombëtare private.
7. Element i Pergjithshem (tek marrëdhëniet juridike)?
Paraqitet ne dy forma:
a) Mardhenie juridike te lidhura vetem me nje sovranitet ( pa element te huaj ): Marrëdhëniet juridike janë
të lidhura me sovranitetin e atij shteti. Marrëdhënia e tillë ku elementet e saj (subjektet, objekti, të drejtat,
detyrimet) që janë të vendit. Marrëdhënie ku nuk paraqitet elementi i huaj
b) Mardhenie civile juridike me element te huaj.
8.Mardheniet civile juridike me element te huaj?
Marrëdhëniet qe kanë lidhmeri më teper me sovranitete quhen marrëdhënie juridike me element te huaj
ose element nderkombetar. Element i huaj paraqet nje rrethane konkrete qe determinon lidhmerine e
mardhenies me sovranitetin e huaj.Si rrethana që përdoren për të llogaritur se marrëdhënia është e lidhur
me shtetin e caktuar paraqiten shtetësia e subjekteve, vendbanimi, vendqëndrimi, vendi ku ndodhet sendi,
vendi i lidhjes së kontratës, vendi i përmbushjes së kontratës, vendi i shkaktimit të dëmit etj.
Shembull mund të merret nëse një martesë lidhet në mes shtetasit të R.M. dhe shtetasit të huaj para
ofiqarit të R.M marrëdhënia juridike familjare nuk është e lidhur vetëm me R.M por edhe me shtetin e
huaj sepse njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është shtetas i huaj.
9. Mënyra e shfaqjes së elementit të huajnë objekt, subjekte,të drejta dhe detyrime?
a)Elementi i huaj shfaqet në subjekt atëherë kur në organin e vendit që e shqyrton rastin subjektet e
marrëdhënies juridike (si palë) kanë lidhshmëri me sovranitetin e huaj. Kriter për konstatimin e
lidhshmërisë së subjektit me shtetin e huaj është shtetësia. Rrethanat sipas të cilave konstatohet ekzistimi i
elementit të huaj në subjekte janë: për personat fizikë shtetësia,vendbanimi, vendqëndrimi i zakonshë,
vendqëndrimi; për personat juridike përkatësia nacionale e personave juridikë.
b)Elementi i huaj në objekt mund të shfaqet në objekt të marrëdhënieve juridike në rastet kur objekti i
marrëdhënies gjendet në shtetin e huaj. Si fakte me të cilat konstatohet ekzistimi i elementit të huaj në
objekt janë vendi i ndodhjes së sendit, përkatësia nacionale e mjeteve transportuese.
c)Elementi i huaj në të drejta dhe detyrime vjen në shprehje në ato raste kur të drejtat dhe detyrimet
krijohen (përmbushen) në shtetin e huaj. Te marrëdhëniet kontraktore vjen në shprehje kur kontrata lidhet
në shtetin e huaj. Rrethana me të cilat kontatohet ekzistimi i elementit të huaj në të drejta dhe detyrime
janë vendi i krijimit të punës juridike, vendi i përmbushjes juridike, vendi i shkaktimit të dëmit, vendi i
gjykatës.
10. E drejta nderkombetarfe si perkufizohet?
E drejta nderkombetare private perkufizohet si dege e se drejtes dhe si shkence juridike.
11. E drejta nderkombetare private si dege e se drejtes ?
E drejta nderk. Private si dege e se drejtes paraqet teresi te normave juridike qe rregullojn mardhenie te
caktuara juridike, pra mardhenie private ( civile) me element te huaj. E drejta ndërkombëtarë private
zbatohet brenda territorit të caktuar të shtetit.
12. E drejt nderkombtare private si shkence e se drejtes?
Si shkence e se drejtes DNP merret me studimin, analizen, sistemimin e institucioneve dhe zgjidhjeve
ligjore te se drejtes nderkombetare private si dege e se drejtes. E drejta ndërkombëtare private përdor
metoda të ndryshme (si shkencë) për të kuptuar e sqaruar më mirë, si atë historike, normative, krahasuese.
3
13. Objekt i rregullimit te se drejtes nderkombtare private?
Objekt kryesor i rregullimit te DNP jane marrdheniet private me element te huaj ose nderkombtare. Pra,
mund të jenë marrëdhënie familjare, trashëgimore, sendore, detyrimore, tregare,të punës e marrëdhënie të
tjera ku shfaqet elementi i huaj. Lidhur me përcaktimin e objektit të së drejtës ndërkombëtare private
duhet të kemi parasysh edhe rregullat juridike që i rregullojnë marrëdhëniet private ose civile me element
të huaj. Si pjesë e objektit të drejtës ndërkombëtare private janë edhe konflikti i ligjeve, konflikti i
juridiksioneve poashtu edhe të drejtave civile të të huajve, rregullat e fitimit, humbjes së shtetësisë.
14. Objekt i se drejtes nderkombetare private ?
Objekt i DNP- mund te percaktohen ne dy menyra:
a) Menyra e pare eshte duke i percaktuar marrdheniet jurdike te cilat i rregullon e drejta nderkombetare si
dege e se drejtes.
b) Menyra e dyte behet duke percaktuar rregullat ( normat ) juridike te cilat i rregullojn marrdheniet e
caktuara juridike- si shkence juridike.
15. Emertimi i se drejtes nderkombetare private?
Ne pergjithesi duhet thene e DNP nuk eshte as e drejte nderkombetare dhe se DNP nuk eshte as private.
Arsyeja pse emertohet nderkombetare eshte fakti se mardhenie qe rregullohen nga DNP jane marrdhenie
qe kan karakter nderkombetare, qe nenkupton marrdhenie qe kane lidhshmeri me me teper sovranitet.
Ndersa si private emertohet vetem per shkak se rregullon mardheniet private me element nderkombetar.
mënyra e rregullimit të këtyre marrëdhënieve dallon nga ajo çfarë është specifike për degët e së drejtës që
i llogarisim si private. Shumica e normave të së drejtës ndërkombëtare private janë të karakterit imperativ.
16. Kush e perdori per te pare emertimin e DNP?
Emertimin e DNP se parie ka perdorur autori amerikan dhe gjykatesi i gjykates supreme te SHBA-ve
JOSEPH STORY.
17.Pjesët e së drejtës ndërkombëtare private?
a)Konflikti i ligjeve;
b)Konflikti i juridiksioneve;
c)Pozita juridike e të huajve (të drejtat civile të të huajve);
18. Konflikti i ligjeve?
Konflikti i ligjeve paraqet pjesen me te rendesishme dhe qendrore te se drejtes nderkombetare private.
Per konfliktin e ligjeve madje ekziston mendimi se eshte pjesa e vetme e DNP. Duke u nisur nga ku
mendim degen e se drejtes qe rregullon marrdheniet civile me element te huaj disa autor e quajnë si
konflikt te ligjeve.
19. Qëllimi i konflikteve të ligjeve?
K.L si teresi e normave juridike ka per qellim zgjidhjen e nje dileme kryesire. Ajo eshte te percaktoj te
drejten e zbatueshme te mardheniet civile qe kane lidhmeri me me teper sovranitete, te cilat i quajm
marrëdhënie civile me element te huaj.
20. E drejta e zbatueshme ?
E drejta e cila do te percaktohet ne baze te rregullave te konfliktit te ligjeve qeuhet e drejta e zbatueshme
se e drejta kompetente. E drejta e zbatushme mund te jete e drejta e vendit ose e drejta e huaj. Dilema
kryesore te e drejta nderkombetare private dhe konfliktit te ligjeve si pjese e saj eshte e se drejtes se
zbatueshme. Kur organi e gjen të drejtën e zbatueshme, ai edhe e zbaton atë të drejtë sepse organi duhet ta
zgjidhë ose rregullojë atë marrëdhënie civile me element të huaj.
4
21. Konflikti i juridiksioneve?
Konflikti i juridiksioneve është tërësie normave juridike që rregullon aspektin procedural të
marrëdhënieve juridike civile me element të huaj. Ajo rregullon kompetencën ndërkombëtare dhe njohjen
e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të huaja të arbitrazhit.
Kompetenca (juridiksioni) ndërkombëtarë – ka të bëjë me rregulla nacionale që përcaktojnë kompetencën
e organeve të vendit për shqyrtimin dhe zgjidhjen e marrëdhënieve ose kontesteve nga marrëdhëniet civile
me element të huaj. Nga aspekti kohor rregullat e kompetencës ndërkombëtare zbatohen para rregullave
të konfliktit të ligjeve.
22. Njohja e vendimeve te huajgjyqesore ?
Paraqitja e vendimeve te huaja gjyqesore dhe vendimeve te huaja te arbitrazhit eshte organi i vendit
deshmojne se marredhenia civile eshte shqyrtuar ne nje menyr te caktuar nga organi i huaj. Pas shqyrtimit
organi i huaj lëshon vendim. Me vendimin që lëshon organi krijon detyrime dhe prestime për palët. Kur
vendimi i paraqitet organit të vendit ky konstaton ekzistimin e elementit të huaj në të drejta dhe detyrime.
23. Pozita Juridike e te te huajve ?
Pjesa e DNP e quajtur pozita juridike e te huajve percakton te drejtat civile qe shtetasit e huaj i gezojn ne
shtetin e vendit. Shtetasit e huaj jane personat qe nuk kane shtetesi te vendit pra jane persoa me shtetesite
huaj ose pa shtetesi. Statusin e ketyre personave ne shtetin e vendit e percakton vet shteti i vendit me
legjislacionin e vet.
24. Menyrat e rregullimit te se drejtes nderkombetare private?
Jane dy menyrat e rregullimit:
a) Menyra direkte e rregullimit;
b)Menyra indirekte;
25. Menyra direkte e rregullimit ?
Menyra direkte e rregullimit vjen ne shprehje te konflikti i juridiksionieve dhe pozita juridike e te huajve.
Gjithmonë zbatohet e drejta e vendit. Ajo rregullon marrëdhëniet juridike që janë objekt i saj në
thelb(esencë ose in meritum).
26. Menyra indirekte e rregullimit ?
Eshte ajo qe ne te vertet e dallon te DNP nga deget e tjera te se drejtes. Menyra indirekte ndryshe quhet
edhe menyra e kolizionit sepse vjen ne shprehje te konflikti i ligjeve si pjese e DNP. Karakteristikë e saj
është se gjithmonë si mundësi ekziston zbatimi edhe i së drejtës së huaj. Gjithashtu, marrëdhëniet civile te
konflikti i ligjeve ku vjen në shprehje mënyra indirekte nuk rregullohen në thelb.
27. Pozita e se drejtes nderkombetare private ne sistemin juridik ?
Ne fillim ka pasur mendime se DNP eshte pjese e se drejtes nderkombetare. Mendimi tjeter ka qene se
DNP eshte pjese e se drejtes civile. Perfundimisht ka mbisunduar mendimi me argumente te fuqishme se
DNP eshte dege e vecante e se drejtes.
a)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është pjesë e së drejtës ndërkombëtare publike – E drejta
ndërkombëtare private dhe e drejta ndërkombëtare publike janë dy pjesë të barabarta dhe paralele të së
drejtës ndërkombëtare. Këtë çasje universale u nxit nga Mançini. Si argument për këtë janë theksuar
objekti i rregullimit, organet kompetente, burimet e së drejtës.
b)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është pjesë e së drejtës civile – Mendimi se e drejta
ndërkombëtare private paraqitet si pjesë e së drejtës civile sepse rregullon marrëdhëniet civile. Përkrahës
kryesor i kësaj teorie ishte Ajsner.
c)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është degë e veçantë të së drejtës – Ka argument për këtë
mendimi si objekti specific i rregullimit, mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike me element të
5
huaj dhe institucionet specifike (rendi publik, bishtërimi i ligjit, rikthimi, retorsioni) që nuk hasen në
degët e tjera të së drejtës.
28. Burimet e se drejtes nderkombetare?
Si ne cdo dege tjeter te se drejtes, paraqesin aktet juridike ku permbahen norma me te cilat rregullohet
materia ose objekti i DNP. Ato ndahen ne burime te brendeshme ( nacionale ) dhe burime nderkombetare.
29. Burimet nderkombetare te DNP ?
Burimet e brendshme jane:
a)Kushtetuta;
b)Ligji;
c)Aktet nenligjore ( dekreti, rregullorja ) dhe praktika gjyqesore;
30. Burimet nderkombetare te DNP ?
Burimet nderkombetare me te rendesishme jane : traktatet nderkombetare, bilateral dhe multilaterale.
31. Kushtetuta si Burim i DNP?
Kushtetuta paraqet aktin me te larte juridik te nje vendi. Si e tille kushtetuta nuk mund te kete dispozita te
konkretizuara qe rregullojne materie te DNP. Ato dispozita qe ekzistojne nuk jane shume dhe ne parim
jane te pergjithësuara.
32. Ligji si Burim i DNP ?
Ligji paraqet burimin me te rendesishem te DNP. Kjo vlen sidomos per sistemet juridike kontinentale.
Tre mënyrat e rregullimit me ligj të materies të së drejtës ndërkombëtare private janë:
a)Miratimi i ligjeve të veçanta me të cilat bëhet kodifikimi i materies së të drejtës ndërkombëtare private.
b) Inkorporimi i këtyre rregullave në kode civile.
c) Rregullimi me anë të ligjeve të ndryshme që pjesërisht rregullojnë objektin e kësaj dege të së drejtës.
33. Praktika gjyqesore ?
Praktika gjyqesore esht e njohur si burim i se drejte por me relevanc te ndryshme ne sistemet e ndryshme
juridike. Ne disa sisteme paraqet burim formal ndersa ne me teper shtete nuk paraqitet si burim formal por
me teper si burim ndihmes i se drejtes. Në sistemet anglosaksone është burim kryesor i çdo dege të së
drejtës.
34. E drejta e Unionit Evropian si burim i DNP ?
UE – eshte organizate nderkombetare me structure institucionale shume te avancuar me mandate te krijoj
rregulla juridike ne fushat qe jane ne competence te UE-se. Ne parim baze te traktatebe themeluese ose
reformuese sillen Rregulloret dhe Direktiva si akte juridike qe kane epersi ndaj te drejtes se brendshme te
shteteve anetare. Rregulloret kane edhe zbatim direct ne sistemet juridike nacionale.
35. Burimet ndërkombëtare të së drejtës ndërkombëtarë private janë traktatet?
Duke filluar nga:
a)Marrëveshjet nga fusha e konfliktit të ligjeve – Konflikti për konfliktin e ligjeve, Konventa për të
drejtën e zbatueshme në fatkeqësi të komunikacionit rrugor, Konventa për të drejtat e cila zbatohet mbi
përgjegjësinë e prodhuesit për produktet e tij, Konventa e ROMës për të drejtën e zbatueshme mbi
obligimet kontraktore etj.
b)Marrëveshjet nga fusha e kompetencës ndërkombëtare dhe njohjes së vendimeve të huaja gjyqësore –
Konventa e Brukselit për kompetencën dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje civile, Konventa e
Luganos për kompetencën dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje tregtare,Konventa e Hagës për
njohjen dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje civile dhe tregtare etj.
6
c)Marrëveshje nga fusha e njohjes së vendimeve të huaja të arbitrazhit – Konventa e Nju Jorkut për
njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit dhe Konventa Evropiane për arbitrazhin
tregtar ndërkombëtar.
d)Marrëveshje nga fusha e njohjes së dokumenteve të huaja publike – Konventa për shfuqizimin e
nevojës së legalizimit të dokumenteve të huaja publike, Konventa për lëshimin e ekstrakteve
shumëgjuhësore nga librat e gjendjes civile, Konventa Evropiane për njohjen akademike të kualifikimeve
universitare etj.
e)Marrëveshje nga fusha e ndihmës juridike të të huajve – Konventa e Hagës për Procedurë Civile,
Konventa Evropiane për informim mbi të drejtën e huaj, Konventa Evropiane për transmetim të kërkesave
për ndihmë juridike etj.
f)Marrëveshje nga fusha e pozitës juridike të të huajve – Konventa për qasje ndërkombëtare deri te
institucionet e drejtësisë, Konventa për statusin e refugjatëve, Konventa Evropiane
36. Raporti ndermjet burimeve te DNP ?
Raporti te burimebe te DNP ka te beje me ate se cili burim i se drejtes do te kete perparesine rast te një
ceshtje e njejt burimet e ndryshme te se drejtes e rregullojn ne menyra te ndryshme.
Ky raport paraqitet ne tri nivele :
a) niveli i burimeve nderkombetare ndermjet veti
b) burime nacionale
c) burime nderkombetare
37. Raporti ndermjet Traktateve nderkombetare ?
Burimet nderkombetare jane Traktate bilaterale dhe multilaterale.Nese nje ceshtje nga DNP rregullohet
edhe me traktate multilaterale dhe bilaterale qe e obligojn nje shtet konkret traktatet bilaterale kane
perpareësindaj atyre multilaterale. Si dhe traktati qoftë bilateral apo multilateral zbatohet traktati i
ratifikuar më vonë.
38. Raporti ndermjet burime nacionale ?
Nga aspekti i burimeve nacionale u permenden Kushtetuta, ligjet, dhe prakika gjyqesore.Sipas parimit te
kushtetueshmerise dhe ligjshmerise, Kushtetuta ka perparesindaj ligjeve si burim i se drejtes ndersat
ligjet kane perparesi ndaj akteve nenligjore. Si dhe në rastet e ligjeve të përgjithshme (ligji për të drejtën
ndërkombëtare) do të zbatohen ligjet e veçanta.
39. Raporti ndermjet burimeve nderkombetare dhe burimeve nacionale ?
Nga aspekti i raportit te burimeve nacionale dhe burimeve nderkombetare nuk ka shume dilema.Ne te
drejtes nderkombetare eshte i njohur parimi dhe obligimi i shteteve qe ta respektojn traktatet dhe ti
permbushin me mirebesim obligimet qe burojn nga traktatet. Nuk guxojnë të thirren në të drejtën e
brendshme si arsyetim për mospërmbushjen e obligimeve që dalin nga traktatet.
40. Konflikti i ligjeve ?
Konflikti i ligjeve padyshim paraqet pjesen qendrore te DNP. Qellimi i konfliktit te ligjeve eshte gjetja e
se drejtes se zbatueshme e cila do ta rregullojn marredhenien civile me element te huaj.Per konfliktin e
ligjeve eshte karakteristike menyra indirekte e rregullimit ose menyra e kolizionit.
41. Normat e Kolizionit ?
Normat e Kolizionit jane pjesa themelore e teresise se quajtur konflikt i ligjeve si pjese me e rendesishme
e DNP. Normat e kolizionet jane te tilla qe organin e vendit e udhezojne ne legjislacioi te cilin organi do
ta zbatoj per rregullimin e marredhenies civile me element te huaj.Ky legjislacion mund te jete i vendit
ose i huaj.
7
42. Permbajtja ( elementet e normes se kolizionit ?
Norma e kolizionit perbehet prej dy pjeseve:
a)Marredhenie civile;
b)Piken e lidhjes ( fakti vendimtar );
43. Llojet e normave te Kolizionit ?
Ndahen :
a)Ne baze te marredhenies juridike;
b)Ne baze te pikave te lidhjes;
44. Normat e Kolizionit ne baze te marredhenies juridike ?
Ne baze te marredhenie juridike norma e kolizionit ndahen ne:
a)Norma te kolizionit per marredhenie statusore, trashegimore,
b)Familjare, sendore, detyrimore dhe te ngjashme.
45. Normat e kolizionit ne baze te pikave te lidhjes?
Ne baze te pikave te lidhjes ndahen :
a) normat e njeanshme dhe te dyanshme;
b) normat e thjeshta dhe te perbera;
c) norma dispositive dhe imperative dhe;
d) norma te drejtperdrejta dhe kornizore;
46. Normat e njeashme te kolizionit ?
Jane norma te cilat gjithmone udhezojne ne zbatimin e te drejtes se vendit.Ato nuk japin mundesi te
zbatohen e drejta e huaj por vetem e percaktojn se per marredhenie ne fjale do te zbatohet e drejta e
vendit.
47. Normat e dyanshme te kolizionit ?
Jane ato norma qe mundesojn zbatimin dhe te se drejtes se vendit dhe te se drejtes se huaj.Prandaj quhen
norma te dyanshme te kolizionit. Zbatimi i të drejtës së vendit apo ajo e huaj do të varet nga pika e
lidhjes.
48. Normat e thjeshta të kolizionit ?
Norma e thjeshta te kolizionit do te kene vetem nje pike te lidhjes qe udhezon ne zbatim e vetem nje te
drejte te zbatueshme (të drejtën e një shteti).
49. Normat e perbera te kolizionit ?
Jane norma qe kane me teper pika te lidhjes dhe mundesojne zbatiin e me teper te drejtave si te drejta te
zbatueshme.Por sipas zbatimit ato mund te ndahen ne norma te kolizionit kulumlatitiv, alternative,dhe
supsidiare.
50. Normat kumulative te kolizionit ?
Permbajne me teper pika te lidhjes dhe udhezojne ne zbatimin kumulativ te me teper te drejtave sit e
drejta te zbatueshme.
51. Norma alternative te kolizionit ?
Permbajne me teper pika te lidhjes te cilat nuk zbatohen kumulativisht por organi i vendit zbaton vetem
njeren preej tyre e percakton te drejten e zbatueshme. Me ç’rast në mënyrë që një marrëdhënie të jetë e
plotfuqishme ligjvënësi jep më tepër alternative vetëm që marrëdhënia të mos jetë e pavlefshme.
8
52. Norma e supsidare e kolizionit ?
Jane ato norma qe permbajne me teper pika te lidhjes por njera pike e lidhjes eshte primare, ndersa tjetra
pike e lidhjes supsdiare.Kjo nenkupton qe pika e lidhjes supsdiare vjen ne shprehje kur pika primare nuk
mund te zbatohet.
53. Normat dispositive te kolozionit ?
Jane norma qe ju japin mundesi paleve te zgjedhin te drejten e zbatueshme. Te përmbajtja e kontratave
lejohet që palët të zgjedhin të drejtën pozitive që do të zbatohet ndaj kontratës.
54. Normat imperative te kolizionit ?
Jane norma ku nuk lejohet zgjedhja e se drejtes se zbatueshme.Keto norma jane ne numer shume me te
madh sesa normat dispositive te kolizionit. Mirëpo, edhe te marrëdhëniet civile me anë të këtyre normave
mund të kufizohet autonomia e vullnetit të palëve.
55. Normat e drejteperdrejta te kolizionit ?
Jane ato norma te cilat ne menyre te drejteperdrejte percaktojne te drejten e zbatueshme.Shumica e
normave te kolizionit jane te drejtperdrejta. Si normë e kolizionit kornizore është norma që kërkon
gjykatësi ta përcaktojë të drejtën e zbatueshme sipas “lidhjes së ngushtë”.
56.Normat e kolizionit kornizore?
Te normat e kolizionit kornizore, ligjedhenesi nuk ka percaktuar ne menyre te drejteperdrejte te drejten e
zbatueshme per mardheniet civile me element te huaj.Perkundrazi ligjdhenesi i jep nje norme kornizore
te ciles zbatim praktik do ti jap gjykatesi gjate zgjidhjes se rastit.
57.Pikat e lidhjes si pjese thelbesore e normes se kolizionit ?
Pikat e lidhjes jane elementi me i rendesishem i normes se kolizionit.Ato kane rol determinues ne gjetjen
e se drejtes se zbatueshme.Pikat e lidhjes perdoren si rrethana determinuese sipas te cileve do te
percaktohet e drejta e zbatueshme per mardhenie te caktuar civile me element te huaj.
Psh.,nëse ligjdhënësi parasheh për zotësinë juridike të zbatohet e dreja e shtetit shtetësinë e të cilit e ka
personi fizik është interesi që një e drejtë e tillë të zbatohet. Kjo mund të jetë e drejta e vendit ose e huaj
që caktohet sipas shtetësisë. Pokat e lidhjes quhen edhe fakte vendimtare.
58. Shtetesia ?
Shtetesia- paraqet lidhje juridike ndermjet personit fizik dhe nje shteti te caktuar sipas te ciles lidhje
personi fizik gezon te gjitha te drejtat politike, civile, ekonomike, sociale,kulturore dhe te drejtat e tjera ne
shtetin shtetesin e te cilit e ka. Shtetësia është e rëndësishme tek konflikti i ligjeve, konflikti i
juridiksioneve, tek pozita juridike e të huajve. Shtetësia është edhe lidhja kontraktore dhe shpirtërore në
mes personit fizik dhe shtetit të caktuar.
59. Menyrat e fitimit te shtetesise ?
Ndahen ne:
a)Menyrat kryesore;
b) Menyra plotesuese;
60. Menyrat kryesore te fitimit te shtetesise ?
Jane dy menyra kryesore te fitimit te shtetesise qe njihen nga legjislacionet positive te shteteve.
Ato jane:
a) Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes;
b)Fitimi i shtetesise me lindje ne territory te shtetit te caktuar;
61. Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes ose origjines ?
Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes e parashohin shtetet e emigracionit prej ku kan dalje te emigranteve
9
nga shteti. Parashikimi i fitimit te shtetesise sipas prejardhjes mundeson qe shteti te mos i shkepus lidhjet
me pasardhesit e emigranteve qe lindin ne shtetet tjera. Shteti u mundëson që fëmijët e emigrantëve që
lindin jashtë shtetit, të fitojnë shtetësinë e shtetit në fjalë.
fëmija e fiton shtetësinë e Kosovës nëse njëri prind është shtetas iKosovës por tjetri prind është pa
shtetësi, nëse fëmija lind në Kosovë dhe nëse prindërit me shkrim pajtohet që fëmija të marrë shtetësinë e
Kosovës.
62. Fitimi i shtetesise me lindje ne territor te shtetit?
Shtetet e imigracionit jane shtete qe ne parim si menyre kryesore te fitimit te shtetesise e perdorin lindjen
ne territor te shtetit.Kete e bejne ne ate menyre qe femijet e imigranteve qe lindin ne territorin e tyre ne
momentin e lindjes e fitojn shtetesin e shtetit ku lindin.
63. Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise ?
Si menyra plotesuese te fitimit te shtetesise jane:
a)Natyralizmi;
b)Fitimi i shtetesise ne baze te traktatit nderkombetar;
64. Fitimi i shtetesise me natyralizem?
Natyralizmi llogaritet si menyre plotesuese per disa arsye.Se parinatyralizmi ne parim vjen ne shprehje te
personat vecse kane nje shtetesi.Se dyti natyralizmi si menyre e fitimit te te shtetesise nuk vjen ne
shprehje ne momentin e lindjes se femijes por me vone, këtu zakonisht kërkohet mosha madhore. Se treti
qe natyralizmi te vije ne shprehje kerkohet shprehja e vullnetit te vet individit.
65. Elemententet konstituive te natyralizmit ?
Jane tri elemente konstituive te natyralizmit :
a)Kerkesa e individit;
b)Plotesimi i kushteve qe percakton shteti;
c)Miratimi i vendimit nga organi kompetent;
66. Llojet e natyralizmit ?
a) Natyralizmi i rregullt
b)I lehtesuar
c) I jashtzakonshem
67. Natyralizmi i rregullt ?
Te natyralizmi i rregullt numri i kushteve qe i kerkon shteti eshte i madh.Si kushte qe ne te shumten e
rasteve kerkohen mund te numrin si :
a) Mosha madhore e individit;
b)vendqendrimi ne shtet nje periudh te gjate;
c) Njohja e gjuhes zyrtare te shtetit;
d) Burimi i mjeteve material;
e)vendi per te banuar etj;
Me plotësimin e kushteve organi kompetent duhet të miratojë vendim për pranimin e aplikantit në
shtetësi.
68. Natyralizmi i lehtesuar ?
Nga vet shprehja tregon se behet ne kushte me te lehta per kategori te vecanta te individeve. Ky
natyralizimi parashihet sidomos te personat qe kane lidhur martes me shtetasit te vendit. Edhe për
pasardhësit e emigrantëve të shtetit që kanë lindur jashtë dhe nuk e kanë fituar shtetësinë e shtetit u
mundësohet natyralizmi me kushte më të lehta.
10
69. Natyralizmi i jashtezakonshem ?
Eshte forma me e lehte e natyralizmit ku kushtet e fitimit te shtetesise jane minimale.
Kategoria qe mund te kerkojn fitimin e shtetesise ne kete forme paraprakisht nuk e eshte e percaktuar por
behet fjale per individ qe kane merita te jashtezakonshme per vet shtetin ne fushat te ndryshme si :
Shkence, Kultur, Art, Sport e te ngjashme.
70.Fitimi i shtetesise me Traktat nderkombetar ?
Ky lloje i fitimit te shtetesise nuk rregullohet me lidh ne menyre te hollesishme por vetem numerohet si
menyre e fitimit te shtetesise. Ne te shumten e rasteve vjen ne shprehje gjate ndryshimeve territorial, kur
nje phase e territorit ten je shteti kalon nen sovranitetin e shtetit tjeter. Në këto raste jepet e drejta e
opsionit që qytetarët të zgjedhin nëse do e marrin shtetësinë e shtetit të ri apo do e mbajnë shtetësinë e
shtetit të parë.
71.Pushimi i shtetesise ?
Cdo shtet i percakton menyrat e pushimit te shtetsise me normat ligjore.
Menyrat e pushimit te shtetesise mund te ndahen ne menyra per te cilat personi nuk shpreh vullnet qe
shtetesia te pushoj qe zakonisht paraqiten si forma te sanksionimit ose ndeshkimit per personin dhe
menyrat kur personi shpreh vullnet qe lidhja e tij me shtetin ne fjale te pushoj.
Ligji për shtetësinë e Kosovës parasheh privimin nga shtetësia nëse personi ka shtetësitjetër dhe nëse
merret me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të shtetit.
72. Menyrat e pushimit te shtetesise ?
Jane:
Në grupin e parë:
a)Pushimi i shtetesise per shkak te mungimit;
b) Pushimi i shtetesise me privim;
Në grupin e dytë:
c) Heqja dore nga shtetesia;
d) Lejimi nga shtetesia;
73.Pushimi i shtetesise per shkak te mungimit ?
Vjen ne shprehje kur personi mungon nga shteti nje periudhe te gjate.Periudhat dallojne nga shteti
varesisht percaktimit. Por duhet të jetë më e gjatë dhe të paraqitet si mungesë e kryerjes së detyrimeve të
tjera të karakterit public ose mosparaqitja te organi competent në shtetin e vendit.
74. Privimi nga shtetesia ?
Eshte e ngjashme me pushimin e shtetesise, per shkak te mungimit sepse vjen ne shprehje vullneti i
njeanshem i shtetit qe t’ia marr shtetesin shtetasit te tij. Shkaqet më të rëndësishme për privimin nga
shtetësia janë kryerja e ndonjë funksioni publik në shtet tjetër, shmangia e kryerjes së shërbimit ushtarak,
anëtarësimi në organizata të ndryshme a parti politike në shtete të tjera dhe të ngjajshme, privimi për
shkak të kryerjes së veprave penale për të cilat parashihet marrja e shtetësisë si sanksion.
75. Heqja dore nga shtetesia ?
Eshte menyre e pushimit te shtetesise me vullnetin e personit fizik.Personi fizik me deklarate te bere
mund te shpreh vullnetin e tij qe te pushoj shtetesia si lidhje me shtetin shtetesine e te cilit e ka.
76. Lejimi nga shtetesia ?
Eshte menyra me e perkrahur edhe me e pranuar nga ana e legjislacioneve per pushimin e shtetesise.
Arsyeja per kete eshte se pushimi i shtetesise me lejim paraqet pajtim te vullnetit te dyja paleve, personit
fizik dhe shtetit per pushimin e shtetesise. Tri elementet constitutive të lejimit nga shtetësia janë kërkesa e
personit fizik, plotësimi i kushteve, miratimi i vendimit nga ana e organit kompetent.
11
77. Personat me me teper shtetesi ( Bipatrid, Polipatrid ) ?
Jane persona ne baze te legjislacioneve te shteteve te ndryshme kane me teper shtetesiqoft dy e me teper.
Këta persona që kanë më tepër shtetësi paraqitet mundësi që t’iu shmangen obligimeve që i kanë si
shtetas duke u thirrur në shtetësinë e shtetit tjetër.
78. Personat pa shtetesi ( Apatrid )?
Per shkak te ekzistimit te rregullave te ndryshme te fitimit dhe humbjen e shtetes ne legjislacione te
shteteve mund te paraqiten edhe persona pa shtetesi.Persona pa shtetesijane kategori shume e
lendueshme se personat me dy ose me shume shtetesi. Nuk kanë shtet amë dhe nuk gëzojnë mbrojtje
diplomatike nga ndonjë shtet.
79. Format e konfliktit te shtetesise ?
Situata kur nje persona ka me teper shtetesiose eshte pa shtetesi paraqesin format te konfliktit te
shtetesive.Rastii pare eshte konflikt pozitiv i shteteise sepse dy shtete llogarisin nje person shtetas te tyre.
E kunderta eshte kur personi pa shtetesi paraqitet si i ashtuquajtur konflikt negative i shtetesive sepse
asnje shtet nuk e llogarit personin si shtetas te tij.
80. Zgjidhja e konfliktit pozitiv dhe negative te shtetesise ?
Zgjidhja e konflikit pozitiv te personat me me teper shtetesidhe konfliktit negative te personat pa shtetesi
ne te drejten nderkombetare eshte e interesit te vecante. Kjo per arsye se per keto persona ne raste te
caktuara duhet te percaktohet cfare shtetesie kane,perkatesisht me te cili shtete kane lidhmeri më të
fuqishme. Nevoja e zgjidhjes së konfliktit të shtetësive paraqitet te tre pjesët e DNP pra,tek konflikti i
ligjeve, konflikti i juridiksioneve dhe te drejtat civile të të huajve.
81. Shtetesia si pike e lidhjes ?
Shtetesia eshte nje prej pikave te lidhjes me te rendesishme per percaktimin e se drejtes se zbatueshme te
marredheniet civile me element te huaj. Me forcimin e shteteve nacionale, vendbanimi zevendesohet me
shtetesin si pike e lidhjes.
82. Llojet e marredhenieve civile me element te huajsi kriter per percaktimin e se drejtes se
zbatueshme?
Jane:
a) Mardheniet statusore;
b)Marredheniet trashegimore;
c)Mardheniet familjare me element te huaj;
83. Mardheniet statusore ?
Kane te bejne me zotesine juridike te personit fizik, vendosjen e emerit personal te personit fizik, shpallja
e personit te zhdukur si te vdekur dhe zotesia per te vepruar e personit juridik. Për këto marrëdhënie
zbatohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka personi në fjalë.
84. Marredhenie Trashegimore ?
Te marredheniet trashegimore gjithashtu shtetesia zbatoet si pike e lidhjes per percaktimin e se drejtes se
zbatueshme. Ne parim zbatohet e drejta e shtetit shtetesin e te cilit e ka trashegimlenesi per shperndarjen e
pasurise se tij ne rast vdekje.
85. Marredheniet Familjare ?
Marredheniet familiar duke perfshire kushtet per lidhjen e marteses shkurorezimi, anulimi, marredheniet
bashkshortore, marredheniet prindore, percaktimi dhe kundershtimi i atesise dhe amesise,adoptimi dhe
kujdestaria. Edhe te këto marrëdhënie zbatohet shtetësia si pikë e lidhjes.
12
86. Vendbanimi ?
Vendbanimi paraqet qender te aktiviteve jetesore te personit fizik ne nje shtet te caktuar (shkollimi,
punesimi, veprimtari te caktuar) me qellim qe ne ate shtet te jetoj ne afat te pacaktuar.
87. Elementet e vendbanimi ?
Vendbanimi ka dy elemente:
a) Elementin objektiv;
b) Elementin subjektiv;
88. Elementi Objektiv?
Elementi objektiv i vendbanimit nenkupton qe personi jeton ne nje shtet te caktuar dhe aty ka themeluar
qendren e aktiviteteve te tij jetesore.
89. Elementi Subjektiv?
Elementi subjektiv nga ana tjeter nenkupton qe personi nuk ka per qellim te ndryshoj vendbanimin ne
ndoje afat te caktuar por perkundrazi qellimi i tij eshte ajo te jete qendra e aktiviteteve te tij ne periudhe te
pacaktuar (ose pergjithmone).
90. Llojet e vendbanimit ?
Ekzistojne tri lloje te vendbanimit :
a) vendbanimi sipas deshires;
b) venbanimi ligjor;
c) kauzivendbanimi;
91. Vendimbanimi sipas deshires?
Eshte lloji me i rendesishem i vendbanimit.Kur flasim ne pergjithesi per vendbanimin mendojm per
vendbanimin sipas deshires. Ekzistojnë kushte që duhet plotësuar si të jetuarit në një shtet si qendër e
aktiviteteve jetësore të personit dhe qëllimi i personit që aty të jetojë në kohë të pacaktuar.
92. Vendbanimi ligjor?
Eshte vendbanim qe e percakton ligji per kategori te caktuar te personave.Ne fakt vendbanimi ligjor eshte
vendbanim qe ligji e supozon pa marr parasysh qendrimin faktik te personit. Ky vendbanim ekziston për
fëmijët e mitur vendbanimi i të cilit është vendbanimi i prindërve të tyre, përfaqësuesit diplomatik që
kanë vendbanim në shtetin që përfaqësojnë, tregtarët individual që vendbanimin e kanë në vendin ku janë
regjistruar si të tillë.
93. Vendbanimi sipas lindjes (lloji veçantë i vendbanimit ligjor)?
Nenkupton se femija ne momentin e lindjes e fiton vendbanim qe shtetin ku kane vendbanim prinderit
perkatesisht babai. Ky vendbanim nuk ndryshon dhe është më stabil.
94. Kauzivendbanimi ?
Kauzvendbanimi nuk paraqet qender te vertet te aktiviteteve jetesore te nje personi por sipas legjislacionit
te shtetit te caktuar supozohet vendbanim i tille me qellim te lehtesimit te ndermarrjes sëe veprimeve
procedurale ose juridike.
95. Llojet e vendbanimit sipas Kauzivendbanimit ?
Vendbanime te tilla: vendbanimi i zgjedhur dhe vendbanimi i notifikimit
96. Vendbanimi i zgjedhur ?
Ka te beje me percaktimin fiktiv te vendbanimit te paleve nga nje kontrat te cilat duan, duke percaktuar
vendbanimin te percaktojn ne kete menyre kompetencen e gjykates per zgjidhjen e kontestit te tyre.
13
97. Vendbanimi i notifikimit ?
Eshte vendi ku ka vendbanim i autorizuari i shtetasit te huaj te i cili shtetasi i huaj i pranon ftesat dhe
aktet e tjera gjyqesore.
98. Vendbanim si pike e lidhjes ?
Vendbanimi eshte nje prej pikave te lidhjes me te vjetra. Per marredheniet statusore,familjare,
trashegimore vendbanimi i ka paraprire shtetesise. Para se te perdoret shtetesia si pike e lidhjes fillimisht
me kodin civil te frances,per keto mardhenie eshte zbatuar vendbanimi.
99. Vendbanimet si pike primare dhe subsdiare e lidhjes ?
Vendbanimi si pike primare e lidhjes ka mbetur te disa shete per rregullimin e marredhnieve statusore,
trashegimore, dhe familjare. Ndersa si pike subsdiare e lidhjes vendbanimi vjen ne shprehje te ato shtete
ku per te njejtat marredhenie eshte pranuar shtetesia si pike primare e lidhjes. Vendbanimi si pikë e
lidhjes përdoret edhe tek personat pa shtetësi kur dy palë të një marrëdhënie civile janë me shtetësi të
ndryshme, te forma e testamentit, vendbanimi si kusht për gëzimin e të drejtave civile të huajve si dhe te
kompetenca ndërkombëtare.
100. Vendqendrimi i zakonshem ?
Vendbanimi i zakonshem nuk nenkupton qe personi te kete per qellime ne ate vend te jetoj per nje kohe te
pakufizuar ose pergjithmone. Vendbanimi i jashtezakonshem paraqet n je vend ku personi eshte duke
jetuar per nje periudhe te caktuar ose te cdaktuar edehe aty te themeluar qendren e aktiviteve te tij, qoft
me punesim, shkollim ose thjesht jeton aty.
101. Vendqendrimi ?
Vendqendrimi eshte nocion i perafert me vendqendrimin e zakonshem prandaj ne legjislacionet nuk i
parashohin se bashku si pika te lidhje.Dallimi ekziston ne faktin se vendqendrimi i zakonshem paraqet
lidhje me stabile sesa vendqendrimi.
102. Nacionaliteti i mjeteve transportuese?
Percaktohet me ane te regjistrimit te mjetit transportues ne regjistrat e shtetit te caktuar.
Nacionaliteti deshmohet edhe me dokumentacionin perkates ndersa flamuri dhe shenja jane vetem forma
te jashtme te shprehjes se nacionalitetit.Mjeti transportue pa pasur nacionalitetin e nje shtetit nuk mund te
hyjë ne komunikadcion sidomos ate nderkombetare. Mjetet themelore të transportit janë sende me
regjistrim të veçantë juridike. Si kriter për lidhshmërinë në mes mjetetit transportues dhe shtetit të caktuar
paraqitet nacionaliteti i mjetit transportues.
103. Vendi ku ndodhet sendi?
Vendndodhja e nje sendi eshte rrethane faktike e cila ne te shumten e rasteve mund shume lehte te
konstatohet.Kjo vlen sidomos per sendet e paluajtshme sepse ato nuk mund te nderrojn vendin e tyre pa
ndryshuar natyren ose vleren. Per sendet e luajtshme gjithashtu lehte percaktohet vendi ku ato ndodhen.
Për sendet që janë në lëvizje supozohet që ndodhen në vendin ku janë dërguar ose në vendin ku janë
destinuar. Për sendet e humbura supozohet që gjenden në vendin kuk ka vendbanim pronari.
104. Sendet e luajtshme dhe lex rei sitae ?
Sendet e luajtshme nuk jane te forcuara per vendin ne te cilin gjenden.Prandaj edhe vendndodhja e sendit
te luajtshem nuk e ka ate relevance si e ka te sendet e paluajtshme. Për sendet e luajtshme vendi ku
ndodhet sendi përdoret edhe për themelimin e kompetencës së organit tek kontestet sendore (kompetencë
konkurrente).
105. Sendet e paluajtshme dhe lex rei sitae ?
Te sendet e paluajtshme ekziston zbatimi me i gjere i rregulles “ vendi ku ndodhet sendi “ sesa te sendet
14
e luajtshme. Sendet e paluajtshme llogariten si pjese e territorit shteteror ku ushtron sovranitetin ekzekutiv
vet shteti.Prandaj shtetet insistojne qe mbi sendet e paluajtshme si pjese e sovranitetit te tyre te zbatohet e
drejta e tyre sipas parimit “lex rei sitae”.
106. Autonomia e vullnetitte paleve ?
Parasheh mundesine e lejuar me ligj qe palet vet te caktojne te drejten kompetente ose organin per
permbushjen e kontrates.Qe palet te zgjidhin te drejten e zbatueshme. Kjo i karakterizon marrëdhëniet
civile në përgjithësi.
107. Autonomia e vullnetitte paleve ne te drejten nderkombetare private?
Nenkupton :
a) Te drejten e paleve qe ta zgjedhin te drejten e zbatueshme qe do te rregulloj marredhenien e tyre
konkrete;
b) Te drejten e paleve ta zgjedhin gjykaten ose arbitrazhin qe do ta zgjidh kontestin e tyre;
108. Kush eshte krijuesi i autonomise se vullnetit te paleve ?
Krijuesi i autonomise se vullnetit eshte juristi francez SHARL DYMULEN.
109. LLojet e autonomise se vullnetit te paleve?
Jane:
a) Forma shprehimore;
b) Forma e heshtur;
c)Forma hipotetike;
110. Forma shprehimore e autonomise ?
Forma shprehimore e autonomise nuk paraqet ndonje veshtiresi.Ajo do te thote qe palet jane marr vesh
shprehimisht se cila e drejte do te zbatohet mbi marredheniet e tyre, ose cila gjykat do te jete kompetente.
Kjo zakonisht behet me marrveshje te paleve si marrëveshje e veçantë apo e inkorporuar në kontratën
kryesore.
111. Forma e heshtur e autonomise ?
Forma e heshtur ose tracite e shprehjes se vullnetit te paleve eshte me problematike.Kjo per arsye se
autonomia e heshtur nxirret nga rrethana te caktuara qe gjenden ne vet kontraten ose rrethana te tjera.
Si rrethana të rëndësishme sipas të cilave është arritur marrëveshja për të drejtën e zbatueshme pra
gjykatën kompetente janë vendi i lidhjes së kontratës, vendi i përmbushjes së konotratës, zjgedhja e
gjykatës kompetente etj.
112. Autonomia Hipotetike?
Autonomia hipokrite nuk eshte ne te vertete vullnet i paleve per zgjedhjen e se drejtes se zbatueshme ose
gjykates kompetente por eshte nje supozim se cilen te drejte do e kishin zgjedhur personat e arsyeshem
nese do te ishine pale.
113.Autonomia e pakufizuar dhe autonomia e kufizuar e palëve (kërkesa për koneksitet)?
Autonomia e pakufizuar është mundësia që palët të zgjedhin të drejtën e cilitdo shtet si të drejtën e
zbatueshme për marrëdhënien e tyre.
Autonomia e kufizuar është mundësi që palët ta zgjedhin të drejtën e zbatueshme por vetëm nga disa të
drejta pozitive me të cilat marrëdhënia ka ndonjë lidhmëri (koneksitet).
114. Autonomia e vullnetitte paleve si pike e lidhjes ?
Ne DNP paleve iu mundesohet qe ne marredhenie te caktuara civile me element te huaj vet ta percaktojne
te drejte e zbatueshme ose gjykaten kompetente.Kjo do te thote se si pike e lidhjes autonomia e vullnetit
15
te paleve vjen ne shprehje edhe te konflikti i ligjeve edhe te kompetenca nderkombetare.
115. Autonomia e vullnetitte paleve te konflikti i ligjeve?
Te konflikti i ligjeve autonomia e vullnetit te paleve perdoret si pike primare e lidhjes te permbajtja e
marredheneve kontraktore.Ne kete menyre palet per marredhenien e tyre kontraktore kane te drejte vet te
percaktojne te drejten e zbatueshme. Te konflikti i ligjeve autonomia e vullnetit të palëve si pikë e lidhjes
zbatohet edhe tek marrëdhëniet e tjera civile me element të huaj, edhe tek marrëdhëniet trashëgimore i
lejohet trashëgimlënësit të zgjedh të drejtën e zbatueshme për shpërndarjen e trashëgimisë pas vdekjes së
tij.
116. Autonomia e vullnetitte paleve te kompetenca nderkombetare ?
Autonomia e vullnetit te paleve perdoret edhe te kompetencat nderkombetare.Kjo do te thote se nje
marredhenie civile me element te huaj paleve iu lejohet qe me vullnetin e tyre te lire ta zgjidhi organin e
nje shteti qe do te zgjidh kontestin e tyre që ka lindur ose mund të paraqitet në të ardhmen.
117.Vendi i lidhjes ?
Vendi i lidhjes paraqet vendin ne te cilin me vullnetin e paleve krijohet marredhenia juridike.Vendi i
lidhjes eshte rrethan faktike. Ajo ne cdo rast deshmohet ndersa ne te shumten e rasteve deshmohet me
dokumentin i cili deshmon krijimin e marredhenies civile ( kontrat, testament etj ). Vendi i lidhjes si pikë
e lidhjes ka rëndësi te konflikti i ligjeve dhe përcaktimit të së drejtës së zbatueshme dhe tek forma e
punëve dhe veprimeve juridike.
118. Vendi i permbushjes se kontrates?
Cdo kontrat krijon detyrime per palet qe ata duhet ti permbushin.Permbushja e detyrimeve behet ne vend
te caktuar.Pra vendi i permbushjes se kontrates eshte vendi ku palet i permbushin detyrimet e tyre qe
burojn nga kontrata.Vendi i përmbushjes së kontratës përdoret si kriter edhe për kompetencën
ndërkombëtare për kontestet që burojnë nga kontratat.
119. Vendi i përmbushjes së kontratës si pikë e lidhjes ?
Si pike e lidhjes vendi i permbushjes se kontrates parashihet te permbajtja e marredhenieve kontraktore
me element te huaj. Vendi i permbushjes parashihet si pike subsdiare e lidhjes ne rast se palet nuk kane
zgjedhur te drejten e zbatueshme.
120.Vendi i shkaktimit te demit?
Vendi i shkaktimit te demit eshte nje rrethane faktike.Ajo paraqet vendin te cilin nje person shkakton
demin nje personi tjeter ne baze te qka krijohet marredhenie civile e shkaktimit dhe kompensimit te demit
nga e cila i demtuari ka te drejte te kerkoje kompensim te demit.
121.Vendi i shkaktimit te demit si pike e lidhjes ?
Vendi i shkaktimit te demit mund te jete kriter vendimtar si ( pike e lidhjes ) per percaktimin e se drejtes
se zbatueshme ose per themelimin e kompetences se gjykates pikerisht te marredheniet e shkaktimit te
demit. Te marrëdhënia e shkaktimit të dëmit si pikë e lidhjes është vendi i shkaktmit të dëmit dhe
zbatohet e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi. Vendi i shkaktimit të dëmit si kriter për themelimin e
kompetencës së gjykatës për shqyrtimit e kërkesës që ka të bëjë me kompensimin e dëmit.
122. Njohja e se drejtes se huaj?
Organi qe e shqyrton nje marredhenie civile me element te huaj ne raste te caktuara do te thuhet ta njoh
eventualisht ta zbatoj te drejten e huaj. Ato raste ndahen ne raste kur e drejta e huaj njihet me qellim qe te
zbatohet edhe kur e drejta e huaj njihet me qellim qe te mos zbatohet.
16
123.Të provuarit e së drejtës së huaj?
Lidhur me njohjen e përmbajtjes së të drejtës së huaj nga organi i vendit qoftë nëse do e zbatojë ose jo,
ekzistojnë dy sisteme kryesore:
a)sistemi sipas të cilës të drejtën e huaj e dëshmon organi sipas detyrës zyrtare dhe;
b)sistemi ku rolin vendimtar për të provuar të drejtën e huaj e kanë palët;
124. Kualifikimi ?
Kualifikimi eshte metode ne drejtesi qe nenkupton nje stituate faktike te futet ne kornizat e nje norme
juridike qe eshte e pershtatshme ta rregulloj ate situate faktike.Pra,kualifikimi do te thote situates faktike
ti gjendet norma e pershtatshme.
125. Kualifikimi ne DNP ?
Paraqitet ne forme tjeter por parimisht eshte metode e njejte.Kualifikimi paraqitet ne situate kur kuptime,
kategori ose institucione juridike kane permbajtje te ndryshme ne legjislacionet positive te shteteve.
126. Kualifikimi i gjendjes faktike ?
Kualifikimi paraqitet kur kemi dilem se nje gjendje faktike te caktuar nen cilen norme te kolizionit ta
inkorporojme.Perkatesisht cila norme te zbatohet mbi nje gjendje faktike me element te huaj.Kualifikimi
si veprim paraqet parakusht per gjetjen e normes perkatese te kolizonit .
127. Kualifikimi si pike e lidhjes ?
Paraqitet ne rastet kur jemi te sigurt se gjendja faktike ciles lloji te marredhenies juridike i tako a eshte
ceshtje trashegimie, familjare, kontraktore sendore ose te ngjashme. Duhet zbatuar norma e kolizionit
përkatës e paraparë për atë lloj marrëdhënie juridike.
128. Zgjidhja e kualifikimit?
Nevoja e kualifikimit paraqitet për shkak të ekzistimit të dallimeve në legjislacion në rastin e parë
ekzistimi i dalimeve rreth përkufizimit të nocioneve, kategorive juridike. Në rastin e dytë ekzistimi i
dallimeve në mënyrën e pikave të lidhjes. Nevoja e bërjes së kualifikimit paraqitet gjithmonë para
përcaktimit të së drejtës së zbatueshme. Andaj, si zgjidhje të pranueshme është se kualifikimi të bëhet
sipas të drejtës së vendit.
129. Institucionete shmangjes ?
Institucionet e DNP qe i mundesojne organit ti shmanget zbatimit te se drejtes se huaj quhen insitucione
te shmangies.Ato nuk jane tjeter vec mbrojtje e vlerave themelore te vendit dhe zgjerim i mundesise se
zbatimit te se drejtes se vendit. Këto institucione paraqesin kufirin prej cilit moment e drejta e huaj nuk
guxon të zbatohet por duhet të zbatohet e drejta e vendit.
130. Institucionete shmangies me te rendesishme ?
Janë:
a) Rendi publik;
b)Rikthimi;
c)Bishterimi i ligjit;
d)Retrosioni;
e)Kauzola e vetperjashtimit;
f)Normat e zbatimit te drejteperdrejte;
131. Rendi publik ?
Rendi publik paraqet institucionin me te rendesishem te shmangies i cili vjen ne shprehje kur e drejta e
huaj e zbatueshme vjen ne kundershtim me parime themelore te sistemit juridik te vendit.
Lidhur me mënyrat e përkufizimit të rendit publik kemi këto mënyra:
17
a)Sipas mënyrës numerike publik parimet themelore nuk guxon të cënohen duke zbatuar të drejtën e huaj
dhe janë të numëruara në mënyrë taksative në dispozitën ku përkufizohet rendi juridik.
b)Mënyra abstrakte ku nuk numërohen parimet e sistemit juridik të vendit që duhet të mbrohen duke mos
e zbatuar të drejtën e huaj por vetëm thuhet që e drejta e huaj nuk zbatohet nëse cënohet rendi publik i
vendit.
132. Cka mundeson rendi publik ?
Rendi publik si institucion i shmangies mundeson qe organi mos e zbatoj te drejten e huaj nese permbajtja
e saj do te vinte ne kundershtim me parime themelore te se drejtes.
133. Karakteri nacional i rendit publik?
Cdo shtet ka parime te tilla qe i percakton ne menyre te pavarur.Kjo tregon se cdo shtet ka rend public te
tij per ate themi qe rendi public ka karakter nacional. Parimet themelore të rëndit publik i përcakton çdo
shtet varësisht nga vlerat që i ka inkorporuar brenda sistemit juridik.
134. Karakteri public i rendit publik?
Rendi publik ka karakter relativ per arsye se me kalimin e kohes parimet qe jane pjese e rendit publik
mund te ndryshojne. Pra,parime te caktuara kane qene pjese e rendit public mund te mos llogariten me aq
te rendesishme sa mos lejohet zbatimi i se drejtes se huaj ne rast se vjen ne kundershtim me ato parime.
135. Pasojat e zbatimit te rendit publik ?
Rendi publik ka per qellim mos zbatimin e se drejtes se huaj ne rastet kur ajo vjen ne kundershtim me
parimet themelore te se drejtes se vendit.Mirepo, kjo situate implikon zbatim te se drejtes se vendit per
arsye se moszbatimi i se drejtes se huaj behet per shkak se e njejta kundershton te drejten e vendit qe
nenkupton zbatim te se drejtes se vendit.
136. Rendi publik te konfliktit i juridiksionit ?
Rendi publik gjen zbatim edhe te konflikti i juridikisoneve konkretisht t dhe njohja e vendimeve te huaja
gjyqesore te arbitrazhit. Kur vendimet cënojnë parimet themelore të së drejtës së vendit atëherë vendimi i
huaj nuk mund të prodhojë pasoja juridike dhe nuk mund të njihen.
137. Rikthimi dhe elementet e tij?
Rikthimi eshte institucion qe i mundeson organit te vendit most e zbatoj te drejten e huaj e cila do te ishte
rregullisht e zbatueshme sipas normave te kolizionit, por ta zbatoj te drejten e vendit duke u thirrur ne vet
legjislacionin e se drejtes se huaj te zbatueshme.
Elementet e rikthimit janë:
a)Që të ekzistojë rikthimi duhet norma e kolizionit të udhëzoje në të drejtën e huaj në tërësi dhe të
konsultohen normat e kolizionit të së drejtës së huaj;
b)Në të drejtën e vendit dhe atë të huaj të ekzistojë pika të ndryshme të lidhjes për marrëdhënien e njëjtë
civile;
c)Ekzistimi i rrethanave të tilla që mundësojnë rikthimin;
138. Ridergimi ?
Ridergimi eshte institucion i ngjashem me rikthimin me ate dallim se norma e kolizionit e permbajtur ne
te drejten e shtetit te huaj nuk rikthen ne zbatimin e se drejtes se vendit por ridergon ne zbatimin e se
drejtes se shetit te vet. Pra,organi i shtetit të vendit do të zbatojë të drejtën e shtetit të tretë duke u thirrur
në normën e kolizionit të shtetit të huaj.
139. Bishtërimi i ligjit?
E drejta e zbatueshme përcaktohet me normat e kolizionit dhe pikave të lidhjes. Ekzistojnë pika të lidhjes
ku palët mund të ndikojnë dhe mund t’i ndryshojnë. Këto janë shtetësia, vendbanimi, vendqëndrimi i
18
zakonshëm, vendqëndrimi, vendi i lidhjes së kontratës dhe ajo e martësës. Kjo mundësi mund të krijojë te
palët ndonjë ide që ata të ndikojnë tek pika e lidhjes me qëllim të zbatohet njs legjislacion që atyre iu
shkon në favor.
140. Elementet e bishterimit te ligjit?
Si elemente te bishterimit te ligjit paraqiten elementi objektiv dhe subjektiv.
Elementi objektiv i bishterimit - Si element objektiv eshte ndikimi te ose ndryshimi i pikave te lidhjes.
Palet mund lirisht te ndryshojn vendbanimin ose vendqendrimin te marrin lejim nga shtetesia ose te fitojn
shtetesi te re te percaktojn me vullnetin e tyre vendin e lidhjes se kontrates.
Elementi subjektiv i bishterimit - Element subjektiv e karakterizon bishterimin e ligjit perkatesisht sjellja
e paleve me keqbesim dhe me qellim te caktuar.
141. Paraqitja e bishtërimit të ligjit, sanksionetdhe pasojat e saj?
Rastet e bishtërimit të ligjit paraqiten tek marrëdhëniet statusore dhe familjare sepse si pika të lidhjes tek
këto marrëdhënie janë vendbanimi e shtetësia që mund t’i ndryshojnë palët. Rasti i njohur është rasti
Bofremon.
Sanksione dhe pasojat e bishtërimit të ligjit – sanksionimi i bishtërimit të ligjit ka karakter civil dhe i
drejtohet marrëdhënies civile juridike. Si pasojë e bishtërimit të ligjit është marrëdhënia e krijuar civile
nuk do të njihet nëse është krijuar nëpërmjet bishtërimit të ligjit. Nëse konstatohet bishtërimi i ligjit
zbatohet e drejta e vendit.
142. Retrosioni ?
Retrosioni eshte insitucion i shmangies i cili paraqitet si kundermas qe e ndermerr nje shtet kunder shtetit
tjeter per shkak te veprimeve te caktuara te ketij te fundit.Retrosioni ndryshe quhet reciprocitet negative.
Kjo masë është e përkohshme që zbatohet deri kur shteti tjetër vendos të ndërpresë veprimet që kanë
nxitur retorsionin. Retorsioni është i njohur te themelimi i kompetencës ndërkombëtare por edhe tek
pozita juridike e të huajve.
143. Reciprociteti ?
Reciprociteti eshte institucion i DNP publike, i cili gjen zbatim edhe te DNP.Ai buron nga barazia e
shteteve dhe nevoja e shteteve te sillen ne menyere te njejt ose identike ndaj njerit tjetrit. Reciprociteti
vjen në shprehje tek pozita juridike e të huajve, njohja e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të
huaja të arbitrazhit dhe te njohja e dokumenteve të huaja publike si dhe tek dhënia e ndihmës juridike.
144. Llojet e reciprocitetit ?
Jane:
Sipas mënyrës së krijimit:
a)Reciprociteti diplomatik;
b)Reciprociteti ligjor;
c)Reciprociteti faktik;
Sipas përmbajtjes juridike:
a)Reciprociteti formal;
b)Reciprociteti material;
c)Reciprociteti efektiv;
145. Reciprociteti diplomatik ?
Nenkupton ekzisitimin e traktatit nderkombetare bilateral ose multilateral ndermjet sheteve me te cilin
traktat shtetet garantojne trajtim identik. Bazë për trajtimin identik në të DNP është traktatiqë obligon
shtetet në bazë të parimit “pacta sunt servanda”.
19
146. Reciprociteti ligjor ?
Reciprociteti ligjor bazohet ne ekzistimin e ligjeve te brendshme te shteteve te cilat e rregullone materien
e caktuar juridike nga e DNP. Ky lloj reciprociteti lehtë konstatohet për shkak të ekzistimit të llojit që
garantojnë trajtimi të barabartë në të DNP.
147. Reciprociteti faktik ?
Reciprociteti faktik nuk bazohet ne akt juridik por krijohet me sjellje faktike te shteteve.Kjo nenkupton
natyrisht sjellje identike te shteteve ne mennyre reciproke. Të dëshmuarit e këtij lloj të reciprocitetit është
e vështirë shkaku se ai nuk bazohet në ndonjë akt juridik.
148. Reciprociteti formal?
Ekziston atëherë kur në parim me norma të përgjithësuara shtetasit e huaj barazohen me shtetasit e vendit.
Këtu nuk flitet për të drejtën konkrete për shtetasit e huaj në të shumtën e rasteve në nivel të normës
kushtetuese barazohen me shtetasit e vendit.
149. Reciprociteti material?
Ekziston në rastet kur material përkatëse në të DNP rregullohet përmbajtësisht njëlloj edhe në shtetin
tjetër ndaj të cilit parashihet reciprociteti.
150. Reciprociteti efektiv?
Do të thotë se shtetasii huaj do të mund të gëzojë një të drejtë civile në të njëjtën masë,sasi apo
përmbajtje në të cilën mund ta gëzojnë edhe shtetasit e vendit te shteti i huaj. Ky lloj reciprociteti hyn
thellë në përmbajtjen e së drejtës së garantuar.
151. Kuptimi i marredhenieve statusore (statusi personal)?
Marredheniet statusore kane te bejne me pytje te cilat jane me te rendeesishme per statusin personal
juridik te subjekteve te se drejtes, personave fizik dhe juridik. Pytje te tilla jane pytja e zotesise juridike
dhe zotesia per te vepruar, shpallja e personit te zhdukur si te vdekur, firma, veprimi etj.
152. Kuptimi i marredhenieve familjare ?
Marredheniet familjare zene vend te vecante ne te drejten civile dhe si te tila edhe ne DNP.Marredheniet
familjare perfshin marredheniet ndermjet bashkeshorteve, ndermjet prinderve dhe femijeve dhe anetareve
te tjere të familjes që janë të rregulluara me rregullat e së drejtës familjare.
153. Rendesia e marredhenieve familjare ne DNP ?
Ne DNP marredheniet familjare kane rendesi te vecante per shkak se shume shpesh te ky lloj i
marredhenieve paraqitet element i huaj.
154. Dallimet ne legjislacionet gjate rregullimit te marredhenieve familjare?
Marredheniet familjare jane te asajnatyre qe menyra e rregullimit te tyre varet nga zakonet ne shoqeri,
morali,tradita, feja , kultura juridike.Per kete arsye ne aspekt krahasues ekziston dallimi i madh gjate
rregulimit te marredhenieve familjare. Duke pasur një rregullim kaq të ndryshëm të marrëdhënieve
familjare në legjislacionet nacionale rritet rëndësia e rregullave të konfliktit të ligjeve dhe për përcaktimit
të së drejtës së zbatueshme.
155. Pikat e lidhjes për përcaktimin e së drejtës së zbatueshme të marrëdhënies familjare?
a)Meqë te marrëdhëniet familjare bëhet fjalë për statusin e dy personave, zbatimi i të drejtës personale më
shpesh do të thotë zbatim i të drejtës personale të dy personave në fjalë;
b)Zbatimi i së drejtës personale të personave si pikë e lidhjes bëhet në forma të ndryshme, varësisht prej
llojit të marrëdhënieve;
20
c)Karakteristikë tjetër e pikave të lidhjes te marrëdhëniet familjare është se ekzistojnë lloje të veçanta të
pikave të lidhjes për marrëdhënie të caktuara familjare;
156. E drejta e zbatueshme te martesa me element te huaj?
Ne lidhje me pikat e lidhjes per martesen dhe percaktimin e se drejtes se zbatueshme vlejn karakteristikat.
Se pari me qe martesen e lidhin dy persona behete fjale per statusin e dy personave gje qe mund te
shkaktoj zbatimin e dy te drejtave nacionale. Se dyti gjate percaktimit te se drejtes se zbatueshme martesa
tradicionalisht behet dallim ndermjet forms se marteses nga njera ane dhe kushteve material per lidhjen e
marteses,pasojave juridike, shkurorezimit e anulimit nga ana tjeter.
157. Menyrat e percaktimit te se drejtes se zbatueshme per kushtet materiale te marte ses?
Jane :
a) Menyra e pare ka te beje me vendin e lidhjes se marteses icili vend duhet te jete determinues dhe per te
drejten e zbatueshme per formen e lidhjes se marteses por edhe per kushtet materiale. Sipas kësaj mënyrë,
martesa e cila është lidhur në një vend ku është zbatuar e drejta e vendit të lidhjes duhet të njihet në çdo
shtet tjetër.
b) Menyra e dyte sot mbizoteron ne legjislacion positive. Ajo bazohet ne konceptin se per kushtet
materiale per lidhje te martes qe determinojn satusin personal që lidh martesë të zbatohet legjislacioni
personal. Në këtë mënyrë duke u zbatuar e drejta personale e personit shtetet kanë mundësi për ushtrimin
e konotrollit mbi statusin juridik personale të shtetasve të tyre.
158. Lidhja e martesës sipas gjinisë?
Gjinia e njëjtë (martesat homoseksuale), gjinia e përbërë (martesa heteroseksuale,monogame), gjinia e
përbërë (martesat poligame). Këtu kemi të bëjmë me vendet ku martesat homoseksuale cënojnë rendin
publik ku vlen parimi i martesës heteroseksuale,martesat poligame që cënojnë rendin publik ku vlen
parimi i martesave monogame si dhe martesa inçestoide dhe të ngjajshme.
159. E drejta e zbatueshme per pasojat juridike nga lidhja e marteses?
Cdo martes prodhon pasoja juridike te caktuar per bashkortet. Keto pasoja juridike mund te jene karakterit
personal ose te karakterit pasuror. Këtu nuk mund të zbatohen dy legjislacione kumulativisht sepse ato
mund të vijnë në kundërshtim njëri me tjetrin.
160. Kuptimi i marredhenieve trashegimore ?
Marredheniet trashegimore krijohen me rastin e vdekjes se nje personi fizik ose shpalljen e personit fizik
te zhdukur si te vdekur. Këto njihen edhe si marrëdhënie mortis causa.
161. Rregullimi i marredhenieve trashegimore?
Behet me norma juridike te se drejtes trashegimore me te cilat ne fakt japin pergjigje pervec tjerash ne dy
pytje kryesore. Se pari kush e trashegon masen trashegimore te trashegimlenesit dhe se dyti sa dhe çka
trashegon secili trashegimtar. Me normat e së drejtës trashëgimore rregullohet edhe ajo se çka hyn në
masën trashëgimore si bazat juridike për të trashëguar, zotësia e trashëgimtarëve për të trashëguar,zotësia
e testatorit të përpilojë testament, llojet e testamentit etj.
162.Marredheniet trashegimore me element te huajne DNP ?
Per DNP marredheniet trashegimore me element te huaj jane te nje rendesi te vecante. Kjo eshte rezultat
edhe ekzistimit te dallimeve te medha gjate rregullimit te marredhenieve trashegimore ne te drejten
krahasuese.
163. Percaktimi i se drejtes se zbatueshme?
Percaktimi i se drejtes se zbatueshme natyrisht paraqitet nese ne marredhenien trashegimore ka element te
huaj. Elementi i huaj te marredheniet trashegimore paraqitet si subject ose ne objekt. Në rastin e parë
21
bëhet fjalë për trashëgimlënës që është shtetas i huaj, ndërsa masë trashëgimore ndodhet në shtetin e
vendit. Në rastin e dytë trashëgimlënësi është shtetas i vendit por masa trashëgimore ose pjesa e masës
trashëgimore ndodhet në shtetin e huaj. Elementi i huaj në subjekt shfaqet edhe kur trashëgimtari është i
huaj ose me vendbanim në shtet të huaj.
164. Sendet ne transit?
Sendet ne transit jane lloje specific i sendeve te luajtshme dhe kane trajtim specific ne suaza te konfliktit
te ligjit. Konkretisht per sendet ne transit parashihen pika specifike te lidhjes, pikerishte per shkak te
natyres se tyre. Sende ne transit jane sendet e luajtshme qe gjenden ne transport nderkombetare. Si pika
më të pranueshme të lidhjes për sendet në transit janë vendi i dërgimit ose vendi i destinimit.
165. Kompetenca ndërkombëtare dhe rëndësia e saj
Përkufizohet si e drejtë dhe obligim i një juridiksioni të shqyrtojë dhe të vendosë një marrëdhënie civile
me element të huaj. Rregullat e kompetencës ndërkombëtare si pjesë e së drejtës ndërkombëtare private,
pra, bëjnë kufizimin e veprimit të një juridiksioni duke përcaktuar se në cilat raste gjykatat e këtij
juridiksioni kanë të drejtë të veprojnë.
Sa i përket rëndësisë së saj ajo shtë rezultat i asajse shtetet në mënyrë të pavarur i përcaktojnë rregullat e
DNP. Ekzistimi i rregullave të ndryshme në shtetet e ndryshme ndikojnë që themelimi i kompetencës së
organit të një shteti të ketë rol vendimtar në mënyrën e zgjidhjes së rastit sepse gjykata e vendit ka
themeluar kompetencë do të zbatojë të DNP të vendit.
166. Llojet e kompetencësndërkombëtare?
Janë:
a)Kompetenca ndërkombëtare ekskluzive- nënkupton se shteti i vendit konsideron se vetëm organi i
vendit mund të jetë kompetent ta shqyrtojë dh eta zgjidhë mosmarëveshjen civile me element të huaj.
b)Kompetenca ndërkombëtare konkurrente – nënkupton se organi i shtetit të vendit sipas rregullave të
kompetencës dhe kritereve të pranuara ka kompetencë për të shqyrtuar një marrëdhënie civile me element
të huaj por nuk përjashtohet mundësia që të jetë kompetent edhe organi i një shteti të huaj.
c)Kompetenca ndërkombëtare e përgjithshme – i jep mundësi organit të shpallet kompetent për
shqyrtimin e secilit lloj të marrëdhënies civile me element të huaj.
d)Kompetenca ndërkombëtare e veçantë – ekziston oër lloje të veçanta të marrëdhënieve civile me
element të huaj kur supozohet që marrëdhënia civile ka ndonjë lidhshmëri specifike me sovranitetin e
vendit.
e)Kompetenca ndërkombëtare sipas retorsionit – parashihet kur organi i shtetit të parë ka themeluar
kompetencën në një procedurë ku si i paditur paraqitet shtetasi i shtetit të dytë. Kriteret e kompetencës për
shtetin e dytë janë të papranueshme, shteti i dytë duke u bazuar në kompetencën sipas retorsionit
themelon kompetencën e organit të vendit sipas të njëjtave kritere që i parasheh legjislacioni i shtetit të
parë në procedura ku si të paditur paraqiten shtetasit e shtetit të parë.
f)Kompetenca sipas marrëveshjes – kompetenca për shqyrtimin e marrëdhënieve civile me element
ndërkombëtar mund të jetë edhe e kontraktuar. Kjo do të thotë se palët me marrëveshje zgjedhin gjykatën
e cila do shqyrtojë dhe zgjidhë kontestin e tyre. Kjo marrëveshje në mes palëve quhet marrëveshje e
prorogacionit e cila nuk është absolute por është e kufizuar.
167. Kushtet për marrëveshjet e prorogacionit?
Kushtet që i parashohin legjislacionet për mundësinë e palëve ta zgjedhin gjykatën kompetente kanë të
bëjnë me objektin e marrëdhënies civile me element të huaj. Kjo marrëveshje nuk lejohet tek kontestet
nga marrëdhëniet familjare, shqyrtimi i trashëgimisë, shpallja e personit të zhdukur për të vdekur mirëpo
lejohet tek kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe ato nga shkaktimi i dëmit. Si dhe kushtet qe kanë
të bëjnë me përkatësinë e palëve që insistojnë që kontesti të ketë element të huaj në subjekt.kërkohet që të
paktën njëra palë të jetë person me shtetësi a vendbanimi përkatësisht seli në shtetin e huaj që të mund të
kontraktohet kompetenca ndërkombëtare e gjykatës së huaj.
22
168. Si mund të jetë marrëveshja e prorogacionit?
Marrëveshja e prorogacionit mund të jetë e shprehur kur palët në mënyrë shprehimore kanë përcaktuar
kompetencën ndërkombëtare të një gjyktë në kontestin e tyre. Kjo bëhet me inkorporimin e një klauzole
të prorogacionit në kontratën kryesore zakonisht para lindjes së kontestit ose lidhjes së marrëveshjes së
veçantë të prorogacionit në mes palëve pas lindjes së kontestit.
Marrëveshja e prorogacionit mund të jetë e heshtur kur palët kanë arritur marrëveshje të heshtur për
gjykatën e zgjedhur në atë rast kur paditësi ushtron padi në një gjykatë ndërsa i padituri pa ushtruar
kundërshtim të kompetencës lëshohet në procedurë duke dhënë përgjigje në padi, duke ushtruar
kundërpadi apo kur është lëshuar në shqyrtim të punës kryesore në seancë përgatitore a në seancë
kryesore.
169. Themelimi i kompetencës ndërkombëtare dhe litispedenca ndërkombëtarë?
Për një contest sipas kritereve të ndryshme mund të jenë kompetente gjykatat e vednit dhe gjykatat e
ndonjë shtetit a më tepër shteteve të huaja. Zhvillimi i procedurës para gjykatës së huaj për kërkesë të
njëjtë dhe ndërmjet palëve të njëjta nënkupton paraqitjen e litispedencës ndërkombëtare. Nëse sipas
kundërshtimit të palës gjykata e vendit fiton dijeni se gjykata e një shteti të huaj është shpallur
kompetente për të njëjtin contest dhe ka filluar procedurën atëherë gjykata e vendit ka këto alternative:
a)Gjykata e vendit mund ta injorojë faktin se zhvillohet procedurë tjetër para gjykatës së huaj dhe ta
vazhdojë procedurën;
b)GJykata mund ta hedhë padinë meqë ekziston procedurë tjetër e inicuar para gjykatës së shtetit të huaj;
c)Ndërprerja e procedurës te gjykatat e vendit dhe pritja e përfundimit të procedurës te gjykata e huaj.
170. Adoptimi, kujdestaria dhe shpallja e personit të zhdukur për të vdekur?
Sa u përket marrëdhënieve të adoptimit, kujdestarisë, shpallje së personit të zhdukur për të vdekur
themelohet sipas shtetësisë,vendbanimit të palëve si kritere karakteristike për marrëdhëniet statusore dhe
familjare. Gjithashtu lidhur me përcaktimin e të drejtës së zbatueshme për rregullimin e marrëdhënies
midis kujdestarisë dhe të përkujdesurit në të DNP të krahasuar përdoret shtetësia e të përkujdesurit si pikë
e lidhjes dhe zbatohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka i përkujdesuri. Tek marrëdhënia e
adoptimit ekziston kompetenca ekskluzive edhe ajo konkurrente e veçantë sipas shtetësisë dhe
vendbanimit të adoptuesit. Tek personi i zhdukur për të vdekur kur ekziston kompetenca ekskluzive. Tek
përcaktimi i së drejtës së zbatueshme për adoptim me element të huaj qëndrojnë te e drejta personale e
subjekteve zbatim kumulativ i të drejtave personale të adoptuesit a të adoptuarit e në disa raste përdoret e
drejta e vendit si formë e korrigjimit a mbrojtjes së parimeve të caktuara të së drejtës së vendit kurse ato
anglosaksone pyetja e adoptimit është më tepër pyetje e kompetencës së organit.
171. Zhvillimi i procedures civile me element te huaj?
Pasigjykata e shtetit te vendit te kete themeluar kompetencen per shqyritimin e marredhenies civile me
element te huaj, ajo e zhvillon procedure. Per proceduren ne parim zbatohet e drejta e vendit te gjykates.
172. Ndihma juridike nderkombetare ?
Eshte specifik pikerisht e procedures civile me element te huaj sepse gjykata ku zhvillohet procedura
shpehhere ka nevoje te kerkoje ndihme juridike nga gjykata e huaj per ndonje aspekt procedural qe ka te
beje me marredhenien civile me element të huaj e cila shqyrtohet.
173. E drejta e te huajve te paraqiten para gjykatave te vendit ?
Ne lidhje me te drejten e te huajve te kene qasje dhe te paraqiten para gjykatave te vendit per te kerkuar
mbrojtje juridike sot llogaritet se te huajt ne kete drejtim duhet te barazohen me shtetasit e vendit.
Dmth nuk behet dallim ndermjet shtetasve te vendit dhe te huajt ne lidhje me mundesin e paraqitjes para
gjykatave te vendit dhe organeve tjera.
23
174. Nevoja e perdorimit te dokumenteve te huaja publike?
Ne procedure civile me element te huaj ndodh shpeshher qe palet te kene nevoje te perdorine dokumente
te huaja publike qe te mund te deshmojne diqka ne procedure.Me ane te ketyre dokumentave palet mund
te deshmojn lidhjen e marteses ne shtetin e huaj, te drejten e pronesise qe ndodet ne shtetin e huaj, lindja
ose vdekja ne shtetin e huaj.
175. Kuptimi i dokumentit te huajpubliik dhe njohjes se fuqise argumentuese ?
Dokument publik eshte cdo document qe e leshon organi shteteror ne suaza te kompetences se tij.
Ne forme te caktuar dhe dokument qe sjell institucioni qe nuk eshte organ shteteror por ka autorizime
publike sipas ligjit.Pra ky eshte dokument i ketillë por te cilin e ka leshuar organi i shtetit te huaj.
176. Kushtet per njohjen e fuqise arguementuese te dokumenteve te huaja publike ?
Qe te mund dokumenti i huaj public te prodhoj pasoja ne shtetin e vendit pra ti njihet fuqia argumentuese
duhet te plotesohen dy kushte.Se pari dokumentin duhet te legalizohet dhe si kusht i dyte kerkohet
ekzistimi i repciprocitet.
177. Legalizmi i dokumentit te huaja publike ?
Legalizimi nenkupton vertetimin e autencitetit te dokumentit qe e ben organi kompetent.Ne baze te asajse
qka vertetohet mund te bejm dallim ndermjet legalizimit ne kuptimin te gjere dhe ne kuptim te ngushte.
178. Legalizimi ne kuptimin e gjere dhe ne kuptim te ngushte ?
Ne kuptim te gjere nenkuptohet vertetimi i autenticitetit ne :
a) Nenshkrimit te personit zyrtar;
b) Cilesise se personit qe e ka nenshkruar dokumentin;
c)Autenciteti i vules se vendosur ne dokument;
Ne kuptim te ngushte nenkupton vetem me vertetimin e autencitetit te vules se vendosur dhe nenshkrimit
te personit te nenshkruar.
179. Vula Apostile ?
Dokument publik duhet te jete i furnizuar me nje vertetim te vacant te quajtur apostil.Qe eshte vule e
vacant shembull i te ciles eshte bashkangjitja e konventes.
180. Kush e vendos apostilin ?
Per vendosjen e apostilit kompetentet jane organet qe i percaktojne vet shtet ndersa ne te shumten e
rasteve ato jane ministritë e drejtesise.
181. Ndihma juridike nderkombetare ?
Mund te perkufizohet si kryerje e veprimeve procedurale nga ana e organeve te nje shteti per nevojat e
organeve te shetit te i cili zhvillohet procedura civile me element te huaj.
182. Fletekerkesa ?
Ndihma juridike nderkombetare kerkohet me fletekerkese.Fletekerkesa paraqet shkres me te cilen organi i
njerit shtet kerkon ndihme juridike nga organi i shtetit tjeter. Ne fletekerkese percaktohet se cfare kerkon
organi i shtetit kerkues te kryej organi i shtetit te realizimit si veprim procedural.
183. Refuzimi i dhenies se ndihmes juridike ?
Ka raste shteti i realizimit refuzon dhenien e ndihmes juridike.
Keto shkaqe jane:
a)Nese nuk plotesohen kushtet formale
b)Mos ekzistimi i reciprocitetit dhe cenim i rendit publik
24
184. Objekt i njohjes dhe ekzekutimit ne DNP ?
Mund te jete vetem vendim i gjykates se huaj.Por mund te jete vendim i nje organi tjeter te huaj derisa ai
organ me vendimin e tij zgjedhur nje ceshtje civile ose tregtare,perkatesisht ka rregulluar marredhenie
personale familjare, te punes, pasurore ose marredhenie tjera civile me element nderkombetar.
185. Njohja e vendimit te huajgjyqesor ?
Nenkupton qe ne shtetin e njohjes vendimi i huaj gjyqesor pranohet titull juridik dhe ceshtja e zgjidhur
me vendimin e huaj gjyqesor llogaritet si ceshtje e gjykuar ?
186. Ekzekutimi i vendimit te huajgjyqesor ?
Nenkupton gjithmone ekzekutimin me dhune ne procedure permbaruese.Ne rast te ekzekutimit te
vendimit te huaj gjyqesor i njejti llogaritet si titull ekzektiv.
187. Kushtet per njohjen e vendimeve te huajgjyqesore ?
Kushtet kane te bejne me teper me aspekte formale te vendimit te huaj gjyqesore.
Si kushte jane:
a)Plotfuqishmeria e vendimit te huaj;
b)Respektimi i se drejtes se mbrojtjes;
c)Moscenimi i kompetences se gjykates;
d)Mos ekzistimi i vendimit te plotefuqishem per ceshtjen e njejt ndermjet paleve;
e)Mos cenimi i rendit publik;
188. Procedura per njohjen e vendimeve te huaja gjyqesore ?
Ajo cfare paraqitet si karakteristik eshte se parashihet procedure te njejt per njohjen e vendimeve te huaja
gjyqesore dhe vendimeve te huaja te arbitrazhit.Natyrisht kushtet per njohjen e tyre do te dallojne mirepo
sa i perkete procedures ajo eshte e njejtë. Kjo procedurë inicohet me propozim nga pala para gjykatës së
huaj. Kompetenca e gjykatës për njohje të vendimeve të huaja gjyqësore i takon gjykatave themelore. Për
njohjen vendos gjyqtari individual që pas shqyrtimit të kushteve miraton aktvendim.
189. Sistemet e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore?
Sistemet krijohen në bazë të asaj se sa lehtë apo vështirë e bëjnë njohjen e vendimit të huaj gjyqësor ose
sa thellë hyjnë gjatë kontrollit të vendimit të huaj gjyqësor.
Ato janë:
a)Sistemi i kontrollit të kufizuar – nënkupton kontroll më të kufizuar të vendimit gjyqësor. Shtetet që i
takojnë këtij sistemi nuk hyjnë në brendinë e vendimit të huaj dhe mënyrën meritore të zgjedhjes së
çështjes shtetet kanë besim te gjykatat e shteteve tjera respektojnë sovranitetin e shteteve tjera, nuk duan
të paraqiten si gjykata më të larta ta kontrollojnë punën e tyre.
b)Sistemi i kontrollit të pakufizuar – shtetet,vendimin e huaj e kontrollojnë nga aspekti formal dhe
procedural, e kontrollojnë edhe nga aspekti material. Sipas këtij, vendimi i huaj gjyqësor kontrollohet
edhe në aspektin material, pra, gjykatat e shtetit të njohjes kontrollon se si gjykatat e huaja kanë
konstatuar gjendjen faktike dhe si e ka zbatuar të drejtën materiale mbi gjendjen faktike.
c)Sistemi i revizionit deri në themel – gjykatat e shtetit të njohjes sipas kushteve ligjore e kontrollon
vendimin e huaj gjyqësor edhe në aspektin formal edhe në aspektin material por për dallim nga sistemi i
kontrollit të pakufizuar, te ky system vendimi i huaj gjyqësor mund edhe të ndryshohet.
d)Sistemi i zhvillimit të procedurës së re – gjykatat e njohjes në fakt nuk bën njohje të vendimit të huaj
gjyqësor. Gjykatat e shtetit të njohjes vetëm e shfrytëzojnë vendimin e huaj gjyqësor si një dëshmi të
fuqishme për të zhvilluar procedurë të re dhe të sjellë vendim të ri. Sipas këtij sistemi nuk bëhet fjalë për
njohje të vërtetë të vendimit të huaj gjyqësor por bëhet fjalë për miratimin e një vendimi të ri nga gjykata
e shtetit të njohjes të bazuar në vendimin e gjykatës së huaj.
e)Sistemi i reciprocitetit diplomatik – vendimet e huaja gjyqësore nuk mund të njihen në shtetin e vendit
përveç në rastet kur në mes shtetit ku është miratuar vendimi dhe shtetit të njohjes ekziston marrëveshje
25
ndërkombëtare që rregullon pyetjen e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të të dy shteteve.
Kushtet e njohjes janë të përcaktuara në marrëveshjen në mes shteteve.
190. Njohja e vendimeve te huaja te arbitrazhit ?
Paraqet pjese te se drejtes nderkombetare private per te njejtat arsye si njohja e vendimeve te huaja
gjyqesore.Vendimet e huaja qe i takojne sovranitetit te huaj kalojne ne proceduren e njohjes te shtetit te
vendit (shteti i njohjes).
191. Gjykata e Arbitrazhit?
Eshte gjykate jo shteterore e cila themelohet nga vet palet ose nga ndoje organizat e specializuar
respekitvisht asociacion me qellim te zgjidhjes se mosmarrveshjeve ne fushat e marredhenieve civile
juridike dhe atyre tregtare.
192. Arbitrazhit nderkombetar ?
Perkufizohet si institucion i cili zgjidh konteste nga kembi nderkombetar i mallrave dhe sherbimeve kur
persona privat ( arbitate ), duke marr mandate nga palet dhe marrveshja e tyre e zgjidhin kontestin me
vendim te obligueshem per palet i cili vendim eshte i njohur si i tille edhe ne sistemi juridik te shtetit
perkates.
193. Llojet e arbitrazhit ?
Jane:
1. Arbitrazhet ad hoc dhe instititucionale;
2. Te pergjithshme dhe te specializuara;
3. Te brendshme dhe nderkombetare ;
4. Te vendit te huaj;
194. Arbitrazhi AD HOC dhe ai institucional?
Arbitrazh ad hoc emertohet edhe me termin arbitrazh i perkohshem. Ai themelohet me marrveshje te
vecante nga palet qe kontestin e tyre ta zgjidh arbitrazh AD HOC i cili pas zgjidhjes se kontestit do te
pushoj. Karakteristikat e arbitrazhit ad hoc janë se pas zgjidhjes së kontestit pushon së ekzistuar, nuk
posedon aparat të përhershën në kryerjen e punëve të kësaj natyre, veprimet teknike i kryejnë vetë arbitrat
dhe këto nuk kanë rregullore për punën e arbitrazhit.
Arbitrazhet e perhershme ose insititucionale ne parim jane te lidhura me organizata tjera sic jane:
a)Dhomat Ekonomike
b)Bursa
c)Asosacione
Ato ekzistojne ne te gjitha shtetet e zhvilluara dhe luajne rol te rendesishem ne ekonomin e vendit ne
sistemin juridik dhe ne praktiken gjyqesore. Karakteristikat e saj janë se ka rregullat e tij të procedurës në
bazë të të cilave zhvillon procedurën, ka apartatin teknik – administrative të përhershëm,arbitrazhi i tillë
vazhdon të ekzistojë edhe pas zgjidhjes së kontestin në mes palëve.
195. Arbitrazhi i pergjithshem dhe ato të specializuara ?
Fusha e veprimit e arbitrazheve te pergjithshme eshte ajo e kontesteve civile juridike ne pergjithesi duke
perfshire edhe kontestet e marredhenieve te tregtise se jashtme.Ato jane te formuara gati cdo shtet dhe
janë gjerësisht të pranuara.
Arbitrazhet e specializuara jane kompetente per zgjidhjen e kontesteve qe lindin nga marredhenie
konkrete nga deget e vecanta tregtare.Me te njohura jane ato qe jane formuar prane asociacione te
specializuara qe merren me veprimtari transportuese te produketeve te llojeve te caktuara.
196. Arbitrazhi i brendshem dhe ai ndërkombëtar?
Si arbitrazhe te brendshme jane arbitrazhet te cilat sheti i llogarit se jane te lidhur vetem me shtetin e
26
vendit prandaj te ky lloje i arbitrazheve vullneti i paleve eshte i kufizuar ndersa kontrolli i shtetit ndaj
arbitrazheve te brendshme eshte i madh.
Te arbitrazhet nderkombetare konstatohet lidhmeri e marredhenies civile ose kontestit me me teper shtete.
Prandajshtetet jane me fleksibile sa u takon arbitrazheve nderkombetare. Ato parashohin mundësi që
autonomia e vullnetit të palëve të vjen më tepër në shprehje dhe kontrolli i shtetit dhe organeve shtetërore
është më i dobët.
197. Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja të arbitrazhit?
Vendimet e arbitrazhit ta pranuara si vendime përfundimtare për kontestin e dhënë. Ato janë të
plotfuqishme dhe kontestin e zgjidhin përfundimisht. Çështja e zgjidhur nga arbitrazhi bënte res judicata
dhe për të njëjtën çështje në mes të njëjtave palë nuk mund të zhvillohet procedurë tjetër qoftë para
arbitrazhit ose para gjykatave shtetërore.
198. Kushtet për njohjen e vendimit?
a)Kushtet e karakterit formal janë dorëzimi i vendimit original të arbitrazhit a përshkrimi i vërtetuar i
vendimit që plotëson kushtet për autenticitetin e tij, dorëzimi i marrëveshjes për arbitrazh në original.
b)Kushtet thelbësore për njohjen e vendimit të huaj të arbitrazhit definohen si pengesa që nëse ekzistojnë
rezultojnë në mosnjohjen e vendimit të huaj të arbitrazhit.
199. Pozita juridike e te huajve ?
Paraqet pjese te vecante te objekti te se DNP edhe si dege e se drejtes edhe si shkence.Se bashku me
pjeset tjera te objektit pra me konfliktin e ligjeve edhe konfliktin e juridiskioneve, behet rrumbullaksimi i
objektit te DNP. Tre mendime lidhur me objektin dhe pjeset e DNP janë mendimi i parë sipas të cilit
tërësia më e rëndësishme e DNP është konflikti i ligjeve. Mendimi i dytë sipas të cilit për të DNP të
rëndësishme janë konflikti i ligjeve dhe i juridiksioneve dhe mendimi i tretë sipas të cilit pjesët përbërëse
të DNP janë konflikti i juridiksioneve, ai i ligjeve dhe pozita juridike e të huajve.
200. Kuptimi i te huajit ?
Ne kuptimin negativ i huaj eshte personi fizik i cili nuk ka shtetesin te vendit.Ne kuptim pozitiv i huaj
eshte personi fizik i cili e ka shtetesin e ndonje shteti tjeter ose eshte person pa shtetesi.
201. Objekti i pozites juridike te te huajve ?
Sipas mendimit të parë objekti i pozites juridike te te huajve ne brendin e tij perfshine kodin civile ose
pakon e ligjeve nga lemi civilo-juridik te shtetit te vendit. Sipas mendimit të dytë në kuadër të DNP duhet
të përfshihen edhe disa të drejta publike, pra ato dispozita juridike-publike me të cilat rregullohen çështjet
e dokumentacionit, shtetësia, marrëdhëniet e punës etj. Sipas mendimit të tretë objekti i pozitës së të
huajve përfshihet edhe në të drejtën procedurale-juridike të të huajve.
202. Reciprociteti tek kushtetpër gëzimin e të drejtave civile relativisht të rezervuara?
Një prej kushtetve më të praktikuara për gëzimin e të drejtave civile për të huajt është reciprociteti.
Qëllimi është që të mundësohet shteti i vendit t’iu njohë të drejtën e shtetasve të huaj në atë masë që edhe
shteti i huaj në territorin e tij t’iu njohë të drejtën civile shtetasve të shtetit të vendit.
203. Llojet e reciprocitetit?
Sipas mënyrës së krijimit janë:
a)Reciprociteti diplomatik – themelohet në bazë të një traktati ndërkombëtar që lidhet në mes dy a më
tepër shteteve. Garancat për reciprocitetin diplomatic sigurohen në bazë të katër klauzolave dhe atë
klauzolat e trajtimit nacional, klauzola e reciprocitetit material, klauzola e reciprocitetit të drejtëpërdrejtë
dhe klauzola e priviligjeve të mëdha.
27
b)Reciprociteti ligjor – paraqet mundësinë juridike që i huaji të gëzojë të drejta relativisht të rezervuara në
territorin e shtetit të vendit nëse në shtetin e tij me ligj garantohen të njëjtat të drejta për shtetasit e vendit.
Vërtetimi i ekzistimit të këtij reciprociteti bëhet me anë të kateve juridike që garantojnë të drejtën civile
për të huajt si dhe nëpërmjet ministrive të punëve të jashtme.
c)Reciprociteti faktik – paraqet mundëisn ëpër të huajt që të gëzojnë të drejta civile në territorin e shtetit
të vendit me faktin se ato të drejta edhe shteti i huaj ua njeh shtetasve të vendit. Për konstatimin e këtij
reciprociteti dallojmë atë reciprocitet faktik të dëshmuar dhe të prezumuar. Tek ai faktik i dëshmuar i huaj
duhet të dëshmojë se edhe shteti i huaj ua njeh të drejtat civile shtetasve të vendit që të mund të gëzojë të
drejtën e caktuar,kurse ai faktik i prezumuar supozohet se shtetasit e vendit kanë mundësinë e gëzimit të
së drejtës konkrete në shtetin e huaj derisa nuk dëshmohet e kundërta.
Sipas përmbajtjes juridike janë:
a)Reciprociteti formal – ekziston kur në parim me norma të përgjithësuara, shtetasit e huaj barazohen me
shtetasit e vendit. Këtu nuk flitet për të drejtën konkrete por shtetasit e huaj në parim në të shumtën e
rasteve në nivel të normës kushtetuese barazohen me shtetasin e vendit.
b)Reciprociteti material – ekziston kur material përkatëse në të DNP rregullohet përmbajtësisht njëlloj
edhe në shtetin tjetër ndaj të cilit parashihet reciprociteti.
c)Reciprociteti efektiv – do të thotë që shtetasi i huaj do të mund të gëzojë një të drejtë civile në të njëjtën
masë,sasi a përmbajtje të cilën mund ta gëzojnë edhe shtetasit e vendit te shteti i huaj.
204.Leja e vecante si kusht per gezimin e te drejtave civile ?
Kushti ka te beje me lejen e vecante per gezimin e te drejtave relativisht te rezervuara ka specifika te
caktuara.Qe mund I huaji te gezoj te drejtat e caktuara civile i nevojitet pelqimi i posacem i leshuar nga
organi kompetent i shtetit te vendit i leshuar ne nje procedure te parapare ligjore.Ky lloj pelqimi
emertohet leje nëse lëshimit të tij nuk i paraprijnë lidhja e ndonjë kontrate me shfrytëzuesin dhe nëse i
njëjti pëlqim mund të revokohet nga organi përkatës që e ka lëshuar. Pëlqimi i posaqëm mund të jetë
kusht i veçantë,plotësues apo korrigjues.
205.Çka është koncesioni dhe çka paraqet ajo?
Koncesioni ështe pelqim i vecante i gezimit te te drejtave per te huajt.Ai dallon nga rastet e tjera te gezinit
te te drejtave civile per te cilat leshohet nje akt individual nga organi i shtetit dhe i cili akt ka te beje me
pelqmimin e posacem qe emertohet leje. Te koncesioni dhënia e pëlqimit bëhet ose para se të lidhet
kontrat me shfrytëzuesin ose ai pëlqim rezulton nga një marrëdhënie konkrete civile juridike me
shfrytëzuesin.
Koncesioni paraqet dhenien ne shfrytezim te te mirave me interes publik, ndertimin e ndertessave ne
interes publik ose ushtrimin e sherbimeve publike, ne detyrimin e koncesionerit te ndertoj ose te
menaxhoj te shfrytezoj ose te mirembaje objektin e koncesionit me pagese ose pa pagese. Tek koncesioni
palët janë koncedenti dhe koncesioni. Koncedenti është subjekti që jep koncesionin kurse koncesioneri
është person fizik apo juridik me shtetësi të vendit a të huaj me të cilat lidhet kontratat e koncesionit.
206. Statusi i refugjatit dhe gezimi i te drejtave relativisht te rezervuara ?
Çështja e refugjatit dhe te statusit te tyre juridik dhe politik eshte aktuale sidomos ne kohen e tashme dhe
ne DNP. Ceshtja eshte aktuale dhe per te drejten nacionale si dhe per te DNP publike.Ne kete veshtrim ne
vecanti perqendrohemi per rendesin e kesaj ceshtje kur jane ne pyetje te drejtat civile realitivisht te
rezervuara per te huajt.
207. Refugjatët dhe e drejta ndërkombëtare?
Statusi i refugjatëve në një shtet fitohet me akt formal që miraton organi përkatës i shtetit. Çështja e
refugjatëve dhe trajtimi i tyre përfaqëson një institute të vjetër. Pas Luftës së parë botërore dhe në kuadër
të Lidhjes së Kombeve të bashkuara aktualizohet çështja e refugjatëve me ç’rast miratohet Konventë e
veçantë për refugjatët (1922). Pas luftës së parë botërore fillon të trajtohet çështja dhe statusi i
refugjatëve. Në OKB miratohet Konventa mbi statusin e refugjatëve (1951).
28
Refugjatët konsiderohet personi që ka një frikë të arsyeshme se mos persekutohet për shkak të racës,
fesë,nacionalitetit, përkatësive ndaj një grupi social apo bindjeve politike gjendet jashtë vendit shtetësinë
e të cilit e ka nëse është pa shtetësigjendet jashtë shtetit ku ka pasur vendqëndrim të zakonshëm dhe nuk
mund ose shkaku i frikës nuk dëshiron të kthehet në këtë vend.
208. Përkatësia etnike si kusht për gëzimin e të drejtave civile relativisht të rezervuara?
Në të DNP theksohet kusht për të huajt dhe për gëzimin e të drejtës së tyre civile. Fjala është për
përkatësinë etnike të tyre. Janë raste të rralla por raste që megjithatë mund të ekzistojnë. Me plotësimin e
kushtit të përmendur nënkuptojmë rastet kur shteti i caktuar në territorin e tij të huajve u njeh të drejta
vetëm për shkak se i përkasin grupit etnik të njëjtë si shumica e banorëve të atij shteti. Mirëpo, në të
drejtën bashkëkohore ky kriter vlerësohet se është në kundërshtim me parimin e marrëdhënieve të mira në
mes shteteve dhe në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit.
209. Leja e veçantë për vendosje?
Kushti që ka të bëjë me lejen e veçantë për vendosje dhe banim në territorin e një shteti nga një i huaj nuk
është kusht që u përket kushteve të zakonshme për gëzimin e të drejtës civile. Është përjashtim ose më
mirë të themi, kusht që shumë rrallë e gjejmë në të drejtën krahasuese.
210. Vendbanimi faktik i te huajve dhe gezimi i te drejtave civile ?
Vendbanimi faktik per te huajt perfaqeson kusht te vecante e gezimin e te drejtave private relativisht te
rezervuara.Me kete kusht nenkuptojme ato raste kur i huaj mund te gezoj te drejta civile konkrete ne
territorin e nje shteti nese ka vendbanim ne ate shtet.Vendbanimi faktik si kusht te paraqitet relativisht
rralle. Ky kusht mund të parashihet e zbatohet vetëm për personat fizikë me shtetësi të huaj por nuk vlen
për personat juridikë. Ky zakonisht vjen në shprehje në fushën e shfrytëzimit të të drejtave nga sigurimi
social.
211. Te drejtat Sendore?
Ne kuader te marredhienieve civile juridke lemi e vecante eshte ajo u perkete te drejtvae sendore.Prejte
drejtave sendore vecohet e drejta e pronesise. Ne pyetje eshte pronesia mbi sendet e luajtshme dhe te pa
luajtshme.
212. Te drejtat sendore te te huajve mbi sendet e luajtshme?
Ne pergjithesi vlen parimi se fitimi i te drejtave sendore mbi sendet e luajtshme per te huajt eshte e drejte
e pergjithshme.Ne kete rast kemi barazimin e te huajve me shtetatesit e vendit.Parimi ne fjale eshte i
arsyeshem dhe i logjikshem. Sikur te ndodhte ndryshe do te rezultonte nje frenim ne qarkulllimin
nderkombetare te mallrave.
213. Te drejtat Sendore te te huajve mbi sendete paluajtshme ?
Ceshtja e te drejtave sendore mbi sendet e paluajtshme per te huajt eshte tejet e nderlikuar.Regjimi juridik
mbi sendet e paluajthsme dallon diametralisht nga regjimi juridik i sendeve te luajtshme prandaj dallon
edhe sa i perkete mundesise se gezimit te te drejtave sendore nga ana e te huajve.

More Related Content

What's hot

E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
K. Gj.
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
v z
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
Refik Mustafa
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Refik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Refik Mustafa
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
Refik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
K. Gj.
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
fatmir berisha
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetarefidankryeziu
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 

What's hot (20)

E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Private
PrivatePrivate
Private
 

Similar to E drejta-nderkombetare-private

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
aferdita halimi
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
s b
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
Refik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
ArberSusuri
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
Korab Grabovci
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 

Similar to E drejta-nderkombetare-private (20)

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 

E drejta-nderkombetare-private

  • 1. 1 E drejta nderkombetare Private - Prof. Halim Bajraktari 1. E drejta nderkombetare private sipas Hegelit? Sipas Hegelit e DNP perkufizohet si teresie dispozitave juridike qe tregojn se e drejtqa private e cilit shtet eshte kompetente ne zgjidhjen e mosmarrveshjeve. Shtetet në marrëdhëniet e ndërsjellta veprojnë në bazë të dy parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Parime që determinojnë marrëdhëniet në mes tyre. Ato janë sovraniteti dhe barazia. Sovraniteti shtetëror mundëson që shteti në mënyrë të pavarur nga shtetet e tjera të përcaktojnë sistemin juridik brenda territorit të tij. Barazia e shteteteve është e lidhur me sovranitetin. E drejta e shteteve për të qenë të barabarta që do të thotë se përmbajtja e sovranitetit shtetëror për çdo shtet është e njëjtë. 2. Cka eshte e drejta nderkombetare private? Eshte teresi normash juridike te cilat e percaktojn nese nje marrveshje juridike civile e karakterizon me element te huaj. Duhet te rregullohen ne baze te nje sistemi apo ten je shteti tjeter te huaj te cilin paraqet pika e kontaktit. Ajo është pjesë e sistemit juridik të brendshëm me të cilin rregullohen marrëdhëniet civile-juridike me element të jashtëm (të huaj). 3.Paraqitja dhe zhvillimi i DNP? DNP- eshte paraqitur atehere kur formaqt e reja te mardhenieve shoqerore nuk kane mundur te rregullohen me norma juridike te degeve ekzistuese te se drejtes, por DNP eshte kushtezuar ne rrjedhat shoqerore dhe ekonomike zhvillimin e forcave prodhuese dhe marrdhenive ne prodhim. Periodizmi i historikut te DNP behet me shfaqjen dhe zhvillimin neper formacione ekonimiko-shoqerore si: Skllavopronari, Kapitalizmi dhe Socializmi. 4. Teoritë e statuteve (shek. XIV-XIX)? a)Teoritë e statuteve krijojnë lloje të veçanta të statuteve si ato territorial, personale bile edhe statute të përziera. Këto statute të veçanta krijojnë lloje të veçanta të marrëdhënieve juridike. b)Krijimi i llojeve të veçanta të statuteve bëhet sipas kritereve të ndryshme. Kriteri i ndarjes së statuteve është natyra e marrëdhënieve juridike ndaj të cilave statuti zbatohet. Pra,për marrëdhëniet statusore zbatohet statuti personal, për marrëdhëniet sendore zbatohet statuti territorial. c)Teoritë e statu kanë krijuar rregulla për të zgjidhur konfliktin interlokal të ligjeve, pra përcaktimin e të drejtës (statutit) së zbatueshme brenda një sovraniteti a sistemi juridik. d)Teoria e statuteve ka mendime rreth arsyes së zbatimit të së drejtës së huaj. Tendenca e parë se shtetet janë të obliguara të zbatojnë të drejtën e huaj. Tendenca e dytë se shtetet nuk kanë një obligim të tillë por mund të lejojnë zbatimin e së drejtës së huaj për shkak të mirësjelljes ndërkombëtare. 5.Shkollat e statuteve? a)Shkollat italiane e statuteve - e zhvilluar nga shek. XII deri në shek. XV. Juristi më i njohur ishte Bartolo. b)Shkollat franceze e statuteve – në periudhën midis shek. XVI – XVIII në Francë. Dy mendimtarët autoritativë të kësaj periudhe janë Sharl Dymulen (ithtar i parimit të personalitetit) dhe Bertrand Darzhantre (ithtar i parimit të territorialitetit). c)Shkollat holandeze –flamane e statuteve – në shek. XVII në Holandë. Përfaqësuesimë i rëndësishëm i shkollës holandeze – flamane është Urlih Huber që përdori shprehjen “konflikt i ligjeve” për herë të parë në librin e tij. Në shek. XIX në Gjermani dhe Itali u paraqitën ide që kundërshtojnë koncëptin kryesor të shkollave të statuteve. Si mendimtarë të rëndësishëm ishin Vehteridhe Savinji. Poashtu, në këtë shekull në Itali u paraqit edhe Mançini.
  • 2. 2 6.Konceptetanglo – amerikane për të drejtën ndërkombëtare private? Idetë e para lidhur me të u shfaqën kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX. Autorët më të rëndësishëm janë Joseph Story në ShBA dhe Dajsi në Angli. Story ka pohuar se e drejta e huaj duhet të zbatohet sepse zbatimi i saj është në interes të të gjitha shteteve. Dajsi është i njohur se krijon teprinë e të drejtave të fituara si model për zgjidhjen e dilemave në të drejtën ndërkombëtare private. 7. Element i Pergjithshem (tek marrëdhëniet juridike)? Paraqitet ne dy forma: a) Mardhenie juridike te lidhura vetem me nje sovranitet ( pa element te huaj ): Marrëdhëniet juridike janë të lidhura me sovranitetin e atij shteti. Marrëdhënia e tillë ku elementet e saj (subjektet, objekti, të drejtat, detyrimet) që janë të vendit. Marrëdhënie ku nuk paraqitet elementi i huaj b) Mardhenie civile juridike me element te huaj. 8.Mardheniet civile juridike me element te huaj? Marrëdhëniet qe kanë lidhmeri më teper me sovranitete quhen marrëdhënie juridike me element te huaj ose element nderkombetar. Element i huaj paraqet nje rrethane konkrete qe determinon lidhmerine e mardhenies me sovranitetin e huaj.Si rrethana që përdoren për të llogaritur se marrëdhënia është e lidhur me shtetin e caktuar paraqiten shtetësia e subjekteve, vendbanimi, vendqëndrimi, vendi ku ndodhet sendi, vendi i lidhjes së kontratës, vendi i përmbushjes së kontratës, vendi i shkaktimit të dëmit etj. Shembull mund të merret nëse një martesë lidhet në mes shtetasit të R.M. dhe shtetasit të huaj para ofiqarit të R.M marrëdhënia juridike familjare nuk është e lidhur vetëm me R.M por edhe me shtetin e huaj sepse njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është shtetas i huaj. 9. Mënyra e shfaqjes së elementit të huajnë objekt, subjekte,të drejta dhe detyrime? a)Elementi i huaj shfaqet në subjekt atëherë kur në organin e vendit që e shqyrton rastin subjektet e marrëdhënies juridike (si palë) kanë lidhshmëri me sovranitetin e huaj. Kriter për konstatimin e lidhshmërisë së subjektit me shtetin e huaj është shtetësia. Rrethanat sipas të cilave konstatohet ekzistimi i elementit të huaj në subjekte janë: për personat fizikë shtetësia,vendbanimi, vendqëndrimi i zakonshë, vendqëndrimi; për personat juridike përkatësia nacionale e personave juridikë. b)Elementi i huaj në objekt mund të shfaqet në objekt të marrëdhënieve juridike në rastet kur objekti i marrëdhënies gjendet në shtetin e huaj. Si fakte me të cilat konstatohet ekzistimi i elementit të huaj në objekt janë vendi i ndodhjes së sendit, përkatësia nacionale e mjeteve transportuese. c)Elementi i huaj në të drejta dhe detyrime vjen në shprehje në ato raste kur të drejtat dhe detyrimet krijohen (përmbushen) në shtetin e huaj. Te marrëdhëniet kontraktore vjen në shprehje kur kontrata lidhet në shtetin e huaj. Rrethana me të cilat kontatohet ekzistimi i elementit të huaj në të drejta dhe detyrime janë vendi i krijimit të punës juridike, vendi i përmbushjes juridike, vendi i shkaktimit të dëmit, vendi i gjykatës. 10. E drejta nderkombetarfe si perkufizohet? E drejta nderkombetare private perkufizohet si dege e se drejtes dhe si shkence juridike. 11. E drejta nderkombetare private si dege e se drejtes ? E drejta nderk. Private si dege e se drejtes paraqet teresi te normave juridike qe rregullojn mardhenie te caktuara juridike, pra mardhenie private ( civile) me element te huaj. E drejta ndërkombëtarë private zbatohet brenda territorit të caktuar të shtetit. 12. E drejt nderkombtare private si shkence e se drejtes? Si shkence e se drejtes DNP merret me studimin, analizen, sistemimin e institucioneve dhe zgjidhjeve ligjore te se drejtes nderkombetare private si dege e se drejtes. E drejta ndërkombëtare private përdor metoda të ndryshme (si shkencë) për të kuptuar e sqaruar më mirë, si atë historike, normative, krahasuese.
  • 3. 3 13. Objekt i rregullimit te se drejtes nderkombtare private? Objekt kryesor i rregullimit te DNP jane marrdheniet private me element te huaj ose nderkombtare. Pra, mund të jenë marrëdhënie familjare, trashëgimore, sendore, detyrimore, tregare,të punës e marrëdhënie të tjera ku shfaqet elementi i huaj. Lidhur me përcaktimin e objektit të së drejtës ndërkombëtare private duhet të kemi parasysh edhe rregullat juridike që i rregullojnë marrëdhëniet private ose civile me element të huaj. Si pjesë e objektit të drejtës ndërkombëtare private janë edhe konflikti i ligjeve, konflikti i juridiksioneve poashtu edhe të drejtave civile të të huajve, rregullat e fitimit, humbjes së shtetësisë. 14. Objekt i se drejtes nderkombetare private ? Objekt i DNP- mund te percaktohen ne dy menyra: a) Menyra e pare eshte duke i percaktuar marrdheniet jurdike te cilat i rregullon e drejta nderkombetare si dege e se drejtes. b) Menyra e dyte behet duke percaktuar rregullat ( normat ) juridike te cilat i rregullojn marrdheniet e caktuara juridike- si shkence juridike. 15. Emertimi i se drejtes nderkombetare private? Ne pergjithesi duhet thene e DNP nuk eshte as e drejte nderkombetare dhe se DNP nuk eshte as private. Arsyeja pse emertohet nderkombetare eshte fakti se mardhenie qe rregullohen nga DNP jane marrdhenie qe kan karakter nderkombetare, qe nenkupton marrdhenie qe kane lidhshmeri me me teper sovranitet. Ndersa si private emertohet vetem per shkak se rregullon mardheniet private me element nderkombetar. mënyra e rregullimit të këtyre marrëdhënieve dallon nga ajo çfarë është specifike për degët e së drejtës që i llogarisim si private. Shumica e normave të së drejtës ndërkombëtare private janë të karakterit imperativ. 16. Kush e perdori per te pare emertimin e DNP? Emertimin e DNP se parie ka perdorur autori amerikan dhe gjykatesi i gjykates supreme te SHBA-ve JOSEPH STORY. 17.Pjesët e së drejtës ndërkombëtare private? a)Konflikti i ligjeve; b)Konflikti i juridiksioneve; c)Pozita juridike e të huajve (të drejtat civile të të huajve); 18. Konflikti i ligjeve? Konflikti i ligjeve paraqet pjesen me te rendesishme dhe qendrore te se drejtes nderkombetare private. Per konfliktin e ligjeve madje ekziston mendimi se eshte pjesa e vetme e DNP. Duke u nisur nga ku mendim degen e se drejtes qe rregullon marrdheniet civile me element te huaj disa autor e quajnë si konflikt te ligjeve. 19. Qëllimi i konflikteve të ligjeve? K.L si teresi e normave juridike ka per qellim zgjidhjen e nje dileme kryesire. Ajo eshte te percaktoj te drejten e zbatueshme te mardheniet civile qe kane lidhmeri me me teper sovranitete, te cilat i quajm marrëdhënie civile me element te huaj. 20. E drejta e zbatueshme ? E drejta e cila do te percaktohet ne baze te rregullave te konfliktit te ligjeve qeuhet e drejta e zbatueshme se e drejta kompetente. E drejta e zbatushme mund te jete e drejta e vendit ose e drejta e huaj. Dilema kryesore te e drejta nderkombetare private dhe konfliktit te ligjeve si pjese e saj eshte e se drejtes se zbatueshme. Kur organi e gjen të drejtën e zbatueshme, ai edhe e zbaton atë të drejtë sepse organi duhet ta zgjidhë ose rregullojë atë marrëdhënie civile me element të huaj.
  • 4. 4 21. Konflikti i juridiksioneve? Konflikti i juridiksioneve është tërësie normave juridike që rregullon aspektin procedural të marrëdhënieve juridike civile me element të huaj. Ajo rregullon kompetencën ndërkombëtare dhe njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të huaja të arbitrazhit. Kompetenca (juridiksioni) ndërkombëtarë – ka të bëjë me rregulla nacionale që përcaktojnë kompetencën e organeve të vendit për shqyrtimin dhe zgjidhjen e marrëdhënieve ose kontesteve nga marrëdhëniet civile me element të huaj. Nga aspekti kohor rregullat e kompetencës ndërkombëtare zbatohen para rregullave të konfliktit të ligjeve. 22. Njohja e vendimeve te huajgjyqesore ? Paraqitja e vendimeve te huaja gjyqesore dhe vendimeve te huaja te arbitrazhit eshte organi i vendit deshmojne se marredhenia civile eshte shqyrtuar ne nje menyr te caktuar nga organi i huaj. Pas shqyrtimit organi i huaj lëshon vendim. Me vendimin që lëshon organi krijon detyrime dhe prestime për palët. Kur vendimi i paraqitet organit të vendit ky konstaton ekzistimin e elementit të huaj në të drejta dhe detyrime. 23. Pozita Juridike e te te huajve ? Pjesa e DNP e quajtur pozita juridike e te huajve percakton te drejtat civile qe shtetasit e huaj i gezojn ne shtetin e vendit. Shtetasit e huaj jane personat qe nuk kane shtetesi te vendit pra jane persoa me shtetesite huaj ose pa shtetesi. Statusin e ketyre personave ne shtetin e vendit e percakton vet shteti i vendit me legjislacionin e vet. 24. Menyrat e rregullimit te se drejtes nderkombetare private? Jane dy menyrat e rregullimit: a) Menyra direkte e rregullimit; b)Menyra indirekte; 25. Menyra direkte e rregullimit ? Menyra direkte e rregullimit vjen ne shprehje te konflikti i juridiksionieve dhe pozita juridike e te huajve. Gjithmonë zbatohet e drejta e vendit. Ajo rregullon marrëdhëniet juridike që janë objekt i saj në thelb(esencë ose in meritum). 26. Menyra indirekte e rregullimit ? Eshte ajo qe ne te vertet e dallon te DNP nga deget e tjera te se drejtes. Menyra indirekte ndryshe quhet edhe menyra e kolizionit sepse vjen ne shprehje te konflikti i ligjeve si pjese e DNP. Karakteristikë e saj është se gjithmonë si mundësi ekziston zbatimi edhe i së drejtës së huaj. Gjithashtu, marrëdhëniet civile te konflikti i ligjeve ku vjen në shprehje mënyra indirekte nuk rregullohen në thelb. 27. Pozita e se drejtes nderkombetare private ne sistemin juridik ? Ne fillim ka pasur mendime se DNP eshte pjese e se drejtes nderkombetare. Mendimi tjeter ka qene se DNP eshte pjese e se drejtes civile. Perfundimisht ka mbisunduar mendimi me argumente te fuqishme se DNP eshte dege e vecante e se drejtes. a)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është pjesë e së drejtës ndërkombëtare publike – E drejta ndërkombëtare private dhe e drejta ndërkombëtare publike janë dy pjesë të barabarta dhe paralele të së drejtës ndërkombëtare. Këtë çasje universale u nxit nga Mançini. Si argument për këtë janë theksuar objekti i rregullimit, organet kompetente, burimet e së drejtës. b)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është pjesë e së drejtës civile – Mendimi se e drejta ndërkombëtare private paraqitet si pjesë e së drejtës civile sepse rregullon marrëdhëniet civile. Përkrahës kryesor i kësaj teorie ishte Ajsner. c)Mendimi se e drejta ndërkombëtare private është degë e veçantë të së drejtës – Ka argument për këtë mendimi si objekti specific i rregullimit, mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike me element të
  • 5. 5 huaj dhe institucionet specifike (rendi publik, bishtërimi i ligjit, rikthimi, retorsioni) që nuk hasen në degët e tjera të së drejtës. 28. Burimet e se drejtes nderkombetare? Si ne cdo dege tjeter te se drejtes, paraqesin aktet juridike ku permbahen norma me te cilat rregullohet materia ose objekti i DNP. Ato ndahen ne burime te brendeshme ( nacionale ) dhe burime nderkombetare. 29. Burimet nderkombetare te DNP ? Burimet e brendshme jane: a)Kushtetuta; b)Ligji; c)Aktet nenligjore ( dekreti, rregullorja ) dhe praktika gjyqesore; 30. Burimet nderkombetare te DNP ? Burimet nderkombetare me te rendesishme jane : traktatet nderkombetare, bilateral dhe multilaterale. 31. Kushtetuta si Burim i DNP? Kushtetuta paraqet aktin me te larte juridik te nje vendi. Si e tille kushtetuta nuk mund te kete dispozita te konkretizuara qe rregullojne materie te DNP. Ato dispozita qe ekzistojne nuk jane shume dhe ne parim jane te pergjithësuara. 32. Ligji si Burim i DNP ? Ligji paraqet burimin me te rendesishem te DNP. Kjo vlen sidomos per sistemet juridike kontinentale. Tre mënyrat e rregullimit me ligj të materies të së drejtës ndërkombëtare private janë: a)Miratimi i ligjeve të veçanta me të cilat bëhet kodifikimi i materies së të drejtës ndërkombëtare private. b) Inkorporimi i këtyre rregullave në kode civile. c) Rregullimi me anë të ligjeve të ndryshme që pjesërisht rregullojnë objektin e kësaj dege të së drejtës. 33. Praktika gjyqesore ? Praktika gjyqesore esht e njohur si burim i se drejte por me relevanc te ndryshme ne sistemet e ndryshme juridike. Ne disa sisteme paraqet burim formal ndersa ne me teper shtete nuk paraqitet si burim formal por me teper si burim ndihmes i se drejtes. Në sistemet anglosaksone është burim kryesor i çdo dege të së drejtës. 34. E drejta e Unionit Evropian si burim i DNP ? UE – eshte organizate nderkombetare me structure institucionale shume te avancuar me mandate te krijoj rregulla juridike ne fushat qe jane ne competence te UE-se. Ne parim baze te traktatebe themeluese ose reformuese sillen Rregulloret dhe Direktiva si akte juridike qe kane epersi ndaj te drejtes se brendshme te shteteve anetare. Rregulloret kane edhe zbatim direct ne sistemet juridike nacionale. 35. Burimet ndërkombëtare të së drejtës ndërkombëtarë private janë traktatet? Duke filluar nga: a)Marrëveshjet nga fusha e konfliktit të ligjeve – Konflikti për konfliktin e ligjeve, Konventa për të drejtën e zbatueshme në fatkeqësi të komunikacionit rrugor, Konventa për të drejtat e cila zbatohet mbi përgjegjësinë e prodhuesit për produktet e tij, Konventa e ROMës për të drejtën e zbatueshme mbi obligimet kontraktore etj. b)Marrëveshjet nga fusha e kompetencës ndërkombëtare dhe njohjes së vendimeve të huaja gjyqësore – Konventa e Brukselit për kompetencën dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje civile, Konventa e Luganos për kompetencën dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje tregtare,Konventa e Hagës për njohjen dhe ekzekutimin e aktgjykimeve në çështje civile dhe tregtare etj.
  • 6. 6 c)Marrëveshje nga fusha e njohjes së vendimeve të huaja të arbitrazhit – Konventa e Nju Jorkut për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit dhe Konventa Evropiane për arbitrazhin tregtar ndërkombëtar. d)Marrëveshje nga fusha e njohjes së dokumenteve të huaja publike – Konventa për shfuqizimin e nevojës së legalizimit të dokumenteve të huaja publike, Konventa për lëshimin e ekstrakteve shumëgjuhësore nga librat e gjendjes civile, Konventa Evropiane për njohjen akademike të kualifikimeve universitare etj. e)Marrëveshje nga fusha e ndihmës juridike të të huajve – Konventa e Hagës për Procedurë Civile, Konventa Evropiane për informim mbi të drejtën e huaj, Konventa Evropiane për transmetim të kërkesave për ndihmë juridike etj. f)Marrëveshje nga fusha e pozitës juridike të të huajve – Konventa për qasje ndërkombëtare deri te institucionet e drejtësisë, Konventa për statusin e refugjatëve, Konventa Evropiane 36. Raporti ndermjet burimeve te DNP ? Raporti te burimebe te DNP ka te beje me ate se cili burim i se drejtes do te kete perparesine rast te një ceshtje e njejt burimet e ndryshme te se drejtes e rregullojn ne menyra te ndryshme. Ky raport paraqitet ne tri nivele : a) niveli i burimeve nderkombetare ndermjet veti b) burime nacionale c) burime nderkombetare 37. Raporti ndermjet Traktateve nderkombetare ? Burimet nderkombetare jane Traktate bilaterale dhe multilaterale.Nese nje ceshtje nga DNP rregullohet edhe me traktate multilaterale dhe bilaterale qe e obligojn nje shtet konkret traktatet bilaterale kane perpareësindaj atyre multilaterale. Si dhe traktati qoftë bilateral apo multilateral zbatohet traktati i ratifikuar më vonë. 38. Raporti ndermjet burime nacionale ? Nga aspekti i burimeve nacionale u permenden Kushtetuta, ligjet, dhe prakika gjyqesore.Sipas parimit te kushtetueshmerise dhe ligjshmerise, Kushtetuta ka perparesindaj ligjeve si burim i se drejtes ndersat ligjet kane perparesi ndaj akteve nenligjore. Si dhe në rastet e ligjeve të përgjithshme (ligji për të drejtën ndërkombëtare) do të zbatohen ligjet e veçanta. 39. Raporti ndermjet burimeve nderkombetare dhe burimeve nacionale ? Nga aspekti i raportit te burimeve nacionale dhe burimeve nderkombetare nuk ka shume dilema.Ne te drejtes nderkombetare eshte i njohur parimi dhe obligimi i shteteve qe ta respektojn traktatet dhe ti permbushin me mirebesim obligimet qe burojn nga traktatet. Nuk guxojnë të thirren në të drejtën e brendshme si arsyetim për mospërmbushjen e obligimeve që dalin nga traktatet. 40. Konflikti i ligjeve ? Konflikti i ligjeve padyshim paraqet pjesen qendrore te DNP. Qellimi i konfliktit te ligjeve eshte gjetja e se drejtes se zbatueshme e cila do ta rregullojn marredhenien civile me element te huaj.Per konfliktin e ligjeve eshte karakteristike menyra indirekte e rregullimit ose menyra e kolizionit. 41. Normat e Kolizionit ? Normat e Kolizionit jane pjesa themelore e teresise se quajtur konflikt i ligjeve si pjese me e rendesishme e DNP. Normat e kolizionet jane te tilla qe organin e vendit e udhezojne ne legjislacioi te cilin organi do ta zbatoj per rregullimin e marredhenies civile me element te huaj.Ky legjislacion mund te jete i vendit ose i huaj.
  • 7. 7 42. Permbajtja ( elementet e normes se kolizionit ? Norma e kolizionit perbehet prej dy pjeseve: a)Marredhenie civile; b)Piken e lidhjes ( fakti vendimtar ); 43. Llojet e normave te Kolizionit ? Ndahen : a)Ne baze te marredhenies juridike; b)Ne baze te pikave te lidhjes; 44. Normat e Kolizionit ne baze te marredhenies juridike ? Ne baze te marredhenie juridike norma e kolizionit ndahen ne: a)Norma te kolizionit per marredhenie statusore, trashegimore, b)Familjare, sendore, detyrimore dhe te ngjashme. 45. Normat e kolizionit ne baze te pikave te lidhjes? Ne baze te pikave te lidhjes ndahen : a) normat e njeanshme dhe te dyanshme; b) normat e thjeshta dhe te perbera; c) norma dispositive dhe imperative dhe; d) norma te drejtperdrejta dhe kornizore; 46. Normat e njeashme te kolizionit ? Jane norma te cilat gjithmone udhezojne ne zbatimin e te drejtes se vendit.Ato nuk japin mundesi te zbatohen e drejta e huaj por vetem e percaktojn se per marredhenie ne fjale do te zbatohet e drejta e vendit. 47. Normat e dyanshme te kolizionit ? Jane ato norma qe mundesojn zbatimin dhe te se drejtes se vendit dhe te se drejtes se huaj.Prandaj quhen norma te dyanshme te kolizionit. Zbatimi i të drejtës së vendit apo ajo e huaj do të varet nga pika e lidhjes. 48. Normat e thjeshta të kolizionit ? Norma e thjeshta te kolizionit do te kene vetem nje pike te lidhjes qe udhezon ne zbatim e vetem nje te drejte te zbatueshme (të drejtën e një shteti). 49. Normat e perbera te kolizionit ? Jane norma qe kane me teper pika te lidhjes dhe mundesojne zbatiin e me teper te drejtave si te drejta te zbatueshme.Por sipas zbatimit ato mund te ndahen ne norma te kolizionit kulumlatitiv, alternative,dhe supsidiare. 50. Normat kumulative te kolizionit ? Permbajne me teper pika te lidhjes dhe udhezojne ne zbatimin kumulativ te me teper te drejtave sit e drejta te zbatueshme. 51. Norma alternative te kolizionit ? Permbajne me teper pika te lidhjes te cilat nuk zbatohen kumulativisht por organi i vendit zbaton vetem njeren preej tyre e percakton te drejten e zbatueshme. Me ç’rast në mënyrë që një marrëdhënie të jetë e plotfuqishme ligjvënësi jep më tepër alternative vetëm që marrëdhënia të mos jetë e pavlefshme.
  • 8. 8 52. Norma e supsidare e kolizionit ? Jane ato norma qe permbajne me teper pika te lidhjes por njera pike e lidhjes eshte primare, ndersa tjetra pike e lidhjes supsdiare.Kjo nenkupton qe pika e lidhjes supsdiare vjen ne shprehje kur pika primare nuk mund te zbatohet. 53. Normat dispositive te kolozionit ? Jane norma qe ju japin mundesi paleve te zgjedhin te drejten e zbatueshme. Te përmbajtja e kontratave lejohet që palët të zgjedhin të drejtën pozitive që do të zbatohet ndaj kontratës. 54. Normat imperative te kolizionit ? Jane norma ku nuk lejohet zgjedhja e se drejtes se zbatueshme.Keto norma jane ne numer shume me te madh sesa normat dispositive te kolizionit. Mirëpo, edhe te marrëdhëniet civile me anë të këtyre normave mund të kufizohet autonomia e vullnetit të palëve. 55. Normat e drejteperdrejta te kolizionit ? Jane ato norma te cilat ne menyre te drejteperdrejte percaktojne te drejten e zbatueshme.Shumica e normave te kolizionit jane te drejtperdrejta. Si normë e kolizionit kornizore është norma që kërkon gjykatësi ta përcaktojë të drejtën e zbatueshme sipas “lidhjes së ngushtë”. 56.Normat e kolizionit kornizore? Te normat e kolizionit kornizore, ligjedhenesi nuk ka percaktuar ne menyre te drejteperdrejte te drejten e zbatueshme per mardheniet civile me element te huaj.Perkundrazi ligjdhenesi i jep nje norme kornizore te ciles zbatim praktik do ti jap gjykatesi gjate zgjidhjes se rastit. 57.Pikat e lidhjes si pjese thelbesore e normes se kolizionit ? Pikat e lidhjes jane elementi me i rendesishem i normes se kolizionit.Ato kane rol determinues ne gjetjen e se drejtes se zbatueshme.Pikat e lidhjes perdoren si rrethana determinuese sipas te cileve do te percaktohet e drejta e zbatueshme per mardhenie te caktuar civile me element te huaj. Psh.,nëse ligjdhënësi parasheh për zotësinë juridike të zbatohet e dreja e shtetit shtetësinë e të cilit e ka personi fizik është interesi që një e drejtë e tillë të zbatohet. Kjo mund të jetë e drejta e vendit ose e huaj që caktohet sipas shtetësisë. Pokat e lidhjes quhen edhe fakte vendimtare. 58. Shtetesia ? Shtetesia- paraqet lidhje juridike ndermjet personit fizik dhe nje shteti te caktuar sipas te ciles lidhje personi fizik gezon te gjitha te drejtat politike, civile, ekonomike, sociale,kulturore dhe te drejtat e tjera ne shtetin shtetesin e te cilit e ka. Shtetësia është e rëndësishme tek konflikti i ligjeve, konflikti i juridiksioneve, tek pozita juridike e të huajve. Shtetësia është edhe lidhja kontraktore dhe shpirtërore në mes personit fizik dhe shtetit të caktuar. 59. Menyrat e fitimit te shtetesise ? Ndahen ne: a)Menyrat kryesore; b) Menyra plotesuese; 60. Menyrat kryesore te fitimit te shtetesise ? Jane dy menyra kryesore te fitimit te shtetesise qe njihen nga legjislacionet positive te shteteve. Ato jane: a) Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes; b)Fitimi i shtetesise me lindje ne territory te shtetit te caktuar; 61. Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes ose origjines ? Fitimi i shtetesise sipas prejardhjes e parashohin shtetet e emigracionit prej ku kan dalje te emigranteve
  • 9. 9 nga shteti. Parashikimi i fitimit te shtetesise sipas prejardhjes mundeson qe shteti te mos i shkepus lidhjet me pasardhesit e emigranteve qe lindin ne shtetet tjera. Shteti u mundëson që fëmijët e emigrantëve që lindin jashtë shtetit, të fitojnë shtetësinë e shtetit në fjalë. fëmija e fiton shtetësinë e Kosovës nëse njëri prind është shtetas iKosovës por tjetri prind është pa shtetësi, nëse fëmija lind në Kosovë dhe nëse prindërit me shkrim pajtohet që fëmija të marrë shtetësinë e Kosovës. 62. Fitimi i shtetesise me lindje ne territor te shtetit? Shtetet e imigracionit jane shtete qe ne parim si menyre kryesore te fitimit te shtetesise e perdorin lindjen ne territor te shtetit.Kete e bejne ne ate menyre qe femijet e imigranteve qe lindin ne territorin e tyre ne momentin e lindjes e fitojn shtetesin e shtetit ku lindin. 63. Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise ? Si menyra plotesuese te fitimit te shtetesise jane: a)Natyralizmi; b)Fitimi i shtetesise ne baze te traktatit nderkombetar; 64. Fitimi i shtetesise me natyralizem? Natyralizmi llogaritet si menyre plotesuese per disa arsye.Se parinatyralizmi ne parim vjen ne shprehje te personat vecse kane nje shtetesi.Se dyti natyralizmi si menyre e fitimit te te shtetesise nuk vjen ne shprehje ne momentin e lindjes se femijes por me vone, këtu zakonisht kërkohet mosha madhore. Se treti qe natyralizmi te vije ne shprehje kerkohet shprehja e vullnetit te vet individit. 65. Elemententet konstituive te natyralizmit ? Jane tri elemente konstituive te natyralizmit : a)Kerkesa e individit; b)Plotesimi i kushteve qe percakton shteti; c)Miratimi i vendimit nga organi kompetent; 66. Llojet e natyralizmit ? a) Natyralizmi i rregullt b)I lehtesuar c) I jashtzakonshem 67. Natyralizmi i rregullt ? Te natyralizmi i rregullt numri i kushteve qe i kerkon shteti eshte i madh.Si kushte qe ne te shumten e rasteve kerkohen mund te numrin si : a) Mosha madhore e individit; b)vendqendrimi ne shtet nje periudh te gjate; c) Njohja e gjuhes zyrtare te shtetit; d) Burimi i mjeteve material; e)vendi per te banuar etj; Me plotësimin e kushteve organi kompetent duhet të miratojë vendim për pranimin e aplikantit në shtetësi. 68. Natyralizmi i lehtesuar ? Nga vet shprehja tregon se behet ne kushte me te lehta per kategori te vecanta te individeve. Ky natyralizimi parashihet sidomos te personat qe kane lidhur martes me shtetasit te vendit. Edhe për pasardhësit e emigrantëve të shtetit që kanë lindur jashtë dhe nuk e kanë fituar shtetësinë e shtetit u mundësohet natyralizmi me kushte më të lehta.
  • 10. 10 69. Natyralizmi i jashtezakonshem ? Eshte forma me e lehte e natyralizmit ku kushtet e fitimit te shtetesise jane minimale. Kategoria qe mund te kerkojn fitimin e shtetesise ne kete forme paraprakisht nuk e eshte e percaktuar por behet fjale per individ qe kane merita te jashtezakonshme per vet shtetin ne fushat te ndryshme si : Shkence, Kultur, Art, Sport e te ngjashme. 70.Fitimi i shtetesise me Traktat nderkombetar ? Ky lloje i fitimit te shtetesise nuk rregullohet me lidh ne menyre te hollesishme por vetem numerohet si menyre e fitimit te shtetesise. Ne te shumten e rasteve vjen ne shprehje gjate ndryshimeve territorial, kur nje phase e territorit ten je shteti kalon nen sovranitetin e shtetit tjeter. Në këto raste jepet e drejta e opsionit që qytetarët të zgjedhin nëse do e marrin shtetësinë e shtetit të ri apo do e mbajnë shtetësinë e shtetit të parë. 71.Pushimi i shtetesise ? Cdo shtet i percakton menyrat e pushimit te shtetsise me normat ligjore. Menyrat e pushimit te shtetesise mund te ndahen ne menyra per te cilat personi nuk shpreh vullnet qe shtetesia te pushoj qe zakonisht paraqiten si forma te sanksionimit ose ndeshkimit per personin dhe menyrat kur personi shpreh vullnet qe lidhja e tij me shtetin ne fjale te pushoj. Ligji për shtetësinë e Kosovës parasheh privimin nga shtetësia nëse personi ka shtetësitjetër dhe nëse merret me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të shtetit. 72. Menyrat e pushimit te shtetesise ? Jane: Në grupin e parë: a)Pushimi i shtetesise per shkak te mungimit; b) Pushimi i shtetesise me privim; Në grupin e dytë: c) Heqja dore nga shtetesia; d) Lejimi nga shtetesia; 73.Pushimi i shtetesise per shkak te mungimit ? Vjen ne shprehje kur personi mungon nga shteti nje periudhe te gjate.Periudhat dallojne nga shteti varesisht percaktimit. Por duhet të jetë më e gjatë dhe të paraqitet si mungesë e kryerjes së detyrimeve të tjera të karakterit public ose mosparaqitja te organi competent në shtetin e vendit. 74. Privimi nga shtetesia ? Eshte e ngjashme me pushimin e shtetesise, per shkak te mungimit sepse vjen ne shprehje vullneti i njeanshem i shtetit qe t’ia marr shtetesin shtetasit te tij. Shkaqet më të rëndësishme për privimin nga shtetësia janë kryerja e ndonjë funksioni publik në shtet tjetër, shmangia e kryerjes së shërbimit ushtarak, anëtarësimi në organizata të ndryshme a parti politike në shtete të tjera dhe të ngjajshme, privimi për shkak të kryerjes së veprave penale për të cilat parashihet marrja e shtetësisë si sanksion. 75. Heqja dore nga shtetesia ? Eshte menyre e pushimit te shtetesise me vullnetin e personit fizik.Personi fizik me deklarate te bere mund te shpreh vullnetin e tij qe te pushoj shtetesia si lidhje me shtetin shtetesine e te cilit e ka. 76. Lejimi nga shtetesia ? Eshte menyra me e perkrahur edhe me e pranuar nga ana e legjislacioneve per pushimin e shtetesise. Arsyeja per kete eshte se pushimi i shtetesise me lejim paraqet pajtim te vullnetit te dyja paleve, personit fizik dhe shtetit per pushimin e shtetesise. Tri elementet constitutive të lejimit nga shtetësia janë kërkesa e personit fizik, plotësimi i kushteve, miratimi i vendimit nga ana e organit kompetent.
  • 11. 11 77. Personat me me teper shtetesi ( Bipatrid, Polipatrid ) ? Jane persona ne baze te legjislacioneve te shteteve te ndryshme kane me teper shtetesiqoft dy e me teper. Këta persona që kanë më tepër shtetësi paraqitet mundësi që t’iu shmangen obligimeve që i kanë si shtetas duke u thirrur në shtetësinë e shtetit tjetër. 78. Personat pa shtetesi ( Apatrid )? Per shkak te ekzistimit te rregullave te ndryshme te fitimit dhe humbjen e shtetes ne legjislacione te shteteve mund te paraqiten edhe persona pa shtetesi.Persona pa shtetesijane kategori shume e lendueshme se personat me dy ose me shume shtetesi. Nuk kanë shtet amë dhe nuk gëzojnë mbrojtje diplomatike nga ndonjë shtet. 79. Format e konfliktit te shtetesise ? Situata kur nje persona ka me teper shtetesiose eshte pa shtetesi paraqesin format te konfliktit te shtetesive.Rastii pare eshte konflikt pozitiv i shteteise sepse dy shtete llogarisin nje person shtetas te tyre. E kunderta eshte kur personi pa shtetesi paraqitet si i ashtuquajtur konflikt negative i shtetesive sepse asnje shtet nuk e llogarit personin si shtetas te tij. 80. Zgjidhja e konfliktit pozitiv dhe negative te shtetesise ? Zgjidhja e konflikit pozitiv te personat me me teper shtetesidhe konfliktit negative te personat pa shtetesi ne te drejten nderkombetare eshte e interesit te vecante. Kjo per arsye se per keto persona ne raste te caktuara duhet te percaktohet cfare shtetesie kane,perkatesisht me te cili shtete kane lidhmeri më të fuqishme. Nevoja e zgjidhjes së konfliktit të shtetësive paraqitet te tre pjesët e DNP pra,tek konflikti i ligjeve, konflikti i juridiksioneve dhe te drejtat civile të të huajve. 81. Shtetesia si pike e lidhjes ? Shtetesia eshte nje prej pikave te lidhjes me te rendesishme per percaktimin e se drejtes se zbatueshme te marredheniet civile me element te huaj. Me forcimin e shteteve nacionale, vendbanimi zevendesohet me shtetesin si pike e lidhjes. 82. Llojet e marredhenieve civile me element te huajsi kriter per percaktimin e se drejtes se zbatueshme? Jane: a) Mardheniet statusore; b)Marredheniet trashegimore; c)Mardheniet familjare me element te huaj; 83. Mardheniet statusore ? Kane te bejne me zotesine juridike te personit fizik, vendosjen e emerit personal te personit fizik, shpallja e personit te zhdukur si te vdekur dhe zotesia per te vepruar e personit juridik. Për këto marrëdhënie zbatohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka personi në fjalë. 84. Marredhenie Trashegimore ? Te marredheniet trashegimore gjithashtu shtetesia zbatoet si pike e lidhjes per percaktimin e se drejtes se zbatueshme. Ne parim zbatohet e drejta e shtetit shtetesin e te cilit e ka trashegimlenesi per shperndarjen e pasurise se tij ne rast vdekje. 85. Marredheniet Familjare ? Marredheniet familiar duke perfshire kushtet per lidhjen e marteses shkurorezimi, anulimi, marredheniet bashkshortore, marredheniet prindore, percaktimi dhe kundershtimi i atesise dhe amesise,adoptimi dhe kujdestaria. Edhe te këto marrëdhënie zbatohet shtetësia si pikë e lidhjes.
  • 12. 12 86. Vendbanimi ? Vendbanimi paraqet qender te aktiviteve jetesore te personit fizik ne nje shtet te caktuar (shkollimi, punesimi, veprimtari te caktuar) me qellim qe ne ate shtet te jetoj ne afat te pacaktuar. 87. Elementet e vendbanimi ? Vendbanimi ka dy elemente: a) Elementin objektiv; b) Elementin subjektiv; 88. Elementi Objektiv? Elementi objektiv i vendbanimit nenkupton qe personi jeton ne nje shtet te caktuar dhe aty ka themeluar qendren e aktiviteteve te tij jetesore. 89. Elementi Subjektiv? Elementi subjektiv nga ana tjeter nenkupton qe personi nuk ka per qellim te ndryshoj vendbanimin ne ndoje afat te caktuar por perkundrazi qellimi i tij eshte ajo te jete qendra e aktiviteteve te tij ne periudhe te pacaktuar (ose pergjithmone). 90. Llojet e vendbanimit ? Ekzistojne tri lloje te vendbanimit : a) vendbanimi sipas deshires; b) venbanimi ligjor; c) kauzivendbanimi; 91. Vendimbanimi sipas deshires? Eshte lloji me i rendesishem i vendbanimit.Kur flasim ne pergjithesi per vendbanimin mendojm per vendbanimin sipas deshires. Ekzistojnë kushte që duhet plotësuar si të jetuarit në një shtet si qendër e aktiviteteve jetësore të personit dhe qëllimi i personit që aty të jetojë në kohë të pacaktuar. 92. Vendbanimi ligjor? Eshte vendbanim qe e percakton ligji per kategori te caktuar te personave.Ne fakt vendbanimi ligjor eshte vendbanim qe ligji e supozon pa marr parasysh qendrimin faktik te personit. Ky vendbanim ekziston për fëmijët e mitur vendbanimi i të cilit është vendbanimi i prindërve të tyre, përfaqësuesit diplomatik që kanë vendbanim në shtetin që përfaqësojnë, tregtarët individual që vendbanimin e kanë në vendin ku janë regjistruar si të tillë. 93. Vendbanimi sipas lindjes (lloji veçantë i vendbanimit ligjor)? Nenkupton se femija ne momentin e lindjes e fiton vendbanim qe shtetin ku kane vendbanim prinderit perkatesisht babai. Ky vendbanim nuk ndryshon dhe është më stabil. 94. Kauzivendbanimi ? Kauzvendbanimi nuk paraqet qender te vertet te aktiviteteve jetesore te nje personi por sipas legjislacionit te shtetit te caktuar supozohet vendbanim i tille me qellim te lehtesimit te ndermarrjes sëe veprimeve procedurale ose juridike. 95. Llojet e vendbanimit sipas Kauzivendbanimit ? Vendbanime te tilla: vendbanimi i zgjedhur dhe vendbanimi i notifikimit 96. Vendbanimi i zgjedhur ? Ka te beje me percaktimin fiktiv te vendbanimit te paleve nga nje kontrat te cilat duan, duke percaktuar vendbanimin te percaktojn ne kete menyre kompetencen e gjykates per zgjidhjen e kontestit te tyre.
  • 13. 13 97. Vendbanimi i notifikimit ? Eshte vendi ku ka vendbanim i autorizuari i shtetasit te huaj te i cili shtetasi i huaj i pranon ftesat dhe aktet e tjera gjyqesore. 98. Vendbanim si pike e lidhjes ? Vendbanimi eshte nje prej pikave te lidhjes me te vjetra. Per marredheniet statusore,familjare, trashegimore vendbanimi i ka paraprire shtetesise. Para se te perdoret shtetesia si pike e lidhjes fillimisht me kodin civil te frances,per keto mardhenie eshte zbatuar vendbanimi. 99. Vendbanimet si pike primare dhe subsdiare e lidhjes ? Vendbanimi si pike primare e lidhjes ka mbetur te disa shete per rregullimin e marredhnieve statusore, trashegimore, dhe familjare. Ndersa si pike subsdiare e lidhjes vendbanimi vjen ne shprehje te ato shtete ku per te njejtat marredhenie eshte pranuar shtetesia si pike primare e lidhjes. Vendbanimi si pikë e lidhjes përdoret edhe tek personat pa shtetësi kur dy palë të një marrëdhënie civile janë me shtetësi të ndryshme, te forma e testamentit, vendbanimi si kusht për gëzimin e të drejtave civile të huajve si dhe te kompetenca ndërkombëtare. 100. Vendqendrimi i zakonshem ? Vendbanimi i zakonshem nuk nenkupton qe personi te kete per qellime ne ate vend te jetoj per nje kohe te pakufizuar ose pergjithmone. Vendbanimi i jashtezakonshem paraqet n je vend ku personi eshte duke jetuar per nje periudhe te caktuar ose te cdaktuar edehe aty te themeluar qendren e aktiviteve te tij, qoft me punesim, shkollim ose thjesht jeton aty. 101. Vendqendrimi ? Vendqendrimi eshte nocion i perafert me vendqendrimin e zakonshem prandaj ne legjislacionet nuk i parashohin se bashku si pika te lidhje.Dallimi ekziston ne faktin se vendqendrimi i zakonshem paraqet lidhje me stabile sesa vendqendrimi. 102. Nacionaliteti i mjeteve transportuese? Percaktohet me ane te regjistrimit te mjetit transportues ne regjistrat e shtetit te caktuar. Nacionaliteti deshmohet edhe me dokumentacionin perkates ndersa flamuri dhe shenja jane vetem forma te jashtme te shprehjes se nacionalitetit.Mjeti transportue pa pasur nacionalitetin e nje shtetit nuk mund te hyjë ne komunikadcion sidomos ate nderkombetare. Mjetet themelore të transportit janë sende me regjistrim të veçantë juridike. Si kriter për lidhshmërinë në mes mjetetit transportues dhe shtetit të caktuar paraqitet nacionaliteti i mjetit transportues. 103. Vendi ku ndodhet sendi? Vendndodhja e nje sendi eshte rrethane faktike e cila ne te shumten e rasteve mund shume lehte te konstatohet.Kjo vlen sidomos per sendet e paluajtshme sepse ato nuk mund te nderrojn vendin e tyre pa ndryshuar natyren ose vleren. Per sendet e luajtshme gjithashtu lehte percaktohet vendi ku ato ndodhen. Për sendet që janë në lëvizje supozohet që ndodhen në vendin ku janë dërguar ose në vendin ku janë destinuar. Për sendet e humbura supozohet që gjenden në vendin kuk ka vendbanim pronari. 104. Sendet e luajtshme dhe lex rei sitae ? Sendet e luajtshme nuk jane te forcuara per vendin ne te cilin gjenden.Prandaj edhe vendndodhja e sendit te luajtshem nuk e ka ate relevance si e ka te sendet e paluajtshme. Për sendet e luajtshme vendi ku ndodhet sendi përdoret edhe për themelimin e kompetencës së organit tek kontestet sendore (kompetencë konkurrente). 105. Sendet e paluajtshme dhe lex rei sitae ? Te sendet e paluajtshme ekziston zbatimi me i gjere i rregulles “ vendi ku ndodhet sendi “ sesa te sendet
  • 14. 14 e luajtshme. Sendet e paluajtshme llogariten si pjese e territorit shteteror ku ushtron sovranitetin ekzekutiv vet shteti.Prandaj shtetet insistojne qe mbi sendet e paluajtshme si pjese e sovranitetit te tyre te zbatohet e drejta e tyre sipas parimit “lex rei sitae”. 106. Autonomia e vullnetitte paleve ? Parasheh mundesine e lejuar me ligj qe palet vet te caktojne te drejten kompetente ose organin per permbushjen e kontrates.Qe palet te zgjidhin te drejten e zbatueshme. Kjo i karakterizon marrëdhëniet civile në përgjithësi. 107. Autonomia e vullnetitte paleve ne te drejten nderkombetare private? Nenkupton : a) Te drejten e paleve qe ta zgjedhin te drejten e zbatueshme qe do te rregulloj marredhenien e tyre konkrete; b) Te drejten e paleve ta zgjedhin gjykaten ose arbitrazhin qe do ta zgjidh kontestin e tyre; 108. Kush eshte krijuesi i autonomise se vullnetit te paleve ? Krijuesi i autonomise se vullnetit eshte juristi francez SHARL DYMULEN. 109. LLojet e autonomise se vullnetit te paleve? Jane: a) Forma shprehimore; b) Forma e heshtur; c)Forma hipotetike; 110. Forma shprehimore e autonomise ? Forma shprehimore e autonomise nuk paraqet ndonje veshtiresi.Ajo do te thote qe palet jane marr vesh shprehimisht se cila e drejte do te zbatohet mbi marredheniet e tyre, ose cila gjykat do te jete kompetente. Kjo zakonisht behet me marrveshje te paleve si marrëveshje e veçantë apo e inkorporuar në kontratën kryesore. 111. Forma e heshtur e autonomise ? Forma e heshtur ose tracite e shprehjes se vullnetit te paleve eshte me problematike.Kjo per arsye se autonomia e heshtur nxirret nga rrethana te caktuara qe gjenden ne vet kontraten ose rrethana te tjera. Si rrethana të rëndësishme sipas të cilave është arritur marrëveshja për të drejtën e zbatueshme pra gjykatën kompetente janë vendi i lidhjes së kontratës, vendi i përmbushjes së konotratës, zjgedhja e gjykatës kompetente etj. 112. Autonomia Hipotetike? Autonomia hipokrite nuk eshte ne te vertete vullnet i paleve per zgjedhjen e se drejtes se zbatueshme ose gjykates kompetente por eshte nje supozim se cilen te drejte do e kishin zgjedhur personat e arsyeshem nese do te ishine pale. 113.Autonomia e pakufizuar dhe autonomia e kufizuar e palëve (kërkesa për koneksitet)? Autonomia e pakufizuar është mundësia që palët të zgjedhin të drejtën e cilitdo shtet si të drejtën e zbatueshme për marrëdhënien e tyre. Autonomia e kufizuar është mundësi që palët ta zgjedhin të drejtën e zbatueshme por vetëm nga disa të drejta pozitive me të cilat marrëdhënia ka ndonjë lidhmëri (koneksitet). 114. Autonomia e vullnetitte paleve si pike e lidhjes ? Ne DNP paleve iu mundesohet qe ne marredhenie te caktuara civile me element te huaj vet ta percaktojne te drejte e zbatueshme ose gjykaten kompetente.Kjo do te thote se si pike e lidhjes autonomia e vullnetit
  • 15. 15 te paleve vjen ne shprehje edhe te konflikti i ligjeve edhe te kompetenca nderkombetare. 115. Autonomia e vullnetitte paleve te konflikti i ligjeve? Te konflikti i ligjeve autonomia e vullnetit te paleve perdoret si pike primare e lidhjes te permbajtja e marredheneve kontraktore.Ne kete menyre palet per marredhenien e tyre kontraktore kane te drejte vet te percaktojne te drejten e zbatueshme. Te konflikti i ligjeve autonomia e vullnetit të palëve si pikë e lidhjes zbatohet edhe tek marrëdhëniet e tjera civile me element të huaj, edhe tek marrëdhëniet trashëgimore i lejohet trashëgimlënësit të zgjedh të drejtën e zbatueshme për shpërndarjen e trashëgimisë pas vdekjes së tij. 116. Autonomia e vullnetitte paleve te kompetenca nderkombetare ? Autonomia e vullnetit te paleve perdoret edhe te kompetencat nderkombetare.Kjo do te thote se nje marredhenie civile me element te huaj paleve iu lejohet qe me vullnetin e tyre te lire ta zgjidhi organin e nje shteti qe do te zgjidh kontestin e tyre që ka lindur ose mund të paraqitet në të ardhmen. 117.Vendi i lidhjes ? Vendi i lidhjes paraqet vendin ne te cilin me vullnetin e paleve krijohet marredhenia juridike.Vendi i lidhjes eshte rrethan faktike. Ajo ne cdo rast deshmohet ndersa ne te shumten e rasteve deshmohet me dokumentin i cili deshmon krijimin e marredhenies civile ( kontrat, testament etj ). Vendi i lidhjes si pikë e lidhjes ka rëndësi te konflikti i ligjeve dhe përcaktimit të së drejtës së zbatueshme dhe tek forma e punëve dhe veprimeve juridike. 118. Vendi i permbushjes se kontrates? Cdo kontrat krijon detyrime per palet qe ata duhet ti permbushin.Permbushja e detyrimeve behet ne vend te caktuar.Pra vendi i permbushjes se kontrates eshte vendi ku palet i permbushin detyrimet e tyre qe burojn nga kontrata.Vendi i përmbushjes së kontratës përdoret si kriter edhe për kompetencën ndërkombëtare për kontestet që burojnë nga kontratat. 119. Vendi i përmbushjes së kontratës si pikë e lidhjes ? Si pike e lidhjes vendi i permbushjes se kontrates parashihet te permbajtja e marredhenieve kontraktore me element te huaj. Vendi i permbushjes parashihet si pike subsdiare e lidhjes ne rast se palet nuk kane zgjedhur te drejten e zbatueshme. 120.Vendi i shkaktimit te demit? Vendi i shkaktimit te demit eshte nje rrethane faktike.Ajo paraqet vendin te cilin nje person shkakton demin nje personi tjeter ne baze te qka krijohet marredhenie civile e shkaktimit dhe kompensimit te demit nga e cila i demtuari ka te drejte te kerkoje kompensim te demit. 121.Vendi i shkaktimit te demit si pike e lidhjes ? Vendi i shkaktimit te demit mund te jete kriter vendimtar si ( pike e lidhjes ) per percaktimin e se drejtes se zbatueshme ose per themelimin e kompetences se gjykates pikerisht te marredheniet e shkaktimit te demit. Te marrëdhënia e shkaktimit të dëmit si pikë e lidhjes është vendi i shkaktmit të dëmit dhe zbatohet e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi. Vendi i shkaktimit të dëmit si kriter për themelimin e kompetencës së gjykatës për shqyrtimit e kërkesës që ka të bëjë me kompensimin e dëmit. 122. Njohja e se drejtes se huaj? Organi qe e shqyrton nje marredhenie civile me element te huaj ne raste te caktuara do te thuhet ta njoh eventualisht ta zbatoj te drejten e huaj. Ato raste ndahen ne raste kur e drejta e huaj njihet me qellim qe te zbatohet edhe kur e drejta e huaj njihet me qellim qe te mos zbatohet.
  • 16. 16 123.Të provuarit e së drejtës së huaj? Lidhur me njohjen e përmbajtjes së të drejtës së huaj nga organi i vendit qoftë nëse do e zbatojë ose jo, ekzistojnë dy sisteme kryesore: a)sistemi sipas të cilës të drejtën e huaj e dëshmon organi sipas detyrës zyrtare dhe; b)sistemi ku rolin vendimtar për të provuar të drejtën e huaj e kanë palët; 124. Kualifikimi ? Kualifikimi eshte metode ne drejtesi qe nenkupton nje stituate faktike te futet ne kornizat e nje norme juridike qe eshte e pershtatshme ta rregulloj ate situate faktike.Pra,kualifikimi do te thote situates faktike ti gjendet norma e pershtatshme. 125. Kualifikimi ne DNP ? Paraqitet ne forme tjeter por parimisht eshte metode e njejte.Kualifikimi paraqitet ne situate kur kuptime, kategori ose institucione juridike kane permbajtje te ndryshme ne legjislacionet positive te shteteve. 126. Kualifikimi i gjendjes faktike ? Kualifikimi paraqitet kur kemi dilem se nje gjendje faktike te caktuar nen cilen norme te kolizionit ta inkorporojme.Perkatesisht cila norme te zbatohet mbi nje gjendje faktike me element te huaj.Kualifikimi si veprim paraqet parakusht per gjetjen e normes perkatese te kolizonit . 127. Kualifikimi si pike e lidhjes ? Paraqitet ne rastet kur jemi te sigurt se gjendja faktike ciles lloji te marredhenies juridike i tako a eshte ceshtje trashegimie, familjare, kontraktore sendore ose te ngjashme. Duhet zbatuar norma e kolizionit përkatës e paraparë për atë lloj marrëdhënie juridike. 128. Zgjidhja e kualifikimit? Nevoja e kualifikimit paraqitet për shkak të ekzistimit të dallimeve në legjislacion në rastin e parë ekzistimi i dalimeve rreth përkufizimit të nocioneve, kategorive juridike. Në rastin e dytë ekzistimi i dallimeve në mënyrën e pikave të lidhjes. Nevoja e bërjes së kualifikimit paraqitet gjithmonë para përcaktimit të së drejtës së zbatueshme. Andaj, si zgjidhje të pranueshme është se kualifikimi të bëhet sipas të drejtës së vendit. 129. Institucionete shmangjes ? Institucionet e DNP qe i mundesojne organit ti shmanget zbatimit te se drejtes se huaj quhen insitucione te shmangies.Ato nuk jane tjeter vec mbrojtje e vlerave themelore te vendit dhe zgjerim i mundesise se zbatimit te se drejtes se vendit. Këto institucione paraqesin kufirin prej cilit moment e drejta e huaj nuk guxon të zbatohet por duhet të zbatohet e drejta e vendit. 130. Institucionete shmangies me te rendesishme ? Janë: a) Rendi publik; b)Rikthimi; c)Bishterimi i ligjit; d)Retrosioni; e)Kauzola e vetperjashtimit; f)Normat e zbatimit te drejteperdrejte; 131. Rendi publik ? Rendi publik paraqet institucionin me te rendesishem te shmangies i cili vjen ne shprehje kur e drejta e huaj e zbatueshme vjen ne kundershtim me parime themelore te sistemit juridik te vendit. Lidhur me mënyrat e përkufizimit të rendit publik kemi këto mënyra:
  • 17. 17 a)Sipas mënyrës numerike publik parimet themelore nuk guxon të cënohen duke zbatuar të drejtën e huaj dhe janë të numëruara në mënyrë taksative në dispozitën ku përkufizohet rendi juridik. b)Mënyra abstrakte ku nuk numërohen parimet e sistemit juridik të vendit që duhet të mbrohen duke mos e zbatuar të drejtën e huaj por vetëm thuhet që e drejta e huaj nuk zbatohet nëse cënohet rendi publik i vendit. 132. Cka mundeson rendi publik ? Rendi publik si institucion i shmangies mundeson qe organi mos e zbatoj te drejten e huaj nese permbajtja e saj do te vinte ne kundershtim me parime themelore te se drejtes. 133. Karakteri nacional i rendit publik? Cdo shtet ka parime te tilla qe i percakton ne menyre te pavarur.Kjo tregon se cdo shtet ka rend public te tij per ate themi qe rendi public ka karakter nacional. Parimet themelore të rëndit publik i përcakton çdo shtet varësisht nga vlerat që i ka inkorporuar brenda sistemit juridik. 134. Karakteri public i rendit publik? Rendi publik ka karakter relativ per arsye se me kalimin e kohes parimet qe jane pjese e rendit publik mund te ndryshojne. Pra,parime te caktuara kane qene pjese e rendit public mund te mos llogariten me aq te rendesishme sa mos lejohet zbatimi i se drejtes se huaj ne rast se vjen ne kundershtim me ato parime. 135. Pasojat e zbatimit te rendit publik ? Rendi publik ka per qellim mos zbatimin e se drejtes se huaj ne rastet kur ajo vjen ne kundershtim me parimet themelore te se drejtes se vendit.Mirepo, kjo situate implikon zbatim te se drejtes se vendit per arsye se moszbatimi i se drejtes se huaj behet per shkak se e njejta kundershton te drejten e vendit qe nenkupton zbatim te se drejtes se vendit. 136. Rendi publik te konfliktit i juridiksionit ? Rendi publik gjen zbatim edhe te konflikti i juridikisoneve konkretisht t dhe njohja e vendimeve te huaja gjyqesore te arbitrazhit. Kur vendimet cënojnë parimet themelore të së drejtës së vendit atëherë vendimi i huaj nuk mund të prodhojë pasoja juridike dhe nuk mund të njihen. 137. Rikthimi dhe elementet e tij? Rikthimi eshte institucion qe i mundeson organit te vendit most e zbatoj te drejten e huaj e cila do te ishte rregullisht e zbatueshme sipas normave te kolizionit, por ta zbatoj te drejten e vendit duke u thirrur ne vet legjislacionin e se drejtes se huaj te zbatueshme. Elementet e rikthimit janë: a)Që të ekzistojë rikthimi duhet norma e kolizionit të udhëzoje në të drejtën e huaj në tërësi dhe të konsultohen normat e kolizionit të së drejtës së huaj; b)Në të drejtën e vendit dhe atë të huaj të ekzistojë pika të ndryshme të lidhjes për marrëdhënien e njëjtë civile; c)Ekzistimi i rrethanave të tilla që mundësojnë rikthimin; 138. Ridergimi ? Ridergimi eshte institucion i ngjashem me rikthimin me ate dallim se norma e kolizionit e permbajtur ne te drejten e shtetit te huaj nuk rikthen ne zbatimin e se drejtes se vendit por ridergon ne zbatimin e se drejtes se shetit te vet. Pra,organi i shtetit të vendit do të zbatojë të drejtën e shtetit të tretë duke u thirrur në normën e kolizionit të shtetit të huaj. 139. Bishtërimi i ligjit? E drejta e zbatueshme përcaktohet me normat e kolizionit dhe pikave të lidhjes. Ekzistojnë pika të lidhjes ku palët mund të ndikojnë dhe mund t’i ndryshojnë. Këto janë shtetësia, vendbanimi, vendqëndrimi i
  • 18. 18 zakonshëm, vendqëndrimi, vendi i lidhjes së kontratës dhe ajo e martësës. Kjo mundësi mund të krijojë te palët ndonjë ide që ata të ndikojnë tek pika e lidhjes me qëllim të zbatohet njs legjislacion që atyre iu shkon në favor. 140. Elementet e bishterimit te ligjit? Si elemente te bishterimit te ligjit paraqiten elementi objektiv dhe subjektiv. Elementi objektiv i bishterimit - Si element objektiv eshte ndikimi te ose ndryshimi i pikave te lidhjes. Palet mund lirisht te ndryshojn vendbanimin ose vendqendrimin te marrin lejim nga shtetesia ose te fitojn shtetesi te re te percaktojn me vullnetin e tyre vendin e lidhjes se kontrates. Elementi subjektiv i bishterimit - Element subjektiv e karakterizon bishterimin e ligjit perkatesisht sjellja e paleve me keqbesim dhe me qellim te caktuar. 141. Paraqitja e bishtërimit të ligjit, sanksionetdhe pasojat e saj? Rastet e bishtërimit të ligjit paraqiten tek marrëdhëniet statusore dhe familjare sepse si pika të lidhjes tek këto marrëdhënie janë vendbanimi e shtetësia që mund t’i ndryshojnë palët. Rasti i njohur është rasti Bofremon. Sanksione dhe pasojat e bishtërimit të ligjit – sanksionimi i bishtërimit të ligjit ka karakter civil dhe i drejtohet marrëdhënies civile juridike. Si pasojë e bishtërimit të ligjit është marrëdhënia e krijuar civile nuk do të njihet nëse është krijuar nëpërmjet bishtërimit të ligjit. Nëse konstatohet bishtërimi i ligjit zbatohet e drejta e vendit. 142. Retrosioni ? Retrosioni eshte insitucion i shmangies i cili paraqitet si kundermas qe e ndermerr nje shtet kunder shtetit tjeter per shkak te veprimeve te caktuara te ketij te fundit.Retrosioni ndryshe quhet reciprocitet negative. Kjo masë është e përkohshme që zbatohet deri kur shteti tjetër vendos të ndërpresë veprimet që kanë nxitur retorsionin. Retorsioni është i njohur te themelimi i kompetencës ndërkombëtare por edhe tek pozita juridike e të huajve. 143. Reciprociteti ? Reciprociteti eshte institucion i DNP publike, i cili gjen zbatim edhe te DNP.Ai buron nga barazia e shteteve dhe nevoja e shteteve te sillen ne menyere te njejt ose identike ndaj njerit tjetrit. Reciprociteti vjen në shprehje tek pozita juridike e të huajve, njohja e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të huaja të arbitrazhit dhe te njohja e dokumenteve të huaja publike si dhe tek dhënia e ndihmës juridike. 144. Llojet e reciprocitetit ? Jane: Sipas mënyrës së krijimit: a)Reciprociteti diplomatik; b)Reciprociteti ligjor; c)Reciprociteti faktik; Sipas përmbajtjes juridike: a)Reciprociteti formal; b)Reciprociteti material; c)Reciprociteti efektiv; 145. Reciprociteti diplomatik ? Nenkupton ekzisitimin e traktatit nderkombetare bilateral ose multilateral ndermjet sheteve me te cilin traktat shtetet garantojne trajtim identik. Bazë për trajtimin identik në të DNP është traktatiqë obligon shtetet në bazë të parimit “pacta sunt servanda”.
  • 19. 19 146. Reciprociteti ligjor ? Reciprociteti ligjor bazohet ne ekzistimin e ligjeve te brendshme te shteteve te cilat e rregullone materien e caktuar juridike nga e DNP. Ky lloj reciprociteti lehtë konstatohet për shkak të ekzistimit të llojit që garantojnë trajtimi të barabartë në të DNP. 147. Reciprociteti faktik ? Reciprociteti faktik nuk bazohet ne akt juridik por krijohet me sjellje faktike te shteteve.Kjo nenkupton natyrisht sjellje identike te shteteve ne mennyre reciproke. Të dëshmuarit e këtij lloj të reciprocitetit është e vështirë shkaku se ai nuk bazohet në ndonjë akt juridik. 148. Reciprociteti formal? Ekziston atëherë kur në parim me norma të përgjithësuara shtetasit e huaj barazohen me shtetasit e vendit. Këtu nuk flitet për të drejtën konkrete për shtetasit e huaj në të shumtën e rasteve në nivel të normës kushtetuese barazohen me shtetasit e vendit. 149. Reciprociteti material? Ekziston në rastet kur material përkatëse në të DNP rregullohet përmbajtësisht njëlloj edhe në shtetin tjetër ndaj të cilit parashihet reciprociteti. 150. Reciprociteti efektiv? Do të thotë se shtetasii huaj do të mund të gëzojë një të drejtë civile në të njëjtën masë,sasi apo përmbajtje në të cilën mund ta gëzojnë edhe shtetasit e vendit te shteti i huaj. Ky lloj reciprociteti hyn thellë në përmbajtjen e së drejtës së garantuar. 151. Kuptimi i marredhenieve statusore (statusi personal)? Marredheniet statusore kane te bejne me pytje te cilat jane me te rendeesishme per statusin personal juridik te subjekteve te se drejtes, personave fizik dhe juridik. Pytje te tilla jane pytja e zotesise juridike dhe zotesia per te vepruar, shpallja e personit te zhdukur si te vdekur, firma, veprimi etj. 152. Kuptimi i marredhenieve familjare ? Marredheniet familjare zene vend te vecante ne te drejten civile dhe si te tila edhe ne DNP.Marredheniet familjare perfshin marredheniet ndermjet bashkeshorteve, ndermjet prinderve dhe femijeve dhe anetareve te tjere të familjes që janë të rregulluara me rregullat e së drejtës familjare. 153. Rendesia e marredhenieve familjare ne DNP ? Ne DNP marredheniet familjare kane rendesi te vecante per shkak se shume shpesh te ky lloj i marredhenieve paraqitet element i huaj. 154. Dallimet ne legjislacionet gjate rregullimit te marredhenieve familjare? Marredheniet familjare jane te asajnatyre qe menyra e rregullimit te tyre varet nga zakonet ne shoqeri, morali,tradita, feja , kultura juridike.Per kete arsye ne aspekt krahasues ekziston dallimi i madh gjate rregulimit te marredhenieve familjare. Duke pasur një rregullim kaq të ndryshëm të marrëdhënieve familjare në legjislacionet nacionale rritet rëndësia e rregullave të konfliktit të ligjeve dhe për përcaktimit të së drejtës së zbatueshme. 155. Pikat e lidhjes për përcaktimin e së drejtës së zbatueshme të marrëdhënies familjare? a)Meqë te marrëdhëniet familjare bëhet fjalë për statusin e dy personave, zbatimi i të drejtës personale më shpesh do të thotë zbatim i të drejtës personale të dy personave në fjalë; b)Zbatimi i së drejtës personale të personave si pikë e lidhjes bëhet në forma të ndryshme, varësisht prej llojit të marrëdhënieve;
  • 20. 20 c)Karakteristikë tjetër e pikave të lidhjes te marrëdhëniet familjare është se ekzistojnë lloje të veçanta të pikave të lidhjes për marrëdhënie të caktuara familjare; 156. E drejta e zbatueshme te martesa me element te huaj? Ne lidhje me pikat e lidhjes per martesen dhe percaktimin e se drejtes se zbatueshme vlejn karakteristikat. Se pari me qe martesen e lidhin dy persona behete fjale per statusin e dy personave gje qe mund te shkaktoj zbatimin e dy te drejtave nacionale. Se dyti gjate percaktimit te se drejtes se zbatueshme martesa tradicionalisht behet dallim ndermjet forms se marteses nga njera ane dhe kushteve material per lidhjen e marteses,pasojave juridike, shkurorezimit e anulimit nga ana tjeter. 157. Menyrat e percaktimit te se drejtes se zbatueshme per kushtet materiale te marte ses? Jane : a) Menyra e pare ka te beje me vendin e lidhjes se marteses icili vend duhet te jete determinues dhe per te drejten e zbatueshme per formen e lidhjes se marteses por edhe per kushtet materiale. Sipas kësaj mënyrë, martesa e cila është lidhur në një vend ku është zbatuar e drejta e vendit të lidhjes duhet të njihet në çdo shtet tjetër. b) Menyra e dyte sot mbizoteron ne legjislacion positive. Ajo bazohet ne konceptin se per kushtet materiale per lidhje te martes qe determinojn satusin personal që lidh martesë të zbatohet legjislacioni personal. Në këtë mënyrë duke u zbatuar e drejta personale e personit shtetet kanë mundësi për ushtrimin e konotrollit mbi statusin juridik personale të shtetasve të tyre. 158. Lidhja e martesës sipas gjinisë? Gjinia e njëjtë (martesat homoseksuale), gjinia e përbërë (martesa heteroseksuale,monogame), gjinia e përbërë (martesat poligame). Këtu kemi të bëjmë me vendet ku martesat homoseksuale cënojnë rendin publik ku vlen parimi i martesës heteroseksuale,martesat poligame që cënojnë rendin publik ku vlen parimi i martesave monogame si dhe martesa inçestoide dhe të ngjajshme. 159. E drejta e zbatueshme per pasojat juridike nga lidhja e marteses? Cdo martes prodhon pasoja juridike te caktuar per bashkortet. Keto pasoja juridike mund te jene karakterit personal ose te karakterit pasuror. Këtu nuk mund të zbatohen dy legjislacione kumulativisht sepse ato mund të vijnë në kundërshtim njëri me tjetrin. 160. Kuptimi i marredhenieve trashegimore ? Marredheniet trashegimore krijohen me rastin e vdekjes se nje personi fizik ose shpalljen e personit fizik te zhdukur si te vdekur. Këto njihen edhe si marrëdhënie mortis causa. 161. Rregullimi i marredhenieve trashegimore? Behet me norma juridike te se drejtes trashegimore me te cilat ne fakt japin pergjigje pervec tjerash ne dy pytje kryesore. Se pari kush e trashegon masen trashegimore te trashegimlenesit dhe se dyti sa dhe çka trashegon secili trashegimtar. Me normat e së drejtës trashëgimore rregullohet edhe ajo se çka hyn në masën trashëgimore si bazat juridike për të trashëguar, zotësia e trashëgimtarëve për të trashëguar,zotësia e testatorit të përpilojë testament, llojet e testamentit etj. 162.Marredheniet trashegimore me element te huajne DNP ? Per DNP marredheniet trashegimore me element te huaj jane te nje rendesi te vecante. Kjo eshte rezultat edhe ekzistimit te dallimeve te medha gjate rregullimit te marredhenieve trashegimore ne te drejten krahasuese. 163. Percaktimi i se drejtes se zbatueshme? Percaktimi i se drejtes se zbatueshme natyrisht paraqitet nese ne marredhenien trashegimore ka element te huaj. Elementi i huaj te marredheniet trashegimore paraqitet si subject ose ne objekt. Në rastin e parë
  • 21. 21 bëhet fjalë për trashëgimlënës që është shtetas i huaj, ndërsa masë trashëgimore ndodhet në shtetin e vendit. Në rastin e dytë trashëgimlënësi është shtetas i vendit por masa trashëgimore ose pjesa e masës trashëgimore ndodhet në shtetin e huaj. Elementi i huaj në subjekt shfaqet edhe kur trashëgimtari është i huaj ose me vendbanim në shtet të huaj. 164. Sendet ne transit? Sendet ne transit jane lloje specific i sendeve te luajtshme dhe kane trajtim specific ne suaza te konfliktit te ligjit. Konkretisht per sendet ne transit parashihen pika specifike te lidhjes, pikerishte per shkak te natyres se tyre. Sende ne transit jane sendet e luajtshme qe gjenden ne transport nderkombetare. Si pika më të pranueshme të lidhjes për sendet në transit janë vendi i dërgimit ose vendi i destinimit. 165. Kompetenca ndërkombëtare dhe rëndësia e saj Përkufizohet si e drejtë dhe obligim i një juridiksioni të shqyrtojë dhe të vendosë një marrëdhënie civile me element të huaj. Rregullat e kompetencës ndërkombëtare si pjesë e së drejtës ndërkombëtare private, pra, bëjnë kufizimin e veprimit të një juridiksioni duke përcaktuar se në cilat raste gjykatat e këtij juridiksioni kanë të drejtë të veprojnë. Sa i përket rëndësisë së saj ajo shtë rezultat i asajse shtetet në mënyrë të pavarur i përcaktojnë rregullat e DNP. Ekzistimi i rregullave të ndryshme në shtetet e ndryshme ndikojnë që themelimi i kompetencës së organit të një shteti të ketë rol vendimtar në mënyrën e zgjidhjes së rastit sepse gjykata e vendit ka themeluar kompetencë do të zbatojë të DNP të vendit. 166. Llojet e kompetencësndërkombëtare? Janë: a)Kompetenca ndërkombëtare ekskluzive- nënkupton se shteti i vendit konsideron se vetëm organi i vendit mund të jetë kompetent ta shqyrtojë dh eta zgjidhë mosmarëveshjen civile me element të huaj. b)Kompetenca ndërkombëtare konkurrente – nënkupton se organi i shtetit të vendit sipas rregullave të kompetencës dhe kritereve të pranuara ka kompetencë për të shqyrtuar një marrëdhënie civile me element të huaj por nuk përjashtohet mundësia që të jetë kompetent edhe organi i një shteti të huaj. c)Kompetenca ndërkombëtare e përgjithshme – i jep mundësi organit të shpallet kompetent për shqyrtimin e secilit lloj të marrëdhënies civile me element të huaj. d)Kompetenca ndërkombëtare e veçantë – ekziston oër lloje të veçanta të marrëdhënieve civile me element të huaj kur supozohet që marrëdhënia civile ka ndonjë lidhshmëri specifike me sovranitetin e vendit. e)Kompetenca ndërkombëtare sipas retorsionit – parashihet kur organi i shtetit të parë ka themeluar kompetencën në një procedurë ku si i paditur paraqitet shtetasi i shtetit të dytë. Kriteret e kompetencës për shtetin e dytë janë të papranueshme, shteti i dytë duke u bazuar në kompetencën sipas retorsionit themelon kompetencën e organit të vendit sipas të njëjtave kritere që i parasheh legjislacioni i shtetit të parë në procedura ku si të paditur paraqiten shtetasit e shtetit të parë. f)Kompetenca sipas marrëveshjes – kompetenca për shqyrtimin e marrëdhënieve civile me element ndërkombëtar mund të jetë edhe e kontraktuar. Kjo do të thotë se palët me marrëveshje zgjedhin gjykatën e cila do shqyrtojë dhe zgjidhë kontestin e tyre. Kjo marrëveshje në mes palëve quhet marrëveshje e prorogacionit e cila nuk është absolute por është e kufizuar. 167. Kushtet për marrëveshjet e prorogacionit? Kushtet që i parashohin legjislacionet për mundësinë e palëve ta zgjedhin gjykatën kompetente kanë të bëjnë me objektin e marrëdhënies civile me element të huaj. Kjo marrëveshje nuk lejohet tek kontestet nga marrëdhëniet familjare, shqyrtimi i trashëgimisë, shpallja e personit të zhdukur për të vdekur mirëpo lejohet tek kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe ato nga shkaktimi i dëmit. Si dhe kushtet qe kanë të bëjnë me përkatësinë e palëve që insistojnë që kontesti të ketë element të huaj në subjekt.kërkohet që të paktën njëra palë të jetë person me shtetësi a vendbanimi përkatësisht seli në shtetin e huaj që të mund të kontraktohet kompetenca ndërkombëtare e gjykatës së huaj.
  • 22. 22 168. Si mund të jetë marrëveshja e prorogacionit? Marrëveshja e prorogacionit mund të jetë e shprehur kur palët në mënyrë shprehimore kanë përcaktuar kompetencën ndërkombëtare të një gjyktë në kontestin e tyre. Kjo bëhet me inkorporimin e një klauzole të prorogacionit në kontratën kryesore zakonisht para lindjes së kontestit ose lidhjes së marrëveshjes së veçantë të prorogacionit në mes palëve pas lindjes së kontestit. Marrëveshja e prorogacionit mund të jetë e heshtur kur palët kanë arritur marrëveshje të heshtur për gjykatën e zgjedhur në atë rast kur paditësi ushtron padi në një gjykatë ndërsa i padituri pa ushtruar kundërshtim të kompetencës lëshohet në procedurë duke dhënë përgjigje në padi, duke ushtruar kundërpadi apo kur është lëshuar në shqyrtim të punës kryesore në seancë përgatitore a në seancë kryesore. 169. Themelimi i kompetencës ndërkombëtare dhe litispedenca ndërkombëtarë? Për një contest sipas kritereve të ndryshme mund të jenë kompetente gjykatat e vednit dhe gjykatat e ndonjë shtetit a më tepër shteteve të huaja. Zhvillimi i procedurës para gjykatës së huaj për kërkesë të njëjtë dhe ndërmjet palëve të njëjta nënkupton paraqitjen e litispedencës ndërkombëtare. Nëse sipas kundërshtimit të palës gjykata e vendit fiton dijeni se gjykata e një shteti të huaj është shpallur kompetente për të njëjtin contest dhe ka filluar procedurën atëherë gjykata e vendit ka këto alternative: a)Gjykata e vendit mund ta injorojë faktin se zhvillohet procedurë tjetër para gjykatës së huaj dhe ta vazhdojë procedurën; b)GJykata mund ta hedhë padinë meqë ekziston procedurë tjetër e inicuar para gjykatës së shtetit të huaj; c)Ndërprerja e procedurës te gjykatat e vendit dhe pritja e përfundimit të procedurës te gjykata e huaj. 170. Adoptimi, kujdestaria dhe shpallja e personit të zhdukur për të vdekur? Sa u përket marrëdhënieve të adoptimit, kujdestarisë, shpallje së personit të zhdukur për të vdekur themelohet sipas shtetësisë,vendbanimit të palëve si kritere karakteristike për marrëdhëniet statusore dhe familjare. Gjithashtu lidhur me përcaktimin e të drejtës së zbatueshme për rregullimin e marrëdhënies midis kujdestarisë dhe të përkujdesurit në të DNP të krahasuar përdoret shtetësia e të përkujdesurit si pikë e lidhjes dhe zbatohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka i përkujdesuri. Tek marrëdhënia e adoptimit ekziston kompetenca ekskluzive edhe ajo konkurrente e veçantë sipas shtetësisë dhe vendbanimit të adoptuesit. Tek personi i zhdukur për të vdekur kur ekziston kompetenca ekskluzive. Tek përcaktimi i së drejtës së zbatueshme për adoptim me element të huaj qëndrojnë te e drejta personale e subjekteve zbatim kumulativ i të drejtave personale të adoptuesit a të adoptuarit e në disa raste përdoret e drejta e vendit si formë e korrigjimit a mbrojtjes së parimeve të caktuara të së drejtës së vendit kurse ato anglosaksone pyetja e adoptimit është më tepër pyetje e kompetencës së organit. 171. Zhvillimi i procedures civile me element te huaj? Pasigjykata e shtetit te vendit te kete themeluar kompetencen per shqyritimin e marredhenies civile me element te huaj, ajo e zhvillon procedure. Per proceduren ne parim zbatohet e drejta e vendit te gjykates. 172. Ndihma juridike nderkombetare ? Eshte specifik pikerisht e procedures civile me element te huaj sepse gjykata ku zhvillohet procedura shpehhere ka nevoje te kerkoje ndihme juridike nga gjykata e huaj per ndonje aspekt procedural qe ka te beje me marredhenien civile me element të huaj e cila shqyrtohet. 173. E drejta e te huajve te paraqiten para gjykatave te vendit ? Ne lidhje me te drejten e te huajve te kene qasje dhe te paraqiten para gjykatave te vendit per te kerkuar mbrojtje juridike sot llogaritet se te huajt ne kete drejtim duhet te barazohen me shtetasit e vendit. Dmth nuk behet dallim ndermjet shtetasve te vendit dhe te huajt ne lidhje me mundesin e paraqitjes para gjykatave te vendit dhe organeve tjera.
  • 23. 23 174. Nevoja e perdorimit te dokumenteve te huaja publike? Ne procedure civile me element te huaj ndodh shpeshher qe palet te kene nevoje te perdorine dokumente te huaja publike qe te mund te deshmojne diqka ne procedure.Me ane te ketyre dokumentave palet mund te deshmojn lidhjen e marteses ne shtetin e huaj, te drejten e pronesise qe ndodet ne shtetin e huaj, lindja ose vdekja ne shtetin e huaj. 175. Kuptimi i dokumentit te huajpubliik dhe njohjes se fuqise argumentuese ? Dokument publik eshte cdo document qe e leshon organi shteteror ne suaza te kompetences se tij. Ne forme te caktuar dhe dokument qe sjell institucioni qe nuk eshte organ shteteror por ka autorizime publike sipas ligjit.Pra ky eshte dokument i ketillë por te cilin e ka leshuar organi i shtetit te huaj. 176. Kushtet per njohjen e fuqise arguementuese te dokumenteve te huaja publike ? Qe te mund dokumenti i huaj public te prodhoj pasoja ne shtetin e vendit pra ti njihet fuqia argumentuese duhet te plotesohen dy kushte.Se pari dokumentin duhet te legalizohet dhe si kusht i dyte kerkohet ekzistimi i repciprocitet. 177. Legalizmi i dokumentit te huaja publike ? Legalizimi nenkupton vertetimin e autencitetit te dokumentit qe e ben organi kompetent.Ne baze te asajse qka vertetohet mund te bejm dallim ndermjet legalizimit ne kuptimin te gjere dhe ne kuptim te ngushte. 178. Legalizimi ne kuptimin e gjere dhe ne kuptim te ngushte ? Ne kuptim te gjere nenkuptohet vertetimi i autenticitetit ne : a) Nenshkrimit te personit zyrtar; b) Cilesise se personit qe e ka nenshkruar dokumentin; c)Autenciteti i vules se vendosur ne dokument; Ne kuptim te ngushte nenkupton vetem me vertetimin e autencitetit te vules se vendosur dhe nenshkrimit te personit te nenshkruar. 179. Vula Apostile ? Dokument publik duhet te jete i furnizuar me nje vertetim te vacant te quajtur apostil.Qe eshte vule e vacant shembull i te ciles eshte bashkangjitja e konventes. 180. Kush e vendos apostilin ? Per vendosjen e apostilit kompetentet jane organet qe i percaktojne vet shtet ndersa ne te shumten e rasteve ato jane ministritë e drejtesise. 181. Ndihma juridike nderkombetare ? Mund te perkufizohet si kryerje e veprimeve procedurale nga ana e organeve te nje shteti per nevojat e organeve te shetit te i cili zhvillohet procedura civile me element te huaj. 182. Fletekerkesa ? Ndihma juridike nderkombetare kerkohet me fletekerkese.Fletekerkesa paraqet shkres me te cilen organi i njerit shtet kerkon ndihme juridike nga organi i shtetit tjeter. Ne fletekerkese percaktohet se cfare kerkon organi i shtetit kerkues te kryej organi i shtetit te realizimit si veprim procedural. 183. Refuzimi i dhenies se ndihmes juridike ? Ka raste shteti i realizimit refuzon dhenien e ndihmes juridike. Keto shkaqe jane: a)Nese nuk plotesohen kushtet formale b)Mos ekzistimi i reciprocitetit dhe cenim i rendit publik
  • 24. 24 184. Objekt i njohjes dhe ekzekutimit ne DNP ? Mund te jete vetem vendim i gjykates se huaj.Por mund te jete vendim i nje organi tjeter te huaj derisa ai organ me vendimin e tij zgjedhur nje ceshtje civile ose tregtare,perkatesisht ka rregulluar marredhenie personale familjare, te punes, pasurore ose marredhenie tjera civile me element nderkombetar. 185. Njohja e vendimit te huajgjyqesor ? Nenkupton qe ne shtetin e njohjes vendimi i huaj gjyqesor pranohet titull juridik dhe ceshtja e zgjidhur me vendimin e huaj gjyqesor llogaritet si ceshtje e gjykuar ? 186. Ekzekutimi i vendimit te huajgjyqesor ? Nenkupton gjithmone ekzekutimin me dhune ne procedure permbaruese.Ne rast te ekzekutimit te vendimit te huaj gjyqesor i njejti llogaritet si titull ekzektiv. 187. Kushtet per njohjen e vendimeve te huajgjyqesore ? Kushtet kane te bejne me teper me aspekte formale te vendimit te huaj gjyqesore. Si kushte jane: a)Plotfuqishmeria e vendimit te huaj; b)Respektimi i se drejtes se mbrojtjes; c)Moscenimi i kompetences se gjykates; d)Mos ekzistimi i vendimit te plotefuqishem per ceshtjen e njejt ndermjet paleve; e)Mos cenimi i rendit publik; 188. Procedura per njohjen e vendimeve te huaja gjyqesore ? Ajo cfare paraqitet si karakteristik eshte se parashihet procedure te njejt per njohjen e vendimeve te huaja gjyqesore dhe vendimeve te huaja te arbitrazhit.Natyrisht kushtet per njohjen e tyre do te dallojne mirepo sa i perkete procedures ajo eshte e njejtë. Kjo procedurë inicohet me propozim nga pala para gjykatës së huaj. Kompetenca e gjykatës për njohje të vendimeve të huaja gjyqësore i takon gjykatave themelore. Për njohjen vendos gjyqtari individual që pas shqyrtimit të kushteve miraton aktvendim. 189. Sistemet e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore? Sistemet krijohen në bazë të asaj se sa lehtë apo vështirë e bëjnë njohjen e vendimit të huaj gjyqësor ose sa thellë hyjnë gjatë kontrollit të vendimit të huaj gjyqësor. Ato janë: a)Sistemi i kontrollit të kufizuar – nënkupton kontroll më të kufizuar të vendimit gjyqësor. Shtetet që i takojnë këtij sistemi nuk hyjnë në brendinë e vendimit të huaj dhe mënyrën meritore të zgjedhjes së çështjes shtetet kanë besim te gjykatat e shteteve tjera respektojnë sovranitetin e shteteve tjera, nuk duan të paraqiten si gjykata më të larta ta kontrollojnë punën e tyre. b)Sistemi i kontrollit të pakufizuar – shtetet,vendimin e huaj e kontrollojnë nga aspekti formal dhe procedural, e kontrollojnë edhe nga aspekti material. Sipas këtij, vendimi i huaj gjyqësor kontrollohet edhe në aspektin material, pra, gjykatat e shtetit të njohjes kontrollon se si gjykatat e huaja kanë konstatuar gjendjen faktike dhe si e ka zbatuar të drejtën materiale mbi gjendjen faktike. c)Sistemi i revizionit deri në themel – gjykatat e shtetit të njohjes sipas kushteve ligjore e kontrollon vendimin e huaj gjyqësor edhe në aspektin formal edhe në aspektin material por për dallim nga sistemi i kontrollit të pakufizuar, te ky system vendimi i huaj gjyqësor mund edhe të ndryshohet. d)Sistemi i zhvillimit të procedurës së re – gjykatat e njohjes në fakt nuk bën njohje të vendimit të huaj gjyqësor. Gjykatat e shtetit të njohjes vetëm e shfrytëzojnë vendimin e huaj gjyqësor si një dëshmi të fuqishme për të zhvilluar procedurë të re dhe të sjellë vendim të ri. Sipas këtij sistemi nuk bëhet fjalë për njohje të vërtetë të vendimit të huaj gjyqësor por bëhet fjalë për miratimin e një vendimi të ri nga gjykata e shtetit të njohjes të bazuar në vendimin e gjykatës së huaj. e)Sistemi i reciprocitetit diplomatik – vendimet e huaja gjyqësore nuk mund të njihen në shtetin e vendit përveç në rastet kur në mes shtetit ku është miratuar vendimi dhe shtetit të njohjes ekziston marrëveshje
  • 25. 25 ndërkombëtare që rregullon pyetjen e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të të dy shteteve. Kushtet e njohjes janë të përcaktuara në marrëveshjen në mes shteteve. 190. Njohja e vendimeve te huaja te arbitrazhit ? Paraqet pjese te se drejtes nderkombetare private per te njejtat arsye si njohja e vendimeve te huaja gjyqesore.Vendimet e huaja qe i takojne sovranitetit te huaj kalojne ne proceduren e njohjes te shtetit te vendit (shteti i njohjes). 191. Gjykata e Arbitrazhit? Eshte gjykate jo shteterore e cila themelohet nga vet palet ose nga ndoje organizat e specializuar respekitvisht asociacion me qellim te zgjidhjes se mosmarrveshjeve ne fushat e marredhenieve civile juridike dhe atyre tregtare. 192. Arbitrazhit nderkombetar ? Perkufizohet si institucion i cili zgjidh konteste nga kembi nderkombetar i mallrave dhe sherbimeve kur persona privat ( arbitate ), duke marr mandate nga palet dhe marrveshja e tyre e zgjidhin kontestin me vendim te obligueshem per palet i cili vendim eshte i njohur si i tille edhe ne sistemi juridik te shtetit perkates. 193. Llojet e arbitrazhit ? Jane: 1. Arbitrazhet ad hoc dhe instititucionale; 2. Te pergjithshme dhe te specializuara; 3. Te brendshme dhe nderkombetare ; 4. Te vendit te huaj; 194. Arbitrazhi AD HOC dhe ai institucional? Arbitrazh ad hoc emertohet edhe me termin arbitrazh i perkohshem. Ai themelohet me marrveshje te vecante nga palet qe kontestin e tyre ta zgjidh arbitrazh AD HOC i cili pas zgjidhjes se kontestit do te pushoj. Karakteristikat e arbitrazhit ad hoc janë se pas zgjidhjes së kontestit pushon së ekzistuar, nuk posedon aparat të përhershën në kryerjen e punëve të kësaj natyre, veprimet teknike i kryejnë vetë arbitrat dhe këto nuk kanë rregullore për punën e arbitrazhit. Arbitrazhet e perhershme ose insititucionale ne parim jane te lidhura me organizata tjera sic jane: a)Dhomat Ekonomike b)Bursa c)Asosacione Ato ekzistojne ne te gjitha shtetet e zhvilluara dhe luajne rol te rendesishem ne ekonomin e vendit ne sistemin juridik dhe ne praktiken gjyqesore. Karakteristikat e saj janë se ka rregullat e tij të procedurës në bazë të të cilave zhvillon procedurën, ka apartatin teknik – administrative të përhershëm,arbitrazhi i tillë vazhdon të ekzistojë edhe pas zgjidhjes së kontestin në mes palëve. 195. Arbitrazhi i pergjithshem dhe ato të specializuara ? Fusha e veprimit e arbitrazheve te pergjithshme eshte ajo e kontesteve civile juridike ne pergjithesi duke perfshire edhe kontestet e marredhenieve te tregtise se jashtme.Ato jane te formuara gati cdo shtet dhe janë gjerësisht të pranuara. Arbitrazhet e specializuara jane kompetente per zgjidhjen e kontesteve qe lindin nga marredhenie konkrete nga deget e vecanta tregtare.Me te njohura jane ato qe jane formuar prane asociacione te specializuara qe merren me veprimtari transportuese te produketeve te llojeve te caktuara. 196. Arbitrazhi i brendshem dhe ai ndërkombëtar? Si arbitrazhe te brendshme jane arbitrazhet te cilat sheti i llogarit se jane te lidhur vetem me shtetin e
  • 26. 26 vendit prandaj te ky lloje i arbitrazheve vullneti i paleve eshte i kufizuar ndersa kontrolli i shtetit ndaj arbitrazheve te brendshme eshte i madh. Te arbitrazhet nderkombetare konstatohet lidhmeri e marredhenies civile ose kontestit me me teper shtete. Prandajshtetet jane me fleksibile sa u takon arbitrazheve nderkombetare. Ato parashohin mundësi që autonomia e vullnetit të palëve të vjen më tepër në shprehje dhe kontrolli i shtetit dhe organeve shtetërore është më i dobët. 197. Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja të arbitrazhit? Vendimet e arbitrazhit ta pranuara si vendime përfundimtare për kontestin e dhënë. Ato janë të plotfuqishme dhe kontestin e zgjidhin përfundimisht. Çështja e zgjidhur nga arbitrazhi bënte res judicata dhe për të njëjtën çështje në mes të njëjtave palë nuk mund të zhvillohet procedurë tjetër qoftë para arbitrazhit ose para gjykatave shtetërore. 198. Kushtet për njohjen e vendimit? a)Kushtet e karakterit formal janë dorëzimi i vendimit original të arbitrazhit a përshkrimi i vërtetuar i vendimit që plotëson kushtet për autenticitetin e tij, dorëzimi i marrëveshjes për arbitrazh në original. b)Kushtet thelbësore për njohjen e vendimit të huaj të arbitrazhit definohen si pengesa që nëse ekzistojnë rezultojnë në mosnjohjen e vendimit të huaj të arbitrazhit. 199. Pozita juridike e te huajve ? Paraqet pjese te vecante te objekti te se DNP edhe si dege e se drejtes edhe si shkence.Se bashku me pjeset tjera te objektit pra me konfliktin e ligjeve edhe konfliktin e juridiskioneve, behet rrumbullaksimi i objektit te DNP. Tre mendime lidhur me objektin dhe pjeset e DNP janë mendimi i parë sipas të cilit tërësia më e rëndësishme e DNP është konflikti i ligjeve. Mendimi i dytë sipas të cilit për të DNP të rëndësishme janë konflikti i ligjeve dhe i juridiksioneve dhe mendimi i tretë sipas të cilit pjesët përbërëse të DNP janë konflikti i juridiksioneve, ai i ligjeve dhe pozita juridike e të huajve. 200. Kuptimi i te huajit ? Ne kuptimin negativ i huaj eshte personi fizik i cili nuk ka shtetesin te vendit.Ne kuptim pozitiv i huaj eshte personi fizik i cili e ka shtetesin e ndonje shteti tjeter ose eshte person pa shtetesi. 201. Objekti i pozites juridike te te huajve ? Sipas mendimit të parë objekti i pozites juridike te te huajve ne brendin e tij perfshine kodin civile ose pakon e ligjeve nga lemi civilo-juridik te shtetit te vendit. Sipas mendimit të dytë në kuadër të DNP duhet të përfshihen edhe disa të drejta publike, pra ato dispozita juridike-publike me të cilat rregullohen çështjet e dokumentacionit, shtetësia, marrëdhëniet e punës etj. Sipas mendimit të tretë objekti i pozitës së të huajve përfshihet edhe në të drejtën procedurale-juridike të të huajve. 202. Reciprociteti tek kushtetpër gëzimin e të drejtave civile relativisht të rezervuara? Një prej kushtetve më të praktikuara për gëzimin e të drejtave civile për të huajt është reciprociteti. Qëllimi është që të mundësohet shteti i vendit t’iu njohë të drejtën e shtetasve të huaj në atë masë që edhe shteti i huaj në territorin e tij t’iu njohë të drejtën civile shtetasve të shtetit të vendit. 203. Llojet e reciprocitetit? Sipas mënyrës së krijimit janë: a)Reciprociteti diplomatik – themelohet në bazë të një traktati ndërkombëtar që lidhet në mes dy a më tepër shteteve. Garancat për reciprocitetin diplomatic sigurohen në bazë të katër klauzolave dhe atë klauzolat e trajtimit nacional, klauzola e reciprocitetit material, klauzola e reciprocitetit të drejtëpërdrejtë dhe klauzola e priviligjeve të mëdha.
  • 27. 27 b)Reciprociteti ligjor – paraqet mundësinë juridike që i huaji të gëzojë të drejta relativisht të rezervuara në territorin e shtetit të vendit nëse në shtetin e tij me ligj garantohen të njëjtat të drejta për shtetasit e vendit. Vërtetimi i ekzistimit të këtij reciprociteti bëhet me anë të kateve juridike që garantojnë të drejtën civile për të huajt si dhe nëpërmjet ministrive të punëve të jashtme. c)Reciprociteti faktik – paraqet mundëisn ëpër të huajt që të gëzojnë të drejta civile në territorin e shtetit të vendit me faktin se ato të drejta edhe shteti i huaj ua njeh shtetasve të vendit. Për konstatimin e këtij reciprociteti dallojmë atë reciprocitet faktik të dëshmuar dhe të prezumuar. Tek ai faktik i dëshmuar i huaj duhet të dëshmojë se edhe shteti i huaj ua njeh të drejtat civile shtetasve të vendit që të mund të gëzojë të drejtën e caktuar,kurse ai faktik i prezumuar supozohet se shtetasit e vendit kanë mundësinë e gëzimit të së drejtës konkrete në shtetin e huaj derisa nuk dëshmohet e kundërta. Sipas përmbajtjes juridike janë: a)Reciprociteti formal – ekziston kur në parim me norma të përgjithësuara, shtetasit e huaj barazohen me shtetasit e vendit. Këtu nuk flitet për të drejtën konkrete por shtetasit e huaj në parim në të shumtën e rasteve në nivel të normës kushtetuese barazohen me shtetasin e vendit. b)Reciprociteti material – ekziston kur material përkatëse në të DNP rregullohet përmbajtësisht njëlloj edhe në shtetin tjetër ndaj të cilit parashihet reciprociteti. c)Reciprociteti efektiv – do të thotë që shtetasi i huaj do të mund të gëzojë një të drejtë civile në të njëjtën masë,sasi a përmbajtje të cilën mund ta gëzojnë edhe shtetasit e vendit te shteti i huaj. 204.Leja e vecante si kusht per gezimin e te drejtave civile ? Kushti ka te beje me lejen e vecante per gezimin e te drejtave relativisht te rezervuara ka specifika te caktuara.Qe mund I huaji te gezoj te drejtat e caktuara civile i nevojitet pelqimi i posacem i leshuar nga organi kompetent i shtetit te vendit i leshuar ne nje procedure te parapare ligjore.Ky lloj pelqimi emertohet leje nëse lëshimit të tij nuk i paraprijnë lidhja e ndonjë kontrate me shfrytëzuesin dhe nëse i njëjti pëlqim mund të revokohet nga organi përkatës që e ka lëshuar. Pëlqimi i posaqëm mund të jetë kusht i veçantë,plotësues apo korrigjues. 205.Çka është koncesioni dhe çka paraqet ajo? Koncesioni ështe pelqim i vecante i gezimit te te drejtave per te huajt.Ai dallon nga rastet e tjera te gezinit te te drejtave civile per te cilat leshohet nje akt individual nga organi i shtetit dhe i cili akt ka te beje me pelqmimin e posacem qe emertohet leje. Te koncesioni dhënia e pëlqimit bëhet ose para se të lidhet kontrat me shfrytëzuesin ose ai pëlqim rezulton nga një marrëdhënie konkrete civile juridike me shfrytëzuesin. Koncesioni paraqet dhenien ne shfrytezim te te mirave me interes publik, ndertimin e ndertessave ne interes publik ose ushtrimin e sherbimeve publike, ne detyrimin e koncesionerit te ndertoj ose te menaxhoj te shfrytezoj ose te mirembaje objektin e koncesionit me pagese ose pa pagese. Tek koncesioni palët janë koncedenti dhe koncesioni. Koncedenti është subjekti që jep koncesionin kurse koncesioneri është person fizik apo juridik me shtetësi të vendit a të huaj me të cilat lidhet kontratat e koncesionit. 206. Statusi i refugjatit dhe gezimi i te drejtave relativisht te rezervuara ? Çështja e refugjatit dhe te statusit te tyre juridik dhe politik eshte aktuale sidomos ne kohen e tashme dhe ne DNP. Ceshtja eshte aktuale dhe per te drejten nacionale si dhe per te DNP publike.Ne kete veshtrim ne vecanti perqendrohemi per rendesin e kesaj ceshtje kur jane ne pyetje te drejtat civile realitivisht te rezervuara per te huajt. 207. Refugjatët dhe e drejta ndërkombëtare? Statusi i refugjatëve në një shtet fitohet me akt formal që miraton organi përkatës i shtetit. Çështja e refugjatëve dhe trajtimi i tyre përfaqëson një institute të vjetër. Pas Luftës së parë botërore dhe në kuadër të Lidhjes së Kombeve të bashkuara aktualizohet çështja e refugjatëve me ç’rast miratohet Konventë e veçantë për refugjatët (1922). Pas luftës së parë botërore fillon të trajtohet çështja dhe statusi i refugjatëve. Në OKB miratohet Konventa mbi statusin e refugjatëve (1951).
  • 28. 28 Refugjatët konsiderohet personi që ka një frikë të arsyeshme se mos persekutohet për shkak të racës, fesë,nacionalitetit, përkatësive ndaj një grupi social apo bindjeve politike gjendet jashtë vendit shtetësinë e të cilit e ka nëse është pa shtetësigjendet jashtë shtetit ku ka pasur vendqëndrim të zakonshëm dhe nuk mund ose shkaku i frikës nuk dëshiron të kthehet në këtë vend. 208. Përkatësia etnike si kusht për gëzimin e të drejtave civile relativisht të rezervuara? Në të DNP theksohet kusht për të huajt dhe për gëzimin e të drejtës së tyre civile. Fjala është për përkatësinë etnike të tyre. Janë raste të rralla por raste që megjithatë mund të ekzistojnë. Me plotësimin e kushtit të përmendur nënkuptojmë rastet kur shteti i caktuar në territorin e tij të huajve u njeh të drejta vetëm për shkak se i përkasin grupit etnik të njëjtë si shumica e banorëve të atij shteti. Mirëpo, në të drejtën bashkëkohore ky kriter vlerësohet se është në kundërshtim me parimin e marrëdhënieve të mira në mes shteteve dhe në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. 209. Leja e veçantë për vendosje? Kushti që ka të bëjë me lejen e veçantë për vendosje dhe banim në territorin e një shteti nga një i huaj nuk është kusht që u përket kushteve të zakonshme për gëzimin e të drejtës civile. Është përjashtim ose më mirë të themi, kusht që shumë rrallë e gjejmë në të drejtën krahasuese. 210. Vendbanimi faktik i te huajve dhe gezimi i te drejtave civile ? Vendbanimi faktik per te huajt perfaqeson kusht te vecante e gezimin e te drejtave private relativisht te rezervuara.Me kete kusht nenkuptojme ato raste kur i huaj mund te gezoj te drejta civile konkrete ne territorin e nje shteti nese ka vendbanim ne ate shtet.Vendbanimi faktik si kusht te paraqitet relativisht rralle. Ky kusht mund të parashihet e zbatohet vetëm për personat fizikë me shtetësi të huaj por nuk vlen për personat juridikë. Ky zakonisht vjen në shprehje në fushën e shfrytëzimit të të drejtave nga sigurimi social. 211. Te drejtat Sendore? Ne kuader te marredhienieve civile juridke lemi e vecante eshte ajo u perkete te drejtvae sendore.Prejte drejtave sendore vecohet e drejta e pronesise. Ne pyetje eshte pronesia mbi sendet e luajtshme dhe te pa luajtshme. 212. Te drejtat sendore te te huajve mbi sendet e luajtshme? Ne pergjithesi vlen parimi se fitimi i te drejtave sendore mbi sendet e luajtshme per te huajt eshte e drejte e pergjithshme.Ne kete rast kemi barazimin e te huajve me shtetatesit e vendit.Parimi ne fjale eshte i arsyeshem dhe i logjikshem. Sikur te ndodhte ndryshe do te rezultonte nje frenim ne qarkulllimin nderkombetare te mallrave. 213. Te drejtat Sendore te te huajve mbi sendete paluajtshme ? Ceshtja e te drejtave sendore mbi sendet e paluajtshme per te huajt eshte tejet e nderlikuar.Regjimi juridik mbi sendet e paluajthsme dallon diametralisht nga regjimi juridik i sendeve te luajtshme prandaj dallon edhe sa i perkete mundesise se gezimit te te drejtave sendore nga ana e te huajve.