Arsyet epërdorimit të burimeve të pashtershme
Cfarë quajmë energji të rinovueshme?01
Energjia e erës
Hidroenergjia
Energjia e diellit
Llojet e energjive të rinovueshme02
Konsumimi i kësaj energjie03
Energjia e rinovueshme në Shqipëri04
Referenca05
Energjia gjeotermike
Energjia e valëvë të detit
Energjia nga biomasa
1) Panelet diellore termike
2) Panelet Fotovoltaike
Energjia nga batica
Hartat e konsumimit të energjisë së rinovueshme në botë
Fakte mbi energjinë e rinovueshme
Disavantazhet e energjisë së rinovueshme
Potenciali për energjinë e eres dhe bomases
Energjia diellore në Shqipëri
Energjia gjeotermike në Shqipëri
Hidroenergjia në vend
3.
Cfarë quajmë energjitë rinovueshme?
• Energjia e rinovueshme është një formë e energjisë që gjenerohet nga burime të
pashtershme. Kjo do të thotë energji e qëndrueshme diçka që nuk mund të
mbarojë.
• Energjia e përfituar nga shfrytëzimi i këtyre burimeve quhet
ndryshe energji e pastër. Edhe termi "energji alternative", i referohet zakonisht .
• Energjia e ripërtëritshme i zëvendëson lëndët djegëse tradicionale në katër fusha
të ndryshme: prodhimin e energjisë elektrike, ngrohje ,lëndët djegëse motorike,
dhe në shërbimet energjetike rurale.
Arsyet e përdorimit të
burimeve të pashtershme :
1. Rritja e konsumit, si rrjedhojë e rritjes së popullsisë dhe ku nuk ka naftë të
mjaftueshme për të shuar etjen e një konsumi kaq të madh.
2. Kur gjysma e rezervave të jetë konsumuar , çmimet e naftës do të fillojnë të luajnë në
mënyrë drastike.
3. Ndotja së atmosferës nga djegia e naftës dhe lëndëve të tjera djegëse dhe si rrjedhoje:
rritja e CO2,gazeve NOx,COx dhe PM10 që cojnë në rritjen e efektit serrë.
4.
Llojet e energjivetë rinovueshme
01Energjia e
erës
02Hidroenergjia 03Energjia e
diellit
04
Energjia
Gjeotermike
05
Energjia e valëve të
detit
06
Energjia e
biomasës
(Biokarburanteve)
5.
Energjia e erës
•Era është një burim i bollshëm i energjisë së pastër. Energjia e erës apo eolike është produkt
i konvertimit te energjisë kinetike te erës në energji mekanike dhe me pas elektrike. Sa më e
madhe të jetë era, aq më shumë prodhohet energji.
• Prodhimi vjetor i
energjisë së erës matet në
orë-teravat (Twh) në vit.
Ka dy kategori turbinash me erë me:
1) Aks horizontal
2) Aks vertikal
• Shfrytëzimi i saj, pak e kushtueshme por e thjeshtë, bëhet nëpërmjet disa makinerive të
ngjashme në strukturë me mullirin e erës.
• Një helikë e përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin
elektrik, turbinat përdoren për të drejtuar gjeneratorë eolikë të cilët pastaj ushqejnë
energjinë elektrike në rrjetet Kombëtare.
6.
Hidroenergjia
•Hidrocentralet bëjnë
shndërrimin eenergjisë
potencisle të rënies së ujit
në energji mekanike.
•Duke ndërtuar një digë ,
një rezervuar i madh mund
të përdoret për të krijuar
një rrjedhë të kontrolluar të
ujit me anë të turbinës
hidraulike, duke gjeneruar
energji elektrike.
• Përfitimi nga shfrytëzimi i energjisë hidrike kushtëzohet
nga kushtet gjeologjike dhe topografike për ndërtimin e
digave për shmangien sa më shumë që të jetë e mundur
të përmbytjeve.
• Liqenet dhe rezervuarët që formohen prapa digës mund
të përdoren edhe për ujitjen në bujqësi, zhvillimin e
turizmit etj.
Hidrocentralet janë :
1) rrjedhëse , ku uji rrjedh vazhdimisht dhe kanë një rezervuar të
ujit të limituar.
2) Akumuluese, ku uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues.
• Hidrocentralet karakterizohen nga një efikasitet i lartë
prej rreth 90%, që do të thotë se vetëm një sasi e vogël e
energjisë humbet dhe kanë kosto të ulët operative dhe të
mirëmbajtjes.
7.
Energjia diellore
.
• Shumae rrezatimit diellor në tokë për një periudhë tre-
ditore është e barabartë me energjinë e ruajtur në të gjitha
burimet e energjisë fosile.
• Megjithatë sasia e energjisë diellore që mund të përdorim
ndryshon sipas kohës së ditës dhe stinës së vitit, si dhe
vendndodhjes gjeografike.
• Me energji diellore nënkuptohet energjia (termioelektrike) e
prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë të energjisë së rrezatuar
nga Dielli drejt Tokës.
•Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë
nëpërmes fotosintezës . Njerëzit e përdorin energjinë diellore për
ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë
diellore në energji të tjera te dobishme.
• Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është
pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh
proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium.
• Teknologjitë kryesore per prodhimin e energjisë
termike dhe elektrike nga dielli janë:
1 - Paneli Diellor Termik
2 - Paneli fotovoltaik
8.
PaneleFotovoltaike
Panele
diellore
termike
• Paneli diellorështë një mekanizëm që lejon transformimin e
rrezatimeve diellore në energji termike (ngrohje shtëpiake dhe uji
të ngrohtë). Sistemi normalisht është ndërtuar nga nje panel që
merr energjine diellore, nga një shkëmbyes e nga një serbator i
përdorur për të magazinuar energjinë e akumuluar.
• Panelet fotovoltaike janë nje tip paneli diellor me kapacitet gjenerimin
e energjisë elektrike kur i ekspozohet dritës se Diellit. Sistem fotovoltaik i
sotëm është i përbërë nga shtresa të holla silici (qeliza silikoni),elementi i
dytë më i pasur në koren e tokës.
• Aktualisht, teknologjia lejon konvertimin në energji elektrike vetëm të 10-
12% te energjisë diellore tërhequr nga paneli fotovoltaike, kurse panelet
diellore arrijnë të përdorin energjinë diellore me rendimente mbi 80%.
9.
Your Text Here
EnergjiaGjeotermike
• Energjia gjeotermike është një formë e energjisë së rinovueshme që
gjenerohet nga burime gjeologjike të nxehta.
• Në disa zona të "nxehta", energjia rekuperohet shumë thjesht përmes
ciklit gjeotermik. Përcjell avujt me prejardhje nga burime uji të
nënshtresave ,drejt turbinave të përshtatshme për prodhimin e
energjisë elektrike, dhe përdorime të tjera si psh, për ngrohjen etj.
10.
Energji e
valëve te
detit
Energjinga
batica
•Oqeani absorbon energjinë
diellore, dhe nga ajo mund të
përftohet energji termike dhe
mekanike nga baticat dhe valët.
• Edhe pse rrjedhja e baticës në
dallim nga disa burime të tjera
hidroenergjetike nuk është
konstante, është shumë e
parashikueshme dhe për këtë
arsye mund të kompensojë për
periudhat kur rryma e valës është
e ulët.
• Energjia nga valët prodhohet kur gjeneratoret e elektricitetit
vendosen në sipërfaqe të oqeanit.Përdoret shpesh në impiantet e
kripëzimit, në impiantet e fuqisë dhe ne pompat e ujit.
• Sasia e prodhuar e energjisë përcaktohet nga lartësia e valës,
shpejtësia dhe gjatësia e saj, dhe nga densiteti i ujit. Në ditet e
sotme ekzistojnë vetëm pak impiante eksperimentale të gjenerimit
te energjisë me anë të këtyre valëve.
11.
Energjia nga biomasa
(Biokarburantet)
•Biokarburantet janë lëndë kryesisht me origjinë bimore,duke shfrytëzuar bimë me
fuqi të lartë kalorifike si soja, kolza, panxharsheqeri, etj.
•Duke shndërruar mbeturinat bujqësore, industriale dhe shtëpiake në karburant të ngurtë,
të lëngshëm dhe gaz, biomasa prodhon energji me një kosto shumë më të ulët ekonomike
dhe mjedisore.
• Nga ana tjetër, bio-karburantet sigurojnë promovimin e burimeve energjetike të
rinovueshme, nëpërmjet nxitjes e kultivimit të bimëve energjetike, që ndikojnë direkt
në mbrojtje të mjedisit .
• Në këtë fushë përfshihet dhe "Biogazi", lëndë djegëse e gaztë, i prodhuar nga
biomasa, apo nga mbeturina organike, industriale dhe urbane, të shpërbëshme,
që mund të pastrohen dhe të përmirësohen, në cilësinë e gazit natyror, për t'u
përdorur si bio-karburant, apo gaz druri.
12.
• Në njëproces tradicional biomase, biomasa digjet në një bolier për të
prodhuar avull, i cili ndez një turbinë. Turbina vë në punë një gjenerator,
që prodhon energji elektrie.
• Gjatë djegies së biomasës nuk clirohet CO2 në atmosferë dhe clirohet
më pak CH4 kur ajo digjet sesa kur lihet të dekompozohet.
• Hiri që përftohet nga djegia mund të përdoret si pleh ushqyes për
bimët.
Gjatë 4 dekadave
tëfundit , cmimi i
paneleve diellore
PV ka rënë 99%.
Një studim amerikan
tregoi se energjia e
rinovueshme krijon 3
herë më shumë punë
sesa karburantet fosile.
Investimet në energjinë e
rinovueshme kanë tejkaluar
investimet e karburantit fosil.
Tregu global i energjisë së
rinovueshme tani vlen 250
milion $.
Contents Title PV diellore përbën
5% të kërkesës globale në 2020,
mund të përbëjë 9% në 2030 .
Deri në vitin 2050 nevojat tona
për energji mund të plotësohen
me 95% të energjisë së
rinovueshme.
Price waterhouse
parashikon që
Afrika mund të
punojë me 100%
energji të
rinovueshme deri
ne 2050.
1 3 5
2 4
Fakte mbi energjinë e rinovueshme
15.
Disavantazhet
Për shkak tëndryshueshmerisë të disa burimeve të kësaj
energjie, ka nevojë të madhe për ruajtjen e kësaj
energjie. Ndonëse ekzistojnë teknologji të depozitave në
dispozicion sot, ato mund të jenë të shtrenjta,
veçanërisht për impiantet e mëdha.
Aftësia për ruajtje
Një gjeografi e larmishme me klimë të
ndryshme, topografi, bimësi, etj. Mund të
krijojë limitime për zhvillimin e teknologjive për
energji të rinovueshme.
Kufizime gjeografike
Energjia e rinovueshme ka më shumë përfitime sesa të meta.
Kalimi në energji rinovuese në një nivel personal, korporativ ose qeveritar jo vetëm qe ndihmon të kursehen
para, por gjithashtu promovon një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të ardhmen.
Megjithatë por nuk është gjithcka pozitive kur bëhet fjalë për energjinë e rinovueshme. Këtu janë disa
disavantazhe në përdorimin e rinovueshëm mbi burimet tradicionale të karburantit.
Ndonëse kurseni para duke përdorur
energji të rinovueshme, teknologjitë
janë zakonisht më të shtrenjta para se
gjeneratorët tradicionalë të energjisë.
Kosto e lartë fillestare
Shumë prej këtyre burimeve nuk janë të
disponueshme 24/7, gjatë gjithë vitit.Ka
ditë pa erë, pa diell , periudha thatësire,
ngjarje të paparashikueshme moti etj .
Nuk ka stabilitet
16.
Energjia e rinovueshmenë Shqipëri
• Falë pozicionit të favorshëm gjeografik në Pellgun e Detit Mesdhe, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm te burimeve të
rinovueshme për tu përdorur si burime energjetike si uji, era, dielli dhe bioma dhe gjeotermale, por fatkeqësisht ato nuk shfrytëzohen
maksimalisht.
• Shqipëria ka një konsum të rritur të energjisë elektrike në verë, ndërkohë që edhe prodhimi vendas i energjisë elektrike në verë
është më i vogël.
Potenciali i biomasës në vendin tonë mund të grupohet në
pesë kategoritë kryesore:
• pemët dhe mbeturinat e drurit nga proceset e ndryshme në
industria e funksionimit të drurit;
• mbetje bimore (kërcell, fara, etj.),
• perime energjike (pemë) që janë mbjellë të jenë
djegur si biomasa pasi të kenë arritur pjekurinë e tyre:
• mbeturinat e kafshëve (mbeturinat, kockat, lëkura)
të cilat nuk përdoren në degët e tjera të ekonomisë
• mbeturinat Urbane.
Shqipëria ka potencial për energjinë e erës, por
teknologjia nuk është zhvilluar. Ekziston një
propozim plan, që do mund të fitohet 2000 Mw
energji nga era.
• Disa lokacione gjeografike janë më mirë se të
tjerët, sepse fuqia e erës varet nga shpejtësia e
erës. Ultësirat bregdetare dhe Jugore, Lindore, si
dhe malet në Veri të Shqipërisë janë zona të mira
për turbinat e erës.
17.
Energjia diellore nëShqipëri
Energji nga
hidrocentralet
95%
• Shqipëria ka kushte të përshtatshme për të
shfrytëzuar rrezatimin diellor në të gjithë
vendin dhe veçanërisht në rajonet bregdetare,
ku janë shumë prej zonave të saj të ekspozuar
ndaj një rrezatimi që arrin nga 1185 kwh / m2
në vit deri në 1700kwh / m2 në vit.
• Nga pikëpamja ekonomike, instalimet e
SwHP në rajonet e Shkodrës, Shëngjin,
Durrës,Kavajë, Fieri, Vlora dhe Saranda janë
më efikase në krahasim me rajonet e tjera të
Shqipërisë. Fabrika e parë fotovoltaike në
Shqipëri ndodhet në Korçë (UKKO) me
kapacitet 1Mwp , ndërkohe po instalon dhe
10 plantacione PV.
• Rreth 80% e instalimeve të tilla ndodhen në
pjesën perëndimore te vendit. Zakonisht ato
janë nëpër shtëpi private apo biznese.
18.
Energjia
gjeotermike në
Shqipëri
• Burimete energjisë gjeotermale në Shqipëri vlerësohen si burime uji të
ngrohtë të cilat kanë një temperaturë të mjaftueshme për t’u përdorur si burim
energjie. Situata gjeotermike ofron dy mënyra për të përdorur energjinë
gjeotermike:
a) burime termike me entalgji të ulët dhe temperaturë maksimale deri në 80 ° C.
Këto janë burime natyrore ose puse.
b) puse vertikale të thella ,ku përfshihet një numër i madh nafte dhe puse të
braktisura të gazit,që mund të përdoret për qëllime ngrohjeje.
• Me te pershtatshmet janë :hapësira gjeotermike Ardenices ,ku uji ka një
temperaturë 32-38 ° C. Hapësira gjeotermike e Krujës ku ndodhen burimet më
të mëdha gjeotermike në dhe hapësira gjeotermike e Peshkopisë ,ku disa
burime termike afër njëra-tjetrës kanë një temperaturë uji prej 43.5 ° C.
• Deri tani vetëm disa ujëra të burimeve termale, si ato të Lixhave në Elbasan, në
Bilaj të Fushë Krujës, të Peshkopisë etj shfrytëzohen për kurimin e sëmundjeve .
• Në fushën e Korçës ka dy burime të mundshme të nxehtësisë së Tokës per
sistemet ngrohëse/freskuese me pompë gjeotermale nxehtësie ujë/ujë.
Universiteti Fan Noli ka tashmë ngrohje termale. Uji i basenit nëntokësor, i ngrohur
nga shtresat e tokës, pompohet dhe dërgohet në pompën e nxehtësisë ujë/ujë.
19.
Hidroenergjia në vënd
95%Në Shqipëri, më shumë se 95% të energjisë dhe 20-23% të
burimeve totale primare janë siguruar nga hidrocentralet.
Harta e HEC-eve
• Në lumin Bistrica ekzistojnë dy hidrocentrale operativë, "Bistrica I" dhe "Bistrica II", që shfrytëzon
ujin e Bishnicastream, në Qarkun Pogradec ,me një instalim kapaciteti prej 27,5 Mw.
• Në lumin Mat ekzistojnë dy hidrocentrale operativë, HEC-i “Uleza” dhe HEC-i “Shkopet”, me
një kapacitet të instaluar 49 Më. Në lumin Devoll para vitit 1990 filluan punën e ndërtimit për
hidrocentralin “Banja” me një përcaktim kapaciteti i 60 Më.
• Në lumin Vjosa, hidrocentrali "Kalivaç" është në ndërtim e sipër, me një kapacitet të instaluar
deri në 100 Më.
Rrjeti hidrografik i Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesorë, të cilët, së bashku me degët e
përrenjtë e mëdhenj, arrijnë në 152. Në pellgun ujëmbledhës të rrjetit hidrografik të Shqipërisë,
ndodhen 247 liqene të tipave dhe përmasave të ndryshme .
• Situata e prodhimit te energjisë elektrike në Shqipëri ka një varësi të plotë nga kaskada e Drinit,e cila
në kapacitete maksimale arrin prodhimin rreth 26 miljon (kwh / ditë) ndërsa konsumi i brendshëm
arrin rreth 16 miljon (kwh/ditë). Ajo ka tre nga hidrocentralet më të mëdhenj të vendit: Hidrocentrali
Vau i Dejës (me një kapacitet të instaluar 250 Mw), Hidrocentrali Fierza (me kapacitet 500 Mw) dhe
Hidrocentrali Koman (me kapacitet prej 600 Mw).
20.
Hidrocentrali i banjes
Shqipërianumëron 70 hidrocentrale të vegjël ekzistues
me një kapacitet nga 20 Kw në 9200 Kw.
• Vetëm 38 nga kjo gjithsej janë aktualisht funksionale,
ndërsa pjesa tjetër janë jashtë funksionit.
Nga totali i hidrocentraleve të vegjël:
• 32 hidrocentrale operojnë me kontrata koncesionare,
me një kapacitet të instaluar 24,4 Mw.
• 16 hidrocentrale janë privatizuar dhe funksionojnë me
një kapacitet të instaluar prej 2,047 Mw.
• 22 hidrocentrale janë në pronësi të Shtetit me një
kapacitet të instaluar prej 11,0 Mw.
Disa prej tyre janë:
• HEC-i "Tervoli", në rrethin Gramshi, i cili shfrytëzon ujërat e
lumit Holta, me një fuqi të instaluar prej 10000 kw;
• HEC-i “Lubonja” në Qarkun Korçë, me një kapacitet 300 kw
• HEC-i “Dishnica” në Qarkun Korçë me një kapacitet 160 kw
• HEC-i “Prell” në Qarkun e Dibrës me një kapacitet prej
10700 kw.
• HEC-i "Stranik" në Qarkun Elbasan me një kapacitet prej
4200 kw etc.
Qëllimi i ndërtimit të hidrocentraleve të tillë të vegjël ishte furnizimi me energji ,nga distanca, zonat malore.