SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
RAMAZANI FTESË PER MEDITIM
Falenderimet janë për Allahun (xh.sh). Përshëndetjet janë për profetin Muhamed (a.s), paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ti që lexon këta rreshta. Paqja, mëshira dhe begatia e
Allahut qofshin mbi ty, mbi familjen tënde dhe mbi të gjithë njerëzit e mirë sa të jetë kjo jetë.
Meqë tema jonë është rreth Ramazanit dhe fjalët tona janë rreth agjërimit, do doja që fjala e
parë të jetë një urim për të gjithë muslimanët me rastin e ardhjes së muajit të mëshirës, e
muajit të reformës shpirtërore.
Një urim më të veçantë për ata që agjërojnë, për ata që me vullnetin e tyre do të lenë ushqimin
dhe pijen, për Zotin e tyre, për shpirtin e tyre, për të mirën e tyre. Unë nuk mund të gjej urim
më të mirë sesa ai i Zotit, kur thotë në hadithin kudsij: “Çdo punë që bën njeriu e bën për veten
e tij, përveç agjërimit. Atë e bën për Mua dhe Unë Vetë do t`ia shpërblej”.1
Duke u nisur nga kjo, do të kisha dëshirë që agjëruesi të mos e nënvlerësojë kurrë punën që po
bën, përkundrazi të jetë kërkues, të jetë ambicioz dhe të presë një shpërblim të madh ngaqë,
në ndryshim nga bamirësit e kësaj bote, të cilët mërziten kur u kërkon gjithnjë, Zoti, sa më
shumë t`i kërkosh, aq më shumë kënaqet.
I nderuar lexues!
A nuk është i habitshëm fakti, që pjesa më e madhe e njerëzve u kujtua se po vjen muaji i
Ramazanit vetëm pak ditë përpara, madje dikush i ka shumë të freskëta kujtimet e Ramazanit të
kaluar. Pra kaloi plot një vit. Një vit nga mosha e kësaj toke. Një vit më larg lindjes sonë, një vit
më afër vdekjes sonë, një vit më afër takimit me Zotin dhe me punën tonë.
Ja pra çfarë qenka jeta jonë! Ditë e net që i lenë rradhën njëra – tjetrës e ne thjesht grisim
fletën e kalendarit për muaj e vite të tëra, të cilat pasojnë njëri – tjetrin dhe harrojmë se ata
janë muajt dhe vitet e jetës sonë. Është momenti të kujtohemi për vetet tona, momenti për të
shkundur pluhurin e shkujdesjes, që ka kapluar zemrën dhe mendjen tonë. Është momenti për
të njohur seriozisht vlerën e kohës, asaj kohe, në të cilën u betua vetë Krijuesi i saj, Allahu
(xh.sh) kur tha: “Pasha kohën. Me të vërtetë që njeriu është në humbje. Përveç atyre që
besuan, bënë punë të mira, këshilluan njëri – tjetrin për të vërtetën dhe për durim”. (Asr 1-3)
Më duket se Ramazani vjen për ti thënë jetës “NDAL”.
Ndal o jetë, se i lodhe njerëzit me hallet e tua që s`paskan të sosur.
Ndal o jetë, se i mashtrove njerëzit me bukuritë e tua që nuk zgjasin shumë.
Ndal o jetë, se u vodhe njerëzve plot 11 muaj.
Ndal o jetë, se njerëzit janë vërtet të uritur edhe pse mund të jenë të ushqyer mirë. Njerëzit
janë të etur edhe pse nuk po lenë gjë pa pirë. Njerëzit janë të lodhur edhe pse po pushojnë
shumë.
Ndal o jetë, se njerëzit janë të Zotit e njeriu është krijesa më fisnike që ka krijuar Zoti.
Por habia më e madhe është, se përsëri ka njerëz që nuk e dëgjojnë këtë zë. Tallen me varkën
që do t`i shpëtojë dhe vazhdojnë të ecin aty ku ishin, derisa të vijë një moment që nuk e
dëgjojnë më këtë zë dhe papritur të ballafaqohen me zërin e vdekjes, i cili nuk pret asnjë çast.
1
Hadith i vërtetë. Buhariu (1903) dhe Muslimi (1151).
“O ju që keni besuar, përgjigjuni Allahut dhe profetit të Tij, kur ju ftojnë për në shpëtimin
tuaj” (Enfal: 24).
Vëllezër dhe motra!
Shumë njerëz mund të pyesin se përse i bëhet kaq “ekzagjerim” muajit të Ramazanit. A nuk
është edhe ai një muaj si gjithë muajt e tjerë? 29 apo 30 ditë. Thjesht një muaj i kalendarit
hënor?! Unë do të thosha se Zoti i vlerëson gjërat me standarte dhe kritere të ndryshme nga
ata të njerëzve. Keshtu tek Zoti, njerëzit nuk peshojnë me peshën e tyre fizike, por me peshën e
ndjenjave dhe vlerave që mbartin. Njerëzit nuk peshojnë tek Zoti me rrobat e shumta, të cilat ia
kanë zënë frymën garderobës së tyre, por me rrobën e devotshmërisë. Ata nuk peshojnë me
pasurinë materiale që kanë në duart e tyre, por me pasurinë shpirtërore që mbajnë në zemrat e
tyre.
Edhe vendet nuk vlerësohen tek Zoti thjesht nga bukuria e tyre, por me kujtimet që ata vende
mbajnë në memorien e tyre. Po kështu ndodh edhe me ditët dhe muajt.
Ramazani është i vetmi muaj që është përmendur me emër në Kuranin famëlartë. Është muaji
gjatë të cilit zbriti Kurani, libri i fundit udhëzues, ai libër që nuk do të humbasë kurrë, ai libër që
sa më shumë të lexohet aq më shumë rinohet.
Ramazani është muaji të cilin e zgjodhi Allahu (xh.sh), në të cilin kryhet një ritual shumë sekret,
shumë specifik, shumë madhështor e ai është RITUALI I AGJËRIMIT.
O ju që besoni në prezencën e shpirtit, që besoni se shpirti është i lodhur dhe i etur, dijeni se
Ramazani vjen në ndihmë të këtij shpirti. Ai vjen që të lodhë pak trupin për të çlodhur shpirtin.
Ai vjen për të mbyllur rrugët e shejtanit e për të hapur rrugët e Rrahmanit (Zotit). Kjo për faktin
se shejtani lëviz në trupin tonë, ushqehet nga ushqimi ynë, pi nga pijet tona. Prandaj duhet t`ia
thajmë këto kullota dhe burime që ai të largohet prej nesh, qoftë edhe përkohësisht e ne të lirë
të shohim drejt qiellit me shpresë, të shikojmë rrezet e dritës hyjnore. Prandaj Profeti
Muhamed (a.s) thoshte: “Shejtani qarkullon nëpër trupin e njeriut tamam si gjaku nëpër deje
(damarë). Mbylljani rrugët atij me agjërim”.2
O ju që kuptoni se duhet të ndryshoni nga e keqja në të mirë, apo nga e mira në më të mirë, por
e kuptoni se ndryshimi i vetes nuk qenka i lehtë, Ramazani vjen për të na ndihmuar që ta bëjmë
këtë reformë. Patjetër që njerëzit e mirë nuk janë plotësisht të kënaqur me vetet e tyre, me
veset e tyre, me zemrat e tyre. Ata patjetër kanë diçka për të ndryshuar. Zoti do që të na
ndihmojë të ndryshojmë, prandaj na obligoi me namaz, me zekat, me haxh për atë që ka
mundësi dhe obligoi edhe agjërimin e muajit të Ramazanit.
Duke ndryshuar edhe gjërat më normale si ushqimin, pijen dhe gjumin, Ai na kujton se duhet të
ndryshojmë gjërat e fshehta, që vetëm Ai dhe ne i dimë. Pra të ndryshojmë qëllimet dhe
mendimet tona. Nëse kjo reformë nuk ka qenë e lehtë jashtë muajit Ramazan, tani është më e
lehtë, sepse Zoti në këtë muaj hap dyert e xhenetit, që ndoshta era dhe parfumi i tij të
kundërmojnë e të arrijnë deri tek zemrat e njerëzve. Zoti mbyll dyert e zjarrit, që epshet të mos
kenë rrugë për atje, i prangos shejtanët, në mënyrë që ata, të paktën në këtë muaj, të mos e
ngacmojnë njeriun, ta lenë atë të lirë ta gjejë veten e tij dhe Zotin e tij.
2
Hadith i vërtetë. Buhariu (7171) dhe Muslimi (2175).
O ju që besoni se keni forca të brendshme, por keni frikë apo përtoni t`i zbuloni ato forca!
Ramazani është muaji i besimit në vetvete. Është muaj që na bën ta vlerësojmë forcën tonë, ta
kuptojmë qëndresën dhe durimin tonë ndaj gjërave më të nevojshme, për t`i thënë JO atyre që
janë të panevojshme, veseve dhe sjelljeve tona të pahijshme.
Njerëzit po hyjnë në lloj – lloj garash për të provuar forcat e tyre. Ramazani është një garë që
bën njeriu me veten e tij, për të treguar se sa i fortë dhe sa durimtar mund të jetë ai. A mund t`i
largohesh vesit, i cili siç ka pasur një fillim, ashtu mund të ketë edhe një fund?! Padyshim që po.
Vëllezër dhe motra!
Është e vërtetë që agjërimi bëhet duke lënë ushqimin dhe pijen, por kurrë nuk ka qenë ky
qëllimi i agjërimit, sepse Zoti thotë në Kuranin famëlartë: “O ju që keni besuar. Agjërimi iu
është bërë juve obligim, siç ka qenë obligim edhe i atyre para jush, me qëllim që të bëheni të
devotshëm”. (Bekare: 183).
Ta kufizosh agjërimim thjesht në privim të trupit nga ushqimi e pija, ndërsa gjymtyrët e tjera t`i
lësh të bëjnë gjynahe ditë e natë, është me të vërtetë shumë e ulët. Është tamam si të kërkosh
të ndërtosh një kasolle e nga ana tjetër të prishësh një qytet të tërë. Të agjërosh do të thotë të
ruash zemrën nga mendimi i lig, të ruash syrin nga shikimi tradhëtor, të ruash veshin nga fjala e
pavlerë. Mbi të gjitha do të thotë të ruash gjuhën, e cila është tharë për një pikë ujë, që të mos
njomet me përgojime dhe thashetheme.
Tregohet se në kohën e profetit (a.s) dy gra po agjëronin, por po e ndjenin veten shumë të
lodhura dhe të etura. Erdhën tek profeti (a.s) dhe i kërkuan leje për ta prishur agjërimin. Profeti
Muhamed (a.s) para të gjithë njerëzve solli një enë dhe u tha grave që të villnin ushqimin që
kishin ngrënë. Volli e para dhe nxorri gjak, qelb dhe mish të prishur. Po ashtu edhe e dyta.
Atëherë profeti Muhamed (a.s) u tha njerëzve: “O njerëz! Këto dy gra braktisën ushqimin, që
në fakt është i lejuar dhe u ushqyen me përgojimin e njerëzve, që është diçka e ndaluar”.3
Është e vërtetë që trupi lodhet gjatë agjërimit. Ai ndjen etje dhe uri, por kjo është e
qëllimshme. Prandaj Ramazani nuk duhet kthyer në muaj gatimi. Ne nuk duhet të kemi si
shqetësimin tonë kryesor, se çfarë do të hamë për iftar, por ajo që duhet të kemi shqetësim le
të jetë se çfarë kemi bërë deri në iftar, çfarë do t`i themi Zotit për iftar, për çfarë do t`i lutemi.
Nuk ka kuptim që dikush ta boshatisë barkun gjatë ditës dhe në iftar të hajë derisa të mos ketë
ku ta fusë ushqimin. Kjo do të ishte e pahijshme në sytë e Zotit dhe në sytë e shpirtit.
I nderuar lexues!
Po flasim për Ramazanin dhe fjalët për të nuk mbarojnë. Duke shpresuar se ti do të ndjesh në
Ramazan shumë më tepër se këto fjalë, do të kisha dëshirë ta përfundoja me disa përgëzime që
përcjell ky muaj:
Kush bën një punë vullnetare në këtë muaj, tek Zoti shkruhet sikur të ketë bërë një punë farz
(të detyrueshme).
Kush bën një punë farz në këtë muaj, tek Zoti shkruhet sikur të ketë bërë 70 farze. Me të
vërtetë ky është një shans, një mundësi për të pasur më shumë sevape tek Allahu (xh.sh).
3
Hadith i dobët. Ahmedi (5/341). Shejh Albani dhe shejh Shuajbi e vlerësojnë hadithin të dobët.
Era që nxjerr goja e agjëruesit, e cila për njerzit nuk është e këndshme, tek Zoti është më e mirë
se era e parfumit më të mirë, për faktin se kjo erë del prej devotshmërisë, prej sakrificës, prej
thellësisë së njeriut dhe kjo ka vlerë tek Zoti.
Për çdo ditë të Ramazanit Zoti i gjithësisë me mëshirën e Tij, jep amnisti (falje) për një grup të
madh njerëzish. Amnisti, jo nga burgu dhe vuajtjet e kësaj jete, por nga zjarri i xhehenemit, ai
zjarr që është 70-fish më i nxehtë se zjarri i kësaj bote. Prandaj lute përzemërsisht Allahun
(xh.sh), që të gjithë muslimanët të jenë nga ata njerëz, të cilët Zoti i gjithësisë ua lexon emrin në
listën e të shpëtuarve.
Duhet ta dish se për agjëruesin ka një derë të veçantë në xhenet, e quajtur “Rejjan”, derë nga e
cila hyjnë në xhenet vetëm agjëruesit. Lute Zotin që të ketë vend për ty në atë derë.
Për agjëruesin ka dy gëzime: Njëri është kur ai çel iftar. Kjo jo sepse tani njeriu do të hajë e do
të ngopet, por për faktin se e mundi veten e tij, se bëri diçka për Zotin e tij. Ai tani mund t`i
lutet Zotit, mund t`i kërkojë Allahut (xh.sh) falje dhe forcë për ditët në vazhdim. Të fitosh mbi
veten tënde është me të vërtetë gëzim i madh. Gëzimi tjetër do të jetë kur të takojë Zotin e
botërave. Tamam siç u gëzua në iftar pasi mundi urinë dhe etjen, do të vijë një ditë kur
besimtari do të gëzojë për vuajtjet dhe sakrificën që ka bërë në këtë jetë, kur të shikojë
shpërblimin tek Zoti i gjithësisë, tamam siç shikonte ushqimin e iftarit para vetes së tij.
Në Ramazan është një natë e madhe dhe emrin e ka të tillë. Nata e madhe, nata e fuqisë, nata e
Kadrit. Ajo është një rast i rrallë për të gjithë njerëzit, që duan të bëjnë tregëti me Zotin e
gjithësisë. Ajo natë ka vlerë më shumë se 83 vjet, madje dhe më tepër. Atë natë Zoti i gjithësisë
cakton për njerëzit jetën dhe vdekjen, rrizkun dhe fatin e njerëzve. Atë natë Zoti për hatër të
adhuruesve të Tij, zbret melekët e Tij. Ajo natë është paqe dhe e mbushur e gjitha me vlera.
Lutju Zotit të na mundësojë të gjithëve të bëjmë adhurim në atë natë. Lutju Allahut (xh.sh) të na
zgjojë atë natë, të jemi zgjuar me sytë tanë, të zgjuar me zemrat tona. Lutju Zotit të na
mëshirojë atë natë, t`I mëshirojë fëmijët tanë, familjet tona dhe të gjithë muslimanët. Me të
vërtetë është një natë madhështore dhe shpresojmë që mëshira e Zotit në atë natë të na
përfshijë të gjithëve.
Së fundi dijeni se profeti (a.s) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim tek Zoti, duke
pritur shpërblimin vetëm prej Tij, atij personi do t`i falen të gjitha gabimet dhe gjynahet që ka
bërë në të kaluarën”.4
E lusim Zotin që ky Ramazan të jetë pastrim i gjynaheve tona, reformë e zemrave dhe veteve
tona, zgjidhje e problemeve tona. Zoti i shperbleftë të gjithë ata, që patën durim t`i lexojnë këto
rreshta deri në fund, siç di vetëm Ai të shpërblejë. Zoti i shpërbleftë ata që do t`i transmetojnë
këto fjalë, ndoshta shumë më mirë se ai që i ka thënë. Zoti na mundësoftë të gjithëve që punët
tona të jenë më të mira se fjalët tona, e brendshmja jonë të jetë më e mirë se e jashtmja jonë, e
nesërmja jonë të jetë më e mirë se e sotmja, ahireti ynë të jetë më i mirë se dynjaja jonë. AMIN
Es selamu alejkum ue rahmetullahi teala ue berekatuhu.
Paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qoftë mbi të gjithë ju.
4
Hadith i vërtetë. Buhariu (38, 2008) dhe Muslimi (759).
A M I N
A M I N

More Related Content

What's hot

ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptx
ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptxΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptx
ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptxfilippos_chatziandreas
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaALMA M
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Punim seminarik excel 2016
Punim seminarik excel 2016Punim seminarik excel 2016
Punim seminarik excel 2016edmondkastrati
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Valeria Baçi
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"Flora Kyprianou
 
Meγαλη τεσσαρακοστη παρουσίαση του microsoft office power point
Meγαλη τεσσαρακοστη   παρουσίαση του microsoft office power pointMeγαλη τεσσαρακοστη   παρουσίαση του microsoft office power point
Meγαλη τεσσαρακοστη παρουσίαση του microsoft office power pointmariastou
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari sara7991
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijAvni Xhemajli
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 

What's hot (20)

ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptx
ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptxΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptx
ΙΟΥΔΑΪΣΜΟΣ & ΔΙΑΤΡΟΦΗ.pptx
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Punim seminarik excel 2016
Punim seminarik excel 2016Punim seminarik excel 2016
Punim seminarik excel 2016
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Diabeti
DiabetiDiabeti
Diabeti
 
Vlerat evropiane (2)
Vlerat evropiane  (2)Vlerat evropiane  (2)
Vlerat evropiane (2)
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
 
Forca e ferkimit albin berisha
Forca e ferkimit albin berishaForca e ferkimit albin berisha
Forca e ferkimit albin berisha
 
Biomekanika
BiomekanikaBiomekanika
Biomekanika
 
Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIAMEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"
Στρατής Τσίρκας "Αριάγνη"
 
Meγαλη τεσσαρακοστη παρουσίαση του microsoft office power point
Meγαλη τεσσαρακοστη   παρουσίαση του microsoft office power pointMeγαλη τεσσαρακοστη   παρουσίαση του microsoft office power point
Meγαλη τεσσαρακοστη παρουσίαση του microsoft office power point
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari
 
6 η μεταστροφή του παύλου
6 η μεταστροφή του παύλου6 η μεταστροφή του παύλου
6 η μεταστροφή του παύλου
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 

Similar to 1 ramazani ftese per meditim

Peshperitjeteramazanit
PeshperitjeteramazanitPeshperitjeteramazanit
Peshperitjeteramazanitguest3b04bc
 
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDIRregullatIslame
 
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDILexo dhe Mëso
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitLoveofpeople
 
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te Ramazanit
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te RamazanitTë Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te Ramazanit
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te RamazanitLexo dhe Mëso
 
Ndejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit RamazanNdejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit RamazanLexo dhe Mëso
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitMondi Marku
 
Amr halid vlera e kohës
Amr halid   vlera e kohësAmr halid   vlera e kohës
Amr halid vlera e kohësLibra Islame
 
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Libra Islame
 
Shenjat ekohes
Shenjat ekohesShenjat ekohes
Shenjat ekohesGSM
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të ShevalitRregullatIslame
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të ShevalitLexo dhe Mëso
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Ramadan Lohaj
 
Sq plani dhjete_ditor
Sq plani dhjete_ditorSq plani dhjete_ditor
Sq plani dhjete_ditorFatos
 
Agjerimi I Ramazanit
Agjerimi I RamazanitAgjerimi I Ramazanit
Agjerimi I Ramazanitguest41e4e
 
Agjerimi i ramazanit
Agjerimi i ramazanitAgjerimi i ramazanit
Agjerimi i ramazanitFSstudio
 
Muhamed abdullah draz agjerimi i ramazanit
Muhamed abdullah draz   agjerimi i ramazanitMuhamed abdullah draz   agjerimi i ramazanit
Muhamed abdullah draz agjerimi i ramazanitLibra Islame
 

Similar to 1 ramazani ftese per meditim (20)

Peshperitjeteramazanit
PeshperitjeteramazanitPeshperitjeteramazanit
Peshperitjeteramazanit
 
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
 
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
04. MUAJI I RAMAZANIT DHE TEVHIDI
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesit
 
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te Ramazanit
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te RamazanitTë Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te Ramazanit
Të Përfitojmë nga Begatitë e Muajit te Ramazanit
 
Ndejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit RamazanNdejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit Ramazan
 
Ndejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit RamazanNdejat e muajit Ramazan
Ndejat e muajit Ramazan
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanit
 
Amr halid vlera e kohës
Amr halid   vlera e kohësAmr halid   vlera e kohës
Amr halid vlera e kohës
 
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi Shefik kurdiq   ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
Shefik kurdiq ramazani dhe namazi i teravive ne driten e medhhebit hanefi
 
Pse Agjerojmë
Pse AgjerojmëPse Agjerojmë
Pse Agjerojmë
 
Pse Agjerojmë
Pse AgjerojmëPse Agjerojmë
Pse Agjerojmë
 
Shenjat ekohes
Shenjat ekohesShenjat ekohes
Shenjat ekohes
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
 
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
 
Sq plani dhjete_ditor
Sq plani dhjete_ditorSq plani dhjete_ditor
Sq plani dhjete_ditor
 
Agjerimi I Ramazanit
Agjerimi I RamazanitAgjerimi I Ramazanit
Agjerimi I Ramazanit
 
Agjerimi i ramazanit
Agjerimi i ramazanitAgjerimi i ramazanit
Agjerimi i ramazanit
 
Muhamed abdullah draz agjerimi i ramazanit
Muhamed abdullah draz   agjerimi i ramazanitMuhamed abdullah draz   agjerimi i ramazanit
Muhamed abdullah draz agjerimi i ramazanit
 

More from Mondi Marku

Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiMondi Marku
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِMondi Marku
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sMondi Marku
 
Pajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzvePajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzveMondi Marku
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems TibrizitMondi Marku
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëMondi Marku
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennetMondi Marku
 
Zemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitZemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitMondi Marku
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMondi Marku
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëMondi Marku
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Mondi Marku
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدMondi Marku
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitMondi Marku
 

More from Mondi Marku (16)

Sureja Fatiha
Sureja  Fatiha Sureja  Fatiha
Sureja Fatiha
 
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
 
Pajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzvePajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzve
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisë
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennet
 
Sureja Fatiha
Sureja Fatiha Sureja Fatiha
Sureja Fatiha
 
Zemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitZemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupit
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetë
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجد
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotit
 

1 ramazani ftese per meditim

  • 1. RAMAZANI FTESË PER MEDITIM Falenderimet janë për Allahun (xh.sh). Përshëndetjet janë për profetin Muhamed (a.s), paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ti që lexon këta rreshta. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ty, mbi familjen tënde dhe mbi të gjithë njerëzit e mirë sa të jetë kjo jetë. Meqë tema jonë është rreth Ramazanit dhe fjalët tona janë rreth agjërimit, do doja që fjala e parë të jetë një urim për të gjithë muslimanët me rastin e ardhjes së muajit të mëshirës, e muajit të reformës shpirtërore. Një urim më të veçantë për ata që agjërojnë, për ata që me vullnetin e tyre do të lenë ushqimin dhe pijen, për Zotin e tyre, për shpirtin e tyre, për të mirën e tyre. Unë nuk mund të gjej urim më të mirë sesa ai i Zotit, kur thotë në hadithin kudsij: “Çdo punë që bën njeriu e bën për veten e tij, përveç agjërimit. Atë e bën për Mua dhe Unë Vetë do t`ia shpërblej”.1 Duke u nisur nga kjo, do të kisha dëshirë që agjëruesi të mos e nënvlerësojë kurrë punën që po bën, përkundrazi të jetë kërkues, të jetë ambicioz dhe të presë një shpërblim të madh ngaqë, në ndryshim nga bamirësit e kësaj bote, të cilët mërziten kur u kërkon gjithnjë, Zoti, sa më shumë t`i kërkosh, aq më shumë kënaqet. I nderuar lexues! A nuk është i habitshëm fakti, që pjesa më e madhe e njerëzve u kujtua se po vjen muaji i Ramazanit vetëm pak ditë përpara, madje dikush i ka shumë të freskëta kujtimet e Ramazanit të kaluar. Pra kaloi plot një vit. Një vit nga mosha e kësaj toke. Një vit më larg lindjes sonë, një vit më afër vdekjes sonë, një vit më afër takimit me Zotin dhe me punën tonë. Ja pra çfarë qenka jeta jonë! Ditë e net që i lenë rradhën njëra – tjetrës e ne thjesht grisim fletën e kalendarit për muaj e vite të tëra, të cilat pasojnë njëri – tjetrin dhe harrojmë se ata janë muajt dhe vitet e jetës sonë. Është momenti të kujtohemi për vetet tona, momenti për të shkundur pluhurin e shkujdesjes, që ka kapluar zemrën dhe mendjen tonë. Është momenti për të njohur seriozisht vlerën e kohës, asaj kohe, në të cilën u betua vetë Krijuesi i saj, Allahu (xh.sh) kur tha: “Pasha kohën. Me të vërtetë që njeriu është në humbje. Përveç atyre që besuan, bënë punë të mira, këshilluan njëri – tjetrin për të vërtetën dhe për durim”. (Asr 1-3) Më duket se Ramazani vjen për ti thënë jetës “NDAL”. Ndal o jetë, se i lodhe njerëzit me hallet e tua që s`paskan të sosur. Ndal o jetë, se i mashtrove njerëzit me bukuritë e tua që nuk zgjasin shumë. Ndal o jetë, se u vodhe njerëzve plot 11 muaj. Ndal o jetë, se njerëzit janë vërtet të uritur edhe pse mund të jenë të ushqyer mirë. Njerëzit janë të etur edhe pse nuk po lenë gjë pa pirë. Njerëzit janë të lodhur edhe pse po pushojnë shumë. Ndal o jetë, se njerëzit janë të Zotit e njeriu është krijesa më fisnike që ka krijuar Zoti. Por habia më e madhe është, se përsëri ka njerëz që nuk e dëgjojnë këtë zë. Tallen me varkën që do t`i shpëtojë dhe vazhdojnë të ecin aty ku ishin, derisa të vijë një moment që nuk e dëgjojnë më këtë zë dhe papritur të ballafaqohen me zërin e vdekjes, i cili nuk pret asnjë çast. 1 Hadith i vërtetë. Buhariu (1903) dhe Muslimi (1151).
  • 2. “O ju që keni besuar, përgjigjuni Allahut dhe profetit të Tij, kur ju ftojnë për në shpëtimin tuaj” (Enfal: 24). Vëllezër dhe motra! Shumë njerëz mund të pyesin se përse i bëhet kaq “ekzagjerim” muajit të Ramazanit. A nuk është edhe ai një muaj si gjithë muajt e tjerë? 29 apo 30 ditë. Thjesht një muaj i kalendarit hënor?! Unë do të thosha se Zoti i vlerëson gjërat me standarte dhe kritere të ndryshme nga ata të njerëzve. Keshtu tek Zoti, njerëzit nuk peshojnë me peshën e tyre fizike, por me peshën e ndjenjave dhe vlerave që mbartin. Njerëzit nuk peshojnë tek Zoti me rrobat e shumta, të cilat ia kanë zënë frymën garderobës së tyre, por me rrobën e devotshmërisë. Ata nuk peshojnë me pasurinë materiale që kanë në duart e tyre, por me pasurinë shpirtërore që mbajnë në zemrat e tyre. Edhe vendet nuk vlerësohen tek Zoti thjesht nga bukuria e tyre, por me kujtimet që ata vende mbajnë në memorien e tyre. Po kështu ndodh edhe me ditët dhe muajt. Ramazani është i vetmi muaj që është përmendur me emër në Kuranin famëlartë. Është muaji gjatë të cilit zbriti Kurani, libri i fundit udhëzues, ai libër që nuk do të humbasë kurrë, ai libër që sa më shumë të lexohet aq më shumë rinohet. Ramazani është muaji të cilin e zgjodhi Allahu (xh.sh), në të cilin kryhet një ritual shumë sekret, shumë specifik, shumë madhështor e ai është RITUALI I AGJËRIMIT. O ju që besoni në prezencën e shpirtit, që besoni se shpirti është i lodhur dhe i etur, dijeni se Ramazani vjen në ndihmë të këtij shpirti. Ai vjen që të lodhë pak trupin për të çlodhur shpirtin. Ai vjen për të mbyllur rrugët e shejtanit e për të hapur rrugët e Rrahmanit (Zotit). Kjo për faktin se shejtani lëviz në trupin tonë, ushqehet nga ushqimi ynë, pi nga pijet tona. Prandaj duhet t`ia thajmë këto kullota dhe burime që ai të largohet prej nesh, qoftë edhe përkohësisht e ne të lirë të shohim drejt qiellit me shpresë, të shikojmë rrezet e dritës hyjnore. Prandaj Profeti Muhamed (a.s) thoshte: “Shejtani qarkullon nëpër trupin e njeriut tamam si gjaku nëpër deje (damarë). Mbylljani rrugët atij me agjërim”.2 O ju që kuptoni se duhet të ndryshoni nga e keqja në të mirë, apo nga e mira në më të mirë, por e kuptoni se ndryshimi i vetes nuk qenka i lehtë, Ramazani vjen për të na ndihmuar që ta bëjmë këtë reformë. Patjetër që njerëzit e mirë nuk janë plotësisht të kënaqur me vetet e tyre, me veset e tyre, me zemrat e tyre. Ata patjetër kanë diçka për të ndryshuar. Zoti do që të na ndihmojë të ndryshojmë, prandaj na obligoi me namaz, me zekat, me haxh për atë që ka mundësi dhe obligoi edhe agjërimin e muajit të Ramazanit. Duke ndryshuar edhe gjërat më normale si ushqimin, pijen dhe gjumin, Ai na kujton se duhet të ndryshojmë gjërat e fshehta, që vetëm Ai dhe ne i dimë. Pra të ndryshojmë qëllimet dhe mendimet tona. Nëse kjo reformë nuk ka qenë e lehtë jashtë muajit Ramazan, tani është më e lehtë, sepse Zoti në këtë muaj hap dyert e xhenetit, që ndoshta era dhe parfumi i tij të kundërmojnë e të arrijnë deri tek zemrat e njerëzve. Zoti mbyll dyert e zjarrit, që epshet të mos kenë rrugë për atje, i prangos shejtanët, në mënyrë që ata, të paktën në këtë muaj, të mos e ngacmojnë njeriun, ta lenë atë të lirë ta gjejë veten e tij dhe Zotin e tij. 2 Hadith i vërtetë. Buhariu (7171) dhe Muslimi (2175).
  • 3. O ju që besoni se keni forca të brendshme, por keni frikë apo përtoni t`i zbuloni ato forca! Ramazani është muaji i besimit në vetvete. Është muaj që na bën ta vlerësojmë forcën tonë, ta kuptojmë qëndresën dhe durimin tonë ndaj gjërave më të nevojshme, për t`i thënë JO atyre që janë të panevojshme, veseve dhe sjelljeve tona të pahijshme. Njerëzit po hyjnë në lloj – lloj garash për të provuar forcat e tyre. Ramazani është një garë që bën njeriu me veten e tij, për të treguar se sa i fortë dhe sa durimtar mund të jetë ai. A mund t`i largohesh vesit, i cili siç ka pasur një fillim, ashtu mund të ketë edhe një fund?! Padyshim që po. Vëllezër dhe motra! Është e vërtetë që agjërimi bëhet duke lënë ushqimin dhe pijen, por kurrë nuk ka qenë ky qëllimi i agjërimit, sepse Zoti thotë në Kuranin famëlartë: “O ju që keni besuar. Agjërimi iu është bërë juve obligim, siç ka qenë obligim edhe i atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm”. (Bekare: 183). Ta kufizosh agjërimim thjesht në privim të trupit nga ushqimi e pija, ndërsa gjymtyrët e tjera t`i lësh të bëjnë gjynahe ditë e natë, është me të vërtetë shumë e ulët. Është tamam si të kërkosh të ndërtosh një kasolle e nga ana tjetër të prishësh një qytet të tërë. Të agjërosh do të thotë të ruash zemrën nga mendimi i lig, të ruash syrin nga shikimi tradhëtor, të ruash veshin nga fjala e pavlerë. Mbi të gjitha do të thotë të ruash gjuhën, e cila është tharë për një pikë ujë, që të mos njomet me përgojime dhe thashetheme. Tregohet se në kohën e profetit (a.s) dy gra po agjëronin, por po e ndjenin veten shumë të lodhura dhe të etura. Erdhën tek profeti (a.s) dhe i kërkuan leje për ta prishur agjërimin. Profeti Muhamed (a.s) para të gjithë njerëzve solli një enë dhe u tha grave që të villnin ushqimin që kishin ngrënë. Volli e para dhe nxorri gjak, qelb dhe mish të prishur. Po ashtu edhe e dyta. Atëherë profeti Muhamed (a.s) u tha njerëzve: “O njerëz! Këto dy gra braktisën ushqimin, që në fakt është i lejuar dhe u ushqyen me përgojimin e njerëzve, që është diçka e ndaluar”.3 Është e vërtetë që trupi lodhet gjatë agjërimit. Ai ndjen etje dhe uri, por kjo është e qëllimshme. Prandaj Ramazani nuk duhet kthyer në muaj gatimi. Ne nuk duhet të kemi si shqetësimin tonë kryesor, se çfarë do të hamë për iftar, por ajo që duhet të kemi shqetësim le të jetë se çfarë kemi bërë deri në iftar, çfarë do t`i themi Zotit për iftar, për çfarë do t`i lutemi. Nuk ka kuptim që dikush ta boshatisë barkun gjatë ditës dhe në iftar të hajë derisa të mos ketë ku ta fusë ushqimin. Kjo do të ishte e pahijshme në sytë e Zotit dhe në sytë e shpirtit. I nderuar lexues! Po flasim për Ramazanin dhe fjalët për të nuk mbarojnë. Duke shpresuar se ti do të ndjesh në Ramazan shumë më tepër se këto fjalë, do të kisha dëshirë ta përfundoja me disa përgëzime që përcjell ky muaj: Kush bën një punë vullnetare në këtë muaj, tek Zoti shkruhet sikur të ketë bërë një punë farz (të detyrueshme). Kush bën një punë farz në këtë muaj, tek Zoti shkruhet sikur të ketë bërë 70 farze. Me të vërtetë ky është një shans, një mundësi për të pasur më shumë sevape tek Allahu (xh.sh). 3 Hadith i dobët. Ahmedi (5/341). Shejh Albani dhe shejh Shuajbi e vlerësojnë hadithin të dobët.
  • 4. Era që nxjerr goja e agjëruesit, e cila për njerzit nuk është e këndshme, tek Zoti është më e mirë se era e parfumit më të mirë, për faktin se kjo erë del prej devotshmërisë, prej sakrificës, prej thellësisë së njeriut dhe kjo ka vlerë tek Zoti. Për çdo ditë të Ramazanit Zoti i gjithësisë me mëshirën e Tij, jep amnisti (falje) për një grup të madh njerëzish. Amnisti, jo nga burgu dhe vuajtjet e kësaj jete, por nga zjarri i xhehenemit, ai zjarr që është 70-fish më i nxehtë se zjarri i kësaj bote. Prandaj lute përzemërsisht Allahun (xh.sh), që të gjithë muslimanët të jenë nga ata njerëz, të cilët Zoti i gjithësisë ua lexon emrin në listën e të shpëtuarve. Duhet ta dish se për agjëruesin ka një derë të veçantë në xhenet, e quajtur “Rejjan”, derë nga e cila hyjnë në xhenet vetëm agjëruesit. Lute Zotin që të ketë vend për ty në atë derë. Për agjëruesin ka dy gëzime: Njëri është kur ai çel iftar. Kjo jo sepse tani njeriu do të hajë e do të ngopet, por për faktin se e mundi veten e tij, se bëri diçka për Zotin e tij. Ai tani mund t`i lutet Zotit, mund t`i kërkojë Allahut (xh.sh) falje dhe forcë për ditët në vazhdim. Të fitosh mbi veten tënde është me të vërtetë gëzim i madh. Gëzimi tjetër do të jetë kur të takojë Zotin e botërave. Tamam siç u gëzua në iftar pasi mundi urinë dhe etjen, do të vijë një ditë kur besimtari do të gëzojë për vuajtjet dhe sakrificën që ka bërë në këtë jetë, kur të shikojë shpërblimin tek Zoti i gjithësisë, tamam siç shikonte ushqimin e iftarit para vetes së tij. Në Ramazan është një natë e madhe dhe emrin e ka të tillë. Nata e madhe, nata e fuqisë, nata e Kadrit. Ajo është një rast i rrallë për të gjithë njerëzit, që duan të bëjnë tregëti me Zotin e gjithësisë. Ajo natë ka vlerë më shumë se 83 vjet, madje dhe më tepër. Atë natë Zoti i gjithësisë cakton për njerëzit jetën dhe vdekjen, rrizkun dhe fatin e njerëzve. Atë natë Zoti për hatër të adhuruesve të Tij, zbret melekët e Tij. Ajo natë është paqe dhe e mbushur e gjitha me vlera. Lutju Zotit të na mundësojë të gjithëve të bëjmë adhurim në atë natë. Lutju Allahut (xh.sh) të na zgjojë atë natë, të jemi zgjuar me sytë tanë, të zgjuar me zemrat tona. Lutju Zotit të na mëshirojë atë natë, t`I mëshirojë fëmijët tanë, familjet tona dhe të gjithë muslimanët. Me të vërtetë është një natë madhështore dhe shpresojmë që mëshira e Zotit në atë natë të na përfshijë të gjithëve. Së fundi dijeni se profeti (a.s) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim tek Zoti, duke pritur shpërblimin vetëm prej Tij, atij personi do t`i falen të gjitha gabimet dhe gjynahet që ka bërë në të kaluarën”.4 E lusim Zotin që ky Ramazan të jetë pastrim i gjynaheve tona, reformë e zemrave dhe veteve tona, zgjidhje e problemeve tona. Zoti i shperbleftë të gjithë ata, që patën durim t`i lexojnë këto rreshta deri në fund, siç di vetëm Ai të shpërblejë. Zoti i shpërbleftë ata që do t`i transmetojnë këto fjalë, ndoshta shumë më mirë se ai që i ka thënë. Zoti na mundësoftë të gjithëve që punët tona të jenë më të mira se fjalët tona, e brendshmja jonë të jetë më e mirë se e jashtmja jonë, e nesërmja jonë të jetë më e mirë se e sotmja, ahireti ynë të jetë më i mirë se dynjaja jonë. AMIN Es selamu alejkum ue rahmetullahi teala ue berekatuhu. Paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qoftë mbi të gjithë ju. 4 Hadith i vërtetë. Buhariu (38, 2008) dhe Muslimi (759).
  • 5. A M I N
  • 6. A M I N