SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
ZEMRA
SULLTANI I SHTETIT TRUP
:ُ‫ل‬‫و‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ٍ‫ير‬ِ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ن‬ْ‫ب‬ َ‫ان‬َ‫م‬ْ‫ع‬ُّ‫ن‬‫ال‬ ُ‫ت‬ْ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬ :َ‫ال‬َ‫ق‬ ٍ‫ر‬ِ‫ام‬َ‫ع‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬:ُ‫ل‬‫و‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ُ‫ت‬ْ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬...“‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ ً‫َة‬‫غ‬ْ‫ض‬ُ‫م‬ ِ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ ‫ى‬ِ‫ف‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫أ‬
َ‫ل‬َ‫ص‬.ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ي‬ِ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫أ‬ ،ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ ُ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ َ‫د‬َ‫س‬َ‫ف‬ ْ‫ت‬َ‫د‬َ‫س‬َ‫ف‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ ،ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ ُ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ َ‫ح‬َ‫ل‬َ‫ص‬ ْ‫ت‬َ‫ح‬”
Sipas asaj që Amiri ka dëgjuar nga en-Nu’man b. Beshiri,
i Dërguari i Allahut (s.a.v) ka thënë:
“...Dijenisenë trup është një copë mishiqënëse është mirë (e shëndoshë) itërë trupi
është mirë (i shëndoshë); nëse ajo prishet atëherë prishet i tërë trupi. Dijeni se ajo
është zemra.”
(B52 Buhari, Iman, 39)
:َ‫ال‬َ‫ق‬ ٍ‫ب‬َ‫ش‬ ْ‫و‬َ‫ح‬ ‫ن‬ْ‫ب‬ ‫ر‬ْ‫ه‬َ‫ش‬ ‫ى‬ِ‫ن‬َ‫ث‬‫ه‬‫د‬َ‫ح‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ِ‫اء‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ !َ‫ين‬ِ‫ن‬ِ‫ؤْم‬ُ‫م‬ْ‫ال‬ ‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ي‬ :َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ل‬َ‫س‬ ِ‫م‬ُ ِ‫ِل‬ ُ‫ت‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬s‫؟‬ ِ‫ك‬َ‫د‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬
:ِ‫ه‬ِ‫ئ‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ :ْ‫ت‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬
“َ‫ك‬ِ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ى‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ت‬ِ‫ب‬َ‫ث‬ !ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ب‬ِ‫ل‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ي‬”.‫ى‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ت‬ِ‫ب‬َ‫ث‬ !ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ب‬ِ‫ل‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ي‬ َ‫ك‬ِ‫ئ‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬ !ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ‫ا‬َ‫ي‬ :ُ‫ت‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬َ‫ف‬ :ْ‫ت‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬
:َ‫ال‬َ‫ق‬ ‫؟‬ َ‫ك‬ِ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬“َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫أ‬ َ‫ء‬‫َا‬‫ش‬ ْ‫ن‬َ‫م‬َ‫ف‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ع‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ع‬ُ‫ب‬ْ‫ص‬ُ‫أ‬ َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ ُ‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ه‬‫ال‬ِ‫إ‬ ٌّ‫ي‬ِ‫م‬َ‫د‬‫آ‬ َ‫س‬ْ‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ !َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ل‬َ‫س‬ ‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ي‬َ‫ش‬ ْ‫ن‬َ‫م‬َ‫و‬َ‫ء‬‫ا‬
.َ‫غ‬‫ا‬ َ‫ز‬َ‫أ‬”
:َ‫ال‬َ‫ق‬ َ‫ة‬َ‫ر‬ْ‫ي‬ َ‫ر‬ُ‫ه‬ ‫ى‬ِ‫ب‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ُ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫ال‬َ‫ق‬s:
“َ‫ال‬ َ ‫ه‬‫اَّلل‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬.ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ل‬‫ا‬َ‫م‬ْ‫ع‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ ‫ى‬َ‫ل‬ِ‫إ‬ ُ‫ر‬ُ‫ظ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬ ْ‫ن‬ِ‫ك‬َ‫ل‬ َ‫و‬ ،ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ْ‫م‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ ِ‫ر‬َ‫و‬ُ‫ص‬ ‫ى‬َ‫ل‬ِ‫إ‬ ُ‫ر‬ُ‫ظ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬”
،َ‫ة‬َ‫ر‬ْ‫ي‬ َ‫ر‬ُ‫ه‬ ‫ى‬ِ‫ب‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬s:َ‫ال‬َ‫ق‬
“ُ‫س‬ َ‫اب‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ف‬ْ‫غ‬َ‫ت‬ْ‫س‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ع‬َ‫َز‬‫ن‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬َ‫ف‬ ُ‫ء‬‫ا‬َ‫د‬ْ‫و‬َ‫س‬ ٌ‫ة‬َ‫ت‬ْ‫ك‬ُ‫ن‬ ِ‫ه‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ‫ى‬ِ‫ف‬ ْ‫ت‬َ‫ت‬ِ‫ك‬ُ‫ن‬ ً‫ة‬َ‫ئ‬‫ي‬ِ‫ط‬َ‫خ‬ َ‫أ‬َ‫ط‬ْ‫خ‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ َ‫د‬ْ‫ب‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ْ‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ ُ،‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ََِ‫ق‬َ‫د‬‫ا‬َ‫ع‬
ِ‫ذ‬‫ه‬‫ال‬ ُ‫ان‬ ‫ه‬‫الر‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫و‬ُ‫ل‬ْ‫ع‬َ‫ت‬ ‫ى‬‫ه‬‫ت‬َ‫ح‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ي‬ِ‫ف‬ َ‫د‬‫ي‬ ِ‫ز‬.]َ‫ون‬ُ‫ب‬ِ‫س‬ْ‫ك‬َ‫ي‬ ‫وا‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ ْ‫م‬ِ‫ه‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ان‬ َ‫ر‬ ََْ‫ب‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫ك‬[ ُ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ر‬َ‫ك‬َ‫ذ‬ ‫ى‬”
:َ‫ال‬َ‫ق‬ ِ‫اص‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ ِ‫ن‬ْ‫ب‬ ‫و‬ ِ‫ر‬ْ‫م‬َ‫ع‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ُ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫ال‬َ‫ق‬s“ :ْ‫م‬َ‫ل‬ ،‫ا‬َ‫ه‬‫ه‬‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ب‬َ‫ع‬ُّ‫ش‬‫ال‬ ُ‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫ع‬َ‫ب‬‫ه‬‫ت‬‫ا‬ ِ‫ن‬َ‫م‬َ‫ف‬ .ً‫ة‬َ‫ب‬ْ‫ع‬ُ‫ش‬ ٍ‫اد‬ َ‫و‬ َُِ‫ك‬ِ‫ب‬ ،َ‫م‬َ‫د‬‫آ‬ ِ‫ن‬ْ‫ب‬‫ا‬ ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬
َ‫م‬َ‫و‬ .ُ‫ه‬َ‫ك‬َ‫ل‬ْ‫ه‬َ‫أ‬ ٍ‫اد‬ َ‫و‬ ِ‫ي‬َ‫أ‬ِ‫ب‬ ُ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ال‬َ‫ب‬ُ‫ي‬. َ‫ب‬ُّ‫ع‬َ‫ش‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬ ُ‫ه‬‫ا‬َ‫ف‬َ‫ك‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ََ‫ه‬‫ك‬َ‫و‬َ‫ت‬ ْ‫ن‬”
Rrëfen Shehr b. Havsheb: “E pyeta Ummu Selemen: ‘O nëna e besimtarëve! Ç’lutje
bënte më shumë i Dërguari i Allahut kur ishte pranë teje?’ Ummu Seleme u përgjigj:
‘Lutja që bënte më shumë ishte kjo: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën
të vendosur në fe!’ Unë e pyeta: ‘O i Dërguari i Allahut! Pse lutesh kaq shumë: ‘O
(Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosur në fe!’ I Dërguari i Allahut
m’u përgjigj: ‘O Ummi Seleme! Nuk ka askush që zemra e tij të mos jetë mes dy
gishtërinjve të Allahut. Atë që do Ai e udhëzon në rrugë të drejtë e atë që do e
devijon.’”
T3522 Tirmidhi, Deavat, 89)
Sipas transmetimit të përcjellë nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar
kështu: “Allahu nuk sheh pamjen dhe pasurinë tuaj, por vetëm zemrat dhe veprat
tuaja.”
(M6543 Muslim, Birr, 34)
Sipas transmetimit të përcjellë nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar:
“Nëse robi bën ndonjë mëkat, në zemrën e tij formohet një pikë e zezë. Nëse ai
tërhiqet nga mëkati dhe kërkon falje, pendohet e i kthehet Allahut, zemra e tij
pastrohet. Nëse e përsërit të njëjtin gabim, atëherë pika e zezë rritet derisa në fund
e mbulon tëgjithëzemrën. Kjo është nxirja e zemrave qëpërmend Allahu:‘Nukështë
ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.’” (Mutaffifin, 83/14).
T3334 Tirmidhi, Tefsiru’l-Kur’an, 83)
Sipas transmetimit të përcjellë nga Amr b. As’i, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar:
“Në zemrën e birit të Ademit ka rrugë drejt të gjitha luginave (të dëshirave). Për
Allahun nuk ka rëndësi se në cilën prej tyre e shkatërron njeriun që ua ka hapur
zemrën të gjithave, por kush i mbështetet Allahut, Allahu e mbron atë nga konfuzioni
i dëshirave.”
IM4166 Ibën Maxhe, Zuhd, 14)
Dijetari i madh i tabiinëve Shehr b. Havsheb rrëfen: Pas vdekjes së të
Dërguarit të Allahut, u bëra kurioz për lutjet e tij, prandaj shkova pranë Ummu
Selemes, nënës së besimtarëve, dhe e pyeta: “O nëna e besimtarëve! Ç’lutje bënte
më shumë i Dërguari i Allahut kur ishte pranë teje?’ Ummu Seleme u përgjigj: ‘Lutja
që bënte më shumë ishte kjo: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të
vendosurnë fe!’ Unë e pyeta: ‘O iDërguari i Allahut! Pselutesh kaq shumë: ‘O (Zoti
im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosur në fe!’ I Dërguari i Allahut m’u
përgjigj: ‘O Ummi Seleme! Nuk ka askush që zemra e tij të mos jetë mes dy
gishtërinjve të Allahut. Atë që do Ai e udhëzon në rrugë të drejtë e atë që do e
devijon.’”1
1 T3522 Tirmidhi,Deavat,89.
Në këtë mënyrë i Dërguari i Allahut vinte në dukje lidhjen mes zemrave dhe
Allahut. S’ka dyshim se ndryshimi në zemra varet nga një ekuilibër shumë delikat
mes vullnetit të robit dhe vullnetit të Allahut. Kjo është në përputhje të plotë me
ajetin e Kur’anit: “O besimtarë! BindjuniAllahutdhetë Dërguaritkur ju thërret në
atë që ju jep jetë! Dijeni se Allahu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe dijeni
se tek Ai do të mblidheni!”2 Thirrja e Allahut dhe e të Dërguarit në këtë ajet,
domethënë Kur’ani dhe suneti, janë theksuar si “jetëdhënëse”. Nuk është për t’u
habitur që në thirrjen për jetë detyra kryesore t’i ngarkohet zemrës si epiqendra e
jetës. I Dërguari i Allahut, duke e ditur se zemra është e paqëndrueshme dhe se pa
ndihmën e Allahut nuk mund të përqendrohet në udhëzim, lutej vazhdimisht: ‘O
(Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëjzemrën të vendosurnëfe!’3 që Allahu t’ia forcojë
zemrën besimtarit në luftën e tij me egon, ashtu siç ua forcon këmbët besimtarëve
në luftë me anë të engjëjve.. I Dërguari ynë, krahas lutjes që zemra e tij të jetë e
përqendruar dhe e vendosur, gjithashtu ka kërkuar nga Allahu që çdo çast t’ia
drejtojë zemrën në nënshtrimin ndaj Tij.4 Fakti që i Dërguari i Allahut herëpashere
e fillonte fjalën duke thënë: “betohem në emrin e Allahut, kthyesit dhe rrotulluesit të
zemrave!”5 tregon se çdo punë rrugën e saj drejt botës së qenieve e gjen përmes
zemrës.
Zemra është përmendur edhe në hadithe të tjera të të Dërguarit të Allahut. Në
një hadith që transmetohet nga Ebu Musai, i Dërguari i Allahut thotë: “Zemra është
quajturzemër (kalb – përmbysem, kthehem), ngaqëështë shumëe paqëndrueshme.
Zemra i ngjan puplëssë zogut që varet në një dru në shkretëtirë. Era e luhatatë sa
nënjërën anënëtjetrën.”6 Pejgamberi a.s. në një hadith e shpjegon me këtë metaforë
natyrën e ndryshueshme të zemrës: “Zemra e birit të Ademit është diçka që vlon, si
tenxhereja mbizjarr, ajo ndryshon vazhdimisht.”7 Aq e ndryshueshme është zemra,
sa që Profeti a.s. thotë: “Edhe zemra ime mbështillet me perde dhe unë përditë
njëqind herë i kërkoj Allahut të më falë.”8
2 Enfal,8/24.
3 T3522 Tirmidhi,Deavat,89.
4 M6750 Muslim,Kader, 17.
5 B6628 Buhari,Ejman dhe nuzur, 3.
6 HM19895 Ibën Hanbel,IV, 409.
7 HM24317 Ibën Hanbel,VI , 4.
8 M6858 Muslim,Dhikr, 41.
Në mendimin islam zemra shihet si një organ qendrorqë orienton tërë trupin.
Sado që kur thuhet zemër në radhë të parë vjen në mend organi i cili grumbullon
gjakun dhe e pomponatë në të gjithë trupin, në Kur’anin Famëlartë dhe në hadithet
e të Dërguarit, theksohet zemra si qendër e vetëdijes, ndërgjegjes, imagjinatës,
ndjenjës, mendjes dhe vullnetit, si burim i çdo intuite dhe ndjenje e përfundimish
edhe i aftësisë sonëpër të menduar. Zemra siorgan qendror i jetës sonëfizike, është
burimi që drejton edhe jetën tonë shpirtërore. Të dyja këto rrafshe të jetës nuk mund
të mendohen të ndara.
Në gjuhën e fesë, zemra është qendër e dashurisë dhe urrejtjes, guximit dhe
frikës, mirësisë dhetë keqes, shkurt i tërë ndjenjave tona. Ashtu siç gjenden në zemër
ndjenjat e këqija si xhelozia, mëria e urrejtja, po ashtu, edhe shumë ndjenja të mira
si besimi, frika ndaj Allahut, butësia dhe devotshmëria, i atribuohen zemrës. Edhe
dija (ma’rife), domethënë njohja e Allahut është çështje e zemrës.9
Xhibrili, të Dërguarit (s.a.v) ia ka zbritur Kur’anin në zemër.10 Në zemër
reflektohen bukuritë hyjnore. Ato që njeriu i pranon mendërisht, po aty ngjyrosen
me ngjyrën e besimit e të mirësisë dhe më pas barten në dimensionin e ndjenjave.
Me kuptimin e hollë të ajetit: “Atij që do ta udhëzojë, Allahu ia hap zemrën për (të
pranuar) Islamin,”11 kjo gjë e nxjerr njeriun nga kuadri i një qenieje mekanike dhe
e shndërronatë në qenie qërrënqethet karshi ngjarjeve, qëpërjeton vajtje-ardhje mes
frikës dhe shpresës.
Si pika qendrore e trupit të njeriut dhe ku përjetohen bashkë katër tiparet e
natyrës njerëzore, egërsia, ndjenjat shtazarake (instinktet), ndjenjat djallëzore dhe
ndjenjat hyjnore, siç shprehet edhe mistiku i madh Sehl et-Tusteriu, ashtu si arshi
(froni i Allahut) në univers, edhe zemra gjendet në gjoks, aty ku e mbizotëron tërë
trupin e njeriut.12 Këtë pozicion qendror të zemrës i Dërguari i Allahut e sqaron në
hadithin që bën pjesë në titullin e dytë të po këtij vëllimi: “Dijeni se në trup është
një copë mishiqë nëse është mirë (e shëndoshë) itërë trupiështë mirë (i shëndoshë);
nëse ajo prishet atëherë prishet i tërë trupi. Dijeni se ajo është zemra.”13
9 B20 Buhari,Iman,13.
10 Bekare, 2/97; Shuara,26/193-194.
11 En’am, 6/125
12 GI3/5 Gazali,Ihja,III,5.
13 B52 Buhari,Iman,39.
Edhe në hadithin në vijim që transmetohet nga Ebu Hurejre, duke u bërë fjalë
për sytë, gjuhën, duart dhe këmbët, përgjegjësia e të gjitha organeve i ngarkohet
zemrës: “...zemra dëshiron, kërkon. Ndërsa trupi ose e miraton ose e refuzon.”14
Një nga lutjet që i Dërguari i Allahut ua ka mësuar shokëve të tij në kontekstin
e raportit mes zemrës dhe organeve të tjera, është: “Ty të mbështetem nga e keqja e
veshit tim, nga e keqja e syrit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës
sime dhe nga e keqja e lëkurës sime!”15 Njeriu arrin tek të vërtetat përmes këtyre
shqisave. Në Kur’anin famëlartë thuhet se njeriut që lind nga barku i nënës pa ditur
asgjë, për ta njohur Allahun dhe për të falënderuar (si mjete mendimi dhe njohjeje)
i janë dhënë organet e ndijimit, siç janë zemra, veshi dhe sytë.16
Ebu Hurejre zemrën e ka përshkruar si një sulltan në krye të ushtrisë së tij:
“Zemra ështësulltan dheajoka ushtritë e saj. Nëse sulltaniështë mirë, edheushtarët
do të jenë mirë. Nëse sulltani është keq, edhe ushtritë e tij do të jenë keq. Veshët e
këtij sulltani janë lajmëtarët e tij. Sytë janë rojet. Gjuha është adjutanti i sulltanit.
Duart janë krahët e tij. Këmbët janë korrierët. Mëlçia është burim i mëshirës dhe i
dhembshurisë. Shpretka dheveshkatjanëkurthe(qëeliminojnërreziqet e mundshme
që i kërcënohen). Mushkëria është frymëmarrja (burimi i jetës). Nëse sulltani është
mirë, edhe ushtarët e tij do të jenë mirë, nëse sulltani është keq, edhe ushtarët do të
jenë keq.”17
Është e qartë se metafora e sovranit që ka përdorur Ebu Hurejre në lidhje me
zemrën, ka një qëllim të veçantë. Në njëfarë mënyre sikur komenton fjalën e të
Dërguarit të Allahut: “Dijeni se çdo sovran ka korijen e tij. Korija e Allahut janë
haramet që Ai nuk do që t’i bëjmë. Dijeni se në trup ka një organ të tillë që nëse
është i shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë. Por nëse ai është i sëmurë, i tërë
trupi është i sëmurë.”18 Kështu që me fjalën e tij Ebu Hurejre sqaron se zemra si
sovrane e trupit duhet ta masë veprimin e saj sipas territorit që Allahu si sunduesi
më i lartë ka kërkuar të respektohet, si dhe vë në dukje se sa e rëndësishme është që
zemra të jetë në drejtimin e duhur. Sepse vetëm nëse zemra do të jetë në drejtim të
duhur, të gjitha organet e tjera do t’i kryejnë më së miri detyrat e tyre.
14 M6754 Muslim,Kader, 21.
15 N5446 Nesai,Istiadhe,4.
16 Nahl,16/78.
17 MA20375 Abdurrezzak, Musannef, XI, 221.
18 M4094 Muslim,Musakat, 107.
Allahu në Kur’an, ndërsa i ngarkon zemrës përgjegjësinë për të medituar
(tefekkur) për veten dhe universin, për të marrë mësim duke gjykuar mbi ngjarjet e
së kaluarës (tedhekkur), të mendojë të ardhmen (tedebbur) duke u nisur nga lidhja
shkak-pasojë, si dhe të gjejë lidhje mes të gjitha sendeve dhe fenomeneve (teakkul),
vë si kusht që raporti i zemrës me mendjen, shpirtin dhe egon të jetë në harmoni të
plotë. Edhe pse zemra është në vlerën e një pasqyr ku reflektohet drita hyjnore,
copëzate tjera që plotësojnë “misterin e njeriut” janë trupi, shpirti dhe egoja. Shpirti,
sipas shpalljes: “...ifryva prej shpirtit Tim,”19 është një frymë hyjnore dhe puhi e të
Gjithëmëshirshmit. Po ashtu, edhe pse shfaqet në shkallë dhe forma të ndryshme,
me shpalljen: “O ego e paqtuar! Kthehu te Zoti yt, ti e kënaqur me Të dhe Ai i
kënaqurme ty!”20 prej egos kërkohet që krahas njohjes që ka mbi natyrën e gjërave,
duke u pajisur edhe me dijet më të thella e të fshehta të elegancës hyjnore, të arrijë
pëlqimin hyjnor. Në këtë gjendje egoja nuk mund të jetë e pavarur nga zemra si
epiqendra e dijes dhe e vullnetit. Çka do të thotë se zemra nuk është vetëm organ
qendron i trupit, por ndodhet në qendër të shpirtit dhe të egos, shkurt të të gjitha
ndjenjave, mendimeve dhe aktivitetit jetësor.
Fakti që në zemër gjenden frika dhe shpresa për të ndjerë bukurinë dhe
madhështinë e të Gjithmëshirshmit, e bën atë pikëvështrimin hyjnor. Privimi i egos
nga kjo, bën që zemra, përmes cytjeve të egos dhe mashtrimeve të shejtanit, të
pushtohet nga ndjenja të ulëta e të kota. Atëherë zemra kurrë nuk mund t’i rrokë të
vërtetat hyjnore dhe në vend që të përfitojë nga dija, urtësia dhe drita e të
Gjithmëshirshmit, atë do ta mbulojnë hijet e dëshirave të kota dhe do të kridhet në
errësirë. Kjo gjendje është përshkruar kështu në Kur’an: “Ose si errësirat në detin e
thellë ku e mbulojnë dallgë që ngrihen mbi njëra-tjetrën dhe sipër tyre janë retë.
Errësirë mbi errësirë, aq sa njeriu thuajse nuk sheh dot as dorën e vet. Ai të cilit
Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.”21
Allahu këqyr zemrat e njerëzve. Pejgamberi jonë (s.a.v) këtë të vërtetë e
sqaron kështu: “Allahu nuk sheh pamjen dhe pasurinë tuaj, por sheh zemrat dhe
veprat tuaja.”22 Fakti që Allahu kësisoj merr për kriter zemrën e robit, do ta mbrojë
19 Hixhr,15/29; Sa’d, 38/72.
20 Fexhr, 89/27-28.
21 Nur, 24/40.
22 M6543 Muslim,Birr,34.
këtë të fundit nga dukja dhedo ta orientojë drejt sjelljeve të sinqerta. Për t’uorientuar
drejt sjelljeve të sinqerta nevojitet një zemër e sinqertë.
Në jetën e kësaj bote ku në çdo çast përballet me mashtrimet e egos, njeriu
duhet ta mbajë të zgjuar zemrën përmes veprave të mira dhe duke e përmendur
shpesh Allahun. I Dërguari i Allahut, duke thënë se djajtë i veshin perde zemrës së
njeriut duke e penguar atë të mendojë për botën shpirtërore,23 shpjegon edhe se si
dëshirat tona tokësorena mbështjellin nga të gjitha anët dhe na privojnë nga bukuritë
hyjnore. Nëse nuk e ushqejmë zemrën tonë me dijen e ndritur të Islamit, atëherë ajo
do të errësohet gjithnjë e më shumë, dhe kur kësaj i shtojmë edhe peshën e mëkateve,
atëherë zemra e humb tërësisht dritën e saj. I Dërguari Allahut në lidhje me këtë
vendos një kriter për ne me lutjen: “Zoti im! Ty të mbështetem nga dija e
padobishme, ngazemra që nukndjen frikërespekt, nga egoja që nuk ngopetdhenga
lutja që nuk pranohet!”24 duke i ftuar me këtë zemrat tona në frikërespekt.
Frikërespekti (hushu)ështënjë rrokje e thellë qëndjehet karshi Allahut, ndjesi
e hollë dhe ndjenjë e veçantë e besimtarit e cila shpreh nënshtrimin ndaj të vërtetës
hyjnore me shkëndija mirësie si të gjendet në çdo çast në praninë e Zotit. Brenda
kësaj ndjenje gjenden bashkëbesimi, dija dhe mendimi. Epiqendra e të gjithave është
zemra. Ndjenja e frigërespektit duhet ushqyer me vepra të mira dhe me modesti.
Atyre që e panë me habi pse po qepte këmishën e ti të grisur dhe i thanë: “Psepo e
qep vetë këmishën?” Aliu iu përgjigj se, “Kur zemra të mbruhet me ndjenjën e
frikërespektit, atëherë edhe besimtari (me tërë qenien e tij) i bindet asaj,”25 duke u
mësuar se sa të rëndësishme mund të jenë ndonjëherë për të ushqyer zemrën edhe
gjëra që në shikim të parë duken si parëndësishme.
Njeriu zotëron edhe begati si mendja dhe zemra, por i nënshtrohet edhe një
sprovetë ashpër nga djalli, egoja dhe pasionet. Ashtu siç është pikëvështrimi i Zotit,
zemra është edhe vendi ku djalli përpiqet të fusë cytje dhe dyshimeve te njeriu.
Allahu synon lartësimin e zemrës, kurse shejtani kërkon ta shembë atë. Njeriu
përballet me cytjet e shejtanit edhe gjatë gjumit të natës.26 Po ashtu shejtani nuk e lë
zemrën të qetë as gjatë namazit, duke i kujtuar dhe ia preokupuar mendjen me gjëra
23 MSh36563 Ibën Ebu Shejbe, Musannef, Megazi, 6.
24 N5538 Nesai,Istiadhe,64.
25 ZHS108 Ibën Hanbel, Zuhd, f. 108.
26 N1608 Nesai, Kijamu’l-lejl, 5.
që ai nuk i ka aspak në mendje.27 Në këtë mënyrë shejtani, duke u përpjekur të futet
mes njeriut dhe zemrës së tij, kërkon ta largojë atë nga rruga e Allahut.
Edhe punët fillojnë nga zemra. Të gjitha punët vlerësohen sipas qëllimeve dhe
qëllimi është punë e zemrës. Gjuhtarët i konsiderojnë të lidhura etimologjikisht fjalët
nijet dhe neuat (bërthamë-esencë).28 Ashtu siç bërthama është një thelb për
zhvillimin e frutit, edhe shndërrimi i një mendimi në një punë të mirë duke dhënë
një frut të mirë, varet nga mirësia e qëllimit (nijetit). Kështu, vetëm analiza
semantike e fjalës nijet, na lejon deri diku që të kuptojmë lidhjen që ekziston mes
mendimit dhe veprave, si dhe procesine konkretizimit të ndjenjave dhe mendimeve
që lindin nga thelbi i zemrës. Por që zemra t’i shndërrojë në vepra mendimet që
lindin në thelb të saj, duhet që t’i shkulim këllëfet që i mveshin zemrën dëshirat që
bëjnë hije mbi mendimet, si dhe pengesat psikologjike që pengojnë transformimin e
mendimeve tona në vepra që synojnë pëlqimin e Zotit. Ato që duhen bërë për ta
arritur këtë janë sqaruar në ajetet kur’anore dhe në hadithet e të Dërguarit (s.a.v).
Duke thënë: “Kurrsesi mos e lëshoni duarsh modestinë. Modestia fillon në
zemër. Asnjë musliman të mos i bjerë në qafë tjetrit. Sa të mjerë ka, të veshur me
arna, por që lutjet e tyre me emrin e Allahut u pranohen menjëherë,”29 i Dërguari i
Allahut vë në dukje forcën e zemrës në shndërrimin e mendimit në vepër. Kur
mendimet në zemër filtrohen nga thellësitë e saj dhe derdhen përmes buzëve e kur
qëllimet lahen nga lotët që derdhen prej syve, atëherë ato shndërrohen në punët dhe
veprat më të fuqishme. Ndonjlherë ato që kalojnë përmes zemrës mund të mos
realizohen. Por s’ka dyshim se mendimet e sinqerta dhe të mira, edhe nëse nuk
arrijnë të shfaqen në botën e dukshme, tek Allahu vlerësohen si të ishin realizuar.
Prandaj i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse dikush dëshiron sinqerisht e me gjithë
zemër që të bjerë dëshmorë, edhe nëse vdes në shtrat, Allahu atë e lartëson në
pozitën e dëshmorit.”30
Si një dhunti e Allahut ndaj njerëzve, mendimet e liga që kalojnë përmes
zemrës porqë nuk shndërrohen në akte, nuk shënohen si mëkate në llogarinë e robit.
Këtë e sqarojnë më së miri ajeti: “Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por
ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja. Allahu është Falës, i Butë.”31 Edhe
27 B1231 Buhari,Sehv, 6.
28 LA51/4588, Ibën Mandhur, Lisanu’l-Arab,LI,4589.
29 MK7768 Taberani, Mu’xhemu’l-kebir, VIII,186.
30 T1653 Tirmidhi,Fedailu’l-xhihad,19.
31 Bekare, 2/225.
hadithi se, “Allahu ummetin tim nuk do ta marrë në përgjegjësi për mendimete liga
që u kanë kaluar në mendje nëse nuk i kanë shndërruar në akte dhe nuk i kanë
shprehur me gojë,”32 sqaron po të njëjtën gjë.
Si pikëvështrim hyjnor, zemra për besimtarin është edhe vendi për të dalluar
dijen e saktë nga e pasakta. Në vitin e nëntë pas hixhretit i cili njihet edhe si “viti i
delegacioneve”, në kohën kur fiset e viseve të ndryshme të Gadishullit Arabik vinin
për të përqafuar Islamin, një personprej Bijve të Esedit me emrin Vabisa b. Ma’bed
e pyeti të Dërguarin e Allahut: “Ç’është mirësia?” dhe i Dërguari, duke i rënë në
gjoks me tre gishtat e tij të bashkuar, i dha këtë përgjigje që na jehon në vesh edhe
sot e kësaj dite:
“O Vabisa, kërkoje përgjigjen nga vetja jote, nga zemra jote! Mirësi është ajo
që ta qetëson shpirtin e ta kënaq zemrën. Kurse e keqja, është ajo që ta gërryen
shpirtin e ta trazon zemrën, edhe sikur njerëzit të të thonë ta bësh.”33
Ndërkohë që e sheh zemrën si vendin që dallon të drejtën nga gabimi, i
Dërguari i Allahut vë në dukje edhe një mekanizëm që formohet në zemrën e
besimtarit për shkak të besimit: “Ka tri gjëra lidhur me të cilat zemra e muslimanit
nukmashtrohet:puna mesinqeritetpërhirtë Allahut, sinqeriteti karshiudhëheqësve
dhe të vepruarit bashkë me shoqërinë islame.”34
Zemra është vendi ku jepet beteja kundër të këqijave. Në një hadith të
mirënjohur vihet në dukje se zemra është pika e fundit e rezistencës dhe
domosdoshmëriaqesëpaku zemra të mos i dorëzohetsëkeqes:“Kush sheh njëvepër
të keqe e të shëmtuar, le ta rregullojë atë me dorë; nëse nuk ka forcë për këtë, le ta
rregullojë me gjuhë; nëse edhe për këtë nuk ka forcë, atëherë le ta kundërshtojë me
zemër. Kjo është kërkesë minimale e besimit.”35 Edhe në gjetjen e së vërtetës
këshillohet të shihet vendimi i zemrës, sepse e vërteta e kënaq zemrën.36
Zemra është pranuar si pasqyra e të Vërtetit, nga ku njeriu udhëzohet në sajë
të reflektimit mbi të të dritës hyjnore. Reflektim i këtij këndvështrimi është edhe
lutja e të Dërguarit të Allahut e përcjellë nga Abdullah b. Abbasi: “Zoti im! Hidh
Bekare, 2/225.
Talak,11.
33 DM2561 Darimi,Buju’,2.
34 T2658 Tirmidhi,Ilm,7.
35 M177 Muslim,Iman,78.
36 T2518 Tirmidhi,Sifatu’l-kijame,60.
dritë nëzemrën time, dritë në syrin tim, dritë në veshin tim, dritë në të djathtën time,
dritë në të majtën time, dritë sipër meje, dritë poshtë meje, dritë para meje dhe
shtoma dritën.”37
Qoftë mosbesimi, qoftëmëkatet, e bëjnë njeriun lodër të egon dhe të shejtanit,
aq sa ia bëjnë të pamundur të frymëzohet nga bukuritë hyjnore. Kjo gjendje bën që
zemra ti humbasë rrugët e mendjes, të largpamësisë dhe të ndjenjës e të bjerë në
absurd. Nën peshën e mëkateve, përfundimisht zemra bëhet pre e një sërë
sëmundjesh shpirtërore, si ndryshkje (rajn), devijim (zejgh), lëngatë (marad),
ngurtësim (kasuet), mbështjellje (ghulf), verbërim (‘ama), vulosje (hatm), kyçje
(kufl).
Kështu, i Dërguari ynë i dashur, në një hadith urdhëron:“Nëse robi bën ndonjë
mëkat, në zemrën e tij formohet një pikë e zezë. Nëse ai tërhiqet nga mëkati dhe
kërkon falje, pendohet e i kthehet Allahut, zemra e tij pastrohet. Nëse e përsërit të
njëjtin gabim, atëherë pika e zezë rritet derisa në fund e mbulon të gjithë zemrën.
Kjo është nxirja e zemrave që përmend Allahu: ‘Nuk është ashtu! Por veprat e tyre
(të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.’”38
I Dërguari i Allahut u kushton shumë vëmendje sëmundjeve të zemrës. Në
shumë hadithe njerëzit paralajmërohen kundrejt ndjenjave të këqija si egoizmi, zilia,
mendjemadhësia, nënvlerësimi i të tjerëve (uxhb), të menduarit keq për të tjerët,
ushqyerja e urrejtjes (hikd), kënaqësia për fatkeqësitë e të tjerëve (shematet),
hidhërimi me miqtë dhe braktisja e tyre (hexhr), mosmbajtja e fjalës (gadr),
pangopësia për këtë botë (tul’ul-emel) dhe të ngjashme.
Pejgamberi a.s., në një hadith tjetër thotë se, “Kurrë nuk bëhen bashkë në
barkun e robit pluhuri që ka gëlltitur në rrugë të Allahut dhe zjarri i xhehennemit
dhe as egoizmi me besimin në një zemër,”39 duke vënë në dukje se veprat e bëra në
përputhje me pëlqimin e Allahut janë barrierë për zjarrin e xhehennemit, dhe se
egoizmi, që shpeshherë shfaqet sizili ndaj të tjerëve është tipar që nuk përputhet me
besimin.40 I Dërguari i Allahut gjithashtu ka folur edhe për shumë tipare të këqija që
ua hap derën egoizmi.
37 M1788 Muslim,Musafirin,181.
38 Mutaffifin,83/14.
39 EM281 Buhari,el-Edebu’l-mufred, 106.
40 EM281 Buhari,el-Edebu’l-mufred, 106; N3113 Nesai, Xhihad,8.
I Dërguarit (s.a.v) paralajmëron për shumë çështje të tjera duke thënë se
njerëzit e pasjellshëm dhe arrogantë41 dhe ata që në zemrën e tyre bartin qoftë edhe
një grimcë mendjemadhësi, nuk do të hyjnë në xhenet,42 se ndjenja e dhembshurisë
është tipar që u është shkulur nga zemra vetëm mëkatarëve fatkeqë,43 dhe se një
muslimani do t’i mjaftojë si e keqe nënvlerësimi i vëllait të tij.44
Për atë që e braktis namazin e xhumasë ose e lë atë tri herë rresht pa arsye,
porvetëm nga neglizhenca, i Dërguari i Allahut ka thënë se atij do t’i vuloset zemra,
dhe prej minberit të tij u ka tërhequr vërejtjen muslimanëve duke thënë: “Disa njerëz
ose do të tërhiqen nga braktisja e namazit të xhumasë, ose Allahu do t’ua vulosë
zemrat dhe ata do të bëhen prej të humburve!”45 Kjo vërejtje u kujton besimtarëve
se ç’pasoja të rënda mund të sjellë shkëputja nga xhemati (bashkësia) dhe nga
adhurimi. Sepse feja, sa ç’interesohet për jetën individuale, po aq rregullon edhe
jetën shoqërore.46 Urdhri i të Dërguarit të Allahut: “Rregullonirreshtat që Allahu të
mos jua kthejë zemratnë drejtime të tjera!”47 tregon se ç’ndikim pozitiv ka adhurimi
dhe xhemati mbi zemrat e njerëzve. Mes arsyeve për vulosjen e zemrave është edhe
të qëndruarit larg luftës dhe përpjekjes në rrugë të Allahut.48 Siç kuptohet nga ajeti i
lartpërmendur, bashkëme zemrën vulosen edhe organet shqisoresisytëdhe veshët.49
Vulosja e organeve shqisore bën që njeriu të bëhet i pavetëdijshëm50 në atë masë sa
të mos i kuptojë të vërtetat,51 dhe të rrëmbehet i tëri nga dëshira të skajshme.52 I
Dërguari i Allahut, duke bërë të ditur se njerëzve që e kanë zemrën në harresë e
argëtim nuk do t’u pranohen lutjet,53 është shprehur se të tillë njerëz mbeten të
privuar nga lutja si mjeti më i rëndësishëm përta afruar njeriun me Allahun. Një ditë
Pejgamberi a.s. vuri në dukje pasurinë e zemrës, duke i thënë Ebu Dher’it se, “Edhe
pasuria edhe varfëria janë në zemër. Atë që e ka zemrën të pasur nuk e dëmtojnë
vështirësitë me të cilat përballet në jetë. Kurse atë që ka zemër të varfër, nuk e
41 D4801 Ebu Davud, Edeb, 7.
42 M265 Muslim,Iman,147.
43 T1923 Tirmidhi,Birr,16.
44 T1927, Tirmidhi, Birr,18.
45 N1371 Nesai,Xhuma, 2.
46 M2002 Muslim,Xhum’a, 40.
47 D662 Ebu Davud, Salat,93.
48 Teube, 9/87.
49 Nahl,16/108.
50 Munafikun,63/3
51 Nahl,16/108
52 Muhammed, 47/16.
53 T3479 Tirmidhi,Deavat,65.
begatojnë as pirgje të tërë me pasuri. Përkundrazi, duke u dashuruar me to, bëhet
më dorëmbyllur dhee dëmton shpirtin e tij.”54 Ky theksim thellohet edhe më tej me
hadithin qëpërcjell Amr b. Asi: “Nëzemrën e birit të Ademit ka rrugëdrejt të gjitha
luginave(të dëshirave). PërAllahun nukka rëndësise në cilën prej tyre e shkatërron
njeriun që ua ka hapur zemrën të gjithave, por kush i mbështetet Allahut, Allahu e
mbron atë nga konfuzioni i dëshirave.”55
Kur njeriu prej dëshirave të tij zgjedh të bukurat e të pastrat dhe u nënshtrohet
ndjenjave që do ta orientojnë drejt veprave të mira, jo vetëm që shpëton nga nxirja
që i kanë krijuar në zemër të këqijat,56 por zemra, duke u ushqyer nga burimet e
mendimit qëgufon nga dëshirat e bukura që kanë gjetur rrugë prej tij, me kohë bëhet
e denjë për pastrimin hyjnor dhe bëhet e bardhë si bora. Kjo shprehet kështu në një
hadith: “Kur të këqijat veprojnë mbi zemrën, formohet një pikë e zezë, ndërsa kur
zemra nuk i pranon ato, atëherë në të shfaqet një pikë e bardhë.”57
Ndërsa zemra që ushqehet me besim, dije e dashuri zbardhet aq sa të rrokë
bukuritë hyjnore, dallda pas kësaj bote, lënia e meditimit, harrimi i vdekjes, qeshja
e teprërt, të folurit e tepërt58 dhe mungesa e mëshirës e shndërrojnë zemrën në një
vatër sëmundjesh. Hadithi se, “Mëshira është shkulurvetëm nga zemrat e fatkeqëve
mohues e zemërgurë,”59 tregon rëndësinë e mëshirës për të cilën ka nevojë zemra.
Ecja e ngrefosur, mendjemadhësia, koprracia, dredhia dhe vetëpëlqimi janë të liga
që ngrejnë mure mes njeriut e xhenetit dhe njëkohësisht e dëmtojnë zemrën.60
Vërejtje të ngjashme për t’i mbajtur ndjenjat dhe mendimet tona nga punët e
këqija e të shëmtuara dhe për pastrimin e brendisë sonënga të këqijat shpirtërore, ka
edhe në ajetet e Kur’anit Famëlartë ku thuhet: “Allahu di të fshehtën dhe të
dukshmen.”61; “Zoti yt e di se çfarë fshihni në zemra,”62 duke u ftuar njerëzit që së
pari të pastrohen nga këto ndjenja të shëmtuara deri në thellësi të zemrave të tyre.
Sepseshpëtimi i njeriut në jetën e amshuar është i mundur vetëm përmes shërimit të
zemrës së tij nga sëmundjet e shirkut (politeizmit), kufrit (mohimit) dhe dyftyrësisë.
54 MK1643 Taberani,el-Mu’xhemu’l-kebir, II,154.
55 Im4166 Ibën Maxhe, Zuhd, 14.
56 T3020 Tirmidhi,Tefsiru’l-Kur’an,4;MU1831 Muvatta’, Kelam, 7.
57 M369, Muslim,Iman, 231.
58 T2411, Tirmidhi,Zuhd, 61.
59 D4942 Ebu Davud, Edeb, 58; T1923 Tirmidhi,Birr,16.
60 D4764 Ebu Davud, Sunnet, 27, 28.
61 Tegabun, 64/18.
62 Kasas,28/69;Merjem, 19/40; Ahzab, 33/51.
Sepse Allahu i Madhërishëm urdhëron: “Atë ditë askujt nuk do t’i bëjë dobi as
pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të shëndoshë!”63
I Dërguari i Allahut na lajmëron se ekzistojnë katër lloje zemrash dhe flet
kështu për to: “Ekzistojnë katër lloje zemrash. Zemra të lëmuara që shndërrijnë si
kandili, zemra të mbështjella në këllëf, zemra të përmbysura dhe zemra që kanë
vetëm sipërfaqen e jashtme! Zemra që shndërrin si kandiliështë zemra e besimtarit.
Në kandilin e asaj zemre kurrë nuk mungon drita. Zemra me këllëf është zemra e
mohuesit. Zemra e përmbysur është zemra e dyftyrëshit e cila pasi e ka njohur të
vërtetën, e ka mohuar atë. Kurse zemra që ka vetëm sipërfaqe është zemra ku
qëndrojnë bashkë besimi dhe dyftyrësia. Besimi në këtë zemër është si bima që
ushqehet me ujë të pastër, kurse dyftyrësia është si plaga që ushqehet me qelb dhe
gjak. Cili nga këto tipare të dalë mbi tjetrin, ai triumfon mbi zemrën.”64
Zemra e besimtarit, ashtu siç u theksua, është zemër e shëndoshë. Një zemër
e tillë ndriçon sikandil dhe përmes qëllimeve të mira bëhet e bardhë sibora. Në këtë
kontekst edhe përgjërimi i të Dërguarit të Allahut ka qenë që zemra të mbrohet nga
të këqijat, që Allahu t’i udhëzojë zemrat, t’i bashkojë zemrat e muslimanëve65 dhe
t’i pajisë ata me gjuhë të vërtetë dhe zemër të shëndoshë.66 Zemra e shëndoshë
(kalb’is-selim) është zemra pa sëmundje që i është nënshtruar Allahut dhe ka gjetur
shpëtim. Në këtë mënyrë zemra fiton siguri, pastrohet nga ankthet dhe arrin
shpëtimin dhe plotësimin. I Dërguari i Allahut, për një zemër të tillë, pas namazit të
natës është lutur: “Zoti im! Prej Teje kërkoj një mëshirë përmes së cilës të ma
udhëzosh zemrën nërrugën edrejtë!”67 dhesipas asaj qëpërcjell Aishja r.a., në lutjen
që ka bërë pasi është zgjuar nga gjumi, ka kërkuar nga Allahu që të mos ia devijojë
zemrën pasi e ka udhëzuar.68
Në një tjetër lutje të tij, i Dërguari i Allahut (s.a.v) kërkon një zemër të qashtër
si të jetë larë me ujë bore: “Zoti im! M’i laj mëkatet me ujë bore dhe breshëri dhe
ma pastro zemrën nga gabimet ashtu siç e pastron teshën e bardhë nga njollat!”69
63 Shuara,26/88-89.
64 HM11146 Ibën Hanbel,III,17.
65 IM3830 Ibën Maxhe, Dua, 2.
66 HM17263 Ibën Hanbel,IV, 125.
67 T3419 Tirmidhi,Deavat,30.
68 D5061 Ebu davud, Edeb, 98, 99.
69 B6368 Buhari,Deavat, 39.
Për ta sjellë zemrën në gjendje të shëndoshë, duhet që zemra të ushqehet me
qëllime të pastra dhe akte të mira. Këto akte i Dërguari i Allahut i ka sqaruar në
shumë fjalë të tij. Në njërën prej tyre thotë: “Shtatë njerëz do të jenë nën hijen e
Allahut atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij: ...aiqë e ka zemrën të
lidhur me xhamitë; dy miq që janë dashur dhe shoqëruar vetëm për hir të Allahut
dhe me emrin e Tij janë ndarë...”70
S’ka dyshim se zemra e shëndoshë ka lidhje të ngushtë me të menduarin.
Thënë ndryshe, shkaku kryesor i nxirjes së zemrës, i mbështjelljes së saj dhe i
pamundësia për të rrokur të vërtetat, siç theksohet me ngulm në Kur’an, është
humbja e aftësisë së të menduarit. I Dërguari i Allahut, kur u ka bërë thirrje njerëzve
që të mendojnë drejt, nuk i ka akuzuar ata si të privuar nga dhuntia e mendjes, poru
ka bërë thirrje që ta përdorin mendjen siç duhet. Po ashtu, të gjithë pejgamberët janë
përshkruar si njerëz të ngarkuar me detyrën për të hapur zemrat e ngurtësuara e të
mbyllura ndaj së vërtetës në popujt ku qenë dërguar.71
Në Kur’anin Famëlartë zemra përdoret edhe në atë kuptim që të cilësojë
mendjen. Në mendimin islam, një ndër funksionet më të rëndësishme të zemrës,
është mendja. Kështu në Kur’an foljet reflektim (akl) dhe rrokje (fikh) i atribuohen
zemrës.72 Fakti që shokët e Pejgamberit a.s. kur transmetonin hadithe thoshin:
“Veshët e mi e dëgjuan dhe zemra ime e kuptoi,”73 e disa nga sahabët i ankoheshin
të Dërguarit (s.a.v) se edhe pse e lexonin Kur’anin, zemrat e tyre nuk e kuptonin
atë,74 tregon se në periudhën kur shpallja ishte më e gjallë, zemra shihej si vendi i
kuptimit dhe i rrokjes. Edhe Aliu r.a. qartazi është shprehur se mendja ndodhet në
zemër.75
Dijetarët islamë, duke e përshkruar mendjen si “dritë që gjendet në zemër dhe
mjet për të ndarë të vërtetën nga e kota,” kanë vënë në dukje lidhjen e ngushtë mes
zemrës dhe mendjes. Fakti që feja u drejtohet njerëzve të mendjes dhe i bën
përgjegjës ata, është parë si i lidhur ngushtë më përgjegjësinë e besimit që i
ngarkohet zemrës nëpërmjet mendjes. Kështu që në një hadith bëhet e ditur se
70 B660 Buhari,Eyan, 36.
71 B4838 Buhari,Tefsir, (Fet’h) 3.
72 Haxh, 22/46.
73 T1393 Tirmidhi,Dijat,5.
74 HM6604 Ibën Hanbel, II,173.
75 EM547 Buhari, el-Edebu’l-mufred, 192.
njerëzit që nuk janë të shëndoshëmendërisht nuk mbajnë përgjegjësi.76 Kushti i parë
për të qenë musliman dhe i ngarkuar me detyrimet fetare, është aftësia mendore,
ndërsa një kusht tjetër është nënshtrimi i zemrës Allahut. Përderisa njeriu nuk e
shqipton me gjuhë (dëshminë) dhe nuk nënshtrohet me zemër, nuk mund të jetë
musliman.77 Prandaj për të besuar në Allahun, njeriu i cili duke përdorur mendjen
arrin të përftojë çdo dije, duhet t’i përvetësojë edhe me zemër këto dije. Në fakt ajo
që kërkohet të shprehet me fjalë si vulosja e zemrave, mbështjellja e tyre,78 kyçja,79
është që njerëzit nuk e përdorin si duhet mendjen karshi të vërtetave. Gjithashtu,
duke qenë sezemra është seli e përbashkët e vullnetit, dijes dhe besimit, në Kur’anin
Famëlartë të menduarit përdoret edhe në kuptimet e besimit, të pranimit të shpalljes
dhe të rrokjes së të vërtetës.80
Profeti ynë i Nderuar, njeriun i cili nuk e ka marrë atë që i takon prej Librit të
Allahut, e ka krahasuar me një shtëpi të braktisur ku nuk banon askush.81 Një nga
sahabët e respektuar, Abdullah b. Mes’udi, i ka inkurajuar njerëzit të lexojnë Kur’an
në mënyrë që zemrat të piqen dhe mendjet të mbushen me fjalët hyjnore, duke thënë:
“Përmbushini zemrat tuaja me të (me Kur’an)!”82
I Dërguari i Allahut, duke u tërhequr vërejtjen njerëzve kundrejt rrëmbimit të
zemrave nga vorbulla e përçarjes, na bën me dije se nuk duhet ta privojmë zemrën
tonë nga kënaqësitë shpirtërore duke e lënë veten të na rrëmbejë aktiviteti i çarshive
dhe tregjeve83. Në këtë drejtim i Dërguari i Allahut (s.a.v), pasi zbriti ajeti kur’anor:
“...Ata që grumbullojnë ar e argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut,
paralajmërojime dënim të hidhur!”84 sahabëve të cilët e pyetën cila ishte pasuria më
e mirë që ta fitonin, iu përgjigj kështu: “(Gjëja më me vlerë në dynja) është gjuha që
bën dhikër (përmend Allahun), zemra falënderuese dhe bashkëshortja besimtare e
cila e ndihmon bashkëshortin e saj në përjetimin e besimit.”85
76 T1423 Tirmidhi,Hudud, 1.
77 HM3672 Ibën Hanbel, I,388.
78 Bekare, 2/88.
79 Muhammed, 47/24.
80 Bekare, 2/171; Enfal,8/22; Junus, 10/42; Mulk, 67/10;Hud, 11/51; Bekare, 2/44; Enbija,21/10,67; Mu’minun,
23/80; Kassas,28/60.
81 T2913 Tirmidhi,Fedailu’l-Kur’an,18.
82 DM3365 Darimi,Fedailu’l-Kur’an,4.
83 T228 Tirmidhi,Salat,54.
84 Teube, 9/34.
85 T3094 Tirmidhi,Tefsiru’l-Kur’an,9.
Zemra që i Dërguari i Allahut e ka përkufizuar si zemër e besimtarit, është
kjo: Kur është pyetur i Dërguari i Allahut se, “cili është më i dobishmi nga njerëzit?”
ka thënë: “Çdo besimtar që e ka zemrën të ethshme dhe gjuhën të drejtë!” Shokët e
tij e pyetën: “Se ç’është fjalëdrejti e dimë, por zemrën e ethshme nuk e dimë?” I
Dërguari i Allahut atëherë tha: “Zemra e plotë është zemra që i frikësohet Allahut,
zemra e pastër. Në të nuk ka vend për mëkat, padrejtësi, urrejtje e xhelozi.”86
I Dërguari i Allahut, sahabit që e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Ç’është
besimi?” iu përgjigj: “Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se
Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, që të mund të zgjedhësh Allahun dhe të
Dërguarin eTij kundrejtgjithçkaje tjetër, të mund tëzgjedhësh qëtë digjesh në zjarr
në vend që t’i bashkëshoqërosh të tjerë Allahut, të mund ta duash dikëvetëm për hir
të Allahut, edhe nëse nuk është i fisëm.” Po në këtë hadith, i Dërguari i Allahut e
shpjegon kështu sesidepërton në zemër “dashuria për besimin”: “Nësearrin t’i bësh
këto, dashuria përbesimin do të hyjë në zemrën tënde ashtu siç hyn dëshira për ujë
në zemrën e të eturit në një ditë të nxehtë.”87
“Ai që ia ka kushtuar zemrën vetëm besimit, që e ka bërë zemrën të shëndoshë,
gjuhën të drejtë, egon të ngopur, moralin të denjë, veshët lajmëtarë (në rrugë të
Allahut) e sytë rojtarë (në gjurmëte zemrës) ainjeri ka shpëtuar... Ai që zemrën e tij
e ka kthyer në enë (që mbushet me bukuri hyjnore), ai ka shpëtuar.”88
86 IM4216 Ibën Maxhe, Zuhd, 24.
87 HM16295 Ibën Hanbel,IV, 11.
88 HM21635 Ibën Hanbel,IV, 147.

More Related Content

What's hot

Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaLibra Islame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritRregullatIslame
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitRregullatIslame
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihinLibra Islame
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robRregullatIslame
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”RregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaDr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaLibra Islame
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitRregullatIslame
 
Shërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiShërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiRregullatIslame
 
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehShpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehRregullatIslame
 

What's hot (20)

Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 
Agjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetarAgjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetar
 
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - VërtetësiaDr. Musli Vërbani - Vërtetësia
Dr. Musli Vërbani - Vërtetësia
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Shërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiShërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magji
 
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehShpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
 

Similar to Zemra Sulltani i trupit

Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - KurbaniDr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - KurbaniShkumbim Jakupi
 
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprimAmr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprimLibra Islame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniShkumbim Jakupi
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feLexo dhe Mëso
 
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimAmër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimLibra Islame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveLexo dhe Mëso
 
Historitë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveHistoritë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveLexo dhe Mëso
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika IslameFatos
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveLexo dhe Mëso
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Rijadu Salihin
Rijadu SalihinRijadu Salihin
Rijadu Salihinezi ago
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutLexo dhe Mëso
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutRregullatIslame
 

Similar to Zemra Sulltani i trupit (20)

Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
 
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - KurbaniDr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
 
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprimAmr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimAmër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Historitë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveHistoritë e Pejgamberëve
Historitë e Pejgamberëve
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Rijadus Salihin
Rijadus SalihinRijadus Salihin
Rijadus Salihin
 
Rijadu Salihin
Rijadu SalihinRijadu Salihin
Rijadu Salihin
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
 
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e AllahutMjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
Mjetet e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 

More from Mondi Marku

Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiMondi Marku
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِMondi Marku
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sMondi Marku
 
Pajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzvePajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzveMondi Marku
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems TibrizitMondi Marku
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitMondi Marku
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëMondi Marku
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennetMondi Marku
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMondi Marku
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëMondi Marku
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Mondi Marku
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditimMondi Marku
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدMondi Marku
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitMondi Marku
 

More from Mondi Marku (18)

Sureja Fatiha
Sureja  Fatiha Sureja  Fatiha
Sureja Fatiha
 
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
 
Pajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzvePajtimi ndërmjet njerëzve
Pajtimi ndërmjet njerëzve
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanit
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisë
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennet
 
Sureja Fatiha
Sureja Fatiha Sureja Fatiha
Sureja Fatiha
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetë
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti
 
Hutbe ramazani
Hutbe ramazaniHutbe ramazani
Hutbe ramazani
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditim
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجد
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotit
 

Zemra Sulltani i trupit

  • 1. ZEMRA SULLTANI I SHTETIT TRUP :ُ‫ل‬‫و‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ٍ‫ير‬ِ‫ش‬َ‫ب‬ َ‫ن‬ْ‫ب‬ َ‫ان‬َ‫م‬ْ‫ع‬ُّ‫ن‬‫ال‬ ُ‫ت‬ْ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬ :َ‫ال‬َ‫ق‬ ٍ‫ر‬ِ‫ام‬َ‫ع‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬:ُ‫ل‬‫و‬ُ‫ق‬َ‫ي‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ُ‫ت‬ْ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬...“‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ ً‫َة‬‫غ‬ْ‫ض‬ُ‫م‬ ِ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ ‫ى‬ِ‫ف‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫أ‬ َ‫ل‬َ‫ص‬.ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ي‬ِ‫ه‬ َ‫و‬ َ‫ال‬َ‫أ‬ ،ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ ُ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ َ‫د‬َ‫س‬َ‫ف‬ ْ‫ت‬َ‫د‬َ‫س‬َ‫ف‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ ،ُ‫ه‬ُّ‫ل‬ُ‫ك‬ ُ‫د‬َ‫س‬َ‫ج‬ْ‫ال‬ َ‫ح‬َ‫ل‬َ‫ص‬ ْ‫ت‬َ‫ح‬” Sipas asaj që Amiri ka dëgjuar nga en-Nu’man b. Beshiri, i Dërguari i Allahut (s.a.v) ka thënë: “...Dijenisenë trup është një copë mishiqënëse është mirë (e shëndoshë) itërë trupi është mirë (i shëndoshë); nëse ajo prishet atëherë prishet i tërë trupi. Dijeni se ajo është zemra.” (B52 Buhari, Iman, 39) :َ‫ال‬َ‫ق‬ ٍ‫ب‬َ‫ش‬ ْ‫و‬َ‫ح‬ ‫ن‬ْ‫ب‬ ‫ر‬ْ‫ه‬َ‫ش‬ ‫ى‬ِ‫ن‬َ‫ث‬‫ه‬‫د‬َ‫ح‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ِ‫اء‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ !َ‫ين‬ِ‫ن‬ِ‫ؤْم‬ُ‫م‬ْ‫ال‬ ‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ي‬ :َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ل‬َ‫س‬ ِ‫م‬ُ ِ‫ِل‬ ُ‫ت‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬s‫؟‬ ِ‫ك‬َ‫د‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ :ِ‫ه‬ِ‫ئ‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ان‬َ‫ك‬ :ْ‫ت‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬ “َ‫ك‬ِ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ى‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ت‬ِ‫ب‬َ‫ث‬ !ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ب‬ِ‫ل‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ي‬”.‫ى‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ت‬ِ‫ب‬َ‫ث‬ !ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ْ‫ال‬ َ‫ب‬ِ‫ل‬َ‫ق‬ُ‫م‬ ‫ا‬َ‫ي‬ َ‫ك‬ِ‫ئ‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫د‬ ُ‫ر‬َ‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫م‬ !ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ‫ا‬َ‫ي‬ :ُ‫ت‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬َ‫ف‬ :ْ‫ت‬َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬ :َ‫ال‬َ‫ق‬ ‫؟‬ َ‫ك‬ِ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬“َ‫ام‬َ‫ق‬َ‫أ‬ َ‫ء‬‫َا‬‫ش‬ ْ‫ن‬َ‫م‬َ‫ف‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ع‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ع‬ُ‫ب‬ْ‫ص‬ُ‫أ‬ َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ ُ‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫و‬ ‫ه‬‫ال‬ِ‫إ‬ ٌّ‫ي‬ِ‫م‬َ‫د‬‫آ‬ َ‫س‬ْ‫ي‬َ‫ل‬ ُ‫ه‬‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ !َ‫ة‬َ‫م‬َ‫ل‬َ‫س‬ ‫ه‬‫م‬ُ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ي‬َ‫ش‬ ْ‫ن‬َ‫م‬َ‫و‬َ‫ء‬‫ا‬ .َ‫غ‬‫ا‬ َ‫ز‬َ‫أ‬” :َ‫ال‬َ‫ق‬ َ‫ة‬َ‫ر‬ْ‫ي‬ َ‫ر‬ُ‫ه‬ ‫ى‬ِ‫ب‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ُ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫ال‬َ‫ق‬s:
  • 2. “َ‫ال‬ َ ‫ه‬‫اَّلل‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬.ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ل‬‫ا‬َ‫م‬ْ‫ع‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ ‫ى‬َ‫ل‬ِ‫إ‬ ُ‫ر‬ُ‫ظ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬ ْ‫ن‬ِ‫ك‬َ‫ل‬ َ‫و‬ ،ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ل‬‫ا‬ َ‫و‬ْ‫م‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ ِ‫ر‬َ‫و‬ُ‫ص‬ ‫ى‬َ‫ل‬ِ‫إ‬ ُ‫ر‬ُ‫ظ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬” ،َ‫ة‬َ‫ر‬ْ‫ي‬ َ‫ر‬ُ‫ه‬ ‫ى‬ِ‫ب‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ول‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬s:َ‫ال‬َ‫ق‬ “ُ‫س‬ َ‫اب‬َ‫ت‬ َ‫و‬ َ‫ر‬َ‫ف‬ْ‫غ‬َ‫ت‬ْ‫س‬‫ا‬ َ‫و‬ َ‫ع‬َ‫َز‬‫ن‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬َ‫ف‬ ُ‫ء‬‫ا‬َ‫د‬ْ‫و‬َ‫س‬ ٌ‫ة‬َ‫ت‬ْ‫ك‬ُ‫ن‬ ِ‫ه‬ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ‫ى‬ِ‫ف‬ ْ‫ت‬َ‫ت‬ِ‫ك‬ُ‫ن‬ ً‫ة‬َ‫ئ‬‫ي‬ِ‫ط‬َ‫خ‬ َ‫أ‬َ‫ط‬ْ‫خ‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ذ‬ِ‫إ‬ َ‫د‬ْ‫ب‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ْ‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫و‬ ُ،‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ََِ‫ق‬َ‫د‬‫ا‬َ‫ع‬ ِ‫ذ‬‫ه‬‫ال‬ ُ‫ان‬ ‫ه‬‫الر‬ َ‫و‬ُ‫ه‬ َ‫و‬ ُ‫ه‬َ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫و‬ُ‫ل‬ْ‫ع‬َ‫ت‬ ‫ى‬‫ه‬‫ت‬َ‫ح‬ ‫ا‬َ‫ه‬‫ي‬ِ‫ف‬ َ‫د‬‫ي‬ ِ‫ز‬.]َ‫ون‬ُ‫ب‬ِ‫س‬ْ‫ك‬َ‫ي‬ ‫وا‬ُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ ْ‫م‬ِ‫ه‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ َ‫ان‬ َ‫ر‬ ََْ‫ب‬ ‫ه‬‫ال‬َ‫ك‬[ ُ ‫ه‬‫اَّلل‬ َ‫ر‬َ‫ك‬َ‫ذ‬ ‫ى‬” :َ‫ال‬َ‫ق‬ ِ‫اص‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ ِ‫ن‬ْ‫ب‬ ‫و‬ ِ‫ر‬ْ‫م‬َ‫ع‬ ْ‫ن‬َ‫ع‬ُ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫ال‬َ‫ق‬s“ :ْ‫م‬َ‫ل‬ ،‫ا‬َ‫ه‬‫ه‬‫ل‬ُ‫ك‬ َ‫ب‬َ‫ع‬ُّ‫ش‬‫ال‬ ُ‫ه‬ُ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ َ‫ع‬َ‫ب‬‫ه‬‫ت‬‫ا‬ ِ‫ن‬َ‫م‬َ‫ف‬ .ً‫ة‬َ‫ب‬ْ‫ع‬ُ‫ش‬ ٍ‫اد‬ َ‫و‬ َُِ‫ك‬ِ‫ب‬ ،َ‫م‬َ‫د‬‫آ‬ ِ‫ن‬ْ‫ب‬‫ا‬ ِ‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ق‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ‫ه‬‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫م‬َ‫و‬ .ُ‫ه‬َ‫ك‬َ‫ل‬ْ‫ه‬َ‫أ‬ ٍ‫اد‬ َ‫و‬ ِ‫ي‬َ‫أ‬ِ‫ب‬ ُ ‫ه‬‫اَّلل‬ ِ‫ال‬َ‫ب‬ُ‫ي‬. َ‫ب‬ُّ‫ع‬َ‫ش‬‫ه‬‫ت‬‫ال‬ ُ‫ه‬‫ا‬َ‫ف‬َ‫ك‬ ِ ‫ه‬‫اَّلل‬ ‫ى‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ََ‫ه‬‫ك‬َ‫و‬َ‫ت‬ ْ‫ن‬” Rrëfen Shehr b. Havsheb: “E pyeta Ummu Selemen: ‘O nëna e besimtarëve! Ç’lutje bënte më shumë i Dërguari i Allahut kur ishte pranë teje?’ Ummu Seleme u përgjigj: ‘Lutja që bënte më shumë ishte kjo: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosur në fe!’ Unë e pyeta: ‘O i Dërguari i Allahut! Pse lutesh kaq shumë: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosur në fe!’ I Dërguari i Allahut m’u përgjigj: ‘O Ummi Seleme! Nuk ka askush që zemra e tij të mos jetë mes dy gishtërinjve të Allahut. Atë që do Ai e udhëzon në rrugë të drejtë e atë që do e devijon.’” T3522 Tirmidhi, Deavat, 89)
  • 3. Sipas transmetimit të përcjellë nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar kështu: “Allahu nuk sheh pamjen dhe pasurinë tuaj, por vetëm zemrat dhe veprat tuaja.” (M6543 Muslim, Birr, 34) Sipas transmetimit të përcjellë nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar: “Nëse robi bën ndonjë mëkat, në zemrën e tij formohet një pikë e zezë. Nëse ai tërhiqet nga mëkati dhe kërkon falje, pendohet e i kthehet Allahut, zemra e tij pastrohet. Nëse e përsërit të njëjtin gabim, atëherë pika e zezë rritet derisa në fund e mbulon tëgjithëzemrën. Kjo është nxirja e zemrave qëpërmend Allahu:‘Nukështë ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.’” (Mutaffifin, 83/14). T3334 Tirmidhi, Tefsiru’l-Kur’an, 83) Sipas transmetimit të përcjellë nga Amr b. As’i, i Dërguari i Allahut ka urdhëruar: “Në zemrën e birit të Ademit ka rrugë drejt të gjitha luginave (të dëshirave). Për Allahun nuk ka rëndësi se në cilën prej tyre e shkatërron njeriun që ua ka hapur zemrën të gjithave, por kush i mbështetet Allahut, Allahu e mbron atë nga konfuzioni i dëshirave.” IM4166 Ibën Maxhe, Zuhd, 14)
  • 4. Dijetari i madh i tabiinëve Shehr b. Havsheb rrëfen: Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, u bëra kurioz për lutjet e tij, prandaj shkova pranë Ummu Selemes, nënës së besimtarëve, dhe e pyeta: “O nëna e besimtarëve! Ç’lutje bënte më shumë i Dërguari i Allahut kur ishte pranë teje?’ Ummu Seleme u përgjigj: ‘Lutja që bënte më shumë ishte kjo: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosurnë fe!’ Unë e pyeta: ‘O iDërguari i Allahut! Pselutesh kaq shumë: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëj zemrën të vendosur në fe!’ I Dërguari i Allahut m’u përgjigj: ‘O Ummi Seleme! Nuk ka askush që zemra e tij të mos jetë mes dy gishtërinjve të Allahut. Atë që do Ai e udhëzon në rrugë të drejtë e atë që do e devijon.’”1 1 T3522 Tirmidhi,Deavat,89.
  • 5. Në këtë mënyrë i Dërguari i Allahut vinte në dukje lidhjen mes zemrave dhe Allahut. S’ka dyshim se ndryshimi në zemra varet nga një ekuilibër shumë delikat mes vullnetit të robit dhe vullnetit të Allahut. Kjo është në përputhje të plotë me ajetin e Kur’anit: “O besimtarë! BindjuniAllahutdhetë Dërguaritkur ju thërret në atë që ju jep jetë! Dijeni se Allahu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe dijeni se tek Ai do të mblidheni!”2 Thirrja e Allahut dhe e të Dërguarit në këtë ajet, domethënë Kur’ani dhe suneti, janë theksuar si “jetëdhënëse”. Nuk është për t’u habitur që në thirrjen për jetë detyra kryesore t’i ngarkohet zemrës si epiqendra e jetës. I Dërguari i Allahut, duke e ditur se zemra është e paqëndrueshme dhe se pa ndihmën e Allahut nuk mund të përqendrohet në udhëzim, lutej vazhdimisht: ‘O (Zoti im,) kthyes i zemrave! Ma bëjzemrën të vendosurnëfe!’3 që Allahu t’ia forcojë zemrën besimtarit në luftën e tij me egon, ashtu siç ua forcon këmbët besimtarëve në luftë me anë të engjëjve.. I Dërguari ynë, krahas lutjes që zemra e tij të jetë e përqendruar dhe e vendosur, gjithashtu ka kërkuar nga Allahu që çdo çast t’ia drejtojë zemrën në nënshtrimin ndaj Tij.4 Fakti që i Dërguari i Allahut herëpashere e fillonte fjalën duke thënë: “betohem në emrin e Allahut, kthyesit dhe rrotulluesit të zemrave!”5 tregon se çdo punë rrugën e saj drejt botës së qenieve e gjen përmes zemrës. Zemra është përmendur edhe në hadithe të tjera të të Dërguarit të Allahut. Në një hadith që transmetohet nga Ebu Musai, i Dërguari i Allahut thotë: “Zemra është quajturzemër (kalb – përmbysem, kthehem), ngaqëështë shumëe paqëndrueshme. Zemra i ngjan puplëssë zogut që varet në një dru në shkretëtirë. Era e luhatatë sa nënjërën anënëtjetrën.”6 Pejgamberi a.s. në një hadith e shpjegon me këtë metaforë natyrën e ndryshueshme të zemrës: “Zemra e birit të Ademit është diçka që vlon, si tenxhereja mbizjarr, ajo ndryshon vazhdimisht.”7 Aq e ndryshueshme është zemra, sa që Profeti a.s. thotë: “Edhe zemra ime mbështillet me perde dhe unë përditë njëqind herë i kërkoj Allahut të më falë.”8 2 Enfal,8/24. 3 T3522 Tirmidhi,Deavat,89. 4 M6750 Muslim,Kader, 17. 5 B6628 Buhari,Ejman dhe nuzur, 3. 6 HM19895 Ibën Hanbel,IV, 409. 7 HM24317 Ibën Hanbel,VI , 4. 8 M6858 Muslim,Dhikr, 41.
  • 6. Në mendimin islam zemra shihet si një organ qendrorqë orienton tërë trupin. Sado që kur thuhet zemër në radhë të parë vjen në mend organi i cili grumbullon gjakun dhe e pomponatë në të gjithë trupin, në Kur’anin Famëlartë dhe në hadithet e të Dërguarit, theksohet zemra si qendër e vetëdijes, ndërgjegjes, imagjinatës, ndjenjës, mendjes dhe vullnetit, si burim i çdo intuite dhe ndjenje e përfundimish edhe i aftësisë sonëpër të menduar. Zemra siorgan qendror i jetës sonëfizike, është burimi që drejton edhe jetën tonë shpirtërore. Të dyja këto rrafshe të jetës nuk mund të mendohen të ndara. Në gjuhën e fesë, zemra është qendër e dashurisë dhe urrejtjes, guximit dhe frikës, mirësisë dhetë keqes, shkurt i tërë ndjenjave tona. Ashtu siç gjenden në zemër ndjenjat e këqija si xhelozia, mëria e urrejtja, po ashtu, edhe shumë ndjenja të mira si besimi, frika ndaj Allahut, butësia dhe devotshmëria, i atribuohen zemrës. Edhe dija (ma’rife), domethënë njohja e Allahut është çështje e zemrës.9 Xhibrili, të Dërguarit (s.a.v) ia ka zbritur Kur’anin në zemër.10 Në zemër reflektohen bukuritë hyjnore. Ato që njeriu i pranon mendërisht, po aty ngjyrosen me ngjyrën e besimit e të mirësisë dhe më pas barten në dimensionin e ndjenjave. Me kuptimin e hollë të ajetit: “Atij që do ta udhëzojë, Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin,”11 kjo gjë e nxjerr njeriun nga kuadri i një qenieje mekanike dhe e shndërronatë në qenie qërrënqethet karshi ngjarjeve, qëpërjeton vajtje-ardhje mes frikës dhe shpresës. Si pika qendrore e trupit të njeriut dhe ku përjetohen bashkë katër tiparet e natyrës njerëzore, egërsia, ndjenjat shtazarake (instinktet), ndjenjat djallëzore dhe ndjenjat hyjnore, siç shprehet edhe mistiku i madh Sehl et-Tusteriu, ashtu si arshi (froni i Allahut) në univers, edhe zemra gjendet në gjoks, aty ku e mbizotëron tërë trupin e njeriut.12 Këtë pozicion qendror të zemrës i Dërguari i Allahut e sqaron në hadithin që bën pjesë në titullin e dytë të po këtij vëllimi: “Dijeni se në trup është një copë mishiqë nëse është mirë (e shëndoshë) itërë trupiështë mirë (i shëndoshë); nëse ajo prishet atëherë prishet i tërë trupi. Dijeni se ajo është zemra.”13 9 B20 Buhari,Iman,13. 10 Bekare, 2/97; Shuara,26/193-194. 11 En’am, 6/125 12 GI3/5 Gazali,Ihja,III,5. 13 B52 Buhari,Iman,39.
  • 7. Edhe në hadithin në vijim që transmetohet nga Ebu Hurejre, duke u bërë fjalë për sytë, gjuhën, duart dhe këmbët, përgjegjësia e të gjitha organeve i ngarkohet zemrës: “...zemra dëshiron, kërkon. Ndërsa trupi ose e miraton ose e refuzon.”14 Një nga lutjet që i Dërguari i Allahut ua ka mësuar shokëve të tij në kontekstin e raportit mes zemrës dhe organeve të tjera, është: “Ty të mbështetem nga e keqja e veshit tim, nga e keqja e syrit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe nga e keqja e lëkurës sime!”15 Njeriu arrin tek të vërtetat përmes këtyre shqisave. Në Kur’anin famëlartë thuhet se njeriut që lind nga barku i nënës pa ditur asgjë, për ta njohur Allahun dhe për të falënderuar (si mjete mendimi dhe njohjeje) i janë dhënë organet e ndijimit, siç janë zemra, veshi dhe sytë.16 Ebu Hurejre zemrën e ka përshkruar si një sulltan në krye të ushtrisë së tij: “Zemra ështësulltan dheajoka ushtritë e saj. Nëse sulltaniështë mirë, edheushtarët do të jenë mirë. Nëse sulltani është keq, edhe ushtritë e tij do të jenë keq. Veshët e këtij sulltani janë lajmëtarët e tij. Sytë janë rojet. Gjuha është adjutanti i sulltanit. Duart janë krahët e tij. Këmbët janë korrierët. Mëlçia është burim i mëshirës dhe i dhembshurisë. Shpretka dheveshkatjanëkurthe(qëeliminojnërreziqet e mundshme që i kërcënohen). Mushkëria është frymëmarrja (burimi i jetës). Nëse sulltani është mirë, edhe ushtarët e tij do të jenë mirë, nëse sulltani është keq, edhe ushtarët do të jenë keq.”17 Është e qartë se metafora e sovranit që ka përdorur Ebu Hurejre në lidhje me zemrën, ka një qëllim të veçantë. Në njëfarë mënyre sikur komenton fjalën e të Dërguarit të Allahut: “Dijeni se çdo sovran ka korijen e tij. Korija e Allahut janë haramet që Ai nuk do që t’i bëjmë. Dijeni se në trup ka një organ të tillë që nëse është i shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë. Por nëse ai është i sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë.”18 Kështu që me fjalën e tij Ebu Hurejre sqaron se zemra si sovrane e trupit duhet ta masë veprimin e saj sipas territorit që Allahu si sunduesi më i lartë ka kërkuar të respektohet, si dhe vë në dukje se sa e rëndësishme është që zemra të jetë në drejtimin e duhur. Sepse vetëm nëse zemra do të jetë në drejtim të duhur, të gjitha organet e tjera do t’i kryejnë më së miri detyrat e tyre. 14 M6754 Muslim,Kader, 21. 15 N5446 Nesai,Istiadhe,4. 16 Nahl,16/78. 17 MA20375 Abdurrezzak, Musannef, XI, 221. 18 M4094 Muslim,Musakat, 107.
  • 8. Allahu në Kur’an, ndërsa i ngarkon zemrës përgjegjësinë për të medituar (tefekkur) për veten dhe universin, për të marrë mësim duke gjykuar mbi ngjarjet e së kaluarës (tedhekkur), të mendojë të ardhmen (tedebbur) duke u nisur nga lidhja shkak-pasojë, si dhe të gjejë lidhje mes të gjitha sendeve dhe fenomeneve (teakkul), vë si kusht që raporti i zemrës me mendjen, shpirtin dhe egon të jetë në harmoni të plotë. Edhe pse zemra është në vlerën e një pasqyr ku reflektohet drita hyjnore, copëzate tjera që plotësojnë “misterin e njeriut” janë trupi, shpirti dhe egoja. Shpirti, sipas shpalljes: “...ifryva prej shpirtit Tim,”19 është një frymë hyjnore dhe puhi e të Gjithëmëshirshmit. Po ashtu, edhe pse shfaqet në shkallë dhe forma të ndryshme, me shpalljen: “O ego e paqtuar! Kthehu te Zoti yt, ti e kënaqur me Të dhe Ai i kënaqurme ty!”20 prej egos kërkohet që krahas njohjes që ka mbi natyrën e gjërave, duke u pajisur edhe me dijet më të thella e të fshehta të elegancës hyjnore, të arrijë pëlqimin hyjnor. Në këtë gjendje egoja nuk mund të jetë e pavarur nga zemra si epiqendra e dijes dhe e vullnetit. Çka do të thotë se zemra nuk është vetëm organ qendron i trupit, por ndodhet në qendër të shpirtit dhe të egos, shkurt të të gjitha ndjenjave, mendimeve dhe aktivitetit jetësor. Fakti që në zemër gjenden frika dhe shpresa për të ndjerë bukurinë dhe madhështinë e të Gjithmëshirshmit, e bën atë pikëvështrimin hyjnor. Privimi i egos nga kjo, bën që zemra, përmes cytjeve të egos dhe mashtrimeve të shejtanit, të pushtohet nga ndjenja të ulëta e të kota. Atëherë zemra kurrë nuk mund t’i rrokë të vërtetat hyjnore dhe në vend që të përfitojë nga dija, urtësia dhe drita e të Gjithmëshirshmit, atë do ta mbulojnë hijet e dëshirave të kota dhe do të kridhet në errësirë. Kjo gjendje është përshkruar kështu në Kur’an: “Ose si errësirat në detin e thellë ku e mbulojnë dallgë që ngrihen mbi njëra-tjetrën dhe sipër tyre janë retë. Errësirë mbi errësirë, aq sa njeriu thuajse nuk sheh dot as dorën e vet. Ai të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.”21 Allahu këqyr zemrat e njerëzve. Pejgamberi jonë (s.a.v) këtë të vërtetë e sqaron kështu: “Allahu nuk sheh pamjen dhe pasurinë tuaj, por sheh zemrat dhe veprat tuaja.”22 Fakti që Allahu kësisoj merr për kriter zemrën e robit, do ta mbrojë 19 Hixhr,15/29; Sa’d, 38/72. 20 Fexhr, 89/27-28. 21 Nur, 24/40. 22 M6543 Muslim,Birr,34.
  • 9. këtë të fundit nga dukja dhedo ta orientojë drejt sjelljeve të sinqerta. Për t’uorientuar drejt sjelljeve të sinqerta nevojitet një zemër e sinqertë. Në jetën e kësaj bote ku në çdo çast përballet me mashtrimet e egos, njeriu duhet ta mbajë të zgjuar zemrën përmes veprave të mira dhe duke e përmendur shpesh Allahun. I Dërguari i Allahut, duke thënë se djajtë i veshin perde zemrës së njeriut duke e penguar atë të mendojë për botën shpirtërore,23 shpjegon edhe se si dëshirat tona tokësorena mbështjellin nga të gjitha anët dhe na privojnë nga bukuritë hyjnore. Nëse nuk e ushqejmë zemrën tonë me dijen e ndritur të Islamit, atëherë ajo do të errësohet gjithnjë e më shumë, dhe kur kësaj i shtojmë edhe peshën e mëkateve, atëherë zemra e humb tërësisht dritën e saj. I Dërguari Allahut në lidhje me këtë vendos një kriter për ne me lutjen: “Zoti im! Ty të mbështetem nga dija e padobishme, ngazemra që nukndjen frikërespekt, nga egoja që nuk ngopetdhenga lutja që nuk pranohet!”24 duke i ftuar me këtë zemrat tona në frikërespekt. Frikërespekti (hushu)ështënjë rrokje e thellë qëndjehet karshi Allahut, ndjesi e hollë dhe ndjenjë e veçantë e besimtarit e cila shpreh nënshtrimin ndaj të vërtetës hyjnore me shkëndija mirësie si të gjendet në çdo çast në praninë e Zotit. Brenda kësaj ndjenje gjenden bashkëbesimi, dija dhe mendimi. Epiqendra e të gjithave është zemra. Ndjenja e frigërespektit duhet ushqyer me vepra të mira dhe me modesti. Atyre që e panë me habi pse po qepte këmishën e ti të grisur dhe i thanë: “Psepo e qep vetë këmishën?” Aliu iu përgjigj se, “Kur zemra të mbruhet me ndjenjën e frikërespektit, atëherë edhe besimtari (me tërë qenien e tij) i bindet asaj,”25 duke u mësuar se sa të rëndësishme mund të jenë ndonjëherë për të ushqyer zemrën edhe gjëra që në shikim të parë duken si parëndësishme. Njeriu zotëron edhe begati si mendja dhe zemra, por i nënshtrohet edhe një sprovetë ashpër nga djalli, egoja dhe pasionet. Ashtu siç është pikëvështrimi i Zotit, zemra është edhe vendi ku djalli përpiqet të fusë cytje dhe dyshimeve te njeriu. Allahu synon lartësimin e zemrës, kurse shejtani kërkon ta shembë atë. Njeriu përballet me cytjet e shejtanit edhe gjatë gjumit të natës.26 Po ashtu shejtani nuk e lë zemrën të qetë as gjatë namazit, duke i kujtuar dhe ia preokupuar mendjen me gjëra 23 MSh36563 Ibën Ebu Shejbe, Musannef, Megazi, 6. 24 N5538 Nesai,Istiadhe,64. 25 ZHS108 Ibën Hanbel, Zuhd, f. 108. 26 N1608 Nesai, Kijamu’l-lejl, 5.
  • 10. që ai nuk i ka aspak në mendje.27 Në këtë mënyrë shejtani, duke u përpjekur të futet mes njeriut dhe zemrës së tij, kërkon ta largojë atë nga rruga e Allahut. Edhe punët fillojnë nga zemra. Të gjitha punët vlerësohen sipas qëllimeve dhe qëllimi është punë e zemrës. Gjuhtarët i konsiderojnë të lidhura etimologjikisht fjalët nijet dhe neuat (bërthamë-esencë).28 Ashtu siç bërthama është një thelb për zhvillimin e frutit, edhe shndërrimi i një mendimi në një punë të mirë duke dhënë një frut të mirë, varet nga mirësia e qëllimit (nijetit). Kështu, vetëm analiza semantike e fjalës nijet, na lejon deri diku që të kuptojmë lidhjen që ekziston mes mendimit dhe veprave, si dhe procesine konkretizimit të ndjenjave dhe mendimeve që lindin nga thelbi i zemrës. Por që zemra t’i shndërrojë në vepra mendimet që lindin në thelb të saj, duhet që t’i shkulim këllëfet që i mveshin zemrën dëshirat që bëjnë hije mbi mendimet, si dhe pengesat psikologjike që pengojnë transformimin e mendimeve tona në vepra që synojnë pëlqimin e Zotit. Ato që duhen bërë për ta arritur këtë janë sqaruar në ajetet kur’anore dhe në hadithet e të Dërguarit (s.a.v). Duke thënë: “Kurrsesi mos e lëshoni duarsh modestinë. Modestia fillon në zemër. Asnjë musliman të mos i bjerë në qafë tjetrit. Sa të mjerë ka, të veshur me arna, por që lutjet e tyre me emrin e Allahut u pranohen menjëherë,”29 i Dërguari i Allahut vë në dukje forcën e zemrës në shndërrimin e mendimit në vepër. Kur mendimet në zemër filtrohen nga thellësitë e saj dhe derdhen përmes buzëve e kur qëllimet lahen nga lotët që derdhen prej syve, atëherë ato shndërrohen në punët dhe veprat më të fuqishme. Ndonjlherë ato që kalojnë përmes zemrës mund të mos realizohen. Por s’ka dyshim se mendimet e sinqerta dhe të mira, edhe nëse nuk arrijnë të shfaqen në botën e dukshme, tek Allahu vlerësohen si të ishin realizuar. Prandaj i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse dikush dëshiron sinqerisht e me gjithë zemër që të bjerë dëshmorë, edhe nëse vdes në shtrat, Allahu atë e lartëson në pozitën e dëshmorit.”30 Si një dhunti e Allahut ndaj njerëzve, mendimet e liga që kalojnë përmes zemrës porqë nuk shndërrohen në akte, nuk shënohen si mëkate në llogarinë e robit. Këtë e sqarojnë më së miri ajeti: “Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja. Allahu është Falës, i Butë.”31 Edhe 27 B1231 Buhari,Sehv, 6. 28 LA51/4588, Ibën Mandhur, Lisanu’l-Arab,LI,4589. 29 MK7768 Taberani, Mu’xhemu’l-kebir, VIII,186. 30 T1653 Tirmidhi,Fedailu’l-xhihad,19. 31 Bekare, 2/225.
  • 11. hadithi se, “Allahu ummetin tim nuk do ta marrë në përgjegjësi për mendimete liga që u kanë kaluar në mendje nëse nuk i kanë shndërruar në akte dhe nuk i kanë shprehur me gojë,”32 sqaron po të njëjtën gjë. Si pikëvështrim hyjnor, zemra për besimtarin është edhe vendi për të dalluar dijen e saktë nga e pasakta. Në vitin e nëntë pas hixhretit i cili njihet edhe si “viti i delegacioneve”, në kohën kur fiset e viseve të ndryshme të Gadishullit Arabik vinin për të përqafuar Islamin, një personprej Bijve të Esedit me emrin Vabisa b. Ma’bed e pyeti të Dërguarin e Allahut: “Ç’është mirësia?” dhe i Dërguari, duke i rënë në gjoks me tre gishtat e tij të bashkuar, i dha këtë përgjigje që na jehon në vesh edhe sot e kësaj dite: “O Vabisa, kërkoje përgjigjen nga vetja jote, nga zemra jote! Mirësi është ajo që ta qetëson shpirtin e ta kënaq zemrën. Kurse e keqja, është ajo që ta gërryen shpirtin e ta trazon zemrën, edhe sikur njerëzit të të thonë ta bësh.”33 Ndërkohë që e sheh zemrën si vendin që dallon të drejtën nga gabimi, i Dërguari i Allahut vë në dukje edhe një mekanizëm që formohet në zemrën e besimtarit për shkak të besimit: “Ka tri gjëra lidhur me të cilat zemra e muslimanit nukmashtrohet:puna mesinqeritetpërhirtë Allahut, sinqeriteti karshiudhëheqësve dhe të vepruarit bashkë me shoqërinë islame.”34 Zemra është vendi ku jepet beteja kundër të këqijave. Në një hadith të mirënjohur vihet në dukje se zemra është pika e fundit e rezistencës dhe domosdoshmëriaqesëpaku zemra të mos i dorëzohetsëkeqes:“Kush sheh njëvepër të keqe e të shëmtuar, le ta rregullojë atë me dorë; nëse nuk ka forcë për këtë, le ta rregullojë me gjuhë; nëse edhe për këtë nuk ka forcë, atëherë le ta kundërshtojë me zemër. Kjo është kërkesë minimale e besimit.”35 Edhe në gjetjen e së vërtetës këshillohet të shihet vendimi i zemrës, sepse e vërteta e kënaq zemrën.36 Zemra është pranuar si pasqyra e të Vërtetit, nga ku njeriu udhëzohet në sajë të reflektimit mbi të të dritës hyjnore. Reflektim i këtij këndvështrimi është edhe lutja e të Dërguarit të Allahut e përcjellë nga Abdullah b. Abbasi: “Zoti im! Hidh Bekare, 2/225. Talak,11. 33 DM2561 Darimi,Buju’,2. 34 T2658 Tirmidhi,Ilm,7. 35 M177 Muslim,Iman,78. 36 T2518 Tirmidhi,Sifatu’l-kijame,60.
  • 12. dritë nëzemrën time, dritë në syrin tim, dritë në veshin tim, dritë në të djathtën time, dritë në të majtën time, dritë sipër meje, dritë poshtë meje, dritë para meje dhe shtoma dritën.”37 Qoftë mosbesimi, qoftëmëkatet, e bëjnë njeriun lodër të egon dhe të shejtanit, aq sa ia bëjnë të pamundur të frymëzohet nga bukuritë hyjnore. Kjo gjendje bën që zemra ti humbasë rrugët e mendjes, të largpamësisë dhe të ndjenjës e të bjerë në absurd. Nën peshën e mëkateve, përfundimisht zemra bëhet pre e një sërë sëmundjesh shpirtërore, si ndryshkje (rajn), devijim (zejgh), lëngatë (marad), ngurtësim (kasuet), mbështjellje (ghulf), verbërim (‘ama), vulosje (hatm), kyçje (kufl). Kështu, i Dërguari ynë i dashur, në një hadith urdhëron:“Nëse robi bën ndonjë mëkat, në zemrën e tij formohet një pikë e zezë. Nëse ai tërhiqet nga mëkati dhe kërkon falje, pendohet e i kthehet Allahut, zemra e tij pastrohet. Nëse e përsërit të njëjtin gabim, atëherë pika e zezë rritet derisa në fund e mbulon të gjithë zemrën. Kjo është nxirja e zemrave që përmend Allahu: ‘Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.’”38 I Dërguari i Allahut u kushton shumë vëmendje sëmundjeve të zemrës. Në shumë hadithe njerëzit paralajmërohen kundrejt ndjenjave të këqija si egoizmi, zilia, mendjemadhësia, nënvlerësimi i të tjerëve (uxhb), të menduarit keq për të tjerët, ushqyerja e urrejtjes (hikd), kënaqësia për fatkeqësitë e të tjerëve (shematet), hidhërimi me miqtë dhe braktisja e tyre (hexhr), mosmbajtja e fjalës (gadr), pangopësia për këtë botë (tul’ul-emel) dhe të ngjashme. Pejgamberi a.s., në një hadith tjetër thotë se, “Kurrë nuk bëhen bashkë në barkun e robit pluhuri që ka gëlltitur në rrugë të Allahut dhe zjarri i xhehennemit dhe as egoizmi me besimin në një zemër,”39 duke vënë në dukje se veprat e bëra në përputhje me pëlqimin e Allahut janë barrierë për zjarrin e xhehennemit, dhe se egoizmi, që shpeshherë shfaqet sizili ndaj të tjerëve është tipar që nuk përputhet me besimin.40 I Dërguari i Allahut gjithashtu ka folur edhe për shumë tipare të këqija që ua hap derën egoizmi. 37 M1788 Muslim,Musafirin,181. 38 Mutaffifin,83/14. 39 EM281 Buhari,el-Edebu’l-mufred, 106. 40 EM281 Buhari,el-Edebu’l-mufred, 106; N3113 Nesai, Xhihad,8.
  • 13. I Dërguarit (s.a.v) paralajmëron për shumë çështje të tjera duke thënë se njerëzit e pasjellshëm dhe arrogantë41 dhe ata që në zemrën e tyre bartin qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi, nuk do të hyjnë në xhenet,42 se ndjenja e dhembshurisë është tipar që u është shkulur nga zemra vetëm mëkatarëve fatkeqë,43 dhe se një muslimani do t’i mjaftojë si e keqe nënvlerësimi i vëllait të tij.44 Për atë që e braktis namazin e xhumasë ose e lë atë tri herë rresht pa arsye, porvetëm nga neglizhenca, i Dërguari i Allahut ka thënë se atij do t’i vuloset zemra, dhe prej minberit të tij u ka tërhequr vërejtjen muslimanëve duke thënë: “Disa njerëz ose do të tërhiqen nga braktisja e namazit të xhumasë, ose Allahu do t’ua vulosë zemrat dhe ata do të bëhen prej të humburve!”45 Kjo vërejtje u kujton besimtarëve se ç’pasoja të rënda mund të sjellë shkëputja nga xhemati (bashkësia) dhe nga adhurimi. Sepse feja, sa ç’interesohet për jetën individuale, po aq rregullon edhe jetën shoqërore.46 Urdhri i të Dërguarit të Allahut: “Rregullonirreshtat që Allahu të mos jua kthejë zemratnë drejtime të tjera!”47 tregon se ç’ndikim pozitiv ka adhurimi dhe xhemati mbi zemrat e njerëzve. Mes arsyeve për vulosjen e zemrave është edhe të qëndruarit larg luftës dhe përpjekjes në rrugë të Allahut.48 Siç kuptohet nga ajeti i lartpërmendur, bashkëme zemrën vulosen edhe organet shqisoresisytëdhe veshët.49 Vulosja e organeve shqisore bën që njeriu të bëhet i pavetëdijshëm50 në atë masë sa të mos i kuptojë të vërtetat,51 dhe të rrëmbehet i tëri nga dëshira të skajshme.52 I Dërguari i Allahut, duke bërë të ditur se njerëzve që e kanë zemrën në harresë e argëtim nuk do t’u pranohen lutjet,53 është shprehur se të tillë njerëz mbeten të privuar nga lutja si mjeti më i rëndësishëm përta afruar njeriun me Allahun. Një ditë Pejgamberi a.s. vuri në dukje pasurinë e zemrës, duke i thënë Ebu Dher’it se, “Edhe pasuria edhe varfëria janë në zemër. Atë që e ka zemrën të pasur nuk e dëmtojnë vështirësitë me të cilat përballet në jetë. Kurse atë që ka zemër të varfër, nuk e 41 D4801 Ebu Davud, Edeb, 7. 42 M265 Muslim,Iman,147. 43 T1923 Tirmidhi,Birr,16. 44 T1927, Tirmidhi, Birr,18. 45 N1371 Nesai,Xhuma, 2. 46 M2002 Muslim,Xhum’a, 40. 47 D662 Ebu Davud, Salat,93. 48 Teube, 9/87. 49 Nahl,16/108. 50 Munafikun,63/3 51 Nahl,16/108 52 Muhammed, 47/16. 53 T3479 Tirmidhi,Deavat,65.
  • 14. begatojnë as pirgje të tërë me pasuri. Përkundrazi, duke u dashuruar me to, bëhet më dorëmbyllur dhee dëmton shpirtin e tij.”54 Ky theksim thellohet edhe më tej me hadithin qëpërcjell Amr b. Asi: “Nëzemrën e birit të Ademit ka rrugëdrejt të gjitha luginave(të dëshirave). PërAllahun nukka rëndësise në cilën prej tyre e shkatërron njeriun që ua ka hapur zemrën të gjithave, por kush i mbështetet Allahut, Allahu e mbron atë nga konfuzioni i dëshirave.”55 Kur njeriu prej dëshirave të tij zgjedh të bukurat e të pastrat dhe u nënshtrohet ndjenjave që do ta orientojnë drejt veprave të mira, jo vetëm që shpëton nga nxirja që i kanë krijuar në zemër të këqijat,56 por zemra, duke u ushqyer nga burimet e mendimit qëgufon nga dëshirat e bukura që kanë gjetur rrugë prej tij, me kohë bëhet e denjë për pastrimin hyjnor dhe bëhet e bardhë si bora. Kjo shprehet kështu në një hadith: “Kur të këqijat veprojnë mbi zemrën, formohet një pikë e zezë, ndërsa kur zemra nuk i pranon ato, atëherë në të shfaqet një pikë e bardhë.”57 Ndërsa zemra që ushqehet me besim, dije e dashuri zbardhet aq sa të rrokë bukuritë hyjnore, dallda pas kësaj bote, lënia e meditimit, harrimi i vdekjes, qeshja e teprërt, të folurit e tepërt58 dhe mungesa e mëshirës e shndërrojnë zemrën në një vatër sëmundjesh. Hadithi se, “Mëshira është shkulurvetëm nga zemrat e fatkeqëve mohues e zemërgurë,”59 tregon rëndësinë e mëshirës për të cilën ka nevojë zemra. Ecja e ngrefosur, mendjemadhësia, koprracia, dredhia dhe vetëpëlqimi janë të liga që ngrejnë mure mes njeriut e xhenetit dhe njëkohësisht e dëmtojnë zemrën.60 Vërejtje të ngjashme për t’i mbajtur ndjenjat dhe mendimet tona nga punët e këqija e të shëmtuara dhe për pastrimin e brendisë sonënga të këqijat shpirtërore, ka edhe në ajetet e Kur’anit Famëlartë ku thuhet: “Allahu di të fshehtën dhe të dukshmen.”61; “Zoti yt e di se çfarë fshihni në zemra,”62 duke u ftuar njerëzit që së pari të pastrohen nga këto ndjenja të shëmtuara deri në thellësi të zemrave të tyre. Sepseshpëtimi i njeriut në jetën e amshuar është i mundur vetëm përmes shërimit të zemrës së tij nga sëmundjet e shirkut (politeizmit), kufrit (mohimit) dhe dyftyrësisë. 54 MK1643 Taberani,el-Mu’xhemu’l-kebir, II,154. 55 Im4166 Ibën Maxhe, Zuhd, 14. 56 T3020 Tirmidhi,Tefsiru’l-Kur’an,4;MU1831 Muvatta’, Kelam, 7. 57 M369, Muslim,Iman, 231. 58 T2411, Tirmidhi,Zuhd, 61. 59 D4942 Ebu Davud, Edeb, 58; T1923 Tirmidhi,Birr,16. 60 D4764 Ebu Davud, Sunnet, 27, 28. 61 Tegabun, 64/18. 62 Kasas,28/69;Merjem, 19/40; Ahzab, 33/51.
  • 15. Sepse Allahu i Madhërishëm urdhëron: “Atë ditë askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të shëndoshë!”63 I Dërguari i Allahut na lajmëron se ekzistojnë katër lloje zemrash dhe flet kështu për to: “Ekzistojnë katër lloje zemrash. Zemra të lëmuara që shndërrijnë si kandili, zemra të mbështjella në këllëf, zemra të përmbysura dhe zemra që kanë vetëm sipërfaqen e jashtme! Zemra që shndërrin si kandiliështë zemra e besimtarit. Në kandilin e asaj zemre kurrë nuk mungon drita. Zemra me këllëf është zemra e mohuesit. Zemra e përmbysur është zemra e dyftyrëshit e cila pasi e ka njohur të vërtetën, e ka mohuar atë. Kurse zemra që ka vetëm sipërfaqe është zemra ku qëndrojnë bashkë besimi dhe dyftyrësia. Besimi në këtë zemër është si bima që ushqehet me ujë të pastër, kurse dyftyrësia është si plaga që ushqehet me qelb dhe gjak. Cili nga këto tipare të dalë mbi tjetrin, ai triumfon mbi zemrën.”64 Zemra e besimtarit, ashtu siç u theksua, është zemër e shëndoshë. Një zemër e tillë ndriçon sikandil dhe përmes qëllimeve të mira bëhet e bardhë sibora. Në këtë kontekst edhe përgjërimi i të Dërguarit të Allahut ka qenë që zemra të mbrohet nga të këqijat, që Allahu t’i udhëzojë zemrat, t’i bashkojë zemrat e muslimanëve65 dhe t’i pajisë ata me gjuhë të vërtetë dhe zemër të shëndoshë.66 Zemra e shëndoshë (kalb’is-selim) është zemra pa sëmundje që i është nënshtruar Allahut dhe ka gjetur shpëtim. Në këtë mënyrë zemra fiton siguri, pastrohet nga ankthet dhe arrin shpëtimin dhe plotësimin. I Dërguari i Allahut, për një zemër të tillë, pas namazit të natës është lutur: “Zoti im! Prej Teje kërkoj një mëshirë përmes së cilës të ma udhëzosh zemrën nërrugën edrejtë!”67 dhesipas asaj qëpërcjell Aishja r.a., në lutjen që ka bërë pasi është zgjuar nga gjumi, ka kërkuar nga Allahu që të mos ia devijojë zemrën pasi e ka udhëzuar.68 Në një tjetër lutje të tij, i Dërguari i Allahut (s.a.v) kërkon një zemër të qashtër si të jetë larë me ujë bore: “Zoti im! M’i laj mëkatet me ujë bore dhe breshëri dhe ma pastro zemrën nga gabimet ashtu siç e pastron teshën e bardhë nga njollat!”69 63 Shuara,26/88-89. 64 HM11146 Ibën Hanbel,III,17. 65 IM3830 Ibën Maxhe, Dua, 2. 66 HM17263 Ibën Hanbel,IV, 125. 67 T3419 Tirmidhi,Deavat,30. 68 D5061 Ebu davud, Edeb, 98, 99. 69 B6368 Buhari,Deavat, 39.
  • 16. Për ta sjellë zemrën në gjendje të shëndoshë, duhet që zemra të ushqehet me qëllime të pastra dhe akte të mira. Këto akte i Dërguari i Allahut i ka sqaruar në shumë fjalë të tij. Në njërën prej tyre thotë: “Shtatë njerëz do të jenë nën hijen e Allahut atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij: ...aiqë e ka zemrën të lidhur me xhamitë; dy miq që janë dashur dhe shoqëruar vetëm për hir të Allahut dhe me emrin e Tij janë ndarë...”70 S’ka dyshim se zemra e shëndoshë ka lidhje të ngushtë me të menduarin. Thënë ndryshe, shkaku kryesor i nxirjes së zemrës, i mbështjelljes së saj dhe i pamundësia për të rrokur të vërtetat, siç theksohet me ngulm në Kur’an, është humbja e aftësisë së të menduarit. I Dërguari i Allahut, kur u ka bërë thirrje njerëzve që të mendojnë drejt, nuk i ka akuzuar ata si të privuar nga dhuntia e mendjes, poru ka bërë thirrje që ta përdorin mendjen siç duhet. Po ashtu, të gjithë pejgamberët janë përshkruar si njerëz të ngarkuar me detyrën për të hapur zemrat e ngurtësuara e të mbyllura ndaj së vërtetës në popujt ku qenë dërguar.71 Në Kur’anin Famëlartë zemra përdoret edhe në atë kuptim që të cilësojë mendjen. Në mendimin islam, një ndër funksionet më të rëndësishme të zemrës, është mendja. Kështu në Kur’an foljet reflektim (akl) dhe rrokje (fikh) i atribuohen zemrës.72 Fakti që shokët e Pejgamberit a.s. kur transmetonin hadithe thoshin: “Veshët e mi e dëgjuan dhe zemra ime e kuptoi,”73 e disa nga sahabët i ankoheshin të Dërguarit (s.a.v) se edhe pse e lexonin Kur’anin, zemrat e tyre nuk e kuptonin atë,74 tregon se në periudhën kur shpallja ishte më e gjallë, zemra shihej si vendi i kuptimit dhe i rrokjes. Edhe Aliu r.a. qartazi është shprehur se mendja ndodhet në zemër.75 Dijetarët islamë, duke e përshkruar mendjen si “dritë që gjendet në zemër dhe mjet për të ndarë të vërtetën nga e kota,” kanë vënë në dukje lidhjen e ngushtë mes zemrës dhe mendjes. Fakti që feja u drejtohet njerëzve të mendjes dhe i bën përgjegjës ata, është parë si i lidhur ngushtë më përgjegjësinë e besimit që i ngarkohet zemrës nëpërmjet mendjes. Kështu që në një hadith bëhet e ditur se 70 B660 Buhari,Eyan, 36. 71 B4838 Buhari,Tefsir, (Fet’h) 3. 72 Haxh, 22/46. 73 T1393 Tirmidhi,Dijat,5. 74 HM6604 Ibën Hanbel, II,173. 75 EM547 Buhari, el-Edebu’l-mufred, 192.
  • 17. njerëzit që nuk janë të shëndoshëmendërisht nuk mbajnë përgjegjësi.76 Kushti i parë për të qenë musliman dhe i ngarkuar me detyrimet fetare, është aftësia mendore, ndërsa një kusht tjetër është nënshtrimi i zemrës Allahut. Përderisa njeriu nuk e shqipton me gjuhë (dëshminë) dhe nuk nënshtrohet me zemër, nuk mund të jetë musliman.77 Prandaj për të besuar në Allahun, njeriu i cili duke përdorur mendjen arrin të përftojë çdo dije, duhet t’i përvetësojë edhe me zemër këto dije. Në fakt ajo që kërkohet të shprehet me fjalë si vulosja e zemrave, mbështjellja e tyre,78 kyçja,79 është që njerëzit nuk e përdorin si duhet mendjen karshi të vërtetave. Gjithashtu, duke qenë sezemra është seli e përbashkët e vullnetit, dijes dhe besimit, në Kur’anin Famëlartë të menduarit përdoret edhe në kuptimet e besimit, të pranimit të shpalljes dhe të rrokjes së të vërtetës.80 Profeti ynë i Nderuar, njeriun i cili nuk e ka marrë atë që i takon prej Librit të Allahut, e ka krahasuar me një shtëpi të braktisur ku nuk banon askush.81 Një nga sahabët e respektuar, Abdullah b. Mes’udi, i ka inkurajuar njerëzit të lexojnë Kur’an në mënyrë që zemrat të piqen dhe mendjet të mbushen me fjalët hyjnore, duke thënë: “Përmbushini zemrat tuaja me të (me Kur’an)!”82 I Dërguari i Allahut, duke u tërhequr vërejtjen njerëzve kundrejt rrëmbimit të zemrave nga vorbulla e përçarjes, na bën me dije se nuk duhet ta privojmë zemrën tonë nga kënaqësitë shpirtërore duke e lënë veten të na rrëmbejë aktiviteti i çarshive dhe tregjeve83. Në këtë drejtim i Dërguari i Allahut (s.a.v), pasi zbriti ajeti kur’anor: “...Ata që grumbullojnë ar e argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmërojime dënim të hidhur!”84 sahabëve të cilët e pyetën cila ishte pasuria më e mirë që ta fitonin, iu përgjigj kështu: “(Gjëja më me vlerë në dynja) është gjuha që bën dhikër (përmend Allahun), zemra falënderuese dhe bashkëshortja besimtare e cila e ndihmon bashkëshortin e saj në përjetimin e besimit.”85 76 T1423 Tirmidhi,Hudud, 1. 77 HM3672 Ibën Hanbel, I,388. 78 Bekare, 2/88. 79 Muhammed, 47/24. 80 Bekare, 2/171; Enfal,8/22; Junus, 10/42; Mulk, 67/10;Hud, 11/51; Bekare, 2/44; Enbija,21/10,67; Mu’minun, 23/80; Kassas,28/60. 81 T2913 Tirmidhi,Fedailu’l-Kur’an,18. 82 DM3365 Darimi,Fedailu’l-Kur’an,4. 83 T228 Tirmidhi,Salat,54. 84 Teube, 9/34. 85 T3094 Tirmidhi,Tefsiru’l-Kur’an,9.
  • 18. Zemra që i Dërguari i Allahut e ka përkufizuar si zemër e besimtarit, është kjo: Kur është pyetur i Dërguari i Allahut se, “cili është më i dobishmi nga njerëzit?” ka thënë: “Çdo besimtar që e ka zemrën të ethshme dhe gjuhën të drejtë!” Shokët e tij e pyetën: “Se ç’është fjalëdrejti e dimë, por zemrën e ethshme nuk e dimë?” I Dërguari i Allahut atëherë tha: “Zemra e plotë është zemra që i frikësohet Allahut, zemra e pastër. Në të nuk ka vend për mëkat, padrejtësi, urrejtje e xhelozi.”86 I Dërguari i Allahut, sahabit që e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Ç’është besimi?” iu përgjigj: “Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, që të mund të zgjedhësh Allahun dhe të Dërguarin eTij kundrejtgjithçkaje tjetër, të mund tëzgjedhësh qëtë digjesh në zjarr në vend që t’i bashkëshoqërosh të tjerë Allahut, të mund ta duash dikëvetëm për hir të Allahut, edhe nëse nuk është i fisëm.” Po në këtë hadith, i Dërguari i Allahut e shpjegon kështu sesidepërton në zemër “dashuria për besimin”: “Nësearrin t’i bësh këto, dashuria përbesimin do të hyjë në zemrën tënde ashtu siç hyn dëshira për ujë në zemrën e të eturit në një ditë të nxehtë.”87 “Ai që ia ka kushtuar zemrën vetëm besimit, që e ka bërë zemrën të shëndoshë, gjuhën të drejtë, egon të ngopur, moralin të denjë, veshët lajmëtarë (në rrugë të Allahut) e sytë rojtarë (në gjurmëte zemrës) ainjeri ka shpëtuar... Ai që zemrën e tij e ka kthyer në enë (që mbushet me bukuri hyjnore), ai ka shpëtuar.”88 86 IM4216 Ibën Maxhe, Zuhd, 24. 87 HM16295 Ibën Hanbel,IV, 11. 88 HM21635 Ibën Hanbel,IV, 147.