SlideShare a Scribd company logo
1 of 30
1
TEMA:MË SE E KRYERA DHE E
KRYERA E TEJSHKUAR E MËNYRËS DËFTORE
PUNOI:EDLIRA EKMEKCIU
ELBASAN, 2013
2
PASQYRA E LËNDËS:
Hyrje(fq.3)
1.Kreu I:Koha më se e kryer
1.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës
dëftore.(fq.5)
1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.(fq.9)
1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.(fq.13)
2.Kreu II:Koha e kryer e tejshkuar
2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës
dëftore.(fq.15)
2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.(fq.18)
2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore.(fq.19)
Përfundime(fq.23)
Referenca/Bibliografi.(fq.29)
3
HYRJE
Objekt I punës sime janë dy kohët e mënyrës dëftore :më se e kryera dhe e
kryera e tejshkuar ,denduria e përdorimit të tyre në veprën e Ismail
Kadaresë:“Darka e gabuar”, viti I botimit:2008,nr.i faqeve :207,Shtëpia
Botuese “Onufri”,Tiranë.
Më tërhoqi kjo temë për vetë faktin se kohët e sipërpërmendura janë kohë
me përdorime sinonimike,por që paraqesin dhe specifikat e veta në
përdorim.
I kam klasifikuar foljet në kohët e sipërpërmendura sipas formës,në veprore
e joveprore si dhe sipas vetave.Gjithashtu kam hetuar përdorimet e tyre në
pjesë të varura e të pavarura të fjalive të përbëra,në fjali të thjeshta.Kam
hetuar rastet me kujdes, për të parë se me cilat kohë foljore shkojnë më se e
kryera dhe e kryera e tejshkuar.
Në punën time kam vlerësuar si tekst bazë veprën “Kërkime dhe studime në
fushën e gjuhës shqipe” të profesorit tim të nderuar As.Prof.Dr.Mustafa
Karapinjalli.M ë ka ndihmuar gjithashtu dhe “Gramatika e gjuhës shqipe
1”,botim I Akademisë së Shkencave ,“Gjuha jonë”,edhe ky një botim po I
Akademisë si dhe “Gramatika shqipe” me autor Kristaq Cipo.
Synimi I këtij punimi është të tregoj cila nga këto dy kohë të së shkuarës së
dëftores gjen më tepër përdorim dhe në mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën
ose jo,gjithmonë duke u bazuar tek vepra e Kadares ë “Darka e gabuar”.Të
dhënat do të paraqiten statistikisht përmes tabelave në rubrikën
“Përfundime”.
4
Tema është konceptuar në dy krerë:
-Në kreun e parë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës më se e kryer të
dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si
dhe zbatimet e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj
në veta të ndryshme apo në lloje të ndryshme fjalish.
-Në kreun e dytë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës së kryer të
tejshkuar të dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm
shqiptarë ,si dhe zbatimet e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe
përdorimi I saj në veta të ndryshme,dhe në lloje të ndryshme fjalish.
-Në përfundim ,bazuar në argumente teorike gjuhësore ,si dhe përmes
tabelave me të dhëna:për numrin e foljeve veprore e joveprore në të dyja
kohët , për vetat në të cilat janë përdorur foljet,per llojin e fjalive në të cilat
janë përdorur foljet ,jepet mendimi përfundimtar lidhur me faktin se cila nga
këto dy kohë është më e përdorshmedhe cila është më e rrallë në
përdorim,gjithmonë duke u bazuar në vjeljen shteruese të rasteve me
përdorim të kohës më se të kryer dhe të kryer të tejshkuar në veprën e
Kadaresë, “Darka e gabuar”.
5
1.KREUI:Koha mëse e kryer.
1.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës
dëftore.
1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.
1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.
__________________________________________________________
1.1.VështrimI përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës
dëftore.
Në literaturën gjuhësore shqiptare trajta foljore e tipit: kisha(isha)+pjesore e
një foljeje,p.sh.kisha(isha) larë,emërtohet me terma të ndryshëm,si:
 Plusquamperfekt1
:Këtë kohë K.Cipo e rendit në grupin e kohëve të
përngjitura dhe e cilëson si një kohë relative që s’mund të përdoret e
veçuar,por gjithmonë në lidhje e marrdhënie me një kohë tjetër,qoftë
kjo formalisht e shprehur ose e nënkuptuar.Puna që tregon kjo
kohë,gjithmonë duke iu referuar K.Cipos , është një punë e bërë më
parë nga një tjetër,por dhe kjo tjetra është punë e kryer.
 E kryer e plotë2
:Ajo klasifikohet si një nga pesë format e kohës
themelore të së shkuarës.
 Më se e kryer3
:kuptimi themelor i saj është të tregojë një veprim të
përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës,I cili
1 Termi është përdorur nga K.Cipo në “Gramatika shqipe”,Tiranë,1949,fq.113
2Termi është përdorur në”Gjuha letrare shqipepër të gjithë”,SHBLSH,Tiranë,1976,fq.103.
3 Termi është përdorur në”Gramatika e gjuhës shqipepër të
gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq.111,120;”Gramatika e gjuhës shqipe 1”,botim I Akademisë së
6
a).mund të lidhet me çastin e caktuar të së shkuarës nëpërmet pasojave ose
vijimit deri në atë cast.
b).mund të mos ketë lidhje me çastin e caktuar të së shkuarës.
Në tekstet shkollore ajo klasifikohet si një nga 4 kohët e përbëra të mënyrës
dëftore dhe një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës dhe që së
bashku me të kryerën e tejshkuar si kohë relative krijojnë kundërvënie me
karakter kohor me format e tjera kohore të së shkuarës4.
Pavarësisht emërtimeve të ndryshme, në të gjitha studimet gjuhësore
shqiptare theksohet se kjo kohë tregon një veprim ose një gjendje që ka
përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe se ajo formohet duke I
shtuar përpara pjesores së foljes,foljen “kam”në kohën e pakryer5(format
vetore të kohës së pakryer të ndihmëses kam) kur bëhet fjalë për formën
veprore dhe format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses jam kur bëhet
fjalë për formën joveprore.
 Forma joveprore:
-E di, e di,ishte përgjigjur.(fq.189
-Nga e majta kishin qytetin e parë shqiptarqë aq herë u ishte shfaqur në
ëndrra.(fq.102)
-E megjithatë ,doli se ishte hapur vërtet.(fq.24)
 Forma veprore:
-Ajo kishte gjëmuargjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)
Shkencave,Tiranë,2002,fq.289,314;”Gramatika praktikee gjuhës
shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa;Tiranë, 1998,fq.160.
4 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.712.
5Shih” Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq149,160;
”Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289.
7
-Ata ishin mjekë,ata kishin bërë betimin e Hipokratit.(fq.133.)
-I kishin lidhur mehekura në mur,si përdhunuesitdikur.(fq.24)
Kuptimi I më se të kryerës përcaktohet nga konteksti.Më se e kryera mund të
përdoret si një e kryer e së shkuarës oseme vlerën e një të kryere të
thjeshtë.Kur dy veprime janë kryer në kohë të ndryshme të së shkuarës,ai që
është kryer më parë,shprehet zakonisht me njërën nga dy kohët relative të së
shkuarës,kurse veprimi I dytë,sipas rastit,me anë të njërës nga kohët absolute
të së shkuarës.6
-Në ato çaste u ndërmendën aq histori pengjesh,sa c’nuk ishin kujtuar vite
me radhë.(fq.59)
-Ndërkaq,hetuesite ndieninse guva I kishte futur nën zotërimin e
saj.(fq.134)
Megjithëse folja ndihmëse e më se të kryerës(kisha/isha) është në formën e
së pakryerës, këto dy forma kohore nuk kanë lidhje midis tyre.E pakryera
për nga nuancat aspektore lidhet vetëm me të tashmen dhe nga kjo
pikëpamje ,këto dy kohë u kundërvihen të gjithë formave kohore të tjera të
së shkuarës.Si rrjedhim,koha e tashme e ligjëratës të drejtë,në ligjëratën e
zhdrejtë kthehet në të pakryerën,e cila është një e tashme e së shkuarës.7Po
kështu e kryera e thjeshtë dhe e kryera ,nga ligjërata e drejtë në të
zhdrejtë,kur çasti,që merret si bazë për raportin e parakohësisë transponohet
nga e tashmja në të shkuar,kthehen në më se të kryer.Në të gjitha rastet
6 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.713.
7 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.714,sh.edheXIX/2,fq.740
8
veprimi paraqitet I përfunduar dhe historikisht janë një e kryer e thjeshtë e së
shkuarës.8
Kjo duket qartë në periudhat e mëposhtme me ligjërata të zhdrejta,të cilat po
të kthehen në ligjëratë të drejtë ,foljet do të kthehen në kohët e
sipërpërmendura,sipas kuptimit të tyre kohor.
-Të shumtëishin ata që thoshin se e kishin pritur t’I binte maska si
filogjerman që ishte…(fq.32)
-T ë shumtë ishin ata që thoshin:”E kemi priturt’I bjerë maska si
filogjerman që është…”(e kryer)
-Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh që fjalët që sapo kishte thënë I kishin
dhënë një kënaqësi që e kapërcente atë të hetimit.(fq.136)
-Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh :” Fjalët që sapo tha I dhanë një
kënaqësi…”(e kryer e thjeshtë)
-E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189)
-“E di,e di”,-u përgjigj.(ekryer e thjeshtë)
Më se e kryera mund të shoqërohet dhe me tregues kohorë si me një
rrethanor kohe,p.sh.
-Ai erdhi përpiktas në orën që kishte premtuar,çuditërishtpa zhurmëe
rrapëllimë,si të kishte flatruar mbiqytet,për të mos e marrë vesh
askush.(fq.47)
-Në këto e sipër, thua se kishte përfituarnga klima e turbullt,romi Dan
Veremi,rojtari I natës I Institutit të Higjenës…..(fq.107)
8 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.715,sh.edheXXI/20,fq.810
9
-Dhe qysh nga ajo ditë nukkishte pasurtjetër synim vec të bëhej vezir për
t’u hakmarrë .(fq.190)
-Qysh atëherë s’kishte dëgjuar më kurrë për të.(fq.148)
10
1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.
Forma veprore e më se të kryerës ,në veprën “Darka e gabuar” e Ismail
Kadaresë gjen një përdorim të madh.Këtë e tregon numri I madh I rasteve
të vjela.Ky numër shkon në 520 raste të përdorura në një numër në total
prej 373 skedash.Në përdorimet e formës veprore veta më e përdorshme
është veta III,njëjës,me 313 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës
me 200 raste përdorimi, 3 raste në vetën I njëjës,4 raste në vetën II
njëjës.
 Disa shembuj me vetën e III,njëjës
-Kishte disa javë që kishte filluar.(fq.99)
-Ç’kishte dashur të thoshte I burgosurinë atë ag të thellë të 6 marsit
1953?(fq.205)
-I burgosuripranonte për here të parë,se komplotisti I kishte dhënë
shenjë.(fq.154)
 Disa shembuj me vetën e III, shumës
-Kishin pritur me orë të tëra midis acarit të shkurtit mbërritjen e
avionit.(fq.155)
-Sapoia kishin dhënë dosjen,përmasatplanetaretë saj e kishin
shtangur.(fq.189)
Gjithashtu,po në këtë formë janë përdorur edhe disa folje në veta të
tjera,si:
 3 raste në vetën I njëjës
-Ishte një ëndë rr imja,që ia kisha treguar vetëm atij.(fq.163)
11
-Për fajin tim,ngaqë të besova ty,I shtyrë nga mallëngjimi.mendjelehtë-
sisht,I kisha nisur drejt vdekjes.(fq.45)
-Kur qëllonte që dikujt I tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha
lexuarte Karl Maye…(fq.43)
 4 raste në vetën II njëjës
-Kur qëllonte që dikujt i tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha
lexuar te KarlMaye dhesiç m’a kishe thënë ti…(fq.43)
-Të kujtohet kur më kishe thënë se kishe parë një herë një ëndërr
…(fq.44)
-Dhe kështu u nisa hareshëm në vendin e besës,sic më kishe thë në
ti…(fq.44)
Forma veprore e më se të kryerës përdoretnë të gjitha ndërtimet
sintaksore.Ja disa shembuj përdorimesh të saj në lloje të ndryshme fjalish:
 Fjali të thjeshta:
-Ora kishte kaluar tre pas mesnate.(fq.154)
-Përse Stalini kishte zgjedhur pikërisht Gjirokastrën?(fq.119)
-Natyrisht që kishte dyshuar gjithë kohë n.(fq.153)
 Fjali të përbëra me bashkërenditje:
-Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte nisur
prapë,veçse tani po ngjiteshin ngadalë drejt qytetit.(fq.25)
-Ajo kishte gjëmuargjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)
 Fjali të përbëra me nënrenditje:
Pjesë kryesore:
12
-Ligështimi e kishte kapluar qytetin kur ndodhidiçka e papritur,që u dha
fund mëdyshjeve.(fq.12)
- Dhe qysh nga ajo ditë nuk kishte pasurtjetër synim veç të bëhej vezir për
t’u hakmarrë .(fq.190)
-Kishte kujtuar se ndërprerjet në trajtë breshri ishin mjeti më I mire për ta
coroditur viktimën.(fq.160)
-Kishte folur një copë herë për ato që dinte lidhur me bisedimet e fshehta
për gjermanët.(fq.160)
Pjesë e varur:
-Gurameton e gjetën,siç e kishin lënë,shtrirë sipër kashtës.(fq.196)
-S’e dija që ia kishin këputur gishtat.(fq.197)
-Shumënjerëz mendonin se brenga për moszbulimin e komplotit hebraik e
kishte rrëzuar…(fq.184)
-Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68)
Nga rastet e vjela shihet se në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur
përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje
me disa kohë të mënyrës dëftore,si me:
-të kryerën e thjeshtë:
-Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68)
-Pas dy orësh shkuan të dy në spital,për të marrë veglat e kirurgjisë së
doctor Gurametos,ato që kishte sjellë dikur nga Gjermania….(fq.192)
-të pakryerën
-S’e dija që ia kishin këputur gishtat.(fq.197)
13
-…si ishte e mundurqëai që zhbironte gjithçka nuke kishte marrë dot vesh
zanafillën e së keqes së vet?(fq.186)
Në këto raste shihet se veprimi I shprehur me foljen veprore të më se të
kryerës është kryer më parë se ai I foljes në të pakryer apo të kryer të
thjeshtë.Në pjesën më të madhe të rasteve foljet e përdorura në të kryerën e
thjeshtë apo në të pakryerën janë në diatezën veprore(shih shembujt më
lart).Por ka dhe raste që diateza mund të jetë ndryshe nga ajo e foljes veprore
p.shmund të jetë mesore:
-Më tre mars,ndajtë gdhirë,kur kishte dhënë urdhrin për torturë, I ishte
afruartorturuesit kryesor Tule Ballonës…(fq.188-189)
-…dikush u kujtua për kryesoren:ç’faj kishin bërë?(fq.124)
14
1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.
Forma joveprore e më se të kryerës gjen një përdorim prej 126 rastesh.
Kjo do të thotë se edhe kjo formë gjen përdorim të konsiderueshëm,krahas
formës veprore. .Në përdorimet e formës joveprore veta më e përdorshme
është veta III,njëjës,me 82 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës
me 43 raste përdorimi dhe 1 rast në vetën II,shumës.
 Disa shembuj me vetën III,njëjës:
-Ai qenkësh ndryshuarpak,porjo ashtu siç ishte menduar.(fq.90)
-Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte
tjetër gjë.(fq.87)
-…përfundimiI parë I hetimit ishte marrëvesh.(fq.126)
 Disa shembuj me vetën III, shumës:
-Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167)
-Nuk ishte e vështirë të kuptohej:zonjat ishin thyer.(fq.162)
-Do të hetoheshin një për një ata që ishin shëruar,…(fq.127)
 1 rast në vetën II,shumës.
-Ishit marrë vesh me njëri-tjetrin.(fq.149)
Edhe forma joveprore,Ashtu si forma veprore merr pjesë në çdo lloj ndërtimi
sintaksor:
 Në fjali të thjeshta:
-Asnjë shenjë smire nuk ishte shfaqurkurrë midis doktor Gurametos së
madh dhedoktor Gurametos së vogël.(fq.7)
-Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167)
15
-Përgjegjësi I guvës ishte bashkuar me ta.(fq197)
-Dëshmitë e ShaqoMezinit dhe të Vehip Qorrit nuk ishin marrë
parasysh,përshkak të gjendjes së turbullt mendore të të dyve.(fq.199)
 Në fjali të përbëra me bashkërenditje:
-Ishin penduar ose ,më saktë,hiqeshin të penduarpër të? (fq.157)
-Gjithë atë ditë të pafundme,të dyhetuesit,bashkë me shefat e tyre ishin
lidhurshumë herë me Tiranën e Tirana,nga anae saj ishte lidhur meshefa
të tjerë të kampit të madh komunist,ndoshta,meStalinin vetë ,për këtë
hetim.(fq.139-140)
 Në fjali të përbëra me nënrenditje:
Pjesë kryesore:
-Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21)
-Nëse ishte një përrallë,prej kujt ishte shpikur,prejshqiptarëveapo prej
gjermanëve?(fq.157)
-Fill pasdarkës,në vend që të fashiteshin,ishin shtuar.(fq.147)
Pjesë e varur:
-Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulur te I njëjti kënd.(fq.183)
-Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte
tjetër gjë.(fq.87)
-E dinin,përshembull,sehedhja në erë ishte këmbyerme një pushkatim të
madh…(fq.29)
Në këta shembuj duket që edhe më se e kryera joveprore shkon me folje
absolute të së shkuarës, si e pakryera dhe e kryera e thjeshtë.
16
3.KREUII:Koha e kryer e tejshkuar.
2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës
dëftore.
2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.
2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore.
__________________________________________________________________
2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohëne kryer të tejshkuartë
mënyrës dëftore.
Në literaturën gjuhësore shqiptare ,trajta foljore analitike e
tipit:pata(qeshë)+pjesore e një foljeje emërtohet me terma të tillë si:
 Aorist I dytë:tregon punë që është kryer para një tjetre,po që të dyja
në kohë të shkuar.I pëlqen lidhja me aoristin.9
- Qe kthyer pastajnë shtëpi,për t’I thënë t’et:e kreva porosinë,në kohën që
te dera qe shfaqur I vdekuri….…(fq.37)
 E ashtuquajtur e kryer e tejshkuar:si një formë kohore e kohës
themelore të së shkuarës.10
 E kryer e tejshkuar:tregon një veprim a një gjendje që ka përfunduar
para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe që zakonisht nuk ka lidhje
me këtë çast.11
9 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
10 Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën
shqipe”,SF.,1977/3,fq.118.
17
Pra ,pavarësisht emërtimeve të ndryshme kjo kohë foljore formohet duke I
shtuar përpara pjesores së një foljeje, foljen kam në kohën e kryer të thjeshtë
për formën veprore dhe të gjitha format vetore të foljes jam në kohë të kryer
të thjeshtë për formën joveprore:
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar
kurrë.(fq.18)
Duke qenë se kuptimi themelor I kësaj kohe është të tregojë një veprim të
përfunduar para një çastitë së shkuarës,në këtë kuptim,kjo kohë del
sinonime me më se të kryerën.Nga këto dy forma gramatikore sinonime me
njëraë tjetrën në gjuhën e sotme letrare përdoret më tepër më se e
kryera,kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë,12gjë që duket dhe në rastet
e pakta të gjetura në vepër.(megjithëse ka dhe mendime ndryshe,të cilat do
trajtohen më poshtë,fq.20). Kjo dukuri lidhet edhe me dukurinë e
zëvendësimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve kam/jam nga forma e së
pakryerës,ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta.
- Asnjë shenjë smire nukishte(=qe)shfaqur kurrë midis doktor
Gurametos së madh dhedoktor Gurametos së vogël.(fq.7)
-Jo vetëm ai,por as shtëpia,prejpullazit të së cilës qe (=ishte) ngritur
shenja,nukpërcaktohej gjithsesi.(fq.26)
11”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë,1998,fq161.
12”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq121; ”Gramatika praktikee
gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë1998,fq161.
18
2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.
Nga rastet e vjela në librin “Darka e gabuar”nuk rezulton asnjë rast me
folje në kohën e kryer të tejshkuar ,në formën veprore.Kjo të çon edhe
njëherë të mendosh se kjo kohë nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën
shqipe.13(shih dhe fq.20) Duke qenë sinonime me më se të kryerën ,ajo dhe
ndërkëmbehet më shpejt me më se të kryerën,pasi dhe diferenca në planin
aspektor ndërmjet kisha/pata+pjesore humbet për shkak të largësisë më të
madhe me çastin e ligjërimit14,diferencë ,e cila bëhet më e papërfillshme në
raport me largësinë deri në çastin e ligjërimit.Këtë mungesë të formës
veprore të kohës së kryer të tejshkuar mund ta justifikojë dhe fakti se trajta
foljore analitike pata+pjesore është e ndërkëmbyeshme me trajtën tjetër
analitike kisha+pjesore në të gjitha ndërtimet sintaksore:në pjesët e varura e
kryesore të fjalive të përbëra me nënrenditje,në fjalitë e thjeshta dhe në
fjalitë e përbëra bashkërenditëse.15
-Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtëë fq.25)
ë Ia kishte(pati)dhënëtë birit letrën,bashkë me porosinë.( fjali e thjeshtë-
fq.37)
- Kishte (pati)pasur ca historiza të rëndomta,porasnjëherë me një grua të
bukur,ngaatotë vërtetat.(fjali e përbërë me bashkërenditje-fq.138)
13 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
14 Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe,M.Karapinjalli,Trajta foljore e tipit pata
larë(qeshë larë)dhe përdorimi I saj në gjuhën shqipe,2001.,fq.44.
15 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45.
19
- Një e tillë,nga republikatsovjetike të Baltikut,ku kishte(pati)pasur një
dukuritë ngjashme,përpara se të largohej,la një kumtesë disi të
çuditshme.(pjesë e varur- fq.105)
- Nuk kishte(pati)qenëe lehtë që,nëndërgjegjen e tij, të ngjizej ndjesia se
burra si doktor Gurametoja I madh pengonin.(pjesëkryesore- fq.137)
-Madje kishte(pati)ndodhur diçka që shkonte përtej teprimit.(fq.77)
Pra ,duke qenë se dallimet nga ana e kuptimit dhe e përdorimit midis
këtyre dy trajtave analitike janë shumë të pakta,kjo është një arsye e
mirë për të pranuar faktin e mospërdorimit të së kryerës së tejshkuar
në asnjë rast me formën e saj veprore në këtë vepër të Kadaresë.
20
2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuarnë formë joveprore.
Forma joveprore e të kryerës së tejshkuar në veprën e Kadaresë
“Darka e gabuar” nuk ka raste të shpeshta përdorimi.Numri I tyre në
total shkon n ë 14 raste, të klasifikuara në 11 skeda,tëcilat do të
shihen një nga një në të gjitha ndërtimet sintaksore në të cilat marrin
pjesë për të gjykuar më pas për to.Në të gjitha rastet foljet janë
përdorur në vetën e III të numrit njëjës.
Do t’I shohim të klasifikuara në përdorimet e tyre si më poshtë:
 Fjali të përbëra me nënrenditje:
- pjesë kryesore
1.Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar
kurrë.(fq.18)
-.Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parë krishtin e
ngritur nga varri.(fq.154.)
3.Qekthyer pastajnë shtëpi,përt’I thënë t’et:e kreva
porosinë…(fq.37)
- pjesë e varur
4.....përkundrazi,kishin qenëtë vrarë në shpirt si të gjithë,por që as
vetë s’e dinin pse,e qara u qe kthyer në ngërdheshje.(fq.195)
5.Nukishte për të qeshur,siç qe marrënë fillim(punë eskimezësh
etj.),por as aq e frikshme,siç qe dukurmë pas(e shurdhër,eakullt si
mortja).(fq.99)
6.…e kreva porosinë,në kohën që te dera qe shfaqur I vdekuri me
ftesën e darkës në dorë…(fq.37)
21
7.Kënga,jovetëm s’dihej nga kush qe ngritur,porkuptimin e kishte të
dyzuar.(fq.130)
8.Sa ç’i qe dukure natyrshme ftesa për darkë,aq e panatyrshmeiu
duk pastaj.(fq.165)
9.Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit,ashtusiç qe shkruar
në procesverbalet dhe e vunënë gramafon gjatë kohës së torturës.(fq.192)
10.Herë-herë I dukej se ai vetë I qe shmangursë vërtetës.(fq.186)
 Fjali të përbëra me bashkërenditje
11….befase kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe
përmbysur.(fq.195)
12.Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nuk
përcaktohej kurrsesi.(fq.26)
13….ekishte hedhurftesën brenda rrethojës së saj dhe qe larguarmengut
nëpër terr…(fq.37)
Në këto tipa fjalish përdorimi I trajtës foljore të tipit jovepror të së kryerës së
tejshkuar ka të bëjë me praninë në njërën pjesë të fjalisë së përbërë të
trajtave foljore analitike të më se të kryerës(shembulli 11:kishte vënë),të
pakryerës (shembulli 12: përcaktohej) me të cilat ajo është në korrelacion
kohor,gjë e cila do të vihet re dhe në rastet që do trajtohen më poshtëpër
pjesët e varura të fjalive nënrenditëse.
 Fjali të thjeshta
S’ka asnjë rast përdorimi në “Darka e gabuar” me folje në të kryerën e
tejshkuar të formës joveprore.
22
Siç shihet rastet më të shpeshta të përdorimit të kësaj kohe në “Darka e
gabuar” janë në fjalitë e përbëra me nënrenditje , qoftë në pjesën
kryesore,qoftë në pjesën e varur të fjalisë.Në pjesët e varura kjo trajtë foljore
ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në
bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,si me:
-më se të kryerën:… befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe
aty qe përmbysur.(fq.195).Foljet kanë dhe diateza të ndryshme në këtë
rast.E kryera e tejshkuar shkon shumë me më se të kryerën:
 si me formën veprore:
- Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parëkrishtin e
ngritur nga varri.(fq.154.)
-…befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe
përmbysur.(fq.195)
 Ashtu dhe me joveproren e më se të kryerës p.sh.:
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.Ashtu siç
nuk ishte vërtetuar kurrë nëse vajzat dhe nuset e reja rrëmbeheshin vërtet
apo…(fq.18)
Përdorimi pranë njëra-tjetrës bëhet për qëllime stilistike,për të shmangur
monotoninë dhe për ta bërë më shprehës dhe të larmishëm ligjërimin.Kjo
është dhe një nga vecoritë e stilit të Kadaresë.
-të pakryerën: Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngritur
shenja,nukpërcaktohej kurrsesi.(fq.26)
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18)
23
Në këtë shembull të fq.26 foljet dalin me të njëjtën diatezë dhe kemi të
bëjmë me pjesë të varur përcaktore.
Në shembullin më poshtëfoljet kanë diateza të ndryshme.
…as vetë s’e dinin ,psee qara u qe kthyer në ngërdheshje.(fq.195)
- të kryerën e thjeshtë: Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e
Shubertit,ashtu siç qe shkruar në procesverbalet dhee vunënë gramafon
gjatë kohës së torturës.(fq.192).
Këtu gjen vend dhe pohimi se: të kryerës së tejshkuar I pëlqen lidhja me
aoristin,gjë që u përmend dhe më sipër.16 (shih fq.11)Përdorimi I kësaj trajte
në bashkëvajtje me të kryerën e thjeshtë shpjegohet me faktin se që të dyja
këto folje shprehin veprime të përfunduara: e para pas çastit të së shkuarës
dhe e dyta pas çastit të ligjërimit.17Në shembullin e dhënë,dy trajtave foljore
nuk u përputhen as diatezat:diatezat:gjetën/vunë- veprore;qe shkruar- pësore.
16 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
17 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.48..
24
PËRFUNDIME
Pasi pamë dhe analizuam rastet e përdorimit të trajtave foljore të më
se të kryerës dhe të së kryerës së tejshkuar në format veprore dhe
joveprore të tyre,bazuar në vjeljen shteruese të tyre në veprën e
Kadaresë, “Darka e gabuar”, në përfundim ngrihen disa pyetje të
rëndësishme që u prekën disa herë edhe në trajtimet e
mësipërme:Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë
se tjetra?Në cilën formë përdoret më tepër?Në ç’llojfjalish:të
përbëra apo të thjeshta?Cilatveta janë më të përdorshme?
Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve do të bazohem në statistikat e nxjerra
për to,bazuar po tek kjo vepër,porfillimisht do të përmbledh të dhëna
teoriko- gjuhësore,të paraqitura nga gjuhëtarë të nderuar, lidhur me
dendurinë e përdorimit të këtyre dy kohëve, në mënyrë që ta bëj më
bindës mendimin tim lidhur me kohën ,e cila gjen përdorim më të
shpeshtë :
Në fakt pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shqiptarë pranojnë faktin se
më se e kryera është forma që përdoret më tepër dhe e kryera e
tejshkuarka përdorim më të rrallë në gjuhën shqipe18,edhe pse t ë
dyja tregojnë parakohësi lidhur me një çast të së shkuarës.Më se e
kryera nuk është gjë tjetër veç një e kryer e së shkuarës, d.m.th.raporti
18 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.; Sh.Demiraj,“Rreth kategorisëgramatikore të mënyrës dhe të
kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120
25
I saj ndaj së kryerës është I njëjtë I kësaj të fundit ndaj së
tashmes.Kurse e ashtuquajtura e kryer e tejshkuar, për nga tipi I
ndërtimit,duhej të ishte një e kryer e thjeshtë e së shkuarës,
d.m.th.raporti I saj ndaj së kryerës së thjeshtë duhet të ishte I njëjtë
me atë të kësaj të fundit ndaj së tashmes.Poredhe nëse një dallim I
tillë midis këtyre dy kohëve ka ekzistuar ndonjëherë,ajo që I
bashkon:tregimi I parakohësisë lidhurme një çast të caktuar të së
shkuarës,ka bërë që të errësohen nuancat aspektore që mund të kenë
pasur.Në këtë mënyrë, më se e kryera e ka zëvendësuar gradualisht
të kryerën e tejshkuar,e cila në shqipen letrare përdoretmë rrallë dhe
pa ndonjë dallim të qartë kuptimor prej më se të kryerës.Në
mënjanimin e saj do të ketë ndikuar edhe fakti I njohur që e pakryera e
foljeve ndihmëse (kisha/isha) në shqip përdoret edhe me kuptimin e
së kryerës së thjeshtë.Edhe pse folja ndihmëse e më se të kryerës
është në formën e së pakryerës , këto dy forma nuk kanë asnjë lidhje
mes tyre.19
Mirëpo përveç këtyre mendimeve të argumentuara nga ana gjuhësore
nga gjuhëtarë të njohur si:K.Cipo,Sh.Demiraj etj.ka dhe mendime se
e kryera e tejshkuar nuk është aq e rrallë sa pandehet. Kjo kohë
përdoret si një mjet stilistik morfologjik për të shprehur një veprim
në një të shkuar të largët,I cili I ka prerë lidhjet me castin e
19 .; Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën
shqipe”,SF.,1977/3,fq.120.
26
ligjërimit,si dhe në fjali të varura kushtore.20Në ndërtimet kushtore me
lidhëzat po,nëe kryera e tejshkuar nuk ndërkëmbehet me më se të
kryerën21.Kur shpreh një veprim të kryer në një të shkuar të largët ,ajo
ndërkëmbehet me të kryerën e plotë.[Ali Dhrimo sjell plot shembuj të
përdorimit të së kryerës së tejshkuar duke u përqëndruar më tepër në
format veprore të vetës së III,njëjës( pati/pat+pjesore.)]
Mirëpo,gjuha nuk krijon dublete të panevojshme,por edhe kur ndodh
të krijohen,ajo mënjanon njërën prej tyre ,oseI mban në përdorim me
kuptime të diferencuara.Prandaj, edhe njëherë, nuk përjashtohet
mundësia që më se e kryera të jetë krijuar si një e shkuar e së kryerës
dhe e kryera e tejshkuar si një e shkuar e së kryerës së thjeshtë.(shih
fq.20). Përndryshe duhet pranuar që njëra prej tyre është përftuar prej
zëvendësimit mekanik të së pakryerës nga ajo e së kryerës së thjeshtë
të foljes ndihmëse dhe anasjelltas (kisha/pata;isha/qeshë).Sidoqoftë
në fazën e dokumentuar të gjuhës shqipe, e kryera e tejshkuar ka
ardhur duke u përdorur më pak dhe duke u zëvendësuar pothuaj
gjithandej nga më se e kryera.22
20 A.Dhrimo,”Rreth trajtës normative të së kryerës sëtejshkuar”,1986/2,Tiranë,fq.73-76.
21 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46
22 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,Tiranë,1985,Kreu XXI,Format analitike të së
kryerës,fq.810.
27
Kjo gjë më rezulton dhe nga statistikat e mëposhtme me të gjitha
vjeljet shteruese të përdorimit të këtyre dy kohëve,ku më se e kryera
del me një përparësi prej 626 rastesh në krahasim me të kryerën e
tejshkuar:
Tab.1.
Numri total I
skedave
Nr.total I
foljeve në më
se të kryer
Nr.total I foljeve
në të kryer të
tejshkuar
Nr.total I te
gjitha foljeve
të përdorura
në të dyja
kohët
Diferenca
në
përdorim
373 646 14 660 626
Tab.2
Më në fund po I japim kështu përgjigje pyetjeve të ngritura në fillim
tek rubrika “Përfundime”:
- Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë se tjetra?
Më se e kryera(tab.2)
Numri total I
skedave
Nr.i foljeve në
më se të
kryerën
Forma
veprore
Nr.i foljeve në
më se të
kryerën
Forma
joveprore
Nr. I foljeve
në të kryerën
e tejshkuar
Forma
veprore
Nr. I foljeve
në të kryerën
e tejshkuar
Forma
joveprore
373 520 126 0 14
28
- Në cilën formë përdoret më tepër kjo kohë?
Në formë veprore.(tab.1)
-Në ç’lloj fjalish përdoret më tepër kjo kohë:të përbëra apo të
thjeshta?
Në fjali të përbëra.(tab.3)
Tab.3
- Cilat veta janë më të përdorshme në të gjitha rastet e vjela?
Për klasifikimin e vetave do të kihet parasysh fakti që 14 rastet e
formës joveprore janë të gjitha të vetës së 3 të nr.njëjës.Numri I
foljeve të përdorura në total :660 (tab.2) i korespondondhe numrit të
vetave në total:660(tab.4)Siç shihet nga tabela,veta e tretë e numrit
njëjës është veta dominuese,gjë që lidhet me vecoritë e stilit rrëfimtar
të autorit .
V.I(nj) V.II(nj) V.III(nj) V.I(sh) V.II(sh) V.III(sh)
3 4 469 - 1 183
Tab.4
Koha më se e kryer
Fjali të thjeshta Fjali të përbëra
(bashkë./nënrenditëse)
veprore joveprore veprore joveprore
77 30 308 83
107 391
29
BIBLIOGRAFIA
1. AKADEMIA E SHKENCAVE,”GRAMATIKA E GJUHËS
SHQIPE 1”,TIRANË,2002.
2. BECI.B.,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE PËR TË
GJITHË”,TIRANË,2004
3. CIPO.K., “GRAMATIKA SHQIPE”,TIRANË,1949
4. ÇELIKU.M.,KARAPINJALLI.M.,STRINGA.R.,
”GRAMATIKA PRAKTIKE E GJUHËS
SHQIPE”TIRANË,2002.
5. DEMIRAJ.SH.,”GRAMATIKA HISTORIKE E GJUHËS
SHQIPE”,TIRANË,1985.
6. DEMIRAJ.SH.,“Rreth kategorisë gramatikore të mënyrës dhe
të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,.
7. DHRIMO.A.,”Rreth trajtës normative të së kryerës së
tejshkuar”,1986/2,TIRANË.
8. “ GJUHA LETRARE SHQIPE PËR
GJITHË”,SHBLSH,TIRANË,1976
9. KARAPINJALLI.M.,”KËRKIME DHE STUDIME NË
FUSHËN E GJUHËS SHQIPE”,Trajta foljore e tipit pata
larë(qeshë larë)dhepërdorimi i saj në gjuhën shqipe,2001.
30

More Related Content

What's hot

E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësPermbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësMario Peleshka
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Faruk Istogu
 
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëKundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëAlush Kryeziu
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprësina_ in
 
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.Arton Feta
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe#MesueseAurela Elezaj
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritValbona Imeraj
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimitMenaxherat
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësAlush Kryeziu
 
Procesi i te shkruarit
Procesi i te shkruaritProcesi i te shkruarit
Procesi i te shkruaritMenaxherat
 

What's hot (20)

E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësPermbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs
 
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëKundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprës
 
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.
Edukimi programi fillor dhe parashkollor provimi pranues pyetje.
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimit
 
Parafjala
ParafjalaParafjala
Parafjala
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalës
 
Memorjet E Kompjuterit
Memorjet E KompjuteritMemorjet E Kompjuterit
Memorjet E Kompjuterit
 
Procesi i te shkruarit
Procesi i te shkruaritProcesi i te shkruarit
Procesi i te shkruarit
 

More from Edlira Ekmekciu

Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropianeShqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropianeEdlira Ekmekciu
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikEdlira Ekmekciu
 
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarSinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarEdlira Ekmekciu
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemEdlira Ekmekciu
 
Standardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesitStandardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesitEdlira Ekmekciu
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikEdlira Ekmekciu
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONEEdlira Ekmekciu
 

More from Edlira Ekmekciu (10)

Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropianeShqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Roma e vjeter
Roma e vjeterRoma e vjeter
Roma e vjeter
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarSinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshem
 
Standardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesitStandardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesit
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
 

Me se e kryera dhe e kryera e tejshkuar e deftores

  • 1. 1 TEMA:MË SE E KRYERA DHE E KRYERA E TEJSHKUAR E MËNYRËS DËFTORE PUNOI:EDLIRA EKMEKCIU ELBASAN, 2013
  • 2. 2 PASQYRA E LËNDËS: Hyrje(fq.3) 1.Kreu I:Koha më se e kryer 1.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore.(fq.5) 1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.(fq.9) 1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.(fq.13) 2.Kreu II:Koha e kryer e tejshkuar 2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore.(fq.15) 2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.(fq.18) 2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore.(fq.19) Përfundime(fq.23) Referenca/Bibliografi.(fq.29)
  • 3. 3 HYRJE Objekt I punës sime janë dy kohët e mënyrës dëftore :më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar ,denduria e përdorimit të tyre në veprën e Ismail Kadaresë:“Darka e gabuar”, viti I botimit:2008,nr.i faqeve :207,Shtëpia Botuese “Onufri”,Tiranë. Më tërhoqi kjo temë për vetë faktin se kohët e sipërpërmendura janë kohë me përdorime sinonimike,por që paraqesin dhe specifikat e veta në përdorim. I kam klasifikuar foljet në kohët e sipërpërmendura sipas formës,në veprore e joveprore si dhe sipas vetave.Gjithashtu kam hetuar përdorimet e tyre në pjesë të varura e të pavarura të fjalive të përbëra,në fjali të thjeshta.Kam hetuar rastet me kujdes, për të parë se me cilat kohë foljore shkojnë më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar. Në punën time kam vlerësuar si tekst bazë veprën “Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe” të profesorit tim të nderuar As.Prof.Dr.Mustafa Karapinjalli.M ë ka ndihmuar gjithashtu dhe “Gramatika e gjuhës shqipe 1”,botim I Akademisë së Shkencave ,“Gjuha jonë”,edhe ky një botim po I Akademisë si dhe “Gramatika shqipe” me autor Kristaq Cipo. Synimi I këtij punimi është të tregoj cila nga këto dy kohë të së shkuarës së dëftores gjen më tepër përdorim dhe në mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën ose jo,gjithmonë duke u bazuar tek vepra e Kadares ë “Darka e gabuar”.Të dhënat do të paraqiten statistikisht përmes tabelave në rubrikën “Përfundime”.
  • 4. 4 Tema është konceptuar në dy krerë: -Në kreun e parë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës më se e kryer të dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme apo në lloje të ndryshme fjalish. -Në kreun e dytë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës së kryer të tejshkuar të dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme,dhe në lloje të ndryshme fjalish. -Në përfundim ,bazuar në argumente teorike gjuhësore ,si dhe përmes tabelave me të dhëna:për numrin e foljeve veprore e joveprore në të dyja kohët , për vetat në të cilat janë përdorur foljet,per llojin e fjalive në të cilat janë përdorur foljet ,jepet mendimi përfundimtar lidhur me faktin se cila nga këto dy kohë është më e përdorshmedhe cila është më e rrallë në përdorim,gjithmonë duke u bazuar në vjeljen shteruese të rasteve me përdorim të kohës më se të kryer dhe të kryer të tejshkuar në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”.
  • 5. 5 1.KREUI:Koha mëse e kryer. 1.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore. 1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore. 1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore. __________________________________________________________ 1.1.VështrimI përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore. Në literaturën gjuhësore shqiptare trajta foljore e tipit: kisha(isha)+pjesore e një foljeje,p.sh.kisha(isha) larë,emërtohet me terma të ndryshëm,si:  Plusquamperfekt1 :Këtë kohë K.Cipo e rendit në grupin e kohëve të përngjitura dhe e cilëson si një kohë relative që s’mund të përdoret e veçuar,por gjithmonë në lidhje e marrdhënie me një kohë tjetër,qoftë kjo formalisht e shprehur ose e nënkuptuar.Puna që tregon kjo kohë,gjithmonë duke iu referuar K.Cipos , është një punë e bërë më parë nga një tjetër,por dhe kjo tjetra është punë e kryer.  E kryer e plotë2 :Ajo klasifikohet si një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës.  Më se e kryer3 :kuptimi themelor i saj është të tregojë një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës,I cili 1 Termi është përdorur nga K.Cipo në “Gramatika shqipe”,Tiranë,1949,fq.113 2Termi është përdorur në”Gjuha letrare shqipepër të gjithë”,SHBLSH,Tiranë,1976,fq.103. 3 Termi është përdorur në”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq.111,120;”Gramatika e gjuhës shqipe 1”,botim I Akademisë së
  • 6. 6 a).mund të lidhet me çastin e caktuar të së shkuarës nëpërmet pasojave ose vijimit deri në atë cast. b).mund të mos ketë lidhje me çastin e caktuar të së shkuarës. Në tekstet shkollore ajo klasifikohet si një nga 4 kohët e përbëra të mënyrës dëftore dhe një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës dhe që së bashku me të kryerën e tejshkuar si kohë relative krijojnë kundërvënie me karakter kohor me format e tjera kohore të së shkuarës4. Pavarësisht emërtimeve të ndryshme, në të gjitha studimet gjuhësore shqiptare theksohet se kjo kohë tregon një veprim ose një gjendje që ka përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe se ajo formohet duke I shtuar përpara pjesores së foljes,foljen “kam”në kohën e pakryer5(format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses kam) kur bëhet fjalë për formën veprore dhe format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses jam kur bëhet fjalë për formën joveprore.  Forma joveprore: -E di, e di,ishte përgjigjur.(fq.189 -Nga e majta kishin qytetin e parë shqiptarqë aq herë u ishte shfaqur në ëndrra.(fq.102) -E megjithatë ,doli se ishte hapur vërtet.(fq.24)  Forma veprore: -Ajo kishte gjëmuargjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72) Shkencave,Tiranë,2002,fq.289,314;”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa;Tiranë, 1998,fq.160. 4 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.712. 5Shih” Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq149,160; ”Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289.
  • 7. 7 -Ata ishin mjekë,ata kishin bërë betimin e Hipokratit.(fq.133.) -I kishin lidhur mehekura në mur,si përdhunuesitdikur.(fq.24) Kuptimi I më se të kryerës përcaktohet nga konteksti.Më se e kryera mund të përdoret si një e kryer e së shkuarës oseme vlerën e një të kryere të thjeshtë.Kur dy veprime janë kryer në kohë të ndryshme të së shkuarës,ai që është kryer më parë,shprehet zakonisht me njërën nga dy kohët relative të së shkuarës,kurse veprimi I dytë,sipas rastit,me anë të njërës nga kohët absolute të së shkuarës.6 -Në ato çaste u ndërmendën aq histori pengjesh,sa c’nuk ishin kujtuar vite me radhë.(fq.59) -Ndërkaq,hetuesite ndieninse guva I kishte futur nën zotërimin e saj.(fq.134) Megjithëse folja ndihmëse e më se të kryerës(kisha/isha) është në formën e së pakryerës, këto dy forma kohore nuk kanë lidhje midis tyre.E pakryera për nga nuancat aspektore lidhet vetëm me të tashmen dhe nga kjo pikëpamje ,këto dy kohë u kundërvihen të gjithë formave kohore të tjera të së shkuarës.Si rrjedhim,koha e tashme e ligjëratës të drejtë,në ligjëratën e zhdrejtë kthehet në të pakryerën,e cila është një e tashme e së shkuarës.7Po kështu e kryera e thjeshtë dhe e kryera ,nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë,kur çasti,që merret si bazë për raportin e parakohësisë transponohet nga e tashmja në të shkuar,kthehen në më se të kryer.Në të gjitha rastet 6 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.713. 7 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.714,sh.edheXIX/2,fq.740
  • 8. 8 veprimi paraqitet I përfunduar dhe historikisht janë një e kryer e thjeshtë e së shkuarës.8 Kjo duket qartë në periudhat e mëposhtme me ligjërata të zhdrejta,të cilat po të kthehen në ligjëratë të drejtë ,foljet do të kthehen në kohët e sipërpërmendura,sipas kuptimit të tyre kohor. -Të shumtëishin ata që thoshin se e kishin pritur t’I binte maska si filogjerman që ishte…(fq.32) -T ë shumtë ishin ata që thoshin:”E kemi priturt’I bjerë maska si filogjerman që është…”(e kryer) -Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh që fjalët që sapo kishte thënë I kishin dhënë një kënaqësi që e kapërcente atë të hetimit.(fq.136) -Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh :” Fjalët që sapo tha I dhanë një kënaqësi…”(e kryer e thjeshtë) -E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189) -“E di,e di”,-u përgjigj.(ekryer e thjeshtë) Më se e kryera mund të shoqërohet dhe me tregues kohorë si me një rrethanor kohe,p.sh. -Ai erdhi përpiktas në orën që kishte premtuar,çuditërishtpa zhurmëe rrapëllimë,si të kishte flatruar mbiqytet,për të mos e marrë vesh askush.(fq.47) -Në këto e sipër, thua se kishte përfituarnga klima e turbullt,romi Dan Veremi,rojtari I natës I Institutit të Higjenës…..(fq.107) 8 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.715,sh.edheXXI/20,fq.810
  • 9. 9 -Dhe qysh nga ajo ditë nukkishte pasurtjetër synim vec të bëhej vezir për t’u hakmarrë .(fq.190) -Qysh atëherë s’kishte dëgjuar më kurrë për të.(fq.148)
  • 10. 10 1.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore. Forma veprore e më se të kryerës ,në veprën “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë gjen një përdorim të madh.Këtë e tregon numri I madh I rasteve të vjela.Ky numër shkon në 520 raste të përdorura në një numër në total prej 373 skedash.Në përdorimet e formës veprore veta më e përdorshme është veta III,njëjës,me 313 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës me 200 raste përdorimi, 3 raste në vetën I njëjës,4 raste në vetën II njëjës.  Disa shembuj me vetën e III,njëjës -Kishte disa javë që kishte filluar.(fq.99) -Ç’kishte dashur të thoshte I burgosurinë atë ag të thellë të 6 marsit 1953?(fq.205) -I burgosuripranonte për here të parë,se komplotisti I kishte dhënë shenjë.(fq.154)  Disa shembuj me vetën e III, shumës -Kishin pritur me orë të tëra midis acarit të shkurtit mbërritjen e avionit.(fq.155) -Sapoia kishin dhënë dosjen,përmasatplanetaretë saj e kishin shtangur.(fq.189) Gjithashtu,po në këtë formë janë përdorur edhe disa folje në veta të tjera,si:  3 raste në vetën I njëjës -Ishte një ëndë rr imja,që ia kisha treguar vetëm atij.(fq.163)
  • 11. 11 -Për fajin tim,ngaqë të besova ty,I shtyrë nga mallëngjimi.mendjelehtë- sisht,I kisha nisur drejt vdekjes.(fq.45) -Kur qëllonte që dikujt I tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuarte Karl Maye…(fq.43)  4 raste në vetën II njëjës -Kur qëllonte që dikujt i tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuar te KarlMaye dhesiç m’a kishe thënë ti…(fq.43) -Të kujtohet kur më kishe thënë se kishe parë një herë një ëndërr …(fq.44) -Dhe kështu u nisa hareshëm në vendin e besës,sic më kishe thë në ti…(fq.44) Forma veprore e më se të kryerës përdoretnë të gjitha ndërtimet sintaksore.Ja disa shembuj përdorimesh të saj në lloje të ndryshme fjalish:  Fjali të thjeshta: -Ora kishte kaluar tre pas mesnate.(fq.154) -Përse Stalini kishte zgjedhur pikërisht Gjirokastrën?(fq.119) -Natyrisht që kishte dyshuar gjithë kohë n.(fq.153)  Fjali të përbëra me bashkërenditje: -Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte nisur prapë,veçse tani po ngjiteshin ngadalë drejt qytetit.(fq.25) -Ajo kishte gjëmuargjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)  Fjali të përbëra me nënrenditje: Pjesë kryesore:
  • 12. 12 -Ligështimi e kishte kapluar qytetin kur ndodhidiçka e papritur,që u dha fund mëdyshjeve.(fq.12) - Dhe qysh nga ajo ditë nuk kishte pasurtjetër synim veç të bëhej vezir për t’u hakmarrë .(fq.190) -Kishte kujtuar se ndërprerjet në trajtë breshri ishin mjeti më I mire për ta coroditur viktimën.(fq.160) -Kishte folur një copë herë për ato që dinte lidhur me bisedimet e fshehta për gjermanët.(fq.160) Pjesë e varur: -Gurameton e gjetën,siç e kishin lënë,shtrirë sipër kashtës.(fq.196) -S’e dija që ia kishin këputur gishtat.(fq.197) -Shumënjerëz mendonin se brenga për moszbulimin e komplotit hebraik e kishte rrëzuar…(fq.184) -Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68) Nga rastet e vjela shihet se në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,si me: -të kryerën e thjeshtë: -Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68) -Pas dy orësh shkuan të dy në spital,për të marrë veglat e kirurgjisë së doctor Gurametos,ato që kishte sjellë dikur nga Gjermania….(fq.192) -të pakryerën -S’e dija që ia kishin këputur gishtat.(fq.197)
  • 13. 13 -…si ishte e mundurqëai që zhbironte gjithçka nuke kishte marrë dot vesh zanafillën e së keqes së vet?(fq.186) Në këto raste shihet se veprimi I shprehur me foljen veprore të më se të kryerës është kryer më parë se ai I foljes në të pakryer apo të kryer të thjeshtë.Në pjesën më të madhe të rasteve foljet e përdorura në të kryerën e thjeshtë apo në të pakryerën janë në diatezën veprore(shih shembujt më lart).Por ka dhe raste që diateza mund të jetë ndryshe nga ajo e foljes veprore p.shmund të jetë mesore: -Më tre mars,ndajtë gdhirë,kur kishte dhënë urdhrin për torturë, I ishte afruartorturuesit kryesor Tule Ballonës…(fq.188-189) -…dikush u kujtua për kryesoren:ç’faj kishin bërë?(fq.124)
  • 14. 14 1.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore. Forma joveprore e më se të kryerës gjen një përdorim prej 126 rastesh. Kjo do të thotë se edhe kjo formë gjen përdorim të konsiderueshëm,krahas formës veprore. .Në përdorimet e formës joveprore veta më e përdorshme është veta III,njëjës,me 82 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës me 43 raste përdorimi dhe 1 rast në vetën II,shumës.  Disa shembuj me vetën III,njëjës: -Ai qenkësh ndryshuarpak,porjo ashtu siç ishte menduar.(fq.90) -Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte tjetër gjë.(fq.87) -…përfundimiI parë I hetimit ishte marrëvesh.(fq.126)  Disa shembuj me vetën III, shumës: -Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167) -Nuk ishte e vështirë të kuptohej:zonjat ishin thyer.(fq.162) -Do të hetoheshin një për një ata që ishin shëruar,…(fq.127)  1 rast në vetën II,shumës. -Ishit marrë vesh me njëri-tjetrin.(fq.149) Edhe forma joveprore,Ashtu si forma veprore merr pjesë në çdo lloj ndërtimi sintaksor:  Në fjali të thjeshta: -Asnjë shenjë smire nuk ishte shfaqurkurrë midis doktor Gurametos së madh dhedoktor Gurametos së vogël.(fq.7) -Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167)
  • 15. 15 -Përgjegjësi I guvës ishte bashkuar me ta.(fq197) -Dëshmitë e ShaqoMezinit dhe të Vehip Qorrit nuk ishin marrë parasysh,përshkak të gjendjes së turbullt mendore të të dyve.(fq.199)  Në fjali të përbëra me bashkërenditje: -Ishin penduar ose ,më saktë,hiqeshin të penduarpër të? (fq.157) -Gjithë atë ditë të pafundme,të dyhetuesit,bashkë me shefat e tyre ishin lidhurshumë herë me Tiranën e Tirana,nga anae saj ishte lidhur meshefa të tjerë të kampit të madh komunist,ndoshta,meStalinin vetë ,për këtë hetim.(fq.139-140)  Në fjali të përbëra me nënrenditje: Pjesë kryesore: -Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21) -Nëse ishte një përrallë,prej kujt ishte shpikur,prejshqiptarëveapo prej gjermanëve?(fq.157) -Fill pasdarkës,në vend që të fashiteshin,ishin shtuar.(fq.147) Pjesë e varur: -Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulur te I njëjti kënd.(fq.183) -Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte tjetër gjë.(fq.87) -E dinin,përshembull,sehedhja në erë ishte këmbyerme një pushkatim të madh…(fq.29) Në këta shembuj duket që edhe më se e kryera joveprore shkon me folje absolute të së shkuarës, si e pakryera dhe e kryera e thjeshtë.
  • 16. 16 3.KREUII:Koha e kryer e tejshkuar. 2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore. 2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore. 2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore. __________________________________________________________________ 2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohëne kryer të tejshkuartë mënyrës dëftore. Në literaturën gjuhësore shqiptare ,trajta foljore analitike e tipit:pata(qeshë)+pjesore e një foljeje emërtohet me terma të tillë si:  Aorist I dytë:tregon punë që është kryer para një tjetre,po që të dyja në kohë të shkuar.I pëlqen lidhja me aoristin.9 - Qe kthyer pastajnë shtëpi,për t’I thënë t’et:e kreva porosinë,në kohën që te dera qe shfaqur I vdekuri….…(fq.37)  E ashtuquajtur e kryer e tejshkuar:si një formë kohore e kohës themelore të së shkuarës.10  E kryer e tejshkuar:tregon një veprim a një gjendje që ka përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe që zakonisht nuk ka lidhje me këtë çast.11 9 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 10 Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.118.
  • 17. 17 Pra ,pavarësisht emërtimeve të ndryshme kjo kohë foljore formohet duke I shtuar përpara pjesores së një foljeje, foljen kam në kohën e kryer të thjeshtë për formën veprore dhe të gjitha format vetore të foljes jam në kohë të kryer të thjeshtë për formën joveprore: - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18) Duke qenë se kuptimi themelor I kësaj kohe është të tregojë një veprim të përfunduar para një çastitë së shkuarës,në këtë kuptim,kjo kohë del sinonime me më se të kryerën.Nga këto dy forma gramatikore sinonime me njëraë tjetrën në gjuhën e sotme letrare përdoret më tepër më se e kryera,kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë,12gjë që duket dhe në rastet e pakta të gjetura në vepër.(megjithëse ka dhe mendime ndryshe,të cilat do trajtohen më poshtë,fq.20). Kjo dukuri lidhet edhe me dukurinë e zëvendësimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve kam/jam nga forma e së pakryerës,ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta. - Asnjë shenjë smire nukishte(=qe)shfaqur kurrë midis doktor Gurametos së madh dhedoktor Gurametos së vogël.(fq.7) -Jo vetëm ai,por as shtëpia,prejpullazit të së cilës qe (=ishte) ngritur shenja,nukpërcaktohej gjithsesi.(fq.26) 11”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë,1998,fq161. 12”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq121; ”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë1998,fq161.
  • 18. 18 2.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore. Nga rastet e vjela në librin “Darka e gabuar”nuk rezulton asnjë rast me folje në kohën e kryer të tejshkuar ,në formën veprore.Kjo të çon edhe njëherë të mendosh se kjo kohë nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën shqipe.13(shih dhe fq.20) Duke qenë sinonime me më se të kryerën ,ajo dhe ndërkëmbehet më shpejt me më se të kryerën,pasi dhe diferenca në planin aspektor ndërmjet kisha/pata+pjesore humbet për shkak të largësisë më të madhe me çastin e ligjërimit14,diferencë ,e cila bëhet më e papërfillshme në raport me largësinë deri në çastin e ligjërimit.Këtë mungesë të formës veprore të kohës së kryer të tejshkuar mund ta justifikojë dhe fakti se trajta foljore analitike pata+pjesore është e ndërkëmbyeshme me trajtën tjetër analitike kisha+pjesore në të gjitha ndërtimet sintaksore:në pjesët e varura e kryesore të fjalive të përbëra me nënrenditje,në fjalitë e thjeshta dhe në fjalitë e përbëra bashkërenditëse.15 -Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtëë fq.25) ë Ia kishte(pati)dhënëtë birit letrën,bashkë me porosinë.( fjali e thjeshtë- fq.37) - Kishte (pati)pasur ca historiza të rëndomta,porasnjëherë me një grua të bukur,ngaatotë vërtetat.(fjali e përbërë me bashkërenditje-fq.138) 13 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 14 Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe,M.Karapinjalli,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhe përdorimi I saj në gjuhën shqipe,2001.,fq.44. 15 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45.
  • 19. 19 - Një e tillë,nga republikatsovjetike të Baltikut,ku kishte(pati)pasur një dukuritë ngjashme,përpara se të largohej,la një kumtesë disi të çuditshme.(pjesë e varur- fq.105) - Nuk kishte(pati)qenëe lehtë që,nëndërgjegjen e tij, të ngjizej ndjesia se burra si doktor Gurametoja I madh pengonin.(pjesëkryesore- fq.137) -Madje kishte(pati)ndodhur diçka që shkonte përtej teprimit.(fq.77) Pra ,duke qenë se dallimet nga ana e kuptimit dhe e përdorimit midis këtyre dy trajtave analitike janë shumë të pakta,kjo është një arsye e mirë për të pranuar faktin e mospërdorimit të së kryerës së tejshkuar në asnjë rast me formën e saj veprore në këtë vepër të Kadaresë.
  • 20. 20 2.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuarnë formë joveprore. Forma joveprore e të kryerës së tejshkuar në veprën e Kadaresë “Darka e gabuar” nuk ka raste të shpeshta përdorimi.Numri I tyre në total shkon n ë 14 raste, të klasifikuara në 11 skeda,tëcilat do të shihen një nga një në të gjitha ndërtimet sintaksore në të cilat marrin pjesë për të gjykuar më pas për to.Në të gjitha rastet foljet janë përdorur në vetën e III të numrit njëjës. Do t’I shohim të klasifikuara në përdorimet e tyre si më poshtë:  Fjali të përbëra me nënrenditje: - pjesë kryesore 1.Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18) -.Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parë krishtin e ngritur nga varri.(fq.154.) 3.Qekthyer pastajnë shtëpi,përt’I thënë t’et:e kreva porosinë…(fq.37) - pjesë e varur 4.....përkundrazi,kishin qenëtë vrarë në shpirt si të gjithë,por që as vetë s’e dinin pse,e qara u qe kthyer në ngërdheshje.(fq.195) 5.Nukishte për të qeshur,siç qe marrënë fillim(punë eskimezësh etj.),por as aq e frikshme,siç qe dukurmë pas(e shurdhër,eakullt si mortja).(fq.99) 6.…e kreva porosinë,në kohën që te dera qe shfaqur I vdekuri me ftesën e darkës në dorë…(fq.37)
  • 21. 21 7.Kënga,jovetëm s’dihej nga kush qe ngritur,porkuptimin e kishte të dyzuar.(fq.130) 8.Sa ç’i qe dukure natyrshme ftesa për darkë,aq e panatyrshmeiu duk pastaj.(fq.165) 9.Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit,ashtusiç qe shkruar në procesverbalet dhe e vunënë gramafon gjatë kohës së torturës.(fq.192) 10.Herë-herë I dukej se ai vetë I qe shmangursë vërtetës.(fq.186)  Fjali të përbëra me bashkërenditje 11….befase kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe përmbysur.(fq.195) 12.Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nuk përcaktohej kurrsesi.(fq.26) 13….ekishte hedhurftesën brenda rrethojës së saj dhe qe larguarmengut nëpër terr…(fq.37) Në këto tipa fjalish përdorimi I trajtës foljore të tipit jovepror të së kryerës së tejshkuar ka të bëjë me praninë në njërën pjesë të fjalisë së përbërë të trajtave foljore analitike të më se të kryerës(shembulli 11:kishte vënë),të pakryerës (shembulli 12: përcaktohej) me të cilat ajo është në korrelacion kohor,gjë e cila do të vihet re dhe në rastet që do trajtohen më poshtëpër pjesët e varura të fjalive nënrenditëse.  Fjali të thjeshta S’ka asnjë rast përdorimi në “Darka e gabuar” me folje në të kryerën e tejshkuar të formës joveprore.
  • 22. 22 Siç shihet rastet më të shpeshta të përdorimit të kësaj kohe në “Darka e gabuar” janë në fjalitë e përbëra me nënrenditje , qoftë në pjesën kryesore,qoftë në pjesën e varur të fjalisë.Në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,si me: -më se të kryerën:… befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe përmbysur.(fq.195).Foljet kanë dhe diateza të ndryshme në këtë rast.E kryera e tejshkuar shkon shumë me më se të kryerën:  si me formën veprore: - Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parëkrishtin e ngritur nga varri.(fq.154.) -…befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe përmbysur.(fq.195)  Ashtu dhe me joveproren e më se të kryerës p.sh.: - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.Ashtu siç nuk ishte vërtetuar kurrë nëse vajzat dhe nuset e reja rrëmbeheshin vërtet apo…(fq.18) Përdorimi pranë njëra-tjetrës bëhet për qëllime stilistike,për të shmangur monotoninë dhe për ta bërë më shprehës dhe të larmishëm ligjërimin.Kjo është dhe një nga vecoritë e stilit të Kadaresë. -të pakryerën: Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngritur shenja,nukpërcaktohej kurrsesi.(fq.26) - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18)
  • 23. 23 Në këtë shembull të fq.26 foljet dalin me të njëjtën diatezë dhe kemi të bëjmë me pjesë të varur përcaktore. Në shembullin më poshtëfoljet kanë diateza të ndryshme. …as vetë s’e dinin ,psee qara u qe kthyer në ngërdheshje.(fq.195) - të kryerën e thjeshtë: Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit,ashtu siç qe shkruar në procesverbalet dhee vunënë gramafon gjatë kohës së torturës.(fq.192). Këtu gjen vend dhe pohimi se: të kryerës së tejshkuar I pëlqen lidhja me aoristin,gjë që u përmend dhe më sipër.16 (shih fq.11)Përdorimi I kësaj trajte në bashkëvajtje me të kryerën e thjeshtë shpjegohet me faktin se që të dyja këto folje shprehin veprime të përfunduara: e para pas çastit të së shkuarës dhe e dyta pas çastit të ligjërimit.17Në shembullin e dhënë,dy trajtave foljore nuk u përputhen as diatezat:diatezat:gjetën/vunë- veprore;qe shkruar- pësore. 16 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 17 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.48..
  • 24. 24 PËRFUNDIME Pasi pamë dhe analizuam rastet e përdorimit të trajtave foljore të më se të kryerës dhe të së kryerës së tejshkuar në format veprore dhe joveprore të tyre,bazuar në vjeljen shteruese të tyre në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”, në përfundim ngrihen disa pyetje të rëndësishme që u prekën disa herë edhe në trajtimet e mësipërme:Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë se tjetra?Në cilën formë përdoret më tepër?Në ç’llojfjalish:të përbëra apo të thjeshta?Cilatveta janë më të përdorshme? Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve do të bazohem në statistikat e nxjerra për to,bazuar po tek kjo vepër,porfillimisht do të përmbledh të dhëna teoriko- gjuhësore,të paraqitura nga gjuhëtarë të nderuar, lidhur me dendurinë e përdorimit të këtyre dy kohëve, në mënyrë që ta bëj më bindës mendimin tim lidhur me kohën ,e cila gjen përdorim më të shpeshtë : Në fakt pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shqiptarë pranojnë faktin se më se e kryera është forma që përdoret më tepër dhe e kryera e tejshkuarka përdorim më të rrallë në gjuhën shqipe18,edhe pse t ë dyja tregojnë parakohësi lidhur me një çast të së shkuarës.Më se e kryera nuk është gjë tjetër veç një e kryer e së shkuarës, d.m.th.raporti 18 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.; Sh.Demiraj,“Rreth kategorisëgramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120
  • 25. 25 I saj ndaj së kryerës është I njëjtë I kësaj të fundit ndaj së tashmes.Kurse e ashtuquajtura e kryer e tejshkuar, për nga tipi I ndërtimit,duhej të ishte një e kryer e thjeshtë e së shkuarës, d.m.th.raporti I saj ndaj së kryerës së thjeshtë duhet të ishte I njëjtë me atë të kësaj të fundit ndaj së tashmes.Poredhe nëse një dallim I tillë midis këtyre dy kohëve ka ekzistuar ndonjëherë,ajo që I bashkon:tregimi I parakohësisë lidhurme një çast të caktuar të së shkuarës,ka bërë që të errësohen nuancat aspektore që mund të kenë pasur.Në këtë mënyrë, më se e kryera e ka zëvendësuar gradualisht të kryerën e tejshkuar,e cila në shqipen letrare përdoretmë rrallë dhe pa ndonjë dallim të qartë kuptimor prej më se të kryerës.Në mënjanimin e saj do të ketë ndikuar edhe fakti I njohur që e pakryera e foljeve ndihmëse (kisha/isha) në shqip përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë.Edhe pse folja ndihmëse e më se të kryerës është në formën e së pakryerës , këto dy forma nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.19 Mirëpo përveç këtyre mendimeve të argumentuara nga ana gjuhësore nga gjuhëtarë të njohur si:K.Cipo,Sh.Demiraj etj.ka dhe mendime se e kryera e tejshkuar nuk është aq e rrallë sa pandehet. Kjo kohë përdoret si një mjet stilistik morfologjik për të shprehur një veprim në një të shkuar të largët,I cili I ka prerë lidhjet me castin e 19 .; Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120.
  • 26. 26 ligjërimit,si dhe në fjali të varura kushtore.20Në ndërtimet kushtore me lidhëzat po,nëe kryera e tejshkuar nuk ndërkëmbehet me më se të kryerën21.Kur shpreh një veprim të kryer në një të shkuar të largët ,ajo ndërkëmbehet me të kryerën e plotë.[Ali Dhrimo sjell plot shembuj të përdorimit të së kryerës së tejshkuar duke u përqëndruar më tepër në format veprore të vetës së III,njëjës( pati/pat+pjesore.)] Mirëpo,gjuha nuk krijon dublete të panevojshme,por edhe kur ndodh të krijohen,ajo mënjanon njërën prej tyre ,oseI mban në përdorim me kuptime të diferencuara.Prandaj, edhe njëherë, nuk përjashtohet mundësia që më se e kryera të jetë krijuar si një e shkuar e së kryerës dhe e kryera e tejshkuar si një e shkuar e së kryerës së thjeshtë.(shih fq.20). Përndryshe duhet pranuar që njëra prej tyre është përftuar prej zëvendësimit mekanik të së pakryerës nga ajo e së kryerës së thjeshtë të foljes ndihmëse dhe anasjelltas (kisha/pata;isha/qeshë).Sidoqoftë në fazën e dokumentuar të gjuhës shqipe, e kryera e tejshkuar ka ardhur duke u përdorur më pak dhe duke u zëvendësuar pothuaj gjithandej nga më se e kryera.22 20 A.Dhrimo,”Rreth trajtës normative të së kryerës sëtejshkuar”,1986/2,Tiranë,fq.73-76. 21 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46 22 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,Tiranë,1985,Kreu XXI,Format analitike të së kryerës,fq.810.
  • 27. 27 Kjo gjë më rezulton dhe nga statistikat e mëposhtme me të gjitha vjeljet shteruese të përdorimit të këtyre dy kohëve,ku më se e kryera del me një përparësi prej 626 rastesh në krahasim me të kryerën e tejshkuar: Tab.1. Numri total I skedave Nr.total I foljeve në më se të kryer Nr.total I foljeve në të kryer të tejshkuar Nr.total I te gjitha foljeve të përdorura në të dyja kohët Diferenca në përdorim 373 646 14 660 626 Tab.2 Më në fund po I japim kështu përgjigje pyetjeve të ngritura në fillim tek rubrika “Përfundime”: - Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë se tjetra? Më se e kryera(tab.2) Numri total I skedave Nr.i foljeve në më se të kryerën Forma veprore Nr.i foljeve në më se të kryerën Forma joveprore Nr. I foljeve në të kryerën e tejshkuar Forma veprore Nr. I foljeve në të kryerën e tejshkuar Forma joveprore 373 520 126 0 14
  • 28. 28 - Në cilën formë përdoret më tepër kjo kohë? Në formë veprore.(tab.1) -Në ç’lloj fjalish përdoret më tepër kjo kohë:të përbëra apo të thjeshta? Në fjali të përbëra.(tab.3) Tab.3 - Cilat veta janë më të përdorshme në të gjitha rastet e vjela? Për klasifikimin e vetave do të kihet parasysh fakti që 14 rastet e formës joveprore janë të gjitha të vetës së 3 të nr.njëjës.Numri I foljeve të përdorura në total :660 (tab.2) i korespondondhe numrit të vetave në total:660(tab.4)Siç shihet nga tabela,veta e tretë e numrit njëjës është veta dominuese,gjë që lidhet me vecoritë e stilit rrëfimtar të autorit . V.I(nj) V.II(nj) V.III(nj) V.I(sh) V.II(sh) V.III(sh) 3 4 469 - 1 183 Tab.4 Koha më se e kryer Fjali të thjeshta Fjali të përbëra (bashkë./nënrenditëse) veprore joveprore veprore joveprore 77 30 308 83 107 391
  • 29. 29 BIBLIOGRAFIA 1. AKADEMIA E SHKENCAVE,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE 1”,TIRANË,2002. 2. BECI.B.,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE PËR TË GJITHË”,TIRANË,2004 3. CIPO.K., “GRAMATIKA SHQIPE”,TIRANË,1949 4. ÇELIKU.M.,KARAPINJALLI.M.,STRINGA.R., ”GRAMATIKA PRAKTIKE E GJUHËS SHQIPE”TIRANË,2002. 5. DEMIRAJ.SH.,”GRAMATIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE”,TIRANË,1985. 6. DEMIRAJ.SH.,“Rreth kategorisë gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,. 7. DHRIMO.A.,”Rreth trajtës normative të së kryerës së tejshkuar”,1986/2,TIRANË. 8. “ GJUHA LETRARE SHQIPE PËR GJITHË”,SHBLSH,TIRANË,1976 9. KARAPINJALLI.M.,”KËRKIME DHE STUDIME NË FUSHËN E GJUHËS SHQIPE”,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhepërdorimi i saj në gjuhën shqipe,2001.
  • 30. 30