SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
PAJTIMI NDËRMJET NJERËZVE
َ‫ين‬ِ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ْ‫م‬ُ‫ت‬ْ‫ن‬ُ‫ك‬ ْ‫ن‬ِ‫إ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫و‬ َ َّ‫اَّلل‬ ‫وا‬ُ‫ع‬‫ي‬ِ‫ط‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ات‬َ‫ذ‬ ‫وا‬ُ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ َّ‫اَّلل‬ ‫وا‬ُ‫ق‬َّ‫ت‬‫ا‬َ‫ف‬
Prandaj, kini frikë Allahun dhe rregulloni mërrëdhëniet ndërmjet jush dhe bëhuni të
dëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.(Enfal-1)
ْ‫م‬ُ‫ك‬ْ‫ي‬ َ‫َو‬‫خ‬َ‫أ‬ َ‫ْن‬‫ي‬َ‫ب‬ ‫وا‬ُ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬َ‫ف‬ ٌ‫ة‬ َ‫و‬ْ‫خ‬ِ‫إ‬ َ‫ون‬ُ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬.
Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijenifrikë
Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.(Huxhurat – 10)
ِ‫إ‬ ِ‫ات‬َ‫م‬ُ‫ل‬ُّ‫الظ‬ َ‫ن‬ِ‫م‬ ‫َا‬‫ن‬ ِ‫َج‬‫ن‬ َ‫و‬ ، ِ‫م‬ َ‫َل‬َّ‫س‬‫ال‬ َ‫ل‬ُ‫ب‬ُ‫س‬ ‫َا‬‫ن‬ِ‫د‬ْ‫ه‬‫ا‬ َ‫و‬،‫َا‬‫ن‬ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ات‬َ‫ذ‬ ْ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ ْ‫ف‬ِ‫ل‬َ‫أ‬ َّ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫لل‬‫ا‬َ‫م‬ ََ ِِ‫ا‬ َ‫و‬ََْ‫ال‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ب‬ِ‫ن‬ََ َ‫و‬ ، ِ‫ور‬ُّ‫ن‬‫ال‬ َ‫ل‬
َ‫أ‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ‫َا‬‫ن‬َ‫ل‬ ْ‫ك‬ ِ‫ار‬َ‫ب‬ َ‫و‬، َ‫ن‬َ‫ط‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ه‬َ‫ظ‬َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ْ‫ب‬ُ‫ت‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ت‬‫ا‬َّ‫ي‬ ِ‫ر‬ُ‫ذ‬َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ َِ‫ا‬ َ‫و‬ْ‫ز‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ ِ‫ار‬َ‫ص‬ْ‫ب‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫اع‬َ‫م‬ْ‫س‬
َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ه‬ْ‫م‬ِ‫م‬ِ‫ت‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫ا‬َ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫ين‬ِ‫ل‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ق‬ ، َ‫ك‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ب‬ َ‫ين‬ِ‫ن‬ْ‫ث‬ُ‫م‬ َ‫ك‬ِ‫م‬ْ‫ع‬ِ‫ن‬ِ‫ل‬ َ‫ين‬ ِ‫ر‬ِ‫َاك‬‫ش‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ل‬َ‫ع‬َْ‫ا‬ َ‫و‬ ،ُ‫م‬‫ي‬ ِِ َّ‫الر‬ ُ‫اب‬ َّ‫و‬َّ‫ت‬‫ال‬‫ا‬
Nga Abdullah ibën Mes'udi r.a transmetohet se Pejgamberi a.s n'a mësonte një lutje: O
Allah, bashkoi zemrat tona, përmirësoji marrëdhënien tona shoqërore, na udhëzo në rrugët e
paqes, na nxirr nga errësira në dritë, na ruaj nga të shëmtuarat, të jashtme apo të brendshme,
na begato në dëgjimin tonë, në sytë tanë, në zemrat tona, në gratë tona, dhe në fëmijët tanë,
dhe pranoje pendimin prej nesh, Ti je i Përjetshmi, i Mëshirshmi. Dhe na bëj falenderues ndaj
mirësive të Tua, dhe na bëj lavdërues duke i pranuar ato, dhe na jep në mënyrë të plotë. (Ebu
Davud 969)
Humejd b. Abdurrahmani transmeton nga nëna e tij Ummu Gulthum b. Ukbe: “E kam dëgjuar të
Dërguarin e Allahut (s.a.v) të thotë: ‘Nuk konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të
pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të mira.” (Tirmidhi, Birr, 26)
Sipas asaj që ka dëgjuar Ebu Hirash es-Sulemi, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dikush që i mban
inat një vit vëllait të tij musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.” ( Ebu Davud, Edeb,
47; Ibën Hanbel, 219)
Në jetën e përditshme, si rezultat i keqkuptimeve, prekjeve apo konflikteve për interesa
mes njerëzve, mund të ndodhin prishje qejfi apo inate mes njerëzve. Por Pejgamberi ynë Fisnik
ka porositur: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e kini zili njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-
tjetrit! O robërit e Allahut, bëhuni vëllezër! Nuk i lejohet një muslimani t’i mbajë inat vëllait të
tij të fesë më shumë se tri ditë!”1 Sidomos nëse kjo thyerje ndodhin mes bashkëshortëve apo të
afërmve, kjo prish unitetin e familjes si themeli më i rëndësishëm i shoqërisë. Prandaj pajtimi
mes njerëzve është prej vlerave morale të cilat i inkurajon Islami. Aq sa i Dërguari i Allahut (s.a.v)
ka theksuar se ndërmjetësimi është më i rëndësishëm se ibadetet (nafile) siç janë namazi,
agjërimi dhe sadakaja. Siç transmeton Ebu Derda, i Dërguari i Allahut (s.a.v) i pyeti të pranishmit:
“A t’ju tregoj një gjë që është më me vlerë se agjërimi, namazi dhe sadakaja?” Sahabët i thanë:
“Po, sigurisht o i Dërguari i Allahut.” Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Pajtimi (rregullimi) i dy
njerëzve. Kurse prishja e marrëdhënieve mes dy njerëzve është çrrënjosje (e besimit).”2
1 B6076 Buhari,Edeb, 62.
2 D4919 Ebu Davud, Edeb, 50; T2509 Tirmidhi,Sifatu’l-kijame,56.
Pejgamberi a.s na ka nxitur që të ndërmjetësojmë për t’i kapërcyer hatërmbetjet mes
nesh dhe vetë ai u ka prirë pajtimeve mes shumë njerëzve dhe fiseve të ndryshme.3 Tregon Sehl
b. Sa’d es-Saidi: Bijtë e Amr b. Aufit, një nëndegë e fisi Eus që jetonin në Kuba, ishin zënë mes
tyre dhe ishin armiqësuar. Kur iu dha lajmi të Dërguarit të Allahut, ai tha: ‘Ejani të shkojmë e t’i
pajtojmë,’ dhe duke u nisur për atje4 bashkë me disa nga sahabët e tij shkoi tek Bijtë e Amr b.
Aufit me qëllim që t’i rregullonte marrëdhëniet mes tyre. Duke shkuar e porositi Bilalin: ‘Nëse
hyn koha e namazit të iqindisë, thuaji Ebu Bekrit që të dalë t’ia falë namazin popullit!’”5
Aliu r.a ka thënë: "Një nga gjërat që sjell falje është ta bësh të gëzuar vëllain tënd
musliman".Enesi r.a ka thënë: "Kushdo që ka bërë pajtim mes dy njerëzve, Allahu i jep atij për
çdo fjalëshpërblimin elirimit të një skllavi".EbuUmame r.a ka thënë: "Bëjinjë miljepër të vizituar
një person të sëmurë, bëji dy milje për të vizituar vëllain tënd për hir të Allahut, dhe bëji tre milje
për të bërë pajtuar ndërmjet dy njerëzve".
Pejgamberi ynë shpesh bisedonte me sahabët dhe i këshillonte ata. Në një prej ditëve i
tha Ebu Ejjub el-Ensariut: “O Ebu Ejjub! A të të them një sadaka nga e cila do të jetë i kënaqur
Allahu dhe i Dërguari i Tij?” dhe kur Ebu Ejjubi i tha: “Po, sigurisht,”iDërguari i Allahut e këshilloi:
“Përpiqu t’i pajtosh njerëzit kur i mbajnë mëri njëri-tjetrit dhe bien në mosmarrëveshje!”6
Ndërmjetësimi është tentativë për të eliminuar konfliktet, hatërmbetjet dhe mëritë mes
dy njerëzve osebashkësive;është përpjekje për t’u gjetur zgjidhje konflikteve me ndërmjetësimin
e një personi të tretë të paanshëm. Duke e ditur këtë, Zoti ynë i Madhëruar, duke vënë në dukje
ndërmejtësimin për parandalimin e konflikteve, ka porositur: “Vërtet, besimtarët janë vëllezër,
prandajpajtojini vëllezërittuajmestyre dhekijeni frikë Allahun,nëmënyrë që të mëshiroheni!”7 Kurse
në një ajet tjetër Allahu i Madhërishëm thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të
tyre të fshehta, përveç atëherë kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër
e mirë apo pajtim mes njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i
japim një shpërblim të madh.”8
I Dërguari i Allahut, duke thënë se, “Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë inat më shumë se tri
ditë vëllait nga feja, (ashtu që) kur të takohen të kthejnë fytyrën nga njëri-tjetri. Më i miri nga këta
është ai që përshëndetet i pari me selam,”9
ka theksuar se inati nuk duhetvazhduar dhe e ka lavdëruar
atë që hedh hapin e parë në këtë drejtim. Po ashtu, duke paralajmëruar se “Ditët e hëna dhe të enjte
hapendyert e xhenetitdhe faletçdo robi cili nuki ka bërë shirk Allahut.Përveçatijqë është në armiqësi
me vëllanëe tij. (Përata) thuhet kështu: ‘Ilini këta të dy të presin derisatë pajtohenmes tyre, I lini këta
të dy të presin derisa të pajtohenmes tyre!’”10 ka vënë në dukje se Allahu Fuqiplotë nuk e miraton
të mbahet inat.
Aq rëndësi i është dhënë ndërmjetësimit në Islam, sa që Pejgamberi a.s ka thënë se mund
të thuhen gënjeshtra të vogla për t’i pajtuar të hidhëruarit. Kështu, duke thënë se, “Nuk
3 B2693 Buhari,Sulh, 3.
4 YM7545 Ebu Ja’la,Musned, XIII,458.
5 D941 Ebu Davud, Salat,168-169.
6 MK3922 Taberani, el-Mu’xhemu’l-kebir, IV, 138; BSH11094 Bejhaki, Shuabu’l-iman, VII,490.
7 Huxhurat, 49/10.
8 Nisa,4/114.
9 B6237 Buhari,Isti’dhan,9.
10 M6544 Muslim,Birr,35.
konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të
mira,”11 madje edhe duke vënë në dukje se, “Marrëveshjet e bëra mes muslimanëve janë të
vlefshme derisa të mos e bëjnë hallall një haram, dhe haram një hallall,”12 ka theksuar se duhet
të ruhet vija e haramit dhe hallallit. Prandaj kurrsesi nuk është e drejtë që në emër të pajtimit të
dy njerëzve të tejkalohen kufijtë e Allahut, të përzihen harami me hallallin gjatë ndërmjetësimit,
apo të ofrohen mundësi që janë haram me qëllim që t’u bëhet qejfi palëve.
Ebu Nu'aimi ka transmetuar: Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: " Nuk kam
debatuar me askënd, por do të doja që ai të pajtohej, të ishte i kënaqur, të ndihmohej dhe të
ishte në kujdesin e Allahut dhe mbrojtjen e tij. Dhe unë kurrë nuk kam debatuar me askënd,
përveç se nuk më ka shqetësuar nëse Allahu e sqaroi të vërtetën në gjuhën time ose në gjuhën e
tij. "
Një nga hapësirat ku më së tepërmi përjetohen hidhërime mes njerëzve, janë edhe
çështjet e shkëmbimeve apo çështjet që kanë të bëjnë me jetën tregtare. Një prej këtyre
shembujve është përjetuar para derës së Hz. Pejgamberit (s.a.v). Sipas rrëfimit të nënës sonë Hz.
Aishes, i Dërguari i Allahut i dëgjoi dy rivalët të diskutonin me zë të lartë para derës së tij lidhur
me një çështje borxhi. Borxhliu i kërkonte borxhdhënësit që të hiqte dorë nga një pjesë e borxhit
dhe për atë që do të merrte të tregohej pak më tolerant. Kurse borxhdhënësi i përgjigjej: “Pasha
Allahun, këtë nuk e bëj dot!” Atëherë i Dërguari i Allahut doli nga shtëpia dhe pyeti: “Kush është
prej jush ai i cili u betua në Allah se nuk e bën një të mirë?” Kur borxhdhënësi i tha: “Unë, o i
Dërguari i Allahut!” i Dërguari i Allahut i tha: “Bëj atë që preferon (borxhliu).”13
Ndërmjetësimi i cili kontribuon për paqen shoqërore, nuk vlen vetëm për hidhërimet dhe
mëritë mes muslimanëve, por për të gjithë individët e shoqërisë. Kështu, në Epokën e Artë, në
marrëdhëniet e borxhit, mes muslimanëve dhe ithtarëve të librit ndonjëherë shfaqeshin
mosmarrëveshje. Për shembull, sipas transmetimit të Xhabirit (r.a.), babai i tij Abdullahu pati
vdekur ndërkohë që i kishte borxh një hebreu. Megjithëse Xhabiri i kërkoi hebreut në fjalë që t’ia
shtynte afatin për kthimin e borxhit, ai nuk pranoi. Atëherë Xhabiri shkoi te i Dërguari i Allahut
dhe i kërkoi që të ndërmjetësonte mes tij dhe hebreut dhe i Dërguari i Allahut nuk ia prishi.14
Ndonjëherë, mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe hebrenjve shfaqeshin edhe në
formën e debateve ideore. Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres, dy veta, njëri prej tyre musliman dhe
tjetri hebre debatuan me njëri-tjetrin. Muslimani iu drejtua hebreut: “Betohem në emrin (e
Allahut) e atij që e ngriti Muhammedin mbi botërat!”, kurse hebreu ia ktheu: “Betohem në emrin
(e Allahut) e atij që e ngriti Musain mbi botërat!” Atëherë muslimani e qëlloi hebreun me
shuplakë. Hebreu menjëherë shkoi pranë të Dërguarit të Allahut dhe i tregoi ngjarjen, Pejgamberi
(s.a.v) e thirri muslimanin dhe e pyeti edhe atë për ngjarjen. Pasi i dëgjoi të dyja palët lidhur me
atë që kishte ndodhur, i Dërguari i Allahut i tërhoqi vërejtjen muslimanit dhe e këshilloiqë të mos
e nxirrte atë si alternativë ndaj Musait a.s e ta preferonte mbi të.15
11 T1938 Tirmidhi,Birr,26.
12 IM2353 Ibën Maxhe, Ahkam, 23; D3594 Ebu Davud, Kada (Akdije),12.
13 B2705 Buhari,Sulh, 10.
14 B2396 Buhari,Istikradh,9;D2884 Ebu Davud, Vesaja,17.
15 B2411 Buhari,Husumat, 1; M6153 Muslim,Fedail,160.
Ndonëse përfundimi i mosmarrëveshjeve dhe pajtimi i njerëzve të hidhëruar mes tyre
është virtyt, më esenciale është harmonia dhe shmangia e qëndrimeve negative që mund t’u
hapin rrugën hidhërimeve e mërive. Muslimani është njeri në paqe me familjen dhe mjedisin e
tij. Pa dyshim që kjo para së gjithash buron nga paqja e tij me veten. Besimi dhe morali i tij e
orientojnë në këtë drejtim, i mësojnë të mos lëndojë e të mos plagosë zemra. Kjo fjalë e urtë e
të Dërguarit të Allahut e konfirmon këtë të vërtetë: Dikush që i mban inat një vit vëllait të tij
musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.”16
16 D4915 Ebu davud, Edeb, 47; HM18100 Ibën Hanbel, IV, 219.

More Related Content

What's hot

E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniShkumbim Jakupi
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Fitore ZEQIRI
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeAdis Shemsije Demiri
 
Materialet polimere. IV
Materialet polimere. IVMaterialet polimere. IV
Materialet polimere. IVEra Kerliu
 
Psikologji forenzike shqip
Psikologji forenzike  shqip Psikologji forenzike  shqip
Psikologji forenzike shqip Nasuf GËRMIZAJ
 
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonTraktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonVerlona Pireci
 
Dr. Musli Vërbani - Usuli fikhu
Dr. Musli Vërbani -  Usuli fikhuDr. Musli Vërbani -  Usuli fikhu
Dr. Musli Vërbani - Usuli fikhuShkumbim Jakupi
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
Unit 3: The Philosophy of Prayer
Unit 3: The Philosophy of PrayerUnit 3: The Philosophy of Prayer
Unit 3: The Philosophy of Prayerechazanow
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMuhamet Sopa
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreproudtobealbanian11
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)fatonbajrami1
 
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1redonnabajrami19
 

What's hot (20)

E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrative
 
Materialet polimere. IV
Materialet polimere. IVMaterialet polimere. IV
Materialet polimere. IV
 
Etika e biznesit
Etika e biznesitEtika e biznesit
Etika e biznesit
 
Psikologji forenzike shqip
Psikologji forenzike  shqip Psikologji forenzike  shqip
Psikologji forenzike shqip
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonTraktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
 
Dr. Musli Vërbani - Usuli fikhu
Dr. Musli Vërbani -  Usuli fikhuDr. Musli Vërbani -  Usuli fikhu
Dr. Musli Vërbani - Usuli fikhu
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
Menaxhi i burimeve njerëzore
Menaxhi i burimeve njerëzoreMenaxhi i burimeve njerëzore
Menaxhi i burimeve njerëzore
 
Unit 3: The Philosophy of Prayer
Unit 3: The Philosophy of PrayerUnit 3: The Philosophy of Prayer
Unit 3: The Philosophy of Prayer
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
 
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
 

Similar to Pajtimi ndërmjet njerëzve

Amr halid vëllazëria muslimane
Amr halid   vëllazëria muslimaneAmr halid   vëllazëria muslimane
Amr halid vëllazëria muslimaneLibra Islame
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimaneShkumbim Jakupi
 
Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërLexo dhe Mëso
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeFatos
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.sDenis Berberi
 
1 Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S
1   Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S1   Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S
1 Dialog I Vecante I Ibrahimit A.SElldini-Upfiek
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëLexo dhe Mëso
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Nje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiNje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiElldini-Upfiek
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveLexo dhe Mëso
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhameditperson2
 
70 porosi te Muhamedit alejhi selam
70 porosi te  Muhamedit alejhi selam70 porosi te  Muhamedit alejhi selam
70 porosi te Muhamedit alejhi selamShaip Buzaku
 

Similar to Pajtimi ndërmjet njerëzve (20)

Amr halid vëllazëria muslimane
Amr halid   vëllazëria muslimaneAmr halid   vëllazëria muslimane
Amr halid vëllazëria muslimane
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
 
Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në Zemër
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s
 
1 Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S
1   Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S1   Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S
1 Dialog I Vecante I Ibrahimit A.S
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Nje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiNje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te Ri
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
 
70 porosi te Muhamedit alejhi selam
70 porosi te  Muhamedit alejhi selam70 porosi te  Muhamedit alejhi selam
70 porosi te Muhamedit alejhi selam
 

More from Mondi Marku

Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiMondi Marku
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِMondi Marku
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sMondi Marku
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems TibrizitMondi Marku
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitMondi Marku
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëMondi Marku
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennetMondi Marku
 
Zemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitZemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitMondi Marku
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMondi Marku
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëMondi Marku
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Mondi Marku
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditimMondi Marku
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدMondi Marku
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitMondi Marku
 

More from Mondi Marku (18)

Sureja Fatiha
Sureja  Fatiha Sureja  Fatiha
Sureja Fatiha
 
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut HanefiArgumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
Argumentet Baze Te Fik'hut Hanefi
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
 
40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit40 mësimet e Shems Tibrizit
40 mësimet e Shems Tibrizit
 
Ardhja e ramazanit
Ardhja e ramazanitArdhja e ramazanit
Ardhja e ramazanit
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisë
 
Rruga për në xhennet
Rruga për në xhennetRruga për në xhennet
Rruga për në xhennet
 
Sureja Fatiha
Sureja Fatiha Sureja Fatiha
Sureja Fatiha
 
Zemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitZemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupit
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetë
 
Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti
 
Hutbe ramazani
Hutbe ramazaniHutbe ramazani
Hutbe ramazani
 
1 ramazani ftese per meditim
1  ramazani ftese per meditim1  ramazani ftese per meditim
1 ramazani ftese per meditim
 
آداب حضور المساجد
آداب حضور المساجدآداب حضور المساجد
آداب حضور المساجد
 
Komunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotitKomunikoje mesazhin e zotit
Komunikoje mesazhin e zotit
 

Pajtimi ndërmjet njerëzve

  • 1. PAJTIMI NDËRMJET NJERËZVE َ‫ين‬ِ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ْ‫م‬ُ‫ت‬ْ‫ن‬ُ‫ك‬ ْ‫ن‬ِ‫إ‬ ُ‫ه‬َ‫ل‬‫و‬ُ‫س‬ َ‫ر‬ َ‫و‬ َ َّ‫اَّلل‬ ‫وا‬ُ‫ع‬‫ي‬ِ‫ط‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ات‬َ‫ذ‬ ‫وا‬ُ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ َّ‫اَّلل‬ ‫وا‬ُ‫ق‬َّ‫ت‬‫ا‬َ‫ف‬ Prandaj, kini frikë Allahun dhe rregulloni mërrëdhëniet ndërmjet jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.(Enfal-1) ْ‫م‬ُ‫ك‬ْ‫ي‬ َ‫َو‬‫خ‬َ‫أ‬ َ‫ْن‬‫ي‬َ‫ب‬ ‫وا‬ُ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬َ‫ف‬ ٌ‫ة‬ َ‫و‬ْ‫خ‬ِ‫إ‬ َ‫ون‬ُ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬. Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijenifrikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.(Huxhurat – 10) ِ‫إ‬ ِ‫ات‬َ‫م‬ُ‫ل‬ُّ‫الظ‬ َ‫ن‬ِ‫م‬ ‫َا‬‫ن‬ ِ‫َج‬‫ن‬ َ‫و‬ ، ِ‫م‬ َ‫َل‬َّ‫س‬‫ال‬ َ‫ل‬ُ‫ب‬ُ‫س‬ ‫َا‬‫ن‬ِ‫د‬ْ‫ه‬‫ا‬ َ‫و‬،‫َا‬‫ن‬ِ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ َ‫ات‬َ‫ذ‬ ْ‫ح‬ِ‫ل‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ ْ‫ف‬ِ‫ل‬َ‫أ‬ َّ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫لل‬‫ا‬َ‫م‬ ََ ِِ‫ا‬ َ‫و‬ََْ‫ال‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ب‬ِ‫ن‬ََ َ‫و‬ ، ِ‫ور‬ُّ‫ن‬‫ال‬ َ‫ل‬ َ‫أ‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ‫َا‬‫ن‬َ‫ل‬ ْ‫ك‬ ِ‫ار‬َ‫ب‬ َ‫و‬، َ‫ن‬َ‫ط‬َ‫ب‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫و‬ ‫ا‬َ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ َ‫ر‬َ‫ه‬َ‫ظ‬َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬ َ‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ْ‫ب‬ُ‫ت‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ت‬‫ا‬َّ‫ي‬ ِ‫ر‬ُ‫ذ‬َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ َِ‫ا‬ َ‫و‬ْ‫ز‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫ب‬‫و‬ُ‫ل‬ُ‫ق‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ ِ‫ار‬َ‫ص‬ْ‫ب‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫َا‬‫ن‬ِ‫اع‬َ‫م‬ْ‫س‬ َ‫ن‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ه‬ْ‫م‬ِ‫م‬ِ‫ت‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ،‫ا‬َ‫ه‬َ‫ل‬ َ‫ين‬ِ‫ل‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ق‬ ، َ‫ك‬ْ‫ي‬َ‫ل‬َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ب‬ َ‫ين‬ِ‫ن‬ْ‫ث‬ُ‫م‬ َ‫ك‬ِ‫م‬ْ‫ع‬ِ‫ن‬ِ‫ل‬ َ‫ين‬ ِ‫ر‬ِ‫َاك‬‫ش‬ ‫َا‬‫ن‬ْ‫ل‬َ‫ع‬َْ‫ا‬ َ‫و‬ ،ُ‫م‬‫ي‬ ِِ َّ‫الر‬ ُ‫اب‬ َّ‫و‬َّ‫ت‬‫ال‬‫ا‬ Nga Abdullah ibën Mes'udi r.a transmetohet se Pejgamberi a.s n'a mësonte një lutje: O Allah, bashkoi zemrat tona, përmirësoji marrëdhënien tona shoqërore, na udhëzo në rrugët e paqes, na nxirr nga errësira në dritë, na ruaj nga të shëmtuarat, të jashtme apo të brendshme, na begato në dëgjimin tonë, në sytë tanë, në zemrat tona, në gratë tona, dhe në fëmijët tanë, dhe pranoje pendimin prej nesh, Ti je i Përjetshmi, i Mëshirshmi. Dhe na bëj falenderues ndaj mirësive të Tua, dhe na bëj lavdërues duke i pranuar ato, dhe na jep në mënyrë të plotë. (Ebu Davud 969) Humejd b. Abdurrahmani transmeton nga nëna e tij Ummu Gulthum b. Ukbe: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v) të thotë: ‘Nuk konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të mira.” (Tirmidhi, Birr, 26) Sipas asaj që ka dëgjuar Ebu Hirash es-Sulemi, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dikush që i mban inat një vit vëllait të tij musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.” ( Ebu Davud, Edeb, 47; Ibën Hanbel, 219) Në jetën e përditshme, si rezultat i keqkuptimeve, prekjeve apo konflikteve për interesa mes njerëzve, mund të ndodhin prishje qejfi apo inate mes njerëzve. Por Pejgamberi ynë Fisnik ka porositur: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e kini zili njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri- tjetrit! O robërit e Allahut, bëhuni vëllezër! Nuk i lejohet një muslimani t’i mbajë inat vëllait të tij të fesë më shumë se tri ditë!”1 Sidomos nëse kjo thyerje ndodhin mes bashkëshortëve apo të afërmve, kjo prish unitetin e familjes si themeli më i rëndësishëm i shoqërisë. Prandaj pajtimi mes njerëzve është prej vlerave morale të cilat i inkurajon Islami. Aq sa i Dërguari i Allahut (s.a.v) ka theksuar se ndërmjetësimi është më i rëndësishëm se ibadetet (nafile) siç janë namazi, agjërimi dhe sadakaja. Siç transmeton Ebu Derda, i Dërguari i Allahut (s.a.v) i pyeti të pranishmit: “A t’ju tregoj një gjë që është më me vlerë se agjërimi, namazi dhe sadakaja?” Sahabët i thanë: “Po, sigurisht o i Dërguari i Allahut.” Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Pajtimi (rregullimi) i dy njerëzve. Kurse prishja e marrëdhënieve mes dy njerëzve është çrrënjosje (e besimit).”2 1 B6076 Buhari,Edeb, 62. 2 D4919 Ebu Davud, Edeb, 50; T2509 Tirmidhi,Sifatu’l-kijame,56.
  • 2. Pejgamberi a.s na ka nxitur që të ndërmjetësojmë për t’i kapërcyer hatërmbetjet mes nesh dhe vetë ai u ka prirë pajtimeve mes shumë njerëzve dhe fiseve të ndryshme.3 Tregon Sehl b. Sa’d es-Saidi: Bijtë e Amr b. Aufit, një nëndegë e fisi Eus që jetonin në Kuba, ishin zënë mes tyre dhe ishin armiqësuar. Kur iu dha lajmi të Dërguarit të Allahut, ai tha: ‘Ejani të shkojmë e t’i pajtojmë,’ dhe duke u nisur për atje4 bashkë me disa nga sahabët e tij shkoi tek Bijtë e Amr b. Aufit me qëllim që t’i rregullonte marrëdhëniet mes tyre. Duke shkuar e porositi Bilalin: ‘Nëse hyn koha e namazit të iqindisë, thuaji Ebu Bekrit që të dalë t’ia falë namazin popullit!’”5 Aliu r.a ka thënë: "Një nga gjërat që sjell falje është ta bësh të gëzuar vëllain tënd musliman".Enesi r.a ka thënë: "Kushdo që ka bërë pajtim mes dy njerëzve, Allahu i jep atij për çdo fjalëshpërblimin elirimit të një skllavi".EbuUmame r.a ka thënë: "Bëjinjë miljepër të vizituar një person të sëmurë, bëji dy milje për të vizituar vëllain tënd për hir të Allahut, dhe bëji tre milje për të bërë pajtuar ndërmjet dy njerëzve". Pejgamberi ynë shpesh bisedonte me sahabët dhe i këshillonte ata. Në një prej ditëve i tha Ebu Ejjub el-Ensariut: “O Ebu Ejjub! A të të them një sadaka nga e cila do të jetë i kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij?” dhe kur Ebu Ejjubi i tha: “Po, sigurisht,”iDërguari i Allahut e këshilloi: “Përpiqu t’i pajtosh njerëzit kur i mbajnë mëri njëri-tjetrit dhe bien në mosmarrëveshje!”6 Ndërmjetësimi është tentativë për të eliminuar konfliktet, hatërmbetjet dhe mëritë mes dy njerëzve osebashkësive;është përpjekje për t’u gjetur zgjidhje konflikteve me ndërmjetësimin e një personi të tretë të paanshëm. Duke e ditur këtë, Zoti ynë i Madhëruar, duke vënë në dukje ndërmejtësimin për parandalimin e konflikteve, ka porositur: “Vërtet, besimtarët janë vëllezër, prandajpajtojini vëllezërittuajmestyre dhekijeni frikë Allahun,nëmënyrë që të mëshiroheni!”7 Kurse në një ajet tjetër Allahu i Madhërishëm thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç atëherë kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo pajtim mes njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.”8 I Dërguari i Allahut, duke thënë se, “Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë inat më shumë se tri ditë vëllait nga feja, (ashtu që) kur të takohen të kthejnë fytyrën nga njëri-tjetri. Më i miri nga këta është ai që përshëndetet i pari me selam,”9 ka theksuar se inati nuk duhetvazhduar dhe e ka lavdëruar atë që hedh hapin e parë në këtë drejtim. Po ashtu, duke paralajmëruar se “Ditët e hëna dhe të enjte hapendyert e xhenetitdhe faletçdo robi cili nuki ka bërë shirk Allahut.Përveçatijqë është në armiqësi me vëllanëe tij. (Përata) thuhet kështu: ‘Ilini këta të dy të presin derisatë pajtohenmes tyre, I lini këta të dy të presin derisa të pajtohenmes tyre!’”10 ka vënë në dukje se Allahu Fuqiplotë nuk e miraton të mbahet inat. Aq rëndësi i është dhënë ndërmjetësimit në Islam, sa që Pejgamberi a.s ka thënë se mund të thuhen gënjeshtra të vogla për t’i pajtuar të hidhëruarit. Kështu, duke thënë se, “Nuk 3 B2693 Buhari,Sulh, 3. 4 YM7545 Ebu Ja’la,Musned, XIII,458. 5 D941 Ebu Davud, Salat,168-169. 6 MK3922 Taberani, el-Mu’xhemu’l-kebir, IV, 138; BSH11094 Bejhaki, Shuabu’l-iman, VII,490. 7 Huxhurat, 49/10. 8 Nisa,4/114. 9 B6237 Buhari,Isti’dhan,9. 10 M6544 Muslim,Birr,35.
  • 3. konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të mira,”11 madje edhe duke vënë në dukje se, “Marrëveshjet e bëra mes muslimanëve janë të vlefshme derisa të mos e bëjnë hallall një haram, dhe haram një hallall,”12 ka theksuar se duhet të ruhet vija e haramit dhe hallallit. Prandaj kurrsesi nuk është e drejtë që në emër të pajtimit të dy njerëzve të tejkalohen kufijtë e Allahut, të përzihen harami me hallallin gjatë ndërmjetësimit, apo të ofrohen mundësi që janë haram me qëllim që t’u bëhet qejfi palëve. Ebu Nu'aimi ka transmetuar: Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: " Nuk kam debatuar me askënd, por do të doja që ai të pajtohej, të ishte i kënaqur, të ndihmohej dhe të ishte në kujdesin e Allahut dhe mbrojtjen e tij. Dhe unë kurrë nuk kam debatuar me askënd, përveç se nuk më ka shqetësuar nëse Allahu e sqaroi të vërtetën në gjuhën time ose në gjuhën e tij. " Një nga hapësirat ku më së tepërmi përjetohen hidhërime mes njerëzve, janë edhe çështjet e shkëmbimeve apo çështjet që kanë të bëjnë me jetën tregtare. Një prej këtyre shembujve është përjetuar para derës së Hz. Pejgamberit (s.a.v). Sipas rrëfimit të nënës sonë Hz. Aishes, i Dërguari i Allahut i dëgjoi dy rivalët të diskutonin me zë të lartë para derës së tij lidhur me një çështje borxhi. Borxhliu i kërkonte borxhdhënësit që të hiqte dorë nga një pjesë e borxhit dhe për atë që do të merrte të tregohej pak më tolerant. Kurse borxhdhënësi i përgjigjej: “Pasha Allahun, këtë nuk e bëj dot!” Atëherë i Dërguari i Allahut doli nga shtëpia dhe pyeti: “Kush është prej jush ai i cili u betua në Allah se nuk e bën një të mirë?” Kur borxhdhënësi i tha: “Unë, o i Dërguari i Allahut!” i Dërguari i Allahut i tha: “Bëj atë që preferon (borxhliu).”13 Ndërmjetësimi i cili kontribuon për paqen shoqërore, nuk vlen vetëm për hidhërimet dhe mëritë mes muslimanëve, por për të gjithë individët e shoqërisë. Kështu, në Epokën e Artë, në marrëdhëniet e borxhit, mes muslimanëve dhe ithtarëve të librit ndonjëherë shfaqeshin mosmarrëveshje. Për shembull, sipas transmetimit të Xhabirit (r.a.), babai i tij Abdullahu pati vdekur ndërkohë që i kishte borxh një hebreu. Megjithëse Xhabiri i kërkoi hebreut në fjalë që t’ia shtynte afatin për kthimin e borxhit, ai nuk pranoi. Atëherë Xhabiri shkoi te i Dërguari i Allahut dhe i kërkoi që të ndërmjetësonte mes tij dhe hebreut dhe i Dërguari i Allahut nuk ia prishi.14 Ndonjëherë, mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe hebrenjve shfaqeshin edhe në formën e debateve ideore. Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres, dy veta, njëri prej tyre musliman dhe tjetri hebre debatuan me njëri-tjetrin. Muslimani iu drejtua hebreut: “Betohem në emrin (e Allahut) e atij që e ngriti Muhammedin mbi botërat!”, kurse hebreu ia ktheu: “Betohem në emrin (e Allahut) e atij që e ngriti Musain mbi botërat!” Atëherë muslimani e qëlloi hebreun me shuplakë. Hebreu menjëherë shkoi pranë të Dërguarit të Allahut dhe i tregoi ngjarjen, Pejgamberi (s.a.v) e thirri muslimanin dhe e pyeti edhe atë për ngjarjen. Pasi i dëgjoi të dyja palët lidhur me atë që kishte ndodhur, i Dërguari i Allahut i tërhoqi vërejtjen muslimanit dhe e këshilloiqë të mos e nxirrte atë si alternativë ndaj Musait a.s e ta preferonte mbi të.15 11 T1938 Tirmidhi,Birr,26. 12 IM2353 Ibën Maxhe, Ahkam, 23; D3594 Ebu Davud, Kada (Akdije),12. 13 B2705 Buhari,Sulh, 10. 14 B2396 Buhari,Istikradh,9;D2884 Ebu Davud, Vesaja,17. 15 B2411 Buhari,Husumat, 1; M6153 Muslim,Fedail,160.
  • 4. Ndonëse përfundimi i mosmarrëveshjeve dhe pajtimi i njerëzve të hidhëruar mes tyre është virtyt, më esenciale është harmonia dhe shmangia e qëndrimeve negative që mund t’u hapin rrugën hidhërimeve e mërive. Muslimani është njeri në paqe me familjen dhe mjedisin e tij. Pa dyshim që kjo para së gjithash buron nga paqja e tij me veten. Besimi dhe morali i tij e orientojnë në këtë drejtim, i mësojnë të mos lëndojë e të mos plagosë zemra. Kjo fjalë e urtë e të Dërguarit të Allahut e konfirmon këtë të vërtetë: Dikush që i mban inat një vit vëllait të tij musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.”16 16 D4915 Ebu davud, Edeb, 47; HM18100 Ibën Hanbel, IV, 219.