SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
1
RRUGETIMI I KOMBETARES, MOMENTET ME PIKANTE TE 2014 fq 2,3,4
Partizani fiton derbin e 140 me
Tiranën fq 6
“Cana
luajti i dëmtuar
me Juven, i pëlqen
Gjermania” fq 5
RUBRIKA NGA BOTA
Real Madrid fiton Botërorin e Klubev fq 7
Barcelona e mbyll vitin me “manita”! fq 8
RUBRIKA ARGETUESE
Kuriozitete nga fusha e sportit fq 9,10,11
INFO SPORTIVE
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
2
Rrugëtim me kombëtaren, momentet
pikante të vitit 2014
Nga Gentjan Alinani
Nga supergoli i Balajt në Portugali tek dhuna e Beogradit, ëndrra
vazhdon. Pikët e pa dhëna nga UEFA dhe ‘finalja’ me Armeninë, sfidat
e së ardhmes
Supergoli në Portugali, flamuri në qiellin e
Beogradit, heroizmi për të mbrojtur flamurin
kombëtar, barazimi në Francë, festimi në
Xhenova të Italisë… por edhe goli i pësuar
në fund nga Danimarka, tradhtia e UEFA-s,
goli i fundit nga Italia. Një vit i mbushur me
ngjarje pikante, të bukura dhe të
trishtueshme. Kombëtarja shqiptare këtë vit
është duke jetuar një nga momentet më të
arta të historisë. Me bindjen dhe me dëshirën
për të arritur kualifikimin në kampionatin
evropian “Francë 2016”. Janë luajtur gjithsej
nëntë ndeshje, nga të cilat ekipi kuqezi ka
arritur të fitojë tri prej tyre dhe ka humbur
po aq ndeshje.
Dy prej këtyre sfidave kanë përfunduar në
barazim, ndërsa humbja më e madhe është
ajo e UEFA-s. Gjithçka ka filluar në mars të
viti 2014, ku ekipi i drejtuar nga De Biazi
arriti ta nisë mbarë vitin me fitoren 2-0 ndaj
Maltës. Një supergol i Alban Mehës dhe një
tjetër i Migjen Bashës që treguan që në krye
të herës se ky vit do të ishte ndryshe nga të
tjerët. Pavarësisht fitores ajo ishte një
ndeshje miqësore, që u pasua më vonë nga
dy humbje të tjera. Një ndaj Hungarisë dhe
Rumanisë. Ndeshje të shëmtuara, që e vunë
De Biazin në shënjestër, ndërsa harruan që
ishin thjesht miqësore. Buzëqeshja rikthehet
me San Marinon, ndërsa prova e vërtetë
është ndeshja e radhës.
“Perla e Balajt”
As tifozi më i çmendur i kombëtares
shqiptare nuk e kishte menduar një fitore
historike në
Portugali. Kriza e ekipit luzitan të bënte të
mendoje se kuqezinjtë mund të arrinin një
mrekulli. Shpresat shtohen dhe bëhen akoma
më konkrete, kur në pjesën e parë ekipi i
vendosur me mjeshtëri në fushën e lojës nga
ana e De Biazit bën një ndeshje
spektakolare. Pjesa e dytë sjell mrekullinë
“Balaj”. Momenti që do të mbahet mend
gjatë nga të gjithë. Roshikroson, ndërsa
sulmuesi shkodran me një lëvizje ‘alla-Ibra’
e ndal në rrjetë. Evropa pushtohet nga
Shqipëria. Titujt e medieve ia dedikojnë
hapësirën më të madhe fitores së Shqipërisë.
Askush nuk e kishte menduar një nisje të
tillë, që na bëri me krahë duke fluturuar drejt
Francës.
…minutat e fundit
Pavarësisht arritjeve dhe ndeshjeve pozitive,
minutat e fundit vazhdojnë të mbeten makth
për kombëtaren shqiptare. Gjithçka u
vërtetua në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Dominim total me rezultat dhe lojë, por një
goditje dhe një gabim na kushtoi shumë.
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
3
Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ishte
vërtet një nga momentet më të bukura të
vitit, edhe për faktin se luhej në një impiant
të ri të futbollit shqiptar. Një barazim që u
përjetua si një humbje, nisur nga momenti i
ekipit kombëtar, por edhe nga mënyra se si
erdhi. Megjithatë katër pikë në dy ndeshjet e
para ishin vërtet shumë dhe mjaftueshëm për
Shqipërinë. Grupi i ferrit në të cilin ishim
nuk na linte të shpresonim shumë… Ishim
thjesht të kënaqur.... vijon ne faqen tjeter
Skandali i Beogradit
Ajo që prisnin të gjithë ishte ndeshja mes
Serbisë dhe Shqipërisë. Një sfidë që
përjetohej më shumë se të tjerat, vlente më
shumë se 3 pikë. Duhej patjetër fitore,
ndërsa debatet për pjesëmarrjen e tifozëve
kishte filluar prej kohësh. Fillimisht u
pranua se do të kishte tifozë, më pas jo.
Megjithatë ne pranuam të bënim gjithçka
vetëm për ta mundur në fushën e lojës
Serbinë. Dhe ia dolëm më së miri. Në koret
e shumta raciste, thirrjet për vdekje
shqiptarëve, 11 futbollistë si heronj
vendosën të dilnin në fushën e lojës për të
nderuar fanellën kuqezi dhe flamurin. Himni
nuk dëgjohet, por kjo nuk i ndal dy heronjtë
për ta kënduar me forcë dhe me gjithë shpirt.
Ndeshja ishte ajo e parashikuara.Serbia bën
presion, ndërsa shqiptarët mbrohen mirë për
të goditur me kundërsulm Serbinë.Momente
të mira për ekipin kombëtar. Dy sulme të
shpejta… Mavraj dhe Cana rrezikuan
seriozisht portën serbe dhe për pak sa nuk
shënuan golat e tyre të jetës. Serbët e
ndiejnë rrezikun dhe ndërpresin ndeshjen…
E gjithë pjesa tjetër është ngjarja më e
shëmtuar e futbollit e krijuar, ideuar dhe e
vënë në skenë nga Serbia.
Vendimet e turpit
Ajo që ndodhi në Serbi ishte dukshëm një
nga ngjarjet më të shëmtuara në futboll, por
vula e turpit u vendos më vonë në
Komisionin e Apelit dhe të Disiplinës.
UEFA nxjerr fajtore Shqipërinë në një farë
mënyre dhe e dënon atë me humbjen e
ndeshjes në tavolinë. Beteja nuk ka
përfunduar, Shqipëria dhe shqiptarët kanë
ende shpresa se do ta fitojë këtë betejë në
KAS.
Super-ndeshja
Padrejtësia që u bë në UEFA gjeti
menjëherë kundërpërgjigjen dhe forcën e
ekipit kombëtar. Franca dhe Italia ishin dy
prova që do të tregonin se Shqipëria nuk
është fajtore për asgjë, se Shqipëria di të
bëjë futboll të bukur dhe të ketë tifozë
paqësorë. Një ndeshje deri diku në limitet e
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
4
perfektes ajo që u luajt në Francë.Një
formacion shpresëdhënës dhe një ekip me
dëshirë për të bërë më të mirën.Dy raste të
shpejta, pastaj vjen goli i Mavrajt.Gol i
shijuar në maksimum nga shqiptarët sepse
shënohej në portën e Platinisë, në vendin e
Platinisë.Pastaj një tjetër gol i pësuar në
minutat e fundit, që si gjithmonë është një
makth për kuqezinjtë.
Italia vishet kuqezi
Ndeshja në Xhenova kundër Italisë dëshmoi
edhe një herë tjetër se shqiptarët janë tifozë
të çmendur të kombëtares.Afro 30 mijë
tifozë ishin në shkallët e stadiumit “Marassi”
të Xhenovas për të mbështetur ekipin
kombëtar, poredhe për të dhënë një sinjal të
qartë për të gjithë.Kudo paqe, vëllazëri mbi
futbollin dhe momente magjike u ofruan në
Itali.Rezultati i kësaj ndeshjeje nuk kishte
aspak rëndësi, por paraqitja që bënë
kuqezinjtë ishte vërtet pozitive.Goli i fundit
i shënuar nga Okaka vodhi një nga festat më
të bukura për ekipin e kombëtares
shqiptare.Ky vit ka qenë plot surpriza, por
më e bukura pritet të vijë vitin e ardhshëm.
Ndeshjet e bukura, fitoret, vuajtjet dhe
djersa e derdhur për fanellën kuqezi është
bërë e gjitha për të arritur objektivin…
Francë.
NDESHJET E VITIT 2014
Shqipëri-Maltë 2-0
Shqipëri-Rumani 0-1
Hungari-Shqipëri 1-0
San Marino-Shqipëri 0-3
Portugali-Shqipëri 0-1
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Serbi-Shqipëri 3-0
Francë-Shqipëri 1-1
Itali-Shqipëri 1-0
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
5
“Cana luajti i dëmtuar me Juven, i
pëlqen Gjermania”
Eksperiencë dhe karakter. Janë këto dy
karakteristikat që e kanë bërë Lacion të ketë
ende besim te Lorik Cana. Edhe këtë vit,
kapiteni i kombëtares shqiptare është lojtari
perfekt për të luajtur me De Vrij.Pavarësisht se
ka pasur ulje dhe ngritje të shumta, ai është një
lojtar me shumë vlerë për ekipin lacial.“Të
gjithë e kanë parë në ndeshjet e fundit.Është ai që kërkon Lacio, por mua më ka mbetur në
mendje ndeshja ndaj Juves, kur ishte i dëmtuar dhe ka luajtur me dhimbje.Ai nuk kthehet kurrë
mbrapa, por sakrifikohet për skuadrën.Menjëherë kanë filluar kritikat pas asaj ndeshjeje dhe më
vjen shumë keq. Nuk jam i kënaqur nga ky trajtim që media i bën Canës. Loriku është një djalë
i mrekullueshëm dhe nuk flet kurrë.Ai vetëm punon dhe është gjithmonë në dispozicion të
trajnerit.Dua që të gjithë lojtarët e Lacios ta kuptojnë mjaft mirë faktin dhe peshën e kësaj
fanelle.Nuk duhet të harrojmë se ai luan në një pozicion që nuk është i tiji.Luan në qendër të
mbrojtjes si i majtë, por këmba e tij e preferuar është e djathta”, ka thënë Agim Cana.Ai ka folur
edhe për objektivat e ekipit bardhekaltër.“Lacio është një ekip i madh dhe duhet të luftojë
gjithmonë për vendin e tretë. Cana ka raport shumë të mirë me De Vrij dhe ky i fundit është një
futbollist i shkëlqyer”, shton më tej agjenti i Lorikut. Ai madje ka treguar edhe dëshirat e lojtarit
për të ardhmen.“I pëlqen shumë Gjermania, por është ende në kontratë me Lacion. Nëse do të
largohet duhet të flasë me drejtorin sportiv Tare dhe me presidentin. Në Itali nuk do të luajë me
asnjë skuadër tjetër, por në Gjermani ka dëshirë të transferohet. Jam i sigurt që ka edhe dy ose
tri vjet të tjera në karrierën e tij”, ka treguar Agim Canaj. Agjenti i lojtarit dhe njëkohësisht
babai i tij tregon se në merkaton e ardhshme të verës mund të rishikojë edhe oferta të
ndryshme.“Gjermania është një mundësi dhe lojtari ka shumë dëshirë të aktivizohet edhe në
kampionat. Jam i bindur që do të vazhdojë të luajë edhe për disa vjet në një prej kampionateve
më të mirë në Evropë”,kathënë Cana.
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
6
Partizani fiton derbin e 140 me Tiranën
Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës pas një 90 minutëshi emocionues, në fushë dhe në tribuna, ku të
kuqtë u
konfirmuan si kryesues falë një fillimi të vrullshëm e një “mbrojtje” bunker, me Alban Hoxhën
që kalon tashmë 1000 minutat pa e nxjerrë topin nga rrjeta. Një sukses i Partizanit si skuadër
mbi të gjitha, i cili pasi përfitoi nga episodet e minutave të para, arriti të bëjë të tijin derbin, që u
rikthye te lavdia e dikurshme në çdo përbërës të tij. Tribunat e “Qemal Stafës” peshonin si
rrallë herë në këto vitet e fundit nga pesha e jashtëzakonshme e tifozëve, që dhuruan një dekor
fantastik në momentin që ekipet hynë në fushë, me fansat e Partizanit që veshën me të kuqe
sektorin e tyre, e ata të Tiranës që u përgjigjën me ngjyrat bardheblu.
Lajme nga bota
Real Madrid fiton Botërorin e
Klubeve
Mbretërorët e mbyllën vitin në mënyrën më
të mirë, me festën për triumfin në botërorin
e klubeve në Grand Stade të Marakeshit pasi
mposhti 2-0 në finale Argjentinasit e San
Lorenzos.
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
7
Ishte ky trofeu i katërt i botërorit të klubeve
për Realin nëse merren parasysh edhe tre
Kupat Interkontinentale para ndryshimit të
formatit. Trofeu i 18 në arenën
ndërkombëtare për skuadrën e Carlo
Ancelottit që barazohet me Milanin si
skuadrat më të titulluara të kontinentit, po
kaq numëron edhe Boca Juniors, ndërsa në
vend të parë qëndrojnë egjiptianët e Al Ahly
me 20 trofe.
Ishte pikërisht italiani ai që fitonte i fundit
botërorin e klubeve për Milanin, që tani
kapet në klasifikimin e lavdishëm nga ish
trajneri i tij.Trofeu i Botërorit të klubeve
është i katërti për
Los Blancos në një vit fantastik që i pa të
conin në shtëpi La Decima-n, trofeun e 10-të
të Champions League si dhe SuperKupën e
Europës dhe Kupën e Mbre
Barcelona e mbyll vitin me
“manita”!
Katalanasit fituan 5-0 ndaj Kordobës, në
ndeshjen e fundit të 2014-s. Luis Suarez
shënoi golin e parë në kampionatin spanjoll,
teksa “blaugranat” janë një pikë larg Realit,
që ka luajtur një ndeshje më pak
Nuk ka rëndësi që edhe pak ditë janë festat e
fund-vitit, katalanasit nuk i bëjnë dhurata
askujt dhe i shënojnë pesë gola Kordobas në
“Kamp Nou”. Lojtari më i mirë në fushën e
lojës ishte Pedro Rodrigez, që shënoi golin e
parë pas 72 sekondashlojë
Talentet e reja që po magjepsin futbollin
Adnan Januzajn, 19 vjeçar. Ky është emri i parë
i propozuar nga prestigjiozja italiane“Gazzetta
Dello Sport”. Në Angli thonë që me vajzat nuk
është tip i hedhur por në fushën e lojës është
vërtetë shpërthyes. Shënoi që në debutim me
Sunderlandin duke u bërë lojtari më i ri që
realizon dy gola në një ndeshje me fanellën e
“Red Devils”. Të ardhmen e tij në nivel klubesh
e ka zgjedhur, pasi ka një kontratë me United
deri në vitin 2018, kurse për kombëtaren është
ende i pavendosur.
Emri dytë është Lucas Piazon, 20 vjeçar.
Aktivizohet në radhët e Vitesses dhe flitet se i
ka këmbët e arta, pasi me to bën gjithçka,
pason, godet, driblon dhe e kontrollon shumë
mirë topin me të parën. Ka pak mangësi fizike,
por nëse zgjedh Chelsean, me siguri Mourinho
do të dijë ta vërë në rresht dhe në këtë aspekt.
Emri i tretë, është serbi Aleksander Mitrovic, 19
vjeçar. Besnik Hasi thuhet se është me fat që e
ka në skuadër te Anderlechti por me shumë
gjasa nuk do të arrijë ta mbajë dhe për shumë
kohë. Në Europianin e 19 vjeçarëve, u vlerësua
si futbollisti më i mirë i kompeticionit. Një pykë
tipike Europiane, që ndoshta nuk është shumë i
bukur për t’u parë në fushë por që di si ta
dërgojë topin në rrjetë.
Emri katërt është 19 vjeçari, Domenico Berardi.
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
8
Futbollisti Sasuolos i vetëm ishte në gjendje të
shkarkonte nga stoli Allegrin, teksa i shënoi
katër gola Milanit të tij. Në Itali e cilësojnë si
një talent të vërtetë por ka një problem,
karakterin, që thonë se është më i keq dhe se i
vetë “Djalit të keq”, Mario Balotelli.
Emri i pestë që ju propozojmë është dhe 17
vjeçari, Halilovic. Javën e kaluar firmosi me
Barcelonën. Në pamje i ngjan Luka Modric por
thonë se me këmbët është më magjistar se
futbollisti i Realit të Madridit. Të gjithë presin
me padurim ta shohin në fushë duke shpresuar
se do të kenë gjetur, Lionel Messin e ri, në stil
ballkanas.
Abu Bilal,futbollisti që luante
njëkohësisht në Izrael e në Palestinë
Mesfushori i lindur në vitin 1984 Atef Abu Bilal,
nuk fshihte ndonjë të dashur, apo ndonjë familje të
dytë, por një jetë të dytë sportive. Një të njëjtën
kohë që ka qenë i federuar me një klub të kategorisë së pestë izraelite, Segev Shalom, Bilal
është kapur mat teksa luante futboll edhe me një skuadër palestineze. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer
aspak drejtuesve të Federatës izraelite. I menjëhershëm ka qenë hetimi ndaj tij dhe, kur është
zbuluar se lojtari i përkiste dy klubeve njëkohësisht, në dy kombe të ndryshme, është
skualifikuar. Veç gjobës prej 200 eurosh, Bilalit i është ndaluar të luajë futboll për “vetëm” 99
vite. Programi kompjuterik nuk lejonte një dënim më të madh se kaq. Ndaj, palestinezi do të
“mund” të rikthehet të luajë në moshën 129-vjeçare.
Hamilton kampion bote për të dytën herë
Lewis Hamilton ka fituar titullin botëror në Formula 1 për vitin 2014.Piloti britanik i Mercedes
ka arritur të lërë pas të gjithë edhe në garën e
fundit sezonale, Cmimin e Madh të Abu Dabit,
duke triumfuar për të njëmbëdhjetën herë këtë
sezon. Nico Rosberg, i vetmi që mund t’i merrte
titullin në garën e fundit, pati shumë probleme në
njëvendëshen e tij dhe preu finishin në vendin e 14,
edhe pseu nis nga “pole position”
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
9
Euroliga “Top-16
Grupi E
Real Madrid, Makabi, Panathinaikos,
Gallatasaraj, Barcelona, Cervena Zvezda,
Zalgiris Kaunas dhe Alba Berlin.
Grupi F
CSKA Moskë, Fenerbahçe, Caja Laboral,
Novgorad, Olimpiakos, Anadolu Efes,
Unicaja Malaga dhe EA Milano.
Grupi A (java e 10-të)
Real Madrid-Anadolu Efes 90-70
Novgorad-Unics Kazan 78-74
Zalgiris—Sasari 80-79
Renditja: Real Madrid 16 pikë, Anadolu
Efes 12, Zalgiris 10, Novgorad 10, Unics
Kazan 10, Dinamo Sasari 2.
Grupi B
(java e 10-të)
CSKA Moskë-Limoges 88-56
Makabi-Malaga 81-73
Alba Berlin-Zagreb 67-70
Renditja: CSKA Moskë 20 pikë, Makabi 14,
Malaga 8, Alba Berlin 8, Zagreb 6, Limoges
4.
Grupi C (java e 10-të)
Turou-Milano 96-101
Fenerbahçe-Bajern M. 87-81
Panathinaikos-Barcelona 67-80
Renditja: Barcelona 18 pikë, Fenerbahçe 16,
Panathinaikos 10, Milano 10, Bajern Mynih
4, Turou 2.
Grupi D (java e 10-të)
Valencia-Klaipeda 103-65
Gallatasaraj-Olimpiakos 79-74
Zvezda-Caja Laboral 90-82
Renditja: Olimpiakos 16 pikë, Cervena Zvezda 12, Caja Laboral 10, Gallatasaraj 8, Klaipeda 8,
Valencia 6.
REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________
10
Kuriozitete nga futbolli
A e dini se futbolli luhet nga me shume se 7
milion njerez nga mosha 6 deri ne 11 vjec,
duke e rradhitur ate ne sportin e dyte me
popullor ne bote?
-Gjysma e nje te pestes se lendimeve ne
sport, perbehet nga futbolli.
-Futbolli eshte bere pjese e lojrave olimpike
qe ne vitin 1908.
-Ne 1994, SHBA-ja priti Boterorin 1994, ku
Brazili mori emrin kampion. Ishte kupa e
pare boterore ne Amerike.
-Brazili ka qene gjithmone pjese e kupes
boterore.
-Me shume se 40 milion topa futbolli shiten
ne treg cdo vit.
-Topatme te mire te futbollit behen me 1400
deri ne 2000 qepje me doredhe duhen rreth
4 ore per tu qendisur.
-Goli i pare ne Kupen Boterore eshte
shenuar nga Laurent, nje futbollist francez
ne vitin 1930. Goli 100-te u shenua nga
Schiavol, nje futbollist Italian ne vitin
1934.Goli i 1000-te u shenua nga
Norvegjezi Rensenbrink, ne vitin 1978.
-Perimetri i nje topite futbolli eshte 68 deri
ne 71 centimetra, dhe peshon 396 deri ne
453 grame. Topate boterorit prodhohennga
pritesit e Boterorit te atij viti, dhe u
dorezohen arbitrave te ndeshjev

More Related Content

What's hot

Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikTea Sulo
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore Xheni Marku
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 

What's hot (20)

Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
Fiskultur
FiskulturFiskultur
Fiskultur
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

Gazeta sportive

  • 1. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 1 RRUGETIMI I KOMBETARES, MOMENTET ME PIKANTE TE 2014 fq 2,3,4 Partizani fiton derbin e 140 me Tiranën fq 6 “Cana luajti i dëmtuar me Juven, i pëlqen Gjermania” fq 5 RUBRIKA NGA BOTA Real Madrid fiton Botërorin e Klubev fq 7 Barcelona e mbyll vitin me “manita”! fq 8 RUBRIKA ARGETUESE Kuriozitete nga fusha e sportit fq 9,10,11 INFO SPORTIVE
  • 2. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 2 Rrugëtim me kombëtaren, momentet pikante të vitit 2014 Nga Gentjan Alinani Nga supergoli i Balajt në Portugali tek dhuna e Beogradit, ëndrra vazhdon. Pikët e pa dhëna nga UEFA dhe ‘finalja’ me Armeninë, sfidat e së ardhmes Supergoli në Portugali, flamuri në qiellin e Beogradit, heroizmi për të mbrojtur flamurin kombëtar, barazimi në Francë, festimi në Xhenova të Italisë… por edhe goli i pësuar në fund nga Danimarka, tradhtia e UEFA-s, goli i fundit nga Italia. Një vit i mbushur me ngjarje pikante, të bukura dhe të trishtueshme. Kombëtarja shqiptare këtë vit është duke jetuar një nga momentet më të arta të historisë. Me bindjen dhe me dëshirën për të arritur kualifikimin në kampionatin evropian “Francë 2016”. Janë luajtur gjithsej nëntë ndeshje, nga të cilat ekipi kuqezi ka arritur të fitojë tri prej tyre dhe ka humbur po aq ndeshje. Dy prej këtyre sfidave kanë përfunduar në barazim, ndërsa humbja më e madhe është ajo e UEFA-s. Gjithçka ka filluar në mars të viti 2014, ku ekipi i drejtuar nga De Biazi arriti ta nisë mbarë vitin me fitoren 2-0 ndaj Maltës. Një supergol i Alban Mehës dhe një tjetër i Migjen Bashës që treguan që në krye të herës se ky vit do të ishte ndryshe nga të tjerët. Pavarësisht fitores ajo ishte një ndeshje miqësore, që u pasua më vonë nga dy humbje të tjera. Një ndaj Hungarisë dhe Rumanisë. Ndeshje të shëmtuara, që e vunë De Biazin në shënjestër, ndërsa harruan që ishin thjesht miqësore. Buzëqeshja rikthehet me San Marinon, ndërsa prova e vërtetë është ndeshja e radhës. “Perla e Balajt” As tifozi më i çmendur i kombëtares shqiptare nuk e kishte menduar një fitore historike në Portugali. Kriza e ekipit luzitan të bënte të mendoje se kuqezinjtë mund të arrinin një mrekulli. Shpresat shtohen dhe bëhen akoma më konkrete, kur në pjesën e parë ekipi i vendosur me mjeshtëri në fushën e lojës nga ana e De Biazit bën një ndeshje spektakolare. Pjesa e dytë sjell mrekullinë “Balaj”. Momenti që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Roshikroson, ndërsa sulmuesi shkodran me një lëvizje ‘alla-Ibra’ e ndal në rrjetë. Evropa pushtohet nga Shqipëria. Titujt e medieve ia dedikojnë hapësirën më të madhe fitores së Shqipërisë. Askush nuk e kishte menduar një nisje të tillë, që na bëri me krahë duke fluturuar drejt Francës. …minutat e fundit Pavarësisht arritjeve dhe ndeshjeve pozitive, minutat e fundit vazhdojnë të mbeten makth për kombëtaren shqiptare. Gjithçka u vërtetua në ndeshjen ndaj Danimarkës. Dominim total me rezultat dhe lojë, por një goditje dhe një gabim na kushtoi shumë.
  • 3. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 3 Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ishte vërtet një nga momentet më të bukura të vitit, edhe për faktin se luhej në një impiant të ri të futbollit shqiptar. Një barazim që u përjetua si një humbje, nisur nga momenti i ekipit kombëtar, por edhe nga mënyra se si erdhi. Megjithatë katër pikë në dy ndeshjet e para ishin vërtet shumë dhe mjaftueshëm për Shqipërinë. Grupi i ferrit në të cilin ishim nuk na linte të shpresonim shumë… Ishim thjesht të kënaqur.... vijon ne faqen tjeter Skandali i Beogradit Ajo që prisnin të gjithë ishte ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një sfidë që përjetohej më shumë se të tjerat, vlente më shumë se 3 pikë. Duhej patjetër fitore, ndërsa debatet për pjesëmarrjen e tifozëve kishte filluar prej kohësh. Fillimisht u pranua se do të kishte tifozë, më pas jo. Megjithatë ne pranuam të bënim gjithçka vetëm për ta mundur në fushën e lojës Serbinë. Dhe ia dolëm më së miri. Në koret e shumta raciste, thirrjet për vdekje shqiptarëve, 11 futbollistë si heronj vendosën të dilnin në fushën e lojës për të nderuar fanellën kuqezi dhe flamurin. Himni nuk dëgjohet, por kjo nuk i ndal dy heronjtë për ta kënduar me forcë dhe me gjithë shpirt. Ndeshja ishte ajo e parashikuara.Serbia bën presion, ndërsa shqiptarët mbrohen mirë për të goditur me kundërsulm Serbinë.Momente të mira për ekipin kombëtar. Dy sulme të shpejta… Mavraj dhe Cana rrezikuan seriozisht portën serbe dhe për pak sa nuk shënuan golat e tyre të jetës. Serbët e ndiejnë rrezikun dhe ndërpresin ndeshjen… E gjithë pjesa tjetër është ngjarja më e shëmtuar e futbollit e krijuar, ideuar dhe e vënë në skenë nga Serbia. Vendimet e turpit Ajo që ndodhi në Serbi ishte dukshëm një nga ngjarjet më të shëmtuara në futboll, por vula e turpit u vendos më vonë në Komisionin e Apelit dhe të Disiplinës. UEFA nxjerr fajtore Shqipërinë në një farë mënyre dhe e dënon atë me humbjen e ndeshjes në tavolinë. Beteja nuk ka përfunduar, Shqipëria dhe shqiptarët kanë ende shpresa se do ta fitojë këtë betejë në KAS. Super-ndeshja Padrejtësia që u bë në UEFA gjeti menjëherë kundërpërgjigjen dhe forcën e ekipit kombëtar. Franca dhe Italia ishin dy prova që do të tregonin se Shqipëria nuk është fajtore për asgjë, se Shqipëria di të bëjë futboll të bukur dhe të ketë tifozë paqësorë. Një ndeshje deri diku në limitet e
  • 4. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 4 perfektes ajo që u luajt në Francë.Një formacion shpresëdhënës dhe një ekip me dëshirë për të bërë më të mirën.Dy raste të shpejta, pastaj vjen goli i Mavrajt.Gol i shijuar në maksimum nga shqiptarët sepse shënohej në portën e Platinisë, në vendin e Platinisë.Pastaj një tjetër gol i pësuar në minutat e fundit, që si gjithmonë është një makth për kuqezinjtë. Italia vishet kuqezi Ndeshja në Xhenova kundër Italisë dëshmoi edhe një herë tjetër se shqiptarët janë tifozë të çmendur të kombëtares.Afro 30 mijë tifozë ishin në shkallët e stadiumit “Marassi” të Xhenovas për të mbështetur ekipin kombëtar, poredhe për të dhënë një sinjal të qartë për të gjithë.Kudo paqe, vëllazëri mbi futbollin dhe momente magjike u ofruan në Itali.Rezultati i kësaj ndeshjeje nuk kishte aspak rëndësi, por paraqitja që bënë kuqezinjtë ishte vërtet pozitive.Goli i fundit i shënuar nga Okaka vodhi një nga festat më të bukura për ekipin e kombëtares shqiptare.Ky vit ka qenë plot surpriza, por më e bukura pritet të vijë vitin e ardhshëm. Ndeshjet e bukura, fitoret, vuajtjet dhe djersa e derdhur për fanellën kuqezi është bërë e gjitha për të arritur objektivin… Francë. NDESHJET E VITIT 2014 Shqipëri-Maltë 2-0 Shqipëri-Rumani 0-1 Hungari-Shqipëri 1-0 San Marino-Shqipëri 0-3 Portugali-Shqipëri 0-1 Shqipëri-Danimarkë 1-1 Serbi-Shqipëri 3-0 Francë-Shqipëri 1-1 Itali-Shqipëri 1-0
  • 5. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 5 “Cana luajti i dëmtuar me Juven, i pëlqen Gjermania” Eksperiencë dhe karakter. Janë këto dy karakteristikat që e kanë bërë Lacion të ketë ende besim te Lorik Cana. Edhe këtë vit, kapiteni i kombëtares shqiptare është lojtari perfekt për të luajtur me De Vrij.Pavarësisht se ka pasur ulje dhe ngritje të shumta, ai është një lojtar me shumë vlerë për ekipin lacial.“Të gjithë e kanë parë në ndeshjet e fundit.Është ai që kërkon Lacio, por mua më ka mbetur në mendje ndeshja ndaj Juves, kur ishte i dëmtuar dhe ka luajtur me dhimbje.Ai nuk kthehet kurrë mbrapa, por sakrifikohet për skuadrën.Menjëherë kanë filluar kritikat pas asaj ndeshjeje dhe më vjen shumë keq. Nuk jam i kënaqur nga ky trajtim që media i bën Canës. Loriku është një djalë i mrekullueshëm dhe nuk flet kurrë.Ai vetëm punon dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit.Dua që të gjithë lojtarët e Lacios ta kuptojnë mjaft mirë faktin dhe peshën e kësaj fanelle.Nuk duhet të harrojmë se ai luan në një pozicion që nuk është i tiji.Luan në qendër të mbrojtjes si i majtë, por këmba e tij e preferuar është e djathta”, ka thënë Agim Cana.Ai ka folur edhe për objektivat e ekipit bardhekaltër.“Lacio është një ekip i madh dhe duhet të luftojë gjithmonë për vendin e tretë. Cana ka raport shumë të mirë me De Vrij dhe ky i fundit është një futbollist i shkëlqyer”, shton më tej agjenti i Lorikut. Ai madje ka treguar edhe dëshirat e lojtarit për të ardhmen.“I pëlqen shumë Gjermania, por është ende në kontratë me Lacion. Nëse do të largohet duhet të flasë me drejtorin sportiv Tare dhe me presidentin. Në Itali nuk do të luajë me asnjë skuadër tjetër, por në Gjermani ka dëshirë të transferohet. Jam i sigurt që ka edhe dy ose tri vjet të tjera në karrierën e tij”, ka treguar Agim Canaj. Agjenti i lojtarit dhe njëkohësisht babai i tij tregon se në merkaton e ardhshme të verës mund të rishikojë edhe oferta të ndryshme.“Gjermania është një mundësi dhe lojtari ka shumë dëshirë të aktivizohet edhe në kampionat. Jam i bindur që do të vazhdojë të luajë edhe për disa vjet në një prej kampionateve më të mirë në Evropë”,kathënë Cana.
  • 6. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 6 Partizani fiton derbin e 140 me Tiranën Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës pas një 90 minutëshi emocionues, në fushë dhe në tribuna, ku të kuqtë u konfirmuan si kryesues falë një fillimi të vrullshëm e një “mbrojtje” bunker, me Alban Hoxhën që kalon tashmë 1000 minutat pa e nxjerrë topin nga rrjeta. Një sukses i Partizanit si skuadër mbi të gjitha, i cili pasi përfitoi nga episodet e minutave të para, arriti të bëjë të tijin derbin, që u rikthye te lavdia e dikurshme në çdo përbërës të tij. Tribunat e “Qemal Stafës” peshonin si rrallë herë në këto vitet e fundit nga pesha e jashtëzakonshme e tifozëve, që dhuruan një dekor fantastik në momentin që ekipet hynë në fushë, me fansat e Partizanit që veshën me të kuqe sektorin e tyre, e ata të Tiranës që u përgjigjën me ngjyrat bardheblu. Lajme nga bota Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve Mbretërorët e mbyllën vitin në mënyrën më të mirë, me festën për triumfin në botërorin e klubeve në Grand Stade të Marakeshit pasi mposhti 2-0 në finale Argjentinasit e San Lorenzos.
  • 7. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 7 Ishte ky trofeu i katërt i botërorit të klubeve për Realin nëse merren parasysh edhe tre Kupat Interkontinentale para ndryshimit të formatit. Trofeu i 18 në arenën ndërkombëtare për skuadrën e Carlo Ancelottit që barazohet me Milanin si skuadrat më të titulluara të kontinentit, po kaq numëron edhe Boca Juniors, ndërsa në vend të parë qëndrojnë egjiptianët e Al Ahly me 20 trofe. Ishte pikërisht italiani ai që fitonte i fundit botërorin e klubeve për Milanin, që tani kapet në klasifikimin e lavdishëm nga ish trajneri i tij.Trofeu i Botërorit të klubeve është i katërti për Los Blancos në një vit fantastik që i pa të conin në shtëpi La Decima-n, trofeun e 10-të të Champions League si dhe SuperKupën e Europës dhe Kupën e Mbre Barcelona e mbyll vitin me “manita”! Katalanasit fituan 5-0 ndaj Kordobës, në ndeshjen e fundit të 2014-s. Luis Suarez shënoi golin e parë në kampionatin spanjoll, teksa “blaugranat” janë një pikë larg Realit, që ka luajtur një ndeshje më pak Nuk ka rëndësi që edhe pak ditë janë festat e fund-vitit, katalanasit nuk i bëjnë dhurata askujt dhe i shënojnë pesë gola Kordobas në “Kamp Nou”. Lojtari më i mirë në fushën e lojës ishte Pedro Rodrigez, që shënoi golin e parë pas 72 sekondashlojë Talentet e reja që po magjepsin futbollin Adnan Januzajn, 19 vjeçar. Ky është emri i parë i propozuar nga prestigjiozja italiane“Gazzetta Dello Sport”. Në Angli thonë që me vajzat nuk është tip i hedhur por në fushën e lojës është vërtetë shpërthyes. Shënoi që në debutim me Sunderlandin duke u bërë lojtari më i ri që realizon dy gola në një ndeshje me fanellën e “Red Devils”. Të ardhmen e tij në nivel klubesh e ka zgjedhur, pasi ka një kontratë me United deri në vitin 2018, kurse për kombëtaren është ende i pavendosur. Emri dytë është Lucas Piazon, 20 vjeçar. Aktivizohet në radhët e Vitesses dhe flitet se i ka këmbët e arta, pasi me to bën gjithçka, pason, godet, driblon dhe e kontrollon shumë mirë topin me të parën. Ka pak mangësi fizike, por nëse zgjedh Chelsean, me siguri Mourinho do të dijë ta vërë në rresht dhe në këtë aspekt. Emri i tretë, është serbi Aleksander Mitrovic, 19 vjeçar. Besnik Hasi thuhet se është me fat që e ka në skuadër te Anderlechti por me shumë gjasa nuk do të arrijë ta mbajë dhe për shumë kohë. Në Europianin e 19 vjeçarëve, u vlerësua si futbollisti më i mirë i kompeticionit. Një pykë tipike Europiane, që ndoshta nuk është shumë i bukur për t’u parë në fushë por që di si ta dërgojë topin në rrjetë. Emri katërt është 19 vjeçari, Domenico Berardi.
  • 8. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 8 Futbollisti Sasuolos i vetëm ishte në gjendje të shkarkonte nga stoli Allegrin, teksa i shënoi katër gola Milanit të tij. Në Itali e cilësojnë si një talent të vërtetë por ka një problem, karakterin, që thonë se është më i keq dhe se i vetë “Djalit të keq”, Mario Balotelli. Emri i pestë që ju propozojmë është dhe 17 vjeçari, Halilovic. Javën e kaluar firmosi me Barcelonën. Në pamje i ngjan Luka Modric por thonë se me këmbët është më magjistar se futbollisti i Realit të Madridit. Të gjithë presin me padurim ta shohin në fushë duke shpresuar se do të kenë gjetur, Lionel Messin e ri, në stil ballkanas. Abu Bilal,futbollisti që luante njëkohësisht në Izrael e në Palestinë Mesfushori i lindur në vitin 1984 Atef Abu Bilal, nuk fshihte ndonjë të dashur, apo ndonjë familje të dytë, por një jetë të dytë sportive. Një të njëjtën kohë që ka qenë i federuar me një klub të kategorisë së pestë izraelite, Segev Shalom, Bilal është kapur mat teksa luante futboll edhe me një skuadër palestineze. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të Federatës izraelite. I menjëhershëm ka qenë hetimi ndaj tij dhe, kur është zbuluar se lojtari i përkiste dy klubeve njëkohësisht, në dy kombe të ndryshme, është skualifikuar. Veç gjobës prej 200 eurosh, Bilalit i është ndaluar të luajë futboll për “vetëm” 99 vite. Programi kompjuterik nuk lejonte një dënim më të madh se kaq. Ndaj, palestinezi do të “mund” të rikthehet të luajë në moshën 129-vjeçare. Hamilton kampion bote për të dytën herë Lewis Hamilton ka fituar titullin botëror në Formula 1 për vitin 2014.Piloti britanik i Mercedes ka arritur të lërë pas të gjithë edhe në garën e fundit sezonale, Cmimin e Madh të Abu Dabit, duke triumfuar për të njëmbëdhjetën herë këtë sezon. Nico Rosberg, i vetmi që mund t’i merrte titullin në garën e fundit, pati shumë probleme në njëvendëshen e tij dhe preu finishin në vendin e 14, edhe pseu nis nga “pole position”
  • 9. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 9 Euroliga “Top-16 Grupi E Real Madrid, Makabi, Panathinaikos, Gallatasaraj, Barcelona, Cervena Zvezda, Zalgiris Kaunas dhe Alba Berlin. Grupi F CSKA Moskë, Fenerbahçe, Caja Laboral, Novgorad, Olimpiakos, Anadolu Efes, Unicaja Malaga dhe EA Milano. Grupi A (java e 10-të) Real Madrid-Anadolu Efes 90-70 Novgorad-Unics Kazan 78-74 Zalgiris—Sasari 80-79 Renditja: Real Madrid 16 pikë, Anadolu Efes 12, Zalgiris 10, Novgorad 10, Unics Kazan 10, Dinamo Sasari 2. Grupi B (java e 10-të) CSKA Moskë-Limoges 88-56 Makabi-Malaga 81-73 Alba Berlin-Zagreb 67-70 Renditja: CSKA Moskë 20 pikë, Makabi 14, Malaga 8, Alba Berlin 8, Zagreb 6, Limoges 4. Grupi C (java e 10-të) Turou-Milano 96-101 Fenerbahçe-Bajern M. 87-81 Panathinaikos-Barcelona 67-80 Renditja: Barcelona 18 pikë, Fenerbahçe 16, Panathinaikos 10, Milano 10, Bajern Mynih 4, Turou 2. Grupi D (java e 10-të) Valencia-Klaipeda 103-65 Gallatasaraj-Olimpiakos 79-74 Zvezda-Caja Laboral 90-82 Renditja: Olimpiakos 16 pikë, Cervena Zvezda 12, Caja Laboral 10, Gallatasaraj 8, Klaipeda 8, Valencia 6.
  • 10. REDAKTOI : #MesueseAurela____________________________________ DURRES 16.02.2015____________________ 10 Kuriozitete nga futbolli A e dini se futbolli luhet nga me shume se 7 milion njerez nga mosha 6 deri ne 11 vjec, duke e rradhitur ate ne sportin e dyte me popullor ne bote? -Gjysma e nje te pestes se lendimeve ne sport, perbehet nga futbolli. -Futbolli eshte bere pjese e lojrave olimpike qe ne vitin 1908. -Ne 1994, SHBA-ja priti Boterorin 1994, ku Brazili mori emrin kampion. Ishte kupa e pare boterore ne Amerike. -Brazili ka qene gjithmone pjese e kupes boterore. -Me shume se 40 milion topa futbolli shiten ne treg cdo vit. -Topatme te mire te futbollit behen me 1400 deri ne 2000 qepje me doredhe duhen rreth 4 ore per tu qendisur. -Goli i pare ne Kupen Boterore eshte shenuar nga Laurent, nje futbollist francez ne vitin 1930. Goli 100-te u shenua nga Schiavol, nje futbollist Italian ne vitin 1934.Goli i 1000-te u shenua nga Norvegjezi Rensenbrink, ne vitin 1978. -Perimetri i nje topite futbolli eshte 68 deri ne 71 centimetra, dhe peshon 396 deri ne 453 grame. Topate boterorit prodhohennga pritesit e Boterorit te atij viti, dhe u dorezohen arbitrave te ndeshjev