UNIVERSITETI POLIS
FAKULTETI PLANIFIKIM,
MJEDISIDHE MENAXHIM URBAN
MASTER I SHKENCAVE
NE PLANIFIKIM DHE MENAXHIM URBAN
Tetor 2010- Qershor 2015
TEMA: MIGRIMI I POPULLSISE NGA BASHKIA E HASIT DHE
MUNDESITË E RIKTHIMIT NË VENDIN E ORIGJINËS NËPËRMJET
ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM RURAL
STUDENTI: VERA UKPERAJ
UDHËHEQËSI: PROF.DR.SHERIF LUSHAJ
Tirane, Qershor 2015
2.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
2!
MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME:
Në hartimin e kësaj teme diplome kanë kontribuar shumë persona. Fillimisht dua të falenderoj
universitetin Polis në përgjithësi, të cilët kontribuan në formimin tim profesional dhe në veçanti stafin në
fushën e planifikimit.
Falenderoj udhëheqësin tim të diplomës Prof. Dr. Sherif Lushaj, i cili ka qënë gjithmonë i gatshëm dhe
më ka ndihmuar shumë ne realizimin e temës sime.
Gjithashtu falenderoj të gjitha institucionet dhe individët që më ndihmuan me informacione të vlefshme
për temën time.
Së fundmi por më të rëndësishmit, falenderoj familjen time e cila më ka përkrahur dhe ndihmuar në
finalizimin e 5 viteve studime në këtë universitet. Në veçanti falenderoj babain i cili më orientoi drejt
kësaj dege për të vazhduar studimet e larta.
3.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
3!
Abstrakt:
Nëpërmjet kësaj teme diplome, krijohet një panoramë e gjëndjes ekzituese të migrimit në rajonin veri-
lindor, i cili është më i prekuri në Shqipëri. Studimi përqëndrohet në bashkinë e Hasit dhe veçanërisht në
komunën Golaj, për të treguar shkaqet e migrimit dhe impaktet që ka sjellur në ekonomi, mjedis dhe
jetën sociale. Studimi synon përmirësimin e shërbimeve dhe punësimit, të cilat kanë qënë arsyet e
largimit të popullsisë nga kjo komunë. Mbas analizës së gjëndjen ekzistuese ku njëherësh tregohen
mundësitë dhe potencialet për zhvillimin e komunës, studimi përqëndrohet në zhvillimin rural të
komunës nëpërmjet diversifikimit të ekonomisë rurale. Zhvillimi i bujqësisë në këtë komunë,
konsiderohet shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik për shkak të kushteve të favorshme klimaterike,
përbërjes së tokës, si dhe një numri të konsiderueshëm të tokave bujqësore të pashfrytëzuara të cilat
duhet të kultivohen me produkte vendase. Propozimet do të synojnë në zhvillimin e qëndrueshëm
bujqësor, ekonomik, përmirësimin e gjëndjes aktuale të shërbimeve sociale, infrastrukturës, nivelit të
mirëqenies si dhe aktiviteteve të diversifikimit të zonave rurale. Një nga sektorët e diversifikimit të
ekonomisë rurale në komunë është turizmi rural. Zona aktualisht nuk ofron mundësi për tërheqjen e
turistëve, por duke u bazuar në potencialet, resurset, bukuritë natyrore, vlerat karakteristike që e veçojnë
nga zona të tjera të vendit ajo mund të zhvillojë turizmin rural, duke kontribuar në zhvillimin e
mëtejshëm ekonomik. Studimi synon në vlerësimin e alternativave që të kufizohet migrimi rural dhe të
krijohen mundësitë dhe kushtet jetësore edhe për rikthimin në vendorigjinë të banorëve të larguar në
zona të tjera të vendit.
Kontributin e pasqyruar në këtë temë diplome do ta transmetoj edhe në vendlindjen time, në bashkinë e
Hasit.
4.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
4!
PËRMBAJTJA E TEZËS:
Mirënjohje dhe falenderime………………………………………………...……………………………...2
Parathënie…………………………………………………………………….…………………………….3
Shkurtime…………………………………………………………………………...……………………...6
Tabela e figurave…………………………………………………………………………………..……….7
KAPITULLI I: HYRJA…………………………………………………………………………………9
Sfondi historik…………………………………………………………………………………..………….9
Qëllimi dhe objektivat e studimit………………………………………...………………………...……..10
Skeleti teorik……………………………………………………………………………………..……….10
Pyetjet hulumtuese dhe hipotezat…………………………………………………………...…………….11
Metodologjia……………………………………………………………………………………...………11
Analiza e problemit………………………………………………………………………………….……12
KAPITULLI 2: RISHIKIMI I LITERATURËS………………………………….………………….14
2.1 Konceptet mbi të cilën bazohet kërkimi……………….…………………………………..…………14
2.2 Rastet studimore……………………………………………………………...………………………18
KAPITULLI 3 : METODA KËRKIMORE ……………………………………………………….…23
3.1 Teknikat përdorura…………………………………………………………………………….……..23
3.2 Popullsia e studiuar(sample)………………………………………………………………….………23
3.3 Vlefshmëria dhe shtrirja në kohë……………………………………………………………….…….25
3.4 Mbledhja e të dhënave………………………………………………………………………………..25
3.5 Metoda e analizimit të të dhënave……………………………………………………………………25
3.6 Karakteristikat e zonës………………………………………………………………………………..26
3.7 Analiza SWOT………………………………………………………………………………………..29
3.8 Arsyet ekonomike…………………………………………………………………………………….30
3.9 Sherbimet sociale……………………………………………………………………………………..32
3.10 Infrastruktura………………………………………………………………………………………..33
3.11 Pasojat në popullsi………………………………………………………………………………..…35
3.12 Pasojat në bujqësi………………………………………………………………………………...….38
KAPITULLI 4: PREZANTIMI I TË DHËNAVE DHE ANALIZAVE……………...……………...43
4.1 Tokat bujqësore…………………………………………………...……………………………..……43
4.2 Aftësia ujitëse…………………………………………………………………………………………44
4.3 Mbrojtja e pyjeve dhe rritja e aktivitetit ekonomik………………………………………..…………45
4.4 Përdorimi i tokës dhe prodhimi bujqësor…………………………………………………………..…46
4.5 Blegtoria dhe produktet e saj…………………………………………………………………………48
KAPITULLI 5: PËRFUNDIMET…...…………………..……………………………………..………50
Mundësitë për tu rikthyer në vendin e origjinës……………………………………………………….....51
Përgjigjia e pyetjeve kërkimore……………………………………………………………..……………59
5.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
5!
Rekomandimet……………………………………………………………………………………………60
5.1 Përmirësimi i shërbimeve sociale …………………………………………………….……………...60
5.2 Përmisimi i infrastrukturës………………………………………………....…………………………61
5.2 Zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor……………………………………………………………………62
5.3 Diversifikimi i ekonomisë rurale………………………...………..…………………………….........63
BIBLIOGRAFIA……..……………………………………………………………………………..…...65
6.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
6!
SHKURTIMET:
BE- Bashkimi Europian
IOM-International organization of migration
USLE: Universal Soil Loss Equation
7.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
7!
TABELA E FIGURAVE:
Figura 1: Modeli konceptual i “Shrink Smart” për tkurrjen urbane………………………………...……16!
Figura 2: Lëvizja e popullsisë sipas vendit të origjinës……………………………………………….….21
Figura 3: Lëvizja e popullsisë sipas vendit të destinacionit………………………………………………21
Figura 4: Familjet në ndihmë ekonomike sipas qarqeve…………………………………………………22
Figura 5: Përgjigjia e pyetsorve në bashkinë e Hasit………………………………………………..……24
Figura 6: Përgjigjet e të intervistuarve të larguar nga bashkia e Hasit…………………………...………25
Figura 7: Harta e tokave bujqësore (ha) sipas fshatrave……………………………………………..…...28
Figura 8: PBB në nivel qarku……………………………………………………………………………..30
Figura 9 :Harta e shpërndarjes së shërbimeve ekzistuese në komunë……………………………………33
Figura 10 : Klasifikimi i rrugëve në komunë……………………………………………………….…….34
Figura 11:Norma e varësisë së fëmijës dhe të moshuarit sipas prefekturës……………………………...36
Figura 12:Koefiçenti i varësisë totale………………………………………………………………….…36
Figura 13: Ndryshimi i popullsisë nga viti 1989-2011 në bashkinë e Hasit……………………………...37
Figura 14: Përqëndrimi i popullsisë në komunë………………………………………………………….37
Figura 15 : Ndryshimi i popullsisë në komunën Golaj……………………………………………….…..38
Figura 16 :Harta e përdorimit të tokës në komunën Golaj…………………………………………….….39
Figura 17: Raporti i sipërfaqes së kultivuar dhe sipërfaqes djerrë në komunë………………………...…40
Figura 18: Kultivimi i tokave bujqësore në komunë………………………………………………….….41
Figura 19: Ortofoto e komunës me sipërfaqet bujqësore………………………………………….…..….43
Figura 20: Harta e shpërndarjes së burimeve ujore në komunë……………………………………….….44
Figura 21: Prania e liqenit të Fierzës afër zonës së banuar…………………………………………….....51
Figura 22: Kullosja e bagëtive …………………………………………………………………………...51
Figura 23: Foto e tokave të lëna djerrë…………………………………………………………..……….51
Figura 24: Toka të punuara ……………………………………………………………………….…..….51
Figura 25: Golaj, zona “tranzit”………………………………………………………………...……..….52
Figura 26: Struktura e propozuar e kultivimit të tokave bujqësore në komunë…………………..….…...54
Figura 27: Livadhet në komunë……………………………………………………………….…….……57
Figura 28: Lundrimi në liqenin e Fierzës……………………………………………………..……..……57
Figura 29: Stanet në Vlahen……………………………………………………………………..…….….57
Figura 30: Jelek i veshjes së Hasit…………………………………………………………….………….59
Figura 31: Rrugicë e punuar me lesh……………………………………………………………………..59
Figura 32: Punim me motive të zonës……………………………………………………………...……..59
Figura 33: Kanaci i veshjes së Hasit………………………………………………………….…………..59
Figura 34: Kategorizimi i fshatrave…………………………………………………………....…………65
8.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
8!
Tabela 1: Pergjigjet e te intervistuarve në bashkinë e Hasit……………………………………………...23
Tabela 2: Përgjigjet e të intervistuarve të larguar nga bashkia e Hasit……………………….………..…24
Tabela 3: Sipërfaqja e tokave bujqësore dhe prodhimit të saj në komunë Golaj………………………....28
Tabela 4: Analiza SWOT………………………………………………………………………………....29
Tabela 5: Numri i bizneseve sipas numrit të popullsisë………………………………………………….31
Tabela 6:Popullsia sipas fshatrave dhe familjet me ndihme ekonomike…………………………………31
Tabela 7: Shërbimet në bashkinë e Hasit………………………………………………………………....32
Tabela 8 : Të dhëna për gjëndjen e rrugëve në komunë………………………………………………….35
Tabela 9 : Aftësia ujitëse në komunë……………………………………………………………………..45
Tabela 10 : Kultivimi i tokave bujqësore………………………………………………………………....47
Tabela 11: Përdorimi i tokës bujqësore, rendimenti dhe prodhimi……………………………………….47
Tabela 12 :Perdorimi i tokës, rendimenti dhe prodhimi i foragjereve…………………………………....48
Tabela 13 : Sipërfaqja, rendimenti dhe prodhimtaria e pemëve frutore………………………………….48
Tabela 14:Numri i krerëve, shpendëve, bletëve në komunë……………………………………………...49
Tabela 15 :Prodhimi i qumështit ……………………………………………………………………..…..50
Tabela 16: Prodhimi i mishit……………………………………………………………………………...50
Tabela 17: Prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit…………………………………………………………50
Tabela 18: Të dhënat mbi kultivimin aktual dhe të propozuar të tokave bujqësore……………………...53
9.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
9!
KAPITULLI 1:
1.1 Sfondi historik
Migracioni ka qenë një prej tipareve më dinamike të tranzicionit që ka kaluar Shqipëria, dhe një dukuri e
rëndësishmë me impakte shoqërore dhe ekonomike për zonat ku migrantët u zhvendosën si dhe për zonat
nga të cilat u larguan. Migrimi është një fenomen i cili ka prekur pothuajse të gjitha vendet në periudha
të ndryshme gjatë zhvillimit të tyre. Migrimi ka prekur territorin e Shqipërisë gjatë 25 viteve të fundit,në
të njejtin nivel dhe bashkinë e Hasit që përfshihet në këtë studim. Gjatë periudhës, 1945-1989, vendi ynë
pati një rritje të popullsisë nga 1.1 milion (1945) në 3.2 milion(1989), (INSTAT 2002). Pothuajse 66% e
popullsisë deri në vitin 1990 jetonte në zonat rurale dhe punësimi ishtë kryesisht në aktivitetin
bujqësorë. Në atë periudhë, migrimi ishtë shumë i kufizuar.
Fillesat e largimit të popullsisë në mënyrë të pakontrolluar ishin pasojë e ndryshimit të sistemit nga një
shoqeri socialiste, me një ekonomi të centralizuar drejt nje ekonomie të tregut të lire.
Lëvizjet masive ndodhën brënda dhe jashtë kufinjve ku mijra banorë migruan nga zonat e tyre të
origjinës drejt zonave të reja ku ato i shikonin si mundësi më të mirë për të jetuar, për të marrë shërbime
dhe rritjen e nivelit të të ardhurave.
Një moment i rëndësishëm historik në aspektin e migrimit është gjatë vitit 1998-1999, ku rreth 500.000
kosovarë u strehuan në Shqipëri. Kjo periudhë shkaktoi kaos në migrimin e shqipëtarve pasi shumë
persona përdorën shtetësinë kosovare si justifikim për tu strehuar në vënde të ndryshme, për shkak se
situata e tyre e vështirë njihej tashmë botërisht, e duke krijuar pasaktësi në numrin e saktë të popullsisë
shqiptare brënda dhe jashtë kufinjve.
Gjatë vitit 2011 popullsia pati një rënie prej 11.1 % (2.8 milion) nga popullsia e vitit 1989 (INSTAT
2011) . Në fund të vitit 2011 rreth 1.4 milion njerëz jetonin jashte vendit, shifër shumë alarmante pasi
përbën gjysmën e popullsisë dhe largimin e kapacitetve njerëzore, mundësitë e investimit në vendin-
origjinë dhe shumë pasoja të tjera, të cilat vijnë si mungesë e mosmenaxhimit dhe mungesës së politikave
për të kufizuar migrimin nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe plotësimit të nevojave.
Sipas të dhënave të INSTAT, 228.952 individë kanë ndryshuar qarkun e vendbanimit të zakonshëm,
kryesisht me zhvendosjen më të madhe nga zonat veriore dhe veri-lindore drejt asaj qëndrore dhe
bregdetare( Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, zonën fushore të Krujës etj).
Studimi i kryer, përqëndrohet kryesisht në migrimin e brëndshëm të popullsisë nga bashkia e
Hasit,impaktet ekonomike, sociale dhe në mundësitë e kthimit në vëndin e origjinës. Për të kuptuar
fenomenin e largimit të popullsisë në bashkinë e Hasit dhe më konkretisht në komunën Golaj, ky
fenomen duhet vezhguar në nivel kombëtar, fillimisht për të kuptuar shkaqet të cilat kanë shtyrë
popullsinë drejt këtij fenomeni dhe për të propozuar masa të cilat mund ta parandalojnë dhe rikthejnë
popullsinë në vëndin e origjinës.
1.2 Qëllimi dhe objektivat e studimit:
10.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
10!
Ky studim përqëndrohet në fenomenin e migrimit si dukuri, dimensionet dhe impaktet që ka shkaktuar në
zonën në studim, në propozimin e disa masave për ta parandaluar dhe përmirësuar nevojat e popullsisë
duke kufizuar migrimin dhe kthimin në vend-origjinë .
Objektivi i këtij studimi është të kontribojë në zhvillimin e qëndrueshëm në zonën rurale, duke analizuar
mundësitë që ka për zhvillimin e mëtejshëm, kryesisht në bujqësi, blegtori dhe aktiviteteve të
diversifikuara. Gjëndja aktuale e kombinuar me potencialet dhe pritshmëritë formojnë objektivat e
studimit mbi zonën në fjalë:
Për realizimin e studimit janë përcakaktuar këto objektiva:
• Studimi i përmasave dhe pasojave të migrimit të popullsisë nga bashkia e Hasit në periudhën
kohore 1991-2014
• Shqyrtimi i pasojave të migrimit në mënyrën e përdorimit të resurseve natyrore
• Shqyrtimi i masave për përmirësimin e jetës ekonomike, kulturore, sociale të banorëve të zonave
të thella si dhe ofrimi i mundësive të ndryshme për të tërhequr popullsinë e larguar në zonat e
braktisura
• Hartimi i një plan përdorimi të tokës(strategjie) për komunën Golaj. Planifikimi në mënyrë të
qëndrueshme për të kthyer në një zonë të pëlqëyeshme për banorët dhe në një mundësi për të
kthyer të larguarit në vendin e tyre të origjinës.
Përmbushja në mënyrë të saktë e këtyre objektivave, do të ndikojë në përmirsimin e jetës për banorët që
jetojnë aty, si dhe në ofrimin e mundësive për të rikthyer banorët të cilët nuk janë integruar në zonat të
tjera ku janë zhvendosur, dhe mund të bëjnë një jetë më të mirë në vëndin e tyre të origjinës, pasi të jenë
plotësuar kushtet për të cilat ato janë larguar nga aty.
Me anë të këtij studimi synoj të kontriboj sadopak në përmirësimin e gjëndjes aktuale të vendlindjes sime
si dhe të paraqes propozime, të cilat mund të zgjidhen në shkallë vendi, në zonën rurale.
1.3 Skeleti teroik:
Në këtë studim do të trajtohen arsyet dhe pasojat e migrimit në përgjithsi në rajonin e veriut duke u
fokusuar më pas në Bashkinë e Hasit dhe më pas në komunën Golaj.
Ky studim ka rëndësi për bashkinë e Hasit në tërsi dhe në veçanti për komunën Golaj, veçanërisht në
kushtet e ndarjes së re territoriale, ku qëndra e bashkisë do të jetë qyteti Krumë dhe Golaj do të jetë një
ndër 4 njesitë administrative përbërëse ( Fajza, Gjinaj, Krumë, Golaj), së bashkë me 12 fshatrat që ajo ka
nën administrim (Golaj, Perollaj, Helshan, Letaj, Qarr, Nikoliq, Bardhaj, Vlahen, Peraj, Dobrune, Zgjec,
Kosturr). Studimi mund të jetë një referencë për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm në territorin rural të
bashkisë, bashkëveprimit me qëndrën e bashkisë si dhe me qëndrat e tjera të cilat ndodhen përreth saj.
11.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
11!
Pas vizitave në terren, sigurimit të informacionit të nevojshëm për vazhdimin e studimit, intervistave me
banorët aktual dhe me banorët e larguar në zonat e tjera, studimi do të përqëndrohet në analiza konkrete
të cilat i bëjnë më të dukshme arsyet e largimit të popullsisë duke evidentuar arsyet, potencialet,
mundësitë e zhvillimit të zones, të cilat do të mundësojnë reduktimin e migrimit të mëtejshëm dhe
rikthimin e popullsisë së larguar.
Qëllimi final i studimit do të jetë propozimi i mundësive të reja për zhvillim kryesisht të ekonomisë
bujqësore dhe aktiviteteve të diversifikimit rural ku do të propozohen mënyra të përdorimit të tokës
bujqësore në mënyrë që ajo të mos degradohet dhe banorët të marrin pritshmëritë e tyre ekonomike.
1.4 Pyetjet hulumtuese dhe hipotezat
Formulimi i pyetjeve të kërkimit, e më pas përgjigja e tyre ndihmon në orientimin drejt shkaqeve të
gjendjes aktuale, në gjetjen e mundësive, si dhe në propozimin e instrumentave dhe politikave të
nevojshme për të ndryshuar gjëndjen.
Pyetjet që do të marrin përgjigje nga ky studim janë:
• Cilat janë dimensionet dhe shkaqet dinamike të migrimit të popullsisë nga vend-origjina e tyre?
• Cilat janë pasojat e migrimit në zonat e braktisura dhe shkalla e integrimit e të larguarve?
• Si mund të parandalohet fenomeni i migrimit përmes përmirsimit të gjëndjes ekzistuese të zonave
të banuara?
• Cilat janë instrumentat, politikat, zgjidhjet për të përmirësuar cilësinë e jetës, ekonomisë dhe
gjëndjes sociale dhe si mund të kufizohet migrimi i banorëve i cili do të ndikojë në rikthimin e
popullsisë së larguar në vendin e origjinës.
Hipotezat:
• A ndikon përmirësimi i shërbimeve në rikthimin e migrantëve të larguar dhe ndalimin e
migrimit?
• A është zgjidhje për ekonominë vëndase orientimi drejt bujqësisë rurale?
• A ndikon mungesa e shërbimeve sociale në largimin e moshës së re nga komuna?
1.5 Metodologjia
Për realizimin e studimit do të përdoret metoda sasiore dhe cilesore.
Metoda sasiore do të synoje në krijimin e bazës të te dhënave për ndryshimin e numrit të
banorëve ndër vite. Të dhëna mbi migrantët, kur filloi si proçes, ku u vendosën kryesisht të
larguarit, zonat e prekura nga migrimi dhe gjëndja e tyre aktuale,
• Të dhëna mbi shërbimet ekzistuese dhe shërbimet që duhet të ketë secila zonë.
12.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
12!
• Të dhëna për kapacitetin e resurseve dhe mënyra e përdorimit. Të dhëna për shërbimet(numri
dhe funksionimi i shkollave, numri i nxënësve, numri i qëndrave shëndetsore.
• Të dhëna për treguesit ekonomik, numri i të punësuarve, të ardhurat, numri i personave me
asistencë ekonomike. Sherimi i furnizimit me ujë etj.
• Evidentimi i numrit(sa të jetë i mundur) i banorëve që nuk janë integruar në zonat ku janë
vendosur dhe janë në përpjekje për rikthim.
• Shpërdarja e një pyetsori(20 pyetsorë) për banorët e zonës(problemet dhe kërkesat e tyre për
qëndrueshmërinë në rajon).
• Pyetsor (20 pyetsorë) të migrantëve të cilët gjenden në zona të tjera për të identifikuar
shkallën e integrimit të tyre në mjedisin ku ato jetojnë.
• Takime me autoritetet lokale(bashki dhe komuna), përqëndruar në 3 komuna të zgjedhura që
përfaqsojnë karakterin e zonës, largësinë nga zonat urbane , për të identifikuar sa më saktë
problemet e migrimit.
• Vizita në terren, sipas planit të aktiviteteve.
• Grumbullimi i informacionit sipas fazave.
(I) Metoda cilesore, do të synojnë në vlerësimin e ndikimeve të migrimit në ekonomi, në
jetën sociale të banorëve.
(II) Analiza, metoda e krahasimit, vlerësimit të alternativave.
1.6 Analiza e problemit:
Problemi i trajtuar në këtë studimi është migrimi i popullsisë nga bashkia e Hasit, duke u fokusuar në
komunën Golaj dhe hartimi i një plan përdorimi të tokës (strategjie përdorimi) për të ofruar instrumenta
dhe politika, të cilat do ti shërbejnë banorëve që jetojnë aty dhe si “pika tërheqëse” për popullsinë e
larguar nga kjo zonë. Hartimi i këtij dokumenti, do të ndihmojë në adresimin e mundësive për
rizhvillimin e tokave në përputhje me kapacitetin e tyre, duke ofruar mundësi punësimi dhe mundësi më
të mira të zhvillimit ekonomike.
Migrimi është proçesi i zhvendosjes së banorëve jo-vëndas, në një vend tjetër me qëllim shpërnguljen e
tyre aty (IOM). Ky proçes ndikon negativisht në zonat e braktisura nga ku popullsia zhvendoset. Tendeca
e migrimit nga kjo bashki, dhe nga vendi në tërsi, është se pjesa më e madhe e të migruarve janë në
moshë të re. Ndikimi më i madh është në paksimin e burimeve njerëzore, të cilat ndikojnë
drejtpërsëdrejti në tregun e punës, në zhvillimin e vëndit origjinë dhe në “vdekjen” e ngadaltë të këtyre
zonave në aspektin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për tu fokusuar më shumë në këtë studim, gjëndja në bashkinë e Hasit është problematike përsa i përket
migrimit. Shqetësuese është largimi i moshës së re, por kjo vjen si pasojë e kushteve të vështira të jetesës
13.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
13!
të cilat janë shtytëse në vendimin për tu larguar. Faktorë të tjerë që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të
ndikojnë janë mungesa e shërbimeve, mentaliteti në shoqëri ku femra është e diskriminuar( gjëndja ka
ndryshuar po akoma duhet shumë për një barazi gjinore), mungesa e vëndeve të punës. Sipas të dhënave
nga censusi, popullsia në rrethin e Hasit(bashkia e Hasit sipas ndarjes së re territoriale), ka rënie të
theksuar në krahasim me vitin 1990. Në vitin 1989 popullsia ka qenë 21881 banorë, në vitin 2001
llogaritej 19660 banorë dhe në vitin 2011, 16790 banorë. Komuna Golaj(njesia administrative sipas
ndarjes së re teritoriale) në vitin 2001 ka patur 7501 banorë, në vitin 2011 me 6187 banorë. Lëvizja më e
madhe e popullsisë nga kjo bashki ka ndodhur rreth viteve 2000-2005.
Pjesa më e madhe e banorëve merren më bujqësi dhe blegtori. Iniciativat në tregtimin e mallrave bio nuk
mungojnë, po pa përkrahjen e institucioneve apo krijimin e një tregu të mirfilltë rajonal që të lidhet me
pjesën e Kukësit dhe Gjakovës ku nuk ka pasur rezultate. Banorët mirren gjithashtu me kultivimin e
gjësë së gjallë( lopë, dele, dhi) dhe ka iniciativa për ferma blegtorale dhe bujqësore, zhvillimin e
aktiviteteve jashtë bujqësisë dhe punësimin në sektorë të tjerë.
Migrimi si fenomen, ka sjellur një sërë pasojash. Përveç pasojave ekonomike e sociale, efekte negative
ka dhe në tokat bujqësore, pasi shumë prej tyre janë lënë djerrë. Mungesa e kapaciteteve njerëzore apo
mjeteve të duhura nuk sjell pritshmëritë ekonomike nga asetet që kjo zonë zotëron dhe që është mundësia
më e mirë për tu zhvilluar dhe për të krijuar një identitet të vetin.
Nje aspekt pozitiv dhe që mund të shërbeje si një faktor tërheqës në të ardhmen është se shumë prej të
larguarve, shumica moshë e re (kryesisht meshkuj), vazhdojnë të mbajnë kontakt me familjet e tyre dhe
të dërgojnë ndihma financiare të konsiderueshme. Këto të ardhura në shumicën e rasteve investohen në
ndërtimin e banesave të reja apo rikonstruktimin e atyre ekzistuese. Sektori i shërbimeve apo biznesit
privat është shumë i pazhvilluar për shkak të popullsisë së pakët dhe mungesës së interesit në investimet
në ndihmë të komunitetit.
Në zonën në studim, janë rikthyer migrantë për shkaqe të ndryshme si: papunësia në vendet ku
migruan,vullneti i tyre apo ribashkimi me familjet, mosintegrimi në zonat ku ato u zhvendosën. Problem
është, mungesa e kapaciteteve administrative për të mbajtur dhe angazhuar këtë popullsi të rikthyer.
Migrantët të përballur me situatën e njejtë ose më të keqe të vend-origjinës së tyre, tentojnë të
zhvendosen sërisht në kërkim të mundësive dhe një jetë më të mirë. Popullsia që zhvendoset në zona të
tjera, ka problem në punësim, infrastrukturë, në integrimin e tyre me zonën dhe banorët e tjerë, me
traditat etj.
14.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
14!
KAPITULLI 2: RISHIKIMI I LITERATURËS
2.1 Koncepti mbi të cilin bazohet ky studim
Ky studim shqyrton fenomenin e migrimit të popullsisë i cili është pasojë e tkurrjes urbane, ku në vende
të ndryshme shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Trajtimi i konceptit të tkurrjes urbane në këtë studim,
do të shoqërohet me raste studimore të zgjedhura nga vendet e tjera dhe me një rast studimor brënda
vendit.
Tkurrja e qyteteve si fenomen:
Tkurrja, si fenomen, ka zanafillet që në fillimet e historisë. Shumë qytete kanë kaluar fazat e rënies së
popullsisë herë pas here deri në braktisjen totale. Tkurrja vazhdon dhe sot në shumë qytete që po
humbasin popullsinë. Ky fenomen ndodh kur bashkëveprimi i proçeseve makro si p.sh: ekonomia,
demografia, ndryshimet politike ose përmasat e proçesit të urbanizimit nuk janë të koordinuara në
mënyrë të duhur dhe çojnë në humbjen e popullsisë në shkallë lokale.
Në Europë, që nga shek. XX, tkurrja urbane është bërë një fazë normale e zhvillimit të shumë qyteteve.
Rreth 40% e të gjithë qyteteve të Europës të cilët kanë më shumë se 200.000 banorë kanë humbur pjesë
të mëdha të numrit të popullsisë.1
(në Europën perëndimore pjesa më e madhe e qyteteve të mëdha janë
prekur nga tkurrja.
Tkurrja e qyteteve është një fenomën i paqëllimshëm, një efekt i paplanifikuar, rezultat indirekt i
vendimeve politike dhe ekonomike, rrethanave dhe proçeseve që shtrihen në sferën e arkitekturës dhe
planifikimit. Përpjekje të mëparshme për proçesin e tkurrjes kanë qënë të papërshtatshme dhe shpesh
kanë dështuar për shkak të rregullave konvencionale dhe mjeteve të planifikimit dhe zhvillimit urban
dhe nuk kanë mundur ta reduktojnë si fenomen. Faktorët e një shoqërie të cilët shkaktojnë ose ndikojnë
në proçesin e tkurrjes duhet të ekzaminohen(evidentohen). Ne duhet fillimisht të përpiqemi të kuptojmë
specifikat, zhvillimet unike të këtyre qyteteve në mënyrë që të ndërhyjmë me sa më shumë rezultat dhe
në një kohë sa më të shpejtë për të reduktuar pasojat.2
Tkurrja sjell sfida thelbësore për shoqëritë urbane, proçeset e planifikimit dhe strukturat e qeverisë.
Rënia e popullsisë ka ndikim të madh në: bizneset, punësimin, strehimin, infrastrukturën, financimet,
kohezionin social, segregimin. Impaktet shtrihen në infrastrukturë, hapsirat urbane, strukturat e ndërtuara
duke e bërë të vështirë menaxhimin e tkurrjes.
Ashtu sikurse rritja, tkurrja(shrinkage) zbaton(ndjek) një proçes transformimesh që vazhdojnë për aq
kohë sa nuk janë gjetur dhe zbatuar instrumentat e duhur për ta ndaluar. Disa qytete zhduken nga ky
fenomen, disa humbasin substancën me kalimin e viteve (shekujve) dhe stabilizohen në një nivel më të
ulët osë ndoshta mund të rriten përsëri nëqoftëse ndërhyrja do të bazohet në evidentimin e saktë të
shkaqeve që shkaktojnë gjëndjen e krijuar dhe në ndërhyrjen efikase.
1
(Turok and Mykhenko,2007)
2
(Oswalt, 2006:14)!
15.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
15!
Në përgjithsi, sidomos në vendet në tranzicion, zhvilluesit(planifikuesit urban) e “zhvillojnë “ qytetin
duke bërë konstruksion të infrastrukturës, distrikteve, ndërtesave, por tkurrja(shrinkage) është një formë
e transformimeve urbane e cila ndodh në mënyrë radikale pa asnjë ndryshim fillestar në hapsirën fizike
në të cilës ajo më pas ndikon. Kjo ngren pyetjen, në njërën anë, nësë lidhja midis hapsirës dhe përdorimit
duhet të rimendohet ! 3
!
Qytete e mëdha me popullsi të qëndrueshme janë produkt i dy shekujve të kaluar, të cilat kanë kaluar
sfidat që sot qytetet e tjera i përjetojnë. Popullsia në zonat urbane rreth viteve 1800 llogaritej rreth 10% e
totalit të popullsisë.4
!
Nga vitet 1900, ishin të pakten 15 qytete me më shumë se 1 milion banorë. Vetëm Londra kishte më
shumë se 5 milionë banorë. New York-u u bë qyteti i parë më i madh (më shumë se 10 milion banorë) në
vitin 1930. Tani janë përafërsisht 450 zona urbane me popullsi më të madhe se 1 milion, 70 rreth 5
milion dhe 28 qytete të mëdha( Cox, 2013a) Tokyo është më i madhi, me mbi 35 milion banorë.
Qytetet janë rritur për shkak të avantazheve ekonomike. Ato kanë tërhequr banorët nga zonat rurale
kryesisht për arsye ekonomike, pasi banorët kanë braktisur vëndet e tyre të origjinës me qëllimin për një
jetë më të mirë në qytet. Qytetet që lehtësojnë arritjen e aspirimeve kanë më shumë prioritet të tërheqin
banorët. Ish planifikuesi kryesorë i ‘World Bank’ Alain Bertaud(2001), e karakterizoi qëllimin e
qyteteve: “Tregjet e mëdha të punës janë e vetmja arsye e ekzistencës së qyteteve të mëdha”.
Përgjithësisht, qytetet e mëdha janë më produktive ekonomikisht sesa ato të vegjlit. Qytetet ndryshojnë
nga njëri-tjetri, por si shkaqet kryesore të tkurrjes mund të konsiderohen këto:
• Rënia ekonomike, e cila çon në migrimin e popullisë nga rajoni, në kërkim pune.
• Suburbanizimi ose shpërhapja urbane, ku popullsia zhduket nga bërthama e qytetit drejt
pjesëve me periferike brënda rjaonit.
• Ndryshimet natyrore demografike, përmes së cilës, zakonisht në plakjen e popullsisë, shifrat e
vdekshmërisë kalojnë ato të lindjeve dhe popullsia bie.
Shkaqet e tkurrjes urbane sjellin shumë pasoja, ndër të cilat përfshihen:
• rënia e dendësisë së popullsisë
• rritja e çekuilibrit midis kërkesës dhe ofertës, në sektorin e strehimit
• rritja e çekuilibrit midis kërkesës dhe ofertës mbi infrastrukturën sociale psh: shkollimi,
transporti dhe përdorimi i infrastrukturës.
• rënia e kërkesës për shërbimet lokale tregtare
• nevoja e tokave boshe dhe të braktisura dhe e banesave (broënfields and vacancies)
• ndryshimi i karakteristikave të popullsisë (veçanërisht rritja e plakjes së popullsisë)
• presioni i madh mbi buxhetin e bashkive lokale
3
(Oswalt,2006:18).
4
(Richardson,2013:32!
16.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
16!
Tkurrja e qyteteve nuk është një proçes në vetvete por më shumë një kombinim i tre zhvilluesve makro:
ndryshimeve ekonomike, zhvillimeve demografike, ndryshimit të vendodhjes, të cilat ndikojnë qytetet në
të njejtën mënyrë duke ndikuar në humbjen e popullsisë.
Për shëmbull: Bytom(Poloni) dhe Halle(Gjermani) janë shembujt tipikë të tkurrjes së shpejtë. Ndonëse
të dy qytetet filluan të humbisnin popullsinë rreth viteve 1980, ato dëshmuan tkurrjen nga fillimet e
tranzicionit postsocialist në vitet 1989-1990. Popullsia e Bytom pësoi rënie nga 240.000 banorë(1987) në
183.000 banorë(2009) dhe Halle nga 330.000 banorë (1986) në 231.000 banorë në(2008). Shifrat e rënies
së popullsisë së këtyre dy qyteteve janë shifrat më të larta të tkurrjes në shëmbujt e ndërmarrë në
studimin e “Shrink Smart”. Gjithashtu, mendohet se do të ketë tkurrje të mëtejshme në të ardhmen. Të dy
qytetet janë qëndra të vjetra industriale në Poloni dhe në ish-republikën demokratike gjermane. Humbja e
popullisë ka qënë më shumë një pasojë e humbjes së vëndeve të punës për shkak të rënies së industrisë.
Të dy qytetet kanë kaluar periudha të papunsisë dhe varfërisë së lartë.5
Figura 1. Modeli konceptual i “Shrink Smart” për tkurrjen urbane.
Skema konceptuale e mësipërme, shpjegon në mënyrë skematike tkurrjen urbane. Sipas kësaj skeme,
zhvillimet ekonomike, tendencat socio-demografike, zhvillimet e zhvendosjes, pasojat politike dhe
administrative ndikojnë drejtpërsedrejti në tkurrjen urbane, ku indikatori kryesor është rënia e popullsisë.
Pasojat që vijnë nga tkurrja urbane dhe që ndikojnë në zhvillimin urban janë: ndryshimet e popullsisë,
5
(Bernt, 2012:24).!
17.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
17!
shërbimet sociale, rënia e investimeve dhe fuqisë punëtore, ndikimi në strehim, infrastrukturë, rënia në
buxhetin e bashkisë.
Çfarë problemesh sjell Tkurrja?
Tkurrja sjell probleme të shumta në mjedisin ku zhvillohet.
Hapsirat boshe, janë një problem në shumë qytete, pasi strehimi është zona më e dukshme dhe e prekur
nga humbja e popullsisë. Rënia e çmimeve të banesave dhe qerave, zhvlerson tokat ekzistuese,
shkurtimet në investimet e pasurive të paluajtshme ndikon në rënien dhe mirëmbajtjen e mjedisit, dhe të
gjitha krijojnë një ambjent jetesë jo të pëlqyeshëm për banorët që jetojnë akoma aty, duke i shtyrë dhe
ato të largohen.6
Rrjeti i ujësjellsit dhe kanalizimeve: Me humbjen e popullsisë, kërkesa për ujë bie, kanalizimet
paksohen. Kjo çon nga njëra anë në një model konsumimi më të qëndrueshëm, pasi kërkesa për ujë dhe
kanalizime është më e ulët. Mos shfrytëzim në mënyrë të duhur, çon në kohë më të gjatë të mbajtjes së
ujit të pijshëm, dhe të problemeve të ndotjes nga bakteret dhe problem të tjera teknike. Në të njejtën
kohë, pasojat e konsumimit të pakët në rrjetin e ujësjellsit është shumë më i varur ndaj detajeve teknike
dhe si pasojë, nevoja për të rregulluar strukturën ekzistuese është shumë e shtrenjtë.
Infrastruktura sociale: reduktimi i infrastrukturës sociale, tkurrja nuk ndikon vetëm në reduktimin e
popullsisë, por në shumicën e rasteve shoqërohet me migrimin e popullsisë së re dhe kjo ndikon në
ndryshimin e strukturës së moshës. Kjo çon në dy sfida kryesore: a) një rënie të numrit të fëmijëve e cila
çon në mbylljen e shkollave, qëndrave shëndetsore, kopshteve dhe infrastrukturës e cila është e lidhur me
fëmijët, b) rritja e popullsisë me moshë të vjetër, çon në rritjen e kërkesës për ndihmën mjeksore dhe
shërbimeve përsonale për të moshuarit.
Vendet qëndrore dhe perëndimore europiane, post-socialiste kanë masa të ndryshme institucionale për
zhvillimet lokale dhe rajonale në krahasim me vëndet lindore.
Tkurrja urbane nuk është një çështje e re për zhvillimin europian. Në mes të viteve 2000, përqindja e
qytetve me më shumë se 200.000 banorë të cilat po tkurreshin ishte më shumë se 40%. Megjithatë
trendet janë bërë të larmishme brënda viteve të fundit, janë akoma një numër i madh i qyteteve që
përballen me rënien e popullsisë dhe do të vazhdojnë të shohin rënie në të ardhmen. Që prej 1990. “poli”
i tkurrjes urbane përmes Europës ka lëvizur drejt pjesës lindore. Sipas studimeve të fundit, tre nga 4
qytetet më të mëdha në Europën post-socialiste po humbisnin popullsinë deri në mes të viteve 2000
(Turok and Mykhnenko 2007). Së shpejti, plakja e popullsisë do ta rrisë presionin në zhvillimin e këtyre
qyteteve. Në të njejtën kohë, ne përballemi me një situatë të papajtueshme në debatet teorike të
zhvillimit urban ku përveç të tjerash, kërkesat për ”teori të reja gjeografike”(Roy 2009) dhe përfshirja e
qyteteve të zakonshme në teori-bërjen (Robinson, 2006).
Nga ana tjetër, tkurrja urbane si një fenomen post-socialist ose siç ndodh në Europën lindore , deri në
këto momente është shpërfillur në debatet urbane.7
6
(Bernt, 2012:25)
7
(Haase,2013:23)
18.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
18!
2.2 Rastet studimore:
Rasti i parë: DETROIT
Detroit ka negociuar me dështimin social dhe një rënie të tijën. I dizenjuar për një popullsi prëj 1.5
milion banorë në mes të viteve 1950, në regjistrimet e popullsisë në 2010 kishte një popullsi prej
700.000banorë. Qëkur Detroit ra në trazirat urbane të vitit 1967, një pasojë e përjashtimit (segregimit)
social dhe racor, përpjekje të ndryshme janë bërë për të përdorur projekte zhvillimi për të promovuar
ringjalljen(rigjallërimin e qytetit). Megjithatë, kjo detyrë për ngritjen dhe promovimin e Detroit, këto 40
vitet e fundit ka rezultuar e pamundur.
Pavarsisht sfidave të ristrukturimit të industrisë në Michigan, Detroit, ndodhet në një rajon metropolitan
akoma të shëndetshëm. Megjithatë, konkurrenca e ndërmarrjeve civile dhe një ngecje e planifikimit në
kuadrin e strategjisë rajonale, kanë krijuar një situatë ku Detroit është bërë “një qytet-shtet”. Ndërkohë që
pëlhura urbane është në rënie, periferia e gishtave”rrethinave” metropolitane vazhdon të rritet akoma.
Promovimi i Detroit rreth viteve 1960 ishte relativisht i lehtë. Ekonomia e “Qytetit Motor”(Motor City)
ishte e fuqishme, me periudhën e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa qyteti po fillonte të
tkurrej në popullsi për shkak të suburbanizimit të shpejtë të mbështetur nga një program agresiv
ndërtimesh të autostradës, shpresa e qytetit dhe pritshmëria ishte që përgjatë ndërtimit të modernizimit
dhe projekteve të rëndësishme, imazhi i njollosur i Detroit ashtu siç portretizohej në revistën Time në
(1961), si pothuajse”një qytet në rënie” mund të përmbysej. Një strategji promovuese u miratua që për 50
vjet dështoi të përmbyse fatin e asaj çka është sot, i rënditur si qyteti i parë i tkurrur në perëndimin e
zhvilluar. Kjo strategji urbane ka qënë gjithmonë e shtyrë nga sektori publik, udhëhoqi partneritetin i cili
limitoi mbështetjen e sektorit privat. Interesat e investitorëve privat ishin fillimisht shqetësuese me
zhvillimin e zgjerimit të periferisë metropolitan në projekte fitimprurëse banimi suburban dhe qëndra
tregare.
Në përgjigje të kësaj, projekte të ndryshme të imagjinuara erdhën gjatë viteve 1960. Këto përfshinin
kompleksin e Qëndrës së re civile përgjatë lumit dhe “COBO HALL” dhe “Arena”, në atë kohë
strukturën më të madhe në botë, e cila u promovua në vitin 1964 në një libër” a Symbol of the New
Detroit”. Në mars 1967 revista ”Look” e dizenjoi Detroitin si “All American City”. Rezultati pritës ishte
afatshkurtës, gjithsesi. Përgjatë 4 muajve të trazirave civile, problemet thelbësore u rrënjosën në
zhvillimet e politikave rajonale. Si pasojë e verës së dhunshme të 1967 ”the white flight” drejt periferisë
mblodhi duke izoluar African Americans dhe të vjetrit u bllokuan jashtë bërthamës së qytetit.
Që prej 1990 Detroit ka vazhduar të jetë subjekt i më shumë projekteve të cilët sjellin industrinë e
argëtimit dhe kohës së lirë. Iniciativat e taksës për të zbatuar një investimi rreth 18 milje(square mile) të
“një zone të fuqishme “(empowerment zone) e cila do të përmbante disa nga peisazhet më të këqija të
tkurrjes së qytetit, i cili ishte portretizuar në filmin”8 Mile” dështoi që të konkuronte me fushat joshëse të
19.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
19!
mbjellura të Michinganit. Parqe të reja sportive dhe kasino kanë dështuar për ta rikthyer qytetin. Detroit
tani krenohet me stadiumet për skuadrën e tij të futbollit Lion dhe skuadrën e tij të basketbollit, të dyja të
ndërtuara me ndihma thelbësore nga publiku. Pavarsisht kësaj Detroit vazhdon të tkurret në atë mënyrë
që asnjë mega projekt zhvillimorë se ndalon dot. Mund të argumentohet se qyteti ka arritur një pikë ku
vendim-marrësit e pranojnë që tkurrja e vazhdueshme nuk vjen për shkak të ligjeve të pakthyeshme të
tregut por të një mungese të një vizioni të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e tij.8
Rasti i dytë: ALTEA, “të mënduarit në shkallë të vogël”:
Historia e Alteas, si një vend i prodhimit të metaleve shtrihet rreth disa qinda viteve më parë. Qyteti
ndodhet përgjatë një lumi dhe ka një kështjellë shumë të vizituar në majë të kodrës dhë një qëndër
historike tërheqëse. Duke u ndodhur në krye të konurbacionit gjerman , Ruhrgebiet, Altea rrethohet nga
disa qëndra industrial të suksseshme.
Në vitet 1970 Altea filloi të humbas një numër të madh të industrive metalshkrirëse dhe numri i të
punësuarve ra nga 9000 (1970) në 5000(2012). Në të njejtën periudhë popullsia e qytetit ra nga 32.000 në
18.000 dhe bashkia thotë që tkurrja do të vazhdoje nga 1.5%-3% çdo vit përgjatë 20 vitetve të ardhshme.
Rënia e popullsisë dhe e punësimit ka rezultuar më humbje në banesa dhe pronat tregatre dhe në një rënie
të shërbimeve dhe cilësisë së jetës në vend. Përkeqësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës fizike çoi në
një humbje të mëtjeshme të punëtorve. Ato u zhvendosën drejt zonave përreth.
Ndryshimet ndodhën në vitin 1990 kur partia politike që kishte qëndruar në pushtet për 40 vjet u
zëvëndësua nga një parti e re. Emergjente për partinë se re ishte tkurrja e qyteit. Ato theksonin faktin se
Altea ishte vëndi me humbjen më të madhe të popullsisë në Gjermani. Strategjia e tyre ishte për të arritur
dy qëllime: së pari të gjeneronin ndihma financiare nga qeveria rajonale dhe së dyti të shpjegojë
qytetarëve se përse shërbimet duheshin rregulluar dhe reduktuar.
Në hapat e fillimit qeveria hasi rezistencë nga banorët në përpjekjen e tyre për ti hapur sytë qytetarëve
dhe për tu përballur me problemin e tkurrjes. Qeveria pati probleme me mbylljen e shërbimeve të
panevojshme për popullsinë që kishte mbetur. Më pas ranë dakort për mbylljen e disa qëndrave sportive,
librarive, shkollave fillore. U kuptua që qyteti nuk kishte një vizon që të reduktonte kostot dhe detyrimet
lidhur me një infrastukturë të tepërt dhe të shkatërruar. Përmes proçesit të vizionimit, Altea ishte e aftë të
zhvillonte një strategji e cila bazohej në zhvillimin e vendit duke u bazuar në resurset e vëndit dhe jo më
në rigjallërimin e ish-industrive.
Altena ka disa asete të cila u injoruan përgjatë viteve të cilat mendonin të kthenin përsëri të shkuarën.
Proçesi i ri-vizionimit identifikoi disa asete të qytetit të cilat mund të “shpërthenin” zhvillonin qytetin.
Një ndër to ishte lumi i cili ishte mbytur nga struktura inxhinierike . U inkurajua që të hapeshin kafe .
Aseti i dytë ishte kështjella e cila përgjatë gjithë vitit mblidhte rreth 100.000 vizitorë, por Altea nuk
përfitonte nga kjo gjë pasi kështjella zotërohej nga një entitet i veçuar publik dhe vizitorët shkonin atje
përmes një baipasi(bypass). Shumë mundësi u provuan në të kaluarën por pa rezultat. U propozua ideja
për të ndërtuar një ashensor i cili do të ndihmonte që vizitorët të zbrisnin nga kalaja në qytet, duke iu
ofruar një pushim të shkurtër për kafe ose drekë të kombinuar me një shëtitje përgjatë lumit. Bashkia i
8
(Schlappa,2013:15)
!
20.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
20!
kërkoi ndihmë qeverisë rajonale për të zbatuar projektin por pa sukses. Tashmë ka gjetur një investitor
privat për të financuar projektin nëpërmjet skemave të EU. Pronarëve të kështjellës, dhe sektorit privat.
Projekti i ashensorit po ndihmon në financimin dhë përmirësimin e gjëndjes përgjatë lumit. Në vazhdim
ka plane për të përdorur dyqanet bosh për punë artistike dhe punime dore karakteristike të vendit(pop-up
shop, dyqane sezonal qe ndryshojnë funksionin në varsi të kërkesave).
Qyteti i Alteas, zgjodhi si strategji mbylljen e shërbimeve të panevojshme dhe përmirësimin e atyre
ekzistuese të dobishme për qytetarët. U mbyllën disa shkolla, disa kopshte të cilat ishin në gjëndje të
keqe dhe të panevojshme për numrin e popullsisë. Sipas kryetarit, ishte thelbësore, evidentimi i situatës
së tkurrjes së qytetit dhe negociatat me banorët.9
Konkluzion nga dy rastet studimore të Detroit dhe Altea:
Dy rastet studimore, Altea dhe Detroit janë të ndryshëm, por ato kanë të përbashkët një karakteristikë:
zhvillimi i industrisë luante një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të tyre, i cili mbas një
periudhe të shkurtër këto qytete humbën arsyen e të ekzistuarit. Duke krahasuar kohën e ndërtimit të tyre,
rënia apo tkurrja ndodhi shumë shpejt. Këto dy raste tregojnë përgjigje të ndryshme për problemin. Ne
Detroit, një sekuencë projektesh të rëndësishme kishin si qëllim riafirmimin dhe ringjalljen e dikurshme
industriale dhe politike. Kjo ishte e kombinuar me zvogëlimin e kontrollit të planifikimit me ushqimin e
bumit të ndërtimeve të cilat krijuan përfitime afatshkurtra për zhvilluesit dhe rritën presionin në
bërthamën e qytetit. Të dy këto strategji dështuan për të ringjallur Detroit dhe rritja e qytetit duhet bazuar
në parimet e zhvillimit urban. Tashmë po zbatohen zgjidhje më kreative dhe të qëndrueshme, siç janë
programi tregtar i pyjeve urbane, i cili është një nga modelet tradicionale të përdorimit të tokës.
Altea nuk kishte si qëllim të zhvillonte projekte të mëdha dhe në vënd të asaj të ushqente industrinë e
mbetur por u përpoq të menaxhonte bazën e të ardhurave që ta përdorte si rritje dhe si investim.
Megjithatë, përfundimet nga Detroit janë që projektet fizike nuk kanë gjasa për të ndalur rënien e
precipituar nga një rregullim i konsiderueshme në themelet ekonomike të një qyteti. Një politikë e mirë-
menduar mund të bëjë ndryshim në vendet si Detroit dhe Altea, përfshirë dhe komunën në studim,
veçanërisht nëse planifikimi hapsinor rajonal mbështetet nga përqasje të bashkuara qeverisëse dhe një
nivel i shpërndarjes së burimeve nga zona të zhvilluara drejt atyre të pazhvilluara. Zhvillimi i
kapaciteteve të bashkive për të ndryshuar paradigmat përmes aktorëve të jashtëm dhe të brëndshëm, të
interesuar duhet të jetë sfida kryesore. Në qytetet që tkurren është e paevitueshme, që në një pikë,
qytetarët duhet të përdorin dhe burimet e tyre për të përmirësuar jetën lokale.10
Vizioni i zhvillimit të një zone apo qyteti duhet të jetë “rritja” drejt një të ardhme të qëndrueshme e cila
bazohet në themelet e forta të zonës, që përbëhet nga potenciale e saja.
Këto dy raste studimore, janë përzgjedhur për shkak të ngjashmërisë së fenomenit të migrimit dhe
shkaqeve, pavarësisht numrit jo të njejtë të popullsisë dhe aktivitetit ekonomik me zonën në studim.
9
(Schlappa,2013:20)
10
(Hosper, 2012)
!
21.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
21!
Rasti i tretë: Qarku i Kukësit
Përveç rasteve studimore të vendeve të tjera, rasti i qarkut të Kukësit është ndër rastet më të prekur nga
migrimi i popullsisë. Në vitin 2013, sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e qarkut të Kukësit prej
83276 banorë dhe 17126 familje, ka shënuar rënie në numrin e popullsisë, në krahasim me vitin 2001 në
masën 25%. Në territorin e qarkut, zonat urbane, kanë një rritje popullsie me 4,2 % ndërsa ato rurale,
kanë një rënie prej 35%. Qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të moshës së tretë me 8,1 %, shifër
mjaft pozitive sepse tregon akoma praninë e moshës së re e cila është e aftë për punë. Megjithatë ka
shifra të cilat tregojnë rikthimin e popullsisë në vendlindje, ku në qarkun e Kukësit janë rikthyer (1116
persona) nga të cilët 86% e zënë meshkujt.
Fig.2: Lëvizja e popullsisë sipas vendit të origjinës. Fig.3: Lëvizja e popullsisë sipas vendit të destinacionit.
Figura 2, ilustron qarkun drejt të cilit lëvizin
banorët, migrantët nga qarku i Kukësit(si
përqindje e të gjithë banorëve), 2001-2011. Zonat me ngjyrë gri i referohet qarkut të origjinës.
22.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
22!
Figura 3, ilustron qarqet nga të cilat kanë ardhur migrantët e brëndshëm(si përqindje e të gjithë
migrantëve), 2001-2011. Zonat me ngjyrë gri i referohet qarkut të destinacionit.
Niveli i varfërisë kuptohet dhe nga familjet që trajtohen me ndihma ekonomike. Qarku i Kukësit ka
shifër të lartë rreth 12.4 % të familjeve trajtohen me ndihma ekonomike.
!
Figura 4: Familjet në ndihmë ekonomike sipas qarqeve
Në Kukës, përveç largimit të popullsisë jashtë qarkut, bashkia e Kukësit ka përqëndrimin më të lartë të
banorëve në qark, për shkak se ofron më shumë kushte dhe shërbime se zonat e tjera. Banorët e
zhvendosur në Kukës, janë banorët të fshatrave përbërës të qarkut, të cilët nuk kanë mundësi të
zhvendosën më tej, por e shikojnë Kukësin si një mundësi më të mirë.
Problematikat e qarkut të Kukësit, ku përfshihet dhe komuna në studim, do të analizohen më poshtë në
kapitullin pasardhës. Migrimi ka sjellur pasoja në shumë drejtime të zhvillimit të vendit. Për këtë qëllim
është shumë e rëndësishme marrja e masave në mënyrë të menjehershme nga autoritet lokale dhe
vendore për të përmirsuar shërbimet e nevojshme në qark, për të krijuar mundësi për banorët vëndas dhe
për ti inkurajuar ato të shfrytëzojnë potencialet e vendit të tyre dhe të dinë ta mbrojnë a
23.
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
KAPITULLI 3 : METODA KËRKIMORE
!
3.1 Teknikat e përdorura
Teknikat e përdorura për këtë kërkim shkencor janë: studimi i literaturës mbi fenomenin e
migrimit, vizita në terren, ku janë zhvilluar takime me banorët, pyetsorë rreth kushteve
ekzistuese dhe ndryshimeve që duhen për të përmirsuar cilësinë e jetës, kushtet ekonomike dhe
sociale. Takim me autoritetet lokale të komunës dhe të Bashkisë Has dhe Kukës, për tu njohur
me mundësitë dhe mangësitë që ajo ka dhe mënyrat për të përmirsuar gjëndjen aktuale. Personat
e kontaktuar në zyrat lokale kanë dhënë kontributin e tyre në aksesin për informacione te
nevojshme për këtë studim.
3.2 Popullsia e studiuar(sample)
Popullsia e studiuar në këtë kërkim përfshin banorët e rrethit të Hasit të cilët banojnë në Has, si
dhe banorët që kanë migruar nga Hasi dhe janë zhvendosur kryesisht në Tiranë dhe Durrës.
Qëllimi i pyetsorit, është evidentimi i shkaqeve të migrimit, pasojat, mundësitë e kthimit të
banorëve në vendlindje si dhe kërkesat e tyre në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor. Përveç
realizimit të pyetsorve me banorët e Hasit, kryesisht të komunës, janë realzuar edhe pyetsorë me
banorët që janë larguar nga Hasi dhe janë zhvendosur në Tiranë dhe Durrës, në kërkim të një jetë
më të mirë.
Rezultatet e pyetsorëve janë paraqitur më poshtë me anë të grafikëve për të ilustruar më mirë
përgjigjet e marra prej tyre,(tabela 1 dhe figura 4).
Tabela 1: Pergjigjet e të intervistuarve në bashkinë e Hasit.
24.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
24!
Figura 5: Përgjigjia e pyetsorve në bashkinë Has.
Përsa i përket zhvillimit të komunës Golaj, të gjithë të intevistuarit, e shikojnë zhvillimin e
bujqësisë si prioritet dhe mundësi për të përmirsuar gjëndjen e jetës.
Tabela 2: Përgjigjet e të intervistuarve të larguar nga bashkia e Hasit.
25.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
25!
Figura 6: Përgjigjet e të intervistuarve
të larguar nga bashkia e Hasit.
Nga intervistimi i banorëve të larguar, konkludohet se banorët kanë ruajtur pronësinë mbi
banesën dhe tokat bujqësore. Banorët vazhdojnë të mbajnë kontakt me vendlindjen dhe e
vizitojnë atë shpesh. Disa nga të intervistuarit, kanë pjestarë të familjes që banojnë akoma në
Has, pra nuk janë zhvendosur tërësisht si familje.
Një pikë tjetër e diskutuar me banorët e larguar, është integrimi i tyre me zonën ku janë
zhvendosur. Disa nga të pyeturit pohojnë se kanë vështirësi në integrimin me zonën ku janë
zhvendosur, për shkak se çdo gjë e kanë nisur nga e para dhe përballen me probleme ekonomike
të shumta. Ato janë shprehur të gatshëm për një rikthim në vendlindje në rast se përmirësohen
kushtet shëndetësore, arsimore, infrasturukturore, ujësjellësi dhe kanalizimet, kushtet bujqësore.
Fakti që vazhdon të ruhet pronësia mbi banesat dhe pronën, përbën një avantazh për të shqyrtuar
mundësitë e investimit në asetet familjare, në rast se kushtet në komunë përmirësohen.
3.3 Vlefshmëria dhe shtrirja në kohë
Të dhënat e grumbulluara kanë vlefshmëri pasi janë siguruar nga burime të besueshme si
INSTAT, bashkia Kukës, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Kukës, sektori i bujqësisë Has, komuna
Golaj etj. Ndërkohë të dhënat që nuk janë në nivelin e saktësisë, nuk janë përfshirë në material.
Nga ana tjetër vlefshmëria e këtij studimi do të ndihmoje bashkinë e Hasit në organizimin e ri
territorial.
3.4 Mbledhja e të dhënave
Mbledhja e të dhënave është kryer nga takimi me autoritetet lokale dhe vendore, vizitat në zonë
për të parë gjëndjen ekzistuese, fotografitë, referimi i të dhënave të grumbulluara nga burime të
26.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
26!
besueshme si (INSTAT, dokumente të miratuar, strategji për zhvillim).
3.5 Metoda e analizimit të të dhënave
Analizimini të dhënave është bërë duke krahasuar të dhënat e marra nga institucione të ndryshme
krahas gjëndjes aktuale. Gjatë proçesit të grumbullimit të të dhënave, të dhënat demografike nuk
paraqesin gjëndjen ekzistuese në krahasim me të dhënat e marra nga gjëndja civile.
3.6 Karakteristikat e zonës:
Komuna Golaj, bën pjesë në rrethin e Hasit, shtrihet në veri- lindje të Shqiperisë në gjersitë
gjeografike: V- 42° 17’ 5”, J- 42° 5’45”, L- 30° 32’ 50”, P- 20° 13’ 11”.
Ajo kufizohet në Veri me komunën Bytyq, në lindje me shtetin e Kosovës, në Jug me Bashkinë
Krume, në Perëndim me Malzi, Kukës.
Me ndarjen e re adiministrativo-territoriale, komuna Golaj do të emërtohet jo më me emrin
komunë, por “njesi administrative” e cila do të jetë nën juridiksionin e Bashkisë Has( ish bashkia
Krumë). Pra ndryshon vetëm emërtimi, sipërfaqja që kjo njësi e re do të administroje do të jetë e
njejtë me atë aktualisht. Komuna Golaj shtrihet në viset kodrinore e malore ,në rrethina e rreze
Pashtrikut.
Popullsia ka mbijetuar duke ditur të shfrytëzojë avantazhet, por edhe të përballet me vështirësit e
natyrës dhe të klimës .Si elemente të vecantë, vlen të theksojme se është dalluar për zejtari, si
bukë pjekës ,por edhe si blegetor. Relievi është kodrinor e më pak malor, lartesia mbi nivelin e
detit varion nga 300- 1998 m.
Klima
Në këtë zonë janë më të dukshme tiparet e klimës kontinentale për shkak të pozitës gjeografike,
ndikimin e erërave që vijnë nga veriu e verilindja nëpermjet grykë derdhjes së Drinit ,ai
ndikohet edhe nga rrymat mesdhetare.
Karakteristike është dimri i gjatë e relativisht i ftohtë, me verë të nxehtë dhe të thatë, me reshje të
pakta, e amplituda të larta të temperaturave.
Reshjet
Mesatarja vjetore e reshjeve varion nga 800-1100 mm/vit, mesatarja e reshjeve gjatë
vegjetacionit bimorë është 267-504 mm/vit. Këto të dhëna tregojnë për kushte të përshtatshme
klimatike për kultivimin e kulturave të ndryshme në sipërfaqet bujqësore.
Temperaturat
Temperaturat mesatare vjetore është 11.4°C. Temperatura më e ulët është në muajin janar, 0-1
°C ndërsa temperatura më e lartë, në muajin korrik 23°C - 24 °C. Minimumi vjetor i
temperaturave është -4°C, ndërsa maksimumi vjetor, është 34°C
Baza ekonomike:
27.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
27!
Komuna ka orientim bujqësor, rreth 55% e popullsisë së aftë për punë me banim në fshat, merret
me veprimtari në sektorin e bujqësisë. Centralizmi ekstrem i bujqësisë mbylli çdo alternativë
tjetër dhe
vetëm pas viteve ’90 kemi decentralizim dhe riorganizim në ekonominë bujqësore, private dhe
realizohet nje aktivitet në përputhje me kriteret e ekonomisë së tregut të lire, të fermave
bujqësore.
Në Golaj, fermat bujqësore kanë një madhësi të vogël të cilat nuk kalojnë 1 ha, pra janë ferma të
vogla. Ferma është tipike e përzier(mikse) që nënkupton se zhvillohet aktivitet bujqësorë dhe
blegtoral, për të plotësuar nevojat vetjake dhe për të dalë në treg. Rendimentet e realizura në vite,
në tërë infrasrtukturën e prodhimit janë relativisht të ulta e me kosto relativisht të lartë . Në
qarkun e Kukësit janë 103 mijë ferma që e zhvillojnë aktivitetin e tyre, rrethi i Hasit ka numrin
më të ulët të tyre.
Prodhimet bujqësore:
Aktivitetet kryesore janë: prodhimi i bimëve të arave, pemtarisë dhe prodhimet blegtoale. Pesha
e vlerës së prodhimeve bujqësore shprehet si më poshtë:
30-35% e të ardhurave sigurohen nga prodhimi i bimëve të arave, 60-65% sigurohet nga
prodhimet blegtoriale, 2-3% nga pemtaria dhe 1% nga aktivitete të tjera.
Nga shifrat e mësipërme, rezulton se të ardhurat kryesore sigurohen nga blegtoria, me anë të
produkteve blegtorale. Aktivitetet e tjera të zonës, si bizneset sjellin të ardhura të papërfillshme
për shkak të infrastrukturës dhe kapaciteteve të dobëta për të mbështetur zhvillimin e saj.
Gjithashtu vihet re një shkallë e ulët e diversifikimit të ekonomisë rurale.
Të ardhurat nga pemtaria në masën 2-3% reflektojnë nevojën e një ndërhyrje për të mbështetur
banorët në zhvillimin e bujqësisë si degë primare dhe në veçanti zhvillimin e pemtarisë dhe të
vreshtave, për shkak të kushteve të përshtatshme. Për këtë qëllim, është e domosdoshme
organizimi i fermave në grupe, për maksimizimin e rendimentit në bujqësi, në blegtori,
zhvillimin e fermve dhe përdorimin e resurseve autoktone.
Sipërfaqja e tokës bujqësore në Golaj është 0.28 ha/frymë. Ajo është shumë e fragmentuar dhe
pengon ecurinë e mëtejshme të prodhimit nëqoftëse nuk do të punohet për konsolidimin e tokave
bujqësore si një mjet për rritjen e prodhimtarisë.
Vlerësimet agro-prodhuese klasifikohen në klasën e V-VIII, tokat janë të varfra të mesme me
elementin e azotit, të varfra të mesme me elementin e fosforit dhe të mesme të pasura me
elementin e potasit.
Në tabelën 3, janë ilustruar, sipërfaqet totale të tokave bujqësore në secilin fshat, sipërfaqet e
tokave të kultivuara dhe të lënë djerrë. Në këto kushte, rritja e cilësisë së tokës, ujitja, rotacioni i
28.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
28!
kulturave bujqësore, përmirësimi i raportit të çështjeve bujqësore mbetet çështja kryesore për tu
përmirësuar.
Figura 7:Harta e tokave bujqësore (ha) sipas fshatrave
Tabela 3: Sipërfaqja e tokave bujqësore dhe prodhimit të saj në komunë Golaj.
29.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
29!
3.7 Analiza SWOT
Analiza SWOT paraqet anët e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet që sjell lëvizja e
popullsisë në komunë.
Tabela 4: Analiza Swot
30.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
30!
Shkaqet e migrimit dhe pasojat e popullsisë në zhvillimin e zonës dhe burimeve natyrore:
3.8 Arsyet ekonomike:
Migrimi i popullsisë nga bashkia e Hasit dhe nga rajoni veri-lindor në përgjithsi, ka ndodhur për
arsye ekonomike, mungesën e infrastukturës së duhur ku përfshihen gjëndja e dobët e shërbimit
arsimor, shëndetësor dhe e infrastrukturës.
Disa të dhëna janë referuar në nivel qarku për shkak të mungesës së informacionit në nivel
bashkie dhe komune.
Duke krahasuar të dhënat për PBB në nivel qarku, pesha specifike e qarku të Kukësit ndaj PBB-
së në nivel kombëtar (viti 2011), rezulton të jetë më e ulët ndër gjithë qarqet e tjera( 2.44%).
Ndërsa PBB për frymë në këtë qark është 2,623 EUR/banorë(Census 2011), ose më e ulët se
mesatarja kombëtare edhe pse më e lartë se PBB për frymë në Dibër, Lezhë dhe Shkodër.
Figura 8: PBB në nivel qarku. Burimi:INSTAT 2011
Zhvillimi i bizneseve:
Bizneset në rrethin e Hasit janë të pakta në raport me numrin e popullsisë. Shpërndarja e tyre në
territor është në përpjestim të zhdrejtë me numrin e popullsisë sipas komunave. Ato janë të
shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Bashkia Krumë ka në total, 168 biznese në total (ku
përfshihet biznesi i madh, i mesëm, i vogël dhe të tjera), ndërsa komuna Gjinaj ka vetëm 4
biznese në total. Kjo diferencë reflektohet edhe në biznese për 1000 banorë, ku bashkia Krumë
31.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
31!
përbëhet nga 28 biznese/1000 banorë, komuna Golaj 3 biznese/1000 banorë. Raporti më i
zhdrejtë pasqyrohet në komunën Golaj, e cila ka popullsi më të madhe sesa bashkia Krumë, por
numri i bizneseve është më i ulët, 3 biznese për 1000 banorë, gjë që flet për një nivel të ulët të
zhvillimit të qëndrueshëm,(tabela nr.5).
Tabela 5: Numri i bizneseve sipas numrit të popullsisë
Punësimi:
Sektorët e vetëm ku mund të punësohen banorët në rrethin e Hasit, janë shëndetësia dhe arsimi,
ndërsa në bujqësi, vetëpunësimi. Ndërkohë rrethi i Hasit është i pasur me minerale, me krom dhe
hekur nikel. Aktualisht në rrethin e Hasit operojnë fabrika private për nxjerrjen dhe përpunimin e
mineraleve, por investimi i tyre, nuk ka sjellur vende punë për banorët vendas, pasi të punësuarit
janë nga zona të tjera.
Për të analizuar gjëndjen ekonomike në komunën Golaj, më poshtë paraqitet numri i popullsisë,
numri i familjeve, numri i familjeve që trajtohen me ndihma ekonomike, për të kuptuar nivelin e
varfërisë.
Tabela 6:Popullsia sipas fshatrave dhe familjet me ndihme ekonomike
Duke iu referuar të dhënave të tabelës 6 mbi nurmin e popullsisë dhe familjet me ndihmë
32.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
32!
ekonomikë, nga 1584 familje të komunës, ka një nivel të lartë familjesh me ndihmë ekonomike
prej 635 të cilat përbëjnë 40% të numrit total të familjeve, të cilat marrin ndihmë ekonomike.
Të dhënat tregojnë se niveli i prodhimit bujqësor është i ulët, degët e ekonomisë bujqësore nuk
janë harmonike, kapaciteti i tokave është i pa menaxhuara, struktura e prodhimit bujqësore e pa
përshtatshme, përdorimi i tokës jo efiçent, diversifikimi i ekonomisë rurale në nivel shumë të ulët
(1%), zhvillimi i pemtarisë si një sektor i mundshëm, punohet shumë pak për mbarështrimin e
tokës bujqësore. Infrastruktura mbështetëse bujqësore (sistemi i ujitjes dhe fermave), një
problem i rëndësishëm, ferma të vogla dhe me treg të pazhvilluar të tokës.
3.9 Shërbimet sociale:
Shërbimet janë një faktor kryesor që ka ndikuar në largimin e popullsisë. Kushtet e
institucioneve arsimore, shëndetsore, infrastruktura në gjëndje të keqe ka ndikuar në vendimin e
banorëve për migrim në zona të tjera
Niveli i arsimit është në gjëndje të keqe jo vetëm për shkak të mungesës së institucioneve
arsimore të shtrira në gjithë territorine e komunës, po për shkak dhe të nivelit të ulët të arsimit që
ofrohet. Problem tjetër në lidhje me arsimin është braktisja e shkollës nga të rinjt, të cilët
zgjedhin të mos vazhdojnë arsimin e mesëm, por të ikin në migrim për të siguruar të ardhura,
duke parë gjëndjen ekzistuese të vendit ku jetojnë, e cila akoma nuk premton një të ardhme të
mirë.
Shkollat 9-vjeçare nuk janë të shtrira në të gjithë territorin e komunës, mbulojnë vetëm 9 fshatra,
kopshtet shtrihen në 8 fshatra, ndërsa shkolla e mesme ndodhet në qëndër të komunës. Por
infrastruktura ekzistuese e fshatrave përreth bën që pjësa më e madhe e nxënësve të braktisin
shkollën.
Tabela 7: Shërbimeve sociale në bashkinë e Hasit
Këto të dhëna tregojnë mungesën e shërbimeve sociale, sportive dhe kulturore, ku përveç një
qëndre kulturore që ka bashkia Krumë, në të gjithë territorin nuk ka asnjë tjetër. Shërbimi
shëndetsor është
33.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
33!
i përqëndruar në bashkinë Krumë, ku ka personel të gatshëm, por shpesh banorët përballen me
mungesën e ilaçeve të domosdoshme në spital, duke rrezikuar shëndetin për të gjetur shërim në
spitalet e rajoneve të tjera.
Figura 9 :Harta e shpërndarjes së shërbimeve ekzistuese në komunë.
3.10 Infrastruktura:
Furnizimi me ujë të pijshëm
Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatra ekziston me çezma publike dhe mbulon 30% të banorëve.
Në fshatin Nikoliq ujësjellësi funksionon dhe mbulon 50% të popullatës. Në fshatrat e tjera nuk
funksionojnë rrjetet e ujësjellësit si në Golaj, Bardhaj, Dobrune, ku janë bërë investime, jane
jashtë funksionit. Duhet siguruar furnizimi me ujë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.
Rrjeti i kanalizimeve
Duhet theksuar se për rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza nuk ka një sistem të përcaktuar.
Këto ujëra janë të patrajtuara, ç’ka përbën një faktor të lartë ndotje dhe shtim të sëmundjeve në
popullsi. Kanalet e ujrave të zeza janë shumë të domosdoshme, sidomos në fshatin Letaj, Golaj
nuk është kryer asnjë investim për rehabilitimin e tyre për mungesë fondesh.
Burimet dhe përdorimi i energjisë
Fshatrat në përbërje të Komunës Golaj, furnizimin me energji e marrin tërësisht nga rrjeti
kombëtar. Burime alternative jane drutë e zjarrit. Energjia elektrike përdoret përgjithsisht për
34.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
34!
ndriçim, gatim e ngrohje. Shqetësuese është prerja e pyjeve për dru zjarri dhe për qëllime
fitimpruëse ku dëmtohet ekosistemi pyjor i cili përbën dhe pjesën më të madhe të territorit të
komunës. Në komunë ka
potencial për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme të erës, pasi në afërsi të doganës që lidh
komunën me Gjakovën, në Qaf Prush, era ka shpejtësi të madhe. Kjo është vërtetuar dhe nga
studiues të huaj të cilët kanë treguar interes për një investim të tillë. Mundësi tjetër është
shfrytëzimi i energjisë diellore, për shkak të ditëve të shumta që karakterizohen nga dielli.
Infrastruktura:
Infrastruktura rrugore është në gjëndje të keqe. Vitet e fundit janë asfaltuar rrugët kryesore, por
ka shumë rrugë që lidhin fshatrat që janë në gjëndje jo funksionale, rreth 59 km rrugë, ku në
kushtet e këqija atmosferike, banorët, izolohen në fshatra duke pritur ndihma për të zhbllokuar
rrugët.
Infrastruktura në gjëndje të keqe, ndikon në të gjitha shërbimet e tjera, ku për shkak të distancës
dhe rrugëve në gjëndje jo të mirë, banorët izolohen, nuk kanë mundësi për të lëvizur dhe gjejnë
zgjidhje tek largimi i tyre drejt kushteve më të mira.
Rrethi Has ka mesatarisht 29 rrugë të pa asfaltuara me gjatësi 59 km. Rrugët në gjëndje mesatare
janë 19.5 km, ndërsa rrugët në gjëndje të mirë janë 3.5 km. Këto të dhëna janë të pasyqruar në
tabelën 8 dhe në figurën 10.
Figura 10 : Klasifikimi i rrugëve në komunë.
35.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
35!
Tabela 8 : Të dhëna për gjëndjen e rrugëve në komunë.
PASOJAT E MIGRIMIT:
Migrimi është një fenomen, i cili ka ndikuar në të gjitha fushat e zhvillimit të vendeve që preken
nga ky proçes. Ndikimet reflektojnë në numrin e popullsisë, numrin e kapaciteteve njerëzore,
bujqësi, shërbime dhe në zhvillimin tëresor të komunës.
3.11 Pasojat në popullsi:
Migrimi i popullsisë filloi që pas viteve 1990, ku me ndryshimin e sistemit politik, u liberalizua
lëvizja e popullsisë, ndryshe nga më parë, ku askush nuk lejohej të lëviztë pa leje. Gjatë viteve
1990, u vu re tendenca e zhvendosjes së banorëve nga vend-origjina e tyre drejt zonave të tjera të
vendit dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë si drejt: Greqisë, Italisë, Amerikës, Anglisë. Nga fillimi i
mijëvjeçarit të ri, lëvizja e banorëve u përqëndrua brënda vendit kryesisht, dhe me përqëndrim
më të madh në rajonin qëndror. Zhvendosja e popullsisë ka ndikuar ndjeshëm në numrin total të
popullsisë. Sipas të dhënave të Census1989, popullsia e rrethit të Hasit ishte 21881 banorë,
ndërsa në vitin 2001 pësoi një rënie prej 14,5% për shkak të migracionit të brëndshëm. Por rënia
e popullsisë vazhdon akoma, kjo për shkak së kushtet e jetesës nuk janë sipas standarteve të
vendeve të zhvilluara.
36.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
36!
Figura 11:Norma e varësisë së fëmijës dhe të moshuarit sipas prefekturës.
Raporti i varësisë në Shqipëri është më e lartë në zonat rurale se sa urbane, tregues i faktit që
fëmijët dhe të moshuarit kanë më shumë gjasa të mbeten në zonat rurale se sa të shpërngulen në
qendrat urbane. Kjo tregon rëndësinë e sigurimit të shërbimeve të përshtatshme shëndetësore dhe
arsimore në zonat rurale. Raporti i fëmijëve nën 15 është gjithashtu mjaft i lartë krahasuar me
raportin e moshës 65 e lartë. Varësia është më e lartë në Kukës, ku ka një popullsi relativisht të
re në numrin e personave në moshë pune. Raporti është gjithashtu mbi mesataren kombëtare në
Shkodër dhe Dibër.
Figura 12 :Koefiçenti i varësisë totale.
37.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
37!
Koefiçenti i varësisë totale tregon se ndër 100 banorë të moshës 15-64 vjeç, kemi 54 banorë të
moshës 14 dhe >65. Pra është një numër i lartë i moshës që nuk punon dhe kjo ndikon në
mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave të cilat shkojnë për këto grup-mosha, në vend të
investimeve. Sa më i ulët të jetë ky koefiçent, aq më shumë fuqi punëtore ka komuna apo qarku.
Figura 13: Ndryshimi i popullsisë nga viti 1989-2011 në bashkinë e Hasit.
Këto të dhëna janë marrë në nivel rrethi. Nuk disponohen të dhëna në nivel komune deri në vitin
2001 me censusin e ri.
Figura 14: Përqëndrimi i popullsisë në komunë.
38.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
38!
Popullsia e rrethit të Hasit, ka pasur lëvizje dhe brënda territorit të saj. Kjo lëvizje ilustrohet dhe
në grafikët e mësipërm. Përqëndrimi më i madh i popullsisë në rrethin e Hasit, në vitin 2001, ka
qënë në komunën Golaj me 38%, më pas bashkinë Krumë me 33%, komunën Fajzë 21% dhe
komunën Gjinaj 8%. Ky raport ka lëvizur gjatë vitit 2011, ku komuna Golaj vazhdon të ketë
përqëndrimin më të madh, por me një rënie me 1% ashtu si dhe komuna Gjinaj një rënie me 2 %,
gjë që shpjegohet nga rritja e përqëndrimit të popullsisë në bashkinë Krumë, ku është rritur me
3% nga vitin 2001 në vitin 2011 duke pasur 36% të popullsisë së rrethit.
Figura 15 : Ndryshimi i popullsisë në komunën Golaj
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT për vitin 2001 dhe 2011, popullsia në komunën Golaj ka
një rënie të theksuar. Në vitin 2001 popullsia ishte 7501 banorë, ndërsa në vitin 2011 ishte 6187
banorë, prea kemi një rënie prej 1313 banorësh.
3.12 Pasojat në bujqësi:
Komuna Golaj ka me një sipërfaqe prej 162 km2
, është një ndër komunat me sipërfaqe më të
madhe në Shqipëri. Sipërfaqet pyjore janë mbizotëruese në territor, ku ato përbëjnë 62 % të
tij(10081 ha) sipërfaqet e kullotave përbëjnë 19,8% (3210 ha), sipërfaqet bujqësore 15% (2500
ha), sipërfaqet urbane 1,2 %( 199,6 ha) dhe pjesa tjetër prej 167,2 ha përbëhet nga sipërfaqe
shkëmbore dhe ujore. Sipas të dhënave, sipërfaqja më e madhe e komunës përbëhet nga pyjet.
!
!
!
!
!
39.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
39!
!
Figura 16:Harta e përdorimit të tokës në komunën Golaj, 2014
Në fund të vitit 2001, mbi 58% e popullsisë së vendit jetonte në zonat rurale (INSTAT, 2003).
Në zonën rurale fushore e kodrinore ku jeton 65.4% e popullsisë ndodhet vetëm 40% e
sipërfaqes pyjore, 39% e sipërfaqes kullosore dhe 73% e tokës bujqësore; ndërsa në zonat malore
ku jeton 34.5% e popullsisë ndodhen 60% e pyjeve dhe 61% e kullotave, dhe 27% e tokës
bujqësore (Strategji për Bujqësinë në Shqipëri,1992). Pra sipërfaqja më e madhe e pyjeve dhe
kullotave ndodhet në zonat malore, por përqëndrimi i popullsisë është më i vogël aktualisht. Nga
krahasimi i këtyre të dhënave kuptohet se është krijuar një shpërndarje e zhdrejtë midis
popullsisë dhe burimeve natyrore, i cili ka një ndikim të madh në përdorimin e këtyre burimeve
dhe sigurimin e të ardhurave prej tyre. Pra në zonën urbane dhe në ultësirën bregdetare është
përqëndruar popullsia, ndërsa burimet tokësore në zonën rurale.
Bujqësia dhe pylltaria përbëjnë dy shtyllat kryesore të përdorimit dhe zhvillimit të territorit në
zonat rurale dhe në komunën Golaj. Në vitin 1992 bujqësia dhe pyjet përbënin 42.5% të
prodhimit të brëndshëm bruto (PPB nivel kombëtar). Në vitet pasuese, pesha e këtij sektori ka
40.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
40!
ardhur drejt rënies ku bujqësia siguron 18- 20.7 % të PPB (2005). Në zonat malore pyjet
shfrytëzohen si burim për
drutë e zjarrit, por ky shfrytëzim ndodh dhe në zonat urbane ku përdoren për ngrohje dhe gatim.
Në këto zona, duke përfshirë dhe komunën në studim, pylltaria është një mundësi punësimi pasi
ndikon në zbutjen e varfërisë dhe migracionit, i cili është shumë i pranishëm. Kjo kontribon
ndjeshëm në të ardhurat e familjes rurale. Rastet e zjarrit në komunë, janë të pakta, me
përjashtim të vënies me qëllim të banorëve për shpyllëzim. Gjatë sistemit të kaluar, janë bërë
shpyllëzime pa kriter ku është përfituar 70% e tokës bujqësore që është sot. Pas viteve 1990,
rreth 30% e pyjeve pësuan dëmtime të rënda, prerje masive për lëndë drusore. Pyjet dhe kullotat
janë shfrytëzuar për zhvillimin e blegtorisë dhe janë një rezervë potenciale: për të shtuar numrin
e krerëve të bagtive të imta, për kullosje, sigurimin e frutave të pyjeve dhe bimëve mjeksore si :
dëllinja, boronica, trumëza.
Një potencial për zhvillimin e turizmit është zona e mbrojtur e “Pyllit të Helshanit” që ndodhet
në fshatin e Helshanit të komnës Golaj.
Largimi i popullsisë ka impaktuar drejtpërdrejt bujqësinë dhe blegtorinë, të cilat janë shtyllat
kryesore me të cilat mirren banorët e komunës. Largimi i popullsisë ka ndikuar në reduktimin e
krerëve të bagëtive për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore për tu kujdesur për to.
Ndikimet në bujqësi kanë shtuar sipërfaqet e lëna djerrë, duke reduktuar ndjeshëm dhe të
ardhurat nga produktet bujqësore. Mungesa e kapaciteteve njerzore dhe e investimeve në
sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, nuk i kanë dhënë zhvillimin e pritshëm në përputhje me
asetet që zotëron komuna Golaj. Komuna ka sipërfaqe të konsiderushme të tokës bujqësore rreth
2500 ha prej të cilave 1683 ha janë kultivuar dhe pjesa tjetër është tokë e lënë djerrë. Sipërfaqja e
kultivuar përbëhet nga tokë e kultivuar me bimë arash 785 ha, tokë e kultizuar me pemtari 161.7
ha, vreshta 7.3 ha, perime 96 ha, foragjere 633 ha. Sipërfaqja e kultivuar kalon gjysmën e
sipërfaqes bujqësore, por kjo sipërfaqe nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme
dhe ka probleme të shumta në prodhim pasi tokat janë të fragmentuara dhe nuk janë favorizuese
për prodhimin bujqësor në mënyrë të organizuar.
41.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
41!
Figura 17: Raporti i sipërfaqes së kultivuar dhe sipërfaqes djerrë në komunë.
Figura 18: Kultivimi i tokave bujqësore në komunë.
42.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
42!
Efektet e migrimit, ndikojnë në uljen e prodhimtarisë së nënprodukteve blegtorale. Numri i
krerëve është reduktuar, sidomos i deleve dhe dhive të cilat janë traditë për këtë komunë dhe për
shkak të kullotave të shumta e mundësive për ti mbajtur. Tendenca e banorëve ka qënë drejt
lehtësimit të punëve në fshat për të kujdesur për asete më pak të lodhshme për shkak të mungesës
së kapaciteteve. Kohët e fundit është rritur mbarshtrimi i bletëve nga banorët e komunës. Ai
është parë si një biznes fitimprurës, megjithse jo shumë i organizuar por brënda mundësive për të
shitur mjaltin e prodhuar dhe për të ushqyer veten.
Mungesa e kapaciteteve njerzore dhe largimi i popullsisë ka ndikuar në rritjen e faktorëve që
kufizojnë zhvillimin e bujqësisë në komunën Golaj:
• paqartësi mbi pronësinë e tokës, akoma nuk është saktësuar sistemi i pronësisë me kufi të
saktë.
• fermat të vogla shumë të fragmentuara dhe të pazhvilluar për të luftuar konkurrencën në
treg, mesatarisht 3-5 copa të shpërndara në çdo pronësi
• sistemi i ujitjes dhe kullimit, në nivel të ulët
• financime të kufizuara nga buxheti i shtetit
• fragmentimi i tokës
• mungesa e kooperimit
• sipërfaqe e lartë e tokave të lëna djerrë
• teknologji të ulta bujqësore
• agro-industria e pa zhvilluar
• mungesa e tregjeve të produkteve
• infrastruktura turistike e pazhvilluar
• diversifikimi i ulët i ekonomisë rurale
Por komuna ka avantazhe favorizuese të cilat mbështesin zhvillimin e saj, ku përfshihen:
• pozicioni i favorshëm gjeografik
• pikë strategjike në lidhje me qëndrat brënda dhe jashtë kufijve
• tradita e mire e zhvillimi të blegtorisë
• klima dhe toka favorizuese për produkte bujqësor.
• reforma e re administrative
43.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
43!
KAPITULLI 4: Prezantimi i të dhënave dhe analizave(rezultatet e kërkimit)
4.1 Tokat bujqësore
Toka bujqësore është aseti kryesor i sigurimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, me synim jo
vetëm plotësimin e vevojave të popullsisë vëndase me prodhime bujqësore dhe blegtorale por
edhe të shitjes së produkteve për rritjen e të ardhurave ekonomike. Sipërfaqja e tokave bujqësore
në territorin e kësaj komune, është 2500 ha (15 % të teritorit në nivel komune), në nivel rrethi
38,7 % (sipërfaqja totale e tokave bujqësore në rrethin e Hasit është 6456 ha).
Në këtë kuadër, ku bujqësia mbetet bazë e të ardhurave dhe punësimit, mbetet e rëndësishme
puna me tokën, mbrojtjen dhe përdorimin e pasurive natyrore, shtimin e aftësisë ujitese,
përmirësimin e teknologjisë, rritjen e prodhimit si dhe zhvillimin e gjithë zonës rurale nëpërmjet
përmirësimit të kushteve sociale dhe mbrojtjes së mjedisit.
Përmirësimi i kapacitetit të tokës konstaton në mbrojtjen e saj nga urbanizimi nëpërmjet
planifikimit të territorit pasi në vitet e tranzicionit janë zënë 199,6 ha ose 1,2 % e sipërfaqes
totale të territorit dhe 7,9 % e sipërfaqes bujqësore, e cila gjendet në pozicionet më të
rëndësishme të tokave bujqësore në komunë, me produktivitet për qëllime bujqësore.
Figura 19 : Sipërfaqet bujqësore të komunës.
44.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
44!
4.2 Aftësia ujitëse:
Ujitja e tokave bujqësore në komunë, realizohet nga rezervuarët artificial në fshatra. Rezervuarët
nuk janë të shpërndarë në të gjithë fshatrat duke krijuar mungesë të ujitjes së tokave pasi në
fshatrat ku mungojnë, ato ujiten nga rezervuari i fshatrave më afër dhe nuk përballohet ujitja
njëkohësisht, duke e caktuar sistemin ujitës sipas rradhës. Fshatrat në të cilët mungojnë
rezervuarët janë: Bardhaj, Perollaj, Vlahen, Peraj, Zgjeç dhe Letaj.
Aftësia ujitëse në komunë nuk mbulon gjithë territorin e komunës. Aftësia ujitëse është 1222 ha
ose 48,8 %, aftësia potenciale është 1092 ha ose 43,6 %, aftësia aktuale është 955 ha ose 38 %,
ndërsa sipërfaqet faktike të ujitura janë 31,8 %. Pra sistemi ujitës nuk i mbulon të gjitha toka
bujqësore dhe duhen marrë masa për shtimi e kapacitetit të tij pasi ai ndikon në uljen e ujitjes dhe
prodhimit bujqësor. Niveli i ujitjes në raport me kapacitetin prodhues të tokës, në zonën e Golajt,
është në masën 27-42%. Prandaj, përmirësimi i sistemit ujitës është një ndër masat që duhet të
plotësohet nga burimet ujore.
Figura 20: Harta e shpërndarjes së burimeve ujore në komunë.
45.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
45!
Tabela 9: Aftësia ujitëse në komunë.
4.3 Mbrojtja e pyjeve dhe rritja e aktivitetit ekonomik.
Sipërfaqet pyjore zenë rreth 62 % të territorit ose (10081 ha). Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve çon
në ndikime negative në mjedis dhe rritjen e erozionit në zonë. Prerja e drurëve është konsideruar
si një mundësi për sigurimin e të ardhurave familjare të familjeve të varfra. Por pyjet mund të
shfrytëzohen për grumbullimin e frutave të pyjeve dhe tregtimin e tyre( thana, kërpurdha,drutë e
zjarrit etj). Nga llogaritjet e bëra rezulton se të ardhurat nga ky sektor vlerësohen në 7-12% të
PBB të komunës dhe në nivel bashkie 10-14%. Pyjet në bashkinë e Hasit me 29000 ha ose 1.04
ha/banorë është një tregues i lartë në krahasim me Dibrën, Kukësin dhe zona të tjera me kushte të
njejta.
Erozioni është një nga faktorët natyror dhe njerëzor të humbjes së tokës në zonën e Hasit.
Studimi i rrezikut potencial të erozionit ndryshon në parandalimin e humbjeve të tokës me sasi të
mëdha, veçanërisht në kushtet e pjerrësisë së territorit, në tokat bujqësore dhe pyjet. Në komunën
Golaj, faktori i pjerrësisë i përket klasës së dytë( 11-30%), klima me reshje 1000-1500mm/vit
(klasa 2), sipërfaqja e reshjeve të rregullta (klasa 3), intensiteti i reshjeve në 24 me 61-100 mm
(klasa e 2 e erozionit), amplitude e temperaturave 15-19 °C (klasa e 2 e erozionit), lartësia mbi
nivelin e detit më e madhe se 6000 m( klasa e 2 e erozionit), dendësia e rrjetit rrugor më e vogël
se 10 m/ha(klasa e 1 e erozionit), mbulesa bimore(klasa e 3), numri i bagëtive të imta për ha
0,5(klasa 1 e erozionit), dendësia e rrjetit hidrologjik më e vogël se 1 km/km2
(klasa 1), forma e
pellgut ujëmbledhës e shpërndarë në formë heterogjene (klasa e 1). Nga përpunimi i të dhënave
me modelin USLE, rezulton se rreziku potencial i humbjes së tokës nga erozioni në gjithë
territorin e komunës Golaj,
rezulton të jetë 27-42 ton/ha.
46.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
46!
4.4 Përdorimi i tokës dhe prodhimi bujqësor:
Në vitet e fundit, referuar të dhënave të vitit 2014, rezulton se nga 2500 ha tokë bujqësore mbetet
e pa përdorur rreth 800-1000 ha në vit që zë rreth 32% - 40% të tokës bujqësore. Si rezultat i
moskultivimit të sipërfaqes që mbetet pa kultivuar humbja e prodhimit llogaritet rreth 35000 -
40000 kv drithëra( grurë, misër etj) shifër e cila është më e madhe sesa nevojat vjetore të
popullsisë së zonës prej 18000kv, pra humbja nga mos përdorimi i tokës është gati dy herë më e
madhe sesa nevojat vjetore të popullsisë.
Sipërfaqet e kultivuara:
Një nga faktorët e përdorimit të ulët të tokës lidhet me largimin e banorëve, të cilët e lënë tokën
të pakultivuar. Sipas të dhënave të vitit 2014, sipërfaqja e kultivuar në komunë është 1683 ha, ku
kutivohen bimë arash( grurë, misër, perime, etj) . Rreth 785 ha janë të kultivuar me bimë arash(
31% e sipërfaqes bujqësore), 161.7 ha të kultivuar me pemtari( 6.4%), 7,3 ha të kultivuar me
vreshta(0.2 %), 96 ha të kultivuar me perime( 3.8%) dhe 633 ha me foragjere (25%).
Tabela 10: Kultivimi i tokave bujqësore
Nga sipërfaqja e kultivuar 785 ha ose rreth 31% janë bime arash prej të cilave 29 % grurë( 230
ha), 70% misër( 550 ha) dhe rreth 1% thekër(5 ha).
Tabela 11 : Përdorimi i tokës bujqësore, rendimenti dhe prodhimi.
47.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
47!
Rendimentet e këtyre kulturave janë në nivele që tregojnë se ka akoma rezerva të dukshme të
rritjes që mund të arrihen me përmirësime në strukturën e kulturave në përshtatje me klimën,
tokën dhe mundësitë e tregtimit të prodhimeve brënda dhe jashtë vendit.
Në strukturë gjithashtu, sipërfaqja e foragjereve prej 633 ha nuk i përgjigjet as rendimentit i cili
është 170 kv/ha që përfaqëson 55-60% të rendimentit maksimal që duhet të japin këto kultura.
Misri foragjer ka rendiment shumë të ulët në nivel gati 3-4 herë nën kapacitetin maksimal.
Problem tjetër i cili meriton të vlerësohet, ka të bëje me konsderimin e tokave foragjere të lëna
djerrë dhe raportohen si livadhe të kultivuara me ndikime të dukshme në rendimentin e
foragjereve dhe prodhimin real.
Tabela 12: Perdorimi i tokës, rendimenti dhe prodhimi i foragjereve.
Rendimenti i bimëve foragjere të kultivuara në sipërfaqen e komunës, është 40-45% nën
mundësitë reale të zonës. Gjithashtu bazuar në të dhënat e kushteve klimatike, tokës, mundësive
të eksportit, në strukturën e përdorimit të tokës bujqësore, rezulton se pemtaria dhe vreshtaria
zenë një sipërfaqe të ulët në raport me sipërfaqen e përgjithshme bujqësore. Pemtaria zë 6.4% të
tokës bujqësore me një sipërfaqe prej 161.7 ha, ndërsa vreshtaria zë 0.3 % me një sipërfaqe rreth
7.3 ha. Sipërfaqet e kultivuara me pemë dhe vreshta janë të pakta ndërsa mundësitë janë shumë
më të mëdha për prodhim dhe shitje por edhe për punësimin e banorëve të zonës.
Tabela 13 : Sipërfaqja, rendimenti dhe prodhimtaria e pemëve frutore.
48.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
48!
Cilat janë mundësitë e rritjes së produkteve bujqësore:
Bazuar në përshtatshmërinë e tokës për bimët bujqësore, nivelin e bonitetit të tokës(klasa IV-
VIII), kërkesat e bimëve ndaj klimës dhe tokës dhe nëpërmjet analizës së resurseve vlerësojmë se
struktura e kulturave mund të ndryshoje në favor të rritjes së vreshtarisë, pemtarisë. Pemtaria
aktuale zë 161 ha ose 6.5% të sipërfaqes bujqësore dhe mund të rritet deri në 300 ha ose 12%.
Ndërsa vreshtaria nga 7,3 ha ose 0.3 % të rritet në 50 ha ose 2%. Rritja e kësaj sipërfaqe të bëhet
me uljen e sipërfaqes së drithrave për të cilat nuk ka kushte të përshtatshme për prodhim masiv.
Në strukturën e drithrave të rritet sipërfaqja e thekrës dhe të ulet sipërfaqja e grurit. Nga ky
ndryshim, të ardhurat në komunë rriten 11-16 % dhe zgjerohen 40-60 vënde pune të reja. Duhet
të rritet sipërfaqja e kultivimit të fasules, e cila aktualisht është 5 ha, pasi nga 1 ha i kultivuar me
fasule, grumbullohet rreth 150 kg azot, dhe kjo është rezervë ushqimore që zëvëndëson rreth 120
kg azot nga plehrat, siguron prodhim bio dhe përmirëson strukturën e tokës.
4.5 Blegtoria dhe produktet e saj:
Komuna Golaj është zonë ku mund të zhvillohet blegtoria për shkak të terrenit dhe sipërfaqeve të
kullotave prej 19,8% kullota(3210 ha), të pasura me kullota dimërore dhe verore si dhe me raca
të kafshëve autoktone. Nga analiza e këtij sektori rezultoi se numri i krerëve është rreth 4170
gjedh prej të cilave 3290 janë krerë lopë. Në komunë janë 1210 krerë dele dhe 1180 krerë dhi.
Numri i shpendëve është 11200 dhe 1690 bletë koshere.
Tabela 14:Numri i krerëve, shpendëve, bletëve në komunë.
Por ku janë rezervat në zhvillimin e blegtorisë?
Numri i krerëve të imta( dele dhe dhi) mund të 2-fishohet për shkak se ka kapacitet të
mjaftueshëm për ushqim. Numri i krerëve të lopës mund të rritet deri në 10% në bazë të
kapacitetit mbajtës por duke shtuar sipërfaqet e foragjereve në masën 30% të sipërfaqes aktuale.
49.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
49!
Rritja e numrit të krerëvë të bagëtisë ndikon në rritjen e prodhimtarisë së nënprodukteve të tyre.
Në këtë kuadër për shkak të sipërfaqes së kullotave, pyjeve, numri i krerëve të leshta mund të 2-
fishohet, dhe numri i krerëve të dhirta mund të rritet deri në 60% të numrit aktual, me synim
mbrojtjen e pyjeve nga dëmtimi. Në gjithë rrethin e Hasit( forma e organizimit të deritanishëm),
2860 krerë dele e dhi ose 1,14 krerë për çdo 1 ha tokë bujqësore, kurse në shkallë vendi është 3,4
krerë për çdo ha tokë bujqësore dhe në rrethe e zona me kushte të njejta 2,3-7 krerë. Gjithashtu
rezerva të tjera ka në tokat pyjore të lejuara për kullosje. Shtimi i numrit të krerëve të blegtorisë,
bazohet edhe në sipërfaqen e kullotave prej 3210 ha në 19% të territorit ose rreth 0,5 ha për
banorë në një kohë kur në shumë zona me kushte të njejta dhe me sipërfaqe më të ulëta, për çdo
banorë mbarështojnë dyfishin e numrit të krerëve si Kukësi, Skrapari, Mati etj.
Tabela 15 :Prodhimi i qumështit
Rendimenti i qumështit në shifra, për lopë mesatarisht në vendet e BE-së është 6133 litra, ndërsa
në komunën Golaj 1868 litra për krerë. Qumështi për çdo krerë dhi në Shqipëri është 120 kg, në
vendet e BE-së 226 kg dhe në Has 120 kg/krerë, rendiment që flet për një mundësi rritje të
krerëve të dhive. Për prodhimin e qumështit të deles në Golaj 70 litra/krerë nga 60 litra në nivel
kombëtar dhe 110 litra në vendet e BE-së.
Tabela 16: Prodhimi i mishit
Tabela 17: Prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit.
Sipas të dhënave të tabelës së mësipërme, numri i bletëve mund të 2-fishohet për shkak të
traditës dhe bimësisë së kullotjes. Prodhimi i mjaltit në rrethin e Hasit, zë 2-3% të mjaltit në
nivel kombëtarë.
50.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
50!
Figura 21:Prania e liqenit të FIerzës afër zonës së banuar Figura 22: Kullosja e bagëtive
Figura 23:Foto e tokave të lëna djerrë Figura 24:Toka të punuara
51.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
51!
KAPITULLI 5: PËRFUNDIMET
Mundësitë për tu rikthyer në vendin e origjinës
Gjëndja ekzistuese e komunës është në disavantazh në infrastrukturë për rikthimin e popullsisë
së larguar apo për ndalimin e këtij fenomeni. Zhvillimi i komunës është i mundur nga
bashkëveprimi i të gjithë aktorëve që përfshihen në komunë, duke filluar nga banorët vëndas,
autoritetet lokale dhe vendore, banorët e larguar dhe migrantët që mund të ndikojnë më anë të
investimeve. Rikthimi i banorëve në vendin e origjinës është një proçes që do të ndodhe vetëm
atëherë kur kushtet për të cilat ato u larguan nga vendlindja do të jenë përmirësuar.
Komuna Golaj, është një zonë “tranzite” në lidhjen e infrastrukturës me Tropojën, Gjakovën,
Krumën dhe Kukësin. Një fluks i madh banorësh nga Kosova zgjedhin që të kalojnë nga Golaj
për të kaluar më pas në Krumë dhe Kukës e për tu lidhur me Tiranën. Ky segment i rrugës është
asfaltuar kohët e fundit, ofron pamje panoramike dhe është mënyra më e shkurtër për të lidhur
Gjakovën me rrugën e kombit. E njejta gjë është për lidhjen me Tropojën. Ky avantash mund të
shfrytëzohet për të bërë ndalesa të kaluesve në komunë duke i tërhequr me potencialet që ofron
Golaj për të shpenzuar kohë në pikat e saj tërheqëse.
Figura 25: Golaj, zona “tranzit”
52.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
52!
Komuna ofron mundësi për tu zhvilluar. Zhvillimi rural do të jetë boshti kryesor i zhvillimit të
komunës. Zhvillimi rural ndryshe nga se konceptohet nuk përbën zhvillimin bujqësor të zonës
rurale, por siguron mirëqënien e popullsisë në zonat rurale që nënkupton jo vetëm plotësimin e
nevojave me produktet ushqimore por dhe plotësimin e kërkesave jetësore dhe të shërbimeve
sociale të nevojshme. Kuptohet që zhvillimi bujqësore do të ketë ndikim thelbësor pasi do të
kontribuoje në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin rural.
Zhvillimi i qëndrueshëm rural është një koncept, që bashkon disiplina të ndryshme, të cilat
nëpërmjet strategjive të përbashkëta përfshijnë ndërlidhjet e natyrës me shoqërinë, harmoninë
midis mjedisit dhe sistemeve sociale, raporte të drejta midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes
së burimeve natyrore për gjeneratat pa fund të shoqërisë njerëzore (Lushaj, 2014).
Problemet e zhvillimit rural, të cilat janë prezente në komunë përbëhen nga treguesit e matjes së
zhvillimit dhe ndikimit të tyre. Indekset kryesore që përfshijnë tregues të situatës aktuale janë:
• indeksi i zhvillimit njerëzor
• indeksi i zhvillimit ekonomik
• burimet dhe mjedisi
• infrastruktura
• shkenca dhe teknologjia
• politikat dhe administrimi
Zhvillimi bujqësor i komunës do të jetë instrumenti kryesor për rritjen e zhvillimit ekonomik për
banorët dhe për migrantët e larguar. Me zhvillimin e bujqësisë synohet plotësimi i nevojave të
popullsisë me produkte ushqimore dhe produktet e tjera lidhur me to, me kultivimin e tokës,
prodhimin e kulturave të ndryshme dhe mbarështrimin e kafshëve.
Zhvillimi i qëndrueshëm i komunës Golaj, bazuar në sektorin e bujqësisë, përfshin një sërë
mundësish për alterantiva të zhvillimit bujqësor. Në bazë të potencialeve që ajo zotëron janë
rënditur më poshtë disa alternative, mundësi zhvillimi:
Përmirësimi i strukturës së prodhimit bujqësor dhe përdorimit të tokës.
Struktura aktuale e prodhimit të bujqësisë nuk është efiçente, ekonomike dhe plotëson vetëm
nevojat e banorëve ekzistues, (në disa raste ato importojnë produkte bujqësore nga Gjakova), nuk
është konkurrente dhe nuk shfrytëzon plotësisht kapacitetet tokësore dhe natyrore, nuk ka një
infrastrukturë mbështetëse të prodhimit dhe ka nivel të ulët të diversifikimit të ekonomisë rurale
me aktivitetet të tjera. Ajo nuk është akoma tërheqëse për migrantët e larguar, por mund të bëhet
e tillë. Në këtë drejtim një nga hapat e rëndësishëm do të ishte pasja e një structure efiçente në
përputhje me kushtet klimatike, tokësore.
53.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
53!
Tabela 18: Te dhenat mbi kultivimin aktual dhe të propozuar të tokave
Figura 26 :Struktura e propozuar e kultivimit të tokave bujqësore në komunë
Struktura e propozuar bazohet në analizat e mëparshme të mundësive për rritjen e kulturave
bujqësore në komunë. Sipas analizave, propozohet shtimi i sipërfaqeve të kultivuara me pemë,
vreshta, perime, foragjere, patate dhe fasule. Propozohet gjithashtu reduktimi i bimëve të arave,
kryesisht i grurit.
Zhvillimi i fermave bujqësore:
Ferma bujqësore është një njesi organizative prodhimi dhe shpërndarje të produkteve bujqësore
dhe shtazore, e cila funksionon bazuar në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të drejtës së
pronësisë private mbi tokën e privatizuar.11
(Lushaj, Sh.2014)
Karakteristika kryesore e një ferme është madhësia. Në rastin e komunës, madhësia e tokës
bujqësore është shumë e vogël në krahasim me madhësinë e fermës që nevojitet për të zhvilluar
një prodhim të caktuar. Por madhësia e fermës, zgjidhet me anë të konsolidimit të tokave
11
(Lushaj, Sh.2014)!
54.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
54!
bujqësore. Ky proçes mund të bëhet në mënyrë vullnetare nga banorët e komunës (me anë të
konsensusit për ti bashkuar disa prona në një të vetme) ose me bashkim të detyruar(ku banorët e
komunës do të jenë të detyruar të pranojnë këtë proçes për shkak të një të mire publike, e cila i
shërben gjithë komunitetit, ky proçes rregullohet me anë të ligjeve dhe institucioneve ligjore).
Zhvillimi i fermave është në baze dhe të vendeve ku ato i përkasin, politikave që i kushtohen
zhvillimit bujqësor. Në asetet e një ferme përfshihen toka bujqësore e cila përbën pasurinë e
paluajtshme, ndërtesat ekonomike, makineritë dhe paisjet teknologjike, linjat e përpunimit të
produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Mundësitë e zhvillimit të fermave në komunën Golaj:
Ferma bujqësore familjare: është forma më e zhvilluar në komunë që përfshin kultivimin e
produkteve bujqësore si bimët e arave, pemtari, vreshtari, agrume që plotësojnë nevojat
familjare. Funksionimi i tyrë në bazë të familjeve, është disavantazh pasi, fermerët përfitojnë nga
vlera e shtuar e produkteve.
Ferma blegtoriale: ka pasur iniciativa për të nisur ferma të tilla, kryesisht me dhitë. Kjo kategori
ferme ndahet në ferma tradicionale (që zhvillohet në kushtet e natyrës, kjo lloj forme është e
zhvilluar në komunë), ferma të zhvilluara me strehim dhe qëndra pëpunimi për produktet dhe
ruajtjen e ushqimit( nuk është e zhvilluar në komunë, ka potenciale për krijimin e një të tillë por
ka mungese investimi fillestar)
Ferma e përzier(mikse) , megjithëse të pakta në numër mbarështrojnë kafshë dhe kultivojnë
bimë të ndryshme bujqësore.
Ferma e specializuar: përfshihen ato ferma që zhvillojnë vetëm një lloj produkti, apo kultivojnë
vetëm një kulturë bujqësore.
Bujqësia urbane:
Përveç bujqësisë e cila zhvillohet në zona rurale më sipërfaqe të mëdha, bujqësia urbane është
një alternative tjetër për përmirësimin e sigurisë ushqimore. Komuna Golaj, në sipërfaqen urbane
që përfshin 199,6 ha, ka të alternuara banesat urbane me tokën bujqësore. Kjo situatë është në
çdo fshat të saj, për shkak se banesat janë ndërtuar mbi tokat bujqësore. Kjo përveç efekteve
negative, ka dhe efektin pozitiv, me një potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë urbane.
Kryesisht produketet e kultivuara pranë zonës urbane, përfshijnë: fruta (mollë, pjeshkë,
kumbulla, fiq, pjepër, shalqi etj) dhe perimet(domate, kastravec, speca, patellxhana etj). Banorët
kanë eksperimentuar dhe me mbjelljen e produkteve të cilat kërkojnë kushtë të tjera, të ndryshme
nga ato të zonës, por që kanë arritur të kultivohen me sukses, të tilla janë: hurma, arra, gështenjë
etj.
Diversifikimi i ekonomisë rurale:
55.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
55!
Zhvillimi rural kontribon në përmirësimin e përgjegjshëm të problemeve ekonomike, sociale e
mjedisore ku bujqësia merr rol të rëndësishëm. Por bujqësia nuk mund të mbulojë dhe plotësojë
të gjithë nevojat ekonomike dhe prandaj është i rëndësishëm diversifikimi i ekonomisë. Hapsira
rurale e komunës Golaj ofron mundësi zhvillimi të aktiviteteve të tjera jo-bujqësore. Përqëndrimi
më i madh është në përmirësimin e cilësisë së jetës së popullsisë rurale, ku rritja e prodhimit
bujqësor është një ndër mundësitë e zhvillimit, jo e vetmja.
Zhvillimi i ekonomisë rurale varet nga potencialet në sektorin jobujqësor. Në zonat rurale është
e nevojshme zhvillimi i bizneseve në sektorin jo bujqësor, për të ulur papunësinë dhe për të
diversifikuar ekonominë e cila nuk duhet të orintohet vetëm drejt zhvilllimit bujqësor dhe duke
lënë mbas dore zhvillimet e tjera që janë të nevojshme për banorët.
Zhvillimi i këtyre bizneseve apo aktiviteteve me karakter jobujqësor do të ndikoje në mjedisin e
përgjithshëm të biznesit, krijim e qëndrave sociale e kulturore duke e bërë komunën një vend më
tërheqës për banorët dhe me burime të zhvilluara.
Diversifikimi i ekonomisë në komunën Golaj mund të arrihet përmes: zhvillimit të turizmit.
Komuna ofron pamje mahnitëse të natyrës duke qënë e ndërthurur me relievin fushor, kodrinor,
malor, praninë e liqenit, ekzistencën e monumenteve të natyrës, objekteve artizanale, folklorit të
pasur dhe kullave karakteristike veriore me gurë.
Për të kuptuar potencialet e komunës Golja, duhet të kuptojmë pozicionin e saj të favorshëm në
lidhje me Bashkinë Krumë, Tropojën, Gjakovën. Ajo shërben si pikë tranzit për tu lidhur me
Tropojën dhe Gjakovën. Krijimi i pikave tërheqëse për turistët do të ndikojnë në ndalimin e tyre
në komunë për të shijuar atë çfarë ofrohet. Pikë favorizuese është liqeni i Fierzës i cili kalon afër
fshatit Kosturr, Helshan dhe Perollaj. Linja e tragetit është ekzistuese, por ndalimi në këto pika
nuk bëhet pasi ndalohet në Tropojë. Krijimi i shërbimeve tërheqëse për turistët do të ndikojë në
krijimin e ndalesave të tragetit përgjatë këtij segmenti liqenor, ku pas vizitës në komunë,
rrugëtimi mund të vazhdohet me anë të rrugëve tokësore për në Tropojë, duke kaluar më parë në
komunë.
Pamjet mahnitëse të liqenit të kombinuara me mundësi për plazh liqenor dhe peshkim, mund të
shërbejnë si pikë tërheqëse për turistët.
Komuna përfshin një monument natyre të mbrojtur, “Pylli i Helshanit”. Ka dhe banesa të cilat
janë shpallur moumente të mbrojtura nga ministria e arsimit dhe kulturës për shkak të vlerave
arkitekturore që ato përcejellin. Këto banesa janë: “çardaku Ibrahim Gjonit”, banesa e Selman
Zymer Dautit, banesa e Selim Sadri Rrahmanit, (fshati Golaj), banesa e Deli Kovacit(Vlahen),
banesa e Man Celes( Helshan), banesa e Muse Hasanit(Kosturr), banesa e Bajram Ukës, banesa e
Ibrahim Sadikut( Kosturr). Këto ndërtesa shprehin arkitekturën e familjes fshatare në Shqipërinë
e veriut.
56.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
56!
Një ndër vlerat kryesore dhe për të cilat shquhet rrethi i Hasit dhe të gjitha njesitë përbërëse të tij,
është mikpritja e banorëve. Pavarsisht gjëndjes së tyre ekonomike ato mirëpresin dhe respektojnë
çdo njeri vendas dhe veçanërisht të huaj. Kohët e fundit, ka pasur shumë turistë të cilët
eksplorojnë Shqipërinë dhe kryejnë ndalesa në komunë për të pushuar por ndërkohë vizitojnë
dhë fshatrat.
Figura 27: Livadhet në komunë.
Figura 28: Lundrimi në liqenin e Fierzës
Figura 29: Stanet në Vlahen
57.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
57!
Folklori dhe objektet artizanale:
Rrethi i Hasit si njësi etnografike më vete, ka pasuri të shumta etnografike dhe folklorike.
Folklori koreografik i krahinës së Hasit përbëhet nga vallet, muzika, pantomimat, elementet
koreografike në lodrat dhe argëtimet popullore dhe etimologjia.
Vallet janë pjesë përbërëse e jetës shpirtërore të popullit dhe një nga format e shprehjes së
gëzimeve, emocioneve nga më të ndryshmet.Vallet praktikohen dhe sot e kësaj dite në raste
festash dhe gëzimesh shoqërore e familjare gjë që tregon për ruajtjen dhe vazhdimësinë e
traditave nga brezi në brez. Janë disa lloj vallesh që karakterizojnë komunën dhe rrethin e Hasit:
Vallet e grave: Janë më të shumtat në numër. Përsa i përket gjinisë, ato i përkasin lirikës por ka
element edhe epike. Nga formacioni ka valle njëshe, dyshe, treshe dhe në grup.
Një karakteristikë tjetër është dhe veshja krahinore tradicionale, e cila realizohet nga punimet me
dorë të grave hasiane që janë të dalluara për fantazinë dhe mjeshtërine artistike. Në krahinën e
Hasit njohen dy lloj veshjesh karakteristike: Veshja e Vlahnes (e cila përbëhet nga opingat,
çorapet, këmisha, fustani, kanaci i mbrapëm dhe i përparëm, shamia etj) të gjithë këto element
përbërës janë të realizuar me dorë. Veshja tjetër tipike është veshja e Rekës.
Vallja e burrave: Vallet e burrave janë më të kufizuara se ato të grave, si nga larmia ashtu dhe
nga përmbajtja e tipologjia. Vallet shprehin gëzimin e banorëve dhe nuk ka raste gëzimi ku ato
nuk përdoren. Tirqet janë veshja më tipike dhe tradicionale e burrave të Hasit. Karakteristike për
valet e burrave është se ato nuk shoqërohen kurrë me këngë por vetëm me muzikë. Ky është një
tipar karakteristik për folklorin tonë koreografik të burrave në krahinat malore të Shqipërisë së
mesme, veriore dhe veri-lindore. Përmbajtja epike e këtyre valleve lidhet me patosin heroik dhe
frymën e tyre trimërore. Kjo duket më shumë në strukturën e motiveve.
Muzika: Dalluese për valet e burrave përbën shoqërimi i tyre melodik i cili influencon në
fizionominë dhe larminë e tyre. Disa nga instrumentat shoqërues të valleve të ndryshme janë:
çiftelia, sharkia, curlet, tupanat, fyelli, bishnica. Për shoqërimin e valleve të burrave instrumentat
janë përdorur jo vetëm në mënyrë solistike, por edhe si grup..
Struktura dhe motivet
Vallet përbëhen nga motivet koreografike të cilat janë pasura, të larmishme dhe kanë strukturën e
tyre ku ekzistojnë element në fondin tradicional koreografik të Hasit. Secila valle ka strukturën e
saj dalluese nga të tjerat. Kjo bën që valet të kenë një bazë karakteristike hasjane, një organizim
të brëndshëm dhe një fizionomi që i dallon nga valet e krahinave të tjera.
Pantonimat:
Janë një element i rëndësishëm i folklorit tonë dramatik, përbën artin e të shprehurit të një
mendimi apo situate nëpërmjet lëvizjeve. Lëvizjet gërshetohen me tre elemntë: gjestin, mimikën
e fytyrës dhe plastikën. Argëtimet popullore përmbajnë një fabul të caktuar e cila ka mjetet e saj
shprehëse e figurative- estetike.
58.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
58!
Komuna ka pasuri të shumta nëntoksore të cilat nuk janë shumë të shfrytëzuara. Ajo është e
pasur me krom dhe bakër, por më kryesori është ai i Vlahnës me rreth 3.000.000 ton rezerva
Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe në trupa të veçantë me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe
objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Bardhaj etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva
me mineral kromi. Përveç mineralit të kromit janë të njohur dhe mjaft objekte të bakrit damaror
Kuarc-Sulfur në masivin Gabror të kaptinës si në zonën e Nikoliqit me rreth 2.000.000 ton
rezerva, Golaj me 1.000.000 ton.
Diversifikimi i ekonomisë në komunë ka alternativa të ndryshme. Punimet artizanale të Hasit
janë të njohura në gjithë vendin. Në qarkun e Kukësit, funksionon një shoqetë mbi punimet
artizanale “ Artizanët e Kukësit” të cilët prodhojnë veshje, punime decorative, me anë të veglave
të ndryshme, të gjitha këto bëhen nga puna me dorë e artizaneve të talentuara. Kjo shoqatë është
një shembull i mirë i organizimit të punës në qark pasi ajo koordinohet me të gjitha njesitë
përbërese dhe tregton produktet brënda dhe jashtë vendit, si dhe organizon panaire të ndryshme
për promovimin e produkteve. Bashkëpunimi i mëtejshëm me këtë shoqatë, dhe krijimi i një
shoqate lokale për promovimin dhe tregtimin e veshjeve artizanale, ndikon në rritjen e punësimit
dhe të ardhurave në komunë. Shfrytëzimi i bimëve medicinale që ndodhen në komunë, bimëve
dekorative, prodhimet e pyllit janë mundësi të tjera për diversifikimin e ekonomisë.
Figura 30: Jelek i veshjes së Hasit. Figura 31: Rrugicë leshi, me motive të zonës
Figura 32: Motive të zonës. Figura 33: Kanaci i veshjes së Hasit
59.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
59!
Përgjigjia e pyetjeve kërkimore:
• Cilat janë dimensionet dhe shkaqet dinamike të migrimit të popullsisë nga vend-origjina e
tyre?
• Cilat janë pasojat e migrimit në zonat e braktisura dhe shkalla e integrimit e të larguarve?
• Si mund të parandalohet fenomeni i migrimit përmes përmirsimit të gjëndjes ekzistuese të
zonave të banuara?
• Cilat janë instrumentat, politikat, zgjidhjet për të përmirësuar cilësinë e jetës, ekonomisë
dhe gjëndjes sociale dhe si mund të rikthehet popullsia e larguar në vëndin e origjinës?
Në këtë studim, janë ngritur disa pyetje kërkimore të cilat në përfundimin e studimit, mbas
shqyrtimit të të dhënave dhe analizave të kryera në qëllim të përmbushjes së temës, marrin
përgjijgje konçize.
Dimensionet dhe shkaqet e migrimit:
Migrimi i popullsisë nga rrethi i Hasit, përbën një fenomen të shkuar dhe po aq prezent në
komunën Golaj në veçanti, ku numri i popullsisë është gjithmonë në rënie. Ky fenomen do të
vazhdoje derisa kushtet dhe cilësia e jetesës në komunë të përmirsohet.
Ashtu si në vendet e tjera , të cilat e kanë kaluar fazën e tkurrjes së popullsisë për shkak të
mungesës së shërbimeve, gjëndja do të vazhdojë të përkeqsohet derisa autoritetet përgjegjëse të
kryejnë detyrën që u takon.
Përgjegjesës për migrimin në komunë, nuk janë vetëm infrastruktura e shërbimeve që mungojnë
në mënyrë të theksuar, por dhe personat kompetentë për përmbushjen e tyre. Kjo vjen si pasojë e
vendosjes së individëve me kapacitet jo të mjaftueshëm në poste drejtuese.
Pasojat e migrimit:
Përveç shkaqeve që detyruan banorët të largoheshin, komuna ndodhet në pasojat e migrimit ku
dita- ditës po “tkurret” për shkak të humbjes së popullsisë. Efekt shumë negativ i migrimit është
largimi i popullsisë në moshë të re.
Largimi i popullsisë ka ndikuar në reduktimin e prodhimtarisë nga bujqësia dhe blegtoria, duke
lënë resurset ekzistuese të pashfrytëzuara. Më shumë se 1/3 e tokës bujqësore mbetet e pa
kultivuar dhe përballet me problemet e degradimit.
Reduktimi i krerëve të bagëtisë dhe lënia e tokave djerrë është një nga efektet më negative për
një ekonomi të qëndrueshme bujqësore. Reduktimi i popullsisë, pengon investimet nga
donatorët, pasi ato nuk mbështesin rehabilitimin e infrastrukturës për një numër të vogël
banorësh.
Shkalla e integrimit të banorëve:
60.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
60!
Një pjesë e banorëve të larguar kanë migruar brënda vendit dhe disa jashtë vendit. Pjesa e
banorëve të zhvendosur brënda kufijve janë zhvendosur kryesisht në rajonin qëndror të
Shqipërisë për shkak të mundësive dhe kushteve më të mira të jetesës. Lëvizja e banorëve nga
komuna ka filluar që në
vitet 1990, kur lëvizjet u liberalizuan, duke mos përbërë një problem zhvendosja e popullsisë.
Shumica e të larguarve janë stabilizuar me një punë apo biznes sado të vogël, por arsyen e
largimit nga vendo-origjina e kanë gjetur të ofruar në vendin e zhvendosjes. Kjo vlen për banorët
të cilët janë zhvendosur që herët dhe kanë pasur mundësi për tu stabilizuar. Por ka banorët të
larguar, kjo u vëzhgua dhe gjatë intervistave në terren, të cilët nuk janë integruar siç duhet në
vendin ku janë zhvendosur dhe janë përballur me të njejtën situatë që ishte në komunë.
Zhvendosja në zonat informale, siç janë Kamza, Paskuqani, Bathorja si dhe rrethinat e Durrësit, i
kanë përballur ato më probleme të theksuara si në kushtet e jetesës ashtu dhe në integrimin
social. Arsyeja që i mban në këto zona është afërsia me Tiranën dhe Durrësin, ku ato janë
punësuar, dhe lehtesia e transportit.
Ato shprehen të gatshëm të rikthehen në vend-origjinë nësë do të kenë mundësi punësimi dhe
plotësimin e shërbimeve arsimore, shëndetsore dhe sociale.
Parandalimi i fenomenit të migrimit përmes përmirësimit të gjëndjes ekzistuese të zonave
të banuara.
Mundësia e vetme për të parandaluar fenomenin e migrimit, është përmirsimi i gjëndjes
ekzistuese . Situata aktuale në komunë vazhdon të jetë e njejtë përveç përmirësimit të ndonjë
rruge lidhëse.
Përveç mungesës së shërbimeve së fshatrat përbërës të komunës, infrastruktura kthehet në një
pengesë akoma më të madhe për ti arrirë këto shërbime që ndodhe në zonat përreth.
Është shumë e nevojshme përmirësimi i infrastrukturës lidhëse midis fshatrave.
Shërbimet kryesore duhet të jenë të shpërndara në të gjithë fshatrat përbërës të komunës.
Ekzistenca e një qëndre shëndetsore me personel të kualifikuar, ekzistenca e kopshteve,
shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, krijimin e qëndrave për integrimin social të fshatit ku
në sheshin e fshtait të zhvillohen aktivitete të ndrysheme që do të shërbejnë për ta bërë jetën
sociale sa më atraktive dhe më pas për alternativa për turistët. Në qëndrën e komunës duhet të
ketë shërbime zjarrfikse, shërbime policore, një qëndër sociale për zhvillimin e aktiviteteve
sociale dhe kulturore ku mblidhen banorë nga të gjithë fshatrat përbërës dhe kalojnë kohën.
61.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
61!
REKOMANDIME:
Rekomandimet përbejnë pjesën kryesore të studimit të komunës Golaj, sepse synojnë
përmirësimin e gjëndjes ekzistuese, pas shqyrtimit të gjëndjes aktuale dhe përdorimin e
potencialeve që ka zona.
5.1 Përmirësimi i shërbimeve sociale
Përmirësimi i shërbimit shëndetsor:
• Krijimi i qëndrave shëndetsore të shpërdara në të gjithë territorin e komunës, dhe paisja
me personel të përgaitur sipas normativave për 1000 banorë. Në komunë ka qëndra
shërndetsore, por ato nuk i mbulojnë gjithë fshatrat, duke krijuar mangësi në shërbimin
shëndetsor.
• Krijimi i të paktën një ambulancë në komunë për rastët emergjente.
Përmirësimi i nivelit dhe shërbimit arsimor:
• Krijimi i kopshteve dhe shkollave 9- vjeçare në çdo fshat. Krijimi i një shkolle të mesme
që të mbulojnë të gjithë territorin e komunës. Largesa e institucioneve arsimore,
infrastruktura jo e përshtatshme, janë faktorë që ndikojnë në mos-ndjekjen e arsimimit.
• Përmirësimi i cilësisë dhe nivelit të arsimit nëper shkolla
• Krijimi i një qëndre sociale e cila do të shërbeje për ndërgjegjsimin e fëmijëve që
braktisin shkollën.
• Krijimi i një qëndre profesionale për specializime të ndryshme për përsonat që nuk do të
ndjekin shkollën e lartë por dëshirojnë të marrin një profesion për shërbimet e komunës.
Përmirësimi i shërbimit social:
• Krijimi i qëndrave sociale në fshatrat me popullsinë më të madhe(psh fshati Golaj), për të
mbledhur banorët (ku do të përfshihen dhe gratë, të cilat kanë integrimin më të ulët social
në zone). Integrimi social i banorëve nuk është aspak i pranishëm në komunë (përveç
“kafeve”, të cilat janë kthyer në burime negative për popullsinë pasi konsumohet alkool i
shumtë dhe është një fenomen shumë i dukshëm në të gjithë rrethin e Hasit dhe në
komunë.
• Krijimi i një qëndre sociale në qëndër të komunës, e cila do të shërbeje për aktivitete të
ndryshme sociale, artizanale, tregtare për të gjithë fshatrat ku do të integrohen femrat dhe
meshkujt.
5.2 Përmirësimi i infrastrukturës:
• Përmisimi i rrugëve dytësore që lidhin fshatrat midis tyre dhe me komunën
• Përmirësimi dhe shtrimi me asfalt i rrugëve të pa asfaltuara, 59 km.
62.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
62!
• Krijimi i një landfilli rajonal ku komuna mund të depozitoje mbetjet e saj pasi banorët i
hedhin plehrat duke dëmtuar mjedisn dhe shëndetin.
Përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit:
• Krijimi i një rrjeti ujësjellës sa më efiçent për banorët ku çdo fshat duhet të ketë ujë.
Banorët në mungesë të një rrjeti efiçent, kanë ndërhyrë vetë në burimet e ujrave për të
siguruar ujë të bollshëm.
Përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve:
• Krijimi i një rrjeti të mirfilltë kanalizimesh, pasi mungesa e tij shkakton ndotje të shumta
mjedisore
Përmirësmi i rrjetit energjitik:
• Shfrytëzimi i energjisë së erës, në Qafën e Prushit.
• Përdorimi paneleve diellore për prodhimin e energjisë, pasi vendi ka nivel të lartë
rrezatimi.
• Ndërgjegjësimi i banorëve në pagesën e energjisë, pasi kjo zonë dhe rajoni veri-lindor në
përgjithësi, është ndër zonat më debitore të energjisë për shkak të mospagesave.
5.2 Zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor.
• Rehabilitimi i rrjetit ujitës për tokat bujqësore në 500 ha me efekt rritjen 32-35% të
prodhimeve bujqësore. komuna ka sistem të mirë vaditës por ka mundësi për përmisime.
• Trajnimi i personave mbi metodat e fundit të ujitjes, mbjelljes dhe kultivimit të bimëve
për të arritur produktivitetin maksimal
• Ndryshimi i strukturës aktuale të përdorimit bujqësor me pemtari dhe vreshtari, fasule,
foragjere, mesatarisht në masën 50% mbi prodhimin actual, e cila ndikon në rritjen e të
ardhurave në 27-32% nga të ardhurat aktuale.
• Shtimi i sipërfaqeve te mbjellura me prodhime bujqësore, inkurajimi i banorëve për të
shfrytëzuar sa më shumë tokat bujqësore në mënyrën e duhur
• Krijimi i një tregu ku do të promovohen produktet vendase dhe do të tregtohen.
• Konsolidimi i tokave për një periudhë së paku 15 vjeçare duke nxitur kooperimin e
fermerëve dhe punën në grup.
• Planifikimi i territorit në kushtete e nevojës të mbrojtjes të tokave bujqësore
• Vënia në përdorim e 800-1000 ha tokë të pa kultivuar.
• Nxitja e tregut të tokës dhe dhënia me qera, me synim zgjerimin e fermave me kufijt mbi
1 ha, në fazën e parë dhe 2 ha në fazën e dytë.
• Krijimi i kooperimeve të fermerëve për prodhimin, shpërndarjen dhe përpunimin nga të
cilat mund të prfitohet: rritja e prodhimit, të ardhurave dhe tregtimi i produkteve.
63.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
63!
• Të zbatohen ndryshimet në strukturën e bujqësisë dhe blegtorisë, pasi nga llogaritjet
rezulton se prodhimi rritet 25-35% dhe të ardhurat, konsolidohet zhvillimi rural i zonës
dhe reduktohet largimi i popullsisë nga zonat rurale.
Zhvillimi i pemtarisë:
• Bazuar në strukturën e tokës, kushtet klimatike propozohet rritja e pemtarisë nga 161 ha
në 300 ha, vreshtaria nga 7,3 ha në 50 ha.
• Të ngrihen qëndra të përpunimit të frutave të pyjeve, frutave të thata, lëngje.
Zhvillimi i qëndrueshëm i blegtorisë:
• Rritja e numërit të krerëve të imta: komuna ka mundësi më mbarështimin e blgtorisë, për
shkak të kullotave të shumta në territorin e saj. Kapaciteti ushqyes lejon rritjen e numrit
aktual të krerëve me dhi në 5-fishin e saj, po ashtu dhe të deleve dhe lopëve.
• Krijmi i infrastrukturës për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve blegtoriale si dhe
krijimin e një linje për përpunimin e mishit.
Përmirësimet që propozohen në ndryshimet blegtoriale, paraqesin rritjen e prodhimeve
blegtoriale në masën 25-30 % dhe krijimin e 250 vëndeve të reja për punësim.
!
5.3$Diversifikimi$i$ekonomisë$rurale$
• Krijimi i fermave të agro-turizmit të cilat do të kenë të kombinuara prodhimet
tradicionale për ushqim, prodhimin e produkteve bujqësore, verës, prodhime shtazore të
zonës së bashku me integrimin e ambjenteve për të pushuar.
• Nxitja e zhvillimit të fermave organike(në 2-5% të totalit) për produkte bio dhe për të
kënaqur turistët.
• Krijimi i pikave të pushimit për turistët, kampingje( në fshatin Kosturr, Perollaj, Vlahen
etj), fjetje nëpër shtëpitë e banorëve të cilat mund të përshtaten si “hotele”, fjetore si dhe
vizita në “stanet” e Vlahnes..
• Krijimi i qëndrave të informacionit, në bashkinë Has, për të vizituar komunën nga
turistët.
• Krijimi i festive të ndryshme dhe panaireve në zonë, ku do të tregohen veçoritë
karakteristike të komunës, nëpërmjet valleve, veshjeve tradicionele, muzikë, gatimeve
tradicionale
• Krijimi i një “muzeu” i cili mund të realizohet në një nga shtëpitë e mbrojtura , për të
treguar veglat e punës, veglat muzikore dhe artizanale me të cilat prodhohen produktet
artizanale dhe të gjithë objektet që tregojnë pasurinë kulturore të komunës.
• Prodhimet artizanale të zonës: qilima, sexhade, veshjet karakteristike të zonës, orenditë
shtëpiake, zbukurime të ndryshme.
• Zhvillimi i bimëve mjeksore si: sherebelë, boronicë, dëllinja, trumëza
• Shtimi i sipërfaqeve të mbjellura me bimë medicianle
64.
UNIVERSITETI POLIS SHKOLLANDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
_________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
64!
• Krijimi i ekipeve apo grupeve të trajnuara për mbledhjen e bimëve medicinale
• Krijimi i një qëndre grumbullimi të këtyre bimëvë
• Krijimi i qëndrave të trajnimit për banorët, për njohjen e bimëve medicinale
• Krijimi i një tregu për shitjen e këtyre bimëve.
• Bimët dekorative, të cilat janë mundësi e mirë për kultivimin dhe tregtimin e tyre
Figura 34: Kategorizimi i fshatrave
!
!
Figura e mësipërme paraqet kategorizimin e fshtarave sipas potencialeve të tyre. Ato janë ndarë
në zona me mundësi për zhvillim bujqësor e blegtoral dhe zona me potencial për turizmin.
Fshatrat: Kosturr, Helshan, Golaj, Vlahen, paraqesin mundësi më të mira për zhvillimin e
turizmit rural, për shkak të pranisë së liqenit, monumenteve të natyrës etj. Fshatrat e tjerë
paraqesin mundësi më të mira për kultivimin e bujqësisë dhe blegtorisë për shkak të kushteve
më të përshtatshme. Zhvillimi i turizmit në këto fshatra do të bazohet në bukuritë natyrore,
shfrytëzimin e tokave bujqësore për krijimin e fermave agroturistike, lidhja e linjës me tragetin e
Komanit, ku mund të bëhet ndalesa në fshatrat Kosturr, Helshan, Perollaj, për të vazhduar më
pas rrugëtimin në komunë përmes shtigjeve dhe rrugëve këmbësore, pasi qëndrat e banuara
ndodhen në afërsi të liqenit.
!
Këto rekomandime synojnë në rritjen ekonomike, sociale dhe mjedisore të komunës, të cilat do
të ndikojnë në reduktimin e migrimit të mëtejshëm dhe rikthimin gradual të banorëve të larguar.
!
!UNIVERSITETI!POLIS! SHKOLLA NDËRKOMBËTAREE ARKITEKTURËS DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT URBAN
________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5 Kashar, Tiranë, Shqipëri, Tel: +355 (4) 2407420 / 2407421, Fax: +355 (4) 2407422, Cel: +355 (0)694088111
www.universitetipolis.edu.al; info@universitetipolis.edu.al
!
!
!
BIBLIOGRAFIA:*
!
Bernt,M. Cocks,M. Grossmann,K.Haase,A.Rink,D.(2012), Shrink Smart The Governance of
Shrinkage within an European Context.
!
Censusi,(2011),Perspektiva gjinore në Shqipëri. Marrë nga
http://www.instat.gov.al/media/169431/prespektiva_gjinore_ne_shqiperi.pdf
Cox,W.(2004), International shrinking cities Analysis, classification and prospects.
Marrw nga:!http://www.gbv.de/dms/zbw/746333307.pdf (5/5/2015).
Haase,A.(2013), Shrinking cities in postsocialist Europe, Berlin.
Instat(2014), Migracioni në Shqipëri.
Instat(2014) Tipologjia e komunave dhe bashkive. marrë nga
http://www.instat.gov.al/media/241771/tipologjia_e_komunave_dhe_bashkive.pdf (5/5/2015)
IOM(2008), Identifikimi i zonave më të prekura nga emigracioni dhe migracioni i kthimit në
Shqipëri, marrë nga:
http://www.albania.iom.int/publications/research/3%20Zonat%20me%20te%20prekura%20-
%20profili.pdf (5/6/2015)
Lushaj,Sh.(2014), Dispensë, U-Polis. Tiranë.
Oswalt,P.(2006), Shrinking cities (ed). Hatje Cantz, Berlin.
Richardson,H. and Nam,Ch. (2013), Shrinking cities:a global perspective. (eds): 35-40.
Schlappa,H. Neill,W.URBACT(2013), Re-imaging the future in shrinking cities, Bialec, Nancy
(France).