SlideShare a Scribd company logo
1 of 32
Download to read offline
Objektivi
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada – Government
Ministria për Komunitete dhe Kthim/
Ministrarstvo Zajednice i Povratak/
Ministry for Community and Return
Nr.
3
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada – Government
Ministria për Komunitete dhe Kthim/
Ministrarstvo Zajednice i Povratak/
Ministry for Community and Return
BOTUES:
Ministria e Komunitete dhe Kthim
Zyra për Komunikim Publik
Redaktor përgjegjës:
Sabit Hykolli
Redaksia:
Igballe Maloku
Disenji: Xhad Studio
Master Print
Adresa:
Ndërtesa e Hekurudhës - Fushë Kosovë
Tel: +381 (0) 38 522 047
+381 (0) 38 522 092
www.ks-gov.net/mkk
O B J E K T I V I
3
EDITORIAL
Strategjia e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim 2010-20013, paraqet
dokumentin kornizë që definon objektivat dhe synimet strategjike të Ministrisë
të cilat dalin nga mandati i saj dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zbatimi
i politikave në fushën e kthimit për të gjithë të zhvendosurit brenda dhe jashtë
Kosovës, dhe riintegrimi i tyre, sipas kësaj strategjie, edhe gjatë vitit 2010 pritet të
shënojë ngritje cilësore, sepse MKK-ja tashmë ka resurse vepruese për shërbime
cilësore si në rrafshin lokal nëpërmjet të bashkëpunimit me komunat e Kosovës,
ashtu edhe në nivelin qendror, në bashkëveprim me të gjitha ministritë e linjës të
Qeverisë së Kosovës si dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në Kosovë.
Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe veprimeve të cilat dalin nga kjo strategji,
bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, janë në shërbim të ngritjes së vetëdijes mbi domosdoshmërinë e
krijimit të besimit dhe të bashkëpunimit multietnik për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme për të
gjitha komunitetet.
Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e shumta me të cilat do të ballafaqohemi, mirëpo kjo strategji paraqet një
kornizë operative që siguron qasje të bazuar për identifikimin e problemeve dhe mundësinë e zgjidhjes së
tyre, me qëllimin e përmirësimit të kushteve dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë. Besoj dhe jam
shumë optimist se, me përkrahjen e fuqishme dhe angazhimin e vendosur të institucioneve vendore dhe të
partnerëve ndërkombëtar, do t’i kapërcejmë me sukses sfidat dhe do të arrijmë suksesin e dëshiruar, duke
ndjekur praktikat më të avancuara të vendeve me demokraci të mirëfilltë, në mënyrë që Kosova ta shpejtoj
hapin drejt integrimeve në mekanizmat ndërkombëtarë.
Me këtë dokument Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe unë si ministër, shprehim vullnetit dhe
gatishmërinë e plotë për hulumtimin e mundësive sa më të mira për krijimin e kushteve për ngritjen kualitative
të qeverisjes në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ku, integrimi i të gjitha komuniteteve pa dallim do të gëzojë
qasje serioze të përhershme. Strategjia MKK-së duke forcuar dhe stabilizuar komunitetet qe jetojnë në Kosovë,
do të lehtësojë Kthimin e të zhvendosurve brenda dhe jashtë Kosovës dhe riintegrimi i tyre i plotë në shoqërinë
kosovare. Pra, synimi ynë dhe qëllimi strategjik i këtij dokumenti është referimi i arritjes së më të mirë e sa
më të shpejtë i standardeve evropiane sipas planit për veprim për partneritet evropian, ku Republika e Kosovës
ofron modelin e një shoqërie moderne multietnike.
Për realizimin e këtij qëllimi strategjik, Ministria për Komunitete dhe Kthim i falënderon dhe u shpreh
mirënjohje të gjithë atyre që e kanë ndihmuar deri tash dhe, i siguron se do të jetë e hapur, për të gjithë ata që
tregojnë vullnetin e mirë për të kontribuar në këtë drejtim.
Me respekt,
Sasha Rashiq
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
O B J E K T I V I
4
INFRASTRUKTURA
MKK-ja NUK KURSEN MJETE PËR
TË NDIHMUAR PROJEKTET E INFRASTRUKTURËS
Nevojat për renovimin e infrastrukturës së dëmtuar në lagjet e të kthyerve , janë në lidhje të drejtpërdrejtë ,
jo vetëm me mundësitë e kthimit , por edhe të qëndrueshmërisë së kthimit. Përvojat e mëhershme, tërheqin
vërejtjen në dëshminë se zbatimi i projekteve për renovimin e infrastrukturës , shpeshherë nuk ka qenë i
përcjellur me realizimin e projekteve për renovimin e fondit banesor, por edhe anasjelltas.
Në vitet pas konfliktit , nuk ka pasur qaseje të sinkronizuar dhe sistematike në zbatimin e projekteve për
renovimin e infrastrukturës së objekteve infrastrukturore , kështu që mjetet e qasura në të shumtën e rasteve nuk
janë shpenzuar , ne pajtim me nevojat dhe prioritetet reale . Gjithashtu , vete donatoret , shpeshherë donacionet
i kane orientuar në pajtim me kriteriumet e tyre .
Të dhënat e mbledhura nga të gjitha komunat në Kosovë , tregojnë për një gjendje mjaftë të ndryshme të
infrastrukturës në Kosovë. Kështu, deri sa në disa vende aspak nuk ekziston infrastruktura komunale dhe
sociale , në disa vise situata është tejet e mirë, dhe i kënaq nevojat themelore, jo vetëm të të kthyerve, por edhe
të banorëve vendorë.
Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët dhe zhvillimit të infrastrukturës nëpër
komuna, Ministria për Komunitete dhe Kthim , ka marr pjesë në bashkëfinancimin e projektit të asfaltimit
të rrugës “Bekim Isma” në Rahovec, MKK ka financuar këtë projekt në shumë prej 100,000.00 euro , ndërsa
komuna e Rahovecit 30,000.00.
Gjithashtu Ministria për Komunitete dhe Kthim
ka nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit,
për bashkëfinancimin e projektit të ujësjellësit,
për fshatrat Zhegër dhe Budrigë të komunës së
Gjilanit, të banuar me shqiptarë dhe serbë.
Për ndërtimin e këtij ujësjellësi, përveç Ministrisë
për Komunitete dhe Kthimin i cila ka kontribuar
më 91 mijë euro, Komuna e Gjilanit ka ndarë
122 mijë euro, ndërsa qeveria zvicerane dhe ajo
austriake kanë ndihmuar këtë projekt shumë
të rëndësishëm me 173 mijë euro.Me këtë rast
ministri i MKK-së Sasha Rashiq tha se “Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk do të kursej asnjëherë për
të ndihmuar projekte të kësaj natyre, ku përfitojnë të gjitha komunitet dhe është një sinjal i mirë edhe për të
zhvendosurit që të binden se këtu po krijohen kushte edhe më të mira për jetë” .
O B J E K T I V I
5
Asfaltimi i rrugës Bekim Isma në Rahovec
Projektet e Investimeve Kapitale 2009
Ndërtimi i Kanalizimeve dhe Ujësjellësve
Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet
1. Ndërtimi i Kanalizimit në fshatin Dobratin – Lipjan 209.587,85 euro 21.10.2009 Në proces
2. Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Dolak- Vushtrri 36.198,89 euro 16.11.2009 Në Proces
3. Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin Sinajë-Istog 98.74.98 euro 15.09.2009 E përfunduar
4. Ndërtimi Ujësjellësit në fshatin Budrigë- Gjilan ------------------ --------------- --------------
5. Rregullimi i hapësirës në Kampin Plemetin – Obiliq 38.828,00,30 30.06.2009 E përfunduar
6. Furnizimi me material për ndërtimin e ujësjellësit në Medvec- Lipjan 9.744,00 euro 9.10.2009 E përfunduar
Projektet e Investimeve Kapitale 2009
Ndërtimi i rrugëve
Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet
1. Asfaltimi i rrugës Bekim Isma KK Rahovec 155.488,74 euro 26.10.2009 Në proces
2. Asfaltimi i rrugës në fshatin Gushtericë e ulët – Lipjan 53.424,95 euro 14.12.2009 E përfunduar
3. Struarja me zhavorr e rrugëve fshatin Suvi Do – Lipjan 67.915,00 euro 29.05.2009 E përfunduar
4. Furnizimi me zhavorr për ndërtimin e rrugës në fshatin Grace – Vushtrri 7.200,00 euro 13.05.2009 E përfunduar
5.
Shtruarja e trotuarit prej betonit në lagjen Gropisht
në fshatin Skivjan – Gjakovë
7.590,11 euro 30.07.2009 E përfunduar
6. Furnizimi me zhavorr për rregullimin e rrugëve dytësore në Kllokot – Viti 9.700,50 euro 13.10.2009 E përfunduar
7. Furnizimi me zhavorr për komunitetin RAE 9.048,00 euro 19.11.2009 E përfunduar
8. Furnizimi me zhavorr për rregullimin e rrugëve në Graçanicë 9.997,50 euro 14.12.2009 E përfunduar
9. Furnizimi me zhavorr për ndërtimin e rrugës në fshatin BAllofc 9.831,00 euro 18.12.209 E përfunduar
O B J E K T I V I
6
Projektet e Investimeve Kapitale 2009
Rregullimi i varrezave
Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet
1. Rregullimi i rrethojës së varrezave ortodokse në Prishtinë 75.553,93 euro 26.10.2009 Në proces
2. Rregullimi i varrezave në Hallaq të vogël – Lipjan 9.747,50 euro 09.10.2009 E përfunduar
3. Ndërtimi i Objektit ndihmës pranë varrezave në Korretishtë – Gjilan 9.895,00 euro 30.10.2009 E përfunduar
Ndriçimi i rrugëve
Nr. Aktiviteti Vlera Data Rezultatet
1. Furnizimi me material elektrik për ndriçimin e fshatit Dobratin – Lipjan 17.424,49 euro 03.12.2009 Në proces
2. Rregullimi i ndritë rrugës afër shkollës në Graçanicë 2.400,00 euro 29.10.2009 E përfunduar
3. Ndriçimi i rrugës në fshatin Guscu - Gjilan 9.400,00 euro 19.11.2009 E përfunduar
4.
Furnizimi me shtylla elektrike dhe kabllo
për rrymë për fshatin Sinajë – Istog
935,00 euro 09.12.2009 E përfunduar
5. Furnizimi me reflektor për fshatin Llapllaselë 425,00 euro 09.11.2009 E përfunduar
6. Ndriçimi i rrugës në fshatin Gushtericë e epërme – Gjilan 8.940,00 euro 23.11.2009 E përfunduar
7. Ndriçimi i rrugës në fshatin Gushtericë e ulët – Gjilan 9.780,00 euro 19.11.2009 E përfunduar
O B J E K T I V I
7
KONCEPT-DOKUMENTET E
REALIZUARA NGA MKK-ja
Kthimi i qëndrueshëm dhe ri-integrimi i të zhvendosurve në
Lugmir dhe Shtruerë të Vushtrrisë
Ministria për Komunitete dhe Kthim, në mbështetje të kthimit
dhe ri-integrimit të zhvendosurve, në komunën e Vushtrrisë, ka
ndarë mjete në shumën prej 26,240.00 euro për realizimin e një
projekti, si pjesë e koncept-dokumentit, të cilin Grupi Punues
Komunal i Vushtrrisë kishte lejuar implementimin e tij.
Ky projekt synon kthimin e qëndrueshëm dhe integrimin e
13 familjeve të komunitetit serbë të zhvendosur brenda vendit
dhe 2 familjeve të komunitetit pranues (shqiptarë), në fshatrat
Lugmir dhe Shtruerë të komunës së Vushtrrisë.
Për realizimin e këtij projekti, Ministria për komunitete dhe
Kthim, me 2.06.2009 ka nënshkruar një Memorandum të
Mirëkuptimit me KK komunal të Vushtrrisë, i cili i ka kontribuar
projektit , me një vlerë prej 50,000.00 euro për ndërtimin e
infrastrukturës dhe me OJQ-në “Developing Together”-DT si
implementuese e projektit.
Përveç ndërtimit, riparimit dhe infrastrukturës përcjellëse,
përfituesve të projektit u është ofruar mbështetje për të ardhurat
e mundshme me anë prodhimit, duke u siguruar shërbime
sociale dhe promovimin e dialogut ndëretnik përmes trajnimeve
të përbashkëta për dialog dhe bashkëjetesë.
Implementimi i projektit është ndarë në dy faza.
Faza e parë ka përfshirë kontaktet me familjet e zhvendosura,
përzgjedhja e përfituesve, ndërtimin dhe riparimin e shtëpive, e
cila tashmë veç ka përfunduar.
Kurse faza e dytë përfshinë aktivitetet në krijim e të ardhurave,
rehabilitimin e infrastrukturës dhe komponentit të dialogut, për
të cilën ka filluar procesi I zbatimit dhe do të përfundojë për një
kohë të shkurtër.
O B J E K T I V I
8
KTHIMI INDIVIDUAL
VËNIA E GURTHEMELIT
TË SHTËPISË PËR FAMILJEN E KTHYER 11 ANËTARËSHE
Unë personalisht, si ministër në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e përkrah vendimin e tyre për
kthim, dhe premtojë se do të bëjmë atë që është më e mira për krijimin e kushteve për kthim dhe qëndrim në
Kosovë.
Ministria për Komunitete dhe Kthim ishte e angazhuar në të gjitha aspektet për implementimin e projekteve
dhe linjave të shërbimeve përkatëse për të përkrahur kthimin individual, përfshirë dizajnimin, planifikimin,
implementimin dhe monitorimin e projekteve. Për këtë, ministria ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet
e përfshira në procesin e kthimit dhe veçanërisht bashkëpunim të drejtpërdrejtë ka pasur me UNDP-në në
implementimin e programeve të përbashkëta për mbështetjen e kthimit dhe re-integrimit në Kosovë.
Komponenti i kthimit individual në kuadër të UNDP-së (SPARK) ka ofruar asistencë të drejtpërdrejt kthimit
individualtëpersonavetëzhvendosurminoritarë,tëcilëtspontanishtkanëzgjedhurtëkthehennështëpitëetyre.
Përkrahja e ofruar iu ka përgjigjur rrethanave vendore dhe nevojave individuale përmes ofrimit të asistencës në
strehim, asistencës socio-ekonomike dhe implementimit të komponentit për zhvillimin e komunitetit. Ministria
për Komunitete dhe Kthim, në pajtim me kriteret e vendosura për kthimin individual, ishte e përfshirë në
shqyrtimin dhe në dhënien prioritet të kërkesave për përkrahje të kthimit, dhe ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë
në referimin, vlerësimin, aprovimin dhe dhënien e asistencës (procedurat e tenderimit, inspektimit të ndërtimit,
etj) për rastet adekuate.
Të kthyerit individual nga radhët e minoriteteve që kanë poseduar vërtetimin për dëmtimin e shtëpisë/banesës
nga lufta dhe të cilët kanë planifikuar kthimin e tyre në Kosovë dhe kanë pasur nevojë për përkrahje janë
O B J E K T I V I
9
kualifikuar si të pranueshëm për asistencë për strehim në kuadër të projektit të UNDP-së për kthim individual.
Përmes linjës së shërbimit për asistencë socio-ekonomike, e cila është implementuar me OJQ-të vendore, për
250 familje janë ofruar grante për gjenerimin e të ardhurave siç janë lopë me vica, moto-kultivatorë, ferma të
pulave, pajisje për kompjuterë etj. Për më tepër të gjitha familjet e ndihmuara me asistencë socio-ekonomike
kanë marrë pjesë në trajnimet e organizuara për fillim të biznesit.
Gjithashtu, përmes linjës së shërbimit për zhvillim të komunitetit 94 familje kanë marrë pjesë në skemën e
vauçerëve duke ndihmuar realizimin e 22 projekteve të vogla të komunitetit në 9 komuna të Kosovës, ku si
financuese e këtyre projekteve të UNDP-së është Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Njërangafamiljetendihmuaranëkthiminindividual/vullnetarnështëpitëtyreështëfamiljaserbe11anëtarëshe
e Darko Spasiqit, në fshatin Cërkvena Vodicë të Komunës së Obiliqit.
Ministria për Komunitete dhe Kthim si pjesë e Qeverisë së Kosovës ka ndarë 16 mijë euro për ndërtimin e kësaj
shtëpie në sipërfaqe prej 62 m 2 sipas standardeve të parapara.
Ministri Rashiq dhe kryeministri Thaçi me 2 qershor morën pjesë në vënien e gur-themelit të shtëpisë së re, me
ç’rast hasën në mikpritje të ngrohtë të kësaj familjeje.
Pas zbrazjes me lopatë të betonit në themelin e shtëpisë së re, në gostinë që nikoqiri kishte përgatitur për
qeveritarët, ministri Rashiq, falënderojë për mikpritje të ngrohët dhe me një dolli të ngrehur simbolikisht i
uroi familjes serbe Darko Spasiq rikthimin në Kosovë dhe nisjen e shtëpisë së re.
“Kamë kënaqësinë e veçantë që sot të jem këtu dhe të marr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për këtë
familje të sapokthyer.
Mbi të gjitha jam shumë i lumtur që shohë këtë familje të re e të mrekullueshme, cila ka vendosur që të kthehet
në vendlindjen e vet.
Unë personalisht, si ministër në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e përkrah vendimin e tyre për
kthim, dhe premtojë se do të bëjmë atë që është më e mira për krijimin e kushteve për kthim dhe qëndrim në
Kosovë.
Unë shpresoj që në të ardhmen të ketë më tepër familje të shpërngulura që do të kthehen në shtëpitë e tyre ashtu
siç veproi familja Spasiq.”
O B J E K T I V I
10
KTHIMIDHERE-INTEGRIMINËKOSOVË
RRK I
Projekti Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë është një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian , Qeverisë së
Kosovës përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe UNDP-së, që të mbështesin procesin e kthimit të
qëndrueshëm dhe re-integrimin e personave të zhvendosur duke garantuar stabilitet dhe një shoqëri shumë-
etnike në Kosovë.
Projekti ka të bëjmë me fuqizimin e komunave të cilat do të marrin përgjegjësi të mëtutjeshme në ndihmesën e
kthimit të të zhvendosurve si dhe në kontribuimin edhe stabilizimin e përgjithshëm të kthimit të minoriteteve.
Projekti në veçanti do të ofrojë ndihmë për 180 familje të zhvendosura, ku parashihet rindërtimi i shtëpive,
rindërtimi i infrastrukturës së nevojshme dhe pako që do të mundësonin krijim e të ardhurave, si dhe aktivitet
të ndryshme për kultivimin e dialogut ndëretnik.
Ministria për Komunitete dhe Kthim e mbështet me 1.1 milion euro, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian
në Kosovë me 3.3 milion euro dhe Programi i Kombeve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP) me 0.4 milion euro.
Projekti RRK1 ka filluar në katër komuna Istog, Pejë, Fushë –Kosovë dhe Gjilan dhe pritet të zbatohet në një
periudhë prej 21 muajsh prej korrikut 2008 deri në prill 2010 .
181 familjeve pritet te kthehen ne katër komunat e përzgjedhura
RRK I
KOMUNAT
NR. I FAMILJEVE TE
PËRZGJEDHURA NË FAZËN E PARË
NR.I FAMILJEVE TË PËRZGJEDHURA
NË FAZËN E DYTË
ISTOG 40 30
PEJË 25 30
FUSHË-KOSOVË 15 10
GJILAN 20 11
GJITHËSEJT 100 81
GJITHËSEJT FAZA E I+II 181
Të katër komunat kanë shpallur tenderët për ciklin e pare të kthimeve në pajtim me rregullat e prokurimit në
Kosovë, si dhe janë kontraktuar kompanitë ndërtimore për rindërtimin e shtëpive.
Nga cikli i parë, nga 100 përfitues të aprovuar, janë ndërtuar 84 shtëpi dhe janë kthyer 386 persona. Nga këto
shtëpi të ndërtuara 57 familje kanë marr pajisje të amvisërisë . 97 shtëpitë e tjera janë në faza të ndryshme të
re-konstruimit – tenderimit, në ndërtim, apo janë në përfundim e sipër.
Familjet e para të përfituesve nën projektin RRK1, janë kthyer në shtëpitë e tyre të reja. Që nga 20 nëntori 2009,
22 familje janë kthyer në Istog, 8 familje në Komunën e Pejës, dhe 12 familje në Gjilan. Në Komunën e Fushë-
Kosovës, janë 13 familje të kthyera në pritje të finalizimit dhe dorëzimit të shtëpive të tyre.
Komiteti Drejtues i RRK-së ka aprovuar rindërtimin e 17 shtëpive për rastet sociale nga komunitetet pranuese
në tri partner komunat siç janë : Gjilani, Istogu dhe Peja. Në ciklin e pare parashihet të përfundohen 130 shtëpi
të parapara në projekt, si dhe 51 shtëpi shtesë të financohen nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Ceremonia e parë që shënoi dorëzimin e çelësave të 35 shtëpive, është mbajtur në fshatin Serbobran, në
Komunën e Istogut, me 16 dhjetor 2009.
Për të mbështetur familjet, të cilat vullnetarisht kanë vendosur ta rifillojnë jetën e tyre në këtë komunë, përveç
35 shtëpive, të cilave gurë themelet u ishin vënë në korrik të këtij viti, dhe tani u janë dorëzuar çelësat, janë duke
u ndërtuar edhe 25 shtëpi tjera .
Përveç kësaj ndërtimet e ciklit të dytë janë në zhvillim e sipër në Komunën e Istogut, dhe parashihet që punimet
elementare për 20 shtëpi tjera të kryhen në këtë vit-varësisht nga kushtet atmosferike.
O B J E K T I V I
11
ISTOGU PEJA GJILANI FUSHE-KOSOVA
CIKLI I PARË
Nga 36 shtëpitë e tenderuara,
35 janë kompletuar.
22familje përfituese janë
kthyer dhe kanë marr çelësat e
shtëpive të tyre.
Nga19 shtëpitë e dhëna
në tender, tetë prej tyre
janë kompletuar gjersa 11
shtëpitë tjera kërkojnë një
inspektim për shkak të
disa defekteve të cilat janë
vërejtur
Nga gjithsejtë 12
shtëpi, 11 janë
kompletuar ose
janë në fazën
përfundimtare.
Të 13 shtëpitë janë në
fazën përfundimtare.
CIKLI I DYTË
Është kryer nënshkrimi i
marrëveshjes tri-paleshe për
25 përfituesit e shtëpive ( 23
shtëpi nga kategoria e V-të dhe
dy nga kategoria e IV ).
Parashihet ndërtimi i 26
shtëpive të kategorisë së
pestë.
Në këtë fazë janë 11
përfitues.
Ne këtë faze, 10
përfitues janë të
aprovuar
RRK II
Projekti Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë faza e dytë (RRK II ), është vazhdimi i fazës së parë me qëllim të
plotësimit të ndihmave të së kaluarës dhe atyre momentale për një kthim të qëndrueshëm dhe re-integrim të
personave të zhvendosur në Kosovë. Projekti është treguesi më i mirë që procesi i kthimit nuk ka ngecur dhe se
Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe tërë Qeveria e Kosovës janë duke punuar në krijimin e kushteve për
kthim të qëndrueshëm dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Edhe kjo fazë e projektit RRK II sikurse faza e parë është financuar ana e KE të menaxhuar nga ZNKE-ja ( Zyra
Ndërlidhëse e Komisionit Evropian )
dhe bashkëfinancuar nga MKK-ja. Implementues i projektit RRK II është Këshilli Danez për Refugjate ( DRC ).
KE ka kontribuar me 4 milion euro përderisa MKK-ja me 1.1 milion euro
Projekti ofron mbështetje për katër komuna shtesë siç janë: Klina, Obiliqi, Ferizaj dhe Rahoveci për periudhën
24 muajshe të paraparë për zbatimin e projektit.
Shfrytëzues të këtij projekti do të jenë së paku 210 familje të personave të zhvendosur dhe familjeve refugjate,
të cilëve do tu ndihmohet që të kthehen dhe reintegrohen në Kosovë. 50 familje do të ndihmohen me mjetet e
MKK-së dhe 160 me mjetet e Komisionit Evropian.
Ceremonia e fillimit të projektit RRK II është organizuar me 23 shtator nga ana e Komisionit Evropian, Ministria
për Komunitete dhe Kthim dhe DRC.
KLINA
Në komunën e Klinës është aprovuar lista prej 23 shfrytëzuesve, duke përfshirë këtu 18 serb dhe 5 pjesëtar të
komunitetit RAE.
Në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e Urbanizmit, Gjeodezisë , Katastrit dhe Komunën e Klinës është
përgatitur plani për ndërtimin e shtëpive.
Asociacioni për Persona te Zhvendosur “Bozhur” dhe DRC-ja kanë takuar 18 familjet e zhvendosura dhe kanë
nënshkruar marrëveshjen tre-paleshe për kthim. Të gjitha këto familje vizituan Kosovën me 12-13 nëntor që
të tregojnë vendndodhjen se ku duhet të vendosen shtëpitë e tyre në pronën e tyre. Për 5 familjet RAE nuk ka
pasur mundësi që të sigurojnë dokumentacionin duhur i cili certifikon se pesë përfituesit e propozuar kanë
qenë të shpërngulur në Mal të Zi.
Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian si dhe e Këshilli Danez për
Refugjatë ( DRC ) si implementues i projektit, me 3 dhjetor në fshatin Dollc të Komunës së Klinës, organizuan
një ceremoni me rastin e fillimit të ndërtimit të 12 shtëpive për të kthyerit serb të këtij fshati. Në ceremoni ishin
prezent edhe 12 kryefamiljarët e kthyer të cilët gjer më tani kanë jetuar në Serbi, ndërsa për momentin janë të
vendosur në fshatin Dersnik deri në ndërtim të shtëpive të tyre.
O B J E K T I V I
12
FERIZAJ
Në ceremoninë e fillimit të projektit në komunën e Ferizajt vetëm janë identifikuar të kthyerit potencial në këtë
komunë.
Me 7 tetor u organizua vizita Shko e Shiko për 4 individ te komunitetit RAE në Ferizaj të cilët për momentin
janë të zhvendosur në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Me19nëntorDRCkaorganizuartakiminShkodheInformohunëSmederevëmenjëgrupprej25kryefamiljarëve
të shpërngulur nga komuna e Ferizajt. Me 20 nëntor është organizuar edhe një vizitë Shko dhe Informohu me të
shpërngulurit nga Klina në Kragujevc e prezent ishin edhe përfaqësuesit e UNHCR-it.
OBILIQ
Eshte aprovuar lista për 5 përfitues potencial.,mirëpo dy nga pesë familjet përfituese potenciale nuk përmbushën
kriteret për marrjen e asistencës ( ndihmës ) dhe ata u larguan nga lista. Një familje RAE e zhvendosur në
Maqedoni kishte problem me pronën, një familje tjetër serbe nuk i përmbushte kriteret pasi që ishte e asistuar
edhe nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe po ashtu dështoi në prezantimin e dokumentit të regjistrimit që i takon të
zhvendosurve.
Eshte organizuar vizitë me të shpërngulurit në Novi Sad dhe Kragujevc
RAHOVEC
Pas nënshkrimit te memorandumit me komunën e Rahovecit, është mbajt takim me Departamentin e
Urbanizmit, Kastratit dhe Gjeodezisë në Rahovec, që të sigurohet mbështetje për rindërtimet dhe aktivitetet në
vijim.
O B J E K T I V I
13
INTERVISTË ME TË KTHYERIN
E FSHATIT DOLLC TË KOMUNËS
SË KLINËS
Në kuadër të Projektit RRK II ( “Kthimi dhe Ri-integrimin në Kosovë, faza e dytë” ) të bashkë-financuar nga
Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian si dhe e implementuar nga
Këshilli Danez për Refugjatë ( DRC ), në fshatin Dollc të Komunës së Klinës u mbajt ceremonia me rastin e
fillimit të ndërtimit të 12 shtëpive për të kthyerit serb të këtij fshati.
Në ceremoni morën pjesë Ministri i MKK-së, Sasha Rashiq, udhëheqësi i operacioneve i Zyrës Ndërlidhëse të
Komisionit Evropian Kjartan Bjornson, Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, përfaqësuesit e DRC-së
si dhe përfaqësuesit e të kthyerve.
Ata të cilët më së tepërmi shprehën gëzimin për ndërtimin e shtëpive ishin 12 kryefamiljarët e kthyer të cilët gjer
më tani kanë jetuar në Serbi ndërsa tani për momentin janë të vendosur në fshatin Dersnik, deri në ndërtimin
e shtëpive të tyre, nën përkujdesje të Këshillit Danez për Refugjatë i cili ndodhet në Pejë.
I kënaqur me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive si të institucioneve vendore e po ashtu edhe atyre
ndërkombëtare në realizimin e procesit të kthimit ishte edhe i kthyeri Bozhidar Sharkoviq nga fshati Dollc i
Klinës me të cilin zhvilluam një intervistë.
Z.Sharkoviq si po ndjeheni tash pas dhjetë viteve të kthimit në Kosovë ?
Bozhidar Sharkoviq : Çdo fillim është i vështirë, por jemi kthyer në pronën tonë,
shtëpitë tona, doket dhe zakonet tona gjegjësisht në
traditën tonë.
Si jeni të pritur nga komuniteti pritës dhe ju lutem tregonani shkurt se
a mundeni të jetoni edhe më tej së bashku me pjesëtarët e komunitetit shqiptar ?
Bozhidar Sharkoviq: Ishim mjaftë mirë të pritur nga komuniteti vendës
gjegjësisht fqinjët tanë të mëhershëm.
O B J E K T I V I
14
A keni kontaktuar edhe me herët me ta ?
Bozhidar Sharkoviq : Po, në vizitat “shko e shih”. Fqinjët na vizitojnë edhe tani
Kështu që nuk kemi kurrfarë problemesh me ta.
Në procesin e juaj të kthimit me cilën organizatë lokale apo
ndërkombëtare keni kontaktuar së pari?
Bozhidar Sharkoviq : Këshillin Danez për Refugjatë ( DRC )
Sa shpejt mendoni se MKK-ja është e kyçur në procesin e kthimit të
refugjatëve?
Bozhidar Sharkoviq : Mendoj se me pak vonesë, por megjithatë pasi që po
shohim se ajo është e përkushtuar në realizimin e procesit
të kthimit jemi të kënaqur edhe me këtë
A mendoni se ndihma e ofruar nga MKK-ja ishte e specifikuar sipas
nevojave tuaja?
Bozhidar Sharkoviq : Gjithsesi se po. Kjo do të thotë shumë për ne që jetuam si
refugjatë. Ndërtimin e një kulmi të shtëpisë e kemi pritur
gjatë dhe posa të më ndërtohet shtëpia do të kthehen me
gjithë anëtarët e familjes për të jetuar këtu ku kam lindur
dhe ku e kam pasurinë.
Çka sipas mendimit tuaj, çfarë lloj ndihmash kishin me qenë të
mirëseardhura nga ana e institucioneve të Kosovës gjegjësisht MKK-ja?
Bozhidar Sharkoviq : Ajo për të cilën kemi pasur më së tepërmi nevojë ka qenë
ndërtimi i shtëpive. Por pasi që kjo është duke u realizuar,
duhet të mendohet edhe për gjëra të tjera të cilat na
nevojiten pas kthimit. Ajo që neve do të na ndihmonte më
së tepërmi është ndihma në aktivizimin e bujqësisë,
blegtorisë, stallat e lopëve, ndihma në mjetet e punës si
p.sh. traktorëve dhe mjeteve të tjera përcjellëse, renovimi i
ujësjellësit si dhe ofrimi i rrjetit telefonik
Ju lutem për fund na thoni se a keni besim në punën dhe premtimet që morët
nga Ministria për Komunitete dhe Kthim ?
Bozhidar Sharkoviq : Ndërtimi i shtëpive, mbikëqyrja dhe vizitat e shpeshta të
cilat po na bëhen nga ana e zyrtarëve tuaj,duke përfshirë
edhe atë të Ministrit Sasha Rashiq më shtynë të mendojë
se këtu ka diç pozitive dhe se ky program do të realizohet
me sukses.
O B J E K T I V I
15
18 FAMILJE SERBE KTHEHEN
NGA SERBIA NË LLAPLE SELLË
Kompleksi banesor në fshatin Llaple Sellë të Komunës së Prishtinës i përbërë nga 60 banesa së bashku
me infrastrukturën përcjellëse, është projekt i financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim
dhe i dedikuar për 60 familje të zhvendosura të komunitetit serb me qëllim të krijimit të kushteve
më të përshtatshme për realizimin e procesit të kthimit. Rëndësia e veçantë e këtij kompleksi banesor
është se gjatë konceptimit dhe realizimit të projektit është përdorur një qasje e re e cila parasheh
jo vetëm sigurimin e hapësirës banesore por edhe infrastrukturën përcjellëse që sipas zyrtareve të
MKK-së garanton kthim të qëndrueshëm. Përfitues të këtyre objekteve të banimit do të jenë personat
e zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, të cilët kane shprehur gatishmërinë që të kthehen në Kosovë,
si dhe Personat e Zhvendosur brenda Kosovës.
Në konkursin i cili ka qenë i hapur prej muajit mars deri në prill të vitit 2009, më tepër se 280 familje
kanë aplikuar për 60 banesa.
Selektimi i aplikacioneve ka përfunduar. Ministria ka formuar komisionin për ndarjen e banesave, i
cili ka bërë përzgjedhjen e përfituesve në bazë të rangimit të pikëve. Nga ky rangim janë përzgjedhur
24 përfitues.
O B J E K T I V I
16
Në një atmosferë festive, në praninë e mediave ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq,
me 15 janar 2010 dorëzoi çelësat e banesave të reja nëntë familjeve të kthyera nga Serbia në fshatin
Llaple Sellë të Komunës së Prishtinës, ndërsa me 5.02.2010, dorëzoi çelësat e banesave të reja edhe
10 familjeve të kthyera nga Serbia, në fshatin Llaple Sellë.“Ministria për Komunitete dhe Kthim
do të vazhdojë të realizojë edhe më tutje projekte të tilla ku integrimi tashmë është bërë i mundur.
Në këtë vit pritet të përfundojmë edhe dy ndërtesa kolektive, ku do të vendosen edhe 40 familje të
tjera. Pas kthimit në banesat e tyre, me qëllim të integrimit në shoqërinë kosovare, Ministria për
Komunitete dhe Kthim ka paraparë edhe ndihma për të kthyerit në periudhën kohore prej gjashtë
muajve, duke përfshirë këtu ndihma me pako ushqimore, lëndë djegëse, inventar si dhe ndihmë
socio – ekonomike në vlerë të dy mijë eurove për secilën familje, në mënyrë që ata në vlerë të kësaj
shume të përzgjedhin mjete të ndryshme për fillimin e ndonjë biznesi të pavarur.
Ministri, Sasha Rashiq, në fjalën e tij tha se ky është njëri nga projektet e shumta që Ministria për
Komunitete dhe Kthim ka filluar në vitin 2009, dhe ka mundur t’i implementojë. “Pak jemi vonuar në
disa procedura burokratike, por në fund të fundit njerëzit janë këtu dhe ç’është më e rëndësishmja ne
jemi këtu që t’ua lehtësojmë jetën pas kthimit. Me këtë projekt integrimi është shumë i mundshëm,
sepse këtu është shkolla dhe fëmijët mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtarë”, theksoi ministri
Rashiq.
Sot këto familje u kthyen nga Serbia për herë të parë pas 10 viteve këtu në Kosovë dhe shpresojmë se
do të jetojnë këtu. Përveç 60 banesave të ndërtuar, gjatë vitit do të ndërtohen edhe 40 të tjera. Mirëpo
O B J E K T I V I
17
integrimi është pjesa më e vështirë e procesit të kthimit, për këtë arsye është paraparë ndihma socio-
ekonomike për të kthyerit në periudhën kohore prej gjashtë muajve, duke përfshirë këtu ndihma me
pako ushqimore, lëndë djegëse, inventar si dhe ndihmë socio – ekonomike në vlerë të dy mijë eurove
për secilën familje, në mënyrë që ata në vlerë të kësaj shume të përzgjedhin mjete të ndryshme për
fillimin e ndonjë biznesi të pavarur.
MKK-ja së bashku me Komunën e Graçanicës dhe institucionet e tjera kosovare do të ndihmoi
integrimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do
të përgatisë kartelat sociale me qëllim që tu dalë në ndihmë të kthyerve”.
Për shkak të numrit të madh të të interesuarve, Ministria për Komuniteteve dhe Kthim ka filluar
fazën e dytë të projektit të kthimit të organizuar në Llaple Sellë, ku do të ndërtohen edhe dy objekte
me nga 20 banesa.
Përfitues të këtyre objekteve do të jenë personat e zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, të cilët duan të
kthehen si dhe personat e zhvendosur brenda Kosovës.
Nebojsha Iliq i kthyer vetëm me nënën e tij, ishte mjaftë i kënaqur me atë se çfarë u është ofruar pas
kthimit. Gjerë më tani kam jetuar në Kralevë në kushte mjaftë të vështira. Unë jam mjaftë i kënaqur
me faktin se tash e tutje nuk do të jem i obliguar të paguaj qira, siç kamë bërë prej pas luftës e këndej
tha ai.
E kënaqur me kthimin ishte edhe Sllobodanka Papoviq nga Gjilani, e cila pas dhjetë viteve jetese
në Smederevska Pallank ka vendosur që së bashku me djalin e saj të kthehet prapë në Kosovë.
O B J E K T I V I
18
E pakënaqur me jetën e refugjatit, pagesën e qirasë në vlerë të 100 eurove të cilën e ka bërë me
vite të tëra, e detyruar të punojë punë të ndryshme të cilat nuk ishin të profesionit të saj, vetëm
për të mbijetuar, e detyruan atë që të kthehet dhe të vazhdojë jetën aty ku e kishte lënë, përkrah
bashkëkombëseve të saj në Llaplesellë. Si punëtore e arsimit, me shkollë të lartë pedagogjike të kryer,
mendon të punojë si mësuese. Shkolla e cila gjendet në afërsi të objektit do të ndihmojë integrimin e
saj më të shpejt në shoqërinë kosovare.
Përveç punës e cila është e domosdoshme për të mbijetuar, për të kthyerën të domosdoshme për
momentin siç tha ajo janë: një TV, CNC, makina për përpunimin e pjesëve të automjeteve, aparat për
saldim si dhe një shporet elektrik.
E pyetur se cili do të ishte mesazhi i saj për ata të cilët nuk janë kthyer ende, por mendojnë që të
kthehen në të ardhmen, ajo u përgjigj: “Jam shumë e lumtur që sot jam këtu. Përkrahja e ofruar nga
institucionet kosovare, ofrimi i strehimit, asistenca socio-ekonomike në pajtim me nevojat tona na
ndihmuan mjaftë që të fillojmë një jetë të re dhe që nga dita e parë të kemi gjithë atë çfarë i nevojitet
një familje të kthyer. Duke pasur një liri të lëvizjes si dhe perspektivë ekonomike dhe sociale kisha
sugjeruar të gjithë të zhvendosurit e tjerë që të kthehen sa ma parë në shtëpitë e tyre, sepse jeta e
refugjatit nuk ofron kurrfarë perspektive për ta. Besoj set ë gjithë do të jenë të mirëseardhur ashtu
siç ishim ne.
O B J E K T I V I
19
NDIHMAT HUMANITARE
SHPËNDARJA E NDIHMAVE HUMANITARE
PËR KOMUNITETET NË GJENDJE TË VËSHTIRË
SOCIO-EKONOMIKE
Në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave urgjente të shumicës së anëtarëve të komuniteteve me gjendje të rëndë
socio-ekonomike në Kosovë, MKK ka ofruar një mbështetje të vogël humanitare.
Shumë familje të pambrojtura kërkesat e tyre themelore për gjëra ushqimore, orendi shtëpiake, mallra,
materiale ndërtimore, mbështetje financiare, mbështetje të gjenerimit të të ardhurave etj, i kanë adresuar në
MKK. Përgjigjja për këto kërkesa është siguruar në vazhdimësi nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe
është kthyer tek anëtarët e komuniteteve.
Në vitin 2009, Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka ndarë 600 pako ushqimore dhe higjienike, disa familje
janë mbështetur me gjërat elementare të orendive shtëpiake (shtretër, frigorifer, tavolina kuzhine, karrige, etj),
kurse disa familje tjera MKK i ka mbështetur me materialë ndërtimor, në mënyrë që të përmirësohen kushtet
e tyre të banimit.
Në 15 komuna të ndryshme të Kosovës, ndihma humanitare kanë përfituar familjet e të gjitha komuniteteve.
Furnizimi me pajisje dhe inventarë për komunitete
Nr. Aktiviteti Vlera Data Rezultatet
1.
Furnizimi me elemente të kuzhinës dhe shporet me dru
për komunitetet e fshatit Kllobukar
9.720,00 euro 19.03.2009 E përfunduar
2.
Furnizimi me mobile dhe enë për kuzhinë për komunitete
në fshatin Kllobukar
8.190,00 euro 19.03.2009 E përfunduar
3. Furnizimi me makinë për tharjen e çajit 67.900,00 euro 19.03.2009 E përfunduar
4. Furnizimi me inventarë për qendrën e kulturës në Lagjen Brekoc – Gjakovë 1.784,00 euro 23.04.2009 E përfunduar
5. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 9.545,00 euro 26.03.2009 E përfunduar
6. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 6.980,00 21.08.2009 E përfunduar
7. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 248.481,30 euro 14.12.2009 E përfunduar
8. Furnizimi me pajisje për banjo për fshatin Pleshin – Ferizaj 5.025,00 euro 02.12.2009 E përfunduar
O B J E K T I V I
20
Shpërndarja e pakove ushqimore
dhe higjienike nëpër komuna
1
Prishtinë
Mitrovicë
Prizren
Klinë
Istog
Graçanicë
Fushë-Kosovë
Obiliq
Mamushë
Dragash
Lipjan
Vushtrri
Zveçan
Shtimie
Ferizaj
100
80
60
40
20
0
Shpërnadarja e pakove ushqimore
dhe higjienike sipas komuniteteve
1
Shqiptarë
Serbë
Turq
RAE
Bosnjakë
Goran
300
250
200
150
100
50
0
MKK-ja OFRON NDIHMA PËR TË
KTHYERIT E FSHATIT RUDICË
KëshilltariiministritpërKomunitetedheKthim,StanishaPetroviq,ishoqëruarngadrejtoreshaeDepartamentit
të Kthimit, Dragana Stojanoviq, kanë vizituar të kthyerit e fshatit Rudicë Komuna e Klinës, me qëllim të ofrimit
të mbështetjes socio ekonomike për 10 familjet e kthyera, me ç’rast ju ofruan ndihma me miell, ushqim dhe
pako higjienike.
Të kënaqur me ofrimin e ndihmave ishin edhe Borislav Dashiq dhe Zoran Bozhiq të cilët thanë, se këto ndihma
të ofruara nga ana e MKK-së do ta zbusin sado pak gjendjen e tyre të vështirë socio-ekonomike, pasi që një
numër i programeve financuese janë zvogëluar nga ana e donatorëve dhe OJQ-ve ndërkombëtare.
Përveç fshatit Rudicë ndihma janë shpërndarë edhe në fshatin Grapcë të Komunës së Klinës
O B J E K T I V I
21
MKK SHPËRNDAU DHURATA PËR NXËNËSIT E SH.F.”AZIZ
SYLEJMANI” NË LAGJEN “KODRA E MINATORËVE”
Me rastin e festave të fundvitit, një delegacion i MKK-së i prirë nga zv/ministri Ismet Hashani si dhe këshilltari
Nahit Elshani kanë vizituar sh.f. “Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës,
me ç’rast shpërndanë 60 dhurata për nxënësit e kësaj shkolle.
Në ceremoninë e ndarjes së dhuratave përveç delegacionit të MKK-së pjesëmarrës ishte edhe ministri i
Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati si dhe drejtori i shkollës Flamur Gacaferi.
MKK-ja VAZHDON TË JETË E PRANISHME
TEK TË GJITHË NEVOJTARËT
Një donacion i përbashkët i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe OJQ-së “Ardhmëria” gëzuan fëmijët e
komunitetit serb në fshatrat Dobratin, Donja Gushtericë, Livagj, Llapje Sellë, Graçanicë, Preoc, Suhadoll dhe
Uglar, me rastin e festave të fundvitit.
MKK shpërndau 100 dhurata, ndërsa OJQ “Ardhmëria” 100 jakne për fëmijët e familjeve të kthyera si dhe
rasteve me kushte të vështira socio-ekonomike.
Përfitues të këtyre dhuratave ishin edhe 12 fëmijë me nevoja të veçanta në Graçanicë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave prezent ishin edhe Ministri i MKK-së, Sasha Rashiq si dhe Ministri
i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq.
O B J E K T I V I
22
OFRIM MBËSHTETJE NË SPORT
MKK NË MBESHTETJE TË RINJVE NË SPORT
Në kuadër të Strategjisë së vitit 2009, Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka vënë në fokus të veçantë
mbështetjen e komuniteteve pakicë në Kosovë, me qëllimin të forcimit të komuniteteve ekzistuese, duke
siguruar përmirësimin e jetesës së tyre në të gjitha aspektet.
Kosova përballet me probleme të migrimit të popullatës së re, të të gjitha komuniteteve , por në veçanti te
komuniteteve pakicë, sepse shumë vendbanime të pakicave janë të pa zhvilluara dhe nuk ofrojnë perspektiva të
mjaftueshme ekonomike dhe sociale.
Vështirë se ndonjë nga vendbanimet e pakicave ka një qendër rinore sportive ose qendra tjera rekreative.
Projekte të vogla që kanë të bëjnë me kulturën fizike dhe sportive, Ministria për Komunitete dhe Kthim i ka
parë si hap të rëndësishëm për të përmirësuar jetën e rinisë, duke siguruar kushte normale të jetesës për këtë
popullatë.
MKK ka marrë aplikacione të ndryshme dhe kërkesa nga komunitetet, udhëheqësit e fshatit ose
përfaqësuesit komunal, për të mbështetur të rinjtë në komunitetet e tyre.
MKK është përgjigjur këtyre kërkesave me financimin dhe ndërtimin apo renovimin e
disa fushave sportive, në disa vende në Kosovë që iu shërbejnë komunitetet e ndryshme.
MKK në 2009, ka miratuar 13 projekte të shkallës së vogël në mbështetje të aktiviteteve sportive dhe
rinore në 10 komuna të ndryshme.
Projekte përfshijnë ndërtimin e fushave sportive (5 vende), rinovimi i zonave sportive ekzistuese
(rinovim, sigurimin e ndriçimit, etj, në 3 vende), ndërtimin e një vendi të futbollit (1 vend) dhe
ofrimin e pajisjeve për objektet (tavolina për ping-pong, të tjera pajisje sportive, (në 4 vende).
Projektet zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me komunën përkatëse, p.sh. për alokimin e tokës,
lëshimin e lejeve për ndërtim , dhe dorëzimin e objekteve të autoriteteve përkatëse.
Në një fazë të mëvonshme, MKK-së, së bashku me Ministritë e tjera apo komunat, mund të
angazhohet në mbështetjen e veprimtarive të veçanta në këto vende, të tilla si trajnime, turnet, etj.
Projektet e Investimeve Kapitale 2009
Ndërtimi i terreneve sportive
Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet
1. Ndërtimi terrenit sportiv në fshatin Verbovc – Viti 17.424,49 euro 03.12.2009 Në proces
2. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Gushtericë – Lipjan 32.146,48 euro 13.11.2009 E përfunduar
3. Ndërtimi i Balon Sallës në fshatin Prilluzh – Vushtrri 79.799,50 euro 12.10.2009 E përfunduar
4. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Brod – Dragash 21.972,72 euro 08.10.2009 Në proces
5. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Glloboqicë – Dragash 22.127,00 euro 08.10.2009 Në proces
6. Ndërtimi i fushës sportive në Mamushë ------ ------ --------------
7. Furnizimi me pajisje të fituesit në Mitrovicë 20.540,00 euro 16.07.2009 E përfunduar
8.
Vendosja e Ndriçimit dhe rrethojat mbrojtëse në fushën e sportit të
shkollës në Kllokot
5.541,00 euro 27.11.2009 E përfunduar
9.
Furnizimi me asfalt për rregullimin e fushës së sportit në Strazhe -
Gjilan
9.967,50 euro 22.10.2009 E përfunduar
10. Riparimi i zhveshtorës në fshatin Uglar – Fushë Kosovë 9.752,00 euro 18.11.2009 E përfunduar
11. Renovimi i poligonit të sporteve në fshatin Batushë 3.538,00 euro 27.11.2009 E përfunduar
12. Furnizimi me 5 tavolina të ping-pongut 2.000,00 euro 02.10.2009 E përfunduar
13. Furnizimi me material për renovimin e sallës Rinore – Graçanicë 9.870,00 05.10.2009 E përfunduar
O B J E K T I V I
23
CEREMONIA INAGURUESE E BALON SALLËS
NË FSHATIN PRILLUZHË TË KOMUNËS SË VUSHTRRISË
Në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë, ministri
i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, i
shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kishte marrë pjesë
në ceremoninë e hapjes së Balon Sallës që është projekt i
financuar nga ana e MKK-së, e që bënë pjesë  në kuadër të
projekteve për forcimin dhe stabilizimin e komuniteteve
në Kosovë. Është dedikuar kryesisht për të rinjtë.
“Qëllimi i këtij projekti është stabilizimi i komuniteteve
të cilat asnjëherë nuk e kanë lëshuar Kosovën, në
përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti si dhe
përkrahjen e të gjithë personave të shpërngulur. Ideja
për projektin ka ardhë nga ana e banorëve të fshatit
Prilluzhë”, ka thënë, ministri Rashiq në fjalën e tij hyrëse.
Ministri Rashiq shtoi se “Ne e kemi përkrah si ide pozitive dhe implementimi, kemi filluar në shtator të vitit
2009. Ky është projekti i parë në këtë fshat dhe shpresojë se nuk do të jetë i fundit. Me mjetet tona buxhetore do
të përkrahim të gjitha iniciativat pozitive për zhvillimin e këtij vendi.”
Andriana Disiq tha se: “ Idenë për një Ballon Sallë e kishim para 4-5 viteve por nuk dinim se si do të arrijmë
deri tek realizimi i kësaj ideje.
Kjo ishte një dëshirë e të gjithë të rinjve, e posaçërisht talentëve të rinj për zhvillim të aktiviteteve dhe shprehje
të aftësive të tyre fizike, të cilët nuk kanë pasur rastin gjerë me tani ti tregojnë potencialet e tyre se çka dinë dhe
munden.
Për fat te mirë MKK-ja ishte ajo e cila përkrahu këtë iniciative, me ç’rast ne e falënderojmë.
Ne të ardhmen përveç fushës se futbollit planifikojmë te bëjmë edhe zhveshtoret, ulëset për publikun si dhe një
fushe tenisi, pasi që një numër i madh i të rinjve këtu merren me tenis.”
Projekti për ndërtimin e sallës ka kushtuar 79,799,50 euro, është implementuar nga SHPK “Tekno-ing
consulting”.
Ceremonia inauguruese u përmbyll me turnir futbolli me ç’rast u luajt një ndeshje miqësore në mes të
përfaqësuesve të komunitetit dhe atyre të KFOR-it.
O B J E K T I V I
24
GRUPI PUNUES RAE
Grupi Punues RAE i cili funksionon në kuadër të ministrisë, dhe udhëhiqet nga zv/ministri Ismet Hashani,
është i përkushtuar në mbrojtjen e interesave, promovimin e vlerave dhe avancimin e pozitës së komunitetit
RAE në Kosovë
Duke qenë e vetëdijshme se komuniteti RAE nuk ndodhet në pozitën e merituar në shoqërinë kosovare, MKK-
ja është e përkushtuar dhe ka shprehë interesim që ky komunitet të arrijë pozitën meritore në këtë shoqëri, të
jetoj me dinjitet dhe i barabartë me komunitetet tjera në Kosovë.
Ne jemi shumë të vetëdijshëm se komuniteti RAE kanë probleme të shumta , por shumica e tyre janë të njëjta
çfarë i kanë edhe Shqiptaret e Kosovës, Boshnjakët dhe komunitetet tjera siç janë : problemet sociale , problemet
në infrastrukturë, problemet me punësim dhe probleme tjera. Por nuk mund të mohohet se problemet në arsim
janë ato që paraqesin problemin më të madh të këtij komuniteti dhe bëjnë që këto probleme të mos zgjidhen
me aq lehtësi dhe me të të njëjtin shabllon sikurse edhe për komunitetin shumicë për shkak të nivelit të ulët
arsimor. Mungesa e kuadrove të arsimuara bënë që pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje dhe përfaqësim politik,
punësim, zhvillim ekonomik të jetë mjaftë e vogël. Probleme të tilla me integrimin e komunitetit RAE nuk
ka vetëm Kosova , por kanë edhe shumë vende në regjion, veçanërisht vendet që kanë kaluar dhe po kalojnë
O B J E K T I V I
25
nëpër fazën e tranzicionit. Duke pasur parasysh të gjitha këto qëllimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
është që të nxisë kyçjen e këtyre tri komuniteteve në pjesën më të madhe të shoqërisë kosovare, që nënkupton
integrimin e plotë në të gjitha sferat e jetës dhe punës.
Bazuar në këtë, ne do të prezantojmë aktivitete konkrete të ndërmarra nga ana e MKK-së në periudhën e dytë
të vitit 2009 për lëmi të veçanta, të cilat konsiderohen esenciale për zhvillimin e këtyre tri komuniteteve
Me qëllim të përmirësimit të kushteve të banimit për banorët e komunitetit RAE, në lagjen Dubrava të Ferizajt,
Ministria për Komunitete dhe Kthim ka dhënë 200 mijë euro, Zyra e Kryeministrit 200 mijë si dhe Ministria e
Punës dhe Mirëqenies Sociale 40 mijë euro për 44 familje të këtij komuniteti.
Për të zhvendosurit e Komunës së Istogut të cilët ndodhen në Mal të Zi, në kuadër të projektit RRK I të fazës së
dytë, në fshatin Serbobran janë ndërtuar 16 shtëpi për familjet egjiptiane në pronën komunale, të cilat komuna
i ka nda për ndërtimin e shtëpive të të zhvendosurve.
Janë mbajtur takime të Komisionit Komunal për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve në baza mujore.
Që nga shtatori i vitit 2009 janë mbajtur gjithsejtë pesë takime. Ka pasur takime të rregullta dhe shumë
konstruktive me Komisionin Komunal për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve, me ç’rast është bërë
vlerësimi dhe monitorimi për implementimin e projekteve si dhe përzgjedhja e 9 projekt-propozimeve, prej 23
sa janë pranuar gjithsejtë gjatë thirrjes/fazës së tretë për aplikim.
Katër projekte veç kanë filluar të punojnë dhe katër të tjerë janë në proces.
Duke pasur parasysh faktin se ekziston një përqindje e lartë e braktisjes së mësimit nëpër shkolla, bile edhe të
asaj obligative, veçanërisht kur është fjala për ata të gjinisë femërore , MKK-ja ka ndërmarr masa për tejkalimin
e këtyre problemeve , dhe me qëllim të arritjes deri tek progresi, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit RAE të cilët
dëshirojnë të vazhdojnë arsimin, me 21 dhjetor 2009, MKK-ja ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit
me MASHT( Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ) dhe UNDP-në për zbatimin e projektit me
titull “Ndihmë për bursa nxënësve dhe studentëve të komunitetit RAE “të cilët zhvillojnë mësimet sipas plan-
programeve të MASHT të Kosovës.
Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit palët janë pajtuar të ndajnë mjete për mbikëqyrjen e projektit
brenda përgjegjësive së tyre.
MKK-ja ka ndarë 3000 euro, MASHT 3000 ndërsa UNDP-ja 26,750 euro për qëllim të përkrahjes së 75 nxënësve
të shkollave të mesme dhe 25 studentëve të Universitetit që mësojnë me plan-programin e Qeverisë së Kosovës.
Anëtarët e grupit RAE kanë marr pjesë së bashku me përfaqësuesit e Qeverisjes së mirë në hartimin e draftit për
Planin e Veprimit për implementimin e Strategjisë për re-integrimin e komunitetit RAE.
Me 17 dhjetor zv/ministri i MKK-së Ismet Hashani mori pjesë në nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes së
mirëkuptimit me përfaqësues të UNDP-së për ndarjen e granteve të vogla për OJQ-të të cilat merren kryesisht
me problemet e komunitetit RAE. Nga 30 OJQ sa kanë aplikuar, 6 OJQ janë përzgjedhur si përfituese të granteve.
Zyrtar të MKK-së së bashku me përfaqësues të KQZ-së dhe OSBE-së, kanë marr pjesë në vizitën e kampeve me
persona të zhvendosur në Mal të Zi ku janë të vendosur familjet RAE, me qëllim të njoftimit dhe dorëzimin e
formularëve për regjistrim në listat zgjedhore për zgjidhjet e planifikuara në Kosovë.
Në kuadër të vizitave shko-shiko, zyrtarët e MKK-së kanë vizituar familjet e zhvendosura nga Komuna e
Prishtinës të cilët ndodhen në Novi Sad. Ata janë informuar rreth gjendjes së tyre pronësore dhe janë këshilluar
që të zhvillojnë biseda me komunitetin pritës me qëllim të krijimit të kushteve për kthim. Pas vizitë së pronave
është mbajtur takim brifing me zyrtarët e komunës ku janë njoftuar me kushtet dhe kriteret për kthim.
Vizita të natyrës së tillë janë realizuar edhe me shtatë familje të zhvendosura të komunitetit RAE në Komunën
e Obiliqit ( Kastriotit ) të cilët janë të vendosur në Maqedoni ,të zhvendosurit e Komunës së Vushtrrisë të cilët
ndodhen në Serbi si dhe të zhvendosurit e komunitetit RAE nga Komuna e Istogut të cilët janë të vendosur në
Mal të Zi.
O B J E K T I V I
26
Në fund të dhjetorit zv/ministri i MKK-së Ismet Hashani me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar të zhvendosurit
në Mal të Zi në Kampin “Konik”( Podgoricë ) me ç’rast të zhvendosurit janë të njoftuar me projektet që do ti
realizojë MKK-ja me qëllim të kthimit sa ma të madh të zhvendosurve nga këto kampe.
MKK-ja ka vazhduar të ndihmojë këto komunitete përveç dhënies së bursave , rindërtimit të shtëpive siç u
cek më lartë edhe me orendi shtëpiake, pako ushqimore dhe sanitare, si dhe ka ndihmuar me mjete financiare
organizimin e festave të tyre nacionale.
Në të ardhmen MKK-ja do të ketë përkushtim shtesë në të gjitha aspektet përkatëse në mënyrë që të arrijë
qëllimet e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë një hapësirë të veçantë dhe
tretman përkatës të drejtave të komuniteteve.
O B J E K T I V I
27
PËRKRAHJA PËR ZHVILLIMIN
E KOMUNITETEVE
Me qëllim të arritjes së stabilizimit të komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë, Ministria për Komunitete dhe
Kthim ka shfrytëzuar instrumente të ndryshme politike siç janë :
Komunikimi efikas me pjesëtaret e komuniteteve lidhur me krijimin dhe përpilimin e politikave në çështjet me
interes për komunitetet, duke ofruar informata të cilat janë me interes për komunitetet në Kosovë , në nivelin
lokal dhe qendror , startimi me web-sajtin e ri të MKK-se për ofrimin e informacioneve konsultative , kyqja
e pjesetarëve të komuniteteve dhe organizatave të shoqerisë civile në vlerësimin e projekteve të dedikuara për
mirëqenjen e komuniteteve etj.
Promovimi dhe implementimi standardeve juridike për promovimin dhe implementimin e të drejtave të
komuniteteve dhe anëtarëve të tyre me ç’rast janë organizuar konsultime lidhur me implementimin e çështjeve
në lëmin e: punësimit ,shëndetësisë , arsimimit , mbrojtjes sociale dhe invalidore , ekonomike , zhvillimin e
ndërmarrjeve të mesme .
Ka siguruar përkrahje ekonomike komuniteteve përmes projekteve për zhvillimin e komuniteteve , motivimit
për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme , dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera me rastin e
sjelljes së vendimeve për shpërndarjen e mjeteve dhe formulimin e projekteve të cilat kane për qëllim adresimin
e nevojave të komuniteteve dhe të përfaqësueseve të tyre .
Ka promovuar dialogun dhe pajtimin mes komuniteteve duke mundësuar kontakte multi – etnike mes
komunitetit pritës me PZHI ( Personave të Zhvendosur Intern ).
Në tetor 2009, MKK ftoi të gjithë të interesuarit për paraqitje të projekt- propozimeve për zhvillimin e
komuniteteve. Projektet për rehabilitimin e infrastrukturës, në mbështetje të zhvillimit ekonomik, por edhe për
aktivitetet e OJQ-ve për trajnim, arsimim, aktivitete rinore dhe sportive, media, kulturë, etj.
Kanëarriturmëshumëse450projektenëvlerëtë15milionëeurove.Prejtyrekomisionikapërzgjedhur108projekte
nëvlerëtë2milioneuro,tëcilatjanëzbatuarngapartnerëtëndryshmelokalenëvitin2009.Projektetepërzgjedhura
kanëqenë: trajnimepërkujdesinshëndetësor,tëdrejtatenjeriut,tëdrejtategrave,trajnimetërinisëdhefëmijëve
në disiplina të ndryshme ( ekskursione, turnet, etj) Aktivitetet tjera përfshijnë renovimin dhe pajisjen qendrave
të kulturës për të rinjtë, aktivitetet sportive, si edhe projektet për forcimin e mediave të minoritarëve. Shembuj të
projektevetëzbatuaraderitaningaaktiviteteteOJQ-vevendorebrendaMKK-sëpërzhvillimtëkomunitetevejanë:
Projekti lidhur me arsimimimin shëndetësor të grave të Dragashit me titull
“ Çdo gjë që nuk keni ditur dhe nuk keni mundur ose nuk keni guxuar të pyetni”
OJQ-je “HED’” (Human Ecology Dragash) ka kryer një numër të trajnimeve dhe seminareve për femra në 20
fshatrat e komunës së Dragashit, me kërkesë të MKK-së. Pas vlerësimit të nevojave dhe informacioneve rreth
trajnimit të pjesëmarrësve potencial, 20 trajnimime janë kryer në 14 fshatra me popullatë gorane ( Regjioni
i Gorës ) dhe në 6 fshatra me popullatë shqiptare (Regjioni i Opojës së Dragashit ) Për 2 ditë të trajnimit
ekspertët e mjekësisë kanë siguruar informacione për planifikimin familjar, shtazanin , shëndetin dhe higjienën
e fëmijëve, virusin HIV (SIDA), etj. Çdo trajnim ka ofruar hapësirë për biseda ku në fund është kryer testimi i
njohurive të fituara gjatë trajnimit.
300 gra morën pjesë në trajnimin gjatë periudhës qershor-gusht 2009.
O B J E K T I V I
28
Seminaret dhe trajnimit për të rinjtë rom në Priluzhje
Mungesa e arsimit dhe punësimit mbetet një nga problemet më të mëdha për të rinjtë rom të fshatit Priluzhje
të Komunës së Vushtrrisë.
OJQ-ja “Anglunipe Romano” e cila gjendet në këtë fshat ka zbatuar një projekt nga janari-qershor 2009 i
cili ka ofruar informacione dhe ka siguruar trajnim profesional për të rinjtë. Vlerësimet e popullatës rome
dhe shqetësimet e tyre janë komentuar në sesionet e informimit publik dhe diskutime, duke krijuar kështu
informacion mbi ndihmën e mundshme.
Komponenti kryesor i këtij projekti ishte i fokusuar në trajnimin e të rinjve. Nga janari deri në qershor janë
mbajtur seminare të menaxhuara nga ekspertët profesional, për të mësuar zanate si berber, zdrukthëtarë ose
piktor.
Trajnimet u mbajtën në qendrat rinore, dhe përfshinë punën praktike.
Kështu që, përveç trajnimit për të rinjtë, disa familjeve të rrezikuara u është rinovuar (lyer) shtëpia në
kuadër të projektit, kanë merr tavolina dhe karrige që janë prodhuar brenda orëve të mësimit nga lëmia e
zdrukthëtarisë, ose kanë prerë flokët pa të holla në kuadër të mësimit për zanatin e frizerit.
I tërë materiali i ofruar ka qenë në kuadër t ë projektit.
Rreth 40 të rinj morën pjesë në trajnime. 15 të rinj të moshës 15 - 29 vjet kanë fituar njohuri bazë për frizer.
15 për zdrukthëtari dhe 15 për piktorë. Disa prej tyre morën pjesë në dy kurse.
Mbështetja pjesëtarëve të komunitetit në Priluzhë :
“Në rrugën e duhur”
Projekti kombinon disa aspekte të ndryshme duke kontribuar në stabilizimin e komuniteteve dhe
përmirësimin e standardeve të jetesës,që janë zbatuar në fshatin Priluzhë për komunitetin serbë dhe romë.
Qendra Rinore “Duga” ka identifikuar një rritje të vetëdijesimit , edukimit dhe trajnimit, por edhe ka
identifikuar se rindërtimin e infrastrukturës është nevoja më e madhe e këtyre dy komuniteteve, e cilat mund
të përmirësohet me një shkallë të vogël të ndërhyrjes.
OJQ-ja ka zbatuar dy lloje të mbështetjes : Mbështetja e parë ka qenë në lëmin e arsimit ku përmes trajnimeve
dhe diskutimin e temave të ndryshme të tilla si reproduktivitetin shëndetit, dhunës ndaj grave, të drejtat e
grave, duke përgatitur aplikacionet për punë për të rinjtë, ndërgjegjësimit të problemeve të drogës, të dhënat
për të drejtat e komuniteteve pakicë dhe integrimit evropian. Trajnim i kombinuar me punën praktike
kryhet në fushat e veçanta si zejtarisë dhe media arsim (duke prodhuar një film dokumentar) dhe aktivitete
kulturore. Trajnimi është të përqendrohet më shumë mbi gratë dhe të rinjtë.
Një tjetër projekt i zbatuar në Priluzhë u fokusua në restaurimin e infrastrukturës bazë përmirësimin e
kushteve shtëpiake. Projekte të vogla të infrastrukturës për fshatin Priluzhë ishin rinovimi i ndriçimit të
rrugëve të fshatit.
Një nevojë tjetër e identifikuar ishte mbështetja për familjet e rrezikuara. Intervenime të vogla janë bërë në
kuadër të projektit të OJQ-së “Duga”.
Dhjetë familjeve të rrezikuara u është dhënë mbështetje për përmirësimin e shtëpisë siç janë : Ri-konstruimi i
banjove , çative, ose dyshemeve.
Projekti është implementuar nga janari deri në qershor 2009.
O B J E K T I V I
29
Produksioni dhe emetimi i TV programit “KHAM” (SUN)
për komunitetin RAE në Ferizaj
Në qershor 2009, OJQ ”Radio 5” që është një OJQ rome nga Ferizaj ka filluar produksionin me informacione
javore dhe programe arsimore, të cilat janë emetuar për TV-në lokale ( TV Iliria ).
Programi “Kham ‘’ ka dhënë informacione të dorës së pare të drejtpërdrejta në gjuhën shqipe për temat që
kanë të bëjnë me komunitetin RAE në këtë komunë. Ka informuar mes tjerash për arsimin, shëndetësinë,
punësimin edhe çështjet sociale, programet për mbështetjen e komunitetit RAE, aktivitetet e komunave dhe
ministrive që mbështesin komunitetin RAE, ngjarjet dhe veprimtarit në komunë (si programet e trajnimit për
komunitetin RAE, ngjarje kulturore, etj.), Janë diskutuar edhe problemet me të cilat përballet ky komunitet.
“Kham” kishte të përfshirë edhe program të muzikor.
Ky program është i pari që u prodhua nga ana e komunitetit RAE nga Ferizaj për popullsinë RAE në këtë
komunë, e i cili është duke u financuar nga ana e MKK-së në periudhën qershor 2009 deri në qershor 2010.
O B J E K T I V I
30
INFORMATË MBI AKTIVITETET E
GRUPIT PUNUES PËR BASHKËPUNIM
DHE KOMUNIKIM ME KOMUNAT
Qëllimi i formimit të këtij grupi ka qenë rritja e bashkëpunimit të MKK-së me komunat duke filluar me
këmbimin e informatave relevante që kanë të bëjnë me procesin e kthimit dhe të ri-integrimit të komuniteteve
në shoqërinë kosovare pasi që një bashkëpunim i tillë i mirëfilltë ka munguar në të kaluarën, çka ka bërë që
bashkëpunimi i MKK-së me komunat të jetë i rënduar dhe i vështirësuar.
Ky Grup Punues në bashkëpunim me Komisionin për lokalizim, tani Njësia për mbështetje dhe koordinim të
kthimit i cili vepron në kuadër të zyrës së zv/kryeministrit z. Ramë Manaj kanë mbajt takime të rregullta me
komunat në nivel regjional. Në këto takime regjionale morën pjesë ZKK (zyrtaret komunal për kthim) dhe
ZLK (zyrat lokale për komunitete) si dhe udhëheqësit e Komiteteve për komunitete. Në këto takime merën
pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni për lokalizim. Takimet e para regjionale u mbajtën në MKK, ndërsa të
tjerat nëpër komuna dhe ishin mujore.
Grupi Punues për Bashkëpunim dhe Komunikim me komunat ka mbajtur gjithsejtë 4 takime të veta ,ndërsa
takime regjionale 21 gjithsejtë. Po ashtu ka mbajtur 3 takime me Komisionin për lokalizim dhe me UNHCR-in.
Në takimet regjionale të cilat i ka mbajtur Grupi Punues janë shqyrtuar shumë çështje me rëndësi,të cilat kishin
të bënin me angazhimet e zyrtarëve komunal për kthim nëpër komuna lidhur me procesin e kthimit, po ashtu
me problemet që i kishin në komunikimin me strukturat udhëheqëse komunale.
Grupi Punues në bashkëpunim me Komisionin për Lokalizim dhe me UNHCR-in, kanë hartua një format të
raportimit për Zyrtarët Komunal për Kthim, i cili format është unik, dhe se duhet të plotësohet dhe raportohet
në baza mujore nga ZKK-të.
Komisioni për Lokalizim pranë zyrës se zv/kryeministrit z. Ramë Manaj, me vonë u shndërrua në Njësinë për
O B J E K T I V I
31
Mbështetje dhe Koordinim të Kthimit.
GP për Bashkëpunim dhe Komunikim me Komunat ,në bashkëpunim me Njësinë për Mbështetje dhe
Koordinim të kthimit ka hartua një Organogram për pozitën e ZKK-ve dhe ZLK-ve. Kjo është bere për ta
fuqizua dhe për ta definuar qarte pozitën e ZKK-ve dhe ZLK-ve,pasi që me Ligjin mbi Vetëqeverisjen lokale,
nuk janë të parapara ZLK-et dhe ZKK-të. Organogrami është bërë edhe në konsultim me MAPL-në,UNHCR-
in dhe me zyren ligjore të Kryeministrit.
Tani është duke u hartuar një draft rregullore e cila do ta definon qartë pozitën dhe rolin e Zyrave Komunale
për Komunitete dhe Kthim, e cila rregullore do të kaloj edhe në Qeverinë e Kosovës për aprovim dhe do të
fuqizohet me udhëzim administrativ të Qeverisë se Kosovës.
Qëllimi i këtij dokumenti është që ti ofrohet një informatë e azhurnuar të gjithë pjesëmarrësve në procesin e
kthimit duke filluar nga niveli lokal e gjer te instancat qendrore qeveritare me qëllim të identifikimit të faktorëve
influencues që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në ngadalësimin e aftësive operacionale të komunave në tërë
Kosovën, që në mënyrë efikase dhe kualitative të implementojnë politikat qendrore mbi procesin e kthimit dhe
re-integrimit të personave të zhvendosur si jashtë territorit të Kosovës ashtu edhe në brendi të saj.
Dokumentipërmbanrekomandimepërqeverinëqendroremeqëllimtënxjerrjessënjëurdhëreseadministrative
që do të rregullonte në mënyrë unike pozitën e ZKK-ve si nga pikëpamja e hierarkisë raportuese e po ashtu
edhe fuqizimit të rolit të ZKK-ve në procesin e vendim-marrjes dhe rrjedhjes së informatave.
Komunat e ndryshme për momentin implementojnë modele të ndryshme nga aspekti i linjës së raportimit
që prekin zyrtarët e kthimit dhe udhëheqësit e tyre. Ky sistem jo unik është si pasojë e mos ekzistimit të një
rregulloreje me bazë ligjore që do të rregullonte problematikën e tillë në mënyrë të njejtë në tërë territorin e
Kosovës. Në bazë të propozimeve të cilat do të arrijnë nga komunat, Zyrat Lokale për Komunitete dhe zyrtarët
për kthim, në takimin e gushtit do të dilet me një propozim konkret në bazë të cilit do të bëhet draftimi i
organogramit të ri nëpër komuna.
Grupi Punues për Bashkëpunim dhe Komunikim me komunat në takimin e fundit të mbajtur me datë
08/02/2010,ka aprovua edhe Planin e punës për viti 2010.
Objektivi alb1

More Related Content

Featured

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Objektivi alb1

  • 1. Objektivi Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada – Government Ministria për Komunitete dhe Kthim/ Ministrarstvo Zajednice i Povratak/ Ministry for Community and Return Nr. 3
  • 2. Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada – Government Ministria për Komunitete dhe Kthim/ Ministrarstvo Zajednice i Povratak/ Ministry for Community and Return BOTUES: Ministria e Komunitete dhe Kthim Zyra për Komunikim Publik Redaktor përgjegjës: Sabit Hykolli Redaksia: Igballe Maloku Disenji: Xhad Studio Master Print Adresa: Ndërtesa e Hekurudhës - Fushë Kosovë Tel: +381 (0) 38 522 047 +381 (0) 38 522 092 www.ks-gov.net/mkk
  • 3. O B J E K T I V I 3 EDITORIAL Strategjia e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim 2010-20013, paraqet dokumentin kornizë që definon objektivat dhe synimet strategjike të Ministrisë të cilat dalin nga mandati i saj dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zbatimi i politikave në fushën e kthimit për të gjithë të zhvendosurit brenda dhe jashtë Kosovës, dhe riintegrimi i tyre, sipas kësaj strategjie, edhe gjatë vitit 2010 pritet të shënojë ngritje cilësore, sepse MKK-ja tashmë ka resurse vepruese për shërbime cilësore si në rrafshin lokal nëpërmjet të bashkëpunimit me komunat e Kosovës, ashtu edhe në nivelin qendror, në bashkëveprim me të gjitha ministritë e linjës të Qeverisë së Kosovës si dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në Kosovë. Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe veprimeve të cilat dalin nga kjo strategji, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, janë në shërbim të ngritjes së vetëdijes mbi domosdoshmërinë e krijimit të besimit dhe të bashkëpunimit multietnik për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme për të gjitha komunitetet. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e shumta me të cilat do të ballafaqohemi, mirëpo kjo strategji paraqet një kornizë operative që siguron qasje të bazuar për identifikimin e problemeve dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, me qëllimin e përmirësimit të kushteve dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë. Besoj dhe jam shumë optimist se, me përkrahjen e fuqishme dhe angazhimin e vendosur të institucioneve vendore dhe të partnerëve ndërkombëtar, do t’i kapërcejmë me sukses sfidat dhe do të arrijmë suksesin e dëshiruar, duke ndjekur praktikat më të avancuara të vendeve me demokraci të mirëfilltë, në mënyrë që Kosova ta shpejtoj hapin drejt integrimeve në mekanizmat ndërkombëtarë. Me këtë dokument Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe unë si ministër, shprehim vullnetit dhe gatishmërinë e plotë për hulumtimin e mundësive sa më të mira për krijimin e kushteve për ngritjen kualitative të qeverisjes në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ku, integrimi i të gjitha komuniteteve pa dallim do të gëzojë qasje serioze të përhershme. Strategjia MKK-së duke forcuar dhe stabilizuar komunitetet qe jetojnë në Kosovë, do të lehtësojë Kthimin e të zhvendosurve brenda dhe jashtë Kosovës dhe riintegrimi i tyre i plotë në shoqërinë kosovare. Pra, synimi ynë dhe qëllimi strategjik i këtij dokumenti është referimi i arritjes së më të mirë e sa më të shpejtë i standardeve evropiane sipas planit për veprim për partneritet evropian, ku Republika e Kosovës ofron modelin e një shoqërie moderne multietnike. Për realizimin e këtij qëllimi strategjik, Ministria për Komunitete dhe Kthim i falënderon dhe u shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e kanë ndihmuar deri tash dhe, i siguron se do të jetë e hapur, për të gjithë ata që tregojnë vullnetin e mirë për të kontribuar në këtë drejtim. Me respekt, Sasha Rashiq Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
  • 4. O B J E K T I V I 4 INFRASTRUKTURA MKK-ja NUK KURSEN MJETE PËR TË NDIHMUAR PROJEKTET E INFRASTRUKTURËS Nevojat për renovimin e infrastrukturës së dëmtuar në lagjet e të kthyerve , janë në lidhje të drejtpërdrejtë , jo vetëm me mundësitë e kthimit , por edhe të qëndrueshmërisë së kthimit. Përvojat e mëhershme, tërheqin vërejtjen në dëshminë se zbatimi i projekteve për renovimin e infrastrukturës , shpeshherë nuk ka qenë i përcjellur me realizimin e projekteve për renovimin e fondit banesor, por edhe anasjelltas. Në vitet pas konfliktit , nuk ka pasur qaseje të sinkronizuar dhe sistematike në zbatimin e projekteve për renovimin e infrastrukturës së objekteve infrastrukturore , kështu që mjetet e qasura në të shumtën e rasteve nuk janë shpenzuar , ne pajtim me nevojat dhe prioritetet reale . Gjithashtu , vete donatoret , shpeshherë donacionet i kane orientuar në pajtim me kriteriumet e tyre . Të dhënat e mbledhura nga të gjitha komunat në Kosovë , tregojnë për një gjendje mjaftë të ndryshme të infrastrukturës në Kosovë. Kështu, deri sa në disa vende aspak nuk ekziston infrastruktura komunale dhe sociale , në disa vise situata është tejet e mirë, dhe i kënaq nevojat themelore, jo vetëm të të kthyerve, por edhe të banorëve vendorë. Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët dhe zhvillimit të infrastrukturës nëpër komuna, Ministria për Komunitete dhe Kthim , ka marr pjesë në bashkëfinancimin e projektit të asfaltimit të rrugës “Bekim Isma” në Rahovec, MKK ka financuar këtë projekt në shumë prej 100,000.00 euro , ndërsa komuna e Rahovecit 30,000.00. Gjithashtu Ministria për Komunitete dhe Kthim ka nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit, për bashkëfinancimin e projektit të ujësjellësit, për fshatrat Zhegër dhe Budrigë të komunës së Gjilanit, të banuar me shqiptarë dhe serbë. Për ndërtimin e këtij ujësjellësi, përveç Ministrisë për Komunitete dhe Kthimin i cila ka kontribuar më 91 mijë euro, Komuna e Gjilanit ka ndarë 122 mijë euro, ndërsa qeveria zvicerane dhe ajo austriake kanë ndihmuar këtë projekt shumë të rëndësishëm me 173 mijë euro.Me këtë rast ministri i MKK-së Sasha Rashiq tha se “Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk do të kursej asnjëherë për të ndihmuar projekte të kësaj natyre, ku përfitojnë të gjitha komunitet dhe është një sinjal i mirë edhe për të zhvendosurit që të binden se këtu po krijohen kushte edhe më të mira për jetë” .
  • 5. O B J E K T I V I 5 Asfaltimi i rrugës Bekim Isma në Rahovec Projektet e Investimeve Kapitale 2009 Ndërtimi i Kanalizimeve dhe Ujësjellësve Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet 1. Ndërtimi i Kanalizimit në fshatin Dobratin – Lipjan 209.587,85 euro 21.10.2009 Në proces 2. Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Dolak- Vushtrri 36.198,89 euro 16.11.2009 Në Proces 3. Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin Sinajë-Istog 98.74.98 euro 15.09.2009 E përfunduar 4. Ndërtimi Ujësjellësit në fshatin Budrigë- Gjilan ------------------ --------------- -------------- 5. Rregullimi i hapësirës në Kampin Plemetin – Obiliq 38.828,00,30 30.06.2009 E përfunduar 6. Furnizimi me material për ndërtimin e ujësjellësit në Medvec- Lipjan 9.744,00 euro 9.10.2009 E përfunduar Projektet e Investimeve Kapitale 2009 Ndërtimi i rrugëve Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet 1. Asfaltimi i rrugës Bekim Isma KK Rahovec 155.488,74 euro 26.10.2009 Në proces 2. Asfaltimi i rrugës në fshatin Gushtericë e ulët – Lipjan 53.424,95 euro 14.12.2009 E përfunduar 3. Struarja me zhavorr e rrugëve fshatin Suvi Do – Lipjan 67.915,00 euro 29.05.2009 E përfunduar 4. Furnizimi me zhavorr për ndërtimin e rrugës në fshatin Grace – Vushtrri 7.200,00 euro 13.05.2009 E përfunduar 5. Shtruarja e trotuarit prej betonit në lagjen Gropisht në fshatin Skivjan – Gjakovë 7.590,11 euro 30.07.2009 E përfunduar 6. Furnizimi me zhavorr për rregullimin e rrugëve dytësore në Kllokot – Viti 9.700,50 euro 13.10.2009 E përfunduar 7. Furnizimi me zhavorr për komunitetin RAE 9.048,00 euro 19.11.2009 E përfunduar 8. Furnizimi me zhavorr për rregullimin e rrugëve në Graçanicë 9.997,50 euro 14.12.2009 E përfunduar 9. Furnizimi me zhavorr për ndërtimin e rrugës në fshatin BAllofc 9.831,00 euro 18.12.209 E përfunduar
  • 6. O B J E K T I V I 6 Projektet e Investimeve Kapitale 2009 Rregullimi i varrezave Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet 1. Rregullimi i rrethojës së varrezave ortodokse në Prishtinë 75.553,93 euro 26.10.2009 Në proces 2. Rregullimi i varrezave në Hallaq të vogël – Lipjan 9.747,50 euro 09.10.2009 E përfunduar 3. Ndërtimi i Objektit ndihmës pranë varrezave në Korretishtë – Gjilan 9.895,00 euro 30.10.2009 E përfunduar Ndriçimi i rrugëve Nr. Aktiviteti Vlera Data Rezultatet 1. Furnizimi me material elektrik për ndriçimin e fshatit Dobratin – Lipjan 17.424,49 euro 03.12.2009 Në proces 2. Rregullimi i ndritë rrugës afër shkollës në Graçanicë 2.400,00 euro 29.10.2009 E përfunduar 3. Ndriçimi i rrugës në fshatin Guscu - Gjilan 9.400,00 euro 19.11.2009 E përfunduar 4. Furnizimi me shtylla elektrike dhe kabllo për rrymë për fshatin Sinajë – Istog 935,00 euro 09.12.2009 E përfunduar 5. Furnizimi me reflektor për fshatin Llapllaselë 425,00 euro 09.11.2009 E përfunduar 6. Ndriçimi i rrugës në fshatin Gushtericë e epërme – Gjilan 8.940,00 euro 23.11.2009 E përfunduar 7. Ndriçimi i rrugës në fshatin Gushtericë e ulët – Gjilan 9.780,00 euro 19.11.2009 E përfunduar
  • 7. O B J E K T I V I 7 KONCEPT-DOKUMENTET E REALIZUARA NGA MKK-ja Kthimi i qëndrueshëm dhe ri-integrimi i të zhvendosurve në Lugmir dhe Shtruerë të Vushtrrisë Ministria për Komunitete dhe Kthim, në mbështetje të kthimit dhe ri-integrimit të zhvendosurve, në komunën e Vushtrrisë, ka ndarë mjete në shumën prej 26,240.00 euro për realizimin e një projekti, si pjesë e koncept-dokumentit, të cilin Grupi Punues Komunal i Vushtrrisë kishte lejuar implementimin e tij. Ky projekt synon kthimin e qëndrueshëm dhe integrimin e 13 familjeve të komunitetit serbë të zhvendosur brenda vendit dhe 2 familjeve të komunitetit pranues (shqiptarë), në fshatrat Lugmir dhe Shtruerë të komunës së Vushtrrisë. Për realizimin e këtij projekti, Ministria për komunitete dhe Kthim, me 2.06.2009 ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me KK komunal të Vushtrrisë, i cili i ka kontribuar projektit , me një vlerë prej 50,000.00 euro për ndërtimin e infrastrukturës dhe me OJQ-në “Developing Together”-DT si implementuese e projektit. Përveç ndërtimit, riparimit dhe infrastrukturës përcjellëse, përfituesve të projektit u është ofruar mbështetje për të ardhurat e mundshme me anë prodhimit, duke u siguruar shërbime sociale dhe promovimin e dialogut ndëretnik përmes trajnimeve të përbashkëta për dialog dhe bashkëjetesë. Implementimi i projektit është ndarë në dy faza. Faza e parë ka përfshirë kontaktet me familjet e zhvendosura, përzgjedhja e përfituesve, ndërtimin dhe riparimin e shtëpive, e cila tashmë veç ka përfunduar. Kurse faza e dytë përfshinë aktivitetet në krijim e të ardhurave, rehabilitimin e infrastrukturës dhe komponentit të dialogut, për të cilën ka filluar procesi I zbatimit dhe do të përfundojë për një kohë të shkurtër.
  • 8. O B J E K T I V I 8 KTHIMI INDIVIDUAL VËNIA E GURTHEMELIT TË SHTËPISË PËR FAMILJEN E KTHYER 11 ANËTARËSHE Unë personalisht, si ministër në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e përkrah vendimin e tyre për kthim, dhe premtojë se do të bëjmë atë që është më e mira për krijimin e kushteve për kthim dhe qëndrim në Kosovë. Ministria për Komunitete dhe Kthim ishte e angazhuar në të gjitha aspektet për implementimin e projekteve dhe linjave të shërbimeve përkatëse për të përkrahur kthimin individual, përfshirë dizajnimin, planifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve. Për këtë, ministria ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet e përfshira në procesin e kthimit dhe veçanërisht bashkëpunim të drejtpërdrejtë ka pasur me UNDP-në në implementimin e programeve të përbashkëta për mbështetjen e kthimit dhe re-integrimit në Kosovë. Komponenti i kthimit individual në kuadër të UNDP-së (SPARK) ka ofruar asistencë të drejtpërdrejt kthimit individualtëpersonavetëzhvendosurminoritarë,tëcilëtspontanishtkanëzgjedhurtëkthehennështëpitëetyre. Përkrahja e ofruar iu ka përgjigjur rrethanave vendore dhe nevojave individuale përmes ofrimit të asistencës në strehim, asistencës socio-ekonomike dhe implementimit të komponentit për zhvillimin e komunitetit. Ministria për Komunitete dhe Kthim, në pajtim me kriteret e vendosura për kthimin individual, ishte e përfshirë në shqyrtimin dhe në dhënien prioritet të kërkesave për përkrahje të kthimit, dhe ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë në referimin, vlerësimin, aprovimin dhe dhënien e asistencës (procedurat e tenderimit, inspektimit të ndërtimit, etj) për rastet adekuate. Të kthyerit individual nga radhët e minoriteteve që kanë poseduar vërtetimin për dëmtimin e shtëpisë/banesës nga lufta dhe të cilët kanë planifikuar kthimin e tyre në Kosovë dhe kanë pasur nevojë për përkrahje janë
  • 9. O B J E K T I V I 9 kualifikuar si të pranueshëm për asistencë për strehim në kuadër të projektit të UNDP-së për kthim individual. Përmes linjës së shërbimit për asistencë socio-ekonomike, e cila është implementuar me OJQ-të vendore, për 250 familje janë ofruar grante për gjenerimin e të ardhurave siç janë lopë me vica, moto-kultivatorë, ferma të pulave, pajisje për kompjuterë etj. Për më tepër të gjitha familjet e ndihmuara me asistencë socio-ekonomike kanë marrë pjesë në trajnimet e organizuara për fillim të biznesit. Gjithashtu, përmes linjës së shërbimit për zhvillim të komunitetit 94 familje kanë marrë pjesë në skemën e vauçerëve duke ndihmuar realizimin e 22 projekteve të vogla të komunitetit në 9 komuna të Kosovës, ku si financuese e këtyre projekteve të UNDP-së është Ministria për Komunitete dhe Kthim. Njërangafamiljetendihmuaranëkthiminindividual/vullnetarnështëpitëtyreështëfamiljaserbe11anëtarëshe e Darko Spasiqit, në fshatin Cërkvena Vodicë të Komunës së Obiliqit. Ministria për Komunitete dhe Kthim si pjesë e Qeverisë së Kosovës ka ndarë 16 mijë euro për ndërtimin e kësaj shtëpie në sipërfaqe prej 62 m 2 sipas standardeve të parapara. Ministri Rashiq dhe kryeministri Thaçi me 2 qershor morën pjesë në vënien e gur-themelit të shtëpisë së re, me ç’rast hasën në mikpritje të ngrohtë të kësaj familjeje. Pas zbrazjes me lopatë të betonit në themelin e shtëpisë së re, në gostinë që nikoqiri kishte përgatitur për qeveritarët, ministri Rashiq, falënderojë për mikpritje të ngrohët dhe me një dolli të ngrehur simbolikisht i uroi familjes serbe Darko Spasiq rikthimin në Kosovë dhe nisjen e shtëpisë së re. “Kamë kënaqësinë e veçantë që sot të jem këtu dhe të marr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për këtë familje të sapokthyer. Mbi të gjitha jam shumë i lumtur që shohë këtë familje të re e të mrekullueshme, cila ka vendosur që të kthehet në vendlindjen e vet. Unë personalisht, si ministër në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e përkrah vendimin e tyre për kthim, dhe premtojë se do të bëjmë atë që është më e mira për krijimin e kushteve për kthim dhe qëndrim në Kosovë. Unë shpresoj që në të ardhmen të ketë më tepër familje të shpërngulura që do të kthehen në shtëpitë e tyre ashtu siç veproi familja Spasiq.”
  • 10. O B J E K T I V I 10 KTHIMIDHERE-INTEGRIMINËKOSOVË RRK I Projekti Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë është një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian , Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe UNDP-së, që të mbështesin procesin e kthimit të qëndrueshëm dhe re-integrimin e personave të zhvendosur duke garantuar stabilitet dhe një shoqëri shumë- etnike në Kosovë. Projekti ka të bëjmë me fuqizimin e komunave të cilat do të marrin përgjegjësi të mëtutjeshme në ndihmesën e kthimit të të zhvendosurve si dhe në kontribuimin edhe stabilizimin e përgjithshëm të kthimit të minoriteteve. Projekti në veçanti do të ofrojë ndihmë për 180 familje të zhvendosura, ku parashihet rindërtimi i shtëpive, rindërtimi i infrastrukturës së nevojshme dhe pako që do të mundësonin krijim e të ardhurave, si dhe aktivitet të ndryshme për kultivimin e dialogut ndëretnik. Ministria për Komunitete dhe Kthim e mbështet me 1.1 milion euro, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë me 3.3 milion euro dhe Programi i Kombeve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP) me 0.4 milion euro. Projekti RRK1 ka filluar në katër komuna Istog, Pejë, Fushë –Kosovë dhe Gjilan dhe pritet të zbatohet në një periudhë prej 21 muajsh prej korrikut 2008 deri në prill 2010 . 181 familjeve pritet te kthehen ne katër komunat e përzgjedhura RRK I KOMUNAT NR. I FAMILJEVE TE PËRZGJEDHURA NË FAZËN E PARË NR.I FAMILJEVE TË PËRZGJEDHURA NË FAZËN E DYTË ISTOG 40 30 PEJË 25 30 FUSHË-KOSOVË 15 10 GJILAN 20 11 GJITHËSEJT 100 81 GJITHËSEJT FAZA E I+II 181 Të katër komunat kanë shpallur tenderët për ciklin e pare të kthimeve në pajtim me rregullat e prokurimit në Kosovë, si dhe janë kontraktuar kompanitë ndërtimore për rindërtimin e shtëpive. Nga cikli i parë, nga 100 përfitues të aprovuar, janë ndërtuar 84 shtëpi dhe janë kthyer 386 persona. Nga këto shtëpi të ndërtuara 57 familje kanë marr pajisje të amvisërisë . 97 shtëpitë e tjera janë në faza të ndryshme të re-konstruimit – tenderimit, në ndërtim, apo janë në përfundim e sipër. Familjet e para të përfituesve nën projektin RRK1, janë kthyer në shtëpitë e tyre të reja. Që nga 20 nëntori 2009, 22 familje janë kthyer në Istog, 8 familje në Komunën e Pejës, dhe 12 familje në Gjilan. Në Komunën e Fushë- Kosovës, janë 13 familje të kthyera në pritje të finalizimit dhe dorëzimit të shtëpive të tyre. Komiteti Drejtues i RRK-së ka aprovuar rindërtimin e 17 shtëpive për rastet sociale nga komunitetet pranuese në tri partner komunat siç janë : Gjilani, Istogu dhe Peja. Në ciklin e pare parashihet të përfundohen 130 shtëpi të parapara në projekt, si dhe 51 shtëpi shtesë të financohen nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ceremonia e parë që shënoi dorëzimin e çelësave të 35 shtëpive, është mbajtur në fshatin Serbobran, në Komunën e Istogut, me 16 dhjetor 2009. Për të mbështetur familjet, të cilat vullnetarisht kanë vendosur ta rifillojnë jetën e tyre në këtë komunë, përveç 35 shtëpive, të cilave gurë themelet u ishin vënë në korrik të këtij viti, dhe tani u janë dorëzuar çelësat, janë duke u ndërtuar edhe 25 shtëpi tjera . Përveç kësaj ndërtimet e ciklit të dytë janë në zhvillim e sipër në Komunën e Istogut, dhe parashihet që punimet elementare për 20 shtëpi tjera të kryhen në këtë vit-varësisht nga kushtet atmosferike.
  • 11. O B J E K T I V I 11 ISTOGU PEJA GJILANI FUSHE-KOSOVA CIKLI I PARË Nga 36 shtëpitë e tenderuara, 35 janë kompletuar. 22familje përfituese janë kthyer dhe kanë marr çelësat e shtëpive të tyre. Nga19 shtëpitë e dhëna në tender, tetë prej tyre janë kompletuar gjersa 11 shtëpitë tjera kërkojnë një inspektim për shkak të disa defekteve të cilat janë vërejtur Nga gjithsejtë 12 shtëpi, 11 janë kompletuar ose janë në fazën përfundimtare. Të 13 shtëpitë janë në fazën përfundimtare. CIKLI I DYTË Është kryer nënshkrimi i marrëveshjes tri-paleshe për 25 përfituesit e shtëpive ( 23 shtëpi nga kategoria e V-të dhe dy nga kategoria e IV ). Parashihet ndërtimi i 26 shtëpive të kategorisë së pestë. Në këtë fazë janë 11 përfitues. Ne këtë faze, 10 përfitues janë të aprovuar RRK II Projekti Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë faza e dytë (RRK II ), është vazhdimi i fazës së parë me qëllim të plotësimit të ndihmave të së kaluarës dhe atyre momentale për një kthim të qëndrueshëm dhe re-integrim të personave të zhvendosur në Kosovë. Projekti është treguesi më i mirë që procesi i kthimit nuk ka ngecur dhe se Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe tërë Qeveria e Kosovës janë duke punuar në krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Edhe kjo fazë e projektit RRK II sikurse faza e parë është financuar ana e KE të menaxhuar nga ZNKE-ja ( Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ) dhe bashkëfinancuar nga MKK-ja. Implementues i projektit RRK II është Këshilli Danez për Refugjate ( DRC ). KE ka kontribuar me 4 milion euro përderisa MKK-ja me 1.1 milion euro Projekti ofron mbështetje për katër komuna shtesë siç janë: Klina, Obiliqi, Ferizaj dhe Rahoveci për periudhën 24 muajshe të paraparë për zbatimin e projektit. Shfrytëzues të këtij projekti do të jenë së paku 210 familje të personave të zhvendosur dhe familjeve refugjate, të cilëve do tu ndihmohet që të kthehen dhe reintegrohen në Kosovë. 50 familje do të ndihmohen me mjetet e MKK-së dhe 160 me mjetet e Komisionit Evropian. Ceremonia e fillimit të projektit RRK II është organizuar me 23 shtator nga ana e Komisionit Evropian, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe DRC. KLINA Në komunën e Klinës është aprovuar lista prej 23 shfrytëzuesve, duke përfshirë këtu 18 serb dhe 5 pjesëtar të komunitetit RAE. Në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e Urbanizmit, Gjeodezisë , Katastrit dhe Komunën e Klinës është përgatitur plani për ndërtimin e shtëpive. Asociacioni për Persona te Zhvendosur “Bozhur” dhe DRC-ja kanë takuar 18 familjet e zhvendosura dhe kanë nënshkruar marrëveshjen tre-paleshe për kthim. Të gjitha këto familje vizituan Kosovën me 12-13 nëntor që të tregojnë vendndodhjen se ku duhet të vendosen shtëpitë e tyre në pronën e tyre. Për 5 familjet RAE nuk ka pasur mundësi që të sigurojnë dokumentacionin duhur i cili certifikon se pesë përfituesit e propozuar kanë qenë të shpërngulur në Mal të Zi. Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian si dhe e Këshilli Danez për Refugjatë ( DRC ) si implementues i projektit, me 3 dhjetor në fshatin Dollc të Komunës së Klinës, organizuan një ceremoni me rastin e fillimit të ndërtimit të 12 shtëpive për të kthyerit serb të këtij fshati. Në ceremoni ishin prezent edhe 12 kryefamiljarët e kthyer të cilët gjer më tani kanë jetuar në Serbi, ndërsa për momentin janë të vendosur në fshatin Dersnik deri në ndërtim të shtëpive të tyre.
  • 12. O B J E K T I V I 12 FERIZAJ Në ceremoninë e fillimit të projektit në komunën e Ferizajt vetëm janë identifikuar të kthyerit potencial në këtë komunë. Me 7 tetor u organizua vizita Shko e Shiko për 4 individ te komunitetit RAE në Ferizaj të cilët për momentin janë të zhvendosur në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Me19nëntorDRCkaorganizuartakiminShkodheInformohunëSmederevëmenjëgrupprej25kryefamiljarëve të shpërngulur nga komuna e Ferizajt. Me 20 nëntor është organizuar edhe një vizitë Shko dhe Informohu me të shpërngulurit nga Klina në Kragujevc e prezent ishin edhe përfaqësuesit e UNHCR-it. OBILIQ Eshte aprovuar lista për 5 përfitues potencial.,mirëpo dy nga pesë familjet përfituese potenciale nuk përmbushën kriteret për marrjen e asistencës ( ndihmës ) dhe ata u larguan nga lista. Një familje RAE e zhvendosur në Maqedoni kishte problem me pronën, një familje tjetër serbe nuk i përmbushte kriteret pasi që ishte e asistuar edhe nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe po ashtu dështoi në prezantimin e dokumentit të regjistrimit që i takon të zhvendosurve. Eshte organizuar vizitë me të shpërngulurit në Novi Sad dhe Kragujevc RAHOVEC Pas nënshkrimit te memorandumit me komunën e Rahovecit, është mbajt takim me Departamentin e Urbanizmit, Kastratit dhe Gjeodezisë në Rahovec, që të sigurohet mbështetje për rindërtimet dhe aktivitetet në vijim.
  • 13. O B J E K T I V I 13 INTERVISTË ME TË KTHYERIN E FSHATIT DOLLC TË KOMUNËS SË KLINËS Në kuadër të Projektit RRK II ( “Kthimi dhe Ri-integrimin në Kosovë, faza e dytë” ) të bashkë-financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian si dhe e implementuar nga Këshilli Danez për Refugjatë ( DRC ), në fshatin Dollc të Komunës së Klinës u mbajt ceremonia me rastin e fillimit të ndërtimit të 12 shtëpive për të kthyerit serb të këtij fshati. Në ceremoni morën pjesë Ministri i MKK-së, Sasha Rashiq, udhëheqësi i operacioneve i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Kjartan Bjornson, Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, përfaqësuesit e DRC-së si dhe përfaqësuesit e të kthyerve. Ata të cilët më së tepërmi shprehën gëzimin për ndërtimin e shtëpive ishin 12 kryefamiljarët e kthyer të cilët gjer më tani kanë jetuar në Serbi ndërsa tani për momentin janë të vendosur në fshatin Dersnik, deri në ndërtimin e shtëpive të tyre, nën përkujdesje të Këshillit Danez për Refugjatë i cili ndodhet në Pejë. I kënaqur me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive si të institucioneve vendore e po ashtu edhe atyre ndërkombëtare në realizimin e procesit të kthimit ishte edhe i kthyeri Bozhidar Sharkoviq nga fshati Dollc i Klinës me të cilin zhvilluam një intervistë. Z.Sharkoviq si po ndjeheni tash pas dhjetë viteve të kthimit në Kosovë ? Bozhidar Sharkoviq : Çdo fillim është i vështirë, por jemi kthyer në pronën tonë, shtëpitë tona, doket dhe zakonet tona gjegjësisht në traditën tonë. Si jeni të pritur nga komuniteti pritës dhe ju lutem tregonani shkurt se a mundeni të jetoni edhe më tej së bashku me pjesëtarët e komunitetit shqiptar ? Bozhidar Sharkoviq: Ishim mjaftë mirë të pritur nga komuniteti vendës gjegjësisht fqinjët tanë të mëhershëm.
  • 14. O B J E K T I V I 14 A keni kontaktuar edhe me herët me ta ? Bozhidar Sharkoviq : Po, në vizitat “shko e shih”. Fqinjët na vizitojnë edhe tani Kështu që nuk kemi kurrfarë problemesh me ta. Në procesin e juaj të kthimit me cilën organizatë lokale apo ndërkombëtare keni kontaktuar së pari? Bozhidar Sharkoviq : Këshillin Danez për Refugjatë ( DRC ) Sa shpejt mendoni se MKK-ja është e kyçur në procesin e kthimit të refugjatëve? Bozhidar Sharkoviq : Mendoj se me pak vonesë, por megjithatë pasi që po shohim se ajo është e përkushtuar në realizimin e procesit të kthimit jemi të kënaqur edhe me këtë A mendoni se ndihma e ofruar nga MKK-ja ishte e specifikuar sipas nevojave tuaja? Bozhidar Sharkoviq : Gjithsesi se po. Kjo do të thotë shumë për ne që jetuam si refugjatë. Ndërtimin e një kulmi të shtëpisë e kemi pritur gjatë dhe posa të më ndërtohet shtëpia do të kthehen me gjithë anëtarët e familjes për të jetuar këtu ku kam lindur dhe ku e kam pasurinë. Çka sipas mendimit tuaj, çfarë lloj ndihmash kishin me qenë të mirëseardhura nga ana e institucioneve të Kosovës gjegjësisht MKK-ja? Bozhidar Sharkoviq : Ajo për të cilën kemi pasur më së tepërmi nevojë ka qenë ndërtimi i shtëpive. Por pasi që kjo është duke u realizuar, duhet të mendohet edhe për gjëra të tjera të cilat na nevojiten pas kthimit. Ajo që neve do të na ndihmonte më së tepërmi është ndihma në aktivizimin e bujqësisë, blegtorisë, stallat e lopëve, ndihma në mjetet e punës si p.sh. traktorëve dhe mjeteve të tjera përcjellëse, renovimi i ujësjellësit si dhe ofrimi i rrjetit telefonik Ju lutem për fund na thoni se a keni besim në punën dhe premtimet që morët nga Ministria për Komunitete dhe Kthim ? Bozhidar Sharkoviq : Ndërtimi i shtëpive, mbikëqyrja dhe vizitat e shpeshta të cilat po na bëhen nga ana e zyrtarëve tuaj,duke përfshirë edhe atë të Ministrit Sasha Rashiq më shtynë të mendojë se këtu ka diç pozitive dhe se ky program do të realizohet me sukses.
  • 15. O B J E K T I V I 15 18 FAMILJE SERBE KTHEHEN NGA SERBIA NË LLAPLE SELLË Kompleksi banesor në fshatin Llaple Sellë të Komunës së Prishtinës i përbërë nga 60 banesa së bashku me infrastrukturën përcjellëse, është projekt i financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe i dedikuar për 60 familje të zhvendosura të komunitetit serb me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për realizimin e procesit të kthimit. Rëndësia e veçantë e këtij kompleksi banesor është se gjatë konceptimit dhe realizimit të projektit është përdorur një qasje e re e cila parasheh jo vetëm sigurimin e hapësirës banesore por edhe infrastrukturën përcjellëse që sipas zyrtareve të MKK-së garanton kthim të qëndrueshëm. Përfitues të këtyre objekteve të banimit do të jenë personat e zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, të cilët kane shprehur gatishmërinë që të kthehen në Kosovë, si dhe Personat e Zhvendosur brenda Kosovës. Në konkursin i cili ka qenë i hapur prej muajit mars deri në prill të vitit 2009, më tepër se 280 familje kanë aplikuar për 60 banesa. Selektimi i aplikacioneve ka përfunduar. Ministria ka formuar komisionin për ndarjen e banesave, i cili ka bërë përzgjedhjen e përfituesve në bazë të rangimit të pikëve. Nga ky rangim janë përzgjedhur 24 përfitues.
  • 16. O B J E K T I V I 16 Në një atmosferë festive, në praninë e mediave ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, me 15 janar 2010 dorëzoi çelësat e banesave të reja nëntë familjeve të kthyera nga Serbia në fshatin Llaple Sellë të Komunës së Prishtinës, ndërsa me 5.02.2010, dorëzoi çelësat e banesave të reja edhe 10 familjeve të kthyera nga Serbia, në fshatin Llaple Sellë.“Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të realizojë edhe më tutje projekte të tilla ku integrimi tashmë është bërë i mundur. Në këtë vit pritet të përfundojmë edhe dy ndërtesa kolektive, ku do të vendosen edhe 40 familje të tjera. Pas kthimit në banesat e tyre, me qëllim të integrimit në shoqërinë kosovare, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka paraparë edhe ndihma për të kthyerit në periudhën kohore prej gjashtë muajve, duke përfshirë këtu ndihma me pako ushqimore, lëndë djegëse, inventar si dhe ndihmë socio – ekonomike në vlerë të dy mijë eurove për secilën familje, në mënyrë që ata në vlerë të kësaj shume të përzgjedhin mjete të ndryshme për fillimin e ndonjë biznesi të pavarur. Ministri, Sasha Rashiq, në fjalën e tij tha se ky është njëri nga projektet e shumta që Ministria për Komunitete dhe Kthim ka filluar në vitin 2009, dhe ka mundur t’i implementojë. “Pak jemi vonuar në disa procedura burokratike, por në fund të fundit njerëzit janë këtu dhe ç’është më e rëndësishmja ne jemi këtu që t’ua lehtësojmë jetën pas kthimit. Me këtë projekt integrimi është shumë i mundshëm, sepse këtu është shkolla dhe fëmijët mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtarë”, theksoi ministri Rashiq. Sot këto familje u kthyen nga Serbia për herë të parë pas 10 viteve këtu në Kosovë dhe shpresojmë se do të jetojnë këtu. Përveç 60 banesave të ndërtuar, gjatë vitit do të ndërtohen edhe 40 të tjera. Mirëpo
  • 17. O B J E K T I V I 17 integrimi është pjesa më e vështirë e procesit të kthimit, për këtë arsye është paraparë ndihma socio- ekonomike për të kthyerit në periudhën kohore prej gjashtë muajve, duke përfshirë këtu ndihma me pako ushqimore, lëndë djegëse, inventar si dhe ndihmë socio – ekonomike në vlerë të dy mijë eurove për secilën familje, në mënyrë që ata në vlerë të kësaj shume të përzgjedhin mjete të ndryshme për fillimin e ndonjë biznesi të pavarur. MKK-ja së bashku me Komunën e Graçanicës dhe institucionet e tjera kosovare do të ndihmoi integrimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përgatisë kartelat sociale me qëllim që tu dalë në ndihmë të kthyerve”. Për shkak të numrit të madh të të interesuarve, Ministria për Komuniteteve dhe Kthim ka filluar fazën e dytë të projektit të kthimit të organizuar në Llaple Sellë, ku do të ndërtohen edhe dy objekte me nga 20 banesa. Përfitues të këtyre objekteve do të jenë personat e zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, të cilët duan të kthehen si dhe personat e zhvendosur brenda Kosovës. Nebojsha Iliq i kthyer vetëm me nënën e tij, ishte mjaftë i kënaqur me atë se çfarë u është ofruar pas kthimit. Gjerë më tani kam jetuar në Kralevë në kushte mjaftë të vështira. Unë jam mjaftë i kënaqur me faktin se tash e tutje nuk do të jem i obliguar të paguaj qira, siç kamë bërë prej pas luftës e këndej tha ai. E kënaqur me kthimin ishte edhe Sllobodanka Papoviq nga Gjilani, e cila pas dhjetë viteve jetese në Smederevska Pallank ka vendosur që së bashku me djalin e saj të kthehet prapë në Kosovë.
  • 18. O B J E K T I V I 18 E pakënaqur me jetën e refugjatit, pagesën e qirasë në vlerë të 100 eurove të cilën e ka bërë me vite të tëra, e detyruar të punojë punë të ndryshme të cilat nuk ishin të profesionit të saj, vetëm për të mbijetuar, e detyruan atë që të kthehet dhe të vazhdojë jetën aty ku e kishte lënë, përkrah bashkëkombëseve të saj në Llaplesellë. Si punëtore e arsimit, me shkollë të lartë pedagogjike të kryer, mendon të punojë si mësuese. Shkolla e cila gjendet në afërsi të objektit do të ndihmojë integrimin e saj më të shpejt në shoqërinë kosovare. Përveç punës e cila është e domosdoshme për të mbijetuar, për të kthyerën të domosdoshme për momentin siç tha ajo janë: një TV, CNC, makina për përpunimin e pjesëve të automjeteve, aparat për saldim si dhe një shporet elektrik. E pyetur se cili do të ishte mesazhi i saj për ata të cilët nuk janë kthyer ende, por mendojnë që të kthehen në të ardhmen, ajo u përgjigj: “Jam shumë e lumtur që sot jam këtu. Përkrahja e ofruar nga institucionet kosovare, ofrimi i strehimit, asistenca socio-ekonomike në pajtim me nevojat tona na ndihmuan mjaftë që të fillojmë një jetë të re dhe që nga dita e parë të kemi gjithë atë çfarë i nevojitet një familje të kthyer. Duke pasur një liri të lëvizjes si dhe perspektivë ekonomike dhe sociale kisha sugjeruar të gjithë të zhvendosurit e tjerë që të kthehen sa ma parë në shtëpitë e tyre, sepse jeta e refugjatit nuk ofron kurrfarë perspektive për ta. Besoj set ë gjithë do të jenë të mirëseardhur ashtu siç ishim ne.
  • 19. O B J E K T I V I 19 NDIHMAT HUMANITARE SHPËNDARJA E NDIHMAVE HUMANITARE PËR KOMUNITETET NË GJENDJE TË VËSHTIRË SOCIO-EKONOMIKE Në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave urgjente të shumicës së anëtarëve të komuniteteve me gjendje të rëndë socio-ekonomike në Kosovë, MKK ka ofruar një mbështetje të vogël humanitare. Shumë familje të pambrojtura kërkesat e tyre themelore për gjëra ushqimore, orendi shtëpiake, mallra, materiale ndërtimore, mbështetje financiare, mbështetje të gjenerimit të të ardhurave etj, i kanë adresuar në MKK. Përgjigjja për këto kërkesa është siguruar në vazhdimësi nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe është kthyer tek anëtarët e komuniteteve. Në vitin 2009, Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka ndarë 600 pako ushqimore dhe higjienike, disa familje janë mbështetur me gjërat elementare të orendive shtëpiake (shtretër, frigorifer, tavolina kuzhine, karrige, etj), kurse disa familje tjera MKK i ka mbështetur me materialë ndërtimor, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e tyre të banimit. Në 15 komuna të ndryshme të Kosovës, ndihma humanitare kanë përfituar familjet e të gjitha komuniteteve. Furnizimi me pajisje dhe inventarë për komunitete Nr. Aktiviteti Vlera Data Rezultatet 1. Furnizimi me elemente të kuzhinës dhe shporet me dru për komunitetet e fshatit Kllobukar 9.720,00 euro 19.03.2009 E përfunduar 2. Furnizimi me mobile dhe enë për kuzhinë për komunitete në fshatin Kllobukar 8.190,00 euro 19.03.2009 E përfunduar 3. Furnizimi me makinë për tharjen e çajit 67.900,00 euro 19.03.2009 E përfunduar 4. Furnizimi me inventarë për qendrën e kulturës në Lagjen Brekoc – Gjakovë 1.784,00 euro 23.04.2009 E përfunduar 5. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 9.545,00 euro 26.03.2009 E përfunduar 6. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 6.980,00 21.08.2009 E përfunduar 7. Furnizimi me material ndërtimor për komunitete 248.481,30 euro 14.12.2009 E përfunduar 8. Furnizimi me pajisje për banjo për fshatin Pleshin – Ferizaj 5.025,00 euro 02.12.2009 E përfunduar
  • 20. O B J E K T I V I 20 Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike nëpër komuna 1 Prishtinë Mitrovicë Prizren Klinë Istog Graçanicë Fushë-Kosovë Obiliq Mamushë Dragash Lipjan Vushtrri Zveçan Shtimie Ferizaj 100 80 60 40 20 0 Shpërnadarja e pakove ushqimore dhe higjienike sipas komuniteteve 1 Shqiptarë Serbë Turq RAE Bosnjakë Goran 300 250 200 150 100 50 0 MKK-ja OFRON NDIHMA PËR TË KTHYERIT E FSHATIT RUDICË KëshilltariiministritpërKomunitetedheKthim,StanishaPetroviq,ishoqëruarngadrejtoreshaeDepartamentit të Kthimit, Dragana Stojanoviq, kanë vizituar të kthyerit e fshatit Rudicë Komuna e Klinës, me qëllim të ofrimit të mbështetjes socio ekonomike për 10 familjet e kthyera, me ç’rast ju ofruan ndihma me miell, ushqim dhe pako higjienike. Të kënaqur me ofrimin e ndihmave ishin edhe Borislav Dashiq dhe Zoran Bozhiq të cilët thanë, se këto ndihma të ofruara nga ana e MKK-së do ta zbusin sado pak gjendjen e tyre të vështirë socio-ekonomike, pasi që një numër i programeve financuese janë zvogëluar nga ana e donatorëve dhe OJQ-ve ndërkombëtare. Përveç fshatit Rudicë ndihma janë shpërndarë edhe në fshatin Grapcë të Komunës së Klinës
  • 21. O B J E K T I V I 21 MKK SHPËRNDAU DHURATA PËR NXËNËSIT E SH.F.”AZIZ SYLEJMANI” NË LAGJEN “KODRA E MINATORËVE” Me rastin e festave të fundvitit, një delegacion i MKK-së i prirë nga zv/ministri Ismet Hashani si dhe këshilltari Nahit Elshani kanë vizituar sh.f. “Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’rast shpërndanë 60 dhurata për nxënësit e kësaj shkolle. Në ceremoninë e ndarjes së dhuratave përveç delegacionit të MKK-së pjesëmarrës ishte edhe ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati si dhe drejtori i shkollës Flamur Gacaferi. MKK-ja VAZHDON TË JETË E PRANISHME TEK TË GJITHË NEVOJTARËT Një donacion i përbashkët i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe OJQ-së “Ardhmëria” gëzuan fëmijët e komunitetit serb në fshatrat Dobratin, Donja Gushtericë, Livagj, Llapje Sellë, Graçanicë, Preoc, Suhadoll dhe Uglar, me rastin e festave të fundvitit. MKK shpërndau 100 dhurata, ndërsa OJQ “Ardhmëria” 100 jakne për fëmijët e familjeve të kthyera si dhe rasteve me kushte të vështira socio-ekonomike. Përfitues të këtyre dhuratave ishin edhe 12 fëmijë me nevoja të veçanta në Graçanicë. Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave prezent ishin edhe Ministri i MKK-së, Sasha Rashiq si dhe Ministri i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq.
  • 22. O B J E K T I V I 22 OFRIM MBËSHTETJE NË SPORT MKK NË MBESHTETJE TË RINJVE NË SPORT Në kuadër të Strategjisë së vitit 2009, Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka vënë në fokus të veçantë mbështetjen e komuniteteve pakicë në Kosovë, me qëllimin të forcimit të komuniteteve ekzistuese, duke siguruar përmirësimin e jetesës së tyre në të gjitha aspektet. Kosova përballet me probleme të migrimit të popullatës së re, të të gjitha komuniteteve , por në veçanti te komuniteteve pakicë, sepse shumë vendbanime të pakicave janë të pa zhvilluara dhe nuk ofrojnë perspektiva të mjaftueshme ekonomike dhe sociale. Vështirë se ndonjë nga vendbanimet e pakicave ka një qendër rinore sportive ose qendra tjera rekreative. Projekte të vogla që kanë të bëjnë me kulturën fizike dhe sportive, Ministria për Komunitete dhe Kthim i ka parë si hap të rëndësishëm për të përmirësuar jetën e rinisë, duke siguruar kushte normale të jetesës për këtë popullatë. MKK ka marrë aplikacione të ndryshme dhe kërkesa nga komunitetet, udhëheqësit e fshatit ose përfaqësuesit komunal, për të mbështetur të rinjtë në komunitetet e tyre. MKK është përgjigjur këtyre kërkesave me financimin dhe ndërtimin apo renovimin e disa fushave sportive, në disa vende në Kosovë që iu shërbejnë komunitetet e ndryshme. MKK në 2009, ka miratuar 13 projekte të shkallës së vogël në mbështetje të aktiviteteve sportive dhe rinore në 10 komuna të ndryshme. Projekte përfshijnë ndërtimin e fushave sportive (5 vende), rinovimi i zonave sportive ekzistuese (rinovim, sigurimin e ndriçimit, etj, në 3 vende), ndërtimin e një vendi të futbollit (1 vend) dhe ofrimin e pajisjeve për objektet (tavolina për ping-pong, të tjera pajisje sportive, (në 4 vende). Projektet zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me komunën përkatëse, p.sh. për alokimin e tokës, lëshimin e lejeve për ndërtim , dhe dorëzimin e objekteve të autoriteteve përkatëse. Në një fazë të mëvonshme, MKK-së, së bashku me Ministritë e tjera apo komunat, mund të angazhohet në mbështetjen e veprimtarive të veçanta në këto vende, të tilla si trajnime, turnet, etj. Projektet e Investimeve Kapitale 2009 Ndërtimi i terreneve sportive Nr. Projekti Vlera Data Rezultatet 1. Ndërtimi terrenit sportiv në fshatin Verbovc – Viti 17.424,49 euro 03.12.2009 Në proces 2. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Gushtericë – Lipjan 32.146,48 euro 13.11.2009 E përfunduar 3. Ndërtimi i Balon Sallës në fshatin Prilluzh – Vushtrri 79.799,50 euro 12.10.2009 E përfunduar 4. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Brod – Dragash 21.972,72 euro 08.10.2009 Në proces 5. Ndërtimi i fushës së sportit në fshatin Glloboqicë – Dragash 22.127,00 euro 08.10.2009 Në proces 6. Ndërtimi i fushës sportive në Mamushë ------ ------ -------------- 7. Furnizimi me pajisje të fituesit në Mitrovicë 20.540,00 euro 16.07.2009 E përfunduar 8. Vendosja e Ndriçimit dhe rrethojat mbrojtëse në fushën e sportit të shkollës në Kllokot 5.541,00 euro 27.11.2009 E përfunduar 9. Furnizimi me asfalt për rregullimin e fushës së sportit në Strazhe - Gjilan 9.967,50 euro 22.10.2009 E përfunduar 10. Riparimi i zhveshtorës në fshatin Uglar – Fushë Kosovë 9.752,00 euro 18.11.2009 E përfunduar 11. Renovimi i poligonit të sporteve në fshatin Batushë 3.538,00 euro 27.11.2009 E përfunduar 12. Furnizimi me 5 tavolina të ping-pongut 2.000,00 euro 02.10.2009 E përfunduar 13. Furnizimi me material për renovimin e sallës Rinore – Graçanicë 9.870,00 05.10.2009 E përfunduar
  • 23. O B J E K T I V I 23 CEREMONIA INAGURUESE E BALON SALLËS NË FSHATIN PRILLUZHË TË KOMUNËS SË VUSHTRRISË Në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë, ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Balon Sallës që është projekt i financuar nga ana e MKK-së, e që bënë pjesë  në kuadër të projekteve për forcimin dhe stabilizimin e komuniteteve në Kosovë. Është dedikuar kryesisht për të rinjtë. “Qëllimi i këtij projekti është stabilizimi i komuniteteve të cilat asnjëherë nuk e kanë lëshuar Kosovën, në përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti si dhe përkrahjen e të gjithë personave të shpërngulur. Ideja për projektin ka ardhë nga ana e banorëve të fshatit Prilluzhë”, ka thënë, ministri Rashiq në fjalën e tij hyrëse. Ministri Rashiq shtoi se “Ne e kemi përkrah si ide pozitive dhe implementimi, kemi filluar në shtator të vitit 2009. Ky është projekti i parë në këtë fshat dhe shpresojë se nuk do të jetë i fundit. Me mjetet tona buxhetore do të përkrahim të gjitha iniciativat pozitive për zhvillimin e këtij vendi.” Andriana Disiq tha se: “ Idenë për një Ballon Sallë e kishim para 4-5 viteve por nuk dinim se si do të arrijmë deri tek realizimi i kësaj ideje. Kjo ishte një dëshirë e të gjithë të rinjve, e posaçërisht talentëve të rinj për zhvillim të aktiviteteve dhe shprehje të aftësive të tyre fizike, të cilët nuk kanë pasur rastin gjerë me tani ti tregojnë potencialet e tyre se çka dinë dhe munden. Për fat te mirë MKK-ja ishte ajo e cila përkrahu këtë iniciative, me ç’rast ne e falënderojmë. Ne të ardhmen përveç fushës se futbollit planifikojmë te bëjmë edhe zhveshtoret, ulëset për publikun si dhe një fushe tenisi, pasi që një numër i madh i të rinjve këtu merren me tenis.” Projekti për ndërtimin e sallës ka kushtuar 79,799,50 euro, është implementuar nga SHPK “Tekno-ing consulting”. Ceremonia inauguruese u përmbyll me turnir futbolli me ç’rast u luajt një ndeshje miqësore në mes të përfaqësuesve të komunitetit dhe atyre të KFOR-it.
  • 24. O B J E K T I V I 24 GRUPI PUNUES RAE Grupi Punues RAE i cili funksionon në kuadër të ministrisë, dhe udhëhiqet nga zv/ministri Ismet Hashani, është i përkushtuar në mbrojtjen e interesave, promovimin e vlerave dhe avancimin e pozitës së komunitetit RAE në Kosovë Duke qenë e vetëdijshme se komuniteti RAE nuk ndodhet në pozitën e merituar në shoqërinë kosovare, MKK- ja është e përkushtuar dhe ka shprehë interesim që ky komunitet të arrijë pozitën meritore në këtë shoqëri, të jetoj me dinjitet dhe i barabartë me komunitetet tjera në Kosovë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se komuniteti RAE kanë probleme të shumta , por shumica e tyre janë të njëjta çfarë i kanë edhe Shqiptaret e Kosovës, Boshnjakët dhe komunitetet tjera siç janë : problemet sociale , problemet në infrastrukturë, problemet me punësim dhe probleme tjera. Por nuk mund të mohohet se problemet në arsim janë ato që paraqesin problemin më të madh të këtij komuniteti dhe bëjnë që këto probleme të mos zgjidhen me aq lehtësi dhe me të të njëjtin shabllon sikurse edhe për komunitetin shumicë për shkak të nivelit të ulët arsimor. Mungesa e kuadrove të arsimuara bënë që pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje dhe përfaqësim politik, punësim, zhvillim ekonomik të jetë mjaftë e vogël. Probleme të tilla me integrimin e komunitetit RAE nuk ka vetëm Kosova , por kanë edhe shumë vende në regjion, veçanërisht vendet që kanë kaluar dhe po kalojnë
  • 25. O B J E K T I V I 25 nëpër fazën e tranzicionit. Duke pasur parasysh të gjitha këto qëllimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është që të nxisë kyçjen e këtyre tri komuniteteve në pjesën më të madhe të shoqërisë kosovare, që nënkupton integrimin e plotë në të gjitha sferat e jetës dhe punës. Bazuar në këtë, ne do të prezantojmë aktivitete konkrete të ndërmarra nga ana e MKK-së në periudhën e dytë të vitit 2009 për lëmi të veçanta, të cilat konsiderohen esenciale për zhvillimin e këtyre tri komuniteteve Me qëllim të përmirësimit të kushteve të banimit për banorët e komunitetit RAE, në lagjen Dubrava të Ferizajt, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka dhënë 200 mijë euro, Zyra e Kryeministrit 200 mijë si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 40 mijë euro për 44 familje të këtij komuniteti. Për të zhvendosurit e Komunës së Istogut të cilët ndodhen në Mal të Zi, në kuadër të projektit RRK I të fazës së dytë, në fshatin Serbobran janë ndërtuar 16 shtëpi për familjet egjiptiane në pronën komunale, të cilat komuna i ka nda për ndërtimin e shtëpive të të zhvendosurve. Janë mbajtur takime të Komisionit Komunal për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve në baza mujore. Që nga shtatori i vitit 2009 janë mbajtur gjithsejtë pesë takime. Ka pasur takime të rregullta dhe shumë konstruktive me Komisionin Komunal për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve, me ç’rast është bërë vlerësimi dhe monitorimi për implementimin e projekteve si dhe përzgjedhja e 9 projekt-propozimeve, prej 23 sa janë pranuar gjithsejtë gjatë thirrjes/fazës së tretë për aplikim. Katër projekte veç kanë filluar të punojnë dhe katër të tjerë janë në proces. Duke pasur parasysh faktin se ekziston një përqindje e lartë e braktisjes së mësimit nëpër shkolla, bile edhe të asaj obligative, veçanërisht kur është fjala për ata të gjinisë femërore , MKK-ja ka ndërmarr masa për tejkalimin e këtyre problemeve , dhe me qëllim të arritjes deri tek progresi, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit RAE të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin, me 21 dhjetor 2009, MKK-ja ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me MASHT( Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ) dhe UNDP-në për zbatimin e projektit me titull “Ndihmë për bursa nxënësve dhe studentëve të komunitetit RAE “të cilët zhvillojnë mësimet sipas plan- programeve të MASHT të Kosovës. Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit palët janë pajtuar të ndajnë mjete për mbikëqyrjen e projektit brenda përgjegjësive së tyre. MKK-ja ka ndarë 3000 euro, MASHT 3000 ndërsa UNDP-ja 26,750 euro për qëllim të përkrahjes së 75 nxënësve të shkollave të mesme dhe 25 studentëve të Universitetit që mësojnë me plan-programin e Qeverisë së Kosovës. Anëtarët e grupit RAE kanë marr pjesë së bashku me përfaqësuesit e Qeverisjes së mirë në hartimin e draftit për Planin e Veprimit për implementimin e Strategjisë për re-integrimin e komunitetit RAE. Me 17 dhjetor zv/ministri i MKK-së Ismet Hashani mori pjesë në nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes së mirëkuptimit me përfaqësues të UNDP-së për ndarjen e granteve të vogla për OJQ-të të cilat merren kryesisht me problemet e komunitetit RAE. Nga 30 OJQ sa kanë aplikuar, 6 OJQ janë përzgjedhur si përfituese të granteve. Zyrtar të MKK-së së bashku me përfaqësues të KQZ-së dhe OSBE-së, kanë marr pjesë në vizitën e kampeve me persona të zhvendosur në Mal të Zi ku janë të vendosur familjet RAE, me qëllim të njoftimit dhe dorëzimin e formularëve për regjistrim në listat zgjedhore për zgjidhjet e planifikuara në Kosovë. Në kuadër të vizitave shko-shiko, zyrtarët e MKK-së kanë vizituar familjet e zhvendosura nga Komuna e Prishtinës të cilët ndodhen në Novi Sad. Ata janë informuar rreth gjendjes së tyre pronësore dhe janë këshilluar që të zhvillojnë biseda me komunitetin pritës me qëllim të krijimit të kushteve për kthim. Pas vizitë së pronave është mbajtur takim brifing me zyrtarët e komunës ku janë njoftuar me kushtet dhe kriteret për kthim. Vizita të natyrës së tillë janë realizuar edhe me shtatë familje të zhvendosura të komunitetit RAE në Komunën e Obiliqit ( Kastriotit ) të cilët janë të vendosur në Maqedoni ,të zhvendosurit e Komunës së Vushtrrisë të cilët ndodhen në Serbi si dhe të zhvendosurit e komunitetit RAE nga Komuna e Istogut të cilët janë të vendosur në Mal të Zi.
  • 26. O B J E K T I V I 26 Në fund të dhjetorit zv/ministri i MKK-së Ismet Hashani me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar të zhvendosurit në Mal të Zi në Kampin “Konik”( Podgoricë ) me ç’rast të zhvendosurit janë të njoftuar me projektet që do ti realizojë MKK-ja me qëllim të kthimit sa ma të madh të zhvendosurve nga këto kampe. MKK-ja ka vazhduar të ndihmojë këto komunitete përveç dhënies së bursave , rindërtimit të shtëpive siç u cek më lartë edhe me orendi shtëpiake, pako ushqimore dhe sanitare, si dhe ka ndihmuar me mjete financiare organizimin e festave të tyre nacionale. Në të ardhmen MKK-ja do të ketë përkushtim shtesë në të gjitha aspektet përkatëse në mënyrë që të arrijë qëllimet e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë një hapësirë të veçantë dhe tretman përkatës të drejtave të komuniteteve.
  • 27. O B J E K T I V I 27 PËRKRAHJA PËR ZHVILLIMIN E KOMUNITETEVE Me qëllim të arritjes së stabilizimit të komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka shfrytëzuar instrumente të ndryshme politike siç janë : Komunikimi efikas me pjesëtaret e komuniteteve lidhur me krijimin dhe përpilimin e politikave në çështjet me interes për komunitetet, duke ofruar informata të cilat janë me interes për komunitetet në Kosovë , në nivelin lokal dhe qendror , startimi me web-sajtin e ri të MKK-se për ofrimin e informacioneve konsultative , kyqja e pjesetarëve të komuniteteve dhe organizatave të shoqerisë civile në vlerësimin e projekteve të dedikuara për mirëqenjen e komuniteteve etj. Promovimi dhe implementimi standardeve juridike për promovimin dhe implementimin e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre me ç’rast janë organizuar konsultime lidhur me implementimin e çështjeve në lëmin e: punësimit ,shëndetësisë , arsimimit , mbrojtjes sociale dhe invalidore , ekonomike , zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme . Ka siguruar përkrahje ekonomike komuniteteve përmes projekteve për zhvillimin e komuniteteve , motivimit për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme , dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera me rastin e sjelljes së vendimeve për shpërndarjen e mjeteve dhe formulimin e projekteve të cilat kane për qëllim adresimin e nevojave të komuniteteve dhe të përfaqësueseve të tyre . Ka promovuar dialogun dhe pajtimin mes komuniteteve duke mundësuar kontakte multi – etnike mes komunitetit pritës me PZHI ( Personave të Zhvendosur Intern ). Në tetor 2009, MKK ftoi të gjithë të interesuarit për paraqitje të projekt- propozimeve për zhvillimin e komuniteteve. Projektet për rehabilitimin e infrastrukturës, në mbështetje të zhvillimit ekonomik, por edhe për aktivitetet e OJQ-ve për trajnim, arsimim, aktivitete rinore dhe sportive, media, kulturë, etj. Kanëarriturmëshumëse450projektenëvlerëtë15milionëeurove.Prejtyrekomisionikapërzgjedhur108projekte nëvlerëtë2milioneuro,tëcilatjanëzbatuarngapartnerëtëndryshmelokalenëvitin2009.Projektetepërzgjedhura kanëqenë: trajnimepërkujdesinshëndetësor,tëdrejtatenjeriut,tëdrejtategrave,trajnimetërinisëdhefëmijëve në disiplina të ndryshme ( ekskursione, turnet, etj) Aktivitetet tjera përfshijnë renovimin dhe pajisjen qendrave të kulturës për të rinjtë, aktivitetet sportive, si edhe projektet për forcimin e mediave të minoritarëve. Shembuj të projektevetëzbatuaraderitaningaaktiviteteteOJQ-vevendorebrendaMKK-sëpërzhvillimtëkomunitetevejanë: Projekti lidhur me arsimimimin shëndetësor të grave të Dragashit me titull “ Çdo gjë që nuk keni ditur dhe nuk keni mundur ose nuk keni guxuar të pyetni” OJQ-je “HED’” (Human Ecology Dragash) ka kryer një numër të trajnimeve dhe seminareve për femra në 20 fshatrat e komunës së Dragashit, me kërkesë të MKK-së. Pas vlerësimit të nevojave dhe informacioneve rreth trajnimit të pjesëmarrësve potencial, 20 trajnimime janë kryer në 14 fshatra me popullatë gorane ( Regjioni i Gorës ) dhe në 6 fshatra me popullatë shqiptare (Regjioni i Opojës së Dragashit ) Për 2 ditë të trajnimit ekspertët e mjekësisë kanë siguruar informacione për planifikimin familjar, shtazanin , shëndetin dhe higjienën e fëmijëve, virusin HIV (SIDA), etj. Çdo trajnim ka ofruar hapësirë për biseda ku në fund është kryer testimi i njohurive të fituara gjatë trajnimit. 300 gra morën pjesë në trajnimin gjatë periudhës qershor-gusht 2009.
  • 28. O B J E K T I V I 28 Seminaret dhe trajnimit për të rinjtë rom në Priluzhje Mungesa e arsimit dhe punësimit mbetet një nga problemet më të mëdha për të rinjtë rom të fshatit Priluzhje të Komunës së Vushtrrisë. OJQ-ja “Anglunipe Romano” e cila gjendet në këtë fshat ka zbatuar një projekt nga janari-qershor 2009 i cili ka ofruar informacione dhe ka siguruar trajnim profesional për të rinjtë. Vlerësimet e popullatës rome dhe shqetësimet e tyre janë komentuar në sesionet e informimit publik dhe diskutime, duke krijuar kështu informacion mbi ndihmën e mundshme. Komponenti kryesor i këtij projekti ishte i fokusuar në trajnimin e të rinjve. Nga janari deri në qershor janë mbajtur seminare të menaxhuara nga ekspertët profesional, për të mësuar zanate si berber, zdrukthëtarë ose piktor. Trajnimet u mbajtën në qendrat rinore, dhe përfshinë punën praktike. Kështu që, përveç trajnimit për të rinjtë, disa familjeve të rrezikuara u është rinovuar (lyer) shtëpia në kuadër të projektit, kanë merr tavolina dhe karrige që janë prodhuar brenda orëve të mësimit nga lëmia e zdrukthëtarisë, ose kanë prerë flokët pa të holla në kuadër të mësimit për zanatin e frizerit. I tërë materiali i ofruar ka qenë në kuadër t ë projektit. Rreth 40 të rinj morën pjesë në trajnime. 15 të rinj të moshës 15 - 29 vjet kanë fituar njohuri bazë për frizer. 15 për zdrukthëtari dhe 15 për piktorë. Disa prej tyre morën pjesë në dy kurse. Mbështetja pjesëtarëve të komunitetit në Priluzhë : “Në rrugën e duhur” Projekti kombinon disa aspekte të ndryshme duke kontribuar në stabilizimin e komuniteteve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës,që janë zbatuar në fshatin Priluzhë për komunitetin serbë dhe romë. Qendra Rinore “Duga” ka identifikuar një rritje të vetëdijesimit , edukimit dhe trajnimit, por edhe ka identifikuar se rindërtimin e infrastrukturës është nevoja më e madhe e këtyre dy komuniteteve, e cilat mund të përmirësohet me një shkallë të vogël të ndërhyrjes. OJQ-ja ka zbatuar dy lloje të mbështetjes : Mbështetja e parë ka qenë në lëmin e arsimit ku përmes trajnimeve dhe diskutimin e temave të ndryshme të tilla si reproduktivitetin shëndetit, dhunës ndaj grave, të drejtat e grave, duke përgatitur aplikacionet për punë për të rinjtë, ndërgjegjësimit të problemeve të drogës, të dhënat për të drejtat e komuniteteve pakicë dhe integrimit evropian. Trajnim i kombinuar me punën praktike kryhet në fushat e veçanta si zejtarisë dhe media arsim (duke prodhuar një film dokumentar) dhe aktivitete kulturore. Trajnimi është të përqendrohet më shumë mbi gratë dhe të rinjtë. Një tjetër projekt i zbatuar në Priluzhë u fokusua në restaurimin e infrastrukturës bazë përmirësimin e kushteve shtëpiake. Projekte të vogla të infrastrukturës për fshatin Priluzhë ishin rinovimi i ndriçimit të rrugëve të fshatit. Një nevojë tjetër e identifikuar ishte mbështetja për familjet e rrezikuara. Intervenime të vogla janë bërë në kuadër të projektit të OJQ-së “Duga”. Dhjetë familjeve të rrezikuara u është dhënë mbështetje për përmirësimin e shtëpisë siç janë : Ri-konstruimi i banjove , çative, ose dyshemeve. Projekti është implementuar nga janari deri në qershor 2009.
  • 29. O B J E K T I V I 29 Produksioni dhe emetimi i TV programit “KHAM” (SUN) për komunitetin RAE në Ferizaj Në qershor 2009, OJQ ”Radio 5” që është një OJQ rome nga Ferizaj ka filluar produksionin me informacione javore dhe programe arsimore, të cilat janë emetuar për TV-në lokale ( TV Iliria ). Programi “Kham ‘’ ka dhënë informacione të dorës së pare të drejtpërdrejta në gjuhën shqipe për temat që kanë të bëjnë me komunitetin RAE në këtë komunë. Ka informuar mes tjerash për arsimin, shëndetësinë, punësimin edhe çështjet sociale, programet për mbështetjen e komunitetit RAE, aktivitetet e komunave dhe ministrive që mbështesin komunitetin RAE, ngjarjet dhe veprimtarit në komunë (si programet e trajnimit për komunitetin RAE, ngjarje kulturore, etj.), Janë diskutuar edhe problemet me të cilat përballet ky komunitet. “Kham” kishte të përfshirë edhe program të muzikor. Ky program është i pari që u prodhua nga ana e komunitetit RAE nga Ferizaj për popullsinë RAE në këtë komunë, e i cili është duke u financuar nga ana e MKK-së në periudhën qershor 2009 deri në qershor 2010.
  • 30. O B J E K T I V I 30 INFORMATË MBI AKTIVITETET E GRUPIT PUNUES PËR BASHKËPUNIM DHE KOMUNIKIM ME KOMUNAT Qëllimi i formimit të këtij grupi ka qenë rritja e bashkëpunimit të MKK-së me komunat duke filluar me këmbimin e informatave relevante që kanë të bëjnë me procesin e kthimit dhe të ri-integrimit të komuniteteve në shoqërinë kosovare pasi që një bashkëpunim i tillë i mirëfilltë ka munguar në të kaluarën, çka ka bërë që bashkëpunimi i MKK-së me komunat të jetë i rënduar dhe i vështirësuar. Ky Grup Punues në bashkëpunim me Komisionin për lokalizim, tani Njësia për mbështetje dhe koordinim të kthimit i cili vepron në kuadër të zyrës së zv/kryeministrit z. Ramë Manaj kanë mbajt takime të rregullta me komunat në nivel regjional. Në këto takime regjionale morën pjesë ZKK (zyrtaret komunal për kthim) dhe ZLK (zyrat lokale për komunitete) si dhe udhëheqësit e Komiteteve për komunitete. Në këto takime merën pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni për lokalizim. Takimet e para regjionale u mbajtën në MKK, ndërsa të tjerat nëpër komuna dhe ishin mujore. Grupi Punues për Bashkëpunim dhe Komunikim me komunat ka mbajtur gjithsejtë 4 takime të veta ,ndërsa takime regjionale 21 gjithsejtë. Po ashtu ka mbajtur 3 takime me Komisionin për lokalizim dhe me UNHCR-in. Në takimet regjionale të cilat i ka mbajtur Grupi Punues janë shqyrtuar shumë çështje me rëndësi,të cilat kishin të bënin me angazhimet e zyrtarëve komunal për kthim nëpër komuna lidhur me procesin e kthimit, po ashtu me problemet që i kishin në komunikimin me strukturat udhëheqëse komunale. Grupi Punues në bashkëpunim me Komisionin për Lokalizim dhe me UNHCR-in, kanë hartua një format të raportimit për Zyrtarët Komunal për Kthim, i cili format është unik, dhe se duhet të plotësohet dhe raportohet në baza mujore nga ZKK-të. Komisioni për Lokalizim pranë zyrës se zv/kryeministrit z. Ramë Manaj, me vonë u shndërrua në Njësinë për
  • 31. O B J E K T I V I 31 Mbështetje dhe Koordinim të Kthimit. GP për Bashkëpunim dhe Komunikim me Komunat ,në bashkëpunim me Njësinë për Mbështetje dhe Koordinim të kthimit ka hartua një Organogram për pozitën e ZKK-ve dhe ZLK-ve. Kjo është bere për ta fuqizua dhe për ta definuar qarte pozitën e ZKK-ve dhe ZLK-ve,pasi që me Ligjin mbi Vetëqeverisjen lokale, nuk janë të parapara ZLK-et dhe ZKK-të. Organogrami është bërë edhe në konsultim me MAPL-në,UNHCR- in dhe me zyren ligjore të Kryeministrit. Tani është duke u hartuar një draft rregullore e cila do ta definon qartë pozitën dhe rolin e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim, e cila rregullore do të kaloj edhe në Qeverinë e Kosovës për aprovim dhe do të fuqizohet me udhëzim administrativ të Qeverisë se Kosovës. Qëllimi i këtij dokumenti është që ti ofrohet një informatë e azhurnuar të gjithë pjesëmarrësve në procesin e kthimit duke filluar nga niveli lokal e gjer te instancat qendrore qeveritare me qëllim të identifikimit të faktorëve influencues që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në ngadalësimin e aftësive operacionale të komunave në tërë Kosovën, që në mënyrë efikase dhe kualitative të implementojnë politikat qendrore mbi procesin e kthimit dhe re-integrimit të personave të zhvendosur si jashtë territorit të Kosovës ashtu edhe në brendi të saj. Dokumentipërmbanrekomandimepërqeverinëqendroremeqëllimtënxjerrjessënjëurdhëreseadministrative që do të rregullonte në mënyrë unike pozitën e ZKK-ve si nga pikëpamja e hierarkisë raportuese e po ashtu edhe fuqizimit të rolit të ZKK-ve në procesin e vendim-marrjes dhe rrjedhjes së informatave. Komunat e ndryshme për momentin implementojnë modele të ndryshme nga aspekti i linjës së raportimit që prekin zyrtarët e kthimit dhe udhëheqësit e tyre. Ky sistem jo unik është si pasojë e mos ekzistimit të një rregulloreje me bazë ligjore që do të rregullonte problematikën e tillë në mënyrë të njejtë në tërë territorin e Kosovës. Në bazë të propozimeve të cilat do të arrijnë nga komunat, Zyrat Lokale për Komunitete dhe zyrtarët për kthim, në takimin e gushtit do të dilet me një propozim konkret në bazë të cilit do të bëhet draftimi i organogramit të ri nëpër komuna. Grupi Punues për Bashkëpunim dhe Komunikim me komunat në takimin e fundit të mbajtur me datë 08/02/2010,ka aprovua edhe Planin e punës për viti 2010.