SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Kongresi i Manastirit
Obkti i dikurshëm i HotelitIliria,ku u mbajtKongresi i Manastirit - Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe,14 nëntor - 22
nëntor 1908
Kongresin e Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14
nëntor - 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë
zhvillimit te letersise shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i
krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk
ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye,
shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm
për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë
shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i
Alfabetit.
Pjesëmarrësit
Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga
komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u
zgjodh Mit'hat Frashëri, i biri iAbdyl Frashërit. Mit'hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy
revistave që botoheshin në Selanik: Liria dheDituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi
Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si
dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike,
ortodoksë, dhe protestantë, njerëztë ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të
madh kombëtar.
Historia e Kongresit
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një
hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha
shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që
do nënkuptonte mosnënshtrim, qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë
unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin
latin me 36 shkronja i cili përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të
mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për
të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke
qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave,
apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një
shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha
ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.
Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:
Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbŷli,
pa 'da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u 'da s'duron,
fundë e majë nji âsht' Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë
shqiptarë.Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e
librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin
me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e
përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndërkohë çështja e
gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë
përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte
ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të
lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë
dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me
librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e
shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke.
Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor1917 Atë
Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën
Atë Stath Melanit.Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për
përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini
Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i
Kosturit Fillateri nxori një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke
mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat
dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në
çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa
hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë
objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke.
Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri
probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e
mësuesve të shkolluar.Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda
vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera.
Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide
arsimore, Klubi i Selanikut thirri Kongresin e Elbasanit, nga data 20 deri 27 gusht të 1909. Në këtë
Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë
nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në
Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në
Universitetet e huaja Evropiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.Klubi i
Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në
kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi
korçar "Përparimi" u caktua si qendra financiare, që do të administronte ndihmat dhe shtimin e
shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e
Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe
në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi,
"Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e
vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me
ose pa mjetet e përshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të përgatiste pionierët e arsimit
për Shqipërinë që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite më vonë kjo
shkollë u pagëzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143
nxënës.Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Në atë
kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë
shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të frikësuar nga ky shpërthim i
shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në
Vlorë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin,shkolla e Vlorës u mbyll, kurse
drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit
shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës
shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të
gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin
keq më keq.Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e
konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe
dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për
fenë myslimane. Njerëz të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së
Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e
arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja
kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha
shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me mbështetjen e
qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të
1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të
shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi
15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, të dërguara nga
Stambolli.Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u
shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të
organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000
katolikë dhe myslimanë të ndershëm shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një
manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në
Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të
1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar
me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.Gazeta atdhetare
"Shkreptima" e Kajros botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e
Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftu ar
për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha
shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin
e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë
bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë
shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa,
derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me
pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve,
nga armiqtë e afërm dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe
përgatiti breza të rinj atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm,
shpejt ai u kthye në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail
Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në
Vlorë. Pas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara
nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën
dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane
shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare
që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre
shqiptar.
Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proceset që shkojnë në
favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të
domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka patur momente kur kanë patur
rënie, rënie jo nga vetë koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e
idealeve.Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punuar atdhetarët tanë, sidomos
ata që merreshin me veprimtari letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka
qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur
figura që janë shquar për veprimtarinë e tyre patriotike dhe arsimore. Atdhetarët e Shkodrës
përdornin alfabetin e “Agimit”, sikurse ata të Kosovës. Toskët përdornin alfabetin latin dhe atë të
Sami Frashërit (alfabetin e “Stambollit”). Ishte vështirësi për botuesit e librave, sepse ishte rëndë për
t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka
patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri
që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala
vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit,
duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren
mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve
në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia
plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që
pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më
1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte
patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte,
shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte
hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.
Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i
Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është
realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte
rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën
shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit
latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa
interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë
popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë
shqiptare.Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi,
Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i
ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta.
Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të
mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij
Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e
ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte
gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku mysliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe
me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që
e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të
fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin
të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj.
Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të
zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u
pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e
kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar
ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund
delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e
alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoje shqiptarët dhe
kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë.Ka
patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me
sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta
lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga
atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet
momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në
pyetje interesei kombëtar.Çfarë do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt?
Çfarë mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe
Evropa, të jem më i qartë? A vallë nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me
përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë
figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në
fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb?Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi
vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të
rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase
luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes
kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një
alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo
her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece
manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth
asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit
tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar,
duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit
dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndërroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet
më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem
Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë?
“Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....”
Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.

More Related Content

What's hot

Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Kujtim Bytyci
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet16211903
 

What's hot (20)

Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
 
ARN & ADN
ARN & ADNARN & ADN
ARN & ADN
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
 

Viewers also liked

DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTelvakastrati
 
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi Metaliaj
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi MetaliajAhmet Zogu jetëshkrimi-Andi Metaliaj
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi MetaliajAndi Metaliaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriKlea Vyshka
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 

Viewers also liked (7)

DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
 
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi Metaliaj
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi MetaliajAhmet Zogu jetëshkrimi-Andi Metaliaj
Ahmet Zogu jetëshkrimi-Andi Metaliaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Arsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmitArsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmit
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëri
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 

Similar to Kongresi i manastirit

7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesiterjoni123
 
21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptxletapoda1
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritGezim Zim
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Fatos Tarifa
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveEMRI5
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaDaniela Muhaj
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipeZekirja Latifi
 

Similar to Kongresi i manastirit (20)

7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit
 
21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosove
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..daniela
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
 

More from Internet VloraAlb (20)

Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Ndotja akustike
Ndotja akustike Ndotja akustike
Ndotja akustike
 
Schulsystem in Albanien
Schulsystem in AlbanienSchulsystem in Albanien
Schulsystem in Albanien
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
 
Parisi
Parisi Parisi
Parisi
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Televizori
TelevizoriTelevizori
Televizori
 
Te gjithe njesoj
Te gjithe njesojTe gjithe njesoj
Te gjithe njesoj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Njeriu
NjeriuNjeriu
Njeriu
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
 

Kongresi i manastirit

  • 1. Kongresi i Manastirit Obkti i dikurshëm i HotelitIliria,ku u mbajtKongresi i Manastirit - Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe,14 nëntor - 22 nëntor 1908 Kongresin e Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor - 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letersise shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit. Pjesëmarrësit Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit'hat Frashëri, i biri iAbdyl Frashërit. Mit'hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dheDituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëztë ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar. Historia e Kongresit Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që do nënkuptonte mosnënshtrim, qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja i cili përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë. Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë: Përmbî zâ, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbŷli, pa 'da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m'u 'da s'duron, fundë e majë nji âsht' Shqipnia, e nji gjuhë t'gjith na bashkon. Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë.Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e
  • 2. librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor1917 Atë Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit.Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillateri nxori një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri Kongresin e Elbasanit, nga data 20 deri 27 gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në Universitetet e huaja Evropiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar "Përparimi" u caktua si qendra financiare, që do të administronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të përgatiste pionierët e arsimit për Shqipërinë që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin,shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerëz të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me mbështetjen e
  • 3. qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, të dërguara nga Stambolli.Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe myslimanë të ndershëm shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.Gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftu ar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërm dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe përgatiti breza të rinj atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai u kthye në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Pas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar. Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proceset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka patur momente kur kanë patur rënie, rënie jo nga vetë koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punuar atdhetarët tanë, sidomos ata që merreshin me veprimtari letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur figura që janë shquar për veprimtarinë e tyre patriotike dhe arsimore. Atdhetarët e Shkodrës përdornin alfabetin e “Agimit”, sikurse ata të Kosovës. Toskët përdornin alfabetin latin dhe atë të Sami Frashërit (alfabetin e “Stambollit”). Ishte vështirësi për botuesit e librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.
  • 4. Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku mysliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoje shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë.Ka patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei kombëtar.Çfarë do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfarë mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më i qartë? A vallë nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb?Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndërroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë? “Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.