SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Arsimi në Kosovë
P a g e 1 | 12
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE ISLAME
Tema: Arsimi në Kosovë
PROJEKT
Lektor: PhD Ilirjana KACELI
Hartoi Projektin: Habib SHKRETA
(Tirana, May 2021)
Arsimi në Kosovë
P a g e 2 | 12
Përmbajtja
Hyrja................................................................................................................................................ 3
Historiku.......................................................................................................................................... 4
Arsimi ne Kosovë gjatë periudhave të ndryshme kohore ............................................................... 7
Fillimet deri në vitet 1940........................................................................................................... 7
Shkollat gjatë Luftës së Dytë Botrore......................................................................................... 8
Shkollat pas Luftës së Dytë Botrore ........................................................................................... 9
Përfundimi..................................................................................................................................... 11
Bibliography.................................................................................................................................. 12
Arsimi në Kosovë
P a g e 3 | 12
Hyrja
Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat
e zhvillimit të saj. Themi e lashtë për faktin se shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar
arsimin shqip në trojet etnike shqiptare. Kështu, historia e arsimit shqip është e mbushur me ngjarje
lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e popullit. Ata duke ditur thënien e
njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit shqip.
Ndërsa kur themi krenare, mendojmë tek gjenerata të tëra që kontribuan në rritjen e arsimit shqip,
duke filluar me mësuesin e parë Pandeli Sotirin, pastaj Sevasti e Gjerazim Qiriazin, Luigj
Gurakuqin, Ernest Koliqin, Ali Harshovën, etj, të cilët me punën e tyre lanë gjurmë të pashlyera
në historinë e arsimit shqip.
Sa i përket historisë së arsimit shqip, ndër momentet kyqe të saj ishin pa dyshim hapja e shkollës
së parë shqipe më 7 mars 1887, në Korçë, Kongresi i Manastirit më 14 nëntor 1908, ku u vendos
çështja e alfabetit shqip, pastaj hapja e “Normales së Elbasanit”, më 1909, që njihet si shkolla e
parë e mesme shqipe etj.
Po ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), arsimi shqip shënon një periudhë të
zhvillimit, duke ulur kështu shkallën e analfabetizmit, që ishte tejet e lartë.
Arsimi në Kosovë
P a g e 4 | 12
Historiku
“Historia e arsimit tonë është një histori luftash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në
numër, por të madh në botën e tij shpirtërore , në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur”
Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen.
Populli ynë do ta kujtojë dhe do ta festojë diten e mësuesit shqiptar që është një ngjarje e madhe
për historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Rrënjët e edukatës dhe të arsimit tonë kombëtar i gjejmë që në lashtësine e hershme. Megjithatë,
në historinë e zhvillimit të shkollave shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar si pikënisje merret
mësonjëtorja e Korçës që filloi të punojë me 7 mars 1887, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, të cilin
e pason shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci. 1
Hapja e mësonjëtores së parë të Korçës qe një rreze drite që u ndez në errësirën shekullore të
pushtuesve. Ajo realizoi një ëndërr të vjetër të shqiptarëve: Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas
shumë shekujsh,ringjalljen e ndërgjegjës kombëtare që ngjalli shpresën e madhe se edhe shqiptarët
si një komb i veçantë dhe nga më të vjetrit në ballkan , nëpërmjet arsimit në gjuhën shqipe do të
ngrihet në majat e larta të përparimit dhe të lirisë.
Rilindasi i parë, iluministi dhe demokrati shqiptar Naum Veqilharxhi problemin e gjuhës dhe të
shkollës shqipe e shihte si kushtin e parë për të marrë populli shqiptar rrugën e zhvillimit, ai për
këtë qëllim botoi të parën abetare të shqipes me alfabet origjinal të tij si kërkesë urgjente që të
mund të pengohej cdo ndikim i huaj dhe t’i bashkonte të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet
fetare. Kjo abetare ndër shqiptarët u bë libër i shenjtë. Ndjekjet, burgimet, helmimet nuk kishin të
1 ISMAJLI & KRAJA, 2011, p. 365
Arsimi në Kosovë
P a g e 5 | 12
mbaruar ndaj patriotëve shqiptar vetëm e vetëm që të shtinin frikën e të hiqnin dorë nga shkolla
dhe gjuha shqipe.2
Hapja e shkollës me mësim në gjuhën shqipe ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë
lëvizjen kombëtare. Po kështu i këndon edhe poeti i shquar Naim Frasheri duke thënë:
O vëllezër shqiptarë,
Gëzohuni që erdhi kjo ditë
Kaq e mirë e kaq e mbarë,
Na sjell të gjithë mirësitë.
Lumja ti, moj Korçë’ o lule,
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trime në ball’u sule
Ta paçim për jetë hua.
Historia e popullit shqiptar, siç thotë Rexhep Qosja “është kronikë martirike e popullit që e paguan
shtrenjtë pozitën gjeostrategjike si popull i Perëndimit për ata në Lindje; dhe si popull i Lindjes
për ata në Perëndim ”. Prandaj ”derri e dosa, ujku e çakalli, qeni e dhelpra çdohere kishin për
qëllim ta copëtonin Shqipërinë”.3
Pas Luftës së Dytë Botërore , Shqipëria etnike u nda në dysh. Por sidoqë që të ishte në vitet 1967-
1980 në periudhën e përpjekjeve për krijimin e sistemit, shqiptarët patën periudha të vrullshme e
të përgjakshme, por edhe të arritjeve arsimore, kulturore e të tjera, sidomos gjatë viteve 1968,1981,
1989 dhe me luftën e fundit çlirimtare në Kosovë.
Edhe pse Lidhja e Prizrenit, për shkak të angazhimeve të ngutshme të kohës, nuk arriti të merrej
drejtpërdrejtë me hapjen e shkollave, ajo shënon një fazë të re edhe në zhvillimin e shkollës dhe të
arsimit shqiptar. Ajo shënon një hap cilësor në ndërtimin e platformës së sistemit arsimor
2 MUSTAFA, 1995, p. 149
3 MUSTAFA, 1995, p. 151
Arsimi në Kosovë
P a g e 6 | 12
kombëtar, edhe pse jo në atë shkallë që kërkonin ideatorët e Rilindjes. Kjo shihet qartë në vendimin
e Degës së lidhjes Shqiptare të Dibrës dhe të Lidhjes së Toskërisë, përfaqësuar nga Abdyl Frashëri,
ku ndër të tjera thuhet: “të gjithë nëpunësit që do jenë në Shqipëri duhet të dinë gjuhën e vendit;
të përhapet arsimi dhe në shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe; të ndahet një sasi e mjaftueshme
nga të ardhurat e përgjithshme të vilajetit për t’u shpenzuar për përmirësimin e arsimit si dhe për
ndërtime publike”.4 Roli i Lidhjes Shqiptare në planin kulturor qëndron, para së gjithash, në
hartimin prej saj të programit të zhvillimit të arsimit kombëtare që ishte pjesa organike, e pandarë
e programit të autonomisë territoriale administrative. Programi që parashtroi Lidhja Shqiptare
parashikonte:
“Së pari, njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në përdorim të përgjithshëm brenda kufijve territorial të
shtrirjes së kombit, në sistemin administrativë, në kulturë dhe në të gjithë sistemin ekzistues
arsimor.
Së dyti, krijimin e shkollave kombëtare shqiptare nga cikli i ulët dhe i mesëm deri në ciklet e larta
dhe shpenzimin e një pjesë të të ardhurave që grumbulloheshin nga vjelja e taksave brenda vendit
në dobi të mbajtjes dhe të përparimit të arsimit kombëtar.
Së treti, mbrojtjen e njësisë së kulturës kombëtare, duke e vënë atë mbi ndasitë fetare e krahinore.
Së katërti, autonomia territoriale, politike duhej të shërbente si një mbështetje për një progres të
gjithanshëm material dhe shpirtëror të kombit, për t’u zhvilluar në rrugën e qytetërimit modern”.5
4 Rexhepagiqi, 1995, p. 20
5 SOTA, 2008, pp. 13-15
Arsimi në Kosovë
P a g e 7 | 12
Arsimi ne Kosovë gjatë periudhave të ndryshme kohore
Fillimet deri në vitet 1940
Shqiptarët çdo herë e kanë pasur atë dëshirën e madhe për brenda për mësimin në gjuhën shqipe.
Ruajtja e traditave dhe e gjuhës karakterizohej tek shqiptraret të cilët jetonin brenda dhe jashtë
territoreve shqiptare. Ata e ruajtën gjuhën e tyre edhe pse ata keqtrajtoheshin nga uzurparorët e
ndryshëm që kaluan në trojet tona.
Shkolla e Parë Shqipe e Prizrenit është institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik
në Kosovë. Fillimisht u hap e ashtuquajtura Shkolla Shqipe e Djemve e cila filloi nga puna me
datën 1 maj të vitit 1889 në qytetin e Prizrenit. Më vonë, në vitin 1892 po ashtu në qytetin e
Prizrenit u hap edhe e ashtuquajtura Shkolla Shqipe e Vajzave.6
Shkolla e parë shqipe e djemve në Prizren filloi veprimtarinë e saj më datën 1 maj të vitit 1889
mbi bazën e një shkolle të mëparshme fetare katolike. Në këtë institution të rëndësishëm edukativ
e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi. Për shkak të karakterit laik të saj ajo u
quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë". Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla
e parë kombëtare (laike) shqipe në Kosovë.7
Shkolla e parë shqipe e vajzave në Prizren u themelua në vitin 1892 sipas kërkesës së
Argjipeshkvisë së Prizrenit dhe me vendim e leje nga ana e Propagandës Fide të Vatikanit.
Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës. Në fillim numri
i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909
Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në
këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj.
6 Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003, p. 137
7 Baku, 2011, p. 886
Arsimi në Kosovë
P a g e 8 | 12
Pas tërheqjes së Turqisë, në asnjë sferë të jetës shoqërore, nuk ndryshoi gjë në të mirë të
shqiptarëve. Regjimi hegjemonist i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene jo vetëm që nuk lejoi
hapjen e shkollave dhe veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, por edhe e ndaloi përdorimin e saj
në jetën publike. Në këtë periudhë gati e tërë popullata shqiptare ishte analfabete.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, territori i Kosovës u nda në dy zona pushtimi. Në zonën lindore e
cila ishte nën pushtimin bullgar u ndalua rreptësisht hapja e shkollave shqipe. Në zonën
perëndimore e cila ishte nën pushtimin e Austro-Hungarisë u lejuan shkollat shqipe dhe u arrit që
në Gjakovë të mësonin 840 nxënës ndërsa në Pejë 700 nxënës. Një ndihmesë të veçantë për
zhvillimin e arsimit dhe të shkollave në Kosovën e asaj periudhe dhanë mësuesit e përgatitur në
Shkollën Normale të Elbasanit. Më 1917 u mbajt Kongresi i Arsimtarëve të Kosovës me qëllim të
zgjerimit të rrjetit shkollor në Kosovë. Më pas u themelua edhe Lidhja Kulturore e Mësuesve të
Kosovës, e cila u bashkua më Shoqatën Kulturore e Arsimore "Besa Kombëtare" me qendër në
Gjakovë. Po më 1917 u hapën dy kurse për mësues, në Mitrovicë dhe në Pejë.
Shkollat gjatë Luftës së Dytë Botrore
Ernest Koliqi, duke qenë Ministër i Arsimit në kohën e pushtimit Italian, gjatë Luftës së Dytë
Botërore, ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, për t’u njohur më detajisht me nevojat
arsimore dhe shko-llore, dërgoi në Kosovë një mision shkollor të jashtëzakonshëm, që
kishte për detyrë të studionte gjendjen e arsimit të mesëm në Kosovë dhe përgaditjet paraprake
për fillimin e kurseve verore në gjuhën shqipe për fëmijë dhe të rritur, si dhe të konstatojë
numrin e nxënësve dhe mësimdhënësve. Kështu ai dërgoi rreth 200 arsimtarë të ngarkuar me libra
shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Koso-vë. Ai dha një kontribut edhe në
botimin e teksteve shkollore në letër-sinë shqipe. Ministria e Arsimit, e drejtuar nga Koliqi, nga
një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës, nxitës i tërë kulturës
kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, një-kohësisht duke funksionuar si
asnjëherë më parë edhe si organ larg-pamës administrativ.8
8 Tezë e doktoraturës së Donika Dabishevci-Jetullahu, “Veçoritë e prozës poetike shqipe”,Tiranë, 2013, f. 85.
Arsimi në Kosovë
P a g e 9 | 12
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, pas shkatërrimit të Mbretërisë Jugosllave, gjendja e
arsimit dhe të shkollave shqipe në Kosovë u kushtëzua nga ndarja e Kosovës në tri zona pushtimi.
Në zonën italiane të pushtimit që përfshinte pjesën më të madhe të viseve shqiptare, shkuan
vullnetarisht disa mësues nga Shqipëria, të cilët dhanë ndihmesë të vyer në luftën kundër
analfabetizmit masiv. Në Pejë më 21 nëntor 1941 u hap gjimnazi dhe Shkolla Femërore e Punës,
në Prishtinë u ngrit Shkolla Normale "Sami Frashëri" dhe nisën nga puna shkollat e Prizrenit,
Gjakovës, Mitrovicës etj. Në vitin 1942 u hap i pari kurs pedagogjik në Prishtinë
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën me një sistem arsimor relativisht të përhapur,
me 278 shkolla fillore dhe 11 shkolla të mesme, madje më 26 tetor 1946 u rihap Shkolla Normale
në gjuhën shqipe. Por nga ana tjetër, filloi menjëherë persekutimi i arsimtarëve shqiptarë me
motive politike-ideologjike, duke i quajtur ata armiq, u dëbuan nga arsimi 714 mësues, një pjesë
u burgosën dhe një pjesë u detyruan të largoheshin për në Turqi, filluan të ndaloheshin disa tekste
në gjuhën shqipe dhe të përktheheshin të tjera nga gjuha serbo-kroate, etj.9
Shkollat pas Luftës së Dytë Botrore
Marrë në tërësi, zhvillimin e arsimit në Kosovë prej Luftës së Dytë Botërore e deri më sot mund
ta ndajmë në pesë etapa kryesore:
Etepa e parë (1944 – 1966). Sistem arsimor socialist me përfshirje gjithë popullore për zhdukjen e
analfabetizmit. Mësimi teorik me bazë ideologjinë komuniste. Forcimi i besimit në socializëm dhe
vëllazërim – bashkim si rend politik e ekonomik Jugosllav. Në Kosovë orientimet programore të
arsimit qonin deri në përfundimin e një shkolle të mesme gjimnaz apo norm-ale dhe në vitin 1958
themelohet Shkolla e parë e Lartë Pedago-gjike dhe më 1960 Fakulteti Filozofik në Prishtinë.
Arritje tjetër e madhe gjatë kësaj etape ishte edhe fillimi i funksionimit (ndonëse me pengesa të
natyrave të ndryshme) të asaj e cila më vonë do të njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare
e Kosovës.
9 Fjalori Enciklopedik Shqiptar II, 2008, pp. 1307-1308
Arsimi në Kosovë
P a g e 10 | 12
Etapa e dytë (1966 – 1980). Shënohet një demokratizim i sistemit të arsimit dhe konsolidimi i
sistemit të arsimit në të gjitha nivelet. Fillojnë punën edhe shkollat e mesme profesionale apo
prodhuese, por nuk investohej në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies ku 91% e buxhetit
arsimor i dedikohej vetëm pagave. Pas vitit 1970 proceset arsimore marrin një hovë të lartë të
zhvillimit, depolitizohet sistemi i arsimit në një masë të madhe, planprogramet arsimore zhvillohen
nga ekspertët kosovar, arsimi merr një dimension të ri shoqëror dhe kombëtar në luftë për dije dhe
liri nga okupimi serb. Arritjen më të madhe në këtë etapë e paraqet themelimi i Universitetit të
Prishtinës.
Etapa e tretë (1980 – 1991). Rikthimi i ndikimit të politikës në arsim, humbja e orientimit arsimor
të institucioneve, ndjekja dhe përjashtimi nga puna i ekspertëve dhe mësimdhënësve, zbatimi i
politikës antiarsimore dhe antinjerëzore të pushtetit serb. Fatkeqësisht shënohen zhvillime
edukocidiale deri në ndalimin e arsimimit dhe dëbimin me dhunë të nxënësve, studentëve dhe
mësimdhënësve nga institucionet arsimore.
Etapa e katërt (1991 – 1999). Krijimi i sistemit të pavarur demokratik arsimor dhe ruajtjen e
vazhdimësisë së punës së institucioneve arsimore dhe procesit arsimor nën okupim. Sistemi i
arsimit vëhet në lëvizje të themelimit të shtetit të ri të Kosovës dhe pengimin e shpopullimit të
Kosovës nga populli i saj. Zhvillimi i planprogrameve dhe botimi i teksteve mësimore të reja pa
ndikime ideologjike dhe politike dhe me platëformë të arsimit kombëtar. Nuk është zhvilluar
ndonjë filozofi e veçantë orientuese arsimore, por është shënuar një vullnet i paparë për punë i
mësimdhënësve, në kushte të rënda të okupimit, në “Shtëpitë Shkollë”. Gjatë kësaj etape, sistemi
arsimor në Kosovë përfshinte: 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me
14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të
arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe
popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Etapa e pestë (1999 e deri sot). Reformimi i plotë i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet në
përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Qëllimet arsimore në ndërtimin e aftësive
mendore, shkathtësitë profesionale, kulturën qytetare dhe mirëqenien individuale e shoqërore të
qytetarëve të Kosovës. Zbatimi i metodolo-gjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe
mësimnxë-nies, të bazuara në standarde dhe objektiva mësimore. Zgjerimi i sistemit të arsimit të
Arsimi në Kosovë
P a g e 11 | 12
obligueshëm për një klasë dhe organizimi i arsimit privat si alternativë dhe konkurrues në
zhvillimin e arsimit në Kosovë. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të
Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale,
e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3 - 4 në arsimin e
përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me
themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002.
Përfundimi
Arsimi është shtylla kryesore e një vendi, e një kombi të tërë. Pa arsim edhe vetë kombi do të
rrezikonte zhdukjen me asimilim. Duke përqafuar të huajën e duke harruar atë të tijën. Mes vitesh,
dekadash, shekujsh, kombi shqiptar ka qenë i etur për dije por forca të ndryshme okupatore nuk e
kanë lënë atë të ngrejë kokën. Çdo shkronjë e mësuar ka qenë melodi për veshët, çdo tingull i
artikuluar ka ngjallur etjen për më shumë. Por, tani në kohë moderne kur populli jonë ka të gjitha
mundësitë për arsimim, e shohim atë me një sy anashkalues. E përbuzim, e nënçmojmë, e shkelim
dhe harrojmë. Mendja e njeriut harron shumë shpejtë se sa e sa mundime e sa e sa gjak është
derdhur që sot gjeneratat e reja, të mësojnë pa u frikësuar se do të dënohen nga okupatori. Të rinjtë
nuk janë të vetëdijshëm për forcën, për luftën që arsimi mund ti’a bëjë një populli tjetër, pa derdhur
asnjë pikë gjak. Ata enden nga shkolla në shtëpi pa mos qenë të vendosur që çdo ditë së paku të
mësojnë nga një gjë të re. Shkojnë dhe vinë nga shkolla vetëm sa për të kaluar ditët dhe për të mos
i hidhëruar prindërit. Por siç shkojnë ditët, shkojnë edhe vitet, do të shkon edhe një jetë e tërë. Një
ditë kur të zgjohemi dhe të shohim veten se ku kemi ngelur do të na bie ndërmend forca e arsimit
dhe dijes por atëherë do të jetë shumë vonë. Ndoshta edhe pasardhësit tanë do të mundohemi që ti
mësojmë, që së paku ata mos ti përsërisin gabimet tona por do të jetë e kotë, sikur ne që nuk kemi
dëgjuar, nuk do të dëgjojnë as ata. Do të formohet një rreth i injorancës nga i cili shumë rëndë do
të dalim. Ju lë me dëshirë të mirë dhe me optimizëm se një ditë, rinia jonë do të sfidojë botën me
forcën e lapsit dhe të fjalës së thënë.
Arsimi në Kosovë
P a g e 12 | 12
Arsimi dhe edukimi i rinisë është themeli i cdo shteti. Lidhur me pikëpamjet mbi vlerën dhe
rëndësinë e arsimit për një komb, do të përmendja porosinë e rilindases së madhe shqiptare Sevasti
Qiriazite cila thotë: “Lum ai njeri që zbraz qesen e tij për dituri, sepse ajo nuk mund të mirret, as
të vidhet prej askujt“.
Bibliography
Baku, P. (2011). Shkolla Shqipe e Prizrenit. Tirane: Bacchus.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar II. (2008). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. (2003). Tiran: Instituti i Studimeve
Pedagogjike.
Hysa, M. S. (2016). GJENDJA E ARSIMIT, DHE SHKOLLAT SHQIPE GJATË VITEVE
1939-1944. Edukata islame, 178-182.
ISMAJLI, R., & KRAJA, M. (2011). KOSOVA VËSHTRIM MONOGRAFIK. Prishtinë:
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
MUSTAFA, A. (1995). FIGURA MËSUESISH SHQIPTARË. Tetovë: Bashkësia Kulturore
Shqiptare.
Rexhepagiqi, J. (1995). Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë:
Akademisë së Shkencave dhe e Artave e Kosovës.
SOTA, P. A. (2008). POLITIKA ARSIMORE E LIDHJES SHQIPTARE TË. Interdisciplinary
Journal of Research and Development, 13-15.

More Related Content

What's hot

Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi adahajdarmataj
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipebusinessforlife
 
Paaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialPaaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialbilal muha
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJABesjona Jusufi
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Valbona Imeraj
 

What's hot (20)

Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
Paaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialPaaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem social
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 
Kimi 10
Kimi 10Kimi 10
Kimi 10
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
 

Similar to Arsimi ne kosove

Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesiterjoni123
 
Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1fidani123
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neAmanda Ravolli
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3fidani123
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projektMirsad
 
Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 icse
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historilira kuca
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015ALB-AID Kukes
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetareAlgita
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiPortalb.mk
 

Similar to Arsimi ne kosove (20)

Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit
 
Arsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmitArsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmit
 
Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projekt
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
 
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashësFejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
 

Arsimi ne kosove

  • 1. Arsimi në Kosovë P a g e 1 | 12 DEPARTAMENTI I SHKENCAVE ISLAME Tema: Arsimi në Kosovë PROJEKT Lektor: PhD Ilirjana KACELI Hartoi Projektin: Habib SHKRETA (Tirana, May 2021)
  • 2. Arsimi në Kosovë P a g e 2 | 12 Përmbajtja Hyrja................................................................................................................................................ 3 Historiku.......................................................................................................................................... 4 Arsimi ne Kosovë gjatë periudhave të ndryshme kohore ............................................................... 7 Fillimet deri në vitet 1940........................................................................................................... 7 Shkollat gjatë Luftës së Dytë Botrore......................................................................................... 8 Shkollat pas Luftës së Dytë Botrore ........................................................................................... 9 Përfundimi..................................................................................................................................... 11 Bibliography.................................................................................................................................. 12
  • 3. Arsimi në Kosovë P a g e 3 | 12 Hyrja Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit të saj. Themi e lashtë për faktin se shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet etnike shqiptare. Kështu, historia e arsimit shqip është e mbushur me ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e popullit. Ata duke ditur thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit shqip. Ndërsa kur themi krenare, mendojmë tek gjenerata të tëra që kontribuan në rritjen e arsimit shqip, duke filluar me mësuesin e parë Pandeli Sotirin, pastaj Sevasti e Gjerazim Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ernest Koliqin, Ali Harshovën, etj, të cilët me punën e tyre lanë gjurmë të pashlyera në historinë e arsimit shqip. Sa i përket historisë së arsimit shqip, ndër momentet kyqe të saj ishin pa dyshim hapja e shkollës së parë shqipe më 7 mars 1887, në Korçë, Kongresi i Manastirit më 14 nëntor 1908, ku u vendos çështja e alfabetit shqip, pastaj hapja e “Normales së Elbasanit”, më 1909, që njihet si shkolla e parë e mesme shqipe etj. Po ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), arsimi shqip shënon një periudhë të zhvillimit, duke ulur kështu shkallën e analfabetizmit, që ishte tejet e lartë.
  • 4. Arsimi në Kosovë P a g e 4 | 12 Historiku “Historia e arsimit tonë është një histori luftash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore , në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur” Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen. Populli ynë do ta kujtojë dhe do ta festojë diten e mësuesit shqiptar që është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Rrënjët e edukatës dhe të arsimit tonë kombëtar i gjejmë që në lashtësine e hershme. Megjithatë, në historinë e zhvillimit të shkollave shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar si pikënisje merret mësonjëtorja e Korçës që filloi të punojë me 7 mars 1887, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, të cilin e pason shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci. 1 Hapja e mësonjëtores së parë të Korçës qe një rreze drite që u ndez në errësirën shekullore të pushtuesve. Ajo realizoi një ëndërr të vjetër të shqiptarëve: Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh,ringjalljen e ndërgjegjës kombëtare që ngjalli shpresën e madhe se edhe shqiptarët si një komb i veçantë dhe nga më të vjetrit në ballkan , nëpërmjet arsimit në gjuhën shqipe do të ngrihet në majat e larta të përparimit dhe të lirisë. Rilindasi i parë, iluministi dhe demokrati shqiptar Naum Veqilharxhi problemin e gjuhës dhe të shkollës shqipe e shihte si kushtin e parë për të marrë populli shqiptar rrugën e zhvillimit, ai për këtë qëllim botoi të parën abetare të shqipes me alfabet origjinal të tij si kërkesë urgjente që të mund të pengohej cdo ndikim i huaj dhe t’i bashkonte të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet fetare. Kjo abetare ndër shqiptarët u bë libër i shenjtë. Ndjekjet, burgimet, helmimet nuk kishin të 1 ISMAJLI & KRAJA, 2011, p. 365
  • 5. Arsimi në Kosovë P a g e 5 | 12 mbaruar ndaj patriotëve shqiptar vetëm e vetëm që të shtinin frikën e të hiqnin dorë nga shkolla dhe gjuha shqipe.2 Hapja e shkollës me mësim në gjuhën shqipe ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Po kështu i këndon edhe poeti i shquar Naim Frasheri duke thënë: O vëllezër shqiptarë, Gëzohuni që erdhi kjo ditë Kaq e mirë e kaq e mbarë, Na sjell të gjithë mirësitë. Lumja ti, moj Korçë’ o lule, Q’i le pas shoqet e tua, Si trime në ball’u sule Ta paçim për jetë hua. Historia e popullit shqiptar, siç thotë Rexhep Qosja “është kronikë martirike e popullit që e paguan shtrenjtë pozitën gjeostrategjike si popull i Perëndimit për ata në Lindje; dhe si popull i Lindjes për ata në Perëndim ”. Prandaj ”derri e dosa, ujku e çakalli, qeni e dhelpra çdohere kishin për qëllim ta copëtonin Shqipërinë”.3 Pas Luftës së Dytë Botërore , Shqipëria etnike u nda në dysh. Por sidoqë që të ishte në vitet 1967- 1980 në periudhën e përpjekjeve për krijimin e sistemit, shqiptarët patën periudha të vrullshme e të përgjakshme, por edhe të arritjeve arsimore, kulturore e të tjera, sidomos gjatë viteve 1968,1981, 1989 dhe me luftën e fundit çlirimtare në Kosovë. Edhe pse Lidhja e Prizrenit, për shkak të angazhimeve të ngutshme të kohës, nuk arriti të merrej drejtpërdrejtë me hapjen e shkollave, ajo shënon një fazë të re edhe në zhvillimin e shkollës dhe të arsimit shqiptar. Ajo shënon një hap cilësor në ndërtimin e platformës së sistemit arsimor 2 MUSTAFA, 1995, p. 149 3 MUSTAFA, 1995, p. 151
  • 6. Arsimi në Kosovë P a g e 6 | 12 kombëtar, edhe pse jo në atë shkallë që kërkonin ideatorët e Rilindjes. Kjo shihet qartë në vendimin e Degës së lidhjes Shqiptare të Dibrës dhe të Lidhjes së Toskërisë, përfaqësuar nga Abdyl Frashëri, ku ndër të tjera thuhet: “të gjithë nëpunësit që do jenë në Shqipëri duhet të dinë gjuhën e vendit; të përhapet arsimi dhe në shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe; të ndahet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme të vilajetit për t’u shpenzuar për përmirësimin e arsimit si dhe për ndërtime publike”.4 Roli i Lidhjes Shqiptare në planin kulturor qëndron, para së gjithash, në hartimin prej saj të programit të zhvillimit të arsimit kombëtare që ishte pjesa organike, e pandarë e programit të autonomisë territoriale administrative. Programi që parashtroi Lidhja Shqiptare parashikonte: “Së pari, njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në përdorim të përgjithshëm brenda kufijve territorial të shtrirjes së kombit, në sistemin administrativë, në kulturë dhe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor. Së dyti, krijimin e shkollave kombëtare shqiptare nga cikli i ulët dhe i mesëm deri në ciklet e larta dhe shpenzimin e një pjesë të të ardhurave që grumbulloheshin nga vjelja e taksave brenda vendit në dobi të mbajtjes dhe të përparimit të arsimit kombëtar. Së treti, mbrojtjen e njësisë së kulturës kombëtare, duke e vënë atë mbi ndasitë fetare e krahinore. Së katërti, autonomia territoriale, politike duhej të shërbente si një mbështetje për një progres të gjithanshëm material dhe shpirtëror të kombit, për t’u zhvilluar në rrugën e qytetërimit modern”.5 4 Rexhepagiqi, 1995, p. 20 5 SOTA, 2008, pp. 13-15
  • 7. Arsimi në Kosovë P a g e 7 | 12 Arsimi ne Kosovë gjatë periudhave të ndryshme kohore Fillimet deri në vitet 1940 Shqiptarët çdo herë e kanë pasur atë dëshirën e madhe për brenda për mësimin në gjuhën shqipe. Ruajtja e traditave dhe e gjuhës karakterizohej tek shqiptraret të cilët jetonin brenda dhe jashtë territoreve shqiptare. Ata e ruajtën gjuhën e tyre edhe pse ata keqtrajtoheshin nga uzurparorët e ndryshëm që kaluan në trojet tona. Shkolla e Parë Shqipe e Prizrenit është institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik në Kosovë. Fillimisht u hap e ashtuquajtura Shkolla Shqipe e Djemve e cila filloi nga puna me datën 1 maj të vitit 1889 në qytetin e Prizrenit. Më vonë, në vitin 1892 po ashtu në qytetin e Prizrenit u hap edhe e ashtuquajtura Shkolla Shqipe e Vajzave.6 Shkolla e parë shqipe e djemve në Prizren filloi veprimtarinë e saj më datën 1 maj të vitit 1889 mbi bazën e një shkolle të mëparshme fetare katolike. Në këtë institution të rëndësishëm edukativ e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi. Për shkak të karakterit laik të saj ajo u quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë". Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe në Kosovë.7 Shkolla e parë shqipe e vajzave në Prizren u themelua në vitin 1892 sipas kërkesës së Argjipeshkvisë së Prizrenit dhe me vendim e leje nga ana e Propagandës Fide të Vatikanit. Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës. Në fillim numri i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909 Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj. 6 Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003, p. 137 7 Baku, 2011, p. 886
  • 8. Arsimi në Kosovë P a g e 8 | 12 Pas tërheqjes së Turqisë, në asnjë sferë të jetës shoqërore, nuk ndryshoi gjë në të mirë të shqiptarëve. Regjimi hegjemonist i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene jo vetëm që nuk lejoi hapjen e shkollave dhe veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, por edhe e ndaloi përdorimin e saj në jetën publike. Në këtë periudhë gati e tërë popullata shqiptare ishte analfabete. Gjatë Luftës së Parë Botërore, territori i Kosovës u nda në dy zona pushtimi. Në zonën lindore e cila ishte nën pushtimin bullgar u ndalua rreptësisht hapja e shkollave shqipe. Në zonën perëndimore e cila ishte nën pushtimin e Austro-Hungarisë u lejuan shkollat shqipe dhe u arrit që në Gjakovë të mësonin 840 nxënës ndërsa në Pejë 700 nxënës. Një ndihmesë të veçantë për zhvillimin e arsimit dhe të shkollave në Kosovën e asaj periudhe dhanë mësuesit e përgatitur në Shkollën Normale të Elbasanit. Më 1917 u mbajt Kongresi i Arsimtarëve të Kosovës me qëllim të zgjerimit të rrjetit shkollor në Kosovë. Më pas u themelua edhe Lidhja Kulturore e Mësuesve të Kosovës, e cila u bashkua më Shoqatën Kulturore e Arsimore "Besa Kombëtare" me qendër në Gjakovë. Po më 1917 u hapën dy kurse për mësues, në Mitrovicë dhe në Pejë. Shkollat gjatë Luftës së Dytë Botrore Ernest Koliqi, duke qenë Ministër i Arsimit në kohën e pushtimit Italian, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, për t’u njohur më detajisht me nevojat arsimore dhe shko-llore, dërgoi në Kosovë një mision shkollor të jashtëzakonshëm, që kishte për detyrë të studionte gjendjen e arsimit të mesëm në Kosovë dhe përgaditjet paraprake për fillimin e kurseve verore në gjuhën shqipe për fëmijë dhe të rritur, si dhe të konstatojë numrin e nxënësve dhe mësimdhënësve. Kështu ai dërgoi rreth 200 arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Koso-vë. Ai dha një kontribut edhe në botimin e teksteve shkollore në letër-sinë shqipe. Ministria e Arsimit, e drejtuar nga Koliqi, nga një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës, nxitës i tërë kulturës kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, një-kohësisht duke funksionuar si asnjëherë më parë edhe si organ larg-pamës administrativ.8 8 Tezë e doktoraturës së Donika Dabishevci-Jetullahu, “Veçoritë e prozës poetike shqipe”,Tiranë, 2013, f. 85.
  • 9. Arsimi në Kosovë P a g e 9 | 12 Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, pas shkatërrimit të Mbretërisë Jugosllave, gjendja e arsimit dhe të shkollave shqipe në Kosovë u kushtëzua nga ndarja e Kosovës në tri zona pushtimi. Në zonën italiane të pushtimit që përfshinte pjesën më të madhe të viseve shqiptare, shkuan vullnetarisht disa mësues nga Shqipëria, të cilët dhanë ndihmesë të vyer në luftën kundër analfabetizmit masiv. Në Pejë më 21 nëntor 1941 u hap gjimnazi dhe Shkolla Femërore e Punës, në Prishtinë u ngrit Shkolla Normale "Sami Frashëri" dhe nisën nga puna shkollat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës etj. Në vitin 1942 u hap i pari kurs pedagogjik në Prishtinë Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën me një sistem arsimor relativisht të përhapur, me 278 shkolla fillore dhe 11 shkolla të mesme, madje më 26 tetor 1946 u rihap Shkolla Normale në gjuhën shqipe. Por nga ana tjetër, filloi menjëherë persekutimi i arsimtarëve shqiptarë me motive politike-ideologjike, duke i quajtur ata armiq, u dëbuan nga arsimi 714 mësues, një pjesë u burgosën dhe një pjesë u detyruan të largoheshin për në Turqi, filluan të ndaloheshin disa tekste në gjuhën shqipe dhe të përktheheshin të tjera nga gjuha serbo-kroate, etj.9 Shkollat pas Luftës së Dytë Botrore Marrë në tërësi, zhvillimin e arsimit në Kosovë prej Luftës së Dytë Botërore e deri më sot mund ta ndajmë në pesë etapa kryesore: Etepa e parë (1944 – 1966). Sistem arsimor socialist me përfshirje gjithë popullore për zhdukjen e analfabetizmit. Mësimi teorik me bazë ideologjinë komuniste. Forcimi i besimit në socializëm dhe vëllazërim – bashkim si rend politik e ekonomik Jugosllav. Në Kosovë orientimet programore të arsimit qonin deri në përfundimin e një shkolle të mesme gjimnaz apo norm-ale dhe në vitin 1958 themelohet Shkolla e parë e Lartë Pedago-gjike dhe më 1960 Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Arritje tjetër e madhe gjatë kësaj etape ishte edhe fillimi i funksionimit (ndonëse me pengesa të natyrave të ndryshme) të asaj e cila më vonë do të njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. 9 Fjalori Enciklopedik Shqiptar II, 2008, pp. 1307-1308
  • 10. Arsimi në Kosovë P a g e 10 | 12 Etapa e dytë (1966 – 1980). Shënohet një demokratizim i sistemit të arsimit dhe konsolidimi i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet. Fillojnë punën edhe shkollat e mesme profesionale apo prodhuese, por nuk investohej në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies ku 91% e buxhetit arsimor i dedikohej vetëm pagave. Pas vitit 1970 proceset arsimore marrin një hovë të lartë të zhvillimit, depolitizohet sistemi i arsimit në një masë të madhe, planprogramet arsimore zhvillohen nga ekspertët kosovar, arsimi merr një dimension të ri shoqëror dhe kombëtar në luftë për dije dhe liri nga okupimi serb. Arritjen më të madhe në këtë etapë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës. Etapa e tretë (1980 – 1991). Rikthimi i ndikimit të politikës në arsim, humbja e orientimit arsimor të institucioneve, ndjekja dhe përjashtimi nga puna i ekspertëve dhe mësimdhënësve, zbatimi i politikës antiarsimore dhe antinjerëzore të pushtetit serb. Fatkeqësisht shënohen zhvillime edukocidiale deri në ndalimin e arsimimit dhe dëbimin me dhunë të nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve nga institucionet arsimore. Etapa e katërt (1991 – 1999). Krijimi i sistemit të pavarur demokratik arsimor dhe ruajtjen e vazhdimësisë së punës së institucioneve arsimore dhe procesit arsimor nën okupim. Sistemi i arsimit vëhet në lëvizje të themelimit të shtetit të ri të Kosovës dhe pengimin e shpopullimit të Kosovës nga populli i saj. Zhvillimi i planprogrameve dhe botimi i teksteve mësimore të reja pa ndikime ideologjike dhe politike dhe me platëformë të arsimit kombëtar. Nuk është zhvilluar ndonjë filozofi e veçantë orientuese arsimore, por është shënuar një vullnet i paparë për punë i mësimdhënësve, në kushte të rënda të okupimit, në “Shtëpitë Shkollë”. Gjatë kësaj etape, sistemi arsimor në Kosovë përfshinte: 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës. Etapa e pestë (1999 e deri sot). Reformimi i plotë i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Qëllimet arsimore në ndërtimin e aftësive mendore, shkathtësitë profesionale, kulturën qytetare dhe mirëqenien individuale e shoqërore të qytetarëve të Kosovës. Zbatimi i metodolo-gjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxë-nies, të bazuara në standarde dhe objektiva mësimore. Zgjerimi i sistemit të arsimit të
  • 11. Arsimi në Kosovë P a g e 11 | 12 obligueshëm për një klasë dhe organizimi i arsimit privat si alternativë dhe konkurrues në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3 - 4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002. Përfundimi Arsimi është shtylla kryesore e një vendi, e një kombi të tërë. Pa arsim edhe vetë kombi do të rrezikonte zhdukjen me asimilim. Duke përqafuar të huajën e duke harruar atë të tijën. Mes vitesh, dekadash, shekujsh, kombi shqiptar ka qenë i etur për dije por forca të ndryshme okupatore nuk e kanë lënë atë të ngrejë kokën. Çdo shkronjë e mësuar ka qenë melodi për veshët, çdo tingull i artikuluar ka ngjallur etjen për më shumë. Por, tani në kohë moderne kur populli jonë ka të gjitha mundësitë për arsimim, e shohim atë me një sy anashkalues. E përbuzim, e nënçmojmë, e shkelim dhe harrojmë. Mendja e njeriut harron shumë shpejtë se sa e sa mundime e sa e sa gjak është derdhur që sot gjeneratat e reja, të mësojnë pa u frikësuar se do të dënohen nga okupatori. Të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për forcën, për luftën që arsimi mund ti’a bëjë një populli tjetër, pa derdhur asnjë pikë gjak. Ata enden nga shkolla në shtëpi pa mos qenë të vendosur që çdo ditë së paku të mësojnë nga një gjë të re. Shkojnë dhe vinë nga shkolla vetëm sa për të kaluar ditët dhe për të mos i hidhëruar prindërit. Por siç shkojnë ditët, shkojnë edhe vitet, do të shkon edhe një jetë e tërë. Një ditë kur të zgjohemi dhe të shohim veten se ku kemi ngelur do të na bie ndërmend forca e arsimit dhe dijes por atëherë do të jetë shumë vonë. Ndoshta edhe pasardhësit tanë do të mundohemi që ti mësojmë, që së paku ata mos ti përsërisin gabimet tona por do të jetë e kotë, sikur ne që nuk kemi dëgjuar, nuk do të dëgjojnë as ata. Do të formohet një rreth i injorancës nga i cili shumë rëndë do të dalim. Ju lë me dëshirë të mirë dhe me optimizëm se një ditë, rinia jonë do të sfidojë botën me forcën e lapsit dhe të fjalës së thënë.
  • 12. Arsimi në Kosovë P a g e 12 | 12 Arsimi dhe edukimi i rinisë është themeli i cdo shteti. Lidhur me pikëpamjet mbi vlerën dhe rëndësinë e arsimit për një komb, do të përmendja porosinë e rilindases së madhe shqiptare Sevasti Qiriazite cila thotë: “Lum ai njeri që zbraz qesen e tij për dituri, sepse ajo nuk mund të mirret, as të vidhet prej askujt“. Bibliography Baku, P. (2011). Shkolla Shqipe e Prizrenit. Tirane: Bacchus. Fjalori Enciklopedik Shqiptar II. (2008). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. (2003). Tiran: Instituti i Studimeve Pedagogjike. Hysa, M. S. (2016). GJENDJA E ARSIMIT, DHE SHKOLLAT SHQIPE GJATË VITEVE 1939-1944. Edukata islame, 178-182. ISMAJLI, R., & KRAJA, M. (2011). KOSOVA VËSHTRIM MONOGRAFIK. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. MUSTAFA, A. (1995). FIGURA MËSUESISH SHQIPTARË. Tetovë: Bashkësia Kulturore Shqiptare. Rexhepagiqi, J. (1995). Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Akademisë së Shkencave dhe e Artave e Kosovës. SOTA, P. A. (2008). POLITIKA ARSIMORE E LIDHJES SHQIPTARE TË. Interdisciplinary Journal of Research and Development, 13-15.