SlideShare a Scribd company logo
1 of 1
UNICEF: Fëmijët me aftësi të kufizuara më të izoluarit në botë
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka deklaruar se fëmijët me
aftësi të kufizuara fizike e mendore janë ndër personat më të izoluar në botë. Në
raportin vjetor mbi gjendjen e fëmijëve në botë, organizata thotë se ndalimi i
diskriminimit ndaj fëmijëve handikapadë dhe ndihma për të zhvilluar aftësitë e tyre
ekzistuese i shërben mbarë shoqërisë. Raporti përfaqëson një analizë shqetësuese të
diskriminimit dhe paragjykimeve që ekzistojnë për dhjetëra miliona fëmijë me aftësi të
kufizuara në të gjitha rajonet e botës. Sipas një statistike që përdoret gjerësisht, rreth 93
milionë fëmijë, ose një në njëzet me moshë 14 vjeç ose më të vegjël, jetojnë me
paaftësi fizike apo mendore të shkallëve të ndryshme. Fëmijët me probleme të tilla
ndeshin probleme më të theksuara në vende më të varfra, por UNICEF-i thotë se ata
ndeshin diskriminim, paragjykime dhe izolim si në vende të varfra ashtu edhe të
pasura. Konsulentja e UNICEF-it për Përfshirjen e Popullatave të Izoluara, Paula Hunt
thotë për “Zërin e Amerikës”, se personat me aftësi të kufizuara thuajse nuk ekzistojnë
për shoqërinë. Shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara, thotë ajo, nuk regjistrohen në
gjendjen civile kur lindin, gjë që u mohon atyre ndihmat sociale dhe mbrojtjen ligjore aq
të nevojshme për mbijetesën e tyre: “Në disa vende, lindja e një fëmije me aftësi të
kufizuara konsiderohet si ogur i keq, jo vetëm për fëmijën, por për të gjithë familjen.
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë gjasa më të larta të mos ndjekin shkollën, pasi
shikohen si të paaftë për të mësuar. Shpesh këta fëmijë nuk kanë shokë, pra nuk
përjetojnë shumë aspekte të jetës sociale”. Raporti i UNICEF-it thotë se fëmijët me
aftësi të kufizuara janë më të kërcënuar nga dhuna, keqtrajtimet, shfrytëzimi dhe lënia
pas dore veçanërisht nëse mbahen të fshehur ose në institucione. Raporti vëren se 17
studime nga vende të zhvilluara arritën në përfundimin se fëmijët me aftësi të kufizuara
janë 3-4 herë më të rrezikuar nga dhuna. Raporti ngre pretendimin se shoqëria përfiton
nëse i përfshin në rrjedhën e përgjithshme, në vend që t’i izolojë këta fëmijë. Shoqëria
duhet të përqendrohet në aftësitë dhe jo në kufizimet e këtyre fëmijëve, vëren raporti.
Për shembull, duke e bërë arsimin më gjithë-përfshirës, këtyre fëmijëve u hapet
horizonti dhe u ofrohen mundësi që deri tani kanë qenë të paarritshme. Paula Hunt
thotë se këta fëmijë nuk janë më të paaftë se fëmijët e tjerë. “Për mua, përfitimi kryesor i
një shoqërie që përfshin fëmijët me aftësi të kufizuara është se këta fëmijë bëhen një
element normal në shoqëri. Si rrjedhojë, paragjykimet, frika që ekziston bëhet gjithnjë e
më e vogël”. Raporti u bën thirrje qeverive të ratifikojnë dhe zbatojnë Konventën për të
Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Raporti nxit qeveritë të mbështesin familjet në mënyrë që të jenë në gjendje të
përballojnë koston e lartë të kujdesit për këta fëmijë.

More Related Content

Similar to Te gjithe njesoj

Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveandi38
 
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Mirgit Vataj
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve   Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve First Children's Embassy in the World
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëveUdhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëveFirst Children's Embassy in the World
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Mirgit Vataj
 
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01Mirgit Vataj
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitArenoardReno
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Mirgit Vataj
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XGersa_a
 
Similar to Te gjithe njesoj (20)

Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
 
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve   Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve   Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëveUdhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
 
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëveUdhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
Udhëzues për fëmijë dhe prindër – ndëshkimi fizik i fëmijëve
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
 
Gazeta rinia
Gazeta riniaGazeta rinia
Gazeta rinia
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2012 131211051723-phpapp01
 
Alo 116 raporti vjetor 2012
Alo 116 raporti vjetor 2012Alo 116 raporti vjetor 2012
Alo 116 raporti vjetor 2012
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder Bullizmit
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
 
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“

my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Ora edukative        Te drejtat e femijeve Ora edukative        Te drejtat e femijeve
Ora edukative Te drejtat e femijeve
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
 
More from Internet VloraAlb (20)

Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Ndotja akustike
Ndotja akustike Ndotja akustike
Ndotja akustike
 
Schulsystem in Albanien
Schulsystem in AlbanienSchulsystem in Albanien
Schulsystem in Albanien
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
 
Parisi
Parisi Parisi
Parisi
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Televizori
TelevizoriTelevizori
Televizori
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Njeriu
NjeriuNjeriu
Njeriu
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugut
 
Te gjithe njesoj

  • 1. UNICEF: Fëmijët me aftësi të kufizuara më të izoluarit në botë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka deklaruar se fëmijët me aftësi të kufizuara fizike e mendore janë ndër personat më të izoluar në botë. Në raportin vjetor mbi gjendjen e fëmijëve në botë, organizata thotë se ndalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve handikapadë dhe ndihma për të zhvilluar aftësitë e tyre ekzistuese i shërben mbarë shoqërisë. Raporti përfaqëson një analizë shqetësuese të diskriminimit dhe paragjykimeve që ekzistojnë për dhjetëra miliona fëmijë me aftësi të kufizuara në të gjitha rajonet e botës. Sipas një statistike që përdoret gjerësisht, rreth 93 milionë fëmijë, ose një në njëzet me moshë 14 vjeç ose më të vegjël, jetojnë me paaftësi fizike apo mendore të shkallëve të ndryshme. Fëmijët me probleme të tilla ndeshin probleme më të theksuara në vende më të varfra, por UNICEF-i thotë se ata ndeshin diskriminim, paragjykime dhe izolim si në vende të varfra ashtu edhe të pasura. Konsulentja e UNICEF-it për Përfshirjen e Popullatave të Izoluara, Paula Hunt thotë për “Zërin e Amerikës”, se personat me aftësi të kufizuara thuajse nuk ekzistojnë për shoqërinë. Shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara, thotë ajo, nuk regjistrohen në gjendjen civile kur lindin, gjë që u mohon atyre ndihmat sociale dhe mbrojtjen ligjore aq të nevojshme për mbijetesën e tyre: “Në disa vende, lindja e një fëmije me aftësi të kufizuara konsiderohet si ogur i keq, jo vetëm për fëmijën, por për të gjithë familjen. Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë gjasa më të larta të mos ndjekin shkollën, pasi shikohen si të paaftë për të mësuar. Shpesh këta fëmijë nuk kanë shokë, pra nuk përjetojnë shumë aspekte të jetës sociale”. Raporti i UNICEF-it thotë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të kërcënuar nga dhuna, keqtrajtimet, shfrytëzimi dhe lënia pas dore veçanërisht nëse mbahen të fshehur ose në institucione. Raporti vëren se 17 studime nga vende të zhvilluara arritën në përfundimin se fëmijët me aftësi të kufizuara janë 3-4 herë më të rrezikuar nga dhuna. Raporti ngre pretendimin se shoqëria përfiton nëse i përfshin në rrjedhën e përgjithshme, në vend që t’i izolojë këta fëmijë. Shoqëria duhet të përqendrohet në aftësitë dhe jo në kufizimet e këtyre fëmijëve, vëren raporti. Për shembull, duke e bërë arsimin më gjithë-përfshirës, këtyre fëmijëve u hapet horizonti dhe u ofrohen mundësi që deri tani kanë qenë të paarritshme. Paula Hunt thotë se këta fëmijë nuk janë më të paaftë se fëmijët e tjerë. “Për mua, përfitimi kryesor i një shoqërie që përfshin fëmijët me aftësi të kufizuara është se këta fëmijë bëhen një element normal në shoqëri. Si rrjedhojë, paragjykimet, frika që ekziston bëhet gjithnjë e më e vogël”. Raporti u bën thirrje qeverive të ratifikojnë dhe zbatojnë Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Raporti nxit qeveritë të mbështesin familjet në mënyrë që të jenë në gjendje të përballojnë koston e lartë të kujdesit për këta fëmijë.