SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
PARIME TË SË DREJTËS KUSHTETUESE
PËRMBAJTA E PUNIMIT:
☐Zanafilla mbi idenë e parimit të
ndarjes së pushteteve
☐Demokracia Kushtetuese
☐E Drejta Kushtetuese si shkencë
juridike dhe si degë e legjislacionit
pozitiv
☐Rëndësia e institutit të lirive dhe të
drejtave të njeriut në të Drejtën
Kushtetuese
☐Koncepti i Kushtetutshmërisë
H
o
m
e
ë
o
r
k
T
i
p
s
C
h
e
c
k
l
i
s
t
f
o
r
P
a
r
e
n
t
s
Autorët e këtij punimi
janë: Florijana Beka dhe
Egzon Musa, studentë të
vitit të dytë në Fakultetin
Juridik të Universitetit të
Mitrovicës “Isa Boletini”
PUNUAN:
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
2
Hyrje
Vëzhgim mbi primesat e Sistemeve Demokratike Kushtetuese
Shteti si njësi organizative dhe format e mënyrat e rregullimit të tij janë përvecse
cështje interesante edhe objekt studimi mbi të cilin janë ndërtuar shkenca të posacme,
e një ndër to është edhe E Drejta Kushtetuese me materien e saj përgjithësisht. Shteti,
megjithëse funksionon si një trup i vetëm, është në të vërtetë një ngrehinë ose
aparaturë unike e përbërë nga shumë mekanizma e organe të konceptuara e zhvilluara
në faza të ndryshme historike të mendimit filozofik, politik e juridiko shkencor. Duke
qenë se ai nuk ka lindur, e aq më pak nuk është zhvilluar për një ditë dhe as ndarja e
pushtetit shtetëror nuk është e prerë si me thikë, është pikërisht gërshetimi dhe
evoluimi i kësaj filozofie dhe mendimi që na tërhoqi më shumë të trajtojmë disa
elemente dhe parime, pikërisht mbi të cilat konstituohet shteti i mirëfilltë demokratik,
kushtetues dhe liberal. Më tepër se një punim seminarik apo ndryshe nga një rezultat
i kërkimit shkencor, puna që po prezantojmë, është një përsiatje e jona mbi këto cështje
që për ne paraqesin objekt mjaft kërshërindjellës dhe interesant për të cilin para se të
prezantojmë e shkruajmë, mendojmë e përsiasim. Nga njohuritë tona të deritanishme
mbi shtetin në përgjithësi dhe cështjet e lëmit kushtetues në vecanti, kemi vendosur
të trajtojmë disa nga shumë parimet konstituive dhe elementet e nevojshme për
funksionim të atillë të një shteti në të cilin hendeku mes proklamimit dhe empirizmit
demokratik, është fare i vogël.
Ideja e ndarjes së një pushteti brenda një aparature organizative, juridike e territoriale
sic është shteti, e personifikuar nën konstruktin check&balance përbën dhe paraqet
një trilogji elegante juridike, mbi të cilën është synuar të arrihet dhe është arritur
frenimi i pushtetit arbitrar e të pakontrolluar në mënyrë legjitime.
Më tej, demokracia kushtetuese dhe koncepti liberal i kushtetutshmërisë, si produkte
të mendimit iluminist filozofik, janë të tjera cështje me interes që ne kemi shqyrtuar
në rrjedhën e këtij vëzhgimi, e kjo për dy arsye: fillimisht, sepse do ishte e pakuptimtë
të rrahnim konceptin shtet duke përjashtuar nga prizmi studimor regjimin i cili deri
më tash, rezulton si më frytdhënësi dhe stabilizuesi karshi gjithëpërfshirjes e
vendimmarrjes, sepse ashtu sic me të drejtë pohon edhe filozofi gjerman Jurgen
Habermas „populli mund të ekzistojë vetëm në diversitetin e tij“. Kurse së dyti; sepse
më tepër se e pakuptimtë do ishte edhe e palogjikshme qasja ndaj së Drejtës
Kushtetuese me mungesë qasjeje ndaj demokracisë kushtetuese dhe konceptit të
kushtetutshmërisë.
Dhe fare së fundmi, por jo për nga rëndësia, kemi paraqitur edhe rëndësinë e institutit
të lirive dhe të drejtave të njeriut, nën petkun e pohimit të mendimit të së drejtës
natyrore se vetëm me individin në qendër arrihet një funksionim i mirëfilltë e kolektiv.
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
3
Zanafilla mbi idenë e parimit të ndarjes së pushteteve
Forma e qeverisjes është kriter tradicional dhe i pakontestueshëm i klasifikimit të
shteteve dhe funksionimit të tyre qysh nga antikiteti. Ideja që një qeveri e drejtë duhet
të ndajë pushtetin midis degëve të ndryshme e ka zanafillën në rrënjë të thella filozofike
dhe historike. Në analizën e tij për qeverinë e Romës së lashtë, historiani Polbius e
identifikoi atë si një regjim të përzier me tre degë: monarki - konsulli ose magjistrati
kryesor, aristokraci - Senati dhe demokraci - populli. Këto koncepte ndikuan shumë
në idetë e mëvonshme për ndarjen e pushteteve që janë thelbësore për një qeveri me
funksionim të mirë.
Shekuj më vonë, filozofi e iluministi, si dhe përfaqësuesi më i njohur i modelit të ndarjes
së pushteteve, Baron de Montesquieu, shkroi për despotizmin si kërcënimin kryesor
për çdo qeveri. Në veprën e tij të famshme "Fryma e Ligjeve, Montesquieu argumentoi
se mënyra më e mirë për të parandaluar këtë ishte përmes ndarjes së pushteteve, në
të cilat organe të ndryshme të shtetit do të ushtronin pushtetin legjislativ, ekzekutiv
dhe gjyqësor, me të gjithë këto organe që i nënshtroheshin rregullit të ligjit. Ky kriter i
vendosur mbi idenë e qeverisjes paraqet një tranzicion të suksesshëm të shoqërisë në
marrëdhëniet me pushtetin shtetëror si dhe përmirësonte pozicionin e saj, ide kjo e
formësuar nga filozofi dhe iluminsti francez Baron de Montesquieu. Një nga arsyet
kryesore për vënien e këtij modeli qëndron në kufizimin e pushtetit, duke pasur
parasysh se ndarja e pushtetit historikisht është krijuar në procesin e luftës së
borgjezisë kundër absolutizmit të monarkisë feudale që ekzistonte. Ky model paraqet
një garancë për funksionimin demokratik të institucioneve dhe respektimin e plotë të
kushtetuetshmërisë dhe rendit juridik të një shteti.
Kushtetutat e disa vendeve që filluan të funksionojnë mbi trajtën e regjimit demokratik,
filluan që të koncentrojnë pushtetin dhe ta ndajnë në tre degë: pushtetin legjislativ,
ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky ishte një vendim i rëndësishëm sepse i jepte fuqi specifike
secilës degë dhe vendosi diçka të quajtur kontroll dhe ekuilibër (check and balance).
Ashtu pra kjo nënkupton, pika të kontrolleve dhe të ekuilibrave me qëllim që të
sigurohemi që asnjëra degë nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë shumë pushtet, dhe
kjo krijoi një ndarje në mes të pushteteve.
Demokracitë e qëndrueshme janë ato që përmbajnë kontrolle të forta institucionale
mbi pushtetin. E kjo do të thotë zgjedhje të lira dhe të ndershme që lejojnë qytetarët,
të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Pastaj parlamentet duhet të jenë në gjendje të
shqyrtojnë dhe formojnë legjislacionin, me partitë opozitare të cilat duhet të jenë në
gjendje të mbajnë përgjegjësëse Qeverinë.
Kërkohet një ndarje efektive e pushteteve për të parandaluar konfliktin e interesit
ndërmjet krahëve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të shtetit. Të gjitha institucionet
demokratike duhet të mbështeten në rregullin e ligjit, përfshirë të Drejtën
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
4
Ndërkombëtare dhe veçanërisht në Evropë, në Konventën Evropiane për të Drejtat e
Njeriut.
Demokracitë parlamentare kushtetuese të Evropës varen nga këto kontrolle dhe
ekuilibra me qëllim që të frenojnë abuzimet e pushtetit dhe të mbrojnë pluralizmin që
karakterizon shoqëritë tona. Siguria demokratike, ka nevojë për mirëfunksionim të
institucioneve demokratike, respektuese ndaj parimeve dhe standardeve
ndërkombëtare. Parametrat e përdorur në këtë drejtim fokusohen më së shumti tek
sistemi i zgjedhjeve, funksionimi i institucioneve demokratike, decentralizimi dhe
qeverisja e mirë si kritere themelore për vlerësimin e funksionimit të demokracive.
Funksionimi i duhur i institucioneve demokratike mund të sigurohet në mënyrë
efektive vetëm në një demokraci e cila respekton plotësisht sundimin e kushtetutës
dhe ligjit, madje edhe në kohë të luftës ose emergjencave publike. Këto situata të
pazakonta mund të jenë një sfidë e rëndësishme për demokracinë e konsolidimin e saj,
parimin e ndarjes së pushteteve veçanërisht për shkak të përqendrimit të
kompetencave të jashtëzakonshme në duart e degës së ekzekutivit. Pra, kërkohet një
zbatim vigjilent i kushtetutshmërisë, raportit check&balance mes degëve të pushtetit
dhe respektimi i proceseve të rregullta nga gjykatat dhe praktikat e tyre.
Demokracia kushtetuese
Koncepti i demokracisë kushtetuese pashmangshëm është i frymëzuar nga idetë
liberale që burojnë nga kontrata shoqërore dhe janë të mbështetura në idealin e
barazisë sociale, dinjitetit, pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve si kriteri më
tradicional për formën e qeverisjes. Këto qëndrime mbi kufizimin e pushtetit ndërtojnë
kritika ndaj modeleve autokratike e pushteteve totalitare që u karakterizuan nga
arbitariteti dhe cenimi i të drejtave fundamentale të njeriut.
Ky kapërcim historik mbi idenë dhe formën e qeverisjes nga fuqia e pakontrolluar në
demokracitë kushtetuese, paraqet një tranzicion tejet të suksesshëm të shoqërisë, në
një model të qeverisjes i cili mbështetet në ndarjen dhe balancin midis pushteteve të
garantuara nga një ligj më themelor që përbën aktin më të lartë juridik i cili vendos
rregulla dhe kufizime për pushtetin politik e shtetëror. Pra në bazë të këtij përshkrimi
kuptojmë se idetë politike në demokracinë kushtetuese i nënshtrohen ligjit, mirëpo që
nuk duhet kuptuar si suprimim ndaj tyre, por vetëm se vendosen disa rregulla pozitivo-
juridike mbi organizimin institucional në përputhje të plotë me rendin kushtetues që
garanton liritë politike si të drejta të patjetërsueshme.
Ideja e konstitucionalizmit si entitet i vecantë, në strukturën e saj përtej materies
kushtetuese, është e ndikuar edhe nga mendimet filozofike. Kushtetutshmëria është
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
5
ide, e shoqëruar shpesh me teoritë politike të John Locke që përkufizonte se qeveria
mund dhe duhet të jetë e kufizuar ligjërisht në fuqitë e saj dhe se autoriteti ose
legjitimiteti i saj varet nga respektimi i tyre nga këto kufizime.
Demokracia kushtetuese paraqet nje proces i cili siguron dhe kërkon barazinë para
ligjit dhe respektimin e akteve juridike si parakusht për konceptin e një shteti të së
drejtës që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të mbrojtuara si kategori
kushetuese. Përgjithësisht parimet themelore që kërkon kjo demokraci janë:
sovraniteti popullor, barazia politike dhe sundimi i ligjit.
Demokracitë kushtetuese moderne janë ato demokraci ku janë të venodsura sisteme
politike të cilat duhet të respektojnë dhe zbatojnë autoritetin kushtetues, si dhe duhet
të sigurojnë në mënyrë të vecantë të drejtat dhe liritë e njeriut, kategori kushtetuese
këto të garantuara edhe në të drejtën ndërkombëtare.
E Drejta Kushtetuese si shkencë juridike dhe si degë e legjislacionit pozitiv
E Drejta Kushtetuese është term me kuptime dykahëshe që nuk përjashtojnë por
përkundrazi, plotësojnë njëri tjetrin. Në njërën anë bart kuptimësinë e një dege të së
drejtës pozitive e cila përmban norma të karakterit kushtetues dhe nga ana tjetër
nënkupton shkencën e caktuar e cila merret me vlerësimin, interpretimin, analizimin
dhe studimin e atyre normave kushtetuese dhe atij sistemi kushtetues.
Shkenca e së Drejtës Kushtetuese e plotëson të Drejtën Kushtetuese. Një studim serioz
e i mirëfilltë shkencor është indikator me rëndësi për ekzistimin e një sistemi a modeli
të mirëfilltë kushtetues demokratik.
Ky është raporti dhe dallimi mes këtyre dy shkencave:
Emërimi i së Drejtës Kushtetuese – E Drejta Kushtetuese nëpër periudha e shkolla të
ndryshme studimi, është emëruar ndryshe-ndryshe. Më së shpeshti hasen këto
emërtime: E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Shtetërore, E Drejtë Publike.
Edhe mes vet termeve ekzistojnë disa dallime kruciale që i bëjnë të dallueshme në disa
aspekte. Le t’i shqyrtojmë me radhë:
Së pari, për nga ngjyresa filozofike. E Drejta Shtetërore është zhvilluar nën dritëhijen
filozofike Hegeliane, sipas së cilës shteti është e vetmja forcë krijuese dhe dhe të gjitha
të drejtat që qytetarët kanë, i gëzojnë sepse ua ka mundësuar shteti. Si rrjedhojë, as
shtetasit nuk janë shtetas por nënshtetas duke u bazuar në modelin ku shteti ka
primatin e krijimit të së drejtës.
E Drejta Shtetërore është zhvilluar edhe nën mësimet e autorëve gjermanë Laband e
Jellinek dhe kryesisht është zbatuar në kohët e propagandës nacionaliste e socialiste
(në Gjermani në kohën e Bizmarkut dhe në Rusi në kohën e Stalinit). Ndërkaq për
dallim, E Drejta Kushtetuese është produkt i shkollës së të Drejtës Natyrore e
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
6
liberalizmit që proklamon të drejtat e liritë natyrore të qytetarit dhe thekson se populli
i përbërë nga individët është forca krijuese legjitime e rendit.
E para e trajton Kushtetutën vetëm si akt normativ të shtetit, ndërsa e dyta e cilëson
si kontratë mes popullit e shtetit, ligj mbi ligjet, në të cilin pos organizimit shtetëror i
kushtohet rëndësi e vëmendje të drejtave dhe lirive të individit/qytetarit.
Me të tjera fjalë, për të Drejtën Shtetërore Kushtetuta nuk është dokument për të
kufizuar shtirjen e pushtetit shtetëror meqë kjo e drejtë është qasje dhe shqyrtim
socialist i të Drejtës Kushtetuese.
Së dyti, për nga objekti i studimit – E Drejta Kushtetuese studion kushtetutën dhe
parimet e saj ndërsa e Drejta shtetërore studion kushtetutën, të Drejtën
Administrative, dhe atë Penale.
Emërtimi i kësaj disipline si E Drejtë Kushtetuese haset për herë të parë në vitin 1797
në Fakultetin Juridik të Ferraras në Itali.
Rëndësia e së Drejtës Kushtetuese si kockë në strukturën anatomike të një sistemi
drejtësie është e pamohueshme dhe e shumëfishtë. Ajo jo që ka rëndësi të vlerë, por ka
rëndësi esenciale dhe rol qendror sepse nxjerrë norma të karakterit kushtetues, norma
që ravijëzojnë karakterin dhe aktivitetin e një njësie të avancuar organizative sic është
shteti. Normat e një kushtetute (të paktën rëndom dhe ashtu sic edhe duhet)
shpërfaqin orientimin, përcaktimin dhe vullnetin e një populli të tërë dhe në shumicën
e rasteve, nxirren nga një organ i zgjedhur nga populli. Ky fakt parë si i vetëm, tregon
mjaft për lidhjen e kushtetutës dhe demokracisë, e parë si dyzim i këtyre dyjave
(kushtetutë-demokraci) është amalgamë mbi të cilën ndërtohet rendi i mirëfilltë, tipi
ideologjik i regjimit politik dhe korniza funksionuese e rregullative e një shteti. Është
pikërisht E Drejta Kushtetuese me materien e saj ajo që mbron vlerat kyce e të
domosdoshme të njerëzimit dhe u jep tagër moduleve të tjera juridike të zgjerojnë
fushën e mbrojtjes së këtyre vlerave. Këto vlera, në shënjim të përgjithshëm,
konsistojnë në qeverisje të drejtësisë dhe bashkëekzistim të mirëfilltë e paqësor të
binomit liri e individit – pushtet.
Botëkuptime të ndryshme shohin për objekt të së Drejtës Kushtetuese normat
kushtetuese, ndërsa të tjerat shohin shtetin e pushtetin e tij, kurse tutje disa të tjera
marrëdhëniet ekonomike të shtetit. Por, nuk mund të jetë objekt i së Drejtës
Kushtetuese ajo cka është vet e drejta kushtetuese. Objekt i saj janë raportet politike,
e në to përfshihen raporti mes qeverisësve dhe të qeverisurve, organizimi i pushtetit e
autorizimet e tij si dhe vet raportet e organeve qendrore. Themi se raportet politike janë
objekt i së Drejtës Kushtetuese ngase janë pikërisht raportet politike ato që
kushtëzojnë formën e qeverisjes dhe formën e ushtrimit të pushtetit shtetëror. Ta zëmë,
raporti politik mes të qeverisurve dhe qeverisësve përcakton formën e qeverisjes:
monarki ose republikë. Raporti mes organeve të niveleve të ndryshme përcakton
rregullimin shtetëror: unitar ose i përbërë. Kufinjtë e pushtetit shtetëror (që i përcakton
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
7
kushtetuta) dhe pozita e individit në shtet përcaktojnë frymën qeverisëse të atij shteti:
shtet ligjor ose totalitar.
Kushtetuta domosdoshmërisht i rregullon dy cështje: liritë dhe të drejtat e shtetarit
dhe rregullimin shtetëror, por atë të parën mund të mos e përmbajë me tekst (psh
Kushtetuta franceze e vitit 1958, e Ganës, e Kanadasë, e Australisë nuk e kanë të
inkorporuar ekzkluzivisht) e kjo për arsye se Kushtetutat ndonjëherë në preambulat e
tyre shprehin afirmim të përgjithshëm për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe besnikëri
ndaj dokumenteve ndërkombëtare që proklamojnë ato. Ndërsa në kuadër të rregullimit
shtetëror, kushtetutat rregullojnë organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor,
organizimin territorial, financat, ushtrinë e forcat e armatosura, cështjen e luftës e të
paqes.
Sa i përket përbërjes apo strukturës së kushtetutave kemi këto dy elemente:
preambulën dhe pjesën normative. Preambula paraqet pjesën hyrëse të Kushtetutës,
është tërësi unike dhe pa efekt juridik, në të cilën shpërfaqet ideja dhe qëllimi i
miratimit të Kushtetutës. Pjesa normative është pjesa kryesore që përmban tekstin e
Kushtetutës i cili rëndom është i ndarë në kaptina dhe nene. Në kaptina përfshihen
dispozitat e përgjithshme, liritë dhe të drejtat, legjislativi, shefi i shtetit, ekzekutivi,
gjyqësori, organizimi territorial, vetqeverisja lokale, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës
dhe dispozitat kalimtare.
Rëndësia e institutit të lirive dhe të drejtave të njeriut në të Drejtën Kushtetuese
Institucioni i të drejtave dhe lirive të njeriut/qytetarit është prej instituteve më të
rëndësishme të së Drejtës Kushtetuese ngase pikërisht përmes këtij instituti
përcaktohet roli dhe pozita e individit në rendin juridik të shtetit dhe në shoqëri.
Individët, në fakt disa prej tyre (klasat sunduese), kanë gëzuar të drejta dhe liri edhe
para futjes së kësaj lëmie në brazdën e kategorive kushtetuese dhe para ekzistimit të
dokumenteve që proklamojnë këto të drejta. Mirëpo, duhej pikërisht lindja e konceptit
të të parit liritë dhe të drejtat e njeriut si kategori kushtetuese, që bartësve të tyre (kur
themi bartës të të drejtave, e themi sipas kontekstit të teorisë së të drejtës natyrore,
pra të të gjithë njerëzve) t’u ofrohej garancë juridike dhe pikërisht ky hendekmes këtyre
dy elementeve paraqet fundamentalitetin e dallimit mes proklamimit (dokumentet
deklarative) dhe mbrojtjes e garantimit (dokumentet e sanksionuara).
Të parat dokumente që trajtonin këtë cështje ishin Magna Charta Libertatum (1215),
Bill of Rights (1689), Habeas Corpus (1679). Të drejtat e liritë që parashihen në këto
dokumente quhen të drejta politike-civile sepse vënë në raport të ndërsjellë njeriun
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
8
(qytetarin) dhe shtetin. Ndër më kryesoret nga to janë e drejta e besimit, e drejta e
fjalës, e drejta për gjykim të paanshëm, e drejta për barazi para ligjit etj… Ndërsa
Kushtetuta e Montanjarit (1793) dhe Deklarata e të drejtave të popullit punonjës dhe
të eksploatuar parashohin edhe të drejta socio-ekonomike, të drejta këto që kanë të
bëjnë me vënien e standardeve për mirëqenie ekonomike të qytetarëve.
I gjithë instituti i lirive dhe të drejtave të njeriut është paraqitur para kushtetutave të
shkruara dhe është konstituuar e zhvilluar në bazë të kuptimit filozofik të tij që
përmblidhet në tri teori: Teoria e të drejtave natyrore si të drejta të paprekshme e të
pakontestueshme, teoria e sovranitetit popullor sipas së cilës vetë shteti rrjedhë nga
vullneti i përgjithshëm dhe vetë populli është sovrani legjitim dhe teoria e kontratës
shoqërore që koncepton shtetin si marrëveshje të njerëzve që të heqin dorë nga disa të
drejta të tyre që i gëzonin në gjendje natyrore për të fituar ca të tjera në gjendje civile.
Kushtetutat janë mjet për mbrojtjen e akteve dhe dokumenteve që proklamojnë këtë
institut. Nuk ka Kushtetutë e cila nuk flet për të drejtat dhe liritë e njeriut, pavarësisht
se a është e shkruar apo e pashkruar, reale po fiktive. Instrumenti me të cilin mbrohen
liritë dhe të drejtat janë gjykatat dhe ligjet. Kushtetutat e para të botës perëndimore
[ajo e ShBA (para amandamentimit), kushtetuta e Francës e vitit 1291] nuk i kanë
paraparë të drejtat dhe liritë në pjesët e tyre normative ngaqë shprehimisht në
preambulë kanë theksuar respektimin e besnikërinë ndaj dokumenteve që parashohin
ato të drejta dhe liri. Është Kushtetuta e Vajmarit e vitit 1919 ajo që e para i inkorporon
liritë dhe të drejtat e njeriut në tekstin e saj normativ. Nga një linjë mendimi të së
drejtës natyrore, është e njohur dhe e logjikshme që të drejtat e garantuara me
Kushtetutë nuk kanë nevojë të sendërtohen me ndërmjetësimin e ligjit. Karakteri i
epërm i fuqisë juridike të Kushtetutës si akt juridik dhe themelësia e qenësia e një
instituti si të drejtat e njeriut, do e bënin absurd atë që sapo thamë më lart, por
megjithatë ekzistimi i kushtetutave fiktive ka bërë që për vlerësimin e drejtë të rolit dhe
pozitës së individit në shtet, të kihet parasysh edhe empirizmi dhe jetësimi i sferës
normative që proklamon të drejta njerëzore qytetare.
Që nga përfundimi i LDB është krijuar bindja mbi përvojë se liritë dhe të drejtat e njeriu
shkelen vazhdimisht dhe në masë më të madhe madje, nëse nuk ekziston një mbrojtje
ndërkombëtare që i shtyn shtetet drejt respektimit të tyre. Si proces i vështirë, mbrojtja
ndërkombëtare ka filluar angazhimin kundër skllavërisë, pastaj tregtisë së njerëzve e
kështu me radhë për ta kurorëzuar establishmentin e kësaj nisme me formimin e
OKBsë dhe miratimin e Kartës së saj e cila edhe pse pa forcë obliguese, i priu hartimit
e miratimit të akteve të tjera për përparimin e kësaj cështjeje si Deklarata e
Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Politike dhe
Civile, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Konventa
mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Protokolli Opcional në Paktin
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
9
Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile e Politike etj… Bashkë me këto dokumente të
rëndësishme, sendërtohet edhe mekanizmi gjyqësor ndërkombëtar për mbrojtjen e të
drejtave i cili konsiston në Komisionin Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën
Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mbrojtja Ndërkombëtare realizohet përkitazi
mbrojtjes kushtetuese, anipse me Kushtetutë mund të sanksionohen edhe të drejta të
tjera dhe të bëhet sanksionimi i brendshëm i tyre. Por, që të ekzistojë mbrojtja
kushtetuese duhet të krijohen kushtet shoqërore e politike dhe të zbatohet tërësisht
sistemi i paraparë për mbrojtjen e tyre e kjo do të thotë: të ketë gjykata objektive e të
paanshme, kornizë të respektueshme kushtetuese e zbatim të drejtpërdrejtë të
normave kushtetuese, pa ndërmjetësimin e ligjit.
Koncepti i kushtetuetshmërisë
Parimi i kushtetuetshmërisë në kuptimin e tij formal mund të definohet si parakusht
për një lëvizje juridike që duhet të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e një vendi,
që rrjedhimisht garanton pushtetin e institucionalizuar, pra vendos rregullat për
kufizmin dhe funksionimin e pushtetit politik, i cili i paraprin kësaj të parës. Pra ky
parim kushtetues lindi si nevojë për të kufizuar absolutizmin politik të vendeve me
rregullim autokratik, ku sundonin kryesisht pushtetet totalitare dhe socialiste të
fundshekullit XVIII.
Megjithëse për parimin e kushtetutshmërisë kemi këndvështime të ndryshme,
ekzistojnë tri ndarje kryesore të cilat e materializojnë kuptimin e këtij parimi.
Sipas kuptimit juridik nënkuptojmë pajtueshmërinë midis kushtetutës si akti më i lartë
juridik me të gjitha aktet e tjera. Ky parim në kuptimin politik nënkupton masat dhe
kufizimet mbrojtëse me qëllim të evitimit ndaj keqpërdorimit të institucioneve publike,
respsektivisht vendosjen e rregullave themelore për të mos lejuar devijimin nga rendi
kushtetues dhe marrëdhëniet politike gjatë ushtrimit të pushtetit shtetëror. Dhe
kuptimi i fundit juridiko-politik që në një mënyrë unjëson dy ndarjet e para nga ideja
që ky parim nënkupton rregullat për kufizimin e pushtetit politik, pra paraqet garancë
që kushtetutshmëria të kufizojë pushtetin nëpërmjet mekanizmave ligjor e
institucional dhe të bëjë rregullimin e marrëdhënieve politike, që lidhen me organet e
shtetit nëpërmjet normave kushtetuese.
Krahas kuptimit të parimit të kushtetutshmerisë, në teorinë juridike janë të njohura
edhe dy elemente konstituive qe sendërtojnë këtë parim. I pari është parimi i epërsisë
së Kushtetutës apo supremacionit që nënkupton se hierarkia e të gjitha akteve juridike
ka në krye Kushtetutën dhe të gjitha aktet e tjera juridike duhet të jenë në
përputhshmëri me të. Parimi i dytë i kushtetutshmërisë funksionale që tërthorazi
PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE
_________________________________________________________________________________________
10
mbështetet në të parin, që nënkupton pra raportin e subordinimit që është i vendosur
në mes të Kushtetutës dhe akteve tjera normative si dhe fuqinë juridike të Kushtetutës,
sipas së cilës të gjitha organet duhet të veprojnë në pajtim me përmbajtjen e normave
kushtetuese.
Në këtë kontekst për të siguruar zbatimin e këtij parimi, në shoqëritë demokratike
zakonisht me theks të vecantë tek ndarja e fuqive në mes të pushtetit dhe mekanizmave
për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është i domosdoshëm edhe kontrolli i
kushtetutshmërisë i cili ndërtohet mbi modele të ndryshme të mbrojtjes së
kushtetutshmërisë nga pikëpamja organizative, nëpërmjet Gjykatave Kushtetuese si
instrument që kryen funksionin e gjyqësorit kushtetues, dhe është e autorizuar për të
bërë interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese.
Përfundim
Nga gjithë sa shqyrtuam deri më tash, pamë domosdonë e komponenteve të
shumëllojshme për funksionim unikat të modelit kushtetues brenda një shteti. Por, e
gjithë ideja është e ngritur në funksionimin e ndërvarur të tyre, ku asnjëri nga
pushtetet nuk është mbi tjetrin. Në kuptim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe
regjimeve demokratike shohim se janë ato që përmbajnë kontrolle të forta
institucionale mbi pushtetin. Parlamentet duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë dhe
propozojnë nisma legjilsative në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve, dhe në këtë
kuptim, funksioni i deputetëve si përfaqësues të sovranit vlen të theksohet, në mandat
të lire, nënkupton ushtrimin e rolit të tyre në të mirën e përgjithshme të vullnetit të
qytetarëve, e kjo duhet të bëhet gjithmonë brenda kornizës kushtetuese, ndërsa
Qeveria si instrument që ushtron fuksionin ekzekutiv të punojë mbi bazën e parimeve
demokratike, kushtetuese e institucionale dhe në këtë raport të ndërtoj politika publike
të cilat përmirësojnë pozicionin e shoqërisë dhe garantojnë mirëqenien ekonomike,
duke paraqitur një strukturë të fortë të aparatit shtetëror si dhe ndaj partive opozitare
të ketë qasje konstruktive dhe të jetë në gjendje të mbajë përgjegjësi mbi qeverisjen e
saj. Kërkohet një ndarje efektive e pushteteve në mënyrë qe të parandalohet konflikti i
interesit ndërmjet krahut ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të shtetit. Të gjitha
institucionet demokratike duhet të mbështesin rregullin e ligjit, përfshirë të drejtën
ndërkombëtare dhe vecanërisht instrumentet ndërkombëtare që sigurojnë të drejtat
dhe liritë e njeriut si kategori kushtetuese të cilat nuk duhet t‘i kontestojë askush, e
që duhet respektuar në tërësi, per te afirmuar sigurinë demokratike.
Demokracitë kushtetuese parlamentare të Evropës varen nga këto kontrolle dhe
ekuilibra me qëllim që të frenojnë abuzimet e pushtetit dhe të mbrojnë pluralizmin që
përgjithësisht i karakterizon shoqëritë si këto.

More Related Content

What's hot

Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreMenaxherat
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 

What's hot (20)

Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Korrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosoveKorrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosove
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 

Similar to Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.

Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeRinorAjeti1
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 

Similar to Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa. (20)

tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Funksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentitFunksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentit
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 

Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.

  • 1. PARIME TË SË DREJTËS KUSHTETUESE PËRMBAJTA E PUNIMIT: ☐Zanafilla mbi idenë e parimit të ndarjes së pushteteve ☐Demokracia Kushtetuese ☐E Drejta Kushtetuese si shkencë juridike dhe si degë e legjislacionit pozitiv ☐Rëndësia e institutit të lirive dhe të drejtave të njeriut në të Drejtën Kushtetuese ☐Koncepti i Kushtetutshmërisë H o m e ë o r k T i p s C h e c k l i s t f o r P a r e n t s Autorët e këtij punimi janë: Florijana Beka dhe Egzon Musa, studentë të vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” PUNUAN:
  • 2. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 2 Hyrje Vëzhgim mbi primesat e Sistemeve Demokratike Kushtetuese Shteti si njësi organizative dhe format e mënyrat e rregullimit të tij janë përvecse cështje interesante edhe objekt studimi mbi të cilin janë ndërtuar shkenca të posacme, e një ndër to është edhe E Drejta Kushtetuese me materien e saj përgjithësisht. Shteti, megjithëse funksionon si një trup i vetëm, është në të vërtetë një ngrehinë ose aparaturë unike e përbërë nga shumë mekanizma e organe të konceptuara e zhvilluara në faza të ndryshme historike të mendimit filozofik, politik e juridiko shkencor. Duke qenë se ai nuk ka lindur, e aq më pak nuk është zhvilluar për një ditë dhe as ndarja e pushtetit shtetëror nuk është e prerë si me thikë, është pikërisht gërshetimi dhe evoluimi i kësaj filozofie dhe mendimi që na tërhoqi më shumë të trajtojmë disa elemente dhe parime, pikërisht mbi të cilat konstituohet shteti i mirëfilltë demokratik, kushtetues dhe liberal. Më tepër se një punim seminarik apo ndryshe nga një rezultat i kërkimit shkencor, puna që po prezantojmë, është një përsiatje e jona mbi këto cështje që për ne paraqesin objekt mjaft kërshërindjellës dhe interesant për të cilin para se të prezantojmë e shkruajmë, mendojmë e përsiasim. Nga njohuritë tona të deritanishme mbi shtetin në përgjithësi dhe cështjet e lëmit kushtetues në vecanti, kemi vendosur të trajtojmë disa nga shumë parimet konstituive dhe elementet e nevojshme për funksionim të atillë të një shteti në të cilin hendeku mes proklamimit dhe empirizmit demokratik, është fare i vogël. Ideja e ndarjes së një pushteti brenda një aparature organizative, juridike e territoriale sic është shteti, e personifikuar nën konstruktin check&balance përbën dhe paraqet një trilogji elegante juridike, mbi të cilën është synuar të arrihet dhe është arritur frenimi i pushtetit arbitrar e të pakontrolluar në mënyrë legjitime. Më tej, demokracia kushtetuese dhe koncepti liberal i kushtetutshmërisë, si produkte të mendimit iluminist filozofik, janë të tjera cështje me interes që ne kemi shqyrtuar në rrjedhën e këtij vëzhgimi, e kjo për dy arsye: fillimisht, sepse do ishte e pakuptimtë të rrahnim konceptin shtet duke përjashtuar nga prizmi studimor regjimin i cili deri më tash, rezulton si më frytdhënësi dhe stabilizuesi karshi gjithëpërfshirjes e vendimmarrjes, sepse ashtu sic me të drejtë pohon edhe filozofi gjerman Jurgen Habermas „populli mund të ekzistojë vetëm në diversitetin e tij“. Kurse së dyti; sepse më tepër se e pakuptimtë do ishte edhe e palogjikshme qasja ndaj së Drejtës Kushtetuese me mungesë qasjeje ndaj demokracisë kushtetuese dhe konceptit të kushtetutshmërisë. Dhe fare së fundmi, por jo për nga rëndësia, kemi paraqitur edhe rëndësinë e institutit të lirive dhe të drejtave të njeriut, nën petkun e pohimit të mendimit të së drejtës natyrore se vetëm me individin në qendër arrihet një funksionim i mirëfilltë e kolektiv.
  • 3. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 3 Zanafilla mbi idenë e parimit të ndarjes së pushteteve Forma e qeverisjes është kriter tradicional dhe i pakontestueshëm i klasifikimit të shteteve dhe funksionimit të tyre qysh nga antikiteti. Ideja që një qeveri e drejtë duhet të ndajë pushtetin midis degëve të ndryshme e ka zanafillën në rrënjë të thella filozofike dhe historike. Në analizën e tij për qeverinë e Romës së lashtë, historiani Polbius e identifikoi atë si një regjim të përzier me tre degë: monarki - konsulli ose magjistrati kryesor, aristokraci - Senati dhe demokraci - populli. Këto koncepte ndikuan shumë në idetë e mëvonshme për ndarjen e pushteteve që janë thelbësore për një qeveri me funksionim të mirë. Shekuj më vonë, filozofi e iluministi, si dhe përfaqësuesi më i njohur i modelit të ndarjes së pushteteve, Baron de Montesquieu, shkroi për despotizmin si kërcënimin kryesor për çdo qeveri. Në veprën e tij të famshme "Fryma e Ligjeve, Montesquieu argumentoi se mënyra më e mirë për të parandaluar këtë ishte përmes ndarjes së pushteteve, në të cilat organe të ndryshme të shtetit do të ushtronin pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, me të gjithë këto organe që i nënshtroheshin rregullit të ligjit. Ky kriter i vendosur mbi idenë e qeverisjes paraqet një tranzicion të suksesshëm të shoqërisë në marrëdhëniet me pushtetin shtetëror si dhe përmirësonte pozicionin e saj, ide kjo e formësuar nga filozofi dhe iluminsti francez Baron de Montesquieu. Një nga arsyet kryesore për vënien e këtij modeli qëndron në kufizimin e pushtetit, duke pasur parasysh se ndarja e pushtetit historikisht është krijuar në procesin e luftës së borgjezisë kundër absolutizmit të monarkisë feudale që ekzistonte. Ky model paraqet një garancë për funksionimin demokratik të institucioneve dhe respektimin e plotë të kushtetuetshmërisë dhe rendit juridik të një shteti. Kushtetutat e disa vendeve që filluan të funksionojnë mbi trajtën e regjimit demokratik, filluan që të koncentrojnë pushtetin dhe ta ndajnë në tre degë: pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky ishte një vendim i rëndësishëm sepse i jepte fuqi specifike secilës degë dhe vendosi diçka të quajtur kontroll dhe ekuilibër (check and balance). Ashtu pra kjo nënkupton, pika të kontrolleve dhe të ekuilibrave me qëllim që të sigurohemi që asnjëra degë nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë shumë pushtet, dhe kjo krijoi një ndarje në mes të pushteteve. Demokracitë e qëndrueshme janë ato që përmbajnë kontrolle të forta institucionale mbi pushtetin. E kjo do të thotë zgjedhje të lira dhe të ndershme që lejojnë qytetarët, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Pastaj parlamentet duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë dhe formojnë legjislacionin, me partitë opozitare të cilat duhet të jenë në gjendje të mbajnë përgjegjësëse Qeverinë. Kërkohet një ndarje efektive e pushteteve për të parandaluar konfliktin e interesit ndërmjet krahëve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të shtetit. Të gjitha institucionet demokratike duhet të mbështeten në rregullin e ligjit, përfshirë të Drejtën
  • 4. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 4 Ndërkombëtare dhe veçanërisht në Evropë, në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Demokracitë parlamentare kushtetuese të Evropës varen nga këto kontrolle dhe ekuilibra me qëllim që të frenojnë abuzimet e pushtetit dhe të mbrojnë pluralizmin që karakterizon shoqëritë tona. Siguria demokratike, ka nevojë për mirëfunksionim të institucioneve demokratike, respektuese ndaj parimeve dhe standardeve ndërkombëtare. Parametrat e përdorur në këtë drejtim fokusohen më së shumti tek sistemi i zgjedhjeve, funksionimi i institucioneve demokratike, decentralizimi dhe qeverisja e mirë si kritere themelore për vlerësimin e funksionimit të demokracive. Funksionimi i duhur i institucioneve demokratike mund të sigurohet në mënyrë efektive vetëm në një demokraci e cila respekton plotësisht sundimin e kushtetutës dhe ligjit, madje edhe në kohë të luftës ose emergjencave publike. Këto situata të pazakonta mund të jenë një sfidë e rëndësishme për demokracinë e konsolidimin e saj, parimin e ndarjes së pushteteve veçanërisht për shkak të përqendrimit të kompetencave të jashtëzakonshme në duart e degës së ekzekutivit. Pra, kërkohet një zbatim vigjilent i kushtetutshmërisë, raportit check&balance mes degëve të pushtetit dhe respektimi i proceseve të rregullta nga gjykatat dhe praktikat e tyre. Demokracia kushtetuese Koncepti i demokracisë kushtetuese pashmangshëm është i frymëzuar nga idetë liberale që burojnë nga kontrata shoqërore dhe janë të mbështetura në idealin e barazisë sociale, dinjitetit, pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve si kriteri më tradicional për formën e qeverisjes. Këto qëndrime mbi kufizimin e pushtetit ndërtojnë kritika ndaj modeleve autokratike e pushteteve totalitare që u karakterizuan nga arbitariteti dhe cenimi i të drejtave fundamentale të njeriut. Ky kapërcim historik mbi idenë dhe formën e qeverisjes nga fuqia e pakontrolluar në demokracitë kushtetuese, paraqet një tranzicion tejet të suksesshëm të shoqërisë, në një model të qeverisjes i cili mbështetet në ndarjen dhe balancin midis pushteteve të garantuara nga një ligj më themelor që përbën aktin më të lartë juridik i cili vendos rregulla dhe kufizime për pushtetin politik e shtetëror. Pra në bazë të këtij përshkrimi kuptojmë se idetë politike në demokracinë kushtetuese i nënshtrohen ligjit, mirëpo që nuk duhet kuptuar si suprimim ndaj tyre, por vetëm se vendosen disa rregulla pozitivo- juridike mbi organizimin institucional në përputhje të plotë me rendin kushtetues që garanton liritë politike si të drejta të patjetërsueshme. Ideja e konstitucionalizmit si entitet i vecantë, në strukturën e saj përtej materies kushtetuese, është e ndikuar edhe nga mendimet filozofike. Kushtetutshmëria është
  • 5. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 5 ide, e shoqëruar shpesh me teoritë politike të John Locke që përkufizonte se qeveria mund dhe duhet të jetë e kufizuar ligjërisht në fuqitë e saj dhe se autoriteti ose legjitimiteti i saj varet nga respektimi i tyre nga këto kufizime. Demokracia kushtetuese paraqet nje proces i cili siguron dhe kërkon barazinë para ligjit dhe respektimin e akteve juridike si parakusht për konceptin e një shteti të së drejtës që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të mbrojtuara si kategori kushetuese. Përgjithësisht parimet themelore që kërkon kjo demokraci janë: sovraniteti popullor, barazia politike dhe sundimi i ligjit. Demokracitë kushtetuese moderne janë ato demokraci ku janë të venodsura sisteme politike të cilat duhet të respektojnë dhe zbatojnë autoritetin kushtetues, si dhe duhet të sigurojnë në mënyrë të vecantë të drejtat dhe liritë e njeriut, kategori kushtetuese këto të garantuara edhe në të drejtën ndërkombëtare. E Drejta Kushtetuese si shkencë juridike dhe si degë e legjislacionit pozitiv E Drejta Kushtetuese është term me kuptime dykahëshe që nuk përjashtojnë por përkundrazi, plotësojnë njëri tjetrin. Në njërën anë bart kuptimësinë e një dege të së drejtës pozitive e cila përmban norma të karakterit kushtetues dhe nga ana tjetër nënkupton shkencën e caktuar e cila merret me vlerësimin, interpretimin, analizimin dhe studimin e atyre normave kushtetuese dhe atij sistemi kushtetues. Shkenca e së Drejtës Kushtetuese e plotëson të Drejtën Kushtetuese. Një studim serioz e i mirëfilltë shkencor është indikator me rëndësi për ekzistimin e një sistemi a modeli të mirëfilltë kushtetues demokratik. Ky është raporti dhe dallimi mes këtyre dy shkencave: Emërimi i së Drejtës Kushtetuese – E Drejta Kushtetuese nëpër periudha e shkolla të ndryshme studimi, është emëruar ndryshe-ndryshe. Më së shpeshti hasen këto emërtime: E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Shtetërore, E Drejtë Publike. Edhe mes vet termeve ekzistojnë disa dallime kruciale që i bëjnë të dallueshme në disa aspekte. Le t’i shqyrtojmë me radhë: Së pari, për nga ngjyresa filozofike. E Drejta Shtetërore është zhvilluar nën dritëhijen filozofike Hegeliane, sipas së cilës shteti është e vetmja forcë krijuese dhe dhe të gjitha të drejtat që qytetarët kanë, i gëzojnë sepse ua ka mundësuar shteti. Si rrjedhojë, as shtetasit nuk janë shtetas por nënshtetas duke u bazuar në modelin ku shteti ka primatin e krijimit të së drejtës. E Drejta Shtetërore është zhvilluar edhe nën mësimet e autorëve gjermanë Laband e Jellinek dhe kryesisht është zbatuar në kohët e propagandës nacionaliste e socialiste (në Gjermani në kohën e Bizmarkut dhe në Rusi në kohën e Stalinit). Ndërkaq për dallim, E Drejta Kushtetuese është produkt i shkollës së të Drejtës Natyrore e
  • 6. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 6 liberalizmit që proklamon të drejtat e liritë natyrore të qytetarit dhe thekson se populli i përbërë nga individët është forca krijuese legjitime e rendit. E para e trajton Kushtetutën vetëm si akt normativ të shtetit, ndërsa e dyta e cilëson si kontratë mes popullit e shtetit, ligj mbi ligjet, në të cilin pos organizimit shtetëror i kushtohet rëndësi e vëmendje të drejtave dhe lirive të individit/qytetarit. Me të tjera fjalë, për të Drejtën Shtetërore Kushtetuta nuk është dokument për të kufizuar shtirjen e pushtetit shtetëror meqë kjo e drejtë është qasje dhe shqyrtim socialist i të Drejtës Kushtetuese. Së dyti, për nga objekti i studimit – E Drejta Kushtetuese studion kushtetutën dhe parimet e saj ndërsa e Drejta shtetërore studion kushtetutën, të Drejtën Administrative, dhe atë Penale. Emërtimi i kësaj disipline si E Drejtë Kushtetuese haset për herë të parë në vitin 1797 në Fakultetin Juridik të Ferraras në Itali. Rëndësia e së Drejtës Kushtetuese si kockë në strukturën anatomike të një sistemi drejtësie është e pamohueshme dhe e shumëfishtë. Ajo jo që ka rëndësi të vlerë, por ka rëndësi esenciale dhe rol qendror sepse nxjerrë norma të karakterit kushtetues, norma që ravijëzojnë karakterin dhe aktivitetin e një njësie të avancuar organizative sic është shteti. Normat e një kushtetute (të paktën rëndom dhe ashtu sic edhe duhet) shpërfaqin orientimin, përcaktimin dhe vullnetin e një populli të tërë dhe në shumicën e rasteve, nxirren nga një organ i zgjedhur nga populli. Ky fakt parë si i vetëm, tregon mjaft për lidhjen e kushtetutës dhe demokracisë, e parë si dyzim i këtyre dyjave (kushtetutë-demokraci) është amalgamë mbi të cilën ndërtohet rendi i mirëfilltë, tipi ideologjik i regjimit politik dhe korniza funksionuese e rregullative e një shteti. Është pikërisht E Drejta Kushtetuese me materien e saj ajo që mbron vlerat kyce e të domosdoshme të njerëzimit dhe u jep tagër moduleve të tjera juridike të zgjerojnë fushën e mbrojtjes së këtyre vlerave. Këto vlera, në shënjim të përgjithshëm, konsistojnë në qeverisje të drejtësisë dhe bashkëekzistim të mirëfilltë e paqësor të binomit liri e individit – pushtet. Botëkuptime të ndryshme shohin për objekt të së Drejtës Kushtetuese normat kushtetuese, ndërsa të tjerat shohin shtetin e pushtetin e tij, kurse tutje disa të tjera marrëdhëniet ekonomike të shtetit. Por, nuk mund të jetë objekt i së Drejtës Kushtetuese ajo cka është vet e drejta kushtetuese. Objekt i saj janë raportet politike, e në to përfshihen raporti mes qeverisësve dhe të qeverisurve, organizimi i pushtetit e autorizimet e tij si dhe vet raportet e organeve qendrore. Themi se raportet politike janë objekt i së Drejtës Kushtetuese ngase janë pikërisht raportet politike ato që kushtëzojnë formën e qeverisjes dhe formën e ushtrimit të pushtetit shtetëror. Ta zëmë, raporti politik mes të qeverisurve dhe qeverisësve përcakton formën e qeverisjes: monarki ose republikë. Raporti mes organeve të niveleve të ndryshme përcakton rregullimin shtetëror: unitar ose i përbërë. Kufinjtë e pushtetit shtetëror (që i përcakton
  • 7. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 7 kushtetuta) dhe pozita e individit në shtet përcaktojnë frymën qeverisëse të atij shteti: shtet ligjor ose totalitar. Kushtetuta domosdoshmërisht i rregullon dy cështje: liritë dhe të drejtat e shtetarit dhe rregullimin shtetëror, por atë të parën mund të mos e përmbajë me tekst (psh Kushtetuta franceze e vitit 1958, e Ganës, e Kanadasë, e Australisë nuk e kanë të inkorporuar ekzkluzivisht) e kjo për arsye se Kushtetutat ndonjëherë në preambulat e tyre shprehin afirmim të përgjithshëm për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe besnikëri ndaj dokumenteve ndërkombëtare që proklamojnë ato. Ndërsa në kuadër të rregullimit shtetëror, kushtetutat rregullojnë organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, organizimin territorial, financat, ushtrinë e forcat e armatosura, cështjen e luftës e të paqes. Sa i përket përbërjes apo strukturës së kushtetutave kemi këto dy elemente: preambulën dhe pjesën normative. Preambula paraqet pjesën hyrëse të Kushtetutës, është tërësi unike dhe pa efekt juridik, në të cilën shpërfaqet ideja dhe qëllimi i miratimit të Kushtetutës. Pjesa normative është pjesa kryesore që përmban tekstin e Kushtetutës i cili rëndom është i ndarë në kaptina dhe nene. Në kaptina përfshihen dispozitat e përgjithshme, liritë dhe të drejtat, legjislativi, shefi i shtetit, ekzekutivi, gjyqësori, organizimi territorial, vetqeverisja lokale, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës dhe dispozitat kalimtare. Rëndësia e institutit të lirive dhe të drejtave të njeriut në të Drejtën Kushtetuese Institucioni i të drejtave dhe lirive të njeriut/qytetarit është prej instituteve më të rëndësishme të së Drejtës Kushtetuese ngase pikërisht përmes këtij instituti përcaktohet roli dhe pozita e individit në rendin juridik të shtetit dhe në shoqëri. Individët, në fakt disa prej tyre (klasat sunduese), kanë gëzuar të drejta dhe liri edhe para futjes së kësaj lëmie në brazdën e kategorive kushtetuese dhe para ekzistimit të dokumenteve që proklamojnë këto të drejta. Mirëpo, duhej pikërisht lindja e konceptit të të parit liritë dhe të drejtat e njeriut si kategori kushtetuese, që bartësve të tyre (kur themi bartës të të drejtave, e themi sipas kontekstit të teorisë së të drejtës natyrore, pra të të gjithë njerëzve) t’u ofrohej garancë juridike dhe pikërisht ky hendekmes këtyre dy elementeve paraqet fundamentalitetin e dallimit mes proklamimit (dokumentet deklarative) dhe mbrojtjes e garantimit (dokumentet e sanksionuara). Të parat dokumente që trajtonin këtë cështje ishin Magna Charta Libertatum (1215), Bill of Rights (1689), Habeas Corpus (1679). Të drejtat e liritë që parashihen në këto dokumente quhen të drejta politike-civile sepse vënë në raport të ndërsjellë njeriun
  • 8. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 8 (qytetarin) dhe shtetin. Ndër më kryesoret nga to janë e drejta e besimit, e drejta e fjalës, e drejta për gjykim të paanshëm, e drejta për barazi para ligjit etj… Ndërsa Kushtetuta e Montanjarit (1793) dhe Deklarata e të drejtave të popullit punonjës dhe të eksploatuar parashohin edhe të drejta socio-ekonomike, të drejta këto që kanë të bëjnë me vënien e standardeve për mirëqenie ekonomike të qytetarëve. I gjithë instituti i lirive dhe të drejtave të njeriut është paraqitur para kushtetutave të shkruara dhe është konstituuar e zhvilluar në bazë të kuptimit filozofik të tij që përmblidhet në tri teori: Teoria e të drejtave natyrore si të drejta të paprekshme e të pakontestueshme, teoria e sovranitetit popullor sipas së cilës vetë shteti rrjedhë nga vullneti i përgjithshëm dhe vetë populli është sovrani legjitim dhe teoria e kontratës shoqërore që koncepton shtetin si marrëveshje të njerëzve që të heqin dorë nga disa të drejta të tyre që i gëzonin në gjendje natyrore për të fituar ca të tjera në gjendje civile. Kushtetutat janë mjet për mbrojtjen e akteve dhe dokumenteve që proklamojnë këtë institut. Nuk ka Kushtetutë e cila nuk flet për të drejtat dhe liritë e njeriut, pavarësisht se a është e shkruar apo e pashkruar, reale po fiktive. Instrumenti me të cilin mbrohen liritë dhe të drejtat janë gjykatat dhe ligjet. Kushtetutat e para të botës perëndimore [ajo e ShBA (para amandamentimit), kushtetuta e Francës e vitit 1291] nuk i kanë paraparë të drejtat dhe liritë në pjesët e tyre normative ngaqë shprehimisht në preambulë kanë theksuar respektimin e besnikërinë ndaj dokumenteve që parashohin ato të drejta dhe liri. Është Kushtetuta e Vajmarit e vitit 1919 ajo që e para i inkorporon liritë dhe të drejtat e njeriut në tekstin e saj normativ. Nga një linjë mendimi të së drejtës natyrore, është e njohur dhe e logjikshme që të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk kanë nevojë të sendërtohen me ndërmjetësimin e ligjit. Karakteri i epërm i fuqisë juridike të Kushtetutës si akt juridik dhe themelësia e qenësia e një instituti si të drejtat e njeriut, do e bënin absurd atë që sapo thamë më lart, por megjithatë ekzistimi i kushtetutave fiktive ka bërë që për vlerësimin e drejtë të rolit dhe pozitës së individit në shtet, të kihet parasysh edhe empirizmi dhe jetësimi i sferës normative që proklamon të drejta njerëzore qytetare. Që nga përfundimi i LDB është krijuar bindja mbi përvojë se liritë dhe të drejtat e njeriu shkelen vazhdimisht dhe në masë më të madhe madje, nëse nuk ekziston një mbrojtje ndërkombëtare që i shtyn shtetet drejt respektimit të tyre. Si proces i vështirë, mbrojtja ndërkombëtare ka filluar angazhimin kundër skllavërisë, pastaj tregtisë së njerëzve e kështu me radhë për ta kurorëzuar establishmentin e kësaj nisme me formimin e OKBsë dhe miratimin e Kartës së saj e cila edhe pse pa forcë obliguese, i priu hartimit e miratimit të akteve të tjera për përparimin e kësaj cështjeje si Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Politike dhe Civile, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Konventa mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Protokolli Opcional në Paktin
  • 9. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 9 Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile e Politike etj… Bashkë me këto dokumente të rëndësishme, sendërtohet edhe mekanizmi gjyqësor ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave i cili konsiston në Komisionin Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mbrojtja Ndërkombëtare realizohet përkitazi mbrojtjes kushtetuese, anipse me Kushtetutë mund të sanksionohen edhe të drejta të tjera dhe të bëhet sanksionimi i brendshëm i tyre. Por, që të ekzistojë mbrojtja kushtetuese duhet të krijohen kushtet shoqërore e politike dhe të zbatohet tërësisht sistemi i paraparë për mbrojtjen e tyre e kjo do të thotë: të ketë gjykata objektive e të paanshme, kornizë të respektueshme kushtetuese e zbatim të drejtpërdrejtë të normave kushtetuese, pa ndërmjetësimin e ligjit. Koncepti i kushtetuetshmërisë Parimi i kushtetuetshmërisë në kuptimin e tij formal mund të definohet si parakusht për një lëvizje juridike që duhet të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e një vendi, që rrjedhimisht garanton pushtetin e institucionalizuar, pra vendos rregullat për kufizmin dhe funksionimin e pushtetit politik, i cili i paraprin kësaj të parës. Pra ky parim kushtetues lindi si nevojë për të kufizuar absolutizmin politik të vendeve me rregullim autokratik, ku sundonin kryesisht pushtetet totalitare dhe socialiste të fundshekullit XVIII. Megjithëse për parimin e kushtetutshmërisë kemi këndvështime të ndryshme, ekzistojnë tri ndarje kryesore të cilat e materializojnë kuptimin e këtij parimi. Sipas kuptimit juridik nënkuptojmë pajtueshmërinë midis kushtetutës si akti më i lartë juridik me të gjitha aktet e tjera. Ky parim në kuptimin politik nënkupton masat dhe kufizimet mbrojtëse me qëllim të evitimit ndaj keqpërdorimit të institucioneve publike, respsektivisht vendosjen e rregullave themelore për të mos lejuar devijimin nga rendi kushtetues dhe marrëdhëniet politike gjatë ushtrimit të pushtetit shtetëror. Dhe kuptimi i fundit juridiko-politik që në një mënyrë unjëson dy ndarjet e para nga ideja që ky parim nënkupton rregullat për kufizimin e pushtetit politik, pra paraqet garancë që kushtetutshmëria të kufizojë pushtetin nëpërmjet mekanizmave ligjor e institucional dhe të bëjë rregullimin e marrëdhënieve politike, që lidhen me organet e shtetit nëpërmjet normave kushtetuese. Krahas kuptimit të parimit të kushtetutshmerisë, në teorinë juridike janë të njohura edhe dy elemente konstituive qe sendërtojnë këtë parim. I pari është parimi i epërsisë së Kushtetutës apo supremacionit që nënkupton se hierarkia e të gjitha akteve juridike ka në krye Kushtetutën dhe të gjitha aktet e tjera juridike duhet të jenë në përputhshmëri me të. Parimi i dytë i kushtetutshmërisë funksionale që tërthorazi
  • 10. PARIME TE SE DREJTES KUSHTETUESE _________________________________________________________________________________________ 10 mbështetet në të parin, që nënkupton pra raportin e subordinimit që është i vendosur në mes të Kushtetutës dhe akteve tjera normative si dhe fuqinë juridike të Kushtetutës, sipas së cilës të gjitha organet duhet të veprojnë në pajtim me përmbajtjen e normave kushtetuese. Në këtë kontekst për të siguruar zbatimin e këtij parimi, në shoqëritë demokratike zakonisht me theks të vecantë tek ndarja e fuqive në mes të pushtetit dhe mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është i domosdoshëm edhe kontrolli i kushtetutshmërisë i cili ndërtohet mbi modele të ndryshme të mbrojtjes së kushtetutshmërisë nga pikëpamja organizative, nëpërmjet Gjykatave Kushtetuese si instrument që kryen funksionin e gjyqësorit kushtetues, dhe është e autorizuar për të bërë interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese. Përfundim Nga gjithë sa shqyrtuam deri më tash, pamë domosdonë e komponenteve të shumëllojshme për funksionim unikat të modelit kushtetues brenda një shteti. Por, e gjithë ideja është e ngritur në funksionimin e ndërvarur të tyre, ku asnjëri nga pushtetet nuk është mbi tjetrin. Në kuptim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe regjimeve demokratike shohim se janë ato që përmbajnë kontrolle të forta institucionale mbi pushtetin. Parlamentet duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë dhe propozojnë nisma legjilsative në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve, dhe në këtë kuptim, funksioni i deputetëve si përfaqësues të sovranit vlen të theksohet, në mandat të lire, nënkupton ushtrimin e rolit të tyre në të mirën e përgjithshme të vullnetit të qytetarëve, e kjo duhet të bëhet gjithmonë brenda kornizës kushtetuese, ndërsa Qeveria si instrument që ushtron fuksionin ekzekutiv të punojë mbi bazën e parimeve demokratike, kushtetuese e institucionale dhe në këtë raport të ndërtoj politika publike të cilat përmirësojnë pozicionin e shoqërisë dhe garantojnë mirëqenien ekonomike, duke paraqitur një strukturë të fortë të aparatit shtetëror si dhe ndaj partive opozitare të ketë qasje konstruktive dhe të jetë në gjendje të mbajë përgjegjësi mbi qeverisjen e saj. Kërkohet një ndarje efektive e pushteteve në mënyrë qe të parandalohet konflikti i interesit ndërmjet krahut ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të shtetit. Të gjitha institucionet demokratike duhet të mbështesin rregullin e ligjit, përfshirë të drejtën ndërkombëtare dhe vecanërisht instrumentet ndërkombëtare që sigurojnë të drejtat dhe liritë e njeriut si kategori kushtetuese të cilat nuk duhet t‘i kontestojë askush, e që duhet respektuar në tërësi, per te afirmuar sigurinë demokratike. Demokracitë kushtetuese parlamentare të Evropës varen nga këto kontrolle dhe ekuilibra me qëllim që të frenojnë abuzimet e pushtetit dhe të mbrojnë pluralizmin që përgjithësisht i karakterizon shoqëritë si këto.