Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
UNIVERSITETI AAB NË PRISHTINË             FAKULTETI JURIDIKDEGA PËR ADMINISTRATË PUBLIKE DHE DIPLOMACI    TEORIA E ADMINIS...
Kapitulli I         1. KONCEPTET THEMELORE TË ADMINISTRATËS       Për secilën fushë dhe disciplinë shkencore ose debat pro...
Në rrjedhën e përgjithshme të lëvizjeve në zhvillimin e administratës bëhet fjalëpër katër synime të lidhura në mes veti: ...
shkenca për organizatën është shkencë për sjelljen e njerëzve të cilët e ndjekin një qëllimtë caktuar.        Koncepti i o...
publik janë individët që themelojnë marrëdhënie të punës në sektorin publik.Funksionarët në organet shetërore dhe në organ...
për studimin e ligjshmërive themelore të administrimit. Diqka e posaçme është gjithsesi edrejta administrative, e cila ësh...
Shkenca e cila filloi të studioj policitë ekzistuese quhej shkenca për policinë(Pollizzeiëissenschaft) ose kameralistika. ...
2.2. ADMINISTRIMI SHKENCOR DHE DREJTIMI ADMINISTRATIV-TEKNIKI SHKENCAVE ADMINISTRATIVE2.2.1. Administrimi shkencor        ...
mekanizimin dhe automatizimin më të shpejtë të punës, etj. Sukseset e tij gjithsesi janë tëkufizuara në disa aspekte tekni...
Të arriturat e drejtimit administrativ-teknik në praktikë kanë pasur refleksion tëmadh. Dukej se ky drejtim ka zbuluar lig...
Merita e tij e dytë e rëndësishme është sqarimi i marrëdhënieve në mes tëadministratës dhe politikës. Maks Ëeber qartë e k...
1 – që punëtori në organizatë nuk reagon në stimulimet ekonomike ose reagon nëmënyrë të pasigurt: veprimi i tij është pjes...
eventuale në sjellje gjatë kryerjes së roleve të tjera që i luan në shoqëri. Përmes rolit të tijshoqëror, individi lidhet ...
Dimenzioni i dytë i kuptimit të drejtimit sociologjik të studimit të administratësështë zbulimi për nevojën e studimit kom...
numrin e tyre të vërtetohet se ku mbi Angli, do të jenë ata aeroplanë në një kohë tëcaktuar, dhe sa shpejtë do të munden t...
3.1. Administrata sipas kuptimit njerëzor        Megjithëse, konceptet administratë dhe adminsitrim janë ndër më të rëndom...
Për këtë arsye, së pari do të fillojmë me konstatimet deri te cilat ka ardhur teoria. Qfarëthotë teoria për konceptin e ad...
të madhe të kohës së tij duhet të kalojë në raport me palët, në furnizim me materiale,mjete dhe makina për mirëmbajtjen e ...
Të dy llojet e veprimtarisë (themelore dhe administrative) në organizata janë qartëtë ndara edhe pse i kryejnë së paku pje...
Kapitulli II                   SISTEMI QËNDROR ADMINISTRATIVI. FUQIA LEGJITIME E ADMINISTRATËS SHTETËRORE        Fuqia leg...
Së pari, shteti është organizatë juridike në bazë të asaj se vet e krijon dhe vet ezbaton, gjegjësisht që siguron zbatimin...
Subjektivisht qëllimi i shtetit përcaktohet si detyrë e shtetit (dhe të drejta) që ujepin ata që i krijojnë dhe i mirëmbaj...
2. SHTETI JURIDIK        Shikuar nga aspekti historik dhe juridik nocioni i shtetit juridik gjithnjë ështëidentifikuar me ...
Përcaktimin e nocionit të shtetit juridik disa autorë e kanë bërë në aspektinformal-jurdik, ndërsa disa të tjerë e kanë pë...
bashkësisë dhe të pjestarëve të saj. Bashkësia nuk është e kufizuar në ndonjë fushë më tëngushtë dhe parciale të jetës sho...
përkatësisht i cili vepron si organ shtetëror por për llogari dhe në emër të tërë shtetit.Vetëm në atë mënyrë, zbatimi i p...
2.2. Rendi juridik        Rendi shoqëror është grumbull i të gjitha raporteve shoqërore, gjegjësisht të gjitharaporteve të...
Ky objektivitet edhe është pikënisja për kritikën e të gjitha dispozitave metafizike,mistike dhe antropomorfike të funksio...
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Administrata publike
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Administrata publike

24,541 views

Published on

  • Be the first to comment

Administrata publike

  1. 1. UNIVERSITETI AAB NË PRISHTINË FAKULTETI JURIDIKDEGA PËR ADMINISTRATË PUBLIKE DHE DIPLOMACI TEORIA E ADMINISTRATËS PUBLIKEPrishtinë, maj 2008 Prof. dr. Zenaid Gjelmo 1
  2. 2. Kapitulli I 1. KONCEPTET THEMELORE TË ADMINISTRATËS Për secilën fushë dhe disciplinë shkencore ose debat profesional, së pari duhetpërcaktuar konceptet gjegjësisht prezantuar aparatin kategorizues të cilin e aplikon. Kjoveçanërisht për lëndën Hyrje në administratën publike, e cila është bazë për kuptimin efushave të tjera administrative lëndore në programin studimor të Fakultetit përadministrim – e drejta administrative, rregullimi juridik i administratës publike,vetëadministrimi lokal, procedura administative dhe dhe kontesti adminsitrativ, etj. Tekonceptet në fillim kufizohemi në shenjat e rëndësishme të cilat janë të nevojshme për tukuptuar, më pas detajisht dhe përmbajtësisht i studiojmë. Administrata është koncepti themelor i shkencës për administrimin. Bëhet fjalëpër dy domethënie themelore të fjalës ,,administratë": administrata si përmbledhje eorganizatave administrative dhe administrata si veprimtari e caktuar. Më së shpeshtipërdoret koncepti i administratës si veprimtari e caktuar (funksioni funksional oseobjektiv) dhe si organizatë (definicioni organizativ ose objektiv). Megjithatë, kjo ndarjenuk është precize. Definicionet më tutje mund të ndahen në përmbajtësore dhe materiale(psh. administratë është ajo që një lloj i caktuar rregullave me këtë nënkuptojnë), pozitivedhe negative (psh. administrata është veprimtari shtetërore, e cila nuk është as ligjvënieas gjyqësi. Sipas shumë teoricientëve të cilët merren me çështjet e administratës publike,koncepti i administratës në kuptimin organizacional, gjegjësisht administrata formale, ecila përfaqëson tërsinë e personave juridik dhe fizik të autorizuar për të vendosur në fushatë caktuara, te të cilat vlen sistemi i përcaktuar organik i marrëdhënieve të ndërsjella,autorizimeve dhe përgjegjësive; mbirenditjes dhe nënrenditjes në kuptimin material,paraqet proces të sjelljes së vendimeve, vendimmarrjen si veprimtari të posaqme. Administratën në kuptimin formal dhe material e gjemë në secilin aspekt tëveprimtarisë organizative, ku duhet të punojmë me ndarjen e punës.Në shkencën empirike siq është shkenca për administratën secili definicion ështëpërkohësisht i domosdoshëm. Administrata është dukuri shtetërore e cila vazhdimisht ndërrohet. Koncepti isotëm i administratës është punuar me ndarjen doktrinuese të pushtetit, „kur administratahap pas hapi, krahas shefit të shtetit dhe të qeverisë, diferencohet nga pushteti ekzekutiv.Paraqitja dhe zhvillimi i administratës janë të lidhura me zhvillimin e përgjithshëmekonomik, kulturor dhe shoqëror. Administrata ka rol të dyfishtë historik në shoqëri, kunjëkohësisht është instrument i pushtetit dhe bartës i punëve të dobishme me të cilatkënaqen nevojat e qytetarëve. 2
  3. 3. Në rrjedhën e përgjithshme të lëvizjeve në zhvillimin e administratës bëhet fjalëpër katër synime të lidhura në mes veti: 1. rritja e administratës, 2. diferencimi i organazatave administrative, 3. zvogëlimi i përdorimit të detyrimit në administratë, dhe 4. profesionalizimi i administratës. Zhvillimi administrativ është i lidhur me zhvillimin shoqërorë – ekonomik dhepolitik, si pasojë i saj dhe faktor i rëndësëishëm i atij zhvillimi. Administrimi ështëvendimmarrja për nevojat dhe për mënyrën e përmbushjes së tyre. Secili veprim njerëzorështë i orientuar në përmbushjen e nevojës njerëzore. Vendimmarrja për nevojat vetanakeështë vetadministrim. Për tu përmbushur nevojat, është e domosdoshme edhe veprimtariae posaqme (psh. fizike ose shpirtërore, personale ose e huaja) të cilën e vë në lëvizje akti ivetadministrimit. Administrimi si vendimmarrje, në esencë është zgjedhje e nevojave tëndryshme dhe mundësive të ndryshme për përmbushjen e atyre nevojave. Administrimi iproceseve materiale, është fushë e diturive teknike, administrim përmes proceduravegjegjësisht të veprimtarive të njerëzve të tjerë, bënë pjesë në fushën e shkencaveshoqërore. Administrimi si dukuri shoqërore është vendimmarrje e vazhdueshme për atëse si, të punohet, gjegjësisht si të veprojnë njerëzit e tjerë. Secili administrim njëkohësishtështë edhe vendimmarrje për zbatimin e vendimeve të të tjerëve. Vendimet epërgjithshme i zbatojmë ashtu që vendosim për gjënë konkrete. Me konceptinadministratë deh administrim ndeshemi kudo që bëhet fjalë për organizatat. Organizataështë formë e punës së gjithmbarshme njerëzore e cila mbështet në procesin evazhdueshëm të ndarjes së punës dhe ndërlidhjen e tij në tërsi planore. Secila veprimtarikryhet me një qëllim të caktuar dhe përfshin një ose më shumë persona?! Veprimtaria qëpërfshin pjesmarrjen e vetëdijshme të dy ose më shumë personave, mund të konsiderohetveprimtari e organizuar. Organizata (psh. shoqëritë ekonomike, entet) është grupi i cilivepron bashkërisht në realizimin e qëllimit të përbashkët. Analiza e organizatës si dukuri shoqërore, bazohet në deduksionin spekulativ simetodë e të njohurit dhe në hulumtimet empirike. Studimi i organizatës duhet të jetë nëraport me administrimin/studimin e strukturës kundrejt funskionimit të ndonjë organizmi.Organizata është një përbërje e posaqme e njerëzve të cilët prej organizmave biologjikdallojnë në bazë të asaj se individi e ruan ngjashmërinë e vet, kështu që mund të kyqet nëmë shumë përbërje të ndryshme shoqërore (grupe), ka vullnetin vetanak dhe me qëllim inënrenditet rregullave për grupet shoqërore, që kuadri shoqëror të ketë organin epërcaktuar për administrim, orientim dhe kontrollim të pjesëve të organizmit, të krijuarnga individët që e përbëjnë kuadrin shoqëror etj. Organizatë është secila përbërjeshoqërore e njerëzve reciprokisht bëashkëvendosës të cilët e përmbushin një synim tëpërbashkët. Organizatat dallohen prej shoqërisë në shoqëri, janë formale (nga grupet etjera shoqërore dallojnë me racionalitetin e vetdijshëm, racionaliteti i pikëpamjes dheqasjes ëshët veqoria e saj themelore) dhe joformale (të vërteta), primare (psh. familja)dhe sekondare (psh. partia politike), sipas dedikimit janë ekonomike, administrative,shoqërore, etj. Te secila organizatë shtrohet pyetja se si të sillen njerëzit dhe si të shtyhentë veprojnë në një mënyrë të përcaktuar për të arritur një qëllim të caktuar. Atëherë, 3
  4. 4. shkenca për organizatën është shkencë për sjelljen e njerëzve të cilët e ndjekin një qëllimtë caktuar. Koncepti i organizatës nuk është përcaktuar në mënyrë unike. Autorë tëndryshëm, varësisht nga profesioni i tyre, në mënyra të ndryshme e përcaktojnë këtëkoncept. Megjithatë, mund të konfirmohet se shumica e ka qëndrimin që organizata ështëveprimtari e vetdijshme e cila kryhet dhe mirëmbahet me vullnetin e njerëzve me qëllimtë realizimit të tërsisë dhe shumësisë. Sipas teorisë së organizatës, organizata është aq evjetër sa edhe vet njerëzimi. Organizimi i punës ka nisur dhe është zhvilluar njëkohësihstme lindjen dhe zhvillimin e punës. Detyra e organizimit të punës si veprimtari e vetdijshme njerëzore, ështëharmonizimi i të gjithë kreatorëve të procesit të prodhimit. Marrë parasysh se të gjithëkreatorët e prodhimit janë në lëvizje të vazhdueshme, duhet bërë harmonizimi i tyre ivazhdueshëm që pasqyrohet në format më të ndryshme organizative. Në teorinë eorganizatës por edhe në praktikë, organizata barazohet me punën në përgjithësi oseorganizimin e punës. Sipas kësaj, organizimi i punës nënkupton tërsinë e cila realizonqëllimet e parashtruara në fushat e ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Këtë tërsipunuese e formësojnë organet që janë në raporte reciprokisht të varshme dhe të cilëtkryejnë funksione të caktura. Sipas disa autorëve (Ivanko) organizata është:- veprimtari e vetdijshme njerëzore e harmonizimit të kreatorëve prodhues ose teknikë ekombinimit të procesit me qëllim të procesit të kuptimsisë më të madhe;- sistemi socioteknik. Ndihma profesionale ose veprimtaria është veprimtari ndihmëse (administrimiteknik-profesional) e cila shërben që ai që vendos të mund të vendos. Autori i njëjtëgjithashtu e ndanë administratën materiale dhe jomateriale. Administrata në kuptiminmaterial është proces i sjelljes së vendimeve, vendimmarrja si veprimtari e posaçme.Administrata në aspektin organizacional (administrata formale) është tërsi e personavefizik dhe juridik të autorizuar për vendimmarrje në fushat e caktuara në të cilat vlensistemi i përcaktuar organik i marrëdhënieve reciproke, autorizimeve dhe përgjegjësive,mbirenditjes dhe nënrenditjes. Sot në administratë publike bëjnë pjesë administrata shtetërore, administratat ekomuniteteve lokale, disa bartës të autorizimeve publike, gjegjësisht agjencionet publike,entet publike të cilët kryesisht kryejnë punë adminsitrative dhe fonde publike.Administrata publike dhe sektori publik ndonjëherë përdoren si sinonime, por sektoripublik mund të kuptohet më gjerë, si antipode të sektorit të posaçëm. Personat që kryejnë shërbimin në adminstratën publike teoria i quan shërbyespublik. Ata persona në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale e kryejnë shërbimin nëorganet shtetërore dhe në organet e administratës lokale (komunitetet). Pozita shoqërore eshërbyesit publik dallon nga pozita e personit të punësuar në sektorin e posaçëm. Zyrtarët 4
  5. 5. publik janë individët që themelojnë marrëdhënie të punës në sektorin publik.Funksionarët në organet shetërore dhe në organet e komuniteteve lokale nuk janë zyrtarpublik. Kodi i sjelljes së zyrtarëve publik përcakton parimet e sjelljes së zyrtarëve publik,veprimtarinë e tyre politike ose publike, përmban dispozita për dhuratat, për përgjigjet nëofertat e pahijshme, për administrimin me mjete publike etj. E – administrimi nënkupton modernizim të administratës me futjen e operimitelektronik në administratë, në mes të administratës, qytetarëve dhe personave juridik. Në të ardhmen e afërt do të duhej që psh. përmes kompjuterit të zgjedhet(zgjedhjet), të jepen raporte tatimore institucionit, të merren lejet ndërtimore, të paguhentaksat administrative, e-depozitimi, e- dorëzimi.2. ZHVILLIMI I MENDIMIT TEORIK PËR ADMINISTRATËN2.1. LLOJET E SHKENCAVE ADMINISTRATIVE DHE RËNDËSIA E TYRE2.1.1. Llojet e shkencave administrative Pyetja e parë që parashtrohet lidhur me konceptin e shkencave administrativeështë: nëse administrata gjegjësisht administrimi është fare objekt i shkencës. Çfarë mundtë presin nga shkenca njerëzit që administrojnë dhe ata të tjerët. A nuk është administrimii mirë më shumë çështje e zellshmërisë, talentit, shkathtësisë ose intuitës, e veprimtarisëqë më së shumti mbështetet në shkencë? Gjatë përsiatjeve në kapitujt e mëparshëm, kemiparë se administrimi modern tenton të mbështetet edhe në ndodhi të caktuara shkencore.Me këtë, gjithsesi nuk është thënë se çdokund në botë, sikurse edhe te ne, mbretëronbindja e përgjithshme se ekzistojnë parime të caktuara shkencore të administrimit, të cilatduhet domosdo të respektohen nëse dëshirojmë të arrijmë sukses në organizatat tona dhegjatë punës sonë në përgjithësi. Për marrëdhëniet te ne, mund të thuhet se administrimi nëfazën e vet politike nënkuptohet si kualitet politik dhe si çështje e angazhimit politik nëpunën profesionale si burokratë/ci. Gjithsesi që kemi shkenca administrative si disiplina shkencore që studiohen nëuniversitete dhe institute shkencore. E kemi fjalën për shkencat administrative në shumës,sepse ka shumë shkenca administrative gjegjësisht degë. Gjithashtu, mund të flasim përpër shkencat organizative që rrjedh nga ndërlidhshmëria e lartpërmendur e koncepteveadministrimi dhe organizimi. Gjithashtu, në shkencë ndahen fushat në bazë të ndarjesthemelore të fushës së administrimit të përgjithshëm; në administratën afariste dhepublike; kemi shkencën për administratën afariste dhe shkencën për administratënpublike; brenda shkencës për administratën publike, dikund veçanërisht shkencën përvetëadministrimin komunal. Sot, për herë e më tepër është e qartë se në shkencat elartpërmendura po synohet më shumë specializimi se sa shkenca e pavarur, pasi që tëgjitha pikat fillestare të administrimit gjegjësisht të organizimit vlejnë për të gjitha fushatshoqërore. Për këtë arsye mund të flitet edhe për një shkencë unike për administratën,gjëgjësisht të administrimit ose shkencë unike organizative, veçanërisht kur bëhet fjalë 5
  6. 6. për studimin e ligjshmërive themelore të administrimit. Diqka e posaçme është gjithsesi edrejta administrative, e cila është pjesë e shkencave administrative, por ajo është lëndëjuridike e cila merret më shumë me problemet e administratës shtetërore se sa mefunksionet e autorizimeve të shtetit. Për këtë arsye e drejta administrative, sipas traditës,është më shumë e lidhur me shkencat që e studiojnë shtetin, veçanërisht me të drejtënkushtetuese. Zakonisht, shkencat për administratën nuk janë të orientuara juridikisht, porjanë interdisciplinare, sikurse puna në administratë që është interdisciplinare. Veçoria edytë e saj është se ende gjindet në krijim e sipër, ende po kërkon hapësirë nën diell, si dheqasjen e vet shkencore, “metodën e vet madje edhe përmbajtjen e vet dhe është e kufizuarkundrejt shkencave që merren me problemet e punës në organizata (ekonomija,psikologjia industriale, sociologjia industriale etj.). Për këtë arsye vështirësia më e madheështë që nuk ka sisteme aplikative të studimit të administrimit. Sidoqoftë, së paku nëbotën e jashtme nuk mungojnë veprat për çështje të caktuara nga lëmia e administrimit. Një gjendje e tillë sigurisht që është pasojë e rrethanave që shkencatadministrative janë degë relativisht e re; ngjarjet më të rëndësishme në administrim (mepërjashtim të së drejtës administrative) kanë zanafillën jo më herët se në shekullin ekaluar dhe shumica e tyre në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar (psh. kibernetika).Krahas kësaj, është interesante se këto ngjarje më të rëndësishmet burojnë, kryesisht, ngastudimi i administrimit në lëmin e afarizmit dhe ekonomisë. Megjithëse, shkencat administrative janë zhvilluar së pari në lëminë eadministratës shtetërore e vetëm më pas në lëminë e ekonomisë, ky sektor i dytë nëfushën e administrimit. Të dy burimet e studimit të administratës në nj vend të caktuarjanë bashkuar dhe kanë sintezuar të arriturat e tyre themelore. Arsyet për fillimin evonshëm të studimit të administratës janë të dukshme. Është e qartë se deri në kohën efundit, administrata nuk ka pasur rëndësi shoqërore që të mund të tërheqte vërejtjën nëpeshën që kërkon hulumtimi i saj profesional ose madje edhe shkencor. Pikësëpari ështëdashur të paraqitet vet objekti i studimit, e pastaj shkenca.2.1.2. Shkenca për policinë ose kameralistika Fillet e pjesës më të vjetër të adminsitratës, gjegjësisht administratës shtetërore nëkuptimin bashkëkohor, përkatësisht në aspektin e administratës profesionale, të shkollaurdhe të përhershme janë vendosur në shtetin absolutist tës hekullit 17 gjegjësisht atij 18.Administrata shtetërore, si subjekt i posaçëm shtetëror-juridik, pas kësja është forcuar kuru pranuan me kushtetutë idetë e Monteskjus për ndarjen e përhershme të pushtetitshtetëror në pushtet legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv (pushteti administrativ). Këtë adminsitratë të re (në znafillë) qysh nga fillimet e kanë quajtur polici: këtëkoncept gjithsesi dueht kuptuiar më gjerë se sa konceptin e sotëm polici, sepse me tëemërtohet krejt adminsitrata e cila është marrë – në pajtim me filozofinë e atëhershme tëshetetit, përveç me detyrat e policisë në kuptimin e ngushtë, veçanërisht me detyrën epërmirësimit të financave dhe të veprimtarisë tregtare (merkantizmi). Policia ka qenëaparat ekspertësh, i cili ka punuar ekskluzivisht sipas instruksioneve të sunduesitabsolutist (në atë kohë ende nuk ka pasur ligje deh rregulla të tjera shtetërore). 6
  7. 7. Shkenca e cila filloi të studioj policitë ekzistuese quhej shkenca për policinë(Pollizzeiëissenschaft) ose kameralistika. Kjo shkencë fillestare për administratën endenuk ishte shkencë kritike dhe analitike, vpor vetëm e ka përshkruar dhe sistematizuarpunën, aspektet organizative, procedurat dhe në përgjithësi rregullat e veprimit në bazë tëtë cilave realisht punonte policia. Kjo shkencë ishte e paraparë kryesisht për burokratët nëpolici, në përgjithësi kishte, më shumë rëndësi praktike se sa shkencore. U zhvilluaposaçërisht në Gjermani dhe në Austri. Përfaqësuesi i saj më i njohur në Austri ishteprofesori vjenez Sonnenfels (1733-1817). Përparim të madh në studimin shkencor tëadministratës shtetërore ka shënuar gjysëm shekulli më vonë, gjithashtu profesor i tëdrejtës shtetërore në Vjenë, Lorenz von Stein, i cili i ka dhënë metodës përshkruese bazëfilozofike dhe i ka sintetizuar ngjarjet nga praktika e policisë në parime të përgjithshme tëadministratës. Punimet e tij kanë pasur refleksion të madh në botën e atëhershmeshkencore. Për këtë arsye, Lorenz von Stein konsiderohet me të drejtë si paraardhës ishkencës për administratën publike.2.1.3. Periudha e liberalizmit dhe e drejta administrative Koha që vinte nuk ishte më në favor të studimit të gjithmbarshëm tëadministratës shtetërore, madje punohej në kufizimin e saj në suazat të cilat i kishte vënëfilozofia politike e liberalizmit. Liberalizmi u krijua si reagim i borgjezisë së re ndajngulfatjes së personalitetit në shtetin absolutist, e cila tentonte të udhëheq dhe të orientojëtë gjitha ndodhitë shoqërore në shoqëri. Liberalizmi e ka shtyrë idenë e lirisë që duhej tëishte e përfaqësuar gjerësisht, me ç’rast shteti do të involvohej sa më pak që është emundur në çështjet e individit dhe në ekonomi. Në këtë ide mbështetet filozofiaekonomike, e cila kërkon liri të plotë të ndërmarrësisë private, nga e cila edhe shoqëria sitërsi duhet të ketë dobinë më të madhe. Shteti duhet të jetë vetëm rojtar i rendit publik –një lloj i rojtarit të fuqishëm, i cili i vetëm nuk punon asgjë por u mundëson të tjerëve tëpunohjnë në paqe dhe siguri. Në një klimë të tillë politike nuk kishte kushte përzhvillimin e shkencave në bazat paraprake gjegjësisht në themelet e shkencës përpolicinë, për të cilën arsye u zhvillua e drejta administrative si shkencë juridike, e cilastudion administratën shtetërore pikërisht nga fushëveprimtaria e funksionit të vet tëpushtetit, veçanërisht marrëdhëniet juridike të shtetit me individin, aspiratat e saj nësferën e të drejtave të posaçme dhe porcedurat e saj, mund të themi se në Evropë kambizotëruar ai lloj i studimit të administratës shtetërore pthuaj tërë shekullin – prejgjysmës së shekullit 19 deri në gjysmën e atij të 20, pavarësisht që liberalizmi tanimëduhej të largohej nga filozofia e inetervencionizmit shtetëror në favor të filozofisë sëadministratës shtetërore si shërbim publik. Secila shkencë për të drejtën administrativeme rishqyrtimin e vet të njëanshëm të adminsitratës shtetërore nuk ka mundur tëkontribuojë zbulimit të çfarëdo ligjshmërie natyrore në procesin e administrimit. Për këtëarsye shkencat moderne administrative, përfshirë shkencën për administratën publike nukmbështeten drejtpërdrejt në paraardhësit të cilët e kanë studiuar administratën shtetërorepara lindjes së liberalizmit, por kanë nxjerrur nivel më të lartë të diturive dhe zbulimevetë tyre nga një burim i ri në kalimin prej shekullit të 19 në atë të 20 në ekonomi. 7
  8. 8. 2.2. ADMINISTRIMI SHKENCOR DHE DREJTIMI ADMINISTRATIV-TEKNIKI SHKENCAVE ADMINISTRATIVE2.2.1. Administrimi shkencor Administrimi shkencor (menaxhmenti shkencor) është drejtimi i parë i studimit tëadministratës, gjegjësisht thënë më mirë: studimi i organizatës, e cila u ngrit në lëminë eekonomisë. Themeluesi i saj është shkencëtari amerikan Frcderich Taylor (1856-1915)andaj shpesh këtë drejtim e quajmë Taylorizam i cili ka merita të padyshimta përzhvillimin e shkencave adminsitrative megjithëse themeluesi i saj Taylor në realitet kurrnuk është marrë me adminsitratë, gjegjësisht me procesin e administrimit, tayloristëtasnjëhre nuk janë ngjitur në nivelin e organizatës së gjithmbarshme, por janë marrë meorganizimin e punës në punëtori – në fabrikën prodhuese (niveli i efektorit). Madje as atynuk e kanë analizuar tërë procesin e punës, sepse para së gjithash ju ka interesuar pyetjasi të plotësohet dhe thjeshtësohet veprimi i punëtorin në makinë në mënyrë që efikasiteti itij të jetë sa më i madh dhe që makina të përdoret sa më mirë. Menaxhmenti shkencor e konsideron njeriun në organizatë instrument të vetin, sishtojcë e makinës. Për këtë arsye njeriu duhet t’i nënshtrohet kërkesave të makinës; duhettë aftësohet në një makinë biologjike e cila me lëvizjet e veta i shërben makinës sëvërtetë. Pikënisje për këtë adaptim ndaj makinës është studimi i lëvizjeve që duhet të bëjëpunëtori. Lëvizja është njësia e fundit deri te cila mund të ndahet puna fizike e punëtorit;nëse i studiojmë të gjitha lëvizjet e mundshme që janë të nevojshme për kryerjen eoperacioneve të caktuara ptë punës dhe kohën e nevojshme për to, kemi sipas bindjes tëkëtij drejtimi shkencor, bazën shkencore për racionalizimin e punës në uzinë, e pastajedhe në tërë organizatën. Në të vërtetë, secili operacion punues në një mënyrë tjetër ështëi përbërë nga një mori “lëvizjesh”. Kështu, mund të matim secilën punë dhe të njëtin tavlerësojmë, sikurse që mund të vlerësojmë pasurinë, e cila mund të matet, të peshohet,mblidhet etj. Një orientim i tillë ekskluzivisht teknik i Taylorit, i cili ishte inxhenier, ishte ngafillimi problematik, sepse nuk e ka marrë parasysh njeriun si krijesë me problemet e vetapsikologjike dhe sociologjike. Për këtë arsye as në aspektin teknik nuk ka mundur të ketësukses përveç gjatë matjes së punëve vazhdimisht të përsëritshme rutine, fizike.Posaçrisht nuk ka mundur të ketë sukses në lëmëinë e punës mendore e cila mbizotëronnë procesin e administrimit. Taylori vetë në punën e tij ka rënë në vështirësi politikesepse sindikatat e punëtorëve e akuzonin se caku i hulumtimeve dhe përpjekjeve të tijishte shfrytëzimi edhe më i madh i punëtorëve, për çka iu desht të mbrohet para kongresitamerikan. Megjithatë, nga pikëpamja e zhvillimit të mendimit shkencor përadministratën, kontributi i tavlorizmit është i rëndësishëm. Është krijuesi ideor dhethemeluesi i bindjeve për domosdoshmërinë e studimit shkencor të punës në organizatë. Me metodën e ndarjes dhe përcaktimit të operacioneve të caktuara punuese kakontribuar në matjen e produktivitetit të punës, stadin e lodhjes, organizimin më të mirë, 8
  9. 9. mekanizimin dhe automatizimin më të shpejtë të punës, etj. Sukseset e tij gjithsesi janë tëkufizuara në disa aspekte teknike të organizimit të punës të cilat gjithsesi nuk janë tëvetmet.2.2.2. Drejtimi administrativ-teknik Drejtimi i ardhshëm që e hasim gjatë studimit të administratës, ështëskajshmërisht teknik. Ai është i ashtuquajturi administrativ-teknik gjegjësisht drejtimiadministrativ-organizativ. Themelues i tij është francezi Henry Fayol. Në këtë drejtim tëstudimit numërojmë edhe një numër të shkencëtarëce në Evropë dhe Amerikë. Sikurse Taylori edhe Fayoli ishte inxhenier-praktikues i cili tentoi të rristeproduktivitetin e punës në ndërmarrje. Megjithatë, Fayol nuk ka filluar të merret mestudimin e punës në punëtori si Taylori, por me administrimin dhe organizimin e punësnë ndërmarrjen si tërsi. Fayol dhe pasuesit e tij kanë operuar me metodën e njëjtë tëndarjes dhe të bashkimit, por kanë filluar në suazat më të gjera të ndërmarrjes me punët eorganizimit, si tërsi, e pastaj ato punë janë ndarë në suaza, sektore më të ngushta e deri tesecili vend i posaçëm (ku Taylori vetëm se fillon). Pastaj, formojnë vendet e punës nëdrejtimin e kundërt në njësi organizative – nga më të gjatat përmes të gjervae deri te mëtë gjerat. Për këtë arsye ju interesojnë çështjet si: mënyra e ndarjes së punës,sistematizimi, analiza e vendeve të punës, parimet për formësimin e njësive organizative,parimet për udhëheqjen e këtyre njësive, dhe posaçërisht problemet e hierarkisë,identifikimit, kontrollës, koordinimit etj. Pëkrahësit e këtij drejtimi kanë tentuar tëpërcaktojnë disa ligjshmëri andaj kanë vendosur rregulla të përgjithshme për administrimtë mirë gjegjësisht për për organizimi të mirë të punës në ndërmarrje. Mostër përadministrim të mirë gjegjësisht për organizim të mirë para së gjithash e marrin ushtrinë ecila në mënyrë strikte zbaton detyrat e veta në rrugë hierarkike si ndonjë makinë: nëse kjomakinë është e organizuar mirë në aspektin e piramidës hierarkike dhe rregullave tëaplikuara përkatëse (hierarkike) të administrimit të mirë atëherë këto do të plotësohen pahumbje të energjisë. Rregullat e tilla të të administrimit të mirë të cilat do të kishinpeshën e ligjshmërive shkencore janë psh:1- kohezioni i komandës: secili merr komandat nga një vend (mbirenditës) i organizatës;2- uniteti i hierarkisë: autorizimet e individëve në organizatë janë rreptëisht në pajtim mepozitën e tyre hierarkike: të gjithë përgjegjësinë për punën në organizatë në instancë tëfundit e aprovon udhëheqësi më i lartë i organizatës;3- gjerësia e kontrollës: numri i subordinuesëve të cilët një shef i caktuar mund t’indërlidhë drejtpërdrejt dueht të jetë aq i madh sa që shefi të mund t’i kontrollojëgjegjësisht – së pari vendosin organet kolektive të këshillimi e më pas individëtudhëheqës (problemi i përgjegjësisë);4- koordinimi i punës (në administratën shtetërore) kryeht përmes parallogaritjes; 9
  10. 10. Të arriturat e drejtimit administrativ-teknik në praktikë kanë pasur refleksion tëmadh. Dukej se ky drejtim ka zbuluar ligjshmëritë më të thella të administrimit dhe qëdiqka më e rëndësihme nuk do të jetë e mundur më të zbulohet. Sot, këtë drejtim tëstudimit të administrimit e vendosim bashkë me drejtimin e adminsitrimit shkencor – nëshkollën e quajtur klasike të shkencave administrative. Andaj, ky drejtim është irëndësishëm, sepse edhe teoria e Ëeberit për organizimin burokratik mbështetet nëparimet e barabarta teknike. Shumë shpejt ky drejtim dhe shkolla klasike në përgjithësi kapërjetura, dhe ende përjeton, kritik të ashpër. Diturive të nxjerra nga kjo filluan t’umohojnë mbështetjen shkencore madje edhe vlerën praktike. Disfata më e madhe qëndronnë atë se sikurse teoria e Taylorit, nuk e sheh njeriun në organizatë por vetëm organizatëntë cilën e ndërron në subjekt të pavarur të cilës i nështron edhe njeriun; pikënisja e tërëkëtij studimi është organizata, derisa njeriu është shtojcë e organizatës, megjithëse do tëmund të ishte e kundërta. Rregullat për një administrim dhe organizim të mirë të cilat i kavendosur kjo shkollë më vonë u treguan si sipërfaqësore, me pak mbëeshtetje shkencore,sepse nuk i kanë konsideruar elementete ndryshme sociologjike dhe psikologjike tënjeriut në shoqëri. Megjithatë, mbetet e pakontestueshme që problemet që i ka hapur dhenxjerr në pah ajo shkollë, ekzistojnë madje ende nuk janë zgjidhur në mënyrë tëknaqshme.2.3. ROLI I MAX ËEBERIT NË SHKENCAT ADMINISTRATIVE Max Ëeberin tanimë e kemi njohur kur kemi folur për modelin burokratik tëorganizatës gjegjësisht administrimin burokratik. Së paku në këtë çështje mund tëvërtetojmë rëndësinë e analizës së Ëeberit për organizimin dhe administrimin modern qëna i tregon ligjshmëritë e domethënies historike në zhvillimin e njerëzimit. Por, për MaxËeberin duhet të flitet edhe nga aspekti më i gjerë sepse rëndësia e tij për zhvillimin emendimit teorik për administratën është i gjithanshëm. Max Ëeber nuk është marrë meadministratën nga platforma e saj teknike sikurse Taylori ose Fayoli por atij si shkenctarësociolog i ka interesuar roli i saj shoqëror në botën bashkëkohore. I ka interesuarfunksioni i administratës dhe funksioni i organizatës (burokratike) si fenomene. Për këtëarsye, interesimi i tij për administratën shkon larg mbi horizontet e shkollës klasike tëadministratës teknike, megjithëse konceptimi i tij për administratën, aq sa mbështetet nëçështjet teknike, identike me konceptimin e shkollës klasike: plotësisht e ngjashme ështëkonceptimi i tij i njeriut në organizatë gjegjësisht në administratë, e cila për të gjithashtuështë krijesë joproblematike sikurse që është te Taylori ose Fayoli. Është veçanërisht e rëndësishme që Maks Ëeber ka ofruar analizën komplekse tëadministratës e cila vlen për të gjitha lëmitë shoqërore gjegjësisht për shtetin, ekonominëdhe administratën private. Me këtë ai i pari e konfirmoi univerzalitetin e administratës ecila në të gjitha fushat shoqërore ka rol të barabartë dhe vepron me kritere të barabarta(burokratike). Andaj, mund të themi se me Maks Ëeberin unifikohen që të dy rrjedhat(drejtimet) e studimit të të administratës përkatësisht drejtimi i studimit të administratësshtetërore dhe drejtimi i studimit të administratës ekonomike; me këtë u ofrua mundësiaqë të arriturat shkencore të të dy drejtimeve të përgjithësohen. Prandaj, mund të themi seMax Ëeber ka vendosur themelet e studimit ndërkombëtarë bashkëkohor të administratës. 10
  11. 11. Merita e tij e dytë e rëndësishme është sqarimi i marrëdhënieve në mes tëadministratës dhe politikës. Maks Ëeber qartë e ka treguar se administrata është mjet nëduart e politikës dhe që nuk është e mundur të studiohet si faktor i pavarur i pushtetit. Nëanën tjetër, është e rëndësishme që pushteti ushtrohet përmes administratës dhe siadministratë: kjo i jep atij fuqi të madhe. Kjo fuqi, në esencë është e rëndësisëprofesionale por mund të zbatohet edhe si fuqi politike. Administrata moderne është mjetjashtzakonisht i fortë i sundimit por mundëson edhe fuqi tepër të madhe personale. Simjet në duart e politikës, mund të mbisundojë edhe vet politikën dhe vet të shndërrohetnë sundues. Këtu është rreziku i madh për vlerat politike të demokracisë moderne kuparaqitet rreziku për dehumanizimin e shoqërisë: burokracia mund të hyjë në partitëpolitike dhe në jetën shoqërore në përgjithësi dhe ta nësnhtrojë të njëtin. Andaj, sipasËeberit, zyrtarët administrativ nuk guxojnë të merren me politikë, duhet të jenë jashtëpartive, do të thotë edhe jashtë luftës për pushtet. Zyrtarët administrativ, sipas mendimittë Ëeberit, në bazë të njohurive dhe diturive të tyre të institucioneve shtetërore, janë tepërtë fortë për politikë: për këtë arsye vendosja e qëllimeve politike nuk mund të jetë çështjee administratës profesionale. Administratën dhe politikën rreptësisht duhet ndarë.Gjithashtu, politika nuk duhet të involvohet në administratë. Është e rëndësishme teza eËeberit në lëmin e administratës mund të zgjedhim vetëm në mes të burokracisë dhedilentantizmit gjegjësisht në mes të profesionalizmit dhe joprofesionalizmit e deri ku dotë arrihej nëse politika drejtpërdrejt do të involvohej në punën profesionale tëadministratës. Mendimet e Maks Ëeberit i ofrojn orientim shkollës klasike të teknikësadministrative – i jepin mbështetje dhe bazament filozofik. Për këtë arsye Maks Ëeberinmund ta konsiderojmë si pjesë të shkollës klasike në aspektin më të gjerë.2.4. DREJTIMET PSIKOLOGJIKE TË STUDIMIT TË ADMINISTRATËS Është interesante se kanë filluar të vijnë impulse të reja në drejtim të studimit tëadminsitratës, së pari si reagim në pohime dhe konkludime të caktuara të shkollësklasike. Kritikat e tilla të para kanë qenë psikologjike dhe kanë tërhequr vërjetjen nëmungesën e plotë të konsideratës ndaj faktorit njeri në praktikën dhe filozofinë e shkollësklasike. Njeriu nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm, pjesë e makinës, por është krijesë ekomplikuar psiko-fizike me problemet e veta të cilat e përcaktojnë sjelljen e tij nëorganizatë. Në aspekt të këtij studimi të sjelljes së njeriut, pjestarët e kësaj rryme i njohimsi biheviorista. Personaliteti më i shkëlqyer të cilin e takojmë në këtë rrugë të këtijstudimi është psikologu amerikan Elton Mayo, i cili ishte udhëheqës i shkollësharvardiane të së ashtuquajturës të raporteve ndërnjerëzore (human relations): shkolla etij me veprimet empirike (me hulumtimet) dhe pjesërisht veprimet eksperimentale (meteste) ka ardhur deri te disa zbulime të cilat i kanë kontestuar supozimet e shkollësklasike.Ai ka vërtetuar gjërat si vijon: 11
  12. 12. 1 – që punëtori në organizatë nuk reagon në stimulimet ekonomike ose reagon nëmënyrë të pasigurt: veprimi i tij është pjesërisht i paparashikuar. 2 – që në sjelljen e punëtorit, në rezultatet e tij punuese në masë të njëjtë ndikojnëstimulimet materiale (paga) ose madje edhe në masë më të madhe elementët e tjerë, siqjanë shembull: kënaqësia gjatë punës, ndjenja e sigurisë, ndjenja e lirisë, ndjenja epavarsisë, solidariteti në grupin e punës, etj. Nëse dëshirojmë që punëtori të jepë më shumë nga vetëvetja duhet që tamotivojmë duke ia plotësuar kushtet e lartpërmendura në aspektin e marrëdhënievendërnjerëzore në organizatë. Kështu që humaniteti më i madh në raportet ndërnjerëzoresë paku do të ngriste fitimin e ndërmarrësit. Pikërisht për këtë shkak, procesi i raportevendërnjerëzore ka pasur sukses të madh në praktikë në të gjitha vendet e zhvilluaraindustriale. Me fjalë të tjera deri te të arriturat është ardhur kur metodave të vjetra ishtohen mjete të reja për motivim dhe rezultate më të mëdha në organizatë. Janë përdorurmjetet të cilat nën mbulesën e humanitetit, në të vërtet kanë futur manipuliminpsikologjik me njeriun. Megjithatë, me këtë në shkencë është futur edhe një faktor i ri irëndësishëm gjegjësisht faktori psikologjik i studimit të motivimit të njerëzve gjatë punësnë organizatë. Lëvizja human relations, pa dyshim mbetet në suazat e pohimeve të shkollësklasike – në esencë strukturë statike, burokratike dhe hierarkike e organizimit dheadministrimit. Megjithatë, ata ofrojnë ide të cilat krijojnë dhe rrënojnë vet themelet e asajstrukture. Paraqiten autorë të cilët flasin për disfunksionet e organizatës burokratike,gjegjësisht administrimit burokratik (Robert Merton dhe të tjerë). Sulmet më të ashpra ipërjeton pikërisht elementi i mesëm i statikës hierarkike burokratike, e ai është elementi ihierarkisë. Autorë të ndryshëm zbulojnë mangësi të reja të cilat burojnë nga raportethierarkike. Ata sygjerojnë që hierarkia nuk është vetëm element themelor që siguronrealizimin e qëllimeve në organizatën racionale, por njëkohësisht është edhe elementithemelor i cili ndalon dhe pengon gjegjësisht zvoglon shfrytëzimin e racionalitetit dhe icili pasivizon njerëzit në organizatë. Fillon të shtrohet pyetja e cila është aktuale edhe sot,e posaçërisht te ne në sistemin e vetadministrimit: nëse është e mundur me sukses tëorganizohet puna dhe të administrohet me organizatën pa hierarki? Në cilat baza të tjerakjo do të ishte e mundur? Njëra nga mjetet e mundshme të ndërlidhjes së individëve (në vend të hierarkisë)në organizata mund të jetë roli shoqëror. Rolin shoqëror mund ta definojmë si mostër tëstandardizuar të veprimit që e presim nga personi që kryen një funksion të caktuar nësistemin shoqëror. Në rolin shoqëror të drejtorit, profesorit, babait të familjes ose kryetarit tëqeverisë, individi vepron pa ndonjë shtytje të veçantë zakonisht në mënyrën që edhepritet në rrethin e tij. Individi ka detyra të shumta (role): psh. nuk është vetëm drejtor, pornjëkohësisht është edhe njeri familjar dhe baba, anëtarë i korit muzikor, drejtues iautomobilit, pacient në spital, blerës në shitore, etj. Në secilin prej këtyre roleve silletndryshe dhe atë sipas modeleve të parapara. Për këtë arsye edhe mund të pritet shmangie 12
  13. 13. eventuale në sjellje gjatë kryerjes së roleve të tjera që i luan në shoqëri. Përmes rolit të tijshoqëror, individi lidhet me sistemin dhe bëhet pjesë përbërse e tij gjegjësisht pjesëpërbërse e organizatës pa ndonjë shtytje të posaqme hierarkike. Mundësi tjera të organizatës pa hierarki mund të jenë puna ekipore ose puna nëformën e organizatave problemore. Kritikat e drejtimit psikologjik të drejtuara ndaj shkollës klasike, nuk i kanëzhvlerësuar zbulimet e saj por i kanë shfaqur në një dritë tjetër, Thjesht nuk i kanështypur por janë integruar me to dhe kështu e kanë krijuar një instrumental shkencor mëtë suksesshëm për sqarimin e problemeve në fushën e administrimit. Kjo ka të bëjë me tëgjitha drejtimet e ardhshme të studimit të administratës për të cilat ende do të flasim.2.5. DREJTIMET SOCIOLOGJIKE TË STUDIMIT TË ADMINISTRATËS Pasurimin e mëtejmë të shkencës për administratën e prezantojnë drejtimetsociologjike të studimit të saj. Megjithatë, edhe këto drejtime rrjedhin nga kritika eshkollës klasike, si dhe nga rezistenca ndaj njëanshmërisë së shkollës psikologjike, e cilapërmes analizës së sjelljeve njerëzore nuk ka arritur sukses në sqarimin e dukuriveshoqërore lidhur me veprimin e organizatës si tërsi. Drejtimi i ri kritikon para së gjithashshfrytëzimin e shkollës klasike dhe të drejtimeve bihevioriste për problemet interne tëorganizatës dhe verbësinë e tyre për çdo gjë që ndodh në rrethinën e organizatës. Pasiqëdrejtimet e mëhershme psikologjike të studimit të organizatës kanë hapur një paletë tëgjerë të problemeve të rëndësisë psikologjike në veprimet e njerëzve që punojnë nëorganizatë, kështu drejtimet sociologjike kanë hapur pikëpamje nga organizata në rrethine saj, në raport mes organizatave si sisteme dhe individëve si anëtarë të tyre. Andaj,rëndësi të veqant kishte mbështetja në teorinë e sistemit në të ashtuquajturën teori tëpërgjithshme të sistemit, e cila në mesin e atij shekulli u bë një lloj gjuhe dhe metodepërmbledhëse për një mori të shkencave – natyrore, teknike, mjekësore dhe shoqërore porduke e ditur se diturit e saj themelore burojnë nga shkencat biologjike. Me këtë umundësua që edhe teoria për administrimin të mbështetet në ligjshmëritë nga fusha eshkencave fundamentale (biologjike). Nga ana tjetër koncepti i administrimit zgjerohetedhe në lëmi të tjera: biologjike, teknike dhe mjekësore, përkatësisht në veprimtari mendihmën e të cilave sistemet e caktuara anojnë drejt caqeve të caktuara. Rëndësia e kësajecurie është dinamika sistemike, e cila pasqyrohet në atë se në mes të sistemeve dhebrenda sistemeve – në mes të pjesëve të posaqme të sistemit – zhvillohen procese tëpërhershme të ndërrimit të energjisë të cilat e përcaktojnë në vend të organizatës rolin nëshoqëri si një sistem më të gjerë dhe gjithashtu rolin e njeriut në organizatë, si pjesë tësistemit. Me këtë u rrënua pikëpamja për organizatën si instrument të verbër për arritjen ecaqeve të vëna nga jashtë. U tregua roli i dyfishtë i organizatës: si instrument përrealizimin e caqeve të caktuara (outputet) në sistemin e gjerë të shtetit, ku caqet kanërrjedhur nga njerëzit nga organizata, dhe si sistem social i marrëdhënieve nëadministrimin e organizatës. Problemet e vlershmërisë dhe të ekzistimit të organizatës nërrethinë në njërën anë (intern) dhe problemet e vet sistemit. Metodën sistemike tëstudimit e kanë futur në sociologji dhe në shkencat administrative para së gjithashshkencëtarët amerikanë R. Merton, T. Parsons, Katz dhe Kahn. 13
  14. 14. Dimenzioni i dytë i kuptimit të drejtimit sociologjik të studimit të administratësështë zbulimi për nevojën e studimit kompleks dhe historik të administratës përkatësishttë organizatës. Ky zbulim bazohet në kritikën e studimit të deriatëhershëm statik dhehistorik të organizatës. Në të vërtetë, Max Ëeber në atë aspekt ishte përjashtim, atij i kainteresuar zhvillimi historik i organizatës. Shkolla klasike e teknikës administrative (eFayolit) e ka vështruar organizatën vetëm ashtu siq e kanë gjetur në kohën e tyre, e kashikuar si objekt të dhënë të studimit për përgjithmonë. Drejtimet e reja sociologjike tëstudimit vërtetojnë se aftësia e organizatës që të ekzistojë në kohë dhe hapsirë, ështëgjithashtu e rëndësishme sikurse suksesi i saj momental në momentin e dhënë. Dimenzioni i tretë i kuptimit të drejtimit sociologjik të studimit të administratësështë në eleminimin e pengesës në mes të fushave të ndryshme administrimit, kështu qëmë nuk ka dallim të rëndësishëm në mes të administrimit të shtetit dhe administrimit nëekonomi, sikurse për caqet ashtu edhe për metodën e pranimit. Gjithashtu, kuadrotudhëheqëse dhe profesionale kalojnë prej administratës shtetërore në ekonomi dheanasjelltas. Me këtë është vënë themeli për krijimin e teorisë së përgjithshme tëadministrimit e cila është njëjtë e aplikueshme për të gjitha lëmitë shoqërore. Shembull imetodës së tillë të përpunimit (vëzhgimit) është psh. Skema e Parsonsit e niveleveadministrative gjegjësisht organizative (institucional, instrumental dhe teknik) e cila ështëe aplikueshme për të gjitha organizatat në të gjitha lëmitë shoqërore.2.6. DREJTIMET E REJA TEKNIKE NË STUDIMIN E ADMINISTRATËSPavarësisht nga dituritë e reja për esencën e organizimeve të administrimit që i kanëofruar drejtimet psikologjike dhe sociologjike të studimit, ka mbetur plotësisht e hapurqështja e vjetër si të ngritet rezultati teknik i administrimit. Ky është qëllimi të cilin qyshnga fillimi e kanë vënë teoricientët e shkollës klasike të teknikës administrative dhe ekanë zgjidhur duke vendosur vet rregullat e administrimit të mirë të cilat në dritën ezbulimeve moderne për organizimin duken pothuajse naive. Fillimisht u tentua tëorientohej në kufizimin e shtangies dhe ngurtësisë të strukturës klasike të organizatëshierarkike për t’u arritur përshtatshmëria dhe elasticiteti i saj më i madh. Kanë kërkuarforma të reja të organizimit të punës me rol më pak të dukshëm të udhëheqjes dhe tëkontrollës, e cila do të shprehte mbirenditjen dhe nënrenditjen më të vogël hierarkike ndajorganizatës. Është dashur që kontrolla të bëhje më shumë element integral i vet procesittë punës, të ketë funksion këshilldhënës, gjegjësisht funksionin e ndihmës profesionalegjatë punës. Kthesë vendimtare drejt rezultateve më të mëdha teknike të administrimit, ështëshënuar me paraqitjen e “teknikave të reja të parashikimit dhe planifikimit me përdorimine metodave matematikore dhe statistikore”. Këto janë teknika të ndryshme në suaza tëkonceptit hulumtimi operacional (shkurtesa HI). Ajo është shkathtësi matematikore e cilame ndihmën e disa të dhënave, kërkon zgjidhjet më të mira të problemit i cili ka mëshumë të ndryshme gjegjësisht të panjohura. Kjo teknikë ka lindur gjatë luftës në Anglikur është dashur që në bazë të disa të dhënave për fluturimin e aeroplanëve gjerman dhe 14
  15. 15. numrin e tyre të vërtetohet se ku mbi Angli, do të jenë ata aeroplanë në një kohë tëcaktuar, dhe sa shpejtë do të munden të arrijnë në një vend të caktuar aeroplanët anglezdhe me qfarë fuqie të rezistojnë sulmin. Në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e njënumri të madh të barazimeve me të panjohura. Me organizimin e zgjidhjes sëoperacioneve të tilla llogaritare, anglezët arritën që me forca mjaft më të vogla, t’irezistojnë aviacionit më të fortë gjerman në pjesën e parë të luftës. Më vonë, në mënyrëne njëjtë, kanë arritur sukses edhe në luftën e nëndetseve. Sot, e përdorim metodën HI nëekonomi për përllogaritjen e masave të caktuara optimale, psh. përllogaritjen e sasive tënevojshme të stoqeve në depo, orientimin në depo të ndryshme, ndërrimin e paisjeve përqëllime të shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Përparim të ngjashëm në aspektin teknik ka shënuar zbulimi i kibernetikës dhelidhur me këtë futja e modelit Kibernetik-informatik të administrimit të ndërmarrjes mendihmën e kompjuterit. Kibernetika në fushën e administrimit të sistemeve organizativenuk ka sjellur vetëm mundësi për automatizim të madh teknik dhe kontrollë të veprimevetë caktuara në bazë të feed back-ut por ka futur edhe pikëpamje të re në rrjedhën dhepërmbajtjen e procesit të administrimit (si proces qarkor informativ) i cili zhvillohet nëfaza, dhe duhet të jetë i ndërlidhur gjatë tërë rrjedhës së vet. Rëndësi të madhe për avansimin e mendimit shkencor për administratën kanëgjithashtu edhe të ashtuquajturat teori të vendimmarrjes. Shkencëtari amerikan H. Simondhe bashkëpunëtorët e tij e kanë përpunuar teorinë rreth asaj se sipas cilëve kritere sillenvendimet në kufizimet bashkëkohore. Me këtë rast nisen nga kriteri i njohur iracionalitetit të cilin e ka vënë Max Ëeber. Natyrisht, Max Ëeber nuk ka mundur as tëmarrë parasysh zbulimet e mëvonshme në aspektin e rrethanave në të cilat veprojnëorganizatat si sisteme të hapura shoqërore. Ai është nisur nga supozimet se i dinë tëgjitha variantat e vendimmarrjes sikurse po punon me sistem të mbyllur. Detyrëthemelore e teorisë moderne është përcaktimi se si të sjellen vendimet në kushtet esistemit të hapur gjegjësisht atij gjysmë të hapur përkatësisht në kushtet e pasigurisë, nëkushtet të cilat lejojnë vetëm racionalitet të kufizuar. Njeriu modern i organizimit duhet tëkrkojë siguri sa më të madhe gjegjësisht të eliminojë pasigurinë në mënyrë që të mund tëvendos, por është i detyruar të vendos sipas parimit të racionalitetit të kufizuar. Për këtëarsye duhet kënaqur me numrin e mjaftueshëm të rezultateve të vendimmarrjes, në tëkundërtën e parimeve klasike për rezultatet optimale të vendimmarrjes. Është e rëndësisësë veçantë , gjatë secilës vendimmarrje, qështja se qfarë dëshirojmë të arijmë nëorganizatë. Për këtë arsye teoria e vendimmarrjes i kushton vëmendje të posaqme, nënjërën anë, problemeve të caqeve të organizatës, ndërsa në anën tjetër, strategjisë sëvendimmarrjes në aspektin se si të arrihet deri te caqet e dëshiruara. Rolin më të madh nëkëtë çështje e luan interesi. Qëllimet të cilat organizata duhet të realizojë, janë rezultat iinteresave të cilat formësohen në koalicion të pjesmarrësve që i përfaqëson organizata.Dinamikën e interesave në organizatë psh. e prezantojnë teoria e koalicionit dhe teoria ebarazpeshës organizative, ndërsa që të dyjat mbështeten në teorinë sistematike.3. ADMINISTRATA DHE ADMINISTRIMI 15
  16. 16. 3.1. Administrata sipas kuptimit njerëzor Megjithëse, konceptet administratë dhe adminsitrim janë ndër më të rëndomtat nëbisedat e tona të përditshme, në aspektin e domethënies së vërtetë të këtyre konceptevenë përgjithësi shumë pak është e qartë. Në përgjithësi e dimë se administrata është diqkaqë kryhet në zyre, që është në lidhje me konceptin e burokracisë. Me këtë konceptndërlidhen edhe konceptet adminsitrim dhe vetëadministrim. Secili mjaft shpesh ka punëme administratën: në zyret shtetërore, në ndërmarrje, në spitale dhe gjetiu. Zakonisht përadministratën nuk kemi mendim të mirë sepse në punët e saj nuk shohim ndonjë kuptimtë vërtetë. Hidhërohemi në burokracinë dhe dhe në luftën e letrave. Vet thirrja që tëlajëmrohemi në ndonjë zyre zakonisht na brengos sepse menjëherë na asocon nëpakëndshmëri të ndryshme të cilat, nga përvoja e dijmë që shoqërohen me punën në zyre. Ana tjetër e kuptimit të tillë njerëzor të administratës, sipas bindjes sëpërgjithshme, është se ajo parazit në trupin e shoqërisë. Njeriu i rëndomtë jeton në bindjese ajo që punohet në zyre nuk është e rëndësishme, gjegjësisht që ëshët më pak erëndësishme se sa puna në terren ose në fabrikë ose në fushë. Gjithashtu, e dinë se nëzyre është i punësuar një numër shumë i madh i njerëzve, që kanë paga më të mira se sapunëtorët në fabrikë, që punojnë në kushte më të mira dhe që gëzojnë edhe privilegje përtë cilat saktësisht nuk di. Punëtorët jetojnë në bindje se ata duhet t’i mbajnë ata qëpunojnë nëpër zyre, që ka teëpr njerëz në to, dhe që ata njerëz ua zvoglojnë atyre tëardhurat personale që përndryshe ata do t’i merrnin më të mëdha. Madje, ekziston ndjenja e cenueshmërisë nga burokracia term me të cilin shumëshpesh me neveri quhet administrata. Është e qartë se burokracia vazhdimisht po rritet.Përkundër kësaj shohim se gjëra të shumta që ajo do të duhej të bënte nuk i kryen mekohë dhe në mënyrë kualitative. Për këtë arsye qështja e administratës bëhet temë epërgjithshme e shqyrtimit publik. Shtrohen pyetje a ka administratë tepër shumë apo krejtpak, qka shkakton rritjen e administratës dhe pyetje të ngjashme. Në llogari tëadministratës janë thënë shumë kritika, ndërsa nga ana e saj arrijnë refuzime dhe fajtorët igjejnë diku tjetër. Gjendemi para dukurisë të cilën e ndiejmë si problem shumë të rëndësishëmshoqëror, por për origjinën dhe rëndësinë e tij nuk jemi deri në fund të njoftuar. Madje, assa i përket vetë konceptit të administratës nuk jemi deri në fund të qartë. Qka është në tëvërtetë administrata dhe qka administrimi? Cili është roli shoqëror i administratës,gjegjësisht administrimit? Përgjegja në këtë pyetje nuk është e thjeshtë sikurse ndoshta qëdo të mund të dukej. Gjithashtu, ekspertët nga fushat përkatëse nuk pajtohen në disaçështje kyqe lidhur me adminsitratën gjegjësisht administrimin. Për këtë arsye duhet filluar me sqarimin e vet koncepteve të administratës dheadministrimit. Përcaktimi i rëndësisë së këtyre koncepteve do të kontribuojë në sqarimine koncepteve të cilët janë në lidhje me ato. Nuk bëhet fjalë vetëm për koncepte: bëhetfjalë një mori problemesh organizative dhe funksionale të administrimit të cilat nuk mundt’i kuptojmë tërsisht, nëse paraprakisht nuk njoftohemi me konceptet e lartpërmendura. 16
  17. 17. Për këtë arsye, së pari do të fillojmë me konstatimet deri te cilat ka ardhur teoria. Qfarëthotë teoria për konceptin e administratës gjegjësisht të administrimit?3.2. Teoria organizative Së pari do të tentojmë të japim përgjigje në këtë pyetje me orientim teorik tëautorëve amerikan Simona Smithburga dhe Thompson, të cilën do ta emërtojmë siorganizative. Sipas kësaj teorie administrata është veprimtari organizative, e cilamundëson pjesamrrjen e një numri më të madh të njerëzve që kanë një qëllim tëpërbashkët gjegjësisht ndonjë detyrë të përbashkët. Sipas kësaj, administrata ndërlidhnjerëzit që kanë një detyrë të përbashkët. Autorët amerikanë të cilët bazohen në teori, e shohin formën më të thjeshtë tëadministratës madje edhe në rastin kur dy njerëz bashkë e rrokullisin një gurë të cilinvetëm nuk do të mund ta lëviznin. Administrimi nuk është në secilën punë fizike qënevojitet për të lëvizur gurin te vendi i dëshiruar, por në kompozimin e dakorduar tëlëvizjeve ët domosdoshme të nevojshëm për të lëvizur gurin. Ky kompozim ndoshta ështëdakorduar më herët: ku do të kapet, me çfarë mjeti, në cilin drejtim do të rrotullohet guri.Është e mundur që për këtë nuk kanë folur asnjë fjalë, ndoshta gjatë kësaj pune kanë folurpër gjëra të tjera. Megjithatë, është dashur që në mes tyre të vie deri te një pajtueshmëripa zë por e qartë se si të punohet për tu kryer puna. Pikërisht ky veprim i domosdoshëm,shqyrtim i mënyrës së bashkëpunimit dhe i kompozimit të mëtejmë të qëndrimeve gjatëpunës, është administrimi. Nëse nuk do të vinte te kompozimi i nevojshëm në mes tyre,atëherë kurrë nuk do ta kryenin punën. Shembulli i dytë i thjeshtë të cilin e përmendin autorët e njëtë, është shembulli ifamiljes në fshat. Në familjen fshatare (e cila nuk është vetëm familje, por edhe uzinëprodhimi) zakonisht babai është ai i cili e përcakton punën që duhet të bëjnë anëtarët efamiljes. Ndarja e tij e punës ka qenë e dakorduar (psh. gjatë darkës bëhet marrëveshjapër punën e ditës së nesërme) ose vendos ai vet pa diskutim në mënyrë autoritare.Sidoqoftë, kjo është një lloj i dakordimit të anëtarëve të familjes kështu që punët në fushado të kryhen. Megjithatë, edhe në këtë rast duhet ditur se punët në fshat, psh. Punët nëarë, vetëvetiu nuk janë administratë – administrata është në organizimin e asaj pune, ekryen kryefamiljari me ndarjen dhe udhëheqjen e punës. Te shembujt e thjeshtë të lartpërmendur duhet të jetë e qartë për ne se ai që merretme administrimin në mënyrën e përshkruar zakonisht nuk është i vetdijshëm për atë.Madje, për atë as që ëndërron. Në shembujt e përmendur në dukje të parë shihet vetëmdetyra themelore (lëvizja e gurit, kryerja e punëve bujqësore) ndërsa administrimin mundta shohë vetëm analisti i cili din diqka për këtë veprimtari. Administrata shihet pak më qartë te ndërmarrsit dhe atë nëse punëtoria e tij ështëmë e madhe. Derisa ndërmarrësi është i vetëm në punëtorinë e tij (pa nidihmësit dhepunëtorët e tjerë), duhet vet të merret me punën fizike (psh. si automekanik). Ndërmarrësiedhe kur është vetëm kryen një numër të madh të veprimeve të cilat nuk janë veprime tëdrejtpërdrejta të qarkullimit në firmën e tij por janë në lidhje me atë qarkullim. Një pjesë 17
  18. 18. të madhe të kohës së tij duhet të kalojë në raport me palët, në furnizim me materiale,mjete dhe makina për mirëmbajtjen e tyre, ka shumë punë me gjëra të përgjithshme, psh.me administratën tatimore, për shkak të cilës duhet të mbajë libra të posaçëm të tatimit,duhet të mbajë lidhje me ndërmarrësit e tjerë. Ndonjëherë ka punë në bankë. Veçanërishtka mjaft punë kur të vendos të rrisë biznesin e tij, të zgjerojë punëtorinë dhe të blejmakina të reja. Duhet të marrë lejën e lokacionit dhe të ndërtimit, të përkujdeset përprojektet përkatëse, për materialin, punëtorët, mjetet financiare etj. Tanimë është e sigurtë se nuk mund të punoj vetëm – duhet të ketë një ose mëshumë ndihmës të cilët do të punojnë në punëtori. Ai vetë do të jetë për herë e më ingarkuar jashtë punëtorisë me puënt e përshkruara më lartë dhe të tjera të ngjashme nëesencë punë organizative të cilat kërkojnë udhëheqjen e biznesit. Afaristi ka për herë emë pak punë në veprimtarinë e vet themelore dhe më shumë me administrim. Sigurisht seatë punë, me kohë, nuk mund ta kryejë vetë, duhet të gjej fuqi shtesë punëtore, mehonorar së paku për udhëheqjen e librave tatimore dhe për punë të tjera në zyre. Pikërisht në shembullin e afaristit shihet dallimi në mes të veprimtarisë bazikefizike deh adminsitrimit si veprimtari organizative, sepse aty ka aq shumë administrim saqë nuk mund të kryhet sipërfaqësisht dhe thjesht sikurse në rastet e mëparshme, ngapersoni i njëjtë - afaristi. Më vonë veprimet aq shumë dallojnë dhe në fund edhepersonalisht ndahen. Administrata ndahet si veprimtari qartësisht e posaçme. Kurpunëtoria do të rritej edhe më shumë, do të duhej, së paku për administratën të formohennjësi të posaçme organizative – zyre në kuadër të punëtorisë. Teoricienti slloven i administratës Vavpetiç më tej e ka zhvilluar këtë teori dhe kapërcaktuar administratën si veprimtari organizative e cila paraqitet çdokund ku ka punë tëorganizuar njerëzore. Në secilën organizatë (ndërmarrje, ent, shoqëri, bashkësi etj) në tëvërtetë kemi dy lloje të detyrave: një është detyrat themelore të organizatës, dy janëdetyrat administrative. Themelore janë ato detyra për shkak të cilave një organizatë edheështë themeluar, psh. prodhimi në ndërmarrje, veprimtaria pedagogjike në shkollë,shërimi në spital, veprimtaria artistike në teatër, veprimtaria sportive në klubin sportiv,etj. Veprimtaria administrative, gjegjësisht administrata është veprimtari e cila e përcjellatë proces themelor të punës dhe e mundëson atë. Kjo është, pikërisht veprimtariorganizative-teknike e cila ka rol të ngjashëm, siq e pamë te afaristi, por kjo veprimtariështë më e gjerë dhe më e llojlojshme te organizatat. Në esencë, në të gjitha organizatat,veprimtaria administrative ka rol të njëjtë, por dallon varësisht nga natyra e veprimtarisëthemelore. Shembull në shkollë vëllimi i tërë procesit organizativ-teknik varet nga masa ecila është e nevojshme që shkolla të mund të kryejë veprimtarinë e vet themeloregjegjësisht pedagogjike pa ndërprerje. Bëhet fjalë për përcaktimin e organizatës dherendit në të cilin zhvillohet puna pedagogjike (përcaktimi i programit mësimor, programitedukativ, orareve, afateve të testimeve dhe kolokviumeve, brengës për mjetet dhe paisjetmësimore, brengës për kuadrin pedagogjik, për mirëmbajtjen e hapsirave dheshpërndarjen e tyre). Bëhet fjalë për sigurimin e rregullt të çdo gjë që nevojitet që mësimidhe vet procesi i punës mund të zhvillohen pa pengesa. 18
  19. 19. Të dy llojet e veprimtarisë (themelore dhe administrative) në organizata janë qartëtë ndara edhe pse i kryejnë së paku pjesërisht personat e njëtë. Procesi themelor i punëskryhet në mësonjtore dhe e kryejnë punëtorët pedagogjik. Në punëtori, kur flasim përndërmarrjet e kryejnë punëtorët. Detyrat administrative – administrata kryhet në organet eshkollës, gjegjësisht në organet e ndërmarrjes, si dhe në zyret ku punojnë punëtorëtadministrativ. Zyret mund të paraqiten si njësi organizative me emra të ndryshëm psh.rektorati në univerzitet, dekanati në fakultet, drejtoria në ndërmarrje, sekretariati osethjesht administrata. Në këtë rast, mendohet në administratën si njësi organizative, e jo siveprimtari. Pra, administrata në aspektin formal e jo në atë material. Sipas asaj që na ofron kjo pikëpamje teorike, pra në secilën organizatë kemi dylloje të detyrave: detyrat themelore të organizatës të cilët përfaqësojnë shtresën e poshtmedhe detyrat administrative të cilat përfaqësojnë shtresën e epërme të organizatës që mundtë tregohet edhe me prezantim skematik. 19
  20. 20. Kapitulli II SISTEMI QËNDROR ADMINISTRATIVI. FUQIA LEGJITIME E ADMINISTRATËS SHTETËRORE Fuqia legjitime e administratës shtetërore bazohet në organizimin shtetëror, kuudhëheqësi ka fuqi legjitime, madje edhe normativisht të determinuar në raport mevartësit. Ndërlidhja e fuqisë me legjitimitetin mund të jetë e natyrës formale, në bazë tëpozitës (funksionit), si dhe pjesërisht në bazë të raporteve joformale dhe sjelljeve tëestablishuara (traditës). Shkalla e fuqisë së legjitimitetit ndryshon prej një organizateshtetërore në tjetrën. Në organizatat lart të burokratizuara dhe zingjirore, sikurse që janëpunët e jashtme, policia etj., fuqia legjitime është e përmbajtur në secilën pozitë(funksioni, grada, sfondi) dhe është e specifikuar në mënyrë precize dhe strikte. Nëorganizatat me lloje të rregullimit fleksibil, modern vijat e fuqisë së legjitimitetit shpeshjanë fluide dhe mjaft të padefinuara. Në rrethanat e reja, administrata realizon funksionin e vet social – paraqitet sisubjekt i rregullimit social, gjegjësisht si rregullator i marrëdhënieve shoqërore. Nëkushtet për herë më komplekse, më të llojllojshme dhe më dinamike të jetës shoqëroreadministrata paraqitet si strukturë profesionale dhe eksperte në procesin e vendosjes së sësistemit efikas të rregullimit shoqërorë. Sa më i madh ët bëhet roli i saj në lëmin erregullimit social, aq më i vogël do të jetë roli i saj si zbatues i pushtetit dhe të forcës.1. SHTETI SI ORGANIZATË JURIDIKE Shteti është organizatë juridike dhe kjo është forma e parë e shtetit e cila hasetposa t’i qasemi studimit të tij, veçanërisht lidhur me të drejtën. Ai është organizatëjuridike në shumë aspekte. Para së gjithash duhet pasur parasysh që sundimi i të drejtësështë sinonim për bashkësinë juridike si shtet në të cilin ekziston rendi, liria, ndërsa vlerae ligjit përcakton sistemin e vlerave i cili duhet të jetë mbi të drejtën. Në të ndikojnë tëgjitha vlerat e shoqërisë njerëzore dhe të njeriut si subjektit të vet kyq sikurse që janëmorali, religjioni, zakonet, kultura etj. Shteti si organizatë juridike nënkupton që ajoorganet dhe institucionet e veta juridike dhe shoqërore i ka vendosur në atë mënyrë që irealizon duke respektuar principin e legalitetit dhe legjitimitetit. Përmes tyre shtetirealizon të drejtat e njeriut në atë masë sa atë e mundëson vetdija dhe ndërgjegja e njeriutbashkëkohor. Si organizatë juridike shteti duhet të realizojë legalitetin e të drejtave tënjeriut dhe ta afrojë sa më shumë që është e mundur te legjitimiteti. Kështu shembull,gjyqëtari më shumë se çdo kush tjetër me ndërgjegjen e tij, profesionalitetin dhemenqurinë e aplikon ligjin ashtu që fjala e tij mbetet të mbijetojë apo ose të mosmbijetojë kohën e vet. Siq thotë, S. Tasiq „shteti fiton karakteristikat e shtetit juridik kurështë juridikisht legjitime në burimin dhe në zbatimin e vet“. Këtu do të shfaqim tri pikëpamje për shtetin të cilin e prezantojnë si organizatëjuridike. 20
  21. 21. Së pari, shteti është organizatë juridike në bazë të asaj se vet e krijon dhe vet ezbaton, gjegjësisht që siguron zbatimin e ligjit përmes përmes sanksioneve të veta. Shteti,në të vërtetë nuk realizon vetëm të drejtën e drejtpërdrejt gjithpërfshirëse – këtë erealizojnë edhe subjektet e tjera. Por shteti gjithmonë vetë në mënyrë të pavarur vendospër aplikimin e sanksioneve të veta për cenimin e normës publike dhe me këtë ajo atënormë e bënë normë juridike dhe kështu në mënyrë të tërthortë merr pjesë në krijimin ensaj edhe atëherë kur vet nuk e krijon drejtpërdrejt. Por, kjo çështje neve nuk na interesonkëtu, sepse ajo është objekt i teorisë së të drejtës. Së dyti, shteti është organizatë juridike në bazë të asaj që është e organizuar mendihmën e normave juridike që do të thotë se normat me të cilat është rregulluarorganizimi i shtetit (gjegjësisht me të cilat është rregulluar se cilat janë organet e saj, sijanë të përbërë, cilat janë raportet dhe autorizimet reciproke) janë norma juridike. Kurthemi norma juridike atëherë nënkuptojmë që ato janë norma të cilat i sanksionon shtetime monopolin e saj të detyrimit fizik. Në të vërtet këtu del se të gjitha normat përorganizimin e shtetit nuk mund të jenë norma juridike, sepse pikërisht normat për organetmë të larta shtetërore, organet sovrane, nuk mund të jenë norma juridike sepse ndaj këtyreorganeve nuk mund të aplikohen sanksionet shtetërore, ashtu që asnjë prej tyre të mosjetë sovran. Por, nëse kjo teorikisht edhe mund të paramendohet, praktikisht do të ishte epamundur të zbatohet deri në fund sepse në disa raste të caktuara, për shkak të nevojëspër plotëfuqishmëri, në fund një organ do të duhej të mbetej sovran. Atëherë, dobiapraktike do të ishte se ashtu do të mund të zvogëlohej gjerësia e sovranitetit të ligjit, meqka kufizohet pusëhteti i ligjvënësit. Por, as kjo pyetje këtu nuk na intereson. Për neveështë me rëndësi të theksohet se praktikisht shteti është i organizuar përmes të drejtave. Më në fund, sipas pikëpamjes së tretë shteti është organizatë juridike edhe përshkak se kjo veprimtari e saj është përcaktuar me të drejtën. Kur themi se veprimtaria esaj është përcaktuar me të drejtën, atëherë me këtë qartazi, e bëjmë dallimin eveprimtarisë së shtetit kundrejt organizimit të saj. E drejta rregullon organizimin e shtetit.Por, njëherë të krijuara, sipas të drejtës, organet shtetërore duhet edhe të punojnë diqka, tëveprojnë. Kur themi se e drejta përcakton veprimtarinë e shtetit, gjegjësisht të organeve tëtij, atëherë me këtë nuk mendojmë që e drejta rregullon organizimin por që ajo rregullonedhe përmbajtjen e veprimtarisë së saj, përkatësisht se qka duhet ata të punojnë. Realisht,organet shtetërore në veprimtarinë e vet i kryejnë dy lloje të akteve – aktet materiale dheaktet juridike. Përmbajtja e të dy llojeve të akteve është rregulluar me të drejtën,gjegjësisht me aktet paraprake juridike. Shembull kur ligjvënësi sjell ligjet, ai bënë atë qëi ka përcaktuar një akt paraprak juridik – kushtetuta; kur gjyqi sjell aktvendim, ai e bënëatë që i ka përcaktuar ligji etj. Nën ndikimin e synimit modern që shoqëria të vendoset mbi shtetin, teoricientirus Korkunov dhe ai francez Gigui e kanë nënvizuar teorinë se shteti nuk është as objekte as subjekt, por marrëdhënie juridike ose një sërë marrëdhëniesh, bazamenti së cilësështë vartësia reciproke e individëve, grupeve shoqërore dhe institucioneve publike.Atëherë, organet e pushtetit nuk i shërbejnë shtetit por shoqërisë. Kësaj teorie i ështëdhënë vërejtje që e nënvlerëson shtetin dhe ftesën e saj që të zbuten ndasitë qëmbretërojnë në shoqëri. Qëllimi i shtetit mund të përcaktohet në mënyra të ndryshme. 21
  22. 22. Subjektivisht qëllimi i shtetit përcaktohet si detyrë e shtetit (dhe të drejta) që ujepin ata që i krijojnë dhe i mirëmbajnë. Subjektivisht qëllimi përcaktohet si rol osendikim që shteti (dhe e drejta) vërtetë kanë në shoqëri. Qëllimi i shtetit në rastin e parë kuptohet si detyrë që shteti “duhet të” realizojë nëshoqëri, ndërsa në të dytin si efekt që shteti vërtetë “e ka” realizuar në shoqëri. Andaj,mund të dallohet koncepti normativ i qëllimit të shtetit ndaj atij faktik. Megjithatë, duhetpasur parasysh se qëllimin e shtetit në aspektin subjektiv nuk mund ta përcaktojmë sidetyrë të tij, por si diqka që e realizon nga detyrat e veta duke ndikuar në shoqëri. Atëqëllim secili shtet gjithmonë e realizon edhe pse në masë të ndryshme. Në të kundërtëndo të pushonte së ekzistuari. Në teori caku i shtetit gjithashtu përcaktohet në mënyrësintetike dhe analitike. Sipas mënyrës së parë, shteti ka vetëm një cak i cili realizohetpërmes një morie të caqeve të ndryshme konkrete. Me fjalë të tjera, caku i shtetitpërcaktohet në bazë të tërsisë shoqërore. Sipas mënyrës së dytë, shikohet më shumë nëligjet konkrete të cilët përcaktohen si qëllime të shtetit. Në kuadër të mënyrës sintetike,ekzistojnë dy grupe kryesore të teorive moniste për qëllimin e shtetit. Teorisë së parë itakojnë ato pikëpamje që konsiderojnë se qëllimi i shtetit është mbrojtja e interesave tëpërgjithshme shoqërore, të mirave të përgjithshme, mirëqenies së përgjithshme,solidaritetit etj. Grupit të dytë i takojnë ato pikëpamje sipas të cilave qëllimi themelor osei vetëm i shtetit është mbrojtja e interesave të posaqme shoqërore, në mesin e të cilaveinteresave klasore ju takon vend i veçantë . Në kuadër të mënyrës analitike ekzistojnëgjithashtu më shumë teori dualiste, gjegjësisht pluraliste për qëllimin e shtetit. Sipas sajshteti ka më shumë qëllime. Duhet dalluar qëllimet e shtetit nga veprimet e shtetitpërkatësisht veprimtarinë shtetërore si grumbull të të gjitha veprimeve konkrete tëorganeve shtetërore të cilat ndërmirren me qëllim të realiazimit të qëllimit themelor tështetit. Veprimtaritë e shtetit janë të shumta, të ndryshme dhe secila veprimtari e shtetitka qëllimet e afërta dhe të largta, të cilat shpesh është shumë vështirë të vëhen në lidhjeme qëllimet themelore të shtetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se veprimtaritë nuk kanëcak. Secili veprim i organit shtetërorë e ka qëllimin e vet konkret, i cili së bashku meqëllimet e tjera e përbënë një qëllim unik të shtetit. Ato qëllime të veqanta janë tëshpërndarë në mënyrë hierarkike në shkallën e cila është paralele me shkallën e tillë tëngjashme të organeve të shtetit dhe shkallën e akteve juridike. Veprimtaria shtetërore, nëkëtë varg paraqet mjet për realizimin e qëllimit të shtetit, derisa qëllimi i shtetit pasqyronlidhshmërinë dhe unitetin e të gjitha veprimtarive shtetërore. Sipas neve, shteti juridik, pavarësisht se ka lindur nga shteti policorëkarakterizohet me këto veqori: - në shtetin juridik rregullat juridike kanë fuqinë e njëjtë obligative si ndaj atyreme të cilët administron ashtu edhe ndaj atyre që administrojnë; - në shtetin juridik individi është qytetari; ai pëveç obligimeve ka edhe të drejtakundrejt shtetit, si dhe dëgjueshmëri në raport me urdhërat e pushtetit administrues; - në shtetin juridik qytetarëve u garantohet liria. Ajo rrjedhë nga principi ipërgjithshëm sipas të cilit cdo gjë që nuk është e ndaluar me ligj, atëherë është e lejuar; - në shtetin juridik individi ka të drejta publike subjektive të cilat manifestohen siautorizime ndaj pushtetit shtetërorë, dhe te të cilat shteti është i obliguar t’i respektojë. 22
  23. 23. 2. SHTETI JURIDIK Shikuar nga aspekti historik dhe juridik nocioni i shtetit juridik gjithnjë ështëidentifikuar me pushtetin i cili është organizuar sipas parimeve të së drejtës në të cilënekzistojnë garancione të forta se ajo do të zbatohet në pajtim me të drejtën. Por, me tëdrejtën nëpër shekuj është lidhur edhe drejtësia. Në diskutimet e përditshme shpeshshohim se si njeriu i rëndomtë beson se me të drejtën realizon drejtësinë. Ekziston njëmendim i thelluar i shumë teoricientëve të së drejtës se drejtësia shërben si kriterium ivlerësimit të ndonjë të drejte ekzistuese gjegjësisht pozitive. Megjithatë, ekzistojnë edhe shumë të tjerë që konsiderojnë se drejtësia nuk arrihetme të drejtën por që e drejta ka qëllime krejtësisht të tjera. Në lëmitë e të drejtës dhe tëdrejtësisë janë futur edhe elemente të caktuar metajuridik, andaj është krijuar lidhja nëmes të drejtësisë, të drejtës dhe moralit. Etika e ligjvënies (ethics of legislation) është epandarë nga shteti juridik dhe ai si të tillë atë e legjitimon, andja principi i përgjithshëmetik është ai i cili nënkupton shtetin juridik që përmes rregullave juridike të përgjithshmedhe abstrakte mund të kufizojë liritë e njeriut dhe të drejtat e qytetarëve në shtetinbashkëkohor demokratik. Kuptimi i tillë i sundimit të së drejtës është i pandarë nga qasjateorike e konstitucionalizmit angloamerikan të bazuar në nocionin material të shtetitjuridik te i cili mbizotëron përmbajtja dhe qëllimi i rendit juridik. Mendohet në qëllimin evërtetë, atë të cilin e kanë administrata dhe organet e saj, siq janë: policia, shërbimet dheagjencionet e inspeksionit dhe të tjerat për zbatimin e ligjit të cilave u është lënë nëpërgjegjësi më shumë qëllime. Për secilin prej tyre krijohen mjete të posaqme përrealizimin e këtyre qëllimeve dhe të cilat mund të ëprdoren vetëm në pajtim meautorizimet. Të gjitha të tjerat do të sihin vetëm anarki, andaj nuk mund të pranohet se“qëllimi e arsyeton mjetin”, madje as atëherë kur janë në pyetje qëllimet e lejuarashoqërore, atëherë kur mjetet për arritjen e tyre nuk janë të lejuara. Në realizimin eqëllimit të përgjithshëm shteti duhet të jetë i moralshëm, sepse e mira e tij e përgjithshmenuk guxon të jetë vetëm një rezultat i përfituar me njehësimin e numrit të organeve dheshërbimeve të veta publike (psh. organeve administrative dhe udhëheqëse), por ajonënkupton vetëdijen e tij qytetare, virtytet politike dhe ligjin e liriës. Qëllimi ipërgjithshëm, i cili do të lejohej të realizohej me të gjitha mjetet legjitime, duhet të burojënga vlerat univerzale të shoqërisë njerëzore dhe supozimeve etike në të cilat mbështetetlindja e shtetit kushtetues bashkëkohor. Ky qëllim duhet të jetë i tillë që qytetarëve t’usigurojë realizimin dhe zhvillim sa më të plotë të personalitetit të tyre, ndërsa shtetimund ta realizojë vetëm nëse është i mbirenditur ndaj individëve, kolektiviteteve,gjegjësisht pjesëve të tyre. Fuqia shpirtërore e shtetit bazohet në mendjen me të cilënformësohen funksionet e shtetit me kërkesat e trupit politik që artikulon vullnetin eshumicës së popullatës. Qëndrimet e ndryshme teorike kundrejt të dretës dhe moralit simarrëdhënie në mes të legalitetit dhe legjitimitetit padyshim se kanë qëndrim tëpërbashkët sipas të cilit e drejta dhe drejtësia janë kategori komplementare të cilat jan ëtëndërlidhura në mes veti, e pastaj me njerëzit në shtet si subjekte të veta themelore, dheme moralin, religjionin etj. Në këtë aspekt drejtësia do të mund të konsiderohej si kornizëtematike në mes të së drejtës dhe moralit. 23
  24. 24. Përcaktimin e nocionit të shtetit juridik disa autorë e kanë bërë në aspektinformal-jurdik, ndërsa disa të tjerë e kanë përkrahur aspektin material-juridik. Kështu,Friedrich Julius Stahli, konceptin e shtetit juridike ka konsideruar në aspektin formal-juridik, duke u nisur nga ana formale e veprimit të shtetit. Ai e ka konsideruar se më erëndësishmja është se si zbatohet pushteti shtetëror dhe nëse është e rregulluar juridikishtme normat juridike. Ai e ka dhënë definicionin e shtetit juridik i cili thotë: “Shteti duhettë jetë shtet juridik, kjo është shenja dhe e vërteta veçorive zhvillimore të epokës së re. Aiduhet që në aspektin e së drejtës të përcaktojë dhe të sigurojë rrugët dhe kufinjët epacenueshëm të veprimit të vet, si dhe sferën e lirive të qytetarëve të vet. Ky ështënocioni i shtetit juridik, e jo që shteti të bëjë diqka si rregullim juridik pa synimadministrativ ose shumë thjeshtë të mbrojë të drejtat e individit, ato nuk janë cak nështetin bashkëkohor, por vetëm mënyrë dhe karakter në të cilat ky do të realizojë“. SipasStahlit, është e rëndësishme që gjyqësia të realizojë idenë e drejtëisë. Ana materiale eshtetit juridik (moralit, besimit hyjnor, drejtësia etj.), edhe pse ekziston në nj mënyrë tëfshehur në të vërtetë apriori paraqet kushtin e principit të shtetit juridik. Stahl konsideronse se shteti nuk mund të jetë shtet i vërteë juridik nëse nuk paraqet realizim tëpikëpamjeve hyjnore dhe të ideve të moralitetit. Kritikët e qëndrimeve të Stahlit për shtetin juridik theksojnë se teoria e tij nëesencë është shumë konzervative. Shteti juridik çfarë e sheh Stahli është i lidhur memënyrën e krijimit të së drejtës dhe veprimin e shtetit në kufinjtë e të drejtës pozitive. Robert von Mohl e sheh shtetin juridik si bashkësi themelore të lirisë sëqytetarëve. Ai këtë tenton ta bëjë përmes disa elementeve themelorë sikurse që janëbarazia para ligjit, transparenca e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët e aftë dhekompetent, liria personale bashkë me lirinë e shprehjes së mendimit, religjionin dhendërrimin e vendbanimit. Është e qartë se sipas Mohlit liria e qytetarëve është ajo nga ecila më së shumti nxjerret nocioni i shtetit juridik i cili qartazi kthehet në koncept tëlirisë. Shumë autorë konsiderojnë se kjo është dobësia themelore e mësimeve të Mohlit.Ata veçanërisht e kanë parasysh se shteti juridik i Mohlit anon drejt anarkisë. Sipas Otto Mayerit me shtet juridik nënkuptohet shteti si krijesë demokratike ecila bazohet në parimin e ndarjes së pushtetit, në gjyqësinë e pavarur, sigurinë juridikedhe sundimin e ligjit. Është interesante se Mayeri konceptin e shtetit juridik e ndërlidhme gjyqësinë administrative, gjegjësisht për administratën ligjore. Radomir Lukiqi konsideron se qysh nga revolucionet burim i sovranitetit të shtetitështë demokracia gjegjësisht liria e popullit dhe e qytetarit. Sipas Lukiqit shteti dhe edrejta mund të arsyetohen vetëm me qëllimin më të lartë, “vlerën e botës pjesë e të cilitjanë e ajo është ekzistimi i numrit më të madh të mundshëm të krijesave nejrëzore nëdinjitetin e tyre më të mundshëm të plotë”. Ne konsiderojmë se shteti është bashkësi e plotë dhe në esencë e vetëmjaftueshmeshoqërore e qytetarëve. Në suaza të saj organizohet jeta shoqërore me atë përmbajtje dheforma të shprehjes të cilat i përgjigjen shkallës së arritur të kulturës. Ai mund të shërbejësi hapsirë në të cilën gjinden parakushtet për plotësimin normal të të gjitha nevojave të 24
  25. 25. bashkësisë dhe të pjestarëve të saj. Bashkësia nuk është e kufizuar në ndonjë fushë më tëngushtë dhe parciale të jetës shoqërore, gjegjësisht nuk shërben vetëm si kornizë e ndonjëprocesi të pjesërishëm por për procesin e gjithmbarshëm shoqëror. Prandaj, ai mund tëekzistojë në mënyrë autoktone, pa u mbështetur dhe pa siguruar parakushte plotësuesedhe të rëndësishme të ekzistencës të lidhura me bashkësitë e ngjashme apo të ndryshme.Ai është bashkësia më komplekse shoqërore e cila përbëhet nga pjesë të ndryshme tëndërlidhura reciprokisht. Secila nga këto pjesë e ka vendin dhe rolin e vet të përcaktuar.Shteti, pavarësisht se si e konsiderojnë dhe e nëkuptojnë atë gjithmonë ekziston për tëarritur qëllime të caktuara. Vështirë se këto qëllime mund të konsiderohen interesindividual, megjithëse edhe sot ekzistojnë kushtimisht të ashtuquajturat “shtete private”qëllimi i ekzistencës të së cilave pothuajse e mjegullon qëllimin e përgjithshëm. Megjithatë, shteti si bashkësi politike padyshim se përmban qëllimin epërgjithshëm i cili është i përbashkët për të gjithë anëtarët e bashkësisë. Në debatetshkencore teorike për këto çështje dominojnë teoritë historike-juridike si dhe sociologjiketë cilat i përmbahen qasjes thjesht etike në shtjellimin e problemit. Esenca e mësimit tëtyre ka të bëjë me kërkesën që shteti juridik në realizimin e qëllimit të përgjithshëm duhettë jetë morale. Nga kjo del se, qëllimi i përgjithshëm i shtetit duhet të jetë i lejuar dhelegjitim. Që ai qëllim të mund të realizohet, niset nga vlerat univerzale të shoqërisënjerëzore dhe supozimeve etike në të cilat bazohet lindja e shtetit bashkëkohordemokratik dhe kushtetues. Ky qëllim duhet t’u sigurojë qytetarëve realizim sa më tëplotë dhe zhvillim të personalitetit të tyre, ndërsa shteti mund ta realizojë vetëm nëseështë e mbirenditur ndaj individëve por edhe ndaj kolektiviteteve, përveç vet organitpolitik nga i cili thith vullnetin më të madh në raport me subjektet e veta. Shteti është mbitë gjithë, askush nuk është mbi shtetin. Fuqia shpirtërore e shtetit bazohet në mendjen metë cilën formësohen funksionet e shtetit me kërkesat e trupit politik që artikulon vullnetine shumicës së popullatës së vet. Zhvillimi evolutiv dhe demokratik i shtetit si bashkësipolitike ka ndikuar në progresin e moralit publik te të gjithë ata që janë të nënshtruar ndajvullnetit shtetëror. Në raport me ata që pushteti shtetëror u shërben, ai proces ështëzhvilluar shumë më shpejt se sa kur bëhet fjalë për ata që në emër të atyre të parëve ezbatojnë pushtetin.2.1. Shteti si organizatë juridike Sipas definicionit të vet më themelor shteti nuk është asgjë tjetër përveç segrumbull i të gjithë individëve në një territor të caktuar, mbi të cilin ushtrohet një pushtetmë i lartë (sovran). Për kuptimin e drejtë të të ashtuquajturit “shtet juridik”, duhet nisurnga ajo se se shteti është një organizatë e cila është bërë përmes rendit juridik. Ajo kadisa atribute themelore dhe karakteristike. Ato, në të vërtetë janë elemente të caktuarapërmes së cilëve veçanërisht theksohet specifikasiteti i kësaj krijese. Para së gjithash, aiështë pushteti publik, i cili nuk është asgjë tjetër përveç një formë e pushtetit nëpërgjithësi. Me fjalë të tjera në të paraqitet fakti se disa njerëz, janë ata të cilët kanëveçoritë e organit, lëshojnë urdhra të cilat të tjerët duhet t’i zbatojnë. Këtu paraqitetraporti i mbirenditjes dhe nënrenditjes. Pushteti publik është pushteti më i rëndësishëm nëkuadër të shoqërisë globale. Ai është gjithnjë më i ndryshëm nga pushteti privatgjegjësisht nuk zbatohet drejtpërdrejt në dobi të vetëm subjektit i cili është bartës i tij, 25
  26. 26. përkatësisht i cili vepron si organ shtetëror por për llogari dhe në emër të tërë shtetit.Vetëm në atë mënyrë, zbatimi i pushtetit nga ana e individit, mund të shndërrohet nëzbatim të pushtetit të një krijese posaçërisht të organizuar. Pra, ky është pushtetimpersonal, por në anën tjetër mjaft i përcaktuar në orientimin dhe efikasitetin e vet.Pushteti publik karakterizohet me një veçori e cila quhet sovranitet. Ai është manifestimmaterial dhe formal i mëvetsisë dhe pavarsisë së pushtetit shtetëror si brendamarrëdhënieve shoqërore ashtu edhe në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj,atribut i rëndësishëm është monopoli i detyrimit: ai përbëhet nga grumbulli ijashtzakonshëm i organeve që disponojnë me mjetet e detyrimit material. Monopoli është koncentrati më i lartë dhe më i fuqishëm i detyrimit i cili mund tëformësohet brenda shoqërisë konkrete globale. Prandaj, është në gjendje që të fitojë dheeliminojë çdo forum tjetër të detyrimit. Monopoli është vetëm formë e racionalizimit tëdetyrimit sepse ashtu mundet në mënyrën më efikase të kontrollohet përdorimi idetyrimit në pajtim me nevojat e shoqërisë, gjegjësisht të atyre forcave që më së shumtindikojnë në shtetin. Duhet të theksohet se ky atribut në masë të madhe i përcaktonrrethanat e jashtme dhe që është i dedikuar ruajtjes edhe të sigurisë së jashtme por edhezgjidhjes së konflikteve më të rënda ndërshtetrore. Më në fund, nuk është eparëndësishme as sfera e veprimit të organizatës shtetërore. Ajo, në të vërtetë ështëshfaqje e aktivitetit të kësaj krijese në ambientin ku gjindet. Kjo sferë para së gjithash,është e përcaktuar territorialisht, ajo është e ngjashme me hapsirën me të cilën zbatohetdhe në të cilën mund të zbatohet pushteti shtetëror. Ky përcaktim është i rëndësishëm,ndër të tjera edhe për shkak se me të bëhen më së shpeshti përkufizimet në mes tëshoqërive të caktuara globale. Në këtë mënyrë individët integrohen në një bashkësi tëorganizuar. Më në fund, ekziston edhe sfera e cila përbëhet nga proceset e caktuara oseraportet shoqërore të cilat janë objekt i aktiviteteve të organizatës shtetërore. Shteti ezhvillon veprimtarinë e vet vetëm në lëmitë më të rëndësishme të jetës shoqërore, dhejashtë kësaj ndikimi i saj praktikisht edhe nuk ndihet. Shteti në zhvillimin e vet, ngabashkësia fillestare në epokën e robërisë e deri te shteti modern, është zhvilluar në pajtimme shkallën përkatëse të zhvillimit të forcave prodhuese dhe në bazë të ndarjes shoqëroretë punës. Me kohë e ka realizuar atë rolin i cili ka qenë i domosdoshëm për rregulliminshoqëror dhe social rë marrëdhënieve si dhe funksionin mbrojtës të cilin e ka shteti. Bëhet fjalë për këto funksione mbrojtëse të shtetit:1.ekonomike, për mbrojtjen e fuqisë së tij ekonomike;2.ideologjike; për mbrojtjen e formave të ndryshme të vetëdijes për pushtetin dhe shtetin;3. politike, për mbrojtjen e atyre organeve shtetërore të cilët paraqiten si mbindërtim. Shteti si organizatë, është ai shtet i cili ka në dispozicion monopolin e detyrimitfizik dhe e cili ka për detyrë që të mbrojë funksionet e veta themelore dhe mundësonzbatimin e tyre praktik. Në esencë shteti është organizata më e fortë në shoqëri i cilimund të ekzistojë vetë derisa i realizon tri funksionet e veta të lartpërmendura. Në lidhjetë drejtpërdrejt është edhe nocioni i të drejtës i cili paraqitet si grumbull i normavejuridike prapa të cilave qëndron shteti me monopolin e vet të detyrimit legjitim. 26
  27. 27. 2.2. Rendi juridik Rendi shoqëror është grumbull i të gjitha raporteve shoqërore, gjegjësisht të gjitharaporteve të njerëzve në mes veti. Ai përfshin normat shoqërore dhe sjelljen e vërtetë tënjerëzve bazuar në to dhe në lidhje me to. Rendi shoqëror përfshin rende të posaçme siqjanë moral, ekonomik, shtetëror, politik dhe juridik. Sipas analogjisë së gjërave, rendishoqëror i cili ekziston në cilindo shtet, dhe që rregullohet me të drejtën, në kuptimin mëtë ngushtë të fjalës paraqet rend juridik. Në secilin shtet ekziston grumbulli konkret inormave juridike të lidhura ngushtë në mes veti, të cilat pak a shumë realizohen nëraportet shoqërore në mes të njerëzve të cilët sillen në bazë të tyre. Rendi juridik në shtetnuk përcakton vetëm vetëm nocionin juridik, sociologjik, filozofik ose leksikografik pormerr diqka që është një sistem të shkëlqyeshëm të formësuar të elementeve të ndryshme.Secili prej tyre e ka peshën e vet, rolin e vet dhe funksionin e vet. Janë në pyetje organetsi organizmat dhe pjesët e organizatës shtetërore përmes të cilëve shteti realizonveprimtarinë e rendit të vet juridik. Duke u nisur nga kjo organet e shtetit janë bartës tëfunksioneve parciale dhe përmes tyre shteti zbaton vullnetin e saj i cili është gjithmonëmë i fortë se çfarëdo subjekt ose organ në shtet. Përmes organeve shtetërore shtetipërcakton interesat e përgjithshme të bashkësisë dhe vullnetin e shtetit e zbaton në vepërpërmes aplikimit të detyrimit shtetëror. Sidoqoftë, pushteti nuk i takon organeve shtetërore, por ata vetëm e zbatojnë.Nëse pushteti do t’u takonte atyre pa asnjë kusht dhe asnjë kufizim, atëherë të gjithaorganet shtetërore do të ushtronin tirani. Sikurse që struktura e tërë rendit shtetëror-juridik është tërësi e pjesëve ashtu edhe funksioni i kësaj krijese është vetëm tërsi efunksioneve parciale në mes veti të ndërlidhura dhe të koordinuara. Funksionet e pjesëvetë caktuara derdhën në një tërsi. Organet janë vetm kryerës të pjesës përkatëse tëaktivitetit shtetëror. Funksionet e dallueshme në mes veti, imponojnë nevojën e ekzistimittë organeve të specializuara përmes së cilave të njëtat zbatohen. Aktiviteti shumë i gjerëkryhet përmes veprimtarive konkrete në formën e akteve materiale dhe juridike tëndërlidhura harmonikisht në mes veti. Në kët mënyrë, rendi shtetëror-juridik është krijesëe formësuar, një sistem specifik i elementeve, ku vjen në shprehje principi i konsolidimittë funksionit të përgjithshëm në bazë të funksioneve parciale. Në këtë pikëpamje rendishtetëror-juridik është vetëm një rast i veçantë të një dukurie të përgjithshme,karakteristike për të gjitha krijesat dhe në përgjithësi sistemet sado pak të formësuara tënjë numri të konsiderueshëm të pjesëve përbërse. Me funksionin e vet specifik rendijuridik kryen një ndikim përkatës dhe të domosdoshëm në njerëzit dhe shoqërin ënëpërgjithësi. Rendi juridik buron nga shoqëria, por edhe kthyeshëm vepron në të.Funksioni kthyes tregon rolin e rendit dhe destinimin e vet themelor dhe efektet eskajshme, e ato janë ruajtja e shtetit. Nëse merret parasysh se ligjshmëritë në përgjithësijanë rregullore dhe domosdoshmëri të ndërlidhjes dhe nikimit reciprok të dy ose mëshumë dukurive, atëherë nga kjo rrjedh se për funksionin si dinamizëm gjithpërfshirës tërendit shtetëror-juridik, i cili ka pasoja përkatëse për shoqërinë, në të vërtetë paraqitet„pjesë“ e ligjshmërisë së ndërlidhjes së këtyre dy entiteteve, të cilët zënë vend nëraportin përkatës, atëherë edhe vetë funksioni paraqitet si fenomen shoqëror objektiv. 27
  28. 28. Ky objektivitet edhe është pikënisja për kritikën e të gjitha dispozitave metafizike,mistike dhe antropomorfike të funksionit të rendit shtetëror-juridik (që e definojnëfunksionin si „cak“ ose varg të „caqeve“ dhe të ngjashme). Normat që nuk do të kishinkurrfarë ndikimi në sjelljen njerëzore do të ishin vetëm shkronjë e vdekur në letër, e joçështje e normës juridike. Lidhur me këtë, rendi juridik është rezultat i unitetit të normavejuridike dhe sjelljeve njerëzore sipas këtyre normave. Në këtë mënyrë rendi juridik ështënjë formë e rendit shoqëror, gjegjësisht një përbërse e tij. Duke marrë parasysh se rendijuridik përbëhet nga normat juridike dhe sjellja njerëzore sipas atyre normave, ai mund tëndahet në dy elemente përbërës dhe atë:1. elementit normativ;2. elementit faktik; 1. Elementi normativ është ajo pjesa e rendit juridik e cila përbëhet nga normatjuridike, si rregulla për sjelljen e njerëzve në situatat e caktuara dhe nga aktet juridikegjegjësisht veprimeve psikike me të cilat krijohen normat juridike ose vendosen kushtetpër zbatimin e tyre. 2. Elementi faktik i rendit juridik është ajo pjesa e vet e cila përbëhet ngaveprimet njerëzore materiale (trupore) me të cilat normat juridike realizohen gjegjësishtaplikohen në jetën e përditshme. Këto veprime materiale i kryejnë njerëzit si subjekte juridike, të cilët në mes vetiqëndrojnë në raporte juridike, gjegjësisht raporte shoqërore të rregulluara me normajuridike. Më në fund, në mes të akteve juridike gjegjësisht normave juridike si dhe nëmes të tyre dhe veprimeve materiale, ekzistojnë raporte të caktuara të rregulluara me tëdrejtën dhe që quhen ligjshmëri. Andaj, ligjshmëria hyn në rendin juridik si një element itij përbërës dhe obligativ. Elementet e rendit juridik janë të renditura me rradhën striktelogjike. Përmbajtjen e tyre të brendshme e përbëjnë normat juridike, të cilat realizohen nësjelljen njerëzore, si elementin faktik. Qëllimi i këtyre normave edhe është që ato tërealizohen në jetë, respektivisht në sjelljen e njerëzve. Rendi juridik është i formësuarashtu që fillon me krijimin e rregullave juridike ndërsa përfundon me realizimin e tyre nësjelljen njerëzore. Pra, rendi juridik fillon veprimin e vet me krijimin e normave juridikemë abstrakte dhe të përgjithshme, përkatësisht akteve juridike dhe përfundon merealizimin e tyre në sjelljen njerëzore si veprimin më konkret sipas rregullave, gjegjësishtnormave individuale juridike të cilat aplikohen në sjelljen nejrëzore. Rendi i mirë juridikështë ai i cili respekton normat të cilat i ka krijuar dhe që lejon ndryshimin e tyre.Prandaj, ai nuk është ndonjë dukuri statike e cila njëherë e përgjithmonë është dhënë dheqë nuk lëviz, por është përmbajtje dinamike e cila është në lëvizje dhe krijim tëpandërprerë si formë e rendit shoqëror të cilën e përbëjnë raportet e vërteta njerëzore,rendi juridik ndikon që ato vazhdimisht të ndryshojnë, lindin dhe zhduken, pikërishtsikurse njerëzit që e përbëjnë atë. Ajo lëvizje e pandërprerë rrjedh sipas rradhës sëcaktuar andaj edhe quhet rend. 28

×