Gjyqësia kushtetuese

10,546 views

Published on

  • Be the first to comment

Gjyqësia kushtetuese

  1. 1. GJYQËSIA KUSHTETUESEDrejtësia kushtetuese nënkupton sigurimin e procesit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen erendit kushtetues. Ky nocion përfshin tërësinë e veprimeve institucionale dhe normativenë funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj çfarë përbënë rregullsi dhe stabilitetkushtetues.Supermacia kushtetuese- Sipas Jutta Lumbach , ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Gjermanisë, koncepti i supermanisë së kushtetutës nënkupton bartjen reautoritetit më të lartë në sistemin juridik tek institutit i Kushtetutës si akt fundamental.Siguria Juridike – Koncepti i sigurisë juridike është një parim i rëndësishëm i cili nënkuptonqë normat juridike duhet të jenë të qarta dh precize në mënyrë që qytetarët të mund tëjenë të sigurt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj së drejtës. Parimi i sigurisëjuridike është veçanërisht i rëndësishëm me rastin e hartimit të akteve normative ( ligjeve,akteve nënligjore). SHTETI I SË DREJTËSShteti i së drejtës është ndër parimet fundamentale të demokracisë moderne kushtetuese.Kushtetuta e Kosovës në nenin 7 të sajë ka përcaktuar sundimin e ligjit ndër vlerat mesublime kushtetuese:“Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes,demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit,mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmindarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”.Juristi britanik Albert Dicey i cili nocionit të së drejtës i kishte dhënë një popullaritet tëkonsiderueshëm, këto janë tri elementet të cilat asociohen në këtë nocion: 1. Askush nuk mund të dënohet ose të bëhet të vuaj përveç në rast të shkeljes së ligjit të dëshmuar në gjykatë: 2. Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nga statusi social, ekonomik apo politik dhe 3. Sundimi i ligjit përfshinë rezultatet e vendimeve gjyqësore për përcaktimin e të drejtave të personave privatë.Shteti i së drejtës nënkupton ushtrimin e funksioneve publike në pajtim me të drejtën. 1
  2. 2. MODELET E KONTROLLIT KUSHTETUES 1. Modeli i centralizuar i kontrollit kushtetuesKy model njihet ndryshe edhe si modeli Evropian i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dukeqenë se ky model i kontrollit kushtetues aplikohet tek një numër i konsiderueshëm ishteteve evropiane. Modeli i centralizuar i drejtësisë kushtetuese nënkupton se kontrollikushtetues i besohet një organi të veçantë kushtetues. Në secilin rast ky organ mund tëjetë një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e lartë ose nkë organ i veçantë çfarë është KëshilliKushtetues në Francë. 2. Modeli i decentralizuar i kontrollit kushtetuesModeli i decentralizuar 9 amerikan) i kontrollit kushtetues nënkupton një kontroll tëshpërndarë të kushtetutshmërisë në atë mënyrë që e drejta e gjykatave për të shqyrtuarkushtetutshmërinë është decentralizuar dhe nuk përqendrohet në një organ të veçantë.Për dallim nga koncepti evropian, sipas këtij modeli ( rasti ekzemplarë që nga rastiMarbury V. Madison me 1803) secili gjyqtarë në çfarëdo instance gjyqësore ka të drejtë qëkrahas zgjedhjes së çështjes kryesore të deklarohet në lidhje me pretendimet e palëve nëkontest për jo kushtetutshmëri.Kontrolli i shpërndarë presupozon idenë se gjyqtari amerikan “ për të siguruar epërsinë ekushtetutës , duhet të zbatoj jo thjeshtë ligjin por të drejtën. Kjo do të thotë se para se tazbatoj normën juridike, gjyqtari duhet ta verifikoj pajtueshmërinë dhe vlefshmërinë e sajjuridike në raport me kushtetutën. 3. Kontrolli abstrakt i kushtetutshmërisëSistemi evropian drejtësisë kushtetuese njeh institucionin e kontrollit abstrakt tëkushtetutshmërisë ose siç njihet ndryshe të terminologjisë juridike kontrolli abstraktnormës. Sipas këtij sistemi, kontrolli i kushtetutshmërisë bëhet in abstractia, pra jashtëndonjë rasti konkret individual.Parimisht procedurat e kontrollit in abstractia të kontrollit të kushtetutshmërisë vihen nëlëvizje nga palët të cilat kanë status të privilegjuar në nisjen e procedurës së kontrollit. 4. Kontrolli konkret i kushtetutshmërisëNëse një procedurë kontrolli kushtetues referohet një rasti konkret i cili para se te vihetpër shqyrtim kushtetues është trajtuar në rrugë të rregullt gjyqësore lidhur me të drejtat 2
  3. 3. dhe interesat individuale të qytetarit atëherë kjo formë e kontrollit kushtetues njihet sikontroll konkret. KONTROLLI GJYQËSORË SUPRANACIONAL 1. Kuptimi i kontrollit supranacional Do të analizojmë dy forma të kontrollit gjyqësor në kontest evropian- kontrollin gjyqësor që ushtrohet në nivelin e së drejtës së bashkimit Evropian( Gjykata Evropiane e Drejtësisë) dhe kontrolli gjyqësor i cili ushtrohet në kontest të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore respektivisht të Gjykatës evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane të DrejtësisëGjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane u krijua sipas Traktit të KETHC më 1952 evendosur në Luksemburg.Gjykata ka pushtetin për të zgjedhur mosmarrëveshjet ligjore midis shteteve anëtare tëBE-së, institucioneve të BE-së dhe individëve.Gjykata ndihmohet nga 8 avokat të përgjithshëm, roli i të cilëve është për të paraqituropinionet e tyre për çështjet që i paraqiten GjykatësNë nivelin e dytë të hierarkisë së akteve normative të BE-së hyjnë aktet sekondarelegjislative dhe ekzekutive të Këshillit. 3. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriutKrijimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut i ka paraprirë një lëvizje të shteteve evropianepas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për të ngritur vetëdijesimin për nevojën embrojtjes së lirive dhe të drejtave fundamentale, veçanërisht atyre politike të cilat nëEvropën Lindore i nënshtroheshin një kufizimi të theksuar që ndikoi në formimin ediktaturave të pas Luftës së Dytë Botërore. I themeluar më 1949 në Kongresin e Evropës.Organet themelore të Këshillit janë Komitetii Ministrave ( që përbëhet nga ministrat ejashtëm të secilit shtet anëtarë), Asambleja Parlamentare( e përbrë nga deputet ngaParlamenti i çdo shteti anëtar), dhe Sekretari i Përgjithshëm ( i cili drejton Sekretariatin eKëshillit të Evropës). Për më tepër në kuadër të Këshillit të Evropës funksionon edheKomesari për të Drejtat e Njeriut. 3
  4. 4. Më 1950 në Romë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nënshkruan Konventën Evropianepër Liritë dhe të Drejtat Themelore i cili sot është ratifikuar nga 47 shtete anëtare tëKëshillit të Evropës dhe ka një ndikim të fuqishëm në fushën e mbrojtjes së lirive dhe tëdrejtave të njeriut.Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut ka selinë në Strasburg të Francës dhe aktualishtka 47 gjyqtarë ( një gjyqtar për çdo Shtet Palë në Konventën evropiane për të Drejtat eNjeriut dhe Lirive themelore( një për çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës).Gjyqëtarët zgjidhen me shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare nga një listë prejtre kandidatëve të Plëve Kontraktuese. Gjyqtarët kryejnë funksionin e tyr enë mënyrë tëpavarur jo si përfaqësuese i ndonjë shteti të veçantë.Misioni i Gjykatës është të zbatoj Konventën evropiane të Drejtave të Njeirut për tësiguruar që Shtetet të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë. LINDJA DHE ZHVILLIMI I DOKTIRNËS SË KONTROLLIT GJYQËSOR 1. Shkëndijat e para të kontrollit gjyqësorNdonëse shkëndijat e para të kontrollit gjyqësorë datojnë që nga koha antike, format einstitucionalizuara të kontrollit kushtetues dalin në sipërfaqe vetëm në periudhën liberaletë kushtetutshmërisë moderne në fazën fillestare në premisat politike angleze në fillim tëshekullit XVII-të.Kjo më së miri shprehej në Kushtetutën e Francës së vitit 1791 sipas së cilës “Gjykatat nukmund të ndërhyjnë në ushtrimin e pushtetit legjislativ të pezullojnë ekzekutimin e ligjeve,ndërhyjnë funksionet administrative apo të thërrasin administratorët para tyre për arsyetë lidhur me detyrat e tyre”.Leximi i përmbledhësve tona tregon se në shumë çështje e drejta zakonore( common law) qëndron mbi ligjet e Parlamentit dhe se në disa raste ajo deklaron ato nulee të paqena;në të vërtet kur një ligj i Parlamentit është në kundërshtim me një të drejtë tëkonsakruar nga e drejta zakonore ose e pa mundshme për tu zbatuar, ai shqyrtohet ngapikëpamja e së drejtës zakonore dhe deklarohet i pavlefshëm.Por me lindjen e traditës së kontrollit gjyqësor duhet parë në Shtetet e bashkuara tëAmerikës. Është pikërisht vendi ku triumfoi koncepti i ndarjes më rigoroze të pushtetevedhe bashkë me të edhe e drejta e gjykatave për të rishikuar kushtetutshmërinë e ligjeve tëmiratuara nga Parlamenti. 4
  5. 5. 2. Zhvillimi i konceptit të kontrollit gjyqësorNjë thirrje për supermanin e Kushtetutës ishte bërë publike edhe para miratimit tëKushtetutës së SHBA-ve të vitit 1878. Pas viti t 1776 parimi se aktet legjislative duhet tëjenë në pajtim me kushtetutën ishte dhënë një zbatim praktik në disa shtete amerikane, sip.sh. në Pensilvani. Kjo bëri që hartuesit e Kushtetutës Amerikane të ishin të vetëdijshëmpër rëndësinë e kontrollit gjyqësorë, dhe disa prej tyre edhe e favorizonin këtë koncept.Kushtetuta qëndron e heshtur për sa i takon kontrollit kushtetues të ligjeve. Por ky faktnuk e pengoi Gjykatën Supreme të SHBA-ve që të argumentoj domosdoshmërinë embrojtjes së kushtetutës dhe vlerave të saj në rastin Marbury K, Madison më 1803, njëvendim i shënuar në historinë e kontrollit gjyqësor në SHBA dhe formoi bazën e kontrollittë gjyqësor në SHBA.Pak fjal rrethë rastit – Presidenti Amerikan John Adams emëroi William Marbury të jetë njëgjykatës i paqes në Distriktin e Kolumbias, dhe emërimi i tij ishte nënshkruar nga zyrtaripërkatës federal ( në këtë rast natyrisht John Marshall duke vepruar në cilësinë eSekretarit të Shtetit në kuadër të Administratës së Presidentit Adams që ishte në largimpas mbarimit të mandatit). Megjithatë, Sekretari i ri i Shtetit, James Madison refuzoi tidorëzoj emërimin e nënshkruar për Z. Marbury e cila bëri që Marbury të ngris padi përkëtë rast para Gjykatës së Lartë duke u thirrur në juridiksionin e saj origjinal dhe duke ikërkuar Gjykatës të urdhëroj administratën që ti jepte atij të drejtën e tijë për të marrëdetyrë për të cilën ai kishte qenë i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara .Marbury v. Madison ishte rasti i parë që Gjykata e Lartë deklaroi një ligj antikushtetues dhekrioji konceptin e shqyrtimit gjyqësor në SHBA ( idenë se gjykatat mund të mbikëqyrin dhetë anulojnë veprimet e një dege tjetër të pushtetit).Vendimi historik i ndihmoi definimit të kontrolleve dhe balancave si një nga veçoritëdalluese të sistemit amerikan të qeverisjes. Në shkurt të vitit 1803 Gjykata e Lartë mori njëvendim unanim ( 4-0) se MArbury kishte të drejtën e tij për të detyruar Sekretarin e ShtetitMadison për të zbatuar vendimin mbi emërimin mbi bazën se Ligji mbi Gjyqësorin i vitit1789 që e parashikonte këtë të drejtë ishte në mospërputhje me tekstin e Kushtetutës.Aspekte të kontrollit gjyqësorë filluan të zënë vend në evropë në fillim të shek. XIX edhepse akoma nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë formë të institucionalizuar të kontrollitkushtetues. 3. Kontrolli Gjyqësorë pas Luftës së Parë Botërore 5
  6. 6. Në periudhën pas Luftës së Parë Botërore u shënuan disa përpjekje për tëinstitucionalizuar doktrinën e kontrollit kushtetues në Evropë. Kushtetuta e Vajmarit e vitit1919 ndonëse kishte përcaktuar në mënyrë eksplicite për një kontroll gjyqësor tëkushtetutshmërisë, Gjykatës së Perandorisë ( Reichgericht) i kishte njohur të drejtën qëmos të zbatonte ligje me përmbajtje antikushtetuese gjatë një procesi gjyqësor si dhe tëdrejtën e kontrollit të konkordancës në mes të legjislacionit të lëndëve me Kushtetutën.Por rëndësinë më të madhe në drejtim të sistemit të mbrojtjes së kushtetutshmërisë e patithemelimi i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë më 1920 nga arkitekti i Kushtetutës sëAustrisë Hanz Kelzen. Për dallim nga SHBA, Austria themeloi një tribunal të specializuar përtë gjykuar çështje kushtetuese dhe ishte kompetente për të verifikuar kushtetutshmërinë eligjeve federale sipas kërkesës së qeverive të njësive federale, sipas kërkesës së GjykatësSupreme apo të Gjykatës Administrative, apo kurdo që një rast ngrihej para GjykatësKushtetuese. Gjykata kushtetuese e Austrisë funksioni deri më 1934. 4. Kontrolli gjyqësor pas Luftës së II botërorePas mbarimit të Luftës së II-të Botërore u intensifikua procesi i themelimit të gjykatavekushtetuese në shtetet e Evropës Perëndimore. Më 19455 Austria ri-themeloi GjykatënKushtetuese ndërsa më 1947 gjykata kushtetuese u themelua edhe në Republikën e Italisëfillimisht sipas modelit amerikan për të kaluar më 1956 në modelin evropian të kontrollitkushtetues. Edhe Ligji themelor Gjerman i vitit 1949 kishte përcaktuar bazën kushtetuesepër themelimin e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane.Më pas u ngritën sisteme të institucionalizuara edhe në Spanjë, Greqi dhe Portugali,ndërsa kushtetuta e Republikës së pestë Francës ( 1958) kishte përcaktuar themelimin enjë Këshilli Kushtetues për të verifikuar paraprakisht kushtetutshmërinë e ligjeve tëmiratuara. KONTROLLI KUSHTEUTES NË VENDE TË NDRYSHME 1. Kontrolli kushtetues në Republikën Federale të GjermanisëNdonëse ishin të njohur me sistemin amerikan të shqyrtimit gjyqësor dhe ishin tëudhëhequr nga përvoja amerikane në formësimin e demokracisë e tyre kushtetuese pasLuftës gjermanët u mbështetën kryesisht në traditën e tyre të rishikimit kushtetues drejtëndërtimit të një sistemi të tyre ose vetanak të kontrollit kushtetues bazuar në vlera dhetraditat kushtetuese gjermane. 6
  7. 7. Gjatë hartimit të Ligjit Themelor në një kështjell të shekullit 19 në ishullin e LiqenitChiemsee në Gushtë të 1948 një grup ekspertësh të së drejtës kushtetuese finalizuanprojektin e parë të Kushtetutës i cili përfshinte dispozita edhe për themelimin e një gjykatekushtetuese Kombëtare sipas rekomandimeve të Profesor Hans Nawiasky, i cilikonsiderohet si baba i Kushtetutës së paraluftës Bavareze.Në planin organizativ duhet theksuar se Gjykata Kushte ftuese përbëhet nga 16 anëtarë,sipas Ligjit themelor gjysma e anëtarëve të Gjykatës zgjidhen nga Bundestagu dhe gjysmatjetër nga Bundesrati ( këshill federal). Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese Federalemegjithatë Bundestagu zgjedh tetë gjyqtarë në mënyrë indirekte përmes një komisioni përPërzgjedhjen Gjyqësore i njohur si Wahlmannerausschuss. Bundesrati në anën tjetërpërcaktonte për tetë gjyqtarë sipas një shumicë prej dy të tretash të votave të nevojshme.Gjykata Kushtetuese është ndarë në dy dhoma të quajtura Senate të cilat përbëhen ngatetë gjyqtarë. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese zakonisht mban presidencën e Senatit tëparë kurse zëvendës presidenti i dytë është në krye të Senatit të Dytë. Senati i parë merretme tepër me gjykimet e çështjeve jopolitike, kurs enë anën tjetër Senati i dytë ështëprojektuar që të funksionoj më shumë si një instancë e cila vendosë mbikushtetutshmërinë e kontesteve të natyrës politike.Ligji për Gjykatën Federale përcakton se çdo person që pohon se një nga të drejtatthemelore, ose një nga të drejtat e tij sipas neneve 20(4),33,38,101,103 dhe 104 të LigjitThemelor është shkelur nga një autoriteti publik mund të paraqes një ankesë kushtetuesenë gjykatën Kushtetuese federale.Aplikanti duhet të theksoj arsyet për ankesë duke specifikuar të drejtën e cila i ështëshkelur dhe veprimi apo mos veprimi i organit ose autoritetit për të cilat ankuesipretendon të ketë qenë dëmtuar. Pra ankuesi duhet të jetë prekur në mënyrë direkte dheaktualisht nga akti i autoritetit publik. 2. Kontrolli kushtetues në FrancëKushtetuta aktuale e Francës është miratuar më 4 tetor 1958. Në diskursin e përditshëmajo quhet Kushtetuta e Republikës së V-të, ky dokument i cili e zëvendësoi kushtetutën eRepublikës së IV-të më 1946.Këshilli kushtetues përbëhet nga nëntë anëtarë të cilët caktohen për një mandat 9 vjeqarpa të drejtë ri emërimi. Një e treta e anëtarëve të Këshillit Kushtetues ripërtërihet çdo tri 7
  8. 8. vjet. Këtu tre anëtar emërohen nga Presidenti i Republikës, tre nga kryetari i AsamblesëKombëtare dhe tre anëtar të tjerë nga Presidenti i Senatit .Presidenti i Këshillit Kushtetues emërohet nga Presidenti i Republikës.Juridiksioni i Këshillit Kushtetues ndahet në dy grupe. Grupi i parë i juridiksionit përfshinëmbikëqyrjen e rregullsisë së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe verifikimi irregullsisë së referendumeve. Kategoria e dytë e juridiksionit përbën shqyrtimin ekushtetutshmërisë së ligjeve pas miratimit në Parlament dhe para shpalljes nga ana ePresidentit. 3. Kontrolli kushtetues në ShqipëriDuhet theksuar se ngritja e gjykatës kushtetuese gjatë periudhës së diktaturës komunisteishte e pa pajtueshme me frymën dhe konceptin komunist dhe teorinë e sistemit kuvendarsipas së cilës shkollë të mendimit juridik Kuvendi Popullor shënonte organin përfaqësuesmë të lartë politik dhe kjo e bënte të pa pajtueshëm ngritjen e çfarëdo mekanizmi përveçvetë Kuvendit Popullor për të dhënë vendime finale lidhje me interpretimin kushtetuesdhe çështjes së kushtetutshmërisë së ligjeve. Në tre instrumentet kushtetuese të cilatShqipëria i miratoi më 1946 ( Kushtetuta e vitit 1946, 1953 dhe 1976) në asnjë pjesë nukishte referencë në lidhje me kontrollin gjyqësorë të kushtetutshmërisë përmes ndonjëorgani të veçantë. Në realitet kur ishte në pyetje çështja e kontrollit kushtetuespërcaktohej roli i Kuvendit si organ ligjvënës me kompetencë që të bëjë rishikimin dheinterpretimin e kushtetutshmërisë. Kushtetua e viti t 1976 përcaktonte:Neni 66: Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi isovranitetit të popullit e të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës.Neni 67: Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës tëShqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit; Miraton,ndryshon Kushtetutën dhe ligjet , vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutëndhe bënë interpretimin e tyre.Baza kushtetuese për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u vendos me Ligjin nr.7561, datë 29.4.1992.Ky ligj përcaktonte se Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që mbron dhegaranton respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit, si dhe bënë interpretiminpërfundimtarë të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese përbëhej nga 9 anëtarë, 5 nga të cilët 8
  9. 9. zgjidheshin nga Kuvendi Popullor dhe 4 nga Presidenti i Republikës për një mandat 12vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.Në punën e saj Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Tek juridiksioni ikësaj gjykate gjejmë forma të ndryshme të kontrollit kushtetues.Ndërsa sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 1998 Gjykata Kushtetues pësoi disandryshime. Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarëve të cilët emërohen ngaPresidenti me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë 9 vjeçare pa të drejtë riemërimi.Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radha e juristëve me kualifikim të lartë dheme përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Kryetari i Gjykatës emërohet ngaradhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit për njëmandat tre vjeçar. 4. Kontrolli gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të AmerikësGjykata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organi më i lartë gjyqësor në SHBA. KjoGjykatë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës dhe tetë gjyqtarë të tjerë, të cilët emërohen ngaPresidenti dhe konfirmohen me pëlqim nga shumica e votave të Senatit. Për dallim ngatraditat evropiane, gjyqtarët në Gjykatën Supreme fitojnë emërime të përjetshme ( lifetime periode ) dhe mandati i tyre përfundon vetëm pas vdekjes, dorëheqjes, daljes nëpension, ose në rast të një procedure afirmative të akuzës publike” impeachment”.Doktrina amerikane e kontrollit gjyqësor mbështetet në parimin decentralizimit. Sipas këtijsistemi, e drejta e kontrollit kushtetues ushtrohet nga secila gjykatë pavarësisht instancësgjyqësore për dallim nga modeli evropian në të cilin e drejta e kontrollit përqendrohet nënjë organ të veçantë.Sistemi amerikan i kontrollit kushtetues mbështetet në parimin e një qështje juridikekontradiktore dhe konkrete. Duhet përmendur se sistemi amerikan nuk njeh institucioninabstrakt të kontrollit të kushtetutshmërisë. 5. Kontrolli kushtetues në ItaliKontrolli kushtetues në Itali ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë të emëruar 1/3 nga Presidenti i Republikës,1/3 nga Parlamenti në seancë të përbashkët dhe nga 1/3 prej magjistraturës së zakonshmedhe administrative. 9
  10. 10. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen midis magjistratëve, edhe në pension tëjuridiksioneve të larta të zakonshme dhe administrative, profesorëve ordinarë tëuniversiteteve në lëndët juridike dhe avokatëve me përvojë 20 vjeçare në ushtrim tëprofesionit.Gjyqtarët emërohen për një mandat 9 vjeçar, i cili afat fillon të rrjedhë nga dita e betimitdhe nuk mund të ripërtërihet sërish. Me mbarimin e afatit gjyqtari kushtetues pushonpërfundimisht nga detyra.Një garanci e dytë shumë e rëndësishme është fakti se askush nuk mund të emërohet apotë zgjidhet si një gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk posedon kualifikimetprofesionale të veçanta për këtë funksion.Gjykata Kushtetuese gjykon mosmarrëveshjet në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjevedhe të akteve që kanë vlerën ligjit, të shtetit dhe regjioneve si dhe vendos në lidhje mekonfliktet për kompetencë në mes të organeve qendrore të pushtetit, konfliktet përkompetencë në mes të organeve regjionale si dhe gjykon krimet e kryera nga Presidenti iRepublikës( tradhti kombëtare ose shkelje e dispozitave të Kushtetutës) GjykataKushtetuese Italiane ushtron dy forma të kontrollit kushtetues, paraprak dhe tëmëpasshëm. 6. Kontrolli kushtetues në KosovëKosova nuk ka traditë të gjatë të kontrollit kushtetues, themelet e para të drejtësisëkushtetuese në Kosovë pasuan me reformat kushtetuese në vitin 1971 të cilat avancuanpozitën kushtetuese të Kosovës në kuadër të ish-federatës së Jugosllavisë.Përfundimisht koncepti për ngritjen e gjykatës kushtetuese si pjesë fundamentale earkitekturës kushtetuese të Kosovës triumfoi në Bisedimet e Vjenës për statusin politik tëKosovës nën udhëheqjen e Emisarit Special të OKB-së y. Marti Ahtisari i cili Propozimingjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës , të datës 27 mars 2007, kishtepërcaktuar formimin e një gjykate kushtetuese nëntë anëtarshe për të siguruar ruajtje ekushtetutshmërisë. Më 09 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikëssë Kosovës, në të cilën Gjykata Kushtetuese zuri një pozitë institucionale të rëndësishme.Në kapitullin e tetë, Kushtetuta ka përcaktuar Gjykatën Kushtetuese si autoritetinpërfundimtarë për interpretimin e Kushtetutës duke akorduar një vëllim të gjerë tëjuridiksionit kushtetues. 10
  11. 11. Ky rekurs kushtetues mund të përdore vetëm pas shterimit të mjeteve të rregullta juridikedhe vetëm për s i takon shkeljeve konkrete dhe direkt të drejtave dhe lirive të përcaktuarame Kushtetutë.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga (9) nëntë gjyqtarë të cilët emërohen nga Presidenti iRepublikës së Kosovës, për një mandat 9 vjeçar , pa mundësi vazhdimi.Vendimi për të propozuar shtatë nga gjyqtarët varet nga miratimi i 2/3 të deputetëve tëKuvendit të pranishëm dhe që votojnë kurse vendimi për të propozuar 2 gjyqtarët e tjerë,merren me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit , të cilët janë të pranishëm dheqë votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve tëKuvendit , të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit ekomuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Gjykata kushtetuese udhëhiqet nga Kryetaridhe Zv. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga vetë gjyqtarët e GjykatësKushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të gjykatës, për mandat tre vjeçar.Gjykata Kushtetuese drejtohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, si cili koordinonaktivitetet e Gjykatës, thërret dhe drejton seancat verbale, përfaqëson GjykatënKushtetuese dhe nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, kryen detyra tjera tëpërcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Zv.Kryetari ushtron detyrat e Kryetarit vetëm kur kryetari mungon. Mirëpo Kryetari mund t’jadelegoj disa detyra të caktuara për të mbështetur kryetarin në ushtrimin e detyrës së tij.Gjyqtarët e GjK gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga detyrapër vendimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të GjK. Ata mund tëshkarkohen nga Presidenti i R.KS me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të GjK vetëm përkrime të rënda ose mospërfillje të rëndë të detyrave. Gjyqtarët e GjK nuk mund të jenëanëtarë të ndonjë partie, lëvizje apo organizate tjetër politike.Një mekanizëm i rëndësishëm i pavarësisë të GjK është buxheit i sajë. Siaps nenit 14 tëLigjit pët GjK, GjK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në fakt GjK fillimishtpërgatit projektbuxhetin e saj vjetor të cilin ia dërgon Kuvendit të Kosovës për aprovim.Ligji për GjK ka përcaktuar se ekzekutivi nuk mund të ndryshoj në çfarëdo mënyre tjetër tamodifikoj ose të ndikoj në propozimin e buxhetit të përgatitur nga GjK. Buxheti i propozuarnga GjK përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e konsoliduar të Kosovës që iparaqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim. 11
  12. 12. Kontrolli abstrakt- GjK zhvillon kontroll kushtetues abstrakt me rastin e verifikimit tëpërputhshmërisë së ligjeve, te dekrete të Presidentit e të kryeministrit dhe të rregullorevetë Qeverisë me Kushtetutën.Kontrolli preventiv- Sipas nenit 113(5), 10 ( dhjetë) a më shumë deputet të Kuvendit tëKosovës brenda 8 ditësh nga dita e miratimit kanë të drejtë të kontestojnëkushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi.Për shkak të natyrës urgjente dhe ndjeshmërisë së çështjes që është objekt shqyrtimikushtetues GjK është e detyruar të nxjerr vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pasdorëzimit të kërkesës.Kontrolli kushtetues i marrëveshjeve ndërkombëtare- Kushtetuta e RKS ka një qasjerelativisht miqësore ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim mbështet në faktinmarrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare bëhen pjes e sistemit të brendshëm juridik dhezbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.Për më tepër Kushtetuta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara dhenormat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve tëRepublikës së Kosovës.Ankesa individuale kushtetuese- Kushtetuta ka përcaktuar se individët janë të autorizuartë ngrenë shkeljet nga autoritet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale tëgarantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike tëpërcaktuara me ligj. Ky instrument apelues i mundëson secilit individ të kërkoj nga GjKmbrojtje kushtetuese në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale tëgarantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.Verifikimi shkeljeve potenciale të kushtetutshmërisë së PresidentitGjK e Kosovës ka kompetencë të gjykoj nëse Presidenti i Republikës ka bërë shkelje seriozetë Kushtetutës në kuptim të nenit 113 të Kushtetutës.30 apo më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës janë të autorizuar të ngrenë çështjennëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.Procesi Kushtetues- Rregullat e procedimit të një kërkese kushtetuese përcaktohen meLigjin për GjK dhe të Rregullores së Punës së GjK. Ky proces qeveriset nga Parimi ipublicitetit, sipas të cilit seancat përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për 12
  13. 13. publikun dhe GjK mund të vendos të përjashtoj publikun kur vlerëson që është enevojshme për ruajtjen e sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik, informacionit tëfshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik; jetës private ose sekretit afarist të palësnë procedurë.Vendimmarrja- GjK vendimet e saj i merr me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë tëpranishëm dhe që votojnë. Ato duhet të jenë në formë të shkruara, të arsyetuara dhe tënënshkruara nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. POLITIKAT JURISPRUDENCIALETrajtimi i politikave jurisprudenciale është i natyrshëm për faktin që organet e mbrojtjes sëkushtetutshmërisë janë në vazhdimësi në përpjekje për të fuqizuar ndikimin e tyre përmesvendimeve kushtetuese ose duke preferuar vetëpërmbajtjen si një tendencë për të mosndërhyrë në fushë veprimtarin e ligj dhënësit. 1. OrigjinalizimiOrigjinalizimi është një parim i interpretimit gjyqësorë që përpiqet për të gjetur syniminose kuptimin origjinal dhe nuk mund të kërkoj interpretime të reja të huaja nëkundërshtim me qëllimin origjinal të autorëve. 2. Aktivizimi Gjyqësorë ( judical activism)Fjalori “ Blacks Law” përcakton aktivizimin gjyqësorë si një filozofi të vendim-marrjesgjyqësore, ku gjykatësit lejojnë që pikëpamjet e tyre personale në lidhje me politikatpublike, në mesin e faktorëve të tjerë, për të udhëhequr vendimet e tyre.Traja thekson: 2 Në raport me Kushtetutën aktivizimi nuk është një qëndrim që e përfill atëmë pak se vetëpërmbajtja, por veçse përbën një mënyrë tjetër të të shprehurit të saj. Sivetëpërmbajtja dhe aktivizimi gjyqësorë ushtohen në emër respektimit të Kushtetututës-njëra bindet me shumë shkronjës tjetra me shumë frymës të saj. 3. Vetëpërmbajtja gjyqësore ( judical seli-restraint)Vetëpërmbajtja gjyqësore është një nga format e politikës jurisprudenciale e cilamanifestohet me tendencën e organeve të drejtësisë kushtetuese për të dhënë vendimekushtetuese në momente të tilla kohore ku përmasa e ndikimit të një vendimi kushtetuesnuk stimulon përplasjet në mes pushteteve ose nuk ndikon në luhatjen e renditinstitucional. 13
  14. 14. 4. ProporcionalitetiParimi i proporcionalitetit rrjedh nga e drejta gjermane dhe për herë të parë ndikoi në tëdrejtën e BE-së në rastin Internationale Handelsgesellschaft më 1970: “ Një autoritetpublik nuk mund të vendosë detyrime për një qytetarë, përveç deri në masën për të cilënato janë të domosdoshme në interes të publikut për të arritur qëllimin e një mase të till”.Përpiloi:Drita Shala 14

×