SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
Download to read offline
-1-




                         E DREJTA KUSHTETUESE

Emërtimi “E drejta kushtetuese” ka domethënie të dyfisht. Ai përdoret për të shënuar një
degë të vecantë të së drejtës positive të një vendi, system të caktuar normash juridike që
kanë vlerë e rëndësi kushtetuese si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret
me studimin e sendërtimit të normave përkatsisht të së drejtës kushtetuese positive në
peaktikë.
E drejta kushtetuese si sistem normash me vlerë e rëndësi kushtetuese është paraqitur
shumë herët , me paraqitjen e institucioneve themelore shtetërore dhe rregullave për
funksionimin e tyre d.m.th me paraqitjen e shtetit.
Qysh në shtetet e para, si në Kinën e vjetër, Egjipt, shtetet e Afrikës Veriore, në territorin e
Indisë së sotme dhe shtete tjera në Azi e sidomos në Grecinë antike dhe Romën e vjetër
janë nxjerrë disa akte të shkruara me të cilat janë rregulluar cështje të rëndësishme
shoqërore e politike siq janë: prona, klasat, mardhëniet ekonomike, institucionet e
pushtetit, të drejtat dhe privilegjet e shtresave të caktuara të popullsisë, të bartësve të
pushtetit etj.
Aktet e këtilla sidomos CONSTITUTIO në Romën e vjetër paraqesin bazën dhe elementet
e para të së drejtës kushtetuese.
Rëndësi të vecantë në këtë drejtim kanë edhe Magna Charta Libertatum (1215) si dhe
aktet tjera në formë të deklaratave, kodeve, edikteve etj. Të gjitha këto të nxjerra gjatë nga
shek.XIII deri në shek.XVIII.

E drejta kushtetuese si shkencë. Është displinë shkencore e cila merret me studimin e
së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës, përkatsisht merret me sqarimin dhe
interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e
institutive juridike të cilat i zbaton në degët e së drejtës si tërësi koherente pastaj në
mënyrë kritike nga aspektet e filozofizë juridike i vlerson normat kushtetuese, studion
funksionimin e sistemit kushtetues dhe efektin e tij në praktikë etj.

E drejta kushtetuese si shkencë politiko-juridike. Karakteri i saj si shkencë politike
qëndron në faktin se numri më i madh i normave juridike, me të cilat bëhet rregullimi i
materies kushtetuese kanë të bëjnë me pushtetin politik, përkatsisht me formimin dhe
organizimin e organeve shtetrore, autorizimet e tyre etj. Tërë pushtetin shtetrorë,
institucionet dhe fenomenet politike i studion nga aspekti politikologjik.




                                                                  1

1
    Provimi nga lënda “E drejta kushtetuese mbahet më 05.02.2005 – Prof.Dr. Arsim Bajrami




       Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-2-

                    KUPTIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE
Kuptimi pozitivo-juridik është kuptimi i përgjithshëm i të drejtës kushtetuese dhe sipas
këtij kuptimi me të drejtë kushtetuese kuptojmë sistemin e normave juridike me karakter
kushtetues, të cilat rregullojnë mardhëniet themelore shoqërore e politike që kanë të bëjnë
me pushtetin politik dhe raportin ndaj pushtetit politik, e që janë të formuluara dhe të
kodifikuara në një document të përbashkët të quajtur kushtetutë.

Kuptimi materialist apo Sociologjiko-politik është kuptimi sipas të cilit me të drejtë
kushtetuese nënkuptojmë të drejtën ekzistuese që materializohet në jetën e një vendi, e
drejta positive me të gjitha raportet reale e formale, të realizuara e normative pavarsisht
nga fakti se ato norma a janë të kodifikuara në një document më të lartë apo jo.

Kuptimi teorik apo Shkencor është ai kuptim sipas të cilit me të drejtë kushtetuese
nënkuptojmë disiplinën shkencore të cilën e mësojmë në universitete me po këtë emrërtim
apo të ngjashëm.


Rëndësia e të drejtës kushtetuese

Rëndësia e TDK si degë e së drejtës – qëndron në faktin se kjo degë e së drejtës
siguron dhe mbron vlerat më të rëndësishme të qytetrimit siq është qeverisja e drejtësisë,
bashkjetesa paqsore të lirive të njeriut ndaj pushtetit, rregullimi i mardhënieve themelore
politike në shoqëri të cilat mardhënie paraqesin sferën qëndrore të mardhënieve
shoqërore ngase prej tyre varet karakteri i pushtetit shtetror dhe pozita e njeriut në shoqëri
vecmas raporti i njeriut ndaj pushtetit dhe anasjelltas.


Rëndësia e TDK si disiplinë shkencore politiko-juridike – është e dyfisht:

   -   teorike
   -   pedagogjike-edukative

              rëndësia teorike qëndron se ajo është në lidhje me shumë shkenca të tjera si
              Fillet, filozofia juridike etj., poashtu në lidhje me disiplinat juridike pozitive
              nga lëmia e së drejtës publike siq janë: E drejta administrative, gjyqsore, e
              financave e pjesërisht edhe e drejta ndëshkimore.
              Rëndësia pedagogjiko-edukative qëndron në ate se disiplina e TDK mësohet
              në një numër fakultetesh dhe shkolla supreme e me objekt të kufizuar edhe
              në shkollat e mesme si Kushtetuta apo e drejta qytetare, ku studentët dhe
              nxënësit njihen më për së afërmi me sistemin politik, liritë dhe të drejtat e
              njeriut dhe shtetasit, pjesmarrjen e tyre në ushtrimin dhe konstituimin e
              pushtetit etj.

Objekti i TDK nuk është i njejt në secilin vend sikurse nuk është i dhënë njëherë e
përgjithmonë as në të njejtin vend pra nuk është absolut as nga aspekti historik e as nga
ai teorik. Objekti i saj është i kushtëzuar nga përmbajtja në fakt ajo paraqet objektin e
konkretizuar e të përpunuar.
Në botë ekziston dhe mbizotron mënyra juridike-dogmatike e përcaktimit të objektit të së
drejtës kushtetuese. Metoda dogmatike është kur objektin e të drejtës kushtetuese e
kërkon në vet tekstin kushtetues.


   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-3-
Të paknaqur me mënyrën dogmatike na paraqiten tri botkuptime:

Sipas të parit – objekti i të drejtës kushtetuese zgjerohet por nuk ndryshon ngase normave
kushtetuese i shtohen edhe institucionet politike
Sipas të dytit – objekt i të drejtës kushtetuese është shteti apo pushteti politik
Sipas të tretit objket i të drejtës kushtetuese janë mardhëniet ekonomike në shoqëri.

Mendimi më i plotë është ai që në përkufizimin e objektit të drejtës kushtetuese zbaton
metodat e shkencave tjera shoqërore duke e trajtuar këtë si disiplinë politike-juridike.
Andaj përfundimi i teoricientve të cilët përdornin këto metoda ishte:

Objekti i së drejtës kushtetuese në përgjithsi janë:
   - Raportet themelore politike
   - Vlerat juridike me të cilat përcaktohet përmbajtja konkrete e këtyre raporteve
   - Normat juridike me të cilat rregullohen raportet themelore politike


                               Metodat e të drejtës kushtetuese

Metoda Dogmatike është metodë themelore dhe më e vjetër e studimit e së drejtës
kushtetuese si degë e së drejtës. Nëpërmjet saj pasqyrohet dhe zbulohet përmbajtja e
normave dhe rregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike themelore dhe
institucionet politike në një vend.

Metoda Politikologjike ka të bëjë me analizën e funksionimit të institucioneve dhe
proceseve politike si objekt i rregullativës kushtetuese-juridike d.m.th me anë të kësaj
metode studiohet zbatimi konkret i normave kushtetuese në praktikë.

Metoda Aksiologjike – zbulon dhe pasqyron përmbajtjen e vlerave juridike të
sanksionuara me normat dhe rregullat kushtetuese si dhe sendërtimi i tyre në praktikë.

Përmbajtja e të drejtës kushtetuese – është e kushtëzuar dhe e lidhur ngusht me
objektin e saj. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese nënkupton objektin e përpunuar dhe të
konkretizuar të së drejtës kushtetuese. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese ndryshon dhe
në të njejtin vend varësisht nga pikpamjet e autorit të textit universitar.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-4-
                          BURIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE

   -   Burimet formale
   -   Burimet materiale

Burimet formale – janë aktet e përgjithshme juridike të formës së shkruar të cilat janë në
fuqi dhe me të cilat rregullohet materia kushtetuese. Ato mund të jenë ekskluzive (kur në
tërësi e rregullojnë materien kushtetuese) dhe të përziera (kur përver materies
kushtetuese rregullojnë edhe materie tjetër juridike.
Burime formale mund të jenë:
    - Burime Standarte janë aktet e përgjithshme juridike me karakter të ndryshëm që i
       hasim kudo dhe në cdo vend.
    - Burimet Specifike janë vendimet e gjykatave kushtetuese me të cilat vlerësohet
       kushtetushmëria e ligjeve dhe e dispozitave dhe akteve tjera të cilat i hasim në ato
       vende ku është zbatuar gjykata si institucion i vecant për mbrojtjen e
       kushtetutshmërisë.

Burime formale janë:

Aktet kushtetuese – janë burimi më i rëndësishëm formal i të drejtës kushtetuese .
rëndësia e tyre qëndron në fuqinë më të lartë juridike në raport me të gjitha aktet tjera
juridike.

Kushtetuta – është burimi formal më i përhapur i të drejtës kushtetuese. Si dokument të
shkruar e kanë të gjitha shtetet bashkëkohore me përjashtim të Anglisë.
Ajo është akt themelore, akti më i lartë juridik, i cili rëndom emrohet si kushtetut e
përjashtimisht edhe si Ligji themelor etj. Me të rregullohen qështjet më të rëndësishme të
materies kushtetuese, karakteri dhe organizimi i pushtetit, liritë dhe të drejtat themelore të
njeriut dhe shtetasit etj,

Ligji kushtetues – është akt kushtetues i cili paraqitet në rast kur ekziston kushtetuta e
shkruar si akt me të cilin bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese poashtu
në mënyrë originere rregullohet materia kushtetuese dhe ka karakterin e aktit me të lartë
juridik të vendit.

Amendamenti kushtetues – është akt kushtetues që paraqitet në kushtet e ekzistimit të
kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutave të shkruara. Me të bëhet
plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara
të saj.

Aneksi kushtetues – është shtojcë e posacshme e kushtetutës, e cila së bashku me
tekstin normativ të kushtetutës paraqet një tërësi. Nxirret tok me kushtetutën dhe nuk
mund të qënroj si akt i pavarur.

Aktet ligjore – si burime formale të së drejtës kushtetuese kanë fuqi më të dobët në
raport me burimet tjera kushtetuese. Fuqia e tyre është më e lartë në raport me aktet
nënligjore.

Ligjet e caktuara të miratuara me referendum – mund të jenë të obligueshme apo
fakultative



   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-5-
Rregulloret e punës të organeve përfaqsuese – kushtetutat e të gjitha vendeve
parashohin nxjerrjen e rregulloreve të punës të organit pëfaqsues nga vet ai organ.

Vendimet e gjykatave kushtetuese – me të cilat vlerësohet kushtetutshmëria e ligjeve
dhe të dispozitave e akteve tjera, në ato vende ku është zbatuar kontrolli dhe mrojtja e
kushtetutshmërisë nëpërmjet këtyre organeve të posacme.

                                    BURIMET MATERIALE
Burimet materiale janë faktorë që kushtëzojnë dhe ndikojnë në formimin e normave
kushtetuese dhe të drejtës kushtetuese si degë e së drejtës.
Burimet materiale ndahen në dy grupe:
   a) doket kushtetuese, konventat kushtetuese, normat e përgjithshme të së drejtës
      ndërkombëtare, praktika gjyqsore dhe faktet juridike
   b) teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj.

Doket kushtetuese – janë norma ose rregulla të pashkruara shoqërore me të cilat
rregullohet ndonjë cështje me rëndësi kushtetuese. Këto paraqiten gjat mesjetës. Doket
kushtetuese mund të jenë burim i të drejtës kushtetuese nëse zbatohen një kohë të gjatë
në mënyrë identike në cështjet identike dhe po qe se pranohen vullnetarisht nga shumica
e njerzve dhe prapa tyre nuk qendron sanksioni shtetërorë por vetëdija shoqërore.
Përdoren në rast precizimi dhe plotësimi të zbraztësirave kushtetuese.

Konventat kushtetuese – janë rregulla të pashkruara që mbështeten dhe dalin nga
praktika shumë vjecare për funksionimin e organeve më të larta shtetërore vecmas të
parlamentit dhe qeverisë.

Normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombtare – janë burime të së drejtës
kushtetuese pavarsisht nga fakti se a janë të sanksionuara me normat e brendshme të një
vendi. Këto janë karakteristike sidomos në lëminë e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Zbatimi i tyre në praktikë paraqet një ndër kriteret e vlerësimit të demokracisë nga ana e
bashkësisë ndërkombëtare.

Praktika gjyqsore – merret si burim i të drejtës kushtetuese në rastet kur gjykatat, lidhur
me qështjet e caktuara me karakter kushtetues, marrin vendime identike apo të ngjashme
dhe kjo kalon në praktikë e cila rrespektohet në të gjitha rastet e tjera të ngjashme.

Fakete juridike – janë formë konkrete e zbatimit të akteve juridike në praktikë e sidomos
të kushtetutës dhe të ligjeve, madje vetëm faktet juridike të cilat krijohen nën ndikimin e së
drejtës kushtetuese si degë e së drejtës.

Teoria juridike – në bazë të hulumtimeve shkencore vjen deri në përfundime shkencore
lidhur me cështje të ndryshme. Këtu është e rëndësishme teoria kushtetuese dhe të
arriturat e saj shkencore të cilat mund të shfrytzohen me rastin e ndryshimeve të
kushtetutës dhe akteve tjera formale të cilat rregullojnë materien kushtetuese.

Doktrinat politike – edhe teoritë politike mund të merren si burime materiale të së drejtës
kushtetuese.

Programet e partive politike – partitë politike në pushtet për të realizuar programin e tyre
bëjnë ndryshime në aktet juridike duke përfshirë edhe kushtetutën.


   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-6-
                          Burimet e së drejtës kushtetuese në Angli

Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë disa dokumente të vjetra politike e
juridike. Më të njohura prej tyre janë:
    - Magna Charta Libertatum 1215
    - Peticioni mbi të drejtat
    - Habeas Corpus Act
    - Billi (ligji) mbi të drejtat 1688
    - Akti mbi themelimin (Act of Settlement) 1700

Si burime tjera janë kontratat që i ka lidhur borxhezia me mbretin me qëllim të forcimit të
parlamentit. Burime tjera konsiderohen edhe disa kontrata apo marveshje ndërkombëtare
si:
    - Konrata e Uestministerit –në bazë të së cilës është krijuar bashksia britanike e
       popujve apo Commonëealth-i.

Vend të posacem në burimet e të drejtës kushtetuese ka praktika gjyqsore, e drejta
zakonore, teoria juridike e politike etj.



                         Burimet e së drejtës kushtetuese në SHBA

Kushtetuta me amendamentet kushtetuese paraqesin burimin themelor të së drejtës
kushtetuese.
Burim tjetër i rëndësishëm i të drejtës kushtetuese në SHBA janë edhe vendimet e
gjykatave federative dhe gjykatës supreme lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve.
Në SHBA burime të të së drejtës kushtetuese janë disa ligje të nxjerra nga kongresi me të
cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e
kongresit me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe
vendimet e kryetarit si bartës i ekzekutivit.
Në SHBA si burime të drejtës kushtetuese konsiderohen edhe doket gjyqsore dhe praktika
gjyqsore.


Burimet e së drejtës kushtetuese në ish BRSS

Burim kryesor formal në këtë vend ishin Kushtetua e BRSS (1977) dhe kushtetutat e
republikave sovjetike dhe të republikave autonome, si dhe statutet e krahinave autonome.
Burim tjetër i rëndësishëm ishin disa dekrete të Presediumit të Sovjetit Suprem të BRSS.
Si burime tjera ishin edhe teoria marksiste dhe veprat e tyre.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-7-
Rëndësia e kushtetutës

Ajo është akt i formimit dhe i formimit dhe i organizimit të shtetit përkatsisht pushtetit politik
të tij. Ajo përmban parimet themelore mbi organizimin e shtetit dhe të pushtetit politik.
Në bzaë të saj bëhen autorizimet e organeve shtetërore dhe është bazë e funksionimit të
sistemit politik në një vend. Kushtetuta është bazë për realizimin dhe sigurimin e drejtësisë
dhe bazë për harmonizimin e akteve të ndryshme juridike. Kushtetuta proklamon,
garanton dhe realizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetasit.
Kushtetuta është mbrojtse ndaj arbitraritetit eventual të organeve shtetërore dhe cdo
bartësi të autorizimeve publike.


Kuptimi formal i kushtetutës

Është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi
më i lartë shtetrorë sipas procedurës së vecantë. Është ligj themelor, ligj mbi ligjet.
Me kushtetutë rëndom sanksionohet epërsia e normave kushtetuese në raport me të
gjitha normat tjera juridike. Kushtetutën rëndom e miraton organi më i lartë shtetrorë –
organi përfaqsues ose organi posaqërisht i zgjedhur për këtë qëllim – kuvendi kushtetues.
Ajo mund të miratohet edhe nëpërmjet referendumit ku vjen në shprehje sovraniteti
popullor.

Kuptimi material i kushtetutës

Kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilat rregullohen bazat
e rendit shoqërorë, shtetrorë e juridik të vendit.
Në teorinë kushtetuese, në kuptimin material kushtetuta kuptohet në mënyra të ndryshe
andaj kemi 4 mendime lidhur me këtë:
    1) Mendimi i parë – kushtetuta në kuptimin material lidhet me shtetin si një ndër
       qështjet qensore të materies kushtetuese. Përfaqsues kryesor ishte Georg Jellinek

   2) Mendimi i dytë – mbështetet në lidhmërinë e ngusht të kushtetutës me të drejtën

   3) Mendimi i tretë – mbështetet në lidhmërinë e kushtetutës me pushtetin politik
      përkatsisht institucionet politike

   4) Mendimi i katërt – kushtetuta në kuptimin material është tërësi raportesh dhe
      rrethanash reale


Kuptimi politik i kushtetutës

Në kuptimin politik kushtetuta paraqt deklaracion të proklamuar solemnisht që përmban
rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik vecmas në lëminë e lirive dhe të
drejtave të njeriut. Përfaqsues ishte mendimtari amerikan me prejardhje gjermane
K.Loeëenstein.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-8-
Kuptimi filozofik i kushtetutës

Kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilën vendoset rendi i punëve
brenda shtetit dhe kosmosit. Këtë mendim e mbështetën Aristoteli, Hegeli ishte mendimi i
tyre për kushtetutën.

Kuptimi teorik i kushtetutës

Është kuptim sintetik që paraqitet të unisojë kuptimin formal, material dhe politik në një
unik.
“Me kushtetutë nënkuptohet akti ose dokumenti publik i cili paraqet ligjin themelor dhe më
të lartë të një vendit i cili përcakton ose juridikisht rregullon mardhëniet themelore
shoqërore-politike të atij vendi sidomos qështjen se formimit, funksionimit dhe
autorizimeve të pushtetit politik duke vënë njëkohësisht edhe kufijt e aksionit dhe të
pushtetit në raport me shoqërinë e sidomos sferën e cila garanton integritetin dhe
personalitetitin dhe të drejtat elementare njerzore të cilat njëkohësisht janë edhe mjete për
kufizimin e pushtetit.”


Teoria mbi kushtetutat e shkruara dhe jo të shkruara

Kjo teori i qaset kuptimit të vetë në mënyrë të njëanshme, duke marrë parasysh vetëm
formën e kushtetutës (e shkruar apo jo e shkruar).
Mendimtari freng Aleksis De Tokvil duke trajtuar qështjen e kuptimit të formës së
kushtetutës ai erdhi në përfundim se Anglia nuk ka kushtetutë që ishte mendim i drejt i tij.
Xhejms Brajs në anën tjetër pohom se Anglia ka “kushtetutë jo të shkruar” e cila flet se
popujve të civilizuar nuk iu duhen kushtetutat.


Teoria mbi kushtetutat e forta (ngurta) dhe të buta (flexibile)

Mbështetet në kuptimin e kushtetutës në elemente procedurale. Autor i saj ishte Xhejms
Brajsi. Faktorët që ndikojnë që një kushtetutë të jetë e fortë ose e butë jane:
   - Ograni i cili e miraton kushtetutën apo ndryshimin e saj
   - Procedura për ndryshimin ose miratimin e saj
   - Shumica e votave për miratimin e kushtetutës apo ndryshimin e saj

Kushtetutat që i miraton dhe i ndryshon organi i posacshëm apo i rregullt, por i miraton
sipas procedurës së posacme me shumicë votash konsiderohen kushtetuta të forta.
Kushtetutat që i miraton organi i rregullt i cili nxjerr ligje apo sipas procedurës së nxjerrjes
së ligjeve konsiderohen kushtetuta të buta.
Teoria mbi kushtetutat e forta paraqitet në SHBA e Freanc
Teoria mbi kushtetutat e buta paraqitet ne Angli.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-9-
Teoria mbi kushtetutat reale, fiktive, reale-programatike dhe programoro-deklarative

Kushtetutat reale – konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale
në shoqëri.
Kushtetutat fiktive – konsiderohen ato kushtetuta që nuk zbatohen në praktikë, që
fshehin gjendjen ekzistuese dhe u shërbejnë garniturave në pushtet për ta maskuar
pushtetin e tyre autokrat.
Kushtetutat reale-programatike – quhen ato kushtetuta të cilat shprehin realitetin
ekzistues e njëkohësisht përcaktojnë kahet e zhvillimit të mëtejëm.
Kushtetutat programore-deklarative – janë ato kushtetuta të cilat merren me
perspektivën dhe synimet e zhvillimit shoqëror në të ardhmen, duke mos e shprehur
gjendjen e tanishme.
Nga te gjitha këto më të preferuarat janë kushtetutat relae


                                        Vetitë e kushtetutës


   1) Së pari – Kushtetuta është ligji themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organi
      dhe rregullohet procedura e nxjerrjen së ligjeve. Ajo përmban rregulla juridike më të
      përgjithsuara se ato që përmbajnë ligjet dhe rregullon materie më të gjërë nga ajo
      që rregullohet me ligje. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me
      dispozitat ligjore. Është ligj mbi ligjet.

   2) Së dyti – kushtetuta ka vetinë e aktit më të lartë juridik. Nga kushtetuta buron dhe
      mbështetet i tërë rendi juridik i vendit. Fuqinë e saj juridike më të lartë e përcakton
      vet organi kushtetues nëpërmjet kushtetutës.

   3) Së treti – kushtetuta ka edhe vetinë e aktit ideo-politik. Ajo është bazë jo vetëm për
      rregullimin por edhe ndryshimin e mardhënieve shoqërore në një vend.

   4) Së katerti – kushtetuta shquhet edhe si akt programor-deklarativ.


Përmbajtja e kushtetutës

Se cfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta varet nga vullneti i kushtetutdhënësit. Ai është i
lirë të caktojë përmbajtjen, strukturën, vëllimin dhe cështjet tjera që do ti rregullojë me
kushtetutë.
Ka raste të rralla kur hartimi i kushtetutës nuk shpreh vullnetin e lirë të kushtetutvënësit si
p.sh kur kemi marveshje ndërkombëtare si Kushtetuta e Qipros e cila doli nga marveshja
e Dejtonit 1996.
Kushtetuta përmban të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të shtetasit, përjashtim nga kjo ka
bërë Kushtetuta e SHBA-ve 1787 për arsye se është bërë skllavërimi i njerzve ku pas 4
viteve ajo u plotësua me 10 amendamente kushtuar kësaj qështje.
Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar kësaj cështje. Të gjitha kushtetutat
përmbajnë dispozita kushtuar pushtetit shtetëror. Disa kushtetuta përmbajnë edhe
dispozita ligjore.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-10-
Përberja (struktura) e kushtetutës

Kemi kushtetuta shumë të shkurta (e Tajlandës 1959 me vetëm 30 nene dhe tre faqe text)
dhe shumë të vëllimshme (kushtetuta e Indisë 1949 e cila ka 395 nene dhe 9 shtojca me
text prej 131 faqesh).
Shumica e kushtetutave përbëhen nga:
    - Preambula dhe
    - Pjesa normative


Preambula (lat.preambulum – hyrje, parahyrje, parathënie)
Gjendet në fillim të kushtetutës dhe është e ndarë nga pjesa normative e saj. Ka rasta kur
preambula futet në kushtetutë në formë të parimeve themelore apo deklaracion mbi
parimet e sistemit të proklamuar.
Preambula zakonisht është e shkurtër dhe koncize. Ajo shpreh bazën ideore dhe qëllimet
e hartimit të kushtetutës. Për dallim nga pjesa normative ajo është tërësi kontinuele dhe
nuk është e ndarë në nene. Ajo nuk ka efekt juridik. Preambula praktikohet në kushtetutat
e miratuara pas revolucioneve, pas luftrave nacional-clirimtare. Preambulën e hasim qysh
në kushtetutën e SHBA-ve 1787 por edhe në kushtetutën e Kosovës si vend i tranzicionit
1990.

Pjesa normative – paraqet pjesën qëndrore, gjegjësisht kushtetutën e një vendi. Në të
shprehet përmbajtja e tekstit kushtetues. Ajo është e shënuar sipas neneve me numra.
Pjesa normative ndahet në pjesë dhe kaptina me përjashtim të kushtetutave të shkurta.
Kështu p.sh kushtetuta e SHBA-ve përmban vetëm 7 nene(articles), disa prej tyre janë të
gjatë dhe ndahen në nënkaptina të përbëra nga disa aline të shënuara me numra arab.
Disa kushtetuta bashkëkohore përmbajnë këto pjesë:
    - Dispozitat e përgjithshme
    - Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit
    - Organin legjislativ
    - Shefin e shtetit
    - Organin ekzekutiv
    - Organin gjyqsor
    - Ndarjen territoriale
    - Vetqeverisjen lokale
    - Mbrojtjen dhe ushtrinë

Në kushtetutat e vendeve federative hasim pjesë të vecanta kushtuar njësive federale dhe
raportet midis organeve federative dhe njësive federale.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-11-
Miratimi i kushtetutës

Në praktikën kushtetuese janë të njohur tre subjekte, e në bazë të kësaj tre forma të
miratimit të kushtetutës të bazuara në sovranitetin popullor:

   -   Miratimi i drejtpërdrejt nga populli (referendumi)
   -   Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetues dhe
   -   Miratimi nga ana e organit të rëndomt (legjislativ) përfaqsues


Menyra e ndryshimit të kushtetutës

Pavarësisht nga qëndrimi i teorisë tradicionale liberale mbi “pandryshueshmërinë e
sistemit shoqëroro-politik mbizotron idea e ndryshueshmërisë së kushtetutës.
Kushtetutat e vetme që kanë ndaluar ndryshimin e tyre kanë qenë:
    - Kshtetuta e Spanjës 1812
    - Kushtetuta monarkiste e Grecisë 1911 dhe 1952
Disa kushtetuta të tjera kanë ndaluar ndryshimin vetëm të disa dispozitave siq janë:
    - Kushtetuta e Norvegjisë (1814) ruajtjen e sistemit republikan
    - Kushtetuta e Francës (1875) mbron sistemin monarkist
    - Kushtetuta e Italisë (1946) mbron sistemin monarkist
    - Kushtetuta e Turqisë (1961) mbron sistemin monarkist
    - Kushtetuta e Gjermanisë (1949) ruajtjen dhe mbrojtjen e regjimit përfaqsues
       parlamentar.

Me ndryshimin e kushtetutës nënkuptojmë ndryshimin e saj në tërësi pra zëvendësimi i saj
me kushtetutë të re ose ndryshimin e saj të pjesshëm (parcial).
Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta:
   - Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutdhënës
   - Nga ana e kuvendit kushtetutvënës
   - Nga ana e organit të rregullt legjislativ

Propozues për ndryshimin e kushtetutës paraqiten:
    - numri i caktuar i deputetve të organit përfaqsues
    - numri i caktuar i zgjedhsve
    - shefi i shtetit
    - qeveria
Procedura për ndryshimin e kushtetutës përbëhet prej dy fazave dhe zgjat më tepër se ajo
e nxjerrjes së ligjeve. Kërkohet shumica si 2/3, 3/5 e votave të të gjithë deputetve.
Aktet me të cilat bëhet ndryshimi i kushtetutës janë:
    - Ligji kushtetues
    - Amendamenti kushtetues
Ligji kushtetues praktikohet për ndryshime të vëllimshme të kushtetutës
Amendamenti kushtetues praktikohet kur bëhen ndryshime dhe plotësime të vogla.
N praktikë na paraqitet edhe ndryshimi faktik i kushtetutës pa u bërë ndryshimi formal
nëpërmjet dokeve kushtetuese, interpretimit të dispozitave kushtetuese nga ana e
gjykatave. Bëhet edhe me anë të nxjerrjes së ligjeve kundërkushtetuese siq ishte rasti i
Kosovës 1989-1990 ku në mënyrë kundërkushtetuese u suprimua autonomia e Kosovës.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-12-
Prejardhja dhe shkëndijat e kushtetutës

Kushtetuta në kuptimin bashkëkohor si akt poliyiko-juridik me fuqi më të lartë juridike
është paraqitur nga fundi i shek. XVII ndërsa shenjat e para i hasim qysh prej shtetit
skllavo-pronar.
Elementet e para të kushtetutës nga aspekti historik në kuptimin e saj formal i hasim në
Grecinë dhe Romën e vjetër. Aristoteli në veprën e tij “Politika” i pari përdor termin
“Politeia”(kushtetuta) në kuptim të një traktati teoriko-politik i cili përveq normave pozitive
për rregullimin e polisit përmban edhe ide filozofike mbi thelbin e shtetit dhe së drejtës.
Aristoteli bën dallimin mes kushtetutës dhe ligjit- politeia dhe nomoi me të cilin rregullohen
cështje sekondare. Duke u nisur nga këto parime më vonë u krijua edhe kushtetuta e
Athinës “Athineon Politeia”.
Nën ndikimin e filozofëve grek në Romën e vjetër u paraqit termi “Constitutio” nga e ka
prejardhjen fjala kushtetutë dhe emërtimi i kësaj dege si “E drejtë kushtetuese”. Ky akt
nxirrej nga perandori romak.
Termi “Constitutio” nuk e hasim në mesjetë por në vend të tij përdoret termi “Lex
Fundamentalis”, “Carta”, “Statuto” etj.
Në angli është i njohur Statuti i Guilem Pushtuesit, Magna Charta Libertatum e mbretit Jan
Pa Tokë 1215. kjo konsiderohet si “Marveshje kushtetuese” midis mbretit dhe banorëve
anglez me të cilin mbreti u garantonte me shkrim feudalëve anglez disa të drejta të cilat
deri atëherë i shfrytzonin në bazë të dokeve kushtetuese:
    - Të drejtën e feudalëve në harac të arsyeshëm të caktuar nga Kuvendi i
        përgjithshëm mbretror e jo nga ana e mbretit
    - Të drejtën e zgjedhjes gjyqsore të kontesteve me mbretin
    - Të drejtën e fuedalëve në kryengritje kundër mbretit nëse nuk u përmbahet
        dispozitave të Kartës etj.

Edhe sot në Angli është pjesë e së drejtës pozitive. Ky dokument është burim i idesë së
supermacionit të së drejtës, bazës juridike të pushtetit dhe procedurës juridike të mbrojtjes
së lirive dhe të drejtave të njeriut e të shtetasit.
Dokumentet më të njohura nga kjo periudhë janë:
        PETICIONI MBI TË DREJTAT 1628
        LIGJI MBI TË DREJTAT (Bill of right) 1688
        HABEAS CORPUS ACT 1690

Nga fundi i shek.XVII dhe fillimi i shek.XVIII aketet që përmbanin parime kryesore për të
drejtat e njeriut dhe shtetasit të cilat nuk mund të mohoheshin nga ana e shtetit
emëroheshin si Deklarata. Ndër deklaratat më të rëndësishme ishin
Deklarata e Pavarsisë e miratuar më 4 korrik 1776 në kongresin e dytë në Filadelfi ku
nëpërmjet saj 13 koloni vendosën të shkëputen nga Anglia dhe shpallën pavarsinë.
Kjo deklaratë mbështetet në të drejtën natyrore të John Locke dhe konceptin e sovranitetit
popullor të Russos.
Këtu eshtë e rëndësishme edhe “Deklarata e të drejtave njerëzore” e Tomas Xhefersonit.
Nën ndikimin e këtyre deklaratave, kuvendi freng në bazë të projektit të hartuar nga Abati
Sieyes në vitin 1789 miratoi “Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit” ku erdhën në
shprehje parimet e Russos dhe Xhefersonit. Deklarata paraqet aktin e parë me karakter
kushtetues të cilin e miratoi Kuvendi Popullor Francez. Ajo përmbante preambulën dhe
tekstin normativ prej 17 nenesh. Preambula përmbante dy aline.
Pjesa normative e deklaratës përmban dispozita të të drejtave themelore të njeriut dhe
shtetasit si dhe parime themelore lidhur me organizimin e pushtetit shtetërorë. Ajo



   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-13-
garanton të drejtën e barazisë, lirisë, pronës, sigurisë, kryengritjes kundër shtypjes, lirinë e
mendimit, fjalës, shtypit dhe besimit.


Paraqitja e kushtetutave të para të shkruara

Kuptimi i kushtetutës është vepër e demokracisë së qytet-shteteve greke dhe mendimeve
të Aristotelit dhe Platonit.
Anglia është vendi i parë ku në vitin 1688 përdoret fjala “Constitutio” në debatin e dhomës
së komunave. Anglia ështe vendi i parë ku është paraqitur dokumenti i quajtur
“Instrumenti i Qeverisjes” – i cili konsiderohej si kushtetuta e parë e shkruar. Këtë e miratoi
këshilli i oficerëve të ushtrisë në krye me Cromëell dhe me të drejtë njihet si kushtetuta e
Cromëellit. Ky instrument përmban vetëm 42 nene ku me anë të tij suprimohet monarkia
në Angli dhe vendoset republika puritane.
Ajo përmban parime lidhur me pushtetin shtetrorë ku vjen në shprehje sistemi
presidencial. Cromëelli pasi që ishte në pozitë jo të mirë bëri marrveshje me mbretin dhe
feudalët dhe kjo kushtetutë nuk arriti të hynte në fuqi por pati ndikim të madh në përhapjen
e idesë së kushtetutës dhe kushtetutshmërisë. Si rezultat i këtij aktiviteti paraqitet edhe
kushtetuta e SHBA-ve e cila u miratua në vitin 1787 dhe filloi të zbatohet në vitin 1789 me
zgjedhjen e kryetarit të parë amerikan G.Ëashington e cila paraqet kushtetutën e parë të
shkruar në historinë bashkohore.
Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në Francë 1791 e pastaj edhe e dyta e njohur si
Kushtetuta e Montanjarit 1793. këto kushtetuta janë nxjerrë pas revolucionit demokratik
borxhez.
Pastaj në vitin 1791 u paraqitedhe kushtetua e Polonisë, Suedisë 1809, Spanjës 1819,
Belgjikës 1832, Zvicrrës 1874 etj.


Shkaqet e zbatimit të kushtetutave të shkruara

Me këtë janë marrë teoricien të ndryshëm. Disa mendojnë se në paraqitjen e kushtetutave
të para të shkruara në shtetet e Amerikës Veriore ndikim vendimtarë ka pasur tradita e
këtyre vendeve si ish koloni. Ndikim dhe faktorë tjerë kanë qenë edhe idetë e
mendimtarëve të shek.XVIII sipas të cilëve normat duhet formuluar në dokument të
shkruar-kushtetutë dhe ajo të trajtohet si kontratë shoqërore.
Faktorë tjetër që ka ndikuar në zbatimin e kushtetutës së shkruar është qartësia e saj, të
cilën nuk kanë mundur ta sigurojnë normat kushtetuese zakonore. Normat zakonore janë
interpretuar varësisht nga situata dhe gati gjithmonë në të mirë të mbretit.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-14-
KUSHTETUTA E SHBA-ve 1787

 U miratua nga Kuvendi Kushtetues (Constitutional Convenient) në Filadelfi më 17 shtator
1787. kuvendi ishte i përbërë nga përfaqsuesit e zgjedhur në 12 nga 13 shtetet e
pavarësuara të Amerikës.
Ajo hyn në fuqi në qershor të vitit 1788 pas ratifikimit nga 2/3 e njësive federale. Prej vitit
1791 kjo kushtetutë është plotësuar më 26 amendamente, 24 prej të cilëve janë në fuqi.
Numri i njësive federale është rritur gradualisht dhe sot arrin në 50 sosh. Kjo kushtetutë
është e para dhe rëndësia e saj qëndron në faktin se miratimi i saj shënon fitoren e
sovranitetit popullor dhe se pushteti nuk mund të jetë i pakufizuar. Hartuesit e kësaj
kushtetute kanë arritur të kombinojnë mjeshtërisht idetë e mendimtarëve Locke, Russo,
Monteskje.
Në këtë kushtetutë është zbatuar sistemi republikan i bazuar në parimin e ndarjes së
pushtetit në formën e tij më të pastër.
Bartës i pushtetit legjislativ është kongresi ku në strukturën e tij vjen në shprehje
përbërja federative e këtij shteti. Kongresi përbëhet nga dy dhoma:
   - Dhoma përfaqsuese – si dhomë e shtetasve, anëtarët e së cilës zgjedhen
       drejtpërdrejt nga shtetasit me të drejtë zgjedhore sipas parimit “Një shtetas një
       votë”
   - Senati – si dhomë e njësive federale ku senatorët zgjidhen sipas parimit “Një njësi
       federale një votë”

Bartës i pushtetit ekzekutiv (administrativ) është kryetari i shtetit si organ individual me
shumë autorizime duke përfshirë edhe të drejtën e vetos suspenzive në ligjet e Kongresit.
Përgjegjsia e tij është e orientuar nga elektorati e jo nga ana e organit legjislativ.
Bartës i pushtetit gjyqsor është Gjykata Supreme e SHBA-ve. Ajo mborn
kushtetutshmëerinë, vlerson pafajshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën.
Kushtetuta e SHBA-ve shquhet nga racionaliteti i saj. Përpos preambulës shumë të
shkurtës ajo ka edhe pjesën normative prej 7 nenesh dhe për këtë shkak kjo paraqet
kushtetutën sot më të vogël në botë.
Kjo kushtetutë edhe pse është mbështetur në sovranitetin popullor dhe të drejtën natyrore
ajo nuk ka pasur asnjë dispozitë për sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pse
disa vjet më parë ka qenë miratuar Deklarata mbi pavarsinë dhe Deklarata mbi liritë
njerzore (T.Xheferson).
Kuvendi kushtetues që e ka miratuar kushtetutën sipas Carls Biard e kanë përbërë “55
financierë, avoketër, fajdexhinjë, tregtarë robësh dhe skllavopronarë”.
Në vitin 1791 miratohen edhe 10 amendamentet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e
njeriut dhe të shtetasit të mbështetura në dy deklaratat e mëparshme.
Kjo kushtetutë është e fortë për arsye të pandryshueshmërisë së saj.
E drejta kushtetuese pozitive amerikane gjendet e shkruar në vendimet e Gjykatës
Supreme e jo vetëm në tekstin kushtetues.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-15-
KUSHTETUTA E FRANCËS 1791

Kjo kushtetutë u miratua nga Kuvendi Kushtetues prej 3-14 shtator të vitit 1791 nën
ndikimin e aristokracisë së Zhirondinëve. Këtu është arritur kompromisi mes sistemit
monarkist dhe parimit të sovranitetit popullor. Kjo ka qenë kushtetuta e parë e shkruar në
Evropë ku në pjesën normative ka caktuar organizimin e shtetit të ri duke u mbështetur në
disa parime siq janë:
   - Bazë e pushtetit shtetror është sovraniteti popullor unik, i pandarë dhe i
       pavjetërsueshëm
   - Populli delegon pushtetin e vet në qeverinë përfaqsuese dhe mbretin
   - Pushteti legjislativ i besohet Kuvendit popullor si organ njëdhomsh, ngase populli
       është një dhe i pandarë
   - Pushteteti ekzekutiv i besohet mbretit, i cili atë e ushtron përmes ministrave dhe
       nëpunësve tjerë të përgjegjshëm e jo drejtpërdrejt
   - Pushteti gjyqsor iu besohet gjykatave të zgjedhura drejtpërdrejt nga shtetasit për
       periudhë të caktuar kohore
   - Zbatohet gjykata e posacme për gjykimin e ministrave
   - Mbretit i ndalohet emrimi i ministrave nga radha e deputetve në Kuvend etj.

Pasi ishte miratuar pas Deklarates mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit në preambulën e
vet ka marrë në tërësi deklaratën në fjalë.
Kjo kushtetutë ishte në fuqi deri në vitin 1792 kur u suspendua nga mbreti


KUSHTETUTA E FRANCËS 1793 (E MONTANJARIT)

Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi (Konventi) i zgjedhur përmes zgjedhjeve të
drejtpërdrejta të përgjithshme. Pas miratimit nga kuvendi ate e vërtetoi populli përmes
referendumit. Në përmbajtjen e saj kanë ndikuar Jakobinës krahu i majt i borxhezisë së
mesme, andaj njihet edhe si Kushtetuta e Jakobinëve.
Edhe pse nuk ka hyrë në fuqi ndikimi i saj ka qenë i pranishëm sidomos gjatë dhe pas
revolucionit freg të vitit 1848. me këtë kushtetut për herë të parë në Francë zbatohet
sistemi republikan.
Pushtetin ekzekutiv e ka bartur trupi i posacëm i Konventit – Komiteti i shpëtimit publik.
Kushtetuta përmban preambulën në të cilën përfshihet Deklarata mbi të drejtat…., si dhe
pjesën normative të emruar “Akti Kushtetues” që përmban 124 nene.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-16-
KUSHTETUTA E BELGJIKËS 1831

Kjo kushtetutë rregullon modelin monarkik kushteutes parlamentar. Sipas saj i tërë
pushteti del nga populli që dmth ishte moarki e kufizuar e mbështetur në sistemin
parlamentar klasik. Pushteti shtetror, i mbështetur në parimin e ndarjes së pushtetit ndahej
në ate:
   - Legjislativ
   - Ekzekutiv
   - Gjyqsor

Pushtetin Legjislativ – e ushtrojnë së bashku organi përfaqsues dy dhomësh dhe mbreti.
Pushtetin Ekzekutiv – e ushtron mbrei nëpërmjet ministrave që i emron vet
Pushtetin Gjyqsor – e ushtrojnë gjykatat

Me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1970, Belgjika ndalet në 4 regjione:
  a) Freng
  b) Gjerman
  c) Holandez
  d) Bruxeli si regjion 2 gjuhsor

Këtu punojnë dy grupe të ndara gjuhsore Frenge dhe Holandeze dhe njëri prej tyre mund
të jetë i paknaqur me 2/3 e votave mund të bllokoj nxjerrjen e ligjit nga ana e parlamentit.



KUSHTETUTA E ZVICRRËS 1874

Kjo kushtetutë është karakteristike si kushtetuta e shtetit të parë federativ në Evrop. Edhe
pse është emruar si Kushtetutë e Konfederatës ajo në fakt Zvicrrën e organizon si shtet
federativ me elemente centraliste.
E ndryshuar dhe plotësuar gati 100 herë kjo kushtetuë sbashku me ndryshimet dhe
plotësimet është në fuqi. Përmban preambul të shkurtër e koncize ku pasqyrohen qëllimet
që duhen arritur.
Teksti normativ përbëhet nga 173 nene dhe ndahet në tre pjesë:
    a) Dispozitat e përgjithshme
    b) Organet Federative
    c) Ndryshimi i kushtetutës federative

Federata (konfederata) zvicerrane përbëhet nga 23 kantone dhe 3 gjysëmkantone. Nga
aspekti i federalizimit kushtetuta e Zvicrrës shquhet nga sovraniteti burimor mi njësive
federale e jo i pushtetit federativ siq është rasti me federatat tjera.
Organizimin e pushtetit në Zvicërr kjo kushtetutë e mbështet në parimin e unitetit të
pushtetit. Duke e shpallur Kuvendin Federativ si organ më të lartë të pushtetit në
konfederat, me kushtetutë zbatohet sistemi i kuvendit (konventit) si formë e organizimit të
pushtetit, sistem ky i ndryshëm nga ai presidencial dhe parlamentar.
Ndryshimi i kushtetutës bëhet nga ana e Konventit dhe me referendum të detyrueshëm.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-17-
KUSHTETUTA E FRANCËS 1875

Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi i përbërë shumica e të cilëve ishin Monarkist.
Kjo kushtetutë mbeti në fuqi deri në vitin 1946.
Kushtetuta e vitit 1875 ka qenë e përbërë nga tre ligje kushtetuese (jo si text unik i
kodifikuar):
   - Ligji mbi organizimin e pushtetit publik
   - Ligji mbi organizimin e Senatit
   - Ligji kushtetues mbi raportin e pushteteve publike

Që të tri ligjet kanë patur vetëm 33 nene. Këtu kemi braktisjen e sistemit monarkist
parlamentar dhe zbatimin e sistemit republikan në Francë. Kjo kushtetutë u miratua me
shumicë vetëm prej 1 vote dhe ate nga një deputet monarkist.
Organi legjislativ ishte Kuvendi Kombëtarë i përbërë nga Dhoma përfaqsuese (deputetët
zgjedheshin në zgjedhje të drejtpërdrejta) dhe Senati (mbizotronin monarkistët) si dhoma
të barabarta.
Bartës të pushtetit ekzekutiv ishn kryetari i Republikës dhe qeveria. Kryetari zgjidhej
nga Kuvendi Kombëtar me mandat 7 vjeqar. Ai kishte të drejtë të vetos suspenzive në
ligjet dhe aktet e Kuvendit dhe kishte të drejtë ta shpërndaj Dhomën e përfaqsuesve me
pëlqimin e senatit. Ai emron ministrat. Të gjitha aktet e tij bashkshkruheshin nga ministri
kompetent. Qeveria përgjigjej para kuvendit kombëtar.
Pushtetin gjyqsor e ushtronin gjykatat si organe të pavarura



KUSHTETUTA E VAJMARIT 1919

Është ndër kushtetutat më tipike liberale demokratike e miratuar në këtë kohë. Kjo është
emruar sipas qytetit në të cilin është miratuar. Me të është suprimuar monarkia dhe është
zbatuar sistemi republikan, duke e ruajturstrukturën federative të Gjermanisë si federatë
klasike.
Kjo kushtetutë shpall Kuvendin (parlamentin) organ më të lartë të pushtetit të cilit i
përgjigjen Qeveria dhe Shefi i shtetit. Kjo kushtetutë përcakton se të drejtat e shtetasve
janë të drejta kushtetuese dhe se askush nuk mund tua heq apo tua ndryshoj përveq me
ndryshimin e kushtetutës. Kjo është kushtetuta e parëku përveq të drejtave politike e
personale, zbatohen edhe disa të drejta sociale-ekonomike të shtetasit. Kjo zbaton
konceptin solidar të pronës private.
Kuvendi ka mundur të nxjerr dispozita me të cilat autorizohet shefi i shtetit që në raste të
jashtzakonshme të nxjerr “dekretligje sipas nevojës” me të cilat mund ta emroj përkohsisht
kryetar qeverie dhe personin i cili nuk fiton shumicën e Kuvendit, ose mund të nxjerr
dekret ligje sipas të cilave mund të suprimohen të drejtat e shtetasve të garantuara me
kushtetutë.
Kështu ka vepruar Heidenbergu kur e ka vënë në pushtet Hitlerin i cili pas forcimit të
pushtetit ka likuiduar kushtetutën dhe ka shpallur diktaturën fashiste.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-18-
KUSHTETUTA E BRSS 1936

Pas revolucionit të tetorit të vitit 1918 ëshët miratuar kushtetuta e parë socialiste në
historinë e kushtetutshmërisë kushtetuta e RSFRS – kushtetuta e Leninit.
Sipas sa “Organet lokale janë organet më të larta të pushtetit në territorin e tyre”.
Pas formimit të BRSS në vitin 1924 miratohet kushtetuta e parë federative më të cilën
vërtetohet formimi i shtetit sovjetik federativ.
Në vitin 1936 emrohet kushtetuta e dytë sovjetike e njohur si “Kushtetuta e Stalinit” ngase
ai ishte në krye të komisionit për hartimin e saj. Kushtetuta e BRSS e vitit 1936 ishte në
fuqi deri në vitin 1977 kur u zëvendësua me të ashtuquajturën “Kushtetuta e Brezhnjevit”
Kushtetuta e 1936 është e njohur për nga sistemi centralist i pushtetit dhe roli udhëheqës i
partisë në qeverisjen e shoqërisë. Kështu zhdukën edhe disa zgjedhje nga kushtetuta e
BRSS-s lidhur me vetqeverisjen lokale si bazë mbi të cilën është ndërtuar sovraniteti
popullor dhe piramida e organeve shtetrore.
Ndikimi i kësaj kushtetute si dhe i BRSS dhe Stalinit në kushtetutat dhe vendet e
mëvonnshme ka qenë mjerisht shumë i madhë duke e zbatuar centralizmin si sistem të
qeverisjes dhe totalitarizmit shtetror si ideologji e praktik.



KUSHTETUTA E ITALISË 1948

Është miratuar pas ngadhnjimit të forcave demokratike mbi fashizmin në Itali. Ajo u
miratua nga Kuvendi Kushtetues më 1948.
Rëndësia e saj qëndron në fakin e likuidimit të fashizmit dhe “Kushtetutshmërisë” se
Musolinit suprimohet monarkia dhe vendoset republika parlamentare. Kjo kushtetutë
garanton liritë personale , të drejtat kulturore, socialo-ekonomike dhe politike të shtetasit
dhe njeriut.
Parlamenti është organi legjislativ i përbërë nga dy dhoma me mandat 5 vjeqar i cii
zgjidhte kryetarin e Republikës kurse qeverinë e zgjedh kryetari i republikës.
Gjykatën kushtetuese e zgjedh parlamenti, ndërsa kryetari e kryeson mbledhjen e këshillit
suprem të magjistraturës.
Kryetari ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin të kthej ligjet në rishqyrtim dhe ka të drejtë
të vetos suspenzive.
Në bazë të kësaj kushtetute Italia shquhet nga decentralizimi administrativ dhe
regjionalizmi. Ajo ndahet në 5 krahina që kanë autonomi politiko-territoriale.




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
-19-
KUSHTETUTA E FRANCËS 1958

Njihet si kushtetuta e De Golit ngase u miratua nga ai si krytar i Republikes përmes
referendumit. Projektin e saj e kishte paraqitur Qeveria e jo parlamenti. Në këtë kushtetutë
është zbatuar një sistem i ri gjysmëpresidencial. Ky sistem përforcohet nga një
amendament i miratuar me referendum në vitin 1962 ku kryetari i Republikës zgjidhej
drejtpërdrejt e jo nga parlamenti.
Në preambulën e shkurtër prej dy alineve dhe një neni vërtetohet besnikria ndaj
deklaratës mbi të drejtat….1789.
Kryetari i Republikës paraqitet organ qëndror ku në bazë të nenit 5 ai siguron
kontinuitetin e shtetit, garanton sovranitetin kombëtarë, integriteitin territorial dhe zbatimin
e marrveshjeve ndërkombëtare. Kryetari emron kryeministrin, anëtarët e qeverisë, kryeson
mbledhjet e Qeverisë, nxjerr disa akte ka të drejtëmn e vetos, shpërndan parlamentin. Ai
përgjigjet vetëm në rast tradhtie ndaj vendit.
Qeveria udhëheqë politikën e vendit apo disponon me administratën dhe forcat e
armatosura, ajo është nismëtare për nxjerrjen e ligjeve nga ana e parlamentit, ajo
përgjigjet vetëm para Kuvendit Kombëtarë e jo para Senatit si dhomë e dytë.
Parlamenti përbëhet nga dy dhoma:
    - Kuvendi Kombëtarë
    - Senati

Kuvendi kombëtarë zgjidhet drejtpërdrejt me mandat 5 vjecar sipas parimit “Një njësi
zgjedhore, një deputet” me numër prej 26.000-180.000
Senati zgjidhet në mënyrë të tërthort. Parlamenti ka të drejtë të autorizojë Qeverinë për të
rregulluar disa cështje nga fushveprimi legjislativ.
Organ për mbrojtjen e kushtetutshmërisë është Këshilli Kushtetues




   Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am

More Related Content

What's hot

Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Adem Haxholli
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesYllYmeri
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 

What's hot (20)

Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Ese
EseEse
Ese
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Funksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentitFunksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentit
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 

Similar to tafo

E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
JurispodencaJURIST
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 

Similar to tafo (20)

E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 

More from kulla 2010

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatikkulla 2010
 
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqiToleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqikulla 2010
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111kulla 2010
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediavekulla 2010
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitkulla 2010
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikkulla 2010
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikkulla 2010
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2kulla 2010
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 

More from kulla 2010 (20)

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatik
 
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqiToleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimit
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publik
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publik
 
tema
tema tema
tema
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 

tafo

  • 1. -1- E DREJTA KUSHTETUESE Emërtimi “E drejta kushtetuese” ka domethënie të dyfisht. Ai përdoret për të shënuar një degë të vecantë të së drejtës positive të një vendi, system të caktuar normash juridike që kanë vlerë e rëndësi kushtetuese si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret me studimin e sendërtimit të normave përkatsisht të së drejtës kushtetuese positive në peaktikë. E drejta kushtetuese si sistem normash me vlerë e rëndësi kushtetuese është paraqitur shumë herët , me paraqitjen e institucioneve themelore shtetërore dhe rregullave për funksionimin e tyre d.m.th me paraqitjen e shtetit. Qysh në shtetet e para, si në Kinën e vjetër, Egjipt, shtetet e Afrikës Veriore, në territorin e Indisë së sotme dhe shtete tjera në Azi e sidomos në Grecinë antike dhe Romën e vjetër janë nxjerrë disa akte të shkruara me të cilat janë rregulluar cështje të rëndësishme shoqërore e politike siq janë: prona, klasat, mardhëniet ekonomike, institucionet e pushtetit, të drejtat dhe privilegjet e shtresave të caktuara të popullsisë, të bartësve të pushtetit etj. Aktet e këtilla sidomos CONSTITUTIO në Romën e vjetër paraqesin bazën dhe elementet e para të së drejtës kushtetuese. Rëndësi të vecantë në këtë drejtim kanë edhe Magna Charta Libertatum (1215) si dhe aktet tjera në formë të deklaratave, kodeve, edikteve etj. Të gjitha këto të nxjerra gjatë nga shek.XIII deri në shek.XVIII. E drejta kushtetuese si shkencë. Është displinë shkencore e cila merret me studimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës, përkatsisht merret me sqarimin dhe interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e institutive juridike të cilat i zbaton në degët e së drejtës si tërësi koherente pastaj në mënyrë kritike nga aspektet e filozofizë juridike i vlerson normat kushtetuese, studion funksionimin e sistemit kushtetues dhe efektin e tij në praktikë etj. E drejta kushtetuese si shkencë politiko-juridike. Karakteri i saj si shkencë politike qëndron në faktin se numri më i madh i normave juridike, me të cilat bëhet rregullimi i materies kushtetuese kanë të bëjnë me pushtetin politik, përkatsisht me formimin dhe organizimin e organeve shtetrore, autorizimet e tyre etj. Tërë pushtetin shtetrorë, institucionet dhe fenomenet politike i studion nga aspekti politikologjik. 1 1 Provimi nga lënda “E drejta kushtetuese mbahet më 05.02.2005 – Prof.Dr. Arsim Bajrami Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 2. -2- KUPTIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE Kuptimi pozitivo-juridik është kuptimi i përgjithshëm i të drejtës kushtetuese dhe sipas këtij kuptimi me të drejtë kushtetuese kuptojmë sistemin e normave juridike me karakter kushtetues, të cilat rregullojnë mardhëniet themelore shoqërore e politike që kanë të bëjnë me pushtetin politik dhe raportin ndaj pushtetit politik, e që janë të formuluara dhe të kodifikuara në një document të përbashkët të quajtur kushtetutë. Kuptimi materialist apo Sociologjiko-politik është kuptimi sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë të drejtën ekzistuese që materializohet në jetën e një vendi, e drejta positive me të gjitha raportet reale e formale, të realizuara e normative pavarsisht nga fakti se ato norma a janë të kodifikuara në një document më të lartë apo jo. Kuptimi teorik apo Shkencor është ai kuptim sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë disiplinën shkencore të cilën e mësojmë në universitete me po këtë emrërtim apo të ngjashëm. Rëndësia e të drejtës kushtetuese Rëndësia e TDK si degë e së drejtës – qëndron në faktin se kjo degë e së drejtës siguron dhe mbron vlerat më të rëndësishme të qytetrimit siq është qeverisja e drejtësisë, bashkjetesa paqsore të lirive të njeriut ndaj pushtetit, rregullimi i mardhënieve themelore politike në shoqëri të cilat mardhënie paraqesin sferën qëndrore të mardhënieve shoqërore ngase prej tyre varet karakteri i pushtetit shtetror dhe pozita e njeriut në shoqëri vecmas raporti i njeriut ndaj pushtetit dhe anasjelltas. Rëndësia e TDK si disiplinë shkencore politiko-juridike – është e dyfisht: - teorike - pedagogjike-edukative rëndësia teorike qëndron se ajo është në lidhje me shumë shkenca të tjera si Fillet, filozofia juridike etj., poashtu në lidhje me disiplinat juridike pozitive nga lëmia e së drejtës publike siq janë: E drejta administrative, gjyqsore, e financave e pjesërisht edhe e drejta ndëshkimore. Rëndësia pedagogjiko-edukative qëndron në ate se disiplina e TDK mësohet në një numër fakultetesh dhe shkolla supreme e me objekt të kufizuar edhe në shkollat e mesme si Kushtetuta apo e drejta qytetare, ku studentët dhe nxënësit njihen më për së afërmi me sistemin politik, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit, pjesmarrjen e tyre në ushtrimin dhe konstituimin e pushtetit etj. Objekti i TDK nuk është i njejt në secilin vend sikurse nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë as në të njejtin vend pra nuk është absolut as nga aspekti historik e as nga ai teorik. Objekti i saj është i kushtëzuar nga përmbajtja në fakt ajo paraqet objektin e konkretizuar e të përpunuar. Në botë ekziston dhe mbizotron mënyra juridike-dogmatike e përcaktimit të objektit të së drejtës kushtetuese. Metoda dogmatike është kur objektin e të drejtës kushtetuese e kërkon në vet tekstin kushtetues. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 3. -3- Të paknaqur me mënyrën dogmatike na paraqiten tri botkuptime: Sipas të parit – objekti i të drejtës kushtetuese zgjerohet por nuk ndryshon ngase normave kushtetuese i shtohen edhe institucionet politike Sipas të dytit – objekt i të drejtës kushtetuese është shteti apo pushteti politik Sipas të tretit objket i të drejtës kushtetuese janë mardhëniet ekonomike në shoqëri. Mendimi më i plotë është ai që në përkufizimin e objektit të drejtës kushtetuese zbaton metodat e shkencave tjera shoqërore duke e trajtuar këtë si disiplinë politike-juridike. Andaj përfundimi i teoricientve të cilët përdornin këto metoda ishte: Objekti i së drejtës kushtetuese në përgjithsi janë: - Raportet themelore politike - Vlerat juridike me të cilat përcaktohet përmbajtja konkrete e këtyre raporteve - Normat juridike me të cilat rregullohen raportet themelore politike Metodat e të drejtës kushtetuese Metoda Dogmatike është metodë themelore dhe më e vjetër e studimit e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës. Nëpërmjet saj pasqyrohet dhe zbulohet përmbajtja e normave dhe rregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike themelore dhe institucionet politike në një vend. Metoda Politikologjike ka të bëjë me analizën e funksionimit të institucioneve dhe proceseve politike si objekt i rregullativës kushtetuese-juridike d.m.th me anë të kësaj metode studiohet zbatimi konkret i normave kushtetuese në praktikë. Metoda Aksiologjike – zbulon dhe pasqyron përmbajtjen e vlerave juridike të sanksionuara me normat dhe rregullat kushtetuese si dhe sendërtimi i tyre në praktikë. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese – është e kushtëzuar dhe e lidhur ngusht me objektin e saj. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese nënkupton objektin e përpunuar dhe të konkretizuar të së drejtës kushtetuese. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese ndryshon dhe në të njejtin vend varësisht nga pikpamjet e autorit të textit universitar. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 4. -4- BURIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE - Burimet formale - Burimet materiale Burimet formale – janë aktet e përgjithshme juridike të formës së shkruar të cilat janë në fuqi dhe me të cilat rregullohet materia kushtetuese. Ato mund të jenë ekskluzive (kur në tërësi e rregullojnë materien kushtetuese) dhe të përziera (kur përver materies kushtetuese rregullojnë edhe materie tjetër juridike. Burime formale mund të jenë: - Burime Standarte janë aktet e përgjithshme juridike me karakter të ndryshëm që i hasim kudo dhe në cdo vend. - Burimet Specifike janë vendimet e gjykatave kushtetuese me të cilat vlerësohet kushtetushmëria e ligjeve dhe e dispozitave dhe akteve tjera të cilat i hasim në ato vende ku është zbatuar gjykata si institucion i vecant për mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Burime formale janë: Aktet kushtetuese – janë burimi më i rëndësishëm formal i të drejtës kushtetuese . rëndësia e tyre qëndron në fuqinë më të lartë juridike në raport me të gjitha aktet tjera juridike. Kushtetuta – është burimi formal më i përhapur i të drejtës kushtetuese. Si dokument të shkruar e kanë të gjitha shtetet bashkëkohore me përjashtim të Anglisë. Ajo është akt themelore, akti më i lartë juridik, i cili rëndom emrohet si kushtetut e përjashtimisht edhe si Ligji themelor etj. Me të rregullohen qështjet më të rëndësishme të materies kushtetuese, karakteri dhe organizimi i pushtetit, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe shtetasit etj, Ligji kushtetues – është akt kushtetues i cili paraqitet në rast kur ekziston kushtetuta e shkruar si akt me të cilin bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese poashtu në mënyrë originere rregullohet materia kushtetuese dhe ka karakterin e aktit me të lartë juridik të vendit. Amendamenti kushtetues – është akt kushtetues që paraqitet në kushtet e ekzistimit të kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj. Aneksi kushtetues – është shtojcë e posacshme e kushtetutës, e cila së bashku me tekstin normativ të kushtetutës paraqet një tërësi. Nxirret tok me kushtetutën dhe nuk mund të qënroj si akt i pavarur. Aktet ligjore – si burime formale të së drejtës kushtetuese kanë fuqi më të dobët në raport me burimet tjera kushtetuese. Fuqia e tyre është më e lartë në raport me aktet nënligjore. Ligjet e caktuara të miratuara me referendum – mund të jenë të obligueshme apo fakultative Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 5. -5- Rregulloret e punës të organeve përfaqsuese – kushtetutat e të gjitha vendeve parashohin nxjerrjen e rregulloreve të punës të organit pëfaqsues nga vet ai organ. Vendimet e gjykatave kushtetuese – me të cilat vlerësohet kushtetutshmëria e ligjeve dhe të dispozitave e akteve tjera, në ato vende ku është zbatuar kontrolli dhe mrojtja e kushtetutshmërisë nëpërmjet këtyre organeve të posacme. BURIMET MATERIALE Burimet materiale janë faktorë që kushtëzojnë dhe ndikojnë në formimin e normave kushtetuese dhe të drejtës kushtetuese si degë e së drejtës. Burimet materiale ndahen në dy grupe: a) doket kushtetuese, konventat kushtetuese, normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, praktika gjyqsore dhe faktet juridike b) teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj. Doket kushtetuese – janë norma ose rregulla të pashkruara shoqërore me të cilat rregullohet ndonjë cështje me rëndësi kushtetuese. Këto paraqiten gjat mesjetës. Doket kushtetuese mund të jenë burim i të drejtës kushtetuese nëse zbatohen një kohë të gjatë në mënyrë identike në cështjet identike dhe po qe se pranohen vullnetarisht nga shumica e njerzve dhe prapa tyre nuk qendron sanksioni shtetërorë por vetëdija shoqërore. Përdoren në rast precizimi dhe plotësimi të zbraztësirave kushtetuese. Konventat kushtetuese – janë rregulla të pashkruara që mbështeten dhe dalin nga praktika shumë vjecare për funksionimin e organeve më të larta shtetërore vecmas të parlamentit dhe qeverisë. Normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombtare – janë burime të së drejtës kushtetuese pavarsisht nga fakti se a janë të sanksionuara me normat e brendshme të një vendi. Këto janë karakteristike sidomos në lëminë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Zbatimi i tyre në praktikë paraqet një ndër kriteret e vlerësimit të demokracisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Praktika gjyqsore – merret si burim i të drejtës kushtetuese në rastet kur gjykatat, lidhur me qështjet e caktuara me karakter kushtetues, marrin vendime identike apo të ngjashme dhe kjo kalon në praktikë e cila rrespektohet në të gjitha rastet e tjera të ngjashme. Fakete juridike – janë formë konkrete e zbatimit të akteve juridike në praktikë e sidomos të kushtetutës dhe të ligjeve, madje vetëm faktet juridike të cilat krijohen nën ndikimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës. Teoria juridike – në bazë të hulumtimeve shkencore vjen deri në përfundime shkencore lidhur me cështje të ndryshme. Këtu është e rëndësishme teoria kushtetuese dhe të arriturat e saj shkencore të cilat mund të shfrytzohen me rastin e ndryshimeve të kushtetutës dhe akteve tjera formale të cilat rregullojnë materien kushtetuese. Doktrinat politike – edhe teoritë politike mund të merren si burime materiale të së drejtës kushtetuese. Programet e partive politike – partitë politike në pushtet për të realizuar programin e tyre bëjnë ndryshime në aktet juridike duke përfshirë edhe kushtetutën. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 6. -6- Burimet e së drejtës kushtetuese në Angli Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë disa dokumente të vjetra politike e juridike. Më të njohura prej tyre janë: - Magna Charta Libertatum 1215 - Peticioni mbi të drejtat - Habeas Corpus Act - Billi (ligji) mbi të drejtat 1688 - Akti mbi themelimin (Act of Settlement) 1700 Si burime tjera janë kontratat që i ka lidhur borxhezia me mbretin me qëllim të forcimit të parlamentit. Burime tjera konsiderohen edhe disa kontrata apo marveshje ndërkombëtare si: - Konrata e Uestministerit –në bazë të së cilës është krijuar bashksia britanike e popujve apo Commonëealth-i. Vend të posacem në burimet e të drejtës kushtetuese ka praktika gjyqsore, e drejta zakonore, teoria juridike e politike etj. Burimet e së drejtës kushtetuese në SHBA Kushtetuta me amendamentet kushtetuese paraqesin burimin themelor të së drejtës kushtetuese. Burim tjetër i rëndësishëm i të drejtës kushtetuese në SHBA janë edhe vendimet e gjykatave federative dhe gjykatës supreme lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve. Në SHBA burime të të së drejtës kushtetuese janë disa ligje të nxjerra nga kongresi me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kongresit me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kryetarit si bartës i ekzekutivit. Në SHBA si burime të drejtës kushtetuese konsiderohen edhe doket gjyqsore dhe praktika gjyqsore. Burimet e së drejtës kushtetuese në ish BRSS Burim kryesor formal në këtë vend ishin Kushtetua e BRSS (1977) dhe kushtetutat e republikave sovjetike dhe të republikave autonome, si dhe statutet e krahinave autonome. Burim tjetër i rëndësishëm ishin disa dekrete të Presediumit të Sovjetit Suprem të BRSS. Si burime tjera ishin edhe teoria marksiste dhe veprat e tyre. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 7. -7- Rëndësia e kushtetutës Ajo është akt i formimit dhe i formimit dhe i organizimit të shtetit përkatsisht pushtetit politik të tij. Ajo përmban parimet themelore mbi organizimin e shtetit dhe të pushtetit politik. Në bzaë të saj bëhen autorizimet e organeve shtetërore dhe është bazë e funksionimit të sistemit politik në një vend. Kushtetuta është bazë për realizimin dhe sigurimin e drejtësisë dhe bazë për harmonizimin e akteve të ndryshme juridike. Kushtetuta proklamon, garanton dhe realizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetasit. Kushtetuta është mbrojtse ndaj arbitraritetit eventual të organeve shtetërore dhe cdo bartësi të autorizimeve publike. Kuptimi formal i kushtetutës Është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi më i lartë shtetrorë sipas procedurës së vecantë. Është ligj themelor, ligj mbi ligjet. Me kushtetutë rëndom sanksionohet epërsia e normave kushtetuese në raport me të gjitha normat tjera juridike. Kushtetutën rëndom e miraton organi më i lartë shtetrorë – organi përfaqsues ose organi posaqërisht i zgjedhur për këtë qëllim – kuvendi kushtetues. Ajo mund të miratohet edhe nëpërmjet referendumit ku vjen në shprehje sovraniteti popullor. Kuptimi material i kushtetutës Kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilat rregullohen bazat e rendit shoqërorë, shtetrorë e juridik të vendit. Në teorinë kushtetuese, në kuptimin material kushtetuta kuptohet në mënyra të ndryshe andaj kemi 4 mendime lidhur me këtë: 1) Mendimi i parë – kushtetuta në kuptimin material lidhet me shtetin si një ndër qështjet qensore të materies kushtetuese. Përfaqsues kryesor ishte Georg Jellinek 2) Mendimi i dytë – mbështetet në lidhmërinë e ngusht të kushtetutës me të drejtën 3) Mendimi i tretë – mbështetet në lidhmërinë e kushtetutës me pushtetin politik përkatsisht institucionet politike 4) Mendimi i katërt – kushtetuta në kuptimin material është tërësi raportesh dhe rrethanash reale Kuptimi politik i kushtetutës Në kuptimin politik kushtetuta paraqt deklaracion të proklamuar solemnisht që përmban rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik vecmas në lëminë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Përfaqsues ishte mendimtari amerikan me prejardhje gjermane K.Loeëenstein. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 8. -8- Kuptimi filozofik i kushtetutës Kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilën vendoset rendi i punëve brenda shtetit dhe kosmosit. Këtë mendim e mbështetën Aristoteli, Hegeli ishte mendimi i tyre për kushtetutën. Kuptimi teorik i kushtetutës Është kuptim sintetik që paraqitet të unisojë kuptimin formal, material dhe politik në një unik. “Me kushtetutë nënkuptohet akti ose dokumenti publik i cili paraqet ligjin themelor dhe më të lartë të një vendit i cili përcakton ose juridikisht rregullon mardhëniet themelore shoqërore-politike të atij vendi sidomos qështjen se formimit, funksionimit dhe autorizimeve të pushtetit politik duke vënë njëkohësisht edhe kufijt e aksionit dhe të pushtetit në raport me shoqërinë e sidomos sferën e cila garanton integritetin dhe personalitetitin dhe të drejtat elementare njerzore të cilat njëkohësisht janë edhe mjete për kufizimin e pushtetit.” Teoria mbi kushtetutat e shkruara dhe jo të shkruara Kjo teori i qaset kuptimit të vetë në mënyrë të njëanshme, duke marrë parasysh vetëm formën e kushtetutës (e shkruar apo jo e shkruar). Mendimtari freng Aleksis De Tokvil duke trajtuar qështjen e kuptimit të formës së kushtetutës ai erdhi në përfundim se Anglia nuk ka kushtetutë që ishte mendim i drejt i tij. Xhejms Brajs në anën tjetër pohom se Anglia ka “kushtetutë jo të shkruar” e cila flet se popujve të civilizuar nuk iu duhen kushtetutat. Teoria mbi kushtetutat e forta (ngurta) dhe të buta (flexibile) Mbështetet në kuptimin e kushtetutës në elemente procedurale. Autor i saj ishte Xhejms Brajsi. Faktorët që ndikojnë që një kushtetutë të jetë e fortë ose e butë jane: - Ograni i cili e miraton kushtetutën apo ndryshimin e saj - Procedura për ndryshimin ose miratimin e saj - Shumica e votave për miratimin e kushtetutës apo ndryshimin e saj Kushtetutat që i miraton dhe i ndryshon organi i posacshëm apo i rregullt, por i miraton sipas procedurës së posacme me shumicë votash konsiderohen kushtetuta të forta. Kushtetutat që i miraton organi i rregullt i cili nxjerr ligje apo sipas procedurës së nxjerrjes së ligjeve konsiderohen kushtetuta të buta. Teoria mbi kushtetutat e forta paraqitet në SHBA e Freanc Teoria mbi kushtetutat e buta paraqitet ne Angli. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 9. -9- Teoria mbi kushtetutat reale, fiktive, reale-programatike dhe programoro-deklarative Kushtetutat reale – konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale në shoqëri. Kushtetutat fiktive – konsiderohen ato kushtetuta që nuk zbatohen në praktikë, që fshehin gjendjen ekzistuese dhe u shërbejnë garniturave në pushtet për ta maskuar pushtetin e tyre autokrat. Kushtetutat reale-programatike – quhen ato kushtetuta të cilat shprehin realitetin ekzistues e njëkohësisht përcaktojnë kahet e zhvillimit të mëtejëm. Kushtetutat programore-deklarative – janë ato kushtetuta të cilat merren me perspektivën dhe synimet e zhvillimit shoqëror në të ardhmen, duke mos e shprehur gjendjen e tanishme. Nga te gjitha këto më të preferuarat janë kushtetutat relae Vetitë e kushtetutës 1) Së pari – Kushtetuta është ligji themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organi dhe rregullohet procedura e nxjerrjen së ligjeve. Ajo përmban rregulla juridike më të përgjithsuara se ato që përmbajnë ligjet dhe rregullon materie më të gjërë nga ajo që rregullohet me ligje. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore. Është ligj mbi ligjet. 2) Së dyti – kushtetuta ka vetinë e aktit më të lartë juridik. Nga kushtetuta buron dhe mbështetet i tërë rendi juridik i vendit. Fuqinë e saj juridike më të lartë e përcakton vet organi kushtetues nëpërmjet kushtetutës. 3) Së treti – kushtetuta ka edhe vetinë e aktit ideo-politik. Ajo është bazë jo vetëm për rregullimin por edhe ndryshimin e mardhënieve shoqërore në një vend. 4) Së katerti – kushtetuta shquhet edhe si akt programor-deklarativ. Përmbajtja e kushtetutës Se cfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta varet nga vullneti i kushtetutdhënësit. Ai është i lirë të caktojë përmbajtjen, strukturën, vëllimin dhe cështjet tjera që do ti rregullojë me kushtetutë. Ka raste të rralla kur hartimi i kushtetutës nuk shpreh vullnetin e lirë të kushtetutvënësit si p.sh kur kemi marveshje ndërkombëtare si Kushtetuta e Qipros e cila doli nga marveshja e Dejtonit 1996. Kushtetuta përmban të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të shtetasit, përjashtim nga kjo ka bërë Kushtetuta e SHBA-ve 1787 për arsye se është bërë skllavërimi i njerzve ku pas 4 viteve ajo u plotësua me 10 amendamente kushtuar kësaj qështje. Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar kësaj cështje. Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar pushtetit shtetëror. Disa kushtetuta përmbajnë edhe dispozita ligjore. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 10. -10- Përberja (struktura) e kushtetutës Kemi kushtetuta shumë të shkurta (e Tajlandës 1959 me vetëm 30 nene dhe tre faqe text) dhe shumë të vëllimshme (kushtetuta e Indisë 1949 e cila ka 395 nene dhe 9 shtojca me text prej 131 faqesh). Shumica e kushtetutave përbëhen nga: - Preambula dhe - Pjesa normative Preambula (lat.preambulum – hyrje, parahyrje, parathënie) Gjendet në fillim të kushtetutës dhe është e ndarë nga pjesa normative e saj. Ka rasta kur preambula futet në kushtetutë në formë të parimeve themelore apo deklaracion mbi parimet e sistemit të proklamuar. Preambula zakonisht është e shkurtër dhe koncize. Ajo shpreh bazën ideore dhe qëllimet e hartimit të kushtetutës. Për dallim nga pjesa normative ajo është tërësi kontinuele dhe nuk është e ndarë në nene. Ajo nuk ka efekt juridik. Preambula praktikohet në kushtetutat e miratuara pas revolucioneve, pas luftrave nacional-clirimtare. Preambulën e hasim qysh në kushtetutën e SHBA-ve 1787 por edhe në kushtetutën e Kosovës si vend i tranzicionit 1990. Pjesa normative – paraqet pjesën qëndrore, gjegjësisht kushtetutën e një vendi. Në të shprehet përmbajtja e tekstit kushtetues. Ajo është e shënuar sipas neneve me numra. Pjesa normative ndahet në pjesë dhe kaptina me përjashtim të kushtetutave të shkurta. Kështu p.sh kushtetuta e SHBA-ve përmban vetëm 7 nene(articles), disa prej tyre janë të gjatë dhe ndahen në nënkaptina të përbëra nga disa aline të shënuara me numra arab. Disa kushtetuta bashkëkohore përmbajnë këto pjesë: - Dispozitat e përgjithshme - Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit - Organin legjislativ - Shefin e shtetit - Organin ekzekutiv - Organin gjyqsor - Ndarjen territoriale - Vetqeverisjen lokale - Mbrojtjen dhe ushtrinë Në kushtetutat e vendeve federative hasim pjesë të vecanta kushtuar njësive federale dhe raportet midis organeve federative dhe njësive federale. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 11. -11- Miratimi i kushtetutës Në praktikën kushtetuese janë të njohur tre subjekte, e në bazë të kësaj tre forma të miratimit të kushtetutës të bazuara në sovranitetin popullor: - Miratimi i drejtpërdrejt nga populli (referendumi) - Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetues dhe - Miratimi nga ana e organit të rëndomt (legjislativ) përfaqsues Menyra e ndryshimit të kushtetutës Pavarësisht nga qëndrimi i teorisë tradicionale liberale mbi “pandryshueshmërinë e sistemit shoqëroro-politik mbizotron idea e ndryshueshmërisë së kushtetutës. Kushtetutat e vetme që kanë ndaluar ndryshimin e tyre kanë qenë: - Kshtetuta e Spanjës 1812 - Kushtetuta monarkiste e Grecisë 1911 dhe 1952 Disa kushtetuta të tjera kanë ndaluar ndryshimin vetëm të disa dispozitave siq janë: - Kushtetuta e Norvegjisë (1814) ruajtjen e sistemit republikan - Kushtetuta e Francës (1875) mbron sistemin monarkist - Kushtetuta e Italisë (1946) mbron sistemin monarkist - Kushtetuta e Turqisë (1961) mbron sistemin monarkist - Kushtetuta e Gjermanisë (1949) ruajtjen dhe mbrojtjen e regjimit përfaqsues parlamentar. Me ndryshimin e kushtetutës nënkuptojmë ndryshimin e saj në tërësi pra zëvendësimi i saj me kushtetutë të re ose ndryshimin e saj të pjesshëm (parcial). Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta: - Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutdhënës - Nga ana e kuvendit kushtetutvënës - Nga ana e organit të rregullt legjislativ Propozues për ndryshimin e kushtetutës paraqiten: - numri i caktuar i deputetve të organit përfaqsues - numri i caktuar i zgjedhsve - shefi i shtetit - qeveria Procedura për ndryshimin e kushtetutës përbëhet prej dy fazave dhe zgjat më tepër se ajo e nxjerrjes së ligjeve. Kërkohet shumica si 2/3, 3/5 e votave të të gjithë deputetve. Aktet me të cilat bëhet ndryshimi i kushtetutës janë: - Ligji kushtetues - Amendamenti kushtetues Ligji kushtetues praktikohet për ndryshime të vëllimshme të kushtetutës Amendamenti kushtetues praktikohet kur bëhen ndryshime dhe plotësime të vogla. N praktikë na paraqitet edhe ndryshimi faktik i kushtetutës pa u bërë ndryshimi formal nëpërmjet dokeve kushtetuese, interpretimit të dispozitave kushtetuese nga ana e gjykatave. Bëhet edhe me anë të nxjerrjes së ligjeve kundërkushtetuese siq ishte rasti i Kosovës 1989-1990 ku në mënyrë kundërkushtetuese u suprimua autonomia e Kosovës. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 12. -12- Prejardhja dhe shkëndijat e kushtetutës Kushtetuta në kuptimin bashkëkohor si akt poliyiko-juridik me fuqi më të lartë juridike është paraqitur nga fundi i shek. XVII ndërsa shenjat e para i hasim qysh prej shtetit skllavo-pronar. Elementet e para të kushtetutës nga aspekti historik në kuptimin e saj formal i hasim në Grecinë dhe Romën e vjetër. Aristoteli në veprën e tij “Politika” i pari përdor termin “Politeia”(kushtetuta) në kuptim të një traktati teoriko-politik i cili përveq normave pozitive për rregullimin e polisit përmban edhe ide filozofike mbi thelbin e shtetit dhe së drejtës. Aristoteli bën dallimin mes kushtetutës dhe ligjit- politeia dhe nomoi me të cilin rregullohen cështje sekondare. Duke u nisur nga këto parime më vonë u krijua edhe kushtetuta e Athinës “Athineon Politeia”. Nën ndikimin e filozofëve grek në Romën e vjetër u paraqit termi “Constitutio” nga e ka prejardhjen fjala kushtetutë dhe emërtimi i kësaj dege si “E drejtë kushtetuese”. Ky akt nxirrej nga perandori romak. Termi “Constitutio” nuk e hasim në mesjetë por në vend të tij përdoret termi “Lex Fundamentalis”, “Carta”, “Statuto” etj. Në angli është i njohur Statuti i Guilem Pushtuesit, Magna Charta Libertatum e mbretit Jan Pa Tokë 1215. kjo konsiderohet si “Marveshje kushtetuese” midis mbretit dhe banorëve anglez me të cilin mbreti u garantonte me shkrim feudalëve anglez disa të drejta të cilat deri atëherë i shfrytzonin në bazë të dokeve kushtetuese: - Të drejtën e feudalëve në harac të arsyeshëm të caktuar nga Kuvendi i përgjithshëm mbretror e jo nga ana e mbretit - Të drejtën e zgjedhjes gjyqsore të kontesteve me mbretin - Të drejtën e fuedalëve në kryengritje kundër mbretit nëse nuk u përmbahet dispozitave të Kartës etj. Edhe sot në Angli është pjesë e së drejtës pozitive. Ky dokument është burim i idesë së supermacionit të së drejtës, bazës juridike të pushtetit dhe procedurës juridike të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut e të shtetasit. Dokumentet më të njohura nga kjo periudhë janë: PETICIONI MBI TË DREJTAT 1628 LIGJI MBI TË DREJTAT (Bill of right) 1688 HABEAS CORPUS ACT 1690 Nga fundi i shek.XVII dhe fillimi i shek.XVIII aketet që përmbanin parime kryesore për të drejtat e njeriut dhe shtetasit të cilat nuk mund të mohoheshin nga ana e shtetit emëroheshin si Deklarata. Ndër deklaratat më të rëndësishme ishin Deklarata e Pavarsisë e miratuar më 4 korrik 1776 në kongresin e dytë në Filadelfi ku nëpërmjet saj 13 koloni vendosën të shkëputen nga Anglia dhe shpallën pavarsinë. Kjo deklaratë mbështetet në të drejtën natyrore të John Locke dhe konceptin e sovranitetit popullor të Russos. Këtu eshtë e rëndësishme edhe “Deklarata e të drejtave njerëzore” e Tomas Xhefersonit. Nën ndikimin e këtyre deklaratave, kuvendi freng në bazë të projektit të hartuar nga Abati Sieyes në vitin 1789 miratoi “Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit” ku erdhën në shprehje parimet e Russos dhe Xhefersonit. Deklarata paraqet aktin e parë me karakter kushtetues të cilin e miratoi Kuvendi Popullor Francez. Ajo përmbante preambulën dhe tekstin normativ prej 17 nenesh. Preambula përmbante dy aline. Pjesa normative e deklaratës përmban dispozita të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetasit si dhe parime themelore lidhur me organizimin e pushtetit shtetërorë. Ajo Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 13. -13- garanton të drejtën e barazisë, lirisë, pronës, sigurisë, kryengritjes kundër shtypjes, lirinë e mendimit, fjalës, shtypit dhe besimit. Paraqitja e kushtetutave të para të shkruara Kuptimi i kushtetutës është vepër e demokracisë së qytet-shteteve greke dhe mendimeve të Aristotelit dhe Platonit. Anglia është vendi i parë ku në vitin 1688 përdoret fjala “Constitutio” në debatin e dhomës së komunave. Anglia ështe vendi i parë ku është paraqitur dokumenti i quajtur “Instrumenti i Qeverisjes” – i cili konsiderohej si kushtetuta e parë e shkruar. Këtë e miratoi këshilli i oficerëve të ushtrisë në krye me Cromëell dhe me të drejtë njihet si kushtetuta e Cromëellit. Ky instrument përmban vetëm 42 nene ku me anë të tij suprimohet monarkia në Angli dhe vendoset republika puritane. Ajo përmban parime lidhur me pushtetin shtetrorë ku vjen në shprehje sistemi presidencial. Cromëelli pasi që ishte në pozitë jo të mirë bëri marrveshje me mbretin dhe feudalët dhe kjo kushtetutë nuk arriti të hynte në fuqi por pati ndikim të madh në përhapjen e idesë së kushtetutës dhe kushtetutshmërisë. Si rezultat i këtij aktiviteti paraqitet edhe kushtetuta e SHBA-ve e cila u miratua në vitin 1787 dhe filloi të zbatohet në vitin 1789 me zgjedhjen e kryetarit të parë amerikan G.Ëashington e cila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në historinë bashkohore. Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në Francë 1791 e pastaj edhe e dyta e njohur si Kushtetuta e Montanjarit 1793. këto kushtetuta janë nxjerrë pas revolucionit demokratik borxhez. Pastaj në vitin 1791 u paraqitedhe kushtetua e Polonisë, Suedisë 1809, Spanjës 1819, Belgjikës 1832, Zvicrrës 1874 etj. Shkaqet e zbatimit të kushtetutave të shkruara Me këtë janë marrë teoricien të ndryshëm. Disa mendojnë se në paraqitjen e kushtetutave të para të shkruara në shtetet e Amerikës Veriore ndikim vendimtarë ka pasur tradita e këtyre vendeve si ish koloni. Ndikim dhe faktorë tjerë kanë qenë edhe idetë e mendimtarëve të shek.XVIII sipas të cilëve normat duhet formuluar në dokument të shkruar-kushtetutë dhe ajo të trajtohet si kontratë shoqërore. Faktorë tjetër që ka ndikuar në zbatimin e kushtetutës së shkruar është qartësia e saj, të cilën nuk kanë mundur ta sigurojnë normat kushtetuese zakonore. Normat zakonore janë interpretuar varësisht nga situata dhe gati gjithmonë në të mirë të mbretit. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 14. -14- KUSHTETUTA E SHBA-ve 1787 U miratua nga Kuvendi Kushtetues (Constitutional Convenient) në Filadelfi më 17 shtator 1787. kuvendi ishte i përbërë nga përfaqsuesit e zgjedhur në 12 nga 13 shtetet e pavarësuara të Amerikës. Ajo hyn në fuqi në qershor të vitit 1788 pas ratifikimit nga 2/3 e njësive federale. Prej vitit 1791 kjo kushtetutë është plotësuar më 26 amendamente, 24 prej të cilëve janë në fuqi. Numri i njësive federale është rritur gradualisht dhe sot arrin në 50 sosh. Kjo kushtetutë është e para dhe rëndësia e saj qëndron në faktin se miratimi i saj shënon fitoren e sovranitetit popullor dhe se pushteti nuk mund të jetë i pakufizuar. Hartuesit e kësaj kushtetute kanë arritur të kombinojnë mjeshtërisht idetë e mendimtarëve Locke, Russo, Monteskje. Në këtë kushtetutë është zbatuar sistemi republikan i bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit në formën e tij më të pastër. Bartës i pushtetit legjislativ është kongresi ku në strukturën e tij vjen në shprehje përbërja federative e këtij shteti. Kongresi përbëhet nga dy dhoma: - Dhoma përfaqsuese – si dhomë e shtetasve, anëtarët e së cilës zgjedhen drejtpërdrejt nga shtetasit me të drejtë zgjedhore sipas parimit “Një shtetas një votë” - Senati – si dhomë e njësive federale ku senatorët zgjidhen sipas parimit “Një njësi federale një votë” Bartës i pushtetit ekzekutiv (administrativ) është kryetari i shtetit si organ individual me shumë autorizime duke përfshirë edhe të drejtën e vetos suspenzive në ligjet e Kongresit. Përgjegjsia e tij është e orientuar nga elektorati e jo nga ana e organit legjislativ. Bartës i pushtetit gjyqsor është Gjykata Supreme e SHBA-ve. Ajo mborn kushtetutshmëerinë, vlerson pafajshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën. Kushtetuta e SHBA-ve shquhet nga racionaliteti i saj. Përpos preambulës shumë të shkurtës ajo ka edhe pjesën normative prej 7 nenesh dhe për këtë shkak kjo paraqet kushtetutën sot më të vogël në botë. Kjo kushtetutë edhe pse është mbështetur në sovranitetin popullor dhe të drejtën natyrore ajo nuk ka pasur asnjë dispozitë për sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pse disa vjet më parë ka qenë miratuar Deklarata mbi pavarsinë dhe Deklarata mbi liritë njerzore (T.Xheferson). Kuvendi kushtetues që e ka miratuar kushtetutën sipas Carls Biard e kanë përbërë “55 financierë, avoketër, fajdexhinjë, tregtarë robësh dhe skllavopronarë”. Në vitin 1791 miratohen edhe 10 amendamentet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të shtetasit të mbështetura në dy deklaratat e mëparshme. Kjo kushtetutë është e fortë për arsye të pandryshueshmërisë së saj. E drejta kushtetuese pozitive amerikane gjendet e shkruar në vendimet e Gjykatës Supreme e jo vetëm në tekstin kushtetues. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 15. -15- KUSHTETUTA E FRANCËS 1791 Kjo kushtetutë u miratua nga Kuvendi Kushtetues prej 3-14 shtator të vitit 1791 nën ndikimin e aristokracisë së Zhirondinëve. Këtu është arritur kompromisi mes sistemit monarkist dhe parimit të sovranitetit popullor. Kjo ka qenë kushtetuta e parë e shkruar në Evropë ku në pjesën normative ka caktuar organizimin e shtetit të ri duke u mbështetur në disa parime siq janë: - Bazë e pushtetit shtetror është sovraniteti popullor unik, i pandarë dhe i pavjetërsueshëm - Populli delegon pushtetin e vet në qeverinë përfaqsuese dhe mbretin - Pushteti legjislativ i besohet Kuvendit popullor si organ njëdhomsh, ngase populli është një dhe i pandarë - Pushteteti ekzekutiv i besohet mbretit, i cili atë e ushtron përmes ministrave dhe nëpunësve tjerë të përgjegjshëm e jo drejtpërdrejt - Pushteti gjyqsor iu besohet gjykatave të zgjedhura drejtpërdrejt nga shtetasit për periudhë të caktuar kohore - Zbatohet gjykata e posacme për gjykimin e ministrave - Mbretit i ndalohet emrimi i ministrave nga radha e deputetve në Kuvend etj. Pasi ishte miratuar pas Deklarates mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit në preambulën e vet ka marrë në tërësi deklaratën në fjalë. Kjo kushtetutë ishte në fuqi deri në vitin 1792 kur u suspendua nga mbreti KUSHTETUTA E FRANCËS 1793 (E MONTANJARIT) Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi (Konventi) i zgjedhur përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta të përgjithshme. Pas miratimit nga kuvendi ate e vërtetoi populli përmes referendumit. Në përmbajtjen e saj kanë ndikuar Jakobinës krahu i majt i borxhezisë së mesme, andaj njihet edhe si Kushtetuta e Jakobinëve. Edhe pse nuk ka hyrë në fuqi ndikimi i saj ka qenë i pranishëm sidomos gjatë dhe pas revolucionit freg të vitit 1848. me këtë kushtetut për herë të parë në Francë zbatohet sistemi republikan. Pushtetin ekzekutiv e ka bartur trupi i posacëm i Konventit – Komiteti i shpëtimit publik. Kushtetuta përmban preambulën në të cilën përfshihet Deklarata mbi të drejtat…., si dhe pjesën normative të emruar “Akti Kushtetues” që përmban 124 nene. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 16. -16- KUSHTETUTA E BELGJIKËS 1831 Kjo kushtetutë rregullon modelin monarkik kushteutes parlamentar. Sipas saj i tërë pushteti del nga populli që dmth ishte moarki e kufizuar e mbështetur në sistemin parlamentar klasik. Pushteti shtetror, i mbështetur në parimin e ndarjes së pushtetit ndahej në ate: - Legjislativ - Ekzekutiv - Gjyqsor Pushtetin Legjislativ – e ushtrojnë së bashku organi përfaqsues dy dhomësh dhe mbreti. Pushtetin Ekzekutiv – e ushtron mbrei nëpërmjet ministrave që i emron vet Pushtetin Gjyqsor – e ushtrojnë gjykatat Me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1970, Belgjika ndalet në 4 regjione: a) Freng b) Gjerman c) Holandez d) Bruxeli si regjion 2 gjuhsor Këtu punojnë dy grupe të ndara gjuhsore Frenge dhe Holandeze dhe njëri prej tyre mund të jetë i paknaqur me 2/3 e votave mund të bllokoj nxjerrjen e ligjit nga ana e parlamentit. KUSHTETUTA E ZVICRRËS 1874 Kjo kushtetutë është karakteristike si kushtetuta e shtetit të parë federativ në Evrop. Edhe pse është emruar si Kushtetutë e Konfederatës ajo në fakt Zvicrrën e organizon si shtet federativ me elemente centraliste. E ndryshuar dhe plotësuar gati 100 herë kjo kushtetuë sbashku me ndryshimet dhe plotësimet është në fuqi. Përmban preambul të shkurtër e koncize ku pasqyrohen qëllimet që duhen arritur. Teksti normativ përbëhet nga 173 nene dhe ndahet në tre pjesë: a) Dispozitat e përgjithshme b) Organet Federative c) Ndryshimi i kushtetutës federative Federata (konfederata) zvicerrane përbëhet nga 23 kantone dhe 3 gjysëmkantone. Nga aspekti i federalizimit kushtetuta e Zvicrrës shquhet nga sovraniteti burimor mi njësive federale e jo i pushtetit federativ siq është rasti me federatat tjera. Organizimin e pushtetit në Zvicërr kjo kushtetutë e mbështet në parimin e unitetit të pushtetit. Duke e shpallur Kuvendin Federativ si organ më të lartë të pushtetit në konfederat, me kushtetutë zbatohet sistemi i kuvendit (konventit) si formë e organizimit të pushtetit, sistem ky i ndryshëm nga ai presidencial dhe parlamentar. Ndryshimi i kushtetutës bëhet nga ana e Konventit dhe me referendum të detyrueshëm. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 17. -17- KUSHTETUTA E FRANCËS 1875 Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi i përbërë shumica e të cilëve ishin Monarkist. Kjo kushtetutë mbeti në fuqi deri në vitin 1946. Kushtetuta e vitit 1875 ka qenë e përbërë nga tre ligje kushtetuese (jo si text unik i kodifikuar): - Ligji mbi organizimin e pushtetit publik - Ligji mbi organizimin e Senatit - Ligji kushtetues mbi raportin e pushteteve publike Që të tri ligjet kanë patur vetëm 33 nene. Këtu kemi braktisjen e sistemit monarkist parlamentar dhe zbatimin e sistemit republikan në Francë. Kjo kushtetutë u miratua me shumicë vetëm prej 1 vote dhe ate nga një deputet monarkist. Organi legjislativ ishte Kuvendi Kombëtarë i përbërë nga Dhoma përfaqsuese (deputetët zgjedheshin në zgjedhje të drejtpërdrejta) dhe Senati (mbizotronin monarkistët) si dhoma të barabarta. Bartës të pushtetit ekzekutiv ishn kryetari i Republikës dhe qeveria. Kryetari zgjidhej nga Kuvendi Kombëtar me mandat 7 vjeqar. Ai kishte të drejtë të vetos suspenzive në ligjet dhe aktet e Kuvendit dhe kishte të drejtë ta shpërndaj Dhomën e përfaqsuesve me pëlqimin e senatit. Ai emron ministrat. Të gjitha aktet e tij bashkshkruheshin nga ministri kompetent. Qeveria përgjigjej para kuvendit kombëtar. Pushtetin gjyqsor e ushtronin gjykatat si organe të pavarura KUSHTETUTA E VAJMARIT 1919 Është ndër kushtetutat më tipike liberale demokratike e miratuar në këtë kohë. Kjo është emruar sipas qytetit në të cilin është miratuar. Me të është suprimuar monarkia dhe është zbatuar sistemi republikan, duke e ruajturstrukturën federative të Gjermanisë si federatë klasike. Kjo kushtetutë shpall Kuvendin (parlamentin) organ më të lartë të pushtetit të cilit i përgjigjen Qeveria dhe Shefi i shtetit. Kjo kushtetutë përcakton se të drejtat e shtetasve janë të drejta kushtetuese dhe se askush nuk mund tua heq apo tua ndryshoj përveq me ndryshimin e kushtetutës. Kjo është kushtetuta e parëku përveq të drejtave politike e personale, zbatohen edhe disa të drejta sociale-ekonomike të shtetasit. Kjo zbaton konceptin solidar të pronës private. Kuvendi ka mundur të nxjerr dispozita me të cilat autorizohet shefi i shtetit që në raste të jashtzakonshme të nxjerr “dekretligje sipas nevojës” me të cilat mund ta emroj përkohsisht kryetar qeverie dhe personin i cili nuk fiton shumicën e Kuvendit, ose mund të nxjerr dekret ligje sipas të cilave mund të suprimohen të drejtat e shtetasve të garantuara me kushtetutë. Kështu ka vepruar Heidenbergu kur e ka vënë në pushtet Hitlerin i cili pas forcimit të pushtetit ka likuiduar kushtetutën dhe ka shpallur diktaturën fashiste. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 18. -18- KUSHTETUTA E BRSS 1936 Pas revolucionit të tetorit të vitit 1918 ëshët miratuar kushtetuta e parë socialiste në historinë e kushtetutshmërisë kushtetuta e RSFRS – kushtetuta e Leninit. Sipas sa “Organet lokale janë organet më të larta të pushtetit në territorin e tyre”. Pas formimit të BRSS në vitin 1924 miratohet kushtetuta e parë federative më të cilën vërtetohet formimi i shtetit sovjetik federativ. Në vitin 1936 emrohet kushtetuta e dytë sovjetike e njohur si “Kushtetuta e Stalinit” ngase ai ishte në krye të komisionit për hartimin e saj. Kushtetuta e BRSS e vitit 1936 ishte në fuqi deri në vitin 1977 kur u zëvendësua me të ashtuquajturën “Kushtetuta e Brezhnjevit” Kushtetuta e 1936 është e njohur për nga sistemi centralist i pushtetit dhe roli udhëheqës i partisë në qeverisjen e shoqërisë. Kështu zhdukën edhe disa zgjedhje nga kushtetuta e BRSS-s lidhur me vetqeverisjen lokale si bazë mbi të cilën është ndërtuar sovraniteti popullor dhe piramida e organeve shtetrore. Ndikimi i kësaj kushtetute si dhe i BRSS dhe Stalinit në kushtetutat dhe vendet e mëvonnshme ka qenë mjerisht shumë i madhë duke e zbatuar centralizmin si sistem të qeverisjes dhe totalitarizmit shtetror si ideologji e praktik. KUSHTETUTA E ITALISË 1948 Është miratuar pas ngadhnjimit të forcave demokratike mbi fashizmin në Itali. Ajo u miratua nga Kuvendi Kushtetues më 1948. Rëndësia e saj qëndron në fakin e likuidimit të fashizmit dhe “Kushtetutshmërisë” se Musolinit suprimohet monarkia dhe vendoset republika parlamentare. Kjo kushtetutë garanton liritë personale , të drejtat kulturore, socialo-ekonomike dhe politike të shtetasit dhe njeriut. Parlamenti është organi legjislativ i përbërë nga dy dhoma me mandat 5 vjeqar i cii zgjidhte kryetarin e Republikës kurse qeverinë e zgjedh kryetari i republikës. Gjykatën kushtetuese e zgjedh parlamenti, ndërsa kryetari e kryeson mbledhjen e këshillit suprem të magjistraturës. Kryetari ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin të kthej ligjet në rishqyrtim dhe ka të drejtë të vetos suspenzive. Në bazë të kësaj kushtetute Italia shquhet nga decentralizimi administrativ dhe regjionalizmi. Ajo ndahet në 5 krahina që kanë autonomi politiko-territoriale. Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am
  • 19. -19- KUSHTETUTA E FRANCËS 1958 Njihet si kushtetuta e De Golit ngase u miratua nga ai si krytar i Republikes përmes referendumit. Projektin e saj e kishte paraqitur Qeveria e jo parlamenti. Në këtë kushtetutë është zbatuar një sistem i ri gjysmëpresidencial. Ky sistem përforcohet nga një amendament i miratuar me referendum në vitin 1962 ku kryetari i Republikës zgjidhej drejtpërdrejt e jo nga parlamenti. Në preambulën e shkurtër prej dy alineve dhe një neni vërtetohet besnikria ndaj deklaratës mbi të drejtat….1789. Kryetari i Republikës paraqitet organ qëndror ku në bazë të nenit 5 ai siguron kontinuitetin e shtetit, garanton sovranitetin kombëtarë, integriteitin territorial dhe zbatimin e marrveshjeve ndërkombëtare. Kryetari emron kryeministrin, anëtarët e qeverisë, kryeson mbledhjet e Qeverisë, nxjerr disa akte ka të drejtëmn e vetos, shpërndan parlamentin. Ai përgjigjet vetëm në rast tradhtie ndaj vendit. Qeveria udhëheqë politikën e vendit apo disponon me administratën dhe forcat e armatosura, ajo është nismëtare për nxjerrjen e ligjeve nga ana e parlamentit, ajo përgjigjet vetëm para Kuvendit Kombëtarë e jo para Senatit si dhomë e dytë. Parlamenti përbëhet nga dy dhoma: - Kuvendi Kombëtarë - Senati Kuvendi kombëtarë zgjidhet drejtpërdrejt me mandat 5 vjecar sipas parimit “Një njësi zgjedhore, një deputet” me numër prej 26.000-180.000 Senati zgjidhet në mënyrë të tërthort. Parlamenti ka të drejtë të autorizojë Qeverinë për të rregulluar disa cështje nga fushveprimi legjislativ. Organ për mbrojtjen e kushtetutshmërisë është Këshilli Kushtetues Copyright © Valon Hasani - Per me shume Skripta dhe Libra vizitoni faqen – www.valonhasani.do.am