Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU
DURRES

Janar 27 2014

BURIMET E SË DREJTËS
Bëjm projekte të ndryshme ©

Punoi ____________...
Month Day Year

MATERIALE KONCEPTUESE

Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregull...
BURIMET E SE DREJTES
Pjesa më e madhe e sistemeve juridike kanë
zgjedhur sistemin formal të disiplinës së
burimeve të së d...
Month Day Year

INSERT HEADLINE HERE
.

Në ditët e sotme ligji është në
dukje burim kryesor, pothuajse
ekskluziv i së dret...
Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese: Në shkallën më të lartë të kësaj hierarkie
gjenden ligjet kushtetuese. Pjesa më e m...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Burimet e se drejtes

878 views

Published on

Burimet e së Drejtës, një projekt i bere në WORD dhe përmban 5 faqe.

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Burimet e se drejtes

  1. 1. UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES Janar 27 2014 BURIMET E SË DREJTËS Bëjm projekte të ndryshme © Punoi _________________ Pranoi :______________
  2. 2. Month Day Year MATERIALE KONCEPTUESE Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregullave te detyrueshme të krijuara për të mbajtur dhe disiplinuar vetë shtetin, marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera, marrëdhëniet e shtetit me qytetarët si dhe marrëdhëniet e qytetarëve midis tyre. Këto rregulla të detyrueshme për të gjithë, dhe për vetë ata që i nxjerrin, përbëjnë burimet e së drejtës së një shteti. E drejta në kuptimin e vet të gjerë është një grumbull rregullash sjelljeje të përshkruara nga autoriteti kontrollues dhe kanë fuqi ligjore të detyrueshme. E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Mënyrat e ndryshme të krijimit çojnë në identifikimin e burimeve të ndryshme të së drejtës. Kështu: “Është burim i së drejtës çdo element, fakt ose akt pavarësisht nga forma, që parashikon një rregull të detyrueshëm për anëtarët e një shoqërie të caktuar.” Rregullat e detyrueshme ndahen në rregulla apo burime formale (burime-akte) dhe rregulla apo burime joformale (burimefakte). Kështu kemi rregulla të shkruara siç janë kushtetutat, ligjet, dekretet, vendimet e gjykatave, por edhe rregulla zakonore të pashkruara, të bazuara mbi nevojën e të prejardhura nga tekstet fetare.
  3. 3. BURIMET E SE DREJTES Pjesa më e madhe e sistemeve juridike kanë zgjedhur sistemin formal të disiplinës së burimeve të së drejtës: ata parashikojnë shprehimisht cilat janë mënyrat e krijimit të së drejtës. Shumë i rëndësishëm është edhe raporti ndërmjet burimeve. Në çdo sistem ndeshemi me disa burime të së drejtës. Ekzistenca e disa burimeve çon në përdorimin e një sistemi vlerësimi midis tyre. Përdoret parimi hierarkik sipas të cilit burimi më i lartë mbizotëron ndaj burimit më të ulët. Shembulli më i qartë mund të jepet në fushën e burimeve të shkruara: kushtetuta kushtëzon burimet e tjera të së drejtës, si p.sh. ligjet e parlamentit, të cilat duhet t’i përshtaten kushtetutës sigurisht pa e ndryshuar atë. Në praktikë, mund të themi se në të gjitha sistemet mund të dallojmë të paktën tre shkallë burimesh: aktet kushtetuese; aktet ligjore (të nxjera nga parlamenti) dhe aktet nënligjore me karakter zbatues (të nxjerra nga qeveria). Megjithatë kjo ndarje nuk është e vetmja. Burimet mund të qëndrojnë edhe në raport barazie: kështu p.sh. në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dy ose më shumë kushtetuta që i përkasin dy ose më shumë shteteve të ndryshme janë në pozita të barabarta; në kuadrin e së drejtës kombëtare dy ose më shumë urdhëresa lokale kanë pozita të barabarta.
  4. 4. Month Day Year INSERT HEADLINE HERE . Në ditët e sotme ligji është në dukje burim kryesor, pothuajse ekskluziv i së dretjës. Në të gjitha vendet e së drejtës së shkruar juristët kërkojnë mbi të gjitha të identifikojnë rregullat dhe zgjidhjet e çështjeve duke u ndihmuar në radhë të parë nga tekstet legjislative ose rregulloret të nxjerra nga parlamenti ose nga autoritet qeveritare apo administrtive. Detyra e juristëve është kryesisht ajo e identifikimit, me anë të procedurave të ndryshme, të zgjidhjes që në çdo rast konkret korrespondon me vullnetin e legjislatorit. Kështu burimet e ndryshme nga ligji duket se zënë një vend dytësor, dhe të një rëndësie shumë më të vogël, në krahasim me pozitën e shkëlqyer që ka ligji. Në fakt kjo analizë, megjithëse është shumë e përhapur, është tejet larg realitetit. Ajo nuk është pranuar asnjëherë tërësisht nga praktika dhe edhe në nivel teorik po pranohet gjithnjë e më tepër se sovraniteti absolut i ligjit është një koncept jo real: pranë ligjit ka vend edhe për burime të tjera të së drejtës. Të ngatërrosh të drejtën me ligjin do të thotë të identifikosh në ligj burimin eskluziv të së drejtës: një gjë e tillë është në kundërshtim me gjithë traditën e së drejtës. E drejta nuk mund të kërkohet vetëm në tekstet e së drejtës së shkruar; në këtë mënyrë do të ndryshonim përkufizimin e vetë së drejtës, duke mos parë më në të shrehjen e drejtësisë, por dëshirën e drejtuesve dhe udhëheqësve të shtetit. Është e vërtetë që në vendin tonë, anëtarët e gjykatave dhe juristët nuk ndihen mirë nqs nuk përmendin, gjatë zgjidhjes së një çështjeje juridike, një ose disa tekste ligjesh. Në qoftë se dëshiron t’i drejtohesh gjykatës duhet të vërtetosh se është shkelur një ligj. Ky qëndrim të krijon përshtypjen se në vendin tonë e drejta dhe ligji janë një gjë e vetme dhe identike. Legjisatori mund, dhe duhet, të kontribuojë për të përcaktuar se cila është e drejta, por nga ana tjetër e drejta është një gjë e ndryshme nga ligji. Ligji është bërë elementi parësor për njohjen e së drejtës, por kjo nuk presupozon përjashtimin e elementëve të tjerë. Hierarkia e burimeve formle është: Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese; Traktatet Ndërkombëtare; Ligjet; Dekretet me Karakter Normativ të Presidentit të Republikës; Vendimet dhe Rregulloret me Karakter Normativ të Këshillit të Ministrave; Vendimet dhe Udhëzimet me Karakter Normativ të Ministrave. “Type your callout text here.”
  5. 5. Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese: Në shkallën më të lartë të kësaj hierarkie gjenden ligjet kushtetuese. Pjesa më e madhe e shteteve kanë kushtetuta të shkruara dhe përmbajtjes së tyre u njihet një prestigj i veçantë. Në disa vende ky prestigj ka vetëm karakter politik. Në disa vende përmbajtja e kushtetutës mund të ndryshohet vetëm me anë të një procedure të caktuar, por nga pikëpamja juridike kanë të njëjtën vlerë si edhe ligjet e zakonshme. Përmbajtja e kushtetutës nga pikëpamja juridike kanë një vlerë të ndryshme nga ajo e ligjeve të zakonshme: autoriteti i tyre i veçantë shprehet edhe me anë të një pozicioni kontrollues mbi ligjet e tjera. Me fjale të tjera ç’ka është shkruar në kushtetutë është parimi dhe rregulli bazë të cilit duhet t’i binden të gjitha autoritetet e tjera të shtetit, duke përfshirë edhe parlamentin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij ligjvënëse. Rëndësia e kushtetutës qëndron në faktin se ajo parashikon krijimin dhe organizimin e organeve kushtetuese, kopetencat e tyre, marrëdhëniet e këtyre organeve më njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet midis autoritetit publik dhe lirive dhe të drejtave të individit. UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

×