Your SlideShare is downloading. ×
Revelata hyjnore
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Revelata hyjnore

80
views

Published on


0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
80
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
2
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Prof.Dr. Muhamed S.R. EL BUTIREVELATA HYJNOREMBI ÇËSHTJEN E NJERIUT DHE TË ARDHMËN E TIJ(Shkëputur nga libri: “HYRJE NË TË KUPTUARIT E ESENCËS -KUSH JAM? PËRSE? DHE PËR KU?” botuar nga Shoqata ILMIJE e BIM-it nëvitin 2003)Ajo që na ka arritur me anë të njoftimit të besueshëm-revelatës, në lidhje me atë që ka të bëjëme çështjen e njeriut dhe të ardhmen e tij, është njoftim që domosdoshmërisht duhet ta njohim.Duhet gjithashtu të kuptojmë me plot bindje se revelata që na erdhi me këtë sqarim, ështëshpallja e përgjithshme Hyjnore që i është zbritur të gjithë të dërguarve dhe profetëve pa ndonjëdallim mes tyre. Pastaj u konfirmua e u përgjithësua në shpalljen e fundit që iu zbrit të funditnga të dërguarit, e ai është Muhamedi a.s.Kjo shpallje thotë:1. Njeriu është rob i Allahut, Ai gëzon shumë aftësi dhe cilësi fisnike, por ai nuk posedon gjëprej tyre. Ai është personi që i vë në përdorim ato, por nuk është krijues i gjëje prej tyre. Sirrjedhim ai është i nënshtruari ndaj ligjit të Allahut xh.sh. që caktoi: zhvillim nga dobësia, pastajshndërrim nga dobësia në forcë, e më pas kthim nga forca në dobësi dhe vdekje.2. Njeriu është krijesa më e nderuar tek Allahu xh.sh., si në aspektin e llojit ashtu edhe tëqenies së tij. Allahu xh.sh. i dhuroi atij cilësi që nuk i janë dhuruar ndonjë krijese tjetër. Ndër mëtë spikaturat prej tyre janë arsyeja dhe shkenca. Gjithashtu Allahu xh.sh., në dobi të tij, d.m.th.interes të tij, nënshtroi të gjitha qeniet përreth. Disa prej të cilave i nënshtrohen në mënyrë tëmvetësishme dhe direkte, pa qenë e nevojshme që njeriu t’i bëjë gati për t’i futur në përdorim,kurse ca të tjera i nënshtrohen përmes ndjekjes së mënyrës së arritjes deri te shfrytëzimi i tyre,mënyra e drejtë e tyre është shkenca dhe orvatjet praktike që ajo kërkon.3. Arsyeja e njeriut është pasqyrë e ekzistencës së Allahut xh.sh. Kështu që ajo duhet mbajture pastër vazhdimisht, që ta pranojë dritën e kësaj ekzistence. Funkcionet e pjesshme të arsyessado që të shtohen e të bëhen të llojllojshme, të gjitha ato, njeriu duhet t’i udhëzojë për kryerjene misionit të madh; të qenurit, të paraqiturit e më të respektuarës mënyrë të ekzistencës sëAllahut xh.sh. E kjo është domethënja e fjalëve të Zotit:
  • 2. “Nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos për të adhuruar.”(edh Dharijat:56)4. Robëria e njeriut ndaj Allahut xh.sh. përbëhet nga dy anë: Realiteti i pashmangshëm të cilitai i nënshtrohet dhe i përshtatet pa dallim, besimtar qoftë ose jo, si dhe sjellja e zgjedhur me tëcilën karakterizohen ata që njohën Allahun dhe besuan në Të, iu nënshtruan pushtetit dhemësimeve të Tij. Dhe në këtë rast, ajo që kërkohet nga njeriu është që ta bëjë sjelljen e tij tëzgjedhur harmonike me realitetin e pashmangshëm. Në këtë mënyrë mishërohet në të sjellja erobit dhe jo sjellja e sundimtarit, duke iu nënshtruar urdhëresave dhe ligjeve të Allahut xh.sh.5. Urdhërat e mënyrës së të sjellurit nga Allahu i Lartësuar në thirrjen që iu bëhet robërve tëTij, përmblidhen në ndërtimin e kësaj toke në sensin e saj civilizues dhe shoqëror tëpërgjithshëm, mbështetur në bazat e drejtësisë, urtësisë dhe dashurisë. E këto tre kuptime janëcilësitë më të spikatura të Krijuesit.6. Sikur adoptimi me urdhërat e mënyrës së të sjellurit të ishte i varur nga bindja mendorendaj fakteve doktrinale, atëherë njeriut do t’i duhet të kishte bindje në faktet që vijojnë:a) Allahu xh.sh. është Një në tërësinë e Tij dhe nuk ka partner në zoterimin e Tij. Ai ështëNjë në cilësitë e Tij dhe nuk i ngjason askush në ndonjërën nga cilësitë që ka. Ai është Njënë veprimet e Tij e rrjedhimisht askush nuk e përfaqëson Atë në ndikimin e çështjeve tëTij; si p.sh. në krijim, dobi, dëm, ringjallje apo vdekje.Kurse shkaqet të cilat i shohim, shkaktojnë ndodhjen e diçkaje tjetër, ato shkaqe nuk janëtjetër veçse sipërfaqësore, d.m.th. Allahu u dha formë si të ishin vepruese, por vepruesi ivërtetë është Allahu xh.sh. i cili është Krijues i vetëm i tërë shkaqeve dhe i asaj qëshkaktohet-pasojës.b) Allahu xh.sh. nuk ka rival e as përngjasues. Ai është ndryshe nga çdo gjë qëimagjinohet, nuk lind dhe as që është lindur. Nuk është i kufizuar në një vend dhe as ipërfshirë në kohë. Nuk është as trup, as cilësi apo diçka që mund të përceptohet nga fuqiamendore. Thënë shkurtimisht, Ai është saktësisht siç thotë për veten e Tij:“Asnjë send nuk është si Ai..” (esh Shura:11)c) Çdo gjë është krijuar vetëm nga Allahu xh.sh. Kjo domosdoshmërisht d.t.th. segjithçka, pos Tij, është e shpikur, pra e krijuar. E krijimi, domosdo ka fillim.d) Çdo gjë është e përcaktuar nga Kada (determinizmi) dhe Kaderi (indeterminizmi) iAllahut xh.sh. Me Kadanë kuptojmë dijen e Allahut për çdo gjë që do të ndodhë, kurse meKaderin, të ndodhurit e gjërave në përputhje-në varësi me dijen e Tij.e) Nga ajo që nuk ka dyshim është se Allahu i Lartmadhërishëm do të shihet me sy, ditën ekijametit, por kjo vetëm nga besimtarët që e përfunduan këtë jetë me të mira, pasi që vetëAllahu xh.sh. u ka premtuar këtë robërve të Tij besimtarë, gjë kjo që nuk kërkon ndonjëcilësi të veçantë apo kufizim në ndonjë anë. Allahu xh.sh. është në gjendje t’iu dhurojëatyre një fuqi të të parit, që s’kërkon diç të këtillë, përmes së cilës do e shohim Atë pakufizime apo cilësi.f) Vdekja nuk është nihilitet pas ekzistencës siç imagjinohet nga disa njerëz, por transferimnga jeta e kësaj bote në një lloj tjetër jete e quajtur elberzehije, në të cilën shpirti mbetet ipranishëm afër trupit që tashmë e ka ndarë. Pastaj, të vdekurit i bëhen ca pyetje prej dy
  • 3. engjëjve, rreth mënyrës se si jetoi në tokë. Pastaj ai i nënshtrohet ose torturave osekënaqësive, sikurse e gjejmë në citatet Kur’anore dhe ndër shumë hadithe të të dërguaritqë për nga kuptimi janë në standartin e tevaturit.*g) Të ringjallurit e trupave me shpirtrat e tyre pas vdekjes është fakt i padyshimt sipasshumë ajeteve nga Kur’ani i shenjtë, le të njoftohemi me fjalët e Zotit :“Ata që nuk besuan, menduan se nuk do të ringjallen. Thuaj: Pasha Zotin tim,gjithsesi do të ringjalleni..” (et Tegabun:7)h) Ngjarjet e ditës së gjykimit janë të shumta dhe të tmerrshme. Rreth një e treta eKur’anit i përshkruan ato dhe shpjegon rëndësinë e tyre. Nga më të rëndësishmet ngjarjejanë:- Dhënja llogari: Është e sigurt që Allahu xh.sh. do kërkojë llogari prej të gjithënjerëzve përnjëherë. Dhënja llogari është e bazuar në drejtësi të plotë, kështu qëaskush nuk do dëshmojë për ndonjë ngarkesë apo mëkat të tjetrit. Secili do të jetbartës vetëm i rezultateve të punës së tij dhe të askujt tjetër. Origjina për këtë janëfjalët e Allahut xh.sh.: “Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (atë qëvepruan) e tij, e ditën e gjykimit, ne do t’ia shfaqim atij libër të hapur.” (elIsra:13)D.m.th, nuk do t’i ngarkohet asnjë njeriu fatkeqësia e tjetrit, pasi ajo ka zanafillën dhepronarin e saj. E vetëm ai do mbartë rezultatet dhe efektet. Lidhur me këtë Allahuxh.sh. thotë: “Dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nësetë ngarkuarit me mëkate thërrasin që t’u barten, ajo asgjë nuk do t’i bartet atij,edhe nëse (ai që thirret) është i afërt i tij.. ” (Fatir:18)Dhe gjithashtu: “Sot secili njeri shpërblehet me atë që ka vepruar. Sot nuk kapadrejtësi, Allahu llogarit shpejt.”(Gafir:17)- Peshorja: Bazat e kësaj janë fjalëtë e Allahut: “Ditën e gjykimit do të vëmëpeshoja të drejta, e askujt asgjë nuk i bëhet e padrejtë, edhe nëse ajo (vepra)është sa peshoja e një kokrre të melit, atë do ta sjellim. Mjafton që Ne jemillogaritës.”(el Enbija:47)Dhe nuk e di askush karakteristikën dhe madhësinë e kësaj peshoreje, pos Allahutxh.sh. E kështu do vendosen në të, të mirat e të këqiat tashmë të materializuara dhecilësuara me peshërëndesën përkatëse.- Shtegu (Ura): Një nga argumentet që na njeh me këtë është ajo që Allahu iLartmadhërishëm thotë: “Po të donim, Ne do t’ua verbonim sytë e tyre, e ata do tamësynin rrugën, po si do të shihnin? ”(Jasinë:66)I Dërguari i Allahut xh.sh. gjithashtu thotë: “Pastaj sillet ura që është varur mbigryken e xhehenemit.”Kështu, njerëzit që të gjithë do të paraqiten-rreshtohen mbi këtë urë dhe detyrohen përecje-marshim mbi të. Dhe prej tyre disa të cilëve u zgjerohet ura nën këmbë në ecje esipër, dhe iu jepet fuqi e madhe në shpejtësinë dhe kalimin mbi të. Ka të tjerë, të cilëveiu ngushtohet rruga para syve dhe poshtë këmbëve të tyre, aq sa do të bëhet më ehollë se fija e flokut sikurse i Dërguari tregon (në bazë të një hadithi të vërtetë) seshumë prej tyre bien nga e majta ose e djathta, kurse të tjerët ia dalin mbanë të arrijnënë xhenet.
  • 4. i. Si përfundim, një prej dyve është fati i njeriut: ose lumturi e përhershme e trupit dheshpirtit, që Allahu xh.sh. e përshkruan kur thotë:“Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë ç’u dëshiron shpirti dheç’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.” (ez Zuhruf:71)Ose një botë me tortura dhe dhimbje të mëdha të trupit dhe shpirtit që Allahu epërshkruan:“E të majtit, ç’është puna e të majtëve? Janë në vapë të zjarrit e në ujë të valë. Dhenë errësirë nga tymi. As e freskët e as e këndshme.” (el Vakia:41-44)j. Afrimi i ditës së gjykimit ka shumëlloj shenjash dhe paraqitjesh. Ndër më tërëndësishmet është zbritja e Isas a.s. i cili nuk është vrarë dhe as që kavdekur. Kjo në përputhshmëri me atë që vërteton sqarimi Hyjnor në Kur’an më shumë senjë herë. Allahu xh.sh. atë e ngriti prej atyre që u përpoqën ta vrasin. Pastaj Ai bëri njërinprej tyre shembëlltyrë ekzakte të Isaut. I Lartmadhërishmi bëri zbritjen dhe shfaqjen eIsaut a.s. shenjë nga shenjat e afrimit të momentit, sikurse e bëri shfaqjen e tij përforcim tënjësisë së fesë dhe njësisë së Allahut xh.sh. ai do të gjykojë me Kur’an dhe sunnetin eMuhamedit a.s. dhe atëbotë të gjitha sektet do të grumbullohen në të vërtetën.**Pastaj atë e vdes Allahu në përshtatje me vendimin e tij të padiskutueshëm:“Ti do të vdesish, e edhe ata do të vdesin.” (ez Zumer:30)= = =Feja e vërtetë që Allahu ua ka detyruar robërve të tij, përbëhet nga imani-besimi, islami-dorëzimi me përulje dhe ihlasi-mirëdashja.Besimi ka thelb arsyen në sigurinë shpirtërore. Ai është i përfaqësuar nga bindja në Allahunxh.sh., në engjujt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në botën e ardhshme dhe në Kaderin-qoftë i mirë ose jo.Ndërsa pozita dhe të manifestuarit e islamit është pjesa e jashtme e qenies njerëzore, qëpërfaqësohet me të deklaruarit e dëshmisë se ska Zot tjetër pos Allahut xh.sh. dhe se Muhamedia.s. është i dërguari i Tij, të zbatuarit dhe të dorëzuarit vendosshmërisht në faljen e namazit,dhënjen e zekatit, agjërimin në muajin e ramazanit si dhe vajtjen në haxh (nëse është brendamundësive materiale dhe fizike të njeriut).Islami i posedon ndikimet e veta në mënyrë të pavarur dhe të shkëputur nga besimi, por kjovetëm në jetën e kësaj bote. Kështu që, çdo musliman trajtohet si musliman dhe besimtar në këtëbotë pa ndonjë ndarje mes tij dhe të tjerve. Ndërkohë që edhe islami edhe besimi janëkorrelative të bashkëlidhur kur bëhet fjalë për llogarinë që Allahu xh.sh. do t’ia bëjë robërve tëTij ditën e gjykimit. Domethënë, në ditën e gjykimit asnjë musliman pa besim në zemër nuk dotë shpëtojë siç s’do të shpëtojë asnjë besimtar nëse nuk i është nënshtruar konditave të islamit,ose nëse ai nuk e ka deklaruar dëshminë e islamit nga kryeneqësia dhe mendjemadhësia. Amanëse mosshprehja e nënshtrimit të tij ka ndodhur nga frika e diçkaje që e ka kërcënuar atë, apopër ndonjë arsye tjetër që nuk ka të bëjë me kryeneqësinë dhe mendjemadhësinë, atëherë ai nukpërjashtohet nga besimtarët musliman dhe Allahu xh.sh. ia fal atij këtë, ngaqë zemra e tij kaqenë e mbushur me besim.Ihsani sipas asaj që i Dërguari a.s. tha për të është: “Të adhuruarit e Allahut, si të ishte dukee parë Atë, se edhe pse ti nuk e sheh, të sheh Ai ty.”***Nuk ka dyshim se kjo gjendje është një shkallë e ngritjes së njeriut mbi bazat e besimit dheislamit. Në këtë rast bindja e tij mendore i kapërcen ndjenjat dhe përhapet kudo në katrorin eshpirtit të tij. Pastaj ndeshet me komponentët e universit dhe të shikuarit e tij në ta që më parë eprivonte në të krijuarit e Allahut të Lartësuar, tash i bëhet përkujtues i Tij. E kështu, ai nuk
  • 5. vëren tjetër gjë nga paraqitjet e llojllojshme të krijesave të ndryshme, pos asaj që manifestoncilësitë e Allahut të Lartësuar dhe argumentet e njësisë së Tij.Pastaj kur ky njeri fillon lutjet e tij, as konceptet e jetes reale as edhe shfaqjet e çfarëdollojkrijese, si as mundnin të krijonin perde mes tij dhe Allahut xh.sh., sepse këto nuk i shtojnë tjetërpos përkujtimit të Allahut xh.sh. vëmendjen ndaj cilësive dhe Hyjnisë së Tij. Prandaj ai kamundësi të adhurojë Allahun si të ishte duke e parë Atë.Mënyra e arritjes në këtë shkallë është të pastruarit e shpirtit duke përkujtuar vazhdimishtAllahun xh.sh., duke iu frikësuar Atij dhe duke e luftuar epshin për t’u liruar nga tekat e tij, eduke e pastruar atë për të mos u lidhur pas kësaj jete. Kjo sjellje është e rekomandueshme dhe eshpërblyer për aq kohë sa mjetet e realizimit të saj janë në pajtim me të caktuarat nga ligjet efesë.Është e rëndësishme të dimë se besimi nuk arrinë, nuk plotëson as mirëmbajtjen, as mbrojtjenpërveçse me një imunitet të ihsanit. Njeriu që injoron përpjekjet për të arritur këtë gradë, nuk kabesim në besimin e tij mendor me të cilin mund t’i kundërvihet joshjes nga epshet, tekat dhezhytjeve në dëfrime e harresa.= = =Pasi që argumentet e Allahut na njohën me këto fakte, pasi që na binden përforcuan ndjenjattona për to, vjen radha e detyrimeve të mënyrës së të sjellurit dhe ligjeve fetare që na kaadresuar i Lartmadhërishmi, duke na i urdhëruar, këshilluar, ndaluar apo duke na tërhequrvëmendjen për to.Ne, s’do t’i paraqesim tani ato ligje, llojet, rëndësinë e tyre e as nuk do ju njohim me to nëdetaje, meqë për këtë do të ketë raste të tjera me të favorshme.Por do të donim t’ju tërhiqnim vëmendjen këtu ndaj marrëdhënies korrelative mes këtyrefakteve doktrinale prej të cilave njeriu duhet të nxjerrë mësime dhe ligjeve juridike, të cilavenjeriu duhet t’i përmbahet me vendosshmëri.E ne, nuk kemi dyshim se urtia e lartë, në fenë që Allahu xh.sh. obligoi për robërit e Tij,është që njeriu duhet të zgjedhë me kujdes më të vlefshme të sjelljes së tij me njerinë, jetën dhetërë komponentet. Pastaj ai e konsideron atë rrugë si një ligj që duhet zbatuar dhe si një drejtimudhëzues. Kjo është garanci për lumturinë individuale të njeriut dhe formimin e një shoqërie tëpacenuar njerëzore.Dhe vërtet, kjo është urtësia e madhe prej fesë.Por si mund t’i nënshtrohet njeriu këtyre mësimeve dhe t’i kryej ato me bindje duke iupërmbajtur atyre nëse nuk e njeh burimin e tyre, nëse nuk beson në këtë burim, së pari nëshkencën e Tij e së dyti në urtësinë dhe mëshirën e Tij?Pikërisht për këtë, është patjetër që feja të rivendosë ekzistencën e vet në thelbin e qenies sënjeriut mbi bazat e akides-besimit që përfshin njohurinë rreth Hyjnisë së Allahut e Njësisë së Tij,pastaj njohurinë rreth të qenurit rob ndaj këtij Allahu. Së fundi duhet bindja e tij në mënyrëkategorike që ai vet do të jetë para Allahut, Krijuesit të tij në ditën e dhënies llogari, për t’ugjykuar dhe shpaguar për çdo të mirë e të keqe që ai bëri në këtë jetë.Njeriu mëson këto të vërteta dhe bindet prej tyre arsyeja e tij, gjenë qetësinë e brendshme,atëherë ai është i aftë t’i pranojë tërë direktivat e mënyrës së të sjellurit që Allahu ia ka drejtuaratij.Për këtë arsye do t’i pranojë ato, duke qenë i bindur se në to ka vetëm të mira, pavarësishtnëse ato janë ose jo të qarta për të. Se ai di që Zoti i tij është i Urtë dhe se ligji i Tij nuk edevijon nga drejtimi i drejtë dhe rruga e pacenuar. Ai di gjithashtu që Allahu xh.sh. është iMadhërishëm me të dhe nuk e urdhëron pos për të mirë sado që i është e rëndë, dhe as që endalon pos nga e liga sado që mund të jet e dëshiruar për të dhe epshet - tekat e tij.
  • 6. Krahas kësaj, kjo akide- besimi që është burim besimi në ligjet juridike dhe baza e garancësnë to, i shfaqen epidemi dhe faktorë që e dobësojnë atë, e për rrjedhim i kthehet autoriteti nësentimentalizma, edhe në rast se nuk depërton nëpër të dyshimi në mendje. Pjesa më e madhe ekëtyre epidemive paraqiten në mrrekullitë dhe harresat tokësore që nëse thellojnë rrënjët nësentimentat dhe ndjenjat e izolojnë njeriun nga zotërimi i këtyre opinioneve. Kështu nuk kthehetmë bashkëveprimi me dashamirësinë e tij dhe emocionet e tij por kthehet gjendja e cila e bën tëmbyllur kabinave të vetëdijes së tij.E nga urtësia e Allahut xh.sh. është se Ai i caktoi njeriut një drejtim-udhëzim nga adhurimet,si: namazi, agjërimi, haxhi, zikri . . të cilat ia obligoi sipas një metode të drejtë, efikase, paekzagjërime e pa neglizhenca për të qenë ato ushqim për bazat e atyre opinioneve, madje për tëqenë fortesë për stuhitë e joshjeve. Sado që të zhytet njeriu musliman në jetën e kësaj bote aponë çështjet e saj, ose sado që të ekspozohet ndaj tundimeve të saj, ngase në lidhjen e tij qëekziston mes adhurimit dhe përqëndrueshmërisë, trungun e besimit të tij e bën besëtor, gjithnjë emë të fortë e më të thellë.Kjo është urtësia Hyjnore në obligimet me adhurime.Vërtetë që kjo është mbrojtëse e besimit.Akidja me rolin e saj është bazë e pashmangshme për të shtuar sigurinë e robit në ligjet,imperative apo ndaluese, të Zotit të tij, që lidhen me tërë, udhëkryqet e jetës dhe komponentet esaj si familja, shoqëria, pushteti, financa, krimet, sanksionet, marrëdhënjet ndërkombetare..etj.Më kujtohet që një grup perëndimorësh të kombësive të ndryshme që ishin bërë muslimanëkohëve të fundit, më vizituan para disa vitesh. Përgjatë bisedës njeri prej tyre më pyeti se:“Përse islami nuk ia jep gruas të drejtën për kryesinë e shtetit?”Më kujtohet që shpreha tërë argumentet që pohojnë se psikika e gruas, natyra e saj organikedhe rrethanat e saj shoqërore ia pengojnë harmoninë e të kryerit në mënyrë shembullorefunksionet drejtuese të shtetit, në shoqërinë islame.Kur mendova se tashmë e binda me ata argumente objektive ose neutrale, ma priti së thëni:Jamë në gjendje të debatoj për të gjitha argumentet që përmende, por unë njëkohësisht jam ibindur që kur i Dërguari Muhamed a.s. deklaroi se i është ndaluar gruas një funksion i tillë, nukishte opinioni i tij, por ishte një shpallje nga Allahu xh.sh., që ua njoftoi njerëzve. Kur kambesim në urtësinë dhe drejtësinë e Allahut, jam në bindje, pavarësisht nga çfarëdo argumenti, sekjo është e vërteta dhe e drejta.U duk qartë se argumenti i shkurtër ne të cilin ai u mbështet ishte shumë më i fortë se safilozofimi im i gjatë për të cilin kujtova se bëra mirë që shfaqa.Ja dhe një shembull tjetër që shton qartshmëri në këtë të vërtetë:Kur i zbriti ajeti Kur’anor të Dërguarit të Allahut mbi ndalimin e alkoolit, ai urdhëroi një ngasahabet-shokët e tij që të shkojnë dhe t’ia kumtojnë njerëzve. Kushdo që e dëgjoi këtë ajet iuafrua shtamave-qypave të mbushur me alkool që kishte dhe i theu ato, edhe pse për shkak tëlidhjes së thellë me të, ata i ruanin e zbukuronin siç ruanin e zbukuronin thesët e grurit.Ngjau kjo, ndërkohë që disa njerëz pinin. Ata menjëherë flakën alkoolin, thyen gotat e tyredhe me zëra të lartë thirrën: “Bindje Ty o Allah! O Zot! Tashmë i dhamë fund.”Kjo atëherë, ndërkohë që Amerika më 1933 e provoi veten në këtë, duke deklaruar përndalimin e alkoolit, dhe këtë e bëri me një bindje të brendshme të plotë. Mirëpo nuk kaloi shumëe hoqi dorë nga caku. U largua nga bota e të ndaluarës dhe u kthye si më parë. Duke ditur senjerëzit në Amerikë ishin shumë më tepër në dijeni për dëmet dhe sëmundjet që shkakton alkoolise sa arabët kur iu zbrit ajeti!.. Sa çuditshëm ky ndryshim?Pra ndryshimi ekziston në atë që arabët pranuan argumentin ndalues në bazë të asaj që aiishte urdhër nga Allahu i Lartmadhërishëm të cilit ia hapen zemrat së madhëruari, dashuruaridhe tek i cili kishin bindje absolute se Ai nuk urdhëron pos për të mirë dhe nuk ndalon pos nga ekeqja. Bindje këto të cilat zhdukën dhe dëshirat e tyre.
  • 7. Kurse amerikanët dolën me flamurin e ndalimit të alkoolit, në bazë të mendjes së tyre,ndërkohë që edhe heqja dorë nga vazhdimi i zbatimit të ligjit, ndodhi po në bazë të mendjes.‫ث‬shtë nga punët e njohura që nëse bindjet mendore ndeshen me dëshira, epshe, tundime, atëherëgjithnjë fitorja do të jetë e dëshirave, tekave e jo e vendimeve mendore.Konkluzionet në të cilat arrijmë dhe besojmë në to pas kësaj, është se besimi që zbriti merevelatën Hyjnore te njeriu mbi të vërtetën e universit, jetës dhe lidhjes së njeriut me Zotin, qënuk ka rival, dhe të ardhmen e tij pas kësaj jete, nuk e shtyn pronarin e atij besimi (besimtarin)në sjelljen e duhur pos nëse ai është vendosur në bindje mendore dhe është dhënë me plotndjenja dhe shpirtë.Besimi në Zot pa dashuri për Të ose frikë ndaj Tij, s’e gjallëron pronarin e vet e as s’epërgatit-aftësinë për ndonjë sakrificë apo përkujdesje në rrugën e besimit të tij.Kjo ngaqë njeriu është më shumë i ndikuar dhe i udhëzuar nga emocionet e zemrës së tij sesanga bindja mendore.Shumë njerëz sakrifikojnë çdo gjë në emër të asaj që duan ose si një masë paraprake ndaj asajqë i frikësohen. Por shumë pak janë ata që sakrifikojnë në emër të asaj që dijnë.A nuk shihni kudo në perëndim një numër të madh njerëzish mendjet e të cilëve janë mbushurme bindje për ekzistencën e Allahut. Shkruajnë përmbledhje-kapituj ku njoftojnë për këtë besim,por nëse vëreni sjelljen e ndonjërit prej tyre, e shihni që është i tërhequr nga frymëzimet einstiktit dhe epshit të tij pa dhënë vlerë apo llogari për këtë besim?A nuk shihni madje që edhe bota islame është plot me muslimanë të këtij lloji? Janë të bindurnë islam dhe e mbrojnë atë me një racionalitet të rallë. Por njëkohësisht ata nuk janë të gjithë tëtërhequr nga epshet dhe dëshirat e tyre që ia kanë vënë zemrat nën kontrol. Sado që ato epshebien në kundërshtim me kërkesat e atij besimi.* * *Pra ne doemos të kthehemi të rivendosim që besimi i plotë në Allahun xh.sh. nuk mund t’iplotësoj punët e tij të dëshiruara në qenien njerëzore, pos nëse ngulit bindjen në arsyen dhe nësenga brenda dominon zemrën. Nëse shkenca është mënyra për të ngulitur të tillë bindje në arsye,mjetet e të përhapurit të saj si emocion apo ndjenjë, janë ato të praktikimit të saktë tëadhurimeve, vazhdueshmërisë në të kujtuarit e Allahut xh.sh. dhe njohja e cilësive të Tij. Kjoishte ajo që pasuron zemrën me pasuri për Allahun xh.sh. me frikë prej Tij dhe adhurim për Të.Kështu pronari i një zemre të tillë zbaton urdhërat dhe obligimet e Allahut me vullnet dhenënshtrim të plotë.Si rrjedhim, dashuria e zemrës do të korrespondoj me bindjen mendore.Ky ishte boshllëku i parë që duhej të mbyllej, me qëllim që të ofroja lidhje të gjalla mesbesimtarit teorik dhe sjelljes praktike qoftë në fushat e botës islamike apo me ato të shoqëriveperëndimore.Ky me sa duket është i pari dhe i fundit problem që ka nevojë për t’u zgjidhur. Le ta gjejmëzgjidhjen në kapitullin që vijon.-----------------------------------------*Hadithe tevatur janë ato hadithe të cilat transmetohen nga shumë transmetues, me çka pamundësohetgënjimi në transmetim. Sh.i përkthyesit.** Shfaqja e tij nuk kundërshton atë se Muhamedi a.s. është i Dërguari i fundit, meqë shpallja për të do të jetndërprerë, andaj paraqitja e tij nuk do të jet si i dërguar por si njeri i zakonshëm.***Transmetoi Muslimi dhe Tirmidhiu në librin el Iman, Ebi Davudi në librin es Sunne dhe En Nesaiu nëlibrin el Iman.
  • 8. Nga arabishtjaH.Afrim ef.Tahiri