SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
Download to read offline
Njohje e përgjithme me
Islamin
﴾‫باإلسالم‬ ‫موجز‬ ‫تعريف‬ ﴿
] Shqip – Albanian – ‫أبلاين‬ [
Universiteti Islamik në
Medine
Përktheu: Ahmed Kalaja
2010 - 1431
1
‫باإلسالم‬ ‫موجز‬ ‫تعريف‬ ﴿﴾
«‫األبلانية‬ ‫باللغة‬»
‫العليم‬ ‫ابلحث‬ ‫عمادة‬–‫اجلامعة‬
‫املنورة‬ ‫باملدينة‬ ‫اإلسالمية‬
‫ترمجة‬:‫اكاليا‬ ‫أمحد‬
2010 – 1431
2
Me emrin e All-llahut
Gjithmëshirshmit Mëshirëbërës
NJOHJE E
PËRGJITHSHME ME
ISLAMIN
3
Falënderimi i takon vetëm All-
llahut, Zotit të botëve, paqa dhe
shpëtimi i All-llahut qofshin mbi prijësin
e të dërguarve, Pejgamberin tonë
Muhammedin dhe mbi familjen, shokët
e tij, e pasuesit. Në vijim:
ISLAMI: Është dëshmia “La
ilahe il-lall-llah, Muhamedun resulull-
llah” (Nuk ka të Adhuruar i Cili meriton
adhurimin përveç All-llahut, dhe se
Muhammedi është i Dërguari i Tij), me
zemër, gjuhë e gjymtyrë. Islami
përfshinë besimin në gjashtë shtyllat e
besimit, zbatimin i pesë shtyllave të
Islamit e të gjitha këto me bamirësi.
ISLAMI: Është vula e dërgesave
të All-llahut e shpallur mbi vulën e të
dërguarve të Tij Muhammedit birit të
Abdull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem)1
. Islami është feja e vërtetë, që nuk
pranon All-llahu prej askujt fe tjetër
përveç tij. Të cilën e ka bërë All-llahu fe
të lehtë pa asnjë veshtirësi, ithtarët e
të cilës All-llahu nuk i ka ngarkuar me
diçka që nuk mund ta kryejnë, e nuk i ka
1
Shprehja (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), do
të thotë paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të.
4
detyruar muslimanët të bëjnë të
pamundurën.
FE: Baza e së cilës është tevhidi
(monoteizmi)2
, simboli i së cilës është
besnikëria, boshti i saj është drejtësia,
lënda ushqyese e saj është e vërteta, e
shpirti i saj është mëshira.
FE madhështore që i drejton
robët në çdo të mirë që u bën dobi atyre
në këtë botë dhe tjetrën, u tërheq
vërejtjen atyre prej çdo gjëje që i
dëmton në fe, këtë botë dhe tjetrën. All-
llahu me këtë fe ka përmirësuar
besimet, e përsosur moralet, e me të ka
përmirsuar jetën e kësaj bote dhe
ahiretin 3
, (botën e ardhshme).
Me këtë fe All-llahu ka bashkuar
ndërmjet zemrave të përçara, e
mendimet i filtroi nga errësira dhe e
kota, e i drejtoi drejt të vërtetës e i
udhëzoi në rrugë të drejtë.
Fe e përpiktë e ruajtur në gradën
më të lartë, e sigurtë në lajmet që ka
2
Tevhid don të thotë: Besimi e veçimi i All-
llahut në adhurim, të vetëm, pa shok.
3
Bota e përjetshme pas vdekjes e deri në
përfundim në xhennet ose në ixhehenem përjetësisht.
5
sjellë, e në të gjitha ligjet. Kështu që nuk
ka lajmëruar vetëm se me besnikëri e
drejtësi. E nuk ka gjykuar vetëm se me
mirësi e drejtësi, me besimet e
drejta,veprat epërpikëta e moralet larta.
Qëllimi i dërgesës islame është arritja e
pikave të më poshtme:
1- Njohja e njerëzve me Zotin e
tyre, Krijuesin e tyre, me emrat e Tij të
bukur në të cilat nuk i përgjason askush
Allahut, cilësitë e Tij të larta e veprat e
Tij të urta e të plota.
2- Thirrja e robërve në adhurimin
e All-llahut të vetëm e pa shok duke
zbatuar çdo ligj të Librit të Tij e Synetit
(traditës) të Dërguarit të Tij e çdo
obligim, urdhëresë, ndalesë në të cilat
është mirësia në këtë botë dhe në
botën e ardhshme (ahiret).
3- Përkujtimi i tyre me gjendjen
që jetojnë në të e me vendkthimin e
tyre pas vdekjes, çfarë do tu ndodhë në
varre, rringjalljen, dhënien e
llogarisë, e së fundi në xhennet 4
ose në
4
Xhenneti është vendi ku do të jenë
besimtarët.
6
xhehenem 5
, e kjo sipas veprave të
kryera,nëse ka bërë mirësi do të gjej
mirë, nëse ka bërë keq do të gjejë keq.
Bazat më të rëndësishme që
thërret Islami në to mund ti paraqesim
në vijat e mëposhtme:
Së pari: THËRRET NË BESIM (AKAID)
I cili plotësohet duke besuar në
gjashtë shtyllat e besimit.
1- Besimi në All-llahun,
a- Duke besuar se All-llahu
është Zot, Krijues, Sundues, Rregullues
i çështjeve (Rububije).
b- Veçimi i All-llahut në adhurim,
duke besuar se All-llahu është Zoti i
adhuruar i vërtetë e çdo gjë që
adhurohet pëveç Tij është e kotë
(Uluhije).
c- Besimi në emrat e cilësitë e
Tij që do të thotë se All-llahu ka emra të
bukur e cilësi të larta në dritën e asaj që
ka ardhur në librin e Tij e synetin e të
Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall-
5
Xhehenemi është vendi ku do të jenë
mosbesimtarët.
7
llahu alejhi ve sel-lem)-(Esmai ue
Sifat).
2- Besimi në melaiket (engjujtë).
Melaiket janë robër të nderuar të
All-llahut. All-llahu i ka krijuar për ta
adhuruar Atë. I janë nënshtruar e bindur
Atij. All-llahu i ka ngarkuar me punë nga
më të ndryshmet, prej tyre:
Xhibrili- të cilin, e ka ngarkuar
me sjelljen e shpalljeve të dërguarve të
Tij. I cili e zbret dhe e renditë, e ja
kumton shpalljen nga All-llahu kujt të
dojë All-llahu prej të dërguarve të Tij.
Mikaili- është i ngarkuar me
sjelljen e shiut, e bimët.
Israfili- është i ngarkuar me
fryerjen e bririt kur të vdesin të gjitha
krijesat për ringjallje.
Meleku i vdekjes- 6
(ose
melekul-meuti), është i ngarkuar me
marrjen e shpirtërave.
6
Të quajturit e tij me emrin “Azrail” nuk ka
argument. Por në Kur’an e sunnet e gjejmë me emrin
Melekul-meut (meleku i vdekjes).
8
3- Besimi në librat
All-llahu i Lartëmadhëruar ka
zbritur mbi të dërguarit e Tij libra në
të cilat gjendet udhëzim, mirësi, e
rregullim. Prej librave që dimë janë:
a- Tevrati 7
, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Musait (sal-llal-
llahu alejhi ve sel-lem) e ky libër
konsiderohet si libri më i madh i
Israilitëve.
b- Inxhili, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Isait (sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem).
c- Zeburi, të cilin All-llahu i
Madhëruar ia ka zbritur Daudit (sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem).
ç- Fletushkat e Ibrahimit e
Musait.
d- Kur’ani i Madhëruar, të cilin
All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur vulës
7
Besimtarët muslimanë besojnë
përgjithësisht se këto libra janë zbritur mbi këta të
Dëguar (sal-lall-llahu alejhim ve sel-lem). Porse nuk do
të thotë kjo se librat e tanishëm me këto emra (Dhjata
e vjetër, Dhjata e re, Psalmet) të jenë mbetur ashtu si
kanë zbritur porse kanë ndryshuar e janë devijuar e të
mbushura me trillime që janë mëse të qarta për
mendjet e thjeshta. Shih “50 mijë gabimet e Biblës”, “A
është Bibla fjalë e Zotit”? (A. Didat).
9
së të dërguarve, Muhammedit (sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem). All-llahu me
zbritjen e Kur’anit i ka shfuqizuar librat e
tjerë përpara tij. Gjithashtu All-llahu e
ka marrë përsipër ruajtjen e Kur’anit prej
çdo devijimi sepse Kur’ani është
argument për të gjitha krijesat deri në
ditën e gjykimit.
4- Besimi në të dërguarit
All-llahu i Madhëruar ka dërguar
te robërit e Tij të dërguar, i pari i tyre
Nuhu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e i
fundit Muhammedi (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem). E të gjithë të
Dërguarit ndër ta Isai i biri i Merjemes
dhe Uzejri (sal-lall-llahu alejhima ve sel-
lem) janë robër prej robërve të All-llahut,
askush prej tyre nuk ka veçori hyjnore
(të Zotit).
Janë robër prej robërve te tij dhe
All-llahu i ka nderuar me shpalljet.
Dërgesat janë të vulosura me dërgimin
e të dërguarit tonë Muhammedit (sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem) të cilin e ka
dërguar për të gjithë njerëzit mbarë dhe
nuk ka të dërguar tjetër pas tij.
10
5-Besimi në ditën e gjykimit
E kjo është dita e kijametit
(Katastrofës) pas së cilës nuk do të ketë
më ditë pas saj. Atë ditë All-llahu do ti
ringjallë njerëzit pas vdekjes të gjithë
për të dhënë llogari për çdo vepër të
kryer në këtë botë përpara Gjykatësit,
Fuqiplotit, Supremit, të Drejtit, Krijuesit
të qiejve e të tokës, All-llahut i cili din
atë që është e dukshme e që fshihet në
zemra., të gjallë (me trup e shpirt) për të
qenë përjetësisht (pavdekje) ose në
vendin e begative (të përhershme e të
pashtershme) xhennet, ose në vendin e
dënimeve të dhimbshme (të
përhershme e të pashtershme)
xhehenem.
Besimi në ditën e gjykimit
përfshin edhe besimin në çdo gjë që do
të ndodhë pas vdekjes, duke përfshirë
sprovën në varr, dënimin e begatimin
në të, ringjalljen, tubimin, llogarinë e në
fund përfundimi në xhennet ose
xhehenem.
11
6- Besimi në kaderin
8
(parapërcaktimin).
E besimi në kader përfshinë
besimin se All-llahu e ka përcaktuar
rrjedhën e gjithëçkaje e i ka gjendur
konform dijes së Tij të hershme e sipas
Urtësisë së Tij të plotë. Gjithçka është e
ditur dhe e njohur për sa i përket All-
llahut të Madhëruar, e shkruajtur në
Lehvi Mahfudh (“Libri i ruajtur” libri në të
cilin është shkruajtur gjithçka deri në
Ditën e Gjykimit), e të gjitha këto me
dëshirën e Tij, e më pas krijimi i tyre e
nuk ka ndodhur e ekzistuar asgjë vetëm
se me dëshirën e Tij e krijimin e Tij.
8
Besimi në kader (paracaktimin) për çdo gjë
që ka qenë, është e do të jetë.
12
Së dyti: Shtyllat e Islamit.
Islami është ndërtuar mbi pesë
baza, nuk është njeriu musliman i
vërtetë derisa ti besojë dhe ti kryejë
këto shtylla, e këto shtylla janë:
Shtylla e parë: Shehadeti, e që
është: La ilahe il-lall-llah,
Muhammedun resulull-llah 9
.
Dëshmia: Se nuk ka Zot që
meriton adhurimin veç All-llahut dhe
se Muhammedi është i dërguar i All-
llahut. Kjo dëshmi është çelësi i islamit
dhe baza e tij mbi të cilën ndërtohet
islami.
” La ilahe il-lall-llah” do të thotë:
se nuk ka Zot, që me të vërtetë e
9
Këshilloj ti kushtohet shumë rëndësi
kuptimeve të këtyre dëshmive se shumë i shohim
njerëzit që u thonë me gjuhët e tyre porse vijnë me
vepra që i bëjnë këto dëshmi të pavlera. Shih për
sqarime të mëtejshme:” Tevhid” (Botimi i Komunitetit
musliman përgaditur nga shoqata e vakëfit).” Tri
parimet” “Kitabut-tevhid” etj…
Nëse dikush do të pranojë fenë islame
patjetër duhet të thotë këtë fjalë.
13
meriton adhurimin veç All-llahut, të
vetëm e të pa shok.
All-llahu është Zoti, i Adhuruari i
vërtetë e çdo zot, i adhuruar tjetër
përveç Tij është i kotë.
Fjala “ilah” do të thotë:“ i
adhuruar”.
“Muhammedun resulull-llah” do
të thotë: se Muhamedi (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem) është i Dërguari i All-
llahut e ti besojmë Muhammedit (sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem) në çdo gjë që
na ka lajmëruar, e ti bindemi në çdo
gjë që ka urdhëruar e të largohemi prej
çdo gjëje që ka ndaluar.
Shtylla e dytë: Salati (falja) 10
Ato janë pesë namaze të cilat
përsëriten çdo ditë nga pesë herë.
Këto falje i ka obliguar All-llahu që të
jenë si lidhje ndërmjet robit dhe Zotit, ti
lutet Atij në to fshehurazi e ti lutet (për
çdo gjë), e janë ndaluese për
10
Që njihet me emrin namazi, namazet.
14
muslimanin nga punët e këqija e veprat
e turpshme 11
.
All-llahu ka pregaditur për ata që
i kryejnë faljet mirësi fetare, përmirësim
të imanit e shpërblim prej Tij të hershëm
e të vonshëm. Robi me kryerjen e
faljes gjen kënaqësi shpirtërore e
trupore që e bënë atë të lumtur në
këtë botë dhe në tjetrën.
Shtylla e tretë: Zeqati (dhënia
e lëmoshës)
Kjo është lëmoshë të cilën e jep
kush mbizotëron nisabin 12
çdo vit atij
që e meriton 13
prej të varfërve etj…
Zeqati nuk është obligim për të
varfërin që nuk zotëron nisabin e zeqatit
por është obligim ndaj të pasurve që
tu plotësohet feja e islami, e i pasuron
11
Duke menduar pra besimtari i vërtetë, se
kohë pas kohe do të qëndrojë para All-llahut, Krijuesit
të tij, do ti lutet e do ti falet. E qysh do të rrijë para Tij,
kur ka bërë mëkate? Apo nëse ka bërë, kërkon falje e
pendohet me kushtet e pendimit, shih (Dua të
pendohem por…)
12
Sasi e caktuar e cila ndryshon nga një lloj i pasurisë
në tjetrën. Për sqarime më të hollësishme shih librat e
fikhut.
13
Te cilët i ka përmendur All-llahu në Surën Et-
Tevbe,ajeti 60.
15
gjendjet e moralet e tyre. Zeqati i
shmang mangësitë e tyre, të pasurisë
së tyre. Gjithashtu zeqati i pastron nga
të këqiat, e ashtu njëkohësisht është
ndihmesë për të nevojshmit, për të
varfërit ndaj besimtarëve të pasur.
Për ti rregulluar gjendjet e tyre
përgjithësisht, me gjithë këto dobi zeqati
në vetvetën e tij është një pjesë tepër e
vogël për sa i përket asaj që u ka dhënë
All-llahu prej pasurisë e furnizimit të
pasurve.
Shtylla e katërt: Sijami
(Agjërimi).
Agjërimi kryhet në një muaj të
çdo viti e ky muaj është muaji i
Ramazanit të begatshëm, muaji i nëntë i
vitit hënor (vitit el-hixhrij). Muslimanët të
gjithë bashkohen në lënien e epsheve
esenciale, si pirjes, ngrënies dhe
kryerjes së marrëdhënieve gjatë ditës,
prej agimit e deri në perëndim të
diellit.
All-llahu i Lartëmadhëruar ua
zëvendëson këtë me mirësinë e
begatinë e Tij, e u plotëson fenë e
besimin dhe i përsosë virtytet, e dobi të
16
tjera të ndërtuara mbi agjërimin prej
mirësive të mëdha në këtë botë dhe në
tjetrën.
Shtylla e pestë: Haxhi 14
Haxh-xhi është qëllimi, vizita e
shtëpisë së All-llahut, për të kryer një
adhurim të caktuar në kohë të caktuar
sipas rregullave të Sheriatit
(Legjislacionit) islam. All-llahu e ka bërë
obligim për ata që kanë mundësi një
herë në jetë.
Në këtë manifestim bashkohen
muslimanët prej të gjitha vendeve në
vendin më të mirë të rruzullit tokësor, e
adhurojnë aty një Zot, All-llahun e
vetëm, veshin një rrobe të vetme, nuk
ka dallim ndërmjet kryetarit e
vartësve, të varfërve e të pasurve, të
bardhit me te ziun, kryejnë adhurime të
caktuara e të kufizuara.
Adhurimi më i madh është
qëndrimi në Arafat 15
, tavafi 16
në Qaben
14
Vizita e Qabes një herë në jetë në një
kohë të caktuar të vitit.
15
Vende në Mekke.
16
Rrotullimi rreth Qabes 7 herë.
17
e nderuar e cila është kibël 17
e
muslimanëve dhe ecja ndërmjet Safës
dhe Merves.
Në Haxh-xh ka dobi e përfitime
fetare, e të kësaj bote, sa që nuk mund
ti përbledhim e ti numërojmë. (Të cilat i
din e i ndien vetëm ai që e ka
kryer këtë obligim të madhërueshëm).
Së treti: Ihsani (Bëmirësia)
Që do të thotë: ta adhurosh All-
llahun me besim të plotë e duke zbatuar
Islamin sikur po e sheh, megjithëse nuk
e sheh Ai në të vërtetë të sheh, e kjo
ndjehet e mësohet duke njekur Synetin
e të Dërguarit të Tij (sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem) e duke mos e kundërshtuar.
Islami e ka rregulluar jetesën e
ithtarëve të tij në veçanti e përgjithësi
duke u siguruar atyre lumturi në këtë
botë dhe në ahiret. U ka lejuar islami
atyre që e shtrëngojnë këtë fe të
martohen dhe ka nxitur për të dhe i
ka ndaluar prej imoralitetit (zinas),
17
Vend që i drejtohen besimtarët në falje nga
të gjitha anët e botës.
18
homoseksualizmit dhe prej të gjitha
veprave të fëlliqura. Islami e ka bërë
obligim ndërlidhjen e farefisit duke qenë
pranë tyre me vizita siç u ka bërë
obligim sjelljen butë me të varfërin,
të vobektin dhe mbrojtjen e tyre. Ashtu
siç ka bërë obligim e nxitur çdo
musliman, të arrijë e përsosë çdo moral
të lartë e i ka ndaluar e tërhequr
vërejtjen prej çdo morali të poshtër dhe
të ulët.
Gjithashtu u lejon fitimin e mirë
prej hallallit, qoftë kjo prej tregtisë,
qirasë etj, e u ka ndaluar kamatën
(faiden) dhe çdo tregëti të ndaluar e çdo
gjë që është ndërtuar mbi mashtrime.
Siç ka vënë re gjithashtu
luhatjen e njerëzve në shtrëngimin sipas
rregullave të islamit dhe zbatimin e të
drejtave të të tjerëve. Për këtë arsye ka
bërë dënime frenuese, për disa
tejkalime që kanë të bëjnë me të drejtat
e All-llahut; si (er-ridde) të lënit e fesë
islame, imoraliteti, pijet alkoolike etj, siç
ka vënë dënime të ashpra për çdo
cënim të të drejtave të njerëzve, në
gjakun, pasurinë, e nderin, si vrasja,
19
vjedhja, shpifja, ose cënimi me goditje e
dëmtim.
E të gjitha këto janë dënime të
përshtatshme me krimin; mesatare,
pa e lënë mangut e pa e tepruar. Siç ka
rregulluar Islami lidhjet ndërmjet
vartësve dhe kryetarit dhe i ka bërë
obligim vartësve bindjen ndaj kryetarit
me përjashtim të rastit kur bie në
kundërshtim me ligjet e All-llahut apo
urdhëron në mëkat, e u ka ndaluar
rreptësisht të ngrihen kundër tij, sepse
një vepër e tillë përmbledh në vetveten
e saj prej të këqiave të përgjithshme e
të veçanta.
E në mbyllje theksojmë se islami
ka përfshirë mënyrën me të përsosur
për ndërtimin e shoqërisë në hapat të
duhura duke gjetur lidhjet e duhura e të
drejta ndërmjet robit dhe Zotit të Tij dhe
ndërmjet robit e bashkësisë së tij në të
gjitha fushat e jetës.
Nuk gjendet diçka e vyer dhe e
shtrenjtë prej moralit, ndërthurrjeve të
marrëdhënieve (Muamelat), vetëm se
Islami e ka udhëzuar popullin dhe e ka
nxitur në arritjen e tyre. E nuk gjindet
diçka e urrejtur dhe e ulët prej moralit,
20
ndërrthurjeve të marrëdhënieve, vetëm
se Islami i ka tërhequr vërejtjen popullit
dhe e ka ndaluar prej saj (madje dhe
rrugët që çojnë në të) e kjo e paraqet
madhështinë, virtytet e larta, mirësinë, e
kësaj feje në të gjitha lëmitë.
Dhe së fundi falënderimi i takon
All-llahut Zotit të botëve.
Medinë 16.02.99
Vërejtje: Fusnotat dhe shenimet në
kllapa ( ) janë të përkthyesit

More Related Content

What's hot

Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetRregullatIslame
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniFatos
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseRregullatIslame
 
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”RregullatIslame
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 
Komentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveKomentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveRregullatIslame
 
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamManual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamRregullatIslame
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveFatos
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajRregullatIslame
 

What's hot (20)

BESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUARBESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUAR
 
Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentet
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe Medinase
 
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Komentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveKomentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullave
 
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamManual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Argumentet e Teuhidit
Argumentet e TeuhiditArgumentet e Teuhidit
Argumentet e Teuhidit
 

Similar to Sq Njohje e përgjithshme me Islamin

Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islamguest41e4e
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islamguest41e4e
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamFSstudio
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islamLibra Islame
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitLexo dhe Mëso
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitRregullatIslame
 
The 3 fundamentals
The 3 fundamentalsThe 3 fundamentals
The 3 fundamentalsMohammad Ali
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslamhouse.com
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitFatos
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitBesimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 

Similar to Sq Njohje e përgjithshme me Islamin (20)

Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
 
Besimi i grupit te shpetuar
Besimi i grupit te shpetuarBesimi i grupit te shpetuar
Besimi i grupit te shpetuar
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Besimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetitBesimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetit
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
The 3 fundamentals
The 3 fundamentalsThe 3 fundamentals
The 3 fundamentals
 
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe XhematitBesimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 

More from Fatos

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësFatos
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitFatos
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiFatos
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëFatos
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesFatos
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamFatos
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijFatos
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitFatos
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameFatos
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenFatos
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porFatos
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitFatos
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreFatos
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreFatos
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarFatos
 
Sq Teuhidi dhe shirku
Sq Teuhidi dhe shirkuSq Teuhidi dhe shirku
Sq Teuhidi dhe shirkuFatos
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitFatos
 

More from Fatos (20)

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selam
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islame
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem por
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimit
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja Kuranore
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
Sq Teuhidi dhe shirku
Sq Teuhidi dhe shirkuSq Teuhidi dhe shirku
Sq Teuhidi dhe shirku
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
 

Sq Njohje e përgjithshme me Islamin

  • 1. Njohje e përgjithme me Islamin ﴾‫باإلسالم‬ ‫موجز‬ ‫تعريف‬ ﴿ ] Shqip – Albanian – ‫أبلاين‬ [ Universiteti Islamik në Medine Përktheu: Ahmed Kalaja 2010 - 1431
  • 2. 1 ‫باإلسالم‬ ‫موجز‬ ‫تعريف‬ ﴿﴾ «‫األبلانية‬ ‫باللغة‬» ‫العليم‬ ‫ابلحث‬ ‫عمادة‬–‫اجلامعة‬ ‫املنورة‬ ‫باملدينة‬ ‫اإلسالمية‬ ‫ترمجة‬:‫اكاليا‬ ‫أمحد‬ 2010 – 1431
  • 3. 2 Me emrin e All-llahut Gjithmëshirshmit Mëshirëbërës NJOHJE E PËRGJITHSHME ME ISLAMIN
  • 4. 3 Falënderimi i takon vetëm All- llahut, Zotit të botëve, paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi prijësin e të dërguarve, Pejgamberin tonë Muhammedin dhe mbi familjen, shokët e tij, e pasuesit. Në vijim: ISLAMI: Është dëshmia “La ilahe il-lall-llah, Muhamedun resulull- llah” (Nuk ka të Adhuruar i Cili meriton adhurimin përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij), me zemër, gjuhë e gjymtyrë. Islami përfshinë besimin në gjashtë shtyllat e besimit, zbatimin i pesë shtyllave të Islamit e të gjitha këto me bamirësi. ISLAMI: Është vula e dërgesave të All-llahut e shpallur mbi vulën e të dërguarve të Tij Muhammedit birit të Abdull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem)1 . Islami është feja e vërtetë, që nuk pranon All-llahu prej askujt fe tjetër përveç tij. Të cilën e ka bërë All-llahu fe të lehtë pa asnjë veshtirësi, ithtarët e të cilës All-llahu nuk i ka ngarkuar me diçka që nuk mund ta kryejnë, e nuk i ka 1 Shprehja (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), do të thotë paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të.
  • 5. 4 detyruar muslimanët të bëjnë të pamundurën. FE: Baza e së cilës është tevhidi (monoteizmi)2 , simboli i së cilës është besnikëria, boshti i saj është drejtësia, lënda ushqyese e saj është e vërteta, e shpirti i saj është mëshira. FE madhështore që i drejton robët në çdo të mirë që u bën dobi atyre në këtë botë dhe tjetrën, u tërheq vërejtjen atyre prej çdo gjëje që i dëmton në fe, këtë botë dhe tjetrën. All- llahu me këtë fe ka përmirësuar besimet, e përsosur moralet, e me të ka përmirsuar jetën e kësaj bote dhe ahiretin 3 , (botën e ardhshme). Me këtë fe All-llahu ka bashkuar ndërmjet zemrave të përçara, e mendimet i filtroi nga errësira dhe e kota, e i drejtoi drejt të vërtetës e i udhëzoi në rrugë të drejtë. Fe e përpiktë e ruajtur në gradën më të lartë, e sigurtë në lajmet që ka 2 Tevhid don të thotë: Besimi e veçimi i All- llahut në adhurim, të vetëm, pa shok. 3 Bota e përjetshme pas vdekjes e deri në përfundim në xhennet ose në ixhehenem përjetësisht.
  • 6. 5 sjellë, e në të gjitha ligjet. Kështu që nuk ka lajmëruar vetëm se me besnikëri e drejtësi. E nuk ka gjykuar vetëm se me mirësi e drejtësi, me besimet e drejta,veprat epërpikëta e moralet larta. Qëllimi i dërgesës islame është arritja e pikave të më poshtme: 1- Njohja e njerëzve me Zotin e tyre, Krijuesin e tyre, me emrat e Tij të bukur në të cilat nuk i përgjason askush Allahut, cilësitë e Tij të larta e veprat e Tij të urta e të plota. 2- Thirrja e robërve në adhurimin e All-llahut të vetëm e pa shok duke zbatuar çdo ligj të Librit të Tij e Synetit (traditës) të Dërguarit të Tij e çdo obligim, urdhëresë, ndalesë në të cilat është mirësia në këtë botë dhe në botën e ardhshme (ahiret). 3- Përkujtimi i tyre me gjendjen që jetojnë në të e me vendkthimin e tyre pas vdekjes, çfarë do tu ndodhë në varre, rringjalljen, dhënien e llogarisë, e së fundi në xhennet 4 ose në 4 Xhenneti është vendi ku do të jenë besimtarët.
  • 7. 6 xhehenem 5 , e kjo sipas veprave të kryera,nëse ka bërë mirësi do të gjej mirë, nëse ka bërë keq do të gjejë keq. Bazat më të rëndësishme që thërret Islami në to mund ti paraqesim në vijat e mëposhtme: Së pari: THËRRET NË BESIM (AKAID) I cili plotësohet duke besuar në gjashtë shtyllat e besimit. 1- Besimi në All-llahun, a- Duke besuar se All-llahu është Zot, Krijues, Sundues, Rregullues i çështjeve (Rububije). b- Veçimi i All-llahut në adhurim, duke besuar se All-llahu është Zoti i adhuruar i vërtetë e çdo gjë që adhurohet pëveç Tij është e kotë (Uluhije). c- Besimi në emrat e cilësitë e Tij që do të thotë se All-llahu ka emra të bukur e cilësi të larta në dritën e asaj që ka ardhur në librin e Tij e synetin e të Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall- 5 Xhehenemi është vendi ku do të jenë mosbesimtarët.
  • 8. 7 llahu alejhi ve sel-lem)-(Esmai ue Sifat). 2- Besimi në melaiket (engjujtë). Melaiket janë robër të nderuar të All-llahut. All-llahu i ka krijuar për ta adhuruar Atë. I janë nënshtruar e bindur Atij. All-llahu i ka ngarkuar me punë nga më të ndryshmet, prej tyre: Xhibrili- të cilin, e ka ngarkuar me sjelljen e shpalljeve të dërguarve të Tij. I cili e zbret dhe e renditë, e ja kumton shpalljen nga All-llahu kujt të dojë All-llahu prej të dërguarve të Tij. Mikaili- është i ngarkuar me sjelljen e shiut, e bimët. Israfili- është i ngarkuar me fryerjen e bririt kur të vdesin të gjitha krijesat për ringjallje. Meleku i vdekjes- 6 (ose melekul-meuti), është i ngarkuar me marrjen e shpirtërave. 6 Të quajturit e tij me emrin “Azrail” nuk ka argument. Por në Kur’an e sunnet e gjejmë me emrin Melekul-meut (meleku i vdekjes).
  • 9. 8 3- Besimi në librat All-llahu i Lartëmadhëruar ka zbritur mbi të dërguarit e Tij libra në të cilat gjendet udhëzim, mirësi, e rregullim. Prej librave që dimë janë: a- Tevrati 7 , të cilin All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur Musait (sal-llal- llahu alejhi ve sel-lem) e ky libër konsiderohet si libri më i madh i Israilitëve. b- Inxhili, të cilin All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur Isait (sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem). c- Zeburi, të cilin All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur Daudit (sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem). ç- Fletushkat e Ibrahimit e Musait. d- Kur’ani i Madhëruar, të cilin All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur vulës 7 Besimtarët muslimanë besojnë përgjithësisht se këto libra janë zbritur mbi këta të Dëguar (sal-lall-llahu alejhim ve sel-lem). Porse nuk do të thotë kjo se librat e tanishëm me këto emra (Dhjata e vjetër, Dhjata e re, Psalmet) të jenë mbetur ashtu si kanë zbritur porse kanë ndryshuar e janë devijuar e të mbushura me trillime që janë mëse të qarta për mendjet e thjeshta. Shih “50 mijë gabimet e Biblës”, “A është Bibla fjalë e Zotit”? (A. Didat).
  • 10. 9 së të dërguarve, Muhammedit (sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem). All-llahu me zbritjen e Kur’anit i ka shfuqizuar librat e tjerë përpara tij. Gjithashtu All-llahu e ka marrë përsipër ruajtjen e Kur’anit prej çdo devijimi sepse Kur’ani është argument për të gjitha krijesat deri në ditën e gjykimit. 4- Besimi në të dërguarit All-llahu i Madhëruar ka dërguar te robërit e Tij të dërguar, i pari i tyre Nuhu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e i fundit Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). E të gjithë të Dërguarit ndër ta Isai i biri i Merjemes dhe Uzejri (sal-lall-llahu alejhima ve sel- lem) janë robër prej robërve të All-llahut, askush prej tyre nuk ka veçori hyjnore (të Zotit). Janë robër prej robërve te tij dhe All-llahu i ka nderuar me shpalljet. Dërgesat janë të vulosura me dërgimin e të dërguarit tonë Muhammedit (sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem) të cilin e ka dërguar për të gjithë njerëzit mbarë dhe nuk ka të dërguar tjetër pas tij.
  • 11. 10 5-Besimi në ditën e gjykimit E kjo është dita e kijametit (Katastrofës) pas së cilës nuk do të ketë më ditë pas saj. Atë ditë All-llahu do ti ringjallë njerëzit pas vdekjes të gjithë për të dhënë llogari për çdo vepër të kryer në këtë botë përpara Gjykatësit, Fuqiplotit, Supremit, të Drejtit, Krijuesit të qiejve e të tokës, All-llahut i cili din atë që është e dukshme e që fshihet në zemra., të gjallë (me trup e shpirt) për të qenë përjetësisht (pavdekje) ose në vendin e begative (të përhershme e të pashtershme) xhennet, ose në vendin e dënimeve të dhimbshme (të përhershme e të pashtershme) xhehenem. Besimi në ditën e gjykimit përfshin edhe besimin në çdo gjë që do të ndodhë pas vdekjes, duke përfshirë sprovën në varr, dënimin e begatimin në të, ringjalljen, tubimin, llogarinë e në fund përfundimi në xhennet ose xhehenem.
  • 12. 11 6- Besimi në kaderin 8 (parapërcaktimin). E besimi në kader përfshinë besimin se All-llahu e ka përcaktuar rrjedhën e gjithëçkaje e i ka gjendur konform dijes së Tij të hershme e sipas Urtësisë së Tij të plotë. Gjithçka është e ditur dhe e njohur për sa i përket All- llahut të Madhëruar, e shkruajtur në Lehvi Mahfudh (“Libri i ruajtur” libri në të cilin është shkruajtur gjithçka deri në Ditën e Gjykimit), e të gjitha këto me dëshirën e Tij, e më pas krijimi i tyre e nuk ka ndodhur e ekzistuar asgjë vetëm se me dëshirën e Tij e krijimin e Tij. 8 Besimi në kader (paracaktimin) për çdo gjë që ka qenë, është e do të jetë.
  • 13. 12 Së dyti: Shtyllat e Islamit. Islami është ndërtuar mbi pesë baza, nuk është njeriu musliman i vërtetë derisa ti besojë dhe ti kryejë këto shtylla, e këto shtylla janë: Shtylla e parë: Shehadeti, e që është: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah 9 . Dëshmia: Se nuk ka Zot që meriton adhurimin veç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All- llahut. Kjo dëshmi është çelësi i islamit dhe baza e tij mbi të cilën ndërtohet islami. ” La ilahe il-lall-llah” do të thotë: se nuk ka Zot, që me të vërtetë e 9 Këshilloj ti kushtohet shumë rëndësi kuptimeve të këtyre dëshmive se shumë i shohim njerëzit që u thonë me gjuhët e tyre porse vijnë me vepra që i bëjnë këto dëshmi të pavlera. Shih për sqarime të mëtejshme:” Tevhid” (Botimi i Komunitetit musliman përgaditur nga shoqata e vakëfit).” Tri parimet” “Kitabut-tevhid” etj… Nëse dikush do të pranojë fenë islame patjetër duhet të thotë këtë fjalë.
  • 14. 13 meriton adhurimin veç All-llahut, të vetëm e të pa shok. All-llahu është Zoti, i Adhuruari i vërtetë e çdo zot, i adhuruar tjetër përveç Tij është i kotë. Fjala “ilah” do të thotë:“ i adhuruar”. “Muhammedun resulull-llah” do të thotë: se Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është i Dërguari i All- llahut e ti besojmë Muhammedit (sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem) në çdo gjë që na ka lajmëruar, e ti bindemi në çdo gjë që ka urdhëruar e të largohemi prej çdo gjëje që ka ndaluar. Shtylla e dytë: Salati (falja) 10 Ato janë pesë namaze të cilat përsëriten çdo ditë nga pesë herë. Këto falje i ka obliguar All-llahu që të jenë si lidhje ndërmjet robit dhe Zotit, ti lutet Atij në to fshehurazi e ti lutet (për çdo gjë), e janë ndaluese për 10 Që njihet me emrin namazi, namazet.
  • 15. 14 muslimanin nga punët e këqija e veprat e turpshme 11 . All-llahu ka pregaditur për ata që i kryejnë faljet mirësi fetare, përmirësim të imanit e shpërblim prej Tij të hershëm e të vonshëm. Robi me kryerjen e faljes gjen kënaqësi shpirtërore e trupore që e bënë atë të lumtur në këtë botë dhe në tjetrën. Shtylla e tretë: Zeqati (dhënia e lëmoshës) Kjo është lëmoshë të cilën e jep kush mbizotëron nisabin 12 çdo vit atij që e meriton 13 prej të varfërve etj… Zeqati nuk është obligim për të varfërin që nuk zotëron nisabin e zeqatit por është obligim ndaj të pasurve që tu plotësohet feja e islami, e i pasuron 11 Duke menduar pra besimtari i vërtetë, se kohë pas kohe do të qëndrojë para All-llahut, Krijuesit të tij, do ti lutet e do ti falet. E qysh do të rrijë para Tij, kur ka bërë mëkate? Apo nëse ka bërë, kërkon falje e pendohet me kushtet e pendimit, shih (Dua të pendohem por…) 12 Sasi e caktuar e cila ndryshon nga një lloj i pasurisë në tjetrën. Për sqarime më të hollësishme shih librat e fikhut. 13 Te cilët i ka përmendur All-llahu në Surën Et- Tevbe,ajeti 60.
  • 16. 15 gjendjet e moralet e tyre. Zeqati i shmang mangësitë e tyre, të pasurisë së tyre. Gjithashtu zeqati i pastron nga të këqiat, e ashtu njëkohësisht është ndihmesë për të nevojshmit, për të varfërit ndaj besimtarëve të pasur. Për ti rregulluar gjendjet e tyre përgjithësisht, me gjithë këto dobi zeqati në vetvetën e tij është një pjesë tepër e vogël për sa i përket asaj që u ka dhënë All-llahu prej pasurisë e furnizimit të pasurve. Shtylla e katërt: Sijami (Agjërimi). Agjërimi kryhet në një muaj të çdo viti e ky muaj është muaji i Ramazanit të begatshëm, muaji i nëntë i vitit hënor (vitit el-hixhrij). Muslimanët të gjithë bashkohen në lënien e epsheve esenciale, si pirjes, ngrënies dhe kryerjes së marrëdhënieve gjatë ditës, prej agimit e deri në perëndim të diellit. All-llahu i Lartëmadhëruar ua zëvendëson këtë me mirësinë e begatinë e Tij, e u plotëson fenë e besimin dhe i përsosë virtytet, e dobi të
  • 17. 16 tjera të ndërtuara mbi agjërimin prej mirësive të mëdha në këtë botë dhe në tjetrën. Shtylla e pestë: Haxhi 14 Haxh-xhi është qëllimi, vizita e shtëpisë së All-llahut, për të kryer një adhurim të caktuar në kohë të caktuar sipas rregullave të Sheriatit (Legjislacionit) islam. All-llahu e ka bërë obligim për ata që kanë mundësi një herë në jetë. Në këtë manifestim bashkohen muslimanët prej të gjitha vendeve në vendin më të mirë të rruzullit tokësor, e adhurojnë aty një Zot, All-llahun e vetëm, veshin një rrobe të vetme, nuk ka dallim ndërmjet kryetarit e vartësve, të varfërve e të pasurve, të bardhit me te ziun, kryejnë adhurime të caktuara e të kufizuara. Adhurimi më i madh është qëndrimi në Arafat 15 , tavafi 16 në Qaben 14 Vizita e Qabes një herë në jetë në një kohë të caktuar të vitit. 15 Vende në Mekke. 16 Rrotullimi rreth Qabes 7 herë.
  • 18. 17 e nderuar e cila është kibël 17 e muslimanëve dhe ecja ndërmjet Safës dhe Merves. Në Haxh-xh ka dobi e përfitime fetare, e të kësaj bote, sa që nuk mund ti përbledhim e ti numërojmë. (Të cilat i din e i ndien vetëm ai që e ka kryer këtë obligim të madhërueshëm). Së treti: Ihsani (Bëmirësia) Që do të thotë: ta adhurosh All- llahun me besim të plotë e duke zbatuar Islamin sikur po e sheh, megjithëse nuk e sheh Ai në të vërtetë të sheh, e kjo ndjehet e mësohet duke njekur Synetin e të Dërguarit të Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e duke mos e kundërshtuar. Islami e ka rregulluar jetesën e ithtarëve të tij në veçanti e përgjithësi duke u siguruar atyre lumturi në këtë botë dhe në ahiret. U ka lejuar islami atyre që e shtrëngojnë këtë fe të martohen dhe ka nxitur për të dhe i ka ndaluar prej imoralitetit (zinas), 17 Vend që i drejtohen besimtarët në falje nga të gjitha anët e botës.
  • 19. 18 homoseksualizmit dhe prej të gjitha veprave të fëlliqura. Islami e ka bërë obligim ndërlidhjen e farefisit duke qenë pranë tyre me vizita siç u ka bërë obligim sjelljen butë me të varfërin, të vobektin dhe mbrojtjen e tyre. Ashtu siç ka bërë obligim e nxitur çdo musliman, të arrijë e përsosë çdo moral të lartë e i ka ndaluar e tërhequr vërejtjen prej çdo morali të poshtër dhe të ulët. Gjithashtu u lejon fitimin e mirë prej hallallit, qoftë kjo prej tregtisë, qirasë etj, e u ka ndaluar kamatën (faiden) dhe çdo tregëti të ndaluar e çdo gjë që është ndërtuar mbi mashtrime. Siç ka vënë re gjithashtu luhatjen e njerëzve në shtrëngimin sipas rregullave të islamit dhe zbatimin e të drejtave të të tjerëve. Për këtë arsye ka bërë dënime frenuese, për disa tejkalime që kanë të bëjnë me të drejtat e All-llahut; si (er-ridde) të lënit e fesë islame, imoraliteti, pijet alkoolike etj, siç ka vënë dënime të ashpra për çdo cënim të të drejtave të njerëzve, në gjakun, pasurinë, e nderin, si vrasja,
  • 20. 19 vjedhja, shpifja, ose cënimi me goditje e dëmtim. E të gjitha këto janë dënime të përshtatshme me krimin; mesatare, pa e lënë mangut e pa e tepruar. Siç ka rregulluar Islami lidhjet ndërmjet vartësve dhe kryetarit dhe i ka bërë obligim vartësve bindjen ndaj kryetarit me përjashtim të rastit kur bie në kundërshtim me ligjet e All-llahut apo urdhëron në mëkat, e u ka ndaluar rreptësisht të ngrihen kundër tij, sepse një vepër e tillë përmbledh në vetveten e saj prej të këqiave të përgjithshme e të veçanta. E në mbyllje theksojmë se islami ka përfshirë mënyrën me të përsosur për ndërtimin e shoqërisë në hapat të duhura duke gjetur lidhjet e duhura e të drejta ndërmjet robit dhe Zotit të Tij dhe ndërmjet robit e bashkësisë së tij në të gjitha fushat e jetës. Nuk gjendet diçka e vyer dhe e shtrenjtë prej moralit, ndërthurrjeve të marrëdhënieve (Muamelat), vetëm se Islami e ka udhëzuar popullin dhe e ka nxitur në arritjen e tyre. E nuk gjindet diçka e urrejtur dhe e ulët prej moralit,
  • 21. 20 ndërrthurjeve të marrëdhënieve, vetëm se Islami i ka tërhequr vërejtjen popullit dhe e ka ndaluar prej saj (madje dhe rrugët që çojnë në të) e kjo e paraqet madhështinë, virtytet e larta, mirësinë, e kësaj feje në të gjitha lëmitë. Dhe së fundi falënderimi i takon All-llahut Zotit të botëve. Medinë 16.02.99 Vërejtje: Fusnotat dhe shenimet në kllapa ( ) janë të përkthyesit